Protopapa ndryshe
Rrallė herė i ndodh njė gazetari qė tė “shtjerė nė dorė” personazhe historike, pėr tė cilat nė libra e filma ėshtė shkruar krejt ndryshe. Por kur e takon, bisedon, qėndron pėr aq kohė sa ėshtė e mjaftueshme t’i njohėsh formatin, tė duket...
Nga z.Roland Qafoku
...sikur vetė ndihmon nė rishkrimin e jetės sė tij. Apo mė mirė, rishkrimin e CV-sė, e endur mes Beratit dhe Wayland-it tė Massachusetts-it. Mes Luftės sė Dytė Botėrore dhe njė jete krejt te re nė SHBA. Duke lėnė pas pėrveē familjes, miqve, shokėve dhe njė ideali tė parealizuar, edhe denigrimin dhe pėrdhosjes qė i ėshtė bėrė figurės sė tij.
Ky personazh “high class” quhet Sejfi Protopapa. Njė burrė i shkuar nė moshė, por jo nė mentalitet. Njė shqiptar mė shumė patriot se sa tė gjithė ata qė menduan ndryshe si ai. Por, qė fati nuk deshi ta linte atje nė Beratin e tij, por ta hidhte nė Itali e mė pas nė SHBA. Por, mė shumė se jeta e tij plot tallaze dhe pse jo edhe shkėlqim, na vjen po aq interesant me njė histori qė dikur e kemi mėsuar ndryshe. Njėfarė Sali Protopapa, nė filmin “I teti nė bronx”, pėrherė na ka lėnė njė shije negative teksa e shihnim tė shqyente kofshėn e pulės me dhėmbėt e mėdhenj. Tė bashkėpunonte me gjermanėt kur ata kishin nevojė pėr tė gjetur kush strehonte komisarin. Apo edhe tė therte dashin e kopesė mu nė mes tė dhomės, pasi spėrkati murin me gjak dhe i ndoti dhomėn me kakėrdhi.
Edhe pse i madhi Dritėro na solli njė skenar tė gjallė e tė pėrqafuar edhe nga rrethanat e kohės, shumė vetė kanė menduar se janė ata Sali Protopapa. Kėshtu ndodhi me Maliq Dusharin, por edhe me personazhin tonė, Sejfi Protopapa.
Por, tė gjitha hamendjet i shuan po Dritėroi teksa nė mėnyrė simbolike ka marrė pak nga tė gjithė e ashtu shtruar e shtruar siē bėn vetėm ai, i ka hedhur ashtu siē ka menduar. Ndėrsa Sejfiu ynė, me njė backgronund tė cilin e kanė zili shumė shqiptarė qė kanė lėnė atdheun pas luftės, bėn jetėn e tij nė njė shtėpi tė vetmuar nė mes tė njė pylli nė Wayland, ndoshta i bindur se pėr vendin e tij qė vazhdon ta dojė aq shumė, ka bėrė mė tė mirėn. Ndėrsa ne na mbetet tė rishkruajmė nė mendjen tonė njė histori ndryshe. Se krejt i ndryshėm ėshtė nė realitet Protopapa.
Si u largua nga Berati nė vitin 1944 dhe largimi nė Itali e mė pas nė Amerikė. Arsimimi pėr Fizikė Bėrthamore dhe kthimi nė vendlindje pas 48 vjetėsh
Nė shtėpinė e Sejfi Protopapės
Takimi nė Massachusetts dhe rrėfimi i historisė sė jetės mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė
Pasaporta
Emri: Sejfi
Mbiemri: Protopapa
Datėlindja: 20 shkurt 1923
Vendlindja: Berat
Origjina: Familje bejlerėsh nė fshatin Protopapė tė Korēės
Vendbanimi: Wayland, Massachusetts, SHBA
Larguar nga Berati mė 1944
Kthyer nė vitin 1992
Arsimi
Tetėvjeēar nė Berat
Shkollėn e Mesme Tregtare nė Vlorė
Ndėrpret studimet nė Universitetin e Peruxhias pėr Financė
Diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore nė SHBA
Aktiviteti nė Shqipėri
Komandant i njė ēete tė rinjsh tė Ballit Kombėtar nė zonėn e Rroskovecit Karriera
Punon nė Laboratorin e Famshėm nė Los Alamos nė New Mexico Punon nė Ministrinė e Transporteve nė sektorin e sistemit tė komunikimit satelitor. Vetė ndoshta nuk do ta kisha menduar kurrė se takimet e mia me Sejfi Protopapėn do t’i kisha botuar ndonjėherė. Kjo falė edhe njė mungese dėshire nga ana e tij. Por, rrėfimi i Dritėro Agollit mė tundoi jashtė mase. Mė tundoi t’i kėrkoja vetė 84-vjeēarit qė jeton nė Wayland tė Massachusetts-it tė shkruajė historinė e jetės sė tij.
Dhe ashtu siē ėshtė ai, mė shumė se i thjeshtė, pa komplekse, ka marrė penėn dhe ka hedhur kujtimet e veta. Por, mė parė se Protopapa tė rrėfejė atė qė i ka ngjarė nė 84 vitet tallaze tė jetės, unė po sjell tė gjitha mbresat e mia nga disa takime nė shkurt tė vitit 2001, nė Boston tė Massachusetts-it. Nga telefonata nėpėrmjet sė cilės mė kėrkoi takim e deri tek vizita nė shtėpi. Dhe gjatė kėtyre rrėfimi i copėzave nga jeta. Nga largimi nė 1994 nga qyteti i tij Berat dhe kthimi pas 48 vjetėsh. Njė histori sa interesante, por edhe e ēuditshme. Sa komplekse, po aq edhe e qartė, tė cilat vetėm kohė tė tilla si ajo e Luftės sė Ftohtė dhe e komunizimit mund t’i ndėrtonin.
“Alo, jam Sejfi Protopapa”
Njė zile telefoni mė zgjon nga pėrgjumja nė njė ditė dimri amerikan. Jam nė dhomėn time nė hotel “Longwood Inn” tė Bostonit dhe jashtė bie borė. E kap telefonin dhe instinktivisht i pėrgjigjem nė anglisht. Por shqipja e bukur e njė zė burri mė shkund si pėr tė urdhėruar qė duhet t’ia kthej po kėshtu. “Unė qė po tė flas quhem Sejfi Protopapa. A mund tė flas me ju zoti...”. E ē’mund tė mendojė njė shqiptar kur dėgjon kėtė emėr? Doemos njė personazh si Sali Protopapa. I pėrgjigjem me politesė se mund tė fliste dhe se do ta dėgjoja me shumė vėmendje. Dhe i panjohuri me mbiemrin shumė tė njohur vijon me njė kėrkesė pėr takim. Dhe kėshtu bėjmė. Fiksojmė ditėn dhe orėn. Por mendja vazhdon tė mė trulloset nga ky emėr. Memoria mė ndihmon tė sjell shumicėn e detajeve tė filmit “I teti nė bronx”. Mustaqe mbi buzė, njė tip i vrazhdė, njė vragė nė faqe, mjaft autoritar, bashkėpunues me gjermanėt dhe i urryer nga fshati. Pa tė shohim si ėshtė ky Protopapa pe vėrteti.
Takimi i parė: njė shkrim pėr protestėn
Natyrisht, pėrveē pėrshėndetjeve, pyetja ime e parė ėshtė nėse ėshtė Sali Protopapa i vėrtetė. Dhe pėrgjigjja e parė ėshtė njė “po”. Mė tej shpjegon gjithēka. Madje, mė tregon se nė vitin 1991 vetė ai ka qenė nė shtėpinė e Dritėroit duke iu prezantuar si i tillė. Mė pas biseda merr nota humori, kur mė thotė se pimė me Dritėroin mė keq se nė film. Por, ky njeri vetėm si Saliu nė film nuk ėshtė. Tė ēudit me atė shqipen e tij tė pastėr. Tė duket sikur e ka ruajtur si njė fosile prej sė cilės nxjerr xhevahire. E habitshme se si pėrdor edhe fjalė moderne. Imagjinoni, ka lėnė Shqipėrinė mė 1944-ėn dhe prej 48 vjetėsh jeton nė SHBA. Mė tej mė thotė se njė grup shqiptarėsh do tė protestonin nė New Jork dhe do tė ishte shumė interesante qė njė gazetar shqiptar ta ndiqte ngjarjen e ta pasqyronte atė nė media. Kjo pėr mua ishte shumė e thjeshtė, se pikėrisht atė ditė unė do tė shkoja nė metropolin amerikan dhe gjithēka eci nė vaj. Edhe protestėn e ndoqa dhe shkrimin e dėrgova nė gazetė, nė Tiranė. Edhe Protopapa mbeti i kėnaqur.
Ftesa nė shtėpi
Ėshtė e shtunė. Hipim nė makinėn e Sejfiut. Njė autoveturė e vjetėr, me targėn MA “The Spirit of America” dhe nė sediljen e shoferit me duar te timoni qendron plaku shqiptar. Shumė energjik. Rrėfen gjithēka nga jeta. Por nuk harron tė kujdeset nė ato qė thotė. Bėn shumė shaka sidomos pėr pesė fėmijėt. Tregon se ia ka vėnė vetė tė gjithė emrat duke mos i lėnė mundėsi bashkėshortes estoneze. Pėrshkruajmė njė pjesė tė mirė tė Bostonit dhe rruga pėr nė periferi gjarpėron nė ca mbikalime qė vetėm Amerika ka. Nė njė moment mė thotė se ka humbur rrugėn. A nuk duhet tė kesh frikė nga njė njeri qė nuk e njeh. Tė thotė se ėshtė Sali Protopapa dhe pas gjysmė ore tė thotė se humbi rrugėn. I them se ėshtė e habitshme se si mund tė humbasė rrugėn njė njeri qė ka 50 vjet qė jeton aty, por ai qesh. Ndalon makinėn, del dhe pyet pėr rrugėn dikė pėrpara njė supermarketi. Ėshtė muzg dhe silueta e tij duket shumė qartė. E pabesueshme. Si vegim mė vjen se ai ėshtė dora vetė Sali Protopapa. Ishte fiks ai Pirro Mani nė “I teti nė Bronx”. Ishte po ajo panoramė njeriu, po ai ekspresion. Po ata sy, po ajo mjekėr, po ajo lėvizje e gojės. Sakaq mė vetėtin nė mendje qė Pirro Mani ėshtė i madh dhe mė tej pyes veten, a e di vetė Pirroja qė e ka qarė me lot kėtė rol duke i ngjasuar si pikė uji? Mbaron punė me atė anglishten e tij ekselente dhe mė pas makinė rrėshqet nė njė rrugė pylli me pemė tė larta. Nuk shkėmbehemi me asnjė makinė, ndėrsa biseda rrokulliset sa nga Lufta e Dytė Botėrore, tė cilin e cilėson luftė civile e deri tek politika e sotme tek Nano e Berisha. Nė mendje me shkon gjyshi im partizan, i cili ka vdekur 20 vjet mė parė. I them Sejfiut imagjino sikur ai tė ishte gjallė dhe ta dinte qė unė po udhėtoja bash me Sali Protopapėn, me dorėn e tij do mė kishte vrarė. Njė shaka qė pėr Sejfiun pėrkthehet njė e qeshur e zgjatur. “Kohėt na e kanė trazuar jetėn, por idealet pėr Shqipėrinė e dashur nuk janė trazuar kurrė”, thotė ai.
Njė shtėpi arkiv
I afrohemi njė drite tė zbehtė. Ja kjo ėshtė shtėpia ime. Tipike amerikane. Prej druri. Nė mes tė pyllit. Bora rreth e rrotull e pastruar pėr merak, ndėrsa brenda ėshtė shumė ngrohtė. Tė duket sikur aty nuk ka njeri. Por njė grua shumė fisnike na hap derėn dalėngadalė. Ėshtė bashkėshortja e Sejfiut. Flet vetėm nė anglisht dhe Sejfiu i bėn shpejt e shpejt biografinė. Ėshtė estoneze. “Jam shumė i lumtur me tė” dhe mė tej rendit tė tjera fjalė pozitive. Dhe me tė vėrtetė Sejfiu duket qė duhet tė jetė i tillė. Njė grua qė ndihet mė shumė shqiptare teksa sillet rrotull shtėpisė, nderon miqtė, gatuan dhe mė interesantja Sejfiut tonė i drejtohet me “Mister Protopapa”. Dhe nė fakt, Sejfiu nė atė shtėpi ėshtė njė mister i vėrtetė. Ka njė vilė pėr merak. Me dhoma e oborr. Orendi me gjeografi gati nga tėrė rruzulli e me piktura po ashtu. Por pjesa mė interesante ėshtė studioja e tij. Njė thesar i vėrtetė arkivash, materialesh, fotografish, dokumentesh. Kėtu punoj ēdo ditė thotė njeriu ynė si tė ishte 30 vjeē. Pėrsėri i them vetes se ku i gjen kėto energji ky plak 80-vjeēar. Ėshtė me tė vėrtetė personazh i rrallė. Mė pas nis e rrėfen copėza nga jeta. Ka studiuar pėr Fizikė Bėrthamore. Pasi mbaroi studimet punoi nė Laboratorin e famshėm tė Studimeve Bėrthamore nė Los Amos tė Neė Mexico-s. Mė pas ka kaluar dhe njė karrierė disi politike, kur punoi nė Ministrinė e Transportit nė sistemin e komunikimit satelitor. E thėnė mė troē vetė Sali Protopapa nuk mund tė jetė ky. Si mund tė jetė vallė njė bej i vrazhdė urdhėrues, injorant e kolaboracionist, njė fizikant dhe zyrtar i Ministrisė sė Tranporteve nė SHBA? Jo, vetėm Saliu nuk ėshtė. Njė darkė “alla amerikane” na shijon mė shumė e pėrzier me biseda rreth Shqipėrisė dhe jetės sė Sejfiut. Nuk lėmė temė pa prekur, ndėrsa ai vazhdon tė rrėfejė e tė rrėfejė. Fundja, ka shumė pėr tė rrėfyer.
...vijon
Panorama
15 tetor 2004
Krijoni Kontakt