At Nikolla Marku akuzon Janullatosin pėr mashtrim
Normalja e Elbasanit, e cila njihet si shkolla e parė e mesme kombėtare e arsimit shqip, rrezikon tė kthehet nė rezidencė priftėrinjsh grekė. Aktualisht, godina e Normales shėrben si shkollė pėr nxėnėsit me aftėsi tė kufizuara. Ajo ndodhet nė territorin e kishės Shėn Maria tė lagjes Kala, por, sipas kryetarit tė Komunitetit Ortodoks tė Elbasanit, at Nikolla Marku, do tė tjetėrsohet nėpėrmjet falsifikimit tė dokumenteve qė ka arritur tė sigurojė drejtuesi i pėrkohshėm i kishės ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos.
Kėto pėrpjekje tė kishės ortodokse, me qendėr nė Tiranė, kanė hasur nė kundėrshtinė e drejtuesve tė Komunitetit tė Ortodoksisė nė Elbasan. Ēėshtja e godinės sė shkollės normale ka pėrfunduar nė gjykatė, pėr t'u zgjidhur konflikti disavjeēar. Por, nga ecuria e fundit e proceseve gjyqėsore, gjithēka po shkon sipas pretendimeve tė Kishės Ortodokse Autoqefale shqiptare, me qendėr nė Tiranė. Sipas at Markut, pėr ta lehtėsuar edhe mė shumė rrugėn drejt grabitjes sė godinės sė normales, nga kisha e drejtuar nga Janullatosi, asaj fillimisht iu hoq emri i rilindasit tė shquar, Kostandin Kritoforidhi, edhe pse varri me bustin e tij ndodhen nė oborrin e kėsaj shkolle, tepėr tė njohur, dhe si e para e mesme e arsimit shqip. Nga kisha Shėn Mėria pretendohet se godina e normales ndodhet nė territorin e saj dhe figuron si pronė e ligjshme, qė kur ėshtė hapur kjo shkollė nė vitin 1909. Qytetarėt elbasanas nė atė kohė kanė paguar 35 mijė aspra pėr ndėrtimin e normales dhe trashėgimlėnėsit kanė vendosur qė ajo tė mbetet pėrgjithmonė godinė e shkollės shqipe, e kurrė tė mos tjetėrsohet. Mirėpo, afro njė shekull mė vonė, pronėsia e godinės sė normales mund tė ndryshojė. Fatin e saj e ka nė dorė drejtėsia, por komuniteti ortodoks i Elbasanit ka dyshime tek ajo.
Sipas at Nikolla Markut, Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, e drejtuar nga Anastas Janullatos, po paguan shtrenjtė pėr procesin. Rreziku i tjetėrsimit tė pronėsisė sė godinės sė normales sė Elbasanit po pėrcillet me shqetėsim te qytetarėt elbasanas. Ata shpresojnė qė gjykata ta zgjidhė konfliktin midis tė dy kishave, nė favor tė sė drejtės. Nga ana e kryetarit tė Komunitetit Ortodoks tė Elbasanit, me qendėr nė kishėn Shėn Mėria, janė duke u bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė normalja tė mbetet pronė e atij qė i takon. Prifti elbasanas reagon mjaft ashpėr ndaj pretendimeve tė shprehura nga Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, pėr ta marrė nė pronėsi godinėn e normales. Nėse me dokumente tė falsifikuara prej tyre, drejtėsia do t'ia japė tė drejtėn e pronėsisė sė normales drejtuesit klerik grek, ky do tė jetė poshtėrimi mė i madh qė i bėhet pionieres sė shkollės sė mesme, ku u pėrgatitėn mėsuesit e shqipes. Godina e saj u ndėrtua nė lagjen Kala tė Elbasanit, nė vitin 1619, me fonde tė vetė besimtarėve ortodoksė. Kjo kishė ėshtė restauruar nė vitin 1819 dhe ėshtė ndėr mė kryesoret nė kėtė rajon, ku ka njė numėr tė konsiderueshėm tė besimtarėve ortodoksė. Gjatė sundimit tė mbretit Zog, kisha autoqefale shqiptare zhvilloi dy kongrese dhe, nė atė tė zhvilluar nė Korēė, mė 1929, miratoi edhe statusin ku mbėshtetet veprimtaria e klerit ortodoks shqiptar. Veprimtaria e kishės ka kaluar nėpėr njė rrugė plot vėshtirėsi dhe, fatkeqėsisht, edhe sot ėshtė e ndarė administrativisht nga kisha qendrore nė Tiranė.
Viti 1619 - Ndėrtohet Kisha e Shėn Mėrisė nė lagjen Kala
Viti 1819 - Restaurohet Kisha e Shėn Mėrisė
Viti 1909 - Ndėrtohet godina e shkollės Normale nė territorin e kishės
Viti 1929 - Miratohet statusi i Kishės Autoqefale Shqiptare
Panorama
Krijoni Kontakt