Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 146
  1. #21
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    edhe une (.....
    nuk po harrij ta besoj akoma

  2. #22
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Fatkeqsisht lajmi esht i vertet
    Kengetarja e madhe Anita BITRI vajza dhe nena e saj i gjeten te vdekura ne banesen e tyre "shkaku ishte gazi"

    Edhe njeher ngushellimet e mija familjes...

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2004
    Postime
    4
    Lajmi eshte mese e i vertete. Eshte nje fatkeqesi. Ngushollojme familjen dhe ju Shqiptar

  4. #24
    kjo po bente dhe nje video klip per nje kenge te re!!!

    humbje e madhe komunitetit ne NY pasi ishte e preferuar ne dasma.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Sa gjynah, nje grua e re dhe e talentuar te vdesi ne kete menyre, sidomos vajza 7 vjecare. Ngushellimat e mia....me vertet nje fatkeqsi
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Me vika shume keq! Per here te fundit e pashe Aniten ne top form ne Essex street ne shtator. Po bente nje video se kishte sjelle kamera me vete, po nuk kendoi. Akoma me dhimbshme qe kane vdekur edhe e ema dhe e bija. Ngushellimet e mia familjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 19-10-2004 më 15:15

  7. #27
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Oh my god..... spo me besohen syte..
    shume shume gjynaf...
    Ngushellimet e mija...me vertete mu rrengjeth mishi
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  8. #28
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ngushellimet me te sinqerta gjithe njerezve te saj te dashur.
    Eshte me te vertet nje lajm i hidhur.
    Shkofshin ne paqe!
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajm i tmerrshem..

    U qofte i lehte dheu e u prefshin ne atdhe, ne Vloren e tyre te bukur..

    Ngushellime familjes e te njohurve te tyre e gjithe Vlonjatve ne vecanti..

    Te paharruara qofshin keto tre Shqiptare te mira..!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e BabyTearz
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    3
    Ua sa e tmerrshme!!!!! Nuk me besohet. Sa gjynah dhe vajza e saj. PO cfare eshte ne shqip ky carbon monoxide, dhe nga vjen?

    "To be or not to be" that's the question.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Vdiq sot ne mengjes nga nje aksident tragjik ne Staten Island te Nju Jurkut, kengetarja e mirenjohur shqiptare Anita Bitri.Sherbimet e policise nga Staten Island e Nju Jorkut bejne te ditur se Anida Bitri, mamaja e saj 60 vjecare dhe e bija 7 vjecare vdiqen sot ne mengjes ne shtepine e tyre ne Staten Island si pasoje e nivelit te larte te gazit karbonik
    Kur zjarrfikesit hyne ne shtepi sot ne mengjes rreth ores 8.30, zbuluan qe niveli i dioksidit te karbonit ishte teper i larte si aresye e difektit te sitemit te ngrohjes me gaz.
    Kjo eshte nja tragjedi e rende qe i ka prekur te gjithe. Tre jete u rrembyen nga gazi ne menyre te qete. Te marten ne mengjes zjarrfiksit zbuluan te emen,te bijen dhe nipin. Te gjithe te vdekur nga dioksidi i karbonit. Kur skuadra e urgjences shkoi ne shtepine e Anita Bitrit ne Oqean Avenue ne nje lagje te Nu Jrkut, niveli i gazit karbonik ishte mbi 1000 pjese per nje milion, nderkohe qe niveli i lejuar e shte 0-9
    Shefi i zjarrfikeseve Tomas Haring tha qe : “ ne kete nivel, me pak frymarje mund te vdesesh ne vend”
    Nje nag viktmat ishte 38 vjecarja Anita Bitri, kengtare e njohur nga Shqiperia. Njekohesisht me te vdiq edhe nena e saj 60 vjecare dhe vajza shtate vjecare. Familja u transferua nga Bronx i Nju Jorkut ne Staten Island te Nju Jorkut ne filllim te ketij viti. Bashkeshorti i Bitrit ka vdekur nag kanceri
    Chief Thomas Haring, FDNY: "With those numbers, within a few breaths you could be unconscious."
    Leoora Ruci, komshije,thoteve: une i shikoja cdo dite.Pija kafe me ta.Kjo nuk eshte e besueshme!”

    Marre nga 24 ore online
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 19-10-2004 më 16:04

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Interviste e te ndjeres....

    Dhe te mendosh qe para c kohesh humbi te shoqin nga kanceri..

    "Cdo gje eshte e mundur", eshte titulli i albumit muzikor qe e ka kthyer Anita Bitrin pas nente vjetesh ne Shqiperi. Emocionet e kengetares se festivaleve te dikurshme u shtuan edhe me kur pa pritjen e ngrohte te njerezve dhe mediave qe ne momentin e pare te mberritjes ne aeroport.
    "Emocioni ka qene shume i madh, kam pare reagimin e publikut, madje edhe nga ata qe nuk e dinin qe une do te vija. Tirana ishte transformuar nga ajo Tirane qe kam lene une, pa fasada te larta dhe rruge te bukura e te gjera. Me ra shume ne sy menyra e lyerjes se pallateve, dukej qe ishte nje dore piktori. Ndala makinen dhe eca ne kembe anes Lanes". Mjaftuan vetem dy-tri ore qe Anita te ndihej sikur nuk ishte larguar kurre nga Shqiperia.
    Anita Bitri


    Çdo gjë është e mundur, është titulli i albumit muzikor që e ka kthyer Anita Bitrin pas nëntë vjetësh në Shqipëri. Emocionet e këngëtares së festivaleve të dikurshme u shtuan edhe më kur pa pritjen e ngrohtë të njerëzve dhe mediave që në momentin e parë të mbërritjes në aeroport. “Emocioni ka qenë shumë i madh, kam parë reagimin e publikut, madje edhe nga ata që nuk e dinin që unë do të vija.

    Tirana ishte transformuar nga ajo Tiranë që kam lënë unë, pa fasada të larta dhe rrugë të bukura e të gjera. Më ra shumë në sy mënyra e lyerjes së pallateve, dukej që ishte një dorë piktori. Ndala makinën dhe eca në këmbë anës Lanës”. Mjaftuan vetëm dy-tri orë që Anita të ndihej sikur nuk ishte larguar kurrë nga Shqipëria. Në fillim të '96-ës, kontrata gjashtë mujore me një grup të muzikës popullore të Tropojës, bëri që të merrte një vizë amerikane si këngëtare profesioniste. Nuk u desh shumë që të vendoste për të qëndruar përfundimisht në Amerikë. Lindja e vajzës, Sibora dhe trazirat e '97-ës në qytetin e saj të Vlorës, bënë që ajo të mos e kthente më kokën pas. Por edhe realitetit amerikan nuk ishte një fushë me lule për Anitën, së cilës i janë dashur vite të tëra nëpër gjyqe për të fituar të drejtat e një shtetaseje amerikane. “Askush nuk duhet të mendojë se në Amerikë të hapen portat, aq më tepër kur je vetëm si puna ime.

    E vetmja gjë që më ka mbajtur moralin është se unë aty jetoj me profesionin tim.” Që prej tre vjetësh nuk vazhdon të këndojë më në lokale, por është bërë më e pranishme në gëzimet familjare dhe koncertet e ndryshme që organizon komuniteti shqiptar në Amerikë. Por ajo thotë se edhe pse e ka gjetur veten në Amerikë, shpirtin duhet ta ketë në Shqipëri. Jeton në Nju-jork me vajzën, Siborën 8 vjeç dhe nënën. “Përveç talentit që më ka dhënë, falënderoj Zotin dhe për nënën, të cilën e kam pasur gjithmonë krah në çdo moment e çdo sekondë. Jeta e artistit është shumë e vështirë, aq sa është dhe e bukur. Bëj një jetë shumë të thjeshtë, jam një amvisë shumë e mirë, sa që pjesën më të madhe të fitimeve e financoj në shtëpi, edhe pse mungesa e dokumentave ka bërë të humbas shumë shanse dhe ka qenë faktori im më negativ”. Por tani që më në fund mund të lëvizë lirshëm, Nju-jorku nuk do të jetë më aq larg Tiranës. “Menjëherë sa mora dokumentat, fola me vëllanë, Benin dhe thashë që s'ka më kuptim të rri më tepër, do të kthehem në Shqipëri. Benin e zgjodha si manaxher sepse në rradhë të parë besoj në aftësitë e tij dhe gjithmonë ka qenë shumë kritik ndaj meje, ndoshta më tepër se ç'duhej.

    Si në jetën personale ashtu dhe në atë profesionale nuk më ka vënë asnjëherë notën dhjetë. Nëpërmjet telefonit i vija të dëgjonte këngët dhe në moment tha “Bingo, o.k Anita këtë herë do të jem unë menaxheri yt.” Ka filluar të punojë për albumin e saj para dy vjetësh për të qenë më pranë publikut shqiptar, sepse e di që mungesa e gjatë mund të të lë në harresë. “Kushdo që do të dëgjojë albumin do të gjejë nuancat dhe timbrin e një Anite që ka qenë 20 vjeç, por më të fuqishme, më të sigurt dhe më me përvojë.” Këngët do t'i përkasin muzikës së lehtë me nuanca moderne, në disa prej tyre do të shoqërohet nga vajza dhe nga një grup këngëtarësh repi. “E veçanta ime është se përveçse këngëtare unë jam dhe violiniste. Të jesh dhe muzikante dhe këngëtare të bën ta shoh në mënyrë tjetër atë që krijon.”

    Vizita e Anitës në Shqipëri u mundësua nga biznesmeni vlonjat Sulo Shehu, por qytetit të saj Vlorës do ti rezervonte vetëm një ditë. “Do të kisha dëshirë të jepja një koncert të shpejtë, por programi im i ngjeshur nuk ma lejon këtë. Ajo Anitë e dikurshme që ka qenë zëri i Vlorës, ajo Anitë do të jetë dhe tani. Dëshira ime për këtë vit është të marr pjesë në Festivalin Kombëtar të Radiotelevizionit shqiptar, që mendoj se do të realizohet sepse tani rrugët janë të hapura.” Anita thotë se tani do të jetë më e pranishme në muzikën shqiptare e që me padurim po pret të fillojë koncertet e saj recitale, ku do të mund të testojë dhe të masi pulsin e publikut tim. “Ata që më kanë dashur, përsëri do ti dua.”



    (Publikuar me 17 Gusht 2004 19:51)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 19-10-2004 më 16:13

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e BabyTearz
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    3
    Carbon Monoxide is produced by the incomplete combustion of the fossil fuels – gas, oil, coal and wood used in boilers, engines, oil burners, gas fires, water heaters, solid fuel appliances and open fires.

    Dangerous amounts of CO can accumulate when as a result of poor installation, poor maintenance or failure or damage to an appliance in service, the fuel is not burned properly, or when rooms are poorly ventilated and the Carbon Monoxide is unable to escape.

    Having no smell, taste or colour, in today’s world of improved insulation and double glazing it has become increasingly important to have good ventilation, maintain all appliances regularly and to have absolutely reliable detector alarms installed giving both a visual and audible warning immediately there is a build up of CO to dangerous levels.

    "To be or not to be" that's the question.

  14. #34
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar më parë nga BabyTearz
    Ua sa e tmerrshme!!!!! Nuk me besohet. Sa gjynah dhe vajza e saj. PO cfare eshte ne shqip ky carbon monoxide, dhe nga vjen?

    ohh sa keq nuk me besohet . ngelem duke degjuar vetem vdekje kete muaj dhe kete vit . vetem shqipetare te vdekur kudo. Ja cfare jemi ne kete bote miza dheu. Gjithe ajo karriera e saj dhe gjithe ajo fame ja cfare po venitet .


    Shume keq me vjen per Anita Bitri nuk me besohet. Tre xhenaze nga nje shtepi . Tre te vdekur do shkojne atje ne shqiperi.

    P.c . BabyTearz zemra ime je ti? Sa keq e mban mend mi kam qene tek fejesa e Genit ku ka pas kenduar Anita . ?
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  15. #35
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    eshte me te vertete per te ardhur keq ..nje fatkeqesi e madhe !!!
    gjynah te shkretat se kane kuptuar se ka pas rrjedhje te gazit ..

    shume keq po me vjen

    ngushellime familjes
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  16. #36
    Me vjen shume keq!!

  17. #37
    Titulli Personal Maska e ujkuarixhi
    Anëtarësuar
    01-12-2003
    Vendndodhja
    No, I don't think we'll be telling them that.
    Postime
    7
    Anita & Sibora


  18. #38
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E pra, sa ishte rinuar. Une e pashe para nja 3 javesh ne nje dasem dhe s'ngjante kurrkund me ate Aniten e festivaleve 10 vite e ca para qe mbaja mend.

  19. #39
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    fatkeqsi ... ngushullime
    RIPPR

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Te vdesesh fizikisht mjafton vetem 1 moment; te jetosh ne kulturen e nje populli dhe vendi zgjat perjetesisht...

    Anita Bitri,e paharruar ne kujtesen tone!

    ANDi
    bingo !!!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Do të ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Danaj: Maqedonia do të ndahet
    Nga babadimri në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Ndahet nga gruaja me SMS
    Nga AjSi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:46
  4. Ndahet nga jeta diplomati Vladimir Prela
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 16:14
  5. Ndahet nga jeta Gjenerali Augusto Pinochet Ugarte
    Nga murik në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 17:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •