Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare

    Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    E Enjte, 04 Nentor 2004
    Strategjia Kombetare e Sigurise, e miratuar nga qeveria, percakton se largimi i paligjshem i shqiptareve nga vendi i tyre cenon sigurine kombetare. Pasojat negative te emigracionit klandestin: Humbje jetesh, rrjedhja e pakontrolluar e inteligjences shqiptare, plakja artificiale e popullsise, mungesa e deshires per te punuar, si dhe forcimin i ndjenjes se largimit nga vendlindja. Kuvendi do te vendose brenda nentorit

    Renato KALEMI

    Fenomeni i emigracionit te shqiptareve drejt vendeve te tjera te botes, me te cilin po perballet gjithnje e me shume shoqeria e sotme, eshte klasifikuar si nje rrezik per kombin shqiptar, zhvillimin ekonomiko-social te Shqiperise, si dhe per sigurine e saj ne te ardhmen. Por, mbi te gjitha, emigrimit klandestin drejt vendeve perendimore dhe sidomos per ne vendet fqinje, si Italia apo Greqia, cilesohen se paraqesin nje rrezik real per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise. Ky rrezik eshte parashikuar ne Strategjine Kombetare te Sigurise, e cila eshte hartuar nga qeveria shqiptare dhe qe pasqyron zhvillimet e politikave shteterore per sigurimin e qytetareve, te shoqerise dhe te shtetit demokratik shqiptar ndaj kercenimeve e rreziqeve te brendshme dhe te jashtme.

    Strategjia Kombetare e Sigurise, nje kopje te se ciles e disponon "Korrieri", ka si objektiv perballimin e sfidave te mundshme te sigurise ne te tashmen dhe te ardhmen, duke marre parasysh burimet e kapacitetet reale ne dispozicion te vendit dhe pritet qe te diskutohet brenda nentorit edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Sipas kesaj strategjie kombetare, efektet e fenomenit te emigracionit shprehen ne humbje jetesh, rrjedhjen e pakontrolluar te inteligjences shqiptare (ikja e studenteve me te pergatitur jashte shtetit), plakjen artificiale e popullsise, mungesen e deshires per te punuar, si dhe forcimin e ndjenjes se largimit nga vendlindja. Aktualisht, vleresohen ne rreth 1 milione shqiptaret qe kane lene vendin ne menyre te paligjshme prej vitit 1990, duke perfituar me pas nga fushatat e legalizimeve ne vendet perkatese.

    Nderkaq, ne kete projekt-strategji, rreziqet qe mund t'i kanosen Shqiperise, jane te klasifikuara ne kercenime me natyre te brendshme, nderkombetare dhe globale. Nder te paret eshte renditur krimi i organizuar ne vend, pasi jane vene re shperpjestime ndermjet mjeteve te pamjaftueshme per ta zbuluar, luftuar dhe ndeshkuar ate dhe tendences qe ka zhvillimi i ketij krimi. Gjithashtu, nje tjeter kercenim eshte cilesuar edhe destabiliteti politik, si dhe zhvillimi i pamjaftueshem ekonomik i vendit tone, ku i pari mund te shkaktohet nga mosarritja e konsensusit politik per ceshtje te rendesishme, ndersa i dyti, nga mosplotesimi i nevojave elementare jetike dhe fenomenet negative, si korrupsioni e kontrabanda.

    Per sa i perket rreziqeve me karakter nderkombetar, jane renditur perdorimi forces ushtarake qe ve ne rrezik sovranitetin, konfliktet etnike, terrorizmi si nje mjet ekstrem i dhunes, krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme. Kurse, ne rreziqet me karakter global renditen perhapja e armeve te shkaterrimit ne mase dhe e lendeve radioaktive, ndotja e mjedisit dhe semundjet me karakter masiv qe kane tendence gjithnje rritese, si dhe reduktimi i burimeve hidrike. Nderkohe, ne projektin per Strategjine e Sigurise Kombetare parashikohet se ndertimi dhe funksionimi normal i institucioneve demokratike shteterore dhe shtetit ligjor jane rruget me efektive per arritjen e stabilitetit e te sigurise se brendshme.

    (Korrieri 04/11/2004)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga karaburuni : 04-11-2004 mė 12:37
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    U habita kur pashe kete artikull: emigrantet na qenkan rrezik per sigurine kombetare te Shqiperise? Emigrantet qe fusin ne Shqiperi te ardhura, investime, eksperiencen e puneve qe bejne ne vendet ku banojne si dhe nje mendesi te re te kohes?
    Emigrantet qe ne njefare menyre jane ambasaderet e Shqiperise ne bote, dhe qe ndikojne atje ku munden ne te mire te saj, keta emigrante na qenkan rreziku per Shqiperine? Keta emigrante qe e duan Shqiperine 100 here me shume se ata qe jane ne Shqiperi, keta e rrezikojne Shqiperine?

    Nuk kam pare gje me absurde! Dashka qe nje gje e tille edhe te ligjerohet.
    Duan te mbyllin Shqiperine nga emigrantet keta stratege?
    E drejta vonon, por nuk harron!

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  2. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49
  3. Aktivizimi juaj ne ceshtjen kombetare
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 02:43
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •