Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Atentat ndaj Lame dhe Ngjeqarit në Tiranë

    Ngjarje e rëndë në qendër të Tiranës. Plagosen presidenti i federatës së boksit dhe inxhinieri i njohur

    Atentat plagosen Lame e Ngjeqari

    Dilnin nga emisioni “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, qëllohen me breshëri automatiku

    Aleksandra Bogdani

    TIRANË- Atentat të ftuarve të Arian Çanit në emisionin “Zonë e Lirë”. Vetëm pak minuta pasi ka përfunduar emisioni, drejtuesi Çani, biznesmeni i njohur, Vajdin Lame dhe i ftuari i përjavshëm në “Zonë e Lirë”, Xhevahir Ngjeqari kanë dalë nga godina e “TV Arbërisë”, për të pirë një kafe në bar “Europa”. Burime të policisë së Tiranës pohojnë se në rrugicën e ngushtë atyre u kanë zënë pritë persona të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr sapo i kanë parë përpara bar “Lux”-it. Të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën e 9-katësheve, por kanë tmerruar më shumë punonjësit e TVA, të cilët kanë dalë me vrap jashtë për të parë ç’ndodhte. Plumbat kanë plagosur rëndë inxhinierin Xhevahir Ngjeqari dhe biznesmenin e njëkohësisht presidentin e federatës së boksit, Vajdin Lamen. Ndërsa drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” është dëmtuar lehtë në këmbë.


    Atentati
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23. 30 minuta në zonën e quajtur 9-katëshet. Pak minuta pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë së Tiranës dhe komisariatit numër 1, të cilët kanë shoqëruar të gjithë dëshmitarët në vendngjarje. Njerëzit që ndodheshin aty kanë shoqëruar për në spital të plagosurit VIP, Lame, Ngjeqari dhe Çani. Burimet e mësipërme pohojnë se Xhevahir Ngjeqari është më i dëmtuari i atentatit. Ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe gjendja e tij shëndetësore ishte më e rëndë. I plagosur rëndë është edhe Vajdin Lame, por jashtë rrezikut për jetën. Në mjediset e spitalit ushtarak të Tiranës ka marrë ndihmën mjekësore edhe gazetari i njohur, Arian Çani, pasi burimet sqarojnë se është dëmtuar në këmbë nga rikosheti i një plumbi.


    Hetimet
    Zyrtarët e policisë së Tiranës kanë qenë të rezervuar në dhënien e informacionit për këtë atentat në qendër të Tiranës. Burimet sqarojnë se deri në orët e para të mëngjesit, nuk ishte përcaktuar ende se cili ishte objektivi i atentatit që plagosi tre njerëzit e njohur. Hetimet kanë vazhduar përgjatë gjithë natës, ku janë mbledhur dëshmi të dëshmitarëve, por edhe të dëmtuarve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta pas emisionit të drejtuar nga Arian Çani, ku Vajdin Lame ishte ftuar të diskutonte për problemet e federatës së boksit, ndërsa Xhevahir Ngjeqari, i njohur si personazhi i përhershëm i këtij emisioni denoncoi edhe një tjetër herë ministrin e Transporteve, Spartak Poçi në lidhje me Korridorin tetë. Nuk dihet ende nëse autorët e këtij atentati që ngriti në këmbë punonjësit e policisë së Tiranës janë identifikuar, ashtu siç nuk është përcaktuar qartë se cili prej tre të plagosurve VIP ishte në objektiv të atentatorëve.



    16/10/2004

    Në foto: Inxhinieri i njohur, Xhevair Ngjeqari, i cili u plagos dje rëndë pas një atentati në qendër të Tiranës
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    gjynaf per ate inxhinjerin e shkrete, po kriminela si vajdin lame as mebehet vone fare.

  3. #3
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464

    Unhappy sa gjynah inxhinieri

    sa gjynah dhe per ca perpiqet per te mbrojtur vendin e vet atdhetaret e tij kurse disa te tjere sic jane socialistet perpiqen ta vrasin.per mua spartak poci duhet te japi doreheqjen se besoj se ata persona jane derguar nga ai per te plagosur inxhinierin....po keshtu duhet te ndodhe qe populli te vendose njehere e mire te shporre socialistet qe tere jeten e tyre duan te zaptojne sa me shume prona dhe te mbyllin biznese per ti marre per vete.....eshte koha e maskarenjve por shqipria eshte e shqipetareve......"bota dridhet e perdridhet por do vije nje dite do te zgjidhet"I UROJ SHERIM TE SHPEJTE ZOTIT XHEVAHIR NGJEQARIT DHE DUA TA SHOH PERSERI TEK ZONE E LIRE EDHE ME PATERICA UNE E DI QE AI DO VIJE GJITHMONE PER TE VENE DREJTESI..........

  4. #4
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    ATENTAT NE QENDER TE TIRANES BIZNESMENIT LAME DHE ING NGJEQARIT

    Perfundoi pa viktima atentati i mbremshem ne Tirane, ku persona te paidentifikuar, qelluan mbi presidentin e Federates se Boksit, bisnezmenin Vajdin Lame e ing. Xhevahir Ngjeqari. Dy personat kane qelluar nga nje makine me targa te huaja, ndersa Lame e Ngjeqari dilnin nga redaksia e TVA. Keta te fundit jane plagosur lehte dhe jane derguar ne spital. I kontaktuar ne telefon Lame, ka deklaruar se ka besim ne autoritetet e policise per te zbardhur kete ngjarje ndersa u ben thirrje mediave te tregohen me korreke me lajmet dhe te mos nxitohen ne konkluzionet lidhur me motivet. Ne vendgjarje jane gjetur me shume se 25 gezhoja automatiku, ndersa shume plumba kane perfunduar ne xhamat dhe shkallet e nderteses se bibliotekes kombetare. Me shume se sa autoret per policine rendesi ka patur transportimi i te plagosurve ne spitalin ushtarak, cka ka bere qe autoret te largohen lehtesisht nga vendi i ngjarjes edhe pse patrullat e policse kane qene ne te kater anet e rruges qendrore. Agjente te policise dhe prokurore te krimeve te renda kane marre persiper barren e hetimeve per te zbuluar autoret e kesaj ngjarje te rende. Deri tani hetuesit pohojne zyrtarisht se nuk kane konkluduar ne nje piste hetimi. Mbreme pas ngjarjes policia ka gjetur ne afersi te shkolles se kuqe nje automjet tip opel, te djegur pjeserisht, cka shton shpresat qe permes shenjave te gishtrinjeve te identifikohen autoret e ngjarjes.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    mu me vje keq per kte inxhinjerin qe e ka honger kot por per plera si lame as me bohet von. e qujn dhe vip pale. atentati do ja ken organizu lames dhe ky tjetri e ka honge kot. lame osh i korruptum ne kulm, drogaxhi ene te gjitha pislliqet i ka se e njof mire una qe nga koha kur isha ne tiron. munds ka qen, vetem mundje dite truri vet, smerrte vesh me shume. e solli sala nga tropoja ene u bo shef komisarjati ne tiron, shiste pashaporta e bote i qind pislliqe ne polici. plus trafik droge. boni lek ene boni restorante , juveniljen, plus radion top albania e me vone tv top channel etj. nipi vet krimiel, boni disko krokodilin. plus qe edhe vriste, pranej esht ne burg tani per na 3 vrasje (e mani mend vrasjen te shkolla vasil shanto?) ja ky o vaedini qe erdhi nga mali pa i lek ne xhep ene sot quhet vip me paret e droges dhe te vrasjeve. a kur se vrane pleren.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Inxhinjer Xhevair Ngjeqari eshte nga Berati. Ka qene qysh ne monizem tek dega e institutit te ujrave atje, dhe mbahet mend qysh ne ate kohe qe kane qene shume aktiv bashke me ISPH-ne e prishur tashme per projekte mbi lumin Osum etj.
    Eshte kritikuesi ME I ASHPER i Spartak Pocit. Cfare nuk i ka thene per tenderat qe ai kryen dhe qe nuk ja ka idene, dhe per firmat qe ven lart e poshte. Siduket do i kete shkare shume goja keto kohet e fundit qe mafia qeveritare vendosi ta heqi qafe. Ne Berat jane te gjithe ne ankth per jeten e ketij njeriu qe gjithmone ka menduar per t'i bere mire Shqiperise.
    Atenatati me shume mundesi mund te kete qene dhe per vete Canin qe i nxorri te palarat te gjitheve. Ishalla sherohet sa me shpejte, por plaga qe mbetet ne boten intelektuale te vertete ne Shqiperi eshte shume e rende. Do maten 2 here njerezit perpara se te flasin te verteten, ose duhet te behet nje rrevolicion i tere kundra segmenteve te qeverise. Duket qe ketu eshte dora e shtetit se ky i ziu ska as prona, asgje fare, thjesht flet me shifra e me numra, i di afatet se sa do nje rruge te mbarohet, sa do nje veper ujesjellesi te mbarohet etj etj, ndersa Poci nuk ja ka idene, jo vetem ai por dhe ata karroqet qe kane qene para tij, qe kan shku me vjedh atje e jo me bere dicka te hajrit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Rendi e akuzoi Lamen për Petrit Lleshin


    A. Bogdani

    TIRANË - Emri i Vajdin Lames është lakuar në një konferencë për shtyp të Ministrisë së Rendit Publik, ku biznesmeni i njohur së bashku me ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Pjerin Ndreun, akuzoheshin për tentativë vrasjeje të Petrit Lleshit. “Në lidhje me kryekomisar Pjerin Ndreun janë referuar 4 kallëzime në Prokurorinë e Përgjithshme. Njëra akuzë është vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, në lidhje me një krim tjetër, në bashkëpunim me Vajdin Lamen”,-thuhet në deklaratet e asaj kohe të Ministrisë së Rendit. Kjo akuzë është dërguar më 21 prill të vitit 2004 nga Ministria e Rendit Publik në Prokurorinë e Përgjithshme. Pjerin Ndreu dhe Vajdin Lame janë akuzuar për tentativë vrasjeje të Petrit Lleshit, në fshatin Domje të Tiranës, gjatë arrestimit të tij nga forcat e RENEA-s. Në lidhje me këtë akuzë, Lame ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pak javë më parë ka pushuar procedimin penal të filluar për këtë çështje. Prokuroria e ka cilësuar të pabazuar në prova akuzën e Ministrisë së Rendit, duke pushuar kështu procedimin penal të filluar në ngarkim të ish-kreut të policisë kryeqytetase dhe biznesmenit të njohur në Tiranë, Vajdin Lame.


    DËSHMITË

    Biznesmeni i njohur kryeqytetas, Vajdin Lame, ka pohuar për “Top Chanel” se ka besim tek policia për zbardhjen e ngjarjes. Ai u ka bërë thirrje mediave të mos nxitohen në dhënien e pistave për atentatin e mesnatës së të premtes

    Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i njohur më së shumti për prezencën në “Zonë e Lirë” ka pohuar se ai është një viktimë rastësore e atentatit. Ai ka thënë për “Shekullin” se autorët nuk kanë pasur në objektiv për të vrarë atë



    17/10/2004

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga qenka ky Lame..?

    e solli sala thot Manoklla nga tropoja..

    Kush e njef le te na thote ..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dëshmitarët okularë kanë thënë se kanë parë dy persona me motor dhe me kaska në kokë. Autorët, ende të paidentifikuar

    Fier, ekzekutohet pronari 28-vjeçar i një lokali


    Vladimir Muçaj

    FIER- Ekzekutohet në rrethana misterioze pronari i një lokali në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën duke u gdhirë dita e djeshme, në lagjen “Liri”, në dalje të qytetit Fierit në vendin e quajtur Sharra. Viktimë e këtij krimit është Aurel Hoxha, 28 vjeç, i pamartuar, i cili ka gjetur vdekjen nga disa plumba . Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe ka gjetur të pajetë trupin e 28-vjeçarit. Burime të policisë thanë se ende nuk kanë dalë me një version zyrtar lidhur me këtë ngjarje, ndërsa dyshohet se ndaj 28-vjeçarit është qëlluar për motive hakmarrjeje ose për çështje femrash. Gjithsesi këto pista janë vetëm në kuadrin e dyshimeve, pasi autorët e krimit ende nuk janë identifikuar.
    Ngjarja
    28- vjeçari Hoxha punonte së bashku me babanë e tij Azizin, në lokalet pronë e tyre që ndodhen në lagjen “Liri”. Ata kishin modifikuar ish- banesën e tyre, (apartament në katin e parë) në dy ambiente që funksiononin si pikë shitje mishi dhe tjetra bar “Neoni”. Këtu punonin së bashku babë e bir, ndërsa jetonin me qera në lagjen “8 Shkurti”. Sipas hetimeve të para të policisë, para se të ekzekutohej 28-vjeçari ka çuar nënën në shtëpi dhe më pas ka marrë rrugën e kthimit për në lokal, ku dhe qëndronte gjatë natës në ruajtje të tij. Por pa arritur aty, rreth 250 metra larg lokalit, ai ka rënë pre e një atentati. Sipas hetimeve të deritanishme të ekspertëve të kriminalistikës fillimisht 28-vjeçari është plagosur në këmbë. Ashtu ai ka vrapuar në të djathtë të lokalit të tij, përgjatë rrugës kryesore, por atentatorët kanë qëlluar pa ndërprerje në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Krismat e armës janë dëgjuar nga banorët aty afër, ndërsa patrulla e policisë ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Një banore që nuk dëshiron të identifikohet ka deklaruar se nga ballkoni ka parë dy persona, të cilët kan qenë me veshje në kokë por ajo nuk përcakton nëse kanë qënë mbrojtëse e motorit (kokore) apo maska. Viktima ishte vëlla i tre vëllezërve dy prej të cilëve jetojnë në ishullin Hios të Greqise, kurse vëllai tjetër Behari është i divorcuar dhe banon më vete në lagjen “Liri”. Mësohet se 28-vjeçari i ekzektuar jetonte me prindërit e tij.
    Policia
    Një grup ekspertësh të drejtorisë së policisë kanë punuar gjatë gjithë natës për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi, por ende nuk kanë dalë me një version zyrtar. Burimet thanë për gazetën se në komisariat janë shoqëruar tetë persona, por të gjithë janë liruar, pasi asnjë prej tyre nuk ka rezultuar si i implikuar në këtë krim. Mësohet se të gjithë të shoqëruarit kanë qënë bujtësit e fundit të lokalit “Neon”. Sipas gëzhojave të gjetura në vendngjarje rezulton se 28-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë të tipit pistoletë. Ndonëse drejtoria e policisë së Fierit nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë ngjarje, burimet e rezervuara thanë se po punohet në dy pista, në atë të hakmarrjes dhe të ndonje ngatërresë për çështje femrash. Po ashtu burimet e policisë theksuan se zbardhja e ngjarjes bëhet e vështirë pasi viktima dhe familja e tij njiheshin si njerëz që shihnin punën e tyre dhe asnjëherë nuk kanë qënë të skeduar nga policia. Shumë banorë kanë shprehur keqardhjen për vrasjen e 28-vjeçarit duke u shprehur se kjo familje është një ndër më të mirat në lagje. Deri në orët e vona të ditës së djeshme policia nuk kishte rënë në gjurmë të autorëve të mundshëm të kësaj vrasjeje.



    18/10/2004

    Persona të paidentifikuar vrasin kambistin Bardhyl Keno. Largohen në drejtim të paditur pa i marrë lekët

    Kambisti 55-vjeçar vritet pas përleshjes me grabitësit


    Jorgjeta Gjançi

    KORÇË- Ekzekutohet në orët e vona të ditës së djeshme një kambist në qytetin e Korçës, ndërkohë që autorët e këtij krimi ende nuk janë identifikuar nga policia. Burime të policisë së Korçës thanë për gazetën se Bardhyl Xhevit Keno, 55 vjeç, banor i lagjes nr.9 të qytetit të Korçës është vrarë në lulishten që ndodhet pranë kishës së Shën Mërisë, në qendër të qytetit të Korçës. Sipas policies, motivi i kësaj ngjarjeje mendohet të jetë grabitja, megjithëse viktimës nuk i janë marrë lekët që kishte me vete. Policia tha se mendohet se kambisti 55-vjeçar është përleshur me autorët e krimit, pasi ai ka shenja që e vërtetojnë këtë. Në përleshje e sipër autorët e kanë qëlluar me armë kambistin 55-vjeçar dhe më pas janë larguar, pa i grabitur shumën e lekëve që ai kishte me vete. Burime të policisë së Korçës thanë për gazetën se 55-vjeçari Keno kishte me vete 1 milion lekë shqiptare dhe 125 euro, të cilat janë gjetur në trupin e tij, të paprekura. Fill pas krimit në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Korçës, por pa mundur të kapin autorët, të cilët kanë arritur të largohen. Mësohet se në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët po pyeten rreth ngjarjes. Disa prej të shoqëruarve kanë qënë kalimtarë të rastit dhe disa të tjerë kontigjentë të policisë. Megjithatë policia ende nuk kishte vënë “gishtin” mbi ndonjërin prej tyre si autor i dyshuar në krim. Kambisti Keno punonte prej vitesh si kambist në qytetin e Korçës. Por dje teksa kthehej nga puna ai ka rënë pre e grabitësve të cilët në përleshje e sipër e kanë vrarë atë pa i grabitur shumën që kishte me vete. Një grup hetimor i policisë së Korçës po punon intensivisht për zbardhjen e këtij krimi dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.



    18/10/2004


    shekulli..


    hajde Palermo..

  10. #10
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    vajdin lame eshte nga dibra, ka qene ke beksat pasaj ne shkollen e bashkuar per oficer. Ka qene i perfshire ne sportin e mundjes me partizanin.
    Karrieren kriminale e ka fillu duke u vjedh kosovareve ne hotel arbana me zor leket. Me vone u perfshi ne levizjen e fuqishme te demokracise duke sherbyer si bodi gard dhe matrapacz paz\ri droge, armesh prostitutash qe benin demokratet e rinj. Per arsye te rezultateve te mira ne pune, u gradua ne shef policie, ku kuptohet, pislliqet i ngriti ne nivel zyrtar. Fakin bastard, po se gjeti kesaj rradhe do e gjej me vone, sa me shpejt biles, plera.

  11. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga rachi
    vajdin lame eshte nga dibra, ka qene ke beksat pasaj ne shkollen e bashkuar per oficer. Ka qene i perfshire ne sportin e mundjes me partizanin.
    Karrieren kriminale e ka fillu duke u vjedh kosovareve ne hotel arbana me zor leket. Me vone u perfshi ne levizjen e fuqishme te demokracise duke sherbyer si bodi gard dhe matrapacz paz\ri droge, armesh prostitutash qe benin demokratet e rinj. Per arsye te rezultateve te mira ne pune, u gradua ne shef policie, ku kuptohet, pislliqet i ngriti ne nivel zyrtar. Fakin bastard, po se gjeti kesaj rradhe do e gjej me vone, sa me shpejt biles, plera.
    ...Ka edhe më !

    Por nuk është zgjidhje ekzekutimi. Vajdin & Company duhet të dalin para drejtësisë.
    Po nipi i tij, Altin krimineli, gjallë është?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me sa kam ngue une ky altini akuzohet si vrases i djali te prof Kudret Celes.
    qenka mik me edvin ramen.. e paska biznisa neper tiran..


    rachi vazhdo e na trego se jan interesante kto gjera..

    korason.. uellkomen ne politik..

    vec kujdes se politika asht e vshtir..
    une jam ba armik me 95 % e forumit sepse po me pelqen e verteta..
    budallakia nuk ka brina..lol.

  13. #13
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Vajdini eshte mashkull qe nuk i bie njeriu ne qafe por nuk le asnjenjeri "kushdoqofte" ti bjere ne qafe
    po ka mbaruar shkollen e bashkuar
    ka qene dhe mundes dhe kampion i padiskutuar
    eshte tip i ftohte me ata qe nuk i njef por djal persembari me ata qe njihet

    por une nuk ngarkoj me faj asnjerin/asnjeren per keto budallalliqe qe thoni ne andrese te Vajdinitsepse nuk eshte faji juaj eshte kufizimi juaj
    ju akoma jetoni ne socializem ku fukarallaku quhet ndershmeri
    po ne kapitalizem fukaralleku ka vetem nje emer "BUDALLALLEK

  14. #14
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Brari

    korason.. uellkomen ne politik..

    vec kujdes se politika asht e vshtir..
    une jam ba armik me 95 % e forumit sepse po me pelqen e verteta..
    Brar djali,
    Mund të zihesh me 99.99% të forumit, por jo me mua. Sepse....
    Unë të hap rrugë... (lol)
    Kështu që fli rehat.

    Edhe mos ia hidhni të gjitha fajet Salës, për kriminelët
    që "shin lom" , në vitet e pushtetit te tij.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Me sa di une eshte kuksian, (ndoshta dibran). Ka punuar per ca kohe si oficer ne kufi. Levizi ne Tirane diku aty nga vitet 90, ku solli edhe gjithe sojin e sorollopin, nja 6 vellezer qe u ngulen ne Kamez. Mes tyre edhe nipcen kriminel, Altinin qe u rrit dhe u kalit nen kujdesin e xhaxhait, Vajdinit. Mbaj mend nje here se si Altini 18 vjecar ne ate kohe, 95, kishte shkuar per te pire tek disko Albania, ku pasi u be tape, me nje thike ne dore filloi ti zeje me rradhe dhe ti ngacmoje duke i prekur me dhune te gjitha femrat e shoqeruara me meshkuj, (disa edhe te fejuara) dhe kush guxoi ta kundershtoi perfundoi tek gropa e Hajdin Sejdise. Ate dite mbaj mend se kemi harxhuar nje shishe me vodka, qe e perdorem si alkool per te ndihmuar ata qe u cane nga te rrahurat e atyre kafsheve. Keto skema i kam pare me syte mi, pasi punoja aty ate jave.

    Vajdin Lame eshte simboli me i paster i pervertesise se 92-97. Shef policie ne kohen e Sales ai pushtoi me lokale parkun Rinia me te cilin u be milioner.

    Sa ironike, kur mendon se si njerez si Prof. Dr Farudin Hoxha njeri prej arkitekteve kryesore te hidrocentraleve mbi Drin, futej ne burg, dhe i hiqej licenca per te ushtruar aktivitet privat, se si Edi Rames i thyheshin brinjet, se si Selami, e Brozi degdiseshin ne mergim, se si Pashkos i perdhunohej goca nga keta muhaxhadine. Sa ironike kur mendon se si mijera intelktuale te shkolluar ne shkollat me te mira, brenda e jashte shqiperise, papritur u konsideruan si ish-te privilegjuar te komunizmit, si mbeturina te se kaluares dhe perfunduan trotuareve duke shitur cokollata Hilal apo Banane, kurse, burgaxhinjte dhe arinjte e maleve, me 4 klase shkolle qe u kishte dhene Hoxha ne emer te meshires, dhe 30 vjet burg u ben shefa administratash. U hoq nje byro e u vu nje byro 10 here me dangalle.

    Keshtu eshte kur rivleresimi i vlerave kthehet ne pervertesim te vlerave. Xhahili, injoranti, i pashkolluari dhe llumi hipen ne maje. Asnje sistem nuk mund te qendroje ne kembe kur forma me inferiore e tij kerkon te qeverise. Ja kjo ndodhi ne shqiperi gjate 92-97, dhe ne e pame fundin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 19-10-2004 më 00:40

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Farudin Hoxhes mire ju be qe ju hoq licenca sepse eshte nje hajdut intelektual dhe jo intelektual i mirfillte. Nen Enver Hoxhen, e shume te tjere ai merrte meritat e qindra inxhinjereve qe punonin si qener nat e dite per te bere vepra si Komani, Bushati, Vau Dejes etj etj. Pas 90 as nuk u ndje fare, ra shtuk, dhe kenaqesia e tij me e madhe ishte te shikonte nen germadhe institutet Shqiptare te projektimeve, edhe pse ato vazhduan me fondet e tyre te bejne projekte, ndersa Farudini mundoheshe te lidheshe me KESH-in per te mos ngelur jashte rrethit intelektual. Mire ju be qe ju hoq licensa, ndersa per Edi Ramen eshte muhabet tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Farudin Hoxha mori meriten e inxhinereve? Po ai ishte shefi i tyre o karafil, si na qenka Farudini pa merita. Mbas 92 Farudini iku ne Bullgari ku rregullonte infrastrukturen dhe urbanistiken e Bullgareve se ne i kishim hyre ndertimit te getove alla-Buhara ku ngopej me para Vajdin Lame.

    Pthrrrr s'na the gje.

  18. #18
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pthhhhrrr sna the gje ? Normale qe ste kam thene gje ty si komunist qe je, dhe vetem lavdi thurr per ate sistem dhe per vazhen qe eshte tani. Nuk te kam pare njehere te kritkosh qofte dhe nje vendim qe merret tani e jo mo te kritikosh ato qe jane marre atehere. Kshu qe gje te re sna the ti e jo une.

    Leshator, kushdo qe njef Farudin Hoxhen ne rrethet Intelektuale e tall dhe e perbuz. Kjo per shume aresye, pasi ai ka shkaterruar me qindra familje kohen e monizmit duke i cuar inxhinjerat lart e poshte, jo vetem kaq por pa asnje dite ne projekt-zbatim ka marre meritat e atyre projekteve. Per kuriozitet ne kohen e Sales, kur u be mbledhja e intelektualve per heren e pare, ishin fillimet e Demokracise, te gjith Inxhinerat nga Gjeodezia, ISPH e deri tutje brohoriten per Salen. Keta nuk ishin turma te pashkolluara, keta ishin gjenerata te tere inxhinjerash e intelktualesh. Nen drejtimin e Egon Gjadrit, qe dhe shume faj nuk kishte, Farudin Hoxha morri cdo lloj merite per gjithshkah qe dilte nga ISPH ato kohe. Egon Gjadri qe njeri i madh, i ati vet eshte me fame boterore per formulat ne llogaritjet e ndertimeve, por megjithate nuk mund ta ndalonte Farudin Hoxhen te bente cte deshte sepse kishte mbeshtetjen e forte te qeveriut Farudini. Ti Leshator qe e mbron kete person, forcon me teper idete e mia per personazhin tend ne kete forum, nje personazh qe pervec propagandes nuk je ne gjendje te besh azgje tjeter. Ka disa PD-ista ketu te thekur qe te pakten kritikojne, ka dhe ca kritika boshe, te tepruara e pavend, por deri diku jane kritika, ndersa ti kur futesh ne forum, vene grushtin siper edhe Rrofte PPSH-ja.

    Hajde se keshtu te do partia qerrata.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 19-10-2004 më 01:16
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Vaedin zhulsi u bo cub ne kaohen e sales kur gjithe malsia zbarkoi ne tirane. Erdhi me soj e sorollop ne Kamez. Vaedini filloi biznesin dhe vjedhjen te Hotel Arbana, ja mbulonte pislliqet miku i vet Sadedin Balla. Masnej si fshatar i forte qe ishte marre me mundje dhe kala dibrance filloi te merrej me federata gjasme, nderkohe qe bere piceri juveniljen ne mes te parkut rinia. 15 meter me larg beri disko krokodilin nipi vet Altini, akoma me kriminel dhe xhahil ky tjetri. Ndrkohe Sal Kelmendi i thonte 'bravo djema, sdo i lam tiransat ne me u marr me biznes'.Tek juvenilja dhe krokodili klientela ishte 90% bathoraxhie. Aty mblidhej ajka kanibaliste-agresive e tropojes dhe diber-loces dhe plaste sherri per gjerat me te paimagjinueshm, pse me shef e te tilla... Vaedini na u bo shef policie ku mund ti bente pislliqet zyrtarisht, hapi top albanian me nje zhuls tjeter (tani) dhe hapi juveniljen 2tjeter te liqeni, ku 30 meter me larg nipi vet Altini hapi pasticeri Venecian. Altini vrau te shkolla vasil shanto 3 veta dhe alban celen tek blloku ne qershor te 2000, nga nje vw golf, qelloi me kallash 30 sekonda dhe plumbat plagosen dhe ca klienta qe po shifshin kampionatin boteror me i lokal ngjit. Ne makinen benc te albanit sapo kishte zbrit inis gjoni, motra e ingridit qe ishte dashorja altinit. Alban Cela ishte shok i ngushte me Denis Ginen ish dashnorin e Rudina Magjistarit, e Denisi ishte vra nga Albani e shoket e vet se keta me pare kishin vra per pune droge te bar Rovena te blooku Eraldin, shokun e ngushte te albanit (te gjith kta cunat ishin shoke te rruga e durrsit, i di shume mire un kto). Altinit i bon atentat te lavoglia po shpetoi per paq nderkohe qe vaedini qe kishte bere shume armiq ruhej shume nga atentatet, sidomos kur pd iku nga pushteti. kaq..te tjerat kur te kem kohe...

  20. #20
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Më çudit një fakt...
    Në këto restorante nuk mblidheshin vetëm "malokët e Salës" siç e keni thënë më sipër, por mblidheshin kriminelë nga të dy partitë,,,PS & PD ...Po flas për periudhën 95-96. I shikoja krah për krah me njëri tjetrin , me thika e revolverë në brez, që nga Juvenilja, Dajti, Las Vegas, Berlini, Ballkan..e kush ua mban mend emrat tani...Që aty u duk se diçka do ndodhte...E në më pak se dy vjet , në 97 ndodhi tradhëtia e madhe.

    Dhe fajin e ka Sala, hë? ....Ndërsa tradhëtarët po shpallen heronj për ca plumba byçave.
    Por populli thotë : " I duruari , i fituari. "
    Këtu do jemi, e do shohim.

    Më nuk shkruaj tek politika, se më hypin nervat...
    Le që me fillu me shkrujt unë këtu , falimentojnë disa gazeta.

    P.S. Tironc Kuqezi , qënke i tëmerrrrshhhëm ti !!! (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •