Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Kurani prin drejt rruges se shkences!

    Ky eshte nje liber ne shqip qe hudh drite mbi shkencen dhe fene gjate historise dhe mynyren se si feja islame e flet dhe motivon per shkencen dhe shkencetaret.


    ---- [Kliko siper]----

    Kurani prin rrugen drejt shkences-





    Mbrapa skenave te luftrave boterore-( video anglisht)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 31-10-2004 mė 08:23
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    KUR'ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES

    Pasqyra e librit


    HYRJE

    FEJA NXIT SHKENCĖN

    Besimi nė Zot i bėn shkencėtarėt entuziastė dhe tė motivuar
    "Dėshira e fortė pėr tė shėrbyer" e shkencėtarėve besimtarė

    FEJA NDIHMON NĖ ORIENTIMIN E DREJTE TE SHKENCES

    Humbjet qė i ka shkaktuar shkencės obsesioni materialist pėr "Universin e Pafund"
    Humbjet qė i shkaktoi shkencės thėnia "Nuk ka modelim nė natyrė"
    Humbjet qė i kanė shkaktuar shkencės pėrpjekjet e pashpresa pėr tė provuar Teorinė e Evolucionit.
    Humbjet qė i shkaktoi shkencės thėnia "Lėnda jo e gjallė mund tė formojė jetėn"


    FEJA DHE SHKENCA JANE GJITHMONE NE PERPUTHJE

    Reagimi i Kishės Mesjetare Kundėr Shkencėtarėve
    Kriticizmi mbi Ungjillin dhe Teuratin
    Thėnia se "Shkenca duhet tė jetė Materialiste"
    Pėrafrimi jotolerant dhe dogmatik i materialistėve

    MREKULLITE SHKENCORE TĖ KUR'ANIT

    Ardhja nė Ekzistencė e Universit
    Zgjerimi i Universit
    Orbitat
    Trajektorja e Diellit
    Kulmi Mbrojtės
    Rikthimi i qiellit
    Shtresat e Atmosferės

    SHKENCĖTARĖT BESIMTARĖ

    SHKENCĖTARĖT BESIMTARĖ QĖ JETUAN NĖ TĖ SHKUARĖN

    Roxher Bekon (1220-1292)

    Frensis Bekon (1561-1626)

    Galileo Galilei (1564-1642)

    Johan Kepler (1571-1630)

    Johan Baptista fon Helmont (1579-1644)

    Bleiz Paskal (1623-1662)

    Xhon Rei (1627-1705)

    Robert Bojll (1627-1691)

    Antoni fon Lojvenhėk (1632-1723

    Izak Njuton (1642-1727)

    Xhon Flamstid (1646-1719)

    Xhon Uduord (1665-1728)











    Leonardo da Vinēi (1452-1519)
    Art, Inxhinjeri, Arkitekturė

    Xhorxhus Agrģkola (1494-1555)
    Mineralogji

    Xhon Uilkins (1614-1672)
    Astronomi dhe mekanikė

    Uolltėr Ēarllton (1619-1707)
    President i Kolegjit Mbretėror tė Mjekėve

    Izak Barrou (1630-1677)
    Profesor Matematike

    Nikolas Steno (1631-1686)
    Stratigrafi

    Tomas Burnet (1635-1715)
    Gjeologji

    Inkris Medhėr (1639-1723)
    Astronomi

    Nehemiah Grju (1641-1712)
    Mjekėsi


    Balfur Stjuart (1828-1887)
    Electricitet Jonosferik

    P.G. Teit (1831-1901)
    Fizikė, Matematikė

    Eduard Uilliam Morli (1838-1923)
    Laureat Nobel nė fizikė

    Sėr Uilliam Ebni (1843-1920)
    Astronomi

    Aleksander MekElister (1844-1919)
    Anatomi

    A.H. Seis (1845-1933)
    Arkeologji

    Xheims Dana (1813-1895)
    Gjeologji

    Xhorxh Romans (1848-1894)
    Biologji and Fiziologji

    Uilliam Miēėll Remsei (1851-1939)
    Arkeologji
    Uilliam Remsei (1852-1916)
    Kimi

    Hauard A. Keli (1858-1943)
    Gjinekologji

    Daglas Djuar (1875-1957)
    Ornitologji

    Pol Lemuąn (1878-1940)
    Gjeologji

    Ēarles Stain (1882-1954)
    Kimi organike

    A. Rendėll-Short (1885-1955)
    Mjekėsi

    L. Mėrson Deivis (1890-1960)
    Gjeologji, Paleontologji

    Sėr Sesil P.G. Ueikli (1892-1979)
    Mjekėsi


    PĖRFUNDIM



    Uilliam Uiston (1667-1752)
    Fizikė, Gjeologji

    Xhon Haēinson (1674-1737)
    Paleontologji
    Xhonatan Eduards (1703-1758)
    Fizikė, Meteorologji

    Riēard Kiruan (1733-1812)
    Mineralogji

    Tģmoti Duait (1752-1817)
    Mėsues

    Xheims Parkinson (1755-1824)
    Mjekėsi

    Uilliam Kėrbi (1759-1850)
    Entomologji (studimi i insekteve)

    Benxhamin Barton (1766-1815)
    Botanikė, zoologji

    Xhon Dalton (1766-1844)
    Themeluesi i teorisė moderne atomike

    Ēarls Bell (1774-1842)
    Anatomi

    Xhon Kid (1775-1851)
    Kimi

    Johan Karl Fridrih Gaus (1777-1855)
    Gjeometri, Gjeologji, Magnetizėm, Astronomi

    Benxhamin Sillimen (1779-1864)
    Mineralogji




    --------------------------------------------------------------------------------
    Piter Mark Rozhč (1779-1869)
    Fiziologji

    Uilliam Baklend (1784-1856)
    Gjeologji

    Uilliam Prut (1785-1850)
    Kimi

    Eduard Hiēkok (1793-1864)
    Gjeologji

    Uilliam Uiuell (1794-1866)
    Astronomi dhe Fizikė

    Riēard Ouen (1804-1892)
    Zoologji, Paleontologji

    Methju Mauri (1806-1873)
    Oqeanografi, Hidrografi

    Henri Roxhers (1808-1866)
    Gjeologji

    Xheims Gleisher (1809-1903)
    Meteorologji

    Filip H. Gose (1810-1888)
    Ornitologji (studimi i zogjve), Zoologji
    Sėr Henri Rolinson (1810-1895)
    Arkeologji

    Xhon Ambrouz Fleming (1849-1945)
    Elektronikė

    Sėr Xhosef Henri Xhilbert (1817-1901)
    Kimi agrare

    Tomas Anderson (1819-1874)
    Kimi

    Ēarls P. Zmit (1819-1900)
    Astronomi

    Xhon U. Douzon (1820-1899)
    Gjeologji

    Henri Fabre (1823-1915)
    Entomologji

    Bernard Riman (1826-1866)
    Gjeometri

    Xhosef Lister (1827-1912)
    Kirurgji

    Xhon Bell Petigrju (1834-1908)
    Anatomi, Fiziologji











    HYRJE

    Zoti i thėrret njerėzit tė hetojnė dhe reflektojnė rreth qiejve, tokės, maleve, yjeve, bimėve, farave, kafshėve, ndryshimeve tė natės me ditėn, krijimit tė njeriut, shiun dhe shumė gjėra tė tjera tė krijuara. Duke i ekzaminuar kėto, njeriu njeh aftėsinė artistike tė krijimtarisė sė Zotit nė botėn rreth tij dhe sė fundmi njeh Krijuesin tonė, i Cili krijoi tė gjithė universin dhe ēdogjė nė tė nga asgjėja.

    "Shkenca" ofron njė metodė me tė cilėn universi dhe tė gjitha gjallesat aty, mund tė ekzaminohen pėr tė zbuluar aftėsinė artistike tė Zotit dhe t'ia komunikojė atė njerėzimit. Si rrjedhim, feja e nxit shkencėn duke e pėrdorur atė si njė mjet me tė cilėn tė studiohen kompleksitetet e krijimeve tė Zotit.

    Feja, jo vetėm qė nxit studimin shkencor por gjithashtu, e mbėshtetur nga tė vėrtetat e sjella nga Islami, lejon qė kėrkimet shkencore tė jenė tė shpejta dhe efektive. Kjo sepse feja jep pėrgjigje tė sakta e tė qarta rreth krijimit tė universit dhe tė jetės. Si tė tillė, nėse mbėshteten mbi bazėn e duhur, kėrkimet do japin tė vėrtetat rreth origjinės sė universit dhe organizimit tė jetės nė njė kohė mjaft tė shkurtėr dhe me minimumin e pėrpjekjeve dhe energjive. Siē citohet dhe nga Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si njė nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė shek. tė 20, "shkenca pa fenė ėshtė e ēalė", qė do tė thotė se shkenca e paudhėhequr nga feja nuk mund tė ecė korrektėsisht, por pėrkundrazi, do shpenzojė shumė kohė nė nxjerrjen e disa rezultateve e ē'ėshtė mė e keqja, shpesh ėshtė dhe pa rezultate.

    Studimet shkencore tė ndjekura nga shkencėtarėt materialistė tė paaftė tė shohin tė vėrtetėn, sidomos nė dyqind vjetėt e fundit, kanė bėrė qė tė shpenzohet mjaft kohė, tė bėhen kėrkime tė kota dhe tė derdhen miliona dollarė.

    Ka njė fakt qė duhet tė shihet qartė: shkenca mund tė pėrftojė rezultate tė besueshme vetėm nėse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave tė krijimit nė univers dhe pėrpiqet vetėm drejt kėtij fundi. Shkenca mund ta arrijė qėllimin e saj nė njė kohė mjaft tė shkurtėr, vetėm nėse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nėse udhėhiqet drejt.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 31-10-2004 mė 08:39
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kurani, fjala e Zotit, eshte fjale e vertete. Ajo nuk ka dyshim qe te drejton ne rruge te drejte, nuk ka dyshim qe te con drejt perparimit. Nuk ka dyshim se nuk te con drejt te rese drejt shkences.

    Kete e verteton vete Kurani duke e lexuar.
    Kete e verteton puna e muslimaneve ne shekuj.
    Kete e verteton ruajtja e vertetesise se fakteve dhe mos-shtremberimi i tyre.
    Kete e verteton kur shikon se sa rendesi i kane dhene muslimanet shkences.

    Kete e shikon edhe kur shikon fjalet e Profetit Muhamed as.

    Fjalet e profetit as. vertetojne se Kurani eshte me te vertete ne duar te sigurta.

    Kete e shikon ne menyren se si Profeti as. i mesonte muslimanet e pare rreth pastrimit, rreth ushqimeve te ndryshme, rreth semundjeve te ndryshme, rreth fakteve te ndryshme natyrore.

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    FEJA NXIT SHKENCĖN

    Islami ėshtė feja e arsyes dhe ndėrgjegjes. Njė person e dallon tė vėrtetėn e shpallur nga Zoti duke pėrdorur urtėsinė e tij vetjake, por i nxjerr pėrfundimet nga e vėrteta qė sheh duke ndjekur ndėrgjegjen e tij. Njė person, duke pėrdorur aftėsinė e arsyes dhe ndėrgjegjes sė tij ndėrsa vėzhgon veēoritė e njė objekti tė caktuar nė univers, edhe pse mund tė mos jetė ekspert nė ēėshtje tė tilla, do tė kuptonte se ai objekt ėshtė krijuar nga njė Zotėrues i Urtėsive, Njohurive dhe Fuqive tė Mėdha. Dhe, nėse do zbulonte vetėm disa nga mijra faktorėt qė e bėnė jetėn tė mundur mbi tokė, kjo do tė ishte e mjaftueshme pėr tė qė tė kuptojė se bota ishte projektuar pėr ta mbajtur jetėn nė tė. Prandaj, ai qė pėrdor arsyen dhe ndjek ndergjegjen e tij, kupton menjėherė absurditetin e thėnies se bota u krijua rastėsisht. Shkurtimisht, ai qė pėrdor kėto aftėsi, dallon shenjat e Zotit mjaft qartė. Kėtyre njerėzve u referohet njė ajet, nė kėtė mėnyrė:

    Pėr ata qė Allahun e pėrmendin me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur e kur janė shtrirė dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė tokės: "Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit!" (Sure Al'Imran: 191)

    Nė Kur'an, Zoti i thėrret njerėzit tė mendojnė dhe ekzaminojnė shenjat e krijimit rreth tyre. Profeti Muhamed, i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, gjithashtu pėlqente qė njerėzit tė fitonin njohuri. Ai gjithashtu theksoi se ėshtė detyrimi jonė tė kėrkojmė njohuri. Tė lexojmė hadithet e mėposhtme autentike:

    Tė kėrkosh njohuri ėshtė detyrė mbi ēdo Musliman.1

    Merre dijen dhe njoftoja dhe njerėzve tė tjerė.2

    Ēdokush qė vėzhgon funksionimet e brendshme tė universit, gjallesave dhe jogjallesave, dhe heton mbi atė qė sheh rreth tij, do arrijė tė njohė dhe urtėsinė, njohurinė dhe fuqinė supreme tė Zotit. Disa nga ēėshtjet, qė Zoti i fton njerėzit tė meditojnė, janė pėrmendur nė ajetet e mėposhtme tė Kur'anit.

    A nuk shikojnė ata me vėmendje nga qielli se si mbi ta e kemi ndėrtuar atė, e kemi zbukuruar atė duke mos pasur nė tė ndonjė zbrazėti? Edhe tokėn se si e kemi shtrirė e nė tė kemi vendosur kodra pėrforcuese dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė gjithfarė bimėsh tė bukura. Dėshmi tė dukshme dhe pėrkujtuese pėr secilin njeri qė ka drejtuar mendjen. Ne, nga qielli lėshuam shiun e dobishėm dhe me tė bėmė qė tė kultivohen kopshte e drithėra qė korren. Dhe rritėm trungje tė gjata hurmash me fruta tė paluar njėri mbi tjetrin. (Sure Kaf: 6-10)


    Nėntitujt e figurave Shenjat e ekzistencės sė Zotit, Krijuesit tė Lartėsuar, nė univers janė mjaft tė qarta pėr kushdo qė mendon, arsyeton dhe ndjek ndėrgjegjen e tij.


    Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė. Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast prandaj drejto shikimin pėrsėri: a sheh ndonjė ēarje? (Sure el-Mulk: 3)

    Le tė shikojė njeriu se prej ēfarė ėshtė krijuar! (Sure et-Tarik: 5)

    A nuk i shikojnė devetė se si janė krijuar? Edhe qiellin se si ėshtė ngritur lart? Edhe malet se si janė vendosur? Edhe tokėn se si ėshtė shtruar? (Sure el-Gashijeh: 17-20)


    Siē e tregojnė dhe ajetet e mėsipėrme, Zoti i shtyn njerėzit tė studiojnė dhe ekzaminojnė aspekte tė ndryshme tė botės si qiejt, shiun, bimėt, kafshėt, lindja dhe shenjat gjeografike. Njė mėnyrė pėr t'i eksploruar kėto ėshtė, si e thamė dhe mė parė, nėpėrmjet shkencės. Vėzhgimi shkencor e prezanton njeriun me misteret e krijimit dhe me dijen, urtėsinė dhe fuqinė e pėrjetshme tė Zotit. Shkenca ėshtė njė mėnyrė pėr tė arritur njė vlerėsim tė drejtė tė Zotit, prandaj, pėrgjatė historisė, njė numėr i madh shkencėtarėsh, tė cilėt i kanė shėrbyer mjaft njerėzimit, ishin dhe besimtarė tė devotė tė Zotit.



    Besimi nė Zot i bėn shkencėtarėt entuziastė dhe tė motivuar

    Si e pėrmendėm mė lart, feja e nxit shkencėn dhe ata, qė pėrdorin arsyen dhe ndjekin ndėrgjegjen e tyre nė arritjen e kėrkimeve shkencore duhet tė kenė besim tė fortė pasi ata kuptojnė shenjat e Zotit menjėherė. Ata pėrballen me njė sistem pa tė meta dhe njė kompleksitet perfekt tė krijuar nga Zoti nė ēdo rrugė kėrkimi qė ata ndjekin dhe nė ēdo zbulim qė bėjnė. Si tha dhe Profeti Muhamed, i Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, ata veprojnė duke e ditur se "Ai qė del tė kėrkojė dije ėshtė i devotė pėr hir tė Allahut derisa tė kthehet."3

    Njė shkencėtar qė po kryen kėrkime mbi syrin, pėr shembull, zbulon, edhe duke e njohur sistemin e tij kompleks, se ai nuk do te formohej kurrė nga njė proces gradual rastėsish. Ekzaminime tė mėtejshme do ta ēojnė atė nė pėrfundimin se ēdo detaj nė strukturėn e syrit ėshtė njė krijim i mrekullueshėm. Ai sheh se syri pėrbėhet nga shumė pjesė qė punojnė bashkė nė harmoni, duke rritur kėshtu mrekullimin e tij ndaj Zotit qė e krijoi atė.


    Po njėsoj, njė shkencėtar qė vėzhgon kozmosin do ta shohė veten menjėherė pėrballė mijėra ekuilibrave tė padiskutueshėm. Ai fiton mė tej njė etje pėr dije pasi ka zbuluar se biliona galaksi dhe biliona yje brenda kėtyre galaksive vazhdojnė tė ekzistojnė nė njė harmoni tė madhe, nė njė hapsirė tė gjerė pa kufij.

    Si i tillė, njė besimtar ndėrfutet mė shumė dhe frymėzohet tė ndjekė studime shkencore pėr tė zbuluar misteret e universit. Nė njė nga artikujt e tij, Albert Ajnshtajn, gjeniu mė i madh i erės sė kaluar, i referohet frymėzimit tė derivuar nga feja, qė kanė shkencėtarėt:

    …Unė pohoj se ndjenja universale fetare ėshtė motivi mė i fortė dhe mė fisnik pėr kėrkime shkencore. Vetėm ata qė realizojnė pėrpjekjet e mėdha dhe mbi tė gjitha pėrkushtimin, pa tė cilin nuk mund tė kryhet punė nė shkencėn teorike, janė nė gjendje tė kuptojnė forcėn e emocionit pa tė cilin, kjo punė, edhe pse larg realiteteve tė drejtpėrdrejta tė jetės, nuk mund tė kryhet. Ēfarė bindjeje tė thellė mbi funksionimin e universit dhe ē'dėshirė tė fortė pėr tė kuptuar duhet tė kenė pasur Kepleri dhe Njutoni sa tė kalonin vite tė tėra pune individuale pėr tė zgjidhur parimet e mekanikės qiellore!



    Ata, njohuria e tė cilėve rreth kėrkimeve shkencore rrjedh kryesisht prej rezultateve tė tyre praktikė, zhvilllojnė lehtėsisht njė nocion komplet tė gabuar rreth mentalitetit tė atyre njerėzve, tė cilėt tė rrethuar nga njė botė skeptike, kanė udhėzuar shpirtrat e tjerė nėpėr botė, pėrgjatė shekujve . Vetėm ai qė e ka pėrkushtuar jetėn e tij ndaj qėllimeve tė ngjashme mund tė ketė njė kuptim tė gjallė rreth asaj qė i ka frymėzuar kėta njerėz dhe i ka dhėnė forcėn pėr tė mbrojtur qėllimet e tyre pavarėsisht nga dėshtimet e panumėrta. Ėshtė ndjenja universale fetare ajo qė i jep njeriut njė forcė tė tillė. Dikush ka thėnė, jo pa tė drejtė, se, nė kėtė epokė materialiste vepruesit seriozė janė vetėm njerėzit thellėsisht besimtarė.4

    Johan Kepler tregoi se ai iu fut rrugės sė shkencės pėr tė gėrmuar nė veprat e Krijuesit, ndėrsa Izak Njutoni, njė tjetėr shkencėtar i madh, tha se pėrfshirja kryesore qė qėndronte pas interesit tė tij pėr shkencėn ishte dėshira e tij pėr tė pasur njė ndjesi dhe dije mė tė plotė rreth Zotit.

    Kėto ishin shėnimet e vetėm disa shkencėtarėve mė nė zė tė historisė. Kėta dhe qindra tė tjerė tė cilėt do t'i shtjellojmė nė faqet nė vijim, arritėn tė besonin nė ekzistencėn e Zotit duke eksploruar universin dhe, tė impresionuar nga ligjet dhe fenomenet qė Zoti ka krijuar me Lavdinė e Tij, pėrpiqeshin tė zbulonin mė tepėr.

    Si do ta shohim, dėshira pėr tė mėsuar mėnyrėn si Zoti krijoi universin ka shėrbyer si faktori kryesor motivues pėr shumė shkencėtarė gjatė historisė. Kjo ndodh sepse dikush, qė percepton se universi dhe tė gjitha gjallesat janė krijuar, gjithashtu percepton se ky krijim ka njė arsye. Arsyeja pastaj ēon drejt kuptimit. Ėshtė prirja pėr tė kapur atė kuptim, pėr tė zbuluar shenjat e tij dhe pėr tė gjetur detajet e tij ajo qė lehtėson mjaft studimet shkencore.


    Nėse, sidoqoftė, mohohet fakti se universi dhe gjallesat janė krijuar, ky kuptim gjithashtu humbet. Njė shkencėtar, qė beson nė filozofinė materialiste dhe tek Darvinizmi, do supozojė se universi ėshtė i paqėllimtė dhe se ēdogjė ėshtė rezultat i rastėsisė sė verbėr. Si rrjedhim, vėzhgimi i universit dhe i gjallesave do tė bėhej pa asnjė lloj qėllimi. Pėr kėtė fakt, Ajnshtajni pohoi: "Nuk kam gjetur shprehje mė tė mirė se "fetare" pėr besimin nė natyrėn llogjike tė realitetit, pėr aq sa ėshtė e kapshme nga arsyeja njerėzore. Kurdo qė kjo ndjenjė mungon, shkenca degjeneron nė empiricizėm tė pafrymėzuar."5

    Nė njė rast tė tillė, qėllimi i vetėm i njė shkencėtari do ishte ose tė fitonte famė e tė kujtohej nė histori ose tė pasurohej. Qėllime tė tilla mund ta shmangin atė lehtėsisht nga sinqeriteti dhe integrimi i tij shkencor. Supozojmė se, nė njė ngjarje ku rezultati nė tė cilėn ai arriti me anė tė kėrkimit shkencor bie nė kundėrshtim me pikėpamjen konvencionale tė komunitetit shkencor, ai mund tė detyrohet ta mbajė atė sekret nė mėnyrė qė tė mos i ikė fama qė ka, apo tė merret nėpėr gojė, apo tė degradohet.

    Pranimi pėr njė kohė tė gjatė i teorisė sė evolucionit nė botėn shkencore ėshtė njė shembull i kėsaj mungese sinqeriteti. Shumė shkencėtarė, pėrballė fakteve shkencore, janė tė bindur se teoria e evolucionit ėshtė mjaft larg aftėsisė sė shpjegimit tė origjinės sė jetės, por ata nuk mund ta thonė kėtė haptazi thjesht nga frika e pėrballjes sė njė reagimi negativ. Nė kėtė linjė mendimi, fizikanti britanik H.S. Lipson bėri rrėfimin e mėposhtėm:

    Ne tani dimė shumė mė tepėr rreth gjallesave sesa dinte Darvini. Ne dimė si punojnė nervat dhe unė e shikoj ēdo nerv si njė kryevepėr tė inxhinjerisė elektrike. Dhe ne kemi qindra milionė syresh nė trupin tonė… "Modelim" ėshtė fjala qė mė vjen ndėr mend pėr kėtė ēėshtje. Por, kolegėt e mi biologė nuk e pėlqejnė.6

    Fjala "modelim" ėshtė prerė nga literatura shkencore thjesht se nuk pėlqehet, me shumė shkencėtarė qė dorėzohen pėrpara dogmatizmave tė tilla. Nė lidhje me kėtė Lipson thotė:

    Nė fakt, evolucioni u shndėrrua, nė njė farė mėnyre, nė njė fč shkencore; pothuajse tė gjithė shkencėtarėt e kanė pranuar atė dhe shumė janė pėrgatitur tė 'pėrthyejnė' vėzhgimet e tyre pėr tu pėrshtatur me tė.7

    Kjo situatė e padėshirueshme ėshtė rezultat i mashtrimit tė "shkencės pazot" qė mbuloi komunitetin shkencor duke filluar nga mesi i shekullit tė 19-tė. Megjithatė, ashtu si tha dhe Ajnshtajni, "shkenca pa fenė ėshtė e ēalė"8.Ky iluzion e ka ēuar shkencėn jo vetėm drejt qėllimeve tė gabuara por gjithashtu krijoi shkencėtarė tė cilėt, edhe pse i njihnin gabimet, rrinin indiferentė pėrballė tyre.

    Nė faqet nė vijim do trajtojmė temėn e lartpėrmendur.



    "Dėshira e fortė pėr tė shėrbyer" e shkencėtarėve besimtarė

    Meqė shkencėtarėt qė besojnė nė Njėshmėrinė e Zotit dhe Mbifuqinė e Tij nuk kanė dėshira pėrfitimi pėr kėtė botė si status, reputacion apo parą , pėrpjekjet e tyre pėr kėrkimet shkencore janė tė sinqerta. Ata e dinė se ēdo mister nė univers qė ata qartėsojnė do t'i rrisė mė tepėr njerėzimit kuptueshmėrinė pėr Zotin, duke ndihmuar kėshtu nė zbulimin e fuqisė dhe dijes sė pafund tė Tij. Tė konfirmosh ekzistencėn e Zotit dhe t'ia tregosh njerėzve realitetin e krijimit, ėshtė njė veprim shumė i rėndėsishėm adhurimi pėr njė besimtar.

    Tė udhėhequr nga shqetėsime kaq serioze, shkencėtarėt besimtarė kryejnė kėrkime tė gjera e tė rėndėsishme me njė entuziasėm tė madh pėr tė zbuluar ligjet e universit, sistemet mahnitės nė natyrė, mekanizmat perfektė dhe sjelljet inteligjente tė gjallesave. Ata grumbullojnė rezultate tė mėdha dhe pėrparojnė shumė. Ata nuk pengohen kurrė para problemeve qė hasin dhe as nuk mėrziten kur nuk vlerėsohen nga tė tjerėt. Kėrkojnė vetėm pėlqimin e Zotit pėr punėn qė bėjnė.

    Pėrpiqen me tėrė forcat pėr t'u shėrbyer besimtarėve tė tjerė dhe kjo vetėm pėr kėnaqėsinė e Tij. Dhe ata nuk njohin kufij gjatė endjes sė tyre tė gjatė. Mundohen tė bėjnė tė pamundurėn pėr t'i shėrbyer njerėzve dhe tė jenė sa mė tė dobishėm pėr ta. Pėr mė tepėr, pėrpjekjet e tyre tė sinqerta i bėjnė ata mjaft produktivė dhe studimet e tyre arrijnė rezultate pozitive.



    Ata qė pohojnė se shkenca duhet tė jetė e ndarė nga feja padyshim qė janė nė gabim tė qartė. Mbi tė gjtha, ata qė nuk besojnė nuk mund tė pėrjetojnė dot ngritjen shpirtėrore tė besimit. Projektet shkencore tė cilat i fillojnė me mjaft zell shpejt bėhen monotone dhe jofrymėzuese. Motivimi i tyre tani bėhet pėrfitimi. Kėrkesa e pėrmbushjes sė dėshirave tė kėsaj bote si tė mirat materiale, rang shoqėror, reputacion apo famė do bėjė qė ata tė ndjekin ato kėrkime qė do tė kontribuojnė direkt nė kėto pėrfitime personale. Pėr shembull, njė shkencėtar qė mendon nė kėtė mėnyrė dhe qė motivohet nga interesa pėr karrierė do ndiqte ato kėrkime qė do ta ēonin drejt njė rritjeje nė pėrgjegjėsi. Ai nuk do tė ndėrmerrte kurrė njė kėrkim pėr njė ēėshtje qė ai e mendon si tė dobishme pėr njerėzimin por qė nuk i shėrben mė sė miri interesave tė tij. Ose, n.q.s. do t'i duhej tė zgjidhte mes dy temave kėrkimore, ai do tė zgjidhte atė qė do t'i sillte mė shumė tė mira materiale apo prestigj, edhe pse zgjedhja tjetėr mund t'i sillte pėrfitime njerėzimit. Shkurtimisht, shkencėtarė tė tillė janė shumė pak tė vlefshėm pėr njerėzimin, pasi nuk i shėrbejnė tė mirės sė pėrbashkėt, pėrveē ratėve kur ka ndonjė shpėrblim nė mes. Kur mundėsia pėr pėrfitime personale venitet, ashtu ikėn dhe dėshira pėr t'i shėrbyer njerėzimit.

    Profeti Muhamed, I Dėrguari i Zotit, paqja qoftė mbi tė, gjithashtu i pėrmendi dėmet e kėtij mentaliteti. Ai tha:

    Mos merrni njohuri me qėllim qė tė diskutoni me dijetarėt e tjerė dhe tė provoni superioritetin mbi to, apo qė tė debatoni me injorantėt, apo pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve.9

    Nga ana tjetėr, Profeti Muhammed lavdėronte pėrhapjen e dijeve tė dobishme. Njė hadith thotė:

    Zoti dėrgon mirėsitė e Tij mbi ata qė i udhėzojnė njerėzit pėr dije tė dobishme.10

    Duke u njoftuar pėr marrjen e mirėsive, entuziasmi dhe motivimi i sinqertė i provuar nga njė njeri qė beson tek Zoti hapin rrugė tė reja pėr tė, jo vetėm nė fushėn e shkencės por edhe nė shumė sfera tė tjera tė jetės si arti, kultura e me rradhė. Kėto shpirtra nuk veniten kurrė, por pėrkundrazi, bėhen gjithnjė e mė tepėr entuziastė.


    1. Ibn Maxhah 1/224 dhe Tirmidhi 218, transmetuar nga Enes Ibn Malik..
    2. Tirmidhi 279, Darimi dhe Darakatni, transmetuar nga Abdullah ibn Mas`ud.
    3. Tirmidhi 220
    4. Albert Ajnshtain, Ide dhe Opinione, Shtėpia Botuese Crown, Nju Jork, 1954
    5. Letra pėr Mauris Solovin I, 1 Janar 1951; Arkivėt Ajnshtain 21-174, 80-871, botuar nė Letra pėr Solovine, f. 119.
    6. H. S. Lipson, Qėndrimi i fizikantit pėr Teorinė e Darvinit,Prirjet Evolucionare tek bimėt, vol. 2, nr. 1, 1988, f. 6
    7. H. S. Lipson, Shikimi i fizikantit rreth Evolucionit, Buletini i Fizikės, vol. 31 (1980) f. 138
    8. Albert Ajnshtain, Shkenca, Filozofia dhe Feja: Simpozium, 1941, kap. 1.3
    9. Tirmidhi 225 dhe Ibn Maxhah, transmetuar nga Abdullah Ibn Omar dhe Ka'b ibn Melik.
    10. Tirmidhi 1392
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Bashke me shume fakte shkencore rreth Kuranit i ftoj te gjithe te lexojne edhe fjalet e Muhamedit AS. Ne cdo fjale habitesh per saktesine dhe vertesine duke menduar se ato fjale jane thene para 14 shekujsh.

    Nje shembull:

    Shume i thjeshte. Falenderimi Zotit kur teshtin. Dicka shume e thjeshte qe i ndodh kujtdo. Profeti yne as na ka keshilluar qe kur teshtitesh te falenderosh Zotin!
    Dhe me te vertete eshte per tu habitur pasi gjate teshtitjes dalin jashte qelizat e ngordhura te trurit.

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Kur flet e verteta...

    Nje shembull tjeter:

    Eklipsi diellor.
    Ne kohen e Muhamedit a.s. ndodhi eklipsi diellor. Po ate dite profetit as i vdiq djali Ibrahimi. Jobesimtaret u frikesuan: menduan se tani kjo do te perdorej si shpallje se Muhamedi eshte me te vertete profet dhe se familja e tij eshte e vecante. Por jo. Profeti as i mblodhi besimtaret dhe u tha se edhe kjo eshte shenje nga Allahu i madheruar dhe se eklipsi diellor apo henor nuk ndodh kur vdesin njerezit.
    Atehere mosbesimtaret u lehtesuan pasi menduan se u menjanua nje fitore e mundshme e profetit as. Por jo, profeti yne i nderuar korri nje fitore qe nuk eshte momentale por do te ishte per te gjithe koherat. Ishte fitore per te gjithe koherat pasi u tregua se dija profetit ishte shpallje nga Allahu i madheruar.

  7. #7
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    FEJA NDIHMON NĖ ORIENTIMIN E DREJTE TE SHKENCES

    Shkenca bėn tė mundur hetimin e botės materiale nė tė cilėn jetojmė nėpėrmjet vėzhgimeve dhe eksperimenteve. Gjatė kėtij hetimi shkenca arrin nė konkluzione tė shumta tė bazuara mbi informacionin e mbledhur nga kėto vėzhgime dhe eksperimente. Pėrveē kėsaj, ēdo degė e shkencės gjithashtu ka norma tė caktuara tė cilat merren si tė vėrteta ose pranohen pa u vėrtetuar. Nė literaturėn shkencore, kjo bashkėsi normash quhet "paradigmė".

    Tė japim njė paraqitje tė shpejtė tė "etapave" tė kėrkimit shkencor. Siē dihet, hapi i parė nė kėrkimin shkencor ėshtė formulimi i njė hipoteze. Si fillim, shkencėtarėt duhet tė formojnė njė "hipotezė, pėr temėn e kėrkimit tė tyre. Mė pas, kjo hipotezė testohet nėpėrmjet eksperimenteve shkencore. Nė qoftė sė vėzhgimet dhe eksperimentet e vėrtetojnė hipotezėn, ajo quhet njė "parim i pėrcaktuar" ose "ligj". Nė qoftė se hipoteza nuk vėrtetohet, atėherė testohen hipoteza tė tjera dhe kėshtu procesi rifillon.

    Formulimi i hipotezes, qė ėshtė hapi i parė i procesit, shpesh varet nga pikėpamja bazė e shkencėtarit. Pėr shembull, shkencėtarėt, nėn njė pikėpamje tė gabuar, mund tė bazojnė punėn e tyre mbi hipotezėn qė "lėnda ka prirje tė vetė-organizohet pa ndėrhyrjen e njė vepruesi tė ndėrgjegjshėm". Mė pas, ata do mund tė kalonin vite tė tėra kėrkimesh pėr tė verifikuar atė hipotezė. Por, meqė lėnda nuk e ka atė aftėsi, tė gjitha kėto pėrpjekje do dėshtojnė. Mė tepėr akoma, nėse shkencėtarėt janė tej mase kokėfortė rreth hipotezės sė tyre, kėrkimi mund tė zgjasė pėr vite tė tėra madje pėr breza tė tėrė. Rezultati pėrfundimtar do tė ishte njė shpenzim shumė i madh kohe dhe burimesh.

    Megjithatė, po tė ishte kjo ide "ėshtė e pamundur qė lėnda tė vetė-organizohet pa plan tė ndėrgjegjshėm" pika supozuese, ai kėrkim shkencor do tė kishte ndjekur njė rrjedhė mė produktive dhe mė tė shpejtė.

    Kjo ēėshtje, qė ėshtė pra pėrcaktimi i duhur i hipotezės, kėrkon njė burim krejt tė ndryshėm nga tė dhėnat e thjeshta shkencore. Gjetja e duhur e kėtij burimi ėshtė kritike pasi, siē e shpjeguam dhe nė shembullin e mėparshėm, njė gabim i tillė mund t'i kushtojė botės sė shkencės vite, dekada madje dhe shekuj.

    Burimi i shumėkėrkuar ėshtė zbulesa e Zotit ndaj njerėzimit. Zoti ėshtė Krijuesi i universit, botės dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria mė e saktė dhe e padiskutueshme rreth ketyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione tė rėndėsishme rreth tyre nė Kuran. Mė kryesoret prej tyre janė:

    1- Zoti e krijoi universin nga asgjėja. Ēdogjė ėshtė krijuar pėr njė arsye tė caktuar. Si rrjedhim, nuk ka njė kaos ngjarjesh tė rastėsishme nė natyrė apo nė univers, por njė rregull tė pėrkryer tė krijuar me njė ndėrtim inteligjent.

    2- Universi material, pėr mė tepėr Toka nė tė cilėn jetojmė, ėshtė ndėrtuar posaēėrisht pėr tė mbajtur racėn njerėzore. Ka njė arsye tė caktuar, nė lėvizjen e yjeve dhe planeteve, nė orientimet gjeografike dhe nė vetitė e ujit apo atmosferės, qė e bėn tė mundur jetėn njerėzore.

    3- Zoti i krijoi tė gjitha gjallesat. Pėr mė tepėr, kėto krijesa veprojnė tė frymėzuara nga Zoti, siē citohet dhe nė Kur'an nė shembullin me bletėn nė vargun qė fillon me, "Zoti yt frymėzoi bletėn…" (Sure en-Nahl: 68).
    Kėto janė tė vėrteta absolute tė cilat na janė komunikuar nga Zoti nė Kur'an. Njė afrim drejt shkencės i bazuar nė kėto fakte do tė ēonte padyshim nė pėrparim tė dukshėm dhe do t'i shėrbente njerėzimit nė mėnyrėn mė tė dobishme. Mbi kėtė gjejmė shembuj tė shumtė nė histori. Vetėm me vendosjen e shkencės nė pikėmbėshtetjen e duhur, shkencėtarėt Muslimanė, tė cilėt atėherė po ndihmonin nė pėrparimin e qytetėrimeve mė tė mėdha nė botė, kontribuan nė arritjet kryesore tė shekujve tė 9-tė dhe 10-tė. Nė Perėndim pionerėt e tė gjitha fushave tė shkencės, nga fizika tek kimia, astronomia, biologjia apo paleontologjia, ishin njerėz tė lartė tė shkencės qė besonin nė Zot dhe tė cilėt kėrkimet e tyre i kryenin pėr tė eksploruar ēfarė Ai krijoi.

    Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencėtarėt duhet tė bazohen nė burimet fetare nė zhvillimin e objektivave tė tyre: Edhe pse feja ėshtė ajo qė pėrcakton qėllimin, ajo ka mėsuar nga shkenca, nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės, se cilat mėnyra do kontribuonin nė arritjen e qėllimit qė ajo ka caktuar. Por shkenca mund tė krijohet vetėm nga ata qė janė tė mbushur me frymėzim drejt tė vėrtetės dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesė… Nuk mund ta pėrfytyroj dot njė shkencėtar tė vėrtetė pa kėtė besim tė thellė.11

    Megjithatė, qė nga mesi i shek. tė 19-tė, komuniteti shkencor ėshtė ndarė nga ky burim hyjnor dhe ėshtė futur nėn influencėn e filozofisė materialiste.

    Materializmi, njė ide qė fillon qė nga Grekėt antikė, pranon ekzistencėn absolute tė lėndės dhe mohon ekzistencėn e Zotit. Kjo pikėpamje materialiste gradualisht u fut nė komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. tė 19-tė njė pjesė e konsiderueshme e vėzhgimit shkencor filloi ta mbėshtesė atė. Nga ky shkak u formuluan dhe shumė teori si "modeli i universit tė pafund" qė sugjeronte se universi ekziston pėr njė kohė infinite, teoria e evolucionit tė Darvinit qė thotė se jeta ėshtė rezultat i rastėsive, apo pikėpamjet e Frojdit qė mendja njerėzore pėrbėhet vetėm nga truri.

    Sot, duke parė tė kaluarėn, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetėm njė humbje kohe pėr shkencėn. Pėr dekada, njė numėr i madh shkencėtarėsh kanė shpenzuar pėrpjekjet e tyre pėr tė provuar secilėn nga kėto pohime por rezultatet gjithmonė ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur'anit - atė qė universi ishte krijuar nga asgjėja, se ėshtė i pėrshtatshėm pėr racėn njerėzore dhe se ėshtė e pamundur qė jeta tė vijė vetė dhe tė evoluojė rastėsisht.

    Tani lė tė konsiderojmė kėto fakte njė nga njė.

    Humbjet qė i ka shkaktuar shkencės obsesioni materialist pėr "Universin e Pafund"

    Deri nė fillim tė shek. tė 20-tė, opinioni konvencional i komunitetit shkencor, i cili atė kohė ishte nėn influencėn e materialistėve, ishte se universi kishte pėrmasa tė pafundme dhe se ekzistonte dhe do tė ekzistojė nė pafundėsi. Sipas kėtij kėndvėshtrimi, i quajtur "modeli statik i universit", universi nuk kishte as fillim dhe as fund pra ishte thjesht njė konglomerat i pakufizuar lėnde. Mohimi i faktit qė universi ėshtė krijuar pėrbėnte themelet e filozofisė materialiste.

    Shkencėtarėt qė ndoqėn qėllime tė kota i shkaktuan shkencės humbje tė mėdha.
    Shumė shkencėtarė qė pėrqafuan materializmin, plotėsisht apo pjesėrisht, e vendosėn modelin e "universit infinit" si bazė e kėrkimeve tė tyre shkencore. Si rrjedhim, tė gjitha kėrkimet nė astronomi dhe fizikė vareshin nga hipoteza se lėnda ekzistonte prej njė kohe pambarimisht tė gjatė. Pėr njė kohė, shumė shkencėtarė punuan dhe u munduan mė kot, pasi shkenca shpejt e hodhi poshtė atė keqkuptim.



    Me teleskopin e tij gjigand, Habėll zbuloi se yjet po largoheshin jo vetėm nga ne por edhe nga njeri-tjetri


    Shkencėtari belg, Zhorzh Lemčtrė ishte i pari qė dalloi pasaktėsinė e modelit tė "universit infinit" dhe postuloi njė alternativė shkencore pėr tė. Duke u bazuar nė llogaritje tė shkencėtarit rus Aleksandėr Fridman, Lemčtrė deklaroi se universi nė fakt kishte njė fillim dhe se ai po zgjerohej qė nga ai moment fillestar. Ai gjithashtu hodhi idenė se mund tė gjendeshin mbetjet e rrezatimit nga ai moment fillestar.

    Kėtu duhet theksuar se Zhorzh Lemčtrė ishte gjithashtu prift. Lemčtrė besonte fort se "universi ishte krijuar nga Zoti prej asgjėje". Prandaj, afrimi i tij me shkencėn ishte krejt i ndryshėm nga ai i materialistėve.

    Vitet qė pasuan konfirmuan saktėsinė e supozimit tė hedhur nga Lemčtrė. Sė pari, astronomi amerikan Edvin Habėll zbuloi me anė tė teleskopit tė tij gjigand se yjet po largoheshin si nga ne ashtu dhe nga njeri-tjetri. Kjo do tė thoshte se universi po zgjerohej dhe si rrjedhim nuk ishte statik siē pretendonin materialistėt.

    Nė fakt, mė herėt akoma Albert Ajnshtajn e kishte llogaritur teorikisht se universi nuk mund tė ishte statik. Megjithatė, ai e la mėnjanė teorinė thjesht sepse llogaritjet e tij nuk pėrputheshin me modelin shumė tė njohur tė universit statik tė asaj kohe. Edhe njė shkencėtar si ai, i konsideruar si gjeniu mė i madh i shekullit, frikėsohej nga dogmatizmi i pikėpamjes materialiste, duke zgjedhur kėshtu tė mos e tregonte zbulimin e tij. Mė vonė, Ajnshtajni pohoi se ajo zgjedhje ishte 'gabimi mė i madh i karrierės sė tij'.

    Kemi njė tė vėrtetė tjetėr tė rėndėsishme qė sjell fakti i zgjerimit tė universit: nėse universi bėhet mė i madh me kalimin e kohės, atėherė po tė kthehemi pas nė kohė ai do ishte mė i vogėl dhe nėse shkojmė akoma mė shumė shohim se ēdogjė do tė mblidhej dhe do tė konvergjonte nė njė pikė tė vetme. Llogaritjet treguan se kjo pikė e vetme duhet tė kishte vėllim zero. Universi jonė lindi si rezultat i shpėrthimit tė kėsaj pike, shpėrthim ky i cili quhet "Big Beng".

    Nė fakt, emėrtimi i kėsaj pike shpėrthyese me vėllim zero s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė shprehje teorike. Shprehja e vėllimit zero thjesht tregon "asgjėnė". Krejt universi u krijua pra nga "asgjėja".

    Teoria e Big Beng-ut demonstroi qartėsisht se universi u krijua nga asgjėja. Megjithatė, nevojiteshin fakte tė tjera shkencore qė teoria tė pranohej gjerėsisht. Nė 1948, Xhorxh Gamov propozoi qė, nėse universi ishte krijuar nė njė shpėrthim tė menjėhershėm kataklizmik, si pranonte Lemčtrė, duhet tė kishte njė sasi tė caktuar rrezatimi si pasojė e atij shpėrthimi dhe se ky rrezatim duhet tė ishte uniform nė tė gjithė universin.

    Po afrohej konfirmimi shkencor i postulatės sė Gamovit. Nė 1965, dy zbulues tė quajtur Arno Penzias dhe Robert Uilson zbuluan mbetjet e atij rrezatimi. I quajtur "rrezatim i sfondit kozmik", ai nuk ishte i lokalizuar por i shpėrndarė njėtrajtėsisht nė univers. Shpejt u kuptua se ky rrezatim ishte jehona e Big Beng-ut qė akoma ushtonte nga momentet e para tė atij shpėrthimi tė madh. Penzias dhe Uilson morėn ēmimin Nobel pėr zbulimin e tyre.

    Nė 1989, NASA, Administrata Kombėtare e Aeronautikės dhe Hapsirės, lėshoi satelitin COBE nė hapsirė pėr arsye kėrkimore tė rrezatimit tė sfondit kozmik. Brenda pak minutave, skanerat sensitivė tė satelitit konfirmuan matjet e Penzias dhe Uilson.

    Zbulimi i fakteve qė konfirmonin krijimin e universit nga asgjėja sipas Big Bengut, bėri qė shkencėtarėt materialistė tė ngelnin gojėhapur. Ata ishin dėshmitarė tė rrėzimit tė kėrkimeve tė tyre tė gjera, hipotezave dhe teorive tė paverifikuara ende, njėra pas tjetrės. Filozofi i shquar ateist Antoni Flju dha kėto komente rreth situatės:

    Dihet, rrėfimi ėshtė qetėsim i shpirtit. Prandaj po filloj tė rrėfej se ateisti ėshtė i zėnė ngushtė nga aprovimet kozmologjike tė kohėve tė fundit. Pasi, duket se kozmologėt po arrijnė njė provė shkencore tė asaj qė, Shėn Tomasi mendoi qė nuk mund tė provohet kurrė filozofikisht; pra, se universi ka njė fillim. Pėr sa kohė qė universi mendohet si jo vetėm i pafund por gjithashtu i pafillim, atėherė mbetet se ekzistenca e tij e paarsyeshme dhe tė gjitha vetitė e tij mė kryesore duhet tė pranohen si baza shpjeguese. Edhe pse besoj se ėshtė akoma e saktė, ėshtė padyshim jo e lehtė apo e rehatshme tė mbash kėtė pozicion pėrballė historisė sė Big Bengut. 12


    Satelitit COBE iu desh shumė pak kohė pėr tė gjetur provat qė vėrtetojnė hipotezėn e Big-Bengut.


    Siē e qartėson dhe shembulli i mėsipėrm, nėse dikush ėshtė verbėrisht i pėrkushtuar ndaj materializmit, ai kundėrshton tė pranojė ndonjė dėshmi qė thotė tė kundėrtėn. Edhe pse ai e pranon faktin pėrsėri nuk e kompromenton pėrfshirjen e tij nė materializėm.

    Nga ana tjetėr, shumė shkencėtarė, qė nuk i zgjidhnin ēėshtjet duke mohuar Ekzistencėn e Zotit, sot pranojnė se Zoti, i Gjithėfuqishmi, krijoi universin. Njė shembull i tillė ėshtė shkencėtari amerikan Uilliam Lein Kreig, i cili njihet pėr kėrkimet e tij mbi Big Bengun:


    Universi u krijua nė sajė tė shpėrthimit tė njė mase tė vetme pikėsore me vėllim zero. Ky shpėrthim, i quajtur Big-Beng, vėrtetoi me bindje tė plotė se universi ishte krijuar nga asgjėja dhe rrėzoi pėrfundimisht pohimin e materialistėve pėr universin e pafund.

    Nė fakt, nga vėrtetėsia e parimit ex nihilo nihil fit (asgjėja lind nga asgjėja), rrjedh se teoria e Big Bengut kėrkon njė shkak mbinatyror. Meqė veēantia kozmologjike fillestare pėrfaqėson kulmin e trajektores hapsirė-kohė, nuk mund tė ketė pasur njė shkak fizik tė Big Bengut. Madje, shkaku duhet tė tejkalojė kohėn dhe hapsirėn fizike; duhet tė jetė i pavarur nga universi dhe paimagjinueshmėrisht i fuqishėm. Pėr mė tepėr, ky shkak duhet tė jetė njė qėnie vetjake, e pasur me dėshirėn e lirė… Prandaj, shkaku i origjinės sė universit duhet tė jetė njė Krijues vetjak, i cili njė kohė tė fundme mė parė mundėsoi ekzistencėn e universit me vullnetin e tij tė lirė.13

    Njė pėrfundim tjetėr i rėndėsishėm qė rrjedh nga teoria e Big Bengut ėshtė se, siē e pėrmendėm dhe mė parė, njė afrim shkencor i bazuar nė dije hyjnore do tė jetė shumė e suksesshme nė zbulimin e mistereve tė universit. Shkencėtarėt qė dolėn nga filozofia materialiste dhe vunė pėrpara modelin e "universit infinit", nuk ishin nė gjendje ta vėrtetonin atė, pavarėsisht nga pėrpjekjet e tyre maksimale. Megjithatė, teoria e Big Bengut ,qė zhvilloi Zhorzh Lemčtrė dhe qė bazohej nė burime hyjnore, ndihmoi nė pėrparimin shkencor dhe zbulimin e origjinės sė vėrtetė tė universit.

    Kur shikojmė historinė e shkencės sė shekullit tė 20-tė, shohim se ndodhi tė ngjashme ka pasur dhe nė fusha tė tjera


    Humbjet qė i shkaktoi shkencės thėnia "Nuk ka modelim nė natyrė"

    Materialistėt jo vetėm qė propozuan se universi ekzistoi qė nga pafundėsia, por gjithashtu thanė se nuk ka modelim apo qėllim nė univers. Ata diskutonin se i gjithė ekuilibri, harmonia dhe rregulli nė univers janė tė rastėsishėm. Kjo thėnie, qė dominoi botėn e shkencės duke filluar nga gjysma e dytė tė shek. tė 19-tė, vendosi dhe rrjedhėn e mėposhtme tė vėzhgimit shkencor.

    Pėr shembull, shkencėtarė tė caktuar vunė para njė supozim tė quajtur "teoria e kaosit" pėr tė treguar se nuk ka pėrcaktim nė univers. Sipas kėsaj teorie, rregulli mund tė formohej spontanisht nga kaosi dhe u kryen njė numėr i konsiderueshėm studimesh shkencore pėr tė mbėshtetur kėtė thėnie. Llogaritjet matematike, studimet nė fizikėn teorike, provat fizike dhe eksperimentet kimike, tė gjitha kėto u kryen pėr t'i dhėnė njė pėrgjigje pyetjes: "si mund tė tregojmė se universi ėshtė produkt i njė kaosi?"




    Ēdo zbulim i ri mė pas mohonte kaosin dhe teorinė e rastėsive, duke treguar se ka njė projektim vigan nė univers. Kėrkimet e kryera qė nga viti 1960 provuan se tė gjithė ekuilibrat fizikė nė univers janė planifikuar nė mėnyrė tė tillė qė tė bėhet e mundur jeta. Me vazhdimin e kėrkimeve u zbulua se secili pre ligjeve tė fizikės, kimisė dhe bioligjisė, rreth forcave fondamentale si graviteti dhe elektromagnetizmi, rreth detajeve tė strukturės sė atomit dhe elementeve tė universit, ishin vendosur nė mėnyrė tė saktė pėr tė bėrė tė mundur ekzistencėn e jetės njerėzore. Shkencėtarėt i referohen kėtij pėrcaktimi tė mahnitshėm si "Parimi Njerėzor". Ky ėshtė parimi me anė tė sė cilit ēdo detaj nė univers ėshtė rregulluar nė mėnyrė tė kujdesshme pėr tė mundėsuar jetėn njerėzore.

    Vetėm njė person shumė inteligjent mund tė rindėrtojė pjesėzat e shpėrndara tė figurės sė Albert Ajnshtajn tė parė kėtu. Atėherė ėshtė e sigurtė se, sisteme shumė mė tė sofistikuar dhe tė pėrsosur se ky nė univers, janė modeluar nga Zoti, i Cili ka dije dhe urtėsi tė pafund.

    Me kėto zbulime, thėnia formale e imponuar nė komunitetin shkencor nga filozofia materialiste, ku "universi ėshtė njė grumbull lėnde pa kuptim dhe arsye qė punon nė pėrputhje me rastėsinė", u shfaq si njė falsitet joshkencor. Biologu i shquar molekular Majkėll Denton bėn komentet e mėposhtme nė librin e tij , Fati i Natyrės:Si Ligjet e Biologjisė Zbulojnė Qėllimin nė Univers:



    Ashtu si ideologjia raciste i solli shkatėrrim njerėzimit duke e ēuar drejt Luftės II Botėrore, ashtu dhe ideologjia materialiste e zvarriti botėn e shkencės nė errėsirė.

    Pamja e re qė ėshtė shfaqur nė astronominė e shek tė 20-tė paraqet njė sfidė dramatike ndaj supozimit qė mbijetoi brenda qarqeve shkencore gjatė pjesės mė tė madhe tė katėr shekujve tė fundit: se jeta ėshtė njė fenomen tėrėsisht periferik dhe aksidental nė skenėn kozmike… Prova e ofruar nga kozmologjia dhe fizika moderne ėshtė saktėsisht lloji i provės qė teologėt natyralė po kėrkonin nė shekullin e 17-tė por qė nuk e gjetėn nė shkencėn e kohės sė tyre.14

    "Teologėt natyralė" tė pėrmendur mė lart janė shkencėtarėt besimtarė tė devotė tė shekullit tė 17-tė dhe 18-tė, qė u pėrpoqėn pėr tė rrėzuar ateizmin mbi baza shkencore, dhe si rrjedhim tė provonin ekzistencėn e Zotit. Megjithatė, siē thuhet mė lart, grada e ulėt e njohurisė shkencore nė atė kohė nuk i lejonte tė provonin ato tė vėrteta qė perceptonin dhe materializmi, duke qenė i mbėshtetur nga i njėjti nivel primitiv i shkencės, u bė mė autoritativ nė botėn shkencore. Shkenca e shekullit tė 20-tė e ka kaluar atė etapė dhe ka nė dorė provat pėrfundimtare se universi u krijua nga Zoti.

    Kėtu, pika kryesore pėr tu konsideruar ėshtė sasia e jashtėzakonshme e kohės qė kaloi mbi studime pėr tė provuar zhgėnjimin e materialistėve sipas tė cilėve "nuk ka arsye dhe pėrcaktim nė univers". Tė gjitha kėto teori, formula, studime nė fizikėn teorike, ekuacione matematike, etj, provuan se ishin pėrpjekje tė pavlera tė ēuara dėm. Ashtu si shkatėrrimet e ideologjisė raciste e ēuan njerėzimin drejt Luftės sė Dytė Botėrore, ashtu edhe ideologjia materialiste e tėrhoqi pa qenė nevoja botėn e shkencės nė errėsirė.

    N.q.s komuniteti shkencor i bazon pėrpjekjet e tij, jo mbi moskuptimin e materializmit por mbi realitetin se universi u krijua nga Zoti, kėrkimet shkencore do tė kishin marrė rrjedhėn e duhur.



    Humbjet qė i kanė shkaktuar shkencės pėrpjekjet e pashpresa pėr tė provuar Teorinė e Evolucionit


    Shembulli mė i spikatur i orientimit jo tė duhur tė shkencės ėshtė teoria evolucionare e Darvinit. E vendosur nė kalendarin e studimeve shkencore 140 vjet mė parė, kjo teori ėshtė aktualisht falsiteti mė i madh i kryer nė historinė e shkencės.

    Teoria e evoluconit shpjegon se jeta erdhi si rezultat i konfigurimit tė rashtėsishėm tė lėndės sė pajetė. Po kjo teori mė tutje thotė se organizmat e krijuar rastėsisht evoluan pėrsėri duke dhėnė kėshtu krijesa tė tjera. Pėr njė shekull e gjysėm, nė qendėr tė vėmendjes ishte pėrpjekja pėr tė gjetur justifikim shkencor pėr kėtė skenar, rezultatet e tė cilit pėr ironi, provuan vetėm tė kundėrtėn. Provat shkencore treguan se evolucioni nuk ndodhi kurrė, se mundėsia e transformimit gradual nga njė specie tek tjetra ėshtė jashtė diskutimit dhe se tė gjitha gjallesat u krijuan veē e veē dhe nė formėn qė kanė.

    Pavarėsisht, evolucionistėt vazhdojnė tė kryejnė studime dhe eksperimente tė pafundme, shkruajnė vėllime tė tėrė librash tė mbushura me asgjė tjetėr veēse me falsitete dhe gabime, ngrejnė institucione, mbajnė konferenca dhe transmėtojnė programe televizivė pėr tė provuar evolucionin. Eksplorimi i qindra shkencėtarėve dhe sasitė e pallogaritshme tė parave dhe burimeve pėr njė ēėshtje tė paprovuar ka qenė padyshim njė dėmtim serioz pėr njerėzimin. Sikur kėto burime tė drejtoheshin nė mėnyrėn e duhur, nuk do tė ndodhnin humbje tė tilla, por do mund tė bėheshin hapa tė mėdhenj pėrpara dhe do fitoheshin rezultate pozitive nė shumė fusha tė studimit shkencor.

    Nga ana tjetėr, shumė shkencėtarė dhe mendimtarė kanė kuptuar se ē'moskuptim i rėndė ka qenė teoria e evolucionit. Filozofi britanik Malkolm Magerixh, pėr shembull, komenton kėshtu:

    Personalisht jam bindur se teoria e evolucionit, sidomos zgjerimi qė ajo ka pėsuar, do tė jetė njė nga shakatė mė tė mėdha nė librat e historisė nė tė ardhmen. Pasardhėsit tanė do mrekullohen se si njė hipotezė aq e dyshimtė dhe e paqėndrueshme tė jetė pranuar me njė besnikėri aq tė habitshme.15

    Shkencėtari skandinav Soren Lovtrup nė shėnimet e tij nė librin Darvinizmi, Refuzimi i njė Miti: shkruan:

    Supozoj se askush nuk e mohon qė ėshtė fatkeqėsi e madhe nėse njė degė e tėrė e shkencės tė jetė e varur nga njė teori e rremė. Por kjo ka ndodhur me biologjinė: ka kohė tashmė qė njerėzit diskutojnė problemet evolucionare me njė fjalor tė veēantė 'Darvinian' si 'pėrshtatje', 'presion i seleksionimit', 'seleksionim natyror', etj, duke besuar se ndihmojnė nė shpjegimin e ngjarjeve natyrore. E kanė gabim… Unė besoj se njė ditė miti Darvinian do renditet ndėr mashtrimet mė tė mėdha tė historisė sė shkencės.16

    Edhe shumė shkencėtarė e kanė kuptuar se teoria qė ata mbrojnė nuk pėrballet dot me faktet dhe nuk janė tė qetė mbi kėtė. "Pėrjetėsia e teorisė sė sotme tė evolucionit si dogmė nuk e ndihmon progresin tė shkojė drejt shpjegimeve mė tė kėnaqshme tė fenomeneve tė vėzhguara" 17), thotė shkencėtari evolucionist Paul R. Erlih nė njė intervistė tek Shkenca, ku ai edhe pse indirekt, pranon dėmin, qė pėrkushtimi i verbėr i teorisė sė evolucionit i ka bėrė shkencės.

    Tani le tė shohim tė gjitha pėrpjekjet e bėra pėr tė mbėshtetur thėniet joshkencore tė teorisė sė evolucionit, qė i kushtuan shkencės asgjė veē humbjes sė madhe tė kohės dhe tė tė mirave materiale.


    Vijon

    Humbjet qė i shkaktoi shkencės thėnia "Lėnda jo e gjallė mund tė formojė jetėn"
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  3. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  4. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •