Te shkruaj pa patur nje arsye per te te shkruar, te shkruaj pa ditur kush je, pse je dhe cfare je...Mos te te genjeje mendja se po te shkruaj per ty, as ty, idiotsija me qesharake eshte se vertet te shkruaj pa ditur se kujt po i shkruaj, te shkruaj sepse ndjej per te te shkruar, te shkruaj sepse me shpifet fallciteti i njerzimit tend, te shkruaj sepse jam lodhur nga hipokrizi shpirtrash te ceket...te shkruaj sepse me ka merzitur rendomtesija e diteve te mija...Jetoj kot, sa per te shtyre nje dite te vjeter dhe jetuar nje dite te re, fundja fundit kjo eshte arsyeja baze e cdo njerit prej nesh, panvaresisht se tek-tuk na del ndonje manikin qe pretendon te dije pergjigjen e cdo pyetjeje, dhe qellimin e cdo ndodhije...Te shkruaj per hir te ketyre hijeve te heshtura qe me rrethojne, o zottt cfare kotesije, o zot cfare garumulli i zbrazet, vrime ne uje, uj ne vrime...ne cdo menyre te mundshme qe ti rendisesh keto fjale te cjerra, cdo gje ngelet serisht njesoj...shume zbraztesi, boshllek, hapsire e pa okupuar...
Me mbysin mashtrimet prapa kraheve, ma vrasin pislliqet e mekatit tim, me terbojne thashethemet e njerzise mbare, me cpifet krejtesisht qenia njerzore veshur me petkun e hipokrizise...Fytyra me 700 shtresa stukoje, lekura te pa para nga drita e diellin, mbartin mbi vete shume shtresa te renda...A nuk vjen nje moment/cast kur cdo gje te behet e tepert, kur cdo gje eshte e kote, kur te cirret dhe ajo shtresa e fundit qe ta pengon lekuren te te shihet nda dielli, nuk vjen nje moment ku azgje ska me vlere...Ec ne rruget e ketij qyteti, eshte i mbushur plot me njerz si ty, ketu bej pjese dhe vete une autorja e ketyre boshlleqeve, eci dhe me mendje rjeshtoj monologje te shumta qe shprehin ate cka kam brenda, vij ketu dhe...hic, azgje, nje boshllek per tu shkruar...cfare duhet te ishte me teper...
Dhe ne qofte se qellon se te prishin bezdine keto mbeturinat e mija, me paturpsi nuk te kerkoj te falur, te pakten jane mbeturinat e mija, i ruaj me kujdes, jane vertet te mijat, pa asnje pike vlere, smund te krahasohen me llukset e njerzimit tend, megjithate kane vlere asgjesije tek une...Vertet ste kerkoj te falur, po e lexon drejte, nuk kam turp, perse duhet te tregohem e tille perpara teje, kush je ti, kush jam une, kush jane gjithe te tjeret....askush...ja ku i ke te tera pergjigjet. As qe me behet vone fare ne qofte se te prish terezine, cme duhet terezija jote, as e imja jo...as ajo ska cme duhet. Si thua mjaft kotesira, idiotlliqe, mbeturina per sonte....a me lejohet te shkoj te fle tani? Te jetoj disa ore larg nga mediokriteti i kesaj bote, larg nga mbeturinat e mija, larg nga qenia jote, larg...do enderroj, endrrat e nje femije naiv, do enderroj per te enderruarit...
Krijoni Kontakt