Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 234
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    .........
    Ne mundemi qe te dy

    Te shkojme e te vijme

    Ne mund te harrojme

    E me pas te fleme

    Te zgjohemi,te vuajme,te plakemi

    Te fleme prape

    Te enderojme vdekjen

    Te na dale gjumi buzeqeshje dhe qeshje

    Te perterihemi,te rinohemi

    Dashuria ngelet atje

    Kokeforte si mushka

    E gjalle si deshira

    E pashpirt si kujtesa

    E trashe si pendimet

    E dhimsur si kujtimet

    E ftohte si mermeri

    E bukur si dita

    Delikate si femija

    Na veshtron buzagas

    Dhe na flet pa u kuptuar

    Dhe une e degjoj duke u dridhur

    Dhe therras

    Therras per ty

    Therras per mua

    Te pergjerohem

    Per ty per mua dhe per te gjithe ata qe duhen

    Dhe qe jane dashur

    Po une i therras

    Per ty per mua e per te gjithe te tjeret

    Qe nuk i njoh

    Qendro atje

    Atje ku je

    Atje ku ishe me pare

    Qendro

    Mos leviz

    Mos ik

    Ne qe jemi dashur

    Ne te kemi harruar

    Ti mos na harro

    Ne kemi vetem ty mbi toke

    Mos na ler te behemi te ftohte

    Dhe kudo

    Na jep nje shenje jete

    Shume me vone ne nje shteg pylli

    Ne pyllin e kujteses

    Shfaqu papritmas

    Na zgjat doren dhe na shpeto.

    (Anonim)

  2. #202
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Te ben skllav per ter jeten nqs je i dashuruar gjer ne palcë.
    Te ben njeriun me te fort dhe me te guximshem.
    Te ben mos te degjosh te tjeret por vetem ate.

    Shume here kur nuk eshte ne anen tane i merr inat.
    Shpesh here e urren dhe e dashuron me te njejten forcë qe ke.
    Ne raste te ben te mendosh te kercesh nga ura apo ti dalesh ndonje kamjoni perpara.
    Pa te smundesh se te grryen diçka brenda ne trup dhe fillojn tet hajn bubrrecat e kuq.

    Ta shton apetitin.
    Por edhe shpesh here te len pa apetit.

    Ka qaste qe te ben njeriun me te lumtur ne planet.
    Por mos harroni qe te ben njeriun me te vetmuar ne planet.

    Nese kurr nuk ke provu ndonje çmenduri, kur te dashurohesh padyshim qe nje do ta besh.

    Është diçka qe nuk kufizohet dhe nuk mund ti vendosesh nje kufij, është e pa kufij dhe e pa limituar çka do qe te kerkosh aty e ke, është si nje oqean sa ma shumë qe shkon ne thellesi aq me shume do gjesh, çka s ka n deti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesi_ : 30-03-2012 më 14:13

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2013
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    perfundimisht dashuria mbetet ndjenja me genjeshtare dhe e vertete qe mund te gjindej.
    Por meshkujt duhet te dashurojne me sy me perpara sesa me zemer, kjo kerkon dhe eksperience seksuale raxionale, cila vajze e ka shqiperine(p...n) me te bukur.

  4. #204
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Ajo qe na bene ta duam jeten eshte dashuria, ndryshe askush nuk do kishte deshire te ishte pjese e kesaj bote.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Dashuria eshte:
    Kur sheh nje vajze te vogel e cila mbledh te gjitha forcat per ti bere pak masazh babit te saj.
    Kur nje cift jane te zemeruar me njeri- tjetrin dhe perseri kujdesen per njeri -tjetrin.
    Kur gruaja pergatit cajin per te shoqin dhe para se t'ia ofroje atij, e provon pak me nje luge te vogel nese eshte i shijshem.
    Kur nena i jep femijes se saj pjesen me te mire te kekut.
    Kur miku te kap perdore dhe te shtrengon fort, per shkak se vendi ku hidhni kembet eshte i rreshqitshem.
    Kur vellai yt interesohet ne rruge te ndryshme nese ke mberritur ne destinacion apo akoma, ngaqe eshte ne merak.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Dashuria eshte gravitacion alkimik .

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: Cka mendoni se eshte DASHURIA

    Citim Postuar më parë nga mitjuk Lexo Postimin
    Duke lexuar keto fragmente mbi DASHURINE (te -------Euripidi ------- ) mendova te hap kete teme: CKA MENDONI JU PER DASHURINE a ekziston dashuria dhe si mendoni ju per te







    Thone qe paraja blen Boten! eshte e vertete, por... vetem ate Bote qe eshte nxjerre ne shitje!!!


    Euripidi ka thene : “ Dashuria eshte nje peshe e rende per nje zemer qe te vuaj per dy veta”. I bindur se dashuria ka vdekur ose me sakte qe nuk ka egzistuar kurre, dua te shpreh ate qe ndiej, ate qe kam ne shpirt…
    Po ju bej nje apel te gjitheve : KUJDES. Mos shpresoni ta gjeni dashurine e vertete, sepse do perballeni me zhgenjimin, tradhetine, mashtrimin, inatin, frike, loje dhe gjithcka qe vret nje zemer gjithcka.
    Dashuria ka mbetur thjeshte nje fjale, nje enderr, nje iluzion dhe qe nuk eshte me teper se kaq.
    Shume vete mendojne se dashurojne apo dashurohen, por qe ne te vertete nuk bejne asgje tjeter vecse genjejne veten me shqiptimin e kesaj fjale ( dashuria ) dhe pandehin se mbushin zbrastesine e shpirtit te tyre.
    Po c’mund te jete valle ? mbase ka shume kuptime ! P.Sh. Sa e sa frymezime kane hedhur ne vargje e poezi poetet. Por qe kane shprehur diku dhimbje, diku shprese, diku gezim. Sa e sa kenge i jane kushtuar asaj! Por qe diku kan e lumturuar zemra e diku i kane helmuar me hidhrimin qe le pasoje duke sjelle dhimbje e trishtim.
    Sa e sa libra kane shkruar psikologet, sociologet dhe filozofet. Por qe gjithnje kane pasur rezerva dhe kundershtime nga te tjeret.
    Pra gjithsesi enigma zgjerohet dhe na merr ne vorbullen e saj. Dhe perseritet pafundesisht pyetja. C’mund te jete valle ?
    Vertet nje pyetje enigmatike te ciles besoj se nuk do i jepet kurre pergjigje e saket.
    Une nuk kam aftesite e poetit apo shkrimtarit per te shprehur qarte mendimet e mia kunder saj. Nuk kam as talentin per kengetar qe te kendoj nje kenge trishtimi qe te shpreh ate qe mendoj ne sensin negativ. Nuk kam as edhe aftesite e gjykimit te filozofeve qe te rrezoj teresisht idete e tyre per kete ceshtje.
    Por ama…. zoteroj aftesine per te shprehur mosbindjen time te plote ndaj atyre qe mendojne se ne brendesi dashurine. Prandaj po marr guximin dhe u drejtohem atyre. A nuk eshte dashuria qe te duket se te ngjit ne qiellin e shtate por te le atje ne hapsire ?
    A nuk eshte dashuria qe krijone idene se po lundron ne mes te oqeanit duke te krijuar imazhin e rreme se ndodhesh ne toke, por qe en fakt taken as qe ta ze syri ne horizont ?
    A nuk eshte dashuria qe te krijon ndjenja te dhurojne vetem lot dhe hidherim? A nuk eshte dashuria qe te krijon endrra por qe ne te shumten e rasteve dielli I mengjesit I percjell bashke me vesen e luleve?
    A nuk eshte ajo ( dashuria) e vetmja qe te hap plage qe as koha nuk do te mundi ti sheronte kurre ? Nejse ………
    Une dashurine e quaj nje rreze dielli por qe prapa saj fshihet stuhia, dallge qe te rremben nga bregu dhe nuk te kthen mbrapa. Nje rreze dielli qe fsheh nje rrebesh, nje dimmer te gjate e te eger.
    Po u drejtohem serisht atyre qe shpresojne se e kane gjetur. N.q.s dashuria qenka ashtu si e mendoni ju, perse sjellka edhe keto pasoja?!!
    Ne fakt po habitem me veten!!! E perse t’ju keshilloj juve nderkohe qe edhe vete kam falur shume dashuri…. Por duke qene se perfundimi eshte gjithmon i qarte dhe I pakundershtueshem,keshtu qe e kam bindur veten se s’do te dashuroj me kurre, kurre…. ose te pakten kurre me zemer. Perse te dashuroj ? Qe te marre si shperblim vuajtjeee ? Jo, jo. Nuk them se jam I paster si kristali, sepse edhe une njeri jam dhe mund te bej edhe gabime. Por nderkohe qe falja dashuri vetem dhimbje kam marre,dhimbje te cilat gjenden akoma te ngulitura ne shpirtin tim.
    A ka ndonjeri qe ta mohoje faktin qe s’eshte zhgenjyer nga dikush qofte edhe njehere te vetme ? sigurisht qe jo. Por kur keto zhgenjime behen te njepasnjeshme c’fare vlere ka te dashurosh serisht ? c’fare ka ne shpirt ai njeri ( qoft mashkull apo femer ) qe merr si dhurate ndjenjat e nje tjetri dhe jep si dhurate lot, trishtim, vetmi qe thyen zemren e dikujt e qe ndoshta kjo zemer nuk do ngjitet me kurre, kurre.
    Mund te jape shume argumenta, por besoj se do ishte e mjaftueshme t’ju permendja dramen e fameshme te Shekspirit “ Rromeo dhe Zhuljeta” qe tregon mesemiri dhe qarte se dashuria nuk egziston, dhe aq me teper e barabarte,si dhe duke na bindur edhe per dicka, qe nese eshte e tille dashuria, fundi i saj dihet “ Eshte tragjik ”, ashtu sic ndodhi edhe me personazhet e tij. Nese jeni te bindur se dikush mund te vdese per ju, po ashtu edhe ju per hire te nje tjetri atehere …..
    Dashuria me shume se sa nje ndjenje, frymezim, kenaqesi eshte nje detyrim qe jeta te vazhdoje dhe brezat te riperterihen pafundesisht, qe te sigurohet mbijetesa e qenies njerezore mbi kete planet. Pra me deshire apo qofte edhe me imponimin e ligjit te pashkruar natyror jemi te detyruar te pranojme dashurine prane vetes edhe atehere kur ne nuk e duam. Pasi vetem ne kete menyre mund te fitojme nje dashuri te paster, qe eshte “ Dashuria Prinderore”, e femijes per prindin dhe e prindit per fimijen.
    Mbylljen po e beje me nje shprehje te te madhit Viktor Hygo.
    << Lumturia me emadhe e jetes eshte bindja se te tjeret na duan. Por kete bindje vetem i verberi e ka >>.

    Duke qene se ju arritet ta lexoni kete c’ka une kam shkruajtur jam i bindur qe nuk jeni te verber . keto ishin mendimet e mia,ju gjykojeni si te doni!!!
    S'ka si te thuhet ndryshe,,,,por kjo qe thuhet vjen ne mos frigen e Zoti,dhe e dyta,i lindur robi te jetoj vetem si trup,asgje me shume.......

  8. #208
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Ka diferencë të madhe midis pëlqimit dhe dashurisë.. Nëse të pëlqen një lule e keput menjëherë, ndersa kur e do e ‘ujit’ dhe përkujdesesh për të gjithmonë.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #209
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Ka diferencë të madhe midis pëlqimit dhe dashurisë.. Nëse të pëlqen një lule e keput menjëherë, ndersa kur e do e ‘ujit’ dhe përkujdesesh për të gjithmonë.
    Ndersa une do e perkufizoja veprimin e pare si impulsivitet (te jesh i rrembyeshem..se spo me vjen ndonje fjale me e mire) , ndersa e dyta te pelqejne te mbash lule

  10. #210
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Ka diferencë të madhe midis pëlqimit dhe dashurisë.. Nëse të pëlqen një lule e keput menjëherë, ndersa kur e do e ‘ujit’ dhe përkujdesesh për të gjithmonë.
    veprimi i pare eshte posesivitet, ndersa i dyte eshte perkujdesje. perkujdesja ndaj lules lind nga dashuria, ndersa posesiviteti e zbeh dashurine...

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Me asgje mos e perkufizoni,,s'ka me dashuri,,,ka pelqim

  12. #212
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga Te njof Lexo Postimin
    Me asgje mos e perkufizoni,,s'ka me dashuri,,,ka pelqim
    S'e paske provu ende
    Carpe diem!!

  13. #213
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Te ishte nje shije,do kisha pas deshiren te provoj,pasi qe eshte genjeshter,s'mirrem me gjera te tilla,,rrespekte juve...

  14. #214
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    S'e paske provu ende
    Ti qenke perveluar duke e provuar..

  15. #215
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Hhehehehe,sa me behet qefi qe kemi dhe anetar qe pa te par ne filxhan dhe ne dore,t'a dine "boten" qe ke,,epo keto i ka forumi mer daje,,,befshi qef juve :P

  16. #216
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Ti qenke perveluar duke e provuar..

    Perveluar e kaluar saj bile
    Carpe diem!!

  17. #217
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    Perveluar e kaluar saj bile
    E po kur arrin graden e trete t djegjes nuk ndien me gje pastaj..se ikin edhe nervat

  18. #218
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    E po kur arrin graden e trete t djegjes nuk ndien me gje pastaj..se ikin edhe nervat
    Pak mbi graden e pare kam kalu, por eshte rigjeneru.
    He, se ju nga Kina nuk dini, se me fallso keni te beni
    Carpe diem!!

  19. #219
    i/e regjistruar Maska e Te njof
    Anëtarësuar
    10-06-2013
    Vendndodhja
    Tetova
    Postime
    76

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Shhhttttt,po ju ndegjon dashuria,pa dashje e vjen u kap per fyti,, :P

  20. #220
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Përkufizimi i dashurisë!!

    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    Pak mbi graden e pare kam kalu, por eshte rigjeneru.
    He, se ju nga Kina nuk dini, se me fallso keni te beni
    Pff kshu kujton ti??
    Disa poema te shkurtra nga https://en.wikipedia.org/wiki/Three_Hundred_Tang_Poems

    How can a deep love seem deep love,
    How can it smile, at a farewell feast?
    Even the candle, feeling our sadness,
    Weeps, as we do, all night long.

    Stories of passion make sweet dust,
    Calm water, grasses unconcerned.
    At sunset, when birds cry in the wind,
    Petals are falling like a girl s robe long ago

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •