Eliona, kurse mua me ka marre malli per Tullumba zemra. Sa te mira qe ishin..
Eliona, kurse mua me ka marre malli per Tullumba zemra. Sa te mira qe ishin..
O Dardha po deshe tave kosi ta dergoj une ore vetem me jep adresen ti.Kujt i kishte vajtur mendja per gogozhare ti provoj vete ti beje me speca te kuq nga ata te trashet.Po e deshi receten ja dergoj une.
Mmmmm.... mua me ka vajtur mendja per ca ngjala ore, a si shoqerohen ato me nje gote vere.Ndersa per tu freskuar do doja nje gote boze......boze meli.
Sot kisha per dreke dredhanik............me ka kenaqur nena.
Estella cfare eshte dredhaniku?!
Me fal, por se kam degjuar ndonjehere, ndoshta ne nga jugu i themi ndryshe (Donno).
Duke patur rastin te kem nje liber me gatime shqiptare po ju shkruaj disa dhe ne qofte se do te me jepet mundesia do te mundohem ta shkruaj te terin.
domate te mbushura me djathe dhe veze
5 domate mesatare , 100g djathe, 2 veze, vaj ulliri, majdanoz, kripe
1.domateve u hiqet tuli
2.ne nje pjate perzihen djathi i grire ,vezet e rrahura, majdanozi i grire, ZEMRAT e domateve te grira, kripa dhe vaj i ullirit
3.mbushen domatet me masen e krijuar dhe pastaj piqen per 30 me 35 minuta
You can waste a whole lifetime
trying to be
what you thing is expected of you
but you'll never be free.
P.S> me ka mare malli per petka
You can waste a whole lifetime
trying to be
what you thing is expected of you
but you'll never be free.
hej kush me thote nga ju se si behen fasulet me mish derri se me ka shku menja keq se jam dhe shtatzene ,oh po gjelle me presh dhe me lakra a dini
Debatiku, petkat nuk jane veshtire te behen, megjithese zakonisht keto gjera i bejne vajzat (mund te gjesh dhe te bera gati, po asnjehere me te njejten shije) : )
Per recetat qe ke ne liber me behet shume qejfi. Do te keshilloja te hapje tema te vecanta per cdo recete apo grumbull recetash qe te dinim ku te shikonim.
Pershendetje
Fasulet....
Nje tas fasule, i vendosim ne pak uje dhe pasi te kete marre disa vale, pa e hequr nga zjarri, i hedhim 1 luge kafeje sode buke. e derdhim lengun e tyre dhe i shtojme uje tjeter ne sasi me te madhe. Brenda ne tenxhere hedhim vaj, qepe te grira mund t`i hedhim edhe 2 thelpinj hudher dhe nenexhik. I leme te ziejne ne zjarr te avashte. Pasi i provojme nese jane zier, hedhim kripen dhe mish derri te tymosur dhe i leme te marrin vale te forte derisa te behet si mase e trashe.
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Une vdes per fasule Batha ose Pllaqi sic i thone nga Korca. Kush shkon ne Shqiperi i them te me sjellin fasule dhe asnji gjo tjeter.
po per pasterma mo a ju ka mar malli ?
sa e mir qe eshte e pjekur ne prush oho vdiqa un goja leng po me leshon
>*<" The key to happiness is having dreams, the key to success is making them come true." >*<
buke e gjath e bostan vallai ajo po, lene buken e vales me i cik rigon e gjath te bardhe, mashurkat qe nuk i haja asnjehere tashi vallai vec mi nxirr para se e di une se ca i bej, idet qe tha dhe Alvi dhe per ato me ka marre malli, po byreku trashe o njerez, i piqnim petet ne sobe e pastaj i hidhnim qumeshtin ne tepsi, ehhh si ishte te lepije gishtat.. per burani me ka marre malli gjithashtu
The teeth are smiling, but is the heart???
O ju te shqiperise, tash i lexova krejt keto shkrime te bukura por askund nuk gjeta dicka mbi qebapet?, a i njihni a jo?, krejt jugoslavia e kish tetoven zili, pasiqe i kish mjeshterit me te mire per qebap, po po, edhe per ate bozen e mjere qe e permdent ketu, edhe nje gje tjeter u shkon vec mjeshterve te tetoves, akullorja. Sa per qebapet kame ndegjuar vet nga goja e nje serbi qe gati do qante, sepse me rastin e luftes nga qyteti i tij ish larguar i vetmi mjeshter per qebap, natyrisht shqiptare.
Ja nje menu tipik i tetoves, shkon ne qebaptore dhe porosit nje 10-she, apo 15-tshe (me pak eshte gjynah), nje sahan me kos sharri (i ngjan gjathit per nga konsistenca, por eshte kos, kos qe te cmend), dhe kamarieri ti servir qebapet ne nje pjate metali e rrafshet, ku duhet me kujdes te madhe ti kapesh qebapet qe mos te kercejn nga pjata, por vec ne kete pjate hahet qebapi, akund tjeter. Pastaj shkon ne nje embeltore dhe porosit nje porcion akullore zakonisht 5 kuglla vanille (me pak, dhe shije tjeter eshte perseri gjynah), dhe me akulloren porosit nje boze te madhe, ndash "pur" ndash te perzjere me leng limoni. Pastaj shperlan gojen me uje te ftohte nga shari, dhe mendon se je duke enderuar.
Sa per bozen e dij vetem qe perbehet nga mielli i misrit, por me tutje nuk din askush gje, vecse mjeshterit e bozes ata monopolistet e felliqur, per kete arsye gjen vec ne trojet shqiptare boze, edhe ate ne vende te caktuara. Shija e bozes mvaret shum nga mjeshtri, dhe thuan qe me e lezetshme eshte ne ate moment kur del nga prodhimi.
Dhallti?, me kujtohet ende nena ime, para se te fillonte invazioni i aparateve elektronike, kur ne nje MUTIJ (nje kove e rrumbullaket dhe e gjate afer 1m ne forme konusi, dhe natyrisht nga druri) e shtynte kosin, dhe e rrahje me nje shkop poashtu te posacem, deri sa tere tlyni te dahej nga lengi (centrifuge natyrale mund ta quajm), e mor shqiptare, nje gote nga ai dhallte nuk te kenaqen, jo, aty bile edhe litra ishin pak. Nese ky dhallte nuk shfrytezohej krejt, dhe rrin disa dite, atehere thartohet, dhe per nmua perzonalisht nje dhallt i tharet nuk mund te tejkalohet nga ndonje pije tjeter.
Si zakonisht keto pije shfrytezohen me se shumti ne mengjes, me pete, apo kollpite, apo mantije, apo pete te ardhur, apo terhene, apo bakerdare. jami jami
Flm
albanish by nature
A more vellezer iku vapa me gushtin.Dhe kur iken gushti me kujtohen fiqte e gushtit ore si jane te embla mjalte.Po na ka marre malle dhe per nje tave preshi ore se ketu ne amerike eshte shume i shtrenjte dreqi 3 copa presh bejne 2$.Po tolluma ore hani apo jo, te embla u vijne?
Po hani he,hani hani cti bej drejtorit une qe eshte zemer mire.
epo degjo ti prototype ritu dhe ca qe ti arish po shpejt se mos te ti han te tjeret pastaj dhe na mbetesh pa hic (si gjinoja) j.k
>*<" The key to happiness is having dreams, the key to success is making them come true." >*<
sa per bakllava me ben mami pothuajse cdo jave po deshe ti albanian gang po ta dergoj pjesen time se nuk e hamua me ka shkuar menja per byrek me kunguj e qumeshthmmmmmmm
Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!
BeRaTsE 83
Per c'fare me ka marr malli te haj?
Per mafishe. Nuk e di nese i mbani mend. Kur shkova ne Shqiperi ne muajin korrik, kerkova gjithandej per mafishe por s'gjeta.
Per Reshadi nese e mbani mend po beje nja 10 vjete pa ngrene.
Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.
Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert
Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.
Krijoni Kontakt