Xhahilijeti =(Injoranca)

1. Xhahilijeti nga ana gjuhėsore


Xhahilijeti nga ana gjuhėsore ėshtė marrė nga fjala xhahil. Xhehli (injoranca) nga ana gjuhėsore ėshtė e kundėrta e dijes. Thotė Allahu nė Kuran:
"... Ai qė nuk e di gjendjen e tyre (el-xhahil) mendon se ata janė tė pasur." (El-Bekare: 273 )
Gjithashtu me xhehl nėnkuptohet e kundėrta e qetėsisė (shqetėsimi). Xhehli siē thotė Er-Ragib El-Asfahani ėshtė tre pjesėsh:
a. Xhehli i thjeshtė; i cili ėshtė tė zhveshurit e vetes prej diturisė.
b. Xhehli i pėrbėrė; i cili ėshtė tė besosh ose tė dish diēka nė tė kundėrtėn e asaj ē'ka ėshtė nė tė vėrtetė kjo gjė.
c. Kryerja e diēkaje nė tė kundėrtėn e asaj ēka duhet bėrė nė tė vėrtetė.


2. Pėrkufizimi i xhahilijetit nė Islam

Pėrsa i pėrket pėrkufizimit tė xhahilijetit nė Islam janė dhėnė disa pėrkufizime, kėtu do tė pėrmendim ato mė krysoret duke e mbyllur me atė qė mendohet qė ėshtė mė i zgjedhuri.

Pėrkufizimi i parė: Ka thėnė imam Neveviu: "Me xhahilijet nėnkuptohet periudha para Islamit". Duke parė kėtė pėrkufizim vėrejmė se ėshtė jo pėrfshirės, kjo, sepse kufiri kohor i xhahilijetit na ėshtė bėrė i njohur dhe deri pas ardhjes sė mesazhit Islam siē ka thėnė Ibn Abasi: "Kam dėgjuar babain tim tė thotė nė xhahilijet: "Mė sill njė gotė tė mbushur me ujė." Dhe ibn Abasi dihet se ka lindur pas fillimit tė zbritjes tė mesazhit Islam.

Pėrkufizimi i dytė: Ka thėnė Ibn Ethiri, tė cilin e ka ndjekur nė mendimin e tij Ibn Mendhur (autori i fjalorit tė njohur arabisht-arabisht "Lisan El-Arab"): "Xhahilijeti ėshtė gjendja nė tė cilėn gjendeshin arabėt para Islamit, prej xhehlit (injorancės) nė njohjen e Allahut dhe tė Dėrguarin e Tij, nė ligjet e Allahut, nė mburrjen me prejardhjen, mėndjemadhėsinė etj."



Nga ky pėrkufizim vėrehet se:
a. Ai veēon vetėm arabėt nė tė duke mos pėrmendur askėnd tjetėr pėrveē tyre nė kėtė gjendje ose nė njė pjesė tė saj.
b. Vėrejmė se folėsi e ka bėrė fundin e xhahilijetit ardhjen e Islamit ku siē thamė mė lart nė rastin e Ibn Abasit xhahilijeti ėshtė pėrdorur edhe pas fillimit tė shpalljes sė Islamit.

Pėrkufizimi i tretė: Thonė, ata qė i pėrkasin kėsaj fjale se xhahilijeti ėshtė ajo gjendje nė tė cilėn gjendej ymeti Islam para se tė vinte udhėzimi. Vėrejmė kėtu se ky pėrkufizim ėshtė i ngjashėm me tė parin.

Pėrkufizim i katėrt (i Muhamed Kutubit):
Xhahilijeti ėshtė ajo gjendje shpirtėrore qė refuzon tė udhėzuarit me udhėzimin e Allahut, dhe njė sistem rregullash qė refuzon tė gjykuarit me atė qė ka zbritur Allahu.
Vėrejmė kėtu se ky pėrkufizim nuk ėshtė pėrmbledhės, sepse ka lėnė jashtė gjendjen nė tė cilėn gjendej njė popull i caktuar para ardhjes sė udhėzimit Islam. Gjithashtu ai e veēon atė nė ēėshtjen e tė gjykuarit dhe ėshtė e ditur se xhahilijeti nuk ėshtė qė i pėrket vetėm gjykimit, por xhahilijeti i tė gjykuarit ėshtė njė element prej elementeve tė xhahilijetit nė pėrgjithėsi, i cili ėshtė mė i gjėrė dhe mė pėrfshirės se ēka pėrmendur ai kėtu. Ta veēosh atė vetėm nė xhahilijetin e tė gjykuarit ėshtė gabim i hapur.

Pėrkufizimi i pestė (Ky ėshtė pėrkufizimi mė i zgjedhur):
Xhahilijeti ėshtė ajo gjendje nė tė cilėn gjendet njė popull i caktuar para se t'i vijė atij udhėzimi i Allahut si dhe gjendja nė tė cilėn ndodhet njė popull i caktuar kur nuk i pėrgjigjet thirrjes dhe udhėzimit tė Allahut pasi ajo i ka ardhur.
Nė kėtė pėrkufizim hyjnė njerėzit e tė gjithė kohėrave si dhe kushdo qė nuk ka ndjekur udhėzimin e Allahut pasi ai i ka ardhur. E mbėshtet kėtė pėrkufizim pėrputhja qė ka ky me pjesėt e xhehlit qė kanė pėrmendur edhe dijetarėt e tjerė si El-Ragibi, Ibn Tejmija etj. Ky pėrkufizim ėshtė ai qė shikoj tė saktė dhe tė pėrshtatshėm, sepse i dėrguari i Allahut s.a.u.s. u dėrgua nė njė popull analfabet qė nuk kishte dije mbi librat e mėparshėm, kėtij populli iu pėrshtatet pjesa e parė e pėrkufizimit. I dėrguari i Allahut Muhamedi s.a.u.s. u dėrgua edhe nė popullin qė ishte i privilegjuar nė dijen e tij me librat e mėparshėm (ēifutėt dhe kristianėt), por qė refuzuan ta ndiqnin atė. Kėtyre iu pėrshtatet pjesa e dytė e pėrkufizimit.




Llojet e Xhahilijetit

Ai ndahet nė disa lloje sipas shprehjeve tė ndryshme, ku kemi:

1. Xhahilijeti sipas absolutes dhe tė veēantės.
a. Xhahilijeti sipas absolutes, ai ėshtė i pėrgjithshmi qė ka qenė para dėrgimit tė Pejgamberit s.a.u.s. Kurse pas ardhjes sė tij kjo periudhė nuk futet kėtu, sepse i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Do tė vazhdojė tė qėndrojė njė grup nga ymeti im tė kapur fortė nė fenė e Allahut, nuk i bėn dėm atyre kush i braktis ata e as kush i kundėrshton ata derisa tė vijė ēėshtja e Allahut e ata janė superiorė ndaj njerėzve".
Ka thėnė dijetari Islam Ibn Tejmije duke pėrmendur kuptimin e hadithit tė mėparshėm: "... e ndėrsa nė kohė absolute nuk ka xhahilijet pas ardhjes sė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s. ...". Gjithashtu nga ky lloj ėshtė fjala e Hudhejfes r.a.: "Ne ishim nė xhahilijet dhe sherr, erdhi Allahu me kėtė tė mirė (Islamin); a ka pas kėsaj tė mire sherr (tė keqe)? ..." Duke u bazuar nė kėtė nuk lejohet ta pėrgjithėsosh xhahilijetin te njė brez i caktuar qė prej ardhjes sė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s. deri nė ditėt qė jetojmė. Kush e bėn kėtė duhet ta korigjojė.
b. Xhahilijeti i veēantė. Ky ėshtė ai qė gjendet nė disa vende ose persona tė caktuar. Kėtė lloj e gjejmė deri edhe pas ardhjes sė Muhamedit s.a.u.s. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e tė Dėrguarit tė Allahut Muhamedit s.a.u.s. pėr Ebu Dherrin: "Te ti gjendet njė zakon i xhahilijetit."


2. Lloji tjetėr i xhahilijetit ėshtė xhahilijeti sipas periudhės kohore. Ai ndahet:
a. Xhahilijeti para ardhjes sė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s., i cili njihet dhe si "xhahilijeti i parė". Thotė Katade pėr fjalėn e Allahut "... E mos e shfaqni bukurinė tuaj siē shfaqej nė injorancėn e hershme" (El-Ahzab 33): "Injoranca e hershme ėshtė ēka ka qenė para Islamit."
Pėr pėrcaktimin e kohės sė xhahilijetit tė parė, pra, pėr atė qė ka qenė para Islamit, ka thėnie tė ndryshme pėr sa i pėrket kufirit kohor tė tij, tė cilat i pėrmbledh fjala qė ai ėshtė ē'ka ka qenė para mesazhit Islam.


b. Xhahilijeti pas ardhjes sė Muhamedit s.u.a.s., i cili njihet me emrin xhahilijeti tjetėr. Me kėtė nėnkuptohet ajo ēka njerėzit, pas ardhjes sė Muhamedit s.u.a.s., i pėrngjasojnė atyre tė xhahilijetit tė parė. Ka thėnė Ibn Xheriri: "Nėse thotė dikush se a ka nė Islam xhahilijet, aq sa tė emėrohet me fjalėn e Allahut "xhahilijeti i parė", i cili ka qenė para Islamit? I thuhet atij: "Nė Islam mund tė kryhen veprime qė janė prej atyre tė xhahilijetit tė parė." Esh-Sheukani ka thėnė: "Mundet qė me xhahilijetin tjetėr tė nėnkuptohet ajo ēka vėrehet te myslimanėt prej ngjashmėrisė me njerėzit e xhahilijetit tė parė qoftė kjo me vepra apo fjalė."


3. Llojet e xhahilijetit sipas asaj me tė cilėn ato kanė lidhje, tė cilat janė tė shumta ku po pėrmendim: xhahilijeti i besimit, xhahilijeti i edukatės, i ekonomisė, i gjykimit etj. E pėrmbledhur thuhet se ēdo lloj vepre ku kundėrshtohet i Dėrguari i Allahut, ajo ėshtė vepėr xhahilijeti.

4. Lloji i xhahilijetit sipas hukmit (sipas gjykimit qė i bėhet), i cili ndahet nė:
a. Xhahilijeti i kufrit (mosbesimit), tė cilin e gjejmė tek ajeti: "... Ata formuan bindje tė padrejtė ndaj Allahut, bindje injorance." (Al Imran: 54) dhe tek ajeti: "A mos po kėrkojnė gjykimin e kohės sė injorancės?" (El-Maide: 50)
b. Xhahilijeti i tė kundėrshtuarit, i cili ėshtė ai i lėnies sė ndonjė vaxhibi (detyrė), ose kur kryhet ndonjė haram (e ndaluar) pa kufėr. Ky lloj nuk e nxjerr personin nga Islami (kjo sipas parimeve tė Ehli Sunetit). Kėtė lloj xhahilijeti e gjejmė te fjala e Muhamedit s.u.a.s. pėr Ebu Dherrin: "... te ti gjendet njė zakon prej zakoneve tė xhahilijetit", dhe po ashtu e gjejmė kėtė lloj tek mburrja me prejardhjen, tek vajtimi i tė vdekurit etj.
Sipas mendimit tim kėto janė llojet mė kryesore tė xhahilijetit.