Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Eshte komedi apo tragjedi ?

    Te biesh ne dashuri eshte komedia me e bukur apo tragjedia me e eger? Mbase une gaboj por ne momentin kur dy persona bien ne dashuri atehere ata si perkasin me vetvetes ata jane nenshtruar, dhe pikerish nga kjo lind komedia dhe tragjedia,. Ju si mendoni kush dominon ne dashuri ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Te biesh ne dashuri eshte komedia me e bukur apo tragjedia me e eger? Mbase une gaboj por ne momentin kur dy persona bien ne dashuri atehere ata si perkasin me vetvetes ata jane nenshtruar, dhe pikerish nga kjo lind komedia dhe tragjedia,. Ju si mendoni kush dominon ne dashuri ?
    HAPPY END



    “Na ishte njėherė…” janė fjalė qė jo rrallė i dėgjojmė. Kur ishim fėmijė i dėgjonim se si kėshtu fillonin pėrrallat dhe tregimet e ndryshme. Por, ndoshta nuk keni harruar, se si ato tregime pėrfundojnė: “dhe jetuan tė lumtur dhe tė gėzuar”.
    Kjo thėnie sipas Joshua Liebmanit- ėshtė njė nga pohimet mė tragjike tė letėrsisė. Tragjike sepse pėrmban njė pėrfytyrim tė shtrembėruar tė realitetit, i cili ka shtyrė breza tė tėrė njerėzish tė presin nga jeta atė qė nuk ėshtė e mundur tė gjendet nė kėtė botė tė paqėndrueshme, tė mangėt dhe me tė meta.”Ajo na shtynė tė besojmė se si tė arrijmė lumturinė. Mendojmė qė tė jemi mė tė pasurit, mė tė priveligjuarit dhe tė kemi vajzėn mė tė mirė. Synimet tona janė tė pafund.
    Qė nga kohėt mė tė lashta e deri nė ditėt e sotme njeriu vuan nga dėshira e pafund pėr tė qenė i pėrkryer. Veprat e ndryshme artistike mė sė miri e pasqyrojnė kėtė. Pėrsonazhet e ndryshme tė paraqitura nė kėto vepra edhe pse kalonin nėpėr peripeti tė ndryshme, autori gjithmonė veprėn e mbaronte me njė fund tė lumtur- “Happy End.”
    Edhe nė ditėt e sotme shfaqen lloje tė ndryshėm tė filmave, tė dramave dhe shfaqjeve tė ndryshme tė cilėt na tregojnė odiseadat e ēifteve tė dashuruara dhe rrugėtimin e tyre tė gjatė deri te fundi i lumtur- “happy end.”
    Do tė kisha pasur dėshirė qė tė mė jipej rasti dhe tė shoh, se athua ēfarė ndodh pastaj me tregimin, nė momentin kur fjalėt e fundit thonė: fund“The End.”
    Bota nė tė cilėn jetojmė na pėrkujton, nėpėrmes radios, televizionit dhe mjeteve tjera elektronike se ēdo gjė rreth nesh ėshtė nė stadin mė tė lartė tė zhvillimit. Tani kemi lloje tė ndryshme tė mjeteve qė njeriu tė arrinė lumturinė e dėshiruar shekuj me radhė. Por athua njeriu arriti atė ēfarė dėshiron nė qenien e tij, apo ėshtė aq larg prej saj, sa as vet nuk mund tė pėrfytyrojė njė gjendje tė tillė?
    Edhe vetė mendoj mbi tė bukurėn mbi tė pėrkryerėn. Kur isha fėmijė ēdo gjė mė dukej e qetė dhe jetoja pa ndonjė preokopim tė madh. Nuk isha i detyruar tė punoja pėr tė mbajtur askėnd, nuk mendoja se do tė dashurohem nė ndonjė vajzė e cila do tė mė refuzonte. Thėnė me njė fjalė jetoja si nė tregimet e bukura, “si princ nė kalė tė bardhė”, qė ndoshta vetėm njė gjė i mungonte , e ajo ishte princesha.
    Por vendin e saj e luanin aq bukur prindėrit e mi, tė cilėt ishin shpresa dhe lumturia ime mė e madhe. Ishin njerėzit mė tė bukur, mė tė mirė , mė tė pėrkryerit. Nė sytė e mi, ata ishin njerėz pa tė meta. Me kalimin e kohės dhe me rritjen trupore e mendore, mėsova se edhe prindėrit ishin vetėm qėnie njerėzore. Janė tė gabueshėm dhe ndoshta e gjithė ajo qė na kishin mėsuar, kėrkonte njė rishikim. Ky ishte njė ndėr hapat e parė kur dyshova nė pėrkryeshmėrinė e gjėrave.
    Nė moshėn e rinisė mėsova se ambienti nė tė cilin jetojė ėshtė larg pėrkryeshmėrisė dhe pothuajse larg ēdo realiteti tė dėshiruar. Mėsova se filmat dhe dramat, paraqesin anėn figurative tė gjėrave dhe jo realitetin. Mė nuk mė bėnin tė besoja as atėherė kur shikoja reklamat dhe vajzat e bukura qė paraqiteshin nė to.
    Mendova se zgjidhjen do ta gjeja duke qėndruar nė vetmi. Gjatė kėsaj kohe, i’a parashtrova vetes njė pyetje: “A je i sinqertė?”
    Vetėm kohėve tė fundit, arrita qė kėsaj pyetje t’ia gjejė pėrgjigjen.
    Edhe, pse secili pohon se ėshtė i sinqertė, por nėse vėshtrojmė me kujdes, atėherė do tė vėrejmė se sinqeriteti ėshtė send mjaft i rrallė dhe se njeri plotėsisht tė sinqertė pothuajse nuk ekziston.
    Shumica prej nesh e mashtron veten edhe para se ta hap gojėn. Me njė fjalė, nganjėherė edhe vetė mėnyra e tė krehurit tė flokėve bėhet gėnjeshtėr, plaku i cili qė tė duket mė i ri, lėshon flokėt si tinejxher- gėnjen; gėnjen edhe plaka e cila i ngjyros flokėt qė tė duket mė e re. Gėnjeshtėr ėshtė edhe proteza nė gojėn e dhėmbė prishurit. Tė shminkuarit (kozmetika) me tė cilat njeriu dėshiron qė tė mbulojė rrudhat edhe kjo ėshtė lloj i gėnjeshtrės memece. Pudra, tė kuqtė e buzėve, surma, makijazhi nė sy, qerpikėt artificial, tė gjitha kėto janė gėnjeshtra para se tė hapim gojėn dhe tė flasim.
    E kur dikush e hap gojėn dhe thotė “mirė mėngjesi,” ai kėtė e thotė nga shprehia dhe tradita. Kėtė ia thotė edhe atij qė ia do tė mirėn edhe atij qė nuk ia do tė mirėn. Prandaj, edhe kėtu gėnjen, sepse me fjalė ia ka dėshiruar mirėmengjesin edhe njeriut ndaj tė cilit ėshtė armiqėsisht i disponuar. Shumė njerėz pėr shkak tė turpit refuzojnė diē qė do tė dėshironin tė posedojnė- edhe kjo ėshtė gėnjeshtėr. Si dhe prindėrit tė cilėt bisedojnė me vajzėn e tyre me orė tė tėra pėr ēdo gjė, por jo vetėm pėr atė se, ēka njėri-tjetrit do t’ia besonin.
    Kultura jonė na mėson vazhdimisht tė dyshojmė. Tė mos besojmė. Tė mos kemi siguri nė diēka. Tė kemi frikė nga ēdo gjė. Nė “vendin e dashurisė” gjejmė se mashtrimi i vetvetes ėshtė sistem i gjithėpranueshėm: secili me vetėdije, ose pa tė e mashtron vetveten, e nganjėherė edhe tjetrin. Dy tė dashuruar bisedojnė mbi dashurinė dhe secili, veē e veē, dėshiron tė afrojė dėshmi me nder tė arsyes sė pranueshme qė tė arrijė nė shtrat. Edhe dashnorit i duket se ėshtė ēmendur pas dashurisė e ai, nė tė vėrtetė, kėrkon mjet qė tė ikė nga njėmendėsia e hidhur.
    Nė mjediset e qytetėruara dashuria praktikohet si lloj i humbjes sė kohės ose si lloj shkathtėsie ose pėrvoje, ose si aspekt i suksesit tė pėrsonalitetit. Shembulli nė vijim mė sė miri e qartėson kėtė: njė njeri ėshtė shumė i tėrhequr nga njė grua dhe provon njė dėshirė tė fortė, pėr tė pasur raporte seksuale me tė. Ai e mendon me vetėdije kėtė dėshirė, sepse ajo ėshtė kaq e bukur ose kaq e afruar, se ka kaq nevojė pėr tė qenė e dashuruar ose se ėshtė kaq i nxitur seksualisht dhe kaq i dėshiruar pėr ngrohtėsi. Ai mund tė jetė i vetėdijshėm , qė duke pasur njė histori dashurie me tė, kjo mund tė jetė ērregullim nė jetėt e tyre. Gjithashtu ai mund tė jetė i vetėdijshėm se ajo ka frikė dhe kėrkon njė forcė mbrojtėse, prandaj nuk do ta lė t’i ikė lehtė. Megjithėse, ai i di tė gjitha kėto, vazhdon dhe jeton njė histori dashurie me tė.
    Pėrse? Sepse ai ėshtė i vetėdijshėm pėr dėshirėn e tij, por jo pėr forcat qė qėndrojnė pas saj. Cilat janė kėto forca? Do tė pėrmend vetėm njė ndėr to, megjithėse ėshtė ajo qė vepron mė shpesh: egoizmi dhe narcisizmi (vetkėnaqėsia) i tij. Nėse ai ia ka kushtuar vėmendjen pushtimit tė kėsaj vajze, si provė e fuqisė tėrheqėse dhe vlerave tė tij, zakonisht nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr motivin e tij. Ai do tė pėrdorė tė gjitha racionalizmet e pėrmendura mė lart dhe do tė veprojė sipas shtysės sė tij tė vėrtetė, sepse nuk mund tė kuptojė dhe ka iluzionin e tė vepruarit pėr motive tė tjera mė tė arsyeshme.
    Nganjėherė, fjala dashuri pėrdoret si gėnjeshtėr e mjaltė e cila e mbulon dėshirėn e egėr tė posedimit, nėnshtrimit dhe supermacionit. Nganjėherė, prapėseprapė, fjala dashuri pėrdoret si plan dhe grackė e mirė qė tė arrihet deri te trashigimia. E nė formėn mė tė shpeshtė e mė tė pėrhapur fjala dashuri ėshtė mjet qė tė arrihet kėnaqėsia e epsheve dhe mėnyrė qė tė qetėsohet ndėrgjegja, qė tė mposhtet turpi dhe tė menjanohet efektacioni (jonatyrėshmėria)
    Ajo ėshtė mendimi ynė permanent me ndikimin e sė cilės e tejkalojmė kompleksin Kėshtu femra do tė heq edhe copėzen e fundit tė teshės duke e bindur veten, se kėtė po e bėnė se ėshtė sakrificė e dashurisė…, se dashuria ėshtė ndjenjė e pastėr, se kjo ėshtė caktim i Zotit, se kjo ėshtė fati dhe se ajo nuk ėshtė e para e cila ka dashuruar, as e fundit e cila ėshtė flijuar.
    Nuk ka gėnjeshtėr mė tė rafinuar se ajo ėshtė dashuri. Kėtu nė ēdo fjalė ėshtė rrena, nė ēdo kontakt e pavėrteta. Edhe vet instikti seksual, ėshtė i rrejshėm, sepse ai aq lehtė zgjohet, e edhe lehtė fiket. Ai aq shpejt ngopet dhe kėrkon ndėrrimin e shijes.
    Seksualiteti njerėzor, i cili ndoshta ėshtė prova mė domėthėnėse e intimitetit tė ndjerė thellėsisht, ka humbur gjatė viteve lidhjen qė kishte me dashurinė. Rrallė flasim duke pėrdorur fjalė si “bėra dashuri”: mė shumė thuhet “e pallova”, ose “e bėra”, pėr tė mos pėrmendur shprehje mė tė rėnda. Seksi dhe marėdhėnia e ngushtė dashurore nuk janė modeomos sinonime, megjithėse nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn; seksualiteti mund tė mos bėjė fare me dashurinė dhe ėshtė vetėm njė veprim i organeve gjinore. Mund tė pėrjashtohet edhe ēfarėdo interesi pėr individin si tė tillė ose pėr vazhdimėsinė e species (qenies): trupi i njė qenie njerėzore pėrdoret pėr tė kėnaqur nevojėn e njė tjetri, dhe asgjė mė shumė. Mund tė ketė tė bėjė fare pak, nė mos aspak, me dhembėshmėrinė, dashurinė, dėshirėn pėr tė ndierė sė bashku diēka ose tė japėsh kėnaqėsi. Mund tė jetė vetėm njė bashkim seksual qė kėnaq njė epsh. Por, pa kėtė pėrbėrės tė rėndėsishėm, qė ėshtė shprehja e dashurisė dhe pėrzemėrsisė, veprimi seksual ėshtė plotėsisht pa pėrfitime themelore, si siguria dhe kėnaqėsia jetėgjatė, tė cilat arrihen vetėm me njė bashkim tė plotė fizik dhe emocional. Ashtu si ēdo lloj droge, seksi pa dashuri bėhet vetėm njė shprehje e njė nevoje fizike themelore dhe njė dėshirė vetjake dhe konsumohet pasi arrinė orgazma, pa ndėrtuar asgjė nė rrafshin e dashurisė dhe tė njė marėdhėnie tė thellė.
    Nė vitet e fundit ka lulėzuar njė letėrsi e tėrė qė nėnkupton se shkaku kryesor i shumė marėdhėnive jo tė kėnaqshme midis tė rriturve ėshtė mungesa e njohurive apo teknikave seksuale. Thuhet se pa zotėrim tė kėtyre teknikave marėdhniet njerėzore do tė vuajnė dhe do tė jenė tė paplota, ndėrsa dashuria e pamundur.
    Theodore Rubin pranon se rėndėsia e tepėrt qė i jepet teknikės dhe njohurive tė gabuara seksuale:
    “…shkatėrron shėndetin seksual tė marėdhėnieve dhe i qon tė dashuruarit, tė cilėt do tė synonin pėr njė lidhje, nė njė pakėnaqėsi dhe shqetėsim. Njė emfazė e tepruar pėr aftėsinė nė teknikėn seksuale, ankthi i realizimit tė saj, stereotipet e dashnorit “ideal” dhe tė veprimeve “ideale”: tė gjitha kėto janė gjėra qė kanė ndikuar nė ngadalėsimin e lidhjeve midis seksit dhe ndjenjės.”
    Kjo i ka bėrė shumė njerėz tė shikojnė seksin jo mė si njė shprehje tė dashurisė, por si njė art, si ushtrim. Njė njėri kishte thėnė: “Jam kaq i tendosur kur bėj dashuri, nga frika se mos nuk e bėj si duhet, sa rrallė herė provoj diēka.”
    Ndėrsa Rubin vazhdon e thotė: “Tė kėmbėngulėsh pėr mėnyrat mekanike ėshtė shkatrrimtare.Kjo tė qon nė diēka sipėrfaqėsore dhe nė pėrplasjen me krenarinė gjatė mardhėnjeve seksuale, nė vend tė njė interesimi tė shėndoshė pėr pasurimin e marėdhėnieve. Atletika seksuale nuk mund tė japė, thjeshtė, kėnaqėsi tė thella tė gjata, dhe tė presėsh qė tė jap do tė thotė tė pėrballesh mė njė zhgėnjim shkatėrrues pėr ēdo fushė veprimi tė marėdhėnieve.”
    Sinqeriteti nė dashuri ėshtė i rrallė, mė i rrallė se diamantet nė shkretėtirė. Sinqeriteti nė dashuri ėshtė etika e lojalėve reciprokisht, e jo shfaqje e simpatisė sė rėndomtė. Trillohen poezi tė dashurisė dhe tregime romantike dhe nga ana e tyre bėjnė komplot qė ta thurin (trillojnė) fijen e gėnjeshtrave tė dekoruara dhe tė bukura, ndėrtojnė kulla nė ajėr dhe ėndėrrojnė ėndėrra trėndafili, fotografojnė fotografi mashtruese dhe tė shkėlqyeshme mbi puthjen, pėrqafimin dhe kontaktin nė shtrat, i pėrshkruajnė kėnaqėsitė e vuajtjeve dhe vuajtjet e kėnaqėsive, pėrmallimin e zhveshjes (privimit), lotėt nė shtrat, alivanosjet tronditėse, njohjet mbi ndarjet dhe mjegullat, mjegullat…, aromat dhe pikturat tėrheqėse tė pikturuara me furqėn e artistėve, gėnjėshtarėve tė mėdhenj.
    Gėnjeshtra nė art ėshtė traditė klasike tė cilėn kaherė e kanė filluar poetėt. Arti ėshtė produkt i epsheve, ideve dhe temperamentit, e temperamenti edhe karakteri janė tė ndryshueshėm.
    Ne, vėrtetė, gėnjejmė edhe kur hamė, se hamė edhe kur jemi tė ngopur.
    Gjendja paradoksale me njė numėr tė madh njerėzish ėshtė sot, ndėrsa ata janė gjysmė tė fjetur kur zgjohen dhe gjysmė tė zgjuar kur flenė, ose kur ata duan tė flenė. Tė jesh plotėsisht i zgjuar ėshtė kusht pėr tė mos qenė i mėrzitur dhe nė fakt tė mos jesh i mėrzitur ėshtė njė prej kushteve kryesore pėr tė dashuruar.
    Sot vėrejmė mungesė sinqeriteti nė dashurinė ndaj fqiut tonė. Marėdhėniet tona pėrcaktohen nė fakt mė sė miri nga parimi i ndershmėrisė. Ndershmėri do tė thotė tė mos pėrdoresh dredhi dhe mashtrim nė shkėmbimin e mallrave dhe nė shkėmbimin e ndjenjave. “Unė tė jap ty aq sa mė jep edhe ti,” si nė tė mirat materjale, si dhe nė dashuri, ėshtė fjala mė e pėrhapur nė shoqėrinė tonė. Etika e ndėrshmėrisė pėrzihet kėtu me etikėn e Rregullės sė Artė. Sentenca “bėju tė tjerėve atė qė do tė doje qė ata tė bėjnė ty,” mund tė interpretohet si”jeni tė ndershėm nė shkėmbimet tuaja me tė tjerėt.”
    Etika e ndershmėrisė na mėson tė mos ndihesh pėrgjegjės dhe njėsh me fqiun tėnd, por i largėt e i vequar: ajo do tė thotė tė respektosh tė drejtat e tjetrit, por tė mos e duash atė, pėrkundėr sentencės fetare: “duaje pėr vėllaun tėnd, atė qė do pėr vete,” e kjo na mėson ta duam tė afėrmin tonė, tė ndihemi pėrgjegjės pėr tė dhe njėsh me tė.
    Shumė njerėz mendojnė se ka njė papajtueshmėri themelore midis dashurisė dhe jetės laike normale brenda shoqėrisė sonė. Ata mendojnė se tė flasėsh sot pėr dashurinė do tė thotė tė marrėsh pjesė nė mashtrimin e pėrgjithshėm; ata pohojnė se vetėm njė martir ose njė i marrė mund tė dashurojė nė ditėt e sotme, kėshtu qė i gjithė diskutimi mbi dashurinė s’ėshtė asgjė tjetėr vetėm se predikim.
    Shoqėria jonė drejtohet nga njė burokraci menazheruese, nga politikanė profesionistė; njerėzit nxiten nga sugjestionimi masiv, qėllimi i tyre ėshtė tė prodhojė mė shumė dhe tė konsumojė mė shumė dhe tėrė kjo si njė synim nė vetvete. Tė gjitha synimet varen nga qėllimet ekonomike, mjetet janė bėrė tė parėndėsishme; njeriu ėshtė njė automat- i ushqyer mirė, i veshur shik, por pa ndonjė inters final qė tė ketė tė bėjė me cilėsinė apo funksionin e tij njerėzor.
    Ėshtė e vėrtetė qė tė gjithė jemi tė vetmuar. Ky fakt ėshtė shkatėrrues pėr shumė nga ne. Megjithatė mbetet si fakt. Hymė nė kėtė botė vetėm dhe pavarėsisht nga njerėzit qė na duan, do tė vdesim vetėm. Ndėrkohė do tė na duhet tė rritemi vetėm, do t’i marrim vetė vendimet qė lidhen me ne dhe qė do tė pėrcaktojnė zhvillimin dhe ndryshimin tonė vetė. Pothuajse tė gjithė e ndiejnė njė ndjenjė vetmie gjatė gjithė jetės. “Shumė burra dhe gra digjen pėr njė dashuri tė fuqishme dhe nuk e gjejnė…natė pas nate, ditė pas dite; ndjekin njėri-tjetrin nė tė njėjtėn kohė gjahtarė dhe pse bredhin nėpėr bare dhe klube pėr njerėz tė vetmuar, nėpėr diskotekat, hotelet, kryqėzoret dhe udhėtimet e fundjavės… Tė veshur, krehur dhe parfumosur pėr zakon, mė tė guximshmit hidhen, mė tė druajturit vėshtrojnė, ėndėrrojnė dhe presin. Pastaj, me pėrjashtim tė rasteve tė rralla, secili kthehet nė shtėpinė e vet, nė mos me duar bosh, tė paktėn me zemrėn bosh…Tė tjerėt e kanė jetėn tė mbushur ose edhe tė mbledhur me njerėz ose tė kushtuar njė njeriu tė rėndėsishėm qė e shohin rregullisht, apo me tė cilin jetojnė. Megjithatė, edhe pjesa mė e madhe e kėtyre provon njė ndjenjė veēimi tė brendshėm… Pėrse, pyesim veten ndihen tė vetmuar? Pėrse ankthi i vjetėr vazhdon?
    E vėrteta. Tė rrallė janė ata qė e gjejnė. Monotonia e jetės sė pėrditshme e detyron njeriun nė hulumtimin e gjėrave tė reja, aventurave nėpėr vend tė fshehta dhe ekzotike. Por ndodh qė nė vend tė pėrjetimeve tė kėndshme, njeriu tė zhytet nė atė qė nuk e njeh dhe misioni i tij nė kėtė botė tė dėshtojė. Megjithatė, njė grup i vogėl insiston me kėmbėngulje nė gjetjen e sė vėrtetės.
    Ku ėshtė pra sinqeriteti?
    Kur do tė pasojė ai ēast i vlefshėm kur do ta themi tė vėrtetėn dhe ku vetėm ajo do tė vijė nė shprehje?
    Ai vjen shumė rrallė. Ai do tė lajmėrohet nė laboratoriumin e shkencėtarit kur ai shikon me mikroskop qė tė kėrkojė tė vėrtetėn. Nė kėtė moment arsyeja jonė njėmend me plot zjarr dhe sinqeritet hulumton dhe absolutisht nė mėnyrė plot zjarr e kėrkon tė vėrtetėn.
    Momenti tjetėr i sinqertė ėshtė ai i vetmisė, i kuvendimit me vetveten, kur fillon dialogu i brendshėm, ai kuvendim nė vetmi ku nuk ka vesh tjetėr tė pėrgjojė. Nė kėtė moment jeta fillon tė rrjedh qė ta shpreh sekretin e vet. Atėherė edhe koha pushon qė kėsaj ndjenje mezi tė kuptueshme t’ia mundėsojė prezencėn, sepse atėherė jemi para tė vėrtetės, atėherė nuk mund tė gėnjejmė, mashtrojmė dhe falsifikojmė, sikur qė nuk mund tė bėjmė kėtė nė ēastin e vdekjes.
    Atėherė, nė atė ēast, zbulojmė se tėrė jetėn kemi jetuar nė kėtė ēast, se kemi vuajtur dhe i kemi duruar qė tė arrijmė deri te kjo njohje e vlefshme mbi shpirtin tonė.
    Kur tė ndizeni nga zjarri i dashurisė ju mendoni se nė botė ekzistoni vetėm ju tė dy. Ndėrsa ekzistojnė njė sėrė njerėzish sė bashku me tė cilėt duhet tė jetoni, e qė do tė ndikojnė nė lumturinė tuaj. Nė kėtė grup njerėzish mė sė pari hyn familja e juaj. Dashuria i ngjan njė ujvare tė mahnitshme e cila i lidh njerėzit nė mėnyrė tė magjepsur. Megjithatė ėshtė njė ndėr ndjenjat mė tė kėnaqshme, prap se prap nė ēdo dashuri ekzistojnė pengesa dhe vėshtirėsi, e pėr ti kaluar ato nevoitet zemėr, trimėri, menēuri, logjikė, dituri, durim dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja njė metodė. Nė qoftė se ndonjėrėn nga veēoritė e mėsipėrme nuk e keni, atėherė ekziston rreziku qė dashuria e jonė tė mbetet nė gjysėm, ndėrsa kasollja e jonė e dashurisė do tė bėhet e palumtur.
    Marėdhėniet nuk janė vend pėr shkarkimin e egoizmit, egocentrizmit, dėshprimit dhe inatit. Ne rritemi vetėm kur ndihemi pėrgjegjės pėr lumturinė tonė, e cila nuk lindė jashtė nesh. Paqja dhe lumturia e qėndrueshme vijnė nga brenda. Kur i kemi ato, njerėz dhe ngjarje shkojnė dhe vijnė por gėzimi mbetet me ne pėrgjithmonė. Po tė mos ishte kėshtu, ato mund tė bliheshin. Pėrkundrazi, paraja qė na jep mundėsinė tė blejmė gjėrat qė na bėjnė tė lumtur ose qė i shtojnė mundėsitė tona pėr tė qenė tė tillė, do tė tė thotė shumės , por jo gjithēka.
    Dashuria pėr tė cilėn unė bėj fjalė nė kėtė rast ėshtė ajo dashuri qė ka pėr qėllim martesėn dhe ēdo herė synon lumturinė, dhe ėshtė nė gjendje tė kalon ēdo vėshtirėsi, si dhe njė dashuri qė zgjatė pėrjetė. Dashuria e vėrtetė do tė thotė qė dy pėrsona tė bėhen njė trup. Me tė dashurin qanė, qeshė, vetėm me tė je i lumtur , kudo qė shikon vetėm atė e sheh dhe vetėm atė e mendon. Pėr tė dashuruarin para sė gjithash ekziston i dashuri. Kur ai nuk ėshtė i qetė nuk je as ti, kur ai s’qesh nuk mund tė qeshėsh as ti, kur ai s’ėshtė i lumtur nuk je as ti.
    Kur ne bėhemi dy, do tė kuptojmė se kemi shumė mė tepėr. Kur unė tė pranoj nė jetėn time, kam katėr duar nė vend tė kėtyre dyjave. Dy koka, katėr kėmbė. Dy mundėsi gėzimi. Sigurisht, edhe dy mundėsi pėr dėshprim e lot, por ti mund tė jesh aty kur unė qaj dhe unė do tė jem aty kur ti qan, sepse asnjėri nuk duhet tė qaj kurrė vetėm.
    “E rėndėsishme ėshtė tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm se, pavarėsisht nga fakti qė e kuptojmė plotėsisht se kush jemi apo ē’do tė ndodhė kur tė vdesim, qėllimi ynė ėshtė tė rritemi si qenie njerėzore, tė vėshtrojmė brenda vetes sonė, tė ndėrtojmė mbi kėtė burim paqeje, mirėkuptimi e force, qė ėshtė uni ynė individual. Dhe atėherė t’u shtrijmė krahėt tė tjerėve me dashuri, me pėrkushtim dhe me shpirt tė durueshėm me shpresėn pėr atė qė mund tė bėhemi sė bashku.”
    Unė nuk ia dal dot vetėm. Dyhet tė jemi dy, pėr tė parė. Katėr sy shohin mė qartė. Dhe tė gjithė tė pranishmit nė publik, tė gjithė sė bashku, shikojmė akoma me mė qartėsi. Po tė vinim nė veprim energjitė tona tė dashurisė, do tė ngrinim peshė tėrė qytetin tonė. Do tė ishte qyteti i parė nė botė qė do tė bėhej satelit pa pėrdorur asgjė tjetėr, pėrveqėse energjinė njerėzore. Ajo qė tė dashurin e juaj e bėn tė veēantė nga tė tjerėt, nuk ėshtė bukuria por vet fakti qė ėshtė i dashuri i juaj. Ndoshta ka shumė mė tė bukur e mė tė pasur se ai , por asnjėri s’ėshtė i dashuri juaj, sepse ajo qė e dallon nga ata ėshtė vet dashuria e juaj. Andaj dijeni qė dashuria ēdo herė ėshtė e bukur dhe e ėmbėl. Sigurisht se ka dhimbje, derte, vuajtje e lotė, por tė gjitha kėto do tė jenė shkas qė dashuria e juaj tė bėhet sa mė e mrekullueshme. Pėr kėtė arsye nėse jeni tė dashuruar do tė vuani, por mė dėshirė sepse duhet ta dini se ēdo vuajtje e bėni pėr tė dashurin tuaj. Nė rrugėn e dashurisė edhe e ithėta edhe e ėmbla, edhe mėrzia edhe gėzimi janė njė kėnaqėsi. Dijeni se nėse dashurisė suaj nuk i jepni ēdo gjė, atėherė nuk mund tė prisni shumė nga ajo dashuri. Dashuria e vėrtetė kėrkon sakrificė dhe vendosmėri. Kurrė nuk duhet tė dorėzohemi nėse dėshirojmė tė jemi me atė tė cilėn e dashurojmė. Kurrė mos thuaj, se nuk e do dikėnd, pėrderisa nuk mund ta lėsh tė shkoj. Dashuria vjen te ata tė cilėt shpresojnė edhe pse kanė qenė tė dėshpėruar, te ata tė cilėt shpresojnė edhe pse kanė qenė tė tradhėtuar, te ata tė cilėt ende kanė nevojė tė dashurojnė edhe pse kanė qenė tė lėnduar mė parė dhe te ata tė cilėt kanė guxim ta ndėrtojnė besimin sėrish.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Arun tu bofte vllai ku e gjete ket tabak se me qerrove pak me shkurt mer daje se i bie te harxhoje tjetri 1000 leke te te lexoje ty:PP

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,247
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Arun tu bofte vllai ku e gjete ket tabak se me qerrove pak me shkurt mer daje se i bie te harxhoje tjetri 1000 leke te te lexoje ty:PP
    nuk e ke idene sa shume kam qesh kur e lexova kete batuten tate

    ore odeon po pse o lal ne tirone rrike ti , dakort plako here tjeter do jem me pak i gjate ne komente

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga arun
    nuk e ke idene sa shume kam qesh kur e lexova kete batuten tate

    ore odeon po pse o lal ne tirone rrike ti , dakort plako here tjeter do jem me pak i gjate ne komente

    Ne tirane jam lale ne tirane, po na shkoi jeta komedi e tragjedi. Vetem klubi po na ben fajde, amin bekuar i qofte shpirti atij qe beri rakine se na heq gjysmen e sikletit nga femrat mizore

    Ps. Arun edhe nje kerkese te vogel, mundesisht shkruaj pa bold pasi nuk eshte bold ai qe te ben te biesh ne sy po ajo cka shkruan.

    Flm per mirkuptimin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me pelqeu shkrimi yt arun.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    shuum shum mir

  7. #7
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Te biesh ne dashuri nuk do te thote qe je i lumtur por do te thote te zgjedhesh vuajtjen tende!
    Mendoj se nuk eshte as komedi, as tragjedi por testi me i veshtire i jetes. Kur dy persona bien ne dashuri, eshte e vertete qe jane te nenshtruar por jo ndaj tjetrit-ndaj mungesave ne personalitetin e tyre. Ne dashuri duhet te dominoje dashuria! Nese dominon padroni atehere nuk ke zgjedhur nje te dashur por ke zgjedhur nje te pandehur! Dashuria eshte e ndersjellte dhe asgje nuk duhet te dominoje sepse cdo gje qe tenton, prish nocionin.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #8
    ketu Maska e Redi
    Anėtarėsuar
    29-03-2002
    Postime
    871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po ta shikosh si i trete, ciftet me perfekte jane me komiket!

  9. #9
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,105
    Faleminderit
    54
    141 falenderime nė 117 postime
    te biesh ne dashuri nuk eshte as komike dhe ate tragjike !!
    te biesh ne dashuri vertete ti i perket dikujt tjeter dhe ai te perket vetem ty .. por jeta vazhdon nuk ka pse ti vejme jetes keto epitete .. ka raste kur dominon .. lumturia , gezimi por ka raste kur ka dhe vuajtje , lote etc etc .. ka raste kur ska nga keto fare .. monotoni .. dhe kaq .. dashuriaaaa
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    Sweet .. Maska e bebushe
    Anėtarėsuar
    05-11-2003
    Mosha
    32
    Postime
    414
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Varet si perfundon ajo dashuri ....
    arun e ka shtjelluar bukur
    !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 17:37
  2. Komedi apo Banalitet?
    Nga Cosmopolitan nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 10:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2006, 17:43
  4. Tragjedi ne Kucove....:(
    Nga shkodrane82 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:38
  5. Tragjedi!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 00:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •