Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Lightbulb Nata e Kadrit

    Nata e Kadrit


    All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

    1. Ha, Mimė. [Kėto shkronja janė prej mrekullive tė Kur’anit dhe askush tjetėr pos All-llahut (tė Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]

    2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!

    3. Ne e zbritėm ate nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen,e njerėzit tė jenė tė gatshėm.

    4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė.

    5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.

    6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]


    All-llahu dėrgoi Kur’anin nė kėtė natė tė cilėn Zoti e ka pėrshkruar si tė bekuar. Transmetohet prej njė grupi tė Selefit – duke pėrfshirė Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerė – se nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani ka qenė Lejlet ul-Kadr.

    Shprehja Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė don tė thotė, nė atė natė fati i tė gjitha krijesave vendoset pėr vitin e ardhshėm. Nė atė natė shkruhet se kush do tė jetojė, kush do tė vdes, kush do tė shpėtohet, kush do tė mallkohet, kush do tė paracaktohet pėr nė Xhennet, e kush do tė paracaktohet pėr nė Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do tė turpėrohet, ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria, dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron All-llahu atė vit.

    Ajo qė nėnkuptohet me idenė se fati i tė gjitha krijesave shkruhet nė Lejlet ul-Kadr ėshtė – e All-llahu e din mė sė miri – se nė Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: “Mund tė shifni njė njeri i cili furnizon shtėpinė e tij ose e punon token e tij, dhe ai ėshtė prej atyre tė cilėt do tė vdesin,” dmth., ėshtė urdhėruar nė Lejlet ul-Kadr se ai ėshtė njėri prej tyre tė cilėt do tė vdesin (nė vitin e ardhėshėm). Dhe poashtu ėshtė thėnė se nė kėtė natė, fati i njerėzve ju tregohet melaikeve.

    Kuptimi i “Kadr” ėshtė nderim ose respektim, dmth. ajo ėshtė natė e cila nderohet pėr shkak tė karakteristikave tė saja tė veēanta, dhe pasi qė personi i cili rrin i zgjuar gjatė kėsaj nate bėhet njeri i nderit. Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė shtrėngim, nė kuptimin se dituria kur ėshtė saktė kjo natė, ėshtė e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thėnė: ėshtė quajtur Lejlet ul-Kadr pasi qė bota shtrėngohet nga numri i madh i melaikeve nė kėtė natė, dhe Kadr don tė thotė shtrėngim. All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

    “Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrėnguar ose zvogėluar furnizimin e tij.

    Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė Kadar, dmth., se nė kėtė natė vendosen urdhėrat pėr vitin e ardhshėm, siē thotė All-llahu (pėrkthim i kuptimit):

    “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4]

    dhe pasi qė urdhėrat e All-llahut vendosen dhe shkruhen nė kėtė natė.

    Ashtu qė All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, pėr shkak tė vlerės sė madhe tė saj dhe statusit tė lartė me All-llahun, dhe pasi qė aq shumė mėkate falen dhe aq shumė tė meta fshehen gjatė kėsaj nate. Pasi qė ajo ėshtė nata e faljeve, siē ėshtė pėrcjellur nė el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresim i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).

    All-llahu i ka dhėnė kėsaj nate karakteristika speciale tė cilat e bėjnė ate unike:

    ثshtė nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani, siē pėrmendėm mė lartė. Ibn ‘Abbaas dhe tė tjerėt kanė thėnė: “All-llahu dėrgoi Kur’anin nė njė kohė prej el-Leuh el-Mahfuuz nė Bejt el-‘Izzah nė qiellin e parė, dhe mandej ju shpall tė Dėrguarit tė All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) nė periudha sipas ngjarjeve gjatė njėzet e tre vjetėve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

    All-llahu e ka pėrshkruar atė duke qenė mė e mire sesa njė mijė muaj, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!” [el-Kadr 97:3].

    All-llahu e ka pėrshkruar si tė bekuar, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): “Ne e zbritėm ate (kėtė Kur’an) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].

    Nė kėtė natė, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, “dmth., shumė melaike lėshohen poshtė nė kėtė natė pasi qė ėshtė shumė e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtė kur bekimi dhe mėshira e All-llahut vijnė poshtė, posikur atėherė kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnė qarqet e dhikrit (tubimet ku pėrkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahėt e tyre pėr atė i cili sinqerisht kėrkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] ėshtė Xhibrili (alejhi selam), i cili veēanėrisht pėrmendet nė kėtė mėnyrė si shenjė respekti ndaj tij.

    Kjo natė pėrshkruhet si paqė, dmth., ėshtė e sigurtė, pasi qė Shejtani nuk mund tė bėn asnjė tė keqe ose tė shkakton dėm nė kėtė natė, siē ka thėnė Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Nė kėtė natė, shumė njerėz shpėtohen prej dėnimit pėr shkak tė veprave tė tyre pėr tė adhuruar All-llahun, Qoftė i lartėsuar.

    “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4 – pėrkthim i kuptimit], dmth., punėt e atij viti dėrgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve tė cilat shėnojnė urdhėrat; e atyre tė cilėt do tė jetojnė, dhe atyre tė cilėt do tė vdesin, ēfarė furnizimi do t’ju jepet, ēka do tė ndodhė deri nė fund tė vitit, ēdo ēėshtje e paracaktimeve urdhėrohet, dhe ajo nuk mund tė ndryshohet apo tė ndėrrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tėra kjo i ėshtė e njohur All-llahut para se ajo tė shenohet poshtė, por Ai ja bėn tė njohur melaikeve se ēka do tė ndodhė, dhe i urdhėron tė kryejnė atė pėr tė cilėn janė besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).

    All-llahu i falė gabimet e mėparme tė atij i cili qėndron i zgjuar dhe falet gjatė natės me besim dhe shpresė pėr ta pėrfituar shpėrblimin nga Ai. Transmetohet nė hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Cilido qė agjėron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen, dhe cilido qė rrin i zgjuar gjatė Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja “nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim” don tė thotė, besimi nė premtimin e All-llahut pėr kėtė vepėr, dhe kėrkimi i shpėrblimit, pa asēfarė synimi ose qėllimi tjetėr, siē ėshtė kryerja e saj me qėllim qė tė tjerėt tė shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).

    All-llahu ka shpallur njė sure qė ka tė bėn me kėtė natė e cila do tė pėrsėritet deri nė Ditėn e Ringjalljes, nė tė cilėn Ai pėrmend nderin dhe vlerėn e madhe tė kėsaj nate. Kjo ėshtė sureja nė tė cilėn Ai thotė (pėrkthim i kuptimit nė gjuhėn shqipe):



    إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ(1)وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ(2)لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ(3)تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ(4)سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ(5)


    “Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dijsh se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit”. (El-Kadėr: 1-5).

    I dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kėrkonte kėtė natė, me shpresė se do tė pėrfiton tė mira prej kėsaj nate, dhe ai ėshtė shembull pėr kėtė Ummet.

    ثshtė mustehabb qė tė kėrkohet ajo gjatė Ramazanit, e sidomos gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit.

    Lejlet ul-Kadr ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Sa’iid tė pėrmendur mė lartė, dhe siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e ‘Aa’ishes, dhe nė hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thėnė se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit”.

    ثshtė mė e mundėshme tė jetė njėra prej netėve me numėr tek, pėr shkak tė hadithit tė ‘Aa’ishes e cila ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)

    Duhet sidomos ta kėrkojmė nė netėt me numėr tek, dmth., me njėzet e njė, njėzet e tre, njėzet e pesė, njėzet e shtatė dhe njėzet e nėntė. Transmetohet nė el-Sahiihejn se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrėfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).

    Nė Sahiih ul-Buhaari rrėfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thėnė: se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli tė na tregon se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanėve grindeshin. Ai tha: “Dola tė ju tregoj se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, ndėrsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Pra kėrkojeni me tė nėntin dhe tė shtatin dhe tė pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., nė netėt me numėr tek.

    Ky hadith tregon se sa keq qė ėshtė tė grindet dhe tė pėrleshet, e sidomos me ēėshtje tė cilat kanė tė bėjnė me fenė, dhe se kjo ėshtė shkak pėr largimin dhe fsherjen e tė mires.

    Lejlet ul-Ladr ėshtė mė e mundėshme tė jetė nė shtatė ditėt e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) tregon se njė njeri prej shoqėruesve tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin nė ėndėrr, dhe se ajo ka qenė njėra prej shtatė netėve tė fundit. I Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Si duket ėndėrrat e tua janė dakorduar se ėshtė njėra prej shtatė netėve tė fundit, ashtu qė kush dėshiron ta kėrkon, le ta kėrkon nė shtatė netėt e fundit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).

    Mė e mundėshmeja ėshtė qė tė jetė nė natėn e njėzet e shtatė. ثshtė transmetuar nė njė hadith tė rrėfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe njė hadith tė rrėfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Lejlet ul-Kadr ėshtė nata e njėzet e shtatė.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).

    Kėndvėshtrimi se ėshtė nata e njėzet e shtatė ėshtė mendimi i shumicės sė Sahabeve dhe shumicės sė dijetarėve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) e kėrkonte, duke mos thėnė “inshaAll-llah”, se ėshtė nata e njėzet e shtatė. Zurr ibn Hubejsh tha: Unė thash: اka tė bėn ta thuash kėtė, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anė tė cilave i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind nė atė mėngjes pa rreze tė dukshme. (Rrėfyer nga Muslim,2/268).

    Fakti se zakonisht ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė – e All-llahu e din mė sė miri – nuk don tė thotė se ky ėshtė gjithmonė rasti. Mund tė jetė nata e njėzet e njė, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Se’iid, ose mund tė jetė e njėzet e treta, siē ėshtė pėrmendur nė rrėfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė). Sipas njė hadithi tė rrėfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftė i kėnaqur me te), i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkojeni nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, atėherė kur kanė mbetur nėntė ditė, dhe kur kanė mbetur shtatė ditė, dhe kur kanė mbetur pesė ditė.” (Rrėfyer nga el-Buhaari, 4/260).

    All-llahu ka fshehur kėtė natė ashtu qė robėrit e tij do tė pėrpiqen ta kėrkojnė, dhe do tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orėn e xhum’asė, e ashtu me rradhė. Ashtu pra besimtari duhet tė pėrpiqet me kėmbėngulėsi gjatė ditėve dhe netėve tė kėtyre dhjetė ditėve, duke kėrkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke pėrcjellur shembullin e tė Dėrguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet tė pėrpiqet tė bėn du’a dhe tė kėrkon afrimin ndaj All-llahut.

    Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thėnė: “Unė thash, ‘O i Dėrguar i All-llahut, ēka mendon nėse e dėshmoj-pėrjetoj Lejlet ul-Kadr, ēka duhet tė them?’ Ai tha:



    اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي



    “All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”

    ‘“All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij ėshtė sahiih).

    E treta: vlerė mė e madhe i pėrvishet I’tikaaf-it nė kėtė natė nė dallim prej tė gjitha netėve gjatė vitit.

    Nuk ėshtė thelbėsore pėr atė i cili e “zenė” Lejlet ul-Kadr tė din se e ka “zėnė”. Qėllimi ėshtė tė pėrpiqet shumė dhe tė jetė i sinqertė nė adhurimin e tij, pa marrė parasysh se a e din ai se a e ka “zėnė”. ثshtė e mundur qė disa prej tyre tė cilėt nuk e dinė kėtė mund tė jenė mė mirė me All-llahun dhe nė pozitė mė tė lartėsuar sesa ata tė cilėt dinin se cila ėshtė kjo natė, pasi qė tė parėt u pėrpoqėn shumė. Ne lusim All-llahun tė pranojė agjėrimin tone dhe namazin tone gjatė natės, dhe tė na ndihmon tė pėrkujtojmė Atė dhe tė falėnderojmė Atė dhe tė adhurojmė Atė ashtu siē duhet. All-llahu e bekoftė tė Dėrguarin tone Muhammedin.

    Shikoje kete per me shume

    http://www.albislam.com/ResultKerkim...=T%EB+gjith%EB

  2. #2
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Sic dihet ne 1/3 e fundit te nates eshte mundesia me e madhe per tu pranuar lutja (Duaja). Kisha disa pyetje:
    1. A vlen kjo per naten e Kadrit dhe a eshte me e vlefshme ate nate
    2. Kush quhet fillimi dhe fundi i nates
    3. Nese nuk e kam mundesine te falem tere naten (nga netet tek) a mundem te falem psh. dy ore te saj, dhe kush eshte ora me e mire.

    Shpresoj te marr pergjigje sa me shpejt.
    Paqe (As -Selam)
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2003
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    38
    ALLAHU i madheruar ia shperblefte KLEVIS per materialin e sjelle, eshte shume me teper se nje dua e thjeshte per pranimin e 10 diteshit te fundit (arsyeja se pse u login sot).

    jane nete ne te cilat vete Profeti a.s. i cili pershkruhet ne Kur-an si me i dhembshur me hallet e njerezve sesa vete njerezit, ne keto nete perqendrohej per adhurim te vazhdueshem, si nje rikujtim i vazhdueshem brez pas brezi i asaj nate te madhe ne shpellen Hira.

    dicka e shkurter per cunin e martum,
    dita e re fillon me naten, ne perendim te diellit, dhe perendimi i diellit eshte fillimi i nates, ndersa fundi i nates eshte ne kohen e syfyrit ose imsakut, kohe ne te cilen mbyllet e ngrena per ata qe agjerojne.
    para ketij kufiri eshte edhe 1/3 e fundit e nates, dhe sidomos castet e fundit jane pershkruar ne hadithe si kohe ne te cilen duaj nuk kthehet mbrapsh.

    edhe nje here agjerim te lehte, dua te pranuar e perqendrim te shtuar ne vetvete per te mos perseritur ato leshime qe kemi bere ne dy 10 diteshat e pare, e ia qellofshi me dua e zemer te paster Nates se Kadrit , e mos na harroni me dua.
    Dhurata nuk eshte e barabarte me dhuruesin, e aq me pak mjeti eshte i barabarte me qellimin.
    Mjere per ate qe dashuroi dhuraten ne vend te dhuruesit dhe e ktheu mjetin ne qellim.

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Dicka per cunin e martuar profeti a.s kete net i hiqte shtresat nga krevati dhe i kalonte gjithe naten ne adhruim ndaj Zotit.

    Po ne ku jemi.Ja fusim gjumit e kur vjen puna per vitin e ri apo ndonje koncert shume muslimane i gjen qe e gdhijne ose nper dasma kur vlera e kesaj nate eshte me e vleshme se nje muaj afersisht se 83 vjet nje jete njerzore.Uallahi nese muslimani ngrihet dhe falet naten keto nete do ta shikoje se shpirti i tij i kapercen prangat e trupit dhe kenaqesia shpirterore ia kalon dhe kenaqesise seksuale.Uallhi po benim dua mbreme me xhemat ne pjesen e trete te nates dhe se nuk kishte kenaqesi qe e perjeton njeriu dhe nuk ka lot me te bukur qe dalin nga syte dhe se duart sikur te mbushen me peshen e ajrit dhe se sikur te ngrohet trupi dhe shpirti zmadhohet dhe zemra lartesohet dhe syte lotojne dhe mendja perqendrohet ne mqadheshtin e Allahut .Sikur ta dinte qafiri kete kenaqesi ju betohem Zotin se do na i cante zemren per te na e rrembyer.
    Falenderimi i takon Allahut per udhezimin ne Islam.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema tė Ngjashme

  1. Ndihmėtar pėr Kuptimin e Xhuzit tė Tridhjetė
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 07:20
  2. Xhamia e Kadrit - Gostivar
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 22:41
  3. Nata e Kadrit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2008, 19:58
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Pėr mėsuesit e matematikės
    Nga SmArTs_WAY nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 07:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •