Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 146
  1. #41
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    ngushellimet e mija familjes te saj

    amon sa inot i kom kto gjonat me gaz

  2. #42
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    ngushellimet e mia te gjithe familjareve, te njohurve dhe gjithe botes se artit shqiptar ne kete tragjedi.........bashkohem me hidherimin e e te gjitheve.....

  3. #43
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    o zot nje fatkeqesi e madhe.ngushellimet e mia per familjaret.me te vertete me erdhi shume keq kur e pash sot tek balkanweb.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    mire bote enver hoxha i ngrofte njerzit me dru.

    ngushellime familjes.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ngushellimet me te sincerta te gjitheve O Shqiptare!

    Te behemi te forte perballe ketyre tragjedive qe na kane ndodhur keto dite!

    Ngushellime me te dashureve te familjes se tyre!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #46
    sa e pa bese kjo jete...
    ngushllime,

  7. #47
    Dr.Prof.Doc.Ing Maska e zebrone
    Anëtarësuar
    12-09-2003
    Vendndodhja
    Ne shpi
    Postime
    164
    ngushellimet e mija gjithashtuuu.....kjo na ka ngel vetem per te thene
    We are the enemy,but the enemy show respekt..

  8. #48
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    rahmet paste

    me zuri data se me duket se me erdhi rradha dhe mua
    se te tere ata qe njoh une iken

  9. #49
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Nje tragjedi vertete. Komuniteti ketu ne Staten Islad eshte ne shok.
    Iu prehte shpriti ne paqe.

    Nuk duhet perjashtuar mundesia e "helmimit" te saj nga njerezit e burrit. Burri sapo i vdiq nga kanceri dhe kishe kater femije te rritur. Ish gruaja e tij vrau veten kur ai u martua me Aniten. Kjo pune bie ere.
    Bushspeak: War is Peace

  10. #50
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ime me tha lau hakun e saj qe vari veten


    sa konspirator ne te SI o aman


    sidoqofte me erdhi shume keq. humbje e madhe
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Ngushellimet e mia familjes dhe te dashurve te saj, ashtu edhe dashamiresve te saj shqiptare kudo qe ata ndodhen. Anita Bitrin ishim mesuar ta degjonim e takonim cdo 28 nentor, ne festen e flamurit ne Philadelphia. Kete vit do te na mungoje.

    Mbajeni ate dhe familjen e saj ne lutjet tuaja.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    8
    Sa keq. Ngushellmet me te thella familjes bitri((
    ju dua te gjitheve

  13. #53
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ngushëllimet e mia familjes Bitri, artit shqiptar dhe gjithë simpatizuesve të artit të saj. Urojmë që ngjarje si kjo të mos na ndodhin më në të ardhmen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #54
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Kur ishte ne Shqiperi kendoi.
    U be nje emision special per te........

    HUMBJE E KENGES SHQIPTARE
    Te gjitha jane thene

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gsh

    ---

    New York /


    Tragjedia e këngëtares. Në 1 nëntor niste ligji i ri për mbrojtjen nga djegia në kaldaja

    Kaldaja mbyt në gjumë Anita Bitrin
    Bashkë me të vdesin, e ëma dhe vajza 7-vjeç, Sibora


    -----------------------------------------------------

    Nga New York Marcus Solis


    Tashmë mbetet vetëm një hidhërim që të këput shpirtin prej kësaj tragjedie familjare. Tri jetë u morën nga një vrasës i heshtur, pa erë, pa shije. Të martën rreth orës 8.30 të mëngjesit zjarrfikësit zbuluan nënën, vajzën dhe mbesën të helmuara nga monoksidi i karbonit. Kur njësitë e emergjencës hynë në shtëpinë që ndodhet në bulevardin Ocean Avenue, ata konstatuan se niveli i gazit CO (monoksidit të karbonit) në ajër ishte më i lartë se njëmijë për milion, ndërkohë që niveli normal konsiderohet nga 0 deri 9 për milion. "Me shifra të tilla, mjaftojnë disa frymëmarrje që njeriu të humbë ndjenjat", thotë shefi i zjarrfikësve, Thomas Haring.

    Ngjarja
    Një nga viktimat ishte 38-vjeçarja Anita Bitri, një këngëtare e njohur në vendin e saj, Shqipëri, e cila kërkoi të fitonte famë në SHBA. Bashkë me të, humbën jetën edhe nëna e saj 60-vjeçare dhe vajza Sibora, shtatë vjeç. Familja ishte transferuar në Staten Island rreth dy vjet më parë për t'u vendosur në këtë rrugë të qetë të seksionit South Beach. Vetëm pak javë më parë këngëtarja shqiptare kishte humbur edhe bashkëshortin, i cili kishte vdekur pas një kanceri. Për fqinjët anëtarët e familjes ishin njerëz aktivë dhe të dashur. "I takoja përditë. Pinim kafe bashkë. Akoma nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur", thotë mes lotëve fqinja Leonora Ruçi.

    Helmimi nga kaldaja
    Shkaku i tragjedisë ka qënë kaldaja e ndodhur në bodrumin e shtëpisë ngjyrë rozë të këngëtares shqiptare. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Ndërtimit, Llyse Fink, kohët e fundit ishin kryer disa punime rikonstruksioni në shtëpi dhe si rrjedhojë ishin vendosur disa qese plastike në vrimën e ventilimit të kaldajës. Bllokimi i kaldajës ka bërë që gazi CO (monoksid karboni) i lëshuar nga lënda djegëse që përdoret brenda saj të depërtojë gjatë natës në shtëpi duke i kapur në befasi në gjumë banoret e saj. "Bllokimi i kaldajës ishte një aksident, që solli është këtë tragjedi", deklaroi zëdhënësi Fink. Sipas autoriteteve, monoksidi i karbonit krijohet gjithnjë në rastet kur digjet benzinë, naftë, dru ose gaz propan. Shifrat zyrtare flasin për rreth 300 vetë që vdesin çdo vit në këtë mënyrë në SHBA. Familja vdiq më pak se dy javë para hyrjes në fuqi të një vendimi bashkiak, që u kërkon të gjitha shtëpive të vendosin dedektorë të monoksidit të karbonit në një rreze pesë metra larg nga ambjentet e fjetjes. Kjo pajisje funksionon njësoj si dedektorët e tymit, duke lëshuar alarm zanor sapo konstatohet prania e gazit. Për fat të keq, familja e këngëtares shqiptare nuk kishte siguruar një aparat të tillë, i cili mund të kishte evituar në kohë tragjedinë.


    Zihni Sulaj: Si ndodh vdekja nga gazi

    Një vdekje e shpejtë dhe e pashmangshme nëse përqëndrimi i gazit të helmët, monoksid karboni është shumë i madh në ajër. Helmimi vdekjeprurës ndodh edhe kur monoksidi i karbonit çlirohet më pak, veçse në këtë rast proceset e pakthyeshme që ndodhin në organizëm dhe konkretisht në venat e gjakut janë më të ngadalta. Njeriu vdes në gjumë, pa ndjerë asgjë. Kryetoksikologu Zihni Sulaj sqaron se në raste të tilla të helmimit me gaze, monoksidi i karbonit zhvendos oksigjenin në gjak dhe bashkëvepron me hemoglobinën, duke formuar një substancë të qëndrueshme, karboksihemoglobina. Qelizat "vuajnë" pasi nuk transportojnë më oksigjen. Ky proces bëhet gjithnjë e më i pamundur deri në humbjen e jetës.


    Pak javë më parë Anitës i vdiq bashkëshorti

    Fati i keq nuk i është ndarë familjes së Anita Bitrit. Vetëm pak javë më parë, sëmundja e kancerit i kishte marrë asaj bashkëshortin. Gjatë vizitës së saj në korrik, Anita kishte programuar një turne të madh në të gjithë vendin. Për këtë ishin gjendur edhe sponsorët, kryesisht në vendlindjen e saj Vlorë. Por gjithçka është shkatërruar për shkak të lajmeve të këqija që vinin nga pjesa tjetër e familjes në SHBA. Bitri u detyrua të lërë pas dore planin për koncertin dhe të kthehej në New York, për t'i qëndruar pranë në grahmat e fundit bashkëshortit të saj të sëmurë.


    Flasin kolegët shqiptarë: Pengu i fundit dhe koncerti më 28 nëntor

    Pëllumb Kulla: S'kemi vendosur për varrimin
    Ende nuk jepen detaje për përcjelljen që do t'i bëhet këngëtares. Artistët shqiptarë në New York shprehen se lajmi ka qenë befasisht tronditës dhe është përhapur në mënyrë kaq të rrufeshme saqë s'u ka lënë atyre kohë të mendojnë për shërbesën e fundit. "Nuk kemi menduar për organizimin e funeralit. S'ka shumë që ndodhi, por çdo gjë është përhapur me kaq shpejtësi. S'mund t'u them detaje për ceremoninë", tha në linjë telefonike publicisti i njohur Pëllumb Kulla, ndërsa rrëfeu momentet kur ishte njoftuar për tragjedinë dhe eksperiencën me këngëtaren, njohjen, koncertet. "Më telefonuan nga gazeta Iliria duke kërkuar dhe ata informacion për tragjedinë. S'e kisha marrë vesh. Ishte herët akoma, pa u përhapur lajmi. Kjo gjë më ka tronditur jashtëzakonisht shumë për arsye se sapo kishim biseduar me Anitën dy ditë më parë dhe sot po matesha përsëri për ta marrë në telefon". Regjizori Kulla ka qenë organizator i mjaft koncerteve të këngëtares. "Disa këngë të saj kishin mjaft sukses. Publikut sidomos i ka mbetur në mendje Anita e Festës së Vitit të Ri, katër vjet më parë me këngën arbëreshe me violinë. Tani së fundi kishim një koncert ku ishte e ftuar dhe ajo, që nuk erdhi për shkak të tragjedisë që i ndodhi, vdekja e të shoqit. U bë tërë kjo kohë zie në këtë familje. E çuditshme!". "Ne me Anitën prisnim koncertin e Bostonit më 28 nëntor", tha Edmond Kushi, një tjetër muzikant-koleg i këngëtares. "Kjo që ndodhi ishte shumë tragjike. Unë u lajmërova nga një kolegu im në telefon, sot paradite", tregoi ai. Kushi tha më tej se familjarisht kishin hyrje-dalje me këngëtaren Bitri, meqë jetonin dhe në një qytet. "Kohët e fundit Anita po përgatiste një disk, po që nuk arriti dot…". "Ajo ishte një fenomen i shkëlqyer i muzikës pop në Shqipëri", thotë producenti i regjistrimeve të saj, James Avatar, që shton se këngëtarja shqiptare e dashuronte ëndrrën amerikane, i pëlqente Aretha Franklin dhe yje të tjerë të muzikës. Një tjetër muzikant që ka bashkëpunuar me Bitrin, Maksim Vathi, sapo kishte dëgjuar lajmin për vdekjet, kishte rendur me të shpejtë në shtëpinë e tyre. "Jam ende i shokuar", tha ai pas pak. "Nuk mund ta besoj. Më vjen me të vërtetë keq".

    gazeta shqiptare

  16. #56
    E tmerrshme! Sa jeteshkurter!

    ngushellimet e mia te afermve!

    I paharruar qofte kujtimi saj!

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Ngushellime te sinqerta familjes se saj
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ngushellime per te afermit.


  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    ngushellimet e mija per te afermit

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    U trondita pa masë. Unë e kam dashur Anitën si bijën time. Me të kam fituar shumë çmime dhe ka qenë ajo që sëbashku me të paharruarin Alqi Boshnjaku thurnim tekste dhe fitonim çmime në Festivale. Tani ajo ndrroj jetë. Tani ajo shkoj në përjetsi...Atje e pret miku ynë dhe Princi i Teksteve të Këngës Alqi Boshnjaku. Qenka e rëndë, tejet e rëndë...Kujtime të paharruar kam për atë artiste që ishte talent dhe tejet e zhdërvjelltë në interpretimin e këngës ritmike. Nuk dua të përmend sesa këngë i kam shkruar, dua të shkruaj bashkëpunimin e fundit më Anitën. Pra do hedh në këtë mesazh njerzor dhe të dhimbshëm vargjet e mija që kurr nuk do të këndohen prej Anitës!!!!!!!!!!

    Nëse ju merr malli për mua
    Dilni mes njerzve dhe më kërkoni!
    Me këngë në buzë tërë jetën dua
    të jem pranë jush...sa më mungoni.

    Nëse ju merr malli... mos qani!
    Radio Tiranën paksa dëgjoni!...
    Dhe një minut heshtje të mbani
    Unë do ju ndjej! Mos më harroni...!

    Endrra e jetës seç u helmua
    Tok me Siborën nga ju u ndava...
    As një pik lot, të rjedh nuk dua
    Se larg prej jush unë vetëm qava...

    Ja ky ish fati...s'kam çfar të them!
    Askush prej jush s'mund ta besoj.
    Po më kërkove shpirtin ma gjen
    Këngës shqiptare do ti mungoj...

    Do ti mungoj njerzve të dashur
    Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë
    Ika në gjumë...endërr përflakur
    Por do më gjeni vetëm në këngë!

    Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
    Kur një hartim do bëjnë fëmijtë
    Dhe kur në tren dikush prek dorën
    Do vij t'u sjell gjithë dashuritë!

    Ika pra ika, ky ishte fati...
    Hyra në endrrën që s'ka mbarim!
    Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?...
    Veç këngën time...ju lë kujtim!

    Këto vargje i shkrova ngutshëm...dhimbshëm...shpirtërisht.
    Agimi

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Do të ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Danaj: Maqedonia do të ndahet
    Nga babadimri në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Ndahet nga gruaja me SMS
    Nga AjSi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 10:46
  4. Ndahet nga jeta diplomati Vladimir Prela
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 16:14
  5. Ndahet nga jeta Gjenerali Augusto Pinochet Ugarte
    Nga murik në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 17:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •