Pėrkthyer nga Aurel Plasari:
Leon Felipe
Skam ardhur tė kėndoj
Skam ardhur tė kėndoj, mund ta merrni kitarėn.
As tė mbush dosjen time skam ardhur,
Qė pas vdekjes shenjtor tė mė bėjnė.
Kam ardhur tė shoh fytyrėn time nė lotėt qė rrjedhin
Drejt detit
Me lumin
E me retė.
Nė lotėt qė fshihen nė fund tė pusit
Nėpėr natė
E nėpėr gjak.
Kam ardhur tė shikoj fytyrėn time nė gjithė lotėt e botės
Tė vė njė pikėl zhive, vajtimi, njė pikėl hequr prej lotėve tė mi
Mbi kėtė pasqyrė tė paskaj ku tė mund tė mė shohin e vetveten
Tė njohin ata qė do tė vijnė.
Kam ardhur tė dėgjoj sėrish atė sentencė tė vjetėr nė terr:
Me djersėn e ballit bukėn ta fitosh
Dhe dritėn me dhimbjen e syve tė tu.
Burim lotėsh e burim drite janė sytė e tu.
Horhe Giljen
Bregdet
Nė breg tė detit njė kalė.
Shakullina, jele, valė.
Ēpėrrallė nga kjo do tė dalė?
Hose Bergamin
Oracion pėr ata qė nuk harrojnė
Gjithė ata sy tė gjallė
Qė toka i pati ngrėnė,
Janė ata qė i hapėn tė tutė
Pėr tė vėshtruar yjet.
Gjithė sa shikon sot,
E sheh me dritėn qė ta dhanė
Sytė qė u patėn fikur.
Pėrpiqu qė mėsuesit e tu
Tė mos jenė kurrė ata tė gjallė
Qė nuk i dėgjojnė tė vdekurit.
Kujtesa ėshtė shpirti i historisė:
Kovė mbas kove
Nxirret uji me ēikrik
Nga pusi i iluzionit.
Historia ėshtė kujtesė.
Emilio Prados
Ėndėrr
Tė thirra. Mė thirre.
Grafulluam si lumenj.
U ngritėn nė qiell
Emrat e ngatėrruar.
Tė thirra. Mė thirre.
Grafulluam si lumenj,
Trupat tanė mbetėn
Zbrazėt ballė njėri-tjetrit.
Tė thirra. Mė thirre.
Si lumenj grafulluam.
Mes dy trupave tanė
Ēhumnerė e paharrueshme!
Natėn po shkoj
Natėn po shkoj
Natėn
Tė kėrkoj atė qė e humba
Natėn.
Hesht, ti krua,
Ti hėnė hesht,
Yll mėrmėrimė e qiparisit
Mė tė lartė, hesht,
Hesht dhe ti,
jasemin.
Se unė po shkoj natėn
Tė kėrkoj atė qė humba
Natėn.
Natėn
Po shkoj, natėn,
Ah, hesht ti.
Rafael Alberti
Njė njeri ecėn serioz
Njė njeri ecėn serioz
Pėr tė hyrė brenda.
Hyn gojėkyēur.
Del.
Nėse lėviz gjethet bashkė me tokėn,
Nėse ngatėrron trungjet e pemėve,
Nėse sdo tia dijė as nga tė nxehtit as nga tė ftohtit,
Dhe ndalet,
Si tė harrokėsh se ėshtė nė jetė,
Ju lėreni.
Ai ėshtė nė jetėn e tė vdekurve tė tij larg,
Dhe i dėgjon nė erė.
Agustin Miljares (Sal)
Kėtej ka kaluar vdekja
E thotė gėshtenja e ēelur,
Ndonse me tė pėshpėritur.
E thotė uji i burimit,
Ndonėse me zė tė mekur.
E thotė dita tek lindet
Dhe flet drejt e me zemrat.
E thotė vetė njerzit
Qė gjallė kanė mbetur.
E thotė muri qė dremit
Me luadhin qė ka vdekur.
E thotė degėza gjelbėroshe
E pemės qė u kėrrus pėrjetė.
E thotė korja e tokės
Me njė drithėrimė tė lehtė.
Nėn rrezellimin e diellit
E thonė qelqet e nxehta,
E thotė deti qė kafshon
Ballkonon e zi e tė errėt.
E thotė acari i gishtit
Qė kėmbėzėn pat tėrhqur:
Sado qė tė duket se jo,
Kėtej ka kaluar vdekja.
Hose Agustin Gojtisolo
Arma me dy presa
Nė thikėn
E poezisė
Dy presa
Hapen.
E para
Pickon ėmbėl.
E dyta
Si gjarpėr.
Vlaga e ndritshme
E jetės.
Ferri i zi
I qenies.
Pėshpėriteni
Vargun e dashur,
Veē
Mos harroni:
Edhe presa
E dytė
Do tjua shpojė pasnesėr
Gjoksin.
Mikel Marti i Pol
Metamorfozė
Ka herė kur unė dhe vdekja jemi njė:
E hamė bukėn prej sė njėjtės fetė,
E pimė verėn prej tė njėjtės gotė,
Dhe miqėsisht nė heshtje i shkojmė orėt
Tė njėjtin libėr duke e lexuar.
Nė ato herė, vdekja, vdekja ime,
Mė vjen kur unė jam vetėm nė shtėpi.
Rrimė atėherė e fjalosim shtruar
Pėr tė gjithė sa ndodh nė botė rrotull nesh,
Si dhe vajzat qė nuk mund ti kem,
Fjalosim shtruar unė dhe vdekja ime.
Nė ato herė po veē nė ato herė
I shkruan vdekja poezitė e mia
E mi lexon, ndėrsa unė bėhem vdekje
E e dėgjoj nė heshtje, ashtu siē dua
Tė mė dėgjojė ajo kur lexoj unė.
Ka herė kur unė dhe vdekja jemi njė,
E koha rrjedh ngadalė, e ne e ndajmė,
Vdekja dhe unė, pa u shtirur fare,
Duke u marrė vesh me dinjitet.
Mandej ēdo gjė rikthen nė vend tė vet
Dhe udhėn e vet vazhdon sikush prej nesh.
Hesus Lopes Paēeko
Migel Ernandesit
Edhe unė, Migel, jam tokė. Ska vdekje, pėrderisa
Parmenda na shkon pėrmbi gjokse, pėrderisa
Jeta jote jeton brenda meje, pėrderisa
Mund ti them ato qė ti si the dot, pėrderisa
Njė vend tjetėr fjalėn do tė ma flasė, pėrderisa
Jam e korra jote dhe ai tjetri ėshtė imja, pėrderisa
Ka duar e vegla qė punojnė, Migel,
Se qė tė tre ne jemi tokė,
Tokė ėshtė emri ynė e i gjithēkaje
Dhe toka svdes edhe nė e varrosshin.
Huan Ramon Himenes
Udhėtim pėrfundimtar
Do tė iki... dhe do tė mbeten zogjtė
Me kėngė nė gojė,
Do tė mbetet kopshti im, pemėt e gjelbra
Dhe pusi nė oborr.
Ēdo pasdite qielli do tė jetė i kaltėr e i qetė
Dhe fshati do tė pėrtėrihet ēdo vit.
Dhe natė kėnd tė kopshtit me lule e gėlqere
Do tė bredhė i pėrmalluar shpirti im.
Do tė iki... dhe do tė mbes vetėm, pa vatėr,
Pa pemė tė gjelbėr, pa pus nė oborr,
Pa qiell tė kaltėr e tė qetė...
Dhe do tė mbeten zogjtė me kėngė nė gojė.
Lorka
Gazel i dashurisė sė beftė
Askush nuk e kuptonte parfumin
E manjolės sė errėt tė barkut tėnd.
Askush nuk e dinte qė torturoje
Njė kolbėr dashurie ndėr dhėmbė.
Njėmijė kalushė persianė flinin
Nė sheshin me hėnė tė ballit tėnd,
Ndėrsa unė katėr net qė rrokja
Belin tėnd, ku borė kurrė spat rėnė.
Mes allēie e jaseminėsh, degėz tė zbehtė
Prej farėzash shihja vėshtrimin tėnd.
Shkronjta e fildishta qė thonin Gjithmonė
Kėrkoja nga gjiri pėr tė ti dhėnė.
Gjithmonė, gjithmonė... kopsht i agonisė,
Tė ikshėm e pėrfytyroj kurmin tėnd,
Gjakun e damarėve tė tu nė gojėn time,
Gojaėn tėnde pa dritė qė mė vdes nė vend.
Visente Aleihandre
Deti
Kush vallė tha se deti psherltin
Si gojė dashurie drejt plazheve, i pikur?
Lėreni tė shpėrfaqet i mbėshtjellė me dritė.
Lavdi e lartėsisė, flori i ujėrave!
Dritė sovrane mė vesh,
Qė kėndon moshėn e pabjerrshme tė detit ngazėllimtar!
Atje, mes farfuritjesh pa kohė,
Deti ekziston:
Njė zemėr perėndie tė pavdekshme rreh!
Rafael Alberti
Kėngė
Do tė desha tė kėndoj, tė jem
Lule e popullit tim.
Tė mė kullosė njė lopė
E popullit tim.
Tė mė mbajė nė vesh
Njė bujk i popullit tim.
Tė mė dėgjojė hėna
E popullit tim.
Tė mė lagin lumenjtė
Dhe detet e popullit tim.
Tė mė kėpusė njė ēupėz
E popullit tim.
Tė mė varrosė toka
E zemrės sė popullit tim.
Sepse, siē e sheh, jam vetėm,
Pa popullin tim.
(Ndonėse me popullin tim)
Gabriel Selaja
Mes dy kupash
Mbushma dhe njė. Pa ta shohim njėherė:
Sqėnkemi tė lumtur? Shih qiellin.
Po tė mė hidhje nė humnerė,
Do tė bija pingul
Si nė dy sytė e tu ku nata u ul.
Mbushma dhe njė, se drithmat me hynė.
Frushullon qielli,yjtė lozin synė.
Edhe njė. Tė shohim njėherė:
Jemi tė lumtur a sjemi?
Mbushma me dėshirė
Si hėna me dritėn e errėt.
Mbushma. Tė dua.
Mbushe dhe pėr vete e mos e zgjat.
Ashtu.
Hallet e veta ka qielli lart,
Tonat ne kėtu.
Viktoriano Kremer
Ninullė tė varfrit
Po e mbrojnė erėn
Ėngjėjthit me shpatė.
Nė zabel bėrlyken
Demat nė shtrėngatė.
- I kam frikė, mėmė,
Nė terr e nė natė!
Po shikoj yjtė:
Ata frikė skanė
As nga arkipeshkvė
As nga kapedanė.
- Njė yll nėma, mėmė,
Nga dritarja pranė!
Rrahin thundrat dhitė,
Seē jermon pėrposh
Drejt hėnės cigane
Nkė arush balosh.
- Vallen e arushit
Mėmė, tė mėsosh!
Si njė def tė grunjtė
Pellgu hėnėn tund.
Tingulli i thundrave
Fiket edhe humb.
- mardha fare, mėmė,
nuk mund mė nuk mund...
Nga vesa e ftohtė
gjoksi u bė acar.
Cikna e agimit
Mbi lėkurė si ar.
- prej urisė, mėmė,
nuk dėgjoj se ēfarė...
Fli, bir, mbylli sytė.
Era shfryn pėr tmerr,
Kalamajtė e uritur
Ne njė thes i merr.
Blas de Otero
Sheshazi
Ēka tė bėjė jeta me librat?
Me kėta libra tė ngordhur,
Miopė idealizmi?
Kėrcen e cafullon njė qen,
Sė largu fishkėllen njė tren,
Fėrgėllon realiteti sheshazi,
Hyn njė puntor nė fabrikė,
Lind njė shtet nė Afrikė,
Bie njė pirun pėrtokė,
E ēka tė bėjė atėhere jeta
Me ėndrrat e zvenitura
Qė pėrpiqen mė kot ta mbulojnė
Torsin e jetės?
Krijoni Kontakt