Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Shqipja ne/prej Bullgarie

    Faqja 12/13 - SPECIALE Gusht 2, 2002
    HISTORI : Studiuesi i njohur Moikom Zeqo analizon zhvillimet gjuhėsore qė nga fjalori i Bardhit deri te letrat e Eqerem Ēabejt dhe poezitė e Lasgush Poradecit

    Mbresa tė mėdha mė la edhe takimi me shkrimtarin dhe albanologun shqiptar, mikun tim tė vjetėr Thoma Kacorri, i cili jeton nė Sofie. Ai ka qenė profesor i Universitetit tė Sofies nė Katedrėn e gjuhės shqipe dhe ka botuar shumė libra nė shqip dhe bullgarisht, madje edhe nė anglisht pėr gjuhėn dhe kulturėn shqiptare. Bėra njė vizitė nė shtėpinė e Thoma Kacorrit, nė studion e tij plot libra dhe dorėshkrime tė pafundme
    Dokumenti i parė ėshtė njė letėr qė Prof. Eqerem Ēabej ia ka dėrguar Kacorrit mė 1967, kurse dokumenti i dytė ėshtė njė poemė e Lazgush Poradecit, qė nuk ėshtė pėrfshirė nė asnjė nga librat e tij, por qė ėshtė botuar nė organin "Shqipėria e Re" nė Konstancė tė Rumanisė mė 29 korrik 1923.Duke e falenderuar publikisht mikun tim, po i botoj pėr herė tė parė kėto dokumente

    Para disa kohėsh bėra njė vizitė nė Sofie tė Bullgarisė. Isha i ftuar nga prof. Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Historik tė Sofies pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare arkeologjike me temė: "Bullgaria midis Lindjes dhe Perėndimit". Vizita qe e dobishme dhe mbresėlėnėse. Mėsova shumė gjėra tė veēanta dhe qė lidhen drejtpėrsėdrejti me kulturėn e kombit shqiptar. Nė Institutin Arkeologjik tė Sofies, kolegėt e mi bullgarė mė treguan korpusin e mbishkrimeve thrakase qė pėrbėn njė thesar edhe pėr etnogjenezėn e gjuhės shqipe, qė sipas Ēabeut tė madh rrjedh nga ilirishtja me njė dimension thrakas. Po kush e ka studiuar seriozisht deri mė sot dimensionin gjuhėsor thrakas?

    Njė gjuhėtar i madh si Gjeorgjevi, mik i Ēabeut ka shkruar disa libra dhe ka tentuar qė disa mbishkrime thrakase t'i zbėrthejė dhe t'i shpjegojė me anė tė gjuhės shqipe. Pėr disa zbėrthime edhe Ēabeu ka qenė dakort. Nga ana tjetėr nė mjedisin e Muzeut Historik tė Sofies qe ekspozuar dhe njė fasadė e njė kishe tė Arbanasit tė Bullgarisė me afreska, qė lidhen me jetėn dhe kulturėn e komunitetit shqiptar tė Arbanasit. Sipas koleges time ikonografe, Dr. Dhorka Dhamo nė Arbanas, ka afreskuar dhe ka lėnė kryeveprat e tij edhe piktori Nikolla, biri i Onufrit tė pavdekshėm. Nė njė botim nė anglisht, tepėr luksoz dhe me fotografi tė mrekullueshme me titull "Arbanas" ishte bėrė paraqitja e njė koleksioni tė qendrės sė shqiptarėve, qė siē e tregon emri arbanas krijuan njė pikė referimi tė veēantė dhe tė pashlyeshme, tė pashkėputur nga kultura kombėtare shqiptare. Por befasia mė e madhe pėr mua qe vizita nė Muzeun e Artit Ikonografik, vendosur nė kriptėn e nėndheshme tė Katedrales sė Aleksandėr Nevskit nė qendėr tė Sofies. Aty pashė disa ikona tė shek.XIX qė paraqesin shenjtorin me emrin Gjergji i Janinės, veshur me kostumin popullor ēam, me fustanellė tė gjatė. Disa ikona tė tjera tė pikturuara nga Zografėt e Korēės paraqisnin edhe imazhin urbanistik tė Voskopojės, madje edhe tė Korēės. Kėto zbulime mė gėzuan shumė. Prej kohėsh kam shkruar pėr afreskun e madh tė shenjtorit shqiptar Nikodimi i Ri me origjinė nga Vithkuqi i Shqipėrisė, qė ndodhet brenda kryekishės sė Aleksandėr Nevskit, ku ai cilėsohet me shkronja tė mėdha si "Albanski". Por ajo qė ma shtoi akoma mė shumė ngazėllimin qe zbulimi i njė afresku tjetėr nė njė kishė bullgare tė paraqitjes sė shenjtorit shqiptar Nikodini i Ri me veshje popullore shqiptare. Pėr fat tė mirė ikonografia bullgare Ralica Lazanova mė siguroi njė fotografi tė portretit ikonografik tė Nikodimit tė Ri, veshur gjithashtu me fustanellė tė gjatė. Ky element etnografik shqiptar, qė shoqėron shenjtorėt shqiptarė ėshtė njė nga gjėrat mė tė ēmuara tė ikonografisė bullgare, e cila respekton pėrkatėsinė etnike tė shenjtorėve tė Kishės Ortodokse Lindore e Ballkanike.

    Gjatė qėndrimit nė Sofie u njoha me pėrkthyesen e shquar Marina Marinovna, e cila ėshtė e famshme pėr pėrkthimet e suksesshme tė veprave tė Ismail Kadaresė dhe tė Dritėro Agollit. Marina ka jetuar e studiuar nė Shqipėri, kishte njė respekt tė pashlyeshėm pėr kulturėn shqiptare. Ajo vazhdon akoma tė pėrkthejė nė bullgarisht shkrimtarėt e shquar shqiptarė. Eshtė fat qė Shqipėria ka njė mike tė tillė si Marina Marinovna.

    Mbresa tė mėdha mė la edhe takimi me shkrimtarin dhe albanologun shqiptar, mikun tim tė vjetėr Thoma Kacorri, i cili jeton nė Sofie. Ai ka qenė profesor i Universitetit tė Sofies nė Katedrėn e gjuhės shqipe dhe ka botuar shumė libra nė shqip dhe bullgarisht, madje edhe nė anglisht pėr gjuhėn dhe kulturėn shqiptare. Bėra njė vizitė nė shtėpinė e Thoma Kacorrit, nė studion e tij plot libra dhe dorėshkrime tė pafundme. Mė habiti arkivi i tij, qė gjatė gjithė jetės kishte grumbulluar dokumente shumė tė rėndėsishme qė lidheshin me jetėn e kolonisė shqiptare nė Sofie dhe kryesisht me rilindasit tanė. Por thesari i tij mė i ēmuar arkivor qe njė dokumentacion afro 1000 faqe me dokumente dhe dorėshkrime tė Arkivit tė Raguzės tė harkut kohor nga shek. XII-XVII. Thoma Kacorri mė tregoi dokumentet e pabotuara, qė hidhnin dritė pėr lidhjet diplomatike nė qėndrimin e Gjergj Kastriot Skėnderbeut nė Raguzė. Thoma Kacorri kishte dhe njė koleksion tė shkėlqyer pikturash tė mjeshtėrve tė pikturės bullgare mė vlera tė mėdha. Njė herė tjetėr do tė shėnoj listėn e kėtij koleksioni dhe emrat e piktorėve, tė cilėt unė i mora shėnim. Por Thoma Kacorri kishte edhe disa piktura tė piktores me origjinė shqiptare Lika Janko me origjinė nga Librazhdi, e cila modernizoi pikturėn bullgare dhe ka bėrė jehonė tė madhe nė Paris dhe Nju Jork ku e kanė quajtur si "Pikasoja me fustan". Bisedat me Thoma Kacorrin qenė plot substancė kulturore. Thomai, ky shkrimtar i shquar e albanolog shqiptar mė dha dhe dy dokumente autentikė tė pabotuar. Duke e falenderuar publikisht mikun tim, po i botoj pėr herė tė parė kėto dokumente. Dokumenti i parė ėshtė njė letėr qė Prof. Eqerem Ēabej ia ka dėrguar Kacorrit mė 1967, kurse dokumenti i dytė ėshtė njė poemė e Lazgush Poradecit, qė nuk ėshtė pėrfshirė nė asnjė nga librat e tij, por qė ėshtė botuar nė organin "Shqipėria e Re" nė Konstancė tė Rumanisė mė 29 korrik 1923. Ja tekstet e plota tė kėtyre dy dėshmive, qė pasurojnė kulturėn shqiptare:

    1- Tiranė, mė 19.2.1967

    I nderuar Koleg, i dashur mik!
    Qė kur u kthyet prej Bullgarie, me ato kujtimet e bukura qė mora sė andejmi, kam dashur tė Ju shkruaj e tė Ju falenderoj edhe me shkrim pėr pritjen miqėsore, qė Ju personalisht mė bėtė gjatė ditvet tė Sofjes. Gjeta atėhere disa punė qė duheshin kryer ngutėsisht kėtu. Desha pastaj tė Ju shkruaja me rastin e vitit tė ri, pėr tė Ju uruar shėndet, suksese nė punė e gjithė tė mirat, po pėrsėri erdhėn disa punė nė mes. Prandaj, sė pari, Ju lutem pėr vonesėn e pėrgjigjes sė letrės Suaj mė datė 30.XI., tė vitit tė kaluar.

    Mendimi Juaj qe Urdini jezera, Urdina reka nė malet e Riles tė kenė tė bėjnė me shq.hurdhė, duke marrė parasysh qė atje pranė ka dhe njė topinim Malovica, duket tė jetė afėr menē - megjithėse nuk pėrjashtohet mundėsia qė aty tė pėrmbahet rum.urda "djathė" e qė tė kemi tė bejmė me njė stan djathėrash rumunė, dikur nė ato anė (dihet se Jireceku e tė tjerė dijetarė kanė vėnė nė dukje tiponimet rumune nė Bullgari). Sa pėr shq.hurdhė, Gustav Meyeri nė Fjalorin etimologjik 154 e lė tė pashpjeguar, po e rijep dhe nė Alb.Studien III 32. Jokli, Studien zur alb. Etymologjie und Ėortbildung 30 v., 89 e 97 e vendon te rrenja indoevropiane uer-,ur - "i laget", sh. Dhe Ėalde-Pokornyr i 268. Ribezzo, Rivista d'Albania i,II (1940) 124 shėn.2 e afron me lituanishten skardua "i repjeta". Fjala ēfaqet nė shqipen pėr herė tė parė te Fjalori i Blankut (Bardhit) f.82. dhe vetė nuk kam ardhur nė njė pėrfundim pėr punėn e burimit tė saj.

    Ju lutem tė mė drejtoheni pa kursim e ēdo herė qė Ju duhet ndonjė sqarim lidhur me ndonjė ēėshtje tė shqipes. Mė vjen keq qė kėtė herė nuk jam nė gjendje tė Ju jap sqarime tė plota, por edhe pėr kėtė ēėshtje jam pėrsėri nė dispozicionin Tuaj.

    Mbetem me tė falat mė tė pėrzemėrta pėr Ju dhe Familjen Tuaj, edhe nga ana e sime shoqeje. Me rast lutem u jepni tė falat e mia shokėve tė Ambasadės sonė nė Sofje.

    Eqrem Ēabej


    II

    KĖNGA E "SHQIPĖRISĖ SĖ RE"

    (Koh e shkuar nė Vllahi)

    Koh' e shkuar nė Vllahi
    Ishte larė me flori
    Se luftonin veē pėr ti,
    Veē pėr famė e madhėri.
    Shqipėri moj Shqipėri


    Mu nė qėndrėn e Vllahisė,
    Nė qytet tė Bukureshtit,
    Mbiri zėri i Shqipėrisė
    Si zėmbak nė mes tė sheshit.
    Mbiu atje ku politika
    Nuku dij ē'ėsht helm- i gjakut,
    Ku shėndriu Elenė Gjika
    E Kuvendi i Naēo-Plakut,
    Ku i mblodhi porsi dhentė
    Bijtė e tij Tėrpo-Vasili,
    Ku kėndoi Naim-i shenjtė
    Dukė thirrur si bilbili.
    O! moj kohėrat e arta!
    O! moj zembėrzat e dlira
    Me ē'gėzim ju shkruan karta
    Kur ja sheh nėr shoqėrira:
    Drita-plakė e Diturija
    E Bashkimi edhe Shpresa;
    Edhe Liria e Shoqėrija
    E Sofia Mbretėresha…
    Cilado sa mund m'ė mirė,
    Sa m'e zjarrtė cilado;
    E nėr to gjith njė dėshirė,
    Gjith' njė shpresė nėpėr to-
    …S'rron-o! jo, njeriu i urtė,
    se kėshtu pat thėnė Zotiu,
    Prandaj vdes me shpirt tė gurtė
    Edhe humb si pikė loti;
    Humbi pra dh'Elenė Gjika,
    Humbi fjal' e Naēo Plakut,
    Pa zu prapė politika,
    Zu tė rrjedhė lumi-i gjakut:
    Atėhere i ndolli dhentė
    Dh'e bekoj Tėrpo Vasili…
    Fluturoj Naimi-i shenjtė
    Duke qarė si bilbili,
    O! moj kohėrat e arta!
    O! moj zembėrzat e dlira!
    Me ē'tė zi ju shkruan karta
    Ndaj s'u sheh nėr shoqėrira.
    Ju kaluat porsi hije
    Kur shndrriu nė terr nė shkretė,
    O! moj zemra shentėrijė
    Qė mė s'ini-atje ku qetė
    Ah! Q'aherė zu tė shtrijet
    Rėndė-e keq linēoj i zisė,
    Po ka nxirė vetėdijet
    Me ēdo vend tė Rumanisė
    Dh'e u helmua Shqipėtari,
    E vajtoj prapė prej sė qari
    Uturiu gjith Bukureshti.
    O! moj kohėrat e arta
    O! moj zembėrzat e dlira!
    Se me ē'mall ju shkruan karta
    Nėr kėto vėshtirėsira.
    Sepse ja, nė dhe tė huaj,
    Njė fletore zu tė nisė,
    Qė tė jetė zėri juaj
    Edhe zėri i Shqipėrisė
    Zu tė nisė duke dalė
    "Shqipėrijeza e Re":
    Kur bėn fjalė me ngadalė…
    Kur godet porsi rrufe…
    Sepse kjo'sht'-!udh" e mbarė
    E ndėrgjegjes sė kulluar:
    Duke ngarė e duke sharė,
    Edhe duke pėrgjėruar
    E kėshtu shkoj mot- i dytė
    E si-i treti u pat vdarė
    Mot i katėrt mbylli sytė
    Qė sot nis njė mot i ri,
    As t'u flakeshim o Zot!
    Qajmė, o-nėnė Shqipėri,
    Qajmė, - e derdhim pika lot.
    Shqipėri! Moj nėna jime:
    Mė ke rritur me thėrime.
    Shqipėri! Tė qofsha falė
    Tė kam nėnė, mė ke djalė.

    Siē shihet mė sipėr tė dy kėto zbulime tė reja kulturore e pasurojnė vizionin tonė kombėtar. Vetvetiu njeriu mendon se njė numėr i madh dokumentesh akoma flenė nė arkivat e Shqipėrisė dhe ato tė shteteve tė tjera, madje kėrkimet duhen bėrė me ngulm edhe nė arkivat familjare. Mendoj se shembujt mund tė jenė tė pafund. Po pse vallė nė kohėn e sotme kur mijėra shqiptarė ndodhen nė vende tė huaja e kanė mundėsi tė bėjnė hulumtime kulturore janė indiferentė dhe u mungon ajo qė quhet kureshtje pėr lidhjet kulturore, qė ndėrthurren me Shqipėrinė? Le tė shpresojmė qė studentėt tanė, qė diplomohen nė Universitetet mė tė mira evropiane e kudo nė botė tė jenė tė kujdesshėm e tė gjurmojnė nėpėr arkiva sepse vetėm kėshtu do ta pasurojnė sė tepėrmi kulturėn tonė kombėtare. Amen!
    ____________________

    Me pelqen ky Moikom Zeqo idealist-atdhetari!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    alumin nuk e dija qe e ke postuar ti kete shkrim dhe une e postova tek letrsia.

    nejse ..dy te rrahura bejn keq jo dy postime .. ka thene hasan zyko kamberi dikur..

Tema tė Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhėve tė huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  3. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  4. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •