Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Nuk di nese tek partite e qendres se djathte ekziston respekti per njeriun dhe sidomos respekti per ata qe komunizmi e persekutoi per 50 vjete? Mbase e kam gabim, sepse kultura ime demokratoke eshte e kufizuar, por te mbrosh ata qė u persekutuan nga regjimi i kuq, tė mbrosh ata qė dhanė jetėn mė 1997 nė krye tė detyrės nuk besoj se tė bėnė ekstrem tė djathtė. Tė mendosh se lideri demokrat me gjithė arritjet ( dy humbje nė legjislative) nuk besoj tė shtyn mė djathtas nga e djathta,pra nė ekztrem....

    Anton, ato parti qe ti quan te djathta (pervec PD) jane parti qe PD ne 24 qershorin e vitit te kaluar u dha 2-3 deputete nga te sajet ne menyre qe te kapnin pragun e hyrjes ne parlament. Keto parti nuk kapin as 5% e votave ne Shqiperi, dhe keto jane partite e tua te ekstremit te djathte.
    Ku hynė demokracia nė kėtė mes. Dhe cilat na qenkan partitė e ekstremit tė djathtė????

    Nejse guxoj dhe i them kėto .... megjithė mangėsit e mia nė kulturėn demokratike....
    Rycki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rycki2001 : 05-08-2002 mė 16:36
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Ryckie, parti e ektremit te djathte ne Shqiperi ka patur nje te vetme, dhe ajo ka qene Balli Kombetar, partia e pare shqiptare. Partia e legalitetit ka mbeshtetur interesat e shtreses se bejlereve qe u kthyen ne aristokrate te vegjel ne kohen e Zogut. Partia republiklane eshte parti e qendres qe perpiqet te joshe ish-pronaret e vjeter me fokusimin tek prona.

    Mirepo keto shtresa kane qene shume te pakta ne njerez ne kohen e tyre, e jo me sot, dhe sic e dime te gjithe politika kerkon mbeshtetjen e sa me shume njerezve. Ekstremet shkojne shume larg, dhe ekstremi i majte me ate te djathte po u larguan shume nga qendra, arrijne deri atje sa puqen. Kjo ka ndodhur ne Shqiperi ne kursin 12 vjecar te tranzicionit. Ju po atakoni Berishen pa arsye, vetem sepse ai dhe partia e tij nuk ndjekin politika radikale qe do tu shkonin per shtat shijeve tuaja.

    Ju anashkaloni thelbin e problemit qe nuk eshte as Berisha dhe as partite politike. Thelbi i problemit eshte se shoqeria shqiptare eshte e paditur se si funksionon nje sistem pluralist demokratik, nuk njohin aktivizimin e duhur politik, detyrimet si shtetas dhe kjo ka bere qe elektorati shqiptar te ngelet nje elektorat ende i papjekur qe leviz sa majtas djathtas sic ndryshojne ererat. Njerezit ne Shqiperi votojne mbi bazen e emocioneve pasi nuk dine te gjykojne pa paragjykime se cila eshte alternativa me e mire per mireqenien e tyre familjare dhe per interesat kombetare.

    Probleme si prona, persekutimet dhe hapja e dosjeve jane probleme qe nuk prekin vetem nje individ por gjithe shoqerine dhe te marresh masa radikale ne kete drejtim do te thote ti japesh shkas vendit per destabilitet. Keto jane probleme qe nuk do te gjejne zgjidhje te menjehershme, por do te shtrihen ne kohe. Kohet kane ndryshuar, dhe 50 vjetet komunizem kane bere shume probleme komplekse qe nuk mund te shkojne ashtu sic ishin. Ekonomia nuk ecen perpara me dhenien e tokes nje pronari qe nuk e punon, kur ne nje fshat ka 100 familje fshatare qe me ate toke ushqejne familjet e tyre dhe e kane si te vetmin burim te ardhurash.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #43
    E para e punes; qetesohuni e diskutoni me ngadale e me llogjike duke ju kujtuar te lexoni me me vemendje se cfare kane dashur te thone te tjeret dhe mos i paragjykoni apo pergjithesoni ata.

    Dhe e dyta; nuk duam te bejme lufte civile ketu, prandaj gjithskush ka bindjet e idete e veta dhe ka te drejte qe ti mbroje, si Antoni, Albo, Rycki, Breshka, Vinny e te gjithe te tjeret.

    Mos e dergoni muhabetin tek ideologjite politike pasi shumekush i ben corbe dhe nuk i kupton.
    Plus qe ka nga ta qe kujtojne se jane te qarte ne vetvete por qe bien dashje-padashje viktima te nje propagande te fuqishme.

    C'lidhje ka e majte apo e djathte me Berishen dhe menyren se si ai si person qeverisi dhe pretendon qe te qeverise Shqiperine ne te ardhmen?

    Breshka ka dhene nje ide pak a shume te sakte per mendimin tim dhe po ta shohesh me thelle problemin, pra ate qe ai ka dashur te shprehe dhe qe une ne shume tema e kam bere te qarte.

    Ai ka thene qe nuk mund te behej nje reforme komplet e djathte ne Shqiperi kur ideollogjia majtiste te mbyt ngado qe te vesh dhe qe po te shohesh me imtesi edhe shume nga ju te djathtet bini viktima te asaj ideollogjie majtiste apo komuniste. Kur ne mars 91 mbi 60% voton akoma per PPSH-ne, cfare pretendoni qe mund te behej ne Shqiperi? te ndryshosh mentalitetin fshataresk, injorant dhe te indokrinuar te shqiptarit per 2 muaj kur akoma edhe sot pas 12 viteve nuk eshte bere nej gje e tille? Si mund t'ja jepte token 100% pronareve te para 46-es, kur shqiptaret sot akoma qajne per Enver Hoxhen.

    Nuk dua te permend emra, por vetem po citoj nga dikush;
    Une po permend vetem faktin se ishte ai (Berisha) qe i zgjodhi keta njerez dhe ai duhet te marri pergjegjesine per kete paaftesi te tij per te zgjedhur njerezit qe eshte shume e demshme kur je kryetar
    shkruajme vitin 2003 e drejtues i pozites eshte nje ish- nendrejtor i studimeve marksiste-leniniste dhe drejtues i opozites nje ish-sekretar partie per 25 vjet.


    Keto jane fjali te dala nga selia roze dhe te perhapura nga propaganda e kuqe dhe e indokrinuar me ideollogjine komuniste dhe kurrsesi nje qe e mban veten per te djathte nuk duhet ti shprehe keto.

    E keqja e Shqiperise ka te beje me faktin qe kurre nuk ka patur nje shtrese te popullsise qe te behej taban mbeshtetes per nje ideollogji te djathte kapitaliste qe ta zhvillonte vendin.

    Dhe e vetmja opozite e Komunizmit u bene Antikomunistet, gje qe nuk domethene qe te jesh se z'ben i djathte.
    Antikomunist mund te jete kushdo, por nuk dmth qe te jesh se z'ben i djathte. I djathte kush eshte ne te vertete???

    A eshte e djathta alternativa e vetme per te nxjerrre Shqiperine nga balta?
    Per mendimin tim PO, pasi ajo rryme ka ngritur dhe zhvilluar cdo shtet qe e ka perkrahur dhe e ka mbeshtetur.
    Sa me majtas ka qene nje shtet, aq me i varfer eshte, kuptohet ne sensin relativ te konceptit ideollogjik.

    Pra edhe ne rastin tone, duhet te kuptojme qe jo te gjithe antikomunistet jane te djathte dhe te gjithe te persekutuarit e komunizmit kane qene antikomuniste, njerez te arsimuar, pronare, intelektuale etj etj etj.
    Ideollogjite ne politike jane te shumta dhe kane shume ndryshime me njera-tjetren.
    Duhet ti kuptoni me ne thellesi.

    Me kete shkrim desha qe ti kerkoj te gjithe anetareve qe te diskutojne me qetesi dhe te mundohen qe ti kuptojne te tjeret deri ne fund e te mos paragjykojne.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet nė Bllog
    17
    Ju duhet te kuptoni se Shqiperia ende nuk eshte shtet, ende nuk sundon ligji demokratik por ligji i klaneve dhe xhungles. Ne nje vend ku nuk ka drejtesi, ku nuk ka rend nuk ka asgje. Ju po flisni per "politike" kur shqiptaret sot nuk kane besim tek qeveritaret e tyre, nuk kane besim tek gjykatat dhe autoriteti i ligjit, kur ne veri te Shqiperi vetgjyqesia e hakmarrja po aplikohet gjithmone e me shume. Keto jane shenja te mosegzistences se nje shteti, dhe politika eshte nje loje qe luhet brenda shtetit dhe jo jashte tij. Kur nuk ka shtet nuk ka se si te kete politike, prandaj dhe me te drejte opozita aktuale po kerkon me ngulm ngritjen dhe reformimit e institucioneve te shtetit. Kjo eshte me e rendesishme se vete ardhja ne pushtet e demokrateve apo socialisteve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Desha t'ju sqaroj vetėm diēka

    Sė pari gjithėsesi ndėrhyrja ime nuk ishte pėr Berishėn. Unė desha t'ju kujtoj se Breshka fyen njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve me shprehjen : Kur vete pronaret kishin vdekur, kur bijte e tyre ishin amortizuar . Sigurisht diskutuesve tė tjerė kjo mundt tu duket njė diskutim " i qendres sė djathtė" ndėrsa mua mė duket si vazhdim i njė persekutimi qė ka filluar kėtu e 60 vjetė mė parė.
    Secili ka mendimin e tij dhe pėr pozicionet e partive nė spektrin politik shqiptar. Sigurisht tė klasifikosh Ballin Kombėtar si ekstrem tė djathtė duhet ta kesh studiuar mirė si programin dhe shtresėn mbėshtetėse. Por fakti qė balli ka qenė partia kryesore e spektit tė djathtė duke patur nė gjirin e saj njė pjesė tė mirė tė intelektualėve shqiptarė lė tė kuptohet qė ajo ka qenė e djathtė dhe jo mė tej, aty ku zakonisht vendosen parti tė vogla me qėndrime spektakolare.
    Ne, qė tė paktėn kemi parė "demokracinė" shqiptare dhe problemet e pa fund tė saj dhe demokracinė Perėndimore duhet tė dimė tė dallojmė difektet e demokracisė shqiptare, tė diskutojmė pėr to duke kėnaqur shijet tona sepse klasa qė vendos, qofte e djathte apo e majtė, ndoshta do tė vazhdojnė tė jetojnė edhe pėr dekada me ligjin e "zhunglės".
    Tė diskutosh strategji tė njė force politike pėr mua nuk pėrbėnė ndonjė tabu por kur kjo kthehet nė njė diskutim pasionant qė mund tė lindi konflikte "ideologjik", unė do tė preferoja t'ju uroja diskutim tė mbarė dhe me fryte.
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  6. #46
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Komunizmi ka vdekur por do tė vdesin dhe nostalgjiket e tij!

    Interesante jane pergjigjet e disave por sigurrisht qe ka edhe pakez pershtjellin te perzier me ca inate me shume tifozlliku se se pelqimi.Unė sigurisht qe e respektoj se gazete ''Koha Jone'' por askund njė gazete nuk do te jete e perkryer kur botohet nga nje njeri qe merret me politike.Nejse ate gazete e vlereson tirazhi qe ka.Ndersa persa i perket Berishes dhe ngjarjeve te 1997 sigurisht qe gjithkush e di se ajo permbysje e tere shteterore ose e thene me gjuhen e komunisteve kryengritje e armatosur u sponsorizua nga klani i kuq dhe sigurisht qe kryesoret bashke me to ishte lobi grek ne Amerike ,ku z.Nano dhe Meta ha darka dhe dreka me to(siē i hengri nė Korvuz) dhe e shet interesat kombetare (ai nuk pyeti per interesat e familjes se tij duke bere divorc me gruan e jo po pyet per Atdheun).Sigurisht qė nuk jam tifoz as i Berishes dhe as i Nanos por Berisha punoi dhe punon me shume per intersesar kombėtare se se Nano.(gabimi i Berishesh ne 19997 ishte vetbesimi i tepruar nė qeverine e Meksit dhe keqinformimi i sherbetoreve te tij se ēfaro po ndodhte ne te vertete nė Shqiperi si dhe futjen e Shqiperine nė vendet islamike sepse Shqiperia edhte nje shtet me shume besime dhe ai ka te drejte te hy vetem nė familjen e madhe Europjane.Megjithese serisht komunistet jane nė qeverisje por nje dite do te vije dite ku bash nostalgjiket e komunizmit do te vdesin dhe do shkrihen nėn pluherin e harreses dhe te turpit per ēfare bene duke shkaterruar kombin e tyre..
    pershendetje...Kallmeti

  7. #47
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Nuk dua te permend emra, por vetem po citoj nga dikush;


    quote:
    --------------------------------------------------------------------------------
    Une po permend vetem faktin se ishte ai (Berisha) qe i zgjodhi keta njerez dhe ai duhet te marri pergjegjesine per kete paaftesi te tij per te zgjedhur njerezit qe eshte shume e demshme kur je kryetar
    --------------------------------------------------------------------------------




    quote:
    --------------------------------------------------------------------------------
    shkruajme vitin 2003 e drejtues i pozites eshte nje ish- nendrejtor i studimeve marksiste-leniniste dhe drejtues i opozites nje ish-sekretar partie per 25 vjet.
    --------------------------------------------------------------------------------





    Keto jane fjali te dala nga selia roze dhe te perhapura nga propaganda e kuqe dhe e indokrinuar me ideollogjine komuniste dhe kurrsesi nje qe e mban veten per te djathte nuk duhet ti shprehe keto."

    O Redo pash te madhin Zot nga e gjete se jane te dala nga selia roze?


    "shkruajme vitin 2003 e drejtues i pozites eshte nje ish- nendrejtor i studimeve marksiste-leniniste dhe drejtues i opozites nje ish-sekretar partie per 25 vjet."

    Ky eshte nje fakt, thjesht nje fakt do s“do ti apo une.
    Dhe nje faktet me te qarte qe tregon mjerimim e te djathtes shqiptare.


    "Une po permend vetem faktin se ishte ai (Berisha) qe i zgjodhi keta njerez dhe ai duhet te marri pergjegjesine per kete paaftesi te tij per te zgjedhur njerezit qe eshte shume e demshme kur je kryetar"


    Ceka, Imami, Meksi, Kopliku, Musaraj, Tritan Shehu, Sheme Kosova, Zhulali etj, etj jane te gjithe njeret te zgjedhur nga Berisha e jo pak prej tyre mbajten poste te larta dhe i bene deme shume te medha Atdheut.
    Nder ta ka nga te paafte deri spiune te greqise.
    Dhe keto jane fakte thjesht fakte.

    Tani ka njerez qe kryetarit te tyre ja falin te gjitha gabimet, une them se nje kryetar qe gabon ne zgjedhjen e kryeministrit, ministrit te jashtem, ministrit te brendshem, shefit te shtabit, ka bere boll gabime e nuk eshte i afte per te qene kryetar.

    Tani me seriozitetin me te madh REdi:

    Mbas kaq kohe shkrimesh e bashkepunimi te shkruash se une shkruaj fjali te marra nga selia roze me duket aq e cuditshme e aq absurde sa nuk po di te qesh apo te qaj.

    Se ju e mendoni Berishen te vetmin, te parritshmin, te pavdekshim ju lutem shume mos me ngaterroni mua as me seline roze as me ideologjine komuniste sepse eshte nje absurditet qesharak.


    Cudi e madhe si nuk e lexoi e komentoi kush artikullin e Ali Kazazit.

    Te kritikosh Sali Berishen nuk eshte kriter as per te qene ekstrem i djathte as per te qene i sigurimit.

    Te gjithe thoni pati gabime gjate qeverisjes se PD, pati, por kur vjen puna per te diskutuar hapur kush i beri gabimet kush e mbajti pergjegjesine, kush duhet ta mbaje pergjegjesine, faji mbetet jetim.


    PS ligji per pronen :

    Te jesh kunder ligjit leninist nuk do te thote te kerkosh kthimin 100% .

    Ka pas pervoja shume te mira te Hungarise psh.

    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #48
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Dhe dicka,

    ne RSH as ka pasur pervec krejt pak kohe Partia Fashiste gjate pushtimit italian as ka parti te ekstremit te djathte.

    Lexoni Dekalogun e Ballit:

    http://membres.lycos.fr/ballikombetar/

    As ekstremista te djathte nuk ka ne RSH, asnje torturues komunist nuk eshte ekzekutu per atij Selimit, kjo eshte prova.

    Une cuditem si mund te quhet nje njeri ekstremist i djathte:

    Qe ka hedh tezen:

    partite e djathta ose te shkrihen me PD

    ose

    te shkrihen ne nje parti te vetme me djathtas PD

    Keshtu do ti benin nje sherbim te jashtezakonshem Kombit dhe te Ardhmes.

    Nejse
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •