Drita Protopapa: Kur erdhėm pas '90 nė Shqipėri, shikoheshim si yje Hollivudi
Nga: FATOS VELIU
(Vijon nga numrat e kaluar)
Zonja Drita. Si e kujtoni babain tuaj qė nuk ka pasur as njė njeri tė afėrt larg vendit tė tij, ndėrsa duhet tė keni qenė nxėnėse nė bankat e shkollės?
Mund ta kuptoni edhe vetė, kur je njė fėmijė i vogėl, nuk kupton shumė rreth shteteve, rreth gjeografisė, janė gjėra qė pėr atė moshė nuk kanė shumė rėndėsi, por e vetmja gjė qė mund t'ju them ėshtė se si fėmijė ne dinim qė shokėt e klasės nė shkollėn ku studionim shpesh nė ditė pushimesh do tė vizitonin kushėrinjtė nė Konektikat, diku aty afėr, ose do tė shkonin nė Nju Jork, ose do tė vizitonin tezen apo gjyshėrit e ndodhur aty, apo kėtu qė sigurisht ishin vendbanime tė afėrta me vendndodhjen e shkollės apo banesės sonė.
Po ju si e pėrcillnit kėtė mungesė njerėzish pėr faktin se babai tuaj ishte i dėnuar pėr tė mos shkuar nė shtetin e tij ku kishte vendlindjen, ndėrkohė qė nuk kishte asnjė lloj kontakti me njerėzit mė tė afėrt tė tij?
Ndėrsa nė rastin tim, nuk e kishim njė mundėsi tė tillė. Ne kishim prindėrit e nėnės sime, tė cilėt jetonin nė Nju Jork, por pėrsa i pėrket familjes sė babit tim, pėr tė cilėt po mė pyesni dhe ju, ne nuk dinim asgjė. Nuk njihnim askėnd, madje nuk mund tė flisnim fare pėr ta. Nuk i njihnim cilėt ishin dhe nuk ua dinim as emrat.
Nuk ju fliste babai tuaj pėr njerėzit mė tė afėrt qė kishte lėnė nė Shqipėri ndėrsa ishte larguar rrėmbimthi kur pėrfundoi lufta?
Babi im fliste pėr ta nė pėrgjithėsi, por nuk kishim parė ndonjėherė ndonjė fotografi. Nuk e dija kush ishin motrat e tij. Nuk dija kush ishte Shkėndija, Erveheja, Qamili, pra unė thjesht dija emrat e xhajės dhe dy hallave tė mia.
Si i pėrfytyronit ndėrsa ju pėrmendeshin si emra, ndėrsa as nuk mund tė mendonit se tė paktėn nė kėtė jetė do tė mund tė takoheshit ndonjėherė me ta?
Ishin thjesht emra, emra njerėzish, por nė fakt nuk e dija tamam kush ishin. Ata ekzistonin nė njė vend ekzotik, tė quajtur Shqipėri. Ēfarė ishte ky vend? Si fėmijė nuk arrija ta kuptoja.
Dhe kur kuptuat se kush ishte nė tė vėrtetė Shqipėria komuniste pėr tė cilin juve qė ishit lindur nė SHBA as e kishit idenė fare?
Nuk e kuptoja nė fillim. Mu desh njė kohė e gjatė pėr ta kuptuar.
Derisa u rrita nuk e kuptoja tamam se ēfarė ishte komunizmi, por dija qė nuk ishte njė gjė e mirė, sepse bėhej fjalė pėr diēka qė po na ndalonte tė takonim familjen tonė, tė takoja familjen e babit tim. Kėshtu qė mund ta kuptoni qė babi im kishte shumė pak kontakt me ta. Nuk kishte telefona, nuk kishte komunikim, sepse familja e tij nė Shqipėri nuk mund tė komunikonte me tė, ose do tė dėnoheshin, ose do tė futeshin nė telashe.
Pra e dinit qė ishte ndėrhyrje politike nė ēėshtjen e babait tuaj apo jo?
Po. Dija qė nė familjen time ishte e pranishme shumė politika, pėr shkak tė historisė sė babit tim. Nė fakt nuk e di se nė ēfarė moshe ishim kur filloi tė na fliste pėr historinė e tij, por kemi dėgjuar histori pėr Ballin Kombėtar, dhe tė gjitha gjėrat qė ka bėrė qė nė moshė tė vogėl.
Ēfarė kuptuat pėr kėtė veprimtari tė babit?
Kur u rritėm, arritėm tė kuptonim qė ai ka luftuar shumė fort pėr demokracinė nė Shqipėri, pėr partinė demokratike. Por komunizmi fitoi dhe automatikisht komunizmi nuk ishte mirė pėr ne, nuk ishte diēka e mirė. Kur u rrita, krijova opinionin tim lidhur me kėtė ēėshtje dhe mė dukej shumė e trishtueshme dhe acaruese. Nuk mė vinte aspak mirė qė nuk mund tė shkonim nė Shqipėri, qė nuk mund tė njihnim tė gjithė kushėrinjtė, nuk mund tė njihnim tė gjithė familjen tonė.
Nuk arrinit tė kuptonit gjithė kėtė barrikadė qė ju bėhej edhe pėr tė takuar njerėzit mė tė afėrt?
Ishte shumė e vėshtirė ta kuptonim pse ndodhte njė gjė e tillė, nuk e kuptonim pse nuk mund tė shkonim atje, pse ata nuk mund tė vinin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pse nuk mund tė vinim nė Amerikė, ku qėndronte e keqja tek kjo. Si fėmijė nuk e kuptoja, por edhe kur isha adoleshente sėrish ishte e vėshtirė. Unė mund tė udhėtoja nė Spanjė, mund tė udhėtoja kudo, nė Itali, nė Greqi, mund tė shkoja deri nė kufi tė Shqipėrisė nėse dėshiroja, por nė Shqipėri nuk mund tė futesha. Nuk e kuptoja pse. Pse ndodhte kjo? Ishte shumė e vėshtirė pėr ta kuptuar.
Jua kishte treguar babai juaj momentet e vitit 1944, kur kishte braktisur Shqipėrinė?
Kjo ėshtė njė histori shumė e fortė, por kur babi im u arratis nga Shqipėria, ai na e tregoi kėtė histori, ndoshta mund tė kem qenė sa ėshtė djali im tani, por mė kujtohet se na tregoi se nėse do tė qėndronte nė Shqipėri dhe nuk do tė arratisej nė vende tė tjera si nė Itali apo diku tjetėr, atė dhe tė gjithė shokėt e tij qė kanė qenė tek Balli Kombėtar do tė ekzekutoheshin. Ata qė nuk u arratisėn bashkė me babin tim, qė vendosėn tė qėndronin nė Shqipėri, i ekzekutuan. Kėshtu qė pėr mua ishte shumė e qartė. Ai kishte marrė vendimin e duhur.
Dhe ndiqnit situatat politike pėr pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri. Pra kishit besim se do tė ndodhte njė ditė?
Ishte periudha midis vitit 1989-1990 ku komunizmi nisi tė rrėzohej nė tė gjithė botėn. Nė Poloni, Rumani e kudo, pra nė tė gjitha vendet e tjera ai pėrfundoi sė ekzistuari.
Nė Amerikė po prisnin me padurim se kur do tė ndodhte njė gjė e tillė edhe nė Shqipėri.
Ēfarė moshe kishit nė atė kohė kur vijonte kapitullimi i komunizmit nė Shqipėri ?
Nė atė kohė unė sapo kisha pėrfunduar universitetin. Isha rreth 24 vjeē.
Nė atė kohė ndodhi rėnia e tij nė Shqipėri?
Pikėrisht nė atė kohė. Nė njė ditė tė asaj periudhe babai vjen nė shtėpi dhe na dha lajmin e madh duke thėnė: "Shqipėria tashmė ėshtė e lirė, komunizmi mori fund, nuk ka mė komunizėm, Enver Hoxha nuk ėshtė mė, kėshtu qė tashmė mund tė takojmė familjen tonė".
Tė ndalemi pak nė kėtė moment zonja Protopapa pėr faktin se nuk dua t'i anashkalojmė kėto momente aq tė madhėrishme pėr jetėn tuaj, pėr vetė faktin se ju erdhėn ato ēaste qė dikur as mund ti mendonit. Ajo qė dua tė di ėshtė kurioziteti i madh se nė atė kohė kur babait tuaj ju hap drita jeshile pėr tė takuar njerėzit qė kishte mė shumė se 52 vjet qė ishte ndarė, cilin ka vendosur tė kontaktonte si fillim?
Dy njerėzit e parė qė ai vendosi tė sillte nė atė periudhė pėr vizitė nė shtėpinė tonė ishin motra e tij, Shkėndija, e cila ėshtė nėna e Eduard Zaloshnjės (pėr tė cilin mė thatė se e njihnit pėr faktin se kėtu nė Shqipėri ai tashmė ėshtė njė person publik si analist i ngjarjeve dhe situatave politike), ndėrkohė qė mendoi tė sillte dhe kushėrirėn time Meritėn.
Pra, kėta ishin dy njerėzit e parė qė kėrkoi tė kontaktonte, duke filluar pėrpjekjet qė ato tė merrnin rrugėn pėr vizitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Ku jetonit saktėsisht nė atė kohė?
Nė atė kohė unė jetoja nė Boston, ndėrsa prindėrit e mi jetonin afėr Bostonit.
Ju kuptova. Si vijoi pėrpjekja e babait pėr tė takuar dy njerėzit e parė mė tė afėrt tė tij, Shkėndijėn dhe Meritėn?
Pėrpjekjet e tij nėpėrmjet autoriteteve amerikane pėr t'u mundėsuar tė drejtėn e kalimit nė shtetin tonė ishin tė mėdha. E vėrteta ėshtė se neve nuk na besohej. Na dukej sikur ishim nė njė film. Sikur nuk po ndodhte nė tė vėrtetė. Pyetja qė na rrinte ngulitur vazhdimisht nė kohė, ishte nėse a ishte e vėrtetė njė histori e tillė? A do tė vinin vėrtet kushėrinjtė e mi nė Amerikė?! Nuk arrinim ta besonim derisa shkuam nė aeroport dhe i pamė.
Dhe?
A mund ta imagjinoni babain tim nė atė kohė? Bėhet fjalė pėr 24 vjet mė parė [nė vitin 1990]. Ai ishte rreth 60 vjeē, ndėrkohė qė do tė takonte motrėn me tė cilėn ishte ndarė qė nė moshėn 21 vjeē, kur ajo saktėsisht kishte qenė vetėm 16 vjeē.
Ishte njė takim shumė emocionues.
Pra ne me babain shkuam nė aeroport pėr tė takuar motrėn qė tashmė ishte te 57 vitet e saj. Ishin emocione qė nuk mundėm jo vetėm unė, por nuk besoj se mund tė ketė penė qė tė mund t'i pėrshkruajė.
Ata qė mbanin mend te njėri-tjetri ēastet e fundit kur ishin ndarė nė adoleshencė tashmė u pėrballėn me ndryshimin e befasishėm. Ata ishin tė dy me thinja, ndėrkohė qė tė dy ishin rreth tė 60-ve.
Babi tuaj mund tė konstatonte tek e motra veē anės fizike ndonjė evoluim mentaliteti shqiptar, tė cilėn e njihte nė kohėn qė kishte jetuar pranė tė afėrmve?
Pėr tu pėrgjigjur mė mirė kėsaj pyetje sė pari do t'ju tregoj momentin qė babai erdhi nė Shqipėri pėr herė tė parė, pėr tė cilėn dua t'ju tregoj njė histori tė vogėl.
Po?
Herėn e parė qė babai im erdhi nė Shqipėri, u filmua gjerėsisht nga kameramanėt. Por ai u tregua i kujdesshėm qė tė filmonte edhe vetė vende dhe qyteti ku kishte kaluar fėmijėrinė, adoleshencėn dhe aktivitetin e tij. Ishte vizita e tij e parė nė Shqipėri.
Dhe ēfarė konstatoi nga filmimet qė bėri?
Kur ai u kthye nė Amerikė, ne pamė filmimin. Ajo qė u konstatua nga pamjet qė shikonim ishte se siē thoshte babai nuk kishte ndryshuar asgjė. Ishte njėsoj sikur koha kishte ndaluar nė vitin 1945. Gjithēka dukej sikur kishte mbetur njėsoj, edhe pse kishin kaluar mė shumė se 50 vite nga ajo kohė, kur kishte ikur im atė.
Po pėr njerėzit qė babai juaj Sejfi Protopapa i pa pas 50 vitesh ēfarė thoshte?
Edhe pėr kėtė thoshte se nuk kishte ndryshuar asgjė nė pamjen e njerėzve. Nė mėnyrėn sesi ata visheshin, makinat, gjithēka. Kjo tė krijonte njė ndjesi shumė tė ēuditshme, tė shihje diēka tė tillė, nė 45 vjet diktaturė. Nuk kishte ndryshuar asgjė, dukej tamam sikur kishte ndalur koha.
Kur keni ardhur ju pėr herė tė parė nė Shqipėri?
Unė kam ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė nė vitin 2010, pra tre vjet mė parė. Ishte pikėrisht muaji qershor. Babai im po nderohej nė Berat. Bashkia e qytetit i akordoi titullin "Qytetar Nderi i Beratit".
Dhe pėrshtypja qė krijuat?
Ishte shumė ngrohtė. Kishte njerėz gjithandej, qė bisedonin me njėri-tjetrin dhe dukeshin shumė tė lumtur. Dukej si njė vend krejtėsisht ndryshe nė krahasim me atė ēfarė kisha parė tek ai filmimi qė pėrmenda mė parė. Mund tė them qė m'u duk njė pamje pozitive. Aty ishte edhe e gjithė familja ime. Ishte halla ime, ishte Merita… ishte…. E ndjeja veten shumė krenare qė unė nė tė vėrtetė kisha familje. Ajo ishte pėrballė meje nė ato aktivitete qė merrnim pjesė bashkėrisht. Nuk kishte emocion mė tė madh teksa shikoja ata njerėz qė vetėm i kisha ėndėrruar dhe i thosha vetes: "Kjo ėshtė familja ime. Kėta janė njerėzit e mi".
Jam kurioz pėr filmin "I teti nė bronz", ku komandanti i Ballit ishte skalitur prej fisit Protopapa prej nga ishte dhe babai tuaj, i cili kishte qenė saktėsisht komandant batalioni te forcat e Ballit Kombėtar?
Pėr njė periudhė tė gjatė kohore nuk doja ta shihja filmin. Nuk doja ta shihja kėtė personazhin, Sali Protopapa. Mė dukej shumė e vėshtirė, sepse babai im ėshtė babai im, gjithsecili krijon imazhin e babait tė vet dhe unė nuk doja ta prishja imazhin. Tė shkatėrroja imazhin qė kisha krijuar pėr tė. Pėr njė kohė tė gjatė refuzoja ta shihja filmin, por kisha dėgjuar shumė rreth tij.
Po miqve tė tu nė Amerikė u kishe treguar pėr famėn e personazhit tė babait tuaj tė skalitur nė njė film shumė tė famshėm?
Miqve tė mi amerikanė iu thosha:
- Ne nė Shqipėri jemi si yje Hollivudi, jemi tė famshėm.
Ata mė thoshin:
- Pse jeni tė famshėm atje?
Unė i thosha:
- Pėr shkak tė babait tim, pėr shkak tė emrit tė tij. Pėr shkak tė emrit tė personazhit nė film, ēdo kush i di emrat tanė atje dhe kur shkoj nė Shqipėri dhe them emrin tim, shqiptarėt reagojnė:
- Oh, ti je Drita Protopapa? Vajza e Sali Protopapės?
Kėshtu qė mė trajtonin ndryshe nė Shqipėri, ndėrsa nė Amerikė jam tėrėsisht njė person i zakonshėm, nuk jam e veēantė.
Po kur keni vizituar Shqipėrinė keni pėrmendur identitetin tuaj?
Kushėriri im mė kishte mėsuar vetėm njė fjali nė shqip:
Unė jam vajza e Sali Protopapės.
Gjithashtu ai mė tha se nėse unė e them njė gjė tė tillė nė Shqipėri, gjithēka do tė shkojė mirė. Kėshtu qė e mėsova atė fjali.
Dhe ashtu ndodhi. Kėtu mė trajtonin vėrtet ndryshe, si njeri tė veēantė.
Do tė tė tregoj edhe njė histori tjetėr. Kur erdha nė Shqipėri nė vitin 2010, ne po shkonim nė aeroport, ishim nė taksi dhe babai im ishte nė vendin e parė. Ndėrkohė, na ndaloi policia rrugore. Pastaj panė se kush ishte brenda. Panė babin tim dhe thanė:
Vazhdoni. As qė folėn mė, na lanė tė lirė menjėherė vetėm prej babait. Prandaj them qė ndihesha si njė yll Hollivudi, sikur isha Jenifer Lopez.
Sa keni qenė nė Shqipėri nė atė vizitė tuaj tė parė?
Kam qėndruar nė Shqipėri dy javė. Kam qenė nė Tiranė, Jalė, Vlorė, Berat, Pogradec, Shėn-gjin… pra kam qenė nė shumė vende dhe shumė persona mė kanė takuar. Kėshtu qė tani ata do ta besojnė kur tė them:
Unė jam Drita Protopapa, vajza e Sali Protopapės.
Ju jeni pjesėrisht shqiptare zonja Drita, pėr faktin se me sa di unė, nėna juaj ėshtė nga Estonia. E vėrtetė?
Ashtu si thoni ju ėshtė. Njė pjesė e imja patjetėr qė i pėrket Shqipėrisė, ndėrsa duhet tė kujtoni qė unė jam gjysmė shqiptare gjysmė estoneze. Pra, nuk jam 100% shqiptare. Njė pjesė tjetėr e imja u pėrket vendeve tė tjera. Por mendoj se ardhja ime tani nė Shqipėri qė ėshtė vizita e dytė qė bėj, mė ka bėrė ta kuptoj vetėn mė shumė, pėr shkak tė njerėzve kėtu. Duhet tė kujtoni qė nuk jam rritur nė njė familje shqiptare.
Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri kishit kontakt me shqiptarė tė tjerė nė vendin ku jetonit?
Shqiptarė njihja vetėm disa miq tė babit tim. Kam pasur shumė pak kontakte me shqiptarė. Ne jemi rritur duke dėgjuar pėr ta, por nuk kishim ndonjė pėrvojė me ta, pra janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme. Por fakti qė erdha kėtu, e bėri shumė tė qartė kėtė pjesė qė mė pėrket mua, kush jam unė.
Biografi e shkurtėr e Sejfi Protopapės
Sejfi Protopapa lindi nė vitin 1923 nė Berat nė njė familje be
jlerėsh me origjinė nga Protopapa e Korēės. Pasi mbaroi shkollėn qytetase nė Berat, vazhdoi Shkollėn e Mesme Tregtare nė Vlorė.
Nė pranverėn e vitit 1942, Protopapa filloi studimet e larta nė Universitetin e Peruxhias, por i ndėrpreu nė verėn e vitit 1943, pėr t'iu bashkuar luftės antifashiste. Pas njė bashkėpunimi tė shkurtėr me Kristaq e Margarita Tutulanin, ai u bashkua me Ballin Kombėtar, ku komandoi forcat balliste nė zonėn e Shpiragut.
Nė nėntor 1944, Protopapa u arratis nė Itali, ku qėndroi pėr 2 vjet nė kampet anglo-amerikane tė refugjatėve dhe me pas, u transferua nė SHBA, ku studioi pėr fizikė nė Rutgers University tė Nju Xhersit nga 1947 nė 1951. Mė pas ai mbrojti gradėn master nė Universitetin e Kalifornisė.
Protopapa punoi pėr disa vjet nė kompaninė Panasonic nė Berkeley dhe San Diego tė Kalifornisė. Pastaj punoi nė laboratorėt e fizikės bėrthamore nė Berkeley dhe nė Los Alamos, ku u mor me njė projekt mbi shfrytėzimin e kontrolluar paqėsor tė reaksionit bėrthamor tė pėrdorur nė bombėn me hidrogjen.
Nė vitin 1958 Protopapa filloi punė pėr kompaninė Ratheon nė Massachusetts. Atje u mor pėr njė kohė tė shkurtėr me projektimin e sistemeve tė armėve, duke u rikthyer nė njė laborator tė fizikės bėrthamore, nė Hanscom Air Force Base nė Bedford, MA.
Karrierėn e tij Protopapa e mbylli nė Ministrinė e Transportit tė SHBA-ve, ku u mor me sistemet e komunikimeve satelitore. Qysh nga viti 1988 ai ka qenė nė pension.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt