Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sejfi Protopapa

    Protopapa ndryshe

    Rrallė herė i ndodh njė gazetari qė tė “shtjerė nė dorė” personazhe historike, pėr tė cilat nė libra e filma ėshtė shkruar krejt ndryshe. Por kur e takon, bisedon, qėndron pėr aq kohė sa ėshtė e mjaftueshme t’i njohėsh formatin, tė duket...

    Nga z.Roland Qafoku

    ...sikur vetė ndihmon nė rishkrimin e jetės sė tij. Apo mė mirė, rishkrimin e CV-sė, e endur mes Beratit dhe Wayland-it tė Massachusetts-it. Mes Luftės sė Dytė Botėrore dhe njė jete krejt te re nė SHBA. Duke lėnė pas pėrveē familjes, miqve, shokėve dhe njė ideali tė parealizuar, edhe denigrimin dhe pėrdhosjes qė i ėshtė bėrė figurės sė tij.

    Ky personazh “high class” quhet Sejfi Protopapa. Njė burrė i shkuar nė moshė, por jo nė mentalitet. Njė shqiptar mė shumė patriot se sa tė gjithė ata qė menduan ndryshe si ai. Por, qė fati nuk deshi ta linte atje nė Beratin e tij, por ta hidhte nė Itali e mė pas nė SHBA. Por, mė shumė se jeta e tij plot tallaze dhe pse jo edhe shkėlqim, na vjen po aq interesant me njė histori qė dikur e kemi mėsuar ndryshe. Njėfarė Sali Protopapa, nė filmin “I teti nė bronx”, pėrherė na ka lėnė njė shije negative teksa e shihnim tė shqyente kofshėn e pulės me dhėmbėt e mėdhenj. Tė bashkėpunonte me gjermanėt kur ata kishin nevojė pėr tė gjetur kush strehonte komisarin. Apo edhe tė therte dashin e kopesė mu nė mes tė dhomės, pasi spėrkati murin me gjak dhe i ndoti dhomėn me kakėrdhi.

    Edhe pse i madhi Dritėro na solli njė skenar tė gjallė e tė pėrqafuar edhe nga rrethanat e kohės, shumė vetė kanė menduar se janė ata Sali Protopapa. Kėshtu ndodhi me Maliq Dusharin, por edhe me personazhin tonė, Sejfi Protopapa.

    Por, tė gjitha hamendjet i shuan po Dritėroi teksa nė mėnyrė simbolike ka marrė pak nga tė gjithė e ashtu shtruar e shtruar siē bėn vetėm ai, i ka hedhur ashtu siē ka menduar. Ndėrsa Sejfiu ynė, me njė backgronund tė cilin e kanė zili shumė shqiptarė qė kanė lėnė atdheun pas luftės, bėn jetėn e tij nė njė shtėpi tė vetmuar nė mes tė njė pylli nė Wayland, ndoshta i bindur se pėr vendin e tij qė vazhdon ta dojė aq shumė, ka bėrė mė tė mirėn. Ndėrsa ne na mbetet tė rishkruajmė nė mendjen tonė njė histori ndryshe. Se krejt i ndryshėm ėshtė nė realitet Protopapa.


    Si u largua nga Berati nė vitin 1944 dhe largimi nė Itali e mė pas nė Amerikė. Arsimimi pėr Fizikė Bėrthamore dhe kthimi nė vendlindje pas 48 vjetėsh

    Nė shtėpinė e Sejfi Protopapės

    Takimi nė Massachusetts dhe rrėfimi i historisė sė jetės mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė


    Pasaporta

    Emri: Sejfi
    Mbiemri: Protopapa
    Datėlindja: 20 shkurt 1923
    Vendlindja: Berat
    Origjina: Familje bejlerėsh nė fshatin Protopapė tė Korēės
    Vendbanimi: Wayland, Massachusetts, SHBA
    Larguar nga Berati mė 1944
    Kthyer nė vitin 1992


    Arsimi

    Tetėvjeēar nė Berat
    Shkollėn e Mesme Tregtare nė Vlorė
    Ndėrpret studimet nė Universitetin e Peruxhias pėr Financė
    Diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore nė SHBA


    Aktiviteti nė Shqipėri

    Komandant i njė ēete tė rinjsh tė Ballit Kombėtar nė zonėn e Rroskovecit Karriera

    Punon nė Laboratorin e Famshėm nė Los Alamos nė New Mexico Punon nė Ministrinė e Transporteve nė sektorin e sistemit tė komunikimit satelitor. Vetė ndoshta nuk do ta kisha menduar kurrė se takimet e mia me Sejfi Protopapėn do t’i kisha botuar ndonjėherė. Kjo falė edhe njė mungese dėshire nga ana e tij. Por, rrėfimi i Dritėro Agollit mė tundoi jashtė mase. Mė tundoi t’i kėrkoja vetė 84-vjeēarit qė jeton nė Wayland tė Massachusetts-it tė shkruajė historinė e jetės sė tij.

    Dhe ashtu siē ėshtė ai, mė shumė se i thjeshtė, pa komplekse, ka marrė penėn dhe ka hedhur kujtimet e veta. Por, mė parė se Protopapa tė rrėfejė atė qė i ka ngjarė nė 84 vitet tallaze tė jetės, unė po sjell tė gjitha mbresat e mia nga disa takime nė shkurt tė vitit 2001, nė Boston tė Massachusetts-it. Nga telefonata nėpėrmjet sė cilės mė kėrkoi takim e deri tek vizita nė shtėpi. Dhe gjatė kėtyre rrėfimi i copėzave nga jeta. Nga largimi nė 1994 nga qyteti i tij Berat dhe kthimi pas 48 vjetėsh. Njė histori sa interesante, por edhe e ēuditshme. Sa komplekse, po aq edhe e qartė, tė cilat vetėm kohė tė tilla si ajo e Luftės sė Ftohtė dhe e komunizimit mund t’i ndėrtonin.

    “Alo, jam Sejfi Protopapa”

    Njė zile telefoni mė zgjon nga pėrgjumja nė njė ditė dimri amerikan. Jam nė dhomėn time nė hotel “Longwood Inn” tė Bostonit dhe jashtė bie borė. E kap telefonin dhe instinktivisht i pėrgjigjem nė anglisht. Por shqipja e bukur e njė zė burri mė shkund si pėr tė urdhėruar qė duhet t’ia kthej po kėshtu. “Unė qė po tė flas quhem Sejfi Protopapa. A mund tė flas me ju zoti...”. E ē’mund tė mendojė njė shqiptar kur dėgjon kėtė emėr? Doemos njė personazh si Sali Protopapa. I pėrgjigjem me politesė se mund tė fliste dhe se do ta dėgjoja me shumė vėmendje. Dhe i panjohuri me mbiemrin shumė tė njohur vijon me njė kėrkesė pėr takim. Dhe kėshtu bėjmė. Fiksojmė ditėn dhe orėn. Por mendja vazhdon tė mė trulloset nga ky emėr. Memoria mė ndihmon tė sjell shumicėn e detajeve tė filmit “I teti nė bronx”. Mustaqe mbi buzė, njė tip i vrazhdė, njė vragė nė faqe, mjaft autoritar, bashkėpunues me gjermanėt dhe i urryer nga fshati. Pa tė shohim si ėshtė ky Protopapa pe vėrteti.

    Takimi i parė: njė shkrim pėr protestėn

    Natyrisht, pėrveē pėrshėndetjeve, pyetja ime e parė ėshtė nėse ėshtė Sali Protopapa i vėrtetė. Dhe pėrgjigjja e parė ėshtė njė “po”. Mė tej shpjegon gjithēka. Madje, mė tregon se nė vitin 1991 vetė ai ka qenė nė shtėpinė e Dritėroit duke iu prezantuar si i tillė. Mė pas biseda merr nota humori, kur mė thotė se pimė me Dritėroin mė keq se nė film. Por, ky njeri vetėm si Saliu nė film nuk ėshtė. Tė ēudit me atė shqipen e tij tė pastėr. Tė duket sikur e ka ruajtur si njė fosile prej sė cilės nxjerr xhevahire. E habitshme se si pėrdor edhe fjalė moderne. Imagjinoni, ka lėnė Shqipėrinė mė 1944-ėn dhe prej 48 vjetėsh jeton nė SHBA. Mė tej mė thotė se njė grup shqiptarėsh do tė protestonin nė New Jork dhe do tė ishte shumė interesante qė njė gazetar shqiptar ta ndiqte ngjarjen e ta pasqyronte atė nė media. Kjo pėr mua ishte shumė e thjeshtė, se pikėrisht atė ditė unė do tė shkoja nė metropolin amerikan dhe gjithēka eci nė vaj. Edhe protestėn e ndoqa dhe shkrimin e dėrgova nė gazetė, nė Tiranė. Edhe Protopapa mbeti i kėnaqur.

    Ftesa nė shtėpi

    Ėshtė e shtunė. Hipim nė makinėn e Sejfiut. Njė autoveturė e vjetėr, me targėn MA “The Spirit of America” dhe nė sediljen e shoferit me duar te timoni qendron plaku shqiptar. Shumė energjik. Rrėfen gjithēka nga jeta. Por nuk harron tė kujdeset nė ato qė thotė. Bėn shumė shaka sidomos pėr pesė fėmijėt. Tregon se ia ka vėnė vetė tė gjithė emrat duke mos i lėnė mundėsi bashkėshortes estoneze. Pėrshkruajmė njė pjesė tė mirė tė Bostonit dhe rruga pėr nė periferi gjarpėron nė ca mbikalime qė vetėm Amerika ka. Nė njė moment mė thotė se ka humbur rrugėn. A nuk duhet tė kesh frikė nga njė njeri qė nuk e njeh. Tė thotė se ėshtė Sali Protopapa dhe pas gjysmė ore tė thotė se humbi rrugėn. I them se ėshtė e habitshme se si mund tė humbasė rrugėn njė njeri qė ka 50 vjet qė jeton aty, por ai qesh. Ndalon makinėn, del dhe pyet pėr rrugėn dikė pėrpara njė supermarketi. Ėshtė muzg dhe silueta e tij duket shumė qartė. E pabesueshme. Si vegim mė vjen se ai ėshtė dora vetė Sali Protopapa. Ishte fiks ai Pirro Mani nė “I teti nė Bronx”. Ishte po ajo panoramė njeriu, po ai ekspresion. Po ata sy, po ajo mjekėr, po ajo lėvizje e gojės. Sakaq mė vetėtin nė mendje qė Pirro Mani ėshtė i madh dhe mė tej pyes veten, a e di vetė Pirroja qė e ka qarė me lot kėtė rol duke i ngjasuar si pikė uji? Mbaron punė me atė anglishten e tij ekselente dhe mė pas makinė rrėshqet nė njė rrugė pylli me pemė tė larta. Nuk shkėmbehemi me asnjė makinė, ndėrsa biseda rrokulliset sa nga Lufta e Dytė Botėrore, tė cilin e cilėson luftė civile e deri tek politika e sotme tek Nano e Berisha. Nė mendje me shkon gjyshi im partizan, i cili ka vdekur 20 vjet mė parė. I them Sejfiut imagjino sikur ai tė ishte gjallė dhe ta dinte qė unė po udhėtoja bash me Sali Protopapėn, me dorėn e tij do mė kishte vrarė. Njė shaka qė pėr Sejfiun pėrkthehet njė e qeshur e zgjatur. “Kohėt na e kanė trazuar jetėn, por idealet pėr Shqipėrinė e dashur nuk janė trazuar kurrė”, thotė ai.

    Njė shtėpi arkiv

    I afrohemi njė drite tė zbehtė. Ja kjo ėshtė shtėpia ime. Tipike amerikane. Prej druri. Nė mes tė pyllit. Bora rreth e rrotull e pastruar pėr merak, ndėrsa brenda ėshtė shumė ngrohtė. Tė duket sikur aty nuk ka njeri. Por njė grua shumė fisnike na hap derėn dalėngadalė. Ėshtė bashkėshortja e Sejfiut. Flet vetėm nė anglisht dhe Sejfiu i bėn shpejt e shpejt biografinė. Ėshtė estoneze. “Jam shumė i lumtur me tė” dhe mė tej rendit tė tjera fjalė pozitive. Dhe me tė vėrtetė Sejfiu duket qė duhet tė jetė i tillė. Njė grua qė ndihet mė shumė shqiptare teksa sillet rrotull shtėpisė, nderon miqtė, gatuan dhe mė interesantja Sejfiut tonė i drejtohet me “Mister Protopapa”. Dhe nė fakt, Sejfiu nė atė shtėpi ėshtė njė mister i vėrtetė. Ka njė vilė pėr merak. Me dhoma e oborr. Orendi me gjeografi gati nga tėrė rruzulli e me piktura po ashtu. Por pjesa mė interesante ėshtė studioja e tij. Njė thesar i vėrtetė arkivash, materialesh, fotografish, dokumentesh. Kėtu punoj ēdo ditė thotė njeriu ynė si tė ishte 30 vjeē. Pėrsėri i them vetes se ku i gjen kėto energji ky plak 80-vjeēar. Ėshtė me tė vėrtetė personazh i rrallė. Mė pas nis e rrėfen copėza nga jeta. Ka studiuar pėr Fizikė Bėrthamore. Pasi mbaroi studimet punoi nė Laboratorin e famshėm tė Studimeve Bėrthamore nė Los Amos tė Neė Mexico-s. Mė pas ka kaluar dhe njė karrierė disi politike, kur punoi nė Ministrinė e Transportit nė sistemin e komunikimit satelitor. E thėnė mė troē vetė Sali Protopapa nuk mund tė jetė ky. Si mund tė jetė vallė njė bej i vrazhdė urdhėrues, injorant e kolaboracionist, njė fizikant dhe zyrtar i Ministrisė sė Tranporteve nė SHBA? Jo, vetėm Saliu nuk ėshtė. Njė darkė “alla amerikane” na shijon mė shumė e pėrzier me biseda rreth Shqipėrisė dhe jetės sė Sejfiut. Nuk lėmė temė pa prekur, ndėrsa ai vazhdon tė rrėfejė e tė rrėfejė. Fundja, ka shumė pėr tė rrėfyer.

    ...vijon

    Panorama
    15 tetor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 02:47

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kujtimet e personazhit tė rrallė qė u detyrua tė lėrė Shqipėrinė nė vitin 1944 dhe tė vendoset nė Itali e mė pas nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

    Sejfi Protopapa: Ju rrėfej jetėn time

    “Isha nė njė klasė me Margarita Tutulanin dhe e gjithė klasa ishte e dashuruar me tė. Pėrse u bashkova me nacionalistėt


    Sejfi Protopapa

    Unė linda nė 1923 dhe mbarova shkollėn unike nė Berat, njė qytet shumė i vjetėr shqiptar.

    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Berati nuk u cek nga trafiku ushtarak pėrgjatė akseve rrugorė Veri-Jug, i cili pėrshkonte zonėn bregdetare, e Lindje-Perėndim, i cili lidhte portin e Durrėsit me Maqedoninė, e mė tutje Detin e Zi. Si njė qytet relativisht i mėnjanuar dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, njė numėr ngjarjesh tė rėndėsishme u zhvilluan nė tė gjatė viteve tė luftės.


    Nxėnės i shkollės unike nė Berat

    Para mbėrritjes sė “Kėmishave tė Zeza” italiane nė 7 prill 1939, prefekti i Beratit ishte Qazim Bodinaku, njė shėrbyes besnik i Mbretit Zog, tė cilit i ishte besuar tė mbante nėn vėzhgim tė gjithė qytetarėt qė kishin marrė pjesė nė Kryengritjen e Fierit tė qershorit 1935. Informatorėt e Bodinakut ndiqnin edhe disa nga miqtė e familjes sonė qė na vinin pėr vizitė. Pėr shembull Ramadan Velmishi, njė nga pjesėmarrėsit e Kryengritjes sė Fierit, i tregonte prindėrve tė mi se, kur vinte nė Berat, nuk e merrte me vete rojen e tij personale, i cili mund tė futej nė sherr me informatorėt e Bodinakut.

    Shtėpia jonė nė Berat ishte afėr godinės sė prefekturės, ngjitur me kishėn ortodokse tė Shėn Gjergjit dhe rreth 200 metra nga lumi Osum. Pėr tė shkuar nė shkollėn unike, e cila ndodhej rreth 2 kilometra larg, nė lagjen Murat Ēelepie, mė duhej tė pėrdorja biēikletėn. Biēikleta ime ishte me goma tė trasha, kontrapedal dhe zgarrė. Fėmijėt e Qazim Bodinakut, njė djalė dhe dy vajza, vinin nė shkollė tė shoqėruar me njė roje tė armatosur, i cili priste jashtė derės sė klasės deri sa tė mbaronte mėsimi. Margarita Tutulani, Resul Dollani (Toxhari), Namik Meqemeja dhe Vangjel Myzeqari, ishin disa nga nxėnėsit e tjerė tė klasės sime. Tė gjithė djemtė e klasės ishin dashuruar pas Margaritės. Ajo ishte shumė e bukur dhe, njėkohėsisht, nxėnėsja mė e mirė e klasės sonė. Margarita Tutulani, sė bashku me tė vėllanė e saj Kristaq Tutulanin, u pushkatuan njė natė nė afėrsi tė Kavajės nga pushtuesit fashistė. I ati i tyre, nėpunės i lartė nė qeverinė shqiptare pas pushtimit fashist, qe shquar pėr patriotizėm dhe ndershmėri, tipare qė i kishin trashėguar edhe fėmijėt e tij. E bukur, e menēur dhe trime, Margarita merr pjesė nė rezistencėn popullore, shkonte derė mė derė pėr tė folur dhe organizuar luftėn kundėr zgjedhės sė huaj. Veprimtaria e saj dhe e tė vėllait ranė nė sy tė armikut qė i arrestoi dhe i pushkatoi. Vdekja e tyre tronditi thellė banorėt e Beratit, bėri pėrshtypje tė thellė nė mbarė vendin dhe qe njė shkėndijė e re, njė thirrje e re revolte kundėr fashistėve.

    Nė atė kohė, babai im, njė ish-avokat nė pension e kalonte kohėn duke luajtur me letra me shokėt nė kafenenė qė ndodhej nė qendrėn e qytetit, nė tė njėjtėn godinė me Bashkinė dhe pranė lumit. Zakonisht, babai paguante njė pajton pėr tė shkuar nga kafeneja nė shtėpi, njė distancė prej pothuajse njė kilometėr. Ai dukej mendėrisht i izoluar nga rrėmujėrat e kohės dhe ndoshta ndjente se koha e tij kishte kaluar dhe i pėrkiste brezit tė ri tė vendoste pėr tė ardhmen e vet.

    Konfuzion politik

    Pushtimi italian i 7 prillit 1939, nxiti aktivitetin ekonomik krahasuar me kohėn stagnante tė regjimit tė Mbretit Zog. Por, krijimi i Partisė Fashiste e Ballit Kombėtar nė 1939, si dhe lindja e Partisė Komuniste nė 1941, (vetėm pasi ushtria gjermane sulmuan Bashkimin Sovjetik), krijoi konfuzion nė preferencat politike tė tė gjithė shqiptarėve, e sidomos tek ata qė brenda pėr brenda familjeve kishin anėtarė me preferenca tė kundėrta.

    Nė shtėpinė tonė, nuk ekzistonte konfuzion pėr sa i pėrkiste parashikimit se cila palė do tė ishte fituese e luftės botėrore. Ne ishim tė bindur se kombinimi i armatės sė madhe ruse me produktivitetin industrial e ushtarak tė SHBA-sė, eventualisht, do tė dilte fitimtar mbi mentalitetin e mangėt politik tė udhėheqėsve nazifashistė, tė cilėt mbėshteteshin nga njė numėr i kufizuar burimesh materiale dhe njerėzore. Ata mund tė kishin pasur njė shans ta fitonin luftėn, nė qoftė se do tė kishin qenė tė zotė tė prodhonin tė parėt armėt bėrthamore. Por ata e humbėn atė shans, pėr shkak tė tė ashtuquajturave bindje ideologjike. Komponenti urrejtje nė bindjet e tyre shkaktoi njė emigrim masiv intelektual, sidomos ndėrmjet ēifutėve, tė cilėt u vendosėn kryesisht nė SHBA.

    * * *

    Pak para kapitullimit tė Italisė fashiste, nė gusht 1943, karabinierėt arrestuan njė numėr tė rinjsh nė Berat dhe mė pas, i ekzekutuan ata. Ndėrmjet tyre ishte edhe Margarita Tutulani e vėllai i saj Kristaqi. Nė atė kohė, unė ndihmoja Kristaqin tė shtypte trakte antifashiste. Pėr kėtė arsye, kur mora vesh pėr ekzekutimin e tyre, u largova nga Berati dhe u nisa nė drejtim tė fshatit Protopapė (krahina e Oparit, Korēė). Atje, fisi i babait mund tė mė ofronte njė strehė tė sigurtė. I lindur me njė defekt nė ēapok, udhėtova ngadalė me ndihmėn e bastunit. Gjatė rrugės pėr nė Protopapė, ndenja njė natė nė teqen qė ndodhet nė majėn e mbuluar me borė tė malit Tomorr. Atje mėsova pėr kapitullimin e Italisė dhe brenda njė dite, u ktheva nė shtėpinė time nė Berat.

    * * *

    Nė tė njėjtėn kohė, edhe dy forcat luftuese antifashiste u futėn nė qytet. Godina e prefekturės ishte nė dorė tė forcave komuniste, ndryshe tė quajtura partizane, ndėrsa godina e bashkisė ishte nėn kontrollin e forcave tė Ballit Kombėtar. Mė duhet tė hap parantezė kėtu pėr tė treguar se forcat e Ballit, gjatė verės, i kishin sulmuar fashistėt italianė nė Berat, por kishin dėshtuar duke lėnė tre tė vdekur nė portat e kalasė sė qytetit. Sipas burimeve tė Ballit, ata i kishin ftuar forcat komuniste tė bashkonin forcat nė atė sulm, por ftesa e tyre nuk ishte pranuar. Dhe nė vend qė tė bashkoheshin me Ballin nė atė sulm kundėr italianėve, komunistėt kishin paralajmėruar mbrojtėsit duke shtėnė nė ajėr pak pėrpara sulmit ballist.

    * * *

    Bashkekzistenca paqėsore midis tė dy forcave tė armatosura nė Berat korrespondoi nė kohė me marrėveshjen qė u arrit nė Mukje midis Partisė Komuniste dhe Ballit Kombėtar, e cila parashikonte njė plan konkret kooperimi dhe organizimi nė luftėn kundėr pushtuesve fashistė. Merita pėr marrėveshjen e Mukjes i takon Thoma Horogollajt dhe Hasan Dostit, tė cilėt iu drejtuan komunistėve me kėtė fjali tė thjeshtė. “Ne ju lėmė tė shkruani ēfarė tė doni nė tekstin e marrėveshjes pėr tė ardhmen politike tė Shqipėrisė, me kusht qė ju tė pranoni njė proces tė mirėfilltė demokratik pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė popullit, dhe qė tė mbėshtesni tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje.”

    * * *

    Unė mund tė them me plot gojėn se ėshtė njė fakt historik i pakundėrshtueshėm qė ushtria gjermane nuk u stacionua kurrė nė Berat. Pėr tė siguruar prodhimin e naftės, ata kishin stacionuar vetėm rreth 100 ushtarė nė Kuēovė.

    Gjermanėt ishin kaq tė shpėrndarė nė Evropė sa nuk kishin forca pėr tė realizuar njė pushtim tė plotė tė Shqipėrisė. Nė total, gjermanėt patėn mundėsinė tė dislokonin nė Shqipėri jo mė shumė se 1500 ushtarė, tė cilėt mbronin vijat e furnizimit tė forcave tė tyre nė Ballkanin e jugut. Pėr mbajtjen e njė numri kaq tė vogėl ushtarėsh nė Shqipėri, pjesėrisht, gjermanėt ia dinin pėr nder Xhafer Devės, njė shqiptar nazist i devotshėm, i cili arriti tė qeverisė nė njė farė mėnyre vendin, duke kontribuar kėshtu nė mbrojtjen e arterieve tė furnizimit tė ushtrisė gjermane.

    Nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė, ata kishin vendosur nga 3-5 roje nė urat kryesore tė vendit. Ndėrsa, nė Tiranė, ishte dislokuar njė njėsi e Gestapos. Pėrveē saj, ishin dhe dy batalione ekspedicionare me nga 400-500 ushtarė, tė cilėt kryenin fushata raprezaljesh kundėr atyre zonave nė tė cilat mund tė vritej njė ushtar gjerman. Gjatė raprezaljeve tė tyre, gjermanėt shtinin mbi ēdo civil qė iu kapte syri, shkatėrronin godina, vrisnin kafshėt blegtorale dhe digjnin tė mbjellat. Nė kėto operacione, ata nuk u pėrballėn ndonjėherė me rezistencė tė armatosur. Me sa di unė, vetėm njė herė Brigada e Parė komuniste, e udhėhequr nga Mehmet Shehu, pati njė konfrontim frontal me gjermanėt nė Tendėn e Qypit.

    Forcat e Ballit dhe sidomos ato partizane, i sulmonin herė pas here patrullat gjermane tė urave dhe autokolonat me furnizime ushtarake qė kalonin nėpėr rrugėt e Shqipėrisė. Nė qoftė se ndonjė gjerman vritej, batalionet e raprezaljes vinin nė atė zonė dhe e shkatėrronin atė. Disa e quanin kėtė sekuencė ngjarjesh “proletarizim i imponuar”. (Lexuesi duhet tė mbajė parasysh se pėrshkrimi i mėsipėrm rreth prezencės gjermane nė Shqipėri nuk vlen pėr periudhėn tetor-nėntor 1944, kohė nė tė cilėn Gjermania u tėrhoq pėrfundimisht nga Greqia. Shtėpia ime, kisha ortodokse, dhe njė pjesė e lagjes “Uzgur” u shkatėrruan gjatė kėsaj faze tė fundit tė luftės nė Shqipėri.)

    Situata nė qytetin e Beratit

    Duke u kthyer nė ditėt e gushtit 1943, situata nė Berat ishte shumė konfuze dhe e ndėrlikuar. Nė vazhdim tė punės qė kisha bėrė me Kristaq Tutulanin, unė shkoja punoja nė sektorin e shtypit tė Partisė Komuniste nė godinėn e prefekturės. Ndėrkohė, mbaja lidhje me degėn e “Grupit tė tė Rinjve” tė Beratit, qė udhėhiqej nga Resul Dollani, Namik Meqemeja, Fatbardh Guri, Enver Karkanjozi, Neti Fuga, etj. Ky grup vendosi tė nxirrte njė deklaratė (tė nėnshkruar nga katėr emrat e parė nė listėn e mėsipėrme) pėr formimin e Partisė Nacional-Komuniste. (Me keqardhje mund tė them se tė vetmen kopje tė asaj deklarate ia dhashė dr. Stavro Skėndit, kur arrita nė Nju Jork nė vitin 1947) Kontradikta midis termit Nacionalistė dhe Komunistė nė emrin e partisė ishte mė se e dukshme, por ato kohė tė ēmendura e justifikonin njė edhe njė gjė tė tillė.

    Duhet theksuar kėtu se Resul Dollani, kur kishte qenė burgosur nga fashistėt italianė, u bojkotua nga shokėt komunistė tė qelisė ngaqė Partia Komuniste kishte vendosur tė shkatėrronte Grupin e tė Rinjve, pasi kishte varrosur tė gjallė udhėheqėsin e tyre, Anastas Lulon. Gjithashtu, duhet theksuar se babai i Namik Meqemesė dhe tre ballistė tė tjerė me emėr (ndėr ta edhe udhėheqėsi i Ballit, avokat Skėnder Muēo, njė njeri i mrekullueshėm, i cili ishte personi qė mbante lidhjet midis Ballit Kombėtar dhe oficerit tė Misionit Aleat nė Himarrė.)

    ... vijon

    Panorama
    16 tetor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 02:47

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Pasi mė ra nė dorė letra e Enver Hoxhės, qė udhėzonte mosnjohjen e Marrėveshjes sė Mukjes, iu bashkangjita forcave nacionaliste”

    Protopapa: Si kalova nga Grupi i tė Rinjve nė krah tė Abaz Ermenjit


    Sejfi Protopapa

    Nė njė nga ditėt e gushtit 1943, nė zyrėn e shtypit komunist, mua mė ra nė dorė njė letėr e firmosur nga “Shpati”, i cili ishte pseudonimi i Enver Hoxhės gjatė luftės. Letra bėnte me dije udhėheqjen komuniste tė Beratit qė Partia Komuniste nuk e njihte Marrėveshjen e Mukjes dhe udhėzonte fillimin e luftės pėr kontrollin e plotė politik dhe ushtarak tė vendit.

    Pasi lexova atė letėr u konsultova me xhaxhanė tim, Veli Protopapėn dhe ai mė sugjeroi qė t’ia tregoja atė letėr Abaz Ermenjit, komandantit tė forcave balliste tė zonės sė Beratit, i cili ishte stacionuar nė Bashki. Pasi bėra kėtė gjė, u vendos qė anėtarėt e Grupit tė tė Rinjve tė bashkoheshin me forcat e Ballit dhe unė tė qėndroja nė shtabin e Abaz Ermenjit.

    Incidenti me partizanėt

    Pikėrisht njė ditė para se kėto plane tė materializoheshin, nė kohėn e drekės i ofrova babait qė ta ēoja me biēikletė nė shtėpi. Babai hipi nė zgarrė, ndėrkohė qė, pėr siguri, dy ballistė tė armatosur na shoqėronin nga mbrapa. Nga godina e Bashkisė nė atė tė Prefekturės, i dhashė biēikletės ngadalė. Pėr t’u futur nė rrugicėn e shtėpisė sime mė duhej t’i vija rrotull Prefekturės. M’u tek kthesa e Prefekturės, mė dolėn pėrpara njė grup prej 7 partizanėsh tė udhėhequr nga Ceno Velmishi, njė kushėri imi i largėt. Ata mė kėrkuan qė tė shkoja me ta nė godinėn e Prefekturės pėr njė vizitė tė shkurtėr. Dy ballistėt e armatosur ngrinė nė vend rreth 10 metra pas meje. Unė i kėrkova Cenos qė tė ēoja babanė njė herė nė shtėpi e pastaj tė shkoja me tė, por ai nuk pranoi. Babai, i bezdisur nga fakti qė ky incident absurd po e vononte pėr ngrėnien e drekės, tha: “Ju ēuna keni vėnė nga njė dyfek krahėve dhe ēoē ju duket vetja. Pa mė lini tė shkoj nė shtėpi tani se u bėra vonė pėr drekė”! Pastaj, ai iu drejtua Cenos dhe i tha tė hapte rrugėn, ndėrsa mua mė urdhėroi qė tė vazhdoja t’i jepja biēikletės.

    Sapo ēova babain nė shtėpi, u ktheva nė Bashki duke kaluar nėpėr rrugė dytėsore. Ajo ditė shėnoi tė parėn ditė nė jetėn time si njė njeri i vėnė nė shėnjestrėn komuniste. Ajo ditė ishte zanafilla e vuajtjeve qė shoqėruan arratisjen time nga Shqipėria me njė motobarkė peshkimi, jetėn nė kampet e refugjatėve tė UNRRA-s dhe arritjen nė SHBA nė vitin 1947.

    Duke iu rikthyer ditės kur mora babain nė biēikletė pėr drekė, nė po atė ditė, Neti Fuga pothuajse u varros e gjallė, por u shpėtua nga Mehmet Shehu, dora vetė. Kjo, sepse Neti e kishte pas ndihmuar komandantin Shehu nė njė pėrplasje tė mėparshme me fashistėt italianė. Fatbardh Guri arriti tė arratisej nė Greqi nė fund tė luftės dhe pastaj tė vinte nė Nju Jork. Resul Dollani dhe Namik Meqemeja qėndruan nė Berat, duke thėnė se nuk kishin bėrė asnjė gjė qė tė kishin frikė tė qėndronin. Kuptohet qė ata u arrestuan dhe u ekzekutuan pa njė pa dy nga komunistėt fill pas hyrjes sė tyre nė Berat.

    Ēdo ditė kur ngrihem nė mėngjes, shikoj nė mendje tabllonė e Resulit, Namikut, e tė tjerėve qė u tėrhoqėn zvarrė rrugėve tė Beratit drejt vdekjes dhe pyes babanė tim tė dashur se ēfarė kishte ai nė mendje gjatė atij incidenti me biēikletė.

    Disa ditė mė vonė

    Pas disa ditėsh, forcat komuniste u larguan nga Berati pėr t’u vendosur nė zonat rurale tė ashtuquajtura tė ēliruara. Kjo lėvizje ishte nė zbatim tė udhėzimeve tė letrės sė pėrshkruar mė sipėr. Ndėrkohė, forcat e Ballit qėndruan edhe pėr disa muaj nė Berat, i cili u bė njė qendėr e grumbullimit tė tė gjitha forcave mė nė Jug qė ishin tėrhequr nga presioni i komunistėve fitimtarė.

    Gjatė konfrontimit tė armatosur tė luftės civile midis partizanėve dhe ballistėve, Partia Komuniste fitoi goxha kapital politik nė territorin qė ajo kontrollonte. Balli, nga nevoja, u detyrua qė tė mos luftonte gjermanėt. Njė armėpushim delikat mbizotėronte midis gjermanėve dhe ballistėve, ndėrkohė qė Balli Kombėtar mundohej tė ruante identitetin e tij si njė forcė ēlirimtare.

    Sulmi mbi gjermanėt dhe largimi nga Shqipėria

    Eventualisht, nga fundi i luftės, njė grup prej 600 ballistėsh, pjesė e tė cilit isha edhe unė, iu atashuan oficerėt e misionit ushtarak britanik kolonel McClean dhe major Julian Amery, si dhe radisti i tyre. Forcat tona zunė pozicion nė malin e Lezhės. Forcat partizane nuk operonin nė atė zonė tė vendit. Si rrjedhim, forcat tona sulmuan me sukses njė autokolonė tė madhe gjermane qė shkonte drejt Shkodrės.

    Njė muaj mė vonė, misioni britanik pranė Ballit mori urdhėr qė tė largohej nga Shqipėria. Fill pas largimit tė tij, forcat e Ballit u shpėrndanė. Unė pėrfundova nė njė motobarkė qė transportoi rreth 100 veta drejt Italisė, nė pjesėn qė kontrollohej nga armata e tetė britanike. Atje na vendosėn nė njė kamp refugjatėsh, nė tė cilin ofrohej strehė dhe ushqim pėr ata qė deshėn tė rrinin.

    Ekzekutimi

    Gjatė luftės civile nė Shqipėri, unė isha nė qytetin e Beratit dhe i atashuar nė komandėn qendrore tė guerrileve tė Ballit Kombėtar atje. Pas kapitullimit tė forcave italiane tek Aleatėt, dy forcat kryesore tė guerrileve nė vend, Fronti Nacional Ēlirimtar (komunistėt) dhe Balli Kombėtar, zbritėn nė qytetin e Beratit nga zona malore nė Lindje tė qytetit. Nė fakt, pas fillimit tė luftės civile mes dy forcave guerrile, vetėm forcat e Ballit Kombėtar mbetėn nė qytetin e Beratit. Ushtria gjermane arriti tė stacionojė vetėm 100 ushtarė nė Kuēovė pėr tė mbrojtur fushat e naftės dhe ndėrtesat e uzinės sė naftės nė atė zonė, afro 16 km nė Perėndim tė Beratit. Pėr shkak tė luftės civile, ne nuk i shqetėsuam gjermanėt nė Kuēovė dhe ata nuk na shqetėsuan neve. Ushtria gjermane nuk hyri kurrė nė qytetin e Beratit gjatė luftės civile.

    * * *

    Nė atė kohė, nė fund tė 1943, lideri i Ballit nė Berat ishte prof. Abaz Ermenji qė kishte marrė doktoratėn pėr letėrsi nga Universiteti i Sorbonės nė Paris. Si njė profesor antifashist i njohur nė Liceun francez nė Korēė, autoritetet italiane e kishin internuar atė nė Ventottene, nė Itali, qė kur hynė nė Shqipėri nė 7 prill 1939. Kur u lirua nga internimi, ai u bashkua me lėvizjen e Ballit Kombėtar dhe udhėhoqi njė kompleks tė rėndėsishėm forcash guerrile nė zonėn e Skraparit, pėrgjatė luginave nė Lindje dhe Perėndim tė malit tė Tomorrit, nė Lindje tė Beratit. Kur kapitulluan forcat italiane, guerrilasit e Ballit Kombėtar hynė nė qytet dhe e ngritėn shtabin nė ndėrtesėn e Bashkisė, ndėrsa guerrilasit komunistė (i quajturi Fronti Nacional Ēlirimtar) e ngritėn shtabin nė ndėrtesėn e Prefekturės. Tė dy forcat politike mbajtėn njė bashkekzistencė tė brishtė pėr njė kohė tė shkurtėr deri nė fund tė 1943, kur forcat komuniste e lanė qytetin nė bazė tė udhėzimeve nga Shtabi i tyre i Pėrgjithshėm, nė mėnyrė qė tė rirreshtonin forcat pėr luftėn civile qė po vinte. Kėto udhėzime gabimisht ranė nė dorėn time. Unė i mora ato ndėrsa po punoja nė zyrėn e shtypit tė Frontit Nacional Ēlirimtar. Pėr shkak tė lidhjes sime tė kamufluar me tė ashtuquajturin Grupi i Rinisė sė Beratit, unė zgjodha t’ia kaloja dokumentet prof. Abaz Ermenjit dhe kėshtu, nė atė moment, unė fillova rrugėn time si njė person i shenjuar nga lėvizja komuniste nė Shqipėri. Unė i kisha kaluar forcave kundėrshtare njė dokument tė shtypur qė provon qartė pėr historianėt e ardhshėm se Komunistėt me qėllim, nisėn luftėn civile nė Shqipėri dhe faktikisht e fshinė Marrėveshjen e Mukjes nga fundi i vitit 1943. Objektivi i tyre ishte tė shkatėrronin ushtarakisht forcat e Ballit Kombėtar, nė mėnyrė qė tė mund tė ushtronin kontroll ekskluziv e diktatorial tė qeverisė qė do vinte pas disfatės tė shtetit Nazist Gjerman. Nė atė kohė, ky ishte njė objektiv kryesor i Partive Komuniste nė territoret e okupuara nga gjermanėt, veēanėrisht nė Evropėn Lindore e Juglindore, nėn direktivat nga sovjetikėt nė Kremlin...

    vijon nesėr

    Nesėr do tė lexoni

    Si do tė organizoja forcat nacionaliste tė zonės sė Roskovecit
    Pėrse donim ta ekzekutonim ushtarin italian qė kishte lėnė shtatzėnė njė vajzė
    Incidenti me Dane Cukalatin dhe Bajram Xebėn


    Panorama
    17 tetor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 02:56

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkrimtari i madh shqiptar, autor i romanit “Komisari Memo” dhe i skenarit tė filmit “I teti nė bronx”, tregon se si e krijoi figurėn e Sali Protopapės

    Dritėro Agolli: Sali Protopapa nė shtėpinė time nė vitin 1991

    Agim Baēi

    Sali Protopapa, personazhi i romanit tė Dritėro Agollit “Komisari Memo”, ėshtė njė figurė komplekse qė i ka ngacmuar kineastėt e viteve ‘70 nė Shqipėri pėr tė krijuar ndoshta rolin mė tė spikatur “negativ” nė filmin “I teti nė bronx”. Gazeta “Panorama” nė lidhje me mėnyrėn se si u krijua kjo figurė nga Agolli dhe u realizua mė pas nė njė film do tė paraqesė nė vijim njė cikėl shkrimesh.

    Portreti i Sali Protopapės bėhet edhe mė interesant nė filmin “I teti nė bronx”, rol i interpretuar me mjeshtėri nga aktori i mirėnjohur Pirro Mani. Dritėro Agolli, i cili e hodhi nė letėr kėtė personazh thotė se, “shumė njerėz pranonin se i kisha bėrė tė kuptonin diēka nga vetvetja. Mjaft prej tyre mė kanė ardhur nė shtėpi”. Pikėrisht, ky fakt e bėn edhe intrigues personazhin qė ėshtė njė gėrshetim i disa personazheve nacionalistė tė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Ciklin e botimeve e nisim me rrėfimin e shkrimtarit Dritėro Agolli qė i “dha jetė” Sali Protopapės, i cili pretendohet se ėshtė Maliq Dushari apo Sejfi Protopapa.

    “Mė pati bėrė pėrshtypje mbiemri ‘Protopapa’. Ngjante si diēka e lashtė, shumė tingėlluese”. Kėshtu tregon shkrimtari Dritėro Agolli historinė e ndėrtimit tė romanit “Komisari Memo”, i cili mė pas mori njė format shumė mė tė gjerė pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr shkak tė jetėzimit pėrmes filmit “I teti nė bronx”.

    Romani “Komisari Memo” ėshtė vetėm njė prej krijimeve tė tij, qė i ka hapur punė me lexuesit qė kanė marrė nga personazhet personifikimin e vetvetes apo tė tė afėrmve tė tyre. Por, moria e personazheve reale qė i ėshtė dashur mė pas tė merret duke i sqarur, e bėn Dritėro Agollin qė ta mbajė mend mirė historinė qė mori emrin nga fshati Protopapa nė rrethin e Korēės, e qė u pėrhap anembanė vendit prej filmit qė u shfaq me qindra herė. Agolli mendon se nami ishte edhe “faji” i Pirro Manit, qė luajti ndoshta njė nga rolet e tij mė tė mira, duke e bėrė figurėn e Sali Protopapės njė figurė tipike pėr tė portretizuar pėrfaqėsuesit e Ballit Kombėtar. “Tė them tė drejtėn, nuk ėshtė se unė e nxirrja Sali Protopapėn nė roman si njė figurė qesharake. Madje, ai edhe nė film, mė vonė, nuk ėshtė se merrte pėrsipėr vetė tė jepte urdhra. Ai nė fakt edhe nė film maksimumin e vet pėrkthente gjermanėt. Por janė disa momente nė film qė e kapėrcejnė rrėfimin e romanit e qė e kthyen Sali Protopapėn nė njė figurė me njė sens negativ, madje disi turpėrues, sidomos pėr atė kohė qė ballistėve u ishte hapur luftė nga partia. Kjo pėr atė kohė nuk ishte pak dhe kėtė e tregonin thumbat qė i hidhnin banorėt atyre qė kishin kėtė mbiemėr”, tregon Agolli. Ai nuk ka menduar kurrė se Sali Protopapa do tė bėhej pjesė e komunikimeve tė tij. Natyrisht, mė e ēuditshme ka qenė kjo marrėdhėnie deri nė vitet ’90. “Kishte nga ata qė i pėrdornin pėr tė keq nė jetėn e pėrditshme kėto personazhe”, tregon Agolli, duke kujtuar se ishte ndeshur ndonjėherė edhe me njerėz, tė cilėt duke iu referuar romanit apo filmit sulmonin persona tė familjes apo tė afėrm tė personazheve negativė. “Kjo ka qenė njė shije e keqe edhe pse tė bėnin tė kuptoje se ajo qė kisha shkruar jetonte tek njerėzit. Ėshtė mirė qė personazhi tė pėrfaqėsojė gjithnjė njė shtresė, pėrndryshe nuk do tė kishte kuptim. Por ai keqkuptim me personazhe qė ndodhte shpesh nga njerėz negativė mė ka lėnė gjithnjė shije tė keqe”, kujton Agolli, i cili jo pak herė ėshtė dashur tė pėrgjigjet pėrpara tė panjohurve pėr “x” personazh.

    Keqkuptimi me miqtė

    Janė jo tė paktė miqtė qė janė zemėruar me shkrimet e tij, sidomos me romanet. Ai ėshtė i bindur se shpesh nuk e ka patur me ata qė janė zemėruar, edhe pse nė mendje mund t’i ketė mbetur diēka prej tyre, prej karakterit dhe bisedave tė pėrditshme me to. “Mė ndodhte qė pas ndonjė romani dikush tė varte turinjtė. Mendonte se mos kisha shfrytėzuar takimet me tė. Por unė nuk mund tė marr e tė mbaj pėrsipėr rastėsitė. Nėse diēka nga personazhet e mi pėrputhet me dikė, kjo nuk do tė thotė se e kisha pikėrisht pėr atė”, thotė shkrimtari Agolli. Ai i mban mend mirė njerėzit qė i ka pėrdorur me dėshirė si personazhe. I ka ndryshuar pakėz emrin apo mbiemrin, por duke i lėnė gati tė kuptuar se e ka pėr njė person konkret. “Kur e kam bėrė me dashje dikė si personazh e kam lėnė tė kuptohet hapur njė gjė e tillė”, thotė ai, duke shpjeguar se pjesa mė e madhe e kėtyre personazheve e ka ditur se ėshtė pėrdorur pėr krijimet e tij. Megjithatė, kėto detaje, ku ai ka futur me qėllim disa persona nė librat e tij, ai ka ndėrmend t’i bėjė publike vetėm kur tė botojė librin me kujtimet, tė cilin ka vite qė po e pėrgatit. “Por ėshtė njė libėr qė dėshiroj tė botohet vetėm pas vdekjes sime, sepse aty kam thėnė shumė tė vėrteta qė ndonjėherė janė edhe tė dhimbshme”, thotė Agolli, duke rrėfyer se tashmė ka hedhur nė tė shumicėn e kujtimeve tė jetės sė tij. “Dėshiroj qė disa tė vėrteta t’i dinė tė tėrė ashtu siē janė, edhe pse shumė prej tyre qė pėrmenden mund tė mos gjenden mirė”, tregon Agolli, duke ripėrsėritur se lutet tė ketė shėndet sa tė hedhė tė gjitha ato kujtime qė ka ndėrmend t’i bėjė publike.

    Pėrveē personazheve, aty ai ka shumicėn e marrėdhėnieve me aktorėt kryesorė tė letėrsisė shqiptare. Por, jo vetėm tė letėrsisė. Ai ka qenė njė aktor kryesor edhe nė fusha tė tjera, sepse detyra e kreut tė Lidhjes sė Shkrimtarėve ka qenė padyshim njė pozicion i rėndėsishėm pėr atė sistem. “Nėse dikush fliste pėr ne, kjo mund tė mos bėnte pėrshtypje. Por nėse unė ose dikush tjetėr i njohur po aq sa unė, fliste pėr diēka apo pėr dikė, atėherė kishte reagime. Ndaj, dua tė shpjegoj se ajo natyrė marrėdhėniesh nuk ishte kaq e lehtė dhe nuk mund tė kishte kėtė kuptueshmėri siē mund ta ketė sot”, tregon Agolli, i cili nuk e fsheh se, pėrmes kujtimeve kėrkon tė zbardhė shumė nga tė pathėnat e sferės sė tij. Ai nuk e fsheh qė, nėse dikush portretizohej negativisht, rrezikonte tė shihej me njė sy tjetėr nga shoqėria, e pse jo, edhe si kundėrshtar i diktaturės. Historia me Protopapėt ėshtė diēka qė sot, sipas tij, mund tė shihet thjesht si shaka, por qė nė atė kohė pėrbėnte njė problem serioz.

    “Thika me dy presa”

    Tė tė jetojnė personazhet ėshtė njė gjė e shumė e mirė pėr cilindo krijues. Por, shpesh, duhet tė pėrballosh edhe zemėrimin e atyre qė shikojnė mishėrimin nė veprėn tėnde. Shkrimtari Dritėro Agolli e konsideron kėtė proces si pjesė e pėrjetimit, i cili edhe pse ndonjėherė nuk rezulton i kėndshėm pėr askėnd, ėshtė gjithsesi i mirė pėr ēdo vepėr qė kėrkon t’i mbijetojė kohės. “Tė gjithė tentojnė qė personazhi tė pėrfaqėsojė njė grup sa mė tė madh njerėzish. Nėse ia arrin, atėherė mund tė mendosh se ke arritur tė bėsh njė vepėr tė mirė”, thotė Agolli, i cili “ballafaqimin” me personazhet e veprave tė tij e ka patur njė shoqėrues tė vazhdueshėm tė krijimtarisė sė tij. Sipas tij, asnjė artist qė kėrkon tė mbijetojė nuk mund t’i shmanget atyre qė e rrethojnė. “T’u shmangesh atyre ėshtė si t’i shmangesh vetvetes. Pra ėshtė krejt e pamundur”, thotė Agolli, duke kujtuar se kur romanit i bashkangjitet edhe filmi i bazuar nė tė, ngjarjet bėhen edhe mė publike, sė bashku me reagimet.

    Megjithatė, Agolli nuk e fsheh se pėrmes personazheve tė tij ka bėrė edhe mjaft miq. “Shumė njerėz pranonin se i kisha bėrė tė kuptonin diēka nga vetvetja. Mjaft prej tyre mė kanė ardhur nė shtėpi”, thotė Agolli, i cili derėn e mban hapur pėr kėdo qė i kėrkon t’i pijė njė kafe.

    Dritėro Agolli: Takimi nė shtėpinė time me Sali Protopapėn

    Ajo qė ėshtė e vėrtetė ėshtė se mua vazhdon tė mė pėlqejė Protopapa. Edhe atėherė mė dukej tingėlluese, diēka e lashtė. Sapo e kam dėgjuar kam vendosur t’ia vė emrin personazhit tim “Sali Protopapa” qė nė fakt, pėr mua atėherė nuk kishte lidhje me ndonjė person tė vėrtetė. Unė kisha dėgjuar nė atė kohė pėr njė Xume Protopapa, i cili kishte qenė eksponent i Ballit. Por, meqėnėse ky ishte ende person i gjallė nuk mund ta vija kėtė nė romanin tim. Kur nė kėtė kohė, pasi ishte lexuar romani, nė njė vizitė timen nė Devoll mė vjen tė mė takojė njė djalė. “Jam Avni Protopapa”, mė thotė. Ai ishte inxhinier dhe drejtor i Fabrikės sė Maliqit. Kishte vendosur tė ndėrronte mbiemrin. “Mė thonė djali i Sali Protopapės”, mė tha ai, duke mė shpjeguar se kishte vendosur tė ndėrronte mbiemėr. “Do e bėj mbiemrin Mira”, mė tha dhe ashtu bėri. E pyeta nėse kishte me tė vėrtetė ndonjė lidhje apo emėr konkret Sali Protopapa. Mė tha se nuk kishte, por se nė fshatin Protopapa mendonin qė nė roman flitej pėr dikė qė ishte arratisur mė pas nga Shqipėria pėr tė shkuar nė Amerikė.

    Me Avniun u bėmė miq. Pėr kėtė miqėsi u bė shkak edhe ngjashmėria e madhe qė kishte ai me Pirro Manin, qė luante rolin e Sali Protopapės nė film. Mė vonė, ai erdhi nė Tiranė. Por unė e mbaj mend mirė edhe pasi i vdiq e shoqja, u bė njė leximtar i madh. Atėherė mė premtoi se do e rilexonte “Komisarin Memo”. Por me fshatin Protopapa mė lidhin herėpashere letrat qė shkruheshin nga ky fshat pėr librin. Madje, mbaj mend qė ishte njė vajzė qė dy-tri herė nė vit i shkruante Komitetit Qėndror pėr t’i treguar se hitoria nė libėr nuk ishte e vėrtetė dhe se shtrembėrohej historia e fshatit.

    Ndėrsa befasia e kėtij rrėfimi ka qenė padyshim vizita e Sejfi Protopapės nė shtėpi. Ka qenė viti 1991, por nuk mbaj mend mirė se nė ē’kohė ka ndodhur. Mbaj mend vetėm qė ishte mbrėmje. Bie dera dhe e hap Sadija. Mė tha qė mė kėrkonin. “Unė jam Sali Protopapa, pėr tė cilin ke shkruar nė roman”, mė tha fytyra e tij, sapo unė u shfaqa nė derė. “Mund tė hyj?”, mė pyeti. Nė fillim u stepa, por duke e ftuar tė hynte brenda. Ishte i shoqėruar me njė mik. I ftova tė dy. Hynė dhe u ulėn. Sapo u ul mė tha se ai ishte i djali i Sali Protopapės. Kishte qenė kryetar i tė rinjve ballistė. Mendonte se romani “Komisari Memo” pėrshkruante atė dhe Maliq Dusharin, tė cilin unė e kisha personazh nė roman. U vura nė siklet pėr t’i treguar se ajo qė kisha shkruar ishte diēka letrare dhe s’kishte tė bėnte me asgjė personale. I tregova se i vetmi njeri tė cilit i dija ekzistencėn reale me mbiemrin e tij ishte Xume Protopapa, tė cilit tė gjithė ia kishin dėgjuar namin. Por Sejfiu m’i lehtėsoi gjėrat. Ishte njeri i kėndshėm dhe tregonte bukur. Sadija na mbushi tavolinėn dhe rakija e batutat i zunė vendin shpjegimeve tė mia pėr rrėfimin nė libėr. Fliste pa asnjė lloj mėrie. Mua m’u desh pak kohė tė kuptoja nėse e kishte vėrtet kėtė gjendje. Por ai ishte vėrtet i kėndshėm dhe mė lehtėsoi bisedėn. Mbaj mend qė atė natė kemi pirė deri vonė. Mė tregoi shumė histori. U rrek qė tė shpjegonte edhe atė qė kishte menduar kur ishte me organizatėn e Ballit, pėrse kishin luftuar dhe kush kishin qenė raportet me partizanėt. Por nuk u ndalėm kėtu dhe kjo mė shumė pėr meritėn e tij. Mbaj mend vetėm qė mė pas jemi dehur qė tė tre dhe di qė Sejfiu ka ikur duke mė pėrqafuar sė bashku me mikun e tij, tė cilit nuk ia mbaj mend fare emrin. Qė atėherė s’jemi parė mė. Mendova mė vonė se mund ta takoja nė Amerikė, ku kam takuar shumė shqiptarė. Por nuk ndodhi. Ai nuk erdhi nė takimet e mia. As unė nuk dija ku ta kėrkoja, sepse nuk mė la adresė.

    vijon nesėr



    Jetėshkrimi
    Kush ėshtė Dritėro Agolli


    Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit mė 1930. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme “Zėri i Popullit”, dhe pėr shumė vjet ka qenė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhė, Dritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet’60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli u bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė “gjuhe tė vogėl”, ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr “rreptėsinė” e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e “un-it”, pėrkundėr poezisė sė “ne-ve”, qė shkruhej “pėr tė bashkuar masat”.

    Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradicionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.

    Nė prozėn e tij, Agolli solli risi jo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata janė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit, sot pėr sot, ndėr mė tė lexuarėn.


    Veprat

    “Baladė pėr tim atė dhe pėr vete”
    “Ēudira dhe marrėzi”
    “Dėshtaku”
    “Fletorka e mesnatės”
    “Kalorėsi lakuriq”
    “Kambana e largėt”
    “Komisari Memo”
    “Lutjet e kambanės”
    “Lypėsi i kohės”
    “Njerėz tė krisur”
    “Njeriu me top”
    Pelegrini i vonuar”
    “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”
    “Shpirti i gjyshėrve”
    “Shtigje malesh dhe trotuare”
    “Teshtimat e lirisė”
    “Trėndafili nė gotė”
    “Vjen njeriu i ēuditshėm”


    Panorama
    18 tetor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 02:59

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flet regjisori i famshėm shqiptar, qė nė vitet 70-tė krijoi personazhin real negativ tė nacionalistit ashtu siē ishte nė tė vėrtetė

    Viktor Gjika: Si e realizuam Sali Protopapėn nė filmin “I teti nė bronx”

    Luan Kondi

    Dritėro Agolli kishte shkruar romanin “Komisari Memo” qė nė tė vėrtetė pėrfundonte disfatisht me vrasjen e Ibrahim Kovaēit, sapo ai dilte nga klinika e doktor Borovės. Letėrsia e realizmit socialist nuk mund ta pranonte njė fund tė tillė tė heroit pozitiv.

    Dorėshkrim, romanin e famshėm Agolli, ia jep ta lexonte njė mikut tė tij, regjisorit Viktor Gjika, i cili e pėlqeu si fabul dhe nisi tė punojė qė t’ia pėrshtaste njė filmi kinematografik. Pasi e punoi, Gjika ia ktheu pėrsėri romanin autorit pėr tė parė dhe punuar ende mbi tė deri sa nė dritė dolėn dy vepra tė arrira: libri “Komisari Memo” dhe filmi “I teti nė bronx”. Ajo qė i kishte pėlqyer mė shumė Agollit ishte pėrfundimi i romanit qė e shpėtoi atė nga censura e kohės. Pėr realizimin e filmit regjisori, qė mė pas do tė ishte dhe bashkėskenarist me Agollin, thotė se ėshtė dashur shumė punė, pasi duheshin gjetur aktorėt nė pėrputhje me personazhet dhe sidomos ata negativė. Pėrveē heroit pozitiv, njė figurė tjetėr e spikatur e filmit ėshtė edhe nacionalisti Sali Protopapa. Ja si e kujton regjisori punėn pėr realizimin e filmit.

    Nė vitin 1970, pas dy vjet pune intensive u realizua filmi “I teti nė bronx” me mori personazhesh interesantė ku pėr herė tė parė vihet re njė personazh negativ tepėr interesant, ai i Sali Protopapės…
    Ky ėshtė njė personazh vėrtet interesant. Pėr herė tė parė nė letėrsi, ata qė ne i quanim personazhe negativė u trajtuan nė mėnyrė realiste. Atėherė Sali Protopapa ishte njė personazh i pozicionuar nė krah tė gabuar. Gjithnjė e parė me syrin e kohės, e vėrteta ishte me ato forca pėrparimtare qė fituan luftėn. Personazhi kishte marrė rrugė tjetėr dhe arsyet ishin tė ndryshme. Ky personazh, edhe pse i takonte kampit tjetėr, u pėlqye, sepse ishte i vėrtetė, megjithėse pėr tė nuk kanė munguar edhe reagimet popullore, madje ato ishin tė shumta.

    Si e konsideroni tashmė personazhin?

    Pėr mua ka qenė njė nga gjetjet mė tė mėdha tė personazhit negativ tė asaj kohe. Kam vuajtur shumė pėr ta gjetur aktorin qė t’i pėrshtatej personazhit tė Sali Protopapės. Nė fillim zgjodha trupa tė mėdhenj, tė bėshėm, hamsa, sepse kėshtu thuhej se ishin ballistėt atėherė.

    Kur vendosėt qė kėtė rol ta realizonit me Pirro Manin?

    E kisha marrė Pirron nė filmin “Askush kurrė nuk vdes” dhe e njihja tipin e tij, ishte shpėrthyes dhe energjik. Mendova se mund tė gjeja njė tjetėr me karakteristikat e mėsipėrme, trupmadh e tė tjera, por nuk isha i bindur nėse ai do tė arrinte ta mbante interpretimin.

    Cila ishte zanafilla e filmit “I teti nė bronx”?

    Ky film ka njė histori paksa tė veēantė, pasi u realizua pėrpara se tė dilte nė qarkullim romani “Komisari Memo”. Shkrimtari i njohur, Dritėro Agolli, ma dha ta lexoja dorėshkrim romanin e tij. Ai kishte menduar qė pėrfundimi i romanit tė ishte vrasja e komisarit sapo dilte nga shtėpia e doktor Borovės. Mendoj se ndonjė mik i kishte thėnė Dritėroit se fundi ishte disfatist, gjė qė nuk pranohej nga letėrsia e kohės. Nuk mund tė kishte njė fund tė tillė pėr heroin pozitiv.

    Ēfarė ndodhi pas…

    Menduam qė ta zhvillonim edhe mė skenarin dhe skena e vrasjes sė Ibrahim Kovaēit tė zhvendosej nga qyteti nė mal. Vendosėm tė zhvillonim dialogjet dhe ndryshimet ia dhashė t’i shikonte pėrsėri e tė punonte me ta edhe mė Dritėroi. Nuk mund tė harroj fjalėt e tij entuziaste pas bisedės pėr tė bėrė ndryshime. Menjėherė pas kėtyre sugjerimeve dhe ndryshimeve Dritėroi mė tha se “romani ishte shpėtuar”. Nė pėrshtatjen qė iu bė skenarit pėr film kinematografik, Sali Protopapės iu shtuan edhe skenat e vrasjes. Sigurisht, qė pasi shkrimtari iu fut edhe mė thellė romanit dhe shtoi atje edhe patriotin Rrapo Tabanin qė ishte Riza Kodheli, ish-komandant i Brigadės sė 20-tė. Kurse nė figurėn e komisarit Memo, kishte mjaft gjėra nga Misto Treska, ish-komisar i po kėsaj brigade.

    Le t’i kthehemi edhe njėherė figurės sė ballistit qė mishėrohet me personazhin Sali Protopapa, e cila ėshtė mjaft e arrirė apo jo…
    E them sinqerisht se merita pėr kėtė i takon sė pari Dritėro Agollit, i cili duke qenė nga fshati Menkulas i Devollit, ku ka pasur edhe disa familje nacionaliste, kishte pasur mundėsi qė me tipin e tij, tejet popullor, tė hynte kudo edhe nė kėto familje. Nuk e di, nėse Dritėroi ka pasur nė mendje ndonjė personazh real pėr tė ndėrtuar nė roman kėtė personazh, por nė film pėr tė arritur deri tek realizimi i kėtij karakteri nuk kemi pasur si model ndonjė person konkret.

    Ku janė xhiruar skenat e filmit “I teti nė bronx”?

    Xhirimet e filmit janė bėrė nė rrethinat e Korēės dhe nė Devoll. Edhe sot e them se ėshtė bėrė njė punė e mirė me realizimin e filmit nga grupi i xhirimit, grimi, dekori tė gjithė. Pėr shembull, Sali Protopapės i vendosėm mustaqe, pasi ato janė njė shenjė burrėrore dhe ato i mbanin kapedanėt kudo nė vendin tonė. Xhaketa e personazhit ishte e uniformės sė oficerit tė monarkisė. Atėherė ishim nėn presion se duhej tė shquhej heroi pozitiv dhe jo ai negativ, e megjithatė mundėm tė paraqesim me realizėm kėtė tė dytin, ndryshe nga herėt e tjera ku ballistėt paraqiteshin frikacakė, hajdutė, hamės e tė tjera si kėto.

    Interesante ėshtė skena e dashit nė sofrėn e ballistėve…

    Kjo skenė ėshtė dekor e pėr kėtė meritė ka piktori Namik Prizreni. Kjo skenė ėshtė nga mė tė bukurat, pasi brenda nė tė ka shumė elementė. Aty mpleksen gjaku, mishi, kėnga dhe pse jo edhe elementė biblikė. Nė biseda qė kam pasur mė vonė me ish-ballistė mė kanė thėnė: “A ē’na ke bėrė me atė film”. U jam pėrgjigjur sinqerisht se ashtu flitej pėr ta nė atė kohė dhe unė ashtu i njihja e atė realizova. Dritėroi ka thėnė njė tė fortė kur e kanė pyetur ballistėt: “Mė thoni njė kėngė qė iu ėshtė kėnduar ballistėve”. Ata kanė shtangur se nuk kanė ditur se ēfarė tė thoshin. E mė pas Dritėroi ėshtė shprehur: “Unė pėr partizanėt di me dhjetėra kėngė”.


    Kontributi i Viktor Gjikės

    1966
    Operator nė filmin “Debatik”

    1966
    Bashkėregjisor dhe bashkėoperator nė filmin “Komisari i Dritės”

    1968
    Regjisor dhe operator nė filmin “Horizonte tė hapura”

    1970
    Bashkėskenarist dhe regjisor nė filmin “I teti nė bronx”

    1973
    Skenarist dhe regjisor nė filmin “Yjet e netėve tė gjata”

    1974
    Regjisor nė filmin “Rrugė tė bardha”

    1976
    Regjisor nė filmin “Pėrballimi”

    1978
    Regjisor dhe bashkėoperator nė filmin “Gjeneral gramafoni”

    1980
    Regjisor nė filmin “Nėntori i Dytė”

    1983
    Skenarist dhe regjisor nė filmin “Njeriu me top”


    Kinemaja shqiptare

    Filmi hyri nė Shqipėri nė vitet 1911-1912. Shfaqjet e para publike u dhanė nė qytetet Shkodėr e Korēė. Filmat e parė u bėnė nga tė huajt dhe qenė kronika.
    Ndėr kronikat, e parė pėr ngjarje tė lidhura me Shqipėrinė, ėshtė ardhja e Princ Vidit nė vitin 1914.

    Gjatė 30 vjetėve pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarė, nga shoqėri tė huaja kinematografike.

    Xhirimi i filmave kronikalė nisi nė vitin 1948, ku u shfaq kinokronika e parė shqiptare.

    Njė etapė tė re shėnoi ngritja e sė parės studio shqiptare tė filmave, Kinostudio “Shqipėria e Re” (1952).

    Pėrvoja e parė nė fushėn e filmit artistik qe bashkėprodhimi shqiptaro-sovjetik, luftėtari i madh i Shqipėrisė – Skėnderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviē, fitues ēmimi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kanės).

    Filmat e parė artistikė tė kineastėve shqiptarė janė filmat-diplomė “Fėmijėt e saj” (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo), i pari film artistik me metrazh tė gjatė.

    Vitet ’60 shėnojnė prodhimin sistematik tė filmit artistik nė mesatarisht 1 film nė vit dhe bėnė filmat e tyre tė parė regjisorėt e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.

    Nė vitet ’70, u shėnua njė rritje e ndjeshme e prodhimit, nga 5-6 filma artistikė nė vit, nė 8-10 pėr tė arritur nė 14 nė vitet ’80, nė kohėn kur drejtor i Kinostudios “Shqipėria e Re” ishte Viktor Gjika. U zgjerua gama e zhanreve.

    Nė vitet ’80 filmi artistik shqiptar trajtoi mė shumė aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftės sė II Botėrore deri mė 1990, nga rreth 200 filma artistikė 80 janė ekranizime nga letėrsia shqiptare.

    Nė vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella.

    Qė prej vitit 1976, nė Shqipėri janė organizuar Festivale Kombėtare tė Filmit, nė fillim njė herė nė dy vjet pėr tė gjithė filmat, e mė pas nė mėnyrė alternative.

    Festivali i parė (5-11 prill 1976)
    “Nė fillim tė verės” dhe “Beni ecėn vetė” janė fituesit e parė.

    Festivali i dytė (16-23 prill 1977)
    Prej kėtij festivali spikati filmi “Lulėkuqe mbi mure” si dhe virtuoziteti i aktores Violeta Manushi nė filmin “Zonja nga qyteti”.

    Festivali i tretė (21-28 prill 1979)
    Lindi plejada tjetėr e aktorėve tė mėdhenj si Sandėr Prosi dhe Bujar Lako nė filmat “Udha e shkronjave” dhe “Gjeneral gramafon”.

    Festivali i individualiteteve regjisoriale (20-26 prill 1981)
    Fitues i kupės ėshtė Viktor Gjika, nė vitin 1979 dhe Dhimitėr Anagnosti, nė vitin 1977. Triumfojnė edhe regjisori Kujtim Ēashku dhe Pirro Milkani.

    Festivali i katėrt (19-23 prill 1983)
    Kupėn e fitoi “Njeriu i mirė” me regji tė I.Muēės dhe K.Mitros.

    Festivali i publikut (1-5 tetor 1985)
    “Filmi “Dora e ngrohtė”, me regji tė Kujtim Ēashkut, bėhet i pari film shqiptar qė mbulon shpenzimet e prodhimit pėr nga numri i spektatorėve.

    Festivali i tetė (18-22 prill 1989)
    Fitues janė filmat “Flutura nė kabinėn time” me protagoniste Luiza Xhuvani e regji tė Vladimir Priftit dhe “Rrethi i kujtesės” nė kryerol Marjeta Ljarja me regji tė Esat Musliut.

    Festivali i ankthit shoqėror (12-17 nėntor 1991)
    Fikson krijime qė mbeten nė fondin e artė. Viti 1991, shėnon kapėrcimin e Kinematografisė shqiptare nė njė etapė tjetėr pėr pasojė tė ndryshimeve politike. Fiton filmi “Balada e Kurbinit” nga Kujtim Ēashku dhe “Fletė tė bardha” nga Mevlan Shanaj.

    Festivali i dhjetė (10-13 maj 1995)
    Nė garė mbeten regjisorėt e brezit tė katėrt. Fitojnė filmat “Dashuria e fundit” me regji tė Gjergj Xhuvanit dhe “Vdekja e kalit” me regji tė Saimir Kumbaros.

    Festivali i bisedės me veten (23-27 prill 2000)
    Ishin katėr filma nė bashkėprodhim me producentė tė huaj. Fitojnė filmat “Kolonel Bunker” nga Kujtim Ēashku dhe “Bolero” nga Besnik Bisha.

    Panorama
    19 tetor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 03:01

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Personazhi qė pėrfaqėson figurėn e ballistit nė filmin “I teti nė bronx” jeton nė SHBA qė nga ‘44

    Sali Protopapa, shkencėtari nė Amerikė

    Jonida PLAKU


    Pasaporta

    Emri: Sejfi
    Mbiemri: Protopapa
    Datėlindja: 20 shkurt 1923
    Vendlindja: Berat
    Origjina: Familje bejlerėsh nė fshatin Protopapė tė Korēės

    Vendbanimi: Wayland, Massachusetts, SHBA
    Larguar nga Berati mė 1944-ėn
    Kthyer nė vitin 1992

    Arsimi
    Tetėvjeēar nė Berat
    Shkollėn e mesme tregtare nė Vlorė
    Ndėrpret studimet nė Universitetin e Peruxhias pėr Financė
    Diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore nė SHBA

    Aktiviteti nė Shqipėri
    Komandant i njė ēete tė rinjsh tė Ballit Kombėtar nė zonėn e Roskovecit

    Karriera
    Punon nė laboratorin e famshėm nė Los Alamos nė New Mexico
    Punon nė Ministrinė e Transporteve nė sektorin e sistemit tė komunikimit satelitor


    Historia ėshtė plot labirinthe dhe askush nuk mund tė pretendojė se i shkon asaj drejt qė nga fillimet pėr ta ndjekur me tėrė hollėsitė qė ajo ka e mbart me vete nė jetėn e njerėzve. Veēanėrisht, kur shtigjet e saj janė mbyllur apo nė to janė vendosur pengesa nga vetė ata tė cilėt pasi u shpallėn fitimtarė e shkruan atė ashtu siē u interesonte.
    Nė harkun kohor tė 50 viteve, tė vėrtetat nuk mund tė “varrosen” lehtė, e megjithatė vėshtirėsitė pėr t’i pėrshkruar ato, ashtu siē janė pėrbėjnė jo njė punė tė lehtė pėr njė gazetar. Por kur portreti i njėrit prej atyre, qė edhe pse pėrshkrimin ia kanė bėrė kundėrshtarėt, e takon pėrsėri me madhėshtinė e njė njeriu tė rritur me kohėn, ndėrgjegjja dhe ndjenja e profesionit tė shtyn nė tė panjohurat e jetės sė tij dhe tė tė tjerėve qė e rrethonin.
    Askush nga fėmijėt e dikurshėm nuk mund ta imagjinonte se ai, Sali Protopapa i filmit “I teti nė bronz”, qė ndeshej me komisarin Memo apo shpaloste pėrpara shikuesit burrėrinė dhe karakterin e luftėtarit e tė komandantit tė skalitur si anadollak dhe pak tė pagdhendur, do tė ishte njė shkencėtar i ardhshėm nė institucionet mė prestigjioze tė Amerikės. E aq mė tepėr qė pas shumė e shumė vitesh do tė kthehej nė Berat mė triumfator se fituesit, jo pėr nga kredoja e luftėtarit, por pėr nga karakteri, dashuria pėr njerėzit e vendlindjen dhe nga dėshira pėr ta parė Shqipėrinė mė tė lirė e mė tė civilizuar, mė demokratike se propaganda qė e mbajti mė shumė se tė pushtuar nė vitet e komunizmit.
    Personazhi, i cili mė nxiti tė rishkruaj pėrsėri pėr atė qė jo njėherė kanė shkruar, quhet Sejfi Protopapa. Ėshtė ai njeri, qė siē e pėrshkruan njė kolegu ynė nė njė shkrim tė tij tė mėparshėm, CV-ja i endet mes Beratit dhe Wayland-it tė Massachusetts-it, mes Luftės sė Dytė Botėrore dhe njė jete krejt tė re nė SHBA. Jo nga dėshira pėr tė pėrsėritur apo pėr tė rizgjuar figurėn e tij nė mėnyrė mekanike, por me tendencėn pėr tė shtuar diēka tė re nė njohuritė tona pėr atė njeri dhe pėr historinė tonė nė veēanti. Nisa tė zbuloj dalėngadalė portretin jo fizik tė tij, se duket qė regjisori e ka goditur te personazhi i filmit, por duke shkundur kujtimet dhe larguar harresėn e mbėshtjellė me sajesa e gėnjeshtra, tė cilat ideali fals i mban akoma ngritur si ato perdet e dala jashtė mode, tė cilat qėndrojnė nė dritaren e muzeut, ku brenda ka relike qė nuk tė lėnė t’i shikosh. Sali Protopapa i filmit “I teti nė bronz”, dikujt i ka lėnė njė shije negative, teksa e shikonte tė bashkėpunonte me gjermanėt, teksa ishte njė mishngrėnės, qė pėr brezin qė nuk e jetoi e nuk e njohu luftėn dhe aktorėt e saj nė hollėsi, kishte njė ndikim negativ, pavarėsisht se autorėt pėr nga ana e karakterit burrėror tė personazhit kanė qėndruar mė strikt, ndryshe nga politika e artit tė realizmit socialist nė ato vite.
    Po pse shkrimtari i madh, Dritėro Agolli, nė skenarin e tij, pavarėsisht nga rrethanat e kohės, na ka dhėnė njė portret tė gjallė, ku shumė prej ish-luftėtarėve kanė menduar se janė po ata, ai aktori qė pėrfaqėsonte Sali Protopapėn? Kėshtu ka ndodhur me Maliq Dusharin, Avni Protopapėn, madje edhe vetė Sejfi Protopapėn, tė cilėt kanė besuar se janė vetė ata tipi dhe karakteri i personazhit nė fjalė, pa veladonin artistik e ideologjik tė veshur nga kėrkesat e artit tė realizmit apo ideja e fituesit, superioriteti ndaj humbėsit. E nėse nė kėtė histori arti dhe realiteti njėkohėsisht ka shumė hamendje dhe pikėpyetje, kėrshėritė i shuan vetė regjisori Viktor Gjika, nė intervistėn dhe kujtimet e tij pėr filmin “I teti nė bronz” dhe portretin e Sali Protopapės. Edhe Sejfi Protopapa nė kujtimet e tij nuk harron tė jap hollėsi pėr takimin qė ka bėrė me shkrimtarin Dritėro Agolli dhe ku kanė pirė raki mė shumė se sa tregohet qė ka pirė si karakter i skalitur te filmi Sali Protopapa.
    Pas 60 vitesh nga ikja e po kaq nga jeta e Sejfi Protopapės, arsimimi dhe veprimtaria e tij nė SHBA, pas shkrimit dhe rishkrimit tė figurės dhe portretit tė tij nė mendjet tona, herė tė dyndura me informacione tė njėanshme dhe herė tė mbushura me ato tė cilat nuk kemi pasur mundėsi qė t’i krahasojmė, tani na mbetet tė shkruajmė njė histori ndryshe nga ajo qė na kanė mėsuar, sepse krejt ndryshe ėshtė realiteti. Sali Protopapa dhe ai personazhi real, Sejfi Protopapa, i cili Beratin e vizitoi nė vitin 1992 dhe sot jeton po nė SHBA. Po cili ėshtė Sejfi Protopapa? Cila ka qenė veprimtaria e tij nė Berat dhe mė gjerė dhe cila ishte njohja e lufta e tij? Pse dhe si u largua nga Berati e Shqipėria nė vitin 1944? Ēfarė i ndante dhe ēfarė i bashkonte Sejfiun me Kristaq Tutulanin, Bajram Xebėn, Dane Cukalatin, Resul Dollanin, Namik Mehqemenė, Fatbardh Gurin, Neti Fugėn etj.
    Cila ishte nė tė vėrtetė lufta ndaj italianėve dhe pse tentoi tė largohej nga Berati Sejfiu, para se tė kapitullonte Italia? Kur dhe si u prishėn marrėdhėniet midis gupeve qė vepronin nė Berat dhe si u largua Sejfi Protopapa pėr t’i shpėtuar pushkatimit tė mundshėm?


    Tirana Observer
    13 dhjetor 2005

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kujtimet e personazhit real, Sejfi Protopapa

    “Jeta ime nė qytetin e njė mbi njė dritareve”

    Emri i tij ėshtė i regjistruar ndėr dhjetė mė tė shquarit tė fizikės bėrthamore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Por edhe pse ka njė jetė tė mirė e tė standardeve tė larta nė vendin mė tė zhvilluar e mė demokratikė tė botės, Sejfi Protopapa nuk mund ta harrojė Beratin, qytetin ku u lind dhe u rrit. Qytetin ku krahas mėsimeve tė para mori edhe goditjet e para nė karrierėn e tij tė sapofilluar nė luftėn pėr interesat kombėtare, nė ato vite kur lufta botėrore ishte nė kulmin e saj tė rėnies dhe tė fitores pėr palėt ndėrluftuese.
    Shkak pėr largimin e tij u bėnė bindjet e ndryshme nga ata qė ishin nė prag tė fitores dhe se idetė e tyre nuk pėrputheshin me palėn ku ai bėnte pjesė, pėr mėnyrėn se si duhet tė administrohej pushteti i ardhshėm. Pėr Sejfi Protopapėn ishin shokė ashtu siē edhe duhej, qė nga shkolla unike Resul Dollani, Namik Mehqemeja, Vangjel Myzeqeja, por edhe Margarita Tutulani, heroina qė u pushkatua dhe qė atij i ka mbetur nė mendje pėr bukurinė e saj me tė cilėn ishin dashuruar tė gjithė djemtė e klasės, siē shkruan ai nė kujtimet e tij. Edhe pse i radhitur nė krahun e humbėsve tė luftės, e Margarita pas vdekjes, nė krahun e fitimtarit, Sejfi Protopapa nuk mund tė mohojė tė vėrtetat pas mė shumė se 60 vite. Pėr tė Margarita ishte e bukur dhe luftarake, por edhe vėllai i saj, Kristaqi, e shokė tė tjerė kanė mbetur nė memorien e tij.
    Nė kujtimet e fizikanit tė madh nga Berati pėr vitet qė ka kaluar nė Berat, njė vend tė rėndėsishėm zė lidhja qė ka pasur me Kristaq Tutulanin dhe ndihmėn qė i jepte atij pėr shtypjen e trakteve, gjė e cila nuk i shpėtoi syrit tė fashistėve italianė dhe e arrestoi pak ditė para se tė kapitullonte, duke e pushkatuar nė Gosė tė Kavajės sė bashku me Margaritėn, ndėrsa Sejfi Protopapa pėr t’i shpėtuar arrestimit ikėn nga Berati nė drejtim tė fshatit Protopapė tė krahinės sė Oparit, Korēė, atje ku kishte disa miq tė tė atit. Rrugės, kur ishte nė teqenė e Kulmakut, mėson kapitullimin e Italisė dhe kthehet pėrsėri nė qytetin e Beratit pėr tė rifilluar punėn dhe luftėn qė kishin nisur.

    Nga kujtimet e Sejfi Protopapės

    “Para mbėrritjes sė “Kėmishave tė zeza”, prefekti i Beratit ishte Qazim Bodinaku, njė shėrbyes besnik i mbretit Zog, tė cilit i ishte besuar tė mbante nėn vėzhgim tė gjithė qytetarėt qė kishin marrė pjesė nė kryengritjen e Fierit tė qershorit 1935... Fėmijėt e zotit Bodinaku, njė djalė dhe dy vajza, vinin nė shkollė tė shoqėruar me njė roje tė armatosur, i cili priste jashtė derės sė klasės, deri sa mbaronte mėsimi. Margarita Tutulani, Resul Dollani (Toxhari), Namik Mehqemeja dhe Vangjel Myzeqari ishin disa nga nxėnėsit e tjerė tė klasės sime. Tė gjithė djemtė e klasės ishin dashuruar pas Margaritės. Ajo ishte shumė e bukur dhe njėkohėsisht nxėnėsja mė e mirė e klasės sonė... Pushtimi italian nxiti aktivitetin ekonomik, krahasuar me kohėn stagnante tė regjimit tė mbretit Zog. Krijimi i Partisė Fashiste dhe Ballit Kombėtar nė 1939-ėn, si dhe lindja e Partisė Komuniste nė 1941-shin (vetėm pasi ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik) krijoi konfuzion nė preferencat politike tė tė gjithė shqiptarėve dhe sidomos tek ata qė brenda pėrbrenda familjeve kishin anėtarė me preferenca tė kundėrta. Nė shtėpinė tonė nuk ekzistonte konfuzion, pėr sa i pėrkiste parashikimit se cila palė do tė ishte fituesja e luftės botėrore. Nė ishim tė bindur se kombinimi i armatės sė madhe ruse me produktivitetin industrial e ushtarak tė SHBA-sė, eventualisht do tė dilte fitimtar... Pak para kapitullimit tė Italisė fashiste, mė 1943-shin, karabinierėt arrestuan njė numėr tė rinjsh nė Berat dhe mė pas i ekzekutuan ata. Ndėrmjet tyre ishte edhe Margarita Tutulani dhe i vėllai i saj, Kristaqi. Nė kėtė kohė unė ndihmoja Kristaqin tė shtypte trakte antifashiste. Kur mora vesh pėr ekzekutimin e tyre u largova nga Berati dhe u nisa nė drejtim tė fshatit Protopapė (krahina e Oparit, Korēė). Atje fisi i babait mund tė mė ofronte njė strehė tė sigurt. I lindur me njė defekt nė ēapok, udhėtova ngadalė me ndihmėn e bastunit. Gjatė rrugės pėr nė Protopapė ndenja njė natė nė teqenė qė ndodhet nė majėn e mbuluar me borė tė malit Tomor. Aty mėsova pėr kapitullimin e Italisė dhe brenda njė dite u ktheva nė shtėpinė time nė Berat...”

    Fillimi i ndarjes sė madhe

    Pėr Sejfi Protopapėn marrėdhėniet midis grupeve nacionaliste dhe atyre tė Frontit Nacionalēlirimtar nė Berat ishin normale me disa ndryshime tė vogla deri nė kohėn e kapitullimit tė Italisė fashiste. Pas futjes nė Shqipėri tė trupave gjermane, situata filloi tė ndryshonte, kujton ai nė shėnimet e veta tė viteve deri nė 1944-ėn, para se tė largohej nga Berati. Sipas tij “...ėshtė njė fakt historik i pakundėrshtueshėm qė ushtria gjermane nuk u stacionua kurrė nė Berat. Pėr tė siguruar prodhimin e naftės, ata kishin stacionuar vetėm 100 ushtarė nė Kuēovė...”, kujton Sejfi Protopapa dhe mė tej shtonė se “...gjermanėt ia dinin pėr nder Xhaferr Devės, njė shqiptar nazist i devotshėm, i cili arriti tė qeverisė nė njė farė mėnyre vendin, duke kontribuar kėshtu nė mbrojtjen e arterieve tė furnizimit tė ushtrisė gjermane”. Sejfi Protopapa kujton se pas kapitullimit tė Italisė fashiste situata nė Berat ishte disi konfuze.
    Ja si vijon z. Protopapa nė kujtimet e veta pėr ato ditė tė vitit 1943: “Nė vazhdim tė punės qė kisha bėrė me Kristaq Tutulanin, unė shkoja punoja nė sektorin e shtypit tė Partisė Komuniste nė godinėn e prefekturės. Ndėrkohė mbaja lidhje me degėn e grupit tė tė rinjve tė Beratit qė udhėhiqej nga Resul Dollani, Namik Mehqemeja, Fatbardh Guri, Enver Karagjozi, Neti Fuga etj. Ky grup vendosi tė nxirrte njė deklaratė tė firmosur nga Resul Dollani, Namik Mehqemeja, Fatbardh Guri dhe Enver Karagjozi pėr formimin e Partisė Nacional Komuniste. Me keqardhje them se tė vetmen kopje tė asaj deklarate ia dhashė dr. Stavro Skėndit, kur arrita nė Nju-Jork nė vitin 1947. Kontradikta midis termit nacionalist dhe komunist nė emrin e partisė ishte mė se i dukshėm, por ato kohė tė ēmendura e justifikonin edhe njė gjė tė tillė. Duhet theksuar se Resul Dollani, kur kishte qenė burgosur nga fashistėt italianė, u bojkotua nga shokėt komunistė tė qelisė, ngaqė PK-ja kishte vendosur tė shkatėrronte grupin e tė rinjve... Edhe babai i Namik Mehqemesė dhe tre ballistė tė tjerė me emėr, ndėr ta edhe udhėheqėsi i ballit, avokati Skėnder Muēo, ishin keqtrajtuar e bojkotuar nga komunistėt”. Sipas kujtimeve tė bashkėkohėsve tė atyre viteve dhe tė vetė protagonistit qė ishte dėshmitar i marrėdhėnieve midis grupimeve me bindje tė ndryshme, brenda njė qyteti tė vogėl si Berati, ku prania e pushtuesit gjerman mungonte, pikėrisht ky ka qenė momenti i pėrēarjes sė madhe midis tyre e kjo jo nga vetė ata, por nga liderėt qė udhėhiqnin kėto grupime pėr interesa tė trashėgimit tė qeverisjes sė ardhshme.

    Sali Protopapa i filmit

    Pothuaj tė gjithė e mbajmė mend personazhin Sali Protopapa. Nė mos e kemi lexuar te romani i shkrimtarit tė madh, Dritėro Agolli me titullin “Komisari Memo”, do e kemi parė te “I teti nė bronx”. Sali Protopapa ėshtė njė figurė komplekse, qė si karakter ėshtė ngulitur nė mendjen e ēdo lexuesi, ndėrsa vizualisht, ai u fiksua nė filmin “I teti nė bronx”, nė rolin e njė anadollaku qė dukej sikur mendjen e kishte vetėm tek e ngrėna. Roli ėshtė interpretuar me mjeshtėri nga aktori i mirėnjohur Pirro Mani. Por, Sali Protopapa i vėrtetė, jo vetėm emrin qė e ka ndryshe, por ėshtė edhe krejt njė personazh tjetėr. Jeton nė Amerikė ku gėzon edhe njė reputacion krejt tjetėr me atė qė ėshtė krijuar nė Shqipėri. Nė rrėfimet e tij, ai ėshtė njė Protopapė krejt tjetėr nga ai i filmit.

    Tirana Observer
    14 dhjetor 2005

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nė kujtimet e tij, Sejfi Protopapa tregon si u bė me Ballin

    “Letra e Enverit qė mė kaloi nga komunist nė ballist”

    Jonida PLAKU

    Eshtė njė histori aq sa e panjohur dhe e pabesueshme ajo e viteve tė para tė 1944–ės. Pasardhėsit tanė na e kanė treguar ashtu si ata e mendonin dhe se si e gjykonin qė ta transmetonin nė brezat qė vinin pas tyre, pėr shkak tė bindjeve apo tė porosive qė kishin pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė ėndėrronin pėr brezat pasardhės. E kjo nuk mund t’i ngarkojė me pėrgjegjėsi ata qė nuk e dinin tė ardhmen dhe dėmin qė i shkakton asaj dhe brezave qė do tė vinin.
    Por, pas mė shumė se 60 vitesh, ėshtė njė panoramė tjetėr e asaj qė pėr vite me radhė ėshtė mėkuar pėr bėmat e atyre viteve qė u frynė me megallomaninė e fituesve tė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Mbase kjo pėr lexuesin me bindje tė fiksuara nuk ka shumė vlera pėr tė ndikuar nė faktin qė historia nuk ėshtė ajo qė vetėm shijohet nė njė moment tė jetės me atė qė ty tė servirin dhe qė tė pėlqen pėr momentin, por njė shkencė qė meriton vėmendje.
    Pasazhet dhe shėnimet e personazhit Sejfi Portopapa, i cili pėr nga mentaliteti dhe kushtet historike qė kalonte dhe kalon nuk kanė pėr qėllim qė tė denigrojė historinė, tė cilėn mė pak se kush mendon se mund tė ndryshojė rrjedhėn e jetės sė tij prej fizikani tė madh e nėnshtetasi amerikan. Kalvaret e vuajtjeve nuk mund tė shuajnė dot kujtesėn nė momente kthesash, pavarėsisht nga retushimet e bėra e qė mund t’i bėhen jetės sė njė komuniteti tė tėrė nė njė periudhė tė historisė sė tij.
    Ja si e pėrshkruan momentin e shkėputjes nga Berati pėr nė Roskovec personazhi Sejfi Portopapa:
    “Ishte gusht 1943, dhe nė zyrėn e shtypit komunist (e cila ishte nė Prefekturėn e Beratit dhe nėn komandėn e forcave tė frontit tė komunistėve) mua mė ra nė dorė njė letėr e firmosur nga Shpati, i cili ishte pseudonimi i Enver Hoxhės gjatė luftės. Letra bėnte me dije udhėheqjen komuniste tė Beratit qė Partia Komuniste nuk njihte marrėveshjen e Mukjes dhe udhėzonte fillimin e luftės pėr kontrollin e plotė politik e ushtarak tė vendit. Pasi e lexova atė letėr, u konsultova me xhaxhanė tim, Veli Protopapėn, dhe ai mė sugjeroi qė t’ia tregoja atė letėr Abaz Ermenjit, komandantit tė forcave balliste tė zonės sė Beratit, i cili ishte stacionuar nė bashki. Pasi bėra kėtė gjė, u vendos qė anėtarėt e grupit tė tė rinjve tė bashkoheshin me forcat e ballit dhe unė tė qėndroja me shtabin e Abaz Ermenjit”.
    Sejfi Protopapa, pavarėsisht nga qėndrimi politik i kohės dhe nga pėrcaktimi i pėrbėrjes sė grupimeve nė ato kushte, pėr nga mosha dhe nga momenti ndryshe, i qėndron vendimit dhe marrėdhėnieve qė kishte deri nė ato ditė me shoqėrinė e Beratit, e cila kishte fije me marrėdhėniet komuniste nė kėtė qytet me labirinthe tė ēuditshme si vetė rrugėt e rrugicat e lagjeve tė lashta.

    Si iku Sejfi Protopapa nga Berati?

    Sipas kujtimeve tė protagonistit tė kėsaj ngjarjeje, Sejfi Protopapa, ngjarjet sa vinin dhe agravoheshin midis grupimeve nė Berat. Pas nja dy-tri ditėsh nė Berat kthehen vetėm forcat balliste, tė cilat vendosen me qendėr te hoteli i Dyrmove, ndėrsa fronti e kishte tė vėshtirė qė tė futej nė Berat. Sipas Sejfi Protopapės, askush nuk kishte ndėrmend qė tė ndante si me thikė marrėdhėniet midis shokėve qė kishin vepruar deri nė atė kohė bashkė pėr tė njėjtin qėllim po me bindje tė ndryshme politike.
    Pėr tė treguar momentin e largimit tė Protopapės nga Berati, po sjellim kujtimet e tij:
    “Ishte kohė dreke dhe po ēoja babanė me biēikletė te shtėpia. Dy ballistė tė armatosur na shoqėronin nga pas. Po futesha nė rrugicėn time kur te kthesa e prefekturės mė dolėn pėrpara njė grup prej 7 partizanėsh tė udhėhequr nga Cano Velmishi, njė kushėri imi i largėt. Ata mė kėrkuan qė tė shkoja nė prefekturė, por unė i kėrkova Canos qė tė ēoja babanė nė shtėpi, por ai nuk pranoi. Ndėrhyri babai qė e zgjidhi situatėn dhe pas kėsaj unė u ktheva nė bashki, duke kaluar nė rrugė dytėsore. Ajo ditė shėnoi tė parėn ditė tė vėnė nė shėnjestrėn komuniste.

    Sali Protopapa i filmit

    Pothuaj tė gjithė e mbajmė mend personazhin Sali Protopapa. Nė mos e kemi lexuar te romani i shkrimtarit tė madh, Dritėro Agolli me titullin “Komisari Memo”, do e kemi parė te “I teti nė bronx”. Sali Protopapa ėshtė njė figurė komplekse, qė si karakter ėshtė ngulitur nė mendjen e ēdo lexuesi, ndėrsa vizualisht, ai u fiksua nė filmin “I teti nė bronx”, nė rolin e njė anadollaku qė dukej sikur mendjen e kishte vetėm tek e ngrėna. Roli ėshtė interpretuar me mjeshtėri nga aktori i mirėnjohur Pirro Mani. Por, Sali Protopapa i vėrtetė, jo vetėm emrin qė e ka ndryshe, por ėshtė edhe krejt njė personazh tjetėr. Jeton nė Amerikė ku gėzon edhe njė reputacion krejt tjetėr me atė qė ėshtė krijuar nė Shqipėri. Nė rrėfimet e tij, ai ėshtė njė Protopapė krejt tjetėr nga ai i filmit.

    Flet bashkėkohėsi i Protopapės: Si filloi vėllavrasja nė Berat

    Njė nga bashkėkohėsit e Sejfi Protopapės nė Berat, por i rreshtuar pėr nga bindjet e tij nė frontin kundėrshtar, Pelivan Nurja, tregon pėr “Tirana Observer” se si filloi vėllavrasja e cila nė Berat deri nė atė kohė as qė mund tė imagjinohej.

    Si e ke pėrjetuar atė kohė dhe ēfarė mund tė na thuash pėr fillimet e luftės?

    Nė tetor tė vitit 1943, pas rėnies sė Italisė nė Berat, nuk kishte gjerman, sepse ata ishin nė Urėn Vajgurore. Nuk mė kujtohet nėse ishte e diela e parė apo e dytė e tetorit, por ka qenė e diel, kur ka filluar lufta midis ballit dhe partisė apo frontit si tė doni quajeni. Unė isha i vogėl dhe atė ditė shkova te ēiklistėt, qė ishin aty ku ėshtė sot busti i Margarita Tutulanit dhe mora njė biēikletė me qira te dyqani i Islam Gjerovenit dhe i Nure Gjerovenit, tė cilėt ishin vėllezėr dhe deri atėherė kishin dyqanin nė Celepias, por e sollėn aty pėr lidhjet qė kishin me komunistėt dhe luftėn e frontin.

    Po ēfarė lidhje ka kjo me vėllavrasjen?

    Po atė ditė, pasi kam bėrė disa xhiro me biēikletėn qė mora me qira te dyqani i Islam Gjerovenit dhe Kahreman Gjerovenit (tė dy vėllezėr) nė moment njė partizan qė ishte aty ku ndaheshin dy rrugėt, ku ishte busti i Babė Dudė Karbunarės ka qėlluar Kiēo Bezhanin, njė nga eksponentėt e ballit, i cili ishte duke udhėtuar te banka, atje ku ėshtė sot Shtėpia e Bardhė poshtė lagjes “Mangalem”. Pas kėsaj vrasje, filluan qė nga godina e hotel “Kollombos” dhe e bashkisė tė qėllonin mitralozėt e ballit, ndėrsa nga godinat e prefekturės qėllonte mitralozi i frontit.

    Nga qėllonin dhe si shkoi situata?

    Qėllonin ku tė mundnin dhe pas pak kohėsh doli Myrto Qafa, i cili kėrkonte nga tė dyja palėt qė tė merreshin vesh pėr atė qė ndodhi se nuk kishte tė bėnte me vėllavrasjen. Pas dy orėsh, situata u qetėsua dhe duket se u takuan grupet qė tė merreshin vesh, por mbėrriti skuadrilja gjermane, qė deri atėherė ishte nė Urėn Vajgurore pėr tė vendosur rregull. Pas kėsaj lufta filloi pėrsėri pas nja dy orėsh midis ballistėve dhe partizanėve, tė cilėt gjermani i vuri tė dyja pėrpara dhe i nxori nga Berati.


    Tirana Observer
    15 dhjetor 2005

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    PESHKOPI JANNULLATOS, QYTETAR NDERI I TIRANES(?!)

    Nga Sejfi Protopapa
    Wayland, MA USA


    Do te ishte shume me e arsyeshme qe Peshkopi Janullatos te behej kryetar
    nderi i qytetit te Korces sepse ne ate qytet ai, si kryepeshkop i
    Orthodokseve shqiptare vetem nje muaj me pare inaguroi se bashku me
    ministrat Greke shkollen Greke ne Korce. Atje nuk kishte besimtare
    ortodokse shqiptare. Atje Peshkopi Shqiptar i Korces, Imzot Jani bente
    sehir ne distance. (shiko foton ne gazeten Shekulli ne raportimin e
    ceremonise). Per me teper, Peshkopi Janullatos ishte shume i kenaqur me
    kete shkollen greke ne Korce. (fjalet e tij). Ky pra, eshte nje nga aktet
    e fundit te Peshkopit Janullatos per dobine e shqiptareve, gjoja. Per
    aktin e fillimit te Peshkopit Janullatos ne Shqiperi mua me kujtohet
    ceremonia e dorezimit te tij si Kryepeshkop i Kishes Shqiptare ne kishen
    Shen Maria te Tiranes. Ne ate ceremoni nje grup i math i Ortodokesve
    Shqiptare bertiste me force "ANAXIOS" qe do te thote i pa vyer. Dhe keta
    shqiptare filluan te kendojne kenge kombetare dhe i kujtuan pjesemarresve
    atje dhe botes mbare emrin e Imzot Noli, themeluesi i Kishes Ortodokse
    Autoqefale Shqiptare. Emri dhe pikturat e Imzot Nolit jane zhdukur nga te
    gjitha kishat Shqiptare me urdher nga larte, me urdher nga qendra.
    Zyrtaret greke dhe prelatet greke, se bashku me Peshkop Janullatosin u
    larguan nga Kisha e Shen Marise dhe vajten ne hotelin Tirana per te kryer
    ceremonin e dorezimit te peshkopit Janullatos si Kryepeshkop i kishes
    Shqiptare. Ne ate ceremoni ne hotel nuk kishte besimtare ortodokes
    shqiptare. (Mund te shikoni videon e Televizionit Shqiptar per nderprerjen
    e ceremonise ne kishen Shen Meria).

    Se cfare akte te tjera ka bere Peshkopi Janullatos per Shqipta
    ret eshte nje mister qe vetem ai dhe mbeshtetesit e tij ne Patrikane dhe
    ne rethet shoviniste Greke i dine shume mire. Per punet greke qe ka bere
    ne Shqiperi, Peshkopi Janullatos ka marre lavderime formale nga ente dhe
    organizata greke. Eshte e qarte se te gjitha keto lavderime jane me vend.
    Parija Heleniste lavderon helenin, Peshkopin Janullatos, per punen e
    lavdishme qe ai ka bere ne emer te tyre per helenizimin e shqiptarve ne
    Shqiperi, por me mbulesen e nje prelati ortodoks. Ne shqiptaret, te
    coroditur, te raskapitur, te tymosur me korrupsionin qeveritar na duhet te
    presim diten kur Perendia do te na ndihmoje e do te na shpetoj nga kjo
    nderhyrje historike ne dem te Autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare


    Koha Jone
    11 gusht 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 03:24

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    BE dhe respekti pėr ligjet

    Sejfi Protopapa*

    Struktura e qeverisjes nė Shqipėri ėshtė e afėrt me atė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ekzistojnė edhe aty tre pushtete, qė realizojnė qeverisjen: legjislativi (Parlamenti), ekzekutivi dhe sistemi gjyqėsor. Po ashtu, nė Shqipėri luan rolin e tij tė padiskutueshėm edhe “pushteti i katėrt”, qė pėrmbledh shtypin, radion dhe televizionin. Pra nė dukje, Shqipėria i ka tė gjithė pėrbėrėsit pėr tė siguruar njė qeverisje normale nė logjikėn e njė sistemi demokratik. Megjithatė, njė episod i vogėl qė ėshtė zhvilluar sė fundi nė Pėrmet, vė pikėpyetje serioze eficiencėn e kėtyre pushteteve dhe me vetė funksionimin e sistemit. Pėrmeti ėshtė njė qytet i vogėl, nė juglindje tė Beratit, ku unė jam lindur.

    Ekziston njė ndėrtesė nė Pėrmet, qė prej dekadash ka shėrbyer nė tė kaluarėn si Pallat Kulture. Stėrlloj aktivitetesh artistike, sociale dhe kulturore janė zhvilluar nė atė ndėrtesė, si njė vend i pazėvendėsueshėm takimi e argėtimi, ku pėrmetarėt mblidheshin pa frikėn e njė shpenzimi tė rėndė, siē do tė ishte nė tė kundėrtėn njė qendėr private. Nė tė kaluarėn e afėrt, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, e udhėhequr nga peshkopi grek Janullatos, ka uzurpuar ndėrtesėn nė fjale, duke pretenduar se ėshtė pronė e Kishės. Unė nuk po e lodh lexuesin me shpjegime pėr tė drejtėn e peshkopit nė lidhje me pronėsinė e ndėrtesės, sepse pretendimet e tij dhe ēėshtja ligjore i ka kapėrcyer tė gjitha fazat e gjykimit: nga Gjykata e Shkallės sė Parė e deri tek Gjykata e Lartė, madje pėr kėtė ēėshtje ėshtė shprehur edhe Gjykata Kushtetuese e Shqiptarisė. Kjo e fundit ka aprovuar vendimet dhe procedurat e gjykatave pėrkatėse dhe kėshtu ka deklaruar se kjo ndėrtesė ėshtė “pronė e qytetit tė Pėrmetit”.

    Nė kėtė kuptim, nuk ka shkak e arsye pėr tė vėnė nė dyshim faktin qė, nė pikėpamje ligjore, ndėrtesa ėshtė pronė e bashkisė sė Pėrmetit. Qyteza ka afėr 4000 banorė dhe afėr 24% prej tyre janė tė krishterė ortodoksė. Mbi kėta besimtarė, qė para sė gjithash janė qytetarė tė Pėrmetit, peshkopi grek Janullatos pretendon tė ushtrojė autoritetin ekskluziv tė tij, pėr fat tė keq duke instrumentalizuar pėr qėllime tė errėta ndjenjat e tyre fetare. Pėr tė disatėn herė, mė 24 prill tė kėtij viti, ndėrsa autoritetet lokale nė Pėrmet shkuan tek ndėrtesa pėr t’ia dorėzuar atė qytetarėve tė Pėrmetit, ashtu siē e do ligji, ato u ballafaquan pėrsėri me njė grup besimtarėsh (ose jo), tė drejtuar nga prifti lokal, tė cilėt nuk pranuan tė largoheshin paqėsisht nga ndėrtesa.

    Me njė fjalė, vendimi pėrfundimtar i pushtetit ligjor nė Shqipėri nuk mund tė zbatohet thjesht sepse peshkopi Janullatos pengon autoritetet lokale tė zbatojnė ligjin e vendit.
    Si po duket, ēdonjėra nga palėt e pėrfshira nė kėtė ēėshtje ligjore i mban sytė nga Tirana. Duke iu bindur urdhrave tė peshkopit, prifti i vendit pėrpiqet vazhdimisht tė mobilizojė grupe dhe tė krijojė pengesa, me bindjen jo dhe aq tė pabazuar, se kryeministri Sali Berisha nuk ka dėshirė tė ballafaqohet me peshkopin Janullatos. (Ironia ėshtė se vetė kryetari i Kishės, Janullatos, ėshtė nė shkelje tė statutit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai duhej tė ishte zėvendėsuar tashmė nga njė peshkop shqiptar).

    Meqė qeveria shqiptare pėrmend shpesh standardet e Bashkimit Europian, lipset thėnė qė ky “Bashkim” ku Shqipėria kėrkon tė integrohet, nuk do tė pajtohej kurrė me njė situatė anormale, si kjo aktualja, kur autoriteteve dhe qytetarėve tė Pėrmetit u rrėmbehet nė mėnyrė tė kundraligjshme njė ndėrtesė me rėndėsi e me funksion tė pazėvendėsueshėm publik. Por pavarėsisht nga sjellja dhe nga veprimet o mosveprimet e pushtetit ekzekutiv, mediat do tė ishte dashur tė pėrfshiheshin mė seriozisht nė kėtė ēėshtje. Vetėm kėshtu do tė mund tė krijohet njė opinion i shėndoshė, qė do t’i kundėrvihet nė tė ardhmen ēdo tentative tė mundshme pėr tė shkelur Kushtetutėn dhe ligjet e kėtij vendi.
    Sulltani ka shkuar me kohė. Enver Hoxha ka vdekur.

    Nė Shqipėrinė moderne nuk ka mė vend pėr kėrkesa bizantine, si ato qė shtron pa pushim peshkopi Janullatos. Ndofta, nė kėtė drejtim peshkopit Janullatos do t’i vlente sė shumti leximi i librit tė Christopher Hitchens, me titullin: “Zoti nuk ėshtė i madh: Si ndodh qė feja helmon ēdo gjė?!”. Qeveria e Tiranės, kjo aktuale qė drejtohet nga Sali Berisha apo ajo qė eventualisht do ta pasojė atė, duhet ta zgjidhi kėtė problem kushtetues nė mėnyrėn mė tė thjeshtė e mė tė natyrshme: duke zbatuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Po tė donte z.Berisha apo pasuesi eventual i tij do ta kishte shumė tė lehtė tė bindte peshkopin grek, tė tėrhiqej nga akti antiligjor i pushtimit tė Pallatit tė Kulturės. Si drejtues i pushtetit ekzekutiv, ai ėshtė i detyruar tė ndėrhyjė nė Pėrmet pėr tė boshatisur ndėrtesėn nė fjalė dhe pėr t’ia dorėzuar atė autoriteteve lokale.

    Dy janė kushtet kryesore, qė Bashkimi Evropian u ka vėnė udhėheqėsve tė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė ky vend tė harmonizohet me modelin e tyre tė qeverisjes: 1. Zbatimi me rigorozitet i standardeve demokratike, veēanėrisht nė lidhje me zgjedhjet, tė cilat duhet para sė gjithash t’i pėrmbahen parimit “njė qytetar, njė votė”; 2. Zbatimi me vendosmėri nga ana e ekzekutivit e ligjeve tė vendit, sidomos kur bėhet fjalė pėr vendimet e gjykatės mė tė lartė, ato tė Gjykatės Kushtetuese.

    Ēėshtja e pronėsisė sė Pallatit tė Kulturės nė Pėrmet, vė nė provė pikėrisht integritetin nė raport me ligjshmėrinė tė qeverisė shqiptare, e veēanėrisht tė vetė kryeministrit Sali Berisha, apo tė pasuesit tė tij eventual. Kėta duhet t’i japin zgjidhjen e duhur, (atė ligjore!), kėtij problemi lokal, duke ia dorėzuar ndėrtesėn nė fjalė komunitetit tė qytetarėve tė Pėrmetit. Nė fund tė fundit, s’bėhet fjalė pėr gjė tjetėr, veēse pėr tė zbatuar vetė thelbin e atij qė quhet “ligji i vendit” e qė ka shprehjen mė tė lartė nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Njė Shqipėri pa ligje, nuk do tė pranohej nė familjen e popujve evropianė.

    *Autori jeton nė Wayland, MA, USA

    Shekulli
    23 maj 2007

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ja pse Enveri e prishi marrveshjen e Mukjes

    nga Sejfi Protopapa*

    Kjo e sontmja eshte nje mundesi per te shfrytezuar nje deshmitar te ngjarjeve qe ndodhen ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore. Jo vetem qe isha deshmitar gjate evoluimit te ngjarjeve, por une isha vetem 18, 19, 20 vjec gjate asaj periudhe qe perfundoi me ardhjen ne pushtet te qeverise komuniste ne Shqiperi. Eshte kenaqesi te flas me njerez tre gjenerata me te rinj se une pasi kjo me me kujton ditet e mia te hershme si anetar i Rinise se Ballit Kombetar. Por ne te njejten kohe kjo mund te jete nje barre per ju pasi implikon se mosha nuk eshte nje shfajesim per te qenet neutral para akteve te pergjegjshme qe mund t'iu dalin perpara. Margarita Tutulani ishte moshatare me ju (folesi ngasherehet-shen. i red.)) kur u ekzekutua nga fashistet bashke me te vellane Kristaqin dhe shume te tjere ne veren e vitit 1943 si mbeshtetes te Partise Komuniste ne Shqiperi. Gjate pushtimit italian une punova me Kristaq Tutulanin. Kur mora vesh per ekzekutimin e tyre une ika nga shtepia per t'iu bashkuar njesiteve guerrile, pa e ditur as vete se ne cilen guerrilje do futesha. Resul Dollani e Namik Neqemeja ishin, gjithashtu, moshatare me mua. Ata u ekzekutuan nga komunistet ne pushtet ne vitin 1945. Ata qene anetare te Grupit Komunist te "Te Rinjve" te udhehequr nga Sadik Premtja dhe Anastas Lulja. Ky i fundit u varros i gjalle nga komunistet si tradhetar i komunizmit. Nje sqarim per ata qe nuk jane ne korent me ngjarjet ne Shqiperi; nuk kishte nje Parti Komuniste ne Shqiperi perpara sulmit te gjermaneve kunder Bashkimit Sovjetik. Ekzistonin tri grupe komuniste; "Te rinjte" te udhehequr nga Anastas Lulja dhe Sadik Premtja, Grupi i Korces dhe nje grup tjeter (Grupi i Shkodres-shen. i red.) Dhe, natyrisht, ai qe doli ne krye ishte Enver Hoxha i cili eliminoi anetaret e grupeve te tjera. Disa prej ketyre eliminimeve nuk ishin logjike, thene thjeshte dhe ne sensin me brutal te fjales ato ishin nje rast per te vrare. Sidoqofte, disa prej vrasjeve jane historikisht te lidhura. Anastas Lulja i varrsour per se gjalli eshte nje histori e trishtuar, sepse, ndoshta, ai ishte komunisti me real ne gjithe Shqiperine.

    Dua te kuptoni se une jam duke bere nje renditje te ngjarjeve, dhe jo fushate. Sic mund ta perfytyroni une kam jetuar me keto kujtime qyshkur e lashe Shqiperine ne fillim te 1945-es. Fale zotit, asnje prej jush nuk e ka ngarkesen e kujtimeve te tilla ne moshe te re. Sonte do jem mekembesi juaj historik, per arsyen e thjeshte se ju mund te zgjidhni t'i dokumentoni keto ngjarje te historise se Shqiperise pergjate L2B. Perndryshe ju jeni nen rrezikun e injorimit te se kaluares, dhe si rrjedhoje do te perserisni gabimet tona. Une mbijetova, thjeshte, sepse ekspozova para botes dokumentin e Luftes Cilvile qe u pergatit nga Partia Komuniste nen pseudonimin e Enver Hoxhes (Shpati), i cili instruktonte mbeshtetesit e tij per te nisur Luften Civile dhe te injoronin Marreveshjen mes Partise Komuniste dhe Ballit Kombetar qe u nenshkrua ne Mukje ne vitin 1943. Ne ate takim Balli Kombetar perfaqesohej nga Thoma Orllogai dhe Hasan Dosti. Ata kembengulen qe pala komuniste te binte dakord me proceset demokratike dhe te mbeshteste shqiptaret ne Ballkan ne te drejten e vetvendosjes.

    Kjo me sjell te fati i shqiptareve ne Mal te Zi, Kosove, Maqedoni dhe ne Greqine veriore. Dhe fati i ketyre shqiptareve eshte, ne njefare menyre, ne baze te Luftes Civile ne Shqiperi. Ne anen tjeter, nje argument tjeter logjik eshte se Lufta Civile ne Shqiperi ishte pasoje e zhvillimeve te L2B. Sa i takon fatit te shqiptareve, e gjithe atmosfera e pergjithshme ne Europe do te ndikonte shqiptaret jashte Shqiperise. Ne vitin 1913, ne Konferencen e Londres, Shqiperia u la me kufijte e sotem duke lene jashte kufijve nje pjese te mire te shqiptareve.
    Problemi qe u shfaq ne Luften Civile ne Shqiperi kishte te bente ne nje pjese te madhe me Kosoven ne vecanti. Ne vitin 1974, Tito-ja perjashtoi nga Komiteti Qendror jugosllav nje nga antishqiptaret me te eger, Rankoviqin. Sic u mesua, rrezimi i Rankoviqit mundesoi qe Kosova te bente nje hap te dukshem drejt lirise dhe vetvendosjes. Mund ta pohoj kete si deshmitar pasi une me vullnetin tim doja ta verifikoja dhe shkova per vizite ne Kosove, Mal te Zi e Maqedoni, ekzaktesisht ne vitin 1974. Per t'iu dhene nje shembull; isha ne Komitetin Qendror te Partise Komuniste ne Beograd dhe ata me trajtuan si te isha nje dhurate nga zoti, megjithese e dinin se une isha nje element i Ballit Kombetar. Problemet e sotme jane nje evoluim i ngjarjeve qe ndodhen gjate L2B. Kerkesa e perfaqesuesve te BK ne Konferencen e Mukjes per procese demokratike dhe te drejten e vetvendosjes se shqiptareve ne Ballkan ishte shkaku i nisjes se Luftes Civile ne Shqiperi. Ajo qe eshte e dukshme ne gjithe kete eshte se marreveshja u arrit para se rezultati i L2B te ishte i qarte. Lufta Civile filloi kur rezultati i luftes u qartesua. Ka nje ndryshim te madh ne mes pushtimit italian dhe atij gjerman te Shqiperise. Italianet kishin ndermend kolonizimin e Shqiperise, dhe kesisoj qene te rrezikshem e, mbeshtetesit shqiptare te pushtimit italian Shefqet Verlaci, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi e te tjere po i benin nje dem te madh entitetit shqiptar. Gjermanet, ne anen tjeter, kur erdhen ne Shqiperi ishin, nderkohe, humbes te luftes. Ata ishin ne terheqje e sipe,r keshtuqe nuk kishte nje pushtim si te tille te Shqiperise nga gjermanet. Kishte nje prezence te ushtrise gjermane si p.sh dy tre ushtare ne cdo ure, 100 gjermane ne Kucove si dhe dy batalione 400-500 veteshe dhe keto batalione vepronin nen moton "nese nje gjerman i vetem prekej ata do shkaterronin gjithcka".

    *Sejfi Protopapa, patriot, aktivist i Rinise se Ballit Kombetar gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Pas '45-es u shperngul per ne Amerike ku jeton edhe sot. Shkrimi i mesiperm dhe intervista ne vazhdim jane pjese e aktivitetit me teme L2B-ne organizuar nga Klubi Shqiptar i Universitetit te Bostonit te premten e kaluar.




    Intervista: Pyetje te te pranishmeve ne salle

    Sali Protopapa nuk jam une...

    Nje nga pikat e marrveshjes se Mukjes ishte Shqiperia etnike ose bashkimi i trojeve shqiptare ne Ballkan. A ishte kjo e pamatur po te kujtosh se te gjithe perpjekjet duheshin perqendruar ne clirimin e vendit?

    Komunistet nuk folen kurre per Shqiperine etnike.

    Kam degjuar se aktiviteti juaj pergjate luftes eshte ne baze te filmit "I teti ne bronz". A eshte e vertete?

    Jo. Kjo eshte komike. Qesharake. Gjera artificiale. Fakti qe u zgjodh emri Protopapa eshte nje krim i kryer nga Dritero Agolli. Ka shume njerez te fisit tim qe nderruan emrin si pasoje e ketij nonsensi te Dritero Agollit.

    A ishte Balli Kombetar nje parti politike dhe, a kishte nje axhende te kristalizuar?

    Balli Kombetar nuk qe kurre nje parti poltike. Kishte dy rryma brenda Ballit; ajo e te vjeterve ku hynin Ali Kelcyra, Hasan Dosti, Mit'hat Frasheri, Vasil Andoni e te tjere. Te rinjte Safet Butka, Abas Armenji te cilet u internuan nga italianet ishin me progresive, me liberale e te tjera. Kishte gjithashtu mbeshtetes te regjimit te Zogut, individualisht, jo si grup politik. Axhenda e Ballit Kombetar ishte "Dekallogu".

    A u mundua Balli Kombetar qe te marre pushtetin ne Shqiperi?

    Balli Kombetar ishte i perkushtuar ndaj proceseve demokratike, keshtuqe BK ishte i kenaqur me favorizimin e ketyre proceseve dhe format e qeverisjes qe dalin prej ketej. Lufta civile nuk e lejoi kete te ndodhte. Prania e anglezeve ne Greqi nuk u perserit edhe ne Shqiperi keshtuqe komunistet qene te lire te benin cfare dreqin te donin dhe ata keshtu bene.

    Cfare do te kishte bere ndryshe ne Shqiperi BK nese do ta kishte marre pushtetin?

    Perpiqu ta cmosh nocionin e proceseve demokratike. Nese do kishte patur procese te tilla ngjarjet do merrnin rruge tjeter. Asgje e tille nuk ndodhi pasi Balli nuk i kishte forcat dhe mjetet. Ata deshtuan ushtarakisht, por kurre shpirterisht.

    Kur eshte cliruar Shqiperia?

    Loja me 28 dhe 29 nentorin eshte asgje vec tullumbace. Une per vete preferoj 28 nentorin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    “Sali Protopapa” i vėrtetė: Peripecitė e fisit pas filmit

    Nga: FATOS VELIU

    Ai quhet Sejfi Protopapa. Vijon tė jetojė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku ėshtė vendosur qė nė vitin 1944, kur braktisi vendin e tij pas ardhjes sė qeverisė komuniste.
    Ėshtė pikėrisht personazhi i Sali Protopapės i romanit "Komisari Memo" i shkrimtarit tė madh Dritėro Agolli, apo te filmi artistik shqiptar "I teti nė bronz".
    Sot kur ka mbushur tė 90 vitet e jetės sė tij ai bėri sėrish njė vizitė tė shkurtėr te tė afėrmit e tij nė Shqipėri, nga ku mundėm t'i kėrkonim njė bashkėpunim tė zgjeruar pėr interes tė ardhjes sė shumė tė panjohurave, nė interes tė publikut tė gjerė.
    Ajo qė ėshtė interesantja nė kėtė histori shumė tė ēuditshme, pėr tė cilėn "Gazeta Shqiptare" merr pėrsipėr tė zbardhė kėtė bisedė tė zgjeruar, ėshtė se Sali Protopapa qenka njė emėr i vėrtetė. Ėshtė pikėrisht njė person i spikatur i fisit Protopapa qė ka ekzistuar nė tė vėrtetė.
    Pėr koincidencė ka qenė eksponent i strukturave tė Ballit Kombėtar atje ku shkrimtari Dritėro Agolli, e ka personifikuar kėtė emėr me drejtuesit e Ballit Kombėtar nė atė kohė tė Luftės sė Dytė Botėrore.
    Pas kėsaj surprize, nėpėrmjet bisedės sė zgjeruar tė vetė Sejfi Protopapės nė "Gazetėn Shqiptare" do tė mund tė zbardhė shumė surpriza dhe pyetje tė ngelura enigmė pėr vitet e kaluara.
    *-Por kush ėshtė vėrtet 90-vjeēari Sejfi Protopapa, i cili kėto ditė bėri njė vizitė familjare nė atdhe?
    *-Si ka qenė historia e vėrtetė e tij nė kohėn e luftės kur Abaz Ermenji e emėroi nė detyrėn e lartė tė komandantit tė batalionit nė strukturat nacionaliste tė Ballit Kombėtar?
    *-A e kishte njohur shkrimtarin e madh tė vendit tė tij, Dritėro Agollin, i cili padashur e ktheu nė njė figurė simbol aq tė njohur pėr gjithė Shqiptarėt?
    *- Ēfarė ka ndjerė Sejfi Protopapa, kur pas pėrmbysjes sė komunizmit pėr herė tė parė mėsoi se nė vendin e tij ishte shndėrruar artistikisht nė figurė negative nėpėrmjet personazhit Sali Protopapa tė filmit "I teti nė bronz".
    *-Ngjarja enciklopedike kur pas ardhjes nė Shqipėri, ai trokiti nė banesėn e shkrimtarit tė madh duke ju prezantuar se ishte pikėrisht Sali Protopapa i veprės sė tij.
    *-Ēastet e pabesueshme kur shkrimtari i madh nė tavolinėn e kuzhinės sė tij, trokiste gotėn e rakisė me Sali Protopapėn e famshėm.
    *-Cilat janė tė vėrtetat e panjohura tė luftės sė tij nė krye tė batalionit tė Ballit Kombėtar dhe jeta e emigrantit nė Amerikėn e largėt ku u kualifikua nė universitetet mė nė zė tė degės sė Fizikės Bėrthamore.
    *- Kėto dhe tė tjera nė shkrimet e mėposhtme, ku do vijojė botimi i intervistės ekskluzive tė vetė 90-vjeēarit Sejfi Protopapa.

    Pėrshėndetje zoti Protopapa dhe mirėserdhe nė rubrikėn tonė speciale tė "Gazetės Shqiptare", duke dhėnė kėtė intervistė ekskluzive pėr tė rrėfyer tė vėrtetat jo vetėm rreth figurės suaj tė ēuditshme, tė cilėn shqiptarėt tashmė janė mėsuar ta njohin nėpėrmjet personazhit tė Sali Protopapės tė ndėrtuar nga shkrimtari i madh Dritėro Agolli, por edhe tė vėrteta qė kanė tė bėjnė me ngjarje dhe fakte historike nė periudhėn e luftės kur ju keni qenė aktor drejtpėrsėdrejti nė tė, si komandant batalioni nė strukturat e Ballit Kombėtar.
    Pra, qė tė formulojmė natyrėn e pyetjes pėr tė nisur kėtė rrėfim tė zgjeruar zoti Protopapa, po ju ribėj me dije se mbiemri tuaj "Protopapa", ėshtė shumė i njohur nė Shqipėri, mes njė prej personazheve kryesorė nė veprėn e shkrimtarit Dritėro Agolli te romani "Komisari Memo", por mė sė shumti me njė figurė artistike tė kėsaj natyre shqiptarėt janė njohur te filmi artistik "I teti nė bronz", i luajtur me njė mjeshtėri tė veēantė nga aktori i madh Pirro Mani.
    Ajo qė po ēudit shqiptarėt nė kėtė moment tė prezantimit tuaj publik, jam i bindur se ashtu si mė ndodhi edhe mua ėshtė fakti qė Sali Protopapa ėshtė njė personazh qė paska jetuar nė tė vėrtetė.
    Pėr mė tepėr, pa humbur kohė po kaloj kėtė bisedė tė lirė tek juve zoti Sejfi Protopapa.
    Pėrshėndetje Z.Sejfi!
    Pėrshėndetje dhe faleminderit edhe prej jush!
    Mirė se erdhėt!
    Mirė se ju gjejmė!
    Sė pari doja t'ju thosha faleminderit qė u vutė nė dispozicion tė lexuesit tė gjerė, dhe pėr tė vazhduar njė bisedė me rrjedhė logjike tė tė gjithė jetės, sė pari doja t'ju pyesja se si e keni ndjerė veten kur keni mėsuar se nė vendin tuaj nė Shqipėri ju keni qenė prezantuar nėpėrmjet njė figure aq popullore si Sali Protopapa?
    Unė kam jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nuk e kam ditur fare se nė vendin tim isha shndėrruar nė njė personazh si ai i komandantit tė Ballit Kombėtar, qė ėshtė njohur me emrin "Sali Protopapa".
    S'keni ditur asgjė rreth kėsaj figure?
    Deri nė vitin 1991 kur kam ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri prej nga kisha ikur qė nė nėntorin e vitit 1944, nuk kisha dėgjuar asgjė as pėr figurėn e Sali Protopapės dhe as pėr Dritėro Agollin e 'ēuditshėm'.
    Pse thoni shprehjen "i ēuditshėm"?
    Po si mund ti them njė njeriu, aq mė shumė qė ėshtė njė shkrimtar shumė i njohur nė vendin tonė tė pėrbashkėt ,qė tė trazon gjithė jetėn jo vetėm tėnden, por tė tė gjithė fisit vetėm e vetėm se do tė ndėrtojė njė personazh sipas dėshirave tė tij. Kjo ėshtė ēudi e madhe qė nuk ke ēfarė emri ti vėsh. Kur kam ardhur nė Shqipėri kam mėsuar se vetėm pėr kėtė fakt njerėzit e mi kanė vuajtur shumė vetėm nga krijimi i njė insinuate tė tillė duke ndėrtuar njė Sali Protopapė tė asaj natyre. Kėtyre u ėshtė dashur tė fshihnin mbiemrin dhe tė pėrballen me agresivitet tė tė gjitha qarqeve politike nė vend kur u ėshtė dashur tė prezantohen pėr njėrėn apo tjetrėn arsye.
    Kam mėsuar se keni pasur takim me Dritėro Agollin kur keni ardhur herė tjetėr nė Shqipėri apo jo?
    Kam shkuar nė vitin 1991. Deri nė atė kohė, pra kur tė pėrmbysej komunizmi dhe tė merrnim kontakt me njerėzit tanė, kėtej ku unė kisha motrat dhe vėllezėrit unė nuk kisha mėsuar asgjė, as pėr Agollin dhe as pėr veprėn e tij, aq mė shumė qė kishte shtuar zellin qė personazhin tim tė pėrshkruar nė njė roman ta ndėrtonte edhe nė origjinalitet me aktor nė figurėn kryesore tė filmit "I teti nė bronz"
    Ju nuk kishit dėgjuar fare pėr emrin e Agollit kur keni jetuar nė kontinentin e largėt tė Amerikės?
    Asnjėherė dhe asgjė. As pėr tė dhe as pėr veprėn qė kishte personazhin tim.
    Dhe ēfarė ndodhi kur e kontaktuat nė vitin 1991?
    Ēfarė do ndodhte. Unė kam trokitur dhe i jam drejtuar tė shoqes sė tij qė unė jam pikėrisht Sali Protopapa. Mė ftuan brenda ku takova dhe shkrimtarin. Natyrisht teksa u ula i kėrkova llogari jo pa shprehur mėrzi dhe revoltė pėr atė qė kishte bėrė. I thashė se ēfarė i ishte kujtuar qė figurėn time e kishte kthyer ne personazh, si i vetėm nga fisi Protopapa qė kam qenė komandant batalioni nė Ballin Kombėtar.
    Dhe si ka reaguar?
    Fillimisht ėshtė ēuditur kur mėsoi se nė derė ishte vetė Sali Protopapa. Pasi komunikuam bisedat e para mė ka sqaruar se personazhi ishte njė figurė artistike dhe s'kishte tė bėnte fare me personazhin e vėrtetė. Pra, ai tregonte se e kishte ndėrtuar atė personazh se ashtu i duhej veprės dhe propagandės sė kohės. Unė i tregova se ēfarė kishte bėrė dhe pėrse e kishte bėrė atė gjė ishte puna e tij, por unė s'ia kisha kėtė detyrim qė tė mė trazonte njerėzit e mi aq shumė ku siē mė treguan se pas daljes sė filmit artistik s'dinin se ku tė futeshin pasi pėrēmoheshin dhe denigroheshin si njerėzit mė heretikė tė kohės.
    Qartė pėr sa mė thoni nė lidhje me kėtė hyrje tė spikatur qė donim tė bėnim pėr prezantimin e figurės suaj. Pėr tė kaluar nė njė njohje mė tė plotė dhe tė gjithanshme se kush ėshtė nė tė vėrtetė figura tuaj qoftė politike dhe qoftė si drejtues formacioni i Ballit Kombėtar nė periudhėn e luftės do tė doja tė ndalesha te jeta tuaj nė adoleshencė, tė cilėn e keni pasur nė Shqipėri ku ju ėshtė skalitur dhe personazhi negativ. Pra, zoti Sejfi, kush ėshtė e kaluara juaj?
    Lindja ligjore ka qenė nė 1923, se mė ka bėrė babai njė vit mė tė madh, pėr interes shkolle.
    Pra lindja juaj reale ėshtė nė vitin 1924?
    Po. Nė 1924 ka qenė lindja natyrale, biologjike.
    Kemi jetuar nė "Uzgur" tė Beratit. Shtėpia jonė ishte e vetmja shtėpi myslimane nė lagjen qė ishte e gjitha ortodokse.
    Keni qenė nė "Uzgur" tė Beratit? Familja juaj thoni se ka qenė familja e vetme myslimane nė lagjen ortodokse?
    Po, e vetmja familje. Nuk kishte myslimanė tė tjerė. Dhe ishte rruga qė na ndante me Kishėn Ortodokse.
    Sa fėmijė keni qenė nė shtėpi?
    Kanė qenė dy motrat e mia, tė cilat ishin e madha Erveheja, e cila ėshtė dhe e ėma e nipit tim Eduard Zaloshnja qė ju duhet ta njihni, si dhe motra tjetėr ishte Shkėndija.
    Pra dy motra dhe sa vėllezėr?
    Dy motra dhe njė vėlla.
    Keni qenė katėr fėmijė?
    Po, katėr fėmijė. Dy motra dhe dy vėllezėr gjithsej. Kur jam larguar unė nga Shqipėria nė nėntorin e vitit 1944, pas tė cilės do tė vija vetėm pasi tė kalonin 52 vite, ju shpjegoj se lashė kėtu dy motra dhe njė vėlla, tė cilėt sė bashku me fėmijėt kanė vuajtur shumė nga regjimi politik. Sė bashku me mua bėheshim dy vėllezėr dhe dy motra. Jua thashė se motra e madhe ėshtė e ėma e Eduard Zaloshnjės, tė cilin ju e njihni pėr faktin se ėshtė njė gazetar si dhe opinionist nė ekranet televizive dhe faqet e gazetave tė pėrditshme kryesisht te "Gazeta Shqiptare".
    Prindėrit, vėllezėrit, motrat ku kanė jetuar?
    Kanė jetuar tė gjithė atje. Dhe xhaxhai im, pra vėllai i babait si dhe fėmijėt e tij jetonin pikėrisht nė tė njėjtėn shtėpi nė lagjen "Uzgur" tė Beratit.
    Pėr tė mos ju shmangur jetės suaj personale deri nė moshėn madhore kur ju kanė emėruar nė strukturat e larta tė Ballit Kombėtar siē ju njohin dhe Shqiptarėt, cili ka qenė arsimimi juaj fillestar?
    Kam vazhduar shkollėn fillore nė Berat afėr shtėpisė tonė. Ne kishim njė shtėpi tė lezetshme nė Berat.
    Jam kurioz zoti Protopapa, e mbani mend mirė shtėpinė tuaj tė fėmijėrisė tashmė qė ju keni moshėn e 90 viteve mbi trupin tuaj? Ose kur erdhėt pėr herė tė parė nė vitin 1991 gjetėt gjė nga shtėpia tuaj e Protopapajve?
    Ne ishim e vetmja shtėpi qė kishim pusin me ujė pėr tė pirė. Prandaj vinin njerėzit e mėhallės pėr tė mbushur ujė. Dera mbahej gjithmonė e hapur.
    Por janė zhdukur tė gjitha, janė prishur dhe nuk ekzistojnė mė as shtėpi, as kisha, as prefektura dhe asgjė.

    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sali Protopapa i vėrtetė: Margarita Tutulanin e kisha shoqe tė ngushtė

    NGA: FATOS VELIU

    Ai quhet Sejfi Protopapa. Vijon tė jetojė nė Shtetet e Bash kuara tė Amerikės ku ėshtė vendosur qė nė vitin 1944, kur braktisi vendin e tij pas ardhjes sė qeverisė komuniste. Ėshtė pikėrisht personazhi i Sali Protopapės i romanit "Komisari Memo" i shkrimtarit tė madh Dritėro Agolli, apo te filmi artistik shqiptar "I teti nė bronz". Sot kur ka mbushur tė 90 vitet e jetės sė tij ai bėri sėrish njė vizitė tė shkurtėr te tė afėrmit e tij nė Shqipėri, nga ku mundėm t'i kėrkonim njė bashkėpunim tė zgjeruar pėr interes tė ardhjes sė shumė tė panjohurave, nė interes tė publikut tė gjerė. Ajo qė ėshtė interesantja nė kėtė histori shumė tė ēuditshme, pėr tė cilėn "Gazeta Shqiptare" merr pėrsipėr tė zbardhė kėtė bisedė tė zgjeruar, ėshtė se Sali Protopapa qenka njė emėr i vėrtetė. Ėshtė pikėrisht njė person i spikatur i fisit Protopapa qė ka ekzistuar nė tė vėrtetė. Pėr koincidencė ka qenė eksponent i strukturave tė Ballit Kombėtar atje ku shkrimtari Dritėro Agolli, e ka personifikuar kėtė emėr me drejtuesit e Ballit Kombėtar nė atė kohė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Pas kėsaj surprize, nėpėrmjet bisedės sė zgjeruar tė vetė Sejfi Protopapės nė "Gazetėn Shqiptare" do tė mund tė zbardhė shumė surpriza dhe pyetje tė ngelura enigmė pėr vitet e kaluara. * Por kush ėshtė vėrtet 90-vjeēari Sejfi Protopapa, i cili kėto ditė bėri njė vizitė familjare nė atdhe? * Si ka qenė historia e vėrtetė e tij nė kohėn e luftės kur Abaz Ermenji e emėroi nė detyrėn e lartė tė komandantit tė batalionit nė strukturat nacionaliste tė Ballit Kombėtar? * A e kishte njohur shkrimtarin e madh tė vendit tė tij, Dritėro Agollin, i cili padashur e ktheu nė njė figurė simbol aq tė njohur pėr gjithė Shqiptarėt? * Ēfarė ka ndjerė Sejfi Protopapa, kur pas pėrmbysjes sė komunizmit pėr herė tė parė mėsoi se nė vendin e tij ishte shndėrruar artistikisht nė figurė negative nėpėrmjet personazhit Sali Protopapa tė filmit "I teti nė bronz". * Ngjarja enciklopedike kur pas ardhjes nė Shqipėri, ai trokiti nė banesėn e shkrimtarit tė madh duke ju prezantuar se ishte pikėrisht Sali Protopapa i veprės sė tij. * Ēastet e pabesueshme kur shkrimtari i madh nė tavolinėn e kuzhinės sė tij, trokiste gotėn e rakisė me Sali Protopapėn e famshėm. * Cilat janė tė vėrtetat e panjohura tė luftės sė tij nė krye tė batalionit tė Ballit Kombėtar dhe jeta e emigrantit nė Amerikėn e largėt ku u kualifikua nė universitetet mė nė zė tė degės sė Fizikės Bėrthamore. * Kėto dhe tė tjera nė shkrimet e mėposhtme, ku do vijojė botimi i intervistės ekskluzive tė vetė 90-vjeēarit Sejfi Protopapa.

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Zoti Protopapa. Folėm pak a shumė pėr jetėn tuaj nė ko hėn e Shqipėrisė komuniste kur kėtu nga shkrimtari ynė i madh ishte ndėrtuar njė vepėr artistike me temė nga lufta nė tė cilėn pėr koincidencė personazhi i komandantit tė Ballit Kombėtar ishte skalitur nė fisin Protopapa. Rastėsia e madhe ėshtė se nė fisin Protopapa ai qė nė tė vėrtetė ka qenė komandanti i batalionit tė Ballit Kombėtar jeni pikėrisht juve. Gjithsesi dashur apo pa dashur mbiemri "Protopapa" dhe fakti qė ėshtė skalitur artistikisht njė komandant Balli ka krijuar famė pikėrisht te personazhi tuaj real. Pėr tė vijuar intervistėn e nisur nga numri i kaluar doja t'ju ripyesja se gjatė periudhės sė asaj kohe ju keni jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?
    Unė kam jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nuk e kam ditur fare se nė vendin tim isha shndėrruar nė njė personazh si ai i komandantit tė Ballit Kombėtar, qė ėshtė njohur me emrin "Sali Protopapa". Deri nė vitin 1991 kur kam ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri prej nga kisha ikur qė nė nėntorin e vitit 1944, nuk kisha dėgjuar asgjė as pėr figurėn e Sali Protopapės dhe as pėr Dritėro Agollin e 'ēuditshėm'. Nė shtėpinė e tij unė kam shkuar nė vitin 1991. Deri nė atė kohė pra kur tė pėrmbysej komunizmi dhe tė merrnim kontakt me njerėzit tanė kėtej ku unė kisha motrat dhe vėllezėrit nė Amerikėn e largėt ku banoja unė nuk kisha mėsuar asgjė as pėr Agollin dhe as pėr veprėn e tij aq mė shumė tė dija pėr njė roman mbi tė cilin ishte ngritur njė film ku personazh komik i komandantit tė batalionit tė Ballit Kombėtar, i cili paraqitej si njė person famėkeq nė zonė tė ishte marrė pikėrisht nė fisin Protopapa, ku nė tė vėrtetė prej atij fisi ai dhe i vetmi qė ka qenė komandant i Ballit Kombėtar jam saktėsisht unė.
    Thatė qė i shkuat nė shtėpi shkrimtarit?
    Fillimisht ėshtė ēuditur kur mėsoi se nė derė ishte vetė Sali Protopapa. Pasi komunikuam bisedat e para mė ka sqaruar se personazhi ishte njė figurė artistike dhe s'kishte tė bėnte fare me personazhin e vėrtetė. Pra, ai tregonte se e kishte ndėrtuar atė personazh se ashtu i duhej veprės dhe propagandės sė kohės. Unė i tregova se ēfarė kishte bėrė dhe pėrse e kishte bėrė atė gjė ishte puna e tij, por unė s'ia kisha kėtė detyrim qė tė mė trazonte njerėzit e mi aq shumė ku siē mė treguan se pas daljes sė filmit artistik s'dinin se ku tė futeshin pasi pėrēmoheshin dhe denigroheshin si njerėzit mė heretikė tė kohės.
    Qartė zoti Protopapa. Le tė rikalojmė te jeta tuaj personale pėr tė mėsuar pėr personazhin tuaj tė vėrtetė?
    Unė kam lindur nė 1924 nė "Uzgur" tė Beratit. Shtėpia jonė ishte e vetmja shtėpi myslimane nė lagjen qė ishte e gjitha ortodokse. Ishim gjithsej katėr fėmijė. Dy motra dhe dy vėllezėr. Pra kur jam larguar unė nga Shqipėria nė nėntorin e vitit 1944, pas tė cilės do tė vija vetėm pasi tė kalonin 52 vite, ju shpjegoj se lashė kėtu dy motra dhe njė vėlla, tė cilėt sė bashku me fėmijėt kanė vuajtur shumė nga regjimi politik. Ju tregova nga biseda e djeshme se ne ishim e vetmja shtėpi qė kishim pusin me ujė pėr tė pirė. Kjo ishte diēka e rrallė nė atė kohė se vinin tė gjithė njerėzit e mėhallės pėr tė mbushur ujė ndaj dhe dera mbahej gjithmonė e hapur. Unė vetėm ashtu tė hapur e kujtoj derėn. Por jo pa dhimbje tashmė kujtoj se janė zhdukur tė gjitha. Nė atė vend nuk ekzistojnė mė as shtėpi, as kisha, as prefektura dhe asgjė.
    Pra flisni pėr shtėpinė tuaj qė pėr shkak tė burimit tė ujit quhej "shtėpi Vip"?
    Pikėrisht. Jo vetėm kaq, por gjysma e bahēes sė saj ka qenė e mbjellė me fiq, mollė, gjysma tjetėr ishte me fruta tė ndryshme qė e bėnin njė shtėpi tė gjelbėruar dhe tė hijeshuar. Paskeni shumė nostalgji pėr shtėpinė?! Nuk flas thjesht pėr nostalgji, por edhe pėr njė fakt tjetėr. Se ndėrsa u thashė qė jo pa dhimbje pas rikthimit tim pas 50 vjetėsh nga Amerika konstatoj se ka humbur jo vetėm ēdo gjurmė e shtėpisė qė kam lėnė, por dhe e kishės. Kėtu doja t'ju bėja me dije se edhe tokėn pėr tu bėrė kisha e ka falur gjyshi im.
    Si e ka falur gjyshi tuaj? Me ēfarė kushtesh?
    Pėrpara se tė lindte babai im, gjyshi e ka dhuruar pėr tė bėrė kishėn. Kėtė e ka bėrė me njė kusht tė fortė, qė nė atė kishė qė do tė ndėrtohej nė tokėn tonė do tė flitej vetėm shqip. Pra shtėpia juaj paska qenė shtėpi qė nė oborrin e saj ka pasur kishėn qė flitej shqip? Po kėtė dua t'ju them. (Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja duke shtuar): - Kėta ishin mbėshtetėsit kryesorė tė kishės me kushtin e vetėm dhe tė padiskutueshėm qė tė flitej shqip dhe jo greqisht. Dhe kemi parasysh qė flasim nė atė kohė.
    Prindėrit tuaj ēfarė tė kaluare kishin zoti Protopapa?
    Prindėrit e mi kanė ardhur nga Opari i Korēės, saktėsisht nga Protopapa e Korēės dhe pse tani nuk ekziston mė si fshat.
    Nė kohėn tuaj fshati Protopapė ka ekzistuar pasi kam parasysh karakteristikat e Dritėro Agollit, i cili personazhet dhe vendet ku ndėrton ngjarjet e veprave tė tij i merr nga zonat e vendlindjes?
    Nė kohėn time ai fshat ekzistonte. Unė mbaj mend qė shkoja aty ēdo verė.
    Sa fėmijė kanė qenė nė atė fshat qė njėkohėsisht mund ta quaj edhe njė fis i vetėm se paskan qenė me tė njėjtin mbiemėr?
    Ishin 7 familje. Por ēudinė e kam me Dritėro Agollin, i cili nė rastin tim ai nuk ėshtė sjellė mirė dhe nuk ka thėnė tė vėrtetėn. E di mendimin tuaj pėr Agollin se i kam lexuar kur keni folur edhe mė parė, do tė dalim dhe atje. Por doja tė dija se prindėrit tuaj nė Berat kishin ardhur qė nga Protopapa e Korēės e ndodhur nė zonėn e Oparit. Pra nga fisi Protopapa. Juve vazhduat shkollėn fillore atje nė Berat, afėr shtėpisė tuaj.
    Po mė pas shkuat nė Itali?
    Jo, para se tė shkoja nė Itali, vijova shkollėn nė qytetin e Beratit ku kam qenė sė bashku me Margarita Tutulanin. Keni qenė me Margarita Tutulanin? Po kemi qenė nė njė klasė me Margaritėn dhe me kunatin e ardhshėm me Xhevit Zaloshnjėn.
    Meqė dolėm te njė emėr shumė i njohur nė Shqipėri qė ėshtė dhe "Heroinė e Popullit", doja tė dija si e keni njohur Margarita Tutulanin?
    Nė shkollė. Shoqe klase. Ēfarė tė them mė shumė.
    E mban mend?
    E mbaj mend nė kuptimin qė babai im dhe sidomos xhaxhai merreshin me familjen Haxhistasa. Haxhistasat ishin tė lidhur me Tutulanin. Babai i Margaritės ishte ministėr nė kohėn e Zogut. Ndėrhyn nė bisedė nipi i tij Eduard Zaloshnja: "Ka qenė pėrfaqėsuesi i Beratit nė shpalljen e Pavarėsisė nė atė kohė, dhe ka qenė ministėr i Financave". Qartė.
    Si e kujtoni vetė Margaritėn zoti Protopapa?
    Kristaq Tutulani trajtohej si intelektual dhe Margarita trajtohej si intelektuale sepse ishte nxėnėse shumė e mirė. Margarita madje bėnte konkurrencė me mua, sepse ne ishim jo vetėm nė njė klasė, por tė dy ishim edhe nxėnės shumė tė mirė. Pavarėsisht se rrugėt tona tė tė gjithė shokėve tė klasės i ndau lufta kur njeriu vritej pa kurrfarė problemi vetėm e vetėm se mund tė ishte kundėrshtar politik.
    Pėr shembull?
    Njė shokun tim tė klasės e vranė komunistėt. Pavarėsisht se ai s'kishte bėrė asgjė nė lidhje me ndonjė krim apo ku di unė ēfarė. Ai u vra vetėm se ishe kundėrshtar i komunizmit. Pra, vetėm pėr kaq atė e ekzekutuan ata tė cilėt Margarita u bashkua me pasion. Si e kapėn shokun tuaj tė klasės qė e paskan ekzekutuar.
    Mos ka ndonjė moment tė errėt apo jo?
    Ai u dorėzua me Namik Meqemenė dhe Rezul Dollanin. Kėta, megjithėse u dorėzuan vetė dhe po u thoshin se nuk kemi bėrė asgjė, sėrish i ekzekutuan.
    Po me Margaritėn ēfarė lidhje kishin kėta qė po mė pėrmendni pikėrisht nė kėtė moment?
    E kam fjalėn pėr bindjet qė na ndanė me njėri-tjetrin si shokė klase dhe tė afėrt qė ishim. Kėshtu me Margaritėn mė vonė jam ndarė se ajo me Kristaqin qė gjithashtu e kisha shok ka qėndruar me komunistėt. Normal dhe ky ėshtė fakt qė njihet. Madje thuhet qė e kanė dorėzuar Vrionasit Margaritėn dhe Kristaqin apo jo? - Jo.. Nipi i tij Eduard Zaloshnja: Po me Kristaqin ky ka bashkėpunuar shumė fillimisht.
    Nė ē'mėnyrė?
    Unė shkoja bėja punėn praktike aty ku punonte Kristaqi. Nuk po flasim pėr bashkėpunimin ideologjik, se dihet qė rrugėt tuaja kanė qėnė tė ndara.
    Po ju jeni njohur me Kristaqin?
    - Jam njohur me Kristaqin pėr punė praktike. Pėrdorja shumė mirė shaptilografin tė cilin e kisha dhe nė shtėpi. Ndaj Kristaqi mė pėrdorte mua shumė herė kur kishte punė pėr shtypshkrime.
    Nė ēfarė periudhe e keni pasur kėtė bashkėpunim, para luftės?
    Zhvillimet kryesore nė Shqipėri kanė ndodhur pasi kapitulloi Italia. Para se tė kapitullonte Itali ishte pak e rrezikshme.
    Po ju me Kristaqin jeni njohur gjatė kohės qė ishte Italia kėtu?
    Po, nė kėtė periudhė.

    (Vijon nesėr)

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-09-2013 mė 13:40

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Nė '41-shin ndėrpreva studimet nė Itali pėr tė ardhur nė luftė

    Nga: FATOS VELIU

    Sali Protopapa ėshtė njė personazh filmik i njohur pothuaj pėr tė gjithė shqiptarėt. Emri i tij ėshtė pėrzgjedhur nga shkrimtari Dritėro Agolli nė romanin "Komisari Memo" dhe personifikon njė komandant ēete ballistėsh tė dhėnė pas rakisė dhe drekave e darkave me mish qengji. I njėjti emėr ėshtė ruajtur edhe nė skenarin e filmit "I teti nė bronz", i luajtur me mjeshtėri nga Pirro Mani. Nė rrėfimet e tij, Dritėro Agolli thotė se e kishte krijuar kėtė personazh duke pasur parasysh rrėfimet pėr bėmat e njė ballisti tė quajtur Xume Protopapa. Gjithashtu, Agolli ka pohuar se kurrė nuk e kishte menduar se Sejfi Protopapa, njė nga Protopapėt e fisit nga ai kishte marrė shtysėn pėr kėtė personazh, ishte ende gjallė. Njė personazh pėr tė cilin tė gjithė qė e njihnin kujtonin se ai ishte Sali Protopapa i vėrtetė. Rastėsi e pazakontė, pesha e sė cilės duket e kishte munduar ndėr vite, vetėm sepse dikur ai kishte qenė i pėrfshirė nė formacionet e armatosura tė Ballit Kombėtar, si komandant i njė ēete. Emri i tij i vėrtetė ėshtė Sejfi Protopapa. Ėshtė bir i njė avokati me origjinė nga fshati Protopapė i Korēės. Ka lindur nė Berat mė 20 shkurt 1923. Arsimohet nė vendlindje dhe nė Itali. Nė vitin 1943, kur ishte vetėm 20 vjeē, emėrohet komandanti i njė ēete tė Ballit, qė vepronte nė zonėn e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Nė vitin 1944 ai largohet pėrfundimisht nga Shqipėria pėr tu rikthyer vetėm nė vitin 1991 pas rėnies sė komunizmit. Fillimisht vendoset nė Itali dhe mė tej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore. Ėshtė i martuar me njė lituaneze dhe baba i disa fėmijėve.
    (Vijon nga numrat e kaluar)
    Zoti Protopapa. Nga sa jam nė dijeni para se tė fillonte lufta nė tė cilėn ju u pėrfshitė, duke qenė komandant i njė formacioni tė rėndėsishėm tė Ballit Kombėtar, ju kishit mbaruar studime tė plota nė Itali. Kur i keni mbaruar ato saktėsisht?
    Jo, gjatė luftės. Shkollėn nė Itali e kam mbaruar nė verėn e vitit 1943. - (ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja): - Ka ndenjur njė vit, se dy vite shkollė i ka bėrė nė njė vit. Ka bėrė kursin dhe nė verė. Erdhėt nė Shqipėri gjatė kohės qė ishte organizimi i luftės pasi kam parasysh se nė kohėn qė ju jeni kthyer korrespondon me periudhėn qė kemi "Konferencėn e Pezės". Nė atė kohė unė nuk isha nė Shqipėri. Pra, nuk kam marrė pjesė nė "Konferencėn e Pezės".
    Ju nuk keni qenė nė Shqipėri?
    Jo, nuk kam qenė nė Shqipėri.
    Keni qenė nė shkollė?
    Po po, nė atė kohė unė kam qenė pėr studime nė Itali.
    Pėr ēfarė studionit?
    Deri nė majin e vitit 1942 kam qenė nė shkollėn e mesme tregtare tė Vlorės. Aty nga maji u largova nė Itali ku u vendosa nė Universitetin e Peruxhias. Jam kthyer nga qershori apo korriku i vitit 1943 pasi kam studiuar me intensitet dhe me program tė pėrshpejtuar ku kam dhėnė provime tė dubluara nė pak kohė.
    Po nė konferencėn e famshme tė Mukjes keni qenė pjesėmarrės?
    Jo, as nė Mukje nuk kam qenė. Gjithsesi nė Shqipėri ju keni qenė nė atė periudhė kur pikėrisht ėshtė mbajtur Konferenca e Mukjes.
    Pse erdhėt nga Italia? E ndėrpretė shkollėn apo e pėrfunduat atė?
    Unė si student po bėhesha merak. Budallallėk i moshės. Unė po bėhesha merak qė shokėt e mi po merrnin pjesė nė luftėn qė kishte pėrfshirė vendin tim dhe unė nuk po merrja pjesė. Kjo nuk ishte e pranueshme pėr mua. Prandaj bėrė dy vjet shkolle nė njė vit, pėr tė shpejtuar kthimin nė Shqipėri, pėr tė marrė pjesė nė Luftėn Ēlirimtare, e cila nė tė vėrtetė mė shkatėrroi jetėn, por dhe qė mė shpėtoi jetėn. Pra, ky ka qenė motivacioni.
    Pra, ju u kthyet me qėllim tė qartė pėr tė marrė pjesė nė luftė?
    Po, pėr tė marrė pjesė nė luftė. Pėr kėtė arsye jam larguar nga Peruxhia dhe kam shkuar nė Berat.
    Ke ardhur kur kėtu ishte akoma qeveria pro Italiane e pėrfaqėsuar nėpėrmjet Jakomonit?
    Po, madje ushtria italiane ka vrarė shumė njerėz prej nesh ndėrmjet tyre dhe Kristaq e Margarita Tutulanin.
    Kur erdhe kėtu ēfarė mendove, pėr kėta qė ishin vrarė?E kam fjalėn pėr ata qė ju vetė kishit njohur siē mė thatė pėr Margaritėn qė e kishe patur dhe shoqe klase, ndėrkohė qė disa tė tjerė i kishit miq dhe bashkėmoshatarė. Pra pyetja ime ėshtė se si u ndjeve nė kėtė rast kur mėsova vdekjen e kėtyre nga italianėt?
    Duhet tė mė besosh se jam ndjerė shumė i armiqėsuar kundėr italianėve.
    I irrituar?
    Po, po shumė i irrituar.
    Kishin vrarė shumė tė njohur nga njerėzit qė ti njihje?
    Po, se Kristaqi pėr shembull ishte mik i afėrt i imi dhe unė punoja pėr Kristaqin. Kurse me Margaritėn ishim shokė klase nė shkollė. - Ndėrhyn Eduard Zaloshnja: - Kur ėshtė vrarė Margarita me Kristaq Tutulanin, ky iku nė male qė tė fshihej nga Italianėt. Ka shkuar nė Zaloshnjė. Pra ėshtė interesante se iku maleve qė tė shpėtonte sepse do ta kapnin italianėt.
    Pse?
    Ndėrhyn Eduard Zaloshnja: Sepse ky bashkėpunonte hapur me Kristaqin dhe Margaritėn dhe dihej nga italianėt qė ishte mik i tyre. Po kur erdhe ti nga Italia e kishe tė qartė qė ishte krijuar Partia Komuniste? Kishit informacion qė Margarita dhe Kristaqi ishin pėrfshirė nė bindjet Komuniste? Tė gjitha informacionet qė kam unė nė lidhje me Partinė Komuniste mė kanė ardhur nga Resuli dhe Namik Meqemeja. Kėta tė dy, sidomos Resuli ishte mė i angazhuar me Partinė Komuniste.
    Cili Resul?
    Resul Dollani. Ju erdhėt nga Italia dhe u njoftuat qė ėshtė krijuar Partia Komuniste, ndėrkohė qė kėta qė ishin vrarė kishin pėrqafuar idetė e Partisė Komuniste.
    Ēfarė informacioni kishe ti? Dua tė dal kėtu, se tė erdhi keq qė ishin vrarė shumė shokė dhe tė njohur, apo jo? Por, ndėrkohė ti mėsove qė nė veprimtarinė dhe aktivitetin e tyre kėta luftonin dhe kishin pėrqafuar njė rrymė pro komuniste, apo nuk e kishe idenė se ēfarė do tė thoshte kjo gjė nė momentet qė u kthyet?
    Unė nuk kisha kundėrshtim tė rreptė kundėr komunisteve sepse nuk isha i qartė. Por eventualisht u zmadhua pozita ime kundėr komunizmit gjatė zhvillimit. Sidomos kur mė ra nė dorė dokumenti i vėllavrasjes. Mua rastėsisht mė ra nė dorė dokumenti i vėllavrasjes. Dhe dokumenti ėshtė nė Bibliotekėn e Shqipėrisė kėtu nė Tiranė. Ėshtė dokumenti im origjinal. Do tė dalim dhe te dokumenti.
    Juve erdhėt dhe u pėrfshitė nė luftė, pra u pėrfshitė nė lėvizje? Nė ēfarė u pėrfshitė konkretisht? Mė saktė me ēfarė merreshit kur ju ra dokumenti komunist i vėllavrasjes?
    Unė merresha me gjėrat indipendente se isha i pavarur. Tė gjithė tė tjerėt ishin tė lidhur me Partinė Komuniste ose me Ballin Kombėtar, ndėrsa unė nuk kisha asnjė lidhje. Ndoshta rastėsisht, ndoshta dhe rrethanat apo dhe natyra ime. Nuk kam ide tė qartė pėr kėtė.
    Si ndodhi dhe si ėshtė ngjarja pėr tė cilėn kam dhe informacion personal qė pas mbarimit tė marrėveshjes sė Mukjes, ka filluar njė luftė pa kompromis kundėr tė dy palėve, kohė qė ju keni pėrcaktuar edhe lėvizjen tuaj tė mėtejshme ku jeni integruar pikėrisht nė strukturat e armatosura, madje si komandant shumė i rėndėsishėm i Ballit Kombėtar?
    Unė ju thashė qė nuk isha nė Mukje, por njė dokument komunist i dalė nga duart e vetė Enver Hoxhės nė atė kohė qė mua mė ra nė dorė qė nė fillim mė bėri tė largohem me tė shpejtė prej tyre. Ishte dokumenti qė bėnte thirrje pėr luftė tė hapur. Ai dokument ishte firmosur pėr gjakderdhje tė madhe. Nė kėtė kohė forcat e Ballit Kombėtar qė mendonin se funksiononte marrėveshja historike e arritur nė Mukje, ku pas ēlirimit tė vendoste populli me votėn e tij tė lirė formėn e regjimit dhe tė qeverisjes, rrinin tė qetė. Ata tė vendosur nė godinėn pėrballė asaj qė rrinin krerėt e lėvizjes partizane nė qytetin e Beratit as e dinin se menjėherė do tė fillonte nga komunistėt njė luftė hakmarrėse apo luftė vėllavrasėse. Edhe mua mė ra nė dorė pasi komunistėt kishin nevojė tė shtypnin materiale nė shaptilografin tim dhe se unė nė atė kohė isha nė bashkėpunim tė ngushtė me ta ashtu si dhe me tė tjerėt. Pra deri nė atė moment s'kisha ndasi tė prera politike.
    Pra dokumenti qė tė paska rėnė nė dorė pėr tė cilin thoni se e keni lexuar para se tė mėsohej vendimi sekret i marrė nga Enver Hoxha ju paska bėrė tė ndryshoni bindje?
    Po. Mua mė ra nė dorė vetėm dokumenti i vėllavrasjes. Ai mė ndryshoi mua. Pashė qė nuk kisha asgjė tė pėrbashkėt me komunistėt. Mė flisni mė saktėsisht ju lutem pėr atė dokument, i cili ju ndryshoi tėrė jetėn tuaj.
    Ēfarė thoshte mė saktė kur ju e keni pasur nė dorė para gjithkujt?
    Ky mua mė ra nė dorė, dhe ky dokument qė ėshtė nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, thoshte haptas "Domosdoshmėrisht duhet qė marrėveshja e Mukjes tė anulohet, tė pezullohet dhe duhet tė fillojmė luftėn pėr pushtet, sepse objektivi kryesor i Partisė Komuniste ishte pushteti, marrja e pushtetit". Dhe kur u vendos qė Balli Kombėtar ishte pengesa kryesore pėr tė marrė pushtetin, ata vendosėn qė tė shpallin luftė dhe ta shkatėrrojnė Ballin Kombėtar para se tė mbarojė lufta totale, pra lufta e Europės karshi Gjermanėve. (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-09-2013 mė 13:41

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Para vitit '43 unė mbėshtesja komunistėt

    (Vijon nga numrat e kaluar)
    Folėm nė mbyllje tė intervistės sė kaluar mbi shokimin qė pėsuat pas rėnies nė dorėn tuaj tė qarkores sekrete tė firmosur nga Enver Hoxha, e cila anulonte vendimet e takimit tė Mukjes dhe urdhėronte strukturat e forcave partizane pėr tė hapur luftė pa kompromis ndaj forcave tė Ballit Kombėtar. Ky ishte momenti qė ju u shkėputėt nga kontakti me forcat e majta pėr tu pozicionuar tėrėsisht nė strukturat e Ballit Kombėtar?
    Po. Mua mė ra nė dorė vetėm dokumenti i vėllavrasjes. Ai mė ndryshoi mua. Pashė qė nuk kisha asgjė tė pėrbashkėt me komunistėt.
    Ky dokument qė ėshtė nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, thoshte haptas "Domosdoshmėrisht duhet qė marrėveshja e Mukjes tė anulohet, tė pezullohet dhe duhet tė fillojmė luftėn pėr pushtet, sepse objektivi kryesor i Partisė Komuniste ishte pushteti, marrja e pushtetit". Dhe kur u vendos qė Balli Kombėtar ishte pengesa kryesore pėr tė marrė pushtetin ata vendosėn qė tė shpallin luftė dhe ta shkatėrrojnė Ballin Kombėtar para se tė mbarojė lufta totale, pra lufta e Europės karshi Gjermanėve.
    Kjo ėshtė deklaruar dhe nga Partia Komuniste zoti Protopapa. Dhe Enver Hoxha teksa kujton Mukjen e pranon se ka dhėnė njė urdhėr tė tillė duke u shprehur: Vajtėn kėta qė tė ndanim pushtetin ne..., ndarje pushteti ne nuk do tė lejonim..., por kėta u kujtuan tė ndanin pushtetin tani.... etj, etj.
    Mos u merr me fjalėt e Enver Hoxhės, se ai ishte gėnjeshtar.
    Por kjo korrespondon edhe me sa thoni ju apo s'ėshtė kėshtu?

    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    - Puna ėshtė qė atėherė kur ai dokument ra nė dorėn e dajės nuk ishte bėrė publike. Ishte pikėrisht ky qė e bėri publike apo e demaskoi si tė thuash, ndėrkohė qė u dha mundėsi forcave tė Ballit Kombėtar tė merrnin masa se do tė sulmoheshin.
    Si ju ra nė dorė ai dokument i Enver Hoxhės, i cili ėshtė pėrmendur edhe nga vetė Enver Hoxha nė librin e tij "Kur hidheshin themelet e Shqipėrisė sė re"?
    Mua mė erdhi nė dorė rastėsisht dhe gabimisht.
    Si ta kuptoj? Pra si ndodhi?
    Po vinte nga Tirana urdhri me firmėn "Shpati". Unė e kisha mėsuar se pseudonimi "Shpati", ishte i Enver Hoxhės.
    Nga Helmėsi i Skraparit e ka firmosur atė?
    Nuk e di. Por mua mė erdhi nė dorė fare rastėsisht.
    Ma shpjego si e pėrjetove. Kush e kishte?
    Prefektura e Beratit ishte e okupuar nga Komunistėt, Bashkia e Beratit ishte e okupuar nga Ballistėt. Abaz Ermenji kishte qenė nė bashki, dhe komunistėt e respektonin kėtė se gjoja kishte sulmuar italianėt. Por kjo pėrkohėsisht. Kjo ishte situata. Por pėr tu kthyer te pyetja tuaj po ju them se dokumenti i vėllavrasjes erdhi nė zyrėn time.
    Ku e kishit ju zyrėn?
    Unė fillimisht ndihmoja Partinė Komuniste me shkrime, por jo me pjesėmarrje tė plotė, apo me anėtarėsim.
    Sa kishit juve mundėsi?
    E ndihmoja nė mėnyrė tė pėrgjithshme. Pra, ofroja ndihmė teknike dhe nuk isha fare i lidhur me partinė.
    Unė isha si ekspert nė shaptilograf, se nė atė kohė ēdo mjet i pėrdorur vlente.
    Mesa mbaj mend unė tani, ai dokument mė erdhi nė dorė fare rastėsisht dhe kur e lexova unė thashė: Pu pu pu ē'po bėhet.
    Po nė momentin qė morėt kėtė dokument ēfarė bėtė ju?
    Unė nuk bėra shumė gjėra, vetėm vendosa qė dokumentin e vėllavrasjes t'ia tregoja dhe t'ia dėrgoja xhaxhait, pra vėllait tė babait tim. Sepse babai im nuk merrej, ndėrsa xhaxhai merrej mė shumė me kėto ēėshtje.
    Ai mė thotė:
    - Tregoja Abazit. Fjalėn e kishte pėr Abaz Ermenjin.
    Pasi ia tregoj Abazit ai mė thotė:
    - Botoje!
    Pas kėsaj kėrkese tė Abaz Ermenjit ajo botohet menjėherė nė Gazetėn "Flamuri". Prej kėtu u botua dhe nė gazeta tė tjera.
    Pra ju thoni se ishte njė urdhėr i pastėr vėllavrasės?
    Dokumenti i vėllavrasjes ėshtė shumė i qartė, i kuptueshėm, me vend dhe praktik. Me kuptimin qė kishin tė drejtė komunistėt nga pikėpamja e tyre dhe jo nga pikėpamja jonė sot apo dje. Kishin tė drejtė sepse nuk kishte kundėrshtarė tė tjerė, vetėm Balli Kombėtar mbeti, sepse Zogistėt nuk i quanin me peshė, por i quanin zero.
    Nė kėtė kohė nuk kemi influence tė Zogut, kemi mė mbrapa?
    Mė mbrapa ose mė pėrpara.
    Nė kėtė kohė nuk kemi fare, sepse Abaz Kupi qė krijoi Legalitetin deri nė atė periudhė ishte nė shtabin e Enver Hoxhės. Pikėrisht nė kėtė kohė qė Enver Hoxha bėri kėtė dokument, dėnoi dhe tė dėrguarit e tij qė kishin rėnė dakord pėr vendimin qė ishte marrė pėr ndarjen e pushtetit pas lufte. Pas Mukjes u largua Abaz Kupi, i cili krijoi Legalitetin Shqiptar. Pra, jemi saktėsisht nė periudhėn qė ikėt dhe juve apo jo?
    Pak kohė mė parė kemi goditjen e grupit tė tė rinjve qė unė e kisha mėsuar nė atė kohė. Grupi i tė rinjve ka si dėshmor kryesor Anastas Lulėn, qė ėshtė varrosur i gjallė nga Enver Hoxha.
    Kėto mi ka thėnė vetė Sadik Premtja, i cili ka qenė gjithashtu nė krye tė grupit tė tė rinjve.
    Por pėrsa i pėrket Anastas Lulės e di shumė tė saktė, dhe jam me mendime tė qarta qė atė e kanė varrosur tė gjallė. Kėshtu kam ditur unė dhe kjo ėshtė njė fatkeqėsi e madhe. Pra, tmerri dhe terrori komunist qė vazhdonte.
    Ju e ēuat dokumentin dhe e botuat. Pas kėsaj u hodhėt nė forcat e djathta?
    Me kėtė dokument unė vulosa jetėn time dhe e dėnova veten time nga pikėpamja e komunistėve dhe shpėtova jetėn sepse isha i qartė qė do tė mė vrisnin.
    Ju nė kėtė moment shkuat nė forcat e Ballit Kombėtar?
    Abaz Ermenji pra Balli Kombėtar nuk kishte organizatė siē kishin komunistėt. Nuk kishin organizim dhe organizatė tė plotėsuar.
    Partia Komuniste kishte shkallėzime tė ndryshme. Pra, ata kishin njė hierarki.
    Kishin struktura tė organizuara doni tė thoni?
    Po shumė tė organizuara.
    Dhe Balli Kombėtar i ka patur nė Jug tė tilla apo jo?
    Jo nuk i ka patur.
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    Ka qenė organizimi lokal. Ka pasur njė hierarki dhe njė strukturė piramidale.
    Nuk funksiononin dhe nuk jepnin urdhra tė pėrgjithshme pėr tė gjithė Shqipėrinė?
    Jo.
    Ju ēfarė detyre morėt nė ato forca?
    Abaz Ermenji nuk kishte njerėz. Nuk kishte ushtarė as ēetarė.
    Ai ishte njė njeri me simpati nė Shqipėri dhe mė shumė nė Berat pėr faktin se kishte sulmuar Italianėt. Dhe Abazit iu vranė dy ēetarė.
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    Ky kishte zonėn e Beratit, Roskovecit dhe Fierit.
    Ju kush ju caktoi nė krye tė kėtyre forcave nė zonėn e Roskovecit?
    Duke qenė se nuk kishte organizim, kėta Pecogrosėt e zonės sė Roskovecit kishin ardhur nė qytet dhe e kishin lėnė vendin bosh. Mė ndodhi qė po bisedoja me Abazin pėr kėtė punė, i cili mė thotė:
    - Po kėta kanė ikur!
    Pra ti merr pėrgjegjėsinė se ua jap unė ēetėn. Dhe mė dhanė vėllain e tij, pra Abazi mė dha vėllain e tij si badigard.
    Xhaxhai im nga meraku pėr mua, mė dha gjithashtu si badigard edhe Selim Moglicėn, nga Moglica e Korēės. Pra kėta tė dy mi dhanė si roje personale.
    I kishe tė besuar?
    Kėta i kisha unė dy trima tė besuar.
    Po ēfarė tė caktoi ty? Si ta ngarkoi detyrėn?
    Abazi mė caktoi mua me detyrė pėr tu marrė me organizimin e strukturave tė armatosura tė Ballit Kombėtar nė zonėn e Roskovecit.
    Pas kėsaj unė kam shkuar dhe kam mbajtur fjalime nė Lushnjė dhe nė Fier.
    Unė me urdhėr tė Abazit me ēetat e Ballit u dislokova nė Shpirag.
    Dhe vėllain dhe xhaxhain ua dha nė mbrojtjen tuaj Abazi?
    Ata i kisha me vete roje personale.
    Ishin tė bėshėm fizikisht?
    Ishin tė fortė, trima dhe tė rafinuar madje dhe tė pėrsosur. Ishin nishanxhinj tė jashtėzakonshėm. Me ata nuk tė ndodhte gjė. Isha shumė i siguruar, pėr aq kohė sa kisha kėta unė nuk kisha frikė fare.

    (Vijon nesėr)

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Pėr tė vendosur disiplinė urdhėrova ekzekutimin e ballistit tė Roskovecit

    Nga: FATOS VELIU

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Zoti Protopapa, ju nuk e besoni tė ketė bėrė Gjin Marku marrėveshje me gjermanėt pėr tė cilėn u akuzua mė mbrapa?
    Unė nuk besoj qė tė kenė bėrė marrėveshje gjermanėt me Gjin Markun. Gjermanėt nuk kishin nevojė pėr partizanėt.
    Shembulli qė nuk e pėrfundova kur po ju flisja pėr Tomorrin vijon qė marrin lajmin gjermanėt qė ka ardhur misioni anglez nė teqe.
    Gjermanėt pasi morėn vesh qė ka ardhur misioni anglez nė teqe menjėherė niset njė nėntoger dhe 8 ushtarė gjermanė dhe shkuan mes pėr mes qytetit tė Beratit, pikėrisht aty ku ishim dhe ne, por ata nuk na ngacmonin ne dhe ne nuk i ngacmonim ata. Kjo nė fakt ishte dhe njė lloj marrėveshje qė kishim ne me gjermanėt.
    Dua tė qėndroj pak te kjo, pastaj tė dalim te vepra apo filmi i Dritėro Agollit. Ishit komandant i kėsaj strukture me 150 nacionalistė?
    Kėta nė fakt ishin ēetarė qė vinin dhe shkonin.
    Vetėm me propagandė merreshit, pėr ēfarė e donit kėtė ēetė? Ishit pėrplasur ndonjėherė?
    Sepse tani flasim pėr periudhėn qė nė Shqipėri kanė ardhur gjermanėt, ju ishit komandant apo jo?
    Nuk kishte kokėēarje se erdhėn gjermanėt. Nuk ekzistonin gjermanėt.
    Po ju ēfarė bėnit me ēetėn? Ju vendosnit vetėm kryepleqtė nėpėr fshatra vetėm kėtė bėnit? Instalonit pushtetin?
    Po, se nuk kishte gjerman atje, ishte zero.
    Dhe ju nuk jeni pėrplasur asnjėherė as me partizanėt dhe as me gjermanėt? Mi shpjego pak sepse dhe po ēuditem disi!?
    Pėr shembull, pėr t'u bėrė qejfin anglezėve unė isha me misionin anglez. Pra unė isha pranė Kolonel Mekleinit dhe Major Emerit. Isha nė Veri tė Tiranės.
    Ēetat tona sulmuan kolonitė gjermane pėr t'u bėrė qejfin anglezėve. I sulmuan kot, dhe ju morėn kėpucėt.
    Sepse anglezėt donin tė pėrplaseshit?
    Jo pėr anglezėt ishte shumė e thjeshtė sepse thoshin:
    -Vrisni gjermanėt dhe jeni miqtė tanė, se kush jeni ju neve nuk na intereson.
    Mjafton qė tė vriten gjermanėt, mjafton qė tė abuzohet me gjermanėt dhe mjafton qė tė sulmohen gjermanėt.
    Nuk kishin asnjė objektiv politik.
    Ndėrsa nė grupin e anglezėve qė isha dhe unė, Kolonel Meklein ishte pėr ēėshtje ushtarake, Majori Emeri ishte pėr ēėshtje politike dhe merrej me dallaveret e vendit. Sepse do tė vinte nė Tiranė, dhe kėta komunistėt ishin ata qė kishin shpresė te ky mision.
    Dhe Emeri qė kishte ēėshtje politike merrej me ēėshtjet e strukturave tė djathta?
    Ai merrej dhe me ēėshtjet e forcave tė djathta dhe tė majta. Ai ka qenė njė iniciator qė merrej me tė dyja.
    Prandaj dhe Mukja doli qė nuk iu pėrshtat komunistėve pėr arsye se Emeri ishte shumė simpatizant i strukturave tė djathta?
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    - Ai ishte me idenė qė mjafton qė tė bashkoheshin tė gjithė nė njė vend.
    Emeri nuk donte tamam bashkimin, por ai donte tė mos instalohej komunizmi?
    Nuk ka tė bėjė fare.
    Ndaj Enver Hoxha nuk kishte shumė simpati pėr Emerin. Po kėshtu ky i fundit nė veprėn qė ka bėrė mė mbrapa me kujtime historike nga Shqipėria e ka goditur shumė Enver Hoxhėn. Pse mendon se e ka bėrė kėtė gjė kur misioni anglez e ka mbėshtetur nė tė vėrtetė shumė lėvizjen partizane tė drejtuar nga komunistėt?
    E ka goditur sepse e shikonte si kundėrshtar.
    Pra ishte organizimi i Mukjes me qėllim qė pas ēlirimit tė Shqipėrisė, ishte njėri nga kushtet pėr zgjedhjet demokratike. Pra, do tė vendosej se kush do ta marrė pushtetin nė Shqipėri?
    Pikėrisht kjo do tė bėhej me zgjedhje demokratike dhe me procese.
    Por ėshtė bėrė e ditur se kur Enver Hoxhės qė ishte nė Helmės nė atė kohė i ka shkuar nė dorė marrėveshja zyrtare e Mukjes, ai thotė: "Tani u kujtua Balli tė luftojė tė ndajė pushtetin, tani qė ėshtė e qartė fitorja!?". E ka thėnė kėshtu, ma sqaro pak?
    Unė nuk do e korrigjoj, por do tė bėj komentin tim nė lidhje me kėtė. Partizanėt, komunistėt mjafton qė tė merrnin urdhėr nga vija superiore. Dhe ēfarėdo urdhri qė tė merrnin do ta zbatonin. Ndėrsa kėta tė Ballit ishin copa-copa dhe nuk ishin tė lidhur me njėri-tjetrin. Mit'hat Frashėri ishte kryetar i Ballit, por nuk kishte fare fuqi. Vasil Andoni ishte kėshilltar i Mit'hat Frashėrit, pa fuqi.
    Abaz Ermenji kishte fuqi sepse kishte ēetat, ai mos kishte ēetat e Tomorrit nuk do kishte fuqi.
    Po mė ēudisni Z.Sejfi se Mit'hat Frashėri ka nxjerrė urdhėresa pėr tė gjithė strukturat e Ballit dhe kėto ekzistojnė. Si mund tė pranojmė sa thoni?
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    - Por kėto nuk zbatoheshin me atė pėrpikmėri pasi nuk kishte shtrirje kapilare.
    Forcat ēlirimtare apo dhe forcat partizane kishin struktura tė disiplinuara qė ata tė ekzekutonin nėse prishej imazhi. E kishin taksative. Sepse kėta kanė ekzekutuar pėr disiplinė.
    Nė ēetėn tėnde tė Ballit Kombėtar qė drejtoje vetė ēfarė disipline kishe? Pėr tė ta qartėsuar pyetjen jam duke thėnė qė nėse dikush pėr shembull do tė guxonte tė merrte njė pulė, apo nėse dikush do tė guxonte tė bėnte njė veprim personal ndaj njė familje, si vepronit?
    Shembulli real nga praktika ėshtė ky. Unė isha nė ēetat e Shpiragut me urdhėr tė Abazit. Nė orėn 2 tė mėngjesit bėja inspektimin e ēetave tė mia.
    I them pėrgjegjėsit:
    - Ku janė?
    Po ti je budalla-mė thonė mua.
    - Po pse- vazhdova unė?
    Po se ata kanė shkuar nė Pazar, sepse nesėr ėshtė dita e pazarit nė Roskovec dhe shkuan atje.
    Kur interesohem mėsoj se kėta ballistėt si Bajram Xeni dhe Dako Cukolati, ndėrsa ishin inspektorė tė rendit dhe qetėsisė nė zonė ēfarė bėnin? Shkonin nė pazarin e Roskovecit dhe kur fshatarėt shisnin njė kafshė apo gjė tjetėr tė gjallė kėta merrnin njė pėrqindje dhe e fusnin nė xhep.
    Tregtari, pra kėta merrnin pjesė nė tregti?
    Jo, jo nuk merrnin pjesė nė tregti, por ata vendasit i shisnin dhe atyre qė u bėnin shitje ju merrnin nga njė pėrqindje dhe i fusnin nė xhep.
    Pra bėnin vjedhje publike dhe tė hapur.
    Dhe unė ju them vartėsve tė mi, pra shtabit tė batalionit tė Ballit:
    - Kjo nuk lejohet nė Ballin Kombėtar, sepse Balli Kombėtar nuk bėn gjėra tė tilla. Dhe ndalem mirė nė kėtė pikė, pasi nuk kishte rėndėsi pjesėmarrja ime nė luftėn nė Shpirag me pallavrat e Abaz Ermenjit.
    Ēfarė bėtė pas kėtij sinjali banditesk tė forcave tuaja?
    Nisem unė nga Shpiragu pėr nė Roskovec.
    Bajram Xeba njėri nga kėta vjedhėsit, e mėson qė unė po shkoja nė Roskovec dhe e mendoi qė diēka nuk ishte nė rregull. Dhe ikėn zhduket.
    Ndėrsa Dako Cukolati nuk e ēan kokėn fare pėr mua. Mirėpo unė hapa fjalėn nė atė zonė tė Roskovecit ku bėhej pazari i madh, pra ishte njė gėnjeshtėr e imja, se unė do tė mbaja njė fjalim pėr Ballin Kombėtar. Kėtė fjalim thashė se do ta bėja nė mes tė ditės nė pazar nė Roskovec.
    Ku ishte Dako Cukolati nė atė moment?
    Nė kafene.
    Juve hapėt fjalė se do mbanit fjalim pėr tė denoncuar publikisht njerėzit e Ballit, qė kishin bėrė figurė tė keqe nė popull, duke u armiqėsuar me ta?
    Patjetėr. Ndaj hapa fjalė qė do mbaja fjalim qė edhe populli tė mblidhej dhe tė ishte kulmi i tregut tė ditės pėr tė bėrė shembull dhe tė krijoja mbėshtetjen e tyre.
    Pra, si erdha nga Shpiragu, menjėherė shkoj nė kafene me kėta dy trimat qė ju thashė se i kisha roje, me vėllain e Abazit, Zenel Ermenjin dhe Selim Moglicėn.
    Ishin rojet e tua qė tė ndiqnin nė ēdo hap?
    Po po. Zenel Ermenji ishte vėllai i Abaz Ermenjit dhe Selim Moglicėn ma kishte gjetur xhaxhai im nga Moglica, sepse ne kishim lidhje fisnore nė Moglicė. Dhe kudo kisha kėta dy trimat me vete unė.
    Shkuat nė kafene dhe?
    Gjej Dako Cukolatin tek rrinte nė kafene. I afrohem dhe u them rojeve tė mia:
    - Merrni menjėherė koburen, sepse nė emėr tė Ballit Kombėtar ėshtė i arrestuar.
    Mirėpo ai nė kėtė moment vendos menjėherė dorėn te koburja dhe ne e ndalojmė, e ēarmatosim duke i marrė koburen si dhe i ēarmatosim tė gjithė rojet personale qė kishte ky.
    Nuk e kuptova mirė momentin qė kur dhatė urdhrin e ēarmatosjes ai vendosi dorėn nė kobure. Si ta kuptoj qė nxori armėn pėr t'ju qėlluar ju, pra ta drejtoi ty?
    Po ai donte tė mė vriste mua, por kėta tė dy truprojat e mi qė ishin shumė besnik dhe mjaft tė fortė e ēarmatosėn menjėherė.
    Ma pėrsėrisni edhe njėherė si ia bėtė arrestimin? Si ja komunikove?
    "Nė emėr tė Ballit Kombėtar je i arrestuar"
    E kuptoi ai pėrse ishte fjala?
    Perėndia e di.
    Ai guxoi ndaj jush tė kundėrveproj dhe do tė nxirrte armėn edhe pse ishe Komandant Balli?
    Po po. Ai kur e pa veten keq menjėherė nxori koburen, por ata dy trimat e mi e ēarmatosėn duke ja marrė nė sekondė, ashtu siē dhe i ēarmatosėn dhe tė gjithė rojet personale qė kishte atje nė sallėn e kafenesė.
    Dhe kur u qetėsua puna pėrsėri u them unė:
    - Lidheni tani!
    Dhe kėta e lidhin me litar Dako Cukolatin.
    Dhe ku e ēuat?
    Njė nga ēetarėt e vendit i mban litarin nė distancė, por ai ikėn me litar nė duar duke filluar tė vrapojė. Pėr ēudinė e ēudive, vetėm perėndia e di si mundi tė vrapojė nė atė mėnyrė, por siē duket nga situata e rėndė qė ju paraqit ku do tė kalonte demonstrativisht i lidhur nė publik.
    Ēfarė do tė bėnit nė tė vėrtetė?
    Unė e kisha ndėrmend qė ta ēoja nė qendėr tė pazarit dhe ta pushkatoja atė pėr tė siguruar mbėshtetjen e banorėve pėr atė qė kishin bėrė. Pėr tu treguar banorėve se ne mbronim ata dhe nuk i vidhnim. Kjo gjė i shėrbente dhe propagandės, por edhe disiplinės nė forcat tona pėr tė mos guxuar mė tė bėheshin veprime tė tilla.
    Me vendimin tėnd?
    Po, se isha i pavarur unė. Funksionoja i pavarur.
    Do e bėje vetė atė pushkatim apo me gjyq?
    Unė isha edhe gjyqtari edhe avokati. Sepse atėherė nuk kishte gjyq. Unė thjesht do ta demaskoja dhe do ta vrisja. Pyesja gjoja si dėshmitarė fshatarėt, por vendimin e merrja unė. Nuk ēaja kokė unė.
    Mos e dhėntė zoti tė ishe ti kundėrshtari im se tė vrisja unė.
    Ndėrhyn i nipi Eduard Zaloshnja:
    - Ti do tė pyesje gjoja fshatarėt si dėshmitarė?
    Ky e mori vesh, i kishte marrė informacionet dhe ishte bindur qė ata kishin vjedhur. Ėshtė kėshtu zoti Protopapa?
    Ndėrhyn i nipi Eduard Zaloshnja:
    - Ai qė do tė ekzekutohej ishte si komandant lokal i Roskovecit dhe sa herė shiste nga njė qengj ju merrte lekė mė shumė dhe i fuste nė xhep.
    Dhe si vepruat mė pas?
    Ky filloi tė vrapojė se i iku nga litari atij ēetarit qė u ngarkua ta mbante tė lidhur. Pasi u nis me vrap pa pyetur fare pėr neve, kėta hapin zjarr dhe e plasėn tė vdekur nė dhe. Kėtė e bėjnė pa pritur urdhrin tim, por tė irrituar nga veprimi i tij dhe pėr tė mos u ikur e qėllojnė pa paralajmėrim dhe pa urdhrin tim.
    E qėlluan pėr ta vrarė, apo pėr ta plagosur?
    Pėr ta vrarė sigurisht se u nisėn drejt tij me qindra plumba dhe ai natyrisht vdiq nė vend.
    Por ty ta prishėn planin pasi duhej tė vritej publikisht pėr veprimet qė kishte bėrė, qė vrasja t'i shėrbente qėllimit tuaj apo jo?
    Patjetėr qė mė prishėn planin tim, se unė kisha ndėrmend qė ta ekzekutoja nė qendėr tė qytetit.
    Pėr tė rritur imazhin?
    Po ai prishi propagandėn qė po bėja unė. Dhe ai vdiq mbaroi. Bajram Xeba u zhduk.
    E mbajtėt fjalimin?
    Unė nė tė vėrtetė shkova mbajta fjalimin nė Pazar, por nuk kishte atė efekt qė kisha unė ndėrmend.
    Sigurisht ata e morėn vesh qė ti ndėshkove njė person me atė veprim?
    Ajo ishte e qartė.
    Krijove simpati atje te tregu, tek njerėzit?
    Po gjoja, se popullsia shqiptare ėshtė e menēur dhe nuk ėshtė budallaqe. Ata e kuptonin qė ēdo gjė ėshtė e pėrkohshme, dhe e trajtonin pėrkohėsisht. Kėshtu qė nė moment tė jepnin tė drejtė dhe pastaj e harronin.
    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Abaz Ermenji na dha lajmin e humbjes sė luftė

    NGA: FATOS VELIU

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Zoti Protopapa. A kishit pasur goditje ju nga fshatarėt dhe nga guerilasit, nga komunistėt, nga ēetat partizane? Pėrplasje apo dhe fėrkime?
    Unė nuk kam patur ngatėrresa me partizanėt pėr fat tė mirė apo dhe pėr fat tė keq. Sepse sa ishim ne nė Berat gjatė periudhės qė ishin gjermanėt nė Shqipėri, siē tė thashė dhe njėherė nuk kishte ushtarė gjermanė tė mjaftueshėm. Pra, nuk kishte ushtarė tė mjaftueshėm pėr tė zėvendėsuar ushtrinė italiane.
    Jemi nė vitin 1944 nė prag tė mbarimit tė luftės, ju u nisėt jashtė Shqipėrisė?
    Unė nuk kisha para. Udhėheqėsit e Ballit mblodhėn para dhe u bashkuan me malazezėt dhe u lidhėn me ta. Kėta ishin si vetja e tyre, dhe mė keq akoma.
    Kur e morėt vesh qė lufta po humbiste?
    Por kur iku misioni anglez, pėr mua ishte e qartė qė mbaroi ēdo gjė.
    Nė ēfarė muaji iku?
    Nė tetor.
    Ēetat e Ballit ku luftuan?
    Ēetat e Ballit pėr t'u bėrė qejfin anglezėve dhe kolonel Makleinit dhe major Emerit, se unė isha me ta filluan disa veprime konkrete.
    Kush ishte kėrkesa e kėtyre misionarėve anglezė?
    Kėrkesa qė i bėnin Ballit ata ishte shumė e thjeshtė. Mjafton qė tė vrisni gjermanėt.
    Balli ishte dakord me kėtė kėrkesė?
    Balli nuk ēante kokė pėr ēėshtje politike. Nė bazė tė urdhrit tė Mit'hat Frashėrit, funksioni kryesor i Ballit ishte mbrojtja e Shqipėrisė dhe mbrojtja e Kombit Shqiptar.
    Ēėshtjet politike nuk kishin asnjė rėndėsi, dhe kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe qė ka bėrė Balli, se kjo pozitė njėkohėsisht nuk kuptohej nga Balli, kurse partizanėt thoshin jemi nė pushtet do t'ju ndihmojmė, pra do tė bėjmė pėr ju.
    Ndėrsa kėta tė Ballit thoshin qė nuk ka asnjė rėndėsi. Dhe e gjitha kjo pėr shkak tė Mit'hat Frashėrit.
    Kush do ta merrte pushtetin mė pas, pasi tė ēlirohej Shqipėria?
    Po po. Nuk e ēante kokėn Mit'hat Frashėri. Dhe kjo ėshtė fatkeqėsia e Ballit.
    Me kėto udhėzimet qė jepte misioni anglez dhe qė thoshte tė godasim gjermanėt, si ėshtė vepruar? Ta them kėtė se ėshtė akuzuar Balli pėr bashkėpunim me gjermanėt. Pra qėndron akuza?
    Pėrgjigja qė u dha Balli anglezėve ishte se pėr t'ua bėrė qejfin juve ne i vrasim gjermanėt.
    Balli duke pėrdorur Mit'hat Frashėrin dhe jo Abaz Ermenjin, nuk duhet tė merrej me ēėshtje politike, por vetėm me ēėshtje kombėtare.
    Pse nuk ėshtė ēėshtje kombėtare kjo qė tė godasim gjermanin?
    Nuk ėshtė ēėshtje kombėtare, se ajo nė vetvete ėshtė njė gėnjeshtėr e tėrė.
    Pse e thoni kėtė zoti Protopapa?
    Sepse nuk kishte gjermanė.
    Jeni duke thėnė qė gjermanėt nuk ushtronin pushtetin e tyre?
    Prit t'ua shpjegoj pak fjalėn qė nuk kishte gjermanė.
    Gjermanėt pėr arsyen qė thua ti kishin krijuar dy grupe, dy batalione apo dhe dy kompani. Tamam pėr nevojat ushtarake tė vendit, me precizion.
    Kėto dy batalione komandoheshin nga qendra nga Tirana dhe u jepej urdhėr ku tė shkonin dhe ēfarė tė bėnin, dhe pėr ēfarė do tė shkonin nė filan vend.
    Nga kėto dy batalione qė ishin, ku shkonte njėri nga kėto dy grupe, ēdo gjė bėhej shkrumb e hi. Digjeshin dhe vriteshin tė gjithė pa pėrjashtim, pleq tė rinj, tė moshuar e tė pamoshuar. Pra, ata i vrisnin tė gjithė.
    Ishin maskarenj dhe kriminelė tė mėdhenj. Dhe kėshtu vepronin gjermanėt sepse mendonin qė nė kėtė mėnyrė uleshin rreziqet e ushtrisė gjermane pėr lėvizje. Sepse kėta e pėrdornin Shqipėrinė vetėm pėr lėvizje dhe pėr asgjė tjetėr.
    Vetėm Kuēovėn e donin pėr veten e tyre. E donin pėr faktin se atje ishte vajguri, prandaj dhe atje ishin 100 gjermanė.
    Pra ta keni tė qartė njė herė e mirė dhe mos u merrni me gėnjeshtra tė kota qė nuk kishte gjermanė dhe ushtri gjermane nė Shqipėri.
    Dolėm te momenti kur ju e kuptuat qė misioni anglez iku dhe ju po humbisnit. Me partizanėt ishit nė oponencė. Tani ēfarė do tė bėnit?
    Kishte filluar lufta civile qė pas Konferencės sė Mukjes.
    Mesa di unė, nė nėntorin e vitit 1944 kur komunistėt po vinin nė pushtet forcat nacionaliste kanė lėvizur me shumicė pėr nė Shkodėr pėr tė dalė qoftė dhe pėrkohėsisht jashtė vendit me qėllim pėr ti shpėtuar ndėshkimit tė kuq. Kėtej nga Lezha ėshtė bėrė njė luftė shumė e ashpėr.
    E kam shumė tė verifikuar qė nė atė luftė ka qenė prezent edhe Mit'hat Frashėri. Ju ēfarė dini pėr kėtė situatė?
    Kėto nuk i di unė.
    Zoti Protopapa. Unė e kam shumė tė saktė atė situatė ku ėshtė bėrė njė luftė e paimagjinueshme dhe unė e di nga eksponentė tė Ballit. Saqė mė thotė Ahmet Nivica qė ishte nga krerėt e Ballit Kombėtar nė zonėn e Delvinės, Sarandės dhe Gjirokastrės. Tha:
    - Kur pashė Mit'hat Frashėrin mbi njė mushkė, unė u llahtarisa sepse e kisha idhull. Dhe ai ishte duke folur me vete se si po vriten djemtė e Shqipėrisė, forcat partizane nė njėrin krah dhe tė Ballit nė krahun tjetėr. Njė betejė qė nuk ishte imagjinuar dhe qė priteshin shkurret nga breshėritė e automatikėve nė tė dy krahėt e shpateve ku ishin pozicionuar.
    Mė thoni pak momentin e humbjes sė luftės, dhe kur ju do tė largoheshit nga Shqipėria?
    Si do tė largoheshit dhe si e morėt kėtė vendim qė ikėt?
    Vendimi u mor kur iku misioni anglez tek ne. Dhe me tė ikur misioni anglez ishte e qartė qė Perėndimorėt ia dhanė Shqipėrinė, Sovjetikėve.
    Dhe ky ėshtė vendimi final qė do tė marrin pushtetin komunistėt.
    Si u ndjetė nė kėtė moment?
    Humbėm luftėn gjithēka mbaroi, dhe nuk kishte mė luftė civile. Tani ishte mbrojtja e kokės dhe mbrojtja e vetes.
    Madje Abaz Ermenji ka mbajtur njė fjalim dhe u ka thėnė ushtarėve dhe ēetarėve tė Ballit "Bėni ēfarė tė doni. Ruani jetėn, sepse ne e humbėm luftėn, e fituan komunistėt".
    Nė kėtė mėnyrė e ka thėnė?
    Kėtė e ka thėnė troē, shqip.
    Unė nė rastin tim shkoj nga misioni anglez, sepse anglezėt thirrėn nėndetėset pėr tė ikur. Erdhi nėndetėsja nė Shėngjin dhe fillimisht iku major Emeri, koloneli Meklein dhe njė nėntoger qė merrej me radion.
    Po ju ēfarė bėtė?
    Unė isha pranė tyre si pėrfaqėsues i Ballit.
    Ishit nė Shkodėr kur u mblodhėn tė gjithė nacionalistėt?
    Kur ikėn anglezėt nga Shėngjini unė eca nė kėmbė, fill i vetėm nė rrugėn kryesore.
    Ndaj nuk e ke ndeshur atė luftėn qė them unė se u bė nė Lezhė kur vinin forcat nacionaliste nga gjithė Shqipėria pėr nė Shkodėr, ju paskeni qenė nė Shėngjin?
    Kjo ka ndodhur mė mbrapa.
    Nė nėntor 1944?
    Jo mė pėrpara.
    Zoti Protopapa, kur ndodhi saktėsisht largimi tuaj pas humbjes sė luftės?
    Unė dhe tė gjitha ēetat balliste jemi larguar nga Berati nga fundi i vitit 1943. Kjo dhe pėr faktin se nga ēetat balliste tė Kėlcyrės dhe Pėrmetit filloi tė bėhet e qartė qė ne nuk po pėrparonim me luftėn civile nė Shqipėri. Nė procesin e tėrheqjes, e lidhur me disfatėn e luftės civile deri diku tė parashikuar, unė dhe ēetat balliste tė zonės u larguam nga Berati nėn mbrojtjen e Abaz Ermenjit.
    Si mendoni zoti Protopapa, kush janė arsyet e humbjes sė luftės suaj?
    Nga pikėpamja njerėzore ne nuk kemi humbur asnjėherė asnjė luftė. Pėr fatin tonė, Balli Kombėtar kishte njė pėrmbledhje njerėzish tė lloj-lloj sektorėve dhe jetės shqiptare. Ndėr ta kishte edhe priftėrinj katolikė, dervishė si baba Rexhepi nga ana e bektashinjve.
    Por shumica kanė qenė mbėshtetės tė Partisė Komuniste apo jo?
    Ata ishin mbėshtetės tė Partisė Komuniste, pa e ditur me saktėsi se ē'ishte kjo parti nė atė kohė.
    Gjatė luftės civile Partia Komuniste fshihej nėn ombrellėn e Luftės Nacionalēlirimtare, edhe pse nuk ishin as ēlirimtarė dhe as nacionalė.
    Nė ē'farė kuptimi?
    Nė kėtė kuptim, ne e ndjenim qė ēetat tona nuk mund tė mbaheshin mė. Ka njė karakteristikė tė luftės civile. Ēetat nacionalēlirimtare tė drejtuara nga Partia Komuniste, kishin metoda organizimi dhe drejtimi nga eksperienca e luftės nė Rusi dhe eksperienca e Titos nė Jugosllavi, kurse ne nuk kishim asnjė udhėzim tė tillė.

    Drita: Nė fėmijėrinė time nuk e kuptoja pse im atė nuk kontaktonte dot me familjen nė Shqipėri
    E vetmja gjė qė mund t'ju them ėshtė se si fėmijė ne dinim qė shokėt e klasės nė shkollėn ku studionim shpesh nė ditė pushimesh do tė vizitonin kushėrinjtė nė Konektikat, diku aty afėr, ose do tė shkonin nė Nju Jork, ose do tė vizitonin tezen apo gjyshėrit e ndodhur aty apo kėtu qė sigurisht ishin vendbanime tė afėrta me vendndodhjen e shkollės apo banesės tonė.
    Ndėrsa nė rastin tim, nuk e kishim njė mundėsi tė tillė. Ne kishim prindėrit e nėnės sime, tė cilėt jetonin nė Nju Jork, por pėrsa i pėrket familjes sė babit tim pėr tė cilėt po mė pyesni dhe ju, ne nuk dinim asgjė. Nuk njihnim askėnd, madje nuk mund tė flisnim fare pėr ta. Nuk i njihnim kush ishin dhe nuk ua dinim as emrat.
    Babi im fliste pėr ta nė pėrgjithėsi, por nuk kishim parė ndonjėherė ndonjė fotografi. Nuk e dija kush ishin motrat e tij. Nuk dija kush ishte Shkėndija, Erveheja, Qamili, pra unė thjesht dija emrat e xhajės dhe dy hallave tė mia.
    Ishin thjesht emra, emra njerėzish, por nė fakt nuk e dija tamam kush ishin. Ata ekzistonin nė njė vend ekzotik, tė quajtur Shqipėri. Ēfarė ishte ky vend? Si fėmijė nuk arrija ta kuptoja.

    Kush ėshtė "Sali Protopapa"
    Emri i tij i vėrtetė ėshtė Sejfi Protopapa. Ėshtė bir i njė avokati me origjinė nga fshati Protopapė i Korēės. Ka lindur nė Berat mė 20 shkurt 1923. Arsimohet nė vendlindje dhe nė Itali. Nė vitin 1943, kur ishte vetėm 20 vjeē, emėrohet komandanti i njė ēete tė Ballit, qė vepronte nė zonėn e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Nė vitin 1944 ai largohet pėrfundimisht nga Shqipėria pėr tu rikthyer vetėm nė vitin 1991 pas rėnies sė komunizmit. Fillimisht vendoset nė Itali dhe mė tej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore. Ėshtė i martuar me njė estoneze dhe baba i tre fėmijėve.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Komunistėt donin tė mė ekzekutonin mė ’44

    Nga: FATOS VELIU

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Zoti Sejfi. Jemi nė nėntor tė vitit 1944 kur po iknin pėr ti shpėtuar vėllavrasjes dhe ekzekutimit komunist, dhe tė gjithė eksponentėt kryesorė, madje dhe nga shumė njerėz qė kishin frikė nacionalistėt po iknin masivisht pėr tu pėrqendruar nė Shkodėr. Kėshtu?
    Nė Shkodėr dhe mė tutje.
    Ju nė kėtė moment keni qenė nė rrugėn nga Shėngjini nė Shkodėr?
    Unė kam qenė fill i vetėm sepse isha me misionin anglez.
    Pasi ikėn ata dhe ti ngele vetėm...?
    Unė ngela vetėm dhe ashtu i vetėm e filloj rrugėn nė kėmbė. Shkoj vendosem nė shtėpinė e Eqerem Peshkopisė qė banonte me familjen e tij, me gruan dhe fėmijėt.
    Kush ishte ky?
    Anėtar i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar. Ishte njė nga ēetarėt e Gjirokastrės.
    Njiheshit ju me tė?
    Po njiheshim se kishte qenė nė shtėpinė tonė kur ėshtė bėrė Kongresi i Ballit nė Berat. Gruan e Eqerem Peshkopisė, Nekien e kishim kushėrirė.
    Pra ju kishit miqėsi?
    Po kishim miqėsi personale.
    Dhe si u strehuat atje kur vendosėt qė tė largoheshit?
    U strehova nė Shkodėr te Eqerem Peshkopia.
    Balli Kombėtar vendosi qė tė blejė njė barkė pėr tė dalė matanė kufirit. Mblodhi para nga tė gjithė, sigurisht ata qė kishin. Mė kėrkuan dhe mua, por unė nuk kisha.
    Me sa para keni qenė nė xhep nė atė moment kritik tuajin?
    Unė 5 napolona flori qė kisha i humba kur kthehesha nga Berati.
    Ndėrkohė morėt dhe vendimin qė tė largoheshit? Pse e morėt kėtė vendim? Pse tė mos rrije?
    Unė e kisha shumė tė qartė momentin kur e mora kėtė vendim. E mora pėr shkak tė dokumentit tė vėllavrasjes.
    E dije qė do tė ekzekutonin?
    Po e dija me siguri nuk kisha asnjė dyshim, madje ju jepja dhe tė drejtė atyre. Bravo ju qoftė, po mė kapėn le tė mė ekzekutojnė. Se ishte e qartė dhe pėr mua nuk kishte asnjė problem.
    Nė Shkodėr nė kėtė moment Enver Hoxha ka dėrguar njė ekip tė vetin pėr tė mos u larguar ata qė nuk kanė lyer duart me gjak, sipas deklaratės qė bėri. Kėtė e di qė ka shkuar ose pėr ti futur nė grackė, ose pėr ndonjė arsye tjetėr nuk e di. Ju keni dijeni pėr kėtė moment?
    Nuk kam dijeni.
    Ka dėrguar njė ekip dhe ka takuar krerėt e Ballit, ndėrmjet tyre mund tė jetė dhe ....?
    Kjo mund tė jetė gėnjeshtėr.
    Mund tė jetė gėnjeshtėr pėr propagandėn qė bėnte ai, por ekipi ka shkuar. Mos u largoni tė gjithė se kush nuk ka lyer duart me gjak. Atėherė kanė qenė krerėt e Ballit atje ishte dhe Ahmet Nivica, i cili u ka thėnė tė dėrguarve tė shtabit tė Enver Hoxhės:
    - Po pėr Ahmet Nivicėn ka falje?
    - Po ta kapim - ka thėnė ai - do ta copėtojmė.
    - Epo unė jam Ahmet Nivica - tha ai, - dhe ky ishte njė nga ata tė Ballit.
    Madje Hasan Dosti ėshtė tutur dhe po binte nė grackėn e Enverit pėr tė anuluar largimin pėr shkak se nuk kishte bėrė as njė lloj krimi.
    Dhe dikush tjetėr i thotė: - Mos u gėnje se nuk tė falin, ke qenė ministėr!
    Ky i thotė:
    - Derisa kėta na bėjnė thirrje qė s'keni vrarė dhe s'keni bėrė. Unė, - thoshte Hasan Dosti, - nuk kam vrarė dhe nuk mbaj mėkate mbi vete.
    Kur ka shkuar nė Jugosllavi Hasan Dosti dhe pa gjyqet komuniste atėherė u bind.
    Unė di vetėm pjesėn time, sepse kėto pjesė janė tė dyshimta.
    Unė i tregoj pėr tu balancuar, apo pėr ti vėrtetuar edhe nga dėshmitė tuaja meqenėse e keni jetuar atė situatė nė atė moment.
    Ti bėj si tė duash, por unė nuk di gjė pėr kėto. Unė nuk di nga kėto gjėra.
    Gjithsesi kalojmė nė vijimin e historisė tuaj. Si u larguat pas kėsaj?
    Unė u largova me familjen e Eqerem Peshkopisė. Se pasanikėt qė po iknin blenė njė barkė, dhe kėtė nė bashkėpunim me tė ikurit malazezė.
    Kėtė e mbaj mend, qė blenė njė barkė dhe malazezėt u futėn nė barkė, ndėrsa mua mė morėn gratis se unė nuk kisha para. Mė morėn nė barkė sepse e dinin shumė mirė qė unė do tė vritesha patjetėr po tė mė linin.
    Se kishit qenė komandant ēete?
    Jo pėr kėtė shkak, por pėr shkak tė dokumentit tė vėllavrasjes.
    Ishin nė dijeni partizanėt qė ti kishe marrė dokumentin?
    Po.
    Dhe se ishe ti shkaku qė ishte botuar?
    Po.
    E dinin ata qė ti ishe personi qė e kishe ēuar?
    Besoj se e dinin.
    Unė mendoj qė, ata nuk tė falnin dhe qė ishe komandant Balli. Mendoni kėshtu?
    Kjo ishte mė pak me rėndėsi sesa dokumenti.
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja: Puna e dokumentit ishte se e mori nga shaptilografi dhe e botoi.
    Nga kjo ishte i bindur 100% se ēfarė do tė mė bėjnė pasi nuk kam bėrė asnjė vrasje. Dhe u larguat, ku shkuat?
    Jam dėshmitar kur Eqeremi diskuton me gruan e tij Nekien, e cila ishte dhe kushėrira jonė tė cilės i thotė:
    Rri ti kėtu me fėmijėt qė tė shpėtoni, sepse nuk dihet se ēfarė bėhet me barkėn tonė.
    Ajo i thotė:
    - Nuk tė lė unė tė shkosh me femrat e Europės ti, pa mua.
    Dhe bėri mirė sepse erdhi me tė shoqin dhe shpėtoi.
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    Po Xhevat Kallajxhiu e la tė shoqen. Ky ka qenė kryeredaktor i gazetės. Po e la nė Gjirokastėr. Por se takoi mė. Po kėshtu, ky daja im nuk takoi motrėn e tij, mamanė time pėr 50 vjet. E takoi vetėm nė 1990.
    Ku shkuat pastaj kur ikėt me varkė?
    Ikėm me varkė dhe ndenjėm nė Brindisi. Ata anglezėt arrestuam Mit'hat Frashėrin dhe Ali Kėlcyrėn dhe kapitenin e anijes.
    Madje ne e pyetėm atė:
    - Po kėtė pilotin pse e futėt nė burg?
    Dhe tha:
    - Po ku e dinte ky rrugėn qė tė shkonte nga Ulqini dhe drejt e nė Brindisi.
    Dhe ne i themi:
    - Po ku e dimė ne.
    Ai tha:
    - Pyeteni!
    E pyesim ne dhe tha:
    - Po ajo ėshtė rrugė pilotėsh, pėr pilotė peshku, se ne shkuam me peshkarexhė.
    Pse i arrestuan ata?
    I arrestuan dhe i izoluan pėrkohėsisht.
    Por me forcė i mbajtėn, ndėrsa kėtė pilotin e lėshuan mė herėt sepse e vėrtetuan qė ishte analfabet. Se e kam parė me sytė e mi qė e morėn me forcė dhe i thanė qė:
    - Hajde merre kėtė varkė dhe ēoje nė Itali.
    Ju si e vijuat udhėtimin tuaj mė vonė pasi kishit shkuar nė Itali?
    Akti ose vendimi personal qė kam marrė unė me veten time ka qenė: "Nuk kthehem mė nė Shqipėri se e ka marrė komunizmi".

    Drita: Nė fėmijėrinė time nuk e kuptoja pse im atė nuk kontaktonte dot me familjen nė Shqipėri
    E vetmja gjė qė mund t'ju them ėshtė se si fėmijė ne dinim qė shokėt e klasės nė shkollėn ku studionim shpesh nė ditė pushimesh do tė vizitonin kushėrinjtė nė Konektikat, diku aty afėr, ose do tė shkonin nė Nju Jork, ose do tė vizitonin tezen apo gjyshėrit e ndodhur aty apo kėtu qė sigurisht ishin vendbanime tė afėrta me vendndodhjen e shkollės apo banesės sonė.
    Ndėrsa nė rastin tim, nuk e kishim njė mundėsi tė tillė. Ne kishim prindėrit e nėnės sime, tė cilėt jetonin nė Nju Jork, por pėrsa i pėrket familjes sė babit tim pėr tė cilėt po mė pyesni dhe ju, ne nuk dinim asgjė. Nuk njihnim askėnd, madje nuk mund tė flisnim fare pėr ta. Nuk i njihnim kush ishin dhe nuk ua dinim as emrat.Babi im fliste pėr ta nė pėrgjithėsi, por nuk kishim parė ndonjėherė ndonjė fotografi. Nuk e dija kush ishin motrat e tij. Nuk dija kush ishte Shkėndija, Erveheja, Qamili, pra unė thjesht dija emrat e xhajės dhe dy hallave tė mia. Ishin thjesht emra, emra njerėzish, por nė fakt nuk e dija tamam kush ishin. Ata ekzistonin nė njė vend ekzotik, tė quajtur Shqipėri. Ēfarė ishte ky vend? Si fėmijė nuk arrija ta kuptoja.

    Drita Protopapa: Nuk na besohej qė do takonim kushėrirat e Shqipėrisė
    Pėrpjekjet e tij nėpėrmjet autoriteteve amerikane pėr t'u mundėsuar tė drejtėn e kalimit nė shtetin tonė ishin tė mėdha. E vėrteta ėshtė se neve nuk na besohej. Na dukej sikur ishim nė njė film. Sikur nuk po ndodhte nė tė vėrtetė. Pyetja qė na rrinte ngulitur vazhdimisht nė kohė ishte nėse a ishte e vėrtetė njė histori e tillė? A do tė vinin vėrtet kushėrinjtė e mi nė Amerikė?! Nuk arrinim ta besonim derisa shkuam nė aeroport dhe i pamė.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Nga kampi i Brindizit pėrfundova nė universitetin e Nju-Jorkut

    Nga: FATOS VELIU

    Sali Protopapa ėshtė njė personazh filmik, i njohur pothuaj nga tė gjithė shqiptarėt. Emri i tij ėshtė pėrzgjedhur nga shkrimtari Dritėro Agolli nė romanin "Komisari Memo" dhe personifikon njė komandant ēete ballistėsh tė dhėnė pas rakisė dhe drekave e darkave me mish qengji. I njėjti emėr ėshtė ruajtur edhe nė skenarin e filmit "I teti nė bronz", i luajtur me mjeshtėri nga Pirro Mani. Nė rrėfimet e tij, Dritėro Agolli thotė se e kishte krijuar kėtė personazh duke pasur parasysh rrėfimet pėr bėmat e njė ballisti tė quajtur Xume Protopapa. Gjithashtu, Agolli ka pohuar se kurrė nuk e kishte menduar se Sejfi Protopapa, njė nga Protopapėt e fisit nga ai kishte marrė shtysėn pėr kėtė personazh, ishte ende gjallė.
    Njė personazh pėr tė cilin, tė gjithė qė e njihnin kujtonin se ai ishte Sali Protopapa i vėrtetė.
    Rastėsi e pazakontė, pesha e sė cilės duket e kishte munduar ndėr vite, vetėm sepse dikur ai kishte qenė i pėrfshirė nė formacionet e armatosura tė Ballit Kombėtar, si komandant i njė ēete.
    Emri i tij i vėrtetė ėshtė Sejfi Protopapa. Ėshtė bir i njė avokati me origjinė nga fshati Protopapė i Korēės. Ka lindur nė Berat mė 20 shkurt 1923. Arsimohet nė vendlindje dhe nė Itali. Nė vitin 1943, kur ishte vetėm 20 vjeē, emėrohet komandanti i njė ēete tė Ballit, qė vepronte nė zonėn e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Nė vitin 1944 ai largohet pėrfundimisht nga Shqipėria, pėr t'u rikthyer vetėm nė vitin 1991, pas rėnies sė komunizmit. Fillimisht vendoset nė Itali dhe mė tej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore. Ėshtė i martuar me njė lituaneze dhe baba i disa fėmijėve.

    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Zoti Sejfi, folėm nga numri i kaluar pėr peripecitė dhe mėnyrėn e mbėrritjes suaj nė kampet e refugjatėve nė Brindizi tė Italisė, pas fitores sė komunizmit nė vitin 1944 nė Shqipėri. Mė thatė se aty arrestohen edhe Mit'hat Frashėri me Ali Kėlcyrėn, apo jo?
    Ju shpjegova nga numri i kaluar qė ikėm me varkė dhe ndenjėm nė Brindizi. Anglezėt arrestuan Mit'hat Frashėrin, Ali Kėlcyrėn dhe kapitenin e anijes.
    Madje ne e pyetėm atė:
    - Po kėtė pilotin, pse e futėt nė burg?
    Dhe tha:
    - Po ku e dinte ky rrugėn, qė tė shkonte nga Ulqini dhe drejt e nė Brindizi?
    Dhe ne i themi:
    - Po ku e dimė ne?!
    Ai tha:
    - Pyeteni!
    E pyesim ne dhe tha:
    - Po ajo ėshtė rrugė pilotėsh, pėr pilotė peshku, se ne shkuam me peshkarexhė.
    Mit'hat Frashėrin, Ali Kėlcyrėn dhe kapitenin e anijes i arrestuan dhe i izoluan pėrkohėsisht.
    Por me forcė i mbajtėn, ndėrsa kėtė pilotin e lėshuan mė herėt sepse e vėrtetuan qė ishte analfabet. Se e kam parė me sytė e mi qė e morėn me forcė dhe i thanė qė, "Hajde merre kėtė varkė dhe ēoje nė Itali".
    Dhe cili ka qenė vendimi qė ke marrė nė ato ēaste kritike pėr jetėn tėnde?
    Vendimi personal qė kam marrė unė me veten time ka qenė: "Nuk kthehem mė nė Shqipėri, se e ka marrė komunizmi".
    Po kishit besim atė ditė tė parė tė largimit tuaj se qeveria komuniste qė sa hipi nė fron do tė pėrmbysej ndonjėherė?
    Jo, unė personalisht nuk kisha.
    Ju kishit bindjen?
    Po, e kisha qė do tė mbeteshin nė pushtet.
    Ēfarė moshe kishit atėherė?
    20 vjeē.
    I pamartuar?
    Po. Dhe nė atė kohė unė kisha marrė vendim qė, kudo qė tė shkoja, nė Amerikė, nė Australi ose dhe nė Zelandė, duhet tė filloja tė mėsoja gjuhėn anglishte, sepse nuk e dija. Unė dija italisht shumė mirė sepse kisha qenė nė shkollė nė Peruxhia; edhe frėngjishten e dija, por jo tė plotė.
    Por nė anglisht isha zero. Dhe fillova ta mėsoj me njė nga mėnyrat, qė relativisht ėshtė interesante dhe kjo. Pra mėnyra ishte qė tė punoja pėr anglezėt dhe anglo-amerikanėt qė ishin nė kamp. Dhe unė punoja pėr ta.
    Ju nė Brindizi, u vendosėn nė kamp?
    Menjėherė nė kamp na vendosėn.
    Sa ndenjėt nė Itali?
    Nė kamp ndenja 2 vjet ose 2 vjet e gjysmė. Por unė isha gjithmonė nėpunės.
    Gjatė kėsaj kohe thatė qė ndihmonit misionin anglez. Nė kėtė periudhė i gjetėt Emerin dhe tė tjerėt, tė cilėt i kishit njohur nė Shqipėri?
    Jo, sepse ishin tė tjerė anglezė.
    Po pse ju pranuan juve dhe nuk shkoi njė tjetėr qė tė bėhet nėpunės tek ata? Ishit mė i shkathėt?
    Jo, se unė punoja nė zyrėn e regjistrimit kur vinin refugjatėt qė u bėja analizėn.
    Po pra, ju ishit nėpunės, po pse ju caktuan juve?
    Pėr sa kohė isha nė kamp, isha nėpunės nė Santa Maria De Luca, ku ishte kampi i shqiptarėve, dhe nė Regumilia, ku ishte kampi tjetėr i shqiptarėve.
    Ishin veē shqiptarėt?
    Ēifutėt, me ndėrmjetėsim, pėr marifetet e tyre deshėn qė kampet e refugjatėve tė ndaheshin me kombėsi.
    Dhe shqiptarėt u bėnė veē?
    Po, por ata e bėnė pėr qėllimet e tyre, sepse donin qė tė ishin tė veēantė, qė tė iknin me barkė dhe tė shkonin nė Izrael.
    Ju ishit nėpunės; po tė tjerėt, nuk ishin nėpunės?
    Jo, vetėm unė isha.
    Po pėrse vetėm juve?
    Sepse flisja pak anglisht.
    Arrite ta mėsoje pėr 2 vjet anglishten?
    E mėsova sa pėr tė folur.
    Gjatė kohės qė ju ishit nė Itali, morėt vesh pėr gjyqet qė hapi qeveria komuniste e Enver Hoxhės? Radion e dėgjonit, sepse jemi nė njė moment qė filluan ekzekutimet nė masė; kishit informacion?
    Unė nuk merresha me kėto.
    Pra, kishit informacion se ēfarė bėhej nga Shqipėria?
    Unė mund tė dėgjoja, por e konsideroja si gjė normale qė tė ekzekutoheshin komunistėt.
    Ty t'u duk normalitet?
    Po, kjo ishte gjė normale. Sepse ishte si parim qė do tė eliminoheshin tė gjithė kundėrshtarėt. Kėta tė Ballit nuk e pranonin akoma.
    Ēfarė thoshin?
    Fjalė pa vend, sepse nuk kishte tė bėnte me drejtėsi ajo.
    Thatė se ndenjėt nė kampin e refugjatėve nė Brindizi plot dy vjet. Ku shkove pas dy vjetėsh?
    Nė Santa Maria De Luca, nė Jug tė Italisė, nė njė vend peshkatarėsh, takova njė majore angleze, qė ishte me gradė, e cila quhej Elisabet Burkli. Kjo ishte beqare e pamartuar dhe e moshuar. Pasanike nga babai dhe pasanike nga vetja. Pasanike edhe nga puna; ishte me gradė majore, qė do tė thotė se merrte rrogė tė majme nga Qendra e Refugjatėve. Ajo kishte njė shėrbėtore tė zezė dhe vendosi pėr jetėn e saj qė...
    Ēfarė vendosi pėr jetėn e saj ajo?
    Vendosi qė tė ndihmojė refugjatėt. Ndėr ta mė mori dhe mua pėrsipėr, ku mė rregulloi qė tė shkoj nė Rutgers University, nė Nju Xhersi, dhe mė tha:
    "Shko atje si tė mbėrrish nė Amerikė!"
    Ashtu bėra. Si mbėrrita nė Amerikė, njė javė mė vonė shkova nė universitet.
    Pra ti, dy vjet mė mbrapa nga kampi, tė erdhi shansi dhe pėrfundove nė Amerikė? Pra kėtu jemi nė vitin 1947. Kur mendoje se mund tė binte komunizmi me logjikėn tėnde?
    S'e mendoja kurrė se mund tė binte.
    Pėrfundove nė Amerikė; pate kontakte me shqiptarėt nė Amerikė?
    Jo, shumė pak.
    Hasan Dostin, pėr shembull, qė ishte dhe kryetar i komitetit "Shqipėria e Lirė", aq mė shumė qė zėvendėsoi nė atė detyrė Mit'hat Frashėrin, e keni njohur nė Amerikė?
    Nė Kryengritjen e Fierit kundra Zogut, Hasan Dosti ka qenė nė bahēen tonė. Atje nuk ia dija mirė zanafillėn.
    Kishit kontakt me shqiptarėt atje?
    Jo, nuk mbaja shumė kontakte.
    Po me komitetin "Shqipėria e Lirė", kishit kontakte?
    Jo.
    Po kur shikonit qė hidheshin kėto grupet diversioniste, pėr tė krijuar situata dhe pėr tė pėrmbysur pėrpjekjet qė bėheshin?
    Kėshilla ime pėr ta kur mė jepej rasti ishte: "Mos u merrni me kėto gjėra, sepse janė pallavra!"
    Unė kam pasur njė miqėsi tė ngushtė me Jup Binakun nga Gjakova. Ka marrė pjesė nė Kongresin e Ballit nė Berat, dhe vinte ēdo ditė nga njė qytezė afėr, madje ku jeton Drita, vajza ime sot, atje jetonte Jup Binaku.
    Ai m'i thoshte tė gjitha kėto gjėra, dhe ishte ai qė mė mbante nė kontakt me botėn e jashtme, sepse unė nuk merresha me asnjė tjetėr, dhe vetėm me atė mbaja miqėsi personale.
    Juve atje mbaruat shkollėn pėr Fizikė Bėrthamore?
    Po, pėr fizikė, sepse fizika ėshtė fizikė. Ndėrsa kėtu e konsiderojnė si Fizikė Bėrthamore, pėr ta zgjeruar dhe pėr t'i dhėnė njė ngjyrim emocional.
    Ky ishte drejtimi qė morėt juve. Kontakt me familjen kishit; po me njerėzit nė Shqipėri, nuk kishit asnjė mundėsi?
    Jo.
    Dinit se ēfarė bėhej kėtu?
    Dija qė ishte ngatėrresė e madhe.
    Ashpėrsinė komuniste nė Shqipėri, e njihnit? Kishit informacion pėr formėn, reprezaljet, pra pėr formėn e regjimit, qė ishte, jo thjesht komunizėm, por pėr mėnyrėn se si operonte?
    Jo, nuk dija asgjė.
    Vetėm dije qė nuk vije dot kėtej? Me motrat, vėllezėrit dhe njerėzit e tjerė qė le kėtej, nuk kishe asnjė kontakt?
    Jo, fare.
    Si u vure nė dijeni qė ishte bėrė njė libėr, njė roman artistik i titulluar "Komisari Memo"? Se vetė romani quhej artistik, pavarėsisht se merr episode, figura dhe personazhe nga jeta reale.
    U vure nė dijeni fillimisht pėr njė roman qė kishte bėrė Dritėro Agolli?
    Jo.
    Po nga e mėsove atė?
    Eventualisht nuk e mbaj mend se kush ma dha filmin.
    Pas 1990-ės?
    Po.


    (Vijon nesėr)
    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Sejfi Protopapa: Pas rėnies sė komunizmit mėsova se mė quanin Sali Protopapa

    Nga: FATOS VELIU

    Emri i tij i vėrtetė ėshtė Sejfi Protopapa. Ėshtė bir i njė avokati me origjinė nga fshati Protopapė i Korēės. Ka lindur nė Berat mė 20 shkurt 1923. Arsimohet nė vendlindje dhe nė Itali. Nė vitin 1943, kur ishte vetėm 20 vjeē, emėrohet komandanti i njė ēete tė Ballit, qė vepronte nė zonėn e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Nė vitin 1944 ai largohet pėrfundimisht nga Shqipėria pėr tu rikthyer vetėm nė vitin 1991 pas rėnies sė komunizmit. Fillimisht vendoset nė Itali dhe mė tej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore. Ėshtė i martuar me njė estoneze dhe baba i tre fėmijėve. Por ēfarė rrėfen vetė ai pėr jetėn nė SHBA derisa u rrėzua komunizmi shqiptar dhe ai mundi tė rimarrė kontaktet me familjen qė nuk e kishte parė prej mė shumė se 50 vjetėsh?

    (Vijon nga numrat e kaluar)

    Pra zoti Sejfi e kaluam bisedėn pėr momentet kur ju u vendosėt nė Amerikė, ku nuk kishit shumė dijeni se ēfarė ndodhte me njerėzit tuaj nė Shqipėri, ndėrsa kishit humbur ēdo lloj kontakti apo jo?
    Po. Ju shpjegova se nė Santa Maria De Luca, nė Jug tė Italisė nė njė vend peshkatarėsh, takova njė majore angleze dhe njė majore amerikane, qė ishte me gradė, e cila quhet Elisabet Burkli. Kjo ishte beqare e pamartuar dhe e moshuar. Pasanike nga babai dhe pasanike nga vetja e vet. Pasanike dhe nga puna ishte me gradė Majore, qė do tė thotė se merrte rrogė tė majme nga Qendra e Refugjatėve.
    Ajo kishte vendosur qė tė ndihmojė refugjatėt. Ndėr ta mė mori dhe mua pėrsipėr ku mė rregulloi qė tė shkoj nė Rutgers University, nė Nju Xhersi, dhe mė tha:
    -Shko atje si tė mbėrrish nė Amerikė!
    Ashtu bėra. Si mbėrrita nė Amerikė, njė javė mė vonė shkova nė universitet. Do tė vijoja pėr fushėn e Fizikės.
    Pas saj nga Shqipėria nuk kisha mė asnjė kontakt. Dija qė ishte ngatėrresė e madhe, por se ēfarė nuk dija gjė. Ashtu si nuk dija fare se ishte bėrė njė roman nga njė shkrimtar i dėgjuar ku e kishte titulluar "Komisari Memo" dhe kishte vėnė nė qendėr tė tij njė personazh nga Protopapajt si Komandant Balli ku nė tė vėrtetė unė kam qenė i tillė nga ai fis. Por unė nuk dija gjė qė ai personazh do tė pėrjetėsohej fuqishėm edhe nė njė film artistik.
    Pėr Dritėro Agollin nuk kishe dėgjuar dhe njohur fare?
    Jo asnjėherė.
    Kishe informacion qė ishte njė shkrimtar i niveleve tė larta nė Shqipėri, dhe i preferuar?
    Po, e dija qė ishte pro komunist.
    Po kjo dihet sepse Shqipėria komuniste ishte, dhe detyrimisht tė ishe i preferuar duhet tė ishe komunist.
    Po pas 1990 e ke parė filmin?
    E kam parė, por nuk mė bėn pėrshtypje se unė nuk kam lidhje me tė.
    E kam parė dhe njėherė mė parė nė fakt, por nuk e mbaj mend se kur.
    Unė nuk kam fare lidhje me tė, por isha vetėm nė imagjinatėn e Dritėro Agollit.
    Vetėm se ishte Protopapa komandant Balli, vetėm kėtė lidhje kishit ju?
    Mbiemri Protopapa nga fisi juaj, komandant Balli keni qenė ju?
    Po unė kam qenė komandant Balli nė kuptimin mė tė thjeshtė.
    Pėr kėtė se ishit komandant Balli bėhej fjalė dhe tė filmi apo jo?
    Jo, nuk ka lidhje fare.
    Ēfarė i the Dritėro Agollit kur pe filmin e Sali Protopapės?
    Nuk ēava kokė fare.
    Po pėrse shkove te Dritėro Agolli?
    Shkova pėr pjesėn e parė, sepse nuk e mbaj mend mirė se kishte thėnė diēka pėr mua Dritėro Agolli. Nuk e mbaj mend se jam plakur unė tani dhe truri nuk funksionon mirė.
    Pasi i them Dritėro Agollit, ai mė thotė:
    - E kam bėrė pėr sport.
    Ėshtė figurė artistike ju tha?
    Po ėshtė punim dhe figurė artistike.
    I irrituar shkove?
    Po nė atė kohė isha shumė i irrituar. Por pastaj thashė:
    - Si kjo le tė bėjė sa tė dojė, nuk do tė ēaja mė kokė.
    E kishit njohur mė parė Dritėro Agollin?
    Jo.
    Pėr herė tė parė ju doli kur e thėrriti e shoqja?
    Po, atėherė ishte pėr herė tė parė kur kam shkuar unė taje.
    Si i the kur doli te dera?
    Unė i thashė:
    - Jam Sejfi Protopapa.
    Ai me tė drejtė mė hapi derėn dhe mė pranoi nė shtėpi dhe pėr kėtė nuk kishte ndonjė problem.
    Dhe unė nuk kisha ndonjė problem serioz, dhe nuk e kuptova se pse mė morėn nė qafė kot.
    Sepse ai mė mori nė qafė familjen.
    Po ēfarė tė tha ai, tė kishte njohur? Si tu pėrgjigj? Veē fjalės artistike ēfarė tė tha?
    Unė pas mbarimit tė vizitės me Dritėro Agollin vendosa qė tė mos ēaj kokė dhe vazhdova. Unė kam qenė i tėrhequr pėr shumė kohė, dhe jam i tėrhequr.
    Kam mėsuar se je marrė dhe me Janullatosin. Ėshtė e vėrtetė?
    Kjo ėshtė tjetėr punė, sepse unė atė e quaj punė madhėshtore.
    Pse?
    Ti ndoshta nuk e di, por nė Kishėn Ortodokse, kryepeshkopi qendror ka tė drejtė qė tė emėrojė priftėrinj dhe ēfarė ai tė dojė. Dhe Janullatos ka qenė misionar politik dhe jo fetar.
    Dhe unė ēfarė kam bėrė? Kam sulmuar Janullatosin me ēdo mėnyrė qė kam gjetur.
    Madje ne kėtu kemi pėrmbysur tė gjithė atė pėrpjekje titanike tė Nolit pėr tė shkėputur kishėn shqiptare?
    Po bravo.
    Nė Boston krijoi pavarėsinė e kishės Shqiptare nga kisha Ruse?
    Po dhe ne patėm sukses nė Amerikė, por jo nė Shqipėri. Nė Shqipėri e mori pushtetin.
    Tani e mori nė fakt se atėherė nuk e merrte. Apo s'ėshtė kėshtu?
    Por unė prapė kam futur nė Shqipėri 4 veta dhe i edukova qė tė bėheshin priftėrinj, sepse mė duheshin priftėrinj dhe unė nuk kisha priftėrinj.
    Dhe sollėt ju priftėrinj?
    I bėra unė priftėrinj, se nuk ishin priftėrinj. Dy i bėra priftėrinj, njėri nga kėta ishte Stefan Koja qė shkoi dhe u bashkua me kishėn rumune si rumun nė Shqipėri. Sepse kėtu nė Shqipėri ekziston komuniteti rumun. Dhe ai pėrdorte atė lidhjen me njė kryepeshkop rumun qė kishte qenė nė Shqipėri, nuk mė kujtohet emri.
    Dhe kur kam qenė unė nė Rumani ata mė dhanė fjalėn se, "Do tė mė ndihmonin mua dhe nuk e mbajtėn fjalėn se kishin frikė".
    Po me Janullatosin ēfarė pėrplasje patėt?
    Kėtė e kam sulmuar vazhdimisht pa ndėrprerje.
    Me shkrime?
    Po me shkrime dhe me veprime se nė fillim kam takuar Berishėn pėr tė hequr Janullatosin.
    Nė Amerikė ju ishit me gruan dhe me sa fėmijė?
    Me tre fėmijė qė i kisha nga dy martesa. Njė vajzė me martesėn e parė qė ėshtė nė San Franēisko. Vajza tjetėr ėshtė ajo qė jeton afėr shtėpisė time dhe djali im qė ka emrin shqiptar, Bekimi.
    Ku punon?
    Ai merret me tregti. Merret me kompani tė mėdha, qė luhet me miliona dollarė.
    Gruan e keni?
    Gruaja ka vdekur. Ajo ishte estoneze. Ajo ishte pro-shqiptare, madje e donte Shqipėrinė mė shumė sesa Estoninė. E mora me vete gruan kur shkuam nė Protopapė.
    Ju jetoni vetėm tani?
    Kam njė grua plakė qė jeton nė katin e dytė tė shtėpisė time, dhe unė jetoj nė katin e parė. Ajo gatuan darkėn dhe hamė bukė bashkė. Pėr mėngjesin dhe pėr drekėn ėshtė pėrgjegjėse qė tė mbajė ushqimin nė frigorifer qė tė kem unė.
    Keni dikė qė merret dhe kujdeset pėr ju?
    Po.
    Kur more vesh qė u pėrmbys komunizmi nė Shqipėri si u ndjetė?
    Nuk mu prish puna mua, sepse unė nuk isha angazhuar fare politikisht.
    Deri nė 1990 jo, sepse unė nuk kam marrė pjesė fare dhe nuk jam marrė me politikė.
    Gjithsesi e ndjetė qė po pėrmbysej?
    Shyqyr qė u pėrmbys, por jo se mė interesonte.
    Po kėnaqėsia juaj qė do tė takoje motrėn dhe do tė takoje njerėzit e tjerė qė kishe lėnė nė Shqipėri?
    Kjo po.
    Dua tė them kėtė, qė pavarėsisht se ti mund tė mos vije sepse nuk e kishe tė lejuar nė atė moment. Fakti qė ti nuk vije dot nė vendin tėnd sepse nga ana psikologjike nuk ėshtė se ndiheshe mirė apo jo?
    Tani ju hap rruga?
    Unė erdha menjėherė.
    Ndėrhyn nipi i tij Eduard Zaloshnja:
    - Ėshtė interesant fakti se ky shkonte nė njė shkėmb atje, mė ka ēuar dhe mua shkonte ēdo tė shtunė atje, bregut tė oqeanit, dhe e kishte pėrcaktuar pikėn se ku i binte ekzaktėsisht Shqipėria dhe rrinte gjysmė ore, ose njė orė atje.
    Ma thuaj pak si e bėje kėtė veprimin qė shkoje nė oqean dhe shikoje nga Shqipėria?
    Mė shumė nė Boston tė Amerikės e bėja kėtė gjė, por dhe nė Itali shkoja te bregu i detit dhe karshi bregut tė detit ishte Shqipėria. Po ky ishte mall sentimental.
    Tani jemi nė vitin 1990, fakti qė juve ju hap rruga dhe kishit tani mundėsi qė tė vinit nė vendin tuaj qė kishit gati 50 vjet qė kishit ikur. Unė di qė ti ke qenė nė takimin qė ka bėrė Berisha dhe Pashko nė Departamentin e Shtetit herėn e parė, nė mars 1991. Si ėshtė e vėrteta?
    Unė jam munduar tė ndėrhyj pėr ēėshtjen e qeverisjes sė Shqipėrisė. Ka qenė Berisha dhe Gramoz Pashko. Por ishin takime tė kota, prandaj eventualisht unė vendosa qė tė mos merrem mė me kėto punė.
    Ēfarė sugjerime i ke dhėnė atij?
    Kundėr komunizmit. Por sugjerimet specifike ishin me emra konkretė qė kėtė ta pranoni, kėtė tė mos e pranoni.
    Ju jeni dėshmitar i njė momenti qė ju e konsideroni tragjik tė periudhės sė vendimit tė Mukjes. Dhe ndodheni nė Shqipėri nė momentin qė mbaruan zgjedhjet e pėrgjithshme, ku pėr ēudi ka fituar koalicioni i majtė. Si e argumenton kėtė?
    Nė zgjedhjet politike tė njė demokracie siē po mundohet tė bėhet Shqipėria, tė dyja palėt japin kontribut qė njėra tė fitojė.
    Pra, nė kėtė rast ka mundėsi qė vota qė mori Edi Rama vjen mė shumė nga tė metat e Sali Berishės sesa nga Edi Rama vetė.
    Ka fituar me tė drejtė e majta?
    Nuk ka fituar me tė drejtė, por ka fituar pėr arsye se Sali Berisha nuk ėshtė sjellė mirė.
    Kjo ėshtė loja politike, po nuk u solle mirė humbe. Pra i bie qė Edi Rama tė jetė sjellė mirė?
    Unė nuk e di, por unė e kam takuar Edi Ramėn nė Amerikė.
    Ēfarė konkluzioni ke?
    Nuk mė jep impresion pėr tė qenė udhėheqės i Shqipėrisė Edi Rama.
    Pra ju nuk e vlerėsoni si lider?
    Jo, nuk e vlerėsoj dot.
    Po Sali Berishėn si e vlerėsoni?
    Tani e vlerėsoj ndryshe nga Edi Rama.
    Flas si figurė jo pėr momentin e votimit? Si intelektual, si politikan, si burrė shteti, si e vlerėsoni?
    Ai ėshtė njė politikan i falimentuar qė humbi zgjedhjet.
    Sali Berisha i ka humbur dhe herė tjetėr zgjedhjet?
    Po mund t'i ketė vjedhur dhe mund t'i ketė bėrė me hile. Por kėto zgjedhje janė bėrė mė me kujdes prandaj dhe janė konsideruar si zgjedhjet mė serioze, mė reale.
    Jeni i bindur ju se kėto zgjedhje qė u bėnė tani janė ato zgjedhje qė ju keni kėrkuar, ose zgjedhjet qė ju keni kėrkuar nė Konferencėn e Mukjes nė atė kohė nėpėrmjet njė votimi tė rregullt.
    Zgjedhjet qė janė kėrkuar nė Mukje kanė qenė parimore.
    Kėto qė ndodhėn tani?
    Parimore do tė thotė qė janė perfekte.
    Mukja u nda dhe u ēa dhe nuk u pranua pėr faktin sepse u kėrkua qė pas luftės tė vendosė vota se si do tė bėhej llogaritja e pushtetit. Pra, ndarja e pushtetit e majtė dhe e djathtė. Apo jo?
    Jo e keni gabim.
    Duhet ta keni tė qartė se Partia Komuniste e konsideronte marrjen e pushtetit si objektiv kryesor. Partia Komuniste i dėnoi njerėzit dhe nuk ēante kokė pėr asgjė tjetėr. Vetėm donte marrjen e pushtetit dhe asgjė tjetėr.
    Si e ndieni veten qė ju takojnė tani dhe ju pyesin se ju jeni Sali Protopapa?
    Ēfarė ju thonė?
    Unė nuk kam asnjė lidhje me Sali Protopapėn.
    Si personazh, do ta takosh?
    Unė ndiej neveritje.
    Do ta takosh Pirro Manin qė ka luajtur rolin?
    Nuk e kam takuar kurrė. Mė thanė qė ėshtė nė Boston, por nuk e kam takuar. Nuk mė interesojnė kėto gjėra, sepse kėto janė gėnjeshtra. Kush i krijon Dritėro Agolli, apo dhe ndonjė tjetėr, mua nuk mė interesojnė sepse gėnjeshtra ėshtė gėnjeshtėr.
    Pėr mua tė gjitha kėto janė gėnjeshtra.
    Dashin nuk e konsumon tė gjithė?
    Asnjėherė nuk kam ngrėnė njė dash tė gjithė nė tė gjithė jetėn time.
    E ke kėrkuar partizanin e strehuar se do tė pushkatoje burrat e fshatit?
    Jo, kėto janė gėnjeshtra tė Dritėro Agollit, qė ai kalon kohėn dhe shet libra me kėto gėnjeshtra.
    Shkrimtari serioz nuk bėn gėnjeshtra, por merret me kujdes me tė vėrtetėn e perėndisė.
    Megjithatė ai tė bėri tė famshėm me atė personazh?
    Kjo s'mė intereson.
    Shumė personave ju kam thėnė se sot kam intervistėn me Sali Protopapėn. Dhe mė thoshin: - Jeton akoma? Po jeton: - ju thashė.
    Po ke gėnjyer dhe nuk ke thėnė tė vėrtetėn.
    - Unė ju thashė kam intervistė me Sali Protopapėn. Dhe ju thashė qė ka ardhur nga Amerika. Dhe mė thoshin: - Si ka mundėsi nuk u vra nė fund tė filmit ai?
    I gjithė filmi ėshtė njė gėnjeshtėr, ndaj dhe ti nuk duhet tė merresh me kėto gėnjeshtra. Zot na ruaj.
    Jeta ime ėshtė shumė e thjeshtė dhe nuk ka hile. Me kėtė jetė unė kam jetuar tė gjitha vėshtirėsitė.
    Eduard Zaloshnja: Unė di tė them qė ky ka qenė ndėrmjetėsi pėr takimin qė do tė bėhej midis Sali Berishės dhe Gramoz Pashkos nė Departamentin e Shtetit.
    Faleminderit zoti Sejfi
    Faleminderit dhe juve dhe gjithė publikut shqiptar qė gjen kohė dhe durim tė mė ndjekė.
    I dua fort tė gjithė njerėzit. Populli ynė ėshtė njė popull shumė dinjitoz.
    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha e Ortodoksisė nė Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  2. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  3. E Verteta Mbi Fatmir (foti) Cici
    Nga vllaznim nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-10-2003, 14:55
  4. 101 personalitete dėnojnė qėndrimin e At Foti Cicit
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 05:05
  5. Batuta nga filma shqiptare
    Nga Ihti nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 292
    Postimi i Fundit: 12-09-2003, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •