Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Moisiu propozon deputetin republikan Robert Çekun për kreun e KLSH

    Pse nuk e pranon opozita Robert Cekun per kryetar kontrolli ose kryerevizor.. ne vend te atij kavajsit Kercukjes?

    Dini gje juve..

    Ne shtyp kemi degjuar fjal te mira per Cekun..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Opozita, dmth Berisha, ka nje difekt shume te madh se nuk ka nuhatje politike, ne rastin me te mire. Te gjitha zgjedhjet qe ka bere ne kohen e aleancave fluide po dalin tani qe paskan qene gabim. Moisiu doli gabim, Sollaku gabim (RD e sulmonte dje ne editorial), Ceku qe ne 2001 ishte kandidat i perbashket i opozites, dmth dhe PD-se ne Tirane, prape gabim.

    Atehere gjithe flirti i madh qe pati me Nanon ne 2001-2002 del qe ka sherbyer ne cimentimin e pozicionit te Nanos, te pakten deri ne 2004, si pasha absolut ne Shqiperi. Kurse opozita vete ka marre nje berryl te perthyer. Ndaj nuk eshte per tu habitur ne shnderrimin e nje pjese goxha te madhe te elektoratit te opozites ne mosvotues.

    Komike nga ana tjeter eshte qe humbesi i madh i atij flirti, Ilir Meta, me daljen si parti me vete i ka bere sherbimin me te madh opozites ne keto tre vjet te fundit.

    Si tha ai tjetri: "Ishin veshur partizanet si balliste qe ne ti merrnim per gjermane", apo dicka e ngjajshme.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Moisiu: Pse zgjodha Cekun per KLSH

    E Marte, 26 Tetor 2004
    Presidenti i Republikes shpjegon arsyet qe e shtyne te dekretonte deputetin republikan si kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit: "Nuk kam asnje interes tjeter, pervec interesave qe te forcoje institucionet kushtetuese". Berisha reagon ashper, ndersa te enjten pritet te behet votimi ne Kuvend

    Elton METAJ

    Presidenti Alfred Moisiu mbrojti zgjedhjen e tij per te dekretuar Robert Cekun si kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit. Kreu i Shtetit u shpreh dje se kishte tentuar te arrinte mbeshtetjen e nevojshme per kandidaturat e propozuara nga forcat politike apo shoqeria civile, por kjo nuk kishte qene e mundur. Megjithate, Moisiu nuk ka kursyer vleresimet pozitive per Robert Cekun, te cilin vetem dje pranoi zyrtarisht se e ka dekretuar per te drejtuar KLSH-ne.

    "Ka tre muaj qe po vazhdojne keto polemika. Jane marre ne konsiderate dhe propozime te ndryshme, qe kane ardhur si nga forcat politike, ashtu dhe nga shoqeria civile", eshte shprehur Presidenti, ne nje konference te perbashket shtypi me homologun e tij malazes, i cili ndodhej dje ne Tirane. Moisiu tha se ishte perpjekur te gjente nje kandidature, e cila do ta ngrinte KLSH-ne ne nivelin e duhur. Ai ka permendur edhe te dhenat nderkombetare per korrupsionin ne Shqiperi. "Thuhet qe jane shperdoruar miliarda leke, por dhe kete e degjojme nga viti ne vit dhe akoma nuk kemi nje njeri qe te jete pergjigjur per kete pune", tha Moisiu, duke shtuar se nuk mund te pranonte qe ta shperdoronte te drejten e dhene nga Kushtetuta, "duke propozuar kandidatura te tilla, te cilat nuk i permbushin kerkesat e duhura". "Kushtetuta dhe ligji per KLSH-ne nuk permend absolutisht asnje kerkese se nga duhet te vije kjo kandidature. Ka vetem kerkesat specifike, qe percaktojne cilesine e kandidatures, pra ne kete kontekst mendoj se kam bere perpjekjet maksimale dhe njekohesisht te marre mendimin e te gjitheve, por edhe te ushtroj te drejten time per t'i propozuar Parlamentit shqiptar ate kandidature qe i ploteson me mire keto kerkesa dhe nuk kam pasur parasysh absolutisht asnje gje tjeter", u shpreh Presidenti. Sipas tij, institucionet e shtetit nuk mund te forcohen, duke vazhduar me mentalitetet e partise-shtet. "Institucionet e shtetit forcohen, duke vendosur ne krye te tyre njerez profesioniste me integritet, me pervoje dhe te sprovuar", tha Kreu i Shtetit. Moisiu shtoi se si President i Republikes "nuk ka asnje interes tjeter, pervec interesave qe te forcoje institucionet kushtetuese dhe qe Shqiperia te eci krah per krah vendeve te tjera per te zbatuar te gjitha verejtjet qe jane bere, e te gjitha mungesat qe jane vene re".

    Duke iu referuar edhe mesazhit te tij drejtuar Kuvendit te Shqiperise me 13 shtator 2004, Moisiu deklaroi se ne rastin e kreut te KLSH-se, "eshte perpjekur te arrije, jo vetem zgjedhjen e nje kandidati sa me te pranuar, por sidomos te nje personaliteti me aftesi profesionale, ekspert te njohur te fushes perkatese, njohes te mire te legjislacionit dhe figure me integritet te brendshem e mbeshtetje nderkombetare qe garanton forcimin e institucionit te Kontrollit te Larte te Shtetit".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha: Moisiu, percares i kombit

    E Marte, 26 Tetor 2004

    Kreu i PD: Presidentin e morem nga pensioni

    Armando META

    Ish- Presidenti Sali Berisha, akuzon Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, se eshte kthyer ne nje personazh, i cili po percan kombin. Deklarata e ashper e Berishes ne drejtim te Kreut te Shtetit, eshte bere dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, duke marre si shkas dekretimin nga ana e Moisiut, te deputetit republikan, Robert Ceku, si Kryetarin e ri te Kontrollit te Larte te Shtetit. Berisha meton se ne marreveshjen e forcave politike me te cilen u zgjodh Moisiu si President konsensual, u percaktua se KLSH do t'i kalonte partise me te madhe opozitare.

    "PD paraqiti emra, personalitete te shquara, te cilat u refuzuan ne menyre kategorike nga Nano. Mundet edhe nga vete Moisiu, i cili ne shume aspekte ngjason me nje apendiks te Nanos. Ne keto kushte, kerkuam qe Presidenti te heqe dore nga pazaret e ulta. Ne ushtrim te dispozitave kushtetuese, te emeroje nje individ jo politik, por qe ploteson teresisht kushtet ligjore, qofte dhe punonjes brenda ketij institucioni, qofte dhe punonjes te marre nga institucione te tjera", u shpreh Berisha. Ai tha se PD ishte zotuar se, ne perputhje me parimin e ndarjes se pushteteve, pavaresisht rezervave ndaj Presidentit, do te votonte kandidaturen qe Moisiu do te dergonte ne Kuvend. "Presidenti, ne misionin e tij nga Presidenti konsensual, ka marre persiper te jete Presidenti i percarjes me te madhe kombetare ne historine e ketij vendi", ka akuzuar Berisha. Sipas tij, Moisiu eshte nje percares i vertete, primitiv, qe nuk respekton as parimet me elementare te pluralizmit. Berisha meton se dekreti i Presidentit per Cekun eshte bere sepse ate e ka urdheruar Nano, duke shkelur ne kete menyre parimet fondamentale te pluralizmit. "Te emerosh anetare te opozites me vota te Nanos, do te thote te jesh primitiv dhe te mos kesh nocionet me elementare te funksionimit te demokracise. Siguroj se Haxhi Lleshi do ta kishte shume zili kete pseudopluralizem, kete primitivizem ndaj parimeve fondamentale te demokracie nga Presidenti aktual", thekson Berisha. Ky i fundit meton se ne nje takim qe ka zhvilluar me Cekun e ka qartesuar se qendrimi kundershtues i PD ndaj tij nuk ka te beje me ate personalisht, sikurse edhe per kandidatet e tjere, por ka te beje me nje parim te madh ate te koncepteve te demokracise. Kryetari demokrat nenvizon se, nese kandidati emerohet nga opozita, ai duhet te jete nje njeri i pranuar nga opozita. "Me i shemtuari i te gjitha varianteve, me primitivi i disa varianteve, eshte ky qe zgjedh Presidenti. I kujtoj Presidentit se vertet ai u morr nga pensioni dhe u cua ne institucionin e presidences, por ai u mor me konsensus. Kjo nuk do te thote, qe ai te marre dhe te emeroje ke te doje", ka nenvizuar Berisha, duke nxjerre ne pah faktin e presionit te dy drejtuesve me te larte te politikes, per te pasur nje President nen pale dhe jo mbi pale. Kreu i PD thekson se Presidenca, nga nje institucion qe duhet te sillte moderacion, qe do te sillte ose do te perpiqej per mirekuptim, eshte kthyer ne nje instrument te Nanos. Berisha deklaron se Kryeministri Nano e ka patur Cekun dhjete dite me pare ne zyren e tij.

    "Per Cekun me shume ka rendesi urdheri per t'u shnderruar ne nje instrument te Nanos, sesa respektimi i parimeve themelore te ndertimit te nje shoqerie demokratike. Kam besim qe edhe shume deputete te PS, nuk do te pranojne nje akt te tille primitiv. Nese Kryetari i PS nuk pranon qe ata te jene te PD, le te zgjedhe nga partia e tij, por jo te marre nga opozita dhe te transfiguroje personin nga opozita. Merr nje nenkryetar partie opozitare, pa aprovimin e partise se tij dhe e ve, sepse i jep garanci Kryeministrit. Me vjen keq per Cekun qe e lejoi vehten te behet nje instrument ne kete mizanskene sa primitive aq edhe bizantine dhe antidemokratike", ka nenvizuar Berisha.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ceku, nis beteja ne Kuvend

    E Marte, 26 Tetor 2004
    Kandidatura e deputetit republikan, Robert Ceku per Kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit eshte shtuar ne kalendarin e punimeve te Kuvendit te Shqiperise per t'u miratuar seancen e ardhshme plenare. Por, ky propozim i Presidentit te Republikes, nuk ka kaluar pa shkaktuar debate mes deputeteve, gjate seances se djeshme te Kuvendit. Kryetari i PD, Sali Berisha e akuzoi Presidentin Moisiu se me dekretimin e Cekut per kryetar te KLSH-se, ka kryer nje akt shume te shemtuar e te turpshem. Ai i beri thirrje Byrose Parlamentare qe te shqyrtoje kete ceshtje dhe t'ia ktheje mbrapsht dekretin Kreut te Shtetit, pasi sipas tij, po shkel parimet themelore te pluralizmit. "Kur Kreu i Shtetit merr persiper te propozoje per Kryetar te KLSH-se nje politikan te mirefillte, ai ofendon pluralizmin. Nuk eshte normale qe te behen pazare kaq te uleta politike. Nuk mund te ndodhe qe te merret nje nenkryetar i nje partie opozitare e te emerohet me votat e shumices", nenvizoi ne seancen e djeshme plenare, lideri demokrat. Por, ai eshte kundershtuar nga Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, i cili theksoi se dekretet e Presidentit nuk shqyrtohen nga deputetet, por vetem shprehet pelqimi per to, me ane te votes. Ne nje mendje me Berishen ka qene edhe Kreu i PR-se, Fatmir Mediu. Ai e quajti veprimin e Presidentit si te pamoralshem dhe qe nuk perputhet me kushtetuten, pasi Kreu i KLSH-se duhet te jete i pavarur nga politika. Megjithate, Kryetari i Grupit te PS-se, Gramoz Ruci propozoi qe miratimi i kandidatures se Cekut te shtyhej per nje jave, meqenese shkatoi debate te gjera. Por, ky propozim nuk u pranua nga Kryetari i Kuvendit. Nderkohe, diten e enjte, do te votohen edhe 3 dekrete te tjera te Presidentit, qe jane: Adrian Fullani per Guvernator te Bankes se Shqiperise, Vjollca Mecaj per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe Fatos Luli per anetar te KKRT-se.

    R. Kalemi
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    A nuk do te ishte mire qe te lexonit lajmet dhe deklarimet e te gjitha paleve perpara se te formulonit nje mendim tuajin?

    Ngritja e zerit e Berishes ne lidhje me Cekun, nje deputet republikan po nga rradhet e opozites, eshte me shume nje loje me mendjet e socialisteve, dhe nje presion publik mbi presidentin Moisiu. Berishes dhe opozites nuk i behet shume vone per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit, pasi vjedhjet e abuzimet opozita i ka dokumentuar edhe pa patur nje post te tille, fale njerezve te ndershem ne administraten publike qe i deshmojne keto dallavere dhe ia percjellin opozites. Une do te thosha qe propozimi i Cekut eshte ne favor te dyfishte te PD.

    1. Kreu i KLSH nuk do te jete nje socialist. Eshte 100 here me mire per PD qe kete institucion ta udheheqe nje opozitar republikan jo nga rradhet e saj, se sa ta udheheqe nje i emeruar i Nanos.

    2. Duke i dhene nje post ne administrate republikaneve, partise se dyte me te madhe opozitare ne vend, PD u hedh nje kocke qe ta lepijne bashkepuntoret e saj politike, te cilet kur nuk jane duke lepire kocka, fillojne e lehin poshte e lart neper televizione e neper gazeta.

    Berisha del ne media kunder propozimit te Cekut, pasi politika qe dine te bejne socialistet eshte vetem ajo anti-Berisha. Nese Berisha del kunder Cekut, kartonat socialiste ne kuvend do te jene pro Cekut, vetem se Berisha nuk e voton ate. Ata qe nuk e kuptojne politiken, detyrimisht qe do te priren ne vote nga emocionet qe u ngjall retorika e kundershtarit te tyre kryesor perpara kamerave televizive.

    Persa i perket sulmeve akoma me te ashpera per presidentin, Berisha ushtron presion mbi te qe te ndikoje ne nje zgjidhje perfundimtare te ndershme ne lidhje me KQZ dhe procesin elektoral ne zgjedhjet qe po afrojne tashme. Reforma zgjedhore eshte ceshtja kryesore madhore per opoziten, dhe jo KLSH. Ne te njejten dite qe Berisha leshon keto raketa ne ajer drejt presidences, presidenti ishte koke me koke me numrin 2 te PD dhe Rucin duke vene perfundimisht pikat mbi i ne lidhje me mareveshjen zgjedhore.

    Po pres te lexoj si do te votoje pozita/opozita ne kuvend. Nuk do te cuditesha nese Ceku do te merrte nje shumice absolute votash, kur te gjitha te jene thene e bere.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lajthitje te Berishes..

    Rd shkruan:

    --------

    Grupi parlamentar i PD-së kërkon që kreu i shtetit të heqë dorë nga pazaret me Fatos Nanon


    Berisha: Moisiu, President i përçarjes kombëtare


    "Unë ju siguroj se Haxhi Lleshi do ta kishte shumë zili këtë pseudopluralizëm, këtë primitivizëm ndaj parimeve fondamentale të demokracisë së Presidentit aktual"


    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron një problem shumë të rëndësishëm shkeljen e parimeve më elementare të pluralizmit nga Presidenti i Republikës, lidhur me emërimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha në mbledhjen e djeshme të Grupit parlamentar Demokrat, se Presidenti, në misionin e tij, nga president konsensual ka marrë përsipër të jetë president i përçarjes më të madhe kombëtare në historinë e këtij vendi, një përçarës i vërtetë, primitiv, që nuk respekton as parimet më elementare të pluralizmit.

    Kjo, sipas tij, për faktin se në marrëveshjen e forcave politike që zgjodhën Moisiun si president konsensual (kjo ishte një kërkesë e prerë e Parlamentit Europian, e Komisionit Europian, e BE, në rezolutën e miratuar në Parlamentin Europian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabizilim-Asociimit me Shqipërinë, në rast të kundërt ato nuk hapeshin), ishte përcaktuar që Kontrolli i Lartë i Shtetit do t'i kalonte partisë më të madhe opozitare. Berisha tha se PD paraqiti kandidatë për këtë post, personalitete të shquara, të cilat u refuzuan në mënyrë kategorike nga Fatos Nano apo ndoshta edhe nga vetë Moisiu, i cili në shumë aspekte ngjason me ndonjë apendiks, apo ndonjë ekstension të tij.

    "Në këto kushte, ne kërkuam që Presidenti të heqë dorë nga pazaret e ulëta dhe në ushtrim të dispozitave kushtetuese, të emërojë një individ jo politik, por që plotëson tërësisht kushtet ligjore, qoftë punonjës brenda këtij institucioni, qoftë punonjës të marrë nga institucionet e tjera", tha Berisha. Kjo, sipas tij, për faktin se "sot, vendi ka juristë të shkëlqyer, të diplomuar në universitetet më prestigjioze të Perëndimit. Sot, vendi ka kontabilistë të shkëlqyer, të graduar brenda dhe jashtë vendit". Kryetari i PD, Berisha, tha se "PD, në përputhje me parimin e ndarjes së pushteteve, pavarësisht vërejtjeve ndaj Presidentit, ishte shprehur se do të votonte kandidaturën që do të sjellë Presidenti, sepse ky është një detyrim ligjor". Kryetari i PD-së tha se deputetët demokratë duhet të respektojnë dhe duhet të angazhohen për respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve.

    Mirëpo Presidenti Moisiu vazhdoi të bëjë lojën e Fatos Nanos, me logjikën absurde "do të emëroj unë ty, pse më thotë rrethi im apo pse kam punuar 5 muaj me ty në vitin '90, pse më urdhëron Fatos Nano, duke shkelur parimet fondamentale të pluralizmit". Berisha tha se të emërosh anëtar të opozitës me vota të Fatos Nanos, do të thotë të jesh primitiv dhe të mos kesh nocionet më elementare të funksionimit të demokracisë.

    "Unë ju siguroj se Haxhi Lleshi do ta kishte shumë zili këtë pseudopluralizëm, këtë primitivizëm ndaj parimeve fondamentale të demokracisë së Presidentit aktual", tha Berisha. Kryetari i PD-së bëri të qartë edhe pozicionin e kandidatit të përzgjedhur nga Moisiu, nën ndikimin e Fatos Nanos.

    "Unë e kam qartësuar zotin Çeku se ne nuk kemi asgjë me emrin e tij, por ne kemi të bëjmë me një parim të madh. Nëqoftëse ai emërohet nga opozita, duhet të jetë njeri i pranuar nga opozita dhe këtu bëhet vendim që opozita merr përsipër Kontrollin e Shtetit, dhe kjo nuk është për të ndarë pushtetin, por është në frymën e asaj që qeveria qeveris dhe kontrollohet nga opozita", tha Berisha.

    Kryetari i PD-së pohoi se e kishte patur Çekun në zyrë dhjetë ditë më parë, ku i kishte shpjeguar qëndrimin e Grupit parlamentar Demokrat dhe se ai kishte dalë shumë i qartë nga ky takim, ndërsa pasi bëhet një takim me Fatos Nanon dhe merr garancitë e emërimit, ai vepron ndryshe. Kjo, sipas Berishës, është e turpshme.

    "Korrupsioni është bërë problemi më fondamental për vendin. Me Fatos Nanon kryeministër, korrupsioni rritet me shpejtësinë më të madhe. Të vetmen garanci që na jep zotëria, që pranon në kundërshtim me të gjitha parimet morale, është se i ka dhënë garanci Fatos Nanos për të marrë votat e tij", tha Berisha. Duke shprehur keqardhje për zotin Çeku, që i lejoi vetes të bëhet një instrument në këtë mizanskenë sa primitive, aq bizantine, antidemokratike, kryetari i PD tha se ky është një problem fondamental.Berisha i ka rikujtuar gjithashtu Moisiut se vërtet ai u mor nga pensioni dhe u çua në institucionin e Presidentit, por u mor me konsensus dhe kjo nuk do të thotë që ai mund të veprojë si të dojë e të emërojë kë të dojë.

    "Nga një institucion që duhet të sillte moderacion, që duhet të përpiqej për mirëkuptim, Presidenti është shndërruar në një instrument të Fatos Nanos", tha Berisha. Kjo, sipas tij, për faktin se për këtë individ më rëndësi ka urdhëri dhe shndërrohet në instrument i Fatos Nanos, se sa respektimi i parimeve më themelore të ndërtimit të një shoqërie demokratike. Pikërisht për këtë, kryetari i PD-së beson që edhe shumë deputetë të PS nuk do ta pranojnë një akt të tillë primitiv.

    Në këto kushte, Grupi parlamentar i PD-së do të kërkojë një mbledhje urgjente të Byrosë Parlamentare, për të shprehur qëndrimin e saj në respektim të rregullave të pluralizmit dhe të ligjit.

    Halil RAMA

    ---------------------






    Moisiu thot Berisha percares i Kombit.. e pse?

    Se po ve Robert Cekun krye revizor?

    Po robert Ceku eshte lider tek Republikanja te cilet Berisha tash 15 vjet i konsideron Aleate..

    Na thuaj o Berish qe Republikanet nuk jane aleate te PD-se po spiune te Nanos e se ju kam genjyer 15 vjet.. e athere te besojme..

    Moisiu eshte rezultat i pazareve te Berishes me Nanon tani i thote Percares Kombi plakut te shkrete..
    Ik pra dhe ti nga Politika perderisa na paske dhuruar Percares ne Krye te Shtetit dhe na paske mbajtur si Aleate ca tradhtare ne Republikane..
    Ti na dhurove Sallakun i cili po ja rruan b-ithen Krimit..
    Ti na dhurove Kercukun qe dridhej kto 7 vite nga Mafia..
    Ne grupin tend parlamentar ne cdo Votim po cfaqen spiune e ti Hesht..
    Ti po legalizon hajdutet qe kane hyre forcerisht ne pronat e te tjereve duke i dhene nje shkelm pabesie atyre qe te votuan ty e qe nuk vodhen e grabiten per hir te ruajtjes se paster te Figures se demokratit e kete e ben qe te te zbardhojne Partine tende.. e te tregojne se Shteti Demokratik nuk pajtohet me uzurpatoret dhe se nje dit do i ndeshkoje ata..
    Por na ke mashtruar..
    Ka kaq muaj qe ankohet nje Familje per Remzi Hoxhen qe sipas ZP -se eshte i zhdukur ne Kohen tende president..
    Tundu e gjeje e na zbardh faqen neve qe te kemi votuar o kokderr..
    Paska qen dasht me vjedh e grabit qe te ishe ashtu si ti i paske dashur shqiptaret..


    Pd nuk eshte ne taketuke..pik..


    Tjeter cfar thote RD:



    Berisha: Qytetarët e Kosovës votuan për vetëvendosjen


    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uron Presidentin Rugova për fitoren në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Në mbledhjen e djeshme të Grupit parlamentar Demokrat, Berisha përshëndeti në emër të deputetëve dhe të Partisë Demokratike Presidentin Rugova për fitoren e shkëlqyer të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit. Kryetari i PD, Berisha, tha se në këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës votuan për vetëvendosjen, votuan për statusin e vendit dhe të shtetit të tyre. Gjithashtu, një përshëndetje të përzemërt ka shprehur Berisha edhe për të gjitha forcat politike të Kosovës, për mënyrën e qytetëruar të angazhimit të tyre në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. "Është e vërtetë se në këto zgjedhje, Kosova dha provën e një maturie të vërtetë demokratike, dha provën e vullnetit të qytetarëve të saj për të ndërtuar shtetin ligjor; la Shqipërinë në spiralen e turpshme të dhunimit të zgjedhjeve, nuk ndoqi shembullin e qeverisjes aktuale, por ndoqi shembullin europian", tha Berisha.

    H.R

    ---


    Po Berish ... LDK korri fitore por pa asnje ndihme nga ana jote.. se te thahej goja te thoshje dy fjale popullit te Kosoves te Votoje per LDK-ne..

    E le LDK-ne te poshterohej nga te kater anet prej Mafies Kosovare qe eshte b-ith e brek me Mafien e Tiranes qe vrau Azem Hajdarin..

    Asnjehere nuk e hape sqepin per kolonel Ahmet Krasniqin..

    Shtrengove duart e u zgerdhive me Plackitesin Ramush Haradini i cili ka vrare e vret ne Kosove atdhetaret .

    Mund ti falej nje ersek-ari a delvinjoti kjo b-ith lepirje ndaj Ramushit ..por jo nje Tropojani qe pretendon se e ka ne zemer Kosoven..

    Te gjithe e dine se Ramushi Hashimi e etj jane vrases aktive e hajdute e ti po i pershendet perzemersisht per rezultatet ne Votime..
    Nuk perben gezim per nje Atdhetar kur grupet Mafioze Kriminele marrin Vota..Perkundrazi kjo eshte Tragjedi..

    Duke u puthur me Ramushin badigardet e te cilit kane vrare Sabaeten.. luftaren e policen e Kosoves.. dhe vajzen e Decanit.. qe eshte 5 km vij ajrore nga Tropoja.. ti Berish ke dhene ndihmes ne rritjen e reputacionit te nje Krimineli qe ai te marre vota e te diktoje te ardhmen e Kosoves..

    turp..


    A ka Berisha keshilltare?

    Natyrisht ska se dhe nje femije i klases 4 fillore po te pyetej se a do ta bejme ditlindjen neser qe eshte ZI Kombetare per Gjimnazistet e Malisheves..do thoshte..joooo e bejme mbas nji jave se do me vije turp nga klasa..

    Po femijet e Berishes qe i ka burra e gra.. ne Moshe.. po ai krushku Malltez koklo-qja..po Pjetri po ky Besnik magari .. Mustafa..po kta bode Topet.. a jan ne terezi apo jo..
    Po Ed Paloka ku i ka trute.. Po Tak Ngjela qe e njef mire ZP-izmin.. si nuk i tha di llafe ne vesh kti kokrisuri..
    Si nuk u kujtuan ti thone.. lere ditlindjen mbas dy javesh se sbehet qameti se do na e skuqi ZP-ja.. e do na marrin inat Vllezrit ne Kosove..


    Nuk mund te besohet fati i Zgedhjeve te ardhshme me tek Berisha.. Ai do ta coje perseri elektoratin demokrat drejt nji humbjeje te re..

    Ai duhet Zevendesuar.. pik..


    Ja dhe emaili i "ambasadorit" te Sales..

    kush nuk perton le tja coje kte shkrim timin kti mendjemadhi qe ka bere Ciflig ne Linz e po na merrka bursa cdo vit per jashte shteti.. sic thoshte vete nje dit ne nje interviste..

    dallkauker..


    e-mail: besnikmustafaj 2001@yahoo.com

  8. #8
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Mendimi im eshte se berisha nuk e do cekun pasi kerkon te vendosi ne krye te atij posti nje njeri polititk, qe sja perton te behet kamikaze kur e kerkon sala, psh ne zgjedhiet e arrdhshme, sic u bene me edi ramen para zgjedhieve bashkiake. Robert ceku eshte figure, i pergatitur, ekonomist i zoti, shume i pershtatshem per ate pune, po sala do 'blerim celen', ashtu si edhe xhaxhi donte muho asllanin me pilo peristerin. Nejse ne skemi per tu bere nai here vend normal per sa kohe votohen mamuthe si sala me tosin.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nese doni te lexoni gazeten Tema, mund ta beni duke u abonuar te mail-lista e gazetes, pa patur nevoje te beni pagesen vjetore.

    ------------------------------

    Presion për skemën paraelektorale të opozitës

    Mero Baze

    Kryeministri Fatos Nano arriti dje një fitore të qartë
    politike ndaj opozitës, duke përdorur thuajse gjithë
    partitë aleate të opozitës kundër partisë që i ka
    futur ata në Kuvend, duke ngritur pikëpyetje të mëdha
    për aleancat e ardhshme paraelektorale. Të gjitha
    grupet parlamentare të opozitës, të futura në listë
    nga Partia Demokratike, votuan dje për propozimin e
    përbashkët Nano-Moisiu për kreun e Kontrollit të
    Shtetit. Grupimi i monarkistëve të vjetër, nën emrin e
    LZHK, që bashkojnë në shumicë deputetë ballistë,
    legalistë dhe republikanë, si dhe dy deputetët
    parazitë të opozitës, Laço dhe Starova, dhanë provën e
    parë si grup antiopozitar. Republikanët e mbetur janë
    padyshim në pozicionin më qesharak të mundshëm, pasi
    ata tani kanë një bilanc të tillë, sa e kupton që, nga
    pafuqia, janë shtrirë nga Monarkia tek Presidenti i
    Republikës dhe opozita. Kryeministri Fatos Nano, i
    cili është realisht i shqetësuar nga një koalicion i
    gjerë kundër tij, ka futur në krizë raportet e PD-së
    me ish aleatët dhe përpjekjet e Berishës për të rihyrë
    në zgjedhje me të njëjtin koalicion. Më tej akoma,
    fitorja e Nanos shndrit në faktin se ai, duke
    shkatërruar aleatët e Berishës, është duke i kërkuar
    atij aleancë për të shkatërruar opozitarët e tij
    përmes Kodit elektoral.
    Ndërkohë që brenda Partisë Demokratike fuqizohen
    automatikisht zërat që kërkojnë të hyjnë në zgjedhje
    të vetëm, Nano ka siguruar komoditetin për të biseduar
    me dy faktorë politikë, me opozitën reale dhe
    koalicionin antiopozitar. Ai i tregoi dje Berishës se
    rruga më e mirë është "marrëveshja" me të, kundër të
    vegjëlve, të cilët i kontrollon pushteti. Duke qenë i
    frikësuar nga të vegjlit e tij, jo dhe aq të vegjël,
    Nano ka gjetur kohë të mirë për t'i kujtuar opozitës
    "të shesë ish-aleatët, para se ta shesin". Nuk është e
    sigurt se si do të reflektohet kjo goditje politike e
    shtetit ndaj opozitës, por natyrisht rikthimi inatçor
    tek një Marrëveshje kundër të vegjëlve, dëmton
    opozitën më shumë se sa vazhdimi i vetëm i lojës.
    Është e vërtetë që Nano kontrollon deputetët e listës
    Berisha, por nuk kontrollon dot elektoratin e
    opozitës. Ai po ashtu nuk kontrollon dot elektoratin e
    majtë që do të votojë kundër tij. PD duhet të shkojë e
    vetme në zgjedhje, me aleanca të pjesshme dhe të
    studiuara zonale, për ta lënë Fatos Nanon në aleancë
    vetëm me koalicionin që formoi dje përballë opozitës
    reale dhe opozitarëve të tij. Kështu qeshin mirë, ata
    që qeshin të fundit.

    ----------------------

    Berisha e perdori koalicionin per ti dhene me teper besueshmeri pretendimit te tij se kishte ndryshuar. Kjo ja vleu per faktin se ne 2001 ai u riciklua fuqishem ne politike duke i fituar ne fakt zgjedhjet e asaj kohe. Pas 4 vjeteve, mendoj se koalicioni ne te vertete eshte i paqene. Partite e vogla kane treguar koha-kohes se ne fakt nuk kane arritur ta kalojne cakun e disa emrave te pervecem. E para nga kendveshtrimi i PD-se, cfare te mire ka pasur PD-ja pas 2001 nga parti te tipit "Bashkimi Liberal Demokrat" apo "Levizja e Legalitetit" ? Me teper ka pas gerryerje votash ne votime te rendesishme. Ka ardh koha qe secila parti ta tregoje veten se sa vlen para elektoratit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Tema

    EDITORIALI

    Për opozitën, aleatët dhe parazitët e saj

    Mero Baze

    Deputeti Arjan Starova pas një heshtjeje katërvjeçare,
    është përfshirë dje në një debat rreth opozitës,
    përçarjeve brenda saj dhe shkaktarëve të këtyre
    përçarjeve. Hormonet e tij politike duket se i ka
    zgjuar një editorial i gazetës "Tema" i datës 29
    Tetor, në të cilën i bëhet thirrje liderit të opozitës
    Sali Berisha të mos bjerë në skemën e presionit të
    Fatos Nanos për të dëmtuar partitë e vogla me një
    marrëveshje dypalëshe që Nano duket se po ia ofron
    opozitës për Kodin elektoral.
    Nga aq sa kuptohej, nga përpjekjet për t'u marrë me
    politikë pas katër vitesh si rrogtar i opozitës,
    Starova kishte disa shqetësime kryesore.
    I pari kishte të bënte me emrin e zotit Çeku dhe
    pretendimin se ai është fyer nga opozita. Nuk kam
    dëgjuar akuza konkrete për zotin Çeku, që nga koha që
    e sulmonte Anastas Angjeli para katër vitesh. Unë së
    paku në gazetën time nuk kam shkruar asnjë rresht
    negativ për cilësitë personale të zotit Çeku. Biles
    dhe disa akuza që kam lexuar në gazeta të tjera, për
    abuzime financiare të ish zëvendësministrit të
    Financës Robert Çeku, që shkojnë deri në 1,3 milionë
    dollarë me arkat e regjistrimit në vitin 1993-1994,
    nuk i kam ribotuar me vetëdije se do të komentoheshin
    si përpjekje për denigrim. Kam biseduar vetë me zotin
    Robert Çeku dhe ai ka qenë dakord se opozitës askush
    nuk mund t'i diktojë përfaqësimin. Zgjedhja e zotit
    Çeku për të qenë i emëruar i Fatos Nanos në Kontrollin
    e Shtetit, është një zgjedhje personale politike dhe
    shumë me leverdi në aspektin social, pasi është rrogë
    e lartë, i paguhet celulari, ka makinë të mirë, ka
    mandat që zgjat deri sa të dalë në pension, i cili po
    ashtu për këtë shkak mund të jetë i lartë, gruaja
    është e kënaqur, etj., si këto. Askush nuk mund ta
    fyejë për këtë Robert Çekun. Njeriu është mirë t'ia
    vërë vetë vetes një çmim dhe besoj se korçari Robert
    Çeku e ka bërë. Unë nuk debatoj për cilësitë personale
    të zotit Çeku, pasi nuk jam në gjendje të gjykoj nëse
    ai u ble lirë apo shtrenjtë. Debati nuk qëndron në
    faktin, përse Fatos Nano arriti të bëjë të vetin zotin
    Çeku, pasi ky gjest ka një kuptim, nga fakti se ai e
    shpërbleu Robert Çekun, duke i dhënë një post të lartë
    shtetëror. Debati qëndron në faktin se Fatos Nano mori
    pa asnjë çmim, sikur t'i kishte në rresht, dhjetëra
    deputetë që janë në Kuvend me votat e opozitës mes të
    cilëve dhe zotin Starova. Kjo është humbje politike
    për opozitën dhe fitore politike për Fatos Nanon. Në
    këtë rresht të bindur antiopozitarësh, zoti Starova
    shpresoj se ka hyrë me dëshirën e tij dhe me çmimin e
    tij. Natyrisht që do të dëshpërohesha sikur të mësoja
    se ka hyrë vullnetarisht dhe pa dëshirë. Por së paku
    jam i qetë se unë nuk kam si fajësohem si përçarës i
    opozitës, për këtë gjest të Starovës dhe aleatëve të
    tij, pasi unë nuk i kam inkurajuar ata të votojnë për
    propozimin e Fatos Nanos në Kuvend.
    Problemi i dytë që ngre kundër gazetës sonë zoti
    Starova, është në stilin e pedagogut të marksizmit,
    dhe ka të bëjë me faktin se ne duhet të merremi më
    shumë me rekomandimet ndërkombëtare kundër Fatos Nanos
    dhe të kontribuojmë në forcimin e zërave kundër tij.
    Megjithëse pak qesharake si këshillë, mua më duket se
    mes nesh që nuk mbështesim sa duhet ndërkombëtarët
    kundër Fatos Nanos dhe zotit Starova që mbështet me
    votë propozimet e Fatos Nanos, është një hendek i
    madh, që nuk ka me se mbushet. Gazeta jonë ashtu si
    dhe shumë gazeta të tjera në vend, është e ndjeshme
    ndaj kritikave ndërkombëtare dhe u jep atyre hapësirën
    maksimale. Në gjithë këtë hapësirë, i vetmi zë që ka
    munguar të flasë qoftë dhe një falë të vetme kundër
    Fatos Nanos këto katër vite, është emri i Arjan
    Starovës. Shpresoj të mos na thojë se e kemi
    censuruar.
    Shqetësimi i tretë i zotit Starova është klasik për
    gjithë traditën antiopozitare në vend. Të gjithë tipat
    si Starova, që bashkojnë votat me socialistët, që
    bëjnë ç'është e mundur ta poshtërojnë opozitën duke
    votuar kundër saj, kur e shikojnë që nuk e kanë
    arritur rezultatin final, fillojnë një refren të
    pështirë duke tjerrë teorinë se nuk e ka fajin Sali
    Berisha që nuk u bind, por "Ata" të tjerët që e
    mbështesin atë. Nën frymëzimin e vjetër se "ujët
    rrjedh i kulluar, por turbullohet rrugës" nga "të
    tjerët" ku hykërkam dhe unë me editorialet e mia,
    Starova duket se ka gjetur alibinë për të shpresuar
    ende tek ndonjë mandat tjetër deputeti prej Sali
    Berishës. Mua kjo as më gëzon dhe as më shqetëson. Ajo
    që del qartë nga kjo logjikë nëse mund të shkohet pas
    mendjes së Starovës, është se unë jam përçarës i
    qeverisë dhe jo i opozitës. Nëse i marr të mirëqena
    meritat që më jep Starova, që paskam shmangur një votë
    unanime të Berishës dhe opozitës pro propozimeve të
    Nano-Moisiut, atëhere unë thjesht kam ndihmuar që të
    mos ketë votim unanim për qeverinë dhe meritoj
    epitetin "përçarës i qeverisë".
    M'u desh ky sqarim dhe për faktin se kur dikush ka
    diçka për të kundërshtuar në ato që shkruan gazeta, ne
    i kemi të hapura faqet për debat. Zoti Starova ka
    zgjedhur të vetmen gazetë besnike të Fatos Nanos në
    Shqipëri, për të na akuzuar ne si gazetë e pavarur që
    përçajmë opozitën. Kjo nuk na bën të ndihemi keq për
    vete, por për zotin Starova, i cili ka një keqkuptim
    të madh me veten. Ai edhe pse ka hipur vullnetarisht,
    ose me ndonjë çmim fare të ulët, në një autubuz me
    Fatos Nanon dhe njerëzit e tij, ka idenë që nuk është
    duke lëvizur "Ai" me autobuzin e qeverisë, por po
    lëviz stacioni ku është ndarë "Ai" me opozitën. Ky
    është një shpjegim që u bëhet fëmijëve për "lëvizjen
    dhe trupat" kur janë në fillore, por që me sa duket
    vlen dhe për pjekurinë politike të tij.

    -----------------------

    Arjan Starova ne mos gaboj ka qene minister i jashtem ne qeverine e pajtimit kombetar ne 1997. Pra nje njeri te cilit Berisha i ka besuar ne kohen me te keqe te karrieres se tij politike. Fuqite kompromentuese te Nano vertet jane te medha por mendoj se dhe paaftesia e Berishes per te zgjedh bashkepuntoret e tij ka pjesen e saj ne kete mesele.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shume zhurme per asgje.

    Opozita nuk humb asgje nga emerimi i Cekut, dhe PD duhej ta kish mbeshtetur ate ne kuvend, duke evituar keshtu edhe ndarjen e votave te opozites ne kuvend. Nese Ceku do te jete i shitur, sic pretendon Berisha, kjo do te merret vesh shume shpejt nga te gjithe, mjafton te shikosh sa skandale, sa padi, dhe sa ceshtje penale Ceku do te zbuloje ne 3-6 muajt qe do te vine. Nuk besoj se eshte detyre e veshtire per te penalizuar korrupsionin ne nje prej vendeve me te korruptuara ne Evrope, sipas studimeve nderkombetare.

    Nese pretendimin e Berishes e verifikon koha, ai do te kete nje arsye per tu divorcuar njehere e mire nga individo-opozitaret qe i mban prej vitesh mbi supe dhe tani i kane hipur edhe ne qafe. Mjafton tu tregoje me gisht nga Ceku.

    Nese pretendimi i Berishes eshte i gabuar dhe Ceku ben nje pune te mire ne krye te KLSH, Berisha do te beje fushate me emrin e tij ne zgjedhjet e ardhshme. Ne vendin administraten me te korruptuar ne Evrope, ai qe lufton korrupsion eshte njeriu me mbeshtetjen me te madhe ne elektorat. Kujtoni ditet e para te emerimit te Moisiut ne krye te presidences dhe vemendja dhe mbeshtetja qe ai gezoi.

    Sa per Mero Bazen, ai ben mire te heqi dore nga stili Baletian qe kryqezon cdo ze apo vote kunder ne kuvend.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky Ceku ka nda nja 3 gra prandaj se dune me duket...

Tema të Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarët
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •