Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    KOHA JONE dhe BERISHA.

    Keto dite Berisha kritikoi disa veterane te PD-se si grindaveca etj..
    Per keta te kritikuar qe nuk di te jene tipa xhvatsa e rruajtesa as ne koh te PPSH-se as ne kohen e PD-se e as tani nuk dallohen si sahanlepires te PS-se ka nji opinion pozitiv ne ambjentet demokratike..


    Mes tjerash Berisha u permendi atyre se Nikoll Lesi eshte faktor pozitiv, burre i mire e kryetar i PDK se Zef Spajun Bushatit.

    Edhe une po permend pak histori te gazetes Koha jone e te Nikoll Lesit te shkruar nga ata vete.

    ---------------------------

    "Historia e gazetes Koha Jonė


    Botuesi i Koha Jonė, deputeti Nikolle Lesi
    Gazeta "Koha Jonė" ėshtė e para gazetė e pavarur shqiptare. Ajo ėshtė themeluar nga gazetari Nikollė Lesi, mė datėn 11 maj 1991, si gazetė lokale e qytetit tė Lezhės. Lezha ėshtė njė qytet bregdetar nė veri tė Shqipėrisė.

    Nė fillim "Koha Jonė" botohej njė herė nė javė, me katėr fletė, me njė tirazh javor 2000 kopje. Mė 21 gusht 1992 filloi tė botohej dy herė nė javė dhe konkretisht: ēdo tė martė dhe tė premte, pėrsėri me katėr fletė, ndėrsa mė 21 tetor 1992 "Koha Jonė" filloi botimin me 8 fletė. "Koha Jonė", nga data 11 maj 1991 e deri me fitoren e Partisė Demokratike Shqiptare mė datėn 22 mars 1992, mbėshteti opozitėn, duke kritikuar ashpėr Partinė e Punės sė Shqipėrisė (asokohe Parti Komuniste). Por, gjatė kėsaj periudhe, gazeta ishte e hapur pėr mendimin intelektual tė zonės sė veriut dhe tė Tiranės, pasi deri nė kėtė zonė shpėrndahej. Me ardhjen e demokratėve nė pushtet, "Koha Jonė" aspiroi pėr njė media tė lirė dhe pėr njė pėrkrahje tė mendimit tė lirė.Sapo gazeta filloi tė kritikonte segmente tė caktuara tė PD-sė pėr neglizhencė apo paaftėsi nė drejtimin e Shqipėrisė, njė pjesė e pushtetit filloi ofensivėn pėr bllokimin e gazetės "Koha Jonė" dhe nxjerrjen e saj jashtė ligjit. Kjo kohė pėrkoi me daljen nga PD-ja tė njė grupi intelektualėsh, tė cilėt formuan mė vonė partinė Aleanca Demokratike. "Koha Jonė" u tregua e hapur pėr opinionet e tyre, ēka i kushtoi gazetės fillimin e sulmeve nga pushteti i Berishės (asokohe President i Republikės sė Shqipėrisė). Mė 23 korrik 1992 botuesi Lesi i dhuron 40 pėr qind tė pronėsisė sė gazetės gazetarit dhe mikut tė tij, Aleksandėr Frangaj, nė mėnyrė qė tė punonin bashkėrisht dhe pėrjetėsisht. Gazetari Frangaj i ishte gjendur Lesit nė tė gjitha momentet e vėshtira tė punės deri nė kėtė periudhė. Gjykata e Lezhės me numėr vendimi 670 njeh shoqėrinė e re "Koha Jonė" me dy ortakė: Nikollė Lesi dhe Aleksandėr Frangaj. Muaj mė vonė, pikėrisht mė 18 nėntor 1992, nė gjykatėn e Lezhės filloi gjyqi ndaj botuesit tė gazetės Nikollė Lesi, i paditur pėr njė artikull tė botuar nga gazeta kundėr kryetarit tė Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit, Blerim Ēela, anėtar i kryesisė sė PD-sė. Padia e z. Ēela u rrėzua nga trupi gjykues. Pas kėsaj, gazeta ishte nėn shėnjestrėn e pushtetit tė ri tė demokratėve. Marrėdhėniet u acaruan, ndonėse gazeta ishte e hapur edhe ndaj pushtetit. Asnjė pushtetar nuk lejohej tė botonte shkrime nė "Koha Jonė". Stafi i gazetarėve u vu nėn survejimin e SHIK (Shėrbimi Sekret Shqiptar). Presioni sa vinte rritej ndaj gazetės, e cila ishte ende e vetmja gazetė e pavarur nė Shqipėri. Ndėrkohė nė tregun e shtypit mbizotėronin gazetat partiake. Mė 19 shtator 1992 botuesit bėjnė riorganizimin e "Koha Jonė" me kėtė staf:

    1. Drejtor i gazetės Nikollė Lesi

    2. Kryeredaktor Aleksandėr Frangaj

    3. Redaktor Ben Blushi

    4. Redaktor Armand Shkullaku

    5. Gazetar Zef Shtjefni

    6. Fotoreporter Dritan Kaba


    Si pasojė e dhunės shtetėrore ndaj gazetės, interesi i publikut shqiptar sa vinte dhe shtohej pėr artikujt e "Koha Jonė". Mė 30 dhjetor 1992, njė ditė para Vitit tė Ri 1993, Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės bllokoi dhe mė pas sekuestroi tė gjithė dokumentacionin e gazetės "Koha Jonė". Viti i Ri 1993 pritej mė i acartė pėr median e lirė se viti i parė. Idealizmi i stafit tė gazetarėve pėr njė shtyp me tė vėrtetė tė lirė sa vinte dhe kthehej nė njė utopi. Pushteti gjithnjė egėrsohej me lirinė e kėsaj gazete pėr t'i thėnė gjėrat hapur dhe publikisht.


    Pajisjet e zyrave te Koha Jone pas djegies qe iu be me 3 mars 1997 nga policia sekrete
    Me fillimin e Vitit tė Ri 1993, stafi i gazetės shtohet dhe nė "Koha Jonė" mbėrrin ish-kryeredaktori i parė i gazetės "RD", organ i PD-sė, zoti Frrok Ēupi. Nė kėtė ditė fillon nė staf edhe gazetari Martin Leka, i cili kishte qenė qė mė datė 11 maj 1991 njė nga kolegėt dhe miqtė e Lesit. Me ardhjen e gazetarit Ēupi pushteti u egėrsua dhe mė tepėr, pasi ai sapo kishte kritikuar publikisht nė njė intervistė tė fundvitit '92 presidentin Berisha. Pra nė "Koha Jonė", Berisha shikonte njė gazetė armike dhe idesė sė tij tė fiksuar iu pėrgjigj me represion ndaj gazetarėve. Mė 16 mars 1993 merret si i pandehur drejtori i gazetės Lesi. Mė 26 mars, 10 ditė pas Lesit, kryeredaktori Frangaj merret i pandehur dhe vendoset "arresti shtėpiak" pėr njė artikull tė botuar nė gazetė, i cili u quajt nga Ministria e Mbrojtjes si "sekret shtetėror". Gjyqi zhvillohet mė 30 prill 1993 nė Lezhė. Gjykata e shpall tė pafajshėm. Njė javė mė vonė trupi gjykues shkarkohet nga puna prej Presidentit Berisha. Gjatė gjithė vitit presioni i shtetit rritej, por publiku kėrkonte pėrditė e mė shumė fjalėn e "Koha Jonė". Si pasojė e kėsaj kėrkese, gazeta mė 4 janar 1994 filloi tė botohej e pėrditshme me 8 faqe. Tani ajo shitej nė tė gjithė Shqipėrinė. Stafi i gazetarėve u zgjerua, po ashtu edhe rubrikat u shtuan.

    Mė 31 janar 1994 arrestohen nga Prokuroria e Tiranės kryeredaktori Frangaj dhe zv/kryeredaktori Martin Leka pėr njė artikull tė botuar. Padia ishte bėrė nga ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Redaksia e gazetės rrethohet nga policė dhe punonjės tė SHIK-ut. I gjithė opinioni publik proteston si dhe organizatat ndėrkombėtare tė gazetarėve. Mė 1 mars lirohet nga burgu si i pafajshėm kryeredaktori Frangaj, ndėrsa zv/kryeredaktori Leka dėnohet me 18 muaj burg. Lirohet pas tre muajsh, si pasojė e protestave ndėrkombėtare. Gazeta "Koha Jonė" bėhet gazeta mė e madhe nė Shqipėri, si pėrsa i pėrket tirazhit, ashtu dhe pėr forcėn e saj. Tashmė ajo bėhet absolute nė tregun shqiptar tė medias. Mė 3 shtator 1995 "Koha Jonė" fillon tė botojė njė gazetė suplement me emrin "Sport Ekspres", e cila mė vonė doli si gazetė e veēantė sportive. Gazeta "Koha Jonė" fillon tė shpėrndahet nė Greqi dhe Itali. Nė kėtė kohė gazeta boton edhe njė suplement pėr kulturėn me emrin "AKS", qė mė vonė edhe ajo doli si gazetė e veēantė.Sot ajo ėshtė revistė e pėrjavshme kulturore. Por pushteti nuk harron. Mė 1 nėntor 1995 shtėpia e drejtorit tė gazetės, Lesi, hidhet nė erė me tritol. Mė 29 janar 1996 me numėr vendimi 272, Parlamenti Shqiptar, i dominuar nga njerėzit e Berishės, vendos qė tė ngrihet njė grup kontrolli pėr tė bllokuar gazetėn "Koha Jonė" si gazetė "antidemokratike". Kontrolli filloi mė datė 14 mars dhe bllokoi gjithēka nė gazetė, ndėrkohė qė nė shkurt 1996 policia bastis redaksinė e gazetės, duke dėrguar nė qelitė e burgut tė Tiranės pėr njė natė 33 gazetarėt dhe punonjėsit e saj. Pushteti acarohet me gazetėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. Policia pėrsėri bllokon tė gjitha automjetet e transportit tė gazetės me tė cilat shpėrndahej gazeta nė tė gjithė vendin. Synimi i pushtetit: Falimentimi financiar i gazetės, pasi lufta me arrestime nuk kishte dhėnė sukses. Gazeta, pas bllokimit tė automjeteve, vazhdon tė shpėrndahej me taksi, duke i shkaktuar gazetės njė dėm financiar mbi 110 mijė dollarė, shumė kjo, tepėr e madhe pėr financat e dobėta tė kėsaj gazete, e cila jetonte vetėm nga shitja dhe reklamat. Mė 26 maj nė Shqipėri zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Redaksia e gazetės rrethohej ēdo natė nga forcat e policisė dhe tė SHIK-ut. Arrestohen dhe rrihen gazetarė tė "Koha Jonė". Zgjedhjet elektorale pėrfundojnė me vjedhjen e votave nga PD-ja. Plasin revoltat popullore nė sheshe, tirazhi i gazetės ishte sa tirazhi i tė gjitha gazetave shqiptare sė bashku. Pėrsėri gazeta bllokohet nga policia. Puna bėhet e papėrballueshme pėr gazetarėt: rrahje dhe fyerje nga pushteti. Nė fund tė korrikut '96 miku i Lesit, zoti Aleksandėr Frangaj, del kundėr drejtorit tė gazetės, pra Lesit. Pushteti i Berishės gėzohet nga kjo pėrēarje dhe menjėherė pėr ta shkatėrruar gazetėn fillon ēėshtje ndaj Lesit. Kolegu tjetėr Frangaj largohet pėr tė krijuar revistėn "Klan", e cila filloi tė zėrė vend nė treg. Gjithsesi, i larguari kishte dhėnė dhe marrė nga gazeta, e cila i dha burgun, por dhe lavdinė, lavdi qė iu konvertua nė disa qindra mijėra dollarė.Megjithatė Frangaj,bashkė me Martin Lekėn mbeten gazetarėt qė sakrifikuan me shumė pėr gazetėn "Koha Jonė" nė ato vite tė fillimit tė jetės sė gazetės.Pas kėtij largimi pushteti bėhet mė represiv ndaj Lesit dhe gazetės. Prapė ndalime dhe arrestime nga policia. Bastiset nga policia shtėpia e botuesit tė vetėm, Lesi.


    Policia sekrete me 3 mars1997, djeg e shkaterron zyrat e gazetes koha Jone. Kjo eshte ajo qe mbeti pas.
    Kėshtu i gjeti fillimviti 1997 raportet "Koha Jonė"- pushtet i Berishės. Ndėrkohė filluan protestat popullore antiBerishė. Gazeta arriti tirazhin mė tė lartė 72500 kopje nė ditė, nė njė vend me 3 milionė banorė. Gjatė muajve shkurt-mars '97 pushteti u tėrbua ndaj stafit tė gazetarėve. Mė 3 mars 1997, nė ora 02.00, redaksia e gazetės shkatėrrohet dhe digjet nga forcat e policisė sekrete tė Berishės. Digjen dhe vidhet gjithēka: kompjuterat, tavolinat, dokumentat etj. Dėmi material arrin mbi 300 mijė dollarė. Dy gazetarė arrestohen dhe njė punonjės qė ndodhej nė redaksi dėrgohet nė rajonin e policisė nr.3 dhe rrihen pėr vdekje. Gazeta mbyllet. Shtypi botėror qė ndodhej nė Tiranė pasqyron gjithēka nga djegia e gazetės mė tė madhe tė Shqipėrisė.

    Botimi i gazetės rifillon mė datė 17 prill tė po atij viti. Redaksia punon nė shtėpinė e botuesit. Shtetrrethimi policor i detyron gazetarėt qė ta dorėzojnė gazetėn ēdo ditė nė ora 14.00 nė shtypshkronjė. Gjatė muajve maj-qershor 1997 gazetės i vidhen nga grupe banditėsh tė gjitha automjetet e transportit. Dėnimi financiar arrin mbi 150 mijė dollarė. Gazeta rėndohet financiarisht deri nė prag falimentimi financiar.

    Nė zgjedhjet elektorale tė 29 qershorit 1997 kandidon si deputet i pavarur edhe botuesi i gazetės Nikollė Lesi, dhe fiton. Po mė 29 qershor fillon punė radio "Koha", filial i kompanisė "Koha Jonė", e cila transmetoi si e para radio private nė Shqipėri. Pajisjet e radios ishin dhuratė e njė botuesi italian, i cili kishte ndjekur nė RAI (televizioni shtetror italian) pamje nga djegiet e gazetės "Koha Jonė" mė 3 mars 1997. Gazeta, pas zgjedhjeve elektorale, riorganizohet. Bėhet me 32 faqe, me rubrika tė reja, tė cilat kėnaqnin njė gamė tė gjerė tė lexuesve. Gjashtė muajt e fundit tė vitit '97 ishin periudha e artė pėr lirinė e shtypit shqiptar. Por gazeta filloi tė kritikojė edhe qeverinė e re tė socialistėve. Socialistėt pėrgjigjen: Rritje tė taksave pėr shtypin. Tregohen mė dinakė se pushteti i Berishės, nuk arrestojnė asnjė gazetar, por pėrdorin falimentimin. Por administrimi i saktė dhe tė ardhurat e mėdha nga reklamat fillojnė tė shėndoshin financat e dėmtuara tė "Koha Jonė". Megjithatė pushteti nuk e do gazetėn, pasi ajo boton fakte pėr korrupsionin e tyre. Megjithatė mbetet mė e madhja, ndonėse nė fillim tė vitit 1998 dalin edhe gazeta tė reja tė financuara nga biznesmenė tė dyshimtė. Nė prill 1998, kompania "Koha Jonė" fillon transmetimin me stacionin televiziv TV KOHA.

    Kompania e medias "Koha Jonė" pėrbėhet nga

    1. Gazeta "Koha Jonė"

    2. Radio "Koha"

    3. TV "Koha"

    4. Gazeta "Sport Ekspres"

    5. Revista "AKS"

    6. Agjensia e transportit tė shtypit.


    Pas ketij viti "Koha Jone" vazhdon te kritikoj Partine Socialiste (PS) ne pushtet dhe si ndeshkim ndaj ketyre kritikave merr inatin pushtetmbajtes, te cilet filluan te lidhen me media te tjera, te cilat linden nga lobet e biznesit financiar dhe ato te bizneseve te dyshimta. Po ne kete vit ne parlament u miratua me urgjence ligji per mediat elektronike, i cili eshte represiv ndaj medias se lire dhe konkurences se lire e te barabarte.

    Gjate vitit 1999 multimedia "Koha Jone" filloi per ndertimin e nje pallati 8-katesh ne qender te Tiranes, i cili do te sherbente vetem per median.Tashme ne kete pallat jane zyrat e te gjitha filialeve te multimedia "Koha Jone" dhe njihet si nder pallatet me te medhenje te medias ne Shqiperi.Gjate viteve 1999-2001 multimedia "Koha Jone" forcohet edhe me teper, dhe pajiset me teknologji bashkekohore, duke qene pjese konkuruese e medias kryesore shqiptare. Gazeta "Sport Ekspres" gjate vitit 2001 filloi te botohet e perditshme dhe sot eshte para gazete sportive.

    Ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit 2001 botuesi i "Koha Jone" kandidoi si kandidat i pavarur per deputet ne qytetin e tij te lindjes ne Lezhe ku dhe fitoi. Pas kesaj botuesi Lesi vendosi qe te shkeputet nga drejtimi direkt i medias "Koha Jone" dhe t’i perkushtohet politikes.

    Sot "Koha Jone" eshte nje nder mediat kryesore ne Shqiperi.. "

    -------------------------

    Une si shqipo nuk e harroj rolin e kesaj gazete ne nxitjen e rebelizmit te 96-97-es.
    une nuk harroj stafin e kesaj gazete dhe rolin e tyre si kico Blushit , dritero Agollit etj ne keto vite.

    Dicka nuk eshte ne rregull.

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mos perto ma trego ku e permend Berisha ate Leshin
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anton..

    Keto dite e lexova qe Berisha i thote ketyre..se LESI eshte njeri me peshe qe i respektohet fjala..qe eshte drejtues i nji Medie te Fuqishme qe lexohet e vleresohet nga populli ..qe eshte kryetar i PDK-se etj lavderime.

    Nuk e mbaj mend ku e lexova kete..

    Po u kujtova te tregoj.

    Nuk jam kunder se cdo kush mund te reflektoje e te evoloje..
    Por kthesat e Berishes jan te cuditshme..
    Psh ku evoloi e u be i mire Arben IMAMI?
    Mos valle ai e denon veprimtarine e tije si gjeneral i rebeleve?

    Deri tani une di Se IMAMI qendron ne ate deklaraten qe beri dikur se..
    AI e ka per mburrje qe luftoi me Rebelet per rrezimin e Berishes..

    po CEKA ku ndryshoi qe Berisha para zgjedhjeve parlamentare e pa te udhes te "pij nji Kafe" me neritanin.

    Sa njerez ka qe jane 200 here me atdhetar se CEKA qe ja japin Voten tash 12 vjet Berishes dhe qe Berisha i njef personalisht dhe Berisha as eshte kujtuar se a jan gjalle keta "derra"..

    Pse nuk ben autokritik Berisha qe ishte AI qe i detyroi Peqinsit te Votojne krokodilin Keno gjinushi.

    Ai nuk eshte ne rregull.

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe Berisha ka perdorur te njetat metoda si ne kohen e komunizmit kur ishte ne fuqi kjo nuk ka as dyshimin me te vogel.
    Problemi eshte se Berisha zhgenjeu shume njerez qe me te vertete shpresonin per nje sistem demokratik ne Shqiperi dhe per kjo eshte diēka qe asnje prej demokrateve te vertete ska per tja falur. Sot e kesaj dite Berisha ( ashtu si dhe Enver Hoxha ne kohen e vet) nuk ka lene asnje figure tjeter ne PD qe te afirmohet apo konfirmohet prej frikes se i ze vendin. Asnje person nuk eshte i padiskutueshem ne nje parti, themelorja eshte qe demokracia e vendit te perparoje e partija te kontriboje ne kete zhvillim ejo e kunderta. Me vjen keq se si me mijera njerez vazhdojne te mashtrohen akoma nga fjalimet absurde te Berishes!! Berisha Nano dalin nga te njetat shkolla dhe populli duhet te gjykoje me qetesi e jo me pasione, te dya kane patur pushtet te plote dhe ne partite e tyre dhe ne egzekutivin e vendit, pyetja eshte ēfare kane bere?!!
    Pergjigjia per mua eshte e thjkeshte Berisha e la vendin te armatosur ne lufte me njeri tjetrin, pa asnje para dmth ne katastrofe, Nano sa here qe ka ardhur ka shkaktuar kriza ne qeveri dhe ka ikur prape ne nje kohe rekord nga qeveria duke e lene ne gjendje krize vendin!
    Atehere si ka mundesi qe te gjithe mbrojme parite ketu qe ata udheheqin?!! Perderisa ato parti nuk do te bejne autokritiken e vertete per pasojat katastrofike qe ka patur vendi nga qeverisjet e tyre dhe aq me teper qe vazhdojne te votojne per leader te tyre figura te djegura nuk u duhet dhene me vota. Ky eshte sanksioni me me vlere qe mund te japi populli.
    Dikush qe ka qene president apo kryeminister dhe e ka ēuar vendin drejt katastrofes nuk mund te pretendoj te ribehet president apo kryeminister, pasi po te ribehet i tille eshte nje ofendim per te gjithe popullin e tij.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Keni te drejte,

    une mendoj jo vetem vetkritike duhet te jene por dhe duhet te marrin mbi vete pergjegjesine.

    Nuk them ti varim apo ti denojme, por per kryetare e kryeministra e presidente i provuam boll.

    Dhe une jam dakort, boll me ish-anetare te komitetit qendror, boll me nenpunes te istitutit te studimeve marksiste-leniniste, boll ish-sekretare partie.

    Por problemi qendron kush jane alternativat?

    Meta nje shtangis i trashe qe nuk di te numeroje deri ne 100?
    (kete e pohoj me bindje absolute,sepse e njof derrin, samiun ka mbaruar)

    Nikolle Lesi nje njeri qe i shitet kujt paguan me mire?

    Partia socialiste nuk me intereson sepse jam i bindur se ata jane mafia vete e nuk korrigjohen pa kalu disa breza.

    Por ne PD mendoj se ka shume njerez te ndershem e te afte, shpresoj qe te kene me se fundi forcen shpirterore per tiu kundervene sekretarit te partise.


    Gjithsesi me e rendesishme sesa emrat e pervetshem eshte qe te largohen mafiozat, vrasesit spiunet e greqise e kjo behet mendoj ne kushtet reale vetem me nje koalicion te te gjitha forcave jo te majta pa bere dallim.

    Duam apo nuk duam , kjo me duket e vetmja alternative realiste.

    Endrra ime qe te krijohet nje parti e vetme me djathtash PD e te gjitha partite e djathta me nga 2% te shkrihen eshte nje enderr e jo me shume.
    Te djathtet me duket jane me te trashe sesa e kam menduar.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Por Anton, duhet qe dhe nga keto partite e djathta 2 %-she te heqsh ato elementet interesaxhi, mafioza etj, etj, pasi sic po duken gjerat ne Shqiperi, te paket jane ate qe veprojne vetem per kombin, pa bere me pare llogarite e veta personale...

    endrra me sy hapur po shohim perdite!!!

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ata hiqen vete ne rast se baza bashkohet, sepse jane ata qe bejne te pamunduren qe te mbeten kryetare partish pa elektorat.

    As dreqi nuk e di sa parti te djathta ka ne RSH,

    dhe pollo me shehun u ndane psh

    Ka ardhur koha e bashkimit e jo te ndrarjeve te metejshme te te djathteve.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ndarjen kane ardhur si pasoje ndryshimesh ne pikepamje ose interesa. PS-ja dhe PD-ja ( per te folur per partite me mediatike dhe me te medha te vendit) udhehiqen me te njetin sistem si ne kohen e Enver Hoxhes. Ne PS po te veshtrojme ne pamje te pare ka me shume fryme debati se sa ne PD, por po te veshtrojme me me vemendje kjo eshte per te hedhur hi syve dhe perveē se perdoret si argument demokratik ne sy te opinionit publik nuk eshte gje tjeter veē se per te hedhur hi syve si thote populli. Nano lejon debatin ne kete parti pasi nuk kontrollon dot gjithēka, ne PS ka klane dhe eshte i detyruar ti degjoj, dhe me eksperiencen qe ka arrin te sundoje. Berisha as qe nuk i le rrymat e reja qe te zhvillohen ne PD e jo me te formohen klane qe mendojne ndryshe nga ai.
    Ne te gjithe boten bejne vaki fenomenet e pakendeshme te pushtetit dhe politika e tille eshte, por vetem ne Shqiperi shohim nderrim qeverish ēdo 5 muaj dhe pa asnje lloj arsyeje ( me e bukura eshte se rrezimi i qeverise kerkohet nga partia ne pushtet!).
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    gabimet kryesore te Berishes qe i kushtuan shume vendit.


    Mos hapja e dosjeve, pra te dilte hapur se kush ka qene SPIUN dhe ka derguar JETE TE PAFAJSHME NE SPAC, BURREL E GJETKE.


    Qendrimi tolerant ndaj spiuneve, bllokmeneve, ish udheheqjes qe e denigruan Shqiperine dhe shiten Kosoven.

    Qendrimi autokrat perbreda Partise se tij dhe jo perbrenda Qeverise dhe gjithe Pushtetit.

    Pra jo vetem autokratizem ne PD, por edhe ne Qeveri ku anetaret e saj te mos hidhnin valle.


    Miratimi i ligjit per figurat e dyshimta dhe bashkepunetore me krimin komunist, ashtu sic u vu ne shumicen e vendeve lindore, ku ish anetart e byrove politike u ndaluan me ligj qe te merrnin pjese ne politike.

    Ne shqiperi nje ligj i tille u miratua ne 95-en ne mos gaboj, pra shume vone.

    Mos nderhyrja e armatosur gjate rebelimit komunist ne 97-en ku rrebelave te kuq e rrugace ti tregohej vendi i duhur.

    Nuk besoj se ka ndonje mundesi qe ne ndonje nga vendet perendimore te behet ajo qe ndodhi ne Shqiperi dhe te mos nderhyje shteti.

    Megjithate edhe ketu, duhet kuptuar qe ai ishte nje shtet i brishte me 4 vite demokraci dhe qe ajo kohe eshte tper e vogel per te vendosur baza dhe themele te shendosha per nje shtet te fuqishem.

    Problemi qendon tek mentaliteti i prapambetur fshataresk shqiptar sesa tek emancipimi apo reformat qe mund te nderrmare dikush.

    Pse jemi me te varfrit, me injorantet dhe me te prapambeturit e Europes e ka nje arsye llogjike, sepse jo cdo gje eshte rastesi.

    Nese ne perendim jo me shume se 10% e popullsise jeton ne fshat, tek ne kane jetuar mbi 60%.
    Nese ne perendim arritjet dhe deshtimet e qeverise behen nga viti ne vit, ne Shqiperi gjate kohes se Komunizmit u benin krahasimet me vitin 1944 dhe me kete gje u mbushej mendja injoranteve dhe mediokreve qe Shqiperia ka ecur perpara.

    Dhe shume e shume gjera te tjera, si keto apo si puna e cekut te bardhe.
    Vetem shqiptaret mund te besojne qe per 4 vite te arrish Perendimin qe eshte me qindra vite perpara nesh, si nga zhvillimi ekonomik, ashtu edhe nga mentaliteti shoqeror, gjendja arsimore e kulturore etj etj.

    Pra perpara se te merreni me Berishen e te tjere, qe kane qene ne pushtet per 4 vite, eshte me mire qe te merremi me ata qe kane qene dhe jane ne pushtet gjate 60 viteve te fundit;
    se cfare niveli dhe mundesie ka ai popull qe qeveriset nga Hoxha, Alia, Cuko, Murro, Myftiu, Carcani, Miska, Cerrava, Islami, Dokle, Brokaj, ai Avdiu me i famshmi i juristeve tane, etj etj etj.

    Lerini 4 vite se nuk behet qameti, por mendoni per 60 vite te tjere.

    Berisha 4 vite e pati pushtetin dhe Shqiperia nuk e humbi mundesine per tu zhvilluar nga politika e atyre 4 viteve, por nga ato 60 vite qe ja kane bere trurin dhalle shqiptareve.


    te ishte komunizmi i mire e kishin aplikuar anglezet, amerikanet, italianet, gjermat, francezet etj etj dhe nuk ja linin rradhen shqiptareve.


    Por ne jemi me te zgjuar se ata.

  10. #10
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A te them dicka hapur?

    Mendimi i im eshte i thjeshte ( e kam thene komunistat nuk me interesojne se jane mjeshtra vete)

    Une mendoj se koha e Sali Berishes ne krye te PD ka perenduar.

    Nuk them as se eshte armik, apo i poshter apo ku di une se cfare.

    Thjesht e ka luajtur rolin e tij si kryetar dhe nuk eshte i afte per tiu kundervene mafies se kuqe.
    Mendimi i im eshte qe kryetari te jete ose nga familje e nderuar e Jugut ose te jete nga Shkodra (jo Pjetri), nje mysliman.
    Mbi te gjitha duhet te jete nje njeri absolutisht i paster, i ndershem dhe i zgjuar.



    Anton

    Ps per nje gje me vjen shume keq qe as ish-burgosurit vete nuk munden te gjejne nje kompromis te perbashket, artikulli i fundit qe kam lexuar ben fjale per 3 shoqata te tyre.
    Ne ja veme fajin gjithmone komunisteve, por ne fakt mendoj se fajin e kemi vete.(une nuk kam qene i burgosur)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anton ke te drejte..

    Ja Gosh Levonja si ankohet.....

    KJ
    -----
    Anakroniket
    Ata qe paten rastin te ndjekin skenat nga seanca e votebesimit te qeverise tani se fundi, ne disa momente, u perballen me nje spektakel sa te peshtire dhe aq anakronik po te kihet parasyh fryma e re qe ka filluar te dominoje politiken shqiptare. Konkretisht, ne momentet kur lideri i opozites, Sali Berisha, ne fjalen e tij po fliste per korrupsionin dhe dukuri te tjera negative te qeverisjes socialiste gjate ketyre pese vjeteve, shume nga deputetet e PS-se te pranishem ne salle qeshnin duke ironizuar ato per te cilat shprehte shqetesimin e tij kreu i PD-se. Mirepo, realiteti provon se shqetesimet e Dr.Berishes per problemet qe trajtonte jane mese te drejta dhe duhet te preokupojne kedo qe pretendon te jete i angazhuar seriozisht per zgjidhjen e problemeve te vendit dhe cuarjen para te ketij. Praktikisht, nderrimi i shpeshte i qeverive komprometon qeverisjen socialiste. Nese do te kishte qene ndryshe, atehere nuk kishte pse te ndryshoheshin qeverite, kryeministrat, ministrat apo drejtoret e keshtu me radhe. Po te pretendohej se ndryshimet kane te bejne me synimet per te permiresuar punen atehere socialistet duhet te pranojne paaftesine e tyre per te bere zgjedhjet adekuate te njerezve ne dispozicion. Ne menyre te ngjashme, shqetesimet e Berishes lidhur me shtrirjen e tentakulave te mafies ne pothuajse te gjithe segmentet e administrates, abuzimet me pushtetin apo problemet qe kane te bejne me procesin zgjedhor jane te gjitha ekzistente dhe per kedo i cili deshiron ta shikoje Shqiperine me nje shtet te konsoliduar, me nje shtet real ne kuptimin e mirefillte te fjales per ato qe thoshte Berisha, duhej t'i vinte gishtin kokes. Vec kesaj, socialistet nuk kishin pse te qeshnin pasi ne disa raste Berisha nuk bente tjeter vecse citonte shkrime te botuara ne gazseten e tyre apo ne media qe i krehin bishtin PS-se dhe disa prej krereve te saj. Ne fund te fundit, nje pjese te mire te atyre qe deklaronte lideri i opozites ne seancen e votebesimit ne parlament, jo shume muaj me pare kishin dale nga goja e vete kryetarit te PS-se, Nano, te cilit do t'i jepej vota per te kaluar provimin e votebesimit. Gjithashtu, para se te qeshnin me Berishen, turma e deputeteve socialiste duhej te pyeste veten: "Pse valle kryeministri Nano i shtrengoi ministrat e tij te nenshkruanin kontrate?" dhe "Pse ai paralajmeroi se kush nuk do te ishte ne rregull do te shkarkohej pa shume komplimente?" Keto tregojne se vete Kryeministri eshte i ndergjegjshem per tentakulat per te cilat fliste Berisha, nga prekja e te cilave askush nuk eshte i imunizuar. Nuk dihet sa u beri pershtypje atyre dhe fakti qe Nano pas perfundimit te debateve deklaroi se i vleresonte dhe i merrte seriozisht te gjitha kritikat e bera nga opozita. Tani duke e pare nga nje aspekt tjeter sjelljen e deputeteve socialiste ndaj liderit te opozites askush nuk mund ta mohoje se ai qendron shume me lart se ta ne shume drejtime duke filluar nga aftesite, per te perfunduar tek ana morale. Vec kesaj, ndryshe nga ata, emrat e te cileve i u imponuan elektoratit socialist nga listat e partise, Berisha perfaqeon deputetin qe mori me shume vota se kushdo tjeter ne procesin zgjedhor, ndonese te manipuluar te vitit te kaluar. Me nje fjale, Berisha eshte nga ata pak politikane shqiptare qe perfaqeson nje mase te konsiderueshme shqiptaresh duke pasur te drejte te flase ne emer te tyre. Pra, mjaftojne vetem keto qe jo vetem deputetet e PS-se, por dhe pjesa tjeter e politikes te tregojne respekt per te. Por duket se deputetet socialiste me qeshjet e tyre ndersa Berisha fliste, te paafte per te debatuar me te, qeshnin per te treguar zellin dhe besnikerine e tyre nga lidershipit te partise. Nga ana tjeter qeshje te tilla na sjellin dhe kujtimet e "ilaritetit ne salle" ndersa shoku Enver stigmatizonte armiqte e Shqiperise socialiste.

    G. Levonja


    ----------------

    po mor Gavrosh rrushi po... Pse mos qeshin mafiozet socialiste me Berishe e me Popullin..

    Ti Gavrosh u " cave bulshive" derisa i RI-Solle ne Pushtet ata te "ilaritetit ne salle". Dhe kontri *** te madh me Nikoll Katunarin e Lezhes e Frrok spiun-Cupin..
    Bej gam gam tani..

    Ishit mesuar ju cunat e Tirones me e pas ne prapanic gishtin e operativave Terbaciot dhe ju duk qamet qe 4-5 vjet nuk e patet ne prapanic at gisht..
    Mbaheni tani se e meritoni..

    Mir GOSHI se i jepte shitsja Ushqimores ne rrug te kavajes ndoj tallon teper prej Behijes po ai TOS Lubonja e harroi oren 5 te mengjezit ne SPAC kur rrinte me prit rradhen 2 sahat me bo shurren..tu u dridh nga te ftohtit..dhe shkoj la dhe lesht e fundit te Tulles per ti pru ne pushtet dhe i here Gardianet e djeshem qe ja nxin jeten..
    pis milet..raja...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-08-2002 mė 05:05

  12. #12
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Eshte pak e ēuditeshme kur lexon ketu pas kaq shume ngjarjesh e faktesh qe gjithe opinioni publik i njeh, nje pjese vazhdon dhe mbron akoma Berishen apo Nanon!
    Mua per vete me duket absurditet megjithate mendimi i te tjereve sme pengon te jetoje jeten time keshtu qe secili ka te drejten te analizoje ēdo gje me menyren e tij.
    Komunizmi per mendimin tim pati efektet e tija pozitive deri ne vitet 1970 ( te me falin ata qe e vujaten drejtpersedrejti kete sistem, por si ēdo sistem i krijuar nga njeriu nuk ishte perfekt ). Me tej se vitet 70-te komunizmi kaloi ne absurditet dhe u be pasije e rende per jeten shoqerore dhe ekonomike te vendit. Nqs pas festivalit te 11-te do te ishte lejuar kalimi nga sistemi komunist ne socialo-kapitalist, Shqiperia sdo te kishte pasur keto pasoja, si ne ekonomi ashtu dhe ne mentaliotetin e shoqerise se saj. Shoqeria e bazuar mbi kapitalin ( kapitalizmi amerikan apo social-kapitalizmi evropian) eshte me jete gjate ne praltike se sa shoqeria e bazuar mbi komunizmin dhe historia po e verteton diēka te tille. I vetmi shtet qe po arrin te ruaje suspencin eshte Kina qe ka vendosur te shnderoje gradualisht sistemin komunist ( ne nje periudhe 50 vjeēare nqs besojme autoritet kineze ) ne sistem te bazuar mbi kapitalin, dhe deri tani po ja arrin me sukses pasi po te shikojme nga fare ekonomia kineze zhvillohet me nje mesatare +7% ne vit dhe pa patur problemet vendeve te ish bllokut sovietik.
    Cdo sistem qe eshte i krijuar nga njeriu fuqine e bazon pak a shume te diktati e aq me teper kur i preken interesat e veta.
    Po te shikojme USA, qe zyrtarisht pretendohet se eshte nga demokracite me solide ne bote, ku ēdo njeri shpreh lirisht pikpamjet tija ,krijon, pasurohet ne kohe rekord nqs eshte puntore e ka ide revolucionare....te gjitha keto thuhen nga amerikanet dhe eshte mese e drejte , por nuk degjoje nga merikanet te flitet per ate qe u be skandal ne ate periudhe, denimin ne karrigen elektrike te nje ēifti pasi kishin ide komuniste!!( Rozenberget ) Si mund te denohet dikush pasi ka ide komuniste?!! Ne Evrope po te shikojme ( France , Itali vendet nordike, Portugali ...) rreth 10-15% e elektoratit votojne akoma per komunistet, me teorine amerikane i bie qe ti vrasim te gjithe keta njerez pasi jane te rrezikshem!!
    Prandaj mendoj qe ēdo gje eshte relative e duhet vene ne konteksin e duhur. Berisha nga 20 vjet komunizem te flakte ( dhe sekretar aktiv i partise komuniste shqiptare ne spitalin e Tiranes) u kthye ne demokratin me te flakte!! E beri kete prej bindjeve te tija?!!Pak e ēuditeshme me duket, prej oportunitetit ( me duket me kredibel) dhe pse nuk dua te gjykoj njeri per bindjet e tija politike.
    Thjesht ajo qe doja te thosha eshte se pasojat e komunizmit 50 vjeēar ne Shqiperi te gjithe i dime dhe eshte kapitull i mbyllur per mendimin tim, duhet te shohim te e ardhmja dhe per te bere diēka te tille duhet ti besojme per te ardhmen tone pushtetin njerzve qe e meritojne e jo me atyre qe e kane patur ne dore ta bejne diēka dhe se kan bere.
    Berishen spo e kritikoj me si ish komunist ( pasi gjysme e Shqiperise ne menyre direkte apo indirekte ishte) po e kritikoj si te pa afte per te udhehequr opoziten drejt marrjes se qeverisjes se vendit ( dhe kete u bene disa zgjedhje qe opozita deshton me Berishen ne krye e nuk do shume mend ta kuptosh arsyen ) akoma me te pa afte per qeverisjen e tij, pasi ishte i plotfuqishem si ne kohen e Enverit ne kohen e vet dhe e la vendin ne katastrofe. Po lexoja me vemendje ato qe shkruante redi per gabimet e Berishes dhe me beri pershtypje qe as nuk e kishte permendur krijimin e piramidave dhe pasojat katastrofike te tyre.
    Te mos harrojme se ishin ato qe bene te shkoj vendi drejt katastrofes, pasi kursimet e 7 viteve dhe pasurite e gjithe jetes se shqiptareve perfunduan ne xhepat e disa individeve dhe kjo u be ne mes te dites. Kjo quhet mos asistence te personave ne rrezik dhe ne perendim denohet me penal ( per nje person te thjeshte e jo me per dike qe i eshte dhene vota e popullit qe te supervizoje ēdo gje qe zhvillohej ne Shqiperi.
    Mendoj qe nuk eshte interesante te merren ne mbrojtje persona te pa afte vetem me preteksin qe kan pas faj dhe te tjeret.
    Qeveria Hollandeze dha doreheqjen vetem se ne Bosnje dyshohej se ishin vrare disa persona dhe ajo nuk kishte mundur te shpetoje ato jete njerzish!!! Fisnik si mendim e vendim, dhe shume me kurajo. Sikur te bente dhe Sala e Tosi dhe 10% te kesaj do ishim duke folur per ekonomine tani e jo me per politiken se do ta kishim mendjen te qete per politikanet tane.
    Just God Can Judge Me

  13. #13
    Gabimet ne lidhje me Piramidat, Berisha dhe opozita i ka pranuar me kohe dhe me kete ka bere xhestin me fisnik ne historine e politikes shqiptare, pasi duhet te kini parasysh qe familja Hoxha dhe ish pushtetaret komuniste akoma sot nuk kane pranuar pergjegjesite e tyre qe ishin 1milion here me te medha se ato te Berishes, i cili qeverisi per 4 vjet, kundrejt 55 te pales tjeter.

    Cifti Rosenberg nuk u vu ne karrike elektrike sepse ishin KOMUNISTE, por sepse bene TRADHTI SHTETERORE DHE KOMBETARE dhe per kete Zoti Bekofte Ameriken qe tradhtaret e Kombit te vet i dergon ne Karrike Elektrike.

    Gjithashtu per tradhti jane denuar Aime qe bashkepunuan me KGB-ne por qe u denuan me burgim te perjetshem (vetem nje bashkeshort ne kete rast).


    E ngaterron me Sacco dhe Vanzetti te cilet u akuzuan per vrasje dhe grabitje ordinere dhe u ekzekutuan.


    Megjithate, akoma ne lidhje me Rosenberget dhe gjuetine e shtrigave qe u be ne Amerike pas Luftes se Dyte Boterore, fushate qe u udhehoq nga senatori Mc Garthy, Amerikane mbajne disi distance, megjithese nuk shprehen hapur.

    Ne Amerike pikpamjet komuniste cilesohen njelloj si ato naziste e rraciste, pra me te njejten monedhe.

    Megjithate sido te vije puna dhe te jene konceptet, ka shume ndryshim me ate qe u aplikua ne Shqiperi dhe ideollogjine qe perkrahen shqiptaret.

    Me duket concept teresisht i ceket te thuash qe Komunizmi ka qene i mire deri ne vitet 70 kur cdonjeri qe ka paksa njohuri mbi gjerat me elementare mbi te cilat evolon dhe zhvillohet shoqeria njerezore do ta kundershtonte me te madhe kete gje.


    Komunizmi eshte i deshtuar qe ne KONCEPT, pra qe pa filluar zbatimi ne praktike.
    PSE?

    Sepse mohon dhe lufton PRONEN PRIVATE DHE GJITHCKA PRIVATE.

    Mjafton ky koncept per ti vene kapakun te gjithave.

    Ne rast se nuk lufton dhe punon per gjene tenden, pra ate qe ti ke private, nuk mund te luftosh per te pergjithshmen dhe ate qe nuk te perket ty.

    QE nje gje e tille te behet, duhet qe ndergjegjja e njerezimit te kete arritur nje shkalle te larte qe nuk e ka tani.

    Ti dhe te tjeret do te thoni qe:"Eshte Ideale dhe e Mrekullueshme nej gje e tille".
    Edhe une do te them te njejten gje por qe praktikisht nuk vlen aspak, pasi vjedhjet, vrasjet, etj etj ndodhin ne cdo cast te jetes sone.

    Atehere perse te perkrah nje ideollogji qe propagandon dicka te paarrithshme per momentin?
    Perse nje ideollogji qe kerkon te shkaterroje Pronen dhe gjithcka PRIVATE une ta perqafoj, ne nje kohe qe Privatja po con Boten Perpara?

    Nese Kina po ndryshon, pra nga Komunizmi po kalon ne Kapitalizem, kjo tregon qe Komunizmi eshte nje ideollogji e deshtuar dhe sa me shpejt ta kuptsh e ta luftosh aq me mire do te jete per te gjithe.

    Dhe jo si shqiptaret qe luftuan per 50 vjet per nje ideollogji te gabuar dhe jo praktike dhe tani mundohen ti korrigjojne ato gabime.

    Dhe akoma me e keqe dhe tragjike eshte fakti qe ata qe jane ndergjegjesuar per nje gje te tille dhe qe mundohen te rrregullojne gabimet e te kaluares vishen me emertime si ideatoret e asaj ideollogjie duke ngaterruar te gjitha konceptet.


    Pra:Nese Komunizmi eshte nje ideollogji e gabuar, ajo mbetet e GABUAR dhe jo mbete e drejte deri ne 70-en dhe pastaj e padrejte deri ne 90-en, apo mbete e drejte ne Kine dhe e padrejte ne Shqiperi.


    Te gjitha shtetet e kesaj Bote pa perjashtim qe kane aplikuar sistemin Komunist, pra qe kane luftuar dhe shkaterruar pronen Private, shtetezuar ate, qe i kane dhene fuqi dogmatikut dhe injorantit perpara intelektualit dhe realistit, jane shtetet me te varfra ne Bote dhe me shume probleme.

    Asnje vend Komunist ne Bote nuk prosperoi.

    Pra edhe Kina ate 7% qe e ka, e ka sepse po kalon ne Kapitalizem dhe jo sepse po ecen ne rrugen e ndritur te Marksit, Englesit dhe Leninit.

    Edhe Shqiperia sot, me gjithe problemet qe ka, eshte 1000 here me mire sesa ishte gjate Komunizmit zoteri.

    Berisha beri gabim sepse u ndikuar shume nga rrymat prokomuniste te cilat ne shqiperi jane me shumice pasi gjejne mbeshtetje tek fshataresia injorante dhe mediokre.

    Pra te mos hapen dosjet, te mos denohen e te falen shkaktaret e asaj gjendje te mjerueshme pasi jane shqiptare dhe gabime mund te bejne etj etj gjera si keto.

    Ne te vertete ata duheshin varur prej kembesh ashtu sic u var Mussolini ne Itali dhe kushdo qe ka qene spiun ka marre ne qafe jete njerezish te pafajshem duhej te denohej ose te perjashtohej nga atdheu.

    Edhe pse u bere gabime me Piramidat, askush nuk ka te drejte te djege atdheun per 100-1000 apo 1milion $.
    Te tille persona quhet TRADHTARE dhe ajo Amerika i ve ne karrige Elektrike.

    Pra ato qe per para shkaterrojne apo shesin Interesat Kombetare, si Mc Veigh, Rosemberg etj.

    Prandaj edhe Shqiperia nuk quhet Amerike.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Redi falja e Berishes erdhi me vone pasi gjithcka kishte mbaruar ne momentin e pare te trazirave me sa mbaj mend gjeja e pare qe beri ishte rizgjedhja e tij si president shto ketu edhe doreheqjen e vonuar te Meksit eshte e vertete qe u ndikua nga prokomunistet po cuditerisht shume nga keta gjenden akoma edhe sot ne partine e tij gati-gati ka aty nje parti te vogel qe i ngjan saj te zhirinovskit ne rusi qe hiqen si nacionaliste e super te djathte po qe ne te vertete ruajne mentalitetin komunist flas ne lidhje me drejtimin ekonomik te vendit me te vetmin ndryshim qe ndryshon vetem perkatesia partiake dhe perkatesia krahinore nga ajo e te une e perkrah vinny-n per sa thote ne lidhje me bashkimin e elementeve te moderuar te te dyja paleve
    mbase gabohem po nje rritje e tensionit politik sme duket se i sherben askujt.

  15. #15
    Berisha u rizgjodh pasi i skadoi mandati i pare. Ai per here te pare u be President ne fillim te Marsit 92 dhe ne baze te ligjeve nuk mund te qendronte me vone se ajo date e Marsit 97.

    Dhe sidomos ne rast trazirash, qendimi ne postin e Presidentit jashte rregullave ligjore eshte do te ishte dicka e papajtueshme me konceptet demokratike apo jo?

    Por vetem shqiptaret qe e kane anarkizmin ne gjak, cuditen se si nje President rizgjidhet meqe po i mbaron mandati, sepse po sipas shqiptareve duhet te mos u rizgjidhte, pra te shkelte ligjet dhe dispozitat kushtetuese, por te vazhdonte e te mbante mandatin e vjeter.

    Fakti qe Meksi edhe sot e kesaj dite qendron ne PD dhe llap sa here qe ka qejf, eshte nje fakt qe hedh poshte autokratizmin e Berishes, pasi ne ate parti ka dhe ekzistojne persona dhe rryma anti Berishe.

    Ke te drejte kur me mbeshtet mendimin ne rastin me doreheqjen e vonuar te Meksit, por gabon kur ben lidhjen me Zhirinovskin dhe me reformen ekonomike te nderrmare ne Shqiperi gjate qeverisjen Demokratike.

    Ato reforma ishin te cdo lloji, por kurrsesi komuniste.
    U zgjodh menyra e shpejte e tranzicionit, pra nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut dhe nga vendet e lindjes vetem Polonia e kishte aplikuar nje reforme te tille.

    Ki parasysh edhe dicka; qe piramidat erdhen si pasoje e nje liberalizimi te tepruar te ekonomise se tregut, pra qe eshte e kunderta e Komunizmit dhe reformave komuniste.

    Per mendimin tim, kapitalizmi ne Shqiperi deshtoi dhe nuk po merr hov per shkak te mantaliteti dhe botkuptimit te mykur dhe medioker te shqiptarit.

    Sikur edhe Bush, Klinton etj te vinin ne Shqiperi, fshatari shqiptar prape voten fatos Nanos dhe PPSh-se do t'ja jepte dhe per 100$ ashtu sic shet gruan e vajzen ne trotuaret e bordellot e Europes ashtu edhe i ve flaken Atdheut.


    E di qe jane fjale te ashpra keto, por qe jane teper reale.
    Mjafton te lexoni shtypin ditor dhe te mbani shenim se cfare behet perdite atje.
    Dhe ato gjera nuk ka nevoje qe te kesh brire qe ti besh.

    Pas gjysem shekulli Komunizem dhe Diktature te erret qe na beri Majmune me plot kuptimin e fjales, akoma sot ke shqiptare qe e pelqejne ate regjim, qe e duan ate peder, qe e kane votuar dhe e votojne akoma sot e kesaj dite.

    Mos harro dicka, nje turp qe te tjeret nuk na e permendin, por qe per mua dhe shume te tjere do te mbetet nje nga shenjat me te zeza ne historine e popullit tim.

    Pas gjysem shekulli diktature, vrasje, perdhunime, shkelje te drejtash te shqiptarit nga shqiptari, persekutim qe shqiptari i ben shqiptarit, populli fshatar dhe injorant voton 60% Partine e Punes se Shqiperise me 31 Mars 1991.

    Pas gjithe atyre vuatjeve dhe mizerjeve akoma ai sistem u votua. Dhe pse? Sepse jemi injorante e medioker.

    Lere Perendimin qe jo vetem qe nuk i votoi Komunistet por edhe i vuri ne karrige elektrike, por merr lindjen, e cila qe ne vitet 50-60-70-80 ne Budapest, Prage, Varshave, Bukuresht etj u ngrit kundra Komunizmit sepse e kuptoi qe ishte KOLERE.

    Ndersa shqiptaret shkojne dhe e votojne perseri.


    Ja pse ne jemi me te varferit, me te papambeturit, me injorantet dhe me te pacivilizuarit e Europes.


    Dhe per kete nuk na e ka fajin Berisha qe pati vetem 4 vite pushtet dhe qe mundeheni ti gjeni gabimet me mikroskop kur gabimet gjysem shekullore te nxjerrin syte. Mos e perdorni si preteks femijenor ate dhe pastaj justifikoni me arsye absurde gjysem shekulli KRIM KOMBETAR.

  16. #16
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Redi,
    Po te lexoja me kujdes dhe me vjen keq se je teper kontradiktor, kjo qe thua i ngjan me shume nje fjalimi se sa nje analize qe mund te besh per postin qe kam shkrojtur!

    Ti thua qe "Komunizmi eshte i deshtuar qe ne KONCEPT, pra qe pa filluar zbatimi ne praktike." dhe me pas as dy rrjeshta me poshte thua: "Atehere perse te perkrah nje ideologji qe propagandon diēka te paarriteshme per momentin."

    Nqs te kuptoj drejt kjo do te thote qe per momentin ndoshta nuk eshte e arriteshme, po jo se eshte si Koncept i gabuar.
    Ose te kuptoj une jo si duhet ose je shprehur ti jo ne menyre te qarte! nejse.
    Qellimi im ketu nuk ishte qe te mbroja sistemin komunist po te liria e shpirtit dhe e fjales qe mundohen te propagandojne shtete si amerika dhe qe njerezit i marrin kallup nga televizoret.
    Prandaj te mora dhe nje shembul ameriken pasi aty denohet me ligj komunizmi e ne Evrope jo, keshtu qe nuk ka asgje absolute dhe per mua amerika nuk eshte reference ne demokraci.
    Ky eshte debat tjeter dhe mund ta hapim nqs deshiron.
    Doja te thoja qe nuk jam me parimin "per inat te sime vjerre une do shkoj me mullixhiun", per te qene me i qarte, sdo te thote qe pse komunistet ( dhe flas per ata qe perfituan vertet nga ai sistem) ja nxine jeten shqiptarit, qe vrane e torturuan e internuan, nuk do te thote se nje pjese e tyre jane akoma ne fuqi qe Sali Berisha te kete monopolin e zemres te shqiptareve pas gjithe atyre idjotesirave qe ka bere. Me duket qesharake kur thua qe Berisha kerkoi te falur per piramidat!!! E di ti zoteri qe sot e kesaj dite ka njerez perjashta dhe qe jane pa shpi, rini qe eshte varrezave vetem prej budallalliqeve te udhehequra nga Berisha?! Me vjen keq po ajo qe ka bere ai quhet tradheti ndaj atdheut ( dhe une jam me tolerant se llogjika jote ku kerkon te vriten apo te varen fajtoret, them thjesht te denohen ).
    Te hysh ne Evrope redi, nje nga kerkesat principale eshte abolimi i denimit me vdekje, keshtu qe historia jone si komb eshte e lidhur me Evropen e jo me Ameriken, e ardhmja jone eshte Evropa e jo Amerika e nuk kemi perse te pajtohemi me traditen amerikane!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  17. #17
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Tė nderuar miq !

    Lexove disa diskutime pėr historinė e e gazetes ''Koha jonė'' dhe sinqerisht qe gjithēka ishtė e drejte por fatkeqsisht lexova edhe ca fyerje pa vend dhe ngaqe nuk kam mundesi te ndiek nga afer pėr ēdo dite do tė iu kėshilloja qe nuk ėshtė ne nderin e askujt te shaje apo tė fyeje dike tjeter siē thoshte njeri ma trego ku e permen Berisha ate ''Leshin''(turp per ate pesonin qe e tha) ndersa nje tjeter thoshte se se fshatare voten do tia jape fatos Nanos(Qenit!)(pėr 100$) dhe do te shiste edhe gruan neper tregjet e Europes .....Ai ''qytetar''do te ishte menduar mire kur fyen fshatin sepse pjesa me e madhe e intelektualeve jane nga fshati(Shqiperia ėshtė pothuajse fshat) dhe askush nuk i ka ra hasha dhe nuk e ka fyer prejardhjen....Besoj qe nė te ardhmen nuk do tė kete fyerje te tilla kaq tė renda...


    me respekt Kallmeti..

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81

    KOHA JONE DHE BERISHA

    GAZETA KOHA JONE ESHTE NJE GAZETE PRESTIGJOZE KETE E KA VERTETUAR ME SE MIRI VETE KOHA BILE DO THOJA ESHTE GAZETE QE SHITET ME SHUME NE SHQIPERI .KURSE PER ZOTIN SALI MENDOJ QE ME MIRE TE VESH BELUZEN E BARDHE SE SA TE MERRET ME POLITIK DHE JO VETEM KAQ POR BASHK ME FATOS NANON DUHET TE LARGOHEN NGA POLITIKA SI DY FIGURA TE KONSUMUARA QE NUK JA VLEN TE MERRESH ME TA. UNE KAM LEXUAR NE KETE FAQE OPINIONE TE NDRYSHME PER ZOTIN SALI DISA E NGREJN NE QIELL SIC BEHEJ PER SHOKUN ENVER ME PARE PRA E NGREJN SHUME LART KULTIN E INDIVIDITTE TIJ .PER MENDIMIN TIM DUHET QETE QENDROJME LARG UNIT TE NJERZEVE SEPSE DEMOKRACINE NUK E SOLLI VETM SALIU NE SHQIPERI POR ATE E SOLLEN QINDRA SALINJ ATE E SOLLI MIJRA ANTARE E SIMPATIZANE TE P.D . PRANDAJ SALIU NUK ESHTE GJE TJETER VEC SE NJE DOKTOR I MIRE DHE I ZOTI QE MUND TE JAP ME SHUME NE DREJTIM TE MJEKESISE SE TE POLITIKES.

    PERSHENDETJE NGA MONDI DETROIT
    nuk ka rendesi

  19. #19
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    I duruari i fituari

    Dua te falenderoj Redi-n per replikat dhe ti them lexuesve se ja
    vlen ti ktheheni e ti lexoni nga dy here. Dy here per ata qe duan te
    bardhen te jete e bardhe dhe te zezen te zeze, por dhe dy here
    per ata qe te bardhen e duan te kuqe dhe te zezen e duan te
    kuqe, per ti thene (ketyre te fundit) se hipokrizia eshte demode
    tashme, nuk mund ti diaxhestim me metodat super te vjetra e
    demagogjike te tipit - shaj pak tendin- mos pusho te shash dhe
    urresh kundershtarin- dhe hiqu asnjeanesh. Eshte kaq pathetike
    sa te perziet. I kuptoj disa bashke forumsa per ankthin dhe
    padurimin qe kane, qe mesefundi ti shohim dhe njehere demokratet
    ne pushtet, por nuk me duket se te luftosh Salen dhe ta largosh
    nga PD do arrime atje ku duam. Me ben pershtypje per ca te tjere
    "te djathte", qe do me pelqente shume te ma shpegonin kuptimin
    e kesaj fjale per shqiperine e varfer dhe shqiptaret bujq e zejtare,
    kur thone se ka plot te ndershem dhe shume te "zot" qe te
    drejtojne te PD apo te djathten, ok, KUSH JANE KETA, ju lutem
    EMRA. Nuk e kuptoni qe eleminimi apo aneksimi i Sales nga tipa
    "demokrat" te teorise se "arritjeve madheshtore deri '70 te komu-
    nizmit", eshte gjeja e fundit qe duan per te fjetur gjume te qete?
    A e kuptoni qe pas Sales aty do vine tipat e Tritanit me shoke
    qe sdo ti lene zarzavate pa i futur ne b......
    Sala dhe ata qe jan pas tij po bejne gjithcka te mundur per tu
    kthyer ne pushtet. Mos harroni qe puna e tyre quhet
    POLITIKE dhe ne politike duhet te hidhesh dhe te dryshosh
    sipas situatave, e rendesishme eshte te arrihet qellimi. Ca
    gjera dhe mund te mos i kuptojme, ca gjera dhe mund te mos na
    pelqejne, por them se gjerat duhet ti shofim si pakete dhe kur
    paketa eshte pozitive le te mbyllim nje sy he per he per cikerrimat
    negative. Nga emra te tille si Lesi, Imami, Ceka, Lubonja, Rama
    etje, padyshim te vjen per te vjelle, por duke i ditur se cmostra
    jane, per tani, me mire eshte te mos jene kundra. Luftohet
    me lehte me nje, se sa me dhjete.

    Pershendetje

  20. #20
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Problemi yne i perbashket eshte se dhe ata qe shfaqen ketu me mendime te ashtuquajtura te djatha e kemi shume te veshtire te kuptojme se ēfare thone!
    Per tu shpjeguar me mire nuk mund te pretendohet ne kete forum dhe njerezit te vetquhen te djathte apo te majte pa ditur se ēdo te thote kjo gje!
    Kur thuhet qe vetem Sali Berisha mund te luftoje komunizmin me duket qesharake... Kjo eshte tipike mentalitet komunist, dhe me kujton skenat absurde kur vdisinin diktatoret dhe popullsia kalonte ne histeri kolektive sikur te ishte fundi i botes!
    Demokracine e ben populli e jo nje leader, pa 40 mije studente e rte rinj te Tiranes Berisha as qe do ti binte ne mendje te protestonte nje dite, dhe per kete merite ka populli qe kishta aspirata per liri e demokraci , e sigurisht Berisha me oportunitet u vu ne krye te kesaj levizjeje.
    Sa per rrymat ne PD-ne e Berishes i kemi pare se ku kane perfunduar, rezultat i diktatit te Berishes ne PD jane formimi i disa partive te tjera dhe kjo vetem e ka dobesuar te djathen shqiptare.
    Eshte e lehte te fliten budallalliqe ketu dhe keto ne baze te fjalimeve te Berishes dhe kur themi qe e majta eshte e mbushur me rrugaēe e mafjoze duhet te jemi po aq objektive kur flasim sot per Berishen.
    Po e perseris dhe nje here qe ka ēuar vendin drejt katastrofes dhe me injorancen e tij i dha mundesine rrugaēerve dhe krimineleve dhe popullit te deshperuar qe te vriten me mijera shqiptare.
    Sali Berisha ka refuzuar te takoje sekretarin e shtetit amerikan i cili do ti fliste per pasojat katastrofike te piramidave dhe gjithashtu per pasojat qe do te kishte vendi nqs ai nuk hiqte dore, por Berisha qe perdite shiste virtutet e demokracise amerikane ne Shqiperi refuzoi te takonte nje nga prezantuesit me te larte te kesaj demokracie qe ai mbronte, vetem per te shpetuar karrigen e tij.
    Une per vete nuk mund te gelltis ēdo lloj naiviteti ne emer te luftes kunder komunizmit.
    Komunizmi dhe pasojat qe ka lene ai ne mentalitetin dhe shqoqerine shqiptare per mua luftohen me inteligjence transparence dhe mbi te gjitha me objektivitet.
    Nqs do te vazhdojme te luftojme komunizmin duke vene Berishen te parin me flamur ne dore , per mua ēdo gje eshte e humbur qe pa filluar.
    Po te ishte Berisha ai qe duhej, megjithe ate urrejtje qe kishte ne Shqiperi ndaj komunizmit, sot ai do ishte ne krye te vendit.
    Prandaj dhe jam mese i qarte mbi faktin qe ai i takon te kaluares dhe do te diskreditohet duke shkuar nga humbja ne humbje ( dhe kjo eshte fatkeqsia me e madhe e opozites shqiptare qe eshte marre peng nga Berisha).
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •