Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    NjËtrajtshmËri

    ** NJËTRAJTSHMËRI
    *
    *
    I njëjtë qielli i dalë boje,
    Që më përgjon
    ****** ngado që vete!
    Të njëjtë yjet lart,
    ****************** që derdhin,
    Mbi mua* shi të verdhë brenge!
    *
    *
    Të njëjtë njerëzit
    ****************** që nxjerrin
    Veç gaz të qelbur
    ****************** karbonik!
    I njëjtë ajri
    ********* *** që ka mbetur,
    Ku ne pështyjmë
    ****************** Dit’ për dit’!
    *
    Të njëjtë shpendët
    ********* **** që bëjnë vjeshtën,
    E njëjtë era
    ********* *** që vdes gjethe,
    I njëjti unë që jam dënuar
    Ngado që shkoj të flas me vete!
    *
    *
    ********* **************** 7 tetor 2004
    Ndryshuar për herë të fundit nga SkenderRusi : 14-10-2004 më 06:56

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ja që ndodh edhe kështu...

    E bukur poezia, Skënder .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Poezi e bukur Skender...(na fal qe s'po shkruj fjale ma t'bukra)

    Ky stili keshtu me pelqen dhe me vjen keq qe ne forum detyrohesh te perdoresh "****"...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Skënder, fantastike si gjithmonë dhe tejet të ndjera vargjet e tua! Unë po të vij nga pas me ca vargje të mija shkatarraqe...


    BEKIMI...

    Bekomë o Zot vehten time
    se djajt mishin ma kafshuan.
    Bekoji Zot dhe shokët e mij
    Se më harruan....

    Më harruan të gjithë
    e ma kthyen shpinën
    Por unë do prish Legjendat!
    Do kthej mbrapsht Doruntinën!....
    Ajo më mirë 7 detra kaptuar
    se në Shqipëri besëprerë dhe e tradhëtuar.!

    Bekomë pra o Zot përsëgjalli
    me “formulë të re”...
    Nuk ka më Besë dhe Fjalë të Dhënë.
    Pastaj Doruntina
    ka filluar punë të re
    në Via Venetto...Romë, ...Paris...Pigal...
    Ndaj bekomë Zot tani që jam gjall...

    Bekomë pra Zot i madh
    Se kur më pagëzove
    më the: - Mos i beso asnjë Hyu tjetër!
    Ja vetëm ty të besova!
    Megjithse më ke lënë rrethuar
    Nga shtaqind dreqër!

    E po nuk më bekove përsëgjalli
    Punë e madhe!
    Kur të vdes le të më marrë djalli!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Mister Etrusk

    MISTER ETRUSK

    I veshi vajzat vjeshta e vonë,
    Dorë që ua mbuloi
    mizorisht kërthizat!
    Në ç’lëndina do të prehen tani
    kopetë e syve,
    Kur dihet që pas vjeshtës
    vijnë dimrat!?


    Me urdhër të kujt
    ajo solli dëborën,
    Për t’ua vdekur vajzave
    të gjitha trillet!?
    Qënka mediokre
    kjo vjeshtë e vonë,
    Që e quan mëkat
    të zbulosh hiret(!)


    Mister etrusk kjo kapriçioja e saj,
    Që i vesh vajzat dhe i xhvesh
    pemët!
    Nëse ka një stinë që unë s’dua
    t’i ngjaj,
    Ajo mban pikërisht emrin
    e vjeshtës!

    13 tetor,2004


    NUK I NJOH EKUINOKSET
    -për tim atë-

    Sa herë që shkoj e shoh
    nis përlotet,
    Mbi supet e mi i harron krahët,
    Nëpër klithmat e ngrira
    të syve,
    Veç fëmijë të verbër
    tani luajnë!


    Ndoshta kot që vështroj
    brenda tyre,
    Drita ime atje më, nuk arrin!!
    Është një portë që
    veç njëherë mbyllet,
    Siç hapet veç një herë në fillim!


    Dhe s’ka ndodhur asnjë lloj
    ekuinoksi,
    Unë s’i besoj kësaj here
    as shkencës(!)
    Janë sytë e tim eti
    që po ikin,
    Ndaj kanë nisur
    të zgjaten edhe netët!

    11 nëntor,2004

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Bukur,shume bukur,urime Skender!
    Mel.

  7. #7
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anëtarësuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Me pelqeu poezia . Ka kohe qe nuk kam lexuar nga ti . Mire bere qe erdhe me njepoezi te bukur .

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    PER DIJENI FORUMISTEVE: Skender Rusi eshte POET dhe jo poet!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Bravo Poet!!!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga SkenderRusi
    Të njëjtë shpendët
    ********* **** që bëjnë vjeshtën,
    E njëjtë era
    ********* *** që vdes gjethe,
    I njëjti unë që jam dënuar
    Ngado që shkoj të flas me vete!

    Me shume se e bukur, e mrekullueshme
    Te falem nderit .
    Ndryshuar për herë të fundit nga black-cat : 24-11-2004 më 11:19

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Dita, nata, njerëzit dhe Unë

    DITA,NATA,NJERËZIT DHE UNË

    Jam shndrruar
    në lakuriq nate,
    Ditën nuk shoh,
    Si të jem i verbër!
    Ngado që shkoj
    me siguri do përplasem,
    Me ca sende kot,
    që quhen njerëz!

    Dita më ik,
    sikur mos jetë imja,
    Shmanget prej meje,
    sikur të jem një lebroz!
    I bie ajrit me grusht,
    ai ulërin nga dhimbja,
    Unë bëhem pastaj
    vërtet skandaloz!


    Kam filluar të bredh
    veç me natën,
    Që vjen pas meje,
    si një prostitutë e vogël,
    Me të nuk jam më
    një lakuriq i varfër,
    Po një shpend i madh
    që ka pushtuar botën…


    27 nëntor 2004

  12. #12
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Shkelqyeshem dhe teper sintetike!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  13. #13
    nutritional pariah Maska e Ildushka
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    Muzé.
    Postime
    17
    Mua akoma s'me hiqet nga mendja menyra si iu kundervute Skender Rusit pak me shume se nje vit me pare, dhe sot pashe qe ia paskeni grumbulluar poezite ketu.

    Qe ai ka talent, diheshe. Por u dashka nje grup tifozesh qe te vertetohet nje talent, me sa shoh.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    SKËNDER RUSI VËRTETË është POET. Ka të drejtë crazy old baby! Jemi miq por me një ndryshim; AI është POET I SHQUAR, ndërsa unë jam "poet i shqyer"!
    Ja pak vargje "alla Agim":

    VARGJET DHE NJERËZIT!….


    Po, po!
    Vargjet janë njëlloj si njerzit dhe nuk është aspak çudi!
    Ka vargje të shkurtër,
    vargje të gjatë
    vargje të revoltuara !
    vargje plot me dashuri.
    Ka vargje rrebele,
    vargje të sakatuara
    vargje të pisëta
    Vargje të ëmbëla si …karamele
    Ka vargje pa kuptim
    Vargje që të mashtrojnë
    Ka vargje që u vjen era që përtej…
    Vargje përçmim
    Vargje që të gabojnë !
    vargje që kurvërojnë…

    pa dilni në bulevardet e mbretërisë së poezisë
    të takoni Naimin, At Fishtën a Chajupin
    merrni dy vargje prej
    autostradës Migjeni
    se shëtitorja Jeronimit dhe Gavrilit
    thellësive të legjendave
    vargjet nuk di ku i humbi !
    Kërkoni në shkëmbenjt
    e Xhevahirit
    të gjeni mademet e vargut të protestës
    zbrisni në fushat e Myzeqesë
    të merrni pak humus prej vargut të Visar Zhitit
    Ndaluni tek balta e Devollit
    Dhe merrini falas vargje prej Driteroit.
    Se matanë Bjeshkëve të Namuna
    Azemi Shkreli nuk b’zan…
    U çliruen bjeshkët…

    Vargjet janë si njerzit!
    Ka njerëz të shkurtë dhe të gjatë,
    Barkalecë, mistrecë,
    Njerëz të llangosur
    Njerëz gjenial
    Ka edhe njerëz vrasës, njerëz viktima
    Njerëz të pangopur
    Njerëz që u kruhet…vrima.
    Njerëz pa vlerë, të ftohur
    Njerëz të lirë !!….
    Ah ? çfarë the ?… vargje të lirë ???
    Ah po më fal !
    Harrova t’a marrë dreqi!
    Vargu është si njeriu.
    Shpesh herë banal...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •