Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 146 prej 146
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    3
    ngushllime per familjen Bitri. Me kete ka humbur e tere Shqiperia e Madhe

  2. #142
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    S'mu besua kur e lexova kete lajm....me vjen shume keq

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Postime
    1
    Me vjene shume keq

    Ngushllimet e mia

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nju-Jork, mbyllet çështja “Bitri”

    HETIMET/ District Attorney dhe Policia e Staten Island kanë vendosur të mos ndiqet penalisht asnjë person

    Nju-Jork, mbyllet çështja “Bitri”

    Arben Bitri: Do t’i drejtohemi gjykatës për hapjen e procesit penal dhe vendosjen e drejtësisë

    Elisabeta ILNICA


    TIRANË – Çështja “Bitri” mbyllet në Amerikë. Në mesin e qershorit 2005, District Attorney dhe Policia e Staten Island nxorën rezultatin përfundimtar për tragjedinë e madhe, ku si pasojë humbën jetën tre breza njëkohësisht. Sipas konkluzioneve të drejtësisë amerikane, në këtë fatkeqësi nuk ka asnjë element kriminal dhe vdekja ka ardhur nga bllokimi i paqëllimshëm i tubit të monoksidit të karbonit, gjatë ndërtimit të ballkonit në krahun anësor të shtëpisë. Në këto rrethana, District Attorney dhe Policia e Staten Island kanë vendosur që të mos ndalohet dhe të mos ndiqet penalisht asnjë person. Institucionet në fjalë iu përgjigjën shkurt kërkesës së bërë nga përfaqësuesit e familjes Bitri, të cilët kërkonin ndëshkimin ligjor të fajtorëve: “Çështja është e mbyllur. Nuk kemi asnjë element që të ndalojmë dikë. Për ne çdo gjë është e qartë; ishte thjesht një tragjedi”.

    Fajtorët

    Duket si ironi të quash shuarjen e tri jetëve njëkohësisht, thjesht një tragjedi. Për më tepër ironia shkon deri në sarkazëm, kur bëhet fjalë se kjo tragjedi ka dhe një emër autori; Petrit Salillari. Ky person, i cili kur është prezantuar me këngëtaren e madhe, Anita Bitrit i është paraqitur si një “specialist” ndërtimesh, ndërkohë që nuk di as “abc-në” e kësaj mjeshtërie, vazhdon të jetë i lirë. Pra, jo vetëm që nuk është ndëshkuar për injorancën teknike të bllokimit të tubave të monoksidit të karbonit, që si pasojë erdhi vdekja e 3 pjesëtarëve të familjes Bitri, por vazhdon të prishë i qetë shumat e mëdha të dollarëve që mori për punimet fatale. Është po ky njeri që po tolerohet nga drejtësia amerikane, Petrit Salillari, i cili nuk denjoi që t’i kërkonte falje vogëlushes Sibora, teksa të njohur e të panjohur po i jepnin lamtumirën e fundit. Po ashtu, edhe më pas personi në fjalë nuk ngushëlloi familjarët Bitri, ndërkohë që edhe vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe shumë personalitete nga e gjithë bota respektuan këngëtaren e madhe, Anita së bashku me të bijën amerikane, Sibora, si dhe gjyshen Hazbije.

    Paradoksi

    Petrit Salillari jo vetëm që nuk është ndëshkuar nga drejtësia amerikane, por ai vazhdon të ushtrojë aktivitetin e tij në Nju-Jork, duke rrezikuar kështu edhe familje të tjera amerikane. Për këtë arsye, përfaqësuesit e familjes Bitri duke bërë të qartë për gjithë opinion publik amerikan dhe shqiptar se nuk kërkojnë hakmarrje, i drejtohen edhe njëherë drejtësisë që ky person jo vetëm të dalë më çdo kush para trupit gjykues, por edhe të marrë dënimin që i takon nga gjykata për mashtrim dhe për punë të papërgjegjshme e aspak profesionale. Edhe pse District Attorney dhe Policia e Staten Island e konsiderojnë këtë çështje të mbyllur, një fakt i tillë nuk vlen për familjen Bitri. Sipas tyre, në rast se ndaj Petrit Salillarit nuk do të hapet procesi penal, tragjedia “Bitri” mund të përsëritet në shumë shtëpi amerikane. Duke kërkuar edhe ndihmën e gjithë publikut, organizmave ndërkombëtarë, të mediave të ndryshme, si dhe institucioneve ligjore, familja Bitri bën apel për të mos e lënë këtë çështje në një frazë të përmbledhur “thjesht një tragjedi”, por të veprohet ligjërisht mbi fajtorët.

    Autori vazhdon

    TIRANË – Arben Bitri, vëllai i këngëtares vlonjate thotë se do të kërkojë nga drejtësia amerikane ndëshkimin e fajtorëve për fatkeqësinë që ndodhi në familjen e tij, pavarësisht nga deklarimi i policisë së Nju-Jorkut. Duke folur për gazetën “Dita”, Bitri deklaron se: “Kam kontaktuar me një avokat amerikan, i cili do të ndjekë procesin penal ndaj shkaktarëve të tragjedisë. Kam besim se pas kësaj, Gjykata amerikane do të bëjë detyrën e saj. Për këtë qëllim do të kërkoj edhe solidaritetin e mediave, nëse do të jetë e nevojshme”.

    TRAGJEDIA/ Si u shuan femrat që përfaqësonin tre breza dhe cilat ishin shkaqet që çuan në fatkeqësinë e madhe

    Ligji antimonoksid “Anita” pret ndëshkimin e fajtorëve

    TIRANË – I gjithë opinioni amerikan është prekur nga tragjedia “Bitri” e 19 tetorit 2004, datë e cila përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës. Në Staten Island, policia njujorkeze gjeti trupat e pajetë që përfaqësonin tri gjenerata; nëna, vajza dhe mbesa. Ishte pikërisht këngëtarja që për famë kishte kaluar kufijtë shqiptarë, Anita Bitri, që ka ndërruar jetë së bashku me nënën Hazbie dhe vajzën e saj, Siborën amerikane në natën e 19 tetorit. Vdekja e këtyre femrave u bë shkak që Qeveria e Nju-Jorkut të miratonte ligjin për vendosjen e detyrueshme e dedektorit kundër monoksidit të karbonit, nga i cili ndodhi dhe tragjedia. Në këtë linjë mbetet për t’u vlerësuar qëndrimi i Qeverisë amerikane dhe veçanërisht i Mayor Michael R. Blomberg, të cilët me respektin dhe humanizmin që treguan ndaj kësaj fatkeqësie, si dhe me vënien e ligjit mbi monkisidit me emrin “Anita”, lehtësuan zemrat e plagosura të familjarëve. Megjithatë, tragjedia nuk është shkaktuar nga shkaqe natyrore, por e gjitha ka ardhur si pasojë e neglizhencës së disa personave që po punonin për ndërtimin e një ballkoni pranë shtëpisë së Anita Bitrit. Ky nuk është një aludim, por përgjigjja ka ardhur nga tri ekspertiza të njëpasnjëshme, të cilat kishin një konkluzion të përbashkët: bllokimi i tubave të shkarkimit të monoksidit të karbonit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni në pjesën anësore të shtëpisë, si dhe mosfunksionimi i sensorit të bllokazhit të kaldajës së ngrohjes bënë që të shuhen njëkohësisht tri jetë të pafajshme. Janë pikërisht këto dy shkaqe që bënë të mundur që në brendësi të shtëpisë të futej nga djegia e gazit të kaldajës të sistemit të ngrohjes, një sasi monoksidi karboni e barabartë me 762 mijë për centimetër kub, kur mjaftonte vetëm një sasi prej 6 për qind për vdekjen e çdo qenieje të gjallë. Konkluzioni është i qartë dhe i pakundërshtueshëm. Bazuar dhe në fakte, duke iu referuar shenjave të gishtërinjve të punëtorit në qeskat e plastmasit, si duke u bazuar në teknologjinë më moderne amerikane, vdekja ishte aksidentale. Familja Bitri vdiq si rrjedhojë e një pakujdesie të pafalshme në punimet e ndërtuesve.

    Dita.

  5. #145
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Po me arthka shum keq
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Ngjarja eshte e dhimbshme ,por e verteta eshte shume e thjeshte. ka vetem nje paradoks "Te maresh pune ndertimi ,pa ditur kete mjeshteri" dhe ka nje emer, quhet Petrit Salillari .
    Mirpo nje pseudo gazetare me emrin Zenepe Luka ,duke shfrytezuar momentin dhe moshen e babait(80 -vjec) e transformoje kete tragjedi ne sesacion. Zoti e gjykofte. Mos gaboi ,eshte po kjo pseudo gazetare qe ndezi gjakrat ne Vlore ne 1997 dhe qe sot, shume nena vlonjate ,akoma jane me shamin e zeze.......



    RAPORTI/ Pas 4 muajsh hetime, mbërrin në Tiranë ekspertiza e plotë: “Tragjedia e familjes Bitri ishte aksidentale

    FBI: Kështu u shua Anita Bitri

    Flet vëllai i këngëtares së njohur vlonjate: Ja e vërteta e dhimbshme që vjen nga policia e Nju Jorkut

    Pas 4 muajsh hetime, mbërrin në Tiranë ekspertiza e plotë. “Tragjedia e familjes Bitri ishte aksidentale”

    TIRANË – Ndodh dhe kështu. Një detaj merr jetën e një familjeje. I tillë ishte fati dhe për Anita Bitrin. Por i njëjti fat nuk kurseu as nënën e as vajzën e saj. Vdiqën në gjumë. Megjithatë, më në fund e vërteta e shuarjes së familjes Bitri nuk vjen më nëpërmjet kronikave televizive apo median e shkruar. Si vdiq Anita, tashmë ka një variant zyrtar. Ditët e fundit të saj, përbëjnë faqet e një raporti të posaçëm të policisë së Nju Jorkut, i cili vjen eksluzivisht për gazetën “Dita” nëpërmjet vëllait të Anitës, Arben Bitri.

    Zoti Arben, cili është konkluzioni përfundimtar i policisë së Nju Jorkut?

    Në fakt janë bërë 3 ekspertiza rresht dhe një punë shumë e gjatë për zbardhjen e tragjedisë në familjen time. Por që të trija këto ekspertiza arritën të njëjtin konkluzion. Shkaqet e vdekjes së familjes Bitri erdhën për dy arsye: E para, bllokimi i tubave të shkarkimit të monoksidit të karbonit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni në pjesën anësore të shtëpisë. Dhe e dyta, mosfunksionimi i sensorit të bllokazhit të kaldajës së ngrohjes. Janë pikërisht këto dy shkaqe që bënë të mundur që në brendësi të shtëpisë të futej nga djegia e gazit të kaldajës të sistemit të ngrohjes, një sasi monoksidi karboni e barabartë me 762 mijë për centimetër kub, kur mjaftonte vetëm një sasi prej 6 për qind për vdekjen e çdo qenie të gjallë. Konkluzioni është i qartë dhe i pakundërshtueshëm. Bazuar dhe në fakte, duke iu referuar shenjave të gishtërinjve të punëtorit në qeskat e plastmasit, si duke u bazuar në teknologjinë më moderne amerikane, vdekja ishte aksidentale. Familja Bitri vdiq si rrjedhojë e një pakujdesie të pafalshme në punimet e ndërtuesve.

    Ju i referoheni raportit, duke përmendur ndërtime dhe ndërtues në shtëpinë e Anitës. Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?

    Keni të drejtë, pasi mua më duket se të gjithë e dinë tashmë këtë tragjedi. Por për ata që nuk janë në dijeni ende po them se dinamika e kësaj tragjedie i ka rrënjët që nga shtatori i kaluar. Ishte ky muaj, kur Anita së bashku me nënën, Hazbien, kontaktojnë një person, i cili hiqet si nga një kompani e madhe ndërtimi. Duke bërë shumë publicitetet si ndërtues, ky person hiqet sikur ka dhe një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Kështu, ai arriti që ta bindte Anitën për të bërë disa punime pranë shtëpisë. Në fillim ky “specialist” bën projektin, duke rënë dakord dhe për shumën përkatëse. Ai do të ndërtonte murin rrethues të shtëpisë së Anitës si dhe portën e jashtme. Më 4 tetor u hodh edhe ideja e ndërtmit të një shtese para shtëpisë, duke lartësuar njëkohësisht edhe truallin para hyrjes kryesore. Krahas këtyre, do të ndërtohej dhe ballkoni, që Anita kishte vendosur ta zbukuronte me lule. Kontrata u lidh përfundimisht dhe bashkë me të edhe pagesa e konsiderueshme në dollarë.

    Çfarë ndodhi më pas?

    Fillimisht u ndërtua armatura për lartësimin e truallit dhe ballkonit anësor. Më datën 13 tetor, e mërkurë, në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e Anitës mbërrin makina betoniere, e urdhëruar nga ana e “specialistit”. Ky person, i cili drejtonte punimet ndërtuese në shtëpinë e Anitës, për arsye private, nuk u paraqit në punë.Megjithatë, ai iu dha urdhër me telefon punëtorëve që hedhja e betonit të vazhdonte nga ata vetë, pa marrë parasysh se këta ishin të pakualifikuar dhe pa asnjë lloj eksperience në ndërtim. Por mjaftoi ky urdhër nga “lart” që betonierja të derdhte betonin, ndërsa punëtorët, një italian dhe dy spanjollë, iu përveshën punës duke e shtruar. Kur erdhi radha e hedhjes së betonit te ballkoni anësor u vu re se armatura ishte më e lartë se dy tubat që dilnin nga faqja anësore e shtëpisë. Në momentin e hedhjes betoni është i lëngshëm. Meqënëse këto tuba ishin gati 10 cm poshtë armaturës, u kërkuan me urgjencë dy qese plasmasi, të cilat u bënë si shtupa për bllokimin e këtyre tubave, me qëllim shmangien e hyrjes së betonit në to. Pra, një gabim fatal.

    Çfarë kishte këtu për gabim fatal?

    Punëtorët nuk e dinin për çfarë shërbenin këto tuba. Megjithatë, do të kishte mjaftuar një kontroll i thjeshtë nga jashtë apo kalimi i njërit prej punëtorëve brenda shtëpisë, që të kuptohej se këto tuba ishin të shkarkimit të kaldajës dhe që absolutisht nuk mund të betonoheshin. Por asnjëri prej tyre nuk mendoi gjatë. Makina betoniere ishte e paguar. Po ashtu urdhri nga “specialisti” ishte që atë ditë të betonohej i gjithë trualli para shtëpisë dhe ballkoni anësor. Kështu, betoni u hodh dhe dita e punës përfundoi në orën 18.00 të asaj pasditeje.

    Në rast se problemi ishte te tubat, si ka mundësi që tragjedia nuk ndodhi që atë ditë?

    Për dy arsye. E para, punimet ishin të papërfunduara dhe e dyta, ishte ende ngrohtë për të ndezur kaldajën. Më 14 tetor, në Nju Jork binte shi dhe punëtorët nuk u paraqitën në shtëpinë e Anitës. Të nesërmën, e premte 15 tetor, e njëjta situatë. Punimet kishin mbetur në mes. Anita detyrohet të bëjë një sërë telefonatash dhe pas këmbënguljes së saj, në shtëpi arrin “specialisti” dhe punëtori italian. Duke qenë se dhe nëna Hazbie u ankua për punime fare pa cilësi, atëherë personat në fjalë i hodhën një sy punimeve të të së mërkurës. Pas vëzhgimit, edhe vetë “specialisti” u bind që punimet ishin kryer pa asnjë lloj cilësie. Por duke qenë se nuk ndihej mirë fizikisht, u largua me premtimin që do të vinte sërish të nesërmen për të prishur ballkonin dhe për të sistemuar punimet.

    Në fakt, erdhi apo jo?

    Ishte e shtunë. Që në orët e para të mëngjesit Anita merr një telefonatë nga ana e “specialistit”, që ndodhej në spital dhe duhej të operonte urgjentisht apendisitin. Kjo gjë ishte e vertetë, kështu që Anitës nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i uronte një shërim të shpejtë. Punimet mbetën sërish në mes. Ndonjëherë duket ironi e fatit, por në fakt ishte neglizhencë totale.

    Cilat ishin pasojat?

    Pasojat duket se u ndien që në motin e zymtë të ditës së diel të 17 tetorit në Nju Jork. Gjithçka sikur po ndihej. Në damarët e Anitës, Siborës dhe Hazbies po përgatitej të injektohej vetë ftohtësia e atij Nju Jorku. Tashmë “specialisti”, me urdhrat dhe këshillat e tij, e kishte përgatitur tragjedinë. Ishte koha për prelud, ndërsa drama dhe fundi ishte shumë i hidhur. Atë të dielë, në orën 12.00 të paradites, Anita niset në një koncert jashtë Nju Jorkut me makinën e saj. Ndërsa Hazbia dhe Sibora e vogël shkojnë për viztë tek mikeshat e tyre, vogëlushja luante me shoqen e shkollës. Aty kanë ndenjur deri në orën 16.00. Më pas u kthyen në shtëpinë e tyre. Në orën 21.15 të asaj nate, Sibora telefonin teze Ëngjëllushen për ta përshëndetur dhe pastaj i kalon telefonatën nënë Hazbies. E gjithë kjo bisedë ishte shumë normale. Për më tepër as Hazbia e as Sibora nuk dinin që të vinin në punë bolierin. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga qeraxhia italiane në shtëpinë tjetër të Anitës, edhe pse e vogël, e cila kishte kërkuar aktivizimin e ngrohjes. Përgjigjia e Hazbies edhe për qeraxheshën kishte qenë që të priste vajzën, Anitën. Deri tani, gjithçka normale. Ka qenë ora 22.30, kur në shtëpinë e ftohtë arrin Anita. Menjëherë ajo bën ndezjen e bolerit për hyrjen e saj si dhe për shtëpinë tjetër të qeraxhies, e cila ishte e ndarë nga shtëpa e Anitës. Në orën 23.10, asaj i telefonon djali i tezes që kërkonte të atin në telefonin e tij, por që e kishte pasur Anita atë ditë. Pasi ia sqaron këtë, ajo mbyll telefonin. Gjithçka vazhdonte të ishte normale. Familja Bitri bie në gjumë. Dhe kaq u desh për të mos u zgjuar më. Kaq u desh që Hazbia, Anita dhe Sibora të flenë përjetësisht, duke ëndërruar për një botë më të bukur dhe më të mirë. Për një botë pa “specialistë”, që për dollarë krijojnë edhe tragjedira të tilla.

    APELI/ Vëllai i Anitës u bën thirrje ligjvënësve në SHBA për parandalimin e tragjedive të tipit “Bitri”

    Arbeni: Jo hakmarrje,por kërkoj drejtësi

    TIRANË – Pjesa “e mbetur” e familjes Bitri kërkon ndëshkim ligjor për fajtorët e tragjedisë në Nju-Jork. Është sërish vëllai i Anitës, Arben Bitri, i cili bën apel për hapjen e procesit penal për punë të pakujdesshme të ndërtuesve në shtëpinë amerikane. Jo vetëm kaq, por Arbeni tashmë u bën thirrje edhe gjithë organizmave kombëtare dhe ndërkombëtare për të kontribuar në këtë çështje, e cila vazhdon të mbetet ende në sirtarët e funksionarëve të drejtësisë në SHBA. “Nuk bëj asgjë për sensacion, por drejtësia amerikane duhet të veprojë mbi këta fajtorë, në mënyrë që të parandalohen tragjedi të tilla, të tipit Bitri”, thotë Arbeni, teksa flet për gazetën “Dita”. Megjithatë, ai pohon se këtë çështje vazhdojnë që ta ndjekin avokatët njujorkezë, Thomas dhe Lipsig. Krahas këtyre, është dhe Prokuroria e Shtetit, nëpërmjet zotit Gery dhe dedektivit Greco, të cilët po punojnë rreth ngjarjes tragjike të datës 19 tetorit. Sipas deklaratave të këtyre ekspertëve të drejtësisë amerikane, “çështja në fjalë po shqyrtohet, por ngaqë është thjesht aksident i paqëllimshëm, nuk shikojmë anë penale të këtij problemi nga ana ligjore. Pra, është vetëm ana civile. Kësisoj, nuk ka pasur asnjë të ndaluar, të arrestuar, apo të dënuar për vdekjen tronditëse të familjes Bitri”.
    Pse nuk është hakmarrje

    Ndëshkimin e personave të pandërgjegjshëm që punuan në shtëpinë e Anitës, nuk e kërkoj për hakmarrje. Asgjë nuk do të ma kthente më familjen time. Tashmë këtë e di. Por me penalizimin ligjor unë dua që të parandaloj tragjedi të tjera të tipit “Bitri”. Ky është argumentimi që jep Arbeni, teksa sqaron këmbënguljen e tij për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Sipas tij, në rast se vërtet do të vepronte drejtësia, kjo gjë jo vetëm që do të ishte në të mirë të qytetarëve amerikanë, por edhe do të qetësonte mbase disi edhe vetë Anitën. Me emocione prej vëllai, që nuk ka pak muaj që ka varrosur të motrën, Arbeni thotë: “Ndëshkimi i fajtorëve do të qetësonte Anitën në gjumin e përjetshëm. Po ashtu, edhe ne, të afërmit apo miqtë e saj, do të gjenim më në fund qetësinë e humbur që nga tetorit i vitit të kaluar. Por kjo do të qetësonte dhe shumë familje të tjera, që nga neglizhenca të tilla humbasin të dashurit e tyre. Kjo duhet të marrë fund!” E. Ilnica

    JETËSHKRIMI
    Si u bë nju-jorkeze vajza vlonjate

    TIRANË – Ajo lindi në Sarandë. Po këtu, Anita Bitri studioi edhe violinë, ndërsa kënga po i shfaqej gjithnjë e më tepër si pasion. Kjo bëri që vajza, që më vonë u bë vlonjate për shkak të transferimit në këtë qytet, tepër e re, fillimisht u shfaq në Koncertet e Pranverës, pa e ditur se më pas do të linte jehonë ndër emrat më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Në vitet '90 Anita u shfaq shumë e kompletuar dhe ishte ndër pretendentet e çmimeve të para në Festivalet e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Suksesin ia dhanë këngë të tilla si: “Hartimi dhe dëbora”, “Mos u nxito, mos u gabo”, apo “Abrakadabra”. Në vitin 1996, së bashku me një grup këngëtarësh popullorë të ansamblit “Tropoja”, shkon për një turne koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të saj në “tokën e premtuar”, i lind vajza e saj Sibora, e cila menjëherë merr nënshtetësinë amerikane. Lindja e Siborës, trazirat në Shqipëri dhe problemet që ajo ka pasur me dokumentet, e mbajtën 9 vjet larg Shqipërisë. Ndërkohë, Anita rindërton jetën e saj në Nju Jork, ku vazhdon artistike në fushën e muzikës. Rikthehet në Tiranë dhe në Vlorë pas 9 vitesh, në korrik të vitit 2004. Por vetëm për pak. Në tentativa për të hedhur në tregun shqiptar albumin e saj të fundit “Çdo gjë është e mundur”, ajo detyrohet të largohet sërish drejt SHBA-së, për të mos shkelur kurrë më në Shqipëri. Anita ndërroi jetë nga monoksidi i karbonit, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, më 19 tetor 2004, po në të njëjtën ditë, kur Nënë Tereza është shenjtëruar.

    PROMOVIMI

    “Çdo gjë është e mundur”, kthen Anitën pas 9 vjetësh

    TIRANË - “Çdo gjë është e mundur”. Ky ishte titulli i albumit që e riktheu edhe një herë në Shqipëri këngëtaren Anita Bitri. Me një look krejt të ri, por dhe me këngë “made in USA”, ajo shpërthen bujshëm në publikun shqiptar. Ishte korrik 2004. Pas 9 vjetësh Anita arriti të kishte një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Tiranë. Ishin 14 këngë të reja, të cilat u dalluan për një stil krejt ndryshe. Komentet nisën menjëherë. Por gjithçka ishte pozitive. Kritikët e artit çuditërisht nuk u ndjenë, thua se e parandjenin fundin e papritur që do të kishte Anita. Megjithatë, ajo vetë sa vinte e lartësohej. Madje, shfaqi ambicie për të marrë pjesë edhe në festivale. Kërkonte që të hynte fuqishëm në terrenin muzikor shqiptar. Tashmë ajo ishte e lirë të udhëtonte sa herë të dëshironte drejt Shqipërisë, pasi kishte plotësuar dokumentacionin e duhur të qëndrimit të saj në Amerikë. Pra, gjithçka ishte e mundur. Me këtë moto ajo u nis sërish drejt Nju Jorkut. Veç, u nis duke premtuar se do të rikthehej për të gjetur veten fillimisht, atje ku e kishte lënë në skenën shqiptare, në vitin 1996. Më pas, për të triumfuar. Sot, ka ende që presin në Shqipëri Anita Bitrin...

    REFUZIMI

    Shkaktarët e tragjedisë nuk kërkuan falje

    TIRANË – Duket se tradita shqiptare për të respektuar të vdekurin nuk mund të imponohet dot në Amerikë. Edhe pse Arbeni që në shkeljen e parë në Nju-Jork u ka kërkuar shkaktarëve të tragjedisë së motrës që të vinin e t’i jepnin lamtumirën e fundit Anitës, ata nuk kanë pranuar. “Duhej të kishin ardhur për t’i kërkuar falje Anitës. Kaq të paktën të kishin bërë”,- shprehet Arbeni, teksa komenton sjelljen e personave që neglizhuan punimet ndërtimore në shtëpinë e Anita Bitrit. Sipas tij, kjo ishte një fyerje e rëndë për familjen Bitri dhe këta fajtorë nuk meritojnë gjë tjetër, veç drejtësisë ligjore. “Tashmë drejtësia hyjnore i ka dënuar ata. Por është çasti që të veprojë dhe ajo ligjore”,- thekson vëllai i Anitës, Arben Bitri.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Do të ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Danaj: Maqedonia do të ndahet
    Nga babadimri në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Ndahet nga gruaja me SMS
    Nga AjSi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:46
  4. Ndahet nga jeta diplomati Vladimir Prela
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 16:14
  5. Ndahet nga jeta Gjenerali Augusto Pinochet Ugarte
    Nga murik në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 17:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •