Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    David Grisman Kuintet

    Per me shume se 40 vjet kompozitori David Grisman, qe i bie gjithashtu dhe mandolines, ka krijuar muzike qe eshte nje perzierje e shume stileve, duke perfshire swing, bluegrass, latin, jazz dhe gypsy. Me krijmtarine e tij Grisman ka frymezuar nje zhaner te ri te muzikes akustike insrumentale ne boten e muzikes konteporane.

    Roli i Grisman eshte ne disa fusha, jo vetem si kompozitor i talentuar, por edhe si krijuesi i nje grupi, mesues dhe producent i disa albumeve. Ai ngriti kompanine e tij, Acoustic Disc, duke nxjerr deri tani 50 albume te suksesshme, 5 prej te cilave jane nominuar me Grammy Awards.

    Rreth fundit te viteve ’70 Grisman formoi nje grup te ri te quajtur David Grisman Quintet, DGQ, i cili ka qene shume i suksesshem ne 25 vitet e fundit. Anetaret e tanishem te grupit jane: ne bas - Jim Kerwin, multi-instrumentist Joe Craven, ne flut - Matt Eakle, dhe ne kitaren argjentinase Enrique Coria. Secili nga keta instrumentist kane karierat e tyre te suksesshme pervec se ate me grupin DGQ.


    Mua me pelqejne si grup. Pata rastin t’i shikoja ne koncert para disa kohe, sidomos Joe Craven, i cili eshte shume i talentuar dhe mund t’i bjere disa instrumenteve ne te njejten kohe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 31-10-2004 mė 22:41
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •