-------------------------------------------------------------------------
4 mijė rusė nė kėmbė duartrokasin pėr boksierin shqiptar
Shqipėria ėshtė bėrė tė shtunėn nė mbrėmje pėr herė tė parė me njė kampion Europe nė boksin profesionist, falė fitores historike sė Kreshnik Qatos. Atij i ėshtė dashur tė boksojė fuqishėm nė 10 raunde, pėr tė mbrojtur titullin kampion nė peshėn 76 kg, pėr federatėn EBA "European Boxing Association", gjatė njė ndeshjeje tė zhvilluar nė qytetin Yalta nė Ukrainė. Kundėshtari i Qatos, rusi Zavgorovnik, nė raundin e 6-tė dhe tė 7-tė e ka shtuar sė shumti ashpėrsimin e dyluftimit, pas njė tėrheqjeje tė qėllimshme tė Qatos, i cili kėrkonte t'i ruante energjitė pėr raundet e fundit. Goditjet e marra nė raundet 7-8-9 dhe 10, me mjeshtėri nga boskieri Qato, qė jeton dhe stėrviet nė Londėr, ka bėrė qė ai tė shpallet kampion me 99 pikė kundrejt 96 tė marra nga Rusi. Kaq ka mjaftuar pėr tė bėrė realitet ėndrrėn e boksierit tone, i cili u shpall kampion pėr EBA dhe, mbi tė gjitha, siē e deklaron dhe vetė ai ngritjen e flamurit nė kėtė aktivitet prestigjioz dhe lartėsimin e emrit tė Shqipėrisė nė boksin profesionist.
-------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt