Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Haradinaj: Do tu përgjigjem pyetje të Tribunalit të Hagës

    Haradinaj deklaron se do tu përgjigjet pyetje të përfaqësuesit të Tribunalit të Hagës

    AAK ka konfirmuar se kryetari i saj Ramush Haradinaj është ftuar të intervistohet nga Tribunali i Hagës. Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm t'iu përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesit të Tribunalit të Hagës.


    "Vitet e fundit unë kam qenë i shurdhët ndaj thashethëmeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. Andaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar" thuhet në deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj
    /RTK/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thirret per ca "pytje"?!
    A thue?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas ftesës së Tribunalit të Hagës, Ramush Haradinaj deklarohet i gatshëm të përgjigjet në të gjitha pyetjet
    Kryesia e AAK-së kërkon nga Tribunali i Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës dhe të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka onfirmuar të enjtën se është takuar me përfaqësuesin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar të Hagës për ish Jugosllavinë (ICTY) me ç’rast nga ai është kërkuar që javën e ardhshme, në Prishtinë, të marr pjesë në një takim për t’iu përgjegjur pyetjeve rreth akuzave jospecifike në lidhje me vitet 1998 dhe 1999.

    “E kam informuar përfaqësuesin e Tribunalit të Hagës se unë do të marrë pjesë në takim dhe se do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve të tyre”, ka theksuar Haradinaj.



    “Dëshiroj ta bëj të qartë se unë nuk kam asnjë lloj kundërshtimi ndaj kësaj procedure. Vitet e fundit unë kam qenë i shurdhët ndaj thashethëmeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. Andaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar, që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar”, ka thenë ztr. Haradinaj.

    Në këtë fazë unë nuk kam njohuri se cilat akuza në mënyrë specifike, nëse ndonjë ekziston, Tribunali dëshiron t’i hetojë, ka theksuar Haradinaj dhe ka shtuar se, për këtë arsye unë nuk do të bëjë komente të mëtejme, por me kënaqësi do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve të mediave, javën e ardhshme, pas përfundimit të takimit”.

    Ndërkohë ka reaguar edhe kryesia e AAK-së, e cila ka kërkuar nga Tribunali i Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, dhe, të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin për të krijuar politika, gjoja, balancuese.

    “Dyshimet në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe në njerëzit që e kanë bërë këtë luftë, e dëmtojnë rëndë procesin e përgjithshëm në Kosovë dhe rrezikojnë të gjitha të arriturat e përbashkëta të popullit të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në në një komunikatë për media, lëshuar të enjten nga Kryesia e AAK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Liderët: Qeveria dhe presidenca t’i ofrojnë mbrojtje juridike Haradinajt


    Prishtinë, 5 nëntor (Kosovapress) Time: 18 : 50

    Liderët e partive politike, të premten i kanë dhënë mbështetje kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, lidhur me ftesën që i është bërë për intervistim nga Tribunali i Hagës, për çështje jospecifike që kanë të bëjnë për periudhën 1998-1999 dhe rolin e tij në atë kohë.
    ------------------------------------------------

    PDK: Lufta e UÇK-së për liri është vlera më e çmuar e popullit të Kosovës


    Prishtinë, 5 nëntor (Kosovapress) Time: 19 : 00

    Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ftesa për intervistim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Tribunali i Hagës, është në kundërshtim me rolin e tij konstruktiv dhe aktiv në ndërtimin e jetës dhe institucioneve demokratike në Kosovë. PDK vlerëson të dëmshme tendencën e mekanizmave të caktuar për të baraspeshuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës me krimet e regjimit të Millosheviqit, thuhet në një komunikatë për media nga kryesia e PDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin ngrijnë të gjitha aktivitetet


    Pejë, 6 nëntor (Kosovapress) Time: 13 : 39

    Ne reagojmë për të gjitha këto veprime që po bëhen meqë nuk duam të marrim përgjegjësinë për të gjitha ato që mund të ndodhin pas këtyre tentativave shumë të rrezikshme që po bëhen në dëm të Kosovës, kanë thënë shoqatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit në reagimin e tyre të përbashkët lidhur me ftesën që Tribunali i Hagës i ka bërë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së dhe tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinajt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    HAGA PER ISH-"USHTARE E KOMANDANTE" SHQIPTARE

    Te akuzuarit e Gjykates se Hages akuzohen per gjenocid ndaj te tjereve, Serbet per vrasje e gjenocid ndaj Kroateve, Boshnjakeve e Shqiptareve. Edhe Kroatet e Boshnjaket akuzohen per dhune, vrasje dhe gjenocid ndaj etniteteve te tjera armike. Te vetmit jane "komandantet" e UCK-se, qe akuzohen nga Gjykata e Hages, por edhe nga drejtesia e britshte vendese, per krimet e bera ndaj bashkekombasve.

    Shkruan:
    Rrok Berisha

    Keto dite serish eshte aktualizuar Gjykata e Hages, Karla Del Ponte, eshte e vendosur, qe te gjithe kriminelet e luftrave ne ish-Jugosllavi, pra edhe ata te luftes ne Kosove, t'I ballafaqoje me drejtesine, ne Gjykaten per Krime Kunder Njerezimit ne Hage. Para Gjykates se Hages, jane paraqitur shume te akuzuar, qe bene gjenocid ndaj Kroateve, Boshnjakeve dhe Shqiptareve. Haga e gjunjezoi edhe kryekriminelin Milloshevic.

    Gjate dhe pas luftes ne Kosove ndodhen shume gjera te renda, te cilat thane shpirtin e shume nenave. Gjate luftes, eproret profesioniste dhe aktivistet politike kishin apeluar dhe kerkuar nga njerezit me ndikim qe kontrollonin formacionet e UCK-se, qe ata te ndikojne aq sa eshte e mundshme te disa ish-ushtare e komandante te veteshpallur rebele, qe te mos bejne veprime te pahijshme, duke demtuar shume individe pa baze dhe aresye.

    Ky veprim ne ate kohe, ne mase te madhe ia uli autoritetin e UCK-se. Ne mungese te shtetit te se drejtes, deshmitaret heshtin, sepse kercenohen, por pati edhe likujdime te deshmitareve, apo detyrim te tyre qe te ushtrojne dhune ndaj te tjereve. Pasoja e dhunes brenda-shqiptare jane pasoja ne sigurine e gjithembarshme te qytetareve te Kosoves.

    Pati vrasje "enigmatike" qe nga hakmarrja, qerimi I hesapeve e deri te vrasjet e njerzeve qe jane te informuar mire. Vrasja e te cileve behet per t'I mbyllur rrugen e te vertetes. Me keto te keqija brenda-shqiptare duhet te merret Gjykata per Krime Kunder Njerezimit ne Hage.

    Rasti I Shqiptareve eshte I pa-presedence. Deri sa te gjithe te tjeret, serbet, Kroatet, Boshnjaket, akuzohen per krime kunder popujve te tjere, disa Shqiptare, gjate dhe pas luftes, bene krime ndaj kombit te vete, te prire nga Bajraktarizmi dhe ideologjia e shemtuar e majte, e kunder interesave madhore te Kombit, e te Shtetit te Kosoves.

    Akuza qe u bene disa ish-luftetareve e komandanteve te UCK-se, eshte e rende dhe hedh hije te zeze dhe per lirine e ketyre viteve ne frike dhe ankth.

    A kemi mundur t'I shpetojme Hages? Natyrisht se po. Kemi pasur te drejte natyrore, te mbrojme pragun e shtepise. U organizuam dhe permes institucioneve te Republikes se Kosoves, formuam ushtrine e regullt. Por, bajraktare, ushtare dhe komandante te veteshpallur qe ne ate kohe deshironin vetem pushtet fhe cdo gje e matnin me peshen e forces, ligj kishin dhunen dhe armen, duke shpallur rajone t cliruara, ata u sherbyen me ligjin e dhunes, duke sulmuar te degjueshmit, per ata qe I respektonin institucionet.

    Ata asnjehere nuk menduan e as qe kane dashur te besojne se nje dite, per te gjitha veprimet e tyre dikush do te kerkoj llogari. E dikush duhet te jape pergjegjesi. Kjo I ka inkurajuar keta keqberes. Gjykata e Hages nuk eshte dashur per te gjykuar Kombet e Popujt, por eshte per te gjykuar keqberesit, kriminelet. Gjykata e Hages nuk do ta gjykoj gjakun, sakrificen e trimerine e Shqiptareve, e as te luftetareve te UCK-se, por vetem do te gjykoj individe keqberes, te cilet nuk kane pasur te drejte t'I bejne te keqe askujt, e sidomos civileve te pa-fajshem.

    Me gjykimin e veprimeve te liga, te kryera gjate luftes nga ish-ushtare e ish-komandante, do te mbylle mundesine e vazhdimit te vrasjeve te reja ne mes Shqiptareve. Te shpresojme qe numri I kerkuarve per krime lufte nga Gjykata e Hages te jete sa me I vogel.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    "prite... prite Ramush Haradinin...
    o drangu Zoti e kish fal....
    e s'guxon shka sot me i dal përball...."
    këngë e vllaznive Çetaj

    ktu n'Amerikë ja msyni mu zgjedh kryetar Gjenerali n'pension Clark po nuk mrrini mi mujtë tjertë për me kon n'garë pej demokratëve..... Senator Kerry ka shërby n'ushtri.... e ka luftu për Amerikë po nuk e zgjedhen kryetar..... kryetarit Bush nuk i ka ra puna me luftu po edhe ai o kon do ditë n'ushtri..... Sekretari i Shtetit osht Gjenerali n'pension Powell....

    nejse ku dashta me e qitë ket punë ke si edhe me kon Gjeneral (me kater ylla) nuk osht e thone si zgjedhesh kryetar.... njerztë e zgjedhin kon të dojnë.....

    po ktu.... nuk habitet asni njeri me dy fije men n'kry me i qitë posht ushtartë Amerikanë..... pamar parasysh se sa i përshtatet ajo punë politiksë të ditsë.....

    unë i Prishtinsë jom e si gati çdo Prishtinali rrojtë i kom tjetër kun.... domethonë kom t'afërm si nuk jon veç Prishtinali..... e kom shoqni pej gati çdo veni ku rrnojnë Shqiptartë.... e e di mirë për çka jom tuj shkru....

    kush e luftoj shkaun?..... mos paqtë luftu çifti i Ramush Haradinajtë e Hashim Thaçit.... kush luftoj?..... mos m'jepni emna tash ktu se për ata e përdora fjalen "çifti".... edhe mos mi ndani n'parti se çifta të Ramush Haradinajtë e të Hashim Thaçit ka e ka pas në tana partitë....
    po qëllimi i jem si po ves osht se na Shqiptarët s'dojmë me lon asni luftëtar pa ja hup munimin..... do pej tyne jon met gjallë edhepse gjasat për me kon gjallë ata tash jon kon krejt t'vogla.... tuj e mar parasysh me çfarë anmiku kan luftu..... si ata luftëtar bashkë me ushtri t'NATO..... ma t'fortë n'histori si e dimë tash t'ksaj bote ju dashtë kohë me i mujtë shkitë.... n'ven se me i neru e shoh se ka Shqiptar si i qesin n'zmadhus çdo veprim të luftëtarve tuj u munu me gjet t'kqija n'punë të tyne..... qysh po ju del kohë o Shqiptar zi?..... po a i kini paqllais llogaritë me shkije?.... po a i kini bo shkitë me u përgjegj për therjen edhe t'thmive Shqiptar?..... po a i kini bo shkitë me pagu dëmshpërblim për shkatrrimin si e kan bo?....

    përsi jon kon pak ata si kanë luftu nuk domethonë si ata e kan pas keq.... përsi vendasit e tyne e paten vërshu Prishtinen e i matshin rrugtë e Prishtinsë e u argtojshin n'Prishtinë përderisa shpijat ju kallshin.... çiftat e Ramushit e Hashimit jon kon t'paktë po ajohja nuk i ka nal mi dal zot venit t'vet.... e besoj se nuk nalen edhe sot edhe nëse jon t'mshelun..... si Fatmir Limaj.... tuj menu qysh me i dal zot venit t'vet....

    unë i vlerësoj për të mirë puntë si të çiftave të Ramush Haradinajtë..... si të çiftave të kryetarit Rugova... e si puntë e të tjerëve që synojnë mi përparu çashtjen e Shqiptarve.....

    qyshdo të ju përngjan shkrimi i jem.... dine se nuk ja maj anën kërkujtë.... domethonë nuk e ngjehi veten në asni parti..... jom me ton dhe e ngjehi veten si Shqiptar për Shqiptari....

    me të mira....

    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nosselgae

    te pergezoi per ket shkrim serioz dhe shume te vertet qe e ke dhane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TRIBUNALI I HAGËS ËSHTË JO KORREKT ME KOSOVËN


    RAMUSH HARADINAJ ËSHTË HERO I LUFTËS DHE PAQES NË KOSOVË

    Shkruan : Shefqet Cakiqi-Llapashtica

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është kërkuar të merret në pyetje nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës lidhur me aktivitetet e tij si një prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998-99.

    Çka është Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ)? Përse është themeluar?

    Me 25 maj 1993, Këshilli i Sigurimit i KB-së miratoi Rezoluten 827 me të cilën themelohet TPNJ-ja me një arsye të shtruar në rezulutë thuhej se “shpërbërja e ish-Jugosllavisë rezultoj në disa prej shkeljeve më të tmerrshme të së drejtave themelore njerëzore që prej Luftës së Dytë Botërore”. Ndryshe nga Gjykatat Ushtarake të Nurembergut dhe Tokios pas Luftës së Dytë Botrore, „TPNJ-ja mund të ndjek penalisht vetëm individ në bazë të përgjegjësisë së tyre individuale penale, pa marrë parasysh etnicitetin e tyre ose bashkimin me ndonjë grup ose qeveri“ !!

    Janë këto dy të meta kryesore që Kosova, populli i saj dhe institucionet e saj nuk mund të pranojn hetimin dhe ingerencat mbi veprimtarin e Forcave çlirimtare të Kosovës për lirin e sajë.

    Lufta në Kosovë nuk ishte luftë për të drejta njerzore dhe nuk ishte konflikt i brendëshëm në një etnitet shteror, por ishte luftë çlirimtare ndaj agresorit Serb i bërë së pari me agrsion Kushtetues në mars të vitit 1989 me suprimimin antikushtetues të Autonomisë së vitit 1974 dhe pastaj me dhunën sistematike për pastrimin etnik të Kosovës, deri me kulminacionin në vitin 1999 me dëbimin masiv të popullsisë së Kosovës. Ish Jugosllavia nuk ishte etnitet i vetëm shteror, por ishte etnitet Federal që kishte 8 etnitete Kushtetuese dhe agresioni i një etniteti kushteues ndaj etniteti tjetër nuk mund të quhet konflikt i brendëshëm (edhe nëse flasim me realitetin e vitit 1989).

    Postulatet fillestare të Tribunalit për “prej shkeljeve më të tmerrshme të së drejtave themelore njerëzore” ka ndryshuar disa herë dhe ka kaluar caqet e përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit të asaj kohe, sepse agresori Serb ka bërë gjenocid jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci në Sllavonin Lindore dhe në Knin.

    Viti 1993 dhe viti 1998 – 1999 ka një zhvillim dhe ndryshim gati fantastik ku është apsurde të flitet për një Tribunal që “të ndjek penalisht vetëm individ në bazë të përgjegjësisë së tyre individuale penale” !!!

    Në Kosovë nuk kanë bërë krime individë por shteti Serb me aparatin e tij politik, shteror ose me fjalë tjera me gjith arsenalin legal dhe ilegal të Serbisë.

    Në rastin e Kosovës Tribunali Penal Ndërkombëtar niset nga premisa të gabuara dhe të dëmshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ky Tribunal nuk njef Luftën çlirimtare të Kosovës si reagim normal të mbrojtjes së lirisë nga agresori Serb. Në akuzën kundër Fatmir Limës në Preambulën e Aktakuzës Lënda Nr. IT-03-66-PT thuhet : “Jo më vonë se herët në vitin 1998, pas viteve të tensionit dhe dhunës që sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë. Ky zhvillim përputhej me politikën në përgjithësi militante të UÇK-së të qëndresës aktive të armatosur kundër pushtetit serb në Kosovë.” !! një gjykim ky politik që është fyes për Luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Ky perceptim i gabuar ishte edhe kompromisi i turpshëm dhe Rezoluta për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, ku në vend se të dënohej agresori dhe të vendoseshin trupat ndërkombëtare në territorin e agtresorit, u vendos që viktima të jetë në masa diciplinuese dhe në plotsimin e standardeve ndërkombëtare !!

    Apsurdi i apsurdeve është se viktima e agresorit Serb duhet të përmbush standarde dhe kushte të caktuara nga OKB-ja dhe mekanizmat byrokratik të Evropës, si është rasti me projektin e ashtuquajtur “Standarde para Statusi” në Kosovë, për të arritur mardhënje dhe njohje të shtetësisë së Kosovës ! Ndërsa Serbia gëzon njohjen dhe shkëmbimin bilateral politik dhe ekomomik pa kurrfar përgjegjësie për veprat kriminale të bëra në luftrat nga viti 1991 deri me 1999 !!

    Shteti Serb, i cilsuar si agresor në të gjitha luftrat e fundin në Ballkan, si në luftrat në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovin dhe Kosovë, është agresori më i privilegjuar në historin e shteteve të cilësuara si AGRESORE !!

    Agresori Serb shpëtoi nga intervenimi dhe hyrja e trupave në shtetin e tij. Agresorit serb pas lufte ju hoqën sanksionet ekonomike dhe ai sot përfiton nga projektet për Stabilizim Asocimi të Ballkanit , mjete këto që janë të parapara për viktimat e agresorit !! Agresori Serb mban edhe sot e kësaj dite drejtues në ushtri dhe polici që janë të akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës. Agresori Serb mban dhe strehon edhe kriminel që kanë bërë krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë (rasti Karaxhiç dhe Mlladiç)!! Ndërsa UNMIK-u burgos bartësit e Luftës çlirimtare në Kosovë !! Ende pa u kthyer në Kosovë mbi 1100 skeleta shqiptarësh të varrosur dhe rivarrrosur në 17 varre masive në Serbi !! Edhe liqejt, lumejt dhe rrugët e Serbis janë të përgjakura dhe të prekura me kufoma dhe gjak të shqiptarve nga Kosova !!

    Apsurdi i kësaj komedie, në regji të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është se Trupat Ushtarake i ka vendosur në tokat e viktimave të agresorit Serb, në Bosnjë e Hercegovin dhe në Kosovë ! Në Zgjedhjet e fundit Parlamentare në Serbi në listat zgjedhore të 4. (katër) partive politike prijn personat me Aktakuza zyrtare nga Tribunali i Hagës, të cilët edhe fituan zgjedhjet në Serbi !! Kosova detyrohet të bisedoj me vrasësit e vet !! Edhe ketë duke u kushtëzuar nga UNMIK-u gjegjësisht Këshilli i Sikurimit të OKB-së !!

    Për Kosovën dhe popullin e saj janë shum të mangëta dhe të papranueshme postulatet e 25 maj 1993 të Këshillit të Sigurimit, për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), sepse situata në ish Jugoslavi ka eskaluar dhe ka tejkaluar domenin e “shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut” !! Agresori duhet dënuar , e agresor ishte Serbija. Këshilli i Sigurimit duhet të revidoj edhe Rezolutën 1244 për Kosovën dhe të nxjerr Rezulutën për dënimin e Agresorit dhe të vendos trupa ndërkombëtar në Serbi dhe nga Serbia të kërkohet pagesa e dëmshpërblimeve dhe reparacioneve të luftës. Gjenocidi dhe agresori Serb i vitit 1998 – 1999 nuk mund të përkufizohet më me “ndjek penalisht vetëm individ në bazë të përgjegjësisë së tyre individuale penale” !!! genocidi në Kosovë është bërë nga shteti dhe mekanizmat shtetror të Serbisë. Edhe sot e kësaj dite partitë që ishin burim dhe frymëzues të këtij genocidi dhe Agresioni, Partia Socialiste e Millosheviçit dhe Partia Radikale e Voisllav Sheshelit janë partnere në kontakte të ndryshme ndërkombëtare, nuk janë dënuar dhe nuk janë shpallë të jashtligjshme !! Postulati tjetër i Tribunalit të Hagës se “mundohet të menjanoj çdo formë të "fajësisë kolektive"” !! është i paakceptueshëm për Kosovën dhe popullin e saj që ishte viktimë e agresorit Serb. Vet angazhimi i tillë i Tribunalit është angazhim politik që rehabiliton agresorin dhe diciplinon viktimat !!

    Kosova nuk mundet të pranoj edhe një Akuzë në stilin : “Jo më vonë se herët në vitin 1998, pas viteve të tensionit dhe dhunës që sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë. Ky zhvillim përputhej me politikën në përgjithësi militante të UÇK-së të qëndresës aktive të armatosur kundër pushtetit serb në Kosovë.” !!!!

    UÇK politikë militante !!! ndërsa në Kosovë paska qenë pushteti Serb !! jo agresori dhe jo maqineria vrastare për pastrimin etnik të Kosovës !!! Ky postulat i tillë është turp për Tribunalin e Hagës !

    marr nga www.besiana.de
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka asht puna me ket bazenin e radoniqit..?

    kush din dicka te shkruaj..

  11. #11
    une e di si "na ka vra buka e jan"..... sidomos n'Deçan.... se shkitë i kem majtë me bukë tanen e i kem mrojtë me shekuj n'tokë tan.....

    sa për bazen t'Radoniqit fillimisht po kërkoj falje si nuk pe perkthej ni pjesë t'shkrimit..... veç e kom njet me t'kuqe me e shtu "bazeni i Radoniqit" ku bohet fjalë per to......

    ...
    One man, Ndue Biblekaj, said he witnessed abductions and executions by members of the notorious Serbian, `black hat' unit, which was employed in Bosnia to kill Muslims and Croats and expel them from their homes.

    `There were massacres in the village of Drenoc and Vokshit near Decani,' he said in an interview in rebel-held territory. `I saw a black hat unit line up 13 civilians and shoot them. They stripped the bodies of their clothes, slashed the arms and legs with their knives and dug out their eyes. They used an excavator to dig a pit and bury the bodies.'

    `I will never forget this sight,' he said. `There were other executions that included women, children and the elderly. You could see the bodies, including one group of 15 people, lined up by the side of road.'

    The detained men were often marched in single file by the black-uniformed Interior Ministry commando unit to the local water treatment plant [shënim i imi: bazeni i Radoniqit], which was used as a command center, he said.

    Biblekaj, an ethnic Albanian, served for eight years in the police force in the border village of Junik. He was part of the Serbian force that recaptured Decani from the rebels in June. The Serbs shelled the town reducing whole sections to rubble. They sent in tanks and armored personnel carriers, blasting holes in the walls of houses and driving nearly the entire population over the mountains into Albania.

    Decani is now abandoned, and the Serbian police, who crouch behind sandbagged positions in the ruins, come under frequent fire from rebel units.

    Biblekaj has deserted the police to join the rebel movement. He changed sides after the attack on Decani, because, he said, he was appalled by the killing there.
    ...

    pjesa osht mar pej:

    Chris, Hedges. "Serb Forces Are Said to Abduct and Kill Civilians in Kosovo." New York Times. July 17, 1998: 6.


    Çdo të mirë,

    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lexova diku se thuhet se ne kete liqen te radoniqit jam mbyt njerz .
    dikush thote se jan mbyt 85 njerez e ne mes tyre shumica shqiptare.

    Kush imbyti keta?

    Cilet jan mbytesit e cilet jan te mbyturit?

    Kur ndodhi vrasja e 4 luftareve te brigades Mergimi?
    Cilet jan ata?
    Kush jane vrasesit?

    Lexova diku kete ngjarje:

    e lajmerojn Ramushin se i eshte vra i vllaj ..
    Vjen Ramushi i pyet ata qe kishin qen me te vllane..
    Del nji djal iri e thot..po une isha me te kur na qelluan Serbet..
    A ti paske qen..thot ramushi..po pse e lat me mu vra vllau ..dhe nxjerr kallashin dhe ne sy te fshatereve aty qe ishin dhe luftar e ne sy te babait te atij djalit.. e kosit me bresheri djalin e ri..
    njerzit shtangen nga kjo barbari..por kerkush nuk guxoj me fol..

    Tradta shqiptare nuk e ka njohur kte krim kurre..

    Kur te vritet i afermi yt..qan me bashkluftaret e tij e pret ngushellime por jo te vrasesh ata..

    Zona e Decan-Pejes eshte bere PALERMO pikerisht prej etheve qe i ka kap disa banda kriminele qe kan ba krime jo mbi serb..por mbi shqiptar dhe per mos me ju zbardh ato krime vazhdojn bejn krime tjera..

    duke njohur Historine tragjike te Partise punes.. skemi se si te mos vem re analogji ne Krimet e bandes se Enver Hoxhes me krimet e bandes se Enveristit Ramush..

    Vrasesi qe kerkohet nga Policia ..krimineli Bedri Krasniqi si i dyshuari kryesor i vrasjes se Sabahete Tolajt.. njihet si Bodygard i Ramushit..
    Keto jane gjera te tmerrshme..

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Brari
    lexova diku se thuhet se ne kete liqen te radoniqit jam mbyt njerz .
    dikush thote se jan mbyt 85 njerez e ne mes tyre shumica shqiptare.

    Kush imbyti keta?

    Cilet jan mbytesit e cilet jan te mbyturit?

    Kur ndodhi vrasja e 4 luftareve te brigades Mergimi?
    Cilet jan ata?
    Kush jane vrasesit?

    Lexova diku kete ngjarje:

    e lajmerojn Ramushin se i eshte vra i vllaj ..
    Vjen Ramushi i pyet ata qe kishin qen me te vllane..
    Del nji djal iri e thot..po une isha me te kur na qelluan Serbet..
    A ti paske qen..thot ramushi..po pse e lat me mu vra vllau ..dhe nxjerr kallashin dhe ne sy te fshatereve aty qe ishin dhe luftar e ne sy te babait te atij djalit.. e kosit me bresheri djalin e ri..
    njerzit shtangen nga kjo barbari..por kerkush nuk guxoj me fol..

    Tradta shqiptare nuk e ka njohur kte krim kurre..

    Kur te vritet i afermi yt..qan me bashkluftaret e tij e pret ngushellime por jo te vrasesh ata..

    Zona e Decan-Pejes eshte bere PALERMO pikerisht prej etheve qe i ka kap disa banda kriminele qe kan ba krime jo mbi serb..por mbi shqiptar dhe per mos me ju zbardh ato krime vazhdojn bejn krime tjera..

    duke njohur Historine tragjike te Partise punes.. skemi se si te mos vem re analogji ne Krimet e bandes se Enver Hoxhes me krimet e bandes se Enveristit Ramush..

    Vrasesi qe kerkohet nga Policia ..krimineli Bedri Krasniqi si i dyshuari kryesor i vrasjes se Sabahete Tolajt.. njihet si Bodygard i Ramushit..
    Keto jane gjera te tmerrshme..
    LDK pajtohet që postin e kryeministrin ta merr Ramush Haradinaj? Kosovë

    Burime të afërta me subjektet kryesore politike bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike sot do ta bëjë publike marrëveshjen për formimin e institucioneve, të arritur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.


    Sipas këtyre burimeve, kreu i LDK-së është pajtuar që postin e kryeministrit ta merr kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ramush e Hashim jan e njejta gja..
    Te dy jan kriminele dhe e vetmja zotesi e tyre eshte...

    Dine (ose diten) te alarmojne (me metodat e tyre perfide te mesuara ne kazanet e teorive te qelbura Cheguevarriste maoiste Naziste koco Dano-iste Shaban Sinaniste Enveriste Ramiziste Nano Gjinushoiste) ushtrine Serbe qe te mbrrije sa ma shpejt..sa ma e armatosur..sa ma e perbindshme.. e te shpraze mijra predha bomba e napalm mbi Femijet e grat shqiptare te Kosoves te cilat i "mbron" ne menyre Televizion-ishte e internet-ialishte e ZP-o iste e Komunikato-iste e famshmja .. UCK-ja me seli Ne Rogner e kat te 15 te Hotel Tiranes kur mrizojne Tos Klos Halit Xhavitat e ne Realitet kjo popullat civile mbrohet vec REJA e Qiellit e askush tjeter..


    Per keto Merita keta dy "Burra" shu-rranjose qe sic dine mire te bajne Ftese Ushtrise Serbe te masakroje Kosoven po aq mire dine qe ne momentin delikat te jene fizikisht ne TROPOJE a Tirane.. duan sot te jene Kryeministra te Kosoves.. te ASAJ KOSOVE qe sot ekziston ne Saje te dy BURRAVE te tjere te BOTES..te Billit te Klintojnave.. e Tonit te Blertajve..

    Keta Dy Kriminele qe duan ti shpetojne HAGES e cila nuk i kerkon se kan vra Shkije por se kan vra Shqiptare.. duan me cdo kusht te zen per fyti KOSOVEN qe KOSOVA te behet Kurban per keta dy plackites e ku-rvare te njohur..

    Ne se ata behen Kryeministra.. KOSOVA te te detyrtohet te nenshtrohet dhe njihere asaj Kucedre sic eshte SERBIJA.. e lum e lum se me kte do na mbesin pa denuar keta "clirimtara" e pun shum se krejt Kosova do te hyje ne nji Zaptim te ri Serbo-stalinist..

    nji JO e madhe ketyre koalicioneve te qelbura..anti Kombetare e anti Humane..

    Nuk ka si te kete EMEr te MIRE KOSOVA kur te thone bota.. Kryeministri i kOsoves.. eshte nji hajn e plackites e organizator pritash e vrasjesh..

    qashtu..

    kjo eshte e verteta..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ore
    me shkon mendja nganjeher se mos e ka lajmeru Thaqi
    tetën Carla Del Ponte dhe i ka be ne vesh ndonje shish-mish per Ramushin
    vetem e vetem te mos i behet konkurrent ne postin e kryeministrit?!

    Çka thoni?
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 08-11-2004 më 08:54

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Përshendetje te nderuarë diskutues....

    Këtë kenge do t'a kemi gjere ne shqiptarin e fundit i cili nuk i bindet kushteve te europerendimorve,vetem ata te cilet do mundë t'i perdore si vegël për t'a vazhduarë planin e europerendimorve mundë t'i shmangen gjygjit famkeq të Hagës....te ndertuarë nga vetë njerzit qe qendrojn pas gjithë tragjedive ne rruzullin toksore, pra EU/USA.

    Nuk e mbroj asnje njeri qe ka bërë krime,cili do qoftë nga lideret shqiptarë,por te nderurë bashkombas sote dhe gjithmon ka qen por tani është momenti qe të mbrohemi nga bishat e evropes kurve dhe USA-ë,duhet të mbrohemi me qdo kushtë nga kta pisa. Edhe ne rastë se kan bërë krime cili do qoftë nga keta liderë ne duhet t'i mbrojmë,nuk ka njeri qe nuk ka bërë gabime(doren ne zemer edhe ne vetë kemi bërë gabime) është e lehtë të ngrihet gishti tani ne keto momente sikurë ne kohen e Serbis kur i qendronte pas armiku i perbetuar shekullore dhe i thoshte;" trego qfar ka ai dhe mos ke frike se ne qendrojm prapa", qdo njeri meriton nji shanc te dytë por une mendoj se tani nuk është momenti t'i japim hapsire manevrimi konolizatorve te EU/USA që permes OKB-së ne rolin e qlirimtarve i hjekin qafe po ata njerzë Shqiptarë për të cilet e ceka me lartë se nuk i binden kushteve dhe nuk pranojnë t'i nenshtrohen Pushtuesve.

    Duhet qe t'a sfidojm armikun ne radhe te pare e me pase te merremi me problemet e mbrendshme,atehere t'i denojm ne gjygjin e vendit tone,e jo t'i ekstradojm ne qelit e Armikut.

    Por une e shohë se po qe se vazhdon kjo takike e UNMIK/OKB-se dhe USA/EU, Kosova do shendrrohet ne faluxhja apo do te perseritet marsi perseri dhe me nuk do kan lehtë t'a qetsojn popullin.
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Shefi i UNMIK-ut, Petersen sot ne Hage, takim me kryeprokuroren del Ponte



    PRISHTINE (9 Nentor) - Kryeadministratori i Kosoves, Soren Jesen-Petersen, pritet te takohet sot ne Hage me kryeprokuroren e Gjykates Nderkombetare per krime lufte ne ish-Jugosllavi, Karla del Ponte. Vizita e Petersenit ne Hage perputhet me kerkesen e Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte qe hetues te saj te takojne ne Prishtine kreun e Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), Ramush Haradinajn, per ta intervistuar me qellimin e sqarimit te nje pjese te periudhes se luftes ne Kosove. Por Petersen ka refuzuar te komentoje kerkesat e Gjykates se Hages duke vleresuar fillimisht se kjo nuk eshte barre qe ai duhet ta barte. "Ne kete faze nuk do te komentoja sepse ka nje procedure dhe nje proces dhe ne kete faze mendoj se eshte me mire qe te mos komentojme", ka thene Petersen. db/db (/BalkanWeb)

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Daci: Hetimet e Hages, ne funksion te paqes dhe stabilitetit ne rajon


    PRISHTINE (9 Nentor) -Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci, ne nje leter derguar perfaqesuesit te larte te BE-se per politike te jashtme dhe ceshtje te sigurise, Javier Solana, sekretarit te pergjithshem te NATO-se, Jaap de Hoop Scheffer, perfaqesuesit Special te sekretarit te pergjithshem te OKB-se ne Kosove, Soren Jessen- Petersen, nensekretarit te departamentit amerikan te shtetit per marredhenie politike, Marc Grossman, ministrit per Evrope ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe, Denis MacShane, ka shprehur mendimin dhe qendrimin e tij lidhur me proceduren e Gjykates se Hages per kryetarin e subjektit politik AAK, dhe deputetit te Kuvendit te Kosoves, zoteri Ramush Haradinaj. "Duke ditur kontributin tuaj rreth ceshtjes se Kosoves, Ju kerkoj qe te beni cdo gje qe eshte e mundur qe hetimet e Gjykates se Hages te jene ne funksion te paqes e stabilitetit ne Kosove dhe ne funksion te ndertimit te institucioneve demokratike legale e legjitime qe do te perfaqsonin interesat e te gjithe qytetareve, pa dallim dhe do te ndikonin ne stabilizimin e rrjedhave e te mirekuptimit ne rajon" thuhet ne letren e kryetarit te Kuvendit te Kosoves Nexhat Daci, dejtuar perfaqesuesve te institucioneve dhe shteteve me me ndikim. bm/bm (RTK/BalkanWeb

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zyrtarët e Tribuanlit të Hagës thonë se ftesa për zotin Hardinaj nuk paragjykon asgjë


    Hagë, 9 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri sot të ditur se takimi i kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, me përfaqësuesin e Tribunalit të Hagës në Prishtinë, i cili ishte caktuar për sot, është shtyrë për nesër. Njoftimi u bë ndërkohë që kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen Petersen, u nis për në Hagë, për t'u takuar me kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte. Vizita e zotit Petersen në Hagë përputhet me kërkesën që hetues të Tribunalit të Hagës ta intervistojnë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, me qëllim të sqarimit të një pjese të periudhës së luftës në Kosovë. Para udhëtimit për në Holandë, zoti Petersen ka refuzuar të komentojë kërkesat e Tribunalit të Hagës, duke vlerësuar se kjo nuk është barrë që duhet ta bartë ai. "Në këtë fazë nuk do të komentoja sepse ka një procedurë dhe një proces. Mendoj se në këtë fazë është më mirë që të mos komentojmë", ka thënë Petersen. Kryedministratori Jesen Petersen qëndron në Hagës në kuadwr të vizitës zyrtare në Holandë, në Belgjikë dhe në Francë. Kryeadministratori i Kosovës do të takohet nesër në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de hop Skefer, dhe do ta njoftojë Këshillin e NATO-s lidhur me zhvillimet e fundit, me situatën e sigurisë dhe me avancimin e proceseve në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Bruksel, zoti Jesen Petersen do të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Shefi i UNMIK-ut do të shkojë edhe në Strasburg, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës. Njëra ndër temat kryesore të bisedimeve do të jetë decentralizimi në Kosovë. Të premten, Jesen Petersen do të qëndrojë në Paris, ku do të takohet me ministren franceze të Mbrojtjes, Mishel Alio Mari, dhe me zyrtarë të lartë të ministrisë së Jashtme të Francës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Turi i Petersen dhe ftesa e Haradinaj ne Hage shtyjne deri te premten bisedimet per qeverine e re


    PRISHTINE (9 Nentor) -Deri te premten nuk pritet asgje e re ne procesin e bisedimeve per institucionet e reja. Shkak per kete vleresohet te jete edhe ftesa e Gjykates se Hages per nje interviste me Ramush Haradinaj, lider i forces, tek e cila LDK-ja kerkon partneritet per formimin e institucioneve. Burime brenda subjekteve kryesore politike bejne te ditur se pas kthimit te kryeadministratorit Petersen nga turneu ne Evrope, pritet nje nderhyrje me e madhe e nderkombetareve ne kete proces, dhe nje takim ndermjet Rugoves, Thacit dhe Haradinajt .bm/bm (/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  4. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •