Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 251
  1. #201
    Di kush të më thotë kuptimin e fjalës HALUCINACION?
    Mësojeni dhe bindjuni kësaj fjale.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #202
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Di kush të më thotë kuptimin e fjalës HALUCINACION?
    Mësojeni dhe bindjuni kësaj fjale.
    hallucinere ose allucinere,derivon nga latinishtja,ka ne renje fjalen LUX..luce-illuminazione-percezione Di Phenomeni-ParaNormali.....pra drite,iluminim.


    kush ka alucinacione eshte per te qare hallin,kush do ti provoje,futini ndonje doze LSD dhe jeni ne rregull,dhe jesu krishtin e shikoni...ose bindeni qe jeni ju vet jesusi.

  3. #203

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Nje histori........
    Nje grua e moshuar tregon se ka perjetuar ndjesine e te qenit shpirt.

    Kishte qene tere jeten e verber.Ne moshen 60 vjecare pesoi nje aksident te rende me makine.E cuan ne spital ku befas perjetoi ndjenjat me te cuditshme! I dukej sikur po fluturonte ne tavanin e dhomes se operimit e po shikonte per here te pare ne jete! Poshte saj ishin disa njerez me bluza te bardha qe po operonin nje grua rreth te 60-tave me floke te verdha(ashtu sic i kishin thene qe i kishte floket) Kur shpetoi nga vdekja nga nderhyrja e mjekeve ajo ndjenje iu shua dhe u kthye prape ne ate qe ishte(e verber)

    Pas disa vitesh nga ajo eksperience kjo grua shprehet e bindur se ka jete pas vdekjes dhe ekziston ajo qe quhet shpirt. Ne fakt ajo mezi po e pret ate(vdekjen)-thote e moshuara.
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  5. #205
    Kjo qe thua ti eshte ajo qe njihet NDE ose Near Death Experience dhe e kane deshmuar shume njerez qe ose kane kaluar ne vdekje klinike ose kane qene ne prag te vdekjes totale.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Kjo qe thua ti eshte ajo qe njihet NDE ose Near Death Experience dhe e kane deshmuar shume njerez qe ose kane kaluar ne vdekje klinike ose kane qene ne prag te vdekjes totale.
    E po pastaj ,s'ka lidhje me temen?
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  7. #207
    Patjeter qe ka. Thjesht e sqarova me mire qe te kuptohet nga lexuesit nese e hasin si fenomen ne ndonje faqe tjeter ose liber.

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    A thua NDE te deshmoje 100% se ka jete pas vdekjes?
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  9. #209

  10. #210
    Nje ngjarje e pazakonte ne Angli. NJe femije 12 vjec pretendon te kete filimuar me aparatin e tij celular nje fantazme. Artikulli shoqerohet me video. Shikim te kendshem

    http://www.thesun.co.uk/sol/homepage...cle2229774.ece
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  11. #211
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nje ngjarje e pazakonte ne Angli. NJe femije 12 vjec pretendon te kete filimuar me aparatin e tij celular nje fantazme. Artikulli shoqerohet me video. Shikim te kendshem

    http://www.thesun.co.uk/sol/homepage...cle2229774.ece
    Mua me shume mu duk ajo hija mbrapa si hije njeriu por edhe ajo e bardha qe kalon le vend per dyshime.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  12. #212

  13. #213
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Shtëpia Që Vizitohet Nga Qeniet Mistike

    U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë.

    Kjo shtëpi ndodhet në Shkup, në rrugën: Sheshi “Brigada Sulmuese Kosovaro-Maqedonase”, Topansko Polje. Në të jetojnë 8 anëtarë familjeje. Ishin edhe dy vajza tjera, të cilat në ndërkohë u martuan. Por, fenomenet mistike, që e përcjellin këtë shtëpi ende, edhe sot e kësaj dite, ishin aktuale edhe atëherë kur Adifeti e Myrveti akoma ishin të pamartuara.
    Kjo shtëpi është njëra prej atyre, jo edhe gjithaq të pakta në rruzullin tokësor, që disi është e mbështjellë me një vello misterike. Pothuaj herë pas here këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme që i sheh ndonjëri apo disa nga anëtarët e familjes. Ato paraqiten, rëndom, në figura të panjohura njerëzish. Nuk flasin, por lëvizin, ecin, ndihen. Thjesht: priftojnë...dhe pastaj zhduken, duke lënë pas trazime të ndryshme në shpirtin e këtyre njerëzve të thjesht, të cilët thua se janë mësuar me to, me praninë e tyre misterioze, që kurrë nuk mund ta shpjegojnë, por që ata thjesht e ndjejnë, e përjetojnë... Dhe heshtin për të tëra këto... Vetëm rrallë, kur ndodh që, spontanisht, në ndonjë rast, të hapen bisedat e këtilla, ata, pas një maturie të gjatë, fillojnë t’i shpalosin përjetimet e tyre... Dhe, me atë rast, dëgjuesi mbetet i mahnitur nga begatia e kësaj përvoje mistike.
    Ja, si rrëfen, në një mënyrë posaçërisht atraktive vajza e dytë e Tefik dhe Halide L., Adifetja, rreth tridhjetë vjeçare, e cila tashmë është martuar, por nuk ka fëmijë:
    -Prindërit nuk ndodheshin atë natë në shtëpi. Ishim vetëm ne dy motrat e mëdha, si dhe vëllezërit e motrat më të vogla. Vëllai i madh, Fatmiri, kishte dalë në qytet. Ne rrinim. Dikush shikonte programin, motrat dhe një vëlla më i vogël luanin letra, e kështu më radhë. Ora ishte afër tetë e mbrëmjes. U dëgjua një zë: “Fatmir”! e dëgjuam unë dhe motra. Dil, dikush po thërret!- më tha motra. Dhe dola. Shikova së pari në vrimën e derës. Pranë derës shiheshin këmbët e dikujt. Gjithnjë i kam parasysh: pantollone të hekurosura bukur, teget, çorapët e bardha dhe këpucë të zeza. E hapa derën. Mirëmbrëma! Nuk foli gjë. Para meje qëndronte një djalë i ri, i veshur bukur, siç thashë pantollone e sako teget, çorapët e bardha, që i dalloheshin qartë, dhe këpucë të zeza. Një frizur të qartë e të bukur. Por nuk fliste gjë. Urdhëroni! Kë kërkoni? - e pyes. Nuk më kthente përgjigje. Në ndërkohë doli motra në derë të shtëpisë. Fillova t’i flasë maqedonisht, mendova se mund të mos e dijë gjuhën shqipe. Mirëpo, prapë asgjë nuk foli. Motra zuri po më pyet nga dera e shtëpisë: kush është, çik, ai? Nuk di! - thash. Nuk po përgjigjet... Dhe, në këto çaste unë kokën e ktheve kah motra, gjersa i ndërrova këto fjalë. Kur ktheva kokën përsëri kah figura e njeriut të panjohur, më nuk ishte aty!
    Motra tani erdhi aty. Ku është, çik? Për një çast nuk ishte askund. Por kjo nuk vonoi as disa sekonda. Një çast më vonë se kjo: unë dhe motra e shihnim të panjohurin, disa metra më larg, në një livadh apo më mirë t’i themi një copë lëndinë e kulluar, ku ishte shtrirë në profil, me kokën e ngritur, të mbështetur në shuplakën e dorës, dhe vetëm na shikonte përsëri...
    Tashmë jemi alarmuar. Natyrisht, një frikë e papërmbajtur zuri të burojë nga thellësitë tona. Kemi ftuar gruan e fqinjit të parë, që e kemi tepër pranë. Vetëm një mur na ndan me të. Dhe dolën ata, fqinji, gruaja e tij... Dhe vajzat. U treguam. Por tanimë nuk shihnim asgjë as ne as ata. I panjohuri u zhduk andej prej nga edhe erdhi disa çaste më parë, në të panjohurën...
    Pastaj në rrjedhën e rrëfimeve lëshohet me takt të matur e ëma e Adifetit, Halidja:
    -Ishim atëbotë ende në Gazaibabë (lagje e Shkupit, ku banonin dikur, para se të shpërnguleshin në Topansko Polje). Xh. e kisha ende në djep. Ishte akoma i vogël. Bëja punët e shtëpisë, si zakonisht ne femrat, që kurrë nuk mund të themi se i kemi kryer, siç bëni ju meshkujt me punët tuaja. Isha pikërisht në dhomën ku ishte djali. Ajo është një dhomë e gjatë, disi në formë të një salloni, djali ishte në fund ë tij, te dritarja. Një hije, porsi drita e pasqyrës, kur e lëshon dikush, erdhi prej së jashtmi. Dhe, gjithnjë e lëvizshme, si e gjallë (e di ju mund të çuditeni, por është mëse e vërtet) erdhi, hyri brenda në dhomë, u soll nëpër dhomë në lartësinë e tavanit dhe, papritmas, shkoi e ra mbi djalë. Ra mbi djalin që flinte në beshik... Djali bërtiti dhimbshëm. Kur shkuam të shohim - nga një vijë të hollë gjaku kishte në hundë e në buzë, që lëvareshin teposhtë. Kokën e kishte pak të kthyer anash, pikërisht andej nga ishte bartur gjaku...
    Prej kësaj ngjarjeje kaluan shumë vite. Tani Xh. u bë 7-8 vjeçar. Tash e kisha për gjini vajzën tjetër. Dhe tashmë nuk banonin më Gazibabë, por patëm kaluar në Topansko... Isha duke i thënë gji vajzës, siç thashë. E ulur në dysheme pranë djepit, vajza me gjithë djep e ofruar tek gjini. Disi çlodhesha dhe shikoja shkujdesur në oborr. Para kisha pompën e ujit. Pranë saj - korita. Një koritë e thellë betoni. Në çast, krejt befas, një njeri me të bardha ndodhej në koritën e pompës. Ishte krejt në të bardha. Zgurdullova sytë. Vetëm shikoi këndej...Dhe zuri të sharrojë teposhtë. Sharronte gradualisht, thua e përpinte toka. Në çastin kur u zhduk, kur sharroi tërësisht - një tym i bardhë “gufoi” përpjetë. Të nesërmen kam shkuar për t’i dhënë djalit tjetër, A. inxheksion. Kur jam kthyer nga ambulanca - po në atë vend Xh. 7-8 vjeçar m’u kishte sëmur. Ishte ligur keq... Dhe prej atëherë e deri më sot ai vuan nga epilepsia. Kurrë më nuk u shërua. Dhe u sëmurë pikërisht aty ku, një ditë më parë, u duk e u zhduk, në mënyrë misterioze, njeriu në të bardha. Te korita, ku një çast më parë laja rrobat, pranë pompës së ujit... Gjithnjë besoj se sëmundjen e pashërueshme djalit tim ia solli krijesa e panjohur, që buroi nga e panjohura dhe u zhduk në tymin e bardhë e të panjohur...
    Edhe Naseri rrëfen si, disa herë, ka ndodhur të priftojë dikush kah dritarja e ballkonit, dhe kur kemi dalë askush nuk ishte. Madje, një herë thotë e pamë unë dhe daja im M. B. Nga Ferizaj që kishte ardhur për të bujtur. Kur dolëm, nuk kishte asgjë në ballkon, as në oborrin që shtrihej tej ballkonit, pos një gjethe, që s’ishte nga oborri ynë, që çuditërisht prehej në shkallë. Gjethe të tilla ndodhen vetëm në parkun që ndodhet mjaft larg...
    Kurse Halidja, më vonë, na rrëfen se ende sot e kësaj dite, vajzës sime më të vogël, 12 vjeçare, Gyldenit, i paraqiten dy vajza të vogla e, siç thotë, me flokë të gjata deri nën bel. Flokët e gjata e të bardha, që herë pas here ua bëjnë me dorë në njërën anë. Dhe kur i paraqiten, vajza bërtet, na tregon: ja, ja ku janë! Ato dy çikat e vogla!...Që, si i përshkruan ajo janë simpatike, por nuk flasin asgjë., pos që herë pas here lajmërohen nga e panjohura dhe zhduken prapë në të panjohurën, duke i shkaktuar Gyldenit të vogël një shqetësim të lehtë, kurse të tjerëve një preokupim, që e panjohura nuk i lë t’ia gjejnë një zgjidhje logjike...

    Kur jemi tek anëtarët e familjes, mendojmë se e vlen të theksohet se edhe kryefamiljari i kësaj familjeje, Tefiku, ka disa vite është paralizuar dhe i është marrë edhe goja. Tani shpeshherë i duket se është dikush në shtëpi, por do të tregoj e s’mundet dot, meqë, siç thamë, paraliza ia ka marrë edhe gojën...Krejt ajo që ai dëshiron t’ua rrëfejë të pranishmëve -i takon të panjohurës...
    Dhe, siç thamë, kjo shtëpi ndodhet në Shkup. Dhe, herë pas here, këta njerëz e këtë shtëpi e vizitojnë qenie misterioze, të paidentifikueshme, por pa dyshim reale. Ata, që, eventualisht, mund të kenë dyshim në tërë këtë që u rrëfye besnikërisht për shtëpinë e mbështjell me vello mistike, qeniet e dimensioneve tjera, një ditë, pa dyshim do t’i vizitojnë edhe ata dhe atëherë me siguri do të binden, por atëherë domosdo do të jetë vonë...

    Hasan Hamëzbala
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Duket si rast shume i rende.
    Familjaret duhet te bejne kerkime mbi historine e shtepise,
    kush ka banuar aty me pare,
    ti drejtohen ndonje hoxhe te ditur ose mistiku bektashi.

    Por gjeja e pare qe duhet bere eshte te kuptohet "PSE", çfare kerkojne.

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anëtarësuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    Me vjen keq Darius qe ben nje ndarje te tille drastike midis ekzistences se shpirtit dhe fese,ose me mire materialit te hollesishem qe ka sjelle ketu forumi 126.Nuk ka rendesi se e emerton Allah apo Zot.E rendesishme eshte e VERTETA e ketyre thenieve.Shume frytdhenese,n.q.s do te duash t'i lexosh ashtu si jane.Mendoj se krahas spjegimeve shqencore eshte e domosdoshme edhe fjala e LIbrave fetare,per cdo njeri.
    elsa vrana

  16. #216
    Shpresa kam patur eksperience shume te keqe ne kete nenforum me perzjerjen e fese. Dihet mire tifozlliku i disave per fene dhe temat filluan te shkaterroheshin aq sa humben komplet arsyen per te cilen ishin hapur. Prandaj dhe u detyrova e shmanga komplet si subjekt, sado te jete pjese e njerit apo tjetrit fenomen. Kjo pike eshte sqaruar dhe here te tjera. Nuk dua te devijohet tema duke perseritur te njejtin avaz.

  17. #217
    Ilovedead Maska e dalila
    Anëtarësuar
    13-11-2009
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    8

    Fanitje ne nje kala skoceze..

    Po ndodhin raste të shpeshta fanitjesh në kryeqytetin skocez Edinburgh, kjo sipas psikologut skocez Richard Wiseman dhe gjuetarëve të fantazmave që e shoqërojnë.



    Kështjella e Edinburgh-ut

    Ata dërguan 240 vullnetarë në qelitë e burgut të kalasë së vjetër të qytetit. Pothuajse gjysma e këtyre treguan të kenë ndeshur në dukuri të mbinatyrshme, midis të tjerash të kenë ndjerë temperaturën të bjerë brenda një kohe tepër të shkurtër, të ketë fryrë erë në mënyrë të mistershme, të kenë dëgjuar frymëmarrje të thella, t''''i ketë prekur dikush dhe të kenë parë një njeri me përparëse prej lëkure meshini.
    fATI NGATERRON LETRAT DHE NE LUAJME...

  18. #218
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Cfare eshte Fantazma? ( shpirti i njeriut mbas vdekjes)

    Per mendimin tim ,me duket e kote t,ia mbush mendjen dikujt,qe jeta pas vdekjes nuk egziston...E gjithe kjo eshte produkt i iluzionit te vete njeriut ,qe mund te krijohet nen efektin psikozes se friges... E cila mund te stimulohet per shume arsye si popagande fetare dhe producenta filmash, qe si subjekt keta filma, mund te kene fenomene paranormale...!

    ps. Nje trupi per te jetuar i duhet nje shpirt...sikur qe nje shpirti per te jetuar i duhet nje trup...Dhe ata nuk bejne dot pa njeri tjetrin...Kur lindin ,lindin bashke ,dhe kur vdesin vdesin bashke...!Nga nje njeri i vdekur mund te ruajme vetem ate, qe eshte e regjistruar ne memorien tone, nga jeta e tij...!

  19. #219
    Nuk ka nevoje per leksione realiteti, besimi e mosbesimi. Nenforumi i Fenomeneve Paranormale eshte hapur pikerisht per te trajtuar fenomene qe nuk shpjegohen dot nga shkenca dhe anashkalojne njohurine konvencionale. Eshte njesoj si tek nenforumi i fese ku besimtaret trajtojne mendimet e tyre ndersa ateistet lexojne e nuk mbushin mendjen te tjereve ekziston apo jo zoti. Pra ju lutem mbajeni kete parasysh.

  20. #220
    Hapeni zerin e videos dhe shikoni me kujdes

    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •