Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Interviste e Kadarese mbi drejteshkrimin e shqipes

    “Politika shqiptare diktatoriale donte, nė ēdo mėnyrė, tė bėhej dialekti i jugut”


    Mimoza Cika (DW)



    Zoti Kadare, ēfarė vlere ka per ju, sot, pas gati tre dekadash, Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe cili qe roli i tij?



    Kadare: Mendoj se pėr kėtė kongres po bėhen shumė spekulime. Nga njėra anė sigurisht ka qenė rritja e rėndėsisė sė tij ose glorifikimi i tij nga pushteti, nga regjimi komunist nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, ka qenė njė mohim i tij total, duke e quajtur si njė manipulim tė regjimit. Mendoj se e vėrteta ėshtė midis tė dyjave. Kongresi i Drejtshkrimit nuk ėshtė as njė gjė pėr t’i ngritur monument, pėr ta glorifikuar, nuk ėshtė as njė gjė qė duhet mallkuar, duhet rrėzuar.



    A mendoni se Kongresi ka vendosur kufizime pėr ndonjėrin nga dialektet?



    Kadare: Besoj se nuk mund tė flitet me terma kaq tė prera. Kongresi, siē thashė, ėshtė nė vazhdim tė njė prirjeje tė vjetėr, gati shekullore, qė gjuha shqipe, ashtu si gjuhėt e tjera evropiane, tė shkojė drejt njėsimit. Pra, ėshtė njė aspiratė e vjetėr, e natyrshme, harmonioze, e detyrueshme, e njė kulture. Nė Shqipėri nuk u bė asgjė e jashtėzakonshme. Pėrkundrazi, u bė ajo qė ėshtė bėrė nė tė gjitha vendet evropiane. Pra, Kongresi ėshtė njė nga forumet qė ka marrė pjesė nė kėtė gjė.

    Partia Komuniste donte tė merrte patronazhin e saj, tė merrte lavdinė, se ėshtė ajo qė e krijoi Gjuhėn e Njėsuar Shqipe, gjė qė s’ėshtė e vėrtetė, sepse gjuhėn e njėsuar nuk e krijon kurrė njė regjim politik, njė parti ose njė diktaturė. Por, ajo e mori nė patronazh dhe u sugjestionuan tė gjithė, duke e pranuar kėtė mashtrim. Nė tė vėrtetė, duke qenė nė ndikim tė regjimit, nė Kongres u bėnė edhe gabime. U bėnė gabime, por jo tė asaj natyre dramatike ose tragjike sa pėr ta mohuar atė dhe pėr ta rikthtyer procesin gjuhėsor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do tė ishte njė humbje e jashtėzakonshme pėr kulturėn shqiptare. Gabimet qė u bėnė, pra, nuk janė tė asaj peshe qė mund tė pėrligjin njė kthim prapa. Kthimi prapa do tė ishte, vėrtet, njė dramė e rėndė pėr kulturėn shqiptare, do tė krijonte probleme tė jashtėzakonshme, tė cilat do tė donin edhe gjysmė shekulli pėr t’u zgjidhur.



    Cilat janė ato gabime qė u bėnė nė Kongres, pėr tė cilat po flisni ju zoti Kadare?



    Kadare: Gabimet qė u bėnė nė Kongres - kanė qenė se njė grup shkencėtarėsh stalinistė, gjuhėtarė stalinistė, pėr fat tė keq ka pasur tė tillė, u pėrpoqėn aq sa mundėn tė ndikonin, nė ēdo mėnyrė, qė ta nėnvleftėsonin fondin, pasurinė e fjalorit, tė njėrit prej dy dialekteve kryesore, atė tė gegėrishtes. Nė mėnyrė gati tinėzare, duke bėrė sikur harruan, duke bėrė sikur iu shpėtoi, duke bėrė sikur nuk iu ra nė sy, lanė jashtė fjalorit, qė u hartua fill pas Kongresit tė Drejtshrimit, njė pjesė tė madhe tė pasurisė gjuhėsore. Kurse, nė sistemim sintaksor, nė bazat e strukturės sė gjuhės, nuk besoj se u bėnė gabime dramatike. Natyrisht, kanė kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjėra pėr t’u korrigjuar. Bashkė me qortimin e kėtyre gjėrave do tė qortohej edhe ajo ana meskine, sepse nė ēdo mėnyrė u pėrpoqėn ta denigronin pasurinė, sidomos tė shkrimtarėve katolikė tė veriut. Pra, bashkė me kėtė korrigjim, pėr tė cilin unė mendoj se ėshtė korrigjimi themelor qė duhet bėrė, mund tė rishikohen disa nga rregullat tė cilat janė vendosur ndoshta jo drejt. Kjo gjė mund tė bėhet dhe duhet tė bėhet. Ėshtė gjė e natyrshme. Nė ēdo vend, nė Greqi, pėr shembull, pas Kongresit tė Drejtshkrimit janė bėrė reforma gjuhėsore. Dy vjet mė parė, nė Gjermani u rishikuan disa rregulla ortografike, pas njė polemike 10 vjeēare. Njė gjuhė e madhe si gjermanishtja, e kristalizuar gjatė shekujve, pėrsėri herė pas herė, e lyp nevoja diēka dhe ndryshohet. S’ka asgjė tė panatyrshme nė kėtė gjė. Por, nė gjuhėn shqipe, nė bazėn e saj, nuk ka gjėra themelore pėr t’u rishikuar. Gjuha shqipe ėshtė njė bazė e strukturuar qė askush nuk mund t’i prishė natyrėn e saj.



    Pyetje: Ju jeni njėri nga shkrimtarėt qė keni ndikuar nė pasurimin e leksikut tė shqipes, me fjalė e forma tė reja, dhe kėtė e keni bėrė nė kohėn e regjimit komunist. Nė ē’formė ėshtė pasqyruar ndikimi i politikės zyrtare tė asaj kohe nė politikėn gjuhėsore dhe nė atė letrare?



    Kadare: Unė mendoj se te gjuha e shkrimtarėve - regjimi nuk duhet tė lozte asnjė rol. Nuk mund tė justifikohen shkrimtarėt shqiptarė e tė thonė: unė pata gjuhė tė varfėr, sepse ma varfėroi regjimi. Ky ėshtė njė mashtrim, njė sharlatanizėm. Ne shkrimtarėt kemi pėrgjegjėsi pėr gjėrat tona, regjimi ka pėrgjegjėsi pėr gjėrat e veta. Ne nuk mund tė ankohemi se regjimi na prishi gjuhėn.

    Lidhur me atė se a u ndalua njėri dialekt, ai i gegėrishtes, nė kohėn e komunizmit, kjo ka qenė mė tepėr dinake, sepse stimulohej, nė ēdo mėnyrė, qė ėshtė mirė tė shkruhet nė kėtė tjetrin dialekt nga shkrimtarėt, kurse pėr t’u ndaluar - nuk ėshtė ndaluar asnjėherė. Unė di disa shkrimtarė tė veriut qė kanė vazhduar me kokėfortėsi tė shkruanin nė dialektin e tyre, deri sa vdiqėn. Por, natyrisht, kur ka njė gjuhė standard, asnjė vend nė botė nuk lejon qė nė shkolla, nė shtyp, nė radio, televizion, tė ketė dy gjuhė. Ėshtė vetėm njėra qė sundon. Kurse, ēdo shkrimtar ka tė drejtėn e tij tė krijimit, ta bėjė gjuhėn si tė dojė ai, ta kthejė kokėposhtė, po deshi, ėshtė e drejta e tij private. Kėtu ngatėrrohen shumė njerėz, sepse harrojnė pėrgjegjėsitė qė ka shkrimtari dhe pėrgjegjėsitė qė ka shteti ose qeveria. Po them, shkrimtari mund tė bėjė ēfarė tė dojė.



    Ndėrkohė, shumė intelektuialė, pas 30 vjetėsh tė Kongresit tė Drejtshkrimit, kanė dalė me hipoteza se Gjuha e Njėsuar Shqipe favorizoi njė dialekt nė disfavor tė tjetrit dhe gjatė gjithė kėsaj kohe ėshtė dėshmuar se ajo nuk u familjarizua me pjesėn mė tė madhe tė atyre qė shqipen e quajnė gjuhė amtare…



    Kadare: Nuk ka askund qė dy dialekte tė ecin paralelisht. Njėri do tė jetė gjuhė standard, tjetri mundėsisht tė ndihmojė me pasurimin e tij. Nuk mund tė ketė dy gjuhė shqipe. Kjo ėshtė naive nga ana shkencore ta mendosh, sepse nė tė gjitha vendet e botės ka pasur disa dialekte dhe njėri prej tyre, pėr njė arsye ose tjetėr, dialekti i njė zone, i njė qyteti, bile edhe i njė njeriu, ėshtė bėrė gjuhė standard. Qė Shqipėria tė bėjė pėrjashtim e tė ketė dy gjuhė, kėto mė duken versione tė sugjerimeve qė i bėhen kombit shqiptar pėr t’u pėrēarė sa mė shumė. Ka mundėsi tė ndahen veē gegė e toskė, tė ndahen veē katolikė, ortodoksė e muslimanė. Janė bėrė kėto marifete nė Shqipėri, janė bėrė kėto sugjerime tė mbrapshta antishqiptare. Nuk ka pse Shqipėria tė bėjė dallim dhe ndryshe nga Gjermania, e cila gjithashtu ka pasur dhe ka ende shumė dialekte, ose nga Franca apo Italia. Nuk ka pse Shqipėria tė dalė tashti me dy gjuhė. Kėto janė marrėzitė tona qė vijnė ose nga injoranca, ose nga burime krejt tė dyshimta. Ėshtė pjesė e njė programimi shumė kėmbėngulės pėr tė mbjellė nė Shqipėri pėrēarje me ēdo kusht.

    Shkencėtarėt e intelektualėt tanė kanė pėr detyrė morale, mision para popullit shqiptar, tė sqarojnė se si ndodh qė njė dialekt tė bėhet zotėrues nė njė gjuhė. Qė u bė njėri nga dy dialektet ėshtė njė gjė krejt normale. Mund tė bėhej dialekti i veriut, mund tė bėhej ai i jugut. Natyrisht, politika shqiptare diktatoriale donte, nė ēdo mėnyrė, tė bėhej dialekti i jugut, pėr arsye qė i dimė, pėr arsyet e armiqėsisė sė tyre, instinktive gati, pėr kulturėn veriore, tė shqiptarėve tė veriut, sidomos kulturėn katolike. Por, kjo nuk mund tė bėhej me kokėfortėsi kundėr rregullave tė pėrgjithshme tė kulturės. Gjuha shqipe nuk ėshtė njė gjuhė indigjenėsh qė mund tė merrej nėpėr kėmbė nga njė byro politike, e cila pėrbėhej kryesisht nga injorantė. Gjuha shqipe ėshtė kaq e formuar sa qė kurrsesi nuk mund tė deformohej nė kėtė mėnyrė.



    Nė qoftė se kemi parasysh qė kohėve tė fundit po shkruhet nė gjuhė letrare dhe nė dialektin gegė, kujt i shėrben kjo?



    Kadare: Mua mė duket krejtėsisht normale qė shkrimtarėt tė shkruajnė si tė duan. Nuk ka asgjė tė keqe. Nė gjuhėn standard, ndėrkaq, kjo ėshtė e palejueshme. Nė Francė, pėr shembull, ėshtė i ndaluar me ligj pėrdorimi nė gjuhėn standard i fjalėve qė nuk i ka aprovuar akademia. Nė ēdo vit del njė numėr fjalėsh, 20 deri nė 30, qė aprovohen. Ndryshe, ėshtė e ndaluar me ligj dhe dėnohen ata qė i pėrdorin. Kurse shkrimtarėt mund tė shkruajnė secili si tė dojė, ajo ėshtė gjuha private e tyre nė krijimtarinė letrare.



    Rrethanat e reja politike dhe sociale pėr shqiptarėt kėrkojnė dhe reagime tė shpejta nga gjuha dhe gjuhėtarėt. Cila do tė jetė strategjia e re gjuhėsore nė kėtė situatė dhe rrugėt pėr pasurimin e gjuhės shqipe?



    Kadare: Nė procesin e njė gjuhe lozin njė rol shumė tė madh njerėzit qė janė tė njohur nė publik. Po kush janė ata? Dy janė kategori tė njerėzve qė lozin rol nė gjuhė, pėr t’u imituar nga tė tjerėt nė gjuhėn e pėrditshme, janė politikanėt dhe aktorėt. Tash, politikanėt, pėr fat tė keq, pėr shkak tė injorancės, pėrdorin jashtėzakonisht fjalė tė huaja pėr t’i dhėnė autoritet vetes, duke e shkatėrruar kėshtu njė pjesė tė gjuhės, gazetarėt injorantė, qė gjithashtu, shkojnė pas tyre, ose edhe njė pjesė “aktorėsh” qė pėrdorin tė njėjtėn gjuhė. Kjo ka sjellė probleme tė rėnda nė Shqipėri. Detyrė urgjente ėshtė ruajtja e pasurisė sė gjuhės shqipe, jo pėr tė rėnė nė puritanizėm. Ruajtja e pasurisė sė njė gjuhe ėshtė detyrė, ėshtė njė gjė e shėndetshme nė njė gjuhė. Ne jemi tė detyruar ta ruajmė identitetin e gjuhės shqipe, e cila nuk ka nevojė tė mbulohet nga njė mori fjalėsh tė huaja, tė panevojshme. Gjuha shqipe ėshtė njė makinė e mrekullueshme e tė shprehurit, njė nga makinat mė tė pėrsosura tė Evropės, nga ana e mundėsive tė shprehjes. Prandaj, ne s’kemi pse ta prishim kėtė makinė pėr t’u dukur se jemi mė tė zgjuar, pėr t’u dukur qė dimė anglisht, italisht a frėngjisht. Ruajtja e pastėrtisė sė gjuhės, qė shoqėrohet me procesin e pasurimit, tregon mjeshtėrinė e lartė dhe moralitetin e njė kulture.

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Nje tjeter interviste e Kadarese dhene VOA

    Pyetje-Nė 30 -vjetorin e Kongresit pėr unifikimin e gjuhės shqipe pati diskutime tė ndryshme nė lidhje me ēėshtjen e standardizimit tė gjuhės shqipe. Ju e keni theksuar vazhdimisht se standardizimi ka qenė njė aspiratė e vjetėr e kulturės shqiptare pėr tė bashkuar shqiptarėt. Si njė shkrues i madh i letrave shqipe, cili ėshtė mendimi juaj se ē’rrugė duhet tė ndjekė gjuha shqipe nė rrjedhat e saj tė ardhshme?

    I.Kadare- Kjo lidhet me pyetjen e mėparshme. Nė atė fushatė pėr tė bėrė dy Shqipėri, dy popuj shqiptarė dhe jo njė ka qenė njė fushatė e vjetėr kjo, pėr ta quajtur gjuhėn shqipe si dy gjuhė shqipe dhe jo njė. Kjo ka qenė njė shpikje, do tė thoja djallėzore, e nxitur nga padia disa herė, e disa herė nga djallėzia, pikėrisht pėr tė ēuar atje qė s’ka njė Shqipėri, s’ka njė popull shqiptar, por ka dy. Unė po e them si specialist i letrave qė gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė njėsuara nė Evropė. Nuk ka asgjė tė veēantė gjuha shqipe qė ta dallojė nga italishtja, anglishtja apo gjuhėt e tjera tė mėdha tė botės, pėrsa i pėrket kėsaj gjėje. Gjuha shqipe nuk mund tė zhvillohej, bashkimi i dialekteve tė saj ose gjuha e njėsuar shqipe nuk mund tė zhvillohej nė kundėrshtim me njė parim tė pėrbotshėm. Dhe parimi i pėrbotshėm ėshtė i tillė qė na tregon qė gjuhėt nuk krijohen nga bashkimi ose shkrirja e dialekteve, por krijohen nga zgjedhja e njė dialekti. Madje gjuhėt krijohet nga zgjedhja e njė tė folure disa herė mund tė qėllojė minoritare, nga zgjedhja e gjuhės sė njė qyteti, njė kryeqyteti, tė njė fshati ka qėlluar, madje edhe tė njė njeriu ka qėlluar, pak a shumė siē thuhet pėr italishten qė rolin kryesor e luajti njė shkrimtar Dante Aligeri. Prandaj tė gjitha kėto gjėra qė flasin njerėzit, duke qenė injorantė tė plotė nė kėtė gjė, duke bėrė spekulime politike nga mė tė shėmtuarat ėshtė turp pėr analistėt tanė qė nuk bėjnė njė studim tė ftohtė pėr kėtė dhe t’ia shpjegojnė popullit shqiptar qė tė mos ketė shqetėsime tė kota dhe tė mos krijohet nervozizmi kot. Unė e pranoj dhe e kam shprehur se regjimi komunist ka dashur tė ketė njė diskriminim pėr tė folurėn veriore. Ky diskriminim lidhej me mosdashurinė e tij pėr njė pjesė tė letėrsisė qė u krijua nė kėto zona tė Shqipėrisė, pėr mosdashurinė e tij, urrejtjen pėr katolicizmin shqiptar. Ėshtė njė temė e gjatė kjo pėr tė folur, por kjo nuk mund tė luante rol nė njė gjuhė tė zhvilluar si gjuha shqipe. Ajo ka qenė dhe mbetet njė nga gjuhėt mė tė zhvilluara tė Evropės. Shikoni Kongresin e Manastirit mė 1908. Po tė studiohet nga analistėt nė mėnyrė gjakftohtė, alfabeti shqiptar qė u zgjodh ėshtė gati i pėrkryer dhe alfabeti shqiptar i ka tė gjitha shenjat e prirjes bashkuese tė gjuhės. Po tė shikoni fonemat me rradhė, siē janė zgjedhur. Ju kujtoj se kryetar i komisionit tė Manastirit pėr Alfabetin shqiptar ka qenė Gjergj Fishta, pra nuk ka qenė njė njeri nga jugu, por ka qenė njė shqiptar nga mė tė mėdhenjtė nga veriu, prandaj e gjithė kjo ėshtė njė trysni artificiale qė krijohet dhe unė do tė thosha se ėshtė mėkat qė gjuhėtarėt ende nuk kanė mundur ta sqarojnė pėrfundimisht popullin shqiptar pėr tė mos harxhuar energji pėr njė gjė qė ėshtė kaq e qartė si drita e diellit.

    Shkeputa vetem pjesen ku trajtohet problemi gjuhesor
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •