Shtėpia e Bardhė thotė se Presidenti Bush ka fituar
3 nėntor 2004, 12:50 UTC
Shtėpia a Bardhė thotė se Presidenti Bush fitoi ndaj rivalit demokrat John Kerry, por zoti Kerry nuk e ka pranuar humbjen nė zgjedhjet presidenciale me njė diferencė shumė tė vogėl votash.
Shefi i Stafit tė Shtėpisė sė Bardhė, Andrew Card tha sot nė mėngjes se zoti Bush fitoi votėn popullore me njė diferencė tė dukshme dhe se ėshtė i bindur se presidenti ka fituar numrin e nevojshėm tė votave elektorale, pėr tė siguruar fitore. Ai vuri nė dukje se zoti Bush kryeson aq dukshėm nė shtetin vendimtar tė Ohajos, saqė zoti Kerry nuk mund ta kapėrcejė atė.
Por fushata e senatorit Kerry nuk e pranon humbjen nė shtetin e Ohajos, duke thėnė se numri i votave provizore qė kanė mbetur pėr tė numuruar ėshtė mė i madh sesa numri i atyre me tė cilat kryeson zoti Bush nė kėtė shtet. Votat provizore janė ato qė nuk llogariten, derisa zyrtarėt tė verifikojnė nėse personi ka tė drejtėn e votės.
Shumė organe mediash thonė se diferenca ėshtė ende shumė e vogėl pėr tė shpallur fituesit. Deri tani mendohet se zoti Bush ka fituar 254 vota elektorale dhe zoti Kerry 252. Cilido nga kandidatėt qė fiton Ohajon dhe 20 votat e saj elektorale do tė ketė mė shumė se 270 votat e nevojshme pėr fitore.
Anketat me votuesit tregojnė se zoti Bush ka fituar nė 28 shtete, kryesisht nė jug dhe nė perėndim, ndėrsa zoti Kerry mendohet tė ketė fituar nė 19 shtetet nė Verilindje, nė pjesėn qendrore dhe nė Perėndim, si edhe nė Washington, DC.
Pjesėmarrja ishte e madhe, ndėrsa votuesit shprehėn vullnetin e tyre, pas njė fushate tė gjatė dhe tė ashpėr qė u pėrqendrua nė luftėn kundėr terrorizmit, Irakun dhe ekonominė.
Krijoni Kontakt