Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    “Babai vrau veten para syve të mi”

    Ndërsa flet sytë i mban të fiksuar në murin e dhomës në vendin ku ndodhet i varur kryqi. Është vetëm 18 vjeçe dhe të hënën ka qenë e “detyruar” të shohë babain e saj, Nexhat Çadri, të vetëvritet.

    Denisa Çadri tregon në një intervistë për “Panorama”, se si u vetëflijua babai i saj, në apartamentin e tyre në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Çfarë i tha në momentin e fundit dhe si i vdiq më pas në duar ndërsa po e çonin në spital. Shoqërimi në polici dhe marrja në pyetje. Arsyet që e çuan babain e saj të vriste veten dhe grindja me fjalë pak minuta para ngjarjes.

    Ju kujtohet se çfarë keni qenë duke bërë, kur babai juaj u kthye në shtëpi?
    Unë isha e shtrirë në divan dhe po shihja televizor, ai erdhi dhe qëndroi te dera e jashtme e apartamentit, por nuk foli.

    Ju i folët?
    Jo, nuk i fola, mendova se ishte i pirë dhe për këtë qëndronte aty i heshtur dhe nuk desha që të bënim fjalë e të grindeshim.

    Çfarë ndodhi më tej?
    Ai papritmas filloi të shante dhe të bërtiste dhe vinte rreth e rrotull.

    Ju si reaguat kur e patë të sillej në këtë mënyrë?
    Unë i thashë që të shkonte e të shtrihej, të qetësohej se ishte i pirë dhe nuk dinte se çfarë thoshte.

    Si veproi ai pas kësaj?
    Ai shkoi në dhomën e tij dhe pas kësaj u kthye me një thikë të madhe buke në dorë. Atëherë fillimisht shtanga, mendova se do të më qëllonte mua, pasi shpeshherë kur ishte i pirë na kërcënonte, instiktivisht u tërhoqa, por ai vrau veten.

    Çfarë bëri në atë moment?
    Ai ndaloi te dera dhe tha: ”Tani ke për ta parë babain tënd ti”, më pas qëlloi veten diku pranë zemrës. Unë shtanga, ndërsa ai u kthye dhe doli jashtë shtëpisë.

    Sa herë u vetëqëllua me thikë?
    Dy herë, në të njëjtin vend në afërsi të zemrës, atëherë pashë që u mbulua i tëri në gjak.

    Çfarë bëtë ju pas kësaj?
    Nuk dija se çfarë të bëja, fillova të bërtas për ndihmë. Më pas mora mamin në telefon e i thashë se babai kishte qëlluar veten dhe mora një makinë që ta shoqëroja për në spital.

    Ju thatë që ai kishte dalë nga dhoma, ku e gjetët pastaj?
    Kur dola pashë se me këmbët e tij kishte mundur të zbriste shkallët dhe të dilte jashtë, aty kishte rënë në cepin e një muri, ku dhe e gjeta. Morëm një makinë dhe u nisëm për tek urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Vetëm ju e shoqëruat?
    Jo, bashkë me mua në makinë ishte edhe gruaja me të cilën shoqërohej babai.

    Si vdiq ai?
    Ka vdekur në duart e mia. Gjatë kohës që ishim në makinë mbaj mend që në një moment kur i vendosa dorën te pulsi, nuk ndieja asgjë, ndërsa ai ishte lëshuar tërësisht. Por nuk isha e sigurtë, vetëm pasi dola nga policia ku më mbajtën 4 orë, mësova se kishte shkuar në spital i vdekur.



    Rajmonda Çadri, ish-bashkëshortja e viktimës
    Ish-gruaja: I mbaj fotografitë e tij në xhep

    Porta e apartamentit në shtëpinë ku Nexhati jetonte me ish- gruan dhe fëmijët qendron e hapur për vizitat ndonëse arkivoli me trupin e tij ka dalë nga shtëpia e prindërve. Përveç djalit, vajzës dhe ish-gruas së tij ndodhen edhe tre të afërm. Ish gruaja e Nexhatit, Rajmonda Çadri tregon për Panoramën sesi mësoi ngjarjen.

    Prej sa kohësh jeni ndarë?
    Kishim thuajse 5 vjet që jemi ndarë. Megjithatë ai jetonte në këtë shtëpi pasi dëshironte të ishte pranë fëmijëve dhe familjes. Unë vazhdoj ta mbaj fotografinë e tij gjithmonë me vete ndonëse ishim të ndarë. Megjithë të metat e tij ishte njeri shumë i mirë.

    Si e morët vesh ngjarjen?
    Në atë kohë unë kam qenë në punë dhe s’dija gjë. Telefonoi Denisa (vajza) duke qarë dhe më tha të kthehesha në shtëpi se Nexhati ishte plagosur.

    C’ndodhi më pas?
    Më pas e kanë çuar në spital vajza me një person tjetër (e dashura) dhe njerëz që ishin aty pranë. Mua më kanë thirrur në polici ku kemi qendruar përreth 4 orë së bashku me vajzën. Policia mund t’ju thotë më tepër pasi ata kanë pyetur dhe kanë hetuar.

    A keni patur probleme me ish-burrin tuaj?
    Shpesh gjendja e tij psikologjike rendohej dhe në këto raste pinte e dehej duke u sjellë si sillen të dehurit, shante, bërtiste po kjo varej shumë nga gjendja e momentit.

    Si ishte gjendja financiare e Nexhatit dhe e familjes?
    Ai kishte rreth një muaj që nuk punonte në vendin e tij të mëparshëm si roje pranë një banke ndonëse nuk e di sesa merrte pasi gjithmonë kemi patur llogari të veçanta.



    E dashura
    “Nexhati nuk ishte i dehur”

    Të afërmit e Nexhat Çadrit thanë për gazetën “Panorama”, se nuk ishin të bindur nga ekspertiza e policisë. Sipas tyre, fakti që ai kishte thyer orën dhe kishte edhe shenja të tjera plagësh në trup, tregon se para se të goditej me thikë është përleshur me dikë. “Ne nuk ia vëmë gishtin askujt, por duam që kjo çështje të hetohet deri në fund, pasi nuk jemi të bindur nga rezultatet e ekspertizës”, thanë ata. Ndërkohë që e dashura e viktimës Mimoza, thotë se Nexhati, nuk kishte probleme që ta shtynin në vetëvrasje. Ajo tregon se kishte folur me të në telefon dhe se nuk i ishte dukur i pirë ashtu siç është thënë nga policia.




    raste

    15 nëntor 2003
    Vret veten Zenel Llapushi, arsyet e vetëvrasjes ishin shkruar në një letër, ku kërkonte kthimin e shtëpive të humbura në fajde.
    24 mars 2004
    Olta Xhepexhiu, 16 vjeç, nxënëse e vitit të tretë në gjimnaz vret veten me fostoksinë, pasi u grind me prindërit.
    8 maj 2004
    Tomorr Laze, 41 vjeç, është gjetur i varur në banjon e shtëpisë, sipas të afërmve ai ishte vetëvarur për 4 mijë lekë.
    22 qershor 2004
    Marsela Kella vetëhelmohet me ilaç rrobash, për shkak të depresionit. 23-vjeçarja ishte shtatzënë.
    22 korrik 2004
    Roland Cami, efektiv i policisë, vret veten pasi kishte vrarë ish-vjehrrin, ish-bashkëshorten dhe plagosur vjehrrën e tij.
    4 shtator 2004
    Vetëvaret pedagogia e Universitetit të Kamzës. Vojsava Cfarku, i dha fund jetës e dëshpëruar për humbjen e dy prindërve.
    23 shtator 2004
    Vetëvaret në shtëpinë e tij inspektori i Antitrafikut dhe ish- drejtor i Policisë së Durrësit, Edmond Makashi.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tmerr me keto vetvrasje. Nuk di si jane statistikat zyrtare po vallaj per fryme duhet te jemi ne vendet me te larta per vetvrasje. Kur ke gangsterra ordinere ne qeveri ske cti besh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Keto tema vertet te japin trishtim dhe keqardhje, po ske cte besh jemi ne vete qe kerkuam demokracine e cila qeka mjaft e dhimbshme. Hajt pra ishalla nuk ndodhin ne te ardhmen kaq shpesh se do behet nami.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zot i madh
    Cdo dite nga nje rast vetevrasjeje.
    Nuk na shkojne punet nga e mira.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    vetullngrysuri Maska e PROPHET22
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    Atje ku pjeshka leshon leng
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Cdo dite nga nje rast vetevrasjeje
    Ne radhe te pare dua te shpreh ngushellimet e mija ndaj familjes te te ndjerit.
    Zoti e past marre ne meshiren e vet.........

    Nuk po merret vesh se cfare ndodh ne shqiperi keto dite.Cjane keta ujqer qe i detyrojne njerezit te bejne vetvrasje...cfare po ndodh mor Zot i Madh.

    Cfar po ban Tos kryeministri?Ma mire me e thane cfare po ban per shqipnin?

    Sa po ja qa hallet ketij populli qe i la benevreket eorops.Zoti i di ma s'miri punet e atij padrinos tiranes re,por per mendimin tim te vetvriten njerez nga varferia nuk asht e drejte.

    Nuk asht e drejte sepse vete kryeministri me nder po ia ashtu nanen duke lujt tan boten.

    Para disa ditesh berisha e akuzoi se kishte qene duke luajtur kumar tek hotel Daniel ne venezia e kishte lene breket....berisha ka cka ato gjanat e veta por per te rrejt nuk rren ai,une e besoj ""ka qene" pse ...sepse vdiqen edhe gjith ata cuna e goca prej kosovet e nuk e cau bethen me i lane buzuqet e greqise.

    Me i ra sa ma shkurt populli shqiptar me ne krye nje cop mbeturine te pandergjegjshme do ta paguaj shume shtrenjte si ne opinionin e tjereve si ne mbarevajtjen ekonomike qe nxjerr ne pah gjana te tilla si vetvrasje e vrasje etj etj

    Jane vetvrare dhe do te vetvriten edhe shume tjere.Me dhemb zemra kur e them por asht e vertete si malet.Cfare do te baje nje nane qe mafiozet e skafistet ia hedhin cunat mes detit.....E cfare kerkojne cunat....asgja...me punu e me nxjerr koken prej ketij tmerri qe ka kriju fatos mafiozi me robt e vet ne shqipnin ton.

    Cfare do te baje nji nane qe ia morrin gocen qe ka rrit me syt e ballit dhe ia plasin nder trotuaret e europes....te shkoj te ankohet polici....do te thote nanjini ketu..
    shkojn ato te shkretat por e kujt asht policia?pergjigja e thjeshte polici nuk ka,ka shefa kriminele e legena qe shfrytezojne postin e me nder ia dan nanen kujt tu dali para.......pranej qe asht e kote me mos ndodh kto gjana.

    Cfare duhet me ba?
    pergjigja e thjeshte ose me duru si puna e atij qe prit gomar me dal bar....
    ose me ia da nanen atij xhuxhit kryeministrise....

    e perseris edhe njehere me vjen keq per te ndjerin dhe familjen e tij...me vjen shume keq seriozisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PROPHET22 : 28-10-2004 më 07:50

  6. #6
    Sa gjynah e tmerrshme si ndodhin keto gjera kushedi cfare halli ka pasur ai qe ka shkuar ne ate gjendje mendore qe te arrije tja fuse vetes me thike , un sdo ta beja kurre i kam frike thikat megjithate kur vjen ndonjehere rasti se jeta te con ne labirinte te habitshme ,..
    gjithashtu me vjen shume keq per ate gocen qe ka pare prindin ne ate gjendje , ka pare tmerr me sy dhe kushedi ne cfare shock do kete qene ne ate moment ........
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushe : 28-10-2004 më 16:01
    !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •