Hajde tolerancë fetare hajde!!!
Si ka nisur kjo punë, "profecitë" e ateisto-komunistëve, siç i quan me përbuzje dikush
që ka njojtur Zotin tek i cili beson gjithë Bota (!!! !?po budistet i perkasin kesaj Bote?! !!!),
do permbushen; perçarje, urrejtje, ndarje ...
Ne Shqiprie ku jeton nje komb me shume fe duhet bere shume kujdes kur flet
per besimet. E mira e te mirave eshte qe secili ta mbaje besimin çeshtje personale,
te shmangen simbolet, te shmangen fjalet me nenkuptime ofenduese (si psh
"ne Ortodoksit qe nuk tradhetum fene e te pareve" e cila nenkupton automatikisht
qe myslymanet jane "tradhetare te fese te te pareve" sikur feja e te pareve fillon me
Ortodoksine). Duhet te shmanget nderhyrja
e te huajve ne organizimin fetar te Shqiperise; as Greke, as Italjane, as Arabe
ne punet tona, ndryshe do fillojme te haemi per problemet e Botes duke harruar
ato tonat, nje arsye me shume per perçarje.
Me kujtohet nje profesor ne Universitetin e Tiranes (vitet e para te demokracise),
pasi kthehet nga nje specjalizim ne Selanik, ne nje provim te pjesshem fillon e
lexon listen e emrave dhe ne fund ben bilancin: kaq Myslymane, kaq Ortodoks e
kaq Katolik! Shikova rreth e rrotull, ishte hera e pare qe degjoja per nje ndarje
sipas feve, fillova te kerkoj ndryshimin, te kerkoj ate qe se kisha vene re kurre
me pare!! Psikoza ben punene e saj, me kalimin e kohes vertet qe fillon e
shikon ndryshimin, me vitet hendeku shtohet dhe dallimi ndoshta do arrije
nje dite ne ate pike qe enderrojne "fetaret" ekstremiste ... Jo martese
te "perzeir", jo "zakone" te perziera, vellai ne fe eshte me i rendesishem se
vellai ne gjak!!!
Mire po e punoni kete popull o "seminarista", "fundamentalista", "abdibaletista",
"myftarista" .... Do ja pini lengun nje dite kesaj fare qe po mbillni ... Seç kam
nje frike qe do jete leng i hidhur si urrejtja qe jashteqitni!
Toleranca fetare eshte te lesh ate brenda pragut te shtepise, kishes apo xhamise
kur vjen e flet me vellezerit e gjakut, te gjuhes e te zakonit.
Ne te kundert s'ka nevoje t'ju jap shembuj se zelli u ka bere qe te mos lini liber
historie pa lexuar dhe na i citoni me krenari per te vene ne dukje se sa luftra, gjak,
masakra jane bere ne emer te feve ne te cilat besoni.
Toleranca nuk eshte mit, ka shume Shqiptare qe besojne ne te!
Krijoni Kontakt