financat tuaja në 7 hapa të thjeshta

Këto lëvizje të thjeshta do t’ju ndihmojnë të kurseni kohën dhe paratë tuaja. Ato do ju japin në duar gjithashtu masa të reja kontrolli dhe komoditeti


Keni paguar ndonjëherë me vonesë një tarifë të një karte krediti, apo keni lëshuar padashje një çek të zbuluar? Keni vendosur gabim ndonjë faturë apo ndonjë dokument tjetër financiar? A jeni të paqartë për faktin se sa nga fitimet tuaja neto janë shkrirë në kapitale, ose sa kanë qenë interesat që ju keni paguar vitin e kaluar për kartën tuaj të kreditit? A keni dashur ndonjëherë të kaloni më pak kohë duke u shqetësuar për paratë dhe faturat? Nëse përgjigjja për secilën nga këto pyetje është “po”, ka ardhur koha të ndërmerrni disa hapa për të menaxhuar më mirë jetën tuaj financiare. Disa hapa të thjeshta mund t’ju kursejnë kohën, paratë dhe dhimbjet e kokës. Ndoshta do t’ju nevojitet të investoni pak orë nga koha juaj për të vendosur sistemin, por në momentin që ky sistem është ngritur dhe ka filluar të ecë, të gjitha forcat e harxhuara do t’ia kenë vlejtur.


Ja hapat që duhet të ndërmerrni:
Përdorni depozita direkte
Kjo mund të duket si e pamenduar mirë, por një në tre punëtorë nuk përfiton nga mundësia për të depozituar rrogën direkt në një llogari bankare. Përkundrazi, këta punëtorë rrinë në radhë nëpër banka apo – akoma më keq – përdorin tërheqjen e çeqeve që iu marrin një pjesë të mirë të rrogës. Nëse nuk e keni bërë akoma, diskutoni me zyrën tuaj të financave për të shfrytëzuar depozitat direkte. Është e nevojshme që ju të mbushni një formular dhe të merrni bllokun tuaj të çeqeve.


Siguroni mbrojtjen me overdraft
Çeqet nga ana tjetër janë të kushtueshëm dhe shpeshherë ju vënë në siklet. Mbrojeni veten dhe llogarinë tuaj duke aktivizuar mbrojtjen overdraft nga banka juaj. Mbrojtjet më të shumta overdraft vjen në formën e një linje kredie nga banka që ju mbulon në rast se ju lëshoni një çek me një shumë më të madhe se sa gjendja juaj në depozitë. Ju do të paguani vetëm një tarifë të vogël vjetore plus interesat mbi çdo shumë.


Paguajini faturat tuaja në mënyrë automatike
Ka tre rrugë kryesore për të bërë një gjë të tillë: pagesa direkte, pagesë me credit-card dhe pagesë online të faturës.
Me pagimin në mënyrë direkte (gjithashtu e njohur si pagesë automatike, debit direkt ose transferim elektronik fondesh), ju autorizoni një person që do të mbajë pagesën direkt nga llogaria juaj çdo muaj. Disa hipotekues dhe kreditues të studentëve ofrojnë edhe stimuj për të tërhequr klientët e tyre në këtë mënyrë pagese. Llogaria juaj është e mbrojtur nga ligji që ka të bëjë me transferimet elektronike të llogarive, ku midis të tjerash ndalon personin që bën transfertën në emrin tuaj të marrë më shumë para se sa është i autorizuar nga ju. Në Shqipëri këto lloje pagesash përdoren për faturat e KESH-it, ujit dhe llojeve të ndryshme të taksave.
Pagesat e faturave online zakonisht ofrojnë më shumë lehtësira.


Përdorni një software financiar personal
Çdo vit Intuit’s Quicken dhe Microsoft Money bëhen akoma më të thjeshtë për t’u përdorur dhe kjo falë shkarkimeve nga interneti që shtojnë detaje lehtësuese në software-in tuaj të zakonshëm. Të dyja ju japin mundësinë për të qenë gjithmonë në dijeni për lëvizjet e financave tuaja dhe të jeni në gjendje të planifikoni të ardhmen.


Ngrini një sistem për të ndihmuar kujtesën
Me teknologjinë e sotme ju do të jeni në gjendje të mos vononi në pagesën e asnjë fature. Software juaj financiar, nëse e keni të shkarkuar, është i pajisur me një sistem alarmi që ju kujton për datën e saktë se kur duhet të bëni pagimin e faturave.


Konsolidoni karta tuaja të kreditit
Sa më shumë karta që të keni, aq më shumë takime, norma interesi dhe tarifa ju duhet keni parasysh. Kjo do të thotë që mundësitë që ju të harroni dhe të gaboni janë shumë më të mëdha. Shumë njerëz nuk i nevojiten më shumë se dy karta krediti. Nëse ju mbani një bilanc nga muaji në muaj, duhet të merrni parasysh të përqëndroni të gjithë debitin tuaj në një kartë të vetme.


Konsolidoni llogaritë tuaja
Sa më shumë të shpërndara të jenë paratë tuaja, aq më e vështirë do të jetë të gjenden se ku kanë përfunduar. Disa persona pjesën më të madhe të parave të tyre ia kanë besuar disa firmave komisionere, të cilat ofrojnë llogari bankare që imitojnë ato të bankave dhe ju mund të keni më të lehtë të lëvizni paratë tuaja, pasi nuk do të keni të bëni më ndërmjetës kur duhet të lëvizni paratë nëpër institucione.