Nė njė video shfaqet vrasja e njė tjetėr pengu nga militantėt irakianė. Kompanitė turke tėrhiqen nga Iraku
Irakianėt ekzekutojnė pengun turk
Shekulli
ANKARA- Njė qytetar turk qė ishte marrė peng nė Irak ėshtė shfaqur dje i lidhur te sytė nė njė video tė postuar nė faqet islamike tė internetit. Po aty ai ėshtė qėlluar tre herė me plumba nė kokė nga rrėmbyesit e tij qė ishin tė maskuar me kapuēė. Sipas AFP-sė, vrasja e pengut turk nga njė grup qė dyshohet se ka lidhje me Al-Kaedan, bėri qė organizata mė e madhe e kamionėve nė Turqi tė njoftojė ndėrprerjen e dėrgimit tė furnizimeve tė nevojshme pėr forcat amerikane nė Irak. Ne konfirmojmė se njė qytetar turk ėshtė vrarė, -tha ambasada turke nė Bagdad cituar nga AFP. Njė zyrtar i Ministrisė sė Jashtme turke konfirmoi viktimėn dhe tha se quhej Murat Yuce, i cili ishte rrėmbyer nga grupi Tawhid wa al-Jihad (Bashkimi dhe Lufta e Shenjtė) qė ėshtė degė e grupit tė tė dyshuarit kryesor terrorist me origjinė jordaneze Zarqawi. Ajo tha se Yuce ishte njė punonjės pastrimi pėr kompaninė e shėrbimeve Bilintur, qė kishte njė kontratė pėr tė punuar nga kompania e madhe Tepe qė transporton ushqime pėr ushtarėt amerikanė nė qytetin verior tė Irakut, Mosul. Dy turq tė tjerė - Abdurrahman Demir dhe Sait Unurlu, tė dy shoferė kamioni- mbahen ende peng nga militantė nė Irak, qė janė tė lidhur me Zarqawi. Edhe kėta pengje janė kėrcėnuar se do tė ekzekutohen. Ndėrkohė ndėrmarrja nė fjalė ka vendosur tė ndalė operacionet nė Irak pėr tė shpėtuar jetėt e dy pengjeve tė tjerė. Njė tjetėr shofer Tevfik Alkan gjithashtu figuron i humbur, siē thuhet pas disa sulmeve tė kryera nė Bagdad e Tikrit. Njė numėr i madh qytetarėsh turq janė rrėmbyer nga grupet islamike nė Irak, por kjo ėshtė hera e parė qė njėri prej pengjeve turq ekzekutohet. Nė video tregohet se militantėt e qėlluan pengun Yuce nė kokė duke bėrtitur Allahu Akbar (Zoti ėshtė i madh). Personi i maskuar e qėlloi edhe dy herė viktimėn nė kokė, pasi ai kishte rėnė nė tokė qė me goditjen e parė. Mė parė pengu turk kishte lexuar njė deklaratė nė turqisht ku u bėhej thirrje gjithė kompanive turke tė tėrhiqeshin nga Iraku. Kėshtu shoqata ndėrkombėtare e transporteve me bazė nė Stamboll, qė ka si anėtarė mė shumė se 900 kompani turke tė transportit tokėsor, tha se kishte vendosur tė ndalte transportimin e gjithė tė mirave pėr trupat amerikane nė Irak qė nga dita e hėnė. Ky vendim sipas AFP-sė qė citon kreun e komitetit ekzekutiv tė kėsaj shoqate, do tė prekė rreth 5 pėr qind tė gjithė tregtisė mes Turqisė dhe fqinjit tė saj jugor.
Krijoni Kontakt