Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31

Tema: Rremuje...

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Rremuje...

    Me jepni pak durim, ku dreqin me ka humbur
    Ta bej pa shfryre ndaj fatit dhe kete copez rruge
    Me shpirt nder dhembe vras sherrin e foshnjes qe po rritet
    Dhe plakes qe rregjohet me vdekjen brenda trupit

    Sa here u nisa vetem, me shpirtin e trazuar
    Pa frike, pa ankth, me shpresen se ujku gjithnje vdes
    Fillimi me mahniste, me kallnin tmerrin fundet
    Fustani i kuq i vajzes nen luleshtrydhe mbet

    Rrugicave te varfra, kercasin taka fjalesh
    S’ka zjarr te zhduke per fare artritin e kercijve
    Dhe mbetet pezull jeta, dhe pezull shtrihet vdekja
    Atje ku lumi kalb kepucet e qytetit

    Dhe s’di c’te qaj me pare, shtepine qe po rrezohet
    A shpirtin qe teposhte po shkon me rrokullime
    Ne kafenene perballe, nje vashez shtremberohet
    Mes tymit te cigares, padashka zberthen gjine

    S’me qahet, them te drejten, helmuar jam ne lote
    Jam demode ne kohen kur ari quhet diell
    Mes librash zhytyr rri, mundohem ne te kote
    Mos gjej si rastesisht, ku shkon kjo dreq anije…





    (P.s I like this place...)

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Smile

    me shperfillet gushti i ardhur nxitimthi.
    shijojem maji-eve.
    te kam pritur....(iiiiii sa qef...)!
    ....ende nuk di cfare te them.
    thjesht po te dua!(por shume kesaj here)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e red pepper
    Anėtarėsuar
    13-07-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    10
    mbeshtetur koken ne pellembe e lexoj,rilexoj.
    Pershendetje!!!!!!!!
    nuk mund te qortohem,se dhe vete njeriu model ka skadencen e vet

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Dikea je shume e sinqerte, ndoshta eshte kjo qe te ben te vuash, s'e di....

    me respekt,

  5. #5
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    sa ngjashmeri te madhe paska me "my secret place".
    sa shume kisha pa te lexuar,me behet qefi qe te shof prape.
    Discover me like emptiness.......

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ... (!)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Elinda, Red, Ornament, Dime....

    Flmn per fjalet e mira te gjitheve, edhe mua me kish marre malli per fjale te ngrohta, edhe pse dimri duket se eshte akoma larg

    Shpresoj t'ia kalojme mire...

    Te fala...Dikea

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    e bukur kea, si gjithmone, dhe prekese...
    te kam nisur mesazh po m'u kthye se e kishe kutine plot, a dicka e tille. nejse, komplimentet mire eshte te thuhen ne publik.
    te fala nga zona franceze e cdn.
    C:\Dos
    C:\Dos:\Run
    Run:\Dos:\Run

  9. #9
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    Re: Rremuje...

    Postuar mė parė nga dikeafajtore

    Fillimi me mahniste, me kallnin tmerrin fundet
    Fustani i kuq i vajzes nen luleshtrydhe mbet
    Dikeafajtore a s'me thua kjo vajza me fustan te kuq si eshte kthyer ne shtepi me fustan apo pa fustan .
    Nese s'do te me kthesh pergjigje nuk me mbetet hatri .
    Muuaaaaaaaaahhhhhh.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  10. #10
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Salambo...

    Flmn moj zemer, me ne fund je dhe ti ketu...Poezite e fundit qe ke postuar jane per tu pase zili



    Eagle...

    Ēa te them une ty, mor lal? Une deri aty ku mbeti pa fustan e pashe ate Kesulekuqen, se ē'ndodhi me vone? Vetem ujku e di...


    Hajt shnet dhe per ty

  11. #11
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Dikea...

    e di ate kengen korcare...

    ndale varken varkaxhi te vime dhe ne...

    etj, etj? :-)

    nejse, u degdisa une per nje minute lol po ku je o kapitene!? e di si ma ke postuar kete poezi sot? si me porosi. anija e njeres qe njof ka humbur ne det sot dhe nuk di c'do te ndodhe. di vetem qe rremuja vete eshte nje lloj rregulli. prandaj vazhdo rrugen mike! dhe une shpresoj ajo e imja ka gjetur ndonje ishull te pakten... *psheretime*

    love,
    Ani

  12. #12
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    ndale varken varkaxhi te vime dhe ne...??

    Anush, s'e kam parasysh kete kengen. Kendoje nje cike sa ta kujtoj

    Do te nis nje email sa nje roman keto dite...me figura

    Te perqafoj....Dikea

  13. #13
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Dileme…

    Dheu im-plumb i ngulur zemres
    Pelin i hidhur per stomakun tim te brishte
    I kapur semundshem pas bishtit te shpreses
    Verdhojne pas dyersh vello merzish

    Sa e zeze balta qe te kemi hedhur
    Sa i trashe dhjami i ligesise
    Je kaq ndryshe poshte baltes dhe dhjamit
    Si i bukuri David

    Duhet pritur te shkojne vitet tutje
    Dhe nje mengjes te kthjellet si pas nje stuhie
    Te rizbulojme serish bukurine tende
    Si nen rrenoja, qytetet antike?

    Apo balten tė pastrojme siē pastrojme qoshet e botes
    Dhe tė shohim cipen tende qe shndrit ne diell
    Por me ze frika se s’do mbetem pa ndotur
    Dhe tere jeten do vjell…

    …………………………………………………………..
    …………………………………………………………..


    P.s. ( Lufta nuk eshte per zonjusha
    Per thonj te ngjyer ne manikyr
    Lufta do burra
    Dhe stomak qe bluan gure…)

  14. #14
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Pershendetje Dikeas!

    Te pershendes Dikea,perzemersisht!
    Ka do kohe qe skam hyre ketu dhe,ndoshta ka qene dhe heshtja jote qe me ndihmoj ne kete largim nga poezia dhe furumi.
    Sa her rikthehesh aq me e fuqishme ne fjalen e shkruar.Me pelqyen poezite shume,sidomos e para.Ti e din qe Liridona nuk din te flasi dhe aq bukur dhe perhere mjaftohet me -"me pelqyen"e kjo do te thote se vertete me ke kenaq.Paq frymezime te tilla edhe ne te ardhmen!.........Dona
    Liridona

  15. #15
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Lridona, e di qe me kenaqi edhe mua ardhja jote?!.
    Dhe per me teper ke ardhur tani qe gjerat jane bere edhe me te bukura, poezite edhe me shpirtrore, macia edhe me paqsore.
    hajt mireseuktheve.

    dikea, ta bera posten....muah!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  16. #16
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Muret…

    Perdite ngrihen mure drejt kupes se qiellit
    Si kulpra gjigande betoni dhe xhami
    Pergjumur shtepiza sheh endrra te diellta
    Te vrara si bari prej egjres dhe gramit…

    Perdite ngrihen mure te nervet, te mishte
    Ne trurin e trembur nga Gjyqi i Fundit
    Mekate naive. Mundim i trishte
    Instiktesh, therrmuar nga pesha e mureve

    Dhe qeshet njeriu, skermitet nder dhembe
    Qeshu, i gjore, … dhe kur jashte nxiron
    Se jeta zgjatet…(Domethene zvarritet)
    Nen hijen e mureve xham e beton

    Deshira zgjat veshet, kurioze e semure,
    Te gjuaje teori qe i vijne per shtat
    Me zell rrezon mure, te tjera ngre lart…
    Shtepiza po shuhet ne grahmen e fundit

    Ti gjendesh nje dite nga mure rrethuar
    Ēuditesh sa shpejt u bene labirinth
    Dhe daljen kerkon mes ankthit gerryer
    Dhe frikes, se e ke humbur perjetesisht….



    (Dikea nje cike e lodhur sot... )

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    P e r sh e n d e t j e !

    Pershendetje Dikea!Na ke munguar keto dite me poezine tende.
    Po qenkan "dy gezime ne nje dite":-Qenka kthyer dhe Liridona.Kish humbur dhe ajo.Moj Liridone,nga ke humbur moj?
    Neve te tjereve sna i hedh syte fare,vetem Dikeas.Shyqyr qe je femer! nejse pak shaka,suksese si Dikeas si ty!

  18. #18
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    phu te plaste pika i shalla o brari se harrova ca desha ti them dikeas.
    sa per pyetjen e valixheve te poeteve.... me ke cudit.
    poeteve iu peshon vetem shpirti o rrote!
    ....lol


    dikea....fantastike fare,
    sidomos strofa e pareeeeeeeeeeeeeee, cmenduri
    hajt te puth nje cike ne maje te mullaqes se poezise tende una ty, qe te te clodh sado pak
    muahhhhhhhhhhhhhh eLINDA joteeeee
    urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Ah!

    Sa i gezuar qe jam!

  20. #20
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Atje ne Korēen time…

    …dhe gjethet zune te bien prape
    pa zhurme e fjale te kota
    Me siguri nenokja ime
    nuk del me shpesh tek porta

    Ja, dimri sikur ka trokitur
    ne portat e qytetit
    Ne odat e shtepise ndihet
    kollitja e tim eti

    Po llozin portes s’ia vene kurre,
    me ankth mua me presin
    Dhe grinden neteve pagjume
    me friken se mos vdesin

    Mos shkojne ashtu krejt fillikat,
    pa pare nje drite te dashur
    Me zemer tkurrur nga vetmia,
    me shpirt e buze te plasur

    Nga xhami shndrit kalldremi i vjeter
    si copeza kristali
    I thyer dhimbshem nje nate vere
    nga duf i ndonje malli

    Dhe mollet zhveshur lakuriq
    Po dridhen ne oborr
    Te vetmit shoke, te vetmit miq
    per pleqte e mi te gjore

    Ditar, gazeta, lajme dite,
    plot thashetheme fisi
    Shkembejne nen ze me njeri tjetrin
    prane sobes me dru lisi…

    Dhe une ketu si frut i kalbur
    Shtyj ditet me pertim
    E fryre me ujera dhimbje e malli
    Nga oqeani im

    E nese prape nje dite do vij
    Ku shpirti im ma do
    A thua, do me njihni ju…
    A thua do t’ju njoh?….

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zhgarravinat e mia
    Nga Sokoli nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 01:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •