Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 79 prej 79
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Kongresi i Dyte i Manastirit dhe kisha ortodokse shqiptare e pavarur

    Shkup, 2 prill – Kongresi i Dytė i Manastirit ishte njė manifestim politik e kombėtar shqiptar. Si nė fjalimet e delegatėve, ashtu edhe nė vendimet e Kongresit u shpreh protesta kundėr pėrndjekjeve qė po u bėheshin shkollės e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe nga qeveria turke, rikujton sot MIA.

    Nė kėtė gjendje tė acaruar tė marrėdhėnieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit pėr ēėshtjet e kulturės shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarėt shqiptarė mblodhėn njė kuvend tjetėr kombėtar, Kongresin e Dytė tė Manastirit. Ky tubim u thirr me nismėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill tė vitit 1910.

    Nė Kongres morėn pjesė 20 delegatė, qė pėrfaqėsonin 34 klube e shoqėri tė vilajeteve tė Shkodrės, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Janinės, si edhe klubet shqiptare tė Stambollit, tė Selanikut e tė qendrave tė tjera. Kongresit i erdhėn telegrame pėrshėndetjeje nga anė tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe nga shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.

    Ndryshe nga kongreset e mėparshme kombėtare, nė kėtė kuvend pati njė numėr mjaft tė madh delegatėsh nga qytetet e vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuēiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatėve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndėrsa sekretarė Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.

    Sikurse dėshmon “Zėdhėnia” qė klubi “Bashkimi” i Manastirit shpėrndau me kėtė rast, qėllimi i kėtij Kongresi ishte tė diskutonte ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen e shkollės, tė shkrimit e tė kulturės kombėtare kundėr reaksionit xhonturk dhe kundėr politikės asimiluese tė xhonturqve. Kongresi do tė merrte masa tė mėtejshme pėr zgjerimin e rrjetit tė shkollave shqipe dhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi.

    Dervish Hima, qė mbajti edhe fjalėn e hapjes nė Kongres, foli “pėr nevojat e zhvillimit tė arsimit, tė pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit tė kombit shqiptar”. Ai dhe delegatėt e tjerė, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Pėrparim”, i cili, nė kundėrshtim me premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve, po u mohonte tė drejtėn e arsimit kombėtar dhe tė pėrdorimit tė lirė tė gjuhės shqipe, ndėrhynte egėrsisht nė ēėshtjen e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė ishte njė e drejtė e natyrshme e njerėzore si pėr ēdo popull. Ky qėndrim i xhonturqve u cilėsua nga delegatėt si njė pėrpjekje pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas dasive fetare, pėr tė osmanizuar myslimanėt shqiptarė dhe pėr tė penguar pėrparimin kulturor dhe emancipimin politik tė kombit shqiptar. “Na kanė shpallur luftė nė fushėn e shkronjave”, theksoi Dervish Hima nė Kongres, prandaj “ne qė jemi mbledhur kėtu, bashkė me gjithė atdhetarėt shqiptarė, do t’i mbrojmė me ēdo mjet shkronjat tona kombėtare…”.

    Kongresi tėrhoqi vėmendjen e gjithė atdhetarėve shqiptarė pėr rrezikun e shkombėtarizimit dhe tė aneksimit tė territoreve tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha nė Kongres, duke ndjekur njė politikė shoviniste, synon tė pushtojė Kosovėn, tė cilėn e ka pagėzuar me emrin “Stara Serbia”, ndėrsa qarqet politike tė Greqisė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet, duke pėrdorur klerikėt ortodoksė konservatorė e progrekė, shkollat e mėsuesit grekomanė, tė asimilojnė shqiptarėt e krishterė dhe tė aneksojnė territoret e Shqipėrisė sė Jugut. Petro N. Luarasi theksoi nė fjalėn e tij se kėta klerikė fanatikė e grekomanė, tė nxitur nga Greqia, mallkojnė e shkishėrojnė banorėt e fshatrave Progėr, Negovan e Bellkamen sepse ēojnė fėmijėt nė shkollat shqipe, ndėrsa bandat e andartėve grekė, tė paguar nga Athina, vrasin atdhetarėt mė tė dalluar qė pėrhapin mėsimin e shkrimin shqip. Gjatė 5 vjetėve tė fundit ishin vrarė nė Negovan nga bandat greke 45 shqiptarė. Pėr tė paralizuar kėtė veprimtari Petro Nini Luarasi, pėrveē tė tjerave, i propozoi Kongresit qė tė kėrkonte qė kisha shqiptare tė ndahej nga Patrikana greke.

    Aktet kryesore tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe njė Promemorje prej 4 pikash, qė iu dėrgua qeverisė turke. Nė kėto dokumente parashikoheshin masa tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr mbrojtjen e alfabetit tė shqipes, pėr botimin e librave dhe tė teksteve shkollore shqipe. Pėr kėtė qėllim do tė ngrihej pranė klubit qendror njė komision arsimor-kulturor, qė nė program quhej Akademi, i cili do tė merrej me botimin e teksteve shkollore, tė veprave letrare dhe tė njė fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej tė hapej nė Shkup njė shkollė normale me konvikt, e ngjashme me atė tė Elbasanit, dhe tė themelohej kėtu njė gazetė e re nė shqip dhe nė turqisht, me anėn e sė cilės do tė informoheshin shqiptarėt dhe opinioni publik evropian pėr ngjarjet e rėndėsishme qė po zhvilloheshin nė kėtė vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė punonin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė rrjetit tė shkollave shqipe, pėr sigurimin e lokaleve shkollore, tė mėsuesve dhe tė mjeteve tė nevojshme financiare.

    Nė Promemorjen prej katėr pikash, qė iu dėrgua Portės sė Lartė, parashtroheshin kėto kėrkesa: tė jepej liri e plotė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nė pėrputhje me tė drejtat kushtetuese; tė mėnjanoheshin tė gjitha pengesat qė nxirrnin autoritetet shtetėrore pėr zhvillimin e lirė tė kombit shqiptar dhe veēanėrisht tė mos lejohej asnjė lloj ndėrhyrjeje nė mėnyrėn e mėsimit tė gjuhės kombėtare (shqipe), duke ua lėnė tė drejtėn e zgjedhjes sė alfabetit tė shqipes, siē qe vendosur nė Kongresin e Dibrės, mėsuesve (shqiptarė); tė caktohej nga qeveria njė subvencion pėr shkollat e tė krishterėve shqiptarė, pėr t’i shkėputur ato nga ndikimi i Greqisė dhe t’i kėrkohej Patrikanės nga qeveria qė tė lejonte pėrdorimin e gjuhės shqipe gjatė predikimit nė kisha...


    http://bujanoci.net/?p=1495

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Nini Luarasi

    Emri:  DSC01588.jpg

Shikime: 791

Madhėsia:  32.5 KB
    Petro Nini Luarasi (1865-1911)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Dhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi.

    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Emri:  DSC01588.jpg

Shikime: 791

Madhėsia:  32.5 KB
    Petro Nini Luarasi (1865-1911)

    Dhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    D.m.th., Mbreti Zog kishte njė merit tė madhe mbi krijimin e Kishės Shqiptare???
    Shumė mirė... ashtu siē i takon njė mbreti.


    Vetėm se ende mė habit fakti qė sot nuk u gjetė njė shqiptar, po duhet njė grek tė dal nė krye tė kishės.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Tė qėndrojmė shtrembėr e tė flasim nė periudhėn e sundimit tė Ahmet Zogut si president e mbret ndjenja atdhetare ka qenė shumė mė e zhvilluar se sot nė popull dhe ndėr elitėn politike e intelektuale. Krahas abuzimeve me pushtetin dhe bėrjen e disa marreveshjeve me pasoja te renda per Shqiperine (me Jugoslllavine e me pas kryesisht me Italine) janė marrė edhe shumė vendime tė rėndėsishme per konsolidimin e shtetit dhe te institucioneve fetare.Por nuk duhet tė harrojmė qė nė atė kohė nė Shqipėri kishte njė ndikim tė madh tė familjeve tė medha atdhetare te perfaqesuara pak a shume ne drejtimin e shtetit (pavaresisht bindjeve politike) njė shtresė intelektuale me nivel shumė tė lartė ideor e arsimor per kohen, gazetat nė pėrgjithėsi drejtoheshin nga personalitete tė pėrkushtuara ndaj Shqipėrisė qė sponsorizoheshin edhe nga shteti shqiptar e shoqata atdhetare. Lexoni shtypin e kohes dhe kuptohet diferenca e madhe me gjendjen e sotme ku ne pergjithesi jo vetem populli por edhe inteligjencia nuk e ka te qarte diferencen midis atdheut dhe dheut te huaj (per shumicen atdhe behet vendi ku jetohet me mire dhe nuk imagjinohet kontributi ndaj tij si nje mision per mireqenien e pasardhesve dhe popullit).
    Dhe ėshte e tmerrshme tė mendosh qė jetojmė nė njė vend me kushte natyrore e resurse tė mrekullueshme qė me pak mend e me njė komunitet mė tė ndėrgjegjėsuar mund t'ia kalonim ne mireqenieZvicres ( ky eshte nje vizion i Sami Frasherit dhe konkluzion i eksperteve ne vitet 1920) dhe qe ne kohen e Zogut, Enverit dhe nė ditėt e sotme po shfrytėzohen barbarisht pėr interesa tė ngushta pushtetaresh ndėrsa populli ne pergjithesi vuan ne skamje ( kemi mbetur ende nder te fundit ne Evrope). Edhe duke mos qene ekspert ne kete fushe, por me mendje te kthjellet e atdhedashuri, argumentohet eficenca ekonomike ne nje vend me 3 milion banore, me pozite te mrekullueshme gjeostrategjike, 400 km linear bregdet, bollek uji, diell, burime kolosale hidroenergjie, diellore, karburante, baker, krrom e deri flori, fusha, kullota, pyje e male ne 28.000 km2. dhe te ardhura te konsiderueshme nga emigracioni. Dhe ky bollek duket sheshit tek ata miliardere te rinj shqiptare qe nuk mund te thuash se kane ndonje biznes te madh por thjesht kane mjelur resurset e krijuara per 50 vjet nga djersa e popullit, kane rivleresuar pronat dhe jane marre me ''afera jo te pastra'' por gjithnje te lidhur me pushtetin dhe te huajt ( te cilet kane perfituar akoma dhe me teper nga koncensionet e marra) pa pretenduar se kemi bere ndonje bum industrial. Pyetja esenciale eshte: sa perqind e popullsise gezojne perqindje te ardhurash dhe burimesh te ketij vendi? Rezultati real tregon qe jemi nje vend aspak social ku pasuria eshte akumuluar ne dore te te huajve dhe tek nje perqindje e vogel shqiptare pra troē jemi realisht njė vend nen regjim ekonomik neokolonial. Dhe kėta pasanike te rinj shqiptare, per fat te keq ne shumice jane me mendesi jo shqiptare, te gatshem te sherbejne per te perfituar therrime nga shitja e vendit. E njejta situate shitje-blerje pasqyrohet edhe tek institucionet shteterore e fetare, tipike tek KOASH ku shitja eshte e tejskajshme dhe me pasoja katastrofike kombetare e politike. E perfytyroni ta bente Zogu kete shitje se si do t'i turreshin opozita, populli dhe mbi te gjitha historia! (Me kete rast pershendes aktin e qytetarit Leka Ahmet Zogu per nenshkrimin familjarisht te peticionit kunder pseudo regjistrimit mbi baza etnike e fetare si nje akt i ndergjegjshem atdhedashurie e cila menjehere u atakua nga nje kalemxhi tek gazeta ''Sot''. Por nuk mund te pranoj qe ne Republiken e Shqiperise qytetari z.Leka Zogu te etiketohet, madje edhe nga disa qarqe shteterore: "Mbreti Leka", gje qe tregon se sa poshte kemi rene edhe nga ana e pergjegjesise institucionale e kushtetuese)
    Mė ndjeni per anashkalimin nga tema.

  6. #66
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Se cilin vendos ne krye KOASH-i, kjo eshte pune e orthodhokseve e s`ka pse te "merakosen" dynjaja. Mbreti Zog ka luajtur rol jo te vogel ne ndertimin e shtetit shqiptar, por edhe per Kishen Orthodhokse ka bere jo pak....sepse ishte nje "mbret" me pikepamje oksidentale...dhe kishte dhembje per te gjithe shqiptaret, pavaresisht religjionit te tyre..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 29-04-2011 mė 04:00
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #67
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    Treva e Shqipėrisė sė sotme, e shtrirė pėrgjatė pjesės veriore tė bregdetit Jon dhe pjesės jugore tė bregdetit Adriatik si dhe nė brendėsi rreth pjesės perėndimore tė aksit tė rrugės Egnatia, merrte pjesė drejtpėrdrejt nė brumėzimet politike e shpirtėrore tė tri perandorive tė njėpasnjėshme: romake, bizantine dhe osmane. Njėkohėsisht, u bė objekt sulmesh e plaēkitjesh barbare nga popuj tė ndryshėm (hunėt, gotėt, normanėt, serbėt, bullgarėt, venedikasit etj.), tė cilėt synonin territorin e saj. Qendrat mė kryesore mitropolitane, gjithmonė kishin pėrbėrje shumetnike, me praninė e elementit ilir, helen e romak, por dhe herė pas here me mbetje tė tjera pushtuesish tė ndryshėm.

    Nė bazė tė juridiksionit kishtar tė krahinave tė Shqipėrisė sė sotme, dallojmė kėto periudha:

    1) Nga vitet apostolike deri nė vitin 731 –gjenden nė Kishėn vetadministruese tė Ilirikut lindor, nėn Vikariatin roman tė Selanikut.

    2) Nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI –nėn Patriarkanėn e Konstandinopojės.

    3) Nga fillimi i shek. XI deri nė vitin 1767 –shumica e episkopatave gjenden nėn Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit.

    4) Nga viti 1767 deri nė vitin 1937 –nėn Patriarkanėn e Konstandinopojės.

    5) Nga viti 1937 deri nė ditėt tona –Autoqefale
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #68
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    1 - Nga vitet Apostolike deri nė vitin 731





    Apostull Pavli, duke i shkruar bashkėsisė sė Romės nga Korinthi (nė vitet 55 – 57 pas Krishtit), thotė se ai veproi me zell hyjnor, "kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark e gjer nė Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit" (Rom. 15: 18-19). "Gjer nė Ilirik" tregon se mund tė pėrfshihet edhe Iliriku, i cili nė shek. I pas Krishtit ishte provincė e Maqedonisė. Nėn dritėn e vargut qė pason "kėshtu jam munduar tė predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, qė tė mos ndėrtoja mbi themelin e ndonjė tjetri" (Rom. 15: 20), kemi tė drejtė tė supozojmė se Apostull Pavli, personalisht ose nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė, mbolli i pari farėn e Ungjillit edhe nė zonėn gjeografike tė Shqipėrisė, sė cilės po i referohemi. Prania e tij nė Nikopojė (Nikopoli), pak mė nė jug tė Shqipėrisė sė sotme, ėshtė e pakundėrshtueshme (Titit 3: 12); ashtu si edhe veprimtaria apostolike e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė Titit, nė Dalmaci, pak mė nė veri tė Shqipėrisė sė sotme (2 Timoteut 4: 10). Sipas njė tradite tė hershme tregohet se apostull i zonės ka qenė Qesari, njė nga tė 70 apostujt, kurse sipas njė tradite tjetėr qė bie dakord me tė, tregohet se Pavli vendosi Qesarin si episkopin e parė tė Dyrrahut (Durrėsit).

    Dėshminė mė tė qartė rreth pranisė sė komunitetit kishtar nė Durrės, e tregon martirizimi i episkop Astit nė vitin 98 pas Krishtit. Nė librin e Mujores sė Kishės Orthodhokse (Menologion), shkruhet: “Mė 6 korrik Shėn Asti, episkop i Durrėsit, mbaroi jetėn e tij mbi kryq, i lyer me mjaltė dhe i thumbuar nga bletėt”. Njė ditė mė vonė, mė 7 korrik, kremtohet kujtimi i disa shenjtorėve: i Peregrinit dhe atyre qė ishin me tė, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, me origjinė latine, tė cilėt i mbyti nė det guvernatori i Durrėsit, Agrikola.

    Durrėsi, Epidamni i vjetėr, koloni e hershme e kerkirasve (tė ardhurve nga Korfuzi), ishte porti kryesor i Adriatikut, portė prej sė cilės romakėt hynė nė Ballkan dhe me anė tė rrugės Egnatia, nė Thesaloniki (Selanik) dhe Konstandinopoli (Konstandinopojė). Nė kėtė udhėkryq ishte e natyrshme tė zhvillohej qė nė shekujt e parė tė Krishterimit njė Kishė kozmopolite, e cila ndonėse vuajti nė mėnyrė tė pėrsėritur pushtimet, tėrmetet, zjarret, gjithnjė ripėrtėrihej e riorganizohej.

    Nė kohėn e Dioklitianit (284 – 305) zona veriore e Shqipėrisė sė sotme, me qendėr Shkodrėn, pėrbėnte njė pjesė tė krahinės sė Prevalitanės (Praevalitana); zona qendrore deri nė lumin e Vjosės, me qendėr Durrėsin, pėrbėnte krahinėn e Epirit tė Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė pėrbėnte atė tė Epirit tė Vjetėr (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit tė parė nė vitin 395, u nda nė Lindje dhe Perėndim, territori i Shqipėrisė sė sotme kaloi nė varėsinė e krahinave lindore. Deri nė kohėn e Konstandinit tė Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Mė pas varej vetėm politikisht nga Konstandinopoja, ndėrsa kishtarisht mbeti nė juridiksionin e vjetėr deri nė vitin 731.

    I gjithė Iliriku Lindor ishte njė kishė vetadministruese nėn mbikqyrjen e lartė tė Romės, nėpėrmjet Vikariatit tė Selanikut. Midis nėntė episkopatave tė Vikariatit, mitropoliti i Durrėsit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, pėrmenden qytete qė sot gjeografikisht i pėrkasin Shqipėrisė, kėshtu nė Epirin e Ri: Dyrrahu, Skampa (Elbasani), Apollonia, Bylis, Amantia, Pulkeriopoli (Berati), Avlona (Vlora), Listra dhe Skipon; nė Epirin e Vjetėr: Evria, Finiqi, Adrianopoli, Ankiasmos dhe Butrotos (Butrinti). (Emrat e qyteteve dhe episkopatave pėrmenden nė burime tė ndryshme me mjaft ndryshime). Mė nė jug, nga viti 429, ishte episkopata e Driinupolit (Drinopolit), me seli fillimisht diku afėr Koricės sė Dropullit e mė vonė (nė vitin 558) nė Episkopi (Peshkėpi). Shpeshherė selitė episkopale zhvendoseshin pėr shkak tė vėshtirėsive politike e tė luftėrave nė kėtė zonė. P.sh. kur episkopatat e Ankiasmos dhe e Finiqit u shkatėrruan nga sulmet e gotėve tė Totilės (552) selia e episkopatės sė Ankiasmės u zhvendos nė Himarė dhe ajo e Finiqit pėrkohėsisht nė manastirin e Mesopotamit e mė pas nė Delvinė, ndėrsa selia e Evrias fillimisht nė manastirin e Soronias dhe mė vonė u bashkua me episkopatėn e Butrintit.

    Tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė janė shumė tė kufizuara. Dėshmi tė tjera plotėsuese sjellin gjetjet arkeologjike dhe – si gurė tė ēmuar mozaiku – disa emra shenjtorėsh e episkopėsh. Por kėto nuk mjaftojnė pėr rikompozimin e mozaikut tė historisė sė Kishės lokale. Varret e krishtera qė u gjetėn nė portikun jashtė mureve tė Butrintit (ndoshta tė shek. II), janė elementėt mė tė hershme tė pranisė sė komunitetit tė krishterė nė Shqipėrinė e sotme. Nė vende tė ndryshme janė zbuluar bazilika paleokristiane (shih Arti - Arkitektura), kryesisht tė shek. V – VI, tė cilat dėshmojnė me pėrmasat e tyre se i shėrbenin komuniteteve tė krishtera me numėr tė madh besimtarėsh dhe pėrbėjnė dėshmi serioze rreth lulėzimit tė Krishterimit nė kėto vende.

    Zonėn tonė e vaditėn me gjakun e tyre kėta shenjtorė: Elefteri, “episkop i Vlorės dhe i Ilirikut” dhe nėna e tij Anthia (nė vitin 120); Donati e Therini (nė Butrint, nė vitin 250); Danaksi (nė shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (nė Apolloni, nė shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Beratit, nė vitin 313); Donati, episkop i Evrias (nė vitin 387) etj. Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarėbotėrore Kishtare) njohim disa episkopė: Eukarin e Durrėsit dhe Feliksin, “episkop i qyteteve tė Apollonisė e Bylisit”, tė cilėt morėn pjesė nė Sinodin III Ekumenik (nė Efes, nė vitin 431); Lukėn (e Durrėsit), Eusebin “e Apollonisė sė Epirit tė Ri”, “Petron e Ekineut”, nė serinė e episkopėve tė Epirit tė Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmės, qė morėn pjesė nė Sinodin IV Ekumenik (nė Halkedoni, nė vitin 451); Sisinin (e Durrėsit), nė Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nėn Kupolė” (nė Konstandinopojė, nė vitin 691/692). Gjithashtu, nė raste tė tjera pėrmenden edhe episkopė tė tjerė: Hipati, nė Sinodin lokal tė Epirit, nė vitin 516; Eftihi (ose Efstohi) nė vitet 449 – 451; Konstandini, nė vitet 523 – 529; Valeriani, episkop i Finiqit nė kohėn e perandorit Leont; Filipi, nė vitin 516 dhe Eustathi, nė vitin 586.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #69
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    2 - Nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI






    Periudha e dytė (nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patriarkanėn e Konstandinopojės, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri nė vartėsinė e shumė episkopatave tė Shqipėrisė sė sotme nėn Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit. Tronditjet nė kėtė vend ishin tė vazhdueshme dhe popullsia e krishterė pėrballoi sprova tė mėdha. Mė e vėshtira nga kėto ishte pushtimi i Durrėsit nga bullgarėt, nė vitin 896. Pas betejash tė ashpra Vasili II mundi tė vendosė (1014 – 1018) sundimin bizantin nė kėtė zonė.
    Tė dhėnat historike pėr jetėn kishtare tė kėsaj periudhe janė gjithashtu tė pakta. Dėshmitė mė tė besueshme mbeten emrat e dokumentuar tė episkopatave dhe episkopėve. Tek “Taktikon” e Leonit III (733), ashtu si tregohet nė “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli Durrėsin (nė tė cilėn varen 8 episkopata: e Thamnit, e Skampės, e Liknidhės, e Amantias, e Bylisit, e Atradhės, e Avlonės (Vlorės) dhe e Akrokeravnisė) zė vendin e 15–tė nė listėn e Patriarkanės Ekumenike. Mė vonė, nė “Kushtetutėn kishtare” tė perandorit Leon Sofos (i Dituri), nė fillim tė shek. X, mitropoliti i Durrėsit renditej nė vendin e 43–tė (pėrpara mitropolitit tė Smirnės [Izmirit]), me 15 episkopė nė varėsi tė tij: tė Stefaniakės, Ko(u)navisė, Kroonit (Krujės), Elisus (Lezhės), Diokleas, Shkodrės, Drivashtit, Polaton, Glavenicės ose Akrokeravnisė, Avlonės, Liknidhės, Antivarit (Tivarit), Ēernikės, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicės. Kjo gjė lė tė kuptosh, se kishte organizim tė zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen episkopata tė reja dhe se prej tė vjetrave disa mbeten tė qėndrueshme, ndonėse ndryshojnė vendin nė renditje, ndėrsa tė tjera shfaqen me emra tė rinj.

    Si mitropolitė tė Durrėsit tė kėsaj periudhe pėrmenden: Niqifori, qė shfaqet nė Aktet e Sinodit tė VII Ekumenik nė Nikea dhe Lukiani, qė firmos nė Aktet e Sinodit tė madh nė kohėn e Fotit, nė Konstandinopojė nė vitin 879. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftėrinjėve tė episkopatės sė Drinopolit, ndėrmjet tė cilėve: Kozmai (754 – 787), qė pėrfaqėsoi Epirin nė Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I (822). Nė shek. X ose nė fillim tė shek. XI veproi e u martirizua pranė Elbasanit Shėn Joan Vladimiri, lipsanet e tė cilit u ruajtėn nė manastirin me tė njėjtin emėr.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #70
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    3 - Nga fillimi i shek. XI deri nė vitin 1767





    Nė kėtė periudhė dallojmė dy faza kronologjike, me vijė ndarėse kohore pushtimin osman.

    Pėr formimin e Kryepiskopatės sė Akridhės (Ohrit), nė vitin 1018 – pas rėnies sė shtetit bullgar tė Samuelit – perandori bizantin Vasili II nxori tre sigjile (vendim perandori pėr ēėshtje kishtare), duke i dhėnė asaj nė varėsi gjithsej 32 krahina kishtare. Kėshtu, u krijua njė Kryepiskopatė e pavarur shumė e madhe, nga e cila vareshin kėto episkopata qė bėjnė pjesė nė Shqipėrinė e sotme: e Glavenicės – Akrokeravnisė, e Belegradit – Pulkeriopolit (Beratit), e Ēernikės, e Adrianopolit dhe e Butrintit.

    Mitropolia e Durrėsit nė shek. XI – XIII vazhdon tė varet nga Patriarkana e Konstandinopojės. Midis kryepriftėrinjėve qė e drejtuan, shquhen: Laurenti (1025), Konstandin Kavasila (1180), Romanoi (1240). Hera e fundit ku pėrmendet mitropoliti i Durrėsit nėn varėsinė e Konstandinopojės ėshtė viti 1280, ku mė pas shfaqet nėn varėsinė e Kryepiskopatės sė Ohrit. Se si hyri nėn juridiksionin e saj, kjo nuk ėshtė e qartė. Durrėsi ishte vendi i lindjes sė muzikantit tė madh bizantin Shėn Joan Kukuzelit (nė shek. XII ose sipas disa tė tjerėve nė shek. XIV), i cili jetoi nė Malin e Shenjtė (Athos). Nė Malin e Shenjtė gjithashtu asketuan edhe Shėn Nifoni nga Lukova e Himarės dhe Shėn Nili Erihioti nga Kanina.

    Pas copėtimit tė Perandorisė Bizantine nga latinėt nė vitin 1204, zona e Epirit tė Ri e tė Vjetėr u ndikua nga planet ekspansioniste tė mbretėrve anzhuinė tė Napolit dhe nga planet tregtare tė venedikasve. Me formimin e Despotatit tė Epirit (1267 – 1479), shumė episkopata qė ndodhen nė truallin e Shqipėrisė sė sotme u gjendėn pėrballė ndikimeve tė ndryshueshme, por qė nuk ėshtė e mundur tė pėrmenden nė kėtė diagramė tė shkurtėr e pėrmbledhėse historike.

    Nga fundi i shek. XI, Kisha Romano-Katolike shtoi pėrpjekjet pėr tė shtrirė influencėn e saj mė nė jug (me krijimin e episkopatave tė Krujės, Antibarit (Tivarit), Shkodrės etj.). Veēanėrisht nga shek. XIII, pas sundimit latin (1204 – 1474), pjesa veriore e Shqipėrisė sė sotme u ndikua fuqishėm nga Romano-Katolicizmi. Nė vitin 1273, pas vdekjes sė mitropolitit orthodhoks tė Durrėsit, pas njė tėrmeti, u vendos nė qytet njė episkop romano-katolik. Pushtimi serb nė shek. XIV shkaktoi shkretim nė shumė krahina. Nė tė njejtėn kohė familjet shqiptare (Topiajt, Balshajt, Shpatat, Muzakajt) formojnė principata tė vogla. Nė vitin 1335, perandori bizantin Androniku i Ri ndėrmerr njė fushatė ushtarake nga Konstandinopoja dhe, nėpėrmjet Selanikut, arrin nė Durrės, duke i imponuar zotėrimin bizantin nėnshtetasve tė tij kryengritės. Mė vonė udhėheqėsit e fuqishėm lokalė tė familjes sė Topiajve ua dorėzojnė Durrėsin venedikasve, tė cilėt do ta mbajnė nėn kontroll qytetin nga viti 1392 deri nė vitin 1501. Nė fund tė fazės sė parė shkėlqen figura heroike e Gjergj Kastriot Skėndėrbeut, i cili me luftėrat e tij (1451-1468) bėhet simbol i qėndresės sė fundit tė krishterė ndaj osmanėve. Sė fundi, edhe Durrėsi bie nė duart e turqve, mė 1501 dhe kėshtu kryhet plotėsisht pushtimi osman. Gjatė kohės sė varėsisė sė mitropolisė sė Durrėsit nėn atė tė Kryepiskopatės sė Ohrit, krahina e Durrėsit pėrmendet herė nėn njė mitropolit me titullin “i Durrėsit, Gora-Mokrės”, dhe herė dallohet nė mitropoli “e Durrėsit” dhe episkopata e “Gora-Mokrės”. Emra tė njohur tė mitropolitėve tė Durrėsit tė kėsaj periudhe janė: Danieli (1693), qė mė pas bėhet i Korēės (1694); Kozmai (1694), “mitropolit i Durrėsit dhe i Dalmatėve”; Neofiti (1760); Grigori (1767).

    Pėrsa i pėrket kohės sė themelimit tė Mitropolisė sė Belegradit (Beratit), nuk kemi dėshmi. Emėrtimi Belegrad shfaqet nė fillimet e shek. XIV. Ky qytet, qė u quajt edhe Berat, u pushtua prej osmanėve nė kohėn e Sulltan Muratit, nė vitin 1431. Pėrmenden 20 emra kryepriftėrinjsh, nga tė cilėt mė tė njohurit janė: Ignati (1691 – 1693), qė bėhet mė vonė Kryepiskop i Ohrit; dhe Joasafi I (1752 – 1760 dhe 1765 – 1801), kur gjatė viteve tė tij krahina kishtare e Belegradit u rikthye nė fronin e Konstandinopojės.

    Zona e Korēės, madje pėrpara se tė ndėrtohej qyteti, nė vitin 1490, pėrfshihej nė Mitropolinė e Kastorias (Kosturit), dhe kjo vetė ishte nėn vartėsinė e Kryepiskopatės sė Ohrit. Mitropolia e Korēės u themelua nė fillim tė shek. XVII, duke mbledhur rreth saj episkopatat e Kolonjės, Devollit dhe Selasforit (Svesdas). Episkopi i parė i njohur i Korēės ėshtė Neofiti (1624 – 1628). Nė vitin 1670, Kryepiskopi i Ohrit Partheni, nga Korēa, e ngriti vendlindjen nė rang mitropolie, me titullin Mitropolia e Korēės, Selasforit dhe Moskopolit (Voskopojės).

    Zonat jugore vazhduan tė vareshin nga Patriarkana e Konstandinopojės. Prej 18 episkopėve tė Delvinės qė njihen, ku mė i hershmi ėshtė Manasiu (1270), shquhen: Sofroni (1540), intelektual i dėgjuar; Zaharia (1670 – 1682), mėshirues dhe predikues i palodhur; Manasiu (1682 – 1695), ndėrtues shkollash nė fshatrat e krahinės sė tij, pararendės nė kėtė aspekt i Shėn Kozmait tė Etolisė. Dėshmitė pėr episkopatėn e Drinopolit (shek. XI – XVIII) janė mė tė shumta. Nga 41 emrat e ditur tė episkopėve tė saj shquhen: Sofiani (1672-1700), luftėtar heroik kundėr kthimeve nė myslimanė (islamizimeve); Mitrofani (1752 – 1760), i pėrgatitur dhe muzikolog i shquar; dhe Dositheu (1760 – 1799), i cili u kujdes pėr ndėrtimin e rreth 70 kishave.

    Gjatė periudhės sė sundimit osman problemi mė serioz pėr Kishėn ishte kthimi i vazhdueshėm masiv nė myslimanė. Mė shumė ndikohet popullsia shqiptare –pėrveē tė tjerave, edhe pėr arsye tė mungesės sė literaturės sė krishterė nė gjuhėn amtare shqipe. Nė tė njejtėn kohė, nė zonėn bregdetare tė Himarės veprojnė misione tė ndryshme propagandistike romano-katolike. Pėr mbėshtetjen e orthodhoksėve, nga shek. XVII, nė shumė zona ndėrtohen manastire tė reja, tė cilat zhvillohen edhe nė qendra tė qėndresės orthodhokse, kultivimit shpirtėror, arsimimit dhe aktiviteteve tė dobishme sociale, p.sh. manastiret e Raveniės, Pepelit, Drianit, Ēepit, Poliēanit, Ēatistės, Kamenės, Leshnicės, Kakomisė, Palasės, Himarės, Dhėrmiut, Qeparoit, Hormovės, Kodrės, Ardenicės (Ardevusės), Apollonisė, Joan Prodhromit (Pararendėsit) nė Voskopojė, etj. Gjatė kėsaj kohe shumė klerikė punuan me entuziazėm pėr fuqizimin e popullsisė orthodhokse. Nga kėta shquhet hieromonaku (prift murg) Nektar Terpo nga Voskopoja, aktiviteti i tė cilit shtrihej nė zonėn e Beratit e tė Shpatit, nga viti 1710 – 1730. I pėrndjekur u strehua nė Itali, ku edhe botoi veprėn e tij “Besimi”, pėr tė ndaluar islamizimin e orthodhoksėve.

    Nė shumė vende tė Shqipėrisė sė Jugut qėndresa orthodhokse fuqizohet me ngritjen e kishave dhe organizimin e shkollave. Njė nga qendrat mė tė rėndėsishme orthodhokse ishte Voskopoja, e ndėrtuar nė njė rrafshnaltė, tė vėshtirė pėr tė shkuar. Nė shek. XVIII ajo kishte rreth 60.000 banorė dhe njihte njė lulėzim tė mahnitshėm ekonomik e shpirtėror. Famė tė madhe morėn: “Akademia e Re” (1744), bibilioteka dhe shtypshkronja e saj. Qytetin e zbukuronin 20 kisha. Deri nė vitin 1670 Voskopoja varej drejtpėrdrejt nga Kryepiskopi i Ohrit, mė pas hyri nė Mitropolinė e Korēės. Pas plaēkitjes qė iu bė nė vitin 1771, sepse kishte marrė pjesė nė kryengritjen e Orlofit, filloi rėnia e saj, qė arriti kulmin nė vitin 1916, kur u dogj nga ēeta kaēakėsh.

    Qė tė shmangnin islamizimin e dhunshėm dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbanin identitetin e origjinės sė tyre, grupe tė robėruara nė shumė vende tė Perandorisė Osmane preferuan tė bėheshin "kriptokrishterė" (tė krishterė tė fshehtė). Nė jetėn e tyre publike shfaqeshin me emra myslimanė dhe silleshin si tė tillė, por nė jetėn e tyre familjare mbanin traditat e tyre orthodhokse. Nė Shqipėri shembulli mė tipik i kriptokrishterimit ėshtė ai i toskėve tė Shpatit, zonės malore nė jug tė Elbasanit. Ky fenomen zgjati nga fundi i shek. XVII deri nė fund tė shek. XIX. Nuk munguan nė kėtė zonė edhe dėshmorėt e rinj: oshėnar-dėshmor Nikodhimi nė vitin 1722 (pėrmendet nga Elbasani, por ėshtė nga Vithkuqi dhe u martirizua nė Berat) dhe Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat pėrqark lumit Shkumbin, martirizuar nė Konstandinopojė nė vitin 1748.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #71
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    4 - Nga viti 1767 deri nė vitin 1937





    Periudha e katėrt (1767 – 1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit tė Autoqefalisė sė Kryepiskopatės sė Ohrit deri nė dhėnien kanonike tė statusit tė Autoqefalisė Kishės sė Shqipėrisė. Ngjarja e veēantė dhe vendimtare nė kėtė periudhė ėshtė formimi i shtetit shqiptar, mė 1912.

    1) Nė kėtė periudhė riorganizohen mitropolitė dhe episkopatat, ndėrtohen kisha tė reja dhe herė pas here bėhen pėrpjekje sistematike pėr zgjimin shpirtėror tė orthodhoksėve. Figura mė e madhe e kėsaj kohe ishte Shėn Kozmai i Etolisė, i cili edhe veproi nė kėto zona nga viti 1775 deri 1779, duke pėrfunduar veprimtarinė e tij misionare historike me martirizim, nė vitin 1779, nė Berat. 30 vjet mė pas, njė tjetėr shenjt, Nikita Arvaniti "nga vendet e Arvanitia-s (Arbėrisė)", ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua nė zonėn e Serres dhe Drama-s (nė Greqi), nė vitin 1809.

    Gjatė shek. XVIII dhe XIX u bėnė pėrpjekje serioze pėr pėrkthimin nė shqip tė Shkrimit tė Shenjtė. I pari qė pėrmendet ėshtė hieromonaku Grigor Konstandinidhi (mė pas mitropolit i Durrėsit), i cili pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr e tė Re, me gėrma tė njė alfabeti shqip qė e kishte shpikur vetė. Fatkeqėsisht, ky pėrkthim humbi. Nė shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (episkop i Evias), botoi njė pėrkthim tė Dhiatės sė Re nė shqip, me gėrma greke. Mė vonė dolėn pėrkthimet e Konstandin Kristoforidhit, nė gegėrisht (1869) dhe nė toskėrisht (1879), fillimisht me gėrma greke. Kryepriftėrinj tė shquar nė kėtė periudhe ishin mitropolitėt e Durrėsit: Grigor Konstandinidhi, Voskopojari, (1767 – 1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821 - 1823), njė nga shpikėsit e metodės sė re tė muzikės kishtare (bizantine); mitropolitėt e Drinopolit: Dositheu (1760 – 1799), Gavriili Sifniosi (1799 – 1827), Joakimi nga Hios (1828 – 1835), i cili u ngjit 2 herė nė fronin ekumenik (1860 – 1863 dhe 1873 – 1878); dhe mitropolitėt e Beratit: Joasafi II (1802 – 1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855 – 1887).

    2) Me krijimin e shtetit shqiptar, nė vitin 1912, fillon njė fazė e re pėr Kishėn Orthodhokse. Me arritjen e pavarėsisė politike u shtrua me ngulm kėrkesa e pavarėsisė e tė gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, qė ndodheshin nė shtete tė tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare nė Amerikė dhe nė Evropė, me shoqatat e tyre tė ndryshme, si p.sh. shoqėria “Drita”, e themeluar nė Bukuresht, nė vitin 1886. Veēanėrisht e rėndėsishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili pėrktheu shumė tekste kishtare nė shqip, duke ngulmuar qė kėto tė pėrdoreshin nė adhurim; mė pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht nė Kishė, si mitropolit i Durrėsit, dhe mė pas nė Shtetin Shqiptar, si ministėr i jashtėm dhe kryeministėr, nė vitin 1924.

    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, mė 10 – 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrė atė qė tė zhvillohej. Nė Kongres u caktua Kėshilli i Lartė Kishtar, qė do tė drejtonte pėrkohėsisht Kishėn. Nė shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtė i pėrbėrė nga: Visarioni (Xhuvani) (qė ishte dorėzuar nė episkop, nė Serbi mė 1925) si Kryepiskop i Shqipėrisė dhe mbikqyrės i mitropolisė sė Korēės, Agathangjeli (Ēamēe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmės i Kryepiskopit. Nė 29 qershor 1929, nė Kongresin e Dytė Kleriko-laike qė u mbajt nė Korēė, u votua “Statuti i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”. Patriarkana Ekumenike refuzoi tė pranonte kėto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme pėr t’i dhėnė vetadministrim dhe paralelisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė adhurim, predikim dhe nė arsimimin kishtar. Pėr shkak tė zhvillimeve politike dhe rreziqeve tė ndryshme nga Perėndimi, Patriarkana pranoi tė diskutonte gjithashtu edhe ēėshtjen e Autoqefalisė. Madje, ajo dėrgoi nė Shqipėri pėr bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar tė Trapezundės, Krisanthin, qė mė vonė u bė Kryepiskop i Athinės. Krisanthi u shpreh pro dhėnies sė Autoqefalisė dhe sugjeroi ecurinė nė vazhdim.

    Qė tė normalizoheshin marrėdhėniet me Patriarkanėn Ekumenike, u mblodh nė Korēė, nė maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve nga tė 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kėrkoi falje nga Patriarkana; u bėnė bisedime nė Athinė (13 mars 1937) dhe njė komision i pėrbėrė nga shqiptarė shkoi nė Konstandinopojė pėr tė rregulluar pėrfundimisht ēėshtjen. Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumė e vėshtirė e jo e favorshme pėr zhvillimin e jetės shpirtėrore kishtare tė orthodhoksėve tė Shqipėrisė. Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive tė ndryshme dhe vėshtirėsisė ekonomike. Populli mbeti i pėrēarė pėr njė kohė tė gjatė, duke qenė se trazirat kishin pėrmasa kombėtare tė komplikuara. Nga rrėmuja u pėrpoqėn tė pėrfitonin Uniatėt dhe grupet protestante.
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #72
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    5 - Nga viti 1937 deri nė ditėt tona





    Njohja kanonike e Autoqefalisė nga Patriarkana Ekumenike, nė kohėn e Patrikut Beniamini I, hap njė periudhė tė re pėr Kishėn e Shqipėrisė. Mė 17 prill 1937 u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisė sė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri”. Sinodi i parė pas zgjedhjeve kanonike nė Patriarkanėn Ekumenike u formua nga: Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Kristofori (Kisi), episkopi i Korēės Evlogji (Kurila), episkopi i Beratit Agathangjeli (Ēamēe) dhe episkopi i Gjirokastrės Pandeleimoni (Kotoko). Dy mitropolitė u bėnė episkopata, kurse episkopata e tretė (e Gjirokastrės), u formua nga enoritė e Mitropolisė sė hershme tė Drinopolit, qė ndodheshin brenda Shqipėrisė. Dy veēoritė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė fshihnin probleme tė veēanta. E para, origjina etnike e popullsisė orthodhokse (shqiptarė, grekė, vllahė dhe sllavė). E dyta, fakti se orthodhoksėt nuk pėrbėnin shumicėn, si nė vendet e tjera tė Ballkanit, por vetėm 23% tė popullsisė. Kėshtu kundėrshtimet politike, ideologjike dhe sociale qė ekzistonin pėrbrenda Shqipėrisė, por edhe turbullirat e luftės nė rajon kishin pasoja tė shumta nė jetėn e Kishės.

    a) Pushtimi italian

    Me hyrjen e ushtrive italiane, mė 7 prill 1939, Shqipėria u bė pjesė e Italisė fashiste. E si rrjedhojė, menjėherė, u vunė nė zbatim plane edhe pėr bashkimin analog fetar. Paralelisht me vendosjen e urdhrave misionarė romano-katolike nė zona tė ndryshme nė jug tė vendit, ekzistonte edhe plani strategjik i thithjes sė orthodhoksėve me anėn e Uniatizmit. Propaganda theksonte se bashkimi i gjithė tė krishterėve shqiptarė nėn mbrojtjen e Vatikanit dhe shtetit italian, do tė ndihmonte nė zhvillimin e vendit. Sipas disave, Kryepiskop Kristofori kishte pranuar tė bashkohej me arbėreshėt e Italisė (Uniatė), sipas tė tjerėve, ai po pėrpiqej tė fitonte kohė, duke e shtyrė ēėshtjen. Megjithatė, mungesa e shumicės absolute nė organet ekzekutive tė Kishės Orthodhokse pėrmbysi planet e bashkimit me Uniatizmin, tė cilat u shkatėrruan pėrfundimisht me kapitullimin e Italisė, nė vitin 1943.

    b) Pėrndjekja ateiste

    Pas largimit tė gjermanėve, nė nėntor 1944, nė Shqipėri u vendos plotėsisht regjimi komunist dhe filloi persekutimi fetar. Nė 23 vitet e para tė tij kishte formėn klasike, ashtu si nė Rusi dhe nė vendet e tjera tė Ballkanit. Mė 25 dhjetor 1948 Kryepiskop Kristofori u detyrua tė largohej dhe Kryepiskop i ri u vu Pais Vodica, qė nė atė kohė ishte episkop i Korēės (kishte mbetur i ve). U lejua gjithashtu tė mbahet nė Tiranė, nga 5 – 10 shkurt 1950, Asambleja Kleriko-laike e Kishės Orthodhokse, qė tė votohej Statuti i ri, i cili nė disa pika pėrmirėsoi Statutin e vitit 1929. Hierarkia e Kishės, pas vitit 1952, pėrbėhej nga Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Paisi (Vodica), episkopi i Gjirokastrės Damiani (Kokoneshi), i Korēės Filotheu (Duni), i Beratit Qirili (Naslazi) dhe ndihmės episkop Sofroni (Borova). Kryepiskopi kanonik Kristofori, u mbajt nėn arrest shtėpie dhe mė 19 qershor 1958 u gjet i vdekur (sipas versionit zyrtar pėsoi atak kardiak). Nė mars 1966 Paisi vdiq dhe nė prill erdhi nė fronin kryepiskopal Damiani. Nė kėtė kohė filloi pėrpjekja pėr nėpėrkėmbjen e fesė dhe pėrfaqėsuesve tė saj; po kėshtu dhe trysnia me internime, burgime dhe vrasje ndaj besimtarėve klerikė dhe laikė.

    Shqiptarėt orthodhoksė tė vendosur nė Amerikė, ishin ndarė nė dy grupe. Njėri nėn drejtimin e Theofan Nolit e mė vonė nėn atė tė episkop Stefan Laskos, qė mbanin lidhje me Kishėn e Shqipėrisė, ndėrsa tjetri, nėn drejtimin e episkopit tė Lefkės, Marko Lipa, qė varej nga Patriarkana Ekumenike. Pas vdekjes sė Nolit, nė mars 1965, u bėnė pėrpjekje (1966 – 1967), pėr pajtimin e dy grupimeve, por pa rezultat.

    Mė 4 prill 1967 u dha sinjali pėr persekutim tė plotė. Me njė dekret tė publikuar mė 22 nėntor 1967 Shqipėria u shpall zyrtarisht shteti i parė dhe i vetėm ateist nė botė dhe nė histori, nė tė cilin u ndalua me Kushtetutė ēdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, tė tjera u kthyen nė fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse tė gjithė manastiret u shkatėrruan ose u kthyen nė kazerma ushtarake. Nė atė kohė Kisha e Shqipėrisė kishte pėrveē Kryepiskopatės edhe tri episkopata, 19 zėvendėsi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire. Klerikėve u hoqėn rason, shumė prej tyre i burgosėn ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepiskopi Visarion u burgos dhe Ndihmės-episkopi i Apollonisė, Irineu (Banushi), u internua. Kryepiskop Damiani nuk u pėrndoq, ai vdiq nė shtėpi nė Pogradec, mė 18 tetor 1973. Nė kėtė persekutim tė pėrgjithshėm, tė pėrndjekurit dhe pėrndjekėsit i pėrkisnin tė gjitha komuniteteve etnike dhe fetare tė Shqipėrisė. Nė nėntor 1990, qeveria shqiptare, e ndikuar nga ndryshimet ndėrkombėtare, vendosi tė zbuste masat kundėr fesė.

    c) Riorganizimi

    Inisiativėn pėr riorganizimin e Kishės sė Shqipėrisė e mori Patriarkana Ekumenike me njė sėrė veprimesh vendimtare. Nė janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės caktuan profesorin e Universitetit tė Athinės, episkopin e Andrusės (Drejtor i Pėrgjithshėm i “Shėrbimit Apostolik” tė Kishės sė Greqisė dhe vėzhgues i Mitropolisė sė Shenjtė tė Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (tė dėrguar tė Patriarkanės), me mision qė tė shkonte nė Shqipėri pėr t’u takuar me orthodhoksėt dhe autoritetet e vendit. Pas kundėrshtimeve shumėmujore tė shtetit shqiptar, Eksarku (i dėrguari) i Patriarkanės arriti nė Tiranė, mė 17 korrik 1991. Gjatė udhėtimit tė tij nė vend konstatoi shkretimin e tmerrshėm qė kishte shkaktuar pėrndjekja e pamėshirshme. Ishin shkatėrruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parė i Eksarkut ishte krijimi i njė strukture thelbėsore kishtare pėr pėrfaqėsimin e Kishės lokale. Pėr riformimin e strukturės kishtare, Eksarku i Patriarkanės mblodhi Asamblenė e Pėrgjithshme Kleriko-laike 1 – 2 gusht 1991, me pjesėmarrjen e 15 klerikėve dhe 30 laikėve, nga tė gjitha dioqezat e Shqipėrisė, nė tė cilėn u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, nė fund u zgjodhėn 4 kėshilltarė (epitropė) arkieratikė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesėtarė. Pėrfaqėsia e Kishės sė Shqipėrisė vizitoi Patriarkanėn Ekumenike (5 – 8 qershor 1992), pėr herė tė parė pas persekutimit dhe kėrkoi zgjedhjen e Eksarkut tė Patriarkanės si primat tė Kishės sė Shqipėrisė.

    Sinodi i Patriarkanės Ekumenike, me iniciativėn e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, pėr rikrijimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, zgjodhi mė 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepiskop tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė mitropolitin e Andrusės, Anastasin dhe mitropolit tė Korēės arkimandritin Kristodhul Mustakas, tė Gjirokastrės arkimandritin Aleksandėr Kalpakidhis dhe tė Beratit, Vlorės e Kaninės arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe kėto episkopata tashmė u ringritėn nė rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundėrshtoi me forcė, sepse e konsideroi kėtė imponim tė jashtėm tė udhėheqjes greke ndaj njėrit prej tre komuniteteve tė mėdha fetare. Presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha i shprehu pakėnaqėsinė e tij delegacionit tė Patriarkanės Ekumenike, qė erdhi mė 4 korrik 1992, dhe qė pėrbėhej nga mitropoliti i Pergės Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinė shqiptare Ilia Katre. Pėrfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepiskopit Anastas, por nuk bėhet fjalė tė diskutohet, qė tė pranohen tė gjithė mitropolitėt orthodhoksė tė Shqipėrisė me origjinė greke. Kryepiskopi i ri, pasi dėrgoi Mesazhin e Madh nė Fanar (Patriarkanė), mė 12 korrik 1992, u fronėzua nė Kishėn Katedrale tė Tiranės mė 2 gusht 1992, nė prani tė tė gjithė pėrfaqėsuesve klerikė e laikė tė krahinave tė Shqipėrisė. Qarqe tė caktuara shqiptare tentuan ta dėbonin atė me njė sėrė mėnyrash, akoma dhe pėrgatitje projektligjesh, pėr arsye tė prejardhjes sė tij greke. Nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme kleriko-laike nė Durrės, mė 21 janar 1993, tė gjithė pėrfaqėsuesit deklaruan njėzėri se nuk bėhej fjalė tė toleronin njė diēka tillė (largimin e Kryepiskopit). Nė vjeshtėn e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutėn e re, largimi pėrfundimtar i Kryepiskopit; por sė fundi ajo u hodh poshtė nė referendumin e 6 nėntorit 1994.

    Nė korrik 1996, pa ndonjė marrėveshje me palėn shqiptare, u bėnė nė Konstandinopojė dorėzimet nė mitropolitė tė kandidatėve tė zgjedhur nė vitin 1992, pėr mitropolitė nė fjalė. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre nė Shqipėri. Pėrfundimisht, pas diskutimesh kėmbėngulėse ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Patriarkanės Ekumenike, Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė dhe Autoriteteve shqiptare (nga nėntori i vitit 1997 deri nė korrik tė 1998), ēėshtja e formimit tė Sinodit tė Shenjtė u arrit me pranimin e skemės qė ai tė pėrbėhej nga dy kryepriftėrinj me origjinė greke dhe dy me origjinė shqiptare. U fronėzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndėrsa mitropolitėt e Gjirokastrės, Aleksandri, dhe i Korēės, Kristodhuli, paraqitėn dorėheqjen e tyre. Mitropolit i Korēės u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi dhe episkop i Apollonisė u zgjodh ikonomi at Kozma Qirjo.

    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė gjatė periudhės 1991 - 1998, pavarėsisht nga mundimet, trazirat e pėrgjithshme politiko-shoqėrore dhe rrėnimi i ekonomisė sė vendit, u rimėkėmb nga rrėnojat dhe, duke jetuar nė atmosferė ngjalljeje, u zhvillua me ritme shumė tė shpejta. Nė shumė qytete, qyteza dhe nė qindra fshatra, me popullsi orthodhokse, u organizuan sėrish enoritė orthodhokse. Filloi nė pėrgjithėsi jeta liturgjike dhe e mistereve, predikimi dhe katekizmi. U organizuan lidhjet rinore, e grave dhe e intelektualėve. Pėr krijimin e kuadrove vendas filloi nė nėntor 1992 funksionimi i shkollės Teologjike- Hieratike, e cila qė nga viti 1997 u zhvendos nė njė kompleks ndėrtesash pranė Manastirit tė Shėn Vlashit nė Durrės, me emrin Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Deri nė vitin 1999 u dorėzuan 110 klerikė tė rinj, me arsim tė mesėm dhe tė lartė, duke kryer studime tre-vjeēare teologjike. Nė shtator tė vitit 1998, u hap nė Gjirokastėr Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar“, me konvikt. Studentė tė porsadiplomuar nga Akademia Teologjike pėrbėnė bėrthamėn e parė murgjėrore tė Manastirit tė Ardenicės. U ndėrtuan nga themelet 5 manastire dhe 74 kisha tė reja; u restauruan 65 kisha-monumente dhe u riparuan mė shumė se 130 tė tjera. Mė shumė se 20 ndėrtesa tė mėdha u ndėrtuan ose u blenė dhe u rindėrtuan, qė tė vendosen selitė mitropolitane, shkolla, shtėpi pritjeje, punishte dhe klinika. Botohet gazeta mujore “Ngjallja” (prej vitit 1992), revista pėr fėmijė “Gėzohu” (prej vitit 1997), buletini studentor ”Fjala” dhe buletini nė anglisht “News from Orthodoxy in Albania” (Tė rejat nga Orthodhoksia nė Shqipėri); gjithashtu botohen edhe libra liturgjikė, shpirtėrorė e shkencorė. Kisha ka shtypshkronjėn e saj, stacionin radiofonik, punishtet e qirinjve dhe tė drurit.

    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė zhvilloi njė veprimtari tė gjerė sociale – veēanėrisht nė kohėn e krizės politiko-shoqėrore tė vendit (1992, 94, 97, 99) – me ndarjen e mijėrave tonė me ushqime, veshje, ilaēe, nė ndihmė tė familjeve tė varfra dhe tė refugjatėve kosovarė, si edhe me dhurime pajisjesh spitalore nė qytete, fshatra dhe institucione sociale. Nė shėndetėsi kontribuon me Qėndrėn Diagnostike "Ungjillėzimi" nė Tiranė, me poliklinikat nė Kavajė, Korēė, Lushnje dhe Jergucat, gjithashtu dhe me njėsinė ambulante dentare. Nė arsim, pėrveē institucioneve tė lartpėrmendura, ngriti 7 kopshte nė qytete tė mėdha, qendra rinore dhe kampingje. Gjithashtu, organizoi programe tė zhvillimit bujqėsor (tė vaditjes, ekonomisė shtėpiake, shtrimit tė rrugėve etj.). Tė ardhurat ekonomike pėr realizimin e gjithė kėtyre veprave u siguruan nga dhuratat e mijėrave miqve nga jashtė vendit, tė cilėt iu pėrgjigjėn fushatave tė Kryepiskopit pėr ndihmė.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė merr pjesė nė mėnyrė aktive nė veprimtaritė e Kishave tė tjera Orthodhokse. Ajo u bė anėtare e Kėshillit Botėror tė Kishave, tė Konferencės Evropiane tė Kishave dhe nė pėrgjithėsi kontribuon nė pėrpjekjet e bashkėpunimit paqėsor dhe solidaritetit nė Evropėn Juglindore.

    Me veprimtarinė dhe praninė e saj, ka treguar se ėshtė njė faktor serioz shpirtėror, kulturor dhe social nė Shqipėri si edhe i bashkėjetesės fetare nė vend.
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Si ndikon qėnia e njė prifti grek nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nė paraqitjen e shtrembėruar tė historisė.

    Nga Arben Kallamata

    Zėri “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė“ nė Enciklopedinė e Lirė Wikipedia nė Internet (shqip) bazohet nė dy burime. Njėri ėshtė “Thesari i Ortodoksisė, 200 vjet histori”, shkruar nga Kryepeshkopi grek i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastasios Janullatos, ndėrsa tjetri ėshtė “orthodoxalbania.com”, faqe interneti e administruar nga Kryepeshkopi grek i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos. Nuk duhet shumė mend pėr tė marrė vesh se kush e ka shkruar, autorizuar ose miratuar artikullin.

    Janullatos erdhi nė Shqipėri mė 1991 me fjalėt: "Jam njė zėvendės, eksark, me njė detyrė tė pėrkohshme" (Sejfi Protopapa, “Peshkopi Janullatos, Jo Nėnshtetėsi Shqiptare”, Zemra Shqiptare, E Shtune, 10-05-2008). 20 vjet pas kurorėzimit “tė pėrkohshėm” tė tij nė krye tė Kishės shqiptare sė themeluar nga Noli, veē lojės kuptimore me fjalėt zėvendės, eksark, dhe i pėrkohshėm mund tė shohesh edhe rezultate tė tjera. Ndėr to ėshtė edhe mėnyra e shtrembėr se si paraqiten ngjarjet dhe personat historikė.

    Historia e KOASH nė artikullin e Wikipedias ndahet nė 5 pjesė duke kapur pėrkatėsisht periudhat: Vitet apostolike – 731; vitet 731 – 1767; vitet 1767 -1937 dhe nga viti 1937 deri sot. Kreu pėr kohėshtrirjen 1767 -1937 ka njė ndėndarje prej tre paragrafėsh tė titullluar “Kisha Ortodokse Shqiptare nė SHBA” nga tė cilat vetėm njė fjali merret me Kishėn Ortodokse Shqiptare nė SHBA dhe Fan Nolin, prandaj s’ėshtė e tepėrt ta citoj fjalė pėr fjalė: “Veēanėrisht e rėndėsishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili pėrktheu shumė tekste kishtare nė shqip, duke ngulmuar qė kėto tė pėrdoreshin nė adhurim; mė pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht nė Kishė, si mitropolit i Durrėsit, dhe mė pas nė Shtetin Shqiptar, si ministėr i jashtėm dhe kryeministėr, nė vitin 1924.”

    Roli i Fan Nolit nė krijimin e KOASH ėshtė katandisur thjesht nė atė tė njė pėrkthyesi tė teksteve kishtare nė shqip dhe, pastaj, nė atė tė njė njeriu qė “ka zėnė“ vende drejtuese nė kishė dhe nė shtetin shqiptar.

    Ata qė i dalin nė mbrojtje Janullatosit sjellin shpesh si argument erudicionin, njohuritė e tij tė thella, tė cilat nuk kam aspak ndėrmend t’i vė nė dyshim. Pėrkundrazi, erudicioni i tregon se katandisja nė njė fjali e rolit tė Fan Nolit nė krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare; injorimi i ndikimit tė vėrtetė tė kishės Shqiptare tė Amerikės nė themelimin e KOASH dhe mohimi absolut i rėndėsisė sė kėsaj lėvizjeje nė kuadrin e lėvizjes sė pėrgjithshme tė shqiptarėve pėr pavarėsi ėshtė i qėllimtė, ndėrsa qėllimi ėshtė i keq.

    Themelimi i KOASH filloi paksa mbi 100 vjet tė shkuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Boston dhe rrethinat e tij, ku ishte krijuar njė komunitet pak a shumė i fortė shqiptarėsh, shumica e tė cilėve vinin nga Korēa dhe fshatrat e saj, dhe njė pjesė tė mirė e tyre i pėrkisnin besimit tė Krishterė Ortodoks.

    Duke mos pasur kishė tė vetėn, imigrantėt shqiptarė i qenė drejtuar kishave ortodokse greke, si mė tė afėrtat pėr ta gjeografikisht dhe nė kulturė. Duhet pasur parasysh se bėhet fjalė pėr fillimin e shekullit tė 20tė, kohė nė tė cilėn Perandoria Otomane pėrpėlitej nė grahmat e fundit; Greqia e kishte fituar qė prej mė se 80 vjetėsh pavarėsinė nga Perandoria Otomane; ndėrsa Shqipėria ishte ende nėn zgjedhė dhe po shtonte pėrpjekjet pėr pavarėsi.

    Turqia nuk e dėshironte pavarėsinė e Shqipėrisė, pasi donte ta mbante atė pafundėsisht nėn kontroll. Greqia, gjithashtu, nuk e dėshironte pasi ėndėrronte qė, nė rastin e rrėzimit tė perandorisė Otomane, ta coptonte fqinjin e saj duke i marrė pjesėn jugore qė, sipas Megalidesė pėrbėn Epirin e Veriut, term qė nė logjikėn shoviniste greke pėrkthehet nė “Greqi”.

    Pjesė e pėrpjekjeve pėr tė penguar pavarėsinė e Shqipėrisė ishin edhe pėrndjekjet e patriotėve shqiptarė nga qeveritė turke dhe greke. Ndėr ta ishte edhe i riu Kristaq Dishnica i cili vdiq nė Hudson, Massachusetts nė 25 Gusht 1907. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij nė ndihmė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare Dishnica ishte ekskomunikuar nga Kisha Greke. Kur vdiq Dishnica kisha greke nuk pranoi t’i bėnte shėrbimet e varrimit. Djaloshi u varros nga bashkatdhetarėt me njė ceremoni jo-fetare ne Worcester.

    Kisha greke shkoi edhe mė tej duke shpallur se nuk do t’i kryeheshin mė shėrbime besimtarėve shqiptarė qė nuk shpalleshin grekė.

    Emigrantėt shqiptarė u ndodhėn pėrpara njė udhėkryqi – tė pranonin njė tė pavėrtetė, domethėnė qė nuk ishin shqiptarė por grekė dhe tė vazhdonin tė merrnin shėrbimin fetar, apo tė pėrballeshin me mundėsinė e njė ekskomunikimi masiv qė, pėr mendėsinė e fillimit tė shekullit tė njėzetė duhet tė ketė qenė diēa e afėrt me fundin e botės.

    Vėshtirė tė thuhet se sa tė ndėrgjegjshėm ishin imigrantėt e thjeshtė shqiptarė tė Amerikės pėr rėndėsinė historike tė vendimit qė do tė merrnin. Vėshtirė tė thuhet qė gjykuan duke e ditur qė fatet dhe e ardhmja e vendit tė tyre qė nė atė kohė qėndronte nė fije tė perit, do tė varej nė njė masė tė madhe edhe nė mėnyrėn se si do tė vendosnin ata nė kėtė situatė.

    Pėr shovinizmin grek kishte rėndėsi parėsore qė gjithė ortodoksėt shqiptarė tė paraqiteshin si grekė. Kjo do t’i jepte njė shtytje pretendimeve tė tyre pėr Shqipėrinė e Jugut dhe, nė rastin e rėnise sė Perandorisė Otomane gllabėrimi i kėtij territori do tė ishte shumė mė i lehtė. Pėr Shqipėrinė qė po lindte kjo do tė ishte vetėvrasje. E destinuar tė coptohej pėr gjysmė nė veri (me Kosovėn dhėnė sllavėve tė Jugut) Shqipėria nuk do tė mund ta pėrballonte edhe njė ndarje tjetėr mė dysh. Njė Shqipėri qė shtrihej nga Tropoja nė Shkumbin do tė ishte e dėnuar tė mos mbijetonte.

    Por shqiptarėt e ndershėm tė Massachusettsit e dhanė vendimin e tyre historik thjesht dhe qartė. Ata zgjodhėn tė vėrtetėn pėrpara gėnjeshtrės. Ata thanė se s’mund tė deklaroheshin grekė, edhe sikur kjo t’iu kushtonte ekskomunikim.

    Kisha greke nguli kėmbė nė tė sajėn. Pėr njė periudhė gati njė vjeēare familjet e shqiptarėve ortodoksė tė Massachusettsit u ndodhėn nė njė gjendje apokaliptike - fėmijėt e lindur duheshin pagėzuar, tė vdekurit duheshin varrosur me ceremoni, dasmat duheshin bekuar. Pėrkohėsisht ata u ndihmuan nga Kisha Ortodokse Siriane nė Worcester.

    Gjendja vazhdoi derisa fati iu solli njeriun e pėrshtatshėm – njė i ri intelektual, qė shumė shpejt do tė bėhej njė nga personalitetet mė tė shquar tė kulturės mbarėshqiptare – Theofan Stilian Noli.

    Noli jo vetėm pranoi tė vihej nė krye tė Kishės shqiptare nė Boston, por edhe filloi organizimin e asaj qė do tė kthehej nė Kishėn Autoqefale Shqiptare. Ai thirri nė takim ortodoksė nga gjithė New England dhe diskutoi me ta mundėsinė e krijimit tė njė Kishe tė pavarur (Autoqefale) Shqiptare. Noli u dorėzuar prift nė 8 Mars 1908 nga Kryepeshkopi Rus i Nju Jorkut. Patriot, erudit, shkollar, njohės i disa gjuhėve tė huaja, njeri me karakter tė fuqishėm dhe vizion tė qartė, ai iu vu pėrkthimit tė liturgjisė sė kishės duke vėnė bazat e predikimit nė shqip. Nė 22 Mars 1908, 26 vjeēari Noli mbajti me krenari tė parėn meshė nė Shqip nė Knights of Honor Hall n Boston, veprim qė do tė shėnonte hapin e parė drejt organizimit zyrtar dhe njohjes sė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare (Robert Elsie: Fan Noli - http://www.albanianliterature.net/au...ical/noli.html).

    Tre vjet mė vonė, nė 10 Gusht 1911 Noli ndėrmori njė udhėtim nė Europė ku, gjatė katėr muajve mbajti shėrbesa fetare pėr kolonitė shqiptare nė Kishinev, Odessa, Bukuresht dhe Sofie. Nė Korrik 1913 Noli vizitoi pėr herė tė parė Shqipėrinė dhe nė 10 Mars 1914 mbajti tė parėn shėrbesė fetare ortodokse nė shqip nė prani tė Princ Vilhelm Vidit qė s’kishte veēse tre ditė qė kishte mbėrritur nė Durrės (Robert Elsie, po aty.)

    E gjithė kjo veprimtari duket tepėr e vėshtirė pėr t’u anashkaluar me njė fjali tė vetme, aq mė tepėr nga njė erudit. Po kėshtu, e vėshtirė ėshtė tė anashkalohet edhe historiku i mėpasshėm i Kishave tė Bostonit tė Jugut (South Boston) pėr kontrollin e tė cilave ka pasur njė pėrplasje tė gjatė midis shqiptarėve patriotė me nė krye Nolin dhe Kishės greke.

    “Kush kontrollon tė shkuarėn, kontrollon tė ardhmen; kush kontrollon tė sotmen kontrollon tė shkuarėn,” thotė Oruelli. Janullatos kontrollon tė sotmen e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pėrmes kėtij kontrolli, ai pėrpiqet tė manipulojė tė shkuarėn e saj, nė mėnyrė qė tė ketė kontroll edhe mbi tė ardhmen.

    Ndonėse absurde nė pamje tė parė, pyetja a janė grekė apo shqiptarė ortodoksėt e Shqipėrisė ėshtė shtruar vazhdimisht kėto 200 vjetėt e fundit nga shovinistėt grekė. Ajo vazhdon tė shtrohet dhe, me sa duket, do tė shtrohet pėr ca kohė edhe nė tė ardhmen. Pėr kėtė mjafton t’i hedhėsh njė atyre qė shkruajnė Nicholas Gage me shokė. Jo rastėsisht, Gage ėshtė ndėr mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė mbajtjes sė Janullatosit nė krye tė KOASH-it, gjė qė e provojnė edhe artikujt e tij tė gjatė nė New York Times e gjetkė.
    Pyetja “a janė grekė ortodoksėt e Shqipėrisė?” nuk ėshtė aspak fetare. Ajo ėshtė politike, gjeopolitike, siē ėshtė edhe statusi i kreut tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ardhjes sė tij nė krye tė kishės nė vitin 1991, pas njė veprimi tė papėrgjegjshėm tė Ramiz Alisė i ka ikur me kohė “pėrkohshmėria” e premtuar. Justifikimit se vendit i ėshtė prishur infrastruktura fetare dhe nuk mund tė gjenden priftėrinj shqiptarė tė aftė pėr ta kryer kėtė funksion i ka skaduar afati.(kortezi Alb Shkenca)

  14. #74
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    Arti - 1. Arkitektura & Mozaikėt





    Pėr sa i pėrket artit, mendojmė se ėshtė mė mirė vėshtrimi i tij sipas periudhave kulturore. Dallojmė kėto periudha:

    1) Periudha paleokristiane (shek. IV – mesi i shek. VIII)

    2) Periudha bizantine (mesi i shek. VIII – XV)

    3) Periudha pasbizantine dhe e sundimit turk (1501 – 1912).


    Arkitektura

    1) Periudha paleokristiane
    Gėrmimet arkeologjike tė dekadave tė fundit, nxorėn nė dritė kryesisht monumente qė i pėrkasin shek. V – VI, si p.sh. bazilika e gjetur nė Tepė, jashtė Elbasanit, qė mund tė jetė e shek. IV. Tipat mė tė njohur tė arkitekturės kishtare tė kėsaj periudhe janė bazilikat trenefėshe.
    Nefet anėsore ndahen me kolona (si nė Arapaj tė Durrėsit, Bylis, Amantia) ose kolona me seksion katrorė (nė Elbasan, Butrint), ose njė kombinim i tė dyjave (Sarandė); disa prej tyre janė me 3 absida (harqe pranė altarit) (nė Ballsh, Lin). Bazilika njėnefėshe u gjetėn nė Antigone, Apolloni, Durrės dhe Sarandė. Gjithashtu ruhen edhe pagėzimore paleokristiane (rrethore, katrore, ose tetėkėndėshe), p.sh. nė Finiq, Lin (bregun jugor tė Ohrit) dhe mė e bukura dhe mė e kompletuara nė Butrint.

    2) Periudha bizantine
    Kishat e shek. X paraqesin forma tė reja nė ndėrtimet kishtare. Nė disa vende ndėrtohen kisha njėnefėshe (si e profetit Ilia nė Bual tė Pėrmetit, e sė Tėrėshenjtės Mari nė Ēerskė tė Leskovikut, e Shėn Sergjit dhe Bakut nė Himarė), nė tė tjera vazhdon tradita e bazilikės (si e Shėn Stefanit nė Dhėrmi etj.). Nė fillimet e periudhės pasbizantine ruhet ende tipi i veēantė i bazilikės sė Shėn Nikollės nė Perondi tė Beratit. Kryesisht nė kėtė periudhė pėrurohet njė tip i ri kishe nė formė kryqi tė brendashkruar me kupolė (nė Peshkėpinė e Sipėrme, Kosinė). Shumė kujdes i kushtohet edhe pjesės sė jashtme tė kishės (kupolė, dekoracione nė kornizat e dritareve, kombinime tė tullės dhe gurit). Njė shembull karakteristik ėshtė kisha e Hyjlindėses nė Labovė tė Kryqit e shek. X, sipas disa tė tjerėve e shek. XIII, me vlerė tė veēantė artistike. Nė shek. XIII e XIV shfaqet njė lulėzim i ri arkitektonik. Nė zonėn e Shkodrės gjatė shek. XIII shihet njė ndikim i arkitekturės perėndimore (si nė atė tė Shėn Sergjit e Bakut pranė lumit Buna, atė tė Vaut tė Dejės). Shpesherė gjejmė tė gėrshetuara tiparet bizantine me ato romake. Kishat bizantine paraqesin ndikime romake, ndėrsa piktura bizantine dominon edhe nė ndėrtesat e stilit romak. Nė jug vazhdojnė tė ndėrtohen kisha njėnefėshe (e Shėn Joanit nė Boboshticė), bazilikat bėhen mė tė rralla dhe stili nė formė kryqi tė lirė me kupolė mbizotėron (p.sh. nė Marmiro tė Vlorės, nė Manastirin e Hyjlindėses nė Zvėrnec)E Tėrėshėnjta e Vllahernės (e restauruar nė shek. XVI) dhe kisha e Shėn Triadhės (Trinisė sė Shenjtė), nė Berat, janė veēse njė tip i thjeshtė kryqi i brendashkruar i tė njėjtit stil; ndėrsa kisha e Manastirit tė Hyjlindėses, nė Apolloni, i pėrket njė tipi tė ndėrthurur. Njė monument i veēantė bizantin, si nga kompozimi arkitekturor dhe ai dekorativ, ėshtė kisha e Shėn Nikollės nė Mesopotam, ndoshta e shek. XIII.

    3) Periudha pasbizantine

    Ndėrtimi i kishave u ndėrpre plotėsisht nė fillim tė pushtimit osman. Nė shek. XVI, paralelisht me qytetet e vjetra, zhvillohen edhe qytete tė reja nė zona malore, si p. sh. Moskopoli (Voskopoja), Vithkuqi dhe Nica, ku dhe ndėrtohen kisha qė shquhen pėr nga thjeshtėsia arkitektonike dhe modestia e formės sė tyre. Nga mesi i shek. XVI shfaqen forma arkitektonike tė zhvilluara nėpėr manastire, tė cilat ndėrtohen kryesisht nė vende tė veēuara. Ndėrtime karakteristike tė shek. XVI janė: kisha e Metamorfozės sė Shpėtimtarit (Sotirit), nė Tremisht tė Pėrmetit (1540 – 1560); kisha e Shėn Athanasit nė Mazhar tė Poliēanit (1513), e Shėn Dhimitrit (1526), e Manastirit tė Profetit Ilia nė Jergucat, e Hyjlindėses Mari nė Zervat (1569), nė Kamena dhe Vrahogoranxi. Nga shek. XVII shquhen kishat e manastireve: tė Shėn Joan Prodhromit nė Voskopojė (1632) dhe e Tėrėshenjtės Mari nė Barmash tė Kolonjės etj. Njė sėrė manastiresh ndeshim edhe gjatė bregdetit tė Jonit –gjiri i Kakomies (1672), nė Krorizi, nė Krimorovė, nė Piqeras (1672).

    Nė shek. XVIII ndėrtohen mė shumė kisha, me arkitekturė e dekoracion tė pėrmirėsuar. Rėndėsi i jepet kryesisht ambientit tė brendshėm, ndėrsa nga jashtė ndėrtesa mbetet e thjeshtė, qė tė mos provokojė pushtuesit qė kishin tjetėr besim. Nė kėtė shekull kemi njė zhvillim tė konsiderueshėm ekonomik e shoqėror, fuqizim tė feudalėve shqiptarė dhe situatė relative tė qetė politike. Nė tė njėjtėn kohė shtohet kthimi nė myslimanė dhe ligjet e rrepta ndalojnė ndėrtimin e kishave tė krishtera. Prandaj, nė qytete e nė fshatra kishat ndėrtohen nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrzihen arkitektonisht me shtėpitė. Shembull karakteristik i kishės pasbizantine nė Berat ėshtė kisha katedrale e sė Tėrėshenjtės Mari (1797). Nė Myzeqe mbizotėron Manastiri i Ardenicės (Ardhevusės), nė tė cilin ndėrtesat e sotme (tė shek. XVIII) janė ndėrtuar mbi rrėnojat e njė manastiri tė periudhės bizantine. Nga mesi i shek. XVIII deri nė mesin e shek. XIX, u ndėrtuan kisha pothuajse nė ēdo fshat tė Myzeqesė. Modeli pėrfaqėsues ėshtė stili bazilik trenefėshe, me kolona druri dhe tavan tė sheshtė, siē ėshtė kisha e Shėn Gjergjit, nė Libofshė (1776). Edhe nė Voskopojė 7 kishat qė ekzistojnė sot paraqesin njė formė arkitekturore unikale tė mrekullueshme, veēanėrisht ambjentet e brendshme tė stilit bazilik janė me kupolė dhe janė ndėrtuar me ndjeshmėri tė veēantė. Nga shek. XIX ruhen gjer mė sot pak kisha (si p.sh. e Shėn Nikollės, nė Toshkėz (1811) dhe kisha e Manastirit tė Shėn Kozmait, nė Kolkondas tė Fierit (1813 – 1814), e cila ėshtė bazilikė trenefėshe me kupolė.


    Mozaikėt
    Bashkė me monumentet arkitektonike, ruhen edhe mozaikė me vlerė (nė Tiranė, Arapaj tė Durrėsit, Bylis, Sarandė, Antigone etj.). Tematika e tyre nuk ėshtė nga Shkrimi i Shenjtė; ata, duke ndjekur traditėn njerėzore formojnė relieve, figuracione bimėsh, zogjsh, kafshėsh e skena barinjsh. Mozaiku mė i rėndėsishėm nga ata tė dyshemesė sė bazilikės sė Mesaplikut, qė ruhet nė Muzeun e Tiranės, paraqet portretin e njė burri nė profil me mbishkrimin: APARKEAS. Disa mozaikė duken disi tė thjeshta, por megjithatė ato kanė vlera tė mėdha artistike si p.sh. mozaiku nė pagėzimoren rrethore tė Butrintit. Mozaikėt e vetėm muralė qė janė gjetur deri tani janė ato tė kishėzės (kapeles) sė amfiteatrit tė Durrėsit, (ku paraqiten Shėn Stefani, njė figurė perandoreshe – ndoshta e sė Tėrėshenjtės Mari –, kryeengjėjt, dhuruesit) qė paraqesin mjaft ngjashmėri me mozaikėt
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Ja kush eshte lartmadheria e tij JANULLATOS

    Nga Kastriot Myftaraj
    Nė qershor 2006, nė kohėn e skandalit me zhvarrimet e eshtrave tė ushtarėve grekė nė Kosinė tė Pėrmetit, ku ishin implikuar klerikė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos shkoi pėr njė vizitė nė Athinė ku u prit nė njė takim konfidencial nga kryeministri grek Kostas Karamanlis. Pas takimit nuk ka pasur asnjė deklaratė nga tė dyja palėt, gjė qė tregon se takimi ka pasur karakter konfidencial dhe ku bashkėbiseduesit kanė trajtuar ēėshtje sekrete. Ēfarė sekretesh paskan mes tyre kryetari i Kishės Ortodokse Autoqefale nė Shqipėri dhe kryeministri i Greqisė?Gjėrat bėhen edhe mė tė dyshimta kur dihet se kryetari i komunitetit fetar nė fjalė nė Shqipėri, Janullatos ėshtė me kombėsi dhe shtetėsi greke, dhe se nė Greqi feja ortodokse ėshtė praktikisht, sipas kushtetutės, fe zyrtare e kėtij vendi? Sekretet mes kėtyre dy njerėzve nuk mund tė kenė veēse politike. Qė nga koha kur mitropoliti i Andrucės nė Greqi, Anastasios Janullatos erdhi nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nė vitin 1991 dhe deri mė sot Anastasios Janullatos, me veprimet qė po bėn po tregon ēdo ditė dhe mė tepėr se ai ka ardhur nė Shqipėri me projektin e njė lufte fetare nė xhep tė cilin ai po e pėrgatit, me projektin e njė gjenocidi kundėr shqiptarėve, qė nė nivelet e larta shtetėrore dhe fetare greke njihet si Plani “Mihalis”, sipas emrit tė despotit grek qė nė shekullin XIII pushtoi trojet shqiptare deri nė Drin, nė aleancė me Serbinė, qė pushtoi pjesėn tjetėr. Anastasios Janullatos ėshtė “Kardinali Richelieu” (Rishelje) i Greqisė nė Shqipėri. Ai ėshtė nė krye tė Kishės Ortodokse nė letėr-Autoqefale Shqiptare pėr t’i dhėnė tė kuptojė botės se ortodoksėt shqiptarė janė grekė, ēka pėrbėn premisėn e pretendimit grek pėr Vorio-Epirin. Ashtu si nė rastin e kardinalit Rishelje, veprimet e Janullatos janė mė tepėr politike se fetare. Janullatos shkon dy herė nė vit, pėr Pashkėt dhe pėr Krishtlindjet, pėr tė bekuar ushtarėt grekė nė bazėn ushtarake tė Bisht-Pallės nė veri tė Durrėsit qė nė vitin 2003 iu dha Greqisė. Mė parė ai shkonte tė bėnte tė njėjtėn gjė pėr trupat greke tė vendosura nė Yzberisht pranė Tiranės. Kėshtu, kryepeshkopi i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare bėn kapelanin (priftin ushtarak) tė ushtrisė greke? Nuk mundet mos tė konstatohet se kjo bazė gjendet afėr asaj pike ku ėshtė pėrfolur se sipas marrėveshjeve tė reja greko-serbe kalon vija e re e ndarjes sė territorit tė Shqipėrisė midis Greqisė dhe Serbisė. Sigurisht qė kėto gjėra sot thuhen nė tė ashtuquajturin shtyp ekstremist tė dy vendeve, por koha ka treguar, me hapjen e arkivave, se ato qė thuheshin nė shtypin ekstremist haptas, ishin tė njėjta me ato qė thuheshin nė mėnyrė sekrete nga kancelaritė e dy vendeve. Kjo bazė ushtarake ėshtė avanposti i njė ndėrhyrjeje ushtarake greke nė Shqipėri. Nė vitin 2003 ultranacionalisti grek Nicolas Gage (Gejxh) i ka bėrė njė profil Janullatosit nė njė artikull qė e ka botuar nė shumė gazeta dhe revista nė SHBA, me titull “Ne nuk duhet tė humbim as njė ditė tė vetme”, bazuar nė rrėfimin qė ky i fundit i ka bėrė Gage nė zyrėn e vet nė Tiranė. (cituar sipas: www. orthodoxnews.netfirms.com) Ky artikull fillon kėshtu: “Njė plumb ka mbetur pezull nė dritaren e zyrės spartane nė Tiranė tė kryepeshkopit Janullatos, kreu i Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė, plumb qė ėshtė ndalur nė fluturimin e vet drejt tij, nga xhami i dyfishtė i dritares. Plumbi ėshtė shkrehur nga njė snajper gjatė revoltės politike tė 1997 qė e shtyu Shqipėrinė-njė vend mė sė shumti mysliman, nė kaos dhe pothuajse i mori jetėn kryepeshkopit…Unė e mbaj atė kėtu, thotė Anastasios, qė tė mė kujtojė mua qė jeta mund tė marrė fund nė ēdo sekondė. Ne nuk duhet tė humbim asnjė ditė tė vetme… Ēdo natė snajperėt do tė qėllonin nė zyrėn dhe banesėn time, kujton kryepeshkopi, por asnjė prej tyre nuk qėlloi njeri falė Zotit”. (www. orthodoxnews.netfirms.com). E pra, ky plumb-relike qė supozohet tė jetė kujtim i njė lufte, nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės, qė qenka bėrė kundėr Janullatosit nė vitin 1997, ky plumb nė kontekstin e deklaratės sė mėsipėrme tė Janullatos ėshtė politikė e ultrapolitikė. Njė lexues perėndimor qė njihet me kėtė artikull tė Gage tė shkruar mbi rrėfimin e Janullatos do tė krijojė idenė sikur Shqipėria ėshtė diēka si Libani i viteve 1970-1980, apo si Sudani i sotėm, pra njė vend ku zhvillohet njė luftė e pėrgjakshme fetare e myslimanėve kundėr tė krishterėve. Pėr ta potencuar kėtė, nė po tė njėjtin shkrim kryepeshkopi Janullatos citohet tė ketė bėrė njė paralelizėm mes Shqipėrisė dhe Irakut, si vende-kjo fjalė duhet sjellė nė origjinal nė anglisht qė tė kuptohet mė mirė- “where cultures clashes”. (www. orthodoxnews.netfirms.com) Siē e shikoni termi ėshtė ai i librit tė Samuel Huntington, “Clush of Civilizations” qė bazohet mbi paradigmėn e konfliktit tė kulturave me bazė fetare, qė jepet si shkak i luftrave tė pėrgjakshme nė shekullin XXI. Ky ėshtė njė krahasim ogurzi. Unė qė kam thėnė shumė mė pak se kaq jam marrė i pandehur dikur nga Prokuroria shqiptare pėr nxitje tė urrejtjes fetare, ndėrsa Janullatos qė ka bėrė njė paralelizėm me Shqipėrisė dhe Irakut si vende ku ka luftė fetare, nuk e ka pasur kėtė fat, pasi ai ka imunitet tė padeklaruar si politikan faktik. Ne qė jetojmė kėtu nuk e paskemi ditur se nė 1997 qenka bėrė edhe njė luftė kundėr selisė sė kryepeshkopit Janullatos nė Tiranė, e cila na paska qenė e rrethuar nga snajperė qė qėllonin vazhdimisht ēdo natė kundėr saj, me plumba qė nuk kanė prekur njeri, ndėrsa njėri qė nėnkuptohet tė qe fatal, qenka ndalur nga… xhami i dritares. Njė mrekulli kjo, qė duhet konsideruar kur Janullatos tė kanonizohet shenjtor nga kisha ortodokse. Qėllimi i kėsaj maskarade me plumba tė ngecur nė xham dhe zjarr snajperėsh fantomatikė, qė sigurisht kanė qenė islamikė, ėshtė qė perėndimorėt tė pranojnė kėrkesėn greke qė Shqipėrinė islamike t’ia lenė Greqisė pėr ta shtruar e rregulluar, siē e di ajo. Janullatos ėshtė duke e mbushur Shqipėrinė me kisha gjigande tė stilit grek-pėrbindėsha tė vėrtetė prej betoni, pėr tė cilat ende nuk e ka sqaruar se ku i merr paratė, por me siguri qė i merr nga Greqia. Kėtė e bėn pėr t’ u dhėnė qyteteve shqiptare nga jugu nė veri, pamje tė qyteteve ortodokse. Rasti mė skandaloz ėshtė ndėrtimi i katedrales ortodokse pranė qendrės sė Tiranės, nė sheshin mes selisė sė PS dhe ministrisė sė mbrojtjes. Janullatosi donte qė ta ndėrtonte me ēdo kusht katedralen ortodokse nė sheshin qendror tė Tiranės dhe fillimisht kėrkoi ta ndėrtonte nė truallin e lulishtes nė anė tė ndėrtesės sė Bankės tė Shqipėrisė. Kėtė e donte se grekėt, ashtu si serbėt ndjekin praktikėn qė tė ndėrtojnė tempujt e tyre fetarė nė njė vend, pėr tė pretenduar mė pas se ky vend ėshtė njė tokė e shenjtė e helenizmit dhe sllavizmit. Duke dashur tė ndėrtojnė katedralen ortodokse nė qendėr tė Tiranės grekėt bėnė praktikisht tė njėjtėn gjė si serbėt, tė cilėt nė kohėn e Millosheviqit ndėrtuan nė mes tė Prishtinės katedralen e madhe ortodokse sllavone, pėr tė potencuar tė drejtėn e tyre “historike” dhe kulturore mbi Kosovėn. Ideja e Janullatosit dhe praktikisht e qeverisė greke, pėr tė ndėrtuar katedralen nė Sheshin “Skėnderbej” qe pak si tepėr e trashė, kėshtu qė grekėt bėnė sikur u tėrhoqėn, duke pranuar qė katedralja ortodokse tė ndėrtohet nė sheshin midis selisė sė Partisė Socialiste dhe Ministrisė sė Mbrojtjes, praktikisht nė mes tė korpusit tė ndėrtesave qeveritare. Atje ka filluar tė ndėrtohet njė monstėr prej betoni, njė ndėrtim faraonik, qė do tė jetė njė nga tre kishat mė tė mėdha ortodokse nė botė. Kullat e kėmbanoreve tė saj do tė arrijnė nė njė lartėsi tė tillė qė praktikisht do ta bėjnė atė ndėrtesėn mė tė lartė nė Tiranė. Vendi ku ėshtė ndėrtuar, duke parė planimetrinė aktuale tė rrugėve dhe ndėrtesave rreth saj, duket shumė i papėrshtatshėm pėr ndėrtesa tė kėtij lloji qė zakonisht duhet tė kenė pėrreth hapėsira tė mėdha, siē ndodh bie fjala me katedralen katolike, e cila meqė ra fjala do tė jetė shumė e vogėl nė krahasim me homologen ortodokse, pasi nė kėto vende do tė lėvizin turma tė mėdha. Atje ku po ndėrtohet katedralja ortodokse, atje vendi ėshtė i ngushtė, me mundėsi tė kufizuara parkimi pėr automjetet dhe pėrreth ka objekte shtetėrore tė rėndėsisė sė veēantė siē janė disa ministri. Por, Janullatosi i ka bėrė planet pėr tė siguruar si daljen e ndėrtesės nė Sheshin “Skėnderbej”, ashtu dhe krijimin e hapėsirave rreth saj. Plani ėshtė qė tė blihen dhe tė shemben disa ndėrtesa qė gjenden mes katedrales ortodokse dhe Sheshit “Skėnderbej”, qė do tė shpallen tė amortizuara, duke pėrfshirė ndėrtesėn e Teatrit tė Kukllave dhe selinė Partisė Socialiste, sė cilės Greqia mund t’i japė para qė ta ndėrtojė diku tjetėr. Kėshtu, katedralja ortodokse do tė sigurojė dalje nė Sheshin “Skėnderbej”, duke e dominuar sheshin si njė monstėr faraonik prej betoni, nė sfondin e sė cilės monumenti i Skėnderbeut do tė zvogėlohet pafundėsisht. Grekėt i kanė bėrė mirė llogaritė. Katedralja ortodokse do tė jetė gjėja kryesore qė do tė godasė syrin e tė huajve kur dalin nė qendėr tė Tiranės dhe ajo do tė bėhet elementi mė impozant i imazhit tė qytetit nė kronikat e televizioneve tė huaja me pamje nga Tirana. Katedralja imponuese do tė bėhet dėshmia e padyshimtė pėr cilindo se tashmė kryeqyteti i Shqipėrisė dhe me gjasė territori shqiptar deri tek ai i pėrket Ortodoksisė, domethėnė Helenizmit. Kėshtu i bėjnė llogaritė grekėt dhe Janullatosi si i dėrguari i tyre nė Tiranė. Prandaj, para se tė jetė tempull fetar, katedralja ortodokse nė qendėr tė Tiranės ėshtė njė bastion i Helenizmit, ėshtė e ngjashme me njė fortesė ushtarake dhe pėrbėn njė rrezik pėr sigurinė nacionale shqiptare. Ka njė lidhje organike midis katedrales ortodokse nė qendėr tė Tiranės, bazės ushtrake greke tė Bisht-Pallės, bankave greke nė Tiranė, si dhe antenave tė kompanive tė telefonisė mobile greke nė Tiranė. Ato pėrbėjnė simbolet dhe bastionet e ekspansionit grek nė Shqipėri nė tė gjitha fushat. Shndrrimi i Tiranės nė njė qytet me njė imazh ortodoks ėshtė njė gjė absolutisht e patolerueshme. Nė pikėpamjen greke, nė Shqipėri feja ortodokse dhe kombėsia greke janė sinonime. Dhe pėr kėtė qėllim Greqia ka sjellė nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare klerikun grek Anastasios Janullatos, qė ta shprehė nė mėnyrė simbolike kėtė simbiozė fe-kombėsi nė Shqipėri. Edhe nėse bėhet fillimisht vetėm regjistrimi fetar i popullsisė, Greqia do t’i nxisė emigrantėt shqiptarė nė Greqi qė familjet e tyre nė Shqipėri ta deklarojnė veten ortodoksė, nė mėnyrė qė tė sigurojė rritjen e numrit tė popullsisė ortodokse nė vend qė nė njė tė ardhme ta deklarojnė veten tė kombėsisė greke. Para vizitės sė Bush, kreu grek i Kishės Ortodokse-nė letėr Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos, nė njė intervistė pėr radion gjermane nė shqip Deutsche Welle iu referua njė thėnieje tė Enver Hoxhės nė bisedė me Stalinin se kristianėt ortodoksė nė Shqipėri pėrbėjnė 30-35% tė popullsisė. Janullatos e di mirė se kjo gjė nuk ka qenė e vėrtetė nė kohėn kur e tha Enver Hoxha, dhe se ky i fundit, i cili vetė ishte musliman, e rriti shifrėn e ortodoksėve nga 20% nė 30-35% se mendoi se kėshtu do tė bėhej i pėlqyeshėm pėr Stalinin qė ishte ortodoks. Janullatos e pėrdor thėnien e Enver Hoxhės si argument sot se kėrkon qė nėse nga regjistrimi fetar i popullsisė del, nė mėnyrė spekulative, njė shifėr e lartė ortodoksėsh, kjo tė justifikohet me atė se ortodoksėt kanė qenė 30-35% dhe jo 20% dhe se rritja nga fekthimet spekulative (prozelitimet)nuk ėshtė aq e lartė sa duket, nė rast se numri i ortodoksėve do tė arrijė nė 45-50%. Janullatos, i cili nuk pranoi tė marrė pjesė nė pėrshpirtjen ndėrfetare pėr viktimat ēame tė genocidit grek, duke e quajtur kėtė ēėshtje politike, nė fakt, pėr ēėshtjen e Qipros mban qėndrimin grek, duke e quajtur ndėrhyrjen turke nė Qipro gjenocid, agresion dhe pushtim, dhe nuk shprehet se nuk ndėrhyn nė kėtė ēėshtje pasi ėshtė ēėshtje e politike. Nė librin e Janullatos “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, tė botuar edhe nė Shqipėri, thuhet: “Gjithashtu edhe nė shekullin tonė (ėshtė fjala pėr shekullin XX- K. M.) shumė fuqi ‘tė krishtera’ perėndimore, i braktisėn dhe i tradhtuan, pas Luftės sė Parė Botėrore, popullsitė e krishtera tė Azisė sė Vogėl dhe mbajtėn qėndrim pasiv pėrpara ērrėnjosjes sė re tė krishterėve orthodhoksė nga Kostandinopoja dhe nga Qiproja Veriore”. (Anastasios Janullatos: “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, Botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė 2004, f. 172) Madje Janullatos tregon kėtu dhe njė urrejtje tė qartė pėr Fuqitė e Mėdha perėndimore, duke u nėnkuptuar SHBA dhe Britania e Madhe, qė pas Luftės sė Parė Botėrore dhe gjatė krizės nė Qipro nė 1974, nuk ndihmuan Greqinė kundėr turqve. Pas Luftės sė Parė Botėrore, Greqia mori nga aleatėt sipas termave tė paqes tė drejtėn e aneksimit tė njė rripi gjatė bregdetit lindor tė Egjeut, nė Turqinė e sotme. Por grekėt tė rrėmbyer nga deliri bizantin donin shumė mė tepėr dhe filluan nė mars 1921 njė mėsymje tė ēmendur nė thellėsi tė Anadollit duke arritur deri pranė Ankarasė, nė Lumin Zaharia ku u thyen nga turqit nė gusht 1922 dhe u flakėn nė det, duke humbur dhe atė qė patėn fituar. Atėherė dhe sot grekėt fajėsuan fuqitė perėndimore pėr kėtė katastrofė, duke dashur qė ato tė luftonin kundėr turqve pėr hir tė delirit bizantin tė grekėve. Merret vesh edhe Janullatos, ka kėtė qėndrim grek, qė ėshtė bėrė zakon tė thuhet se ėshtė vetėm qėndrimi i ekstremistėve grekėve. Por, edhe kryepeshkopi i Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė na qenka njė ekstremist grek. Edhe pėr ēėshtjen e Qipros grekėt, ashtu si pėr disfatėn nė luftėn nė Anadoll, fajėsuan fuqitė perėndimore, dhe nė radhė tė parė SHBA, qė sipas grekėve duhej ta detyronte Turqinė qė mos tė reagonte kur grekėt tė pushtonin Qipron dhe tė dėbonin turqit prej ishullit. Kėshtu SHBA duhej tė armiqėsoheshin pėrjetė me Turqinė pėr hir tė delirit bizantin grek. Ky qėndrim grek pėr ēėshtjen e Qipros, ėshtė bėrė zakon tė quhet si qėndrim i ekstremistėve, por kėshtu na del se kryepeshkopi grek i Kishės Ortodokse Shqiptare, na qenka njė ekstremist grek. Qendrimi i Janullatos pėr ēėshtjen e Luftės Greko-Turke dhe pėr ēėshtjen e Qipros ėshtė njė qėndrim direkt politik. Ėshtė madje edhe njė qėndrim politik i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi libri ėshtė botim i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kėshtu, del se Kisha Ortodokse nė letėr-Autoqefale Shqiptare mban njė qėndrim politik progrek kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen nacionale greke, pėr Qipron, dhe nuk pranon tė mbajė njė qėndrim proshqiptar kur ėshtė fjala pėr njė ēėshtje nacionale shqiptare pėr atė ēame. Ky standard i dyfishtė tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ėshtė praktikisht aneks i Kishės Ortodokse tė Greqisė, e cila ėshtė njė kishė zyrtarisht dhe ligjėrisht e politizuar, me politikėn nacionale greke. Nė vitin 1996, i njėjti Janullatos ka deklaruar se nė Shqipėri: “Agjenci tė rėndėsishme tė qeverisė shqiptare janė nė duar tė fundamentalistėve myslimanė. Forca tė fuqishme antiortodokse duan tė krijojnė Republikėn e parė islamike nė Evropė pikėrisht kėtu, njė Shqipėri tė Madhe qė do tė pėrfshijė Kosovėn dhe njė pjesė tė Maqedonisė”. (F. A. Reed, “Salonica Terminus”, Talonbooks, Burnaby Canada, 1996, f. 119.) Janullatos, i cili vajton pėr humbjen nga Greqia tė bregdetit lindor tė Egjeut dhe tė Qipros Veriore, e kundėrshton aspiratėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm? Pse? Sigurisht se Greqia synon t’i sundojė trojet shqiptare nė aleancė me Serbinė dhe ky zhvillim ia prish planet! A mund tė quhet tjetėr pėrveēse veprim politik fakti qė Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e drejtuar nga Janullatos, e njohu si shenjt tė vetin, tė ashtuquajturin Shėn Kozmai, qė u shpall shenjt nga Kisha Greke nė vitin 1961 dhe qė deri nė 1991, nuk ishte njohur si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare (nė Shqipėri u ndalua feja pak vjet mė pas). Kozmai, njė agjent rus dhe propagandist nacionalist grek i shekullit XVIII, njihet si shenjt vetėm nga Kisha greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare dhe nga asnjė kishė tjetėr ortodokse. Nė librin e Fani Mihalopulli “Kozmai nga Etolia”, qė ėshtė botim zyrtar i Kishės Ortodokse Greke, dhe qė ėshtė botuar nė Shqipėri nė 1999, thuhet pėr bėmat e “Shėn” Kozmait: “Patriku Serafim II dhe Patriku Samuil qenė rusofilė fanatikė dhe njohės tė planeve tė Ekaterinės sė Madhe (bėhet fjalė pėr tė ashtuquajturin “Plani Grek” pėr ringjalljen e Imperisė Bizantine- K. M.). Edhe Kozmai kishte dijeni pėr lėvizjen qė kishte si qėllim ringjalljen e Perandorisė Bizantine qė pėrhapte Moska”. (Fani Mihalopullos: “Kozmai nga Etolia”, Shtėpia botuese “Neraida”, Tiranė 1999, f. 21) Mė tutje thuhet pėr tė ashtuquajturin Shėn Kozmai: “Ai ishte betuar qė kur ishte nė Akademi me Vullgarin dhe Xharxhullin se ishte gati tė punonte pėr atė ide tė madhe (MegaliIdea nė greqisht-K. M.), madje tė jepte edhe jetėn pėr tė. E dinte politikėn e Patrikanės, e cila vazhdimisht ndiqte sugjerimet e Rusisė dhe ushqente idenė e ēlirimit nėpėrmjet kombit flokėverdhė”. (po atje: f. 21) Kjo frymė ėshtė ringjallur edhe sot nė marrėdhėniet greko-ruse. Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin, gjatė vizitės qė bėri nė Greqi, nė 9 shtator 2005 vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku ėshtė dhe njė manastir rus. Duke folur pas njė seance lutjesh, Presidenti Putin e pėrcaktoi fenė ortodokse si njė lidhje shpirtėrore speciale mes Rusisė dhe Greqisė. Derisa Rusia ėshtė vendi mė i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janė burimet e Ortodoksisė, u shpreh Putin. Gjatė vizitės nė njė nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i pėrmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent tė fuqisė shpirtėrore qė i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord. Ndėrsa kryeministri grek, Karamanlis, qė e shoqėronte, e quajti Malin Athos njė lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ē’lidhje ėshtė ajo nėn shenjėn e ideve tė Dostojevskit qė profetizonte se Rusia nė krye tė popujve ortodoksė do tė shpėtojė botėn, pra do ta sundojė atė. Nė Greqi, e cila ėshtė, nė mos njė shoqėri thellėsisht fetare, sė paku me siguri njė shoqėri thellėsisht e ushqyer me mitet historike, tė cituara mė lart nė librin e Mihalopullos, qė ka prodhuar kleri ortodoks, qė prej tre shekujsh, qė nga koha e carit Pjotėr i Madh, lexohen e janė bėrė pjesė e vetėdijes nacionale, traktatet nostradamusiane tė shkruara nga murgjėrit ortodoksė, ku profetizohet e ardhmja e bukur e Greqisė, sikur Greqia do tė bėhet njė shtet i madh qė do t’i rimarrė njė pjesė tė madhe tė territoreve bizantine qė ia rrėmbyen turqit dhe se e gjithė kjo do tė bėhet me ndihmėn e njė popull tė fuqishėm ortodoks biond, qė do tė zbresė nga Veriu, pėr t’ i ndihmuar grekėt, pra ėshtė fjala pėr rusėt. Pikėrisht ashtu siē predikonte nė shekullin XVIII agjenti rus, i ashtuquajturi shenjt (Shėn Kozmai), dhe kjo thuhet dhe nė hagiografitė qė janė botuar pėr tė nė Greqi. Vdekja e tė ashtuquajturit Shėn Kozmai nuk qe njė martirizim, por fundi i merituar i njė spiuni rus dhe nė vendin ku u bė ekzekutimi (ndoshta e vetmja e mirė qė njė pasha shqiptar osman si Kurt Pasha i Beratit i ka bėrė Shqipėrisė), si dhe nė manastirin e tij, duhet tė vihet njė pllakė ku tė thuhet se fundi i tij ishte i merituar dhe se kėtė fund duhet tė kenė tė gjithė spiunėt e fuqive tė huaja antishqiptare, siē edhe bėn ēdo vend i botės me spiunėt qė punojnė kundėr tij.

    Shenjtėrimi i kėtij Kozmait nuk ėshtė njė ēėshtje fetare por njė ēėshtje politike, se ėshtė bėrė me qėllim pėr t’i shėrbyer Helenizmit, tė cilit i shėrbeu Kozmai. I ashtuquajturi Shėn Kozmai ėshtė simbol i aleancės greko-ruse, me anė tė sė cilės Greqia sot llogarit tė marrė Vorio-Epirin, ku “u martirizua” Kozmai. Duke i bėrė ortodoksėt shqiptarė tė nderojnė Kozmain, i duan t’ i bėjnė tė nderojnė Helenizmin. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk ka thėnė publikisht se cila ėshtė hagiografia e Shėn Kozmait, por me siguri qė ajo njeh si tė tillė librin e Mihalopullos. Anastasios Janullatos shkoi pėr herė tė parė pėr vizitė zyrtare nė Athinė, nė nėntor 2001, pasi qė ai tė pritej zyrtarisht nga kreu i Kishės Greke duhej tė kishte rangun e kryepeshkopit rang qė ai mundi ta arrinte vetėm pasi u kanonizua si i tillė nga sinodi i kishės shqiptare, qė mundi tė krijohet vetėm nė 1998. Dhurata qė Anastasios i solli homologut grek Kristodhulos nga Shqipėria, qe njė ikonė e Shėn Kozmait, e punuar me karaktere greke nga besimtarė ortodoksė tė rinj nga Shqipėria. Duke pranuar dhuratėn, Kryepeshkopi grek Kristodhuli shprehu vlerėsimin e vet pėr Shėn Kozmain si “ndriēues i kombit”, duke e pasur fjalėn pėr “kombin grek”, nė tė cilin ai fut dhe ortodoksėt e Shqipėrisė. Dhurata e Janullatosit ėshtė mjaft sinjifikuese. Me tė ai i kumton kryepeshkopit grek dhe grekėve se rinia ortodokse shqiptare ecėn nė gjurmėt e Shėn Kozmait, pra nė gjurmėt e helenizmit. Plani i Kishės Greke, sė cilės i pėrket Janullatos ėshtė qė ky i fundit tė bėhet shenjtor pasi tė vdesė dhe t’i shėrbejė si simbol kauzės sė ortodoksisė dhe helenizmit nė Vorio-Epir, sė bashku me Shėn Kozmain, si njė Shėn Kozma modern. Anastasios Janullatos, i cili nuk pranon tė bėjė njė pėrshpirtje pėr viktimat ēame tė gjenocidit grek, i bėn nderimet mė tė larta tė ashtuquajturit Shėn Jan Vladimirit. Me kėtė Kisha Ortodokse nė Shqipėri bėn veprime tė cilat pėrbėjnė dhe adoptim zyrtar tė miteve historike serbe. Kisha Ortodokse Shqiptare njeh zyrtarisht si shenjt Shėn Ivan (Jan) Vladimirin, kulti i tė cilit celebrohet zyrtarisht ēdo vit nė manastirin e tij nė fshatin Shijon pranė Elbasanit, nė hyrje tė Kėrrabės. Por ai nuk njihet si shenjt nga asnjė kishė tjetėr ortodokse nė botė, veē asaj serbe dhe greke. Por ky “Shėn” Jan (Ivan) Vladimiri ka qenė njė princ serb i shekullit XI, sundimtari i Zetės. Nė 1016 ai u vra nė Prespė nga ushtarėt bullgarė tė carit Samuel dhe legjenda serbe thotė se trupi i tij pa kokė udhėtoi mbi kalė derisa arriti nė vendin ku ėshtė sot manastiri. Kur Ushtria Serbe mėsyu Shqipėrinė nė 1912, porsa doli nė Luginėn e Drinit, oficerėt i nxitnin ushtarėt qė tė arrinin sa mė parė tek varri i kėtij shenjti serb. Pra, ky mit ėshtė funksionalizuar nga Serbia pėr legjitimimin e aspiratave tė saj shoviniste nė hapėsirėn shqiptare. Kjo ėshtė njė gjė e kuptueshme nė rastin e serbėve, ndėrsa nė rastin e Kishės Ortodokse Shqiptare ajo qė kuptohet ėshtė se nė kėtė rast i shėrben Serbisė. Kisha dhe manastiri nė Shijon janė ndėrtuar si tė ritit roman, duke iu dedikuar Shėn Gjon Pagėzorit dhe mė pas janė uzurpuar nga kisha bizantine dhe serbe. Kėtė e thotė gojėdhėna e banorėve tė zonės qė asnjėherė nuk e kanė pranuar pėrrallėn serbo-bizantine tė Ivan Vladimirit dhe qė sot e kėsaj dite njohin Shėn Gjon Pagėzorin dhe i falen atij, si njeriu qė pagėzoi Krishtin. Hagiografia e tė ashtuquajturit “Shėn” Ivan (Joan) Vladimirit ėshtė njė mbivėnie mbi hagiografinė e Shėn Gjon Pagėzorit, duke qenė se ka marrė prej kėsaj historinė e prerjes sė kokės sė shenjtit, si premisė sė cilės i janė shtuar bėmat e sundimtarit dhe ushtarakut serb, Ivan Vladimirit. Shenjtėrimi i kėtij gjeneralit dhe sundimtarit serb, Ivan Vladimirit, u bė pasi njė murg serb sajoi rreth vitit 1200 hagiografinė (jetėshkrimin dhe mrekullitė e njė shenjti), sipas dokjes serbe, qė gjithandej hapėsirave ku serbėt synonin tė shtrinin sundimin e tyre duhej tė mbinin vende tė shenjta serbe, qė duhej tė uzurponin tempujt katolikė, me synimin e dyfishtė qė kisha ortodokse sllavone tė zinte vendin e katolicizmit nė kėto troje dhe qė mbretėrit serbė pastaj tė justifikonin marshimin nė kėto toka pėr t’ i okupuar dhe aneksuar ato. Janullatos dhe Sinodi me shumicė greke i Kishės Ortodokse Shqiptare, derisa nuk pranojnė qė tė bėjnė njė pėrshpirtje pėr viktimat ēame, kanė bėrė tė tilla mėse njė herė pėr ushtarėt grekė tė vrarė gjatė Luftės Italo-Greke. E pra, del se ushtarėt grekė qenkan pėr Sinodin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare mė tė rėndėsishėm se viktimat shqiptare. Ēėshtja e refuzimit tė Sinodit me shumicė greke tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare pėr tė bėrė njė pėrshpirtje pėr viktimat ēame, duhet marrė shumė seriozisht se kjo ėshtė njė shenjė e miratimit tė gjenocidit dhe tė spastrimit etnik. Me kėtė kjo Kishė qė ėshtė aneks i Kishės Greke, kėrkon tė thotė se gjenocidi dhe spastrimi etnik kundėr shqiptarėve duhet tė vazhdojė mė tutje, sipas MegaliIdesė, derisa, nė aleancė me Serbinė tė okupohet dhe tė spastrohet Shqipėria, duke pėsuar shqiptarėt fatin e ēamėve, ndėrsa territori i Shqipėrisė do tė ndahet midis Greqisė dhe Serbisė. Tashmė ėshtė e qartė se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ėshtė aneks i Kishės Greke dhe provė pėr kėtė ėshtė fakti se pėr ēėshtjen e pėrkujtimores sė gjenocidit kundėr ēamėve Kisha Ortodokse Shqiptare reagoi njėlloj si organizata “Omonia” e minoritetit grek nė Shqipėri. Janullatos takohet me Presidentin e Greqisė, si kur Janullatos shkon nė Athinė, ashtu edhe kur Presidenti i Greqisė viziton Tiranėn. Por, sipas paragrafit tė dytė tė Nenit 33 tė Kushtetutės sė Greqisė, Presidenti i Republikės sė Greqisė, kur zgjidhet betohet sipas kėsaj formule: “Betohem nė emėr tė Triadės sė Shenjtė, bashkėthelbėsore dhe tė pandashme se do tė respektoj Kushtetutėn dhe ligjet, se do tė kujdesem pėr respektimin e tyre me besnikėri, se do tė mbroj pavarėsinė kombėtare dhe tėrėsinė e Vendit, do tė mbroj tė drejtat dhe liritė e Helenėve dhe do t’i shėrbej interesit tė pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė Kombit helen”. Kėshtu pavarėsia kombėtare e Greqisė, tė drejtat dhe liritė e helenėve, interesat dhe pėrparimi i kombit helen, shihen sipas ligjit themeltar grek, si tė pandara nga feja ortodokse greke, nė thelb tė sė cilės triada e shenjtė e pandashme. Pėr shtetarėt dhe klerikėt grekė feja ortodokse dhe helenizmi politik janė tė pandara. Kėshtu janė edhe pėr Janullatosin dhe pėr shumėsinė e anėtarėve tė Sinodit tė Kishės Ortodokse Shqiptare qė janė shtetas grekė me kombėsi greke, qė i shohin ortodoksėt shqiptarė si grekė. Prandaj Janullatosi dhe Sinodi i Shenjtė i Kishės Ortodokse Shqiptare refuzojnė tė pėrkujtojnė dhe nderojnė viktimat ēame shqiptare tė gjenocidit grek, bekojnė ushtarėt grekė nė Shqipėri, nderojnė tė ashtuquajturin Shėn Kozmain etj., etj. Prandaj dhe kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu, gjatė pėrshėndetjes qė bėri nė kongresin e PS, nė Tiranė, nė qershor 2006, u shpreh kur ishte fjala pėr ato gjėra qė krijojnė lidhje mes dy partive dhe dy vendeve: “Kėshtu ne e shohim edhe punėn e Kishės Ortodokse me zotin Anastas”. (cituar sipas: “Zėri i Popullit”, 11 qershor 2006, f. 5) Ē’punė ka kryetari i njė partie politike tė njė vendi tjetėr qė tė vijė nė kongresin e njė partie shqiptare, dhe tė shprehet pro kryetarit tė njė komuniteti fetar, kur Shqipėria ėshtė vend laik, ku politika ėshtė e ndarė me ligj nga feja? Me kėtė Papandreu kėrkon t’i thotė PS, se pėr tė ortodoksia duhet tė jetė fe zyrtare dhe Janullatosi udhėheqėsi i saj shpirtėror. Kur Janullatos erdhi nė Shqipėri, nė vitin 1991, mes ortodoksėve shqiptarėt shfaqėn dy grupe mbėshtetėsish tė tij, tė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė. Nė grupin e mbėshtetėsve tė tėrthortė bėnin pjesė intelektualė ortodoksė shqiptarė, qė e mbanin veten pėr njerėz ultralaikė, tė cilėt thoshin se komunitetet fetare duhen lėnė t’ i rregullojnė vetė punėt e tyre dhe i shpėrfillnin kundėrshtarėt e Janullatosit duke thėnė se tashmė ka kaluar koha e konspiracioneve, kur feja mbėshteste nacionalizmin. Kjo ndoshta mund tė thuhej pėr vende tė tjera por jo pėr Greqinė nga ku vinte Janullatos dhe Ortodoksia ėshtė praktikisht fe zyrtare, siē ėshtė fiksuar dhe nė kushtetutėn e kėtij vendi dhe ku Kisha Ortodokse ėshtė instanca ideologjike e nacionalizmit grek. Me tė ardhur nė Shqipėri, nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare, Janullatosi mori pranė si bashkėpunėtor tė ngushtė dhe si pėrkthyes minoritarin Vangjel Dulen, i cili mė pas do tė bėhej kryetar i Omonias dhe i PBDNJ, ēfarė ėshtė dhe sot. Sigurisht qė Janullatos mund tė zgjidhte njė shqiptar qė dinte greqisht, por megjithatė ai zgjodhi njė grek. Janullatosin e mbrojnė hapur minoritarėt grekė nė debatet televizive dhe nė shtypin shqiptar, si politikanė, ashtu dhe analistė: Vangjel Dule, Panajot Barka, Orfea Beci. Ndėrsa intelektualėt ortodoksė shqiptarė tė masonerisė intelektuale sorosiane tė Tiranės, qė e mbajnė veten pėr kampionė tė laicizmit, e quajnė ēėshtjen “Janullatos” ēėshtje fetare, me tė cilėn ata nuk pėrzihen. E pra, shumė nga kėta intelektualė ortodoksė nė Shqipėri, tė vetėshpallur kampionė tė laicizmit, marrin pjesė aktivisht nė debatin pėr Islamin, shkeljen e laicizmit nga myslimanė tė caktuar, si nė ēėshtjen e vajzave me shami, apo ferexhe, apo tė rinjve me veshje dhe pamje ekstremistėsh islamikė, pėr rrezikun qė i vjen Shqipėrisė nga misionarėt islamikė ekstremistė tė ardhur nga vendet arabe, qė mund tė stimulojnė terrorizmin islamik etj. Nė kėtė linjė kanė qenė aktivė intelektualė ortodoksė si Piro Misha, Andrea Stefani, Maks Velo, Fatos Lubonja, Andrea Stefani, Elsa Ballauri etj. Dhe bėjnė shumė mirė. Por kėta nuk thonė asnjė fjalė pėr shkeljen e laicizmit nė Shqipėri nga fakti qė Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka nė krye njė klerik grek, siē ėshtė Janullatos dhe Sinodi, instanca mė e lartė drejtuese e saj, pėrbėhet nė shumicėn e tij nga klerikė me shtetėsi dhe kombėsi greke, pra qė i pėrkasin njė vendi qė Ortodoksinė e ka praktikisht fe zyrtare, siē ėshtė fiksuar dhe nė kushtetutėn e kėtij vendi. Intelektualėt ortodoksė shqiptarė, tė vetėshpallur kampionė tė laicizmit kanė njė pėrgjegjėsi, madje bashkėfajėsi tė madhe ardhjen dhe qendrimin e Janulaltos nė Shqipėri. Njeri prej tyre, Ylli Popa, qė nė 1991 u zgjodh pėr tė qenė kryetari i njė dėrgate qė do ta ftonte Janullatosit nė Shqipėri, ėshtė qė prej vitit 1997 kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Nė numrin e revistės “Klan” tė 15 korrikut 2001 ėshtė botuar njė intervistė e Ylli Popės ku ai tregon historinė se si mori takim me Janullatosin dhe e ftoi nė Shqipėri. Ylli Popa tregon se kur shkuan nė shtėpinė e Janulaltosit ai u tha se kishin ardhur me kėmbė tė mbarė pasi pak minuta mė parė nė televizion ishte dhėnė lajmi se nė takimin e jashtėm tė ministrave tė jashtėm shqiptar dhe grek nė Korfuz ishte vendosur qė Janullatos tė vizitonte Shqipėrinė. Merret vesh, kėtu nuk kishte asnjė koincidencė, por gjithēka ishte pėrgatitur. Nė dėrgatė bėnte pjesė dhe Kosta Makariadhi, minoritar grek (njė grek ftonte njė grek nė krye tė kishės shqiptare?!), qė mė pas do tė bėhej deputet i PBDNJ (nuk merret me politikė ky Janullatosi!). Ylli Popa u ngarkua me detyrėn qė tė ftonte Janullatosin, pasi Popa kishte reputacionin e njė intelektuali me origjinė ortodokse por shumė tė lidhur me regjimin komunist (ai kishte qenė mjeku personal i Enver Hoxhės), gjė qė i konvenonte Kishės Greke, pasi pėr tė ishte mė mikluese qė Janullatosin ta ftonte njė njeri i tillė se sa njė nga ata intelektualėt ortodoksė persekutuar nga regjimi komunist, me reputacion martiri, pėr tė cilėt do tė mendohej sikur ishin nxitur nga Kisha Greke ta bėnin kėtė gjė. Si shpėrblim pėr kėtė mision qė bėri Ylli Popa, nė vitin 1997, grekėt ndėrhynė qė ai tė bėhet Kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, i emėruar nga Presidenti Meidani, vend tė cilin Popa e mban deri sot, dhe me siguri do ta mbajė deri nė vdekje nė rast se Akademia nuk shkrihet, siē ėshtė projekti i qeverisė. Nė vitin 2001, 37 akademikė grekė dhe 13 personalitete shqiptare (Ylli Popa, Piro Misha, Aurel Plasari, etj.) e propozuan Janullatosin pėr tė fituar Ēmimin Nobel pėr Paqe. Ėshtė ironi e madhe qė Janullatosi u propozua pėr Ēmimin “Nobel” pėr paqe, kur dihet se nė pranverėn e vitit 1999, kur filloi fushata e bombardimeve ajrore e NATO-s kundėr Serbisė, Janullatos u deklaroi mediave ruse dhe greke se duhet tė ndėrpritet bombardimi i Serbisė. Apologjetėt e Janullatos mund tė thotė se Janullatos e bėri kėtė se si klerik ėshtė kundėr dhunės, por megjithatė Janullatos nuk bėri asnjė deklaratė pėr ndalimin e dhunės serbe nė Kosovė, qė vazhdoi nė mėnyrė masive pėr njė vit rresht para bombardimeve tė NATO-s. U mor vesh, Janullatos preokupohej pėr jetėn e serbėve dhe jo tė shqiptarėve. Pėr fat tė mirė juria e Ēmimit Nobel pėr Paqe nuk e mori seriozisht kėrkesėn e 37 grekėve dhe 13 shqiptarėve dishepuj tė Janullatosit. Por, megjithatė kėta nuk e kanė humbur shpresėn dhe vazhdojnė pėrpiqen. Madje, Aurel Plasari, njė intelektual ortodoks shumė afėr Janullatos dhe njė prej 13 intelektualėve shqiptarė qė nėnshkruan kėrkesėn qė ai tė marrė Ēmimin Nobel, qė shkon pothuajse ēdo natė nė selinė e kėtij tė fundit, ndėrmori njė fushatė kundėr Nėnės Tereze nė shtyp, duke e quajtur atė vllahe, edhe pėr tė krijuar mė shumė vend vetėm pėr njė “Nėnė Terezė” ortodokse nė Shqipėri, Janullatosin. Plani i Kishės Greke, sė cilės i pėrket Janullatos ėshtė qė ky i fundit tė bėhet shenjtor pasi tė vdesė dhe t’ i shėrbejė si simbol kauzės sė ortodoksisė dhe helenizmit nė Vorio-Epir, sė bashku me Shėn Kozmain, si njė Shėn Kozma modern. Avokatėt e tij mediatikė duan qė tė na e paraqesin Janullatosin si njė personalitet botėror, duke kėrkuar tė na impresionojnė me zgjedhjen e tij kryetar i Kėshillit Botėror tė Kishave, pra duke na e paraqitur si njė personalitet nė rangun e Papės sė Romės. E vėrteta ėshtė qė Kėshilli Botėror i Kishave, pėrtej emrit pompoz, ėshtė njė organizatė ndėrkombėtare private, nga ato qė krijohen fare lehtė nė Perėndim. Gjėja tjetėr me tė cilėn duan qė tė na impresionojnė me Janullatosin ėshtė qenia e tij si njė njeri shumė i shkolluar me disa diploma dhe doktoratura. Grekėt i ka kapur njė obsesion i ēuditshėm pėr ta paraqitur Janullatosin si njė superintelektual sa qė shumė herė gjatė kėtyre 15 viteve qė ai ėshtė nė Shqipėri kemi parė dėrgata universitetesh greke dhe tė diasporės greke qė t’i sjellin Janullatosit lloj-lloj doktoraturash, edhe honoris causa, tė cilat i ka marrė dhe ai gjatė udhėtimeve tė veta jashtė shtetit, nė fusha nga mė tė ndryshmet, deri edhe si klimatologjia, ekologjia, pylltaria etj., etj. Por, ironia ėshtė se ky superintelektual, kur krijoi klerin ortodoks shqiptar, i refuzoi kėrkesat e intelektualėve dhe parapėlqeu tė bėnte klerikė njerėz si prifti i shumėpėrfolur i Kosinės, qė ka qenė karrocier i kooperativės, apo si njė ish-infermier i spitalit psikiatrik qė sot ėshtė mitropolit nė Korēė. Intelektualėt ortodoksė shqiptarė, tė cilėt hiqen si kampionė tė laicizmit, apo si afetarė, dhe pastaj ditėn e Pashkėve dhe tė Krishtlindjeve i gjen me qiri nė dorė para Janullatosit, duhet ta dinė se ata mbajnė njė pėrgjegjėsi tė madhe qė e kanė lejuar Janullatosin ta tėrheqė shumicėn e heshtur, komunitetin ortodoks shqiptar nė lojėn e tij, qė ėshtė njė lojė shumė e rrezikshme. E gjithė veprimtaria e Janullatos tregon se ai i pėrket atij grupimi ekstremist tė elitės politike dhe fetare greko-ruso-serbe qė kėrkon tė nisė njė luftė tė re nė Ballkan, kundėr shqiptarėve dhe turqve. Ėshtė koha qė ortodoksėt shqiptarė, elita e tyre intelektuale dhe politike ta kuptojnė se Janullatos dhe grekėt e tjerė qė kanė uzurpuar kreun e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare e kanė futur nė njė «fushė tė minuar» gjeopolitike gjithė komunitetin ortodoks shqiptar. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet tė ndahet nga Ortodoksia Helene qė e ka uzurpuar kishėn e tij, pasi Ortodoksia helene ėshtė instrument i gjeopolitikės greke, serbe dhe ruse, qė po kėrkon revansh nė Ballkan, duke sfiduar SHBA dhe shqiptarėt. Greqia po bėhet gati tė hyjė nė aventura qė mund tė ēojnė nė reduktimin dhe ndoshta shpėrbėrjen e saj si shtet. Nė kėto aventura Greqia kėrkon tė tėrheqė dhe komunitetin ortodoks shqiptar. Kėta duhet ta dijnė mirė se nė rast se do tė lejojnė qė Greqia t’i tėrheqė nė kėto aventura atėherė do tė pėsojnė fatin e grekėve tė Anadollit, pas Luftės sė Parė Botėrore. Ortodoksizmi shqiptar nuk ka pse ėshtė ortodoksizėm helenik, as sllav. Ortodoksizmi helenik dhe sllav ėshtė paleoideologji e gjeopolitikės sllavo-greke. Ortodoksizmi nė Shqipėri ose do tė jetė ortodoksizėm shqiptar, ose nuk do tė ekzistojė fare. Ky do tė jetė njė fatalitet historik, por nė njė sens tė caktuar do tė jetė vetė zgjedhja e komunitetit ortodoks

  16. #76
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Kisha e Shqipėrisė
    Tradita historike - shpirtėrore

    Art - 2. Miniaturat & Ikonografia




    Miniaturat

    Modelin mė tė hershėm tė ikonografisė e pėrbėjnė miniaturat e Kodikut tė famshėm tė Purpurt tė Beratit, e njė dorėshkrimi Ungjilli, (ndoshta i shek. VI), i shkruar me gėrma tė mėdha. Miniaturat mė tė shumta tė dorėshkrimeve datojnė nga shek. IX – XIV dhe shquhen pėr bukurinė e shkrimit me gėrma tė arta. Modele tė stilit tė shkėlqyer bizantin gjenden edhe nė dy kodikėt e Vlorės (fundi i shek. XI, fillim i shek. XII). Kėta na kujtojnė vepra tė ngjashme me ato tė Konstandinopojės tė shek. X.




    Ikonografia

    1) Periudha bizantine

    Ikonat mė tė vjetra nė Shqipėri i pėrkasin shek. XII – XIV. Ikonat e sė Tėrėshenjtės Mari (Odhigjitrias) nė Mborje tė Korēės dhe e sė Tėrėshenjtės nė Blasti, nė shpellėn e liqenit tė Prespės sė Madhe, konsiderohen nga mė tė bukurat e artit bizantin. Stili i kohės sė dinastisė sė Maqedonėve e veēanėrisht tė Paleologėve (mesi i shek. XIII – fundi i shek. XIV), qė lulėzoi nė Konstandinopojė e nė Selanik, ndikoi thellėsisht veprat qė gjenden nė vend. Mjaft mbreslėnėse pėr nga bukuria ėshtė imazhi i kryeengjėllit Mihail nė kishėn e Mborjes, nė Korēė (shek. XIV).

    Modele mjaft me vlerė tė afreskeve (pikturave murale) bizantine, kanė mbijetuar nė vende tė izoluara, si shpellat nė Vllastonjė, Letmi e Kallmet, afėr Lezhės (shek. XII). Nė shek. XIII e XIV u krijuan vepra tė rėndėsishme, midis tė cilave afresket e manastireve tė Apollonisė dhe tė Rubikut (nė juglindje tė Shkodrės), tė kishės sė Vaut tė Dejės (pėrsėri nė Shkodėr), nė Malingrad (ishulli i vogėl i Prespės sė Madhe) dhe tė kalasė sė Beratit. Stili i pikturės paraqet ndikime vendase, bizantine por edhe perėndimore. Prirja mė e theksuar drejt modeleve tė lashta klasike duket nė afresket e menxės sė Manastirit tė Apollonisė (fundi i shek. XIII – fillim i shek. XIV), qė shquhen pėr nivelin e lartė artistik (p.sh. lutja nė Getsemani). Afreske tė shkėlqyera tė njė ikonografi anonim tė shek. XIV ruhen nė muret e jashtme e tė brendshme tė kishės, nė ishullin e Malingradit tė Prespės sė Madhe (1345-1369).


    2) Periudha pasbizantine

    Onufėr Neokastriti nga Elbasani, nė shek. XVI, duke vlerėsuar me gjenialitet tė gjitha traditat e mėparshme, shfaqet si ikonografi mė i rėndėsishėm i Shqipėrisė. Nga veprat e tij shpėtuan ikonat e ikonostasit tė kishės sė Evangjelistrias (eTėrėshenjtės Mari) dhe Shėn Dhimitrit, nė kalanė e Beratit; afresket e kishės sė Shėn Nikollės nė Shelcan tė Elbasanit dhe Shėn Theodhorėve, nė Berat. Ky artist i madh i familjarizuar me traditėn bizantine, asimilon nė mėnyrė krijuese arritje tė suksesshme tė artit perėndimor tė kohės sė tij. Nė veprat e Onufrit tė bėjnė pėrshtypje lidhja armonike e ngjyrave tė ngrohta me tone tė fuqishme dhe transparencė, ndryshimi i rregullave tradicionale, fuqia psikologjike e fytyrave, kontrasti dritė-hije si dhe elementi dramatik qė pėrshkon afreskėt e tij. Shpirti artistik i Onufrit formon njė shkollė ikonografike nė Shqipėri, tė cilėn do ta quanim “Shkolla e Beratit”. Ata qė e pasuan, i biri i tij, Nikolla, Joani, bashkėpunėtori i Nikollės, mė vonė Onufėr Qiprioti dhe anonimė tė tjerė, qė pikturuan kisha nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, janė ndikuar mjaft nga ai, por pa arritur dot nė lartėsinė e tij.

    Nė shek. XVII krijimtaria artistike vazhdon dhe shumė kisha zbukurohen me ikona dhe afreske p.sh. zona e Beratit, fshatra tė Myzeqesė, Voskopoja, Vithkuqi, Lubonja, Postenani, Radova dhe Lunxhėria. Nė vitin 1622, Onufėr Qiprioti pikturon kishėn e sė Tėrėshenjtės nė Vrahogoranxi, me stil tė qetė, tė ekuilibruar, ku tregohet artist i talentuar, por qė nuk tė emocionon mjaft si artisti tjetėr me tė njėjtin emėr. Afresket me mbishkrime nė greqisht ruajnė e na tregojnė emrat e mjaft ikonografėve si tė: Mihail Linotopit e tė shokut tė tij Nikollės, nė kishėn e Profetit Ilia tė Stegopolit (1653); Mihail dhe Konstandin Gramozit dhe Mihail Zermas. Shumė kisha u pikturuan nga anonimė, si p.sh. Manastiri i Shėn Joan Prodhromit (Pararendėsit), nė Voskopojė (1659).

    Midis ikonografėve vendas tė shek. XVIII dhe XIX shquhen: David Selenica (nga Selenica e Kolonjės), Konstandin Shpataraku (nga Shpati), Konstandin dhe Athanas Zografi (nga Korēa) bashkė me bijtė dhe nipėrit, Gjergj dhe Joan Ēetiri (nga Grabova) bashkė me bijtė dhe nipėrit, Nikolla Gunga (nga fshatrat e Myzeqesė). Kėshtu, pra, pas “Shkollės sė Beratit”, tė shek. XVI – XVII, do tė mund tė flisnim edhe pėr grupin e ikonografėve tė “Shkollės sė Korēės”, tė shek. XVIII – XIX. Tek veprat e kėtyre artistėve ėshtė i dukshėm ndikimi i ikonografisė sė Malit tė Shenjtė, por edhe i stilit perėndimor. Tek veprat e artistėve korēarė Konstandin e Athanas Zografi (mesi i shek. XVIII) vėrehen edhe tendenca tė stilit barok, portretet kanė mė plasticitet dhe shumė elemente etnografike. Mjaft shprehėse shfaqet pasuria e afreskeve pasbizantine nė 7 kishat e Voskopojės, qė ruhen gjer mė sot. Veēanėrisht nė muret e kishės sė Shėn Nikollės, qė i pikturoi David Selenica (1726), hasim 2000 figura me kompozicion tė larmishėm. Nė veprat e tij ato qė tė lėnė mbresa janė: ngjyrat, kompozimi lakonik, dėshira e tij realiste, interesimi pėr ambientin dhe perspektivėn, pėrpjekja pėr t’i bėrė sa mė familjarė shenjtorėt gjatė kishėrimit (pjesėmarrjes nė adhurim), p.sh. fytyra e kryedhjakonit Stefan. Afreske interesante ruhen dhe nė zona tė tjera, si p.sh. nė Manastirin e Shėn Triadhės (Trinisė sė Shenjtė) nė Pepeli, qė u pikturua nga Adam Theotoqi (1754), i Tėrėshenjtės nė Pecė (1770), i Shėn Spiridhonit nė Vuno (nė fund tė shek. XVIII). Nė tė njėjtėn kohė u pikturuan shumė kisha nė Myzeqe, si p.sh. e Shėn Gjergjit nė Libofshė (1782), qė u pikturua nga korēari Kostandin dhe i biri i tij Terpo, e Shėn Nikollės nė Vanaj (1795) dhe e Shėn Athanasit nė Karavasta (1797) nga vėllezėrit Gjergj dhe Joan Ēetiri.

    Nė fillim tė shek. XIX Joan Ēetiri dhe nipi i tij, Nikolla, pikturojnė kishėn e Shėn Gjergjit nė Strumė; Nikolla Ēetiri kishėn e Shėn Nikollės nė Krutje tė Lushnjės (1811); Joan Ēetiri dhe djali i tij, Naumi, kishėn e Shėn Nikollės nė Toshkėz tė Lushnjės (1813). Joani dhe nipi i tij, Nikolla, kishėn e Shėn Theodhorit nė Kadipashaj (1801). Kėrkimi metodik ndoshta mund tė pėrcaktojė edhe njė prirje tė tretė tė ikonografisė ”Shkollėn e Myzeqesė”.

    Libra historikė tė kohėrave mė tė hershme pėrshkruajnė thesare shumė tė ēmuara tė punimit artistik tė metaleve, tė gdhendjeve tė imta dhe qėndisjeve. Prej gjithė kėtyre krijimeve artistike kishtare ruhen mjaft punime gdhendjeje: ikonostasesh, amvonesh, fronesh dhespotikė, ndenjėsesh epitropėsh etj. (ikonostase nė Korēė, Voskopojė, Ardenicė, Labovė, Gjirokastėr, Libofshė, Berat, Elbasan, Leusė, Lashovė, Sopik dhe Vithkuq); punime argjendarie e punim metalesh: enė tė shenjta (disk e potir), kapakė ungjilli; dhe punime qėndistarie (p.sh. Epitafi i Gllavenicės). Gjer mė sot kėto nuk janė studiuar aq sa duhet.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė tregon njė interesim tė veēantė, duke dhėnė kontributin e saj pėr studimin, regjistrimin dhe restaurimin e monumenteve orthodhokse tė ruajtura gjer mė sot. Shumė kisha e manastire, kryesisht nė zona tė veēuara malore, tė pasura me afreske, tė kėrcėnuara nga koha dhe kushtet e disfavorshme atmosferike, presin studiues dhe restaurues. Thesaret e vyera orthodhokse tė artit tė kėtij rajoni skajor perėndimor tė Perandorisė Bizantine e mė vonė tė Perandorisė Osmane, ato qė nuk u grabitėn nga pushtuesit e ndryshėm tė kohėrave tė ndryshme, mbeten pasuri kulturore tė Shqipėrisė, por dhe nė pėrgjithėsi monumente tė rėndėsishme tė krijimtarisė artistike ballkanike e evropiane.
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    At Nikolle Marku, Gardian I Shqiptarizmes

    AT NIKOLLE MARKU, GARDIAN I SHQIPTARIZMES
    Leter kryetar i Komunitetit Orthodoks te Elbasanit dhe mbrojtesit heroik te Kishes Orthodokse Autoqefale –Shqiptare.
    I Nderuari Z. Ate Nikolle Marku!
    Shume here kam planifikuar qe t'u shkruaj Juv dhe tu pergezoj per kurajon tuaj kombetare si dhe per perpjekjet tuaja dhe sfidat qe keni kaluar, si klerik orthodoks shqiptar dhe sin je patriot i rralle dhe i shquar shqiptar, ne perpjekje te vazhduar per ta ruajtur Pavaresine e Kishes Orthodokse Shqiptare nga gllaberimi Greko Helen!
    Shume here kam deshiruar t'u takoj dhe t'u njoh se afermi, por akoma nuk kam pasur rastin per te qene fizikisht ne Shqiperi...
    Une jam nje shqiptar nga Kosova (Therande Suhareke) dhe se qe 10 vite jetoi me familjen time ne Viene te Austrise, ku edhe kam doktorruar, por si shqiptar qe jam dhe akademik vazhdimisht jam i interesuar per percjelljen e fateve te kombit tone dhe vazhdimisht lexoj mbi zhvillimet dhe levizjet politike fetare kombetare shqiptare ne te gjitha trojet tona etnike, kudo qe jane.
    Ju Z.Ate Nikolle Marku, jeni i njohur per ne te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata shqiptare te cilet kane ne trupin e tyre se paku "nje damar te gjakut shqiptar"!
    Me besoni Z.Ate Nikolle Marku, kur une lexoj ne shtyp ose mediume elektronike (qe fatlumnisht he per he ne kemi bere mjaft te tilla), dhe ne informohemi lidhur me perpjekjet titanike tuaja me shoke si dhe sfidat te cilat Juve vazhdimisht me ardhjen e Janullatosit edhe iu rrethojne, mua si akademik, intelektual dhe si shqiptar, me vjen shume keq qe ne misionin tuaj historik te deritashem fetar dhe kombetar, jeni mjerisht nje ze i paket dhe I kercenuar vazhdimisht nga shovenet greke e grekoman!
    Po ashtu eshte per te ardhur shum keq qe akoma ,intelektualet tane, elita,shteti dhe shoqeria shqiptare, akoma nuk e ka degjuar mire me veshe te hapur "klithmen tuaj kombetare e fetare", dhe nuk e ka vene ne vend te merituar misionin tuaj historik!
    Ju punoni perpiqeni dhe mbroni cdo dite ate ceshtje madhore kombetare e fetare ku Ju dhe Kisha Orthodokse Shqiptare e meritoni te jeni, e pa shantazhuar dhe pa e perdhosur dinjitetin kombetar dhe fetare qe imponone hegjemonizmi e shovenizmi grek, nen petkun e Janullatosit, aty ku dikur Kisha Orthodokse Autoqefale udhehiqej nen udheheqej nga atdhetari, shkrimtari dhe fetari Fan Noli!..
    Eshte e mjerueshme e dhembshme dhe e turpshme, qe pas kaq vitesh te Pavaresise se Kishes Autoqefalle Orthodokse Shqiptare, ne Shqiperi tani te sjellim dhe te importojme per Kishen Orthodokse Shhqiptare dhe besimtaret Orthodoks ne krye te saj Klerikun Famekeq me nr.666 Janullatos nga Greqia,madje ate ta shpallim edhe "Qytetare nderi te Tiranes"!...
    Keshtu qe Janullatosin me nr.666,e morem ne Shqiperi "per shpetimtare" dhe per "engjell"!.te orthodoksise duke pasur aq klerike dhe aq njerez tane per ti prire fese Orthodokse ne Shqiperi, bile madje ndoshta nje dite ne Shqiperi misionarin politik grek Janullatosin me nr.666 , ne Shqiperine meme do ta shpallim pse jo edhe "te shenjet"!,
    Ju Z.Ate Nikolle, nga lideret e tille natyrisht qe nuk do te gezoni mbeshtetje institucionale, sepse po te ishte nje vetedije e tille e tyre ata edhe nuk do ta sjellnin fare Janullatosin me nr.666 ne Shqiperi qe te beje vazhdimisht punet e djallit nen lekuren e engjellit!
    Ju me punen tuaj, me perpjekjet tuaja dhe me pathyeshmerine kombetare fetare e shpirterore,me frymezoni pa mase dhe Ju mi rikujtoni te ndriturit tane te pavdekshem qe u bene flijim per gjuhen dhe atdheun tone si:
    Naum Veqilharxhin, Ate Kristo Harallambin,Gerasimo Qiriazin,Dhaskal Thodrin, si dhe shume patriote te tjere te panumert orthodoks shiptare, te cilet u helmuan, u vrane dhe u persekutuan deri me pagim te jetes se tyre, nga Greqia ,vetem e vetem se e donin :shkronjat dhe Gjuhen e Embel Shqipe, Kombin dhe Trojet Shqiptare, duke mos lejuar asnjehere tradhetine kombetare,perballe presioneve kercenimeve, mallkimeve dhe shovenizmit te Kishes Orthodokse Greke,por duke e kundershtuar fuqishem politiken djallezore greke qe plasohej e plasoht ne Shqiperi nen petkun e orthodoksizmit!
    Emri i tyre qofte i pa harruar nga Historia Kombetare Shqiptare, ndersa sakrifica dhe veteflijimi i tyre patriotik ne te mire te atdheut, qofshin te bekuar nga Perendia dhe te shejte per shqiperine dhe shqipetaret!..
    I Nderuari Ate Nikolle Marku!
    Sot ne kete kohe te pe kohe qe gjendemi dhe per keto gjera te dhembshme qe po na ndodhin, fjalet jane te pakta, zerat jane te numeruarara, perderisa dinjiteti yne kometare shqiptare ka perjetue dhe po perjetojne nje perdhosje, nje fyerje nga ana e misionareve te ndryshem fetare dhe nga axhentura e shumta ne trojet tone shqiptarereko sllave e turko arabe!!!!
    Keto gjera qe po ndodhin para syve tane dhe te cilat ne po u ndihmojme me jo dinjitetin tone njerezor e kombetare, me miopesine tone politike apo me naivitetin diplomatik,apo per kariera personale, jane nje bashkefajesi dhe kane bashkeautoresine tone!Keta misionare fetare te ardhur ne trojet tona shqiptare dhe keto veprime te tyre djallezore duke na importue kultura dhe fena politike,tregojme qarte se ata as nuk kane ardhur,per te miren tone e as per te kryer misione fetare qe u takone ,por misionet e tyre antishqiptare dhe jane nje politike shkombetarizuese, asimiluese dhe djallezore ( duke mbajtur numrin e djallit 666) !O Zot, ndonjehere them si eshte e mundur qe ne Trojet Shqiptare,ne token e Konstantinit te Madh,Dioklecianit,Probit, Justinianit, te Skenderbeut,Papa Albanit,te Gjergj Fishtes, te Vaso Pashe Shkodranit,te Naum Veqilharxhit,te Abdylit, Naimit dhe Samiut Frasherit,ne token e Marko Bocarit e Zhevelles ne Shqiperine tone te vijne dhe te lejohen njerez te tipit propagandues e antikombetare dhe me qellime shkombetarizuese te tipit Janullatos me nr.666!..
    Ne Shqiptaret nese nuk do te jemi te pergjegjshem para vetvetes dhe historise tone kombetare, vigjilente dhe largpames si dhe nese do te lejojme te shiremi se nuk po ndodh asgje ne trojet tona apo duke i mbrojtur edhe kolltuqet tona personale,me diplomaci e politike miope,per nje burse, per nje pension, per nje vize pune apo per nje dhurate te perlyer me tradheti.Para nje rruge te imponuar nga djajte e tille ne do te katandisemi ne nje rruge pa kthim ne rrugen e veterrenimit dhe mallkimit kombetare!Fan Noli yne Shpirte Ndrituri, me shume mund te madh me perpjekje titanike e te vazhdueshme,me plot sakrifica dhe me energji te pashterrur, arriti qe te pavaresoi Kishen Orthodokse Shqiptare nga ajo Greke duke krijuar " Kishen Autoqefalle Orthodokse Shqiptare"!,E ne sot?!., te mjeret pas kaq kohes, pas kaq dekadash ne kohen kur po shtohemi vazhdimisht,kur po vetedijesohemi kombetarisht me lufta clirimtare ne trojet tjera etnike dhe ne kohen qe po shtohen kreatyrat tona shteterore kombetare shqiptare ne Ballkan, tani ne lejojme dhe bejme se kinse nuk ka ndodhur asgje e keqe para syve tane dhe se kinse nuk dijme asgje per misionin e Janullatosit me nr.666!!
    Kohen e fundit ne Shqiperine tone madje Janullatosi me nr.666 , per misionin e tij ai djall shovenist shpallet ne Tirane madje edhe "qytetare nderi"!,
    Lidershipi Shqiptare vendor apo lokal, te majte apo te djathte mendojne se me kete diplomaci naive dhe keto leshime te vazhdueshme qe i behet shovinizmit grek ata bejne dobi dhe ndere Kombit dhe Shtetit Shqiptare, dhe se me ane te Janullatosin dhe politikes se tij, keshtu do te thellohet edhe me tej "besimi" , mbeshtetja apo edhe "Miqesia Shqiptaro Greke"!!Mendohet ne menyre aq naive, deri ne ate mase sa qe edhe integrimin e Shqiperise ne Unionin Europian eshte i pa mundshem pa perkrahjen dhe miqesine e sinqerte me Greqine!!!!Po si u soll Greqia me Ceshtjen e Came deri me sot, sa qame u vrane u persekutuan dhe u debuan nga trojet e tyre, si u soll Greqia nga viti 1912 1921, si u soll ajo me regjimin e Milosheviqit, si dhe sa e e shfrytözoi ajo Trepcen, sa ajo edhe sot e saboton dhe nuk e perfille akoma Ceshtjen e Kosoves me ane te lobit grek ne Amerike, si Greqia akoma nuk e shfuqizon lugjin e luftes me Shqiperine, si ajo organizoi bandat greke te Omonias ne Shqiperine Jugore, si ajo u perzie ne menyre flagrante edhe ne ngjarjet e vitit 1977 ne Shqiperine Jugore, si ajo vazhdimisht pretendon ndaj "Shqiperise Jugore",qe per te eshte "Vorio Epir" dhe si se fundi manipulone me emigrante shqiptare per viza pune, pensipone, burse e letra pune per ti shenderruar ne greke apo per ta nenshtruar Shqiperine.Se fundi si Greqia dhe Janullatosi u perziene dhe u nxune ne menyre flagrante duke abuzuar me eshtra te shqiptareve ne Shqiperine Jugore duke pretenduar se ata jane ushtare e oficir grek se ata paskan dhen jeten per "Vorio Epirin", a duhet edhe fakte te tjera per ta kuptuar fytyren e vertete te politikes shoveniste greke!..Pra cka ka pasur deri me sot pozitive dhe te dobishme per Shqiperine dhe Shqiptaret deri me sot ne politiken dhe diplomacine greke, qe nga pavaresia e saj e deri me sot ne lidhje me interesat dhe ceshtjen shqiptare!...Greqia nuk do ta mbeshtese Shqiperine as ne rrugen e Integrimit Europian pa ndonje interes apo"perfitim djallezor!,koha do ta deshmoje!...
    I Nderuari Ate Nikolle Marku!
    Edhe sot une pata rastin qe ta lexoi nje artikull interesant tuajin interesant dhe te dhembshem ne te perditshmen Kosovare"Bota Sot" me titull:"Orthodoksia Shqiptare nuk merret me eshtrat e ushtrive te huaja"!Ky artikull i juaji, ishte edhe nje ze i arsyes, ishte nje klithme kombetare ishte nje apel kometare e historik!Me keta rreshta te Juaj dhe kete brenge une u preka shpirterisht shume thelle edhe per te saten here!Me besoni i nderuari Ate Marku,se ata rreshta qe keni shkruar Ju,mua mi mbushen syte me lote,por zemra qane me ze!., sepse per ate qe Ju ndjeni ne shpirtin tuaj te shqiptarit dhe e thuani vazhdimisht si shqiptare,si dhe per ate qeJu punoni e kembengulni vazhdimisht ,Ju lumte!., Zoti ju ruajt dhe ju bekofte perjete!Une qe po u shkruaj nga zemra,si shqiptare dhe si nje individ, ndjeva nje obligim kombetare dhe moral t“u shkruaj dhe tu perkrahu prej se largu dhe si i tille jamnje ze i vetem, nje ze i shkences dhe arsyes kombetare, qe jetoi jashte trojeve shqiptare ne mergate, ne perkrahjen e sinqerte dhe te perhershme te misionit tuajkombetare e fetare!Ju njoftoi se ne arkivet perendimore,une kam hulumtuar 3 vite me radhe per nje figure te madhe Kombetare Shqiptare Papa Albanin dhe "Familjen Albani"...Kjo Familja ka dhene 6 kardinale 5 senatora nje pape, nje shkrimtare, nje piktore te famshem dhe Z.V.Komandantin e Forcave te Armatosura te Venedikut!..Aty kam gjetur deshmi te forta dhe shume te sakta, ta pa publikuara dhe te panjohura per publikun e gjere qe kanne karakter kombetare , mbi madheshtine dhe veprat patriotike te Papes Klementi i XI te Albanit,dhe familjareve te tij, nga Qytetetrbinoi dhe Bergamo te Italise,Familje e Shqiperise e cila kishte shkelqye per 220 vjet ne tere Europen e me gjere!Nuk po u shkruaj me shume e tu marr kohe lidhur me kete Liber, sepse ai do te del se shpejti edhe para lexuesit,por ju them se Recenzenti i Librit tim i nderuari NI.Prof.Dr.Potz(Austriak Drejtor i shkalles se trete, drejtor i institutit dhe ligjerues i njohur ne Viene dhe jashte saje ), e quan librin tim ne parathenjen e tij si nje:"Gur themeltar te rendesishem ne kthjellimin e tere historise papale"..,
    Vijon

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    AT NIKOLLE MARKU, GARDIAN I SHQIPTARIZMES

    Prandaj Ate Nikolle Marku une si autor i ketij libri, ju premtoi Juve se heredo kuredo kur te del libri im nga botimi, Ju, do ta keni i pari me rrespekt te madh nga une kete liber,si nje dhurate modeste per Ju dhe punen qe po benei ne ruajtjen e orthodoksise shqiptare nga helenizmi grek!!.Une kete qeshtje te ketij libri e permenda vetem sa per kurajo dhe me nje qellim qe te ju them Juve se historia nuk shlyhet por e verteta here apo vone del ne shesh!Edhe pse Papa Albani Klementi i XI te Albani, kishte vepruar me pontifikatin e tij ne shek. 17 (1700 1721),dhe ishte i panjohur dhe i harruar(apo i anashkaluar) per nje kohe te gjate nga historia e kombit te tij, ai perseri sot po behet prezente ne mesin tone ,per Popullin Shqiptare,te cilit popull vete Papa Albani me punen e tij patriotike ia kushtoi tere jeten dhe njeherit edhe mburrej me origjinen e tij shiptare!..Me Papa Albanin lidhet Koncilli i Arerit"(1703), poashtu edhe Gramatika e Pare e Gjuhes Shqipe(Nga Maria Da lecce 1716), pastaj hapja e Dy Katedrave te Gjuhes Shipe ne Rome nga vete Papa Albani,pastaj Vepra enciklopedike:"Illiricum Sacrum" Iliria e Shejte me 9 vellime) etj...Prandaj njerezit e medhenje Iliro Shqiptare sionstandini i Madh, Diocleciani,Probi,Justiniani,Anastasi,Skenderbeu,G jenerali i Famshem Gjergj Dhimiter Bashta, Papa Albani, Vaso Pasha,Naum Veqilharxhi,Luarasi, Papa Kristo Negovani,Karl Gega,Gjergj Fishta,Marko Bocari,Vellezerit Frasheri,Qiriazet, Noli Konica, Ismail Qemali, Ahmet Zogu etj,kurre nuk do te harrohen nga Historia Kombetare, por perkundrazi emrat e tyre do te pertrihen dhe do te ngelin te shkruar "te shejte" dhe me "shkronja te arta",si ne ndergjegjen tone kombetare ashtu edhe ne Historine Kombetare Shqiptare!Edhe Ju Z.Ate Marku, me punen tuaj,me sakrificen dhe misionin tuaj qe kryeni tani ne Shqiperi( qe nuk eshte fare i lehte), ne te mire te ruajtjes se Qenjes Kombetare, nga rreziku dhe turri helen (tani per tani si nje ze i vetem ne erresiren tone politike, fetare e kombetare),do te ngelni poashtu i pavdekshem per Historine Kombetare Shqiptare!Ju Z.Ate Marku, jeni shenderruar ne nje Embleme te shtrejte dhe te rralle Kombetare e Fetare, e cila luftone vazhdimisht pa mbeshtetje te forte shteterore dhe institucionale ne ruajtjen e Kombit Shqiptare, ne ruajtjen e Autoqefalise se Kishes Orthodokse Shqiptare, ne ruajtjen e dinjitetit tone te neperkembur, mjerisht shpeshhere edhe te veteneperkembur dhe me fajin tone!Mbrojtja qe Ju i beni vazhdimisht edhe pronesise se Godines se Shkolles Normale te Elbasanit,nga prifterinjet greke dhe Janullatosi 666,per qellime djallezore e asimiluese,nuk mund te paguhet me asje mirenjohje individuale apo thuhet me asnja flaje.Ju Z.Ate Marku si nje Prift Ortodoks Shqiptare,me zemer e shpirte te madh shqiptari, me punen dhe perpjekjet tuaja te tanishme, jeni pasardhes i denje dhe i palekundur i te gjithe atyre prifterinjeve tane orthodoks shqiptare, te cilet dikur greku, nuk mundi ti bleje as me para dhe as me kercenime (mallkime),por ata per patriotizmin e tyre dhe atdhedashurine e palekundur i persekutoi, mallkoi, i perndoqi dhe i vrau (apo helmoi)!Gjaku i tyre qofte i bekuar!,ndersa emri i tyre qofte i paharruar ne vetedijen, dhe historine kombetare shqiptare,sepse ata u flijuan dhe nuk u tremben nga helenistet e eger por perkundrazi ata ruajten kombin e tyre dhe fene orthodokse tek shqiptaret te paperlyer nga djallezia helene gjithenje me numer 666!Po ky gjak dhe mund i tyre edhe krijoi se bashku me independencen edhe Kishen Autoqefale Orthodokse Shqiptare, te cilen sot Ju Z.Ate Marku me aq atdhedashuri e guxim e mbroni!..Se fundi Z.Ate Marku,ne pamundesi qe ti them te gjitha ato ndjenja te mira vellazerore qe ndiej per Ju dhe qe i meritoni,mua nuk me mbetet gje tjeter vetem se edhe nje here ,t“ju deshiroj Juve nga zemra shqiptare shendet, mireqenje dhe jete te gjate per ta mbrojtur idene dhe misionin tuaj te veshtire te marrur persiper, si nje patriot i pathyer, qe punoni sot vezhdimisht ne te miren dhe dobine e kombit tone!
    Zoti qofte me Ju!..
    Zoti Ju bekofte!

    Ju pershendet, Prof.Mag.Dr. Eqrem Zenelaj

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    At Nikolla Marku: “Tė shpėtojmė kishėn nga helenizimi”

    “Tė shpėtojmė kishėn nga helenizimi”
    Nga Artan Hoxha

    Qeveritarėt shqipėtarė dhe klasa politike nė vend duhet tė heqė dorė pėrfundimisht nga pėrfitimet politike nėpėrmjet marrėveshjeve me Janullatosin, pasi ato janė nė dėm tė interesave kombėtare”. Kjo ka qenė njė nga gjashtė kėrkesat qė komuniteti i besimtarėve ortodoks tė kishės “Shėn Maria” e Elbasanit i ka drejtuar organeve mė tė larta tė shtetit, forcave politike, trupit diplomatik dhe pėrfaqėsuesve tė organizmave tė huaja tė akredituara nė Shqipėri. Pėrfaqėsuesi mė i lartė i kėsaj kishe, kleriku At Nikolla Marku paraqiti arsyet pse misioni i kryepeshkopit mė kombėsi dhe shtetėsi greke Janullatos, jo vetėm qė ishte i pėrfunduar dhe i tejkaluar prej kohėsh, por ishte kundėr interesave kombėtare tė besimtarėve ortodoks shqiptarė. Apeli me gjashtė kėrkesa tė specifikuara i drejtohej pėr mbėshtetje dhe pėrkrahje pretendentit pėr fronin mbretėror shqiptar Leka Zogu, kryetares se parlamentit Jozefina Topalli, Presidentit tė Republikės Aleksandėr Moisiu, kryeministrit Sali Berisha, partive politike, trupit diplomatik tė atashuar nė Tiranė dhe tė gjithė besimtarėve tė besimeve tė tjera fetare.

    Kreu i Kishės Ortodokse “Shėn Maria” e Elbasanit, At Nikolla Marku doli nė njė konferencė pėr mediat duke paraqitur njė apel drejtuar strukturave mė tė larta drejtuese dhe politike nė vend. Mesazhi i kėtij apeli ishte, tė pengohej misioni helenizues i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare qė po ndiqet nga prelati i saj mė kombėsi e shtetėsi greke Janullatos, tė krijohet njė patriarkanė ortodokse kombėtare me qėndėr nė Tiranė dhe tė hartohet legjislacioni i duhur pėr tė normalizuar funksionimin e subjekteve fetare nė vend. Kėrkesa e parė e paraqitur nga kleriku ortodoks At Nikolla Marku, i cili nuk ėshtė nėn tutelėn e KOASH-it tė drejtuar nga Janullatos, ishte ngritja e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga niveli i njė kryepeshkopate nė njė Patriarkanė Ortodokse Autoqefale Kombėtare dhe fronėzimi nė krye tė saj i njė prelati shqiptar. At Marku kėrkoi mbėshtetjen dhe ndihmėn e tė gjithė besimtarėve ortodoksė shqiptarė kudo qė ata ndodhen, madje qoftė dhe tė besimeve tė tjera fetare. “Kthimi nė Patriarkanė i jep mundėsi Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptarė qė tė qėndrojė nė identitetin e saj kombėtarė. Njėkohėsisht do tė pengohej ndėrhyrja dhe ndikimi i huaj nė ēėshtjet e ortodoksisė shqipėtare si dhe do tė bėhej bashkimi i tė gjitha Kishave Ortodokse Shqiptare nė tė gjithė botėn. Qėndra e patriarkanės tė vendoset nė Tiranė”, tha At Marku.

    Pėr tė zgjidhur problemet kryesore tė cilat kanė ēuar nė pėrēarjen e besimtarėve ortodoksė shqiptarė dhe vėnien nė rrezik tė autoqefalisė sė kėsaj kishe At Marku paraqiti njė seri propozimesh tė tjera. Nėpėrmjet tyre synohet largimi i Kryepeshkopit grek Janullatos, pengimi i influencės sė kishės greke nė Shqipėri, vendosja nė krye tė saj e njė kleriku shqiptar, vėnia nėnkontroll e administrimit financiar tė subjekteve fetare, transparenca e donacioneve qė vijnė nga jashtė si dhe financimi pėr komunitetet fetare nga buxheti i shtetit. “Hartimi i ligjit pėr administrimin financiar tė subjekteve fetare do ti jap fund abuzimit me fondet e donacioneve tė dyshimta qė futen nga jashtė”, tha At Marku. Ai e cilėsoi kryepeshkopin Janullatos njė diktator fetar, njėlloj si Hitleri apo Enver Hoxha. Nė fund At Marku e cilėsoi Janullatosis, “gjeneral i ushtrisė sė humbur greke gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, njėkohėsisht dhe pushtuese nė Shqipėri, qė duhet tė largohet njė orė e mė parė nga vendi”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •