Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Horri sigurisht qe eshte pa parti. Te kerkosh besnikeri politike nga horri do te thote te jesh pak kungull nga mendja, sepse partia politike e horrit eshte horlleku. E verteta eshte ama se nen udheheqjen e Sals, edhe horrat u zune per hir te politikes ne shqiperi. Me kujtohet Zani e Gaxhai qe e kane pohuar publikisht se jane zene per politike.

    Por e verteta eshte se kjo klase horrash u formua, lulezoi dhe mblodhi pushtet shume te madh ekonomik ne duart e saj pikerisht gjate 92-97. Me perpara kjo klase ishte inekzistente.

    Sigurisht kjo ishte normale, kur horrin e luftonin te persekutumit e mbaruar burgjeve te Hoxhes, dhe me 4 klase shkolle, e qe ne thelb nuk i lidhte asgje me pergjegjesine qe i impononte detyra qe iu dha, vecse te vidhnin sa me shume pa dhene apo pa bere asgje. Kete paaftesi ata kishin 100 arsye me te cilat e justifikonin. Ishin te paafte se i kishin rene kazmes per 50 vjet, pa eksperience, te pamotivuar, etj etj ndryshe nga administrata e meparshme qe ishte mesuar me ideale dhe me mentalitetin se shteti, rregulli, dhe disiplina ishin absolute. Administrata e mbas 92 ishe ne thelb nje administrate anti-shtet, pasi shteti ishte ai qe i kishte persekutuar per 50 vjet. Ca do thone ketu, se ishte Hoxha dhe komunizmi, por ata e dinin shume mire se mbas tyre qendronte vullneti i shqiptareve, qe per 50 vjet nuk ndermoren asnje iniciative serioze per te ndryshuar realitetin e tyre dhe qe sot vetem sa ishin ndare ne te majte e ne te djathte.

    E ndersa ne administraten qe la Hoxha kishte shume njerez teper te dedikuar ndaj detyres, ndershmerise, dhe perkushtimit te punes, sepse keshtu ishin brumosur per 50 vjet, me nje rregull e disipline te hekurt. Edhe ne Gjermani mbas luftes se dyte 90% e administrates ishte ajo e meparshmja. Kjo eshte normale pasi Hitleri rregullin, rendin dhe disiplinen sociale brenda ne Gjermani e ruajti me se miri, ashtu si edhe Hoxha, gjate pushtetit te te cilit, per hir te se vertetes nuk ekzistonin horrat e hajdutet. Pra ne kishim nje strukture dhe nje eksperience te suksesshme ne ruajtjen e rendit dhe qetesise publike nga e cila duhet te mesonim shume. Por ata qe e bene kete dikur u quajten "mbeturina te se kaluares" dhe flaken ne rruge. SHIK-u psh u spastrua ne masen 99%. SHIK-u qe ishte nje nga institucionet me te kompletuara, me te afta, dhe me efektive persa i perket mbledhjes se inteligjences dhe luftes ndaj krimit. Eshte e vertete qe SHIK-u ishte perdorur deri ne ate kohe edhe si instrument i luftes politike, por kjo mund te ndryshohej dhe aftesite teper te larta te SHIK-ut per mbledhjen dhe perpunimin e inteligjences mund te orientoheshin drejt luftes kunder krimit, ne vend qe ta mbushnim ate me njerez qe s'kishin as pervoje, as deshire dhe as ndonje motivacion per tu angazhuar ne aksione te tilla.

    Vajdin Lame nuk e gjente dot kurre gjuhen e perbashket me keta, por me mjeranet dhe te papergjegjshmit e administrates e mbas 92, kjo ishte e lehte. Ata nuk kishin asnje motiv, asnje detyrim, asnje iniciative per te mos bere pakt em Lamen. Dhe keshtu ndodhi, Lame i nenshtroi te gjithe.

    Shqiperia mbas 92 ishte vend i varfer dhe nuk mund ti paguante punonjesit buxhetore shume mire. Pra shqiperia nuk kishte aftesi per te kenaqur me stimuj ekonomike ata qe kerkonte te angazhonte kunder krimit.
    Ne kete situate sigurisht qe zgjidhja me e mire ishte ti jepje atyre nje motiv, dhe ti ktheje keta ne njerez qe besojne, ne njerez me ideal. Ideal per kombin, per rregullin, per shtetin dhe autoritetin e tij. Keta sigurisht qe ishin ata te brumosurit dhe qe kishin punuar nje jete te tere nen kete motivacion. Ata qe e njifnin shume mire disiplinen, autoritetin dhe detyren per te sherbyer me perkushtim dhe ndershmeri, panvarsiht nga sistemi politik, apo nga pikpamjet e tyre politike. Keta njerez me tej nuk kishin asnje interes per konflikt social, pasi asnje inat nuk kishin ata me ish-te persekutuarit qe ne fund te fundit i kishin pasur gjithe jeten nen vete. Por nuk ndodhi keshtu, ne fakt ndodhi e kunderta. Ish-te persekutuarit u bene shefa administrate dhe ne vend qe te luftonin krimin, kerkuan te lajne hesapet me ish-komunistet apo ish te privilegjuarit e Hoxhes, qe kishin 50 vjet ne shkolla, dhe profesione, dhe qe me tej ishin qytetare shembullore dhe zbatues teper korrekte te ligjt te shtetit.

    Me e keqja eshte se ti shpallesh lufte masive Vajdineve sot eshte vetvrasje, pasi ata kane pushtet absolut ekonomik, dhe keta jane taksapaguesit me te medhej ne vend. Eshte njesoj si amerika ti shpallte lufte Rockfelereve, Kenede-ve, apo bosave te Kazinove. keshtu qe e vetmja menyre ka ngelur integrimi i tyre ne jeten e ligjshme me imponim, pra duke i moslejuar ata te vazhdojne bizneset e tyre kriminale, apo duke i lejuae qe te krijojne biznese te ligjshme me parate e tyre te pista. Kjo te pakten do ti bej ata qe te prodhojne dicka me produktive, dhe te paguajne taksa, sic ndodhi me Vajdinin qe sot eshte pronar i disa bizneseve te ligjshme, dhe te medhaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 20-10-2004 më 02:18

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Leshatori thote:

    ---
    por ata e dinin shume mire se mbas tyre qendronte vullneti i shqiptareve, qe per 50 vjet nuk ndermoren asnje iniciative serioze per te ndryshuar realitetin e tyre dhe qe sot vetem sa ishin ndare ne te majte e ne te djathte.
    ---

    po mire mo Leshator.. ca gjera i thua mire po nuku eshte ashtu..

    Motivin per pune te ndershme ja u hoqi njerzve vet Enver Hoxha..

    po marrim Kadri Hazbiun..

    ata hekuran Pobratet qe mendonin se po bejne heroizem qe luftojne maleve me bandat.. ckane menduar kur Enveri u tha per shefin e tyre te madh..kadriun se eshte nje korb kenetash..e se qenka agjent..
    Patjater kane menduar..ne paskemi luftuar kot se nje agjent na paska drejtuar ..

    ata inxhinieret qe punonin ne nafte e qe per direktor kishin kolegun e tyre Lipe Nashin..
    ckane menduar kur Enveri ju a rrasi ne burg drejtorin e i tha sabotatore..
    natyrisht kan menduar..ne paskemi sabotuar sipas Dulles e ne fakt kemi len lesht e b-ithes puseve e barakave e flakeve..
    Po ata mijra mesues qe punuan kunder analfabetizmit e per emancipim kulturor ckane menduar kur Dulla ja u degdisi Thoma Delianen ..ministrin serioz te Arsimit Belshave apo gramshave..
    Po ata mijra agranome e veterinare qe kan punuar e bonifikuar fushat e Shqiperise ckane menduar kur Dulla ja u burgosi Mico Veshin heroin e bonifikimeve e Maqo Comom ministrin e Bujqesise..e me vone dhe babane e Rudines se Edvin Rames..petraqin e Magjistareve te poradecit..

    uëuë kan thene te ngratet paskemi sabotuar ne qe sna u ndane cizmet e balta fushave e ugareve te Shqiperise..

    Po ata oficeret qe lan leshte e bi-thes e te lo-qeve gerxheve duke stervitur ushtaret e duke ndertuar gjadra e porto Palermo e Tufina e Krraba ..ckane menduar kur dulla u tha se ministrat e gjeneralet tuaj kan qene sabotatore e poliagjenta..

    Po mjeket cdo ken menduar kur Llamb Zicishtin..ministrin e shendetsise.. ju a pushkatoi Dulla..

    Natyrisht kan thene.. pun m-uti kjo pune..

    Jane pra tere deget e administrates shteterore qe motivin per pune te ndershme ja u hoqi pikerisht Enver Hoxha..e Ramiz Aliu..

    Mos dalim pastaj tek artistet e te gjitha fushave qe nuk numerohen..

    E cfar eshte per nje punonjes administrate te epokes enverit ..po themi nje shef kuadri ndermarrjeje qe e heqin nga puna ata "maloket" e Sales dhe ai ben nje kioske te rruga e fillon shet banane..dhe i biri i tije apo e bija fillon pune tek ambasada amerikane si shofer apo perkthyes e i hedhin brenda 6 muajsh kanapet e enverit e blejne kolltuqe italane e fillojne shkojne ne struge per pllazh.. perpara asaj se cfar eshte ose ishte po themi.. heqja nga puna e hito cakos.. ish gjeneralit famemadh qe perballoi ruset ne pasha liman.. e pushkatimi i tije nga dulla e internimi e shkaterrimi i familjes se tije ..apo rasti HAZBIU.. KU I BIRI JO VETEM PERJETON PUSHKATIMIN E TE JATIT POR NE SPAC DETYROHET TI FUSE KALLUP DINAMITI VETES apo rasti i Shehut ku Fiqiretja me gji te hequr nga kanceri burgoset dhe degjon se i biri Ladi vret vehten ne korent e dy djemte bashkimi e Skenderi torturohen ne birucat..

    e ti Leshatori komunisti nga Devolli spekulon per gjemat qe paska bere regjimi i Sales kur ti vete si lesho-bolshevik ke punuar e ke mbushur xhepat si kamarier aty tek Shallvarja.. e ste ka ndaluar kush te shkosh ne fakultet apo te vesh ter diten te hysh e dalesh ne ambasaden e "imperializmit" amerikan per te marre vize..

    rri aman o djale se behesh qesharak me ankesat e tua..

    Po mir mo ..
    Nga duallen Hajduteria ?

    I polli Sala?

    Sala dy femij ka pjelle.. me sa di une..dhe askush nuk thote se jane gangstera.. djali apo vajza e tije..

    Keta malokeria a nuk kishin komitete Partie e dega te brendeshme 50 vjet?

    Nga mbine keta..
    Pse Pjetri arbnori i beri hajdute keta brenda nates ne te gdhire 1991-92?

    Jo djale jo..
    Ata jane produkt i Enver Hoxhes..

    posiii..

    Tirana ka qene plot gangstere ne Koh te Enverit ..e jo vetem Tirana por cdo qytet..

    Por po te shikosh holle holle.. Diktatura enveriste ka qene si nje fllad pranveror per kete klase.. qe ti thua ka qene inekzistente..

    nuk eshte e vertete..

    Enveri ishte nje pupel e qeshur per tere hajduterine e gangsterrerine Shqiptare..
    Po te marr nje Shembull e piet gjishin..

    Me se merreshin Sigurimi e Komitetet e Partise e rinise te kudondodhura ne Shqiperi?

    ata merreshin me zbatimin e qarkoreve apo urdheresave qe u vinin nga lart..

    Gjej nje dokument qe te vertetoje se .. Enveri apo Ramizi u thote Shtetit e Partise.. shikoni se.. gangot po i ngucin nxenset e Shkollave.. se po u plackisin bicikletat njerzve..se po u vjedhin shppijat ..se populli qe banon ne katet e para po i bunkerizon me hekura penxheret e balkonet..
    Askerkund ska nje dokument te tille..
    Perkundrazi nje nga urdherat sekrete te fundit fare kur komunizmi kish pordhur ne Europen lindore ishte qarkorja e famshme e Ramizit drejtuar Partise Sigurimit ku u thote..hapni sy e veshe e mos lejoni te ngrejne koke.. Ballistet e zogiste si dhe ish tanet qe i kemi shpallur armiq.. dhe me emra e mbiemra ju a nenvizon atyre veglave te veta se cilet fise e familje do mbaheshin nen thunder..
    Eshte dokumenti..
    Pyet Hekuran Isane..
    E kemi lexuar ne gazeta.. dhe nuk i harroj tere ate liste me emra.. kujdes thote nga fadil Pacrami..nga Tuk Jakova e Koco Tashko.. kujdes nga Mithad Frasheri e Lef Nosi etj etj se skam ku i gjej tani listat..
    Ne ate kohe..pra ne vitet 1989-90-91.. Shqiperia gulshonte nga hallet..ndermarrjet ishin asfiksuar..e cdo gje shkonte ne Regres..bile dhe Tirana kish kaluar ne Tollonizim e Kufizime.. fenomen ky qe per pjesen tjeter kishte 40 vjet qe ekzistonte.. ndersa gangsterizmi lulezonte..
    I pari qe i ra mureve te ambasadave me Saurel ishte nje bande me hajdut Laprake me ne krye birin e Heroit te popullit Asim Alikos.. e i biri i shokut te Asim Alikos..hekuranit te Pobratit..luan syzja vazhdonte me urdher te Ramiz Ali Zylyftareve te ngjiste "tartabiqe".. (mikrofona pergjues) ne klube e Hotele me degju cka po thot "Armiku"..por armik ish bere nje Popull i Tere..
    Nga hoteli 15 katsh zylyftari i fundmit i Mohikanve enveriste te Sigurimit vazhdonte hidhte nga kati i 15 -te njerez disidente me kok poshte ne beton..

    Kurse gangot nga Korca ne Vlore e Tirane e Durres.. te gjithe kontigjente te Sigurim -Policise ..pra te perpunuar si spiune te sigurimit.. me kohe ishin paisur me pistoleta Zastava e kallashnikova e Tomsona.. e kjo pa dale fare as Dhjetori Studentor as Saliu me Azemat..

    Edhe pluralizmi per fat te keq.. u instalua me keto kontigjente.. per ta qelbur qe ne fillime te saje Demokracine..
    Pra pjell e se Keqes eshte Partia e Punes dhe pike..
    Kete e verteton dhe vete epoka mbas 97-tes..
    edhe kjo epoke plot atentate e poshtersira plot vjedhje ne tendera e fotoksine eshte perseri epok e Leshatorave.. ju jeni ne Pushtet..pse nuk vini rend..pse nuk i mblidhni armet..qe marrin cdo minut jet njerzish..
    Nuk i dini ku jane e kush i ka?

    ne cdo fshat e lagje..shkalle e pallat juve dini se sa luge ka Redi e sa perde ka Korasoni..e sa karrike ka brari e sa kafe pi ne dite Gim Doci.. pershembull.

    Dhe po te doni tu siguroni jeten njeriut te thjeshte qe mbrohet vec nga Zoti.. se te paret tuaj mbrohen nga bodygardo-gardeshat.. juve brenda ORES.. e beni Shqiperine Tepsi..pa arme e fisheke.. pra pa ankthin e Vdekjes..
    8 vjet kohe keni pasur..
    Por scani kryet..
    E cju duhet..ju jeni te mbrojtur vete..

    qashtu..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •