Koha jone


..

E Merkure, 27 Tetor 2004


TUTORET SHQIPTARE TE PROSTITUTAVE RUMUNE

Ne intervisten per "KJ" pohon se tre nder dhjete te trafikuara, nuk rikuperohen me

Eglantina Nasi

Cili eshte Don Oreste Benzi?

Don Oreste Benzi lindi ne vitin 1925. Ne vitin 1949 emerohet prift. Ndersa ne vitin 1952 emerohet asistent i Rinise Katolike te Riminit, ku ka patur rolin e drejtorit shpirteror dhe ka dhene mesim feje ne shkollat e mesme. Ne vitin 1968 themeloi ne Rimini, Shoqaten "Komuniteti Papa Giovani XXIII", me nje rrjet te shtrire ne vende te ndryshme, i cili permes strukturave shtepi-familje, mundohet te ndihmoje grupet vullnetare dhe njerezit ne nevoje si handikap, tosikoindipendent dhe sieropozitiv.

Reagon numri dy i Drejtesise, Perparim Sanxhaku:

- Prostitucioni i detyruar, tashme eshte nje dukuri e vjeter qe ka pushtuar boten. Neve ne fakt nuk na vjen mire qe jemi ketu per te diskutuar se kjo dukuri ekziston edhe per vajzat tona shqiptare. Gjithsesi, mund te them se prostitucioni i detyruar me vazjat shqiptare nuk eshte ne ate permasa qe japin te tjeret apo shifrat e ndonje OJQ-je. Shteti shqiptar eshte i interesuar qe kjo dukuri te luftohet dhe per kete eshte angazhuar seriozisht. Ne 2001, per kete pati nje permiresim ne legjislacion e cila e quajti si nje dhune ndaj personit prostitucionin e detyruar dhe parashikoi denime te renda deri ne burgim te perjetshem per te gjithe ata qe stimulojne prostitucionin e detyruar. Nga ana tjeter, edhe ligji i ri per mbrojtjen e deshmitareve ka ndihmuar me teper per zhdukjen e kesaj dukurie, sepse kush vendos te denoncoje tashme ka mbrojtjen e shtetit shqiptar, brenda dhe jashte tij.

Z.Benzi, cfare ju shtyu ta shkruani librin "Prostitutat"? Cila ishte spuntoja qe i permblodhi historite e vajzave te trafikuara ne nje liber te vetem?

- Ky liber flet per vuajtjet e nje pjese te rendesishme te ketij populli. Per nje pjese te dhunuar dhe te keqtrajtuar, e cila per fat te keq vazhdon te jete nje realitet i dhimbshem. E bera kete liber per te thene ne nje fare menyre para te gjitheve "Mjaft me prostitucionin!". Nuk ka rendesi nese vajzat e trafikuara jane shqiptare, rumune apo moldave. Eshte e denueshme qe nje vajze, qofte kjo minorene apo maxhorene, te jete e perdorur nga kriminele te shperfytyruar qe e perdorin ate si makine dhe nese ajo nuk ben me, jane gati edhe ta djegin apo ta vrasin. Te gjitha vuajne pasojat e nje drame te madhe qe duhet ndalur me te gjitha menyrat.

U takon sidomos autoriteteve, t'i vihen kunder ketij fenomeni dhe te mos mbeten pergjegjesit e pare.

Ajo qe me shtyu ta bej nje liber te tille eshte fakti se kur e ke pare nje gje me sy, nuk mund te besh sikur nuk e ke pare. Pasi ke kuptuar, nuk mund te besh sikur nuk ke kuptuar asgje. Jane shume persona qe shohin, por bejne sikur nuk sohin dhe kuptojne asgje. Atehere, del si detyre te dale e verteta, prifti e ve ne kete rast veten ne vendin e nje babai. E cfare babai mund te jem, nese shoh vajza te tilla te dhunuara dhe te shfrytezuara?

A mund te na jepni ndonje shifer te perafert te prostitucionit shqiptar ne Itali?

- Me kete edhe mund te abuzohet, pasi shumica e shifrave qe deklarohen jane te paqena, shumica behen edhe me sondazhe permes telefonatave, te cilave jo shume here mund t'u besosh. Por une mund te flas me saktesi per shoqaten "Komuniteti Papa Giovani XXIII". Ne filluam te rehabilitonim vajza te trafikuara qe ne vitin 1993 dhe numri i tyre erdhi gjithmone duke u shtuar.

Vetem gjate periudhes se viteve 2002-2003, ne qendren tone komunitare na u desh te prisnim 462 vajza te trafikuara. Nga keto, vetem 60 ishin shqiptare, por kishte edhe mjaft italiane, rreth 171 te tilla te cilat kerkonin rehabilitim ne qendren tone. Tani prane kesaj strukture jane vetem 262 vajza te trafikuara te cilat po rehabilitihen nga te cilat vetem 18 shqiptare. Ndersa 213 te tjerat te cilat tashme nuk jane me tek ne, kane fituar rehabilitim, disa jane fejuar, disa punojne, te gjitha kane marre lejeqendrimi dhe pune ne Itali.

Ku ndryshonin vajzat shqiptare nga te tjerat?

- Ne fakt, te gjitha vajzat e trafikuara qe drejtoheshin tek ne, kishin pothuaj te njejtat histori dhe drama. Te dhunuara dhe te shitura nga te fejuarit ose te nxjerra ne rruge nga tutoret e rinj. Te ardhura nga vendet e Lindjes si Shqiperia, Rumania, Moldavia nuk eshte se kishin shume ndryshime nga njera-tjetra. Te gjitha vuanin pasojat e nje shkaterrimi shpirteror. Shfrytezimi i prostitutave eshte i njejte ne te gjithe boten. Gjithmone ka nga njera ane persona te cilet i mbajne si skllave femrat fatkeqe, injorante abuzive. Ndersa ne kete periudhe, ndeshen me shume rastet qe vajzat duna te denoncojne, por nuk munden pasi ata i kercenojne me jeten e familjareve apo te tyren. Ka edhe kompromise prej tyre per ndarjen e parave "te cilat ne fakt nuk i shohin kurre) dhe keshtu vitet kalojne. Madje ka edhe raste qe ata i kercenojne vajzzat se kane njerezit e tyre ne polici dhe do t'i gjejne nese deononcojne. Por mberrin nje moment qe te gjithe e kuptojne se kjo nuk eshte me nje menyre jetese dhe vijne per te deononcuar.

Kishte raste qe vajza rumune apo moldave kishin tutore shqiptare?

- Po dhe ishin raste te shumta. Ka shume femra lindore te cilat tregojne se tutoret i kishin shqiptare. Keto jane me te shumta se femrat shqiptare. Ato tregojne se tutoret shqiptare ishin teper te dhunshem. Tani duket se kane gjetur nje forme te re te administrimit te tregut te femrave. Tani ata trafikojne dhe behen me teper tutore te rumuneve sesa te shqiptareve. Prandaj, une i mbetem mendimit se tani Shqiperia eshte me teper nje vend tranzit per trafikun e prostitucionit. Dhe se numri i vajzave shqiptare te trafikuara po zvogelohet, kjo tragjedi tashme u superua ne vitet '90.

A kujtoni ndonje histori te vecante nder te tjerat?

- Ne fakt ka shume te tilla. Por mua me ka bere pershtypje me shume nje vajze shqiptare me emrin Ledra. Ajo ishte e ftuar nga nje i njohuri i saj ne Itali, i cili ishte ne fakt nje kriminel qe i kishte premtuar se do punonte. Kur ajo erdhi ne Itali, ky miku i saj u zhduk dhe ajo u gjend perballe te shqiptareve te cilet e moren, e perdhunuan dhe e detyruan te dale me force ne rruge. Per 15 dite me radhe ajo u rezistoi me thike ne fyt kercenimeve. Tutoret kur e pane se ajo ishte e vendosur edhe me vdekjen e saj, atehere e moren me makine duke i bere nje xhiro te terhequr per flokesh dhe e hodhen diku. Ne e gjetem ne gjendje kome dhe sa here e pyesnim se ku e gjeti forcen qe te reagonte keshtu, ajo gjithmone me buzeqeshje thoshte "Zoti!"

A rehabilitohen te gjitha vajzat? A ka raste te mos rikuperimit te tyre?

- Po, vajzat pas rehabilitimit fillojne te jetojne jeten e tyre, marrin edhe lejeqendrimi ne Itali si dhe leje pune dhe duke punuar ato fillojne te rregullojne jetet e tyre, disa edhe fejohen, madje disa te tjera fillojne edhe studimet ne universitet. Por per fat te keq, ka edhe vajza qe nuk rikuperohen me. Tre ne dhjete vajza te trafikuara, nuk rikuperohen me, sepse i kane trembur dhe shfrytezuar aq shume fizikisht saqe shenjat iu kane mbetur pergjithmone. Nga ana tjeter, nuk pranohen as nga familja dhe kjo ne shumicen e rasteve i shkaterron me teper.

Sipas jush, cilat mjete nuk ka perdorur ende shteti shqiptar kunder kesaj dukurie?

- Duhet pranuar se tashme gjerat tek ju kane ndryshuar. Kane ndodhur mjaft gjera pozitive te cilat kane lejuar qe te pakesohet numri i femrave shqiptare te trafikuara. Nje nga keto per t'u pershendetur ne vendin tuaj eshte dhe permiresimi i neneve 113-114 te Kodit Penal qe kane te bejne me denimin e klienteve te femrave te trafikuara. Tashme ne kete pikepamje, legjislacioni shqiptar eshte duke u afruar me ate te vendeve nordike dhe sidomoss zvicres, e cila e denon nje fakt te tille. Prandaj Shqiperia mund te permendet si nje shenje e mire nder vendet e Lindjes. Por ende ka per te bere mbi legjislacionin qe mbron femren si te tille.

Se fundmi, une shoh se ky popull po ndergjegjesohet dhe po lulezon ne kete kuptim. Eshte permiresuar shume dhe me duket se me legjislacionin qe ka dhe me impenjimin e te gjitheve, po shkon drejt nje shprese te deshiruar, pra qe ky femomen te mbyllet njehere e mire.