Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Fati i femrave shqiptare!!!

    “Prostitutat” e Don Benzit vijnė nė shqip


    Alketa Sino

    Njė vajzė qė e kanė detyruar tė prostituojė do ta rrėfejė vetė historinė e saj nė filmin dokumentar me titull "Dasma tjetėr" me regji tė Namik Ajazit. Vajza nga Shqipėria ėshtė pjesė e dėshmive nė librin "Prostitutat do t'ju kalojnė pranė nė mbretėrinė qiellore" e don Oreste Benzi.

    Nė disa libra tė don Benzit vijnė histori reale tė vajzave qė ky prift i ka takuar dhe i ka ndihmuar tė dalin nga trafiku dhe tė integrohen nė jetėn normale, tregon per gazetėn "Panorama" Namik Ajazi

    Historitė e sa vajzave shqiptare pėrfshihen nė kėtė libėr?
    Nė libėr janė pesė, gjashtė histori tė vajzave shqiptare, emrat e tė cilave janė trilluar pėr tė ruajtur anonimatin. Njė nga ato vajza do tė jetė personazh nė njė film qė unė do ta xhiroj nė vitin 2005. Ajo vajzė do tė flasė dhe pjesėn mė tė madhe tė gjėmės sė saj do ta rrėfejė vetė, kuptohet pa e treguar fytyrėn, kurse rolin e saj do ta luajė njė aktore. Do tė jetė komplet njė "fiction". Njė djalė u njoh me tė nė Berat, u martuan nė njė ceromoni martesore tė jashtėzakonshme. E ēoi nė Itali pėr njė familje, njė punė dhe njė jetė normale. Ai e nxori nė rrugė, dhe pėr tetė muaj ajo prostituon. Jetojnė nė njė apartament me gjashtė-shtatė vajza dhe katėr pesė trafikant tė tjerė.

    Si vazhdon jeta e kėsaj vajze qė ju do ta keni edhe personazh tė filmit tuaj dokumentar?
    Ajo del nga ky trafik falė punės sė don Bezit dhe njė djali i cili u dashurua me tė. Ajo sot ėshtė martuar me atė djalė dhe ka njė vajzė dy vjeē, bėjnė njė jetė normale dhe punon nė njė supermarket. Filmi titullohet "Dasma tjetėr", pasi janė dy dasma njė dasmė reale dhe njė tjetėr qė u pėrdor.

    Si keni rėnė nė kontakt dhe si jeni njohur me don Oresti Benzin?
    Nė vitin 1998 ne xhironim pėr problemet e prostitucionit nė Rimini, kishim ndikimin e kėtyre njerėzve qė kishin bėrė shumė pėr vajzat shqiptare nė nxjerrjen e tyre nga rrjeti i trafikut. Ndėrkohė qė ky njeri ishte i njohur nė mediat italiane nė emisionet "Porta a Porta", ishte pra njė personazh publik. Ne kemi bashkėpunuar pėr disa dokumentarė qė kanė nė qendėr problemin e prostitucionit, "Jetė e shitur nė trotuar", "Prostitucioni, skllavėria e viteve 2000".

    Po pėr ardhjen e don Benzit kėsaj radhe, ē'mund tė thoni?
    Don Oreste Benzi ka ardhur dy herė nė Shqipėri, dhe kėsaj radhe ėshtė vetė i pranishėm nė promovimin e librit me titull "Prostitutat do t'ju kalojnė pranė nė mbretėrinė qiellore", tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Ai rreth kėsaj teme ka botuar katėr libra, ne zgjodhėm kėtė sepse ka shumė histori tė vajzave shqiptare histori reale, ato janė vajza tė cilat ne i kemi intervistuar gjithmonė duke ruajtur anonimatin e tyre. Falė punės sė shoqatės "Papa Gjon XXIII" ato janė birėsuar nga familje italiane shumė tė pasura dhe janė punėsuar. Ky libėr ka njė pjesė qė i takon edhe Shqipėrisė, prandaj u pėrzgjodh ai dhe jo njė tjetėr.

    Nė kėtė libėr vjen pėr lexuesin jeta e secilės vajzė…
    Vijnė histori reale tė vajzave, qė ky prift ka takuar dhe i ka ndihmuar tė dalin nga trafiku dhe tė integrohen nė jetėn normale.
    Historia e vajzės qė unė do prezantoj nė vitin 2005, pėrmes filmit me titull "Dasma tjetėr", ėshtė pjesė e kėtij libri qė tashmė do tė jetė i pėrkthyer pėr lexuesin dhe qė do te mbetet si pjesė e dokumentuar e historisė sė tranzicionit tė vendit tonė.




    Letra e njė ish-prostitute

    Unė nuk kam lindur prostitutė, por nė rrugėn time takova persona qė mė detyruan tė bėhesha. Nė shkollėn fillore fėmijėt kishin pėrparėse tė pastra, ndėrsa unė isha e pistė dhe me morra: tė gjithė rrinin larg. Qė fėmijė, nuk kam marrė kurrė dhurata. Qė vajzė jam pėrdhunuar nga njė burrė rreth dyzet vjeē. Kam qenė nė shtėpinė e riedukimit pėr tre vjet. Kam qenė disa herė nė burg, isha mirė vetėm nė burg. Kam parė njė shoqe tė vetėvritet, nuk munda tė bėja asgjė pėr ta ndaluar. Kam prostituuar nė hotele. Trotuare. Klub nate e bile edhe gjatė shtatėzanisė me trupin tim kam ushqyer shumė tė pangopur. Mė kanė ēarė, rrahur, mė kanė marrė me shkelma, shumė herė buzėt dhe hunda ime janė gjakosur. Mė ė shtė dashur tė duroj dhunėn e shumė aborteve. Shumė herė mė kanė quajtur putanė. Mė kanė pėrdorur nė tė gjitha mėnyrat, pa u kujdesur pėr dhembjen time, pėr trishtimin tim, pėr ngashėrimet e mia. Kam ndėrprerė prostitucionin nė moshėn 25 vjeē dhe nga ajo zgjedhje kam cikatriēet nė lėkurėn time. Nuk kam fituar tė holla duke qenė putanė. Gjithmonė ishte dikush qė m'i merrte. Kėto qė kam tani i kam fituar me punė tė ndershme. Gjithmonė kam kėrkuar dashuri ndėrsa kam marrė poshtėrim dhe dhunė. Nuk kam ndjerė kurrė kėnaqėsi, por neveri dhe krupė kur njė klient mė prekte. Jam ngjethur, kam qarė, jam pėrgjuar.



    Dėshmi tė vajzave shqiptare

    Feba
    "Mė quajnė Feba. Jam 23 vjeē. Jam nga Tirana. Nė shkurt tė vitit 1999 u nisa nga Shqipėria pėr t'u bashkuar me tė fejuarin tim nė Greqi, e shoqėruar gjatė gjithė rrugės nga njė shok i tij. Ky i fundit mė ēoi nė Itali, i dashuri im mė kishte shitur te shoku i tij…"

    Dolori
    "Quhem Dolor dhe kam lindur nė Shqipėri. Kam arritur nė Itali pasi ika nga shtėpia me shoqen time, Ark. Zbritėm nė Bari me gomone, pastaj njė kushėri i largėt na ēoi nė Bolonjė, ku nuk e dinim se ēfarė na priste. Po atė mbrėmje unė dhe Ark ishim tė detyruara tė prostituonim me vajza tė tjera shqiptare…"

    Stela
    "Quhem Stela, kam lindur mė 30 qershor 1972. Kam ardhur nė Itali pėr herė tė parė nė 1995. Tentova shumė herė tė shpėtoj nga tutori im. Si pasojė e kėrcėnimeve u ktheva tek ai…"

    Zana
    "Kam lindur nė Shqipėri, mė 29 mars 1982. Arrita nė Itali me gomone. Pas njėzet ditėsh u ktheva nė Shqipėri. Qėndroja nė njė hotel, pronė e tutorit tim, i cili mė dorėzoi te njė nip i veti. Ky i fundit mė ēoi nė Massa Carrara. Jetoj me njė vajzė shqiptare dhe me njė mikun e tij, i ngarkuar tė na kontrollojė. Njė natė pas mbėrritjes fillova punė nė rrugė, e detyruar me kėrcėnime…"


    Kush ėshtė don Oreste Benzi

    Don Oreste Benzi lindi mė 1925. Nė vitin 1949 dorėzohet prift. Mė 1952 emėrohet asistent i Rinisė Katolike tė Riminit, ku ka pasur rolin e udhėheqėsit shpirtėror dhe ka dhėnė mėsim feje nė shkollat e mesme. Mė 1968 themeloi nė Rimini shoqatėn "Papa Gjon XXIII", me njė rrjet tė shtrirė nė vende tė ndryshme.
    Don Oreste Benzi dhe Papa Gjon XXIII kanė mė se dhjetė vjet qė pėrpiqen tė thyejnė murin e heshtjes dhe indiferencės ndaj fenomenit tė prostitucionit tė detyruar. Nė strukturat e tyre janė mirėpritur me qindra vajza tė ardhura nga Nigeria, Shqipėria, Moldavia, Ukraina, duke i ofruar atyre njė mundėsi punėsimi dhe integrimi nė jetėn sociale, apo duke i shoqėruar nė vendin e tyre tė origjinės.

  2. #2
    Gjynah ..........
    !!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Bravo i qofte ketij priftit!

  4. #4
    Kam degjuar shume historira te femrave ne Itali , qe jan munduar vete te

    dashurit apo te fejuarit e tyre disa dhe i kan martuar dhe i marrin ne Itali qe

    ti prostituojne , disa prej tyre kan arritur ti shpetojne kthetrave te ketyre

    shfrytezuesve duke i shpetuar nga duart duke shkuar ne polici dhe i kane

    treguar historine e tyre dhe brenda dites i kane kapur personat pergjgjes e i

    kan futur ne burg pastaj policet italiane i kane fshehur keto vajza neper

    shtepite e Suoreve dhe i kan mbajtur atje qe mos te merren vesh se ku jan

    qe tutoret mos ti gjejne e te hakmerren . Pastaj familje mireberese Italiane i

    kan ber bij per shpirt keto vajza dhe jan munduar ti japin dashuri qe i ka

    munguar ....

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •