Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Drita Protopapa: Kur erdhėm pas '90 nė Shqipėri, shikoheshim si yje Hollivudi

    Nga: FATOS VELIU

    (Vijon nga numrat e kaluar)
    Zonja Drita. Si e kujtoni babain tuaj qė nuk ka pasur as njė njeri tė afėrt larg vendit tė tij, ndėrsa duhet tė keni qenė nxėnėse nė bankat e shkollės?
    Mund ta kuptoni edhe vetė, kur je njė fėmijė i vogėl, nuk kupton shumė rreth shteteve, rreth gjeografisė, janė gjėra qė pėr atė moshė nuk kanė shumė rėndėsi, por e vetmja gjė qė mund t'ju them ėshtė se si fėmijė ne dinim qė shokėt e klasės nė shkollėn ku studionim shpesh nė ditė pushimesh do tė vizitonin kushėrinjtė nė Konektikat, diku aty afėr, ose do tė shkonin nė Nju Jork, ose do tė vizitonin tezen apo gjyshėrit e ndodhur aty, apo kėtu qė sigurisht ishin vendbanime tė afėrta me vendndodhjen e shkollės apo banesės sonė.
    Po ju si e pėrcillnit kėtė mungesė njerėzish pėr faktin se babai tuaj ishte i dėnuar pėr tė mos shkuar nė shtetin e tij ku kishte vendlindjen, ndėrkohė qė nuk kishte asnjė lloj kontakti me njerėzit mė tė afėrt tė tij?
    Ndėrsa nė rastin tim, nuk e kishim njė mundėsi tė tillė. Ne kishim prindėrit e nėnės sime, tė cilėt jetonin nė Nju Jork, por pėrsa i pėrket familjes sė babit tim, pėr tė cilėt po mė pyesni dhe ju, ne nuk dinim asgjė. Nuk njihnim askėnd, madje nuk mund tė flisnim fare pėr ta. Nuk i njihnim cilėt ishin dhe nuk ua dinim as emrat.
    Nuk ju fliste babai tuaj pėr njerėzit mė tė afėrt qė kishte lėnė nė Shqipėri ndėrsa ishte larguar rrėmbimthi kur pėrfundoi lufta?
    Babi im fliste pėr ta nė pėrgjithėsi, por nuk kishim parė ndonjėherė ndonjė fotografi. Nuk e dija kush ishin motrat e tij. Nuk dija kush ishte Shkėndija, Erveheja, Qamili, pra unė thjesht dija emrat e xhajės dhe dy hallave tė mia.
    Si i pėrfytyronit ndėrsa ju pėrmendeshin si emra, ndėrsa as nuk mund tė mendonit se tė paktėn nė kėtė jetė do tė mund tė takoheshit ndonjėherė me ta?
    Ishin thjesht emra, emra njerėzish, por nė fakt nuk e dija tamam kush ishin. Ata ekzistonin nė njė vend ekzotik, tė quajtur Shqipėri. Ēfarė ishte ky vend? Si fėmijė nuk arrija ta kuptoja.
    Dhe kur kuptuat se kush ishte nė tė vėrtetė Shqipėria komuniste pėr tė cilin juve qė ishit lindur nė SHBA as e kishit idenė fare?
    Nuk e kuptoja nė fillim. Mu desh njė kohė e gjatė pėr ta kuptuar.
    Derisa u rrita nuk e kuptoja tamam se ēfarė ishte komunizmi, por dija qė nuk ishte njė gjė e mirė, sepse bėhej fjalė pėr diēka qė po na ndalonte tė takonim familjen tonė, tė takoja familjen e babit tim. Kėshtu qė mund ta kuptoni qė babi im kishte shumė pak kontakt me ta. Nuk kishte telefona, nuk kishte komunikim, sepse familja e tij nė Shqipėri nuk mund tė komunikonte me tė, ose do tė dėnoheshin, ose do tė futeshin nė telashe.
    Pra e dinit qė ishte ndėrhyrje politike nė ēėshtjen e babait tuaj apo jo?
    Po. Dija qė nė familjen time ishte e pranishme shumė politika, pėr shkak tė historisė sė babit tim. Nė fakt nuk e di se nė ēfarė moshe ishim kur filloi tė na fliste pėr historinė e tij, por kemi dėgjuar histori pėr Ballin Kombėtar, dhe tė gjitha gjėrat qė ka bėrė qė nė moshė tė vogėl.
    Ēfarė kuptuat pėr kėtė veprimtari tė babit?
    Kur u rritėm, arritėm tė kuptonim qė ai ka luftuar shumė fort pėr demokracinė nė Shqipėri, pėr partinė demokratike. Por komunizmi fitoi dhe automatikisht komunizmi nuk ishte mirė pėr ne, nuk ishte diēka e mirė. Kur u rrita, krijova opinionin tim lidhur me kėtė ēėshtje dhe mė dukej shumė e trishtueshme dhe acaruese. Nuk mė vinte aspak mirė qė nuk mund tė shkonim nė Shqipėri, qė nuk mund tė njihnim tė gjithė kushėrinjtė, nuk mund tė njihnim tė gjithė familjen tonė.
    Nuk arrinit tė kuptonit gjithė kėtė barrikadė qė ju bėhej edhe pėr tė takuar njerėzit mė tė afėrt?
    Ishte shumė e vėshtirė ta kuptonim pse ndodhte njė gjė e tillė, nuk e kuptonim pse nuk mund tė shkonim atje, pse ata nuk mund tė vinin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pse nuk mund tė vinim nė Amerikė, ku qėndronte e keqja tek kjo. Si fėmijė nuk e kuptoja, por edhe kur isha adoleshente sėrish ishte e vėshtirė. Unė mund tė udhėtoja nė Spanjė, mund tė udhėtoja kudo, nė Itali, nė Greqi, mund tė shkoja deri nė kufi tė Shqipėrisė nėse dėshiroja, por nė Shqipėri nuk mund tė futesha. Nuk e kuptoja pse. Pse ndodhte kjo? Ishte shumė e vėshtirė pėr ta kuptuar.
    Jua kishte treguar babai juaj momentet e vitit 1944, kur kishte braktisur Shqipėrinė?
    Kjo ėshtė njė histori shumė e fortė, por kur babi im u arratis nga Shqipėria, ai na e tregoi kėtė histori, ndoshta mund tė kem qenė sa ėshtė djali im tani, por mė kujtohet se na tregoi se nėse do tė qėndronte nė Shqipėri dhe nuk do tė arratisej nė vende tė tjera si nė Itali apo diku tjetėr, atė dhe tė gjithė shokėt e tij qė kanė qenė tek Balli Kombėtar do tė ekzekutoheshin. Ata qė nuk u arratisėn bashkė me babin tim, qė vendosėn tė qėndronin nė Shqipėri, i ekzekutuan. Kėshtu qė pėr mua ishte shumė e qartė. Ai kishte marrė vendimin e duhur.
    Dhe ndiqnit situatat politike pėr pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri. Pra kishit besim se do tė ndodhte njė ditė?
    Ishte periudha midis vitit 1989-1990 ku komunizmi nisi tė rrėzohej nė tė gjithė botėn. Nė Poloni, Rumani e kudo, pra nė tė gjitha vendet e tjera ai pėrfundoi sė ekzistuari.
    Nė Amerikė po prisnin me padurim se kur do tė ndodhte njė gjė e tillė edhe nė Shqipėri.
    Ēfarė moshe kishit nė atė kohė kur vijonte kapitullimi i komunizmit nė Shqipėri ?
    Nė atė kohė unė sapo kisha pėrfunduar universitetin. Isha rreth 24 vjeē.
    Nė atė kohė ndodhi rėnia e tij nė Shqipėri?
    Pikėrisht nė atė kohė. Nė njė ditė tė asaj periudhe babai vjen nė shtėpi dhe na dha lajmin e madh duke thėnė: "Shqipėria tashmė ėshtė e lirė, komunizmi mori fund, nuk ka mė komunizėm, Enver Hoxha nuk ėshtė mė, kėshtu qė tashmė mund tė takojmė familjen tonė".
    Tė ndalemi pak nė kėtė moment zonja Protopapa pėr faktin se nuk dua t'i anashkalojmė kėto momente aq tė madhėrishme pėr jetėn tuaj, pėr vetė faktin se ju erdhėn ato ēaste qė dikur as mund ti mendonit. Ajo qė dua tė di ėshtė kurioziteti i madh se nė atė kohė kur babait tuaj ju hap drita jeshile pėr tė takuar njerėzit qė kishte mė shumė se 52 vjet qė ishte ndarė, cilin ka vendosur tė kontaktonte si fillim?
    Dy njerėzit e parė qė ai vendosi tė sillte nė atė periudhė pėr vizitė nė shtėpinė tonė ishin motra e tij, Shkėndija, e cila ėshtė nėna e Eduard Zaloshnjės (pėr tė cilin mė thatė se e njihnit pėr faktin se kėtu nė Shqipėri ai tashmė ėshtė njė person publik si analist i ngjarjeve dhe situatave politike), ndėrkohė qė mendoi tė sillte dhe kushėrirėn time Meritėn.
    Pra, kėta ishin dy njerėzit e parė qė kėrkoi tė kontaktonte, duke filluar pėrpjekjet qė ato tė merrnin rrugėn pėr vizitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
    Ku jetonit saktėsisht nė atė kohė?
    Nė atė kohė unė jetoja nė Boston, ndėrsa prindėrit e mi jetonin afėr Bostonit.
    Ju kuptova. Si vijoi pėrpjekja e babait pėr tė takuar dy njerėzit e parė mė tė afėrt tė tij, Shkėndijėn dhe Meritėn?
    Pėrpjekjet e tij nėpėrmjet autoriteteve amerikane pėr t'u mundėsuar tė drejtėn e kalimit nė shtetin tonė ishin tė mėdha. E vėrteta ėshtė se neve nuk na besohej. Na dukej sikur ishim nė njė film. Sikur nuk po ndodhte nė tė vėrtetė. Pyetja qė na rrinte ngulitur vazhdimisht nė kohė, ishte nėse a ishte e vėrtetė njė histori e tillė? A do tė vinin vėrtet kushėrinjtė e mi nė Amerikė?! Nuk arrinim ta besonim derisa shkuam nė aeroport dhe i pamė.
    Dhe?
    A mund ta imagjinoni babain tim nė atė kohė? Bėhet fjalė pėr 24 vjet mė parė [nė vitin 1990]. Ai ishte rreth 60 vjeē, ndėrkohė qė do tė takonte motrėn me tė cilėn ishte ndarė qė nė moshėn 21 vjeē, kur ajo saktėsisht kishte qenė vetėm 16 vjeē.
    Ishte njė takim shumė emocionues.
    Pra ne me babain shkuam nė aeroport pėr tė takuar motrėn qė tashmė ishte te 57 vitet e saj. Ishin emocione qė nuk mundėm jo vetėm unė, por nuk besoj se mund tė ketė penė qė tė mund t'i pėrshkruajė.
    Ata qė mbanin mend te njėri-tjetri ēastet e fundit kur ishin ndarė nė adoleshencė tashmė u pėrballėn me ndryshimin e befasishėm. Ata ishin tė dy me thinja, ndėrkohė qė tė dy ishin rreth tė 60-ve.
    Babi tuaj mund tė konstatonte tek e motra veē anės fizike ndonjė evoluim mentaliteti shqiptar, tė cilėn e njihte nė kohėn qė kishte jetuar pranė tė afėrmve?
    Pėr tu pėrgjigjur mė mirė kėsaj pyetje sė pari do t'ju tregoj momentin qė babai erdhi nė Shqipėri pėr herė tė parė, pėr tė cilėn dua t'ju tregoj njė histori tė vogėl.
    Po?
    Herėn e parė qė babai im erdhi nė Shqipėri, u filmua gjerėsisht nga kameramanėt. Por ai u tregua i kujdesshėm qė tė filmonte edhe vetė vende dhe qyteti ku kishte kaluar fėmijėrinė, adoleshencėn dhe aktivitetin e tij. Ishte vizita e tij e parė nė Shqipėri.
    Dhe ēfarė konstatoi nga filmimet qė bėri?
    Kur ai u kthye nė Amerikė, ne pamė filmimin. Ajo qė u konstatua nga pamjet qė shikonim ishte se siē thoshte babai nuk kishte ndryshuar asgjė. Ishte njėsoj sikur koha kishte ndaluar nė vitin 1945. Gjithēka dukej sikur kishte mbetur njėsoj, edhe pse kishin kaluar mė shumė se 50 vite nga ajo kohė, kur kishte ikur im atė.
    Po pėr njerėzit qė babai juaj Sejfi Protopapa i pa pas 50 vitesh ēfarė thoshte?
    Edhe pėr kėtė thoshte se nuk kishte ndryshuar asgjė nė pamjen e njerėzve. Nė mėnyrėn sesi ata visheshin, makinat, gjithēka. Kjo tė krijonte njė ndjesi shumė tė ēuditshme, tė shihje diēka tė tillė, nė 45 vjet diktaturė. Nuk kishte ndryshuar asgjė, dukej tamam sikur kishte ndalur koha.
    Kur keni ardhur ju pėr herė tė parė nė Shqipėri?
    Unė kam ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė nė vitin 2010, pra tre vjet mė parė. Ishte pikėrisht muaji qershor. Babai im po nderohej nė Berat. Bashkia e qytetit i akordoi titullin "Qytetar Nderi i Beratit".
    Dhe pėrshtypja qė krijuat?
    Ishte shumė ngrohtė. Kishte njerėz gjithandej, qė bisedonin me njėri-tjetrin dhe dukeshin shumė tė lumtur. Dukej si njė vend krejtėsisht ndryshe nė krahasim me atė ēfarė kisha parė tek ai filmimi qė pėrmenda mė parė. Mund tė them qė m'u duk njė pamje pozitive. Aty ishte edhe e gjithė familja ime. Ishte halla ime, ishte Merita… ishte…. E ndjeja veten shumė krenare qė unė nė tė vėrtetė kisha familje. Ajo ishte pėrballė meje nė ato aktivitete qė merrnim pjesė bashkėrisht. Nuk kishte emocion mė tė madh teksa shikoja ata njerėz qė vetėm i kisha ėndėrruar dhe i thosha vetes: "Kjo ėshtė familja ime. Kėta janė njerėzit e mi".
    Jam kurioz pėr filmin "I teti nė bronz", ku komandanti i Ballit ishte skalitur prej fisit Protopapa prej nga ishte dhe babai tuaj, i cili kishte qenė saktėsisht komandant batalioni te forcat e Ballit Kombėtar?
    Pėr njė periudhė tė gjatė kohore nuk doja ta shihja filmin. Nuk doja ta shihja kėtė personazhin, Sali Protopapa. Mė dukej shumė e vėshtirė, sepse babai im ėshtė babai im, gjithsecili krijon imazhin e babait tė vet dhe unė nuk doja ta prishja imazhin. Tė shkatėrroja imazhin qė kisha krijuar pėr tė. Pėr njė kohė tė gjatė refuzoja ta shihja filmin, por kisha dėgjuar shumė rreth tij.
    Po miqve tė tu nė Amerikė u kishe treguar pėr famėn e personazhit tė babait tuaj tė skalitur nė njė film shumė tė famshėm?
    Miqve tė mi amerikanė iu thosha:
    - Ne nė Shqipėri jemi si yje Hollivudi, jemi tė famshėm.
    Ata mė thoshin:
    - Pse jeni tė famshėm atje?
    Unė i thosha:
    - Pėr shkak tė babait tim, pėr shkak tė emrit tė tij. Pėr shkak tė emrit tė personazhit nė film, ēdo kush i di emrat tanė atje dhe kur shkoj nė Shqipėri dhe them emrin tim, shqiptarėt reagojnė:
    - Oh, ti je Drita Protopapa? Vajza e Sali Protopapės?
    Kėshtu qė mė trajtonin ndryshe nė Shqipėri, ndėrsa nė Amerikė jam tėrėsisht njė person i zakonshėm, nuk jam e veēantė.
    Po kur keni vizituar Shqipėrinė keni pėrmendur identitetin tuaj?
    Kushėriri im mė kishte mėsuar vetėm njė fjali nė shqip:
    Unė jam vajza e Sali Protopapės.
    Gjithashtu ai mė tha se nėse unė e them njė gjė tė tillė nė Shqipėri, gjithēka do tė shkojė mirė. Kėshtu qė e mėsova atė fjali.
    Dhe ashtu ndodhi. Kėtu mė trajtonin vėrtet ndryshe, si njeri tė veēantė.
    Do tė tė tregoj edhe njė histori tjetėr. Kur erdha nė Shqipėri nė vitin 2010, ne po shkonim nė aeroport, ishim nė taksi dhe babai im ishte nė vendin e parė. Ndėrkohė, na ndaloi policia rrugore. Pastaj panė se kush ishte brenda. Panė babin tim dhe thanė:
    Vazhdoni. As qė folėn mė, na lanė tė lirė menjėherė vetėm prej babait. Prandaj them qė ndihesha si njė yll Hollivudi, sikur isha Jenifer Lopez.
    Sa keni qenė nė Shqipėri nė atė vizitė tuaj tė parė?
    Kam qėndruar nė Shqipėri dy javė. Kam qenė nė Tiranė, Jalė, Vlorė, Berat, Pogradec, Shėn-gjin… pra kam qenė nė shumė vende dhe shumė persona mė kanė takuar. Kėshtu qė tani ata do ta besojnė kur tė them:
    Unė jam Drita Protopapa, vajza e Sali Protopapės.
    Ju jeni pjesėrisht shqiptare zonja Drita, pėr faktin se me sa di unė, nėna juaj ėshtė nga Estonia. E vėrtetė?
    Ashtu si thoni ju ėshtė. Njė pjesė e imja patjetėr qė i pėrket Shqipėrisė, ndėrsa duhet tė kujtoni qė unė jam gjysmė shqiptare gjysmė estoneze. Pra, nuk jam 100% shqiptare. Njė pjesė tjetėr e imja u pėrket vendeve tė tjera. Por mendoj se ardhja ime tani nė Shqipėri qė ėshtė vizita e dytė qė bėj, mė ka bėrė ta kuptoj vetėn mė shumė, pėr shkak tė njerėzve kėtu. Duhet tė kujtoni qė nuk jam rritur nė njė familje shqiptare.
    Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri kishit kontakt me shqiptarė tė tjerė nė vendin ku jetonit?
    Shqiptarė njihja vetėm disa miq tė babit tim. Kam pasur shumė pak kontakte me shqiptarė. Ne jemi rritur duke dėgjuar pėr ta, por nuk kishim ndonjė pėrvojė me ta, pra janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme. Por fakti qė erdha kėtu, e bėri shumė tė qartė kėtė pjesė qė mė pėrket mua, kush jam unė.


    Biografi e shkurtėr e Sejfi Protopapės
    Sejfi Protopapa lindi nė vitin 1923 nė Berat nė njė familje be
    jlerėsh me origjinė nga Protopapa e Korēės. Pasi mbaroi shkollėn qytetase nė Berat, vazhdoi Shkollėn e Mesme Tregtare nė Vlorė.
    Nė pranverėn e vitit 1942, Protopapa filloi studimet e larta nė Universitetin e Peruxhias, por i ndėrpreu nė verėn e vitit 1943, pėr t'iu bashkuar luftės antifashiste. Pas njė bashkėpunimi tė shkurtėr me Kristaq e Margarita Tutulanin, ai u bashkua me Ballin Kombėtar, ku komandoi forcat balliste nė zonėn e Shpiragut.
    Nė nėntor 1944, Protopapa u arratis nė Itali, ku qėndroi pėr 2 vjet nė kampet anglo-amerikane tė refugjatėve dhe me pas, u transferua nė SHBA, ku studioi pėr fizikė nė Rutgers University tė Nju Xhersit nga 1947 nė 1951. Mė pas ai mbrojti gradėn master nė Universitetin e Kalifornisė.
    Protopapa punoi pėr disa vjet nė kompaninė Panasonic nė Berkeley dhe San Diego tė Kalifornisė. Pastaj punoi nė laboratorėt e fizikės bėrthamore nė Berkeley dhe nė Los Alamos, ku u mor me njė projekt mbi shfrytėzimin e kontrolluar paqėsor tė reaksionit bėrthamor tė pėrdorur nė bombėn me hidrogjen.
    Nė vitin 1958 Protopapa filloi punė pėr kompaninė Ratheon nė Massachusetts. Atje u mor pėr njė kohė tė shkurtėr me projektimin e sistemeve tė armėve, duke u rikthyer nė njė laborator tė fizikės bėrthamore, nė Hanscom Air Force Base nė Bedford, MA.
    Karrierėn e tij Protopapa e mbylli nė Ministrinė e Transportit tė SHBA-ve, ku u mor me sistemet e komunikimeve satelitore. Qysh nga viti 1988 ai ka qenė nė pension.

    (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Drita Protopapa: Nuk doja ta shikoja filmin e Sali Protopapės

    Nga: FATOS VELIU


    Ajo quhet Drita Protopapa. Jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ėshtė pikėrisht e bija e Sejfi Protopapės, apo personazhit tė shumėpublikuar tė kėtyre ditėve nė "Gazetėn Shqiptare", Sali Protopapės sė famshėm tė shkrimtarit tė madh Dritėro Agolli. Ēuditėrisht edhe pse Drita ėshtė e martuar, ajo vazhdon tė mbajė mbiemrin e tė atit, i cili kishte shkuar nė Amerikė nga vendi i largėt i quajtur Shqipėri, por qė nuk e kishte idenė fare se ēfarė bėhej nė atė vend pėr faktin se pushteti komunist iu kishte ndaluar ēdo lloj kontakti me tė. E megjithėse ajo nuk mund tė takonte askėnd nė Shqipėri, dhe as qė e mendonte se njė ditė do ti vinte radha tė shkonte nė vendin e tė atit, aq mė shumė qė nėna e saj ėshtė Estoneze, Drita Protopapa e ka prezantuar me krenari tė habitshme origjinėn e saj shqiptare.
    Por atė qė nuk e priste dhe se mendonte ndodhi.
    Njė ditė tė pabesueshme tė vitit 1991 ajo mėson se u rrėzua komunizmi nė Shqipėri dhe se prej asaj dite ata mund tė shkonin nė familjen e ndarė prej 50 vitesh.
    Por surprizat pėr vajzėn Protopapa tė Amerikės e lindur nga njė nėnė Estoneze nuk do kishin tė sosur. Ato nisėn me mbėrritjen e saj nė Shqipėri kur veē njerėzve tė afėrt tė babait tė saj, me tė cilėt ishte ndarė qė nė adoleshencė, ajo mėsoi se si i ati ishte pėrjetuar nė njė vepėr artistike mes njė figure shumė popullore, qė gjithsesi ishte me sensin tepėr negativ, nė idenė e pėrfaqėsimit tė komandantit tė Ballit Kombėtar tė kohės sė luftės, por qė padashur ishte skalitur nė mėnyrėn mė interesante tė mundshme. E ndėrsa Drita Protopapa do tė ecte rrugėve tė atdheut tė tė atit qė tashmė e kishte dhe pjesė tė jetės sė saj, do tė ndjente njė krenari tė ligjshme kur kudo do tė prezantohej si e bija e Sali Protopapės. Kaq do tė mjaftonte qė tė nderohej ngado dhe kudo qė do tė ndodhej, gjė qė do tė ndihej shumė e motivuar kur tu krenohej miqve tė saj nė Amerikė pėr famėn e ēuditshme tė tė atit tė saj, qė ishte ndalur nga regjimi komunist. Pikėrisht pėr kėto dhe tė tjera ajo foli pėr publikun e gjerė nė njė intervistė tė posaēme tė dhėnė kėto ditė gjatė njė vizite tė radhės qė bėri tashmė nė vendin e saj Shqipėri.

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Zonja Drita, folėm nga numri i kaluar pėr vizitėn tuaj tė parė nė Shqipėri, ku siē nuk e kishit menduar u pėrballėt me njė realitet befasues, pasi babai juaj, tė cilit deri nė atė kohė i ishte ndaluar ardhja nė vendlindje, qenkėsh kthyer nė njė personazh shumė tė njohur popullor, aq sa ju prezantoheshit publikisht si e bija e tij. Mund t’i rikujtoni paksa ato momente tė atyre vizitave?
    Kam qėndruar nė Shqipėri dy javė. Kam qenė nė Tiranė, Jalė, Vlorė, Berat, Pogradec, Shėngjin… pra kam qenė nė shumė vende dhe shumė persona mė kanė takuar. Kėshtu qė tani ata do ta besojnė kur tė them:
    Unė jam Drita Protopapa, vajza e Sali Protopapės.
    Ju jeni pjesėrisht shqiptare zonja Drita, pėr faktin se me sa di unė, nėna juaj ėshtė nga Estonia. E vėrtetė?
    Ashtu si thoni ju ėshtė. Njė pjesė e imja patjetėr qė i pėrket Shqipėrisė, ndėrsa duhet tė kujtoni qė unė jam gjysmė shqiptare gjysmė estoneze. Pra, nuk jam 100% shqiptare. Njė pjesė tjetėr e imja u pėrket vendeve tė tjera. Por mendoj se ardhja ime tani nė Shqipėri qė ėshtė vizita e dytė qė bėj, mė ka bėrė ta kuptoj vetėn mė shumė, pėr shkak tė njerėzve kėtu. Duhet tė kujtoni qė nuk jam rritur nė njė familje shqiptare.
    Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri kishit kontakt me shqiptarė tė tjerė nė vendin ku jetonit?
    Shqiptarė njihja vetėm disa miq tė babit tim. Kam pasur shumė pak kontakte me shqiptarė. Ne jemi rritur duke dėgjuar pėr ta, por nuk kishim ndonjė pėrvojė me ta, pra janė dy gjėra krejtėsisht tė ndryshme. Por fakti qė erdha kėtu, e bėri shumė tė qartė kėtė pjesė qė mė pėrket mua, kush jam unė.
    Jam kurioz zonja Drita pėr ekzistencėn tuaj si nxėnėse shqiptare nė bankat e shkollave amerikane, e lindur pikėrisht aty. Si prezantohej apo si kuptohej ndėrsa mėsohej se origjina juaj ishte nga Shqipėria e largėt. Njė vend i vogėl komunist nė periferinė e Europės?
    Gjithnjė miqtė e mi mė thoshin:
    - Ti nuk je amerikane tipike, nuk je si gjithė tė tjerėt.
    Pas kėsaj unė gjithnjė mendoja:
    - Pse mė thonė kėshtu? Pse jam unė kaq ndryshe?
    Por tashmė arrij ta kuptoj pse mė thoshin kėshtu.
    Ēfarė ke kuptuar?
    Kjo ka lidhje me gjakun, me gjakun shqiptar. Ėshtė pjesė e asaj qė je, ėshtė pjesė e historive qė ke dėgjuar teksa rriteshe. Vuajtjet, vėshtirėsitė. Ndoshta fakti qė nuk e kisha afėr familjen time, mė bėri qė tė kem dėshirė t'i kem edhe mė pranė, tė qėndroja me ta mė shumė, tė bėhesha pjesė e kėsaj. Kushėrira ime Merita dhe motra e saj bėnin shaka me mua:
    - Drita do vish kėshtu nė Shqipėri? Nėse do tė bėsh diēka nė Shqipėri, nėse do tė punosh, tė jetosh, eja, mund tė tė ndihmojmė ne. Mund tė punosh nė qeveri, mund tė punosh nė sektorė privatė, mund tė bėsh ē'tė duash. Do tė tė ndihmojmė ne. Do tė mėsosh shqip dhe gjithēka do tė jetė nė rregull.
    Dhe unė thosha me shumė kėnaqėsi:
    Nėse e bėj atė, atėherė do bėhem vėrtet shqiptare.
    Pra e ndjeni krenarinė tuaj qė jeni pjesė e kombit shqiptar pavarėsisht se keni lindur dhe jetoni nė Amerikė, ku keni ndėrtuar dhe familjen tuaj?
    Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne qė tė kujtojmė gjithnjė se nga e kemi prejardhjen, nga vijmė. Dhe nė Amerikė pjesa mė e madhe e njerėzve qė jetojnė aty janė emigrantė, nga Gjermania, Italia, Australia, Kina. Pra, janė nga vende tė ndryshme.
    SHBA-ja ėshtė vendi i emigrantėve. E njėjta gjė ndodh edhe me fėmijėt e mi. Baballarėt e tyre janė brazilianė.
    Cilėt janė fėmijėt tuaj?
    Kam edhe dy fėmijė tė tjerė mė tė mėdhenj. Djali im 20 vjeē Mateo, vajza 18- vjeēare Alisa dhe Aleksandri qė ne e quajmė Shėngjin ėshtė 7 vjeē. Baballarėt e tyre janė nga Brazili. Pra, kemi Brazilin, Estoninė, Shqipėrinė, Amerikėn, por ata e dinė shumė mirė se kush janė, e dinė se nga vijnė, e dinė origjinėn e tyre. Pra mendoj se ėshtė e rėndėsishme ti sjell fėmijėt kėtu, tu tregoj Shqipėrinė, ti bėj tė kuptojnė njerėzit, gjuhėn, kulturėn, zakonet.
    Kjo ėshtė arsyeja e vizitės sė dytė nė Shqipėri?
    Ne erdhėm kėtu pėr dasmėn e kushėrirės time tė dytė. Mėnyra sesi e festojnė kėtu martesėn ėshtė shumė ndryshe. Mėnyra sesi festojnė dasmėn. Pra, ėshtė mirė pėr ta qė edhe fėmijėt e mi t'i shohin kėto gjėra, sepse ėshtė pjesė e asaj se ēfarė janė. Pra, nuk janė thjesht amerikanė. Kanė prejardhje edhe nga vende tė tjera dhe njė ndėr to ėshtė Shqipėria.
    Pra do t'i sillni prapė apo jo?
    Patjetėr qė do tė vijmė sėrish, do vijnė edhe dy fėmijėt e mi tė tjerė. Do tė shohin atė ēfarė kemi parė edhe ne nė kėtė udhėtim.
    Mendimi juaj pėr Shqipėrinė e sotme dhe njerėzit e saj?
    Ėshtė njė vend i bukur, me njerėz tė bukur, miqėsor, tė shoqėrueshėm, mikpritės, shumė tė hapur. Pra, ka qenė me tė vėrtetė njė eksperiencė e mrekullueshme si pėr djalin tim tė vogėl, por edhe pėr mua qė ta pėrjetoja kėtė me djalin tim.
    Le tė dalim sėrish te babi juaj Sejfi Protopapa, i cili ėshtė edhe shkaku i kėsaj interviste. Kush ėshtė vlerėsimi juaj pėr tė?
    Ashtu siē ju thashė edhe mė parė, pėr mua babi im ėshtė ai qė unė njoh si babin tim. I zgjuar, inteligjent, punėtor. Ai nuk ka lidhje fare me atė personin nė film, Sali Protopapėn. Kur e pashė atė film, isha nė shtėpinė e kushėririt tim Eduard Zaloshnjės. Dukej qartė qė autori e kishte paraqitur si karikaturė. Kishte paraqitur njė figurė tė ekzagjeruar.
    Ēfarė vlerėsimi bėtė pėr personazhin e filmit?
    Dukej jashtė realitetit, nuk kishin paraqitur efektin qė donin. Nė fakt, dukej mė shumė si qesharake. E di qė ai personazh nė film nuk ėshtė babai im. Pėr mua ishte mėse e qartė, por njerėzit nė Shqipėri nuk e dinin. Ata mendonin:
    - Ky ėshtė kryetari i Ballit Kombėtar.
    Ndoshta edhe e besonin atė qė shihnin nė film, por nuk e di. Por tashmė qė ai ka qenė kėtu disa herė. Ju do ta nxirrni kėtė intervistė nė televizor dhe ata do e kuptojnė se kush ėshtė Sali Protopapa i vėrtetė. Personi i vėrtetė nuk ka lidhje fare me atė personazhin nė film. Ai personi nė film ishte thjesht personazh filmash.
    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Eduard Zaloshnja: Nė fėmijėri mė traumatizoi daja im Sali Protopapa. Shkova duke qarė te mamaja

    Nga: FATOS VELIU

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Zoti Zaloshnja, unė dhe opinioni i gjerė, vetėm tashmė pas intervistės sė zgjeruar qė ka dhėnė pėr opinionin e gjerė vetė Sejfi Protopapa, mėsuam se ju jeni pikėrisht nipi i tij, ku publikisht ėshtė i personifikuar me personazhin e Sali Protopapės nė veprėn artistike tė Dritėro Agollit.
    Pra koincidencė disi interesante ky fakt, kur mėsojmė se opinionisti ynė i njohur Eduard Zaloshnja ėshtė nipi i Sali Protopapės sė vėrtetė. Pak humor me kėtė, por ėshtė njė komedi e vėrtetė.
    Pėr tė mos e zgjatur mė tej kėtė rezyme hyrėse, po ju drejtohem menjėherė, zoti Zaloshnja. Mirė se na erdhėt nė rubrikėn tonė pėr tė na shpjeguar kėtė detaj kaq interesant dhe tė ēuditshėm njėkohėsisht, por dhe disi komik do ta quaja unė, pėr vetė mėnyrėn si ėshtė skalitur nga shkrimtari i madh njė komandat i Ballit Kombėtar.
    Duket komik sot, por nė fakt ka qenė shumė tragjik nė momentet e para, kur filloi shfaqja e filmit "I teti nė bronz" dhe shikohej efekti negativ qė impononte figura e Sali Protopapės nė opinion. Ju flas kryesisht pėr filmin, se figura e Sali Protopapės ishte ndėrtuar sė pari te romani "Komisari Memo". Por filmi ėshtė mė masiv, ndėrsa librin e lexojnė vetėm njerėzit qė merren me lexime dhe jo tė gjithė.
    Filmin qė ju citova dhe pėr tė cilin jeni shumė mirė nė dijeni, praktikisht, nuk kishte njeri qė nuk e kishte parė, madje dhe fėmijėt e sotėm e njohin filmin.
    E vėrtetė ėshtė; filmi "I teti nė bronz" ėshtė tepėr i njohur pėr tė gjithė shqiptarėt, aq sa batutat e tij pėrdoren nė jetėn e pėrditshme. Batuta e Sali Protopapės kur ther dashin dhe thotė "Do mė bėsh kakėrdhi, do mė bėsh…" ėshtė bėrė aktuale nė jetėn e pėrditshme kur dikush kėrcėnon vartėsin nė punė teksa dėgjon naze nga ky i fundit. Si e ndjenit veten qė kėto batuta janė montuar nė personazhin e Sali Protopapės?
    Po, dhe kjo pėr mėnyrėn se si ishte portretizuar daja im, sidomos nė film, jo nė libėr. Unė isha nė atė kohė fėmijė dhe disa gjėra nuk i kuptoja.
    Eduard, juve e kuptuat qė ai ishte daja juaj kur doli filmi, apo kishit ndonjė mėdyshje?
    Nė fakt ishte folur gjithmonė pėr tė nė familje, por kur flisnim, nuk harrohej tė na jepej porosia nga prindėrit, duke na thėnė qė, ajo qė thuhet brenda nė shtėpi nuk duhet tė dalė jashtė.
    E ēfarė dinit pėr kėtė dajė juve?
    Nė atė kohė tė fėmijėrisė, unė dija vetėm faktin qė kisha njė dajė qė kishte qenė komandant Balli.
    Me mbiemėr Protopapa?
    Patjetėr, se dajat e mi janė nė fisin Protopapa.
    Kuptohet se e kisha nė mendje dajėn, krejt tjetėr nga ai qė prezantohej nė film. Daja im kishte qenė nė Berat dhe e dija qė ishte arratisur nė '44-ėn, se po tė kishte ndenjur nė Shqipėri do tė ishte ekzekutuar. Plus, dija qė daja im kishte ikur nė Amerikė dhe merrej me studime tė Fizikės Bėrthamore.
    Kaq dinit, nė mėnyrė shumė tė pėrgjithshme?
    Po, shumė pak flitej, se ishin kushtet tė tilla qė prindėrit nuk u tregonin fėmijėve shumė hollėsira, se mund tė dilnin dhe tė flisnin diku nė lagje.
    Momentet tuaja kur patė filmin, zoti Zaloshnja?
    Nė fakt, kur kam parė pėr herė tė parė filmin "I teti nė bronz", u traumatizova sa s'mund tė pėrshkruhet, pasi isha ende fėmijė.
    Sa vjeē keni qenė kur e keni parė pėr herė tė parė filmin?
    Nuk e mbaj mend mirė, por mund tė kem qenė 13-14 vjeē.
    Ju, ishit traumatizuar nga vulgariteti me tė cilin ishte trajtuar daja juaj, apo?
    U traumatizova nga e papritura qė mė shfaqej para syve rreth dajės tim, i cili ishte vlerėsuar aq shumė nė familje, dhe ēdo ēast i thosha vetes "si ka mundėsi qė ky tė ketė qenė daja im".
    Mbaj mend qė sa kam parė filmin, shkova dhe i them mamasė, qė "si ka mundėsi qė ky tė ketė qenė daja im". Ia thosha kėtė mamasė, si pėr ta pėrballur me atė qė ajo vetė mė kishte treguar, qė daja im kishte qenė njė njeri qė kishte studiuar nė Universitetin e Peruxhias, bashkė me vėllain dhe motrėn e tij, pra me xhaxhain dhe tezen time.
    Ndėrsa nė film ai ju paraqitej si njė kriminel?
    Kėtu paraqitej si njė kriminel, njė njeri super ordiner, njė pijanec, njė gjė krejt tjetėr nga ajo qė ishte treguar nė shtėpi.
    Cila ishte biseda qė bėtė me mamanė tuaj pasi patė filmin, ku u ndeshėt me Sali Protopapėn e famshėm komandant Balli nga Protopapajt, qė lidhej pikėrisht me dajėn tuaj tė arratisur?
    - Mama, me tė vėrtetė t'i ketė bėrė daja kėto gjėra? - thosha, i terrorizuar nga ngjarjet e ndeshura nė film.
    - Jo more bir, - mė thotė, - ėshtė krejt e kundėrta e asaj qė tė ėshtė treguar ty. Pėrkundrazi, daja yt ka ekzekutuar njė komandant lokal Balli nė Roskovec, pikėrisht sepse bėnte gjėra tė ngjashme. Ai vetė ka shkuar ta ekzekutojė me ēetėn e tij, sepse ka turpėruar emrin e ballistėve.
    Pra, pėr tė vėnė disiplinė?
    Po.
    Pas shfaqjes sė filmit me fisin Protopapa, duhet tė ketė pasur shumė probleme mendoj, apo jo?
    Po, shumė. Unė jetoja nė Tiranė dhe, kur mė pyesnin "si e ka mbiemrin daja juaj?", thosha "Marra", se nė fakt, Protopapa ėshtė emri i njė mali nė zonėn e Oparit. Ky, si tė thuash, ishte mbiemri gjeografik "Protopapa".
    Po gjithsesi ai mbiemėr funksiononte te dajat e tu dhe fėmijėt e tyre. Patėn probleme ata ndėrsa prezantoheshin me mbiemrin Protopapa?
    Emri i familjes faktikisht, pra flas pėr mbiemrin origjinal, ka qenė i lidhur me periudhėn e 200 vjetėve pėrpara, prandaj mua gjithmonė kur mė pyesnin nė atė kohė se "si e kanė mbiemrin dajat e tu?", thosha gjithmonė "Marra" dhe jo "Protopapa", pavarėsisht se pėr 200 vjet ka qenė pėrdorur mbiemri Protopapa. Ėshtė e ngjashme, si natyra e mbiemrit Zaloshnja.
    Pse, edhe ky mbiemėr qė mbani aktualisht, qė i pėrket fisit tė tėt eti, ka histori tė ngjashme si ai i nėnės suaj qė vjen nga familja "Protopapa"?
    Po, kanė histori tė ngjashme. Zaloshnja nė tė vėrtetė ėshtė njė mal nė Skrapar dhe ne si familje, 200 vjet mė pėrpara kemi pasur mbiemrin "Dosti", madje disa pjesėtarė tė familjes sonė ende edhe sot mbajnė mbiemrin e asaj kohe aq tė largėt, pra "Dosti". Ata edhe zyrtarisht nė gjendje civile kanė sot kėtė mbiemėr.
    Pra te mbiemri i dajave tė tu, vetėm pėr tė mos u prezantuar me mbiemrin "Protopapa" arritėt tė hulumtonit 200 vjet mė pėrpara; pėr tė mos prezantuar mbiemrin e vėrtetė tė nėnės suaj nuk thoshit atė qė pėrdornin dajat nė tė vėrtetė?
    Nė tė gjithė fisin tonė, kush kishte mundėsi e ndėrroi mbiemrin.
    Nga sa familje pėrbėhej pak a shumė fisi i mamasė suaj, nė atė kohė kur prezantohej nėpėrmjet figurės sė Sali Protopapės?
    Nga fisi i mamasė, pra i fisit Protopapa, nė mos gaboj, bėhej fjalė pėr 15-16 familje.
    Qė i bie aty te rreth 100 persona qė paskan pasur problem prezantimin e mbiemrit, vetėm pėr shkak se filmi dhe figura e Sali Protopapės kishin marrė jehonė tė madhe?
    Po, dhe kėta kanė vuajtur me tė vėrtetė. Se unė pėr vete e kisha mbiemrin Zaloshnja.
    Dhe ishe komod pak a shumė, pėr faktin se kishe njė mundėsi mosevidentimi prej nga ishit nip?
    Po, dhe kur mė pyesnin pėr mbiemrin nga dajat thosha "Marra", ndėrsa njerėzit me mbiemrin Protopapa kanė hequr tė zinjtė e ullirit, se i tallnin, sidomos ata qė ishin 13-14 vjeē, aq sa kam qenė dhe unė.
    Por nuk besoj se nuk kishte njerėz qė nuk e dinin se kush ishin nė tė vėrtetė fisi Protopapa, ashtu si dhe nipat e tyre, apo jo?
    Sigurisht qė kishte shumė njerėz qė e dinin kush ishte fisi i dajave tė mi.
    E dinin qė filmi personifikonte pikėrisht njė Protopapė tė skalitur dhe tė ndėrtuar sipas njė politike dhe ideje artistike tė caktuar dhe se nuk pėrfaqėsonte saktėsisht njė person tė vetėm?
    Jo, njerėzit e thjeshtė me tė vėrtetė e mendonin qė ky njeri i paraqitur nė film, pa as mė tė voglin dyshim, i tillė ka qenė edhe nė tė vėrtetė. Kjo ndodhte edhe pėr faktin se shumica nuk e kanė pasur idenė e ndėrtimit tė personazheve nė njė vepėr letrare, aq mė shumė me tendenca tė theksuara fikshėni. Flas kėtu pėr njerėzit e thjeshtė. Ndėrsa ata qė realisht e dinin historinė e vėrtetė se kush ka qenė daja im, ēfarė niveli intelektual kishte pasur dhe si paraqitej nė filmin qė shfaqej, dinin ta bėnin dallimin e vulgaritetit artistik.
    Po zyrtarisht pėr goditjen qė pati fisi Protopapa? Sepse mendoj se filmi mund tė ketė ndikuar edhe nė strukturat e shtetit pėr tė intensifikuar njė lloj goditjeje disi mė intensive, pėr shkak tė paraqitjes sė Sali Protopapės si njeri shumė agresiv dhe pėrcjellės i cilėsive mė armiqėsore tė mundshme.
    Po, goditjen familja jonė e mori para se tė dilte filmi, pėr faktin se daja im ishte njeriu i parė qė mori qarkoren e Enver Hoxhės, qė u dėrgohej tė gjitha strukturave drejtuese tė Partisė Komuniste, pėr tė bėrė luftė ndaj Ballit Kombėtar. Ai dokument, - siē jua shpjegoi dhe vetė nė intervistėn qė bėtė me tė, - i ka rėnė nė dorė fare rastėsisht, pavarėsisht se ishte njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme dhe mė sekrete tė Shtabit tė Enver Hoxhės, pasi merrte njė nga vendimet mė ekstreme qė ishin marrė nė historinė e shtetit tonė ndonjėherė. Ishte vendimi pėr tė shpallur luftėn civile, qė mundohen ta mohojnė tashmė shumė pseudohistorianė dhe pseudodėshmitarė tė doktrinuar. Rastėsia qė pėrmenda ėshtė vetėm fakti se daja im ndihmoi nė shtypshkrimin e materialeve komuniste. Njė ditė tė veēantė tė asaj periudhe, rastisi qė erdhi nė bazėn ku ishte shaptilografi, edhe qarkorja nė fjalė.
    Kujt ia ka treguar atė dokument Sejfi Protopapa?
    Atė dokument tepėr sekret, para se tė shumėfishohej pėr t'u shkuar strukturave partizane nė tė gjithė vendin, pėr tė hapur luftėn pa kompromis ndaj Ballit Kombėtar, daja im, siē e ka bėrė tė ditur edhe vetė nė intervistėn e tij, ia dha me urgjencė Abaz Ermenjit.
    Dhe rezultati?
    Pas takimit tė dajės me Ermenjin, dokumenti qė quhej sekret i madh i shtabit komunist tė luftės, u publikua para se tė shumėfishohej nė shaptilograf. Pikėrisht pėr kėtė gjė, nga Partia Komuniste, ai u konsiderua njė armik i pafalshėm.

    Biografi e shkurtėr e Sejfi Protopapės
    Sejfi Protopapa lindi nė vitin 1923 nė Berat nė njė familje bejlerėsh me origjinė nga Protopapa e Korēės. Pasi mbaroi shkollėn qytetase nė Berat, vazhdoi Shkollėn e Mesme Tregtare nė Vlorė.
    Nė pranverėn e vitit 1942, Protopapa filloi studimet e larta nė Universitetin e Peruxhias, por i ndėrpreu nė verėn e vitit 1943, pėr t'iu bashkuar luftės antifashiste. Pas njė bashkėpunimi tė shkurtėr me Kristaq e Margarita Tutulanin, ai u bashkua me Ballin Kombėtar, ku komandoi forcat balliste nė zonėn e Shpiragut.
    Nė nėntor 1944, Protopapa u arratis nė Itali, ku qėndroi pėr 2 vjet nė kampet anglo-amerikane tė refugjatėve dhe me pas, u transferua nė SHBA, ku studioi pėr fizikė nė Rutgers University tė Nju Xhersit nga 1947 nė 1951. Mė pas ai mbrojti gradėn master nė Universitetin e Kalifornisė.
    Protopapa punoi pėr disa vjet nė kompaninė Panasonic nė Berkeley dhe San Diego tė Kalifornisė. Pastaj punoi nė laboratorėt e fizikės bėrthamore nė Berkeley dhe nė Los Alamos, ku u mor me njė projekt mbi shfrytėzimin e kontrolluar paqėsor tė reaksionit bėrthamor tė pėrdorur nė bombėn me hidrogjen.
    Nė vitin 1958 Protopapa filloi punė pėr kompaninė Ratheon nė Massachusetts. Atje u mor pėr njė kohė tė shkurtėr me projektimin e sistemeve tė armėve, duke u rikthyer nė njė laborator tė fizikės bėrthamore, nė Hanscom Air Force Base nė Bedford, MA.
    Karrierėn e tij Protopapa e mbylli nė Ministrinė e Transportit tė SHBA-ve, ku u mor me sistemet e komunikimeve satelitore. Qysh nga viti 1988 ai ka qenė nė pension.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    Eduard Zaloshnja: Nėna ime kontaktoi me tė vėllanė pas 44 vitesh, i ra tė fikėt

    Nga: FATOS VELIU

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Pra, nga numri i kaluar zoti Zaloshnja mė treguat se daja juaj, Sejfi Protopapa, ka grabitur dokumentin mė sekret tė filozofisė komuniste, qė ishte ajo e dalė nga dora e vetė Enver Hoxhės, menjėherė pasi dėnoi marrėveshjen e famshme tė Mukjes dhe qė urdhėronte strukturat partizane pėr tė hapur luftė pa kompromis kundėr Ballit Kombėtar, qė quhej bashkėpunėtor i rregullt i pushtuesit. Jam i saktė?
    Po, pra. Ishte ai dokument qė synonte eliminimin e tė gjithė krerėve tė Ballit Kombėtar. Dhe tė mos harrojmė qė nė atė kohė Balli Kombėtar dhe Partia Komuniste nė Berat ishin fare pranė nė qendėr tė qytetit. Njėra palė kishte zyrat e Prefekturės dhe pala tjetėr ishte nė zyrat e Bashkisė.
    Ėshtė i njohur ky fakt pėr Beratin. Shkaktoi probleme ky fakt?
    Pas atij dokumenti qė bėjmė fjalė, tė cilin e zbuloi daja im dhe njoftoi Abaz Ermenjin, ekzistonte rreziku qė komunistėt faktikisht tė shkonin dhe t'i eliminonin fizikisht tė gjithė krerėt e Ballit Kombėtar, qė nė atė kohė ishin mbledhur tė gjithė nė godinėn e Prefekturės qė folėm mė lart, pėr faktin se ata ishin nė prag tė Kongresit tė tyre Kombėtar.
    Kėtu kemi njė akt heroizmi qė tė ketė bėrė daja tuaj Sejfi Protopapa nė interes tė forcave tė Ballit, tė cilave u paska shpėtuar jetėn nga urdhėri ekstrem i Enver Hoxhės?
    Patjetėr. Rėnia nė dorė tė dajės tim i atij dokumenti aq tė rėndėsishėm, vetėm pėr faktin se ndihmonte komunistėt me shaptilografin e tij qė e pėrdorte mjeshtėrisht, ishte njė shans i madh pėr krerėt e Ballit Kombėtar, pasi vendimi iu dorėzua nė mėnyrė tė menjėhershme Abaz Ermenjit pėr tė marrė masat drastike mbrojtėse.
    Komunistėt reaguan pas kėsaj, apo jo?
    Kėtė gjė ata nuk do t'ia falnin kollaj, ndaj ky moment shėnoi rrugėn politike tė Sejfi Protopapės. Ju kam thėnė se deri nė atė moment ai ka qenė asnjanės dhe mė shumė kryente veprime patriotike nė ndihmė tė miqve tė tij tė majtė dhe tė djathtė, pa dallim ideologjie. Por ai moment, veē demaskimit tė natyrės dhe filozofisė sė komunistėve, qė kishin pėrqendruar vėmendjen vetėm te pushteti, krijoi dhe njė hendek me dajėn, pasi kėrkonte ta ndėshkonte atė pėr veprimin e dekonspirimit qė bėri.
    Zoti Zaloshnja. Folėm pėr dajėn tuaj, detyrat qė ai ka marrė nė interes tė Ballit Kombėtar si komandant i rėndėsishėm i njė formacioni, qė ēuditėrisht shqiptarėt nė njė kohė tė papritur do tė ndesheshin me portretin e Sali Protopapės, ku paraqitet njė figurė shumė komplekse dhe shumė armiqėsore me komunistėt. Kush ishte represiviteti ndaj familjes sė dajave tė tu, apo fisit Protopapa nė pėrgjithėsi, para dhe pas filmit, pasi edhe para filmit dihej qė Sejfi Protopapa ishte i arratisur nė SHBA?
    Persekucioni ndaj familjes Protopapa ka qenė prezent qė nė momentet qė klasa komuniste erdhi nė pushtet. Jua kam pėrsėritur qė ishte fisi i njė eksponenti tė rėndėsishėm tė Ballit Kombėtar, qė ishte daja im, Sejfi Protopapa, pėr tė cilin bėhet paralelizmi me Sali Protopapėn. Konkretisht, pėrpara se tė dilte filmi, njė teze e imja ėshtė torturuar barbarisht, pasi daja im iku nė Amerikė.
    Po familja e tij qė ngeli kėtu?
    Mamaja ime u internua. Daja tjetėr i imi, qė ndenji kėtu u internua. Babai im vetėm se kishte qenė shok klase me dajėn tim dhe ishte fejuar me motrėn e tij, dyshohej se kishte lidhje me Sejfi Protopapėn.
    Dhe?
    Ai ėshtė torturuar ēnjerėzisht pėr nėntė muaj rresht. Atė e pyesnin a ėshtė takuar me Sejfi Protopapėn, kur ėshtė takuar, ku ėshtė takuar. Njė kushėrirė e parė e dajės tim dhe e mamasė sime ėshtė varrosur e gjallė.
    E gjallė?
    Po, dhe kėtyre tė gjithėve si fis iu bė njė trajtim ēnjerėzor.
    Ndikoi filmi?
    Filmi ndikoi tek brezi ynė, te fėmijėt. Ata qė e dinin e dinin, se Komiteti i Partisė i dinte shumė mirė kush ishim ne, kush ishin ata.
    Figura komike e Sali Protopapės e vulgarizoi?
    Filmi e bėri tė vėshtirė dhe pėr kalamajtė qė ishin nė kopėsht. I tallnin, bėhet fjalė pėr fėmijėt e fisit qė kishin mbiemrin Protopapa. Unė isha Zaloshnja dhe ishte tjetėr gjė, sepse Zaloshnjat gjysma ishin me komunistėt e gjysma ishin me ballistėt. Pra ishte mė ndryshe pėr mua.
    Pėr shembull, babai im ka qenė mik i ngushtė i Ramiz Alisė gjatė luftės.
    Po mė mbrapa?
    Kur u fejua me mamanė time, motrėn e Sejfi Protopapės, pėsoi atė qė tė thashė.
    Kishin ndonjė informacion kėta se ku jetonte dhe se ku ishte Sejfi Protopapa?
    Deri nė '90-ėn vinin disa emigrantė tė hershėm tė periudhave tė paraluftės dhe nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, vinte ndonjė fjalė.
    Vetėm fjalė, apo dhe ndonjė letėrkėmbim?
    Jo, vetėm fjalė, letėrkėmbim jo. Letėrkėmbimi i parė ka filluar nga fundi i viteve '80.
    Kur ishte gjallė Enver Hoxha?
    Jo, pasi vdiq.
    Pra, nė vitet '85 e mbrapa, qė korrespondojnė me periudhėn e fundit tė komunizmit?
    Po, kur po shthurej komunizmi.
    Po mė pėrpara?
    Ne mė pėrpara kishim kuriozitet kur vinte ndonjė emigrant nga Amerika. Kurioziteti ishte pėr tė pyetur se mos na vinte ndonjė fjalė.
    E ēfarė kishit mėsuar nė atė kohė pėr jetėn e dajės tuaj, Sejfi Protopapa, tė cilin nuk e kishit njohur fare?
    Jo vetėm unė, por tė gjithė njerėzit tanė kėrkonin tė mėsonin se ēfarė bėhej me tė dhe ku ndodhej. Kėshtu, dinim qė ishte marrė me fizikė bėrthamore. Dinim gjithashtu qė kishte punuar nė laboratorin e Los Alamosit nė Amerikė, nė lidhje me bombėn me hidrogjen. Kėto kishim mundur tė mėsonim. Mė shumė nuk mundėm.
    Si ju vinin kėto sinjale?
    Kur ai vajti nė Amerikė, nėpėrmjet UNRRAS ėshtė dėrguar njė letėr zyrtare nga kampi i refugjatėve nė Itali. Ajo letėr shėnonte tė gjithė ata qė u larguan nga kampi i refugjatėve. UNRRA nė atė kohė merrej me ēėshtjet e njoftimit.
    U njoftuat familjarisht apo UNRRA njoftoi shtetin?
    U bė njė njoftim zyrtar pėr tė gjithė familjen dhe qė kur u bė ky njoftim, daja im shkoi nė Amerikė. Pas kėsaj, mamaja dhe daja tjetėr imi, qė ishin dhe mbaheshin tė internuar (nga frika se mos punonin pėr kryengritjet qė mund tė bėnin ballistėt e mbetur nė vend), qė nga momenti qė u mor vesh ku ishte Sejfiu, u liruan nga internimi.
    Jemi te momenti qė u bė telefonata e parė, qė nga ai moment mamaja juaj, para se tė them prindėrit tuaj...?
    Dua tė them qė babai im vdiq dhe nė momentet para se tė vdiste ai thonte, sikur po fliste nė telefon:
    - Sejfi do tė vish tė na marrėsh me helikopter, qė tė na shpėtosh nga ky ferr?
    E thoshte kėtė nė atė kohė saktėsisht kėshtu?
    Po.
    Nė ēfarė viti ka vdekur babai juaj?
    Babai mė ka vdekur nė vitin '78, madje pėr ato momente ka diēka sa tė ēuditshme aq edhe interesante.
    Ēfarė?
    Nė dhomėn e spitalit ku po kalonte momentet e fundit tė jetės, kishte dhe portretin e Enver Hoxhės (se portreti i tij ishte kudo nė spital). Dhe shikonte Enver Hoxhėn dhe ia bėnte me shenjė me pistoletė. Dmth, "po vras Enver Hoxhėn, vetėm ti (Sejfi) hajde tė na shpėtosh nga ky ferr".
    E mbani mend kontaktin e parė?
    Ndėrsa kur morėm kontaktin e parė nuk e mbaj mend konkretisht, por mė kujtohet qė njė nga kėta emigrantėt qė vinin na kishte shkruar nė njė copė letėr numrin e telefonit. Ishte njė kushėrira e parė e mamasė sime, vajza e xhaxhait, ajo qė mundi tė realizonte kontaktin e parė. Pikėrisht ajo pati bisedat e para telefonike.
    Po kontakti i parė me mamanė tuaj, pra me motrėn e tij?
    Kur ka folur mamaja ime pėr herė tė parė, di qė sa ka mbaruar telefonatėn, i ka rėnė tė fikėt dhe nuk pėrmendej dot. Nuk mund ta besonte dot. Imagjino mamaja ime ka qenė vetėm 16 vjeē kur ishte ndarė me tė vėllanė nė '44-ėn.
    Me sa kam dijeni, mamaja juaj gjatė asaj kohe ka mundur tė bėjė dhe njė vizitė nė SHBA?
    Po ėshtė e vėrtetė. Nė fakt, ajo ka qenė shqiptarja e parė qė ka marrė vizė tė rregullt (jo zyrtare) pėr nė Amerikė, pas viteve '44.
    Si mundi?
    Pėr kėtė u bė sebep sėmundja e saj, sepse dyshohej qė ishte me kancer. Nė momentin qė daja im e mori vesh qė mamaja ime kishte kancer, bėri pėrpjekje maksimale. Ajo kohė koinēidoi qė Peres de Kueliar bėri vizitėn e parė kėtu, kėshtu qė kur takoi Ramiz Alinė, qė ishte President i Republikės, i kėrkoi nė mėnyrė personale qė pėr arsye humanitare, tė lejohet ajo grua qė tė shkonte pėr vizitė mjekėsore. Nė kėtė mėnyrė, mamaja ime mundi tė shkonte pėr vizitė nė SHBA.
    Nė ēfarė periudhe jemi nė kėtė kohė?
    Ka qenė maji i vitit 1990.
    (Vijon nesėr)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sejfi Protopapa

    “Sali” Protopapa e vlerėsonte Mehmetin si komandant ushtarak”

    Nga: FATOS VELIU

    (Vijon nga numri i kaluar)
    Pra, zoti Zaloshnja ndėr tė tjera nė numrin e kaluar mė folėt se mamaja juaj gjatė kohės qė mundi tė niste dhe kontaktet me telefonata mė tė vėllanė e saj, Sejfi Protopapėn ka mundur tė bėjė dhe njė vizitė nė SHBA?
    Po ėshtė e vėrtetė. Nė fakt, ajo ka qenė shqiptarja e parė qė ka marrė vizė tė rregullt (jo zyrtare) pėr nė Amerikė pas viteve '44.
    Pėr kėtė u bė sebep sėmundja e saj, sepse dyshohej qė ishte me kancer. Nė momentin qė daja im e mori vesh qė mamaja ime kishte kancer, bėri pėrpjekje maksimale. Ajo kohė koinēidoi qė Peres de Kueliar bėri vizitėn e parė kėtu, kėshtu qė kur takoi Ramiz Alinė, qė ishte President i Republikės, i kėrkoi nė mėnyrė personale qė, pėr arsye humanitare, tė lejohet ajo grua qė tė shkonte pėr vizitė mjekėsore. Nė kėtė mėnyrė, mamaja ime mundi tė shkonte pėr vizitė nė SHBA.
    Ju tregova nga numri i kaluar, kur mamaja ime ka folur pėr herė tė parė me dajėn, di qė sa ka mbaruar telefonatėn, i ka rėnė tė fikėt dhe nuk pėrmendej dot. Nuk mund ta besonte dot. Imagjino, mamaja ime ka qenė vetėm 16 vjeē kur ishte ndarė me tė vėllanė nė '44-ėn.
    Nė ēfarė periudhe jemi nė kėtė kohė, kur mundi tė shkonte nė Amerikė?
    Ka qenė maji i vitit 1990.
    Ndenji mė shumė se njė muaj. Pėr fat tė mirė, nga vizitat intensive qė ju bėnė, rezultoi se nuk ishte me kancer.
    Kur u kthye prej andej. Ishte shumė emocionale, sepse ajo mė tepėr kishte atė anėn emocionale tė motrės, pėr faktin se takoi jo vetėm tė vėllanė, por takoi dhe mbesėn e vet Dritėn, takoi djalin e dajės tim, Bekimin, qė pėr atė ishte njė gjė e madhe, sepse ai ishte Bekim Protopapa. Ia kanė vėnė emrin shqiptar dhe ishte e lumtur se vazhdonte mbiemri i Protopapės dhe nė Amerikė. Dhe nga ana emocionale pėr mamanė ishte e jashtėzakonshme.
    Cili ka qenė takimi tuaj i parė me dajėn?
    Unė takimin e parė e kam pasur direkt pas zgjedhjeve tė para tė 31 marsit 1991, se isha kandidat pėr deputet i Partisė Demokratike nė atė kohė.
    E kam parasysh. Nė atė kohė ėshtė angazhuar edhe daja juaj pėr fushatėn tuaj?
    Unė isha nė njė zonė rurale dhe daja im ishte shumė i angazhuar me Partinė Demokratike. Kjo marrėdhėnie e tij qė ishte nė vitin e parė.
    Ku e kishte konkretizuar mbėshtetjen e tij pėr PD-nė nė atė kohė?
    Ai kishte ndihmuar pėr takimin e parė tė Gramoz Pashkos dhe Sali Berishės nė Departamentin e Shtetit Amerikan. Kishte ndihmuar dhe kishte kontakte me tė gjithė drejtuesit e PD-sė, pėrfshirė mua dhe motrėn time, qė ishim pjesė e grupit drejtues nė atė kohė. Dhe ai kishte shumė kuriozitet tė dinte se pse Partia Demokratike nė zgjedhjet e para qė u bėnė nė 31 mars tė 1991, mė kishte caktuar si kandidat pėr deputet nė zonat rurale.
    Dhe?
    Dhe duke qenė se unė kisha isha kandidat nė zonat rurale, mė preu dy ditė pas zgjedhjeve biletėn dhe mė tha qė duhet tė shkoja ta takoja nė Paris.
    Ju s'e kishit takuar mė parė?
    Jo, fizikisht s'e kisha takuar fare.
    Cilat janė momentet e para me dajėn tuaj, tė cilin edhe ju e kishit njohur vetėm pėrmes Sali Protopapės?
    U takuam nė Paris, ku ndenjėm 3 ditė. Normal qė momentet e para ishin mė shumė se emocionuese.
    Si u shfaq ajo pėrshtypja e parė?
    Momenti i parė ishte shumė interesant. Takimin e kishim lėnė nė Paris. Nė atė moment linjė ajrore tė drejtpėrdrejtė nga Tirana nė Paris nuk kishte, kėshtu qė mua mė duhej tė bėja njė ndalim nė Zyhrih, pėr tė bėrė transfertėn nga Zyhriu pėr tė shkuar nė Paris. Duke ecur nė terminal, pėr tė kapur aeroplanin pėr nė Paris, dėgjoj nė artopolant thirrjen 'Zoti Eduard Zaloshnja paraqitu pranė pikės sė shėrbimit!'.
    Dhe mendova ē'ne unė, Eduard Zaloshnja, pėrmendem nė Zyhrih, qė ishte dhe hera e parė qė dilja nga Shqipėria.
    Dhe ēfarė ishte ajo thirrje?
    Kur shkova te sporteli i pikės sė shėrbimit dhe informacionit pėr udhėtarėt, ēfarė tė shikoj! Aty ishte daja im, i cili nuk kishte duruar dot qė tė shkoja deri nė Paris, por nga Parisi kishte ardhur deri nė Zyhrih, qė tė mė takonte mua sa mė shpejt, pra qė nė Zyhrih dhe qė atje tė niseshim bashkė pėr nė Paris, duke i dhėnė mundėsinė vetes qė tė rrinim bashkė edhe njė orė mė shumė pra nė udhėtimin drejt Parisit.
    Kishte ardhur nga Parisi mė pėrpara?
    Po, po. U takuam qė nė Zyrih dhe vijuam bashkė rrugėn pėr nė Paris. Kjo ishte shumė emocionuese.
    Kuptohen, ato momentet e para me tė kaluan paksa tė ngarkuara.
    Temat e bisedave me tė?
    Por dua tė them se tė gjitha bisedat ishin politike. Tri ditė sa ndenjėm bashkė nė Paris e kemi analizuar politikėn shqiptare nga '44 e kėtej. Dhe tė mos harrojmė qė tani daja im po shkon 91 vjeē dhe memoria e ka lėnė nė disa pjesė, por nė atė kohė ishte shumė i mprehtė dhe me memorie ishte shumė i fortė. Kuptohet qė kishte njė tru analitik prej shkencėtari. Kemi analizuar politikėn shqiptare me fije dhe me detaje, aq sa erdhi njė pikė dhe i thashė:
    - Dajė u lodha!
    Ku e kishte merakun apo vėmendjen kryesore njė njeri politik si ai qė kishte jetuar nė perėndim?
    Tė them tė drejtėn, ne nuk jemi mėsuar tė bėjmė analiza aq tė hollėsishme dhe kuptohej qė interesi i tij kryesor ishte qė tė vinte pika qė tė mbyllej me zgjedhje puna e pushteti dhe jo me pushkė. Dhe meraku i madh i tij nė lidhje me periudhėn e luftės ishte pikėrisht te Marrėveshja e Mukjes.
    Konkretisht?
    Nė takimin e Mukjes, ai thoshte se pika kryesore e marrėveshjes ishte qė nė lidhje me pushtetin duhet tė vendosin zgjedhje demokratike dhe jo pushka. Ndaj dhe tani pas 50 vitesh ai ishte meraku i tij i madh.
    Pra, pas vitit 1991?
    Po dhe pas '91 ky ishte meraku i tij i madh. Qė pushteti nuk duhet tė vendoset me pushkė, por duhet tė vendoset me zgjedhje. Dhe ai para se tė vinim pėr kėtė intervistė, tha njė shprehje shumė tė bukur:
    "Vetėm 70 vjet pas Marrėveshjes sė Mukjes u arrit qė njė parti e majtė tė vijė nė pushtet me zgjedhje demokratike. Sepse nė '44 Partia e Majtė e atėhershme erdhi nė pushtet me grykėn e pushkės. Nė '97, praktikisht me grykėn e pushkės, ndėrsa tani pas 70 vjetėsh, njė parti e majtė bėri atė gjė qė ne e kemi kėrkuar qė nė 2 gusht 1943".
    Pra, e kishte fjalėn pėr zgjedhjet e tanishme tė 2013-ės?
    Po pra. Marrėveshjen e Mukjes e kemi nė '43-n ndėrsa tani jemi nė zgjedhjet e 2013-ės, tė cilat daja u bind se ishin zgjedhje tė vėrteta me votė tė rregullt. Pra, kanė kaluar plot 70 vjet nga ajo qė kėrkonte Mukja; qė pushteti tė vendosej me votė dhe jo me pushkė.
    Le tė kalojmė pak te episodi humoristik apo komik, i pėrshkruar nė personazhin e filmit?
    Po patjetėr.
    Ėshtė treguar i interesuar vetė Sejfi Protopapa pėr figurėn e tij si komandant Balli qė po prezantohej nė publikun e gjerė shqiptar, aq sa Sali Protopapa ishte bėrė njė nga personazhet mė popullor, ku batutat e tij qarkullonin masivisht nė ēdo skaj tė vendit?
    Po, nė fakt kur e kam takuar unė, i kishte humbur interesi, pėr faktin se para meje kishte qenė mamaja ime nė Amerikė ku sė bashku me motrėn time kishte ndenjur mbi njė muaj dhe ua kishte treguar me hollėsi gjithēka lidhej me figurėn e tij, pėrshkruar nėpėrmjet personazhit tė Sali Protopapės, nė njė prej filmave shumė tė popullarizuar nė vendin e tij. Pas kėsaj ai e kishte parė edhe vetė filmin. Kėshtu qė i ishte shuar kurioziteti fare.
    E kishte parė nė atė moment?
    Po, e kishte parė nė Nju Jork, se filmin e kishte siguruar njė mik i veti qė jetonte nė Amerikė sė bashku me tė. Madje, ai pėr humor si tė thuash tallej gjithmonė me atė. Madje dhe kur shkonim nė njė restorant nė Paris thoshte "Ore, mė sillni shumė ushqim, se unė jam ai Sali Protopapa qė dua dashin, se nuk mė mjafton kaq e vogėl pjata".
    Kemi dy krijime komike gjatė asaj periudhe. Kemi Sali Protopapėn dhe Qazim Mulletin. Dhe Qazim Mulleti ka ndjerė tė njėjtėn gjė kur shikonte komedinė e vet nė Itali. Ka vdekur shumė vonė dhe familjen, tė shoqen dhe tė birin i ka pasur nė Tepelenė. Ai ndiqte komedinė e vet, "Prefektin", kur ishte gjallė dhe qeshte me vulgaritetin qė ishte pėrshkruar.
    Kemi dy figura paralele nė atė periudhė. Por di qė Qazim Mulleti kur ka parė nė Itali komedinė "Prefekti" ėshtė shprehur: "Ky ėshtė shėrbimi mė i madh qė mė ka bėrė Enver Hoxha, se kur tė thonė disa pika kritike qė mund tė kesh ėshtė goditje dhe kur tė vulgarizojnė gjėrat ėshtė tjetėr gjė". Si e konsideroi daja tuaj kur e pa filmin?
    Daja im shqetėsimin mė tė madh e kishte me ēfarė kishin hequr familjet Protopapa prej atij filmi.
    Si ndihej?
    I vinte tmerr dhe kur dėgjonte ato historitė nė kopėsht, nė shkollė, nė lagje qė i tallnin, i diferenconin fėmijėt vetėm prej njė filmi.
    Jam kurioz zoti Zaloshnja, ju kishte thėnė ndonjė pėrshtypje pėr Enver Hoxhėn? Pra kishte opinion pėr tė, e kishte njohur personalisht? Ēfarė thoshte?
    Jo, personalisht nuk e kishte njohur.
    Po nga larg kishte ndonjė konkluzion pėr tė?
    Thoshte vetėm qė Enver Hoxha ishte njė njeri qė kishte etje tė pashtershme pėr pushtet. Ndėrkohė qė pėrballė kishte Mit'hat Frashėrin, i cili nuk kishte pushtetin si qėllim nė vetvete.
    Enver Hoxha ishte njė njeri qė kishte pushtetin si pikė kryesore tė jetės sė tij dhe nė funksion tė asaj bėri ēdo gjė.
    Ēfarė thoshte pėr Mit'hat Frashėrin?
    Mit'hat Frashėri ishte njė patriot qė donte njė Shqipėri etnike, njė Shqipėri tė lirė nga serbėt dhe grekėt, por qė nuk e kishte pushtetin si qėllim nė vetvete.
    Mė keni thėnė se ka qenė njohur dhe me Mehmet Shehun. Si e vlerėsonte atė?
    Pėr Mehmet Shehun ai kishte respekt tė veēantė, por jo si komunist, por si komandant ushtarak.
    Madje, mbaj mend qė daja im e pėrmendte Mehmet Shehun edhe kur ėshtė marrė dhe ka ndihmuar pėr ēėshtjen e Kosovės. Pasi pėr tė, qė para '90-ės ka ndihmuar shumė. Ka pasur njė aktivitet Lobues nė Kongresin Amerikan, nė Departamentin e Shtetit.
    E si e kujtonte Mehmet Shehun ndėrsa diskutonte pėr Kosovėn?
    Mbaj mend qė diskutonim shpesh nė atė kohė kur jemi takuar bashkė dhe thoshte:
    "Ah tė kisha pasur njė brigadė si brigade e parė e Mehmet Shehut!". Bėhet fjalė pėr kohėn kur kishte filluar tė ēelte UĒK-ja.
    Pra, e ke parasysh, ai e kujtonte me nostalgji, sepse donte tė kishte njė brigade si brigada e parė e Mehmet Shehut nė kohėn e luftės, sepse ashtu mendonte se mund ta siguronte padiskutim ēlirimin e Kosovės.
    Faleminderit Eduard!
    Faleminderit juve!

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  6. #26
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Ndėrron jetė nė moshėn 91-vjeēare Sali Protopapa

    Ndėrron jetė nė moshėn 91-vjeēare Sejfi Protopapa, personazhi real i Sali Protopapės nė romanin "Komisari Memo" tė shkrimtarit tė madh Dritėro Agolli, apo tė filmi artistik shqiptar "I teti nė bronz".

    Emri:  72469_10.jpg

Shikime: 828

Madhėsia:  24.7 KB

    Ai jetonte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku ishte vendosur qė nė vitin 1944, kur braktisi vendin e tij pas ardhjes sė qeverisė komuniste. Pak muaj mė parė teksa bėri njė vizitė tė shkurtėr te tė afėrmit e tij nė Shqipėri, nė njė intervistė pėr gazetarin e “Gazeta Shqiptare” Fatos Veliu, Sejfi Protopapa zbardhi tė vėrtetat e personazhit tė Sali Protopapės nė filmin e njohur.

    Sejfi Protopapa ishte bir i njė avokati me origjinė nga fshati Protopapė i Korēės. Ka lindur nė Berat mė 20 shkurt 1923. Arsimohet nė vendlindje dhe nė Itali. Nė vitin 1943, kur ishte vetėm 20 vjeē, emėrohet komandanti i njė ēete tė Ballit, qė vepronte nė zonėn e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit.

    Nė vitin 1944 ai largohet pėrfundimisht nga Shqipėria pėr tu rikthyer vetėm nė vitin 1991 pas rėnies sė komunizmit. Fillimisht vendoset nė Itali dhe mė tej nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet pėr Fizikė Bėrthamore. Ishte i martuar me njė estoneze dhe baba i tre fėmijėve.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha e Ortodoksisė nė Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  2. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  3. E Verteta Mbi Fatmir (foti) Cici
    Nga vllaznim nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-10-2003, 14:55
  4. 101 personalitete dėnojnė qėndrimin e At Foti Cicit
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 05:05
  5. Batuta nga filma shqiptare
    Nga Ihti nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 292
    Postimi i Fundit: 12-09-2003, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •