Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Poezi Spanjolle tė Shekullit XX

    Pėrkthyer nga Aurel Plasari:

    Leon Felipe

    S’kam ardhur tė kėndoj

    S’kam ardhur tė kėndoj, mund ta merrni kitarėn.
    As tė mbush dosjen time s’kam ardhur,
    Qė pas vdekjes shenjtor tė mė bėjnė.
    Kam ardhur tė shoh fytyrėn time nė lotėt qė rrjedhin
    Drejt detit
    Me lumin
    E me retė.
    Nė lotėt qė fshihen nė fund tė pusit
    Nėpėr natė
    E nėpėr gjak.

    Kam ardhur tė shikoj fytyrėn time nė gjithė lotėt e botės
    Tė vė njė pikėl zhive, vajtimi, njė pikėl hequr prej lotėve tė mi
    Mbi kėtė pasqyrė tė paskaj ku tė mund tė mė shohin e vetveten
    Tė njohin ata qė do tė vijnė.
    Kam ardhur tė dėgjoj sėrish atė sentencė tė vjetėr nė terr:
    Me djersėn e ballit bukėn ta fitosh
    Dhe dritėn me dhimbjen e syve tė tu.

    Burim lotėsh e burim drite janė sytė e tu.



    Horhe Giljen

    Bregdet

    Nė breg tė detit njė kalė.
    Shakullina, jele, valė.
    Ē’pėrrallė nga kjo do tė dalė?




    Hose Bergamin

    Oracion pėr ata qė nuk harrojnė

    Gjithė ata sy tė gjallė
    Qė toka i pati ngrėnė,
    Janė ata qė i hapėn tė tutė
    Pėr tė vėshtruar yjet.

    Gjithė sa shikon sot,
    E sheh me dritėn qė ta dhanė
    Sytė qė u patėn fikur.

    Pėrpiqu qė mėsuesit e tu
    Tė mos jenė kurrė ata tė gjallė
    Qė nuk i dėgjojnė tė vdekurit.

    Kujtesa ėshtė shpirti i historisė:
    Kovė mbas kove
    Nxirret uji me ēikrik
    Nga pusi i iluzionit.

    Historia ėshtė kujtesė.



    Emilio Prados

    Ėndėrr

    Tė thirra. Mė thirre.
    Grafulluam si lumenj.
    U ngritėn nė qiell
    Emrat e ngatėrruar.

    Tė thirra. Mė thirre.
    Grafulluam si lumenj,
    Trupat tanė mbetėn
    Zbrazėt ballė njėri-tjetrit.

    Tė thirra. Mė thirre.
    Si lumenj grafulluam.
    Mes dy trupave tanė
    Ē’humnerė e paharrueshme!



    Natėn po shkoj

    Natėn po shkoj
    Natėn
    Tė kėrkoj atė qė e humba
    Natėn.

    Hesht, ti krua,
    Ti hėnė hesht,
    Yll – mėrmėrimė e qiparisit
    Mė tė lartė, hesht,
    Hesht dhe ti,
    jasemin.
    Se unė po shkoj natėn
    Tė kėrkoj atė qė humba
    Natėn.
    Natėn
    Po shkoj, natėn,
    Ah, hesht ti.




    Rafael Alberti

    Njė njeri ecėn serioz

    Njė njeri ecėn serioz
    Pėr tė hyrė brenda.
    Hyn gojėkyēur.
    Del.
    Nėse lėviz gjethet bashkė me tokėn,
    Nėse ngatėrron trungjet e pemėve,
    Nėse s’do t’ia dijė as nga tė nxehtit as nga tė ftohtit,
    Dhe ndalet,
    Si tė harrokėsh se ėshtė nė jetė,
    Ju lėreni.

    Ai ėshtė nė jetėn e tė vdekurve tė tij larg,
    Dhe i dėgjon nė erė.




    Agustin Miljares (Sal)

    Kėtej ka kaluar vdekja

    E thotė gėshtenja e ēelur,
    Ndonse me tė pėshpėritur.
    E thotė uji i burimit,
    Ndonėse me zė tė mekur.

    E thotė dita tek lindet
    Dhe flet drejt e me zemrat.
    E thotė vetė njerzit
    Qė gjallė kanė mbetur.

    E thotė muri qė dremit
    Me luadhin qė ka vdekur.
    E thotė degėza gjelbėroshe
    E pemės qė u kėrrus pėrjetė.
    E thotė korja e tokės
    Me njė drithėrimė tė lehtė.

    Nėn rrezellimin e diellit
    E thonė qelqet e nxehta,
    E thotė deti qė kafshon
    Ballkonon e zi e tė errėt.
    E thotė acari i gishtit
    Qė kėmbėzėn pat tėrhqur:

    Sado qė tė duket se jo,
    Kėtej ka kaluar vdekja.




    Hose Agustin Gojtisolo

    Arma me dy presa

    Nė thikėn
    E poezisė
    Dy presa
    Hapen.
    E para
    Pickon ėmbėl.
    E dyta
    Si gjarpėr.

    Vlaga e ndritshme
    E jetės.
    Ferri i zi
    I qenies.

    Pėshpėriteni
    Vargun e dashur,
    Veē
    Mos harroni:
    Edhe presa
    E dytė
    Do t’jua shpojė pasnesėr
    Gjoksin.

    Mikel Marti i Pol

    Metamorfozė

    Ka herė kur unė dhe vdekja jemi njė:
    E hamė bukėn prej sė njėjtės fetė,
    E pimė verėn prej tė njėjtės gotė,
    Dhe miqėsisht nė heshtje i shkojmė orėt
    Tė njėjtin libėr duke e lexuar.

    Nė ato herė, vdekja, vdekja ime,
    Mė vjen kur unė jam vetėm nė shtėpi.
    Rrimė atėherė e fjalosim shtruar
    Pėr tė gjithė sa ndodh nė botė rrotull nesh,
    Si dhe vajzat qė nuk mund t’i kem,
    Fjalosim shtruar unė dhe vdekja ime.

    Nė ato herė – po veē nė ato herė –
    I shkruan vdekja poezitė e mia
    E m’i lexon, ndėrsa unė bėhem vdekje
    E e dėgjoj nė heshtje, ashtu siē dua
    Tė mė dėgjojė ajo kur lexoj unė.

    Ka herė kur unė dhe vdekja jemi njė,
    E koha rrjedh ngadalė, e ne e ndajmė,
    Vdekja dhe unė, pa u shtirur fare,
    Duke u marrė vesh me dinjitet.
    Mandej ēdo gjė rikthen nė vend tė vet
    Dhe udhėn e vet vazhdon sikush prej nesh.




    Hesus Lopes Paēeko

    Migel Ernandesit

    Edhe unė, Migel, jam tokė. S’ka vdekje, pėrderisa
    Parmenda na shkon pėrmbi gjokse, pėrderisa
    Jeta jote jeton brenda meje, pėrderisa
    Mund t’i them ato qė ti s’i the dot, pėrderisa
    Njė vend tjetėr fjalėn do tė ma flasė, pėrderisa
    Jam e korra jote dhe ai tjetri ėshtė imja, pėrderisa
    Ka duar e vegla qė punojnė, Migel,
    Se qė tė tre ne jemi tokė,
    Tokė ėshtė emri ynė e i gjithēkaje
    Dhe toka s’vdes edhe nė e varrosshin.




    Huan Ramon Himenes


    Udhėtim pėrfundimtar

    Do tė iki... dhe do tė mbeten zogjtė
    Me kėngė nė gojė,
    Do tė mbetet kopshti im, pemėt e gjelbra
    Dhe pusi nė oborr.

    Ēdo pasdite qielli do tė jetė i kaltėr e i qetė
    Dhe fshati do tė pėrtėrihet ēdo vit.
    Dhe n’atė kėnd tė kopshtit me lule e gėlqere
    Do tė bredhė i pėrmalluar shpirti im.

    Do tė iki... dhe do tė mbes vetėm, pa vatėr,
    Pa pemė tė gjelbėr, pa pus nė oborr,
    Pa qiell tė kaltėr e tė qetė...
    Dhe do tė mbeten zogjtė me kėngė nė gojė.




    Lorka

    Gazel i dashurisė sė beftė

    Askush nuk e kuptonte parfumin
    E manjolės sė errėt tė barkut tėnd.
    Askush nuk e dinte qė torturoje
    Njė kolbėr dashurie ndėr dhėmbė.

    Njėmijė kalushė persianė flinin
    Nė sheshin me hėnė tė ballit tėnd,
    Ndėrsa unė – katėr net qė rrokja
    Belin tėnd, ku borė kurrė s’pat rėnė.

    Mes allēie e jaseminėsh, degėz tė zbehtė
    Prej farėzash shihja vėshtrimin tėnd.
    Shkronjta e fildishta qė thonin “Gjithmonė”
    Kėrkoja nga gjiri pėr tė t’i dhėnė.

    Gjithmonė, gjithmonė... kopsht i agonisė,
    Tė ikshėm e pėrfytyroj kurmin tėnd,
    Gjakun e damarėve tė tu nė gojėn time,
    Gojaėn tėnde pa dritė qė mė vdes nė vend.




    Visente Aleihandre

    Deti

    Kush vallė tha se deti psherltin
    Si gojė dashurie drejt plazheve, i pikur?
    Lėreni tė shpėrfaqet i mbėshtjellė me dritė.
    Lavdi e lartėsisė, flori i ujėrave!
    Dritė sovrane mė vesh,
    Qė kėndon moshėn e pabjerrshme tė detit ngazėllimtar!
    Atje, mes farfuritjesh pa kohė,
    Deti ekziston:
    Njė zemėr perėndie tė pavdekshme rreh!




    Rafael Alberti

    Kėngė

    Do tė desha tė kėndoj, tė jem
    Lule e popullit tim.

    Tė mė kullosė njė lopė
    E popullit tim.

    Tė mė mbajė nė vesh
    Njė bujk i popullit tim.

    Tė mė dėgjojė hėna
    E popullit tim.

    Tė mė lagin lumenjtė
    Dhe detet e popullit tim.

    Tė mė kėpusė njė ēupėz
    E popullit tim.

    Tė mė varrosė toka
    E zemrės sė popullit tim.

    Sepse, siē e sheh, jam vetėm,
    Pa popullin tim.

    (Ndonėse me popullin tim)



    Gabriel Selaja

    Mes dy kupash

    Mbushma dhe njė. Pa ta shohim njėherė:
    S’qėnkemi tė lumtur? Shih qiellin.
    Po tė mė hidhje nė humnerė,
    Do tė bija pingul
    Si nė dy sytė e tu ku nata u ul.
    Mbushma dhe njė, se drithmat me hynė.
    Frushullon qielli,yjtė lozin synė.
    Edhe njė. Tė shohim njėherė:
    Jemi tė lumtur a s’jemi?
    Mbushma me dėshirė
    Si hėna me dritėn e errėt.
    Mbushma. Tė dua.
    Mbushe dhe pėr vete e mos e zgjat.
    Ashtu.
    Hallet e veta ka qielli lart,
    Tonat ne kėtu.




    Viktoriano Kremer

    Ninullė tė varfrit

    Po e mbrojnė erėn
    Ėngjėjthit me shpatė.
    Nė zabel bėrlyken
    Demat nė shtrėngatė.

    - I kam frikė, mėmė,
    Nė terr e nė natė!

    Po shikoj yjtė:
    Ata frikė s’kanė
    As nga arkipeshkvė
    As nga kapedanė.

    - Njė yll nėma, mėmė,
    Nga dritarja pranė!

    Rrahin thundrat dhitė,
    Seē jermon pėrposh
    Drejt hėnės cigane
    Nkė arush balosh.

    - Vallen e arushit
    Mėmė, tė mėsosh!

    Si njė def tė grunjtė
    Pellgu hėnėn tund.
    Tingulli i thundrave
    Fiket edhe humb.

    - mardha fare, mėmė,
    nuk mund mė nuk mund...

    Nga vesa e ftohtė
    gjoksi u bė acar.
    Cikna e agimit
    Mbi lėkurė si ar.

    - prej urisė, mėmė,
    nuk dėgjoj se ēfarė...

    Fli, bir, mbylli sytė.
    Era shfryn pėr tmerr,
    Kalamajtė e uritur
    Ne njė thes i merr.


    Blas de Otero

    Sheshazi

    Ē’ka tė bėjė jeta me librat?
    Me kėta libra tė ngordhur,
    Miopė idealizmi?
    Kėrcen e cafullon njė qen,
    Sė largu fishkėllen njė tren,
    Fėrgėllon realiteti sheshazi,
    Hyn njė puntor nė fabrikė,
    Lind njė shtet nė Afrikė,
    Bie njė pirun pėrtokė,
    E ē’ka tė bėjė atėhere jeta
    Me ėndrrat e zvenitura
    Qė pėrpiqen mė kot ta mbulojnė
    Torsin e jetės?
    wrong verb

  2. #2
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kam nje kerkese te vogel - te madhe:

    A mund te me gjeni dhe te me shkruani te Letersia shqiptare poezine "Letra" (keshtu titullohet besoj) qe ndodhet ne te njejtin vellim si edhe keto poezi te tjera. Do t'ju isha mirenjohes.
    Poezia ka nje refren qe thote pak a shume: Dhe kur te jesh nen toke/ qe vdiqa ti mos thuaj/ Me shkruaj dhe nen toke/ se une do te te shkruaj. ...

    Faleminderit,

    Janka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Janka : 24-08-2006 mė 21:34
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Migel Ernandes

    Letra

    Nga njė tryezė poste
    Qė kurrė s’mbetet shkretė,
    Ku rrinė kujtimi, brenga,
    Zemra dhe heshtja vetė,
    Posi pėllumba letrat
    Degdisen qė me natė.
    I ndiej tek flatrojnė
    Pėr nė shtegtim tė gjatė.

    Dhe ja ku jam rrethuar
    Me burra e me gra
    Plagosur nga mungesat,
    Nga ndarjet e mėdha.
    Letra, pusulla, fjalė,
    Qė nisen ne hapėsirė,
    Ėndrra ende pa ēelur,
    Mendime ende pa gdhirė,
    Tė gjitha marrin rrugėn
    Drejt vatrės e drejt pragut,
    Si ndjenjė dėrguar ndjenjės,
    Si gjak dėrguar gjakut.

    Dhe po tė jem nėn tokė,
    Qė vdiqa ti mos thuaj,
    Mė shkruaj dhe nėn tokė,
    Se unė do tė tė shkruaj.


    Njė shtresė e trashė pluhuri
    Mbulon letrat qė s’duhen,
    Aty u zverdhėn faqet,
    Aty gėrmat u shuhen,
    Aty humbasin radhėt
    Ku mallet derdhur qenė,
    Aty jep shpirt mellani
    Pasi cepat u brenė,
    Aty rroposen thellė
    (ē’varrezė e lahtarshme!)
    Hem ndjenjat e kaluara
    Hem dashuritė e tashme.


    Dhe po tė jem nėn tokė,
    Qė vdiqa ti mos thuaj,
    Mė shkruaj dhe nėn tokė,
    Se unė do tė tė shkruaj.



    Po kur tė shkruaj unė,
    Do dridhet kallamari,
    Do skuqet bojė e zezė,
    Me flakėrima zjarri.
    Se kur tė shkruaj unė,
    Do shkruajnė eshtrat e mia,
    Do shkruaj gjaku im
    Gjithė gulē nga dashuria.


    Do marrė letra udhė
    Si shpend ne zjarr kalitur,
    Me dy flatra tė forta
    Dhe njė adresė tė ndritur,
    Si zog qė pėr fole
    Qiell, ajėr do tė ketė,
    Mishin, gishtėrinjtė e tu
    Dhe frymėmarrjen vetė.
    Do mbetesh ti e zhveshur
    Tek dridhesh me ngadalė,
    E gatshme ta ndiesh letrėn
    Pas gjoksit tėnd tė valė.


    Dhe po tė jem nėn tokė,
    Qė vdiqa ti mos thuaj,
    Mė shkruaj dhe nėn tokė,
    Se unė do tė tė shkruaj.



    NJė letėr dje kam parė
    Se si mbeti pa zot,
    Mbi sy tek i flatėronte
    Dikujt qė s’ngrihej dot.
    Letrat qė mbesin gjallė
    Dhe pėr tė rėnė tregojnė,
    Qė regėtijnė si njerėz,
    Veē sy s’kanė tė shikojnė.


    Kur dhėmbėqenzit rriten
    Unė ndiej pranė veshit tim
    Fėrmimn’ e letrės sate
    Tamam si njė gjėmim.
    Dhe mos e marsha zgjuar,
    Nė gjumė do e marr atė letėr
    Dhe do kullojnė plagėt
    Si kallamarė tė vjetėr,
    Do ēelin buzėt plagėt
    Drejt puthjeve tė tua
    Dhe, tek lėvizin heshtas
    Do thonė prapė: tė dua.


    Dhe po tė jem nėn tokė,
    Qė vdiqa ti mos thuaj,
    Mė shkruaj dhe nėn tokė,
    Se unė do tė tė shkruaj.
    wrong verb

  4. #4
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    Te falenderoj perzemersisht, Diabolis!

    Janka.
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    65 falenderime nė 53 postime
    Hose Ierro

    Lindi ne Madrid ne 1922. Libri i pare qe "Toke pa ne" (1947). Ka marr disa ēmime ne krijmtarine e tij si Adonais per librin "Gezim" (1947), ēmimin Kombetar te Letersise per permbledhjen "Antologji" (1953) dhe ēmimin e Kritikes per vellimin "Gjithe ē'di per veten" (1958). Vdiq ne 2002.

    Indiferenti

    Tani do tė jemi tė lumtur
    kur asgjė ē'tė presim s'ka.

    Le tė bien gjethet e thara
    le tė ēelin lulet e bardha,
    pa ēka!

    Le tė ndrijė dielli nė qiell
    Le tė bjerė shiu mbi xham
    A s'janė tė gjitha gėnjeshtra
    tė vėrteta tė gjitha a s'janė?
    Le tė mbretėrojė mbi botė
    pranvera qė vdekje s'ka
    le tė marrė tė tatėpjetėn jeta
    pa ēka!

    Le tė ketė melodi endacake
    pa ēka!

    Ē'na hyjnė nė punė meloditė
    kur asgjė ē'tė kendojmė s'ka.

    perktheu Aurel Plasari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Interesante? Jo dhe aq.
    (apo njė kritikė e shekullit XXI)

    Pėr tė shkuar mbas brendisė duhet tė sillja “Interpreter of Maladies” te Jhumpa Lampirit saje tė cilit kjo fitoi dhe Pulitzer, por mė pėlqen tė kapem mbas titullit e tė shkruaj pėr pėrkthyesit shqiptarė, shtyrė dhe prej disa rastėsive.
    Rendi i rastėsive qė mė shtynė ta rimarr e ta rihap nė drejtim tjetėr “Pėrkthyesin shqiptar” ėshtė i tillė: disa ditė deri mė dy-tre javė mbasi lexova pėr tė (kėtu) nisa tė lexoja “Rrjetėn e sigurisė” sė Bėlit tė cilit “Me syrin e njė klouni” apo “Klounin” ja kam lexuar nėn pėrkthimin e Ardian Klosit. “Rrjetėn” e kisha lėnė tė pambaruar nė njė dollap qė e hap ēdo ditė pune qė prej verės. Kam interes tė veēantė pėr stilin gjė qė nuk mund ta them pėr ngjarjen, e ndėrprerjen e mendoj tė dobishme. Bėli tė njėjtėn ngjarje nė zhvillimin e saj e sheh prej syve tė personazheve tė ndryshėm dhe e tregon me zerat e tyre prej mendjeve tė tyre. Sikur tė kishte dalė prej Bėlit, thuajse tė njėjtėn rrugė morri dhe dueli i javės sė shkuar tek “Shekulli” midis Adrian Klosit dhe Donika Omarit, mbi ēensurimin e “Klouni-t” kur u botua sė pari. Por ndryshe nga nobelisti, tė cilit i duhen shtatė palė sy pėr tė parė njė ngjarje, “Shekulli” u mjaftua me dy dhe nuk pėrfshiu sytė e lexuesit (kėtu e nė vazhdim mendojeni edhe kritikut), tė vetmit qė mund tė mbyllė katetet e trekėndėshit pėrkthyes, redaktor, lexues, tė vetmit qė kėsisoj pėrcakton vlerėn e secilit. Njė vėshtrim kėndrejtė i lexuesit do tė ishte ideali, pėr tė dalluar lirisht se me cilin ėshtė nė kėnd mė tė ngushtė lexusi, cili katet ėshtė mė i madhi, thjesht kujt ai i falenderohet. Mė i madhi patjetėr qė ėshtė autori, i cili kėshtu duket sikur mungon, por me njė skemė a shabllon tė tillė, ku lexuesi pėrcakton ne mund tė shqyrtojmė dhe trekėndėshin autor, pėrkthyes/redaktor, lexues, atė: autor, botues, lexues dhe cilindo tjetėr nė mardhėniet midis atyre qė na e sjellin librin para syve apo nė veshė. Pėr rastin nė fjalė nuk do bėj atė lexues qė “Shekulli-t”, si media e pavarur i takonte ta botonte barabar me pėrkthyesin e redaktoren, por po shkruaj dhe rastėsinė e fundit e cila ndodhi tė premten nė darkė e pastaj po kaloj tek njė dyshe tjetėr pėrkthyesash me respekt tė ndėrshoq pėr njeri-tjetrin e rrjedhimisht pa arsye pėr tu bėrė objekt i “Shekulli-t”; rastėsia ėshtė e tillė: njė kitarist prej atyre qė kėndojnė nė metro, me kitarė tė ēarė e tė ngjitur me shirita, mu duk sikur kishte dalė nga “Klouni”, tek kėndonte “little darling” nė vagonin qė me ēoi nė shtėpi.

    ***

    Pėr tė qėnė nė lartėsinė e rastit, po shmang pėrkthyesit e rinj ende pa emėr, e po sjell njė dyshe pėrkthyesish sa tė mirė aq dhe tė njohur:
    Njėri, atėhere Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve quhet Dritėro Agolli, tjetri, sot Drejtor i Bibliotekės Kombėtare quhet Aurel Plasari. Pėrkthimet e tyre janė nga poezia e Federiko Grasia Lorkės.
    Agolli nė librin me poezi “Udhėtoj i menduar”, (Shtėpia Boutese “Naim Frashėri”, Tiranė, 1985) ka pėrfshirė dhjetė poezi tė Lorkės e konkretisht:
    1. Si e zunė Antonjito el Kamborion nė rrugėn pėr nė Sevilie
    2. Vdekja e Antonjito el Kamborios
    3. Romanca e hėnės, hėnės
    4. Romancė pėr Gardėn Civile Spanjolle
    5. Kėnga e kalorėsit
    6. Memento
    7. Tė gjashtė kordat
    8. Kėngė budallaqe
    9. Nju-Jorku
    10. Presiosa dhe era
    Plasari nė librin “Poezi Spanjolle tė Shekullit XX”, (Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, Tiranė, 1991) ka zgjedhur nga Lorka tetėmbėdhjetė poezi midis tė cilave, pa ndjekur renditjen e librit veēoj:
    1. Kapja e Antonjito el Kamborios rrugės pėr nė Sevilje
    2. Vdekja e Antonjito el Kamborios
    3. Romancė e hėnės, hėnės
    4. Romancė e Gardės Civile spanjolle
    5. Nju-Jorku (Detyrė dhe denoncim)
    Faktit tė parė se qė tė dy kanė pėrkthyer dhe botuar pesė poezi tė njėjta pesė vjet larg pėrkthimit nga pėrkthimi, po i shtoj dhe faktin e dytė se Dritėro Agolli ėshtė midis recensuesve tė librit tė Aurel Plasarit. Bashkėpunimi midis tyre mban firmėn e Agollit nė recension dhe citimin e tij prej Plasarit nė parathėnien me titullin gjetur bukur “Fjalė pėr fjalėn nė kohė”. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr censurė.
    Pėrkthimi i tė njėjtave krijime ka njė histori tė bollshme nė letrat shqipe. Ndodh qė kemi deri mbi gjashtė pėrkthime pėr njė krijim; kėshtu me sonetet e Shekspirit, poezitė e Eseninit, etj. Duhen mirėkuptuar pėrkthyesit shqiptarė, herė tė largėt nė kohė nga njėri tjetri (pėrkthimet mbas Nolit), herė tė largėt nė mjedise e gjuhė (pėrkthyesit e burgut), e herė nė sinqeritetin ala Kokona qė, pėrktheu sonete pėr tė mėsuar gjuhėn, apo tė sotmit pėr tė plotėsuar veprat e censuruara. Kur pėrkthyesit kanė qėnė bashkėkohės, duhet vlerėsuar gara mes tyre sepse lexuesit i jepet mė e mira por edhe sepse ėshtė vetė lexuesi ai qė hyn nė proēes duke shquar mė tė mirin. Por hej, nuk mund tė rri pa i kujtuar pėrkthyesit, se lexuesi kėrkon tė renė tė cilėn bota e ka me shumicė. Duhet tė tėrheqėsh zvarrė lexuesin pėr tė blerė njė libėr qė ai e ka lexuar tė pėrkthyer prej dikujt tjetėr, apo dhe prej teje vite mė parė. Ndėrsa ti fshehesh lexuesit lėndė tė vjetėr nė lėndėn e re, kur ai tė ble, ky veprim ka njė emėr tė rėndė, me shumė sheqer quhet komercializėm. Lexuesi shqiptar ėshtė i pakėt, por edhe i varfėr, ai nuk ka as lluksin e te nxjerrit tė librit nė trotuar kur i zverdhen fletėt, as tė pasjes sė ēdo varianti pėrkthimi. “Largimi i tij prej librarive” qė nė fakt ėshtė hyrja dhe dalje e tij me duar bosh prej librarive, vjen dhe sepse ato janė mbushur plot me ribotime e botime paralele me ēmime tė larta, e rrallė me atė pėr tė cilėn lexuesi lutet.
    Po ju kthehem pėrkthimeve nga Lorka, prej nga kam shkėputur vargje prej secilės nga pesė poezitė, prej Agollit sė pari e Plasarit sė dyti.
    Nga e para:
    Nė orėn nėntė tė mbrėmjes
    Atė e futėn nė burg,
    Ndėrsa patrulla xhandare
    Pinte diku limonatė.

    Ishte ora nėntė e mbrėmjes
    kur e flakėn nė qeli,
    ndėrsa jashtė pesė gardistėt
    limonatė nė akull pinin.

    Nga e dyta:
    Kur lumi rėnkonte si demi,
    Plagosur nga yjtė,
    Kur demat dremitnin e flinin,
    Zėrat e vdekjes kumbuan
    Pranė Guadalkivirit.


    Kur yjet hedhin shigjeta
    pėrmbi ujėt e pėrhimtė
    kur qengjat motakė ėndėrrojnė
    manushaqet nė ēair,
    Kumbuan zėrat e vdekjes
    Buzė lumit Guadalkivir.

    Nga e treta:
    Erdhi hėna nė farkė
    me shalėn e saj prej nardi.
    Vogėlushi e ndiqte me sy,
    vogėlushi sytė s’ia ndante.

    Me fustanembajtėse zambaku
    hėna pėrmbi farkė zbriti.
    Djali sytė ja ka ngulur,
    djali nuk po ia shqit syte.


    Nga e katėrta:
    O qytet i ciganėve
    Me kėnde flamurėsh,
    Me hėnėn dhe kungullin
    Plot me reēelin e vishnjes.

    Oh, qyteti im cigan,
    me flamurė zbukuruar!
    Hėna, kungulli dhe qershia
    Nėpėr qypa konservuar.

    Nga e pesta:
    Ēdo ditė nė Nju-Jork vriten
    Tre milionė rosa,
    Pesė milionė derra,
    Dy mijė pėllumba- gjella e preferuar
    E kėtij qyteti qė pėrpėlitet nė agoni, -
    Njė milion lopė,
    Njė milion deshė
    Dhe njė milion kėndesė
    Qė mėngjeseve qiellin shponin me kėngė.

    Ēdo ditė vriten nė Nju Jork
    Katėr milionė rosa,
    Pesė milionė derra,
    Dy mijė pėllumba pėr ata qė janė nė grahma,
    Njė milion lopė,
    Njė milion qengja
    Dhe dy milionė gjela
    Qė qiejt copė e thėrrime i lėnė.

    Interesante? Jo dhe aq.
    Pėrkthimet e mėsipėrme, bėjnė pikėrisht tė kundėrtėn e asaj pėr tė cilėn janė nisur, ata i sjellin njė konfuzion tė tillė lexuesit prej tė cilit i vetmi shpėtim ėshtė leximi i origjinalit. Pa zėnė nė gojė vlerat artistike, lexuesi pėrballet me njė situatė qesharake. Ai nuk di nė janė dema apo qengja motakė, nė hėna erdhi me shalė prej nardi a fustanmbajtėse zambaku, nėse nė Nju Jork vriten tre milionė rosa, njė milion deshė dhe njė milionė kėndesė siē pėrkthen Agolli apo katėr milionė rosa, njė milion qengja dhe dy milionė gjela, siē pėrkthen Plasari.
    Po shkoj tė mbaroj “Rrjetėn.”

  7. #7
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    65 falenderime nė 53 postime
    Salvador Espriu

    E vėrteta

    C'ėshtė e verteta a e di?

    Gastare e thyer nė befasi
    qė mbush me cifla njė qytet,
    plis balte shkelur pėr ibret,
    klithmė e tė mbyturit nė ujė,
    qime tė furēės bėrė rrėmujė
    gjak nė lėkurė tė hollė kali,
    ujė i kulluar si kristali
    nė gishtėrinjtė e njė zuzari,
    ca vezullime ngjyrėari
    nė hekurin e shatit tė zi
    qė nė kopshte, nė errėsi,
    zhvarros kokalla varr mė varr,
    nė letra hile, nė punė qar
    liqene rrugės qosh mė qosh
    dhembje, mėkat, frikėsim dhe bosh
    mendime e ėndrra ndarė mė dysh:
    njeriu qė kam pėrpara sysh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    65 falenderime nė 53 postime
    Valėt

    Sa do mė pėlqente
    tė shihja kurmin tėnd
    tė zhveshur e tė shndritshėm
    tek thyhen valėt nė breg.

    Sa do tė mė pėlqente
    flokėt tė t'i pėrkėdhel
    tė ta pėrthaj lėkurėn
    me buzėt bėrė eshkė.

    Zili i kam stėrkalat
    qė tė mbėshtjellin rreth,
    xheloz jam dhe pėr diellin
    qė me shkėlqim tė vesh.

    Sepse pranverė janė
    valėzat qė ti ngre
    dhe unė jam pema e etur
    qė rri e pres nė breg.

    Ljuis Ljak
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    65 falenderime nė 53 postime
    Enrike Badosa

    Enrique Badosa ka lindur ne Barcelone 1927, ku edhe u diplomua per letersi. Nga veprat poetike mund te permenden "Pertej eres", "Kohe pritjeje, kohe shprese", "Balada per paqen", "Ne romalishten e paladines", "Histori ne Venecie" etj

    Mėsime sendesh

    Buka ėshtė e drejta e pėrditshme
    e atij qė punon dhe thotė tė vėrtetėn.

    Vera ėshtė detyra e njerėzve tė kujdesshėm
    qė ditėn vėnė nė jetė ėndrrat e natės.

    Qielli ėshtė letra ku shkruajmė
    me dorėn tonė fjalėn "liri".

    Deti ėshtė etja e freskėt qė na flladit
    buzėt e lodhura nga heshtja e gjatė.

    Toka ėshtė rasti pėr tė jetuar pėrballė
    atyre qė paqen nuk duan ta pranojnė.

    Dhe dashuria ėshtė toka, buka dhe vera,
    ėshtė qielli, deti dhe mirėsia.

    Perktheu Aurel Plasari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,791
    Faleminderit
    66
    65 falenderime nė 53 postime
    Luis Sernuda

    Lindi ne Sevilje ne 1904, u diplomua per drejtesi ne Universitetin e ketij qyteti. Karrieren juridike e la shpejt, per t'iu kushtuar teresisht letersise. Ne 1952 u vendos ne Meksike ku edhe vdiq ne 1963.
    Librat me poezi: "Profil ajri" (1927), "Ku banon harrimi" (1934), "Detari i ri" (1936), "Realiteti dhe deshira" (1936), "Si ai qe pret agimin" (1947), "Poezi per nje trup" (1957), "Pikellim i kimeres" (1962).

    Nuk thoshte asnjė fjalė

    Nuk thoshte asnjė fjalė,
    vetėm sa afronte njė trup pyetės,
    se nuk e dinte qė dėshira ėshtė njė pyetje
    qė pėrgjigje s'ka,
    gjethe qė s'ka degė,
    botė qė s'ka qiell.

    Ankthi ēan udhė mes kockave,
    ngjitet nėpėr damarė
    derisa shpėrthen nė lėkurė
    nė curkaja ėndrre
    tė bėra mish nė pyetjet reve drejtuar.
    Njė fshikje kalimthi,
    njė vėshtrim vjedhurazi mes hijeve
    mjaftojnė qė trupi tė hapet mė dysh
    pėr tė pritur me et
    njė tjetėr trup qė ėndėrron:
    njė gjysmė plus njė gjysmė,
    njė ėndėrr plus njė ėndėrr,
    njė mish plus njė mish,
    figurėbarabartė, dashuribarabartė, dėshirėbarabartė…

    Edhe nė qoftė veē njė shpresė,
    se dėshira ėshtė pyetje
    qė pėrgjigjen s'ia di askush.

    perktheu Aurel Plasari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2012
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pershendetje

    A mund te me gjeni dhe shkruani poezine "Po te vish sonte " te Miguel Ernandes mos gaboj. Faleminderit!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 04:18
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 15:01
  3. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 14:25
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Momente tė kalimit nė Islam tė shqiptarėve nė shek. XV-XVII
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 10:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •