Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 48
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Nga 63% nga 4 vite me pare, qe rregjistroheshin per shkollen e mesme, kete vit eshte 90%

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=128152
    INSTAT nuk ka shifra per 2 vitet e fundit po nga ca shifet me pare nuk ka ndonje perparim dhe aq te madh.

    Nxenesit qe mbarojne shkollen 9-vjecare kane qene vazhdimisht ne ulje sipas INSTAT qe nga 2004-05 kur ka qene dhe numri me i larte i nxenesve te diplomuar.

    1990 - 91 57,756
    1991 - 92 46,618
    1992 - 93 44,433
    1993 - 94 43,835
    1994 - 95 48,488
    1995 - 96 51,175
    1996 - 97 50,012
    1997 - 98 50,387
    1998 - 99 48,084
    1999 - 00 50,042
    2000 - 01 53,774
    2001 - 02 55,935
    2002 - 03 53,185
    2003 - 04 56,513
    2004 - 05 59,519
    2005 - 06 58,216
    2006 - 07 55,785
    2007 - 08 54,034


    Nxenesit e regjistruar per shkolla te mesme kane qene vazhdimisht ne rritje qe nga 1994-95 deri ne 2007-08. Ne 2008-09 pastaj ka pas nje ulje drastike, se di pse.

    1991 - 92 146541
    1992 - 93 116047
    1993 - 94 103291
    1994 - 95 93830
    1995 - 96 89895
    1996 - 97 93058
    1997 - 98 98721
    1998 - 99 102161
    1999 - 00 102963
    2000 - 01 108173
    2001 - 02 118577
    2002 - 03 126652
    2003 - 04 134745
    2004 - 05 156,497
    2005 - 06 164572
    2006 - 07 173269
    2007 - 08 177572
    2008 - 09 132803

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Hapesi i temes e shikon problemin ngushte: shqetesimi i tij eshte "shkaterrimi i shkollave publike", pasi sipas tij, autonomia dhe konkurrenca e shkollave private, po e mbyt sistemin publik te arsimit. Ka dy probleme me kete kendveshtrim te problemit: a) asnjehere theksi nuk vihet tek "sistemi" qofte ky publik apo privat, por theksi vihet tek nxenesit shqiptare dhe cilesia e mesimdhenies qe ata marrin neper shkolla b) sistemi paralel privat i shkollave, vertet rrit konkurencen me shkollat ekzistuese publike, por ne te njejten kohe u ofron prinderve dhe nxenesve mundesi te tjera shkollimi.

    Deri pak vite me pare, prinderit e nxenesit shqiptare kishin dy mundesi: ose ti dergonin femijet ne shkollen publike te qytetit apo fshatit, ose ti dergonin per studime jashte shtetit. Kjo alternativa e dyte e studimeve jashte shtetit jo vetem qe eshte financiarisht me e rende per familjen shqiptare, por edhe mundesite per shkollim jashte shtetit jane te kufizuara, jo te gjithe nxenesit e talentuar qe duan te studiojne jashte arrijne te pranohen neper shkollat e mesme dhe universitetet. Problemi tjeter me studimet jashte shtetit eshte qe Shqiperia humbet resurse te cmuara njerezore: nje pjese e mire e atyre studenteve qe do te mbarojne ne shkollat e huaja do te zgjedhin te punojne e jetojne ne ate vend e jo ne Shqiperi.

    Duke e pare me kete sy, liberalizimi i arsimit ne vend duke lejuar hapjen e shkollave private ne cdo nivel, eshte nje hap i vonuar. Jo vetem qe rrit konkurencen dhe u ofron me shume mundesi prinderve per te zgjedhur, por ndihmon shume edhe ne uljen e studenteve shqiptare qe zgjedhin te shkollohen jashte Shqiperise. Nese ai prindi mund ta dergoje femijen ne nje gjimnaz/universitet privat qe ka mbledhur mesuesit me te mire, nuk ka perse e dergon femijen jashte shtetit per studime.

    Hyrja e konkurences midis shkollave private e publike ndikon ndjeshem ne rritjen e cilesise se mesimdhenies, dhe detyrimisht rritet edhe niveli i dijes qe femijet do te marrin neper keto shkolla. Sistemi publik arsimor eshte i ngritur ne menyren socialo-komuniste ku te gjithe mesuesit paguhen te njejten rroge baze dhe shperblimet ekstra jepen ne baze te vjetersise dhe jo ne baze te cilesise se mesimdhenies. Kjo ndikon ndjeshem ne dy aspekte: a) mban larg nga mesimdhenia mesues te mirekualifikuar te cilat zgjedhin me mire te bejne nje profesion tjeter se sa ate te mesuesit, pasi aftesite e tyre nuk vlereson sa duhet nga sistemi, vleresohen njesoj sa vleresohet edhe ajo mesuesja qe nuk ka as shkollimin e duhur per te qene mesuese b) mesuesit nuk kane asnje stimulues per te rritur nivelin e cilesine e mesimdhenies. Dhe mbi te gjitha, nuk ekziston asnje mekanizem per te matur drejt rezultatet e punes se cdo mesuesi.

    Qeveria po mundohet qe te ndryshoje kete sistem te kalbur arsimor, duke shkurtuar mesuesit e paafte e duke rritur rrogat e mesuesve ekzistuese. Ka bere nje pune te mire per te afruar pedogoge universitetesh qe jane shkolluar ne Perendim me programin "brain gain" por nuk ka gjetur akoma nje zgjidhje per problemin e vleresimit vjetor te punes se cdo mesuesi. Vleresimi i vetem qe behet eshte ne rang republike mbi numrin e studenteve qe perfundojne nje cikel te caktuar.

    Qeveria nuk ka adresuar as edhe problemin e atyre shkollave ne zona rurale apo ne qendra urbane periferike qe nuk kane nje sistem te mire publik. Prinderit dhe femijet e tyre qe jane te talentuar e duan te mesojne, shpesh behen viktime e kushteve te pafavorshme apo paaftesise se fakultetit te shkolles. Prinderit ne keto zona nuk kane asnje mundesi tjeter pervec sistemit publik. Qeveria duhet tu ofroje ketyre prinderve mundesi qe nese nuk jane te kenaqur me sistemin publik shkollor te zones, te mund ta dergojne femijen ose ne nje shkolle tjeter publike, ose ne nje shkolle tjeter private.

    Albo

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Puna si pedagog të siguron sot para

    Të jesh pedagog sot do të thotë të kesh siguruar një nga vendet e lakmuara për shkak të kushteve të punës dhe pagës së kënaqshme. Për vendet e lira si punonjës i stafit akademik ka fluks të madh aplikimesh. Pagat e pedagogëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke siguruar kushte dhe jetesë të mirë për punonjësit e universiteteve. Sipas gradave, pagat e punonjësve të stafit akademik variojnë nga 60 mijë lekë e lartë, çka e bën një vend pune në shkollat e larta mjaft të lakmuar. Rritja e fundit e pagës për punonjësit e stafit akademik u realizua pak kohë më parë me vendim qeverie. Të gjithë pedagogët që japin orë shtesë larg vendbanimit të tyre do të përfitojnë dyfishin e pagesës duke filluar nga muaji korrik.


    Pagesa e pedagogëve, dyfish më e lartë për orët shtesë

    Pedagogët që japin mësim në universitetet që ndodhen larg vendbanimit të tyre do të përfitojnë rritje të pagesës për çdo orë mësimi. Këshilli i Ministrave vendosi të dyfishojë pagesën për anëtarët e personelit akademik, efektivë e joefektivë sipas kategorive. Akademikët me titull “Profesor” do të përfitojnë nga ky vendim 2400 lekë për çdo orë mësimi që japin në universitet e qyteteve larg vendbanimit të tyre. Ata që mbajnë titullin “Profesor i asociuar” përfitojnë 2200 lekë për çdo orë 60-minutëshe, kategoria “Docent”, përfiton 2000 lekë. Kur janë “Lektor i parë”, përfitojnë 1600 lekë dhe “Lektor” 1200 lekë për çdo orë. Qeveria ka përcaktuar gjithashtu se efektet financiare për paga e sigurime shoqërore, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e institucioneve të arsimit të lartë, për vitin 2010.


    Kriteret që duhet të plotësohen për të aplikuar si pedagog

    Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës shpall kriteret që duhen plotësuar për të aplikuar si pedagogë me kohë të pjesshme. Të interesuarit për vendet e lira në fakultetet e këtij universiteti duhet të plotësojnë disa kritere. Aplikuesi duhet të ketë mbaruar studimet e larta në specialitetin e kërkuar. Preferohen personat që kanë mbaruar Diplomë të Nivelit të Dytë, Master të Nivelit të Dytë dhe Doktor në specialitetin përkatës. Kriter tjetër janë aftësia dhe njohuritë e kandidatit. Ai duhet të jetë i aftë të garantojë vlerësimin, efikasitetin dhe ekselencën e lëndëve që do të japë si dhe të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Aplikanti duhet gjithashtu të njohë dhe të jetë familjar me sistemin e funksionimit të universiteteve perëndimore dhe të Kartës së Bolonjës.


    Dokumentet


    Për të aplikuar në vendet e lira të stafit akademik të Universitetit të Durrësit, të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin kërkuar. Aplikanti duhet të paraqesë formularin e aplikimit për personel akademik, i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën www.uamd.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të universitetit. Po kështu, ai duhet të ketë në dosjen e tij të dokumenteve tri letra rekomandimi nga pedagogë apo udhëheqës shkencorë të kandidatit dhe të paktën një nga tri letrat të jetë nga punëdhënësi ose drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë. Duhet gjithashtu një fotokopje e diplomës, e noterizuar; fotokopje e certifikatës së notave, e noterizuar; fotokopje e dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara si dhe
    fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera. Dokumente të tjera që duhet të dorëzojë personi i interesuar janë:
    një fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi, si dhe programin (syllabus) e lëndës për të cilën kandidati aplikon. Dosja e dokumenteve duhet të përmbajë edhe një deklaratë nga kandidati aplikues për gjendjen gjyqësore. Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet sipas procedurave të përcaktuara. Universiteti bën të ditur se nuk lejohet paraqitja e dokumenteve dorazi.


    Mungesa e fondeve rrezikon pagat për pedagogët


    Pedagogët e universiteteve publike mund të mbeten pa u paguar për muajit në vazhdim. Universitetet kanë para nga fondet e shtetit për të paguar pedagogët deri në datën 16 nëntor të këtij viti. Fondi i pagave të pedagogëve është shkurtuar me 12 milionë dollarë. Sipas Ministrisë së Financave, në buxhetin e arsimit të lartë, konkretisht në fondin e transfertave të pakushtëzuara, janë ulur fondet për universitetet. Konkretisht bëhet e ditur se nga shkurtimet e fondit preken më shumë dy universitete: Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik. Për këto dy universitete do të ketë rreth 5 milionë dollarë më pak. Ky shkurtim fondesh, që është bërë në fillim të këtij viti, duhet të kompensohet me fondet dytësore të universiteteve. Pagat do të sigurohen me paratë që do të grumbullojnë fakultetet këtë vit të ri akademik. Ky kompensim i pagave nga fondet dytësore ua heq mundësinë universiteteve të investojnë në fakultete, për të rritur standardet, por edhe cilësinë.

    Albania
    12 Shtator 2010

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Pagat e reja, për ushtarakët, mësuesit, policinë, doganierët dhe administrata


    Ushtarakët
    Në vendimin Nr. 839, datë 11 dhjetor 2003 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1, lidhja nr.1 “Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
    b) Pika 5/1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5/1. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Forcave të Armatosura dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për “kushte pune”, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicionit të punës.”.

    Atashetë ushtarakë
    Lidhja Nr. 1 që përmendet në pikën 1, të vendimit Nr. 90, datë 28 janar 2008 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
    2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2010, të përballohen nga fondet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2010.

    Mësuesit dhe drejtorët
    Në vendimin Nr. 194, datë 22 prill 1999 të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: a) Lidhja nr.1 “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë”, që përmendet në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
    b) Pika 2/I ndryshohet si më poshtë vijon: “2/I. Paga e grupit, sipas nivelit arsimor të kërkuar nga vendi i punës, është si vijon: Grupi 1- 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë. Në këtë grup përfshihen: Diplomë e Nivelit të Dytë (DND); Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND); Të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
    Grupi 2-10 000 (dhjetë mijë) lekë. Në këtë grup përfshihen: Diplomë e Nivelit të Parë (DNP); Të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; Diplomë e shkollës së mesme pedagogjike, për të cilat jepet titulli “Mësues i shkollës fillore”; Diplomë e shkollës së mesme profesionale, për të cilat fitohet specialiteti për mësuesi; Diplomë mbi shkollën e mesme. Të tilla konsiderohen të gjitha diplomat e kurseve me program mësimor të miratuar nga MASH-i, si dhe të gjithë ata që kanë mbaruar dy vite akademike
    të shkollës së lartë.
    Grupi 3 - 8 000 (tetë mijë) lekë. Në këtë grup përfshihen diplomat e shkollës së mesme”.

    Policia dhe SHKB
    Në vendimin Nr. 718, datë 23 qershor 2009, bëhen shtesat e ndryshimet, si më poshtë vijon: a) Lidhja nr.1 “Struktura dhe nivelet e pagave, për punonjësit e personelit hetues të
    Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    b) Lidhja Nr. 2, “Struktura dhe nivelet e pagave, për punonjësit civilë inspektues dhe mbështetës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm”, e përmendur në pikën 6, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
    c) Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon: Paga e grupit (kolona 4) e lidhjes nr.2, është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

    Administrata civile në Ministritë
    1. Në vendimin nr.901, datë 19.12.2007, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
    a) Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
    b) Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon:
    “3. Paga e grupit (kolona 2) e lidhjes nr.1, është sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    c) Shkronja “c” e pikës 9, ndryshohet, si më poshtë vijon: c. Paga e pozicionit “Sekretar i titullarit”, “Sekretar i organit kolegjial drejtues”, është 55 900 (pesëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind) lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë për pozicionet “Sekretar i titullarit”, “Sekretar i organit kolegjial drejtues”, jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.”.
    ç) Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon: 11. “Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit”, apo “Drejtorët”, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për “kushte pune”, prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse, pas miratimit rast pas rasti, nga njësitë e personelit të çdo institucioni.”

    Punonjësit e doganave
    Lidhja Nr.1, “Struktura e pagave të sistemit doganor”, e përmendur në pikën 1,
    zëvendësohet me lidhjen Nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e doganave”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: Paga e grupit (kolona 2) e lidhjes nr.1, është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
    2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit për rritjen e pagave për vitin 2010.

    Albania
    28 Gusht 2010

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si mund ta shkaterroje arsimin.. zoti TAFAJ..

    bir i nje familjeje arsim dashese tiranase tash 200 e ca vjet.. qe i ka dhene me dhjetra intelektuale te shquar ketij vendi.. sikurse mesues juriste muzikante etj.
    vet zoti Tafaj i shkelqyer nga klas e pare fillore deri ne diplomimin universitar e i dalluar si pedagog qofte ne tirane e qofte per disa vite si profesor e shef katedre ne nje nga universitetet me te shquara te gjermanise.
    model i njeriut te mire e atdhetar e i shum pergatitur shkencerisht qe ju pergjigj thirrjes se atdheut per te ardhur e zhvilluar arsimin tone me standartet me te perparuara te botes se qyteteruar.
    e pra kte thesar tonin sikurse eshte zoti Tafaj na del e na e shajne ca bllokqener injorante zagare te babezitur te rrugacit miljarder edvin ledi makbeth shamko braces se rucit te shpellave te se keqes.

    skan turp keta barbare..

    suksese ministrit Tafaj.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Udhëzimi i MASH-it për studimet pasuniversitare

    Udhëzimi i MASH-it për studimet pasuniversitare


    Ministria e Arsimit përcakton kriteret për organizimin e studimeve në institucionet e arsimit të lartë: hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimeve. Vetëm pak ditë pasi u miratuan kuotat për masterat në të gjitha universitetet e vendit, MASH nxjerr udhëzimin për mënyrën e organizimit të masterave të nivelit të parë, të dytë dhe doktoraturave. Gazeta sjell për lexuesin të dhënat e plota për kreditet e kërkuara për aplikantët, kushtet, fitimin e diplomave të studimit, kohëzgjatjen e programeve, objektivat, lëndët dhe veprimtaritë mësimore të programit të studimit. Në këtë udhëzim të përgatitur pak ditë më parë jepet edhe rregullorja e institucionit dhe ajo e programit të studimit. Udhëzimi përmban shtojcat sqaruese për programet e studimeve universitare (studimet e ciklit të parë, të ciklit të dytë, programet e integruara të studimit të ciklit të dytë dhe strukturën e plotë të programeve të studimit). Po ashtu, përcaktohen kriteret dhe vendet ku duhet mbrojtur gjuha e huaj. Pjesë e udhëzimit janë edhe formularët për propozim për hapjen/riorganizimin e programeve të studimit “Bachelor”, “Master profesional”, “Master i Shkencave” dhe “Doktoraturë”, të detajuara në planet mësimore, programet, kriteret e pranimit, planet financiare. Të gjitha nivelet e studimit pas përfundimit të shkollës së lartë janë të përcaktuara në mbështetje të ligjit të ri të arsimit të lartë, miratuar pak muaj më parë. Gazeta do të sjellë të gjitha detajet për lexuesit, duke filluar që nga dita e sotme dhe në vijim, për të gjitha kategoritë e studimeve pasuniversitare.


    Udhëzimi, kushtet dhe mënyra e aplikimit për “Master” dhe “Doktoratë”


    Zbardhet procedura për aplikimin dhe regjistrimin sipas diplomave
    Dokumentet që duhen dorëzuar për kandidatët e doktoratës

    Udhëzimi i MASH-it përcakton kushtet e pranimit në programet e ndryshme të studimit, si kriteret e konkurrimit, hapjen e konkurrimit, tarifat dhe dokumentacionin që duhet të paraqitet. “Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të zotërojë një diplomë tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një institucion i arsimit të lartë”, - thuhet në udhëzimin e MASH-it. Universitetet (institucionet e arsimit të lartë) kanë të drejtë të propozojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilat shqyrtohen dhe vlerësohen nga MASH-i në këshillim me Konferencën e Rektorëve dhe Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Mbi këtë bazë, ministri miraton, me udhëzim, kriteret dhe procedurat e pranimit në ciklin e parë të studimeve.
    Edhe për programet e studimeve të nivelit të dytë (pasi ka marrë diplomën “Bachelor”, vetë universitetet përcaktojnë rregulloren dhe kriteret specifike për pranimin e studentëve në çdo program studimi të ciklit të dytë, që lidhen me drejtimin e formimit të tyre në ciklin e parë dhe cilësinë e përgatitjes individuale të studentëve. Këto kritere specifike bëhen publike para fillimit të pranimeve të radhës në institucion. “Institucionet e arsimit të lartë i pranojnë kandidatët mbi bazën e një procedure konkurrimi transparente, të përshkruar në detaje, në rregulloret e programeve të studimit, të cilat bëhen publike jo më vonë se 6 muaj para pranimit”, - thotë udhëzimi. Të drejtën për të nisur doktoratën e kanë të gjithë ata kandidatë që kanë diplomë “Master të Shkencave” ose “Master të Arteve të Bukura”, apo diplomë tjetër të fituar brenda apo jashtë vendit, e cila është e ekuivalentuar për nivelin përkatës të studimeve, në përputhje me programin që kërkon doktorata.

    Procedurat për doktoratën

    Rregullorja e programeve të studimit për doktoraturën bëhet publike jo më vonë se 6 muaj para pranimit. Procesi i doktoratës monitorohet nga Rektorati dhe Ministria e Arsimit. Pranimi dhe regjistrimi i aplikantëve organizohet nga njësia përgjegjëse për programin përkatës të doktoratës. Procedura e pranimit të kërkesave bëhet sapo të miratohen kuotat nga Këshilli i Ministrave dhe periudha e pranimit të kërkesave zgjat jo më pak se dy javë. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen individuale që përmban një sërë dokumentesh (shih dokumentet e kërkuara në tabelën 1).
    Udhëzimi thotë se përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Këshilli i Profesorëve të njësisë kryesore përgjegjëse për programin e doktoratës ose Këshilli i Profesorëve të institucionit. Sipas tij, kanë përparësi kandidatët që vijnë nga personeli akademik, të punësuar me kohë të plotë. Këshilli i Profesorëve përgjegjës ngre komisionet ad-hoc sipas fushave përkatëse të çdo programi doktorate për përzgjedhjen e kandidatëve fitues. Kryetari i çdo komisioni të tillë është dekani.
    Lista e kandidatëve fitues, një javë pas aplikimit dërgohet nga komisioni Ad-hoc në këshillin e profesorëve dhe shpallen nga dekani jo më vonë se 2 javë nga mbyllja e aplikimeve. Sipas udhëzimit, dekani përcakton afatet e animimeve të kandidatëve që nuk kanë fituar dhe shqyrtimi i tyre bëhet nga Këshilli i Profesorëve që jep vendimin përfundimtar. Fituesit e doktoraturës duhet të regjistrohen në një periudhë jo më pak se një javë nga data e përcaktuar nga dekani i njësisë kryesore. Fituesi paguan tarifën e regjistrimit dhe tarifa e shkollimit paguhet më këste të përcaktuara nga njësia kryesore e arsimit të lartë (fakulteti). Kësti i parë paguhet menjëherë dhe është sa vlera e tarifës për pjesën e studimeve të organizuara. Studentët që kanë transferuar kredite nga programe të tjera të ciklit të tretë paguajnë vlerën përkatëse sipas moduleve lëndore dhe krediteve që ata duhet të fitojnë në programin përkatës të doktoratës. Tarifa është e përcaktuar nga qeveria, e cila përcakton vlerën për pjesën e studimeve të organizuar për çdo modul lëndor në varësi të krediteve që i takojnë atij dhe vlerën për pjesën e studimeve për periudhën që përmbledh kërkimin shkencor dhe përgatitjen e disertacionit, deri në marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”.

    Specializimi dhe “Master Profesional”

    Për t’u pranuar në një program studimi specializimi afatgjatë, kandidati duhet të zotërojë diplomë “Master i Shkencave”, ose “Master i Arteve të Bukura”, apo diplomë tjetër studimi të fituar brenda apo jashtë vendit, ekuivalente me to, dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv”, - thuhet në udhëzimin e MASH-it. Sipas tij, universitetet përkatëse përcaktojnë kriteret specifike të pranimit në këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve.
    Ndërsa për t’u pranuar në një program studimi “Master Profesional”, kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të parë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve. Udhëzimi përcakton edhe kriteret e pranimit në një program studimi jouniversitar të natyrës profesionale. “Kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi”, - thuhet në dokumentin e MASH-it.

    DOKTORATA, 13 DOKUMENTET PËR APLIKIMIN

    1- Kërkesa e kandidatit.

    2- CV personale dhe bibliografi e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara (nëse kandidati ka të tilla).
    3- Projekt-propozim për temën e disertacionit (me jo më pak se 2000 fjalë), i shoqëruar me një certifikatë të lëshuar nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë, që vërteton origjinalitetin e temës së propozuar, mbështetur në të dhënat e Skedarit Kombëtar të Doktoraturave.
    4- Kopje të noterizuar të diplomës “Master i Shkencave”, ose “Master i Arteve të Bukura”, apo të një diplome tjetër studimi, ekuivalente me to, të shoqëruara me listën e notave apo suplementin e diplomës. Diploma e lëshuar jashtë vendit shoqërohet me vërtetimin e njohjes nga MASH-i.
    5- Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë apo të një diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës (nëse kandidati e disponon një të tillë).
    6- Vërtetimin për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit, së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment (nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë).
    7 Fotokopje të noterizuar të kartës së identitetit/pasaportës.
    8- Dy fotografi për dokument.
    9- Dy rekomandime nga persona me titull akademik.
    10- Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni.
    11- Dëshmi të gjuhës/gjuhëve të huaja (fotokopje të noterizuara).
    12- Vërtetim nga qendra e punës (nëse është i punësuar).
    13- Mandat arkëtimi për tarifën e aplikimit për konkurrim.


    LLOJET E DIPLOMAVE

    “Bachelor”

    Lëshohet pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

    “Master Profesional”

    Jepet në përfundim të programit të studimit “Master Profesional”, pjesë e studimeve të ciklit të dytë dhe ofron arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional të studentit.

    “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve të Bukura”

    Jepet në përfundim të programeve të studimit “Master i Shkencave”, “Master i Arteve të Bukura” ose programeve të integruara në fushat e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të veterinarisë, të arkitekturës, pjesë e studimit të ciklit të dytë dhe që i pajis studentet me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë brenda specialitetit.

    “Doktor” (Dr.)

    Kjo diplomë ka për bazë kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese të pavarur, duke përfshirë edhe 60 kredite për studime të organizuar. Si rregull, ato organizohen brenda një projekti të madh kërkimor-didaktik e kulturor dhe realizohen në koordinim me zhvillimin e dokumentuar të aktiviteteve të kërkimit të njësisë apo institucionet përkatëse.

    Diplomë universitare specializuese


    Programi i studimeve specializuese afatgjata janë programe formimi profesional që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta në fushat e mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të inxhinierisë, të veterinarisë dhe të drejtësisë (Drejtësia ka Magjistraturën). Ato ofrohen me jo më pak se 120 kredite (sipas ligjit për profesionet e rregulluara). Në përfundim të programeve të studimeve specializuese afatgjata lëshohet një diplomë universitare specializimi në fushën përkatëse.


    KUOTAT E QEVERISË PËR MASTERA

    a) Kuotat për “Master i Shkencave” 4075
    b) Kuotat “Master Profesional” 100
    c) Kuotat për transferimin e studimeve 100
    ç) Kuotat për të huajt 50
    d) Kuotat për të verbrit 20
    dh) Kuotat për romët/ ballkano-egjiptianët 20


    Albania

  7. #27
    Ky ligj ka ndryshu nja dy here deri me tani, ne 2007 ka ndryshuar pothuajse rrenjesisht dhe ne 2010 jane bere ca rregullime te tjera, sidomos ne ciklin e studimeve dhe emertimin e Diplomave dhe Masterave, qe sipas meje jane vertete sipas standarteve europiane, gjithmone nese do dine ta zbatojne; studenti dhe cdo i diplomuar ka mundesine te levize dhe te transferoje ETCS cdo semester dhe Diploma do njihet njesoj sikur ta kesh kryer ne nje Universitet te Europes...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Zgjedhjet e reja ne universite. Përpjekjet e Rektorëve&Dekanëve për mandat te ri

    Zgjedhjet e reja në Universitetet Publike po afrojnë dhe së bashku me to, po fillojnë edhe ethet korruptive të disa Rektorëve e Dekanëve aktualisht të zgjedhur për të ri-kandiduar për postet përkatëse, megjithëse pengesa më e madhe për ta është Ligji dhe Rregullorja aktuale, e cila pengon kandidimin për herë të dytë të Rektorëve dhe Dekanëve.
    Rregullorja aktuale e zgjedhjeve e konfirmuar nëpërmjet Ligjit për Arsimin e Lartë Nr.10 307, datë 22.7.2010 njeh kandidimin vetëm me një mandate 4 vjecar nëse fitohet.
    Ligji për Arsimin e Lartë thotë në nënin Nr.23:

    Kohëzgjatja e mandatit për organet dhe autoritetet drejtuese
    1. Organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë zgjidhen për një mandat 4-vjeçar. Autoritetet drejtuese nuk mund të rizgjidhen për dy mandate radhazi në të njëjtin funksion.
    6. Mandati për organet dhe autoritetet e tjera drejtuese dhe administruese të një institucioni të ri publik të arsimit të lartë është i njëjtë me atë të rektorit.

    Ky nen `vdekjeprurës` për ambiciet e disa Rektorëve dhe Dekanëve (që duan me këtë rast edhe të dalin në pension si të tillë), i ka nxitur këta indivdië që të kërkojnë andej këndej duke kërkuar miq në MASH dhe në Parlament për të lobuar që nëpërmjet një propozimi me shkrim në Parlament- të ri-ndryshojnë Ligjin e Arsimit të Lartë të miratuar vetëm para 1 viti, por dhe të ndryshuar 4 herë rradhazi që nga viti 2003 e këtej (nga qeveritë përkatëse të zgjdhura me rotacion politik), ndryshimin e Nenit Nr.23 duke e përshtatur atë që organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të zgjidhen për herë të dytë …
    Nuk do të kishte ndonjë kuptim të vecantë sikur këto propozimet të mos i bënin po ata individë që aktualisht janë autoritete drejtuese nën drejtimin e të cilëve Fakultetet dhe në ndonjë rast dhe ndonjë Universitet publik kanë shkuar si mos më keq përsa I përket cilësisë së mësim dhënies dhe të rrushfetit.
    Po këta individë të vecantë të cilët bënë cmos në zgjedhjet e fundit , ato të vitit 2007-2008 që të ripërsëritnin mandatet e tyre sepse po këta njerëz kanë qënë edhe para viteteve 2007 drejtues të këtyre Fakulteteve.
    Nëse ndodh kjo, atëhere Fakultetet përkatëse do t`i marrë `lumi`, qoftë në aspektin e rënies së cilësisë së mësim dhënies, qoftë në mos rinovimin e dhe përzgjedhjen e njerëzve të rinj e me perspektive në drejtimin e Fakulteteve publike.
    Përsa i përket Rektorëve, do të ishte mirë të ndryshonte ligji duke i emëruar ata në vënd që të zgjidheshin, sepse në fund të fundit Rektori i një Universiteti Publik është një përfaqësues politik i cili duhet zëvëndësuar pasi të bëhet rotacioni politik.
    Problem i dytë për ndryshime do të ishte dhënia e përgjegjësisve më të mëdha të Përgjegjësit të Departamentit i cili de juro është një autoritet drejtues por de facto gjithmonë është nën varësi institucionale nga Autoritete jo-drejtuese të Fakultetit dhe të Universitetit, si dhe nën një varësi faktike juridike dhe akademike nga Dekani, në vënd që Përgjegjësi i Departamentit duhej ti bindej vetëm Këshillit të Fakultetitpër vendim-marrje profesionale dhe për problemet e cilësisë së mësim-dhënies,dhe lirive akademike.
    Problemet janë të shumta.
    Unë mendoj se Rregullorja për Zgjedhjet në Fakultetet dhe Universitetet Publike duhet rregulluar, dhe jo Ligji për Arsimin e Lartë.
    Në këtë Rregullore duhen rregulluar: pikat ku flitet për Zgjedhjet e Dekanëve dhe Përgjegjësave të Fakultetit duhet qartësuar se individët që duhet të kandidojnë të jenë të kategorisë Profesor për `Dekan` dhe `Rektor`,- dhe minimalisht të kategorisë Doktor Shkencash për kategorinë `Përgjegjës Departamenti`. Gjithashtu duhet të qartësohet se kandidatët duhet të jenë të profilit përkatës në mënyrë përcaktuese dhe të japin mësim në atë Fakultet apo të jashtmit të paktën të jenë të profilit përkatës, sepse sic po shohim ka plot raste kur Përgjegjësat e Departamentit dhe Dekanë janë jo të profilit; kjo ka shkaktuar shumë problem qoftë në cilësinë e mësimdhënies ashtu dhe plot kontradikta brënda Fakultetit dhe Departamentit në aspektin e prioriteteve dhe të mosnjohjes së problemeve.
    Në përfundim, zgjedhjet e reja janë zgjedhje për të rinovuar dhe për ë zgjedhur njërëzit më të mirë profesionalisht duke përforcuar në këtë mënyrë teknkrocainë dhe meritokracinë akademike universitare.
    MASH , nuk duhet të pranojë në asnjë mënyrë propozime të ndonjë Dekani apo Rektori të degjeneruar dhe të korruptuar, dhe të hedhë poshtë insistimin e tyre për të amenduar nenin Nr.23 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Parlament, në mënyrë që ata të kenë favorin e një mandati të dytë, sepse ky mandat edhe sikur ata ta fitonin (për arsye të qëndrimit të tyre jashtë ligjit në drejtim) pasi të amendohej ky Nen, ne do të shihnim me keq-ardhje, se Fakultetet dhe Universitetet Publike në të cilat do të rizgjidheshin këta individë- vetëm sa do të dëmtoheshin dhe do të pengoheshin aspiratat, perspektivat dhe vetëm do të ulnin kreditet e institucioneve që drejtojnë.
    Pra, nëse Neni Nr.23 do të ndryshohej në favor të disa individëve të korruptuar, këto Fakultete dhe Universitete do të bënin hapa prapa, do të shtonin korrupsionin dhe sigurisht stafet akademike do të vuanin pasojat e disa diktatorëve të vegjel e të shpifur qoftë për vetë stafet e tyre akademike qoftë për studentët të cilët kërkojnë ndryshime të cilat do ta coni përpara akademizmin dhe cilësinë e mësim-dhënies.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Arsimi I lartë rrezikohet seriozisht nga ndërhyrjet e shpeshta në Ligjin e Arsimit të

    Është hera e shtatë që ndërhyhet në Ligjin e Arsimit të Lartë që pas vitit 2000 dy herë nga Koalicioni I Majtë dhe 5 herë nga Koalicioni në fuqi.
    Pa nënvlerësuar Strategjinë e Arsimi të Lartë të përgatitur nga Koalicioni I fundit qeveritar, taktikat dhe interest plitike të vogla po vazhdojnë të shtrembërojnë idenë kryesore tëArsimit ëëLartë: atë të rritjes së përfshirjes së rinisë në Arsimin e Lartë pra shtimin e Sutdentëve gjë që e cila ndikon mjaft mirë qoftë në ngritjen intelektuale dhe profesionale të tyre ashtu dhe në pakësimin e gjëndjes së papunë por me potencialin e një gjetjes së një pune të mirë si brënda vendit ashtu dhe jashtë vendit. Faktori tjetër I kapur mirë është gjihashtu dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet arsimimit të vazhdueshëm në krahasim me vëndet e tjera sepse dihet që vëndet e vogla janë më të prirura të asimilohen nga ana kulturore dhe më vonë edhe nga ana kombetare nga Globalizmi. Ti lëmë anët e mira me të cilat krenohet Shqipëria dhe politika aktuale.
    Me pak fjalë cfarë nuk po shkon në Arsimin e Lartë dhe përse këto ndryshime kaq të shpeshta në Ligjin për Arsimin e Lartë?
    Ndërhyrja e fundit dihet që është një ndërhyrje fare e panevojshme dhe në një farë mënyre cinike pot ë shohësh dhe reagimin e Komisionit Ligjor përkatës si dhe votimin me rezultat shumë të ngushtë. Ishte një ndryshim për mendimin tim thjsht për arsye personale, thjesht se dikush nga Rektorët dhe Dekanët disa nga të cilët e janë një mandate të tretë të fituar kot fare, ndërhynë nëpërmjet nën/kryetarit të Kuvendit popullor për të kaluar draftin për prëmrsimin e nenit I cili pengonte rikandidimin nen I cili u vendos po nga kjo maxhorancë në 2007. Ligji u ndryshua pa mbushur mirë 1 vit nga amandamentet e bëra më qershor 2010. Kjo tregon në rradhë të parë se ligjet për Arsimin e Lartë kanë një impact të lartë ndaj interesave politike qoftë të kryesisht të maxhrorancës e cila e ndryshoi për të stabilizuar disa amendime të bëra më përpara por me thënë të drejtën, amendimet u bënë edhe për interesa personale të njërit krah apo të ndonjë individi të fuqisëm.
    Cfarë të `korrash` do të kemi nga këto amendime të befasishme dhe krejtësisht klienteliste brënda këtyre dy-tre viteve dhe sidomos nga ky I fundit?
    Do të kemi:
    së pari- ri fitimin e posteve të Dekanit te Rektorit dhe të Pergjegjësit të Departamentit (autoriteteve drejtuese) të ayre fytyrave të cilat kanë drejtuar për 8 vjet rradhazi, dy Dekanë nga të cilët kanë që nga viti 2004-2005 në drejtim dhe nuk është harruar ende përpjekjet e tyre në 2007-2008 për të kandiduar. Njëri nga ata, Dekani I Infermjerisë nuk ju dha e drejta të kandidonte në 2007-2008 dhe Ministri I atëhershëm z. Genc Pollo anulloi zgjedhjet, Urdhër I cili nuk është zbatuar edhe sot e kësaj dite ,për shkak se gjykata e shkallës së parë e hodhi poshte sigurisht për arësye se nuk u paraqit ndonjëri për të treguar se c`kishte ndodhur.
    Së dyti, amandamentet e bëra shpejt e shpejt, futën titullin e Docentit, vetëm e vetëm që disa nga Lektorët të përfitonin një titull për të rritur pagën duke I a kaluar me pagë dhe Doktorit të Shkencave, le pastaj të themi se kush I fitoi atë titull mësimor..
    Së treti, në ligjin për arsimin e lartë u hoq eksperienca në punë e vite për të fituar titujt akademikë, dhe sot Arsimi I lartë gjëndet para një përmbytjeje të madhë me tituj akademikë si doktorë shkencash pa eksperiencë fare akademike, Docentë me eksperiencë në shkolla fillore e të mesme, dhe Profesorë të associuar dhe Profesorë pa eksperiencë akademike , pa bërë një tekst serioz mësimor, pa monografi, sic janë disa nga ata që po pretendojnë tituj akademikë më të lartë. Kjo nuk e nderon Shqipërinë sepse kemi një tufë pedagogesh pa identitet dhe asnjë experience akademike.
    Së katërti, rindërhyrjet në Ligjin për Arsimin e lartë nuk I dhanë rrugë zgjidhje ashtu si ja kemi rekomanduar Ministrit për Rektorin- I cili është më mirë të emërohet se sa të zgjidhet, sepse në fakt Rektori është një njeri politik dhe hiqet kur vjen rotacioni politik.
    Së pesti, rrogat e Dekanëve dhe të Përgjegjësit të Departamentit duhet të jenë më të larta sepse janë autoritete drejtuese profesionale.
    Së gjashti, ndoshta ka ardhur koha që titujt le të jepen nga vetë Universitetet dhe jo të miratohen në MASH, pikërisht për të shmangur abuzimet me titujt skencore për shkak të rritjes së rrogës.
    Së shtati, Ligji për Arsimin e Lartë duhet të rregullojë edhe njëherë Rregulloren e Zgjedhjeve sepse e ka lënë evasive se kush mund të emërohet dhe kush mund të zgjedhet përgjegjës Departamenti, Dekan, apo Rektor, sepse për të drejtuar një Departament dhe Fakultet duhet medoemos një Pedagog i Profillit dhe jo pedagogë rroma për toma të profileve të tjera të cilët shkaktërrojnë Departamentët dhe Fakultetet, sepse është njësoj sikur Dekan të Fakultetit të Mjekësisë të zgjedhësh një Inxhinjer dhe anasjelltas. Këto të cara ka lënë dhe po le Ligji I Arsimit të Lartë falë ndërhyrjeve të shpeshta, pa kriter dhe për mendimin tim totalisht klienteliste.
    Nuk ka qënë e largët dita kur zv/ministra rregullonin nenet e ligjit për të përfituar më shumë dhe `për t`juauftur të tjerëve të cilët nuk I kishin marrë titujt ende. Nuk ka qënë e largët dita kur zv. Ministra dhe sekretarë Ministri japin urdhëra që të emërohet ky dekan, ky përgjegjës departamenti në kundërshtim me ligjin.
    Atëhere del pyetja finale? E kush do ta mbrojë e respektojë ligjin, kur vetë ligjvënësit dhe dikasteri i lartë I ministrisë ndërhyn duke mos e respketuar atë?
    Ndërhyrjet në ligjin për Arsimin e lartë ka ardhur koha ti bëjnë profesionistët dhe jo politikanët.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Masterat, rishpërndarja e 831 kuotave sipas universiteteve

    MASH rialokon kuotat e mbetura të parealizuara për masterat profesionalë dhe shkencorë. Fakultetet në pritje të kuotave shtesë për transferimet dhe part-time

    Rishpërndahen 831 kuota pranimi për studimet e ciklit të dytë, Master Profesional dhe Master Shkencor. Bazuar edhe në kërkesat e bëra nga vetë universitetet për kuotat e mbetura të parealizuara në këto programe studimi dhe kalimin e tyre në drejtime që kanë më shumë kërkesa, Ministria e Arsimit ka miratuar së fundi rishpërndarjen e kuotave për masterat profesionalë dhe shkencorë sipas universiteteve. Më konkretisht, 287 kuota u përkasin programeve të studimit Master Profesional, që janë rindarë në disa degë të Universitetit të Tiranës, Politeknikut, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit. Ndërsa 544 kuotat e tjera që i përkasin Masterit Shkencor janë rialokuar për Universitetin e Tiranës, Politeknikun, Vlorën, Shkodrën, Elbasanin, Durrësin dhe Artet. Aktualisht, fakultetet gjenden në pritje të shkresave të MASH jo vetëm për kuotat e masterave, por edhe për ato shtesë të transferimeve që janë 100, si dhe 80 të tjerave për studimet me kohë të pjesshme. Pas marrjes së këtyre kuotave, fakultetet do të rihapin procesin e pranimit të kandidatëve në bazë të kritereve të vendosura prej tyre.

    Master Profesional

    Universiteti i Tiranës

    Qeverisje dhe Politika Publike 20

    Informatikë Biznesi 30

    Administrim-Biznes 4

    Kontabilitet 4

    Financë 4

    Menaxhim Turizmi 5

    SEE 1

    Marketing 1

    Administrim Publik 2

    Sisteme Informacioni në Ekonomi 50

    Universiteti i Korçës

    Gjuhë-Letërsi AM 5

    Shkenca Sociale AM 5

    Universiteti i Durrësit

    Didaktikë 62

    Universiteti Politeknik

    Inxhinieri Gjeomjedisi 9

    Inxhinieri Ndërtimi 3

    Universiteti i Vlorës

    Administrim Publik 30

    Infermier Kirurg 9

    Infermier Patolog 9

    Mësuesi në Gjuhë Angleze 9

    Universiteti i Elbasanit

    Drejtim dhe Administrim Arsimi 5

    Menaxhim Infermieror 20

    Totali 287

    Master Shkencor

    Universiteti i Tiranës

    Marrëdhënie Ndërkombëtare 2

    Biologji Mjedisore 5

    Inxhinieri e Proceseve Kimike 2

    Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore 10

    Informatikë 15

    Mësues AM në Kimi 30

    Mësues AM në Matematikë 50

    Menaxhim Infermieror 15

    Teknik Laboratori 4

    Fizioterapi 4

    Mami 4

    Imazheri 4

    Shëndet Publik 23

    Drejtësi Civile 21

    Drejtësi Penale 21

    Drejtësi Publike 21

    Financë 4

    Kontabilitet Auditim 4

    Marketing 1

    Sisteme Informacioni në Ekonomi 4

    Ekonomiks 1

    Administrim Publik 2

    Administrim Biznesi 4

    Legjislacioni dhe Institucionet e BE 3

    Politika dhe Qeverisja në Europë 3

    Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare 4

    Universiteti i Vlorës

    Financë 7

    Administrim Biznesi 9

    Mësimdhënie e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë 9

    Pedagogji e Specializuar Sociale 29

    Shkenca Infermierore 25

    Universiteti Politeknik

    Inxhinieri Matematike 3

    Inxhinieri Ndërtimi 1

    Inxhinieri Elektronike 3

    Universiteti i Shkodrës

    Administrim-Biznes 10

    Turizëm i Qëndrueshëm 10

    E drejtë Kushtetuese dhe Administrative 20

    E drejtë Private e Biznesit 20

    Financë 10

    Psikologji Organizative 10

    Psikologji Klinike 5

    Psikologji Ligjore 5

    Universiteti i Elbasanit

    Drejtim Bankar 5

    Gjuhësi 5

    Menaxhim 5

    Psikologji Edukimi 5

    Trashëgimi Kulturore 5

    Universiteti i Durrësit

    Menaxhim dhe Supervizim i Institucioneve Arsimore 60

    Universiteti i Arteve

    Aktrim 2

    Regji Filmi dhe TV 4

    Regji Teatri dhe Spektakël 2

    Skenografi-Kostumografi 2

    Këngë Lirike (Kanto) 7

    Pikturë-Grafik 5

    Totali 544

    MAPO

  11. #31

    Lightbulb Universitetet private dhe publikja që s’e kemi ndërtuar

    Fatos Lubonja

    Njëzetenjë vjet prej kohës kur studentët dolën me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, nëse një student shqiptar aplikon për punë në një vend evropian me diplomë shqiptare, kjo nuk i njihet. Pra, një brezi të tërë, që ka lindur në atë kohë, i duhet, njëlloj si brezit të komunizmit, të fillojë nga e para apo të japë provime shtesë - dhe thuhet se shanset i ka më të pakta se brezi i komunizmit. Pas skandalit me diplomën e shitur Renzo Bossit kjo perspektivë bëhet edhe më e errët. Ndërkaq, paradoksalisht, askush nuk e vë re këtë dështim dramatik, përkundrazi dëgjojmë hosanara për gjendjen e arsimit tonë të lartë.
    Një pjesë, me në krye Henri Çilin, kërkojnë të na e rrisin optimizmin duke iu referuar universiteteve private si rruga për t’u bërë “evropianë”, siç sugjeron edhe emri i universitetit të tij. Mendimi im është se me universitetet private vështirësitë e mirëarsimimit të shqiptarëve nuk po zgjidhen, por po thellohen. Le të përpiqem ta argumentoj qëndrimin tim.
    Së pari, më duhet të them se thelbi i kritikës sime kundër arsimit privat qëndron në atë se e drejta e arsimimit është një e drejtë themelore e njeriut. Sipas këtij vizioni, në të cilin besoj thellësisht, qoftë edhe vetëm duke parë, “sipërfaqësisht”, se sa të bukur janë të gjithë fëmijët e kësaj bote, shkollimi i fëmijëve është një punë publike që nuk duhet bërë kurrsesi në frymën e përfitimit material dhe aq më pak të atij afatshkurtër, por me frymën e shërbimit ndaj të gjithë fëmijëve, në emër të një përfitimi shumë më afatgjatë dhe jo vetëm material. Sepse, asgjë më shumë sesa shkolla nuk kultivon sot, krahas çlirimit të njeriut nga burgu i padijes, edhe ndjenja e vlera të tilla si ato të kohezionit social, të solidaritetit, të kontinuitetit të jetës së një shoqërie, të një kulture e të një historie të përbashkët që hapen ndaj kulturave të tjera. Dhe, sipas këtij vizioni, ashtu si një familje sakrifikon shumëçka për të shkollur e edukuar fëmijët e vet, ashtu edhe një shoqëri, si një familje e madhe, duhet të kujdeset për të gjithë fëmijët e vet. Nisur nga ky vizion gjykoj se trajtimi i arsimit si një çështje përfitimi privat, siç po ndodh sot tek ne, jo vetëm në shkollat private, e që lidhet ngushtë edhe me polarizimin e shoqërisë, po e varfëron dita ditës shoqërinë tonë, sa duke bjerrur vlerën e arsimimit aq edhe duke lenë jashtë mundësive të shkollimit shumë fëmijë, ndër të cilët mund të ketë edhe shumë talente të rrallë.
    Kundër këtij argumenti vlen të diskutohet vetëm me ata sipas të cilëve privatja dhe publikja nuk janë në kontradiktë me njëra tjetrën, por se një privat që punon mirë për interesin e tij mund të jetë, pikërisht për këtë, i dobishëm edhe për shoqërinë. Së pari, u kujtoj këtyre se, përsa i përket arsimimit, edhe në vendin e kultit të inisiativës së lirë private, SHBA, të cilit ata i referohen aq shumë, universitetet nuk punojnë për interes privat, por janë “non profit” dhe se madje, përkundrazi, janë privatët që derdhin para në ta në formë filantropie ose lehtësimi barre fiskale, ndërkohë që studentët paguajnë jo për të mbushur xhepat e ndoca individëve, por pasi këta universitete paguajnë shumë mirë pedagogët, kanë investime të mëdha për kërkime shkencore, për rinovime të laboratorëve etj., etj. Së dyti, u shtroj atyre pyetjen: a mund të flitet për privatë filantropë në kapitalizmin e ri shqiptar ndërkohë që shohim se edhe në botën e kapitalizmit të të drejtave të njeriut po e përjetojmë jo pak, madje edhe në formë dramatike, thënien e Krishti se “Është më lehtë të kalojë një deve në vrimën e gjilpërës sesa një i pasur të hyjë në mbretërinë e qiellit”?

    ***
    Në këtë pikë më duket se vlen të them dy fjalë për atë që e cilësova “publike”, duke iu referuar si regjimit komunist edhe sistemit të sotëm, pasi, sipas meje, ka shumë keqkuptim kur pretendohet se privatja e sotme është e kundërta e “shtetërores” së regjimit të djeshëm. “Shtetërorja” e komunizmit nuk ka qenë publike, por formë e sundimit të një bande që e përdorte ekonominë shtetërore dhe arsimin shtetëror për interesin e pushtetit dhe të mirëqënies së vet, paçka se kjo nuk ndodhte në formën e vënies së pasurive private të trashëgueshme. Po ashtu, përvoja e këtyre njëzet vjetëve nën sundimin e më të këqijve të komunistëve, atyre të kthyer në antikomunistë, na ka treguar se “publikja” që ata duhet të menaxhojnë, jo vetëm trajtohet si “shtetërorja” e djeshme, por, e shartuar me privaten, nëpërmjet korrupsionit, ajo është vënë kryekëput në funksion të pasurimit të një grupi njerëzish dhe në dëm të interesit publik. Në thelb, pra, nuk kemi kontradiktë, përkundrazi kemi të bëjmë me vazhdimësi, më saktë me dy ekstreme që puqen, ku arsimi është vetëm një nga aspektet. Sigurisht sistemi që kemi ndërtuar ka edhe “zbutjet” e veta, veçanërisht kur vjen puna për karakterin totalitar të sistemit te djeshëm, sepse ky i sotmi, sikurse e kam thënë edhe në shkrimin paraardhës, e lejon shumë më tepër kritikën ndaj tij në favor të publikes, por, sipas meje, gjithë duke mbetur thellësisht antipublik.
    Ilustrimi më i mirë i vazhdimësisë së antipublikes edhe në sistemin e sotëm janë politikat dhe ekonomitë piramidale që janë ndërtur në Shqipëri gjatë këtyre njëzet vjetëve. Me ekonomi piramidale kam parasysh atë çka përjetuam në mënyrën më të dukshme me piramidat e 97-tës: së pari, mashtrimin e publikut nga një grusht individësh me premtimin e zgjidhjes së një nevoje bazike për ta, së dyti, faktin se mashtrimi nuk zbulohet dot nga shteti, nga mediat, nga opozita, pasi ato janë pjesë e këtij mashtrimi; së treti, faktin se vjen një moment kur mashtrimi akumulon aq të keqe saqë kjo shpërthen me pasoja dramatike për gjithë shoqërinë. A nuk ishte kështu edhe piramida e madhe e 45 vjetëve komunizëm: një mashtrim i madh i bazuar në premtimin se do të hamë me lugë floriri, që përfundoi me ekzodin dramatik të shqiptarëve më 1990-91? Piramidat e sotme pra, ndryshe nga ç’mendohet pa u thelluar, e kanë mëmën e tyre tek piramida e madhe 45-vjeçare e komunizmit dhe tek antropologjia e njeriut të edukuar në atë regjim. Pjella e parë e kësaj mëme të madhe, qenë piramidat financiare të 97-tës për dëmin e së cilave nuk është nevoja të flas. Pjella e dytë është industria e ndërtimit, që u zhvillua veçanërisht në epokën e socialistëve në pushtet. Një pjellë e tretë e rëndësishme, sipas meje, janë universitetet private. Le të them dy fjalë për dy të fundit.
    Piramidat e ndërtimit, që ende s’kanë falimentuar, por janë në krizë të thellë, vërtet zgjidhën një pjesë të nevojave të shqiptarëve për strehim, - mashtrimi bazohet gjithnjë mbi një nevojë bazike të njerëzve – por ama ua zhvleftësuan shumë shpejt atyre investimin e bërë. Dhe kjo jo vetëm pse u zunë ajrin, dritën e diellin me dendësinë e paparë të ndërtimeve, jo vetëm pse i sollën një dëm katastrofik shtëpisë së tyre të madhe në kuptimin e shkatërrmit të territorit, pejsazhit, natyrës, trashëgimisë kulturore, por edhe pse zhvilluan një ekonomi krejtësisht njëdimensionale, që, me fundin e saj, e ka venë në rrezik vendin me projektin piramidal numur katër të Sali Berishës, i cili, përballë nevojës së pangijëshme për pushtet dhe për para, ka zgjedhur t’ia falë Shqipërinë çdo privati që kërkon të hapë fabrika çimentoje, të digëzojë lumejtë shqiptar, të sjellë plehëra për të djegur, të krijojë petrolifera gjigante, parqe industriale etj., me pasoja të pallogaritëshme për ambjentin dhe cilësinë e jetës së shqiptarëve në terma afatgjata.
    Universitet private janë në thelb pjella e tretë në lulëzim e sistemit piramidal. Këtë ta sugjeron pikërisht fakti se, ndërkohë që ato pretendojnë se po u përgjigjen një nevoje bazike të njerëzve, arsimimit të fëmijëve të tyre, e ndërkohë që prodhojnë një mall skarso, lehtësisht të verifikueshëm edhe “me sy të lirë”, ato, ashtu si industria e ndërtimit, po shoqërohen me lulëzimin e mediave si instrumenti i kapjes së elitës intelektuale të gazetarisë e të pushtetit politik gjithashtu. Aktiviteti transversal i Çilit si pronar biznesi universitetar, pronar i mediave të këtij biznesi, si lobues i fuqishëm në fushatat elektorale të politikanëve, por edhe si gazetar dhe anëtar bordesh të shoqërisë civile e këshilltar shtetëror, është ilustrimi më i mirë i këtij sistemi.
    * * *
    Kjo është analiza ime. Ka plot që e ndajnë këtë analizë, madje edhe Çili flet për nevojën e ndryshimeve të rëndësishme, por cila është rrugëdalja? Sipas pronarëve të universiteteve private që pretendojnë se janë “ndryshe” nga ata që janë më të mëdhejtë, mekanizmi i normalizimit është “tregu, i cili nuk mund të dështojë” – thotë Çili – “as tek universitetet”, pasi “tashmë e ka treguar veten.” Sipas tyre, nëpërmjet seleksionimit, njerëzit do të dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe do të bëjnë kështu të mbijetojnë më të mirët, a thua se tregu ynë është nga ata ku lulëzon konkurrenca e lirë dhe universitet qenkan si restorantet ku, pasi shkon dy herë dhe s’të pëlqen gjella, largohesh.
    Për mua në idenë se “tregu nuk mund të dështojë” ka dy probleme të rëndësishme, njëri botëror dhe tjetri specifik shqiptar. I pari ka të bëjë me fetishizimin e tregut. Veçanërisht kriza e sotme po tregon pikërisht të kundërtën: se tregu financiar e ka futur botën në një humnerë nga e cila nuk dihet se si do të dalë mu pse ai, duke u fetishizuar, është bërë i pakontrollueshëm, më i rëndësishëm edhe se vetë demokracia dhe vetë jeta reale e njërëzve.
    Por le të shohim çka ndodhur këta njëzet vjet me tregun tonë “të lirë” edhe nëpërmjet këtij fetishizimi. Po t’u referohemi piramidave të para, që u trumbetuan nga Sali Berisha si zhvillim i madh i ekonomisë së tregut, do të shohim se në rrugën e tyre drejt dështimit, ato më të mëdhatë si VEFA dhe Gjalica, i hëngrën ato të voglat duke rritur përqindjen e parave që jepnin, mu sepse, duke patur edhe më shumë lekë dhe lidhje me politikën, kishin edhe më shumë mundësi të tërhiqnin/mashtronin njerëzit. Po ashtu, s’mund të thuash kurrsesi se tregu ynë e ndaloi në kohën e duhur industrinë e ndërtimit. Mjaft të shikosh dëmin që është bërë tashmë. Edhe përsa i përket universiteteve tona private (pa përjashtuar ata shtetërore) dëmi që po shkaktohet është katastrofik, dhe jo aq për shkak të boshatisjes më kot të xhepave të qytetarëve, por në kuptimin e dëmit mbi kapitalin njerëzor, pasi po mbushet vendi me injorantë dhe të paaftë. Dhe ndërkaq nuk duket asnjë shenjë seleksionimi nga tregu, përkundrazi. Kujtoj se skandali Bossi doli nga Italia në një kohë kur të tjerë universitete po çelnin lulet e para. Shkaku është i qartë, sepse kjo ekonomi piramidale krijon strukturat e veta për të mbajtur veten në këmbë: kryesisht ato mediatike dhe politike. Përndryshe Çili do të merrej me universitetin, s’kishte pse shpenzonte energji dhe para për media dhe fushata elektorale. Më thoni, a mund t’u bësh kritikën, të investigosh e denoncosh skandale në këta universitete kur këta kanë lidhje të forta me politikën, kanë në dorë thuajse krejt elitën intelektuale e të gazetarisë së vendit, madje kanë kapur me strukturat e tyre edhe drejtësinë e prokurorinë, kur edhe vetë kandidati për President, anëtari i gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori është senior pedagog në universitetin e Çilit sëbashku me Argita Berishën dmth. të bijën e Kryeministrit? A mund të mendohet se njerëz që kanë kapur apo do të kenë kapur nesër majat e pushtetit dhe të administratës me diploma koti apo deri të blera të mund të heqin dorë nga pushteti? Aq sa ç’hoqën dorë partizanët e zbritur nga malet në piramidën e parë. Jo, nëse duam të evitojmë më të keqen duhet të lëvizet sa më parë që të ndryshohet kjo gjendje.

    ***
    Zgjidhja ime për arsimin e lartë është po ajo që kam propozuar prej kohësh, kur i kam bërë kritikën gjendjes së mediave private që, në thelb, janë pjesë e të njëjtit sistem. Ne kemi nevojë të ndërtojmë publiken – them ta ndërtojmë sepse nuk e kemi pasur asnjëherë – dhe të ndërtojmë, po ashtu, privaten që respekton rregullat e konkurencës së ndershme në një treg të lirë. Pra, nuk jam kundër privates në përgjithësi, siç më akuzon Çili, por jam kundër një privateje që është antipublike. Kurse përsa i përket arsimit, në veçanti, e rikthesoj se privatja që kundërshtoj është ajo që sistemin e arsimit e konsideron si një sistem fitiprurës për privatin. Sepse, duke ia nënshtruar arsimin vetëm nevojës se klientit për diplomë dhe jo nevojës se publikes për të patur se pari qytetarë me një bagazh të konsoliduar dijesh, sidomos për vende pa treg të specializuar pune si Shqipëria, fitimprurësi rezulton katastrofik sepse prodhon injorancë. (Këtu vlen të ve në dukje se edhe për sistemin “non profit” të universiteteve private amerikane ka mjaft kritika. Ai akuzohet se po çon drejt një bombe ekonomike, pasi studentët janë në borxhe deri në grykë, pasi, duke mos qenë në gjendje të paguajnë koston e shkolles ata marrin kredi. Kjo do të thotë që këta dalin në jetë me një barrë borxhesh çka ua ndrydh lirinë, edhe atë për të kundërshtuar, edhe atë për te ndjekur ënderrat e tyre, pasi më së pari duhet të lajnë borxhet.)
    Por le të thehemi tek publikja. Ndërtimi i saj nuk mund të kryhet pa zgjidhur problemin e problemeve; konfliktin e interesit midis shërbimit publik dhe interesit privat që bën që publikja, që nënkupton kryekreje punën e politikanëve, gazetarëve, mësuesve, të tjetërsohet në antipublike dhe që privatja, në vend se të jetë në një drejtim me interesin publik ta shkatërrojë dhe gërryejë përditë këtë interes.
    Nuk mund të hyj këtu në detaje, por disa linja janë të qarta për këdo. E para është bërja transparente e konflikteve të interesave midis publikes dhe privates dhe pastaj eliminimi i tyre. Nuk mund të pranohet që politikanë tanë të jenë njëherësh edhe menaxherë e kontrollorë të interesit publik edhe pronarë apo sponsorë me para publike të bizneseve të tyre private, të kenë në dorë a nën kontroll edhe media private, të jenë të mbështetur edhe nga gazetarë e akademikë nëpërmjet universitetesh private sikurse është modeli që mban në këmbë sistemin Çili. Këto interesa dhe pushtetet që burojnë prej tyre duhen ndarë dhe ndarja duhet të synojë kryesisht krijimin e kushteve që politikanët, akademikët, intelektualët dhe gazetarët më së pari të kryejnë shërbimin publik sipas ndërgjegjes së tyre, pa qenë të shtrënguar ta deformojnë këtë nga presioni i interesave private, siç ndodh sot e gjithë ditën në vendin tonë. E për këtë mendoj se rruga më e shëndetëshme në kushte tona specifike, është ndërtimi i publikes të vërtetë. Pra nëse ndërtojmë një arsim të lartë publik që ka në thelbin e vet idenë e shërbimit dhe jo përfitimit, atëhere, duke i hedhur paratë publike atje pa përjashtusr që studentët të paguajnë diçka, do të krijonim mundësi për të gjithë të shkollohen dhe njëherësh që akademikët e padagogët të punojnë me dinjitet e të paguhen siç duhet pa i qenë mirënjohës pazareve me politikën dhe pa punuar duke humbur dinjitetin personal dhe të profesionit duke arritur deri të firmosin diploma fallco. Do të arrinim po ashtu të evitonim që prindërit e studentëve tanë të paguajnë për gazeta e televizione që në vend se të bëjnë detyrën e informimit të tyre bëjnë më së shumti atë të dizinformimit dhe manipulimit të tyre. Dhe nuk e pranoj argimentin: shih universitetin publik, shih televizonin publik të Sali Berishës dhe pastaj fol kështu. Mendimi im është se nëse arrijmë të moralizojmë dhe demokratizojmë shtetin arsimi publik ka shumë më tepër mundësi të kontrollohet në aktivitetin e vet si shërbim dhe jo si përfitim sesa privati. Sigurisht që të ndodhë kjo më së pari duhet të moralizohet dhe të demokratizohet politika çka do të thotë të mos kemi në krye të politikës përfaqësuesit e interesave të këtyre piramidave. Ja pse flas për eliminimin e konfliktit të interesave. Por si mund të kryhet kjo ndërkohë që jemi në një situatë ku kapja e shtetit forcon sistemin piramidal dhe forcimi i sistemit rrit kapjen e shtetit aq sa sot gati s’mund të flasësh dot as për konflikt interesash pasi, në fakt, ata për të cilët po flas i kanë grumbuluar në duart e tyre të gjitha interesat? Nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje, ndërkohë që, për shumicën, kjo përgjigje është në rend të ditës dhe jo vetëm përsa i përket arsimit. Është i madh numri i atyre që thonë se tashmë i sëmuri është i pashërueshëm. Por, sipas thënies “më mirë vonë se kurrë”, nuk mund të mos ngulmosh se vendi ka nevojë për ndërgjegjësimin se në këtë rast na pret më e keqja, prandaj duhet të lëvizim. Kryeministri ynë e ka provuar njëherë rënien e piramidave, por vazhdon me kokëfortësi të njëjtën formë qeverisjeje. Ndoshta mendon (me të keq) se “ndërgjegjësimi pa veprim nuk ndryshon asgjë” – siç citonte Obamën në shkrimin e botuar në gazetën amerikane “The Hill”. Por, po vjen koha, megjithatë, që ky ndërgjegjësim të sjellë prodhimin e një “evenimenti historik” si ai kur dolën studentët në rrugë me thirret “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Erërat që po fryjnë nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia sjellin pikërisht mesazhin e deligjitimimit të një klase politike që dukej e pazëvendësueshme dhe që sot po e sheh veten dita ditës më në minorancë mu pse, në vend se të interesit publik, ka parë atë të vetin. “Eveniment historik” është një seri ngjarjesh të rëndësishme, të lidhura me njëra tjetrën, që sjellin një transformimi të qëndrueshëm të strukturave.” thotë William Hamilton Sewell (Logics of History: Social Theory and Social Transformation). Që strukturat e ngritura këto njëzet vjet në këtë vendin tonë duhet të transformohen në emër të ndërtimin të strukturave që mbrojnë interesin publik këtë e sheh edhe qorri. Se kur dhe si do të kalohet në veprim për të prodhuar “evenimentin historik” këtë nuk di ta them saktësisht, por di të them se, që ky të jetë sa më mirëstrukturues dhe jo shkatërrues, nuk duhet të presim falimentimin total të piramidave, siç pritëm falimentimin e piramidave të 97-tës; apo, aq më keq, të piramidës mëmë të premtimit se do të hanim me lugë floriri. (Panorama, 8 qershor 2012)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Eshte e vertete qe gjendja e sistemit te arsimit ne Shqiperi eshte pertoke. Dhe me sistem arsimi kam parasysh si ate publik edhe ate privat. Eshte per tu cuditur, por shkollat private ne Shqiperi kane nje standard me te ulet mesimdhenie se sa ato publike. Dhe kjo eshte komplet ndryshe nga gjithe bota e qyteteruar, ku shkollat private kane nje standard me te larte se ato publike. Problemet qe une shoh me te jane dy:

    - Korrupsioni.
    - Mungesa e standardeve dhe certifikimi i dijes nuk behet nga Ministria e Arsimit.

    Liberalizimi i universiteve ne Shqiperi ka marre dy drejtime: a) lejimin e sa me shume te rinjve qe te vazhdojne shkollat e larta si nje objektiv i shtetit shqiptar b) futjen e konkurences ne mesimdhenie ku prinderit e studentet te kene mundesi te zgjedhin mes shkollave publik, por edhe atyre private. Qe te dyja keto objektiva jane ne vetvete fisnike e te mira per shoqerine shqiptare. Por menyra se si jane zbatuar, kane krijuar shume mundesi per te abuzuar me sistemin.

    Korrupsioni ne vend eshte ne fakt problemi kryesor, dhe sistemi i arsimit nuk ben perjashtim. Korrupsioni ne arsim nuk duket vetem tek "pagesat per te marre provime" apo tek "mesuesit e korruptuar" qe bejne gjera te tilla, por i ka rrenjet tek motivi qe i shtyn keta studente te bejne nje gje te tille, te marrin nje diplome pa mesuar fare. Dhe arsyeja eshte nje dhe e vetme: me anen e asaj diplomes se blere, ata mund te punesohen ne burokracine e shtetit shqiptar. Xhaxhi qe drejton nje drejtori apo nje bashki, e merr ne pune mbesen e vete vetem "po te kete mbaruar juridikun apo ekonomikun". Lejimi e mosndeshkimi i ketij korrupsioni, ben qe ne Shqiperi te krijohet nje "treg privat diplomash" ku shkolla fitohet duhet bere pagese. Dhe kjo vetem kaq, por prania e ketij tregu korruptiv, ka bere qe edhe spekulantet te krijojne universitete private pa kurrfare mesimdhenie e standardi, vetem e vetem per te vjele perfitimet e kesaj kontrabande diplomash. Dhe keshtu krijohet qarku i mbyllur vicioz i korrupsionit: a) studenti i kenaqur pasi fitoi nje diplome duke paguar dhe me ate diplome zuri nje vend pune ne administraten shteterore b) universiteti privat mori te gjitha pagesat qe studenti beri per te hyre e vazhduar ate shkolle c) mesuesit e pedagoget ne keto shkolla me hir apo pa hir u kthyen ne mundesues te korrupsionit ne arsim duke u dhene nota kaluese atyre qe paguajne per te marre nje provim.

    Jane disa gjera pozitive qe jane bere vitet e fundit ne Shqiperi per te luftuar kete fenomen: privatizimi i ndermarrjeve te medha publike ne vend dhe shkurtimi i vendeve te punes se administrates publike me 20%. Korrupsioni eshte nje fenomen publik e jo privat. Nje firme private nuk i paguan rroge nje individi te paafte qe nuk ben dot punen e caktuar pavaresisht se sa diploma e grada shkencore ai mund te kete. Keta parazite ushqehen vetem fale korrupsionit ne shtet, duke vjedhur leket e taksapaguesve shqiptare qe e mbajne ate shtet ne kembe. Sa me shpejt te permbushet me sukses privatizimi i ndermarrjeve publike, sa me shume ulet numri i buxhetoreve (personave te punesuar ne shtet), aq me shume do te bier edhe niveli i korrupsionit ne arsim: studentet nuk do te kene me motiv per te blere diploma e grada shkencore pasi nuk do te mund te punesohen dot. Keneta e korrupsionit do te thahet me kohen.

    Hapja e shkollave private ne Shqiperi eshte dicka pozitive. Konkurrenca ne shkollimin e larte i ndihmon te gjithe: a) ndihmon prindin e studentet duke u ofruar atyre me shume mundesi per te zgjedhur kur te shkollohen. Deri dje ekzistonin vetem universitetet publike ne vend. b) ndihmon pedagoget e mesuesit me te mire te vendit per te perfituar nga konkurenca: keta do te kene me shume mundesi punesimi, jo vetem ne universitet publike por edhe ne ato private, dhe kjo do te beje qe profesoret e mire te paguhen akoma me mire, me rroga qe i dikton tregu i dijes dhe jo ministria e arsimit. Ashtu si ata mesues e profesore qe nuk jane te afte, nuk do te mund te punesohen dot ne privat, vetem ne shkollat publike. c) rrit ndjeshem standardet e mesimdhenies ne vend fale konkurences dhe kjo rritje e standardede sjell edhe rritjen e produktivitetit te resurseve njerezore ne ekonomine shqiptare.

    Problemi me menyren se si kjo ka funksionuar ne Shqiperi deri me sot eshte se Ministria e Arsimit ose ka qene e papergatitur per te parashikuar keto probleme, ose e pazonja qe tu japi zgjidhje. Jane dhene shume licensa shkollash private ne vend, duke e vene keshtu theksin tek sasia dhe liria e aksesit ne keto universitete, dhe jo tek standardet e cilesia e dijes qe keta studente po marrim. Kjo ka krijuar nje problem tregu: ka me shume universitete private e publike ne Shqiperi, se sa ka kerkese per te vazhduar studimet e larta. Dhe si cdo gje tjeter, kjo do te sjelle jo vetem uljen e cmimeve, por edhe uljen e cilesise e standardeve. Shqiperia nuk ka nevoje per shume universitete private, ka nevoje vetem per nje numer te vogel universitetesh private, qe permbushin disa kushte minimale: a) kane eksperience ne kete fushe b) do te ofrojne dege e specialitete qe perkojne me nevojat e ekonomise shqiptare. Me pak fjale, shteti shqiptar nuk duhet te nxiti thjeshte hapje universitetesh private nga sipermarres private shqiptare, por duhet te kerkoje hapjen ne Shqiperi te filialeve te universiteteve te huaja me emer. Per aq kohe sa shteti shqiptar krijon lehtesira dhe per aq kohe sa ka nje kerkese ne Shqiperi, keto universitete private do te vijne te investojne ne Shqiperi. Ne kete menyre, Shqiperia do te mund te perfitoje nga eksperienca qe keto institucione arsimore kane krijuar ne dekada e shekuj.

    Problemi i dyte i madh eshte mungesa totale e kontrollit dhe certifikimit te dijes mbi keto universitete private. Eshte detyra e Ministrise se Arsimit qe te kontrolloje punen e ketyre universiteve private te licensuara. Ashtu sic eshte detyra e Ministrise se Arsimit, qe te perpiloje nje projektligj ku e ben te detyrueshme marrjen e disa testeve nga te gjithe studentet shqiptare qe vazhdojne shkollat e larta ne vend, qofshin keto private apo publike. Nese Ministria e Arsimit do te nxirrte nje rregull te tille, ku per tu diplomuar nga cdo universitet i vendit duhet te jepje nje test te pergjithshem dijeje, kjo do t'i priste rrugen korrupsionit ne arsim dhe do ta bente sistemin e arsimit shume transparent. Nga rezultatet e ketyre testeve, do te dilte ne drite se cilat universitete ne vend kane standardet me te larta ne mesimdhenie. Cilet prej atyre studenteve do te dilnin me mire ne ate test?

    Qeveria gjithashtu duhet te heqi dore nga politika e promovimit te shkolles se larte per te gjithe. Kjo nuk ben gje tjeter vecse rrit koston e mbajtjes ne kembe te sistemit te arsimit publik dhe ul standardet e ketyre universiteteve. Qeveria duhet te beje te mundur qe te gjithe studentet qe duan te vazhdojne shkollen e larte te kene akses ne keto universitete publike apo private, por jo ti mbushi keto universitete me studente qe nuk shkojne ne keto shkolla per te mesuar. Nje politike te tille ka ndjekur edhe shteti amerikan, dhe 40% e gjithe studenteve qe vazhdojne kolegjin e larte nuk e perfundojne ate. Ashtu sic eshte rritur ndjeshem edhe kostoja e shkollimit te larte, si per shtetin qe subvencionon nje pjese te ketij sistemi, si per familjet amerikane qe paguajne per femijet e tyre. Dhe ajo qe eshte me e keqja, rritja e kostos nuk ka sjelle rritjen e cilesisse se shkollimit, perkundrazi e ka ulur ate.

    Nese behen ndryshime te tilla, sistemi i arsimit te larte ne vend do te hyje ne shina.

    Albo

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Hapja e shkollave private ne Shqiperi eshte dicka pozitive. Konkurrenca ne shkollimin e larte i ndihmon te gjithe: a) ndihmon prindin e studentet duke u ofruar atyre me shume mundesi per te zgjedhur kur te shkollohen. Deri dje ekzistonin vetem universitetet publike ne vend. b) ndihmon pedagoget e mesuesit me te mire te vendit per te perfituar nga konkurenca: keta do te kene me shume mundesi punesimi, jo vetem ne universitet publike por edhe ne ato private, dhe kjo do te beje qe profesoret e mire te paguhen akoma me mire, me rroga qe i dikton tregu i dijes dhe jo ministria e arsimit. Ashtu si ata mesues e profesore qe nuk jane te afte, nuk do te mund te punesohen dot ne privat, vetem ne shkollat publike. c) rrit ndjeshem standardet e mesimdhenies ne vend fale konkurences dhe kjo rritje e standardede sjell edhe rritjen e produktivitetit te resurseve njerezore ne ekonomine shqiptare.
    Albo, te lutem mos fol kot pa njohur realitetin. Keto qe thua mbase mire jane ne teori, por do behen realitet mbas nja 100 vjetesh, kur te kemi vdek ne te forumit.

    Ja pergjigjet per argumentat e tua - duke folur per situaten afatmesme:

    a) Universitetet private ne Shqiperi jane thjesht nje depo ku prinderit parkojne femijet e tyre te cilet nuk jane pranuar ne universitete publike. Dhe duke marre parasysh sa e lehte eshte te hysh te disa dege te publikut (psh Ekonomiku pranon disa qindra vete cdo vit) merre me mend c'krunde mbeten per privatet. Keshtu qe c'krahasojne prinderit kur bejne shopping per universitete per femijet, ngjyrat e godinave?

    b) Pedagoget me te mire ketu ne Shqiperi te gjithe preferojne te punojne ne shtet. E vetmja arsye pse mund t'i terheqi privati eshte me ane te pageses - se per kerkime shkencore ne privat aq qe behet fjale. Por shumica e privateve ketu nuk eshte se paguajne rroga shume me te mira se te shtetit duke qene se jane cingune, kane dale per fitim personal, e nuk pyesin per dije. Pastaj, nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe t'u japesh mesim studenteve kunguj te privateve, te cileve jo vetem nuk u hyn gje ne koke, por dhe jane shpesh arrogante meqe "jane ata pa jane pedagoget".

    c) Cilesia e mesimdhenies ne privat eshte cope-cope ne krahasim me shtetin. Pse? Nje sepse studentet jane cope-cope dhe pedagogu nuk e zhvillon dot leksionin ne nivel shume te larte po duhet ta thjeshtoje si per 9-vjecare. Dy sepse shumica e privateve as qe e kane stafin e duhur akademik sipas standardeve qe kerkon ministria e ketushme, pale standarde evropiane. Shumica punojne me staf te marre borxh nga shteti, apo te ftuar nga jashte per cikle te shkurter leksionesh, po shkollat e larta nuk mund te funksionojne ne kete menyre te pakoordinuar ku pedagoget e nje departamenti as qe e njohin njeri-tjetrin.

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Albo, te lutem mos fol kot pa njohur realitetin. Keto qe thua mbase mire jane ne teori, por do behen realitet mbas nja 100 vjetesh, kur te kemi vdek ne te forumit.
    Problemi ne Shqiperi nuk eshte realiteti, te cilin e njohin te gjithe, por mosnjohja e modelit ideal te shkollimit publik dhe privat. Prandaj une me lart ne shkrimin tim preka jo vetem menyra ideale se si duhet te funksionojne gjerat, qe pak shqiptare i njohin, edhe problemet e rrenjet e ketyre problemeve ne sistemin arsimor shqiptar, kuptohet me aq sa e njoh.

    a) Universitetet private ne Shqiperi jane thjesht nje depo ku prinderit parkojne femijet e tyre te cilet nuk jane pranuar ne universitete publike. Dhe duke marre parasysh sa e lehte eshte te hysh te disa dege te publikut (psh Ekonomiku pranon disa qindra vete cdo vit) merre me mend c'krunde mbeten per privatet. Keshtu qe c'krahasojne prinderit kur bejne shopping per universitete per femijet, ngjyrat e godinave?
    Po te kesh lexuar shkrimin tim me lart te plote, do te kishe pare qe une e prek kete fenomen. Dhe fenomeni merr dy forma: a) korrupsionin, pasi ai prindi e dergon ate femijen qe nuk nxe ne shkolle me shpresen se ajo diploma e blere do te jete e mjaftueshme per te zene nje vend pune ne shtet. b) duke qene se dija ne Shqiperi nuk certifikohet as ne hyrje e as ne dalje, edhe ata qe nuk mesojne blejne nje diplome. Zgjidhja per kete te dyten eshte e thjeshte, ministria e arsimit duhet ta beje me detyrim qe asnje diplome nuk do te jepet nga universitetet e vendit, per aq kohe sa studenti nuk kalon nje test te pergjithshem te dijes qe ka marre nga shkolla. Dhe keto teste nuk duhet ti perpiloje e administroje shkolla private apo publie, por Ministria e Arsimit. Ne kete menyre asnje nxenes qe nuk meson nuk mund te bleje nje diplome. Dhe jo vetem kaq, por Ministria e Arsimit mund te nxjerri edhe nje rregull te thjeshte, qe ajo shkolle qe nxjerr nje perqindje te larte nxenesish qe nuk kalojne dot testin shteteror, humbet licensen e mesimdhenies. Dhe kjo ka per ti mbyllur rrugen te gjitha rrugeve korruptive ne arsim.

    b) Pedagoget me te mire ketu ne Shqiperi te gjithe preferojne te punojne ne shtet. E vetmja arsye pse mund t'i terheqi privati eshte me ane te pageses - se per kerkime shkencore ne privat aq qe behet fjale. Por shumica e privateve ketu nuk eshte se paguajne rroga shume me te mira se te shtetit duke qene se jane cingune, kane dale per fitim personal, e nuk pyesin per dije. Pastaj, nuk eshte ndonje kenaqesi e madhe t'u japesh mesim studenteve kunguj te privateve, te cileve jo vetem nuk u hyn gje ne koke, por dhe jane shpesh arrogante meqe "jane ata pa jane pedagoget".
    Shkollat me te mira private, jane ato me te veshtirat per te hyre pasi nuk pranojne studente dosido, por i diskriminojne studentet qe ne procesin e aplikimit ne baze te dijes qe kane: pranojne vetem studentet me te mire te vendit. Shkollat e larta private kane edhe koston me te larte per prinderit, pasi keto shkolla punesojne edhe pedagoget me te mire te vendit, dhe ofrojne ambientet me te mira per te mesuar. Kjo gje ne Shqiperi nuk ka ndodhur akoma pasi sistemi aktual eshte i pakontrolluar, nuk ka certifikim te dijes, dhe biznesi nuk behet ne baze te cilesise se kualifikimit te studenteve, por te sasise se studenteve qe shkojne ne keto shkolla. Sa me shume studente ne shkolla private qe mbarojne shkollen, aq me shume te ardhura per ate qe ka hapur ate shkolle.

    c) Cilesia e mesimdhenies ne privat eshte cope-cope ne krahasim me shtetin. Pse? Nje sepse studentet jane cope-cope dhe pedagogu nuk e zhvillon dot leksionin ne nivel shume te larte po duhet ta thjeshtoje si per 9-vjecare. Dy sepse shumica e privateve as qe e kane stafin e duhur akademik sipas standardeve qe kerkon ministria e ketushme, pale standarde evropiane. Shumica punojne me staf te marre borxh nga shteti, apo te ftuar nga jashte per cikle te shkurter leksionesh, po shkollat e larta nuk mund te funksionojne ne kete menyre te pakoordinuar ku pedagoget e nje departamenti as qe e njohin njeri-tjetrin.
    Shume dakord. Cilesine nuk e dikton hapesi i shkolles private, e dikton Ministria e Arsimit. Nese ajo nderrmerr hapa te thjeshta ne kete drejtim (te ngjashme me provimet e lirimit ne shkollat e mesme), kjo do ti detyroje te gjitha shkollat publike apo private te vendit ta vene theksin tek cilesia e jo tek sasia e studenteve te diplomuar.

    Albo

  15. #35
    Ketu ekstremizoni idete per te patur te drejte.
    Ka profesora ne universitet publike qe nuk ja vlen te komentohen, ka dhe profesora ne universitetet private qe jane shume te pergatitur.

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Parashtesë për vijimin e reformës në arsimin e lartë

    Romeo Gurakuqi

    Sistemi i lartë arsimor në Shqipëri, prej disa vitesh funksionon mbi bazën e një modeli që është kornizuar nga Marrëveshja e Bolonjës. Në pikëpamje teorike dhe praktike, strukturat përbërëse në RSH funksionojnë mbi këtë sistem kontinental. Mirëpo problemet e lindura menjëherë pas startimit të këtij sistemi, nuk kanë të bëjnë aq me modelin dhe sistemin sa me mënyrën e vënies në veprim dhe funksionalitetin e modelit dhe përshtatjen e tij në mënyrën më efikase të mundshme në arsimin e lartë universitar dhe pasuniversitar shqiptar.

    Në këndvështrimin tim është i nevojshëm shqyrtimi i këtyre rrafsheve kryesore të zhvillimeve arsimore universitare në vend:

    1-Reforma e Arsimit të Lartë është e pazgjidhur nga reformat në sistemin parauniversitar. Kështu, një reformë e menduar mirë edhe në këto hapësira të shkollimit është një domosdoshmëri, mbasi kjo do ta ndërlidhte sistemin në një bashkësi logjike, funksionale dhe plotësuese për arsimin e përshtatshëm të brezit të ri në tërësi.

    2-Një nevojë urgjente mbetet ndërhyrja në sistemin universitar publik, duke reduktuar numrin e studentëve në IAL shtetërore, ose duke e bërë atë numër të përputhshëm me kapacitetet cilësore pedagogjike dhe me infrastrukturën gjegjëse;

    3-Është e nevojshme një ndërhyrje kontrolluese dhe standardizuese në IAL private;

    4-Ndryshimi i përshtatshëm dhe logjik i skemës së financimit të arsimit të lartë dhe skemës së alokimit të fondeve shtetërore të kërkimit shkencor;

    5-Kombinimi i studiuar i mësimdhënies, nxënies universitare me kërkimin shkencor.

    Duke e konsideruar Reformën në sistemin e arsimit parauniversitar një çështje më vete, do të doja të përqendrohesha te vijimësia që duhet të marrë reforma në arsimin shtetëror universitar në vitin 2012.



    I. Sfera e ndërhyrjeve dhe e reformës në sektorin e IAL shtetërore:

    a.MASH do të duhet më së pari të ndërmarrë një proces të vlerësimit të kapaciteteve reale pedagogjike dhe infrastrukturore të IAL publike, dhe varësisht tyre të bënte procesin e planifikimit e të shpërndarjes së kuotave të studimit.

    b.MASH duhet të rivendosë procedurën e vlerësimit të strukturave të brendshme institucionale, respektivisht të kapaciteteve të stafeve mësimdhënëse, me atë çfarë parashikon Ligji i Arsimit të Lartë në RSH. Pas këtij procesi, do të duhej të ndodhte ruajtja e departamenteve dhe fakulteteve që plotësojnë kushtet e vendosura nga ligji dhe shkrirja e atyre simotrave që nuk përmbushin kriteret e ligjit për të funksionuar dhe mbijetuar. Në këtë pikë nuk duhet të ketë më moratoriume të paarsyetuara, apo moratoriume të motivuara politikisht.

    c. Duhet të bëhet një vlerësim i jashtëm i cilësisë së degëve të studimit në të gjitha fakultetet shtetërore.

    ç. Duhet të bëhet mbyllja e fakulteteve, departamenteve dhe deri universiteteve që nuk plotësojnë kriteret e lartpërmendura. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, duhet të vendoset me transparencë një kategorizim i universiteteve shtetërore;

    d. Ngushtimi i kontrolluar i autonomisë zgjedhore të universiteteve shtetërore, vendosja me ligj e kritereve që do të duhet të plotësojnë profesorët që pretendojnë të drejtojnë universitetet dhe njësitë fakultetore dhe departamentale. Pretendentët për të drejtuar këto entitete do të duhet të bëhen objekt vlerësimi nga ana e një Bordi Nacional Besimi për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

    e. Universitetet Shtetërore nga ky moment e mbrapa do të duhet të funksionojnë me kriteret e konkurrencës në tregun e lirë shqiptar të arsimit të lartë dhe do të duhet të organizohen mbi bazën e modeleve funksionuese të universiteteve amerikane dhe britanike, që operojnë në një treg të lirë të rekrutimit të studentëve.

    f. Zgjerimi i kapaciteteve pedagogjike me profesorat të ri, të shkolluar në një listë krejtësisht të përcaktuar universitetesh perëndimore, bazuar mbi kriteret e cilësisë së vlerësimit.

    g. Rritja e dallueshme e pagave të pedagogëve të IAL publike, varësisht rankimit nacional, shkallës së kualifikimit të stafit pedagogjiko-shkencor dhe plotësimit të kushteve të vendosura nga ligji.

    gj. Ngritja e një universiteti elitar publik në Shqipëri do të duhej të ishte pjesë e një projekti nacional të drejtuar nga MASH dhe KALSH.

    i. Ngritja e bordeve botuese me titullarë të spikatur të shkencës për çdo universitet.



    II Sfera e ndërhyrjeve dhe e reformës në sektorin e IAL private

    a. Zgjerimi i hapësirës ligjore ndërhyrëse, rregulluese dhe kontrolluese të MASH dhe institucioneve të saj të varësisë, që kontrollojnë cilësinë mbi IAL private;

    b. IAL private të standardizuara në nivel universiteti dhe të rankuara në 5 vendet e para të konsiderohen institucione private që mund të përfitojnë nga fondet publike të mësimdhënies dhe kërkimit, dhe të përfshihen në skemën e financimit të studimeve të studentit nga fondet shtetërore (studentët që do të përfitojnë çekun e studimeve mund ta shpenzojnë atë edhe në një universitet privat të rankuar në pesë vendet e para të rreshtimin vjetor në RSH.)

    c. Ndërtimi dhe kontrollimi i dubluar i Regjistrit Nacional të Studentëve brenda RSH, varësisht niveleve;

    ç. Shndërrimi i IAL private nga Sh.p.k., në Fondacione, që përdorin fondet e akumuluara, dhurimet, çekun e studentëve, fondet e përftuara nga fitimi i projekteve të kërkimit etj., për zgjerimin dhe përmirësimin e aktivitetit universitar, aktivitetit shkencor dhe përmirësimin e shpërblimit të pedagogëve dhe në funksion të qëllimit për të cilin janë licencuar. IAL privat duhet të kenë detyrimin për të bërë transparencën e alokimit vjetor të fondeve. Ky shndërrim kërkon njëkohësisht vendosjen e IAL private dhe atyre shtetërore, të gjitha, në të njëjtin nivel dhe në të njëjtin start.

    d. Një moratorium, d.m.th, një ndalim i hapjes së mëtejshme të universiteteve të reja private, përveç degëve të universiteteve perëndimore të listuara nga MASH, sipas listimeve, edhe ato kundrejt garancive financiare që sigurojnë një aktivitet pa probleme për së paku një cikël të tërë studimi, për studentët dhe pedagogët e angazhuar; Momentalisht mendoj se procesi i zgjerimit të mëtejshëm duhet të vihet në kontroll. Çdo universitet i ri duhet të lejohet vetëm mbas garancive të forta financiare të bllokuara në bankë dhe garancive akademike dhe programore dhe po ashtu ato ekzistuese duhet të vendosen para kërkesave për garanci dhe stabilitet. Kuadri ligjor duhet të përshtatet në pjesën e shërbimit edhe të universiteteve private ndaj nevojave të shoqërisë. Ky kuadër ligjor duhet të kontrollojë a-procesin e krijimit të skemës financiare të funksionimit të sistemit privat; b-Të parashikojë shmangien e tronditjeve që mund të sjellë çdo krizë që shoqëron normalisht një shoqëri tregtare (përderisa ato universitete kanë të njëjtin kuadër funksionimi); c-Shteti duhet t’u garantojë studentëve që studiojnë në këto institute mbrojtjen e kurseve të tyre të studimit nga tronditjet individuale të institucionit; d- Mbrojtjen e profesorëve në këto institucione; e-Qëndrueshmërinë e punësimit bazuar në të njëjtët parametra matës së punës pedagogjike dhe kërkimit shkencor sikurse e parashikojnë standardet e aprovuara nga MASH edhe për universitetet shtetërore.

    e. Kontrolli nga MASH dhe institucionet e varësisë mbi strukturat e brendshme institucionale dhe mënyrës së funksionimit statutor të IAL private;

    f. Mbrojtje me ligj të veçantë e stafeve pedagogjike e kërkimore dhe vendosja po me ligj e sistemit të Tenureship në IAL private dhe shtetërore.

    h. Detyrimi që MASH ka ndaj publikut për të shpjeguar qartë e sistematikisht funksionimin e sistemit privat, procesin vjetor të akreditimit dhe rankimit të universiteteve private dhe shtetërore dhe degët që ato universitete i kanë të akredituara

    i. Kontrolli i qëndrueshmërisë së stafeve, verifikimi i mbijetesës së stafeve të brendshme. Shkollat e larta që nuk hapin për tri vite me radhë dhe nuk sigurojnë qëndrueshmërinë 5-vjeçare të stafeve të brendshme, verifikuar nga mënyra e shlyerjes së detyrimeve ndaj Shtetit, duhet të mbyllen në mënyrë graduale.

    k. Vendosja e garancimeve monetare të ngrira për të garantuar stafet pedagogjike dhe studentët për një afat së paku trevjeçar.

    Vijon nesër

    MAPO

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Edhe njëherë mbi skemën e financimit të arsimit të lartë

    Romeo Gurakuqi

    Vijon nga dje



    Realiteti shqiptar i vitit 2012 është krejtësisht i ndryshëm nga realiteti i Shqipërisë kur janë ndërtuar dhe vënë në funksionim skemat aktuale alokuese të fondeve të arsimit të lartë. Kësisoj skemat e djeshme nuk mund t’i përshtaten kuadrit të ri ligjor dhe institucional të arsimit të lartë dhe perspektivave të një vendi të hapur tashmë ndaj tregut të lirë. Skema aktuale e alokimit të fondeve të arsimin e lartë nuk mund të na tregojë shumë mbi parashikimet e mundshme të zbatimit të saj, ndaj ideja e parë që më bie ndërmend është se çdo skemë e re financiare do të duhet të zbatohet gradualisht dhe me mjaft kujdes. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ekzistojë një skemë tërësore, por ajo duhet të vihet në zbatim në faza dhe pjesë-pjesë.

    1. Sistemi universitar nuk është i shkëputur nga sistemi parauniversitar. Kësisoj reforma në këtë nivel nuk mund të shkëputet dot nga krijimi i disa kushteve minimale zhvillimore dhe përgatitore në këtë nivel parauniversitar. Skema do të duhet të parashikojë paragrafë të caktuar për orientimin e një pjese të studentëve që kryejnë shkollat e mesme në shkollat parauniversitare teknike. Vëmendja në këtë drejtim do të duhet të përqendrohet në furnizimin e degëve të studimit universitar që shoqëria ka nevojë, me kuadro cilësorë në një masë të rëndësishme. Njëkohësisht skema duhet të ketë parasysh kujdesin shtetëror për rindërtimin e gjimnazeve të klasit të parë dhe shkollave te mesme pedagogjike dhe teknike shembullore, gjë që kërkon një alokim fondesh të rëndësishme të buxhetit të shtetit në këtë drejtim.

    2. Skema e shpërndarjes së fondeve të buxhetit shtetëror për arsimin e lartë duhet të qartësojë se shteti financon: 1. Vazhdimin e aktivitetit normal të universiteteve shtetërore. 2. Studentin. 3. Burimet njerëzore pedagogjike dhe shkencore. 4. Infrastrukturën universitare pedagogjike dhe kërkimore. 5. Kërkimin shkencor.

    3. Shteti nuk mund të vazhdojë të financojë me forma barazimtariste studentët shqiptarë, pa marrë parasysh: a. nevojat e shoqërisë për studime të orientuara, b. pa marrë parasysh mbështetjen e studenteve cilësorë, c. të studentëve nga shtresat në nevojë etj.

    4. Universitetet publike normalisht që do të duhet të mbështeten edhe më tutje nga shteti, por ato në të njëjtën kohë do të duhet të shndërrohen në organizma konkurrencialë të një sistemi që po ndryshon njimendësisht.

    5. Universitetet tona publike duhet të synojnë të shndërrohen në organizata vetëfinancuese që stimulojnë cilësinë e shërbimit (mësimdhënien bashkëkohore, kërkimin shkencor dhe kualifikimin efikas të kuadrit, përmirësimin e infrastrukturës). Ato duhet të shndërrohen në organizata konkurruese në treg, jo të privilegjuara, ndërsa universiteteve private me status të tillë të aprovuar me VKM, duhet t‘u mundësohet hapja e rrugëve që të përthithin të gjitha kategoritë e studentëve që vijnë nga sistemi i arsimit të mesëm.

    6. Universitetet private duhet të kuptohen dhe trajtohen si institucione në shërbim të publikut dhe në interes të publikut dhe normalisht do të duhet ta marrin seriozisht këtë përgjegjësi. Është e nevojshme që mbështetja e këtij sektori të jetë e menduar mirë, ashtu sikurse edhe zgjerimi i mëtejshëm i këtij sektori të mos lihet jashtë kontrollit, por të vendoset në një kontroll të rreptë dhe të qartë për publikun.

    7. E quaj me shumë vend të përfshihen edhe institucionet private në skemën e financimit me bazë studentin. Dhe parashikimi që institucionet jopublike të arsimit të lartë duhet të regjistrohen tashmë si organizata jofitimprurëse për të përfituar nga fondet publike. Për këtë duhet që me një ligj të veçantë të gjendet një skemë e përshtatshme ligjore që të ndajë funksionin jofitimprurës, d.m.th. akademik nga ai fitimprurës, bazuar në shembujt analogë të vendeve që e kanë një sistem të tillë binom.

    8. Shteti është rregullator dhe interesohet para se gjithash për ente publike dhe fondet e tij nuk mund të zhvendosen paralelisht dhe barabar në ndihmë të privatëve. Por institucioneve private cilësore, serioze, të rankuara në parametra shembullorë nga agjencitë e specializuara, që i shërbejnë për këtë me devotshmëri publikut, do të duhet të kenë aksese të pranueshme në fondet publike zhvillimore, mbi bazën e konkurrimit të lirë dhe mbi transparencën dhe kontrollin e përdorimit të këtyre fondeve. Privatëve duhet t’u jepet liria dhe mundësia njëlloj për të konkurruar ne treg, dhe duhet t’u shmanget çdo lloj paragjykimi diskriminues. Kjo po. Në këtë drejtim hapi i parë shumë i drejtë i qeverisë ka qenë defiskalizimi i universiteteve jopublike. Ky ishte një proces i domosdoshëm, por do të duhet të shoqërohet paralelisht me shndërrimin e tyre në organizata jo fitimprurese në shërbim të publikut që përthithin njëlloj studentë sikurse universitetet shtetërore dhe vjelin të ardhura për kërkimin shkencor njëlloj si universitetet shtetërore, për të rritur shërbimin e brendshëm dhe pagimin më të mirë të stafit dhe ndërtimin më të mirë të infrastrukturës.

    9. Për sa i përket financimit të zërit: student, d.m.th. të skemës së financimit me bazë studentin – ka qenë e nevojshme të kalohet nga një financim barazimtarist në një skemë, të quajtur nga ideatorët e saj me të drejtë, “skema e financimit aktiv“. Shoqëria shqiptare e vitit 2012 duhet të vendosë pazgjidhshmërisht theksin në dy përparësi:

    a. në nevojën që paraqesin fëmijët e saj studentë dhe

    b. në meritat që paraqesin fëmijët e vet studentë.

    Për këtë është e nevojshme që shteti të ketë të qartë se shoqëria, bazuar në kriteret e lartpërmendura të nevojës dhe aftësisë, ashtu në mënyrë të vetvetishme është e ndarë në tri kategori studentësh:

    (Përkufizimi i studentëve që përfitojnë nga fondet publike)

    a. Studentët që vijnë nga shtresat e varfra të shoqërisë, që sipas një përllogaritjeje paraprake nga përvoja e gjatë e punës në universitete, përbën nga 30-40% të popullsisë, dhe ndaj së cilës shteti e ka detyrë të padiskutueshme financimin e plotë me bursë (tarifë shkollimi plus shpenzime jetese) gjatë gjithë periudhës normale të studimit.

    b. Kategoria e dytë përbëhet nga studentët e shkëlqyer (me fillesë nga gjimnazet e ekselencës), që në vlerë mesatare ky numër shkon si rregull nga 5-10% e totalit të studentëve. Për këta studentë shoqëria do të duhet kujdeset që për financimin e plotë të studimeve të nivelit Bachelor dhe te niveli Master shkencor në universitete dhe degë prioritare. Ndërsa “elita e elitës“ (fitues të olimpiadave të matematikës, fizikës, kimisë dhe studentë të tjerë të kësaj kategorie, që orientohen nga studimet e fushave të tjera të shkencës) duhet domosdoshmërish të financohet nga fondi i ekselencës ose nga fondi i buxhetit të shtetit për arsimin e lartë drejtpërdrejt (fokusi i financimit të këtij fondi do të duhet të ndryshojë) për të vazhduar studimet në një listë universitetesh të listuara në USA, UK, Gjermani, Austri, Zvicër dhe Francë, sipas një listimi të MASH.

    c. Kategoria e tretë nuk bën pjesë në asnjë prej këtyre ndarjeve të para, është një kategori normale, jo ekselente dhe jo e varfër e shoqërisë. Ajo kategori e zgjedh vetë degën apo universitetin, paguan koston e edukimit dhe mban përgjegjësinë vetë për rezultatet. Shoqëria nuk ka asnjë arsye të financojë edukimin e tyre. Ata i kanë mundësitë vetë për një gjë të tillë. Llogaritet që pjesa që mbetet bën pjesë në këtë grupim për sa i përket përqindjes. Ata duke paguar për arsimimin e tyre do të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e totalit të parave që vihen në dispozicion nga shoqëria, (përmes parasë publike e drejtpërdrejt nga individët). Kështu, duke realizuar të gjithë objektivat sociale apo të interesit publik, ne gjithashtu do të kemi vënë në dispozicion të arsimit shumë më tepër para. Kjo përbën bazën për një ngitje cilësore të ofertës universitare.

    10. E gjithë kjo ndarje na imponon të rishfaqim idenë e ÇEKUT TË STUDIMEVE: Shteti me një procedurë të veçantë verifikuese, për të cilën do të duhet të mendohet në detaje, duhet të përcaktojë madhësinë e “Çekut të Studimeve“, që duhet t’u japë kategorive të sipërshënuara dhe studentët të vendosin vetë se ku do ta harxhojnë atë, në një universitet shtetëror publik, apo në një universitet privat në shërbim të publikut (d.m.th. vetëm në universitetet e shpallura të tilla dhe të rankuara nga sistemi i lartë arsimor). Në këto kushte sistemi universitar vendoset në kushte konkurrence në një treg për të fituar studentët.

    11. Ka disa degë të cilat në vite dukshëm shfaqen të papreferuara nga maturantët. Por ato i duhen shoqërisë dhe nevojave të vendit. Koncepti ‘disiplina studimi për të cilat nuk ka treg’, në fakt, më duket do të duhet të zëvendësohet me konceptin: ‘fusha studimore për të cilat shoqëria ka nevoja urgjente, të mëdha dhe në të cilat kërkesa është e ulët’. Këtu unë përshij si prioritare mësuesinë e ciklit të ulët, Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia, si dhe përgatitjen e specialistëve të fushave të shkencave humanitare dhe albanologjike.

    12. Ka disa degë të tjera të cilat mbeten prej vitesh të preferuara për maturantët, por për ato “koncepti degët dhe disiplinat me treg” duhet ndryshuar në : “disiplinat për të cilat shoqëria ka nevojë dhe për përparimin e tyre është e nevojshme përmirësimi i cilësisë. Për këto degë ka ofertë të madhe në treg, por cilësi të dobët shërbimi”. ‘Degët e mbingopura’, para së gjithash jurisprudenca, duhet të reformohet tërësisht në programet shkollore, në cilësinë e kuadrit dhe në mbylljen e numrit studentëve. Përthithja e kuadrit përkatës të përgatitur në universitetet e mirënjohura perëndimore dhe eliminimi nga mësimdhënia i kuadrit të pa specializuar të jurisprudencës, përbën një domosdoshmëri dhe emergjencë për të kapërcyer krizën, jo vetëm në sistemin e edukimit në drejtësi, por edhe krizën që po kalon sistemi i drejtësisë.

    13. Së fundi, skema do të duhet të propozojë përveç financimit shtetëror të studimeve që shoqëria ka nevojë, edhe rroga shumë të mëdha dhe të diferencuara për mësuesit e matematikës, fizikës dhe kimisë, për t’i bërë tërheqëse këto degë në universitete, si dhe rroga shumë të larta për mësuesit e gjimnazeve të ekselencës në disa qytete kryesore, mësues të rekrutuar mbi bazën e cilësisë së shërbimit të kualifikuar që ofrojnë.

    MAPO

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Universitetet, nevoja për të ndërtuar sistemin


    Bashkim Muça

    Para disa ditësh administratori i UET-së, Henri Çili, u dërgoi një letër të hapur disa gazetarëve të njohur të medias, ku u kërkonte përfshirjen në debatin publik për tregun e lirë të arsimit universitar privat në Shqipëri, e brenda këtij tregu diferencimin e vlerave të universiteteve. Një gjë që gazetarët, edhe pse në një mënyrë ose në një tjetër, kanë, ose kanë pasur një marrëdhënie me UET-në, në mos përfitim ose koncesion, të paktën bashkëpunim të frytshëm, jo vetëm nuk e kanë bërë, por kanë heshtur ose kanë bërë të kundërtën.

    Çështja në fjalë është shumë më e gjerë dhe më e thellë, nga sa kërkohet në letrën e H. Çilit, pasi nuk mjafton një bashkëpunim, sado i suksesshëm, për të nxitur një person publik, të përfshihet në evidentimin të vlerave të një tregu shumë kompleks. Sepse, fjala vjen, një universitet mund të sponsorizojë, të ofrojë auditore, të favorizojë me bursa, e paralelisht të prodhojë akte të ngjashme si në rastin Bossi. Rasti i “Kristalit”, nëse vërtetohen akuzat, e justifikon këtë që po them. Dhe kur e bën këtë gjë “Kristali”, që formalisht futet tek universitetet më të strukturuara private në Shqipëri, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë, ose çfarë mund të ketë ndodhur, me disa universitete që nuk kanë as infrastrukturë e as staf të qëndrueshëm akademik, ku mund të jenë diplomuar edhe “arinj”. Shkurt, po them që nuk mjafton sipërfaqja, për të diskutuar për nivelin e një tregu të cilin në princip askush nuk anatemon.

    Kur mëson numrin e universiteteve ose shkollave të larta, rreth 50 të tillë, nuk ka sesi mos të të shkojë mendja për keq. Në një vend me jo më shumë se 3 milionë banorë, ku gjysma e studentëve shkollohen në universitetet shtetërore, i bie mesatarisht të ketë një universitet privat për 30 mijë banorë, e bazuar në një llogari më të hollë, i bie mesatarisht një universitet për më pak se 1000 studentë, sikur 100% e të rinjve të shkolloheshin! Ku qëndron e keqja këtu, do të thotë dikush? Le të ketë jo 50, por edhe 100, pasi ata i seleksionon vetë tregu. Ok, por problemi është se deri kur ata t’i ketë seleksionuar tregu, do të kenë bërë namin në administratën shtetërore, por dhe biznese private. Nuk do të ishte çudi që një i diplomuar me nota të mira, të falura, ose të falsifikuara në një universitet privat, të bëhet pedagog në një universitet shtetëror ose në një tjetër universitet privat!

    Në Shqipëri të gjitha bizneset private janë me tepricë në numër. Edhe bar-restorantet, edhe lojërat e fatit, edhe shkollat private, edhe klinikat spitalore, edhe farmacitë, edhe gazetat, edhe televizionet, edhe këngëtarët, edhe kompanitë minerare, edhe shoqëritë koncesionare, edhe, edhe… E, megjithëse kështu, numri i tyre vjen e rritet përsëri, çka na lë të kuptojmë se në të ardhmen edhe numri i universiteteve mund të vijë në rritje, nëse do të kemi këtë model organizimi. E kur kemi parasysh se ky biznes nuk prodhon as kafe, as qofte, as minerale, por prodhon dije, që do të vihen në punë diku, nuk ka sesi të mos shqetësohemi.

    Në këtë plan, impenjimi i H. Çilit për të veçuar UET-në, si model, është për t’u admiruar. Por ai bën gabim kur merr përsipër të rreshtojë disa emra universitetesh si më të mirët dhe më cilësoret, duke ndikuar padrejtësisht kështu në këtë treg. Sepse kështu i bie që të dalë dikush tjetër, që ka akses në shtyp, e të reklamojë një grup universitetesh të tjerë, e kështu gara vazhdon njëlloj si në çdo fillim sezoni akademik, duke mbetur në kuadrin e reklamës.

    ***

    Tani të vijmë te UET-ja. Duke e konsideruar veten jashtë interesave, duke menduar se nuk po i bëj asnjë reklamë këtij universiteti, më duhet të them nja dy fjalë të mira për të, pa vënë dorën në zjarr për asgjë. (I vetmi konflikt interesi, nëse do të mendohej i tillë, është se ky shkrim botohet në gazetën MAPO, pjesë e botimeve të UET-së).

    Së pari, me aq sa di dhe njoh unë, stafi i UET-së është ndër më të kualifikuarit në Shqipëri. Aty punojnë disa nga personalitetet më të mira të botës akademike të fushave përkatëse, disa nga ish-diplomatët e profesorët më të mirë të vendit si dhe një grup profesorësh të rinj me të ardhme. Një staf kaq i kualifikuar të jep shpresë se, brenda një sistemi të kontrolluar ligjërisht, mund të ketë produkt cilësor jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit.

    Së dyti, me aq sa di dhe njoh unë, infrastruktura në UET është shumë progresive. Një staf i kualifikuar i pajisur me një infrastrukturë moderne mund të prodhojë jo vetëm specialistë të kualifikuar për tregun, por mund ta shndërrojë edhe “majmunin në njeri”.

    ***

    Universitetet private nuk duhen kryqëzuar. Sa kohë që ato mungonin, në universitetet shtetërore bëhej thuajse njëlloj si në kioskat private universitare. Për ta justifikuar këtë mendim timin, po i referohem universitetit më të mirë publik në vend, Universitetit të Tiranës. Megjithë reformat e bëra prapëseprapë ky Universitet lë shumë për të dëshiruar. Unë njoh plot raste ku provimet shiten, njoh pedagogë për të cilët thuhet se këtë punë e bëjnë në pikë të ditës e nën hundën e të gjithëve. Fakti që në fund të shkollës dalin 90% e atyre që futen tregon për shkallën e degradimit të qendrës më të madhe akademike shtetërore në vend. Kur kjo ndodh në universitetin më të mirë shtetëror, imagjinoni se çfarë ndodh në dhjetë universitetet e tjera shtetërore, shumica e të cilëve janë në rrethe.

    E vetmja mbrojtje me vlera për UET-në, dhe çdo tjetër, do të ishte konsolidimi i sistemit. Sepse përkundër dhjetëra lëvdatave në media, do të mjaftonte një kundërshembull, për të rrëzuar një duzinë gazetarësh dhe një mal me lëvdata njerëzish publikë, gazetarë, shkrimtarë apo politikanë. Ja përse Çili nuk duhet të shqetësohet për fjalë, apo mosfjalë, por për ndërtimin e një sistemi profesional konkurrence, brenda së cilës nuk do të kishte fare nevojë për hartime gazetarësh.

    MAPO

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Për një ripërkufizim të Universitetit

    Lulzim Hoxha

    Pak muaj më parë, si pasojë e “zbulimit” të skandalit të universitetit “Kristal”, nisi një garë masive se kush hidhte më shumë baltë mbi Universitetet private, këto çerdhe injorantësh që na qenkan kapur nga biznesmenë të paskrupullt, të cilët si synim kryesor kanë vetëm profitin. Përdora termin “u zbulua”, sepse problemi i arsimit në vendin tonë është një çështje që ekziston prej vitesh tashmë, por thjesht pritej që të zbulohej dikush, në mënyrë që të kishte kujt t’i drejtohej gishti. Sigurisht që universitetet private do të ishin shënjestra ideale, pasi fundja edhe vetë “Kristali” si vendi ku po drejtohet gishti, universitet privat është. Keqkuptimi i madh që rrjedh nga ky perceptim është përkufizimi i privates dhe shtetërores. Kështu p.sh në rastin konkret, përkufizimi i universiteteve private u jepet për arsye se ato nuk financohen nga fonde publike, teksa nga ana tjetër universitetet publike quhen publike vetëm sepse financohen nga buxheti i shtetit. Megjithatë, po t’i hedhim një sy në mënyrë më të detajuar kësaj publikeje, na del se përveç fondeve publike, brenda këtyre universiteteve na mbetet vërtet shumë pak gjë publike. Mungesat e vazhdueshme të lektorëve në leksione, militantizmi në rekrutimin e stafit e të tjera si këto, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të madhe tashmë kur flasim për këto universitete të presupozuara si publike. Mjafton vetëm të shkosh të marrësh një notë në sekretarinë e universitetit për të kuptuar se publikja atje ka marrë arratinë dhe interesat private të personave të veçantë kanë gjithnjë përparësi.

    Por ajo çka duket më shqetësuese për qytetarët në tërësi është fakti se ky institucion publik që duhej të ishte universitet, mbahet në këmbë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pra ndryshe nga privatët, të cilët fondet i mbledhin vetëm nga studentët e tyre, karkasa e Universitetit publik është një rrënojë që pret të gjithë shqiptarët pavarësisht nga statusi social i tyre. Prandaj më duket e udhës që në vend që të merremi me privatët dhe sa para shpenzojnë studentët atje, të fillojmë të merremi me rrënojat e Universitetit publik, ku studentët paguajnë para ndërkohë që pedagogët japin leksion vetëm kur nuk kanë angazhime të tjera. Në këtë drejtim, çështja që na shtrohet është se në të vërtetë nuk kemi të bëjmë me një Universitet publik dhe një privat, por me dy privatë që konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ndryshimi i vetëm është se universiteti privat nuk është ndërtuar mbi taksat tona, ndërsa publiku po mbijeton pikërisht duke abuzuar me taksat tona, pa iu nënshtruar asnjë lloj kritike nga ana e opinionit publik. Fundja universiteti nuk është thjesht një godinë e përbërë nga tulla dhe llaç, por është një ekstrakt i shoqërisë ku ai bën pjesë. Struktura sociale, normat formale dhe ato informale në universitet janë të njëjta si në gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Kësisoj problemi i përkufizimit të asaj çka është publike është një çështje që zë fill nga jashtë universitetit më tepër sesa brenda tij. Kështu p.sh fenomeni i korrupsionit sot mund të evidentohet në institucione të tjera publike, ashtu sikurse edhe në Universitetin publik. Klientelizmi në administratë sot mund të evidentohet fare mirë edhe në Universitetin publik ku konjukturat operojnë në një formë pothuaj të njëjtë. Kështu që thelbi i problemit është: a ka ende kuptim që në këto kushte të flasim për publike dhe private? Emërtimi “publike” nuk nënkupton thjesht dhe vetëm sistemin e financimit të një institucioni, por më së tepërmi funksionin që ky institucion luan në shoqëri. E thënë ndryshe: një institucion publik nuk kryen funksion publik vetëm ngaqë mbahet nga fonde publike, përkundrazi: institucionit publik i jepen fonde publike pikërisht ngaqë funksioni i tij është publik. Në këtë kuptim, a mund të justifikohen sot fondet që merr Universiteti publik për nga funksioni që ai kryen në shoqëri? Po të shkojmë edhe më tej brenda kësaj logjike: Përse duhet që një punëtor i thjeshtë të depozitojë në arkat e shtetit një pjesë të pagës së tij në emër të një institucioni që është lyer me makijazhin e publikes? Në instancë të fundit, fenomeni “Kristal” nuk është një çështje për të cilën u duhet kërkuar llogari privatëve më shumë sesa publikut. Madje mund të thuhet se sot Universiteti publik është institucioni më pak i aftë për t’i dhënë përgjigje skandalit të shit-blerjes së diplomave. Me pak fjalë, sado të përpiqemi ta anashkalojmë Universitetin publik nga kritikat mbi arsimin e lartë, aq më dhunshëm tentojmë t’i vendosim makijazhin e publikes një institucioni që nuk është më në gjendje të kryejë funksionin për arsye të të cilit i është vënë emri. Në momentin që flasim për shit-blerjen e diplomave te privati, automatikisht kemi legjitimuar pazarllëqet, ryshfetin apo neglizhencën e lektorëve të publikut. Për të reformuar një sistem arsimor nuk mjafton vetëm përdorimi i termave në legjislacion, por ajo çka është më thelbësore: duhet justifikuar përdorimi i këtyre termave. Ekzistenca e një universiteti si UET sot lë ende vend për optimizëm në arsimin e lartë shqiptar dhe këtu nuk ka lidhje supremacia e privatit mbi publikun apo e kundërta, është thjesht çështje e përmbushjes së misionit publik që i ka atribuar shoqëria termit “Universitet”.



    *Doktorant në Universitetin Europian të Tiranës.


    MAPO

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Letër e hapur për UET, universitetet private dhe tregun e lirë

    Henri Çili

    Për kolegët gazetarë

    Fatos Lubonja, Blendi Fevziu, Arian Çani, Andi Bushati, Rudina Xhunga, Mustafa Nano, Armand Shkullaku, Skënder Minxhozi, Sokol Balla, Artur Zheji, Mero Baze, Alfred Peza.



    Në dy javët e fundit në median shqiptare dhe atë italiane ka shpërthyer një debat i gjerë rreth universiteteve private, duke marrë shkas nga ai që po njihet si skandali “Renzo Bossi”. Siç ka bërë të ditur media italiane, edhe djali i ish-liderit kontraversial të Lega Nord është pajisur me diplomë nga një universitet privat në Tiranë, pa shkelur kurrë në Shqipëri, duke i filluar studimet para se të merrte laurën, ose pa mbaruar shkollën e mesme në Itali. Hetimi administrativ i Ministrisë së Arsimit dhe ai i Prokurorisë Shqiptare vijojnë për të sqaruar të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe kjo tashmë i përket kronikës së të nesërmes, por ajo që ndodhi ishte një debat i madh ku u përfshinë të gjithë. Debati sillej rreth universiteteve private në Shqipëri dhe në tërësi sektorit të ri universitar joshtetëror që shënon vetëm 10 vjet jetë, që nga koha kur Profesor Pashko hapi më 2002 universitetin e parë privat në Shqipëri.

    U përfshiva edhe vetë gjerësisht në këtë debat, duke qenë palë e interesuar, në pozitën e administratorit dhe një prej themeluesve të Universitetit Europian të Tiranës, por edhe duke mbrojtur e përforcuar disa ide dhe shqetësime që, qoftë si sektor me kolegë të tjerë të Konsorciumit Universitar Shqiptar, qoftë si pedagog e qoftë si njeri me angazhim publik, kam po ashtu gati një dekadë që i mbroj e për të cilat luftoj në arenën publike apo nëpërmjet punës dhe Projektit UET.

    Por, kur duket se është qetësuar pak furtuna e këtij debati, kam mbetur thellësisht i zhgënjyer në fund të kësaj beteje publike, që nuk është sigurisht fundi i luftës për suksesin e sektorit jopublik të arsimit të lartë shqiptar dhe të reformimit të arsimit tonë kombëtar në tërësi. Nuk jam thjesht i zhgënjyer intelektualisht, por i shqetësuar intelektualisht dhe për interesin publik në vend.

    U bëmë dëshmitarë të kryqëzimit të sektorit privat dhe joshtetëror në arsimin e lartë dhe aspak një dënim të akteve të prezumuara kryer nga universiteti “Kristal”. Të një histerie ndaj përpjekjes 10-vjeçare reformuese të sektorit privat dhe jopublik në vend për t’i dhënë shpresë dhe jetë reformimit të arsimit tonë të lartë dhe krijimit të ofertës alternative edukuese universitare pas një monopoli afër 50-vjeçar të Universitetit të Tiranës dhe të universitetit shtetëror në tërësi. Aspak një fokusim te fenomenet negative të këtij sektori si të çdo sektori tjetër në këtë shoqëri e në këtë rruzull. Shkurt, sektori privat dhe jo-publik në fund këtij debati dukej se duhet të ulte kokën dhe të fshihej.

    Zhgënjimin e parë dhe më të madh e kam me ata dhjetëra e dhjetëra pedagogë, profesorë, pjesëtarë të brendshëm të universiteteve private e jopublike në këtë vend të cilët kanë qenë e janë mësimdhënësit në këto universitete, të cilët nuk dhanë, në dijeninë time, dhe qofsha i gabuar në këtë, të paktën, një dëshmi konkrete nga puna dhe përvoja e tyre në sektorin privat. Aty ku paguhen shumë mirë, ku nuk u bën askush presion për notën apo për të firmosur atë që shkon përkundër bindjes së tyre, ku u krijohen të gjitha kushtet materiale për një mësimdhënie e kërkim shkencor dinjitoz ashtu si kolegëve perëndimorë kudo në Europë. Por ndoshta në skenën mediatike, pedagogëve nuk u jep kush hapësirë të thonë fjalën e duhur atëherë kur duhet, ndaj dhe mund të shpresojmë që një koshiencë intelektuale do t’u vijë pak më vonë, pasi siç e dimë akademikët nuk janë imediatë.

    Por zhgënjimin më të madh e kam nga mediat, e konkretisht nga një dorë kolegësh, që i kam listuar në krye të kësaj letre, që i njoh dhe respektoj, për shkak të një specifike personale: vetë vij nga media, jam pjesëmarrës dhe aktiv në media edhe sot e kësaj dite. Por sidomos për një arsye shtesë: Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë këta kolegë kanë, në dijenë time, të paktën një provë, një shembull, një rast të kundërt për të dëshmuar në drejtim të asaj se sa pozitiv, të paktën sa normal, është sektori privat universitar në këtë vend. Kanë rastin e Universitetit Europian të Tiranës. Mund të kenë dhe shumë prova, njohje, dëshmi a bashkëpunime të tjera, por të paktën këtë që lidhet me UET-in unë e di. E megjithatë, askush gjatë gjithë këtij debati nuk foli asnjë fjalë të mirë për universitetet private, për sektorin jopublik universitar!

    Unë për vetë di shumë më tepër raste apo kolegë të tjerë sipërmarrës a menaxherë, pedagogë apo drejtues akademikë që bëjnë një punë të shkëlqyer. Në radhë të parë universitetet e grupuara në Consorciumin Universitar Shqiptar, universiteti “Luarasi” i themeluar nga i nderuar prof. Aleks Luarasi dhe drejtuar sot nga juristi i njohur Kristaq Traja dhe i administruar nga pedagogia Dajena Kumbaro; universiteti “Polis” i drejtuar nga Besnik Aliaj, universiteti “Marubi” i drejtuar me shumë sakrifica nga regjisori i pasionuar Kujtim Çashku, Tirana Business University me rektor Spiro Brumbullin dhe president kolegun Artan Hoxha. Kontakte më periferike, por shumë konsiderata e vlerësime të besueshme më mbërrijnë për New York University-Tirana, universitetin “Epoka” apo universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” e universitetin “Marin Barleti”. Duhet të ketë edhe të tjerë, me siguri.

    Si ka mundësi, për shembull, që Fatos Lubonja, i cili pasi vreroset prej dekadash me çdo gjë private në këtë vend, nuk përmend të paktën një bashkëpunim me UET-in, në vitin 2007, kur nga Botimet Përpjekja, për të cilat ai kujdeset me shumë shije e pasion, tërhoqëm një sasi të madhe nga libri i Umberto Ekos “Si bëhet një punim diplome” dhe e vumë me të drejtë menjëherë në programet e kurseve të metodave të kërkimit për çdo student. Lubonja e kishte botuar prej vitesh por i kish’ mbetur stok, aq sa edhe e drejta e autorit pat skaduar! Si ka mundësi që Blendi Fevziu, me një kujdes artificial për t’u dukur i paanshëm “mes sektorit publik dhe privat” nuk dëshmon përvojën shumë të mirë dhe të suksesshme me botimet UET Press; me bashkëbisedimet entuziaste për librat e tij me studentët e UET-it? Si ka mundësi që Rudina Xhunga, Andi Bushati, Artur Zheji, etj., që kanë qenë ndër vite anëtarë të Bordit të Besimit të UET (Board of Trustees), që na kanë njohur nga afër në diskutime e materiale nga mbledhjet e Bordit mbi çështjet e Universitetit, nuk thonë të paktën diçka pozitive nga ato që kanë parë? Si ka mundësi, që Mustafa Nano nuk thotë, përveç të tjerash, në fjalën e vet publike ato që me siguri i ka thënë djali i tij, student i UET mbi seriozitetin, rigorozitetin e cilësinë në këtë institucion? E njëjta gjë për kolegun Armand Shkullaku, djali i të cilit është student rishtar në këtë shkollë të lartë. Si ka mundësi që Skënder Minxhozi, që e njeh besoj shumë mirë, nëpërmjet të afërmve të vet, funksionalitetin administrativ të UET, korrektësinë dhe saktësinë e funksionimit të kësaj shkolle të lartë, nuk e thotë këtë gjë gjatë këtij debati? Si ka mundësi që Arian Çani, që e di mirë prej sa vitesh që DJ Çerri, DJ i tij “tashmë i ndërkombëtarizuar”, është stërmunduar e vijon të stërmundohet për të marrë me meritë kreditet dhe notat gjatë studimeve të tij në UET, thotë vetëm një fjali tek MJD ‘në Shqipëri ka edhe universitete të mira”? Por të paktën Çani e thotë një fjali? Si ka mundësi që Mero Baze nuk e shpreh edhe publikisht besimin që ka patur te UET, pasi disa të afërm apo të njohur të tij m’i ka rekomanduar si studentë? Si ka mundësi që as Sokol Balla nuk e tregon edhe UET-in si top story, pas dy librave shumë të suksesshëm dhe eksperiencës ‘anglo-saksone’ me UET Press? Apo Alfred Peza që është mahnitur kur i kam dhuruar setin e botimeve të UET Press?

    Ka diçka që nuk shkon! Ka diçka që nuk shkon lidhur me mentalitetin në këtë vend kundrejt tregut, privates, iniciativës së lirë dhe vetë lirisë. Dhe kjo vjen nga elita e shoqërisë, madje nga elita e një korporate të rëndësishme të këtij vendi, asaj të gazetarëve. Ky raport me të vërtetën dhe me lirinë ka rëndësi dyfishe në rastin e universiteteve private. Sektori privat dhe jo-shtetëror në arsimin e lartë, jo vetëm, siç do sektor tjetër, është fryt i natyrshëm i mrekullisë së lirisë në këtë vend (edhe pse fatkeqësisht erdhi vonë dhe ka vetëm një dekadë jetë), por ka edhe një rëndësi specifike. Sektori universitar i lirë dhe i hapur në një shoqëri është shumë më i rëndësishëm se sektorë të tjerë. Po aq ndoshta sa dhe media e lirë private që, paradoksalisht, këta denoncues të sektorit privat në rastin më të keq, apo këta të heshtur e indiferentë në rastin më të mirë, vetë e përdorin; vetë punojnë në të prej vitesh e vitesh. Pse, kapitalizmi dhe liria duhet të kenë sukses vetëm në disa sektorë? Duke filluar nga Fatos Lubonja, pse nuk shkojnë të punojnë në median shtetërore me rrogat dhe standardet profesionale të medias shtetërore?

    Universiteti privat në Shqipëri duhet të ndihet krenar për ç’ka bërë këto 10 vjet. Në radhë të parë ai zgjidhi një problem jetik për shoqërinë shqiptare: për herë të parë nuk kemi nevojë për të studiuar në universitet me vendimin e Komitetit të Partisë apo të Komitetit Ekzekutiv; nuk kemi nevojë për konkurset e korruptuara, dhe të dyshimta hera-herës, të universiteteve publike; apo për shtesat e Kryeministrit. Tani të gjithë mund të kenë akses në universitet.

    Për herë të parë pedagogët shqiptarë në universitetet private mund të ndërtojnë kundrejt pagesës dinjitoze një karrierë akademike normale e konkurruese, pa qenë të detyruar të bëjnë punë të dyta e të treta, pa ia ‘varur mësimit’, sepse rroga në universitetin publik nuk mjafton kurrë. Për herë të parë kanë kushte dinjitoze: zyra, biblioteka, ambiente të bollshme, ajër të kondicionuar, banjo të pastra e pa erë, drita dhe ujë 24 orë. Për herë të parë në universitetet private mund të vijnë të debatojnë lirisht opozita dhe qeveria, ambientalistët dhe industrialistët, komunistët dhe fashistët, pa pasur kompleks se nuk janë në rregull me shtetin, qeverinë apo ministrin.

    Universitetet private kanë sjellë konkurrencën në programe dhe botime, konferenca shkencore dhe botimet universitare, kanë sjellë rinovimin e shpejtë dhe të pandalshëm të ofertës edukative e formuese, kanë hapur dyert kundrejt tregut të punës.

    Qeveria Berisha ka meritën historikë që të paktën e prishi përfundimisht monopolin universitar shtetëror, duke krijuar premisat reale të lirisë akademike që është një nga kushtet bazë të lirisë në një demokraci.

    A ka ardhur koha për një fazë tjetër? Po, patjetër! Por jo për atë që spekulon kryetari i opozitës që, në përpjekje për të fituar kapital politik ndaj kundërshtarit, nxin në krye të të gjithëve universitetet private, duke kaluar me ndonjë “por” pjesën tjetër të së vërtetës së mirë rreth këtij sektori, pa të cilin as ai vetë nuk do të bënte dot nesër si kryeministër kur të përballej me nevojën e shkollimit serioz të të rinjve shqiptarë.

    Kjo fazë e re, ajo e cilësisë, ka ardhur dhe ne po i kërkojmë këta elementë me kohë, si universitet apo si Consorcium Universitar Shqiptar. Ka ardhur koha për një monitorim të besueshëm, të drejtë dhe të paanshëm të cilësisë në të gjithë sistemin tonë universitar privat, shtetëror dhe jopublik, duke përdorur parimin “një kut, një masë”. Ka ardhur koha e një sistemi pikëzimi e renditjeje të qartë, që orienton publikun, por edhe u hap rrugën përmirësimeve që rrjedhin nga politikat publike. Ka ardhur koha për një konkurs real të administratës publike, pasi punësimet e pamerituara dhe politike në administratën shtetërore dhe sektorin publik janë shkaku kryesor i deformimit të tregut të edukimit (a nuk e donte Renzo Bossi diplomën për të filluar punë në Komunë?). Ka ardhur koha për profesionet e rregulluara dhe provimin e shtetit si filtrin final për profesionistët e nesërm, që përgatisin universitetet për tregun e punës. Ka ardhur koha për reformën e financimit të arsimit të lartë, për të vënë në kushte autonomie reale kolegët e universiteteve shtetërore që punojnë me kufizime të mëdha dhe kushte të vështira dhe për të sjellë në konkurrencë reale të gjithë aktorët e sistemit. Ndryshe nga sot, ku universiteti privat duhet të luftojë për mbijetesë e universiteti shtetëror ka gjithçka të subvencionuar. Studenti shqiptar duhet të vihet në qendër, paraja publike duhet të ndjekë studentin dhe të jetë ai zot për të zgjedhur se ku duhet të studiojë. Nëse për këtë duhet shndërruar statusi i universiteteve nga shoqëri tregtare, sepse kështu ndihet më mirë një shoqëri si e jona me mentalitet anti-treg, pse jo, ta bëjmë reformën e financimit dhe ta vëmë sistemin në konkurrencë reale, duke kushtëzuar edhe statusin jofitimprurës të këtyre institucioneve të reja. Ne si UET të paktën e kemi shpallur se jemi të gatshëm ta bëjmë këtë.

    Tregu nuk mund të dështojë. As tek universitetet. Ai tashmë e ka treguar veten.



    *Një prej themeluesve dhe Adminstrator i UET.

    MAPO

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •