Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Origjina e Himnit te Flamurit

    Edhe njė herė rreth himnit tonė kombėtar

    nga Prof. As. Dr. Vasil Tole


    HYRJE

    Qysh nė fillim do tė theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit tė historisė sė krijimit tė himnit tonė kombėtar “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” (apo qoftė edhe i bėrjes ose jo tė njė himni tjetėr), janė para sė gjithash probleme pėr t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i kėtij momenti nė hyrje tė shkrimit tonė ka njė rėndėsi tė veēantė, pasi, siē do tė shohim mė poshtė, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lėndėn nė fjalė, nė mė tė shumtėn e rasteve ka sjellė shtrėmbėrime dhe keqkuptime tė pavend lidhur me sa mė sipėr. Pėr kėtė arsye, por dhe pėr disa tė tjera syresh, jemi pėrpjekur qė nėpėrmjet kėtij shkrimi integral lidhur me himnin tonė kombėtar “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė shprehim tė ē`ka dimė deri mė sot rreth njėrit prej simboleve tona kombėtare.

    Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, ēėshtja e himneve kombėtare tė vendeve tė ndryshme ėshtė njė problem i cili filloi tė popullarizohej fillimisht nė Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Nė fakt, himne ka patur edhe pėrpara kėsaj kohe, por rėndėsia dhe kuptimi i tyre nuk ka qėnė nė kėtė shkallė kaq tė rėndėsishme tė cilės i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do tė pėrfaqėsonte njė nga gjetjet gjeniale tė tė shprehurit tė shpirtit tė popujve. Muzikologjia daton si tė parin himn atė tė Holandės, himn i cili i pėrket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndėrkohė, himni me fjalėt mė te vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po nė kėtė arsyetim, himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė “Marcha de la Patria”, i Argjentinės kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813; ndėrkaq himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė etj. Pra siē e shohim, historia e formimit tė himneve kombėtare ėshtė e ndryshme nė vende tė ndryshme. Me sa duket, nė pėrcaktimin ose jo tė njė krijimi muziko-letrar si himn kombėtar, rol kryesor kanė luajtur edhe kontekste tė caktuara, kryesisht historike nė historinė e njė vendi. Por ka edhe shembuj tė tjerė. Kėtu gjej rastin tė pėrmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u pėrcaktua nė vitin 1949 me anė tė njė vendimi zyrtar tė Selisė. Nė bazė tė himnit tė Vatikanit qėndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kėtė muzikė nė vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut tė XI), muzikė e cila gati 100 vjet mė vonė u vendos tė ishte himn zyrtar i Selisė sė Shenjtė. Dhe raste tė tilla ka shumė[1].

    Historiku i krijimit tė himnit tonė kombėtar

    Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm. Ja ē’thotė Lasgushi: -…me fjalė tė tjera, himni nuk u pėrgatit me qėllimin e posaēmė qė tė shėrbejė si Himn Kombėtar, tė pėrmbushė misionin e shenjtė tė kėngės simbolike zyrtare tė popullit”.

    Nga kėto rradhė, por dhe nga zhvillimi i mėtejmė i historisė sė Shqipėrisė, vėmė re se nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashė mendjeje, qė dikush tė mendonte qė nė fillim tė kishim himnin e pastaj tė bėnim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumė vite mė vonė, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinė me titull “Kėnga qė s’kuptohet”, kushtuar melodisė sonė kombėtare. Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur titullin e poezisė nga konteksti i saj, do tė shohim se ky emėrtim qėndron fare mirė pėr tė, nisur jo vetėm nga largėsia nga data e krijimit tė himnit, por dhe se shkrimet historike pėr gjenezėn e himnit tonė, kanė shėrbyer nė tė njėjtėn kohė edhe si kronikė besnike e lindjes sė tij, por dhe si alibi.

    Gjatė hulumtimeve tė materialeve dokumentare rreth lėndės nė fjalė, nė librin “The Guinnes Book of Music”[3], ėshtė shkruar si mė poshtė:

    himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” ėshtė pranuar si himn kombėtar i Shqipėrisė nė vitin 1912
    fjalėt e himnit janė shkruar nga Asdreni
    muzika e himnit ėshtė kompozuar nga Ciprian Porumbesku

    Duke i shqyrtuar njė nga njė pėr sa mė sipėr, e vėteta do qė tė theksohet fakti kuptimplotė, se pėrpara se himni tė bėhej himn zyrtar i shtetit tė ri shqiptar mė 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shėnjtėroi, duke e dashur me zemėr gjer nė therori dhe mė shumė e pėrtej vetėtherorisė. Me tė luftuan ēetat e kryengritjes qė ishin nėpėr gjithė viset e Atdheut, dhe vdiqėn vdekjen e ėmbėl dėshmorėt e lirisė. Me tė u ngrit Flamuri nė Vlorė”. Me pak fjalė, kjo do tė thotė qė ngritja e flamurit nėn tingujt dhe fjalėt e “Betimit mi flamur” ishte vetėm njė akt formal nga ana e Ismail Qemalit pėr ta njohur kėtė kėngė si kėngėn tonė kombėtare.

    (Foto 1– “Faksimile e firmave tė delegatėve nė Kuvendin Kombėar nė Vlorė mė 28 Nėndor 1912”)

    Sė dyti, lidhur me fjalėt e himnit. Nė asnjė vend tė botės, nuk gjejmė njė himn kombėtar i cili t’i kushtohet po njė simboli tjetėr kombėtar siē ėshtė flamuri[4], dhe qė tė dy sė bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotė e “Betimi mi flamur”[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni nė vitin 1908:


    Rreth flamurit tė pėrbashkuar
    Me njė dėshir` e njė qėllim,
    Tė gjith` atij duk` ju betuar
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
    Prej lufte veē ay largohet
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
    Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
    Nė dorė armėt do t`i mbajmė
    Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
    Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
    Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
    Se Zoti vetė e tha me gojė
    Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
    Po Shqipėria do tė rrojė;
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

    O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
    Te ty betohemi kėtu,
    Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
    Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
    Trim, burrė quhet dhe nderohet
    Atdheut kush iu bė theror;
    Pėr jet` ay do tė kujtohet
    Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!


    Lidhur me origjinalitetin e poezisė sė himnit do tė citonim pėrsėri Lasgushin i cili thotė se “…tituli “Betimi mi flamur”, qė i ka vėnė himnit Asdreni, ėshtė njė koncept dhe njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar”. Po tė njėjtėn gjė nė koncept e pohon edhe Migjeni, qysh nė vargun e parė tė poezisė kushtuar Melodisė kombėtare: “U vodh kėnga nga zemra e kombit”. Qė tė gjithė e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nėn hijen e tij qofshim dhe nė dorėn tonė valoftė”.

    Sė treti lidhur me muzikėn e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnė tė paktėn nė karakterizimin e pėrgjithshėm tė himnit tonė pėr nga pėrbėrėsi muzikor i tij. “Kėngė a vaj? Ēė je? Thuejma, zemėr kombi! (Migjeni); “U bė Shqipėria! Po u bė duke vuajtur me buzėqeshje, duke u kurajuar me kėngėn e jetės dhe tė vdekjes nėr dhėmbe: me Himnin e saj Kombėtar Shqiptar” (Lasgushi).

    Mė tej, Prof. Sokoli thotė se “… motivi i kėtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqė kėngėt e lartpėrmendura (nga kjo traditė-shėnimi ynė) janė mė tė hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkėkohor George Ligetti[6] konstaton me tė drejtė ngarkesėn edhe origjinėn internacionale tė parakrijimit tė Himnit Shqiptar tė Flamurit. Pohimi i kėsaj tė dhėne ėshtė me rėndėsi jo vetėm pėr faktin se krijimi i himnit tonė nė pikėpamje muzikore ishte drejtuar pėrkah orientimit tė pėrgjithshėm perėndimor, por dhe se nė kėtė mėnyrė nuk ka arsye qė ende tė citohet Porumbescu si krijues i tij.

    Vetė krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka njė lidhje tė fortė me traditėn e shquar muzikore tė Austrisė, vend ku ai studioi muzikė pranė konservatorit tė Vienės. Tashmė njihet fakti, se nė bazė tė himnit tė tij qėndron njė nga meloditė mė te njohura tė rinisė austriake tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX. Nė rastin e himnit tė vjetėr tė Rumanisė “Pe al nostin steag”, tė kompozuar nga C. Porumbescu me fjalė tė A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton tė krahasojmė fillimet e kėtyre kėngėve gjermane me fillimin e Himnit tė Flamurit pėr tė parė ngjashmėrinė e madhe, ose pothuajse njėjtėsinė e disa masave”.

    Shembulli muzikor nr. 1- “Melodia dhe teksti i Himnit Kombėtar”

    Nė Shqipėri nė vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonė konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave tė para tė muzikės profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kėngėsh me origjinė vendase dhe internacionale, kėngė tė cilat kėndoheshin nė gjuhėn shqipe. Kjo gjė u vu re si nė aspektin e kėngėve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe nė fushėn e kėngėve patriotike e mė pas atyre partizane. Pa u zgjatur kėtu do tė pėrmendja kėngėn “Tė gjithė ne o djema”, me fjalė dhe muzikė nga Spiridon Ilo (1876-1950); kėngėn “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Kėngėn e dėshmorėve tė Shkodrės”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Kėngėn e Asim Zenelit” me fjalė nga Qamil Buxheli dhe muzikė nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokė me ne nė ēetė”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalė nga A. Skali dhe muzikė nga Kristo Kono; kėngėt “Kushtrimi i lirisė”, “Britma e ēlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisė” me muzikė tė Dhora Lekės e shumė tė tjera.

    E gjithė kjo krijimtari kishte bėrė jetėn e saj nga goja nė gojė dhe vetėm gjatė viteve ’50, tek ne u bėnė pėrpjekjet e para pėr tė grumbulluar dhe notizuar kėngėt patriotike edhe partizane qė ishin kėnduar nga populli pėr vite me rradhė duke pėrfshirė kėtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para tė kėsaj fushe i pėrkasin vitit 1959 tė pėrgatitura pėrkatėsisht nga Gaqo Avrazi -“Kėngė patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Kėngė partizane”. Nė materialet shoqėruese tė tyre me tė drejtė konstatohet se nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė kėtė repertor vihet re se pjesėrisht janė krijime me autor, pjesėrisht tė popullit dhe pjesėrisht melodira tė importuara qė tashmė ato janė asimiluar nė thesarin e muzikės sonė. Konstatimi vazhdon me faktin se populli kėto kėngė i ka bėrė tė tijat duke marrė formėn shqiptare saqė po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnė mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė fenomen shqiptar. Nė kulturėn muzikore tė ē’do vendi, nė tė gjitha kohėrat gjendet njė repertor i tėrė muzikor i cili qarkullon pa ndėrprerė, duke ndryshuar gjuhėn si dhe stilemat muzikore tė materialit fillestar. Kjo ėshtė njė dukuri normale e shkėmbimit tė kulturave.

    Pėr sa mė sipėr, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund tė quhet plagjaturė e pėr mė tepėr imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet tė konsiderohet si njė pamundėsi kompozimi prej krijuesve shqiptarė. Pikėrisht zgjedhja e kėsaj melodie ndoshta mund tė ketė qėnė edhe e rastėsishme, por ne mendojmė se parapėlqimi i saj synonte zgjedhjen e njė gjuhe muzikore tepėr tė lexueshme e tė qartė pėr tė tjerėt, pėr tė kuptuar aspiratėn e kombit shqiptar nė ato vite tė errėta tė historisė sė tij. Duke pasur dhe pėrdorur nė ndėrtimin e tij melodik, gjymtyrė tė tėra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastėsore”), pikėrisht Europėn. I krijuar nė kohėn e ripėrtėritjes sė ndėrgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zėrin e njėrit prej popujve tė rilindur tė Europės.


    Shembulli muzikor nr. 2- “Partitura e Himnit Kombėtar, orkestruar nga akademik Cesk Zadeja”

    Rreth historisė sė shkrim-notizimit tė himnit tonė kombėtar

    Duhet theksuar se qė nga krijimi i tij e deri nė fund tė viteve 40’ tė shek. XX, himni ynė pėrveē se ėshtė kėnduar dendur, ka bėrė njė jetė mė sė shumti gojė mė gojė dhe pjesėrisht ėshtė interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmėri pasi ai ishte i destinuar tė luhej edhe nė ceremoni tė ndryshme tė shtetit shqiptar jashtė vendit. Nė njė letėr tė dėrguar nga Faik Konica, nė atė kohė pėrfaqėsues nė legatėn e Mbretėrisė Shqiptare nė Washington, drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A njė letrė ku mė luten t’u gjej njė kopje pėr bandė t’avazit kombėtar tė Shqipėrisė…kuptova qė avazi ynė ėsht i vetėmi avaz kombėtar qė nuk e kanė”.

    Pėr herė tė parė pėr partiturėn e himnit flet Lasgushi kur pėrshkruan dėrgimin e himnit nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit nė vitin 1908 me anė tė Tashko Ilos dhe Hilė Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qėllim kasnecė, pasi ishin nė tė vėrtetė mbartės tė njė mesazhi qė fillimisht duhej kėnduar. Qė tė dy erdhėn nė Korēė “… me partiturat e himnit tė bėra imtėsisht gati me fjalė shqip”, dhe prej kėtu filloi mėsimi dhe pėrhapja e himnit kombėtar nė tė gjithė Shqipėrinė. Po sipas Lasgushit “…pėrhapja parashikonte nė krye tė tė gjithave mėsimin e kėngės”. Pikėrisht pėr kėtė arsye u zgjodh Hilė Mosi i cili kishte pėrveē formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

    Mendoj se pėrhapja e himnit nė popull do tė ketė pasur vėshtirėsi serioze pėr dy arsye. E para lidhet me mungesėn e mėsimit tė muzikės dhe tė sistemit muzikor nė Shqipėri nė ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor tė shqiptarit. Pėrhapja e himnit nė njė rrugė “gojė mė gojė”, ndėrmjet transmetuesve tė tij (shpesh herė pa arsim muzikor), dhe bartėsve tė tij tė ardhshėm , me siguri duhet ė ketė sjellė njė rikrijim tė mundshėm tė tij. Sė dyti, historia ka provuar se ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, qė njė populli si i yni t’i imponosh njė melodi tė huaj, aq mė tepėr melodinė qė do tė shndėrrohej mė pas nė kėngėn kombėtare shqiptare.

    Nė njė kohė me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos nė Korēė, njė shtytje mėsimit tė muzikės nė pėrgjithėsi dhe mėsimit tė himnit nė veēanti i dha krijimi i “Bandės sė Lirisė” themeluar mė 1 tetor 1908. Qysh nė formim banda pėrbėhej prej 25 muziktarėsh me vegla tė ndryshme. Fakt ėshtė se komuniteti i ri i muziktarėve nė Korēė, pajtoi me pagesė njė dirigjent italian tė quajtur Pasquale i cili shėrbeu si dirigjent i “Bandės sė Lirisė”. Aq shumė u lidh ai me tė sa mė vonė edhe himnin e bandės sė Lirisė e kompozoi ai vetė me fjalė tė Hil Mosit. Pas kėsaj periudhe, me gjallimin edhe tė formacioneve tė tjera muzikore nėpėr qytetet e Shqipėrisė si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, pėrhapja e himnit me nota u bė mė e lehtė.

    (Foto 2 - “Banda e Lirisė nė Korēė”)


    Mbi regjistrimet muzikore tė himnit tonė kombėtar

    Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit tė XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korēa. Nė njė kontekst mė tė pėrgjithshėm, vlera e “A.P.R” ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me gjithė zhvillimin e kulturės dhe artit muzikor shqiptar tė viteve ‘20-‘40. Himni ynė kombėtar ėshtė kėnduar dhe regjistruar nė disk nga vetė Spiridon Ilo sė bashku me tenorin arbėresh Giuseppe Mauro. Vlen tė theksohet se tenori arbėresh Giuseppe Mauro, nė vitet 20’ tė shek. XX ka qėnė njė ndėr tenorėt me famė botėrore. Nė kohėn kur sė bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonė kombėtar nė diskun e prodhuar nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar nė New York nga Metropolitan Opera pėr tė interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me tė njėjtin titull e Verdit.

    Foto 3- “Faksimile e botimeve tė Albanian Phonograph Records”

    Himni ynė ka njohur shumė versione tė regjistruara nė disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri nė fund tė viteve ’60. Ndėr kėto regjistrime nė disqe, pėrmendim atė te regjistruar pranė “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Njė pjes e korit tė shkollės Normale Femėrore tė Korēės drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu nė diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorė” etj. Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himit tonė kombėtar, ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar Prof. Ēesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitės sė Presidentit gjerman nė Shqipėri.

    Historiku i pėrpjekjeve pėr himne tė tjera kombėtare.


    Na duhet tė themi se mbas pėlqimit tė pėrgjithshėm tė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” si himn kombėtar (1912), nė mėnyrė tė vazhdueshme janė shkruar kėngė apo qoftė edhe vetėm poezi pėr himn kombėtar. Poezi pėr himn kombėtar kanė shkruar At Gjergj Fishta mė 1913, Ernest Koliqi mė 1921 si fitues i vendit tė parė nė konkursin[9] pėr himn kombėtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli mė 14 nėntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”[10], Mihal Grameno me titull “Kėnga Kombėtare”[11], Hil Mosi “Himn i Bandės sė Lirisė”[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci mė 1933, tė botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E pėrbashkėta e gjithė kėtyre poezive ėshtė fakti se qė tė gjitha pothuajse i referohen pėrsėri simbolit tė flamurit, gjė qė ėshtė edhe nė thelb tė poezisė sė Asdrenit.

    Mbi njatė flamur Perėndia
    me dorė t’vet Ai ka shkrue:
    Pėr shqiptarėt do t’jet Shqupnia..
    At. Gjergj Fishta

    O vend e vatėr,
    O nėne e babė.
    Fan Stilian Noli

    Njė poezi tė shkėlqyer pėrsa i pėrket references sonė lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:

    Flamuri shqiptar
    S`i shihet n`horizont i dlirė shkėlqimi
    Dhe as nuk i fal ngjyrat pėr fitore
    Mė nuk shartohet mbi lavdin njerėzore
    Porsi njė shenjė drite apo mjerimi.
    I grisur ra dhe s`e pėrfill njeri,
    Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
    mori mėrgimin dhe as ndalet fare
    nė njė breg mikpritės n`siguri.

    N`mėshirė tė fatit pėrherė duke ndeshur
    Intruga diplomatėsh, n`hidhėrim
    Ē`do shpresė e ē`do premtim ngadalė i tretet
    Dhe koha kalon, rend fluturim.
    Nga gjithshka na premtuan asgjė s`mbetet.
    Mė keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.


    Qysh nė vitin e parė tė vendosjes sė mbretėrisė nga Ahmet Zogu, Shqipėria u bė edhe me himnin e mbretėrisė. Nė ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretėrisė i kushtohej tėrėsisht figurės sė mbretit, njė traditė e njohur kjo pėr tė gjitha himnet e mbretėrive, me muzikė tė Thoma Nasit dhe me fjalė tė Kristo Floqit. Njė tjetėr pėrpjhekje pėr himn mbretėror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti tė njihej si i tillė. Njė variant i himnit tė mbretėrisė ėshtė interpretuar dhe regjistruar nė disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut nė vitet ’20.

    Nė vitin 1922, Kėshilli i Ministrave shpall konkursin pėr bėrjen e “Himnit zyrtar kombėtar”[14]. Pėr shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndėr tė tjera u pėrcaktua edhe masa e shpėrblimit prej 1000 franga ari pėr vjershėtarin e himni dhe 3000 franga ari pėr kompozitorin e tij. Mė tej, nė vitin 1937, nė pėrvjetorin e 25 pavarėsisė, u organizua njė konkurs, me qėllim bėrjen e njė himni tjetėr kombėtar. Sipas arsyetimeve tė Komisionit tė ngritur pėr kremtimet e 25 vjetorit tė vetqeverimit, “… hymni i sotėm i flamurit kombėtar asht fjalė pėr fjalė pėrkėthimi i njė marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotė i muzikės rumune”[15].

    Duke e konsideruar ekzistencėn e kėtij himni “… si njė cen pėr ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr sedrėn t`onė atdhetare”, komisioni i pėrbėrė nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali nė mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosėn hartimin e njė himni tjetėr me frymė thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe njė komison-juri, e cila do tė vendoste pėr caktimin e krijimit artistik i cili do tė ishte himni i ri kombėtar. Komisioni pėrbėhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashėri dhe Konstantin Cipo. Pėr hir tė sė vėrtetės, Mid`hat Frashėri bėn dorėheqjen nga kjo Juri, dorėheqje e bėrė e ditur publikisht me letrėn e tij tė dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qėndror tė kremtimeve tė vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e pėrbėrė nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallėn fitues himnin e krijuar nga Beqir Ēela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.


    O Flamur, yll i lirisė,
    Valėvit me plot shkėlqim;
    E prej qiellit t`Shqipėrisė
    Tė dėgjohet nė amėshim

    Foto 4- “Faksimile e librit kushtuar krijimeve pėr teksin e Himnit Kombėtar, Tiranė 1937”

    Fakt ėshtė se ky konkurs pėr poezinė e himnit nuk u pasua edhe nga njė tjetėr konkurs i cili do t`i kushtohej muzikės sė tij. Pėr kėtė arsye, duke mbetur vetėm njė tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillė u fshi nga qarkullimi, megjithėse pjesėmarrėsit dhe krijimet e kėtij konkursi u botuan nė shtypin e kohės. Pėr variacion tė temės sė njohur tė flamurit, edhe konkursi nė fjalė u quajt “Tekstet pėr konkursin e Hymnit tė Flamurit”. Mė pas kemi edhe njė konkurs pėr melodinė e himnit kombėtar. Nė konkurs u shpall fitues njė kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe pėr kėtė nuk pati njė vendim zyrtar tė metėjshėm pėr ta zyrtarizuar si himnin tonė kombėtar.

    Krijime artistike mbi kėtė temė, tė konsideruara nė vetvete tė pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi tė realizuar me vargje tė Loni Logorecit dhe “muzikuar si e kėndon Spiridon T. Ilo” nė tonalitetin Fa +. Ky variant ėshtė botuar edhe me nota (facsimile e partiturės) dhe hapet me strofėn:

    Ardhi koha e bekuar
    Pėr Shqipėri tė lėftojmė
    Mbretin tonė ta nderojmė
    Dhe tė vdesim tė gėzuar

    Nė kopertinė tė kėtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmė edhe foton e tenorit tė shquar arbėresh Giuseppe Mauro dhe shėnimin “… kėnduar prej tė dėgjuarit tenorit shqipėtar Zotit Giuseppe Mauro”.

    Shembulli muzikor nr. 3-“Faksimile e melodise dhe tekstit tė Himnit mbretėror”

    Nė kėtė kohė, njė pėrpjekje tjetėr pėr tė ndryshuar himnin ekzistues tė flaumurit, u bė edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Nė ndryshim nga sa mė sipėr, kėta dy autorė e ruajtėn tė paprekur linjėn melodike tė “Himnit tė Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve tė tij. Me kėtė rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi tė parin klavir tė himnit tonė kombėtar sė bashku me harmonizimin pėrkatės

    Shembulli muzikor nr. 4- “Faksimile e klavirit tė himnit tė flamurit”

    Pas pushtimit , nė vitet 1942-43, nė malet e Shqipėrisė partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisė ēlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisė sonė, kjo krahas shumė himneve tė brigadave partizane apo formacioneve tė tjera luftarake etj.

    Pas ēlirimit tė vendit mė 29 Nėndor 1944, rreth fundit tė vitit 1945-fillimit tė 1946, u organizua konkursi i parė shtetėror pėr himn kombėtar. Krahas shumė krijimeve tė paraqitura, si krijimi mė i mirė u shpall “Himni i Shqipėrisė sė re”, me poezi tė Skėnder Luarasit dhe muzikė tė Kristo Konos, rezultat qė u bė i ditur me shpalljen e Shqipėrisė republikė mė 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua qė tė zėvendėsonte himnin ekzistues pėr arsye nga mė tė ndryshmet, megjithėse “Himni i Shqipėrisė sė re” (nė ndonjė rast edhe me fjelė tė tjera), pati interpretime tė ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisė. Pas kėsaj, pėrpjekjen tjetėr serioze pėr tė shkruar njė himn, e kemi nė fillim tė viteve ’70. Nga Kėshilli i ministrave tė asaj kohe, nė bashkėpunim me ministrinė e arsimit dhe kulturės si dhe Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė u shpall njė konkurs pėr “Himnin e Republikės”. Nė kėtė konkurs morėn pjesė ajka e krijuesve tanė, ndėr ta Ēesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetėr Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar tė lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, studiueses dhe kritikes sė muzikės zj. Hamide Stringa konkursi pati njė organizim shumė serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorėt. Mė kujtohet se kemi bėrė shumė takime pėr tė parė materialet dhe pėr t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit nė dy variante. Nė himnin e krijuar nga Ēesk Zadeja dhe nė atė tė Nikolla Zoraqit me poezi tė Fatos Arapit tė titulluar “E lirė u ngrit toka jonė”. Pati mendime qė tė njihej si himn edhe kėnga e Pjetėr Gacit “Pėr ty atdhe”.

    Historia e himneve vazhdon edhe mė tej, por gjithėsesi pa sjellė ndonjė rezultat i cili tė ndikonte nė ndryshimin e himnit tonė kombėtar. Nė tė gjithė kėtė histori tė himneve tė tjera, ajo ē’ka duhet thėnė ėshtė e lidhur me faktin se asnjė vendim nga cilido forum artistik apo shtetėror, nuk ka ndikuar nė zėvendėsimin apo ndryshimin e himnit ekzistues tė flamurit, pėr arsyen e thjeshtė, se himni ėshtė ngulitur thellė me rėndėsinė, peshėn dhe domethėnien e tij nė memorien kolektive tė shqiptarėve. Ndoshta gjithė ē’ka thamė mė sipėr mund tė jenė njė argument i mjaftė pėr tė kuptuar, se pse kanė “dėshtuar” pėrpjekjet pėr tė ribėrė nė himn tė ri tė Shqipėrisė. Kjo nuk do tė thotė se s’do tė ketė pėrpjekje tė tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė mos njihet mė si himn zyrtar, shqiptarėt kudo qė tė jenė do tė vazhdojnė pėrsėri tė kėndojnė thjesht kėngėn “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.


    Sė fundi

    Ajo qė duhet ritheksuar ėshtė fakti se ndryshe dhe si nė asnjė himn tjetėr tė botės, himni ynė ekzistues ėshtė njė me flamurin tonė kombėtar. Ky binom shprehet qė nė titullin e poezisė sė himnit “Betimi mi flamur”, qė siē e pėrsėritėm ėshtė njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar. Nisur nga ky vėshtrim, himni ėshtė edhe kėnga e flamurit dhe njėkohėsisht edhe kėnga jonė zyrtare. Pėr veēoritė e popullit tonė, popull i ndarė nė katėr shtete, faktor i bashkimit kombėtar, faktor i “prishjes” sė kufijve artificialė, faktor i unifikimit etj, ka qėnė edhe flamuri dhe himni ynė i njėjtė. Pėr sa mė sipėr, e udhės do tė ishte qė tė presim kohė mė tė qeta, kohė gjakftohta tė cilat do tė na ndihmojnė qė tė rishikojmė tė gjithė sė bashku, me qetėsinė dhe maturinė e duhur gjėrat tė cilat mund tė ishin bėrė ndryshe, ku njė ndėr gjėrat mbase do tė ishte edhe himni. Deri atėhere, himni i vėrtetė i shqiptarėve apo “Avazi ynė kombėtar”, siē shprehet Konica do tė jetė ai qė do tė njihet, do tė kėndohet dhe do tė respektohet nga tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē ėshtė shkruar nė nenin 14, pika 4 tė Kushtetutės: Himni Kombėtar ėshtė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.


    Tiranė 2000-2003


    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] World anthems. RCA Victor 09026-61344-2, p1992. English Chamber Orchestra ; Donald Fraser, conductor. CONTENTS: Marcha real (Spain) -- Advance Australia fair (Australia) -- Jeszcze Polska (Poland) -- Patria amada, Brasil! (Brazil) -- Kong Christian (Denmark) -- Ee Mungu nguvu ye tu = Oh God of all creation (Kenya) -- O! Canada (Canada) -- God save the Queen (Great Britain) -- Ch'i Lai! = Arise! (China) -- La brabanconne (Belgium) -- Maamme Laulu = Our land (Finland & Estonia) -- Isten aldd meg a Magyart = God bless the Hungarians (Hungary) -- Ja, vi elsker dette landet (Norway) -- Einigkeit und Recht und Freiheit (Germany) -- Kde Domov Muj? = Where is my home? (Czechoslovakia) -- The star spangled banner (United States) -- Segnorees apo tin kopsi = I shall always recognize you (Greece)-- Wilhelmus van Nassouwe (The Netherlands) -- The peaceful reign (Japan) -- Hatikvah = The hope (Israel) -- Walla zaman 'algunud = Hail, gallant troops (Egypt) -- La marseillaise (France) -- Sean eternos los laurales (Argentina) -- Due gamla, du fria (Sweden) -- Mexicanos al grito de guerra (Mexico) --Ethiopia (instrumental) -- Land der Berge (Austria) -- Lietuva (Lithuania) -- Inno di mameli (Italy) Compact Disc CX2505

    [2] Lasgush Poradeci, “Vepra”, Tiranė 1990, fq. 356-373. Botuar fillimisht nė gazetėn “Tomorri” nė vitin 1942.

    [3] “The Guinnes Book of Music”[3], Great Britain, 1981, fq. 189.

    [4] Shiko dhe Bardhosh Gaēe, “Flamuri dhe Ismail Qemali”, Tiranė 1997.

    [5] Marrė nga Asdreni, “Poezi”, Tiranė, 1972, fq. 18-19. The National Anthem
    United around the flag,
    With one desire and one goal,
    Let us pledge our word of honor
    To fight for our salvation
    Only he who is a born traitor
    Averts from the struggle.
    He who is brave is not daunted,
    But falls - a martyr to the cause.
    With arms in hand we shall remain,
    To guard our fatherland round about.
    Our rights we will not bequeath,
    Enemies have no place here.

    For the Lord Himself has said,
    That nations vanish from the earth,
    But Albania shall live on,
    Because for her, it is for her that we fight.


    [6] George Ligetti, “Perspective of New Music”-Spring Summer 1978, fq. 19. Shiko gjithashtu Vasil S.Tole, “Himni shqiptar dhe ligeti”, gaz. “Drita”, 18 qershor 1995, fq. 5.

    [7]Rumani 14 tetor 1853- Rumani † 1883.

    [8] Shiko “Kėngė patriotike”, Tiranė 1959, Hyrja; dhe “Kėngė partizane”, Tiranė 1959, “Nė vend tė parathėnjes”.

    [9] Antarė tė jurisė pėrzgjedhėse ishin Gjergj Fishta, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mid’hat Frashėri.

    [10] Fan Noli, “Vepra letrare 1”.

    [11] Mihal Grameno, “Vepra 1”, Prishtinė 1979.

    [12] Hil Mosi, “Vepra letrare”.

    [13] Nga Zef Serembe, “POEZI”, Tiranė 1999, fq. 196.

    [14] Shiko gazeta “Drita”, 2 korrik 1922, fq. 4.

    [15] Shiko “Konkursi pėr Hymnin e Flamurit”, Nr. 2, Tiranė 1937, fq. 3.

    [16] Shiko gaz. “Demokratia”, dt. 22 gusht 1937.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Historia e Hymnit

    gazeta shqiptare

    -----

    HISTORIA

    Cila ėshtė historia e vėrtetė e himnit tonė kombėtar.

    "Vjedhja" e melodisė sė himnit rumun dhe mendimet e qeveritarėve tė ndryshėm pėr frymėn joshqiptare…

    Tentativat e Zogut dhe Enverit pėr tė ribėrė Himnin e Flamurit


    ----------------------------------------

    Rezarta Delisula


    Dhe nėse himni u pėrhap nė tėrė Shqipėrinė dyke zotėruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroj ay ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shentėroj dyke e dashuruar me zemėr gjer nė therrori dhe mė shumė e mė pėrtej vetėtherrorisė; i cili himn dhe e mbaroj punėn e tij tė thjeshtė qė kish pėr tė bėrė, punėn e tija ashtu siē qe ay i vogėl ay pėr njė punė tė madhe shqiptare: u bė Shqipėrija". Kėto fjalė ka shkruar i madhi Lasgush Poradeci mė 1943, teksa pėrjetonte tentativat e qeveritarėve pėr tė krijuar njė Himn tė ri tė Flamurit. "Rreth flamurit tė pėrbashkuar, me njė dėshirė e njė qėllim…". Pėr shqiptarėt ky ishte dhe mbeti himni kombėtar.


    Tentativa e Zogut
    Nė prag tė 25-vjetorit tė Pavarėsisė, kori i vajzave tė institutit "Nana Mbre-tėreshė", nėn udhėheqjen e sopranos e dirigjentes korēare Gjeorgjia Filēe, kėnduan Himnin e ri tė Flamurit. Ky grup u pėrgatit nga maestro Capanino i teatrit lirik "San Carlo" tė Napolit. Njė himn i ri. Pikėrisht kėtė mendonin drejtuesit e shtetit se i duhej vendit mė 1937. "Rreth flamurit tė pėrbashkuar" konsiderohej si pėrkthimi i njė marshi rumun me muzikė tėrėsisht rumune. Njė komision i veēantė u ngrit me qėllimin e organizimit tė konkursit pėr Himnin e Flamurit me frymė tėrėsisht shqiptare. Nė mes 76 konkurrentėve qė paraqitėn krijimet e tyre, fitoi Beqir Ēela, i cili nė atė kohė njihej me pseudonimin "Osoja i Ri". Ndėrsa sėrish kompozitori i Himnit tė Flamurit do tė ishte njė i huaj. E. A. Mario, kompozitori napoletan i "Legjendės sė Piavės", u zgjodh pėr tė krijuar muzikėn e Himnit tė ri tė Flamurit. Nė kohė rekord, nė 15 tetor 1937, nė kryeqytet u luajt pėr herė tė parė himni i ri.

    Euforia
    "O Flamur, yll i lirisė, Valėvit me plot shkėlqim; E prej qiellit t`Shqipėrisė; Tė dėgjohet nė amėshim". Kjo ėshtė njė strofė e Himnit tė ri tė Flamurit tė krijuar nė vitin 1937. Para njė publiku shumė tė zgjedhur, pėrfaqėsuar nga anėtarė tė kabinetit, si dhe nga ministri i Italisė Jacomoni, konsulli i Italisė Valerio Valeriani, autori i himnit Beqir Ēela, kompozitori E. A. Mario, si dhe pėrfaqėsues tė shtypit, u kėndua pėr herė tė parė himni i ri. "Suksesi ishte i jashtėzakonshėm dhe publiku fort i zgjedhur mbeti tepėr i kėnaqur. Mbrėmja kushtuar "Hymnit tė Famurit" do tė mbetet e paharueshme nė zemrat e tė gjithė ndigjuesit, tė cilėt pa pėrjashtim pėrshėndetėn E. A. Mario dhe ndihmėsin e tij z. M. Campanino". Kėshtu shkruan "Gazeta Shqiptare" e datės 16 tetor 1937 pėr ceremoninė e zhvilluar nė sallėn e bashkisė pėr dėgjimin e Himnit tė Flamurit. Entuziazmi vazhdoi deri mė 28 nėntor, atėherė kur nė sheshin kryesor tė Tiranės, "Skėnderbej", do tė ngrihej flamuri i 25 vjetėve vetėqeverisje. ``Ē'ngjau atėhere? Ngjau se himni i dytė, i ekzekutuar prej muzikave zyrtare, ndoqi si njė rrymė uji e pa pritur dhe e fortė shtratin e lumit, gjith dyke mos lojtur dot nga vendi gurin e rėndė tė himnit tė parė nė mes tė rrymės…', shkruan Poradeci.

    E vėrteta e himnit
    Nė shkrimin "Himni Kombėtar 'flamurit pranė tė bashkuar' dhe gjeneza e tij", shkrimtari Lasgush Poradeci sjell pėr herė tė parė historinė e krijimit tė Himnit tė Flamurit. Kori Kishtar Shqiptar i Bukureshtit filloi tė gjallėrohej nė fillim tė viteve 1900. Ashtu siē e thotė shkrimtari dhe publicisti Poradeci, Bukureshti nė atė kohė ishte kryeqyteti shqiptar i mėrgimit. Kori udhėhiqej nga profesori rumun Kiriak, i cili mė pas, duke pasur shumė punė me korin e tij tė shoqėrisė "Karmen", ia la nė dorė drejtimin 25-vjeēarit Ionesku. Ky i fundit, pėrveē kėngėve shqipe, i jepte korit pėr tė mėsuar edhe kėngė popullore e marshe patriotike, si dhe himnin kombėtar tė Rumanisė 'Mbi flamurin tonė'. Himni i Rumanisė ishte shkruar nga poeti Ioan Barsan me muzikė tė Ēiprian Porumbeskut. Viti 1907. Tė entuziazmuar nga ky himn, kori shqiptar iu lut Asdrenit tė thurte disa vargje tė pėrshtatura me atė melodi, qė tė kėndohej prej tyre. Kori kėrkonte njė himn shqip. Vetėm pas disa ditėve Asdreni solli tekstin e himnit "Rreth flamurit tė pėrbashkuar", titulli origjinal 'Betimi mbi flamur'. "Dhe himni harin tė bėhet kėsisoj Himni Kombėtar i Kollonisė sė Bukureshtit, qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė atė vend mėrgimi aq tė djegur pėr atdhe, dyke u bėrė zakon tė kėndohet rregullisht pėrpara dhe pas ēdo ushtėrimi tė korit", shkruan Poradeci. Fjalėt e Asdrenit u shkrinė nė melodinė e himnit kombėtar rumun. Mė 1912, me ngritjen e flamurit nė Vlorė, himni i shqiptarėve tė Bukureshtit, tashmė i kėnduar dhe nė Shqipėri, u njoh si himni ynė kombėtar.

    Ngatėrresat
    Tė shumta kanė qenė polemikat pėr himnin kombėtar tė ligjėruar mė 1912. Muzika i pėrkiste himnit kombėtar tė Rumanisė, ndėrsa teksti i ishte pėrshtatur tekstit origjinal nga Asdreni, megjithatė nė popull "Rreth flamurit tė pėrbashkuar" kėndohej si himni ynė. Tentativat e para nisėn qė nė kohėn e qeverisjes sė Zogut, por dolėn pa sukses. Pas ēlirimit tė vendit mė 29 nėntor 1944, rreth fundit tė vitit 1945-fillimit tė 1946-s, u organizua konkursi i parė shtetėror pėr himnin kombėtar. Ndėr shumė krijimet e paraqitura, si krijimi mė i mirė u shpall "Himni i Shqipėrisė sė re", me poezi tė Skėnder Luarasit dhe muzikė tė Kristo Konos, rezultat qė u bė i ditur me shpalljen e Shqipėrisė republikė mė 11 janar 1946. Nė fillim tė viteve '70, Kėshilli i Ministrave, nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės, si dhe me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, shpall njė konkurs pėr "Himnin e Republikės". Nė kėtė konkurs morėn pjesė krijuesit mė tė mirė, ndėr ta Ēesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetėr Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Pas seleksionimit, u arrit nė dy variante: nė himnin e krijuar nga Ēesk Zadeja dhe nė atė tė Nikolla Zoraqit me poezi tė Fatos Arapit, tė titulluar "E lirė u ngrit toka jonė". Pati mendime qė tė njihej si himn edhe kėnga e Pjetėr Gacit "Pėr ty atdhe". Por, edhe pse konkurset pėr njė himn tė ri kombėtar vazhdonin, te gjithsecili vazhdohej tė kėndohej e tė pranohej himni i shqiptarėve tė Rumanisė. 'Edhe uji vazhdoj udhėn e vendosur dyke rrethuar gurin, edhe guri i rrethuar qėndroj pa tundur nė vėnd", pėrfundon Lasgush Poradeci.


    HIMNI I VJETER RUMUN


    MI FLAMURIN T'ONE

    Mi flamurin t'onė ėshtė shkruar bashkim,
    Bashkim nė vetėdije dhe nė ndjenja
    Dhe nėnė hijen e tij tė madhėrishme
    Do pėrballim ēdo goditje.

    Nė luftėn e rėndė trembet ay,
    Qė vetė ėshtė mėndje-arratisur,
    Po ne tė bashkuar nė ēdo kohė
    Do jemi, do jemi mundės.

    E armatosmė dorėn t'onė
    Qė tė mpruajmė njė vend tė shtrenjtė,
    E drejta jonė ėshtė zotėronjėse,
    Dhe qėllimi ynė i shenjtė.

    Dhe nė librėn e pėrjetėsisė shkruan
    Se shumė kombe do humbasin,
    Po Rumanija jonė e Shtrenjtė
    Pėrjetė, pėrjetė do lulėzojė.

    Shkruar nga Ioan Barsan


    HIMNI KOMBETAR

    BETIMI MBI FLAMUR

    Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
    Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
    Tė gjithė Atij duke iu betuar,
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

    Prej lufte veē ai largohet,
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk friksohet,
    Po vdes, po vdes si njė dėshmor.

    Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
    Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
    Tė drejtat tona ne s'i ndajmė,
    Kėtu armiqtė s'kanė vend.

    Se Zoti vet e tha me gojė,
    Qė kombe shuhen pėrmbi dhé,
    Po Shqipėria do tė rrojė,
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne.

    Shkruar nga Asdreni


    Dorėshkrimet e Asdrenit

    Aleksandėr Stavri Drenova (Asdreni) lindi nė Drenovė tė Korēės, ku edhe mori mėsimet e para. Mė vonė shkoi nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme. Nga viti 1890, nė gazeta tė ndryshme shqiptare filluan tė botohen vjershat e tij. Pas shpalljes sė Pavarėsisė erdhi nė Shqipėri, por sėrish u detyrua tė kthehej nė Rumani. Mė 1904 botoi pėrmbledhjen e poetike "Rreze dielli", e mė vonė "Ėndrra e lot" dhe "Psallme murgu". Mė 1907 shkroi poezinė "Betimi mbi flamurin", qė u bė himni ynė kombėtar. I mbetėn nė dorėshkrim "Kėmbana e Krujės" dhe vjersha tė tjera.

    Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė
    kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike "Albanian Phonograph Records". Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T. Ilo nga Korēa, kėnduar nga tenori arbėresh Giuseppe Mauro.

    Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himit tonė
    kombėtar ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut (Gjermani) dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar, prof. Ēesk Zadeja (1927-1997), "Artist i Popullit", me rastin e vizitės sė presidentit gjerman nė Shqipėri.


    - Himni i parė i pėrcaktuar nga muzikologėt ėshtė "Wilhelmus van Nassouwe", qė ėshtė himni i Holandės, i cili i pėrket vitit 1572

    - Himni me fjalėt mė tė vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori.

    - Himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė "Marcha de la Patria" i Argjentinės, kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813.

    - Himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė.


    HIMNI KOMBETAR ME 1937

    O Flamur, yll i lirisė,
    Valėvit me plot shkėlqim;
    E prej qiellit t'Shqipėrisė
    Tė dėgjohet nė amėshim

    HIMNI KOMBETAR
    Muzika: E.A. Mario
    Teksti: Beqir Ēela

    HYMNIT MBRETNOR

    Ardhi koha e bekuar
    Pėr Shqipėri tė lėftojmė
    Mbretin tonė ta nderojmė
    Dhe tė vdesim tė gėzuar

    HIMNI I MBRETERISE
    Muzika: Thoma Nasi;
    Teksti: Kristo Floqi

    --------

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kete te Asdrenit, une e kam ditur, "te mbrojme atdheun ne c'do kend." Sikur tingullon me mire keshtu, se rima pas ketij vargu ka fjalen "vend" ne fund e perserit fjalen "vend."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 17-10-2004 mė 11:07
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    e po "ne ēdo vend" lidhet me shume me situaten, ngaqe shqiptaret jane emigrante e kane kohe qe e kane lene shqiperine (nje pjese jo e vogel hee). pastaj eshte me agresiv, dmth ligjeron dhe ushtaret shqiptare qe sot jane ne irak, qe s'eshte kend po vend.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Citim Postuar mė parė nga pagan
    e po "ne ēdo vend" lidhet me shume me situaten, ngaqe shqiptaret jane emigrante e kane kohe qe e kane lene shqiperine (nje pjese jo e vogel hee). pastaj eshte me agresiv, dmth ligjeron dhe ushtaret shqiptare qe sot jane ne irak, qe s'eshte kend po vend.
    K-ja shqiptare I duket gjithnje si V- grekeve. Sa per Irakun/Sirine i kane ne qender te zemres, se aty kane lene baballaret natyrore. Pyet Seminaristin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Hymni i Flamurit Kombtar nga At Gjergj Fishta:

    Hartimi i ketij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshmi e ma i guximshmi per Poetin e Kombit.
    Malazezet mbas 7 muejsh rrethimi kishin hy ne Shkoder. Megjithese ketyne ju desht me dale, Fuqite Nderkombetare nuk e ngrehen flamurin e Shqypnis. Ishte nata e sh'Antonit dite e kremte 13 qershor 1913. Po mbushej muaji qe Fuqite nderkombetare kishin marre nen kontroll qytetin.
    At Fishta keshilluar me disa bashkevellazen (franceskane) te vet kishte vendose me ngrehe flamurin e Shqypnis e ne kete entuziazem kishte hartue edhe hymnin i cili u ishte mesue menjihere femijeve te shkolles franceskane.
    Ndersa ne maje te kumbonares se kishes franceskane te Gjuhadolit valvitej flamuri ma se 4 metrash, femijet menjehere u shperndane neper rruget e qytetit tue kendue "Porsi fleta".
    Menjehere erdhi urdhni prej sundimtarit te qytetit Kolonel De Philips, qe ta ulnin por franceskanet nu gjegjen kurrsesi.
    (Komenti shkruar nga At Viktor Volaj marre nga libri Mrizi i Zanave me poezi te zgjedhura te Fishtes botim i vitit 1941)

    HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR

    Porsi fleta e ejllit te Zotit
    Po rreh flamuri i Shqypnis
    E thrret t'bijt e Kastriotit
    Me u mbledhe tok ne cete t'ushtris

    Bini toske, ju. bini gege!
    si dy rrufe qe shkojn tue djege!
    A ngadhnjyesa a t'gjith deshmore!
    Trima, mbrende! me dore! me dore!


    Per mbas flamurit te vet shqiptari
    kur rrok armet per t'drejta t'veta
    Atje lufta ndezet zhari,
    atje armiku vehet m't'lehta

    Bini toske... etj

    Mbi njate flamur Perendia
    Me dore t'vet Ai e ka shkrue
    Per shqyptar do t'jet Shqypnia
    Kush ua preke, ai kjofte mallkue

    Bini toske... etj

    Shka? Athue at toke t'bekueme
    qi vete Zoti na e ka dhanun
    sot me e shkele kamba e poshtnueme
    e nji t'hueji na kem me ia lanun?

    Bini toske... etj

    Ah, JO, kurr. njiqind here para
    Kem me u shkri me gra me fmi
    Kem me mbete kortare nder ara
    se me e shkele lame t'huej n'Shqypni

    Bini toske... etj

    M'kambe Sokola te Shqypnis
    Flamuri yne qe ne ajer po shtiellet
    Si pol veshje 'Perendise
    Kah na ban hije prej qiellet

    Bini toske... etj

    Ma mire dekė me u shue nen hije
    T'flamurit tone n'fushe t'mejdanit
    se me rrnue nji jete robnije
    per nen sukuj t'hueje t'ballkanit


    Bini toske... etj

    Armet e besen na i njeh bota
    trima n'za kem pasun t'Paret
    Luften ne na e msoi Kastriota
    Kė, thue, frike do t'ken shqyptaret?

    Bini toske... etj

    Urra! djem eh u dhashte e mbara
    Sot a kurr me dekė per Atdhe
    Flamuri yne qe u nis perpara
    ndimo Zot per Atdhe e Fe

    Bini toske... etj

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    [b]
    Rreth flamurit tė pėrbashkuar
    Me njė dėshir` e njė qėllim,
    Tė gjith` atij duk` ju betuar
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
    Prej lufte veē ay largohet
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
    Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
    Nė dorė armėt do t`i mbajmė
    Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
    Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
    Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
    Se Zoti vetė e tha me gojė
    Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
    Po Shqipėria do tė rrojė;
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

    O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
    Te ty betohemi kėtu,
    Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
    Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
    Trim, burrė quhet dhe nderohet
    Atdheut kush iu bė theror;
    Pėr jet` ay do tė kujtohet
    Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!
    Hymni kombetar mbaroka me fjalen "shenjtor". Nuk e di nese ne raste zyrtare kendohet deri ne fund ky hymni shqiptar, apo preferohet te lihet andej nga mesi.
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kreks..

    hil Mosi (shkodrani i mirnjohur) eshte ne fakt.. Ai qe e solli Hymnin e Flamurit..
    Sipas kujtimeve te atdhetareve Hila ishte mik me Adrenin dhe vepronte ne ate kohe dhe ne Bukuresht.
    Hymnin, tekstin pra , e shkroi Asdreni e muziken e beri miku i shqiptareve dhe i asdrenit Muzikanti rumun ..qe e thon ktu dikush emrin e tije .. i cili mendohet se pershtati nje kenge kishtare rumune ..nje psalm pra te kenduar ne rumani.. dhe keshtu kenga u kendua nga atdhetaret tan ne Bukuresht.. kryesisht Korcare etj..
    E Hila pastaj udhtoj ne atdhe e pikerisht ne Korce ai e kendon per muzikantet Korcare te Grupit te famshem.. te athershem.. Pra ajo Banda qe kish ardhur nga Amerika etjetj..
    E keshtu u njoh kjo kenge atdhetare e pastaj u popullarizua si kenga e Flamurit.etjetj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 08-01-2006 mė 20:51

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Por vdes, por vdes si nje deshmor...

    Sa vizionare, sa kuptimplote, sa kurajodhensese mbyllja e Himnit Shqiptar!?!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Himni i Flamurit, interpretuar nga Inva Mula, Paris 1999

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-10-2007 mė 16:52

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"

    "Himni i Flamurit" ka ringjallur kujtime pėrpjekjesh qė pėrbėjnė burim pėr atdhedashurinė, sepse ka rrėnjė tė thellė nė zemrat shqiptare


    Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"


    Nga Prof. Ramadan SOKOLI


    Dihet se "Himnin e Flamurit" e ka kompozuar Ciprion Porumbesku (1853 - 1883) nga Moldavia nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, kur po studionte nė konservatorin e Vienės. Atje, nė kryeqytetin e ish-perandorisė austro-hungareze u kėndua nga njė grup koral i studentėve tė shoqatės Rumani June (Rumani e Re) Himni "Pe-al nestin steag", himn qė ushtroi njė ndikim tė madh gjatė pėrpjekjeve tė popullit rumun pėr pavarėsi dhe qė mė vonė u bė himn kombėtar i tyre. (Pas ēlirimit, rumunėt e zėvendėsuan me njė himn tė ri).

    Po tė kėrkojmė burimin e motivit tė kėtij himni, mund tė gjendet shumė mė larg. Siē do tė shihet mė poshtė, motivi i kėtij himni i ka prindėt ndėr disa balada kolorsiake tė hershme, ndėr disa kėngė tė punės si dhe ndėr disa kėngė patriotike tė traditės gjermane. Gjendet gjithashtu nė disa kėngė punėtorėsh tė traditės ēekosllavake. Dėshmitė mė tė hershme pėr kėtė motiv janė hasur nė traditat gjermane. Sė pari, nė njė baladė epike tė shekullit XVI me titull "Es spielt ein Ritter und einer Magd" (Shembull muzikor Nr.1)

    Tė njėjtin fillim anakruzik me shkapėrcim nė kuarte, tė njėjtin arpezh tonesh nė kuintakordin e tonikės qė vjen si njė kėngė apo si himn, motiv tė cilin nė kėto pėrmasa mund ta gjejmė nė vepra madhore sinfonike. Rėndom njė motiv i huaj mund tė shfrytėzohet me dashje, por si citat, anasjelltas rastis rėndom qė njė autor pa dashje, e si tė thuash pa vetėdije, pėrsėrit diēka tė krijuar nga tjetėrkush. Ndėrkohė pėr shkak tė lajthitjeve tė kujtesės pandeh se ka krijuar diēka tė re.

    Ka edhe raste ku nuk ēalon kujtesa, por ndėrgjegja e vetė autorit qė ngatėrron me dashje krijimtarinė e mirėfilltė me punėn e kopsistit (fjala krijimtari kėtu nuk ka ndonjė vėshtrim metafizik tė shpikjes nga hiēi). Askush nuk lind i ditur, por mėson diku nė ndonjė shkollė ose nga ndonjė mjeshtėr, duke pėrfituar nga pėrvoja si dhe duke pėsuar pak a shumė ndikimin e tyre. Elementėt e ndikimit tė shkollės ose tė mjedisit tė huaj pėrligjen deri diku nė punimet e autorėve tė rinj, por ndėrmjet imitimit dhe krijimtarisė sė mirėfilltė ka njė shkallėzim tė gjėrė qė shkon nga stili origjinal deri tek ajo dobėsi qė quhet "plagjiaturė". Sesi duhet kunduar rasti nė fjalėt ndikim i mjedisit tė studimeve apo pėrvetėsim i pjesshėm, imitim i vetėdijshėm, reminishencė e rėndomtė, apo diēka tjetėr, sikush le ta gjykojė ashtu si t'i duket mė e arsyeshme. Gjithsesi Himni i Flamurit kompozuar nga Ciprian Porumbesku qėndron si kompozim, pavarėsisht se ndėrtimi i gjymtyrės kryesore qė pėrbėn gjysmėn e temės sė parė, ėshtė pothuajse i njėjtė me motivin steriotip tė atyre kėngėve tė hershme gjermane qė u cekėn mė lart, dhe se pikėrisht nga kjo temė e huazuar zė fill shtjellimi i kėtij himni.


    Pėrpjekjet e rilindasve pėr tė shkruar njė himn shqiptar


    Pėrpjekje pėr tė shkruar njė himn shqiptar ka patur edhe nga poetė dhe muzikantė patriotė, qė gjatė Rilindjes Kombėtare iu digjej zemra dhe shpirti qė kombi ynė i stėrlashtė tė kishte shtetin e vet dhe gjithēka qė rrjedh prej tij, si flamurin, himnin kombėtar. Pra, simbolet e njė shteti.

    Nga kėto vjersha, me pathos po citojmė njėrėn prej tyre qė ėshtė:


    O flamur i Shqipėrisė,

    Ti je ndera e gjaku i jonė

    Sot u ngrite nė Vlorė

    Udhėrėfyes i trimėrisė


    Mbi ty Shqipja hapi fletėt

    U bashkua me ty Shqipėria

    Qoft'e lirė si ti pėrjetė

    E madhnoftė Perėndia


    Sytė si dielli tė lėshojnė rreze

    Shqipninė anembanė shiqoje

    Prej Tivari e te Preveza

    Shpejt hap krahėt e mbroji


    Shqipe ngreje djelmėninė

    T'ipet zani e kushtrimi

    Se anmiqtė e Shqipėrisė

    E shkelnė, burra ku ini!


    Merr Flamurin ndėr thonj shqipe

    Gjithė trimije tė vrullojė

    Pėrmbi male, brigje hype

    Kufinit jashtė armiqtė dėbo!


    Kėtė vjershė e muzikoi Thanas Floqi, i cili nė jetėshrkimin e tij ka shėnuar se asokohe e kėndonin pėrditė nė Vlorė dhe mė poshtė ka shprehur keqardhjen qė "s'e pėrdorėm pėr himnin e flamurit tonė". Shtojmė se, ndėrkohė pėr kėtė flamur janė pėrshtatur e janė pėrhapur edhe kėngė tė tjera, por asnjėra syresh nuk arriti tė zgjidhej si himn kombėtar i miratuar me dekret shtetėror. Pėrshembull, shih a) Hil Mosi: (Libėr kėngėsh botuar nė Vlorė mė 1925 f. 80), gjithashtu Gaqo Avrazi dhe Zoi Xoxa, me pėlqimin e Kėshillit tė Ministrisė, sė atėhershme e cila vuri nė dispozicion shumėn e ēmimit, shpalli njė konkurs sė pari, pėr tekstin e njė himni tė ri, duke ftuar pėr pjesėmarrje (kundrejt njė shpėrblimi prej 2000 franga ari pėr fituesin) tė gjithė shkrimtarė shqiptarė.


    "Lidhja e "Himnit tė Flamurit" me njė ēmim tingėllues tė hollash ėshtė njė frymėzim i pafat"


    Mė poshtė do tė shihet pėrse u shpall ky konkurs i njėanshėm (vetėm pėr tekstin) kur dihet se ky himn sa nė tekst aq edhe nė muzikė nuk ėshtė origjinal shqiptar. Rev/"Java", vėl. I, 24 prill 1937. "Shumėkush e gjeti tė pavend shpalljen e atij konkursi dhe filloi tė kritikohej mendimi i komisionit qoftė nė biseda tė lira andej-kėndej qoftė nėpėrmjet letrave nė redaksitė e gazetave dhe tė revistave. Ndėsa shtypi i asohershėm nė fillim u rezervua tė shkruante: "rreth kėsaj pike delikate".

    Sė pari, guxoi tė shfaqte mendimin haptazi revista "Pėrpjekja shqiptare", e cila nė numrin 7 tė vitit 1927 f.24. nxorri kėtė shėnim: "Duhet tė pohohet se lidhja e Himnit tė Flamurit me njė ēmim tingėllues tė hollash ėshtė njė frymėzim i pafat. Nuk na e merr mendja se do tė gjendet sot njė poet shqiptar qė tė pranojė tė shpėrblehet me njė ēmim franga ari pėr njė vepėr tė tij qė do tė caktohet si Himni i Flamurit.

    Ky parashikim i redaksisė sė asaj reviste nuk u vėrtetua, siē do tė shihet mė poshtė. Sodoqoftė redaksia e revistės sė lartpėrmendur shfaqte mendimin se Himni i Flamurit nuk mund tė ndryshohet, sepse Himni i Flamurit ashtu siē ėshtė sot, u bė pronė e kombit. "Iu fut nė gjak". Ky himn, i brymosur me ndjenjėn patriotike dhe intelektualėve tė pragut tė Pavarėsisė, krijoi kushte dhe rethana historike, duke u ngjizur me kėtė frymė patriotike. Prandaj, kėshtu siē ish sipas tyre i pėrgjigjej mė fort kushteve historike tė vendit tonė, kur nevojitej si asnjėherė tjetėr bashkimi kombėtar.


    Mbi flamurin tonė ėshtė shkruar bashkim


    Poeti Dr.Lasgush Poradeci, nė artikujt e tij, ballafaqoi poezinė e Bersanit (tė pėrkthyer nga vetė ai nė gjuhėn shqipe), me pėrshtatjen e Asdrenit.


    Mbi flamurin tonė

    (Zaharia Borsan)


    Mbi flamurin tonė ėshtė shkruar bashkim

    Bashkim nė vetėdije dhe nė ndjenja,

    Dhe nėnė hijen e tij tė madhėrishme

    Do pėrballim ēdo goditje.


    Nė luftėn e rėndė trembet ai

    Qė vetė ėshtė i arratisur

    Po ne tė bashkuar nė ēdo kohė

    Do jemi, do jemi mundės.


    E armatosėn dorėn tonė

    Qė tė mbrojmė njė vend tė shtrenjtė

    E drejta jonė ėshtė zotėronjėse

    Dhe qėllimi jonė i shenjtė.


    Dhe nė librin e pėrjetėsisė shkruan

    Se shumė kombe do humbasin

    Po Rumania jonė e shtrenjtė

    Pėrjetė, pėrjetė do lulėzojė


    Ja edhe teksti i mėposhtėm sipas Asdrenit

    Rreth flamurit tė pėrbashkuar

    (Asdren)


    Rreth flamurit tė pėrbashkuar

    Me njė dėshirė e njė qėllim

    Tė gjithė atij duk'iu betuar

    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.


    Prej lufte veē ay largohet

    Qė ėshtė lindur tradhėtar

    Kush ėshtė burrė nuk frikohet

    Por vdes, por vdes, si njė dėshmor.


    Nė dorė armėt, do t'i mbajmė

    Tė mbrojmė atdhenė nė ēdo kėnd.

    Tė drejtat tona ne si ndajmė

    Kėtu armiqtė s'kanė vend.


    Se zoti vetė tha me gojė

    Qė kombe shuhen pėrmbi dhe.

    Po Shqipėria do tė rrojė

    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne….


    Pėrpjekjet pėr njė himn origjinal, me ngjyra kombėtare


    Gjatė historisė sė himnit tonė, ka patur vazhdimisht ide dhe mendime tė intelektualėve, qė pėr hir tė krenarisė kombėtare, kanė shfaqur vazhdimisht ide pėr ta patur himnin tonė origjinal, me ngjyra kombėtare dhe tė mbėshtetur nė motivet e traditės sonė kombėtare me tekst dhe muzikė. Kjo kėrkesė e natyrshme, por dhe e domosdoshme u bė objekt diskutimesh nė kuadėr tė 25-vjetorit tė pavarėsisė, nė vitin 1937. Pėr kėtė arsye, u ngrit njė juri, e cila, pasi shqyrtoi vjershat e 76 pjesėmarrėsve, zgjodhi vetėm dy syresh, tė cilat ia paraqiti Komisionit Qendror. Anėtarėt e kėtij komisioni u zunė ngushtė, sepse nuk po dinin pėr cilėn nga ato dy poezi tė vendosnin. Siē shkruante me kėtė rast gazeta e Korēės (12 gusht 1937) pėr njėrėn syresh u shprehėn se ishte "njė chef d'oeuvre sublime, majestouz", kurse tjetra ishte popullore. E para, kishte fantazi sublime extraordinaire", por ishte shumė e vėshtirė pėr veshin e popullit, nė vend qė tjetra ishte nė njė gjuhė qė mund t'i pėlqejė vulgut, por nuk e dhanė definitivisht mendimin e tyre.

    Nuk po zgjatemi me prapaskenat dhe me dallaveret e kėtij konkursi, pėr tė cilat nuk heshti as shtypi i asokohshėm (shih Gazeta e Korēės, datė 1 shtator 1937), por po kufizohemi tė vėmė nė dukje, se pasi u zgjodh, mė nė fund vjersha e nėnshkruar me pseudonimin "Osua i ri" (Beqir Ēela), mbetej pėr tė menduar pėr muzikėn e saj. Pėr kėtė qėllim pritej qė tė vinte njė kompozitor i ftuar enkas nga Italia. Me tė drejtė redaksitė e disa revistave tė lėnduara nė sedrėn kombėtare, u acaruan dhe shpėrthyen me njė sėrė artikujsh interesantė nga kjo pikėpamje. Ja pėr shembull, se ēka shkruante "Gazeta e Korēės" mė datėn 19 gusht tė vitit 1937: "Komisioni pėr kremtimin e 28 Nėntorit po bėn njė padrejtėsi tė madhe ndaj kompozitorėve tanė. Marrim vesh me hidhėrim se melodia, muzika, do t'i besohet njė tė huaji. A nuk ėshtė turp qė iu japim njė shuplakė kaq tė fortė kompozitorėve tanė? Dhe ata tė gjorėt se meritojnė, se megjithė shpėrfilljet dhe dekurajimet prapėseprapė janė munduar tė pėrhapin muzikėn ndėr ne, t'i japin vendit tonė njė faktor qytetėrimi. Tė paktėn, mė thosh njė mik, tė bėjmė njė konkurs internacional dhe tė pranojmė dhe kompozitorėt tanė nė atė konkurs, pėr njė kėngė apo njė himn, por edhe njė vepėr madhore me pėrmasa sinfonike. Kėto krijime u ekzekutuan gjatė njė mbrėmjeje nga orkestra frymore e kryeqytetit.

    Pra, ndryshe nga sa thuhet nė njė enciklopedi tė huaj, u ekzekutuan nga njė kor vashash shqiptare nė prani tė vetė autorit (shih Enciklopedia della Musica-Rizzilo Ricordi Milano 1972 vėll. IV. Fq. 130.) Ekzekutimi u bė nė sallėn e Bashkisė nė prani tė komisionit tė katėr himneve tė kompozuara nga konkurentėt Luigj Filaj (1898-1978), Kristo Kono (1907-1991) Pjetėr Dungu (1907-1989) dhe E.A.Mario (pseudonimi i poetit dhe kompozitorit italian Xhovani Gaeto 1884-1961, autor kėngėsh shumė tė pėrhapura asokohe nėpėr Itali, ndėr tė cilat spikat veēanėrisht ("Legjenda del Pive" kompozuar mė 1918) i ardhur enkas nga Italia. Siē parashikohej konkursin e fitoi ky i fundit. Njė faksimile e himnit tė zgjedhur u botua asokohe nė gazetėn "Drita" dhe nė revistėn "Java" Nr.28 tė vitit 1937, ku pranė firmės sė kompozitorit si pėr ironi ėshtė shėnuar qartė edhe data e vitit fashist (E.A. Mario, Tirana 11-octobre, 1937. XV). As me kėtė rast nuk heshti "Gazeta e Korēės, e cila shkruante: "Siē duket Himni i Flamurit u pranua nga qeveria dhe pritet tė dalė urdhėri pėrkatės pėr t'i detyruar shqiptarėt ta pranojnė himnin kombėtar. Himni i vjetėr qė simbolizonte vetėamėshimin pėr lirinė e atdheut quhet i papėrshtatshėm! U bė mirė ose jo, do tė gjykojė historia. Neve sot nga shtyllat e kėsaj gazete urojmė qė shembulli i ndėrrimit tė himnit kombėtar tė mos pėrsėritet dendur"… Me kėtė rast nuk mungoi ndonjė kritikė e butė nė drejtim tė himnit fitues (shih Luigj Fitaj: Dy fjalė mbi Himnin e ri nė revistėn "Java" mė 31 tetor 1937.


    "Himni Kombėtar i Flamurit tė bashkuar dhe gjeneza e tij", sipas Poradecit


    Pothuajse pesė vjet mė vonė, domethėnė gjatė vitit 1942, poeti ynė Lasgush Poradeci (ish-sekretar i pėrgjithshėm i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit botoi nė 14 numra tė fletores "Tomorri" artikullin me titull: "Himni Kombėtar i Flamurit tė bashkuar dhe gjeneza e tij". Pėrmes kėtij artikulli, ai tregonte me ē'kritere e sajoi Asdreni himnin e lartpėrmendur pas shpalljes sė Hyrrijetit, domethėnė mė 1908. Ky atdhetar i shquar mbajti me atė rast njė fjalim tė gjatė dhe nxorri vjershėn tė frymėzuar tė cituar mė sipėr.

    Polemikat pėr himnin e flamurit nė shtypin e kohės vazhduan. Sidomos nė numrat e gazetės "Java", e cila nė numrin 21 (gusht 1937) shkruante pėr kėtė ēėshtje: "Njė herė bėhet himni. Prandaj ne jemi tė mendimit tė mos e ndryshojmė se historia nuk ndryshohet"… Dhe nė numrin 23 tė po atij viti nėn titullimn: "A duhet ndryshuar Himni i Flamurit" shtonte: "Eshtė e vėrtetė se himni i sotshėm i flamurit tonė ėshtė njė kopjim i njė himni tė huaj. Por a thua se kjo formon njė asrye tė fortė pėr zėvendėsimin e tij?" Pra edhe redaksia e kėsaj reviste e shihte si tė panevojshėm zėvendėsimin e Himnit tė Flamurit, sepse "ky himn ka udhėhequr sa e sa ėndrra dhe entuziazmuar shpirtėra", sepse ka ringjallė kujtime pėrpjekjesh qė pėrbėjnė njė burim pėr atdhedashurinė, sepse ka rrėnjė tė thellė nė zemrat shqiptare dhe kėto zemra do tė ndjejnė dhimbjen mė tė madhe kur tė lėndohen e tė shkulen ato rrėnjė". Gjithashtu e njė mendjeje me redaksinė e revistės sė lartpėrmendur ishte edhe Gazeta "Korēa", e cila nė numrin e 12 gushtit tė vitit 1937 shkruante se…ėshtė gabim ndėrrimi i Himnit tė Flamurit me tjetėr tė ri, i cili disi i mirė qoftė kurr nuk mund tė ngjallė atė entuziazėm tė flaktė patriotik tė tė parit. Po kjo gazetė, nė numrin e 23 gushtit tė atij viti shkruante: "Himni ynė i vjetėr i flamurit duhet tė mbetet si kujtim historik dhe si simbol i luftėrave pėr liri. Asnjė himn tjetėr nuk mund ta zėrė vendin e tij, duke hyrė nė shpirtin e popullit, si ka hyrė marshi "Rreth flamurit"… Dhe do tė jetė gabim i madh qė kjo kėngė e bukur patriotike, e cila qė prej 30 vjetėsh po entuziazmon zemrat e shqiptarėve tė zėvendėsohet zyrtarisht me njė himn tė ri". Pėr mė tepėr Gazeta e "Korēės", nė numrin e 1 shtatorit tė atij viti botoi njė artikull tė gjatė prej 5 shtyllat nėn titullin: "Si varroset njė himn qė kėndohej me njė burrėri nė kohėrat e robėrisė dhe tė gjakut e vendin e tij e zė njė tjetėr i thurrur nė kohė paqeje". Ndėr shtyllat e kėsaj gazete u botuan edhe kėto fjalė tė njė veterani. "Himni i Flamurit tė mos ndėrrohet pse ai u thurr nė kohėn e robėrisė kur gjaku shqiptar vlonte pėr liri, kur populli shqiptar zuri tė ndjejė kombėsi, njėjėsi e vėllazėrim". Ėshtė me interes tė ndalemi e tė shoshisim disa ide dhe pikėpamje qė u parashtruan edhe aso kohe nė shtypin e vitit 1937.


    Pak histori nga formimi i himneve tė huaja


    Dihet se himnet kombėtare janė si tė thuash pėrfaqėsimi poetiko - muzikor i popujve pėrkatės, ashtu siē janė stemat dhe flamujt pėrfaqėsimi i tyre figurativ. Nė pėrgjithėsi, gjeneza dhe pėrhapja e tyre lidhet me ndonjė ngjarje historike tė shėnuar pėr jetėn e kombit, por ndonėse disa syresh kanė lindur nė rrethana lėvizjesh politiko-shoqėrore tė rėndėsishėm, krahas himneve origjinale tė kompozuara qėllimisht nė rrethana tė pėrcaktuara nuk mungojnė himnet e pėrqafuar mė vonė tė huazuar nga vende tė ndryshme. Mjafton tė pėrmendim si shembull, nė Francė, mė 1817 ka patur edhe raste pėrshtatjesh tė tilla si himni i Rusisė cariste kompozuar mbi fjalėt e dy strofave tė shkruara nga autorė tė ndryshėm konkretisht mė parė u shkrua strofa e dytė nga P.Cajkovski mė 1814 dhe pastaj 20 vjet mė vonė, u shkrua strofa e parė nga Aleks Lėoft (1799-1870) me urdhėrin e Car Nikollės sė parė. Kėtė himn e nxorri jashtė pėrdorimit Revolucioni i Tetorit mė 1917. Vjersha e himnit grek ka qenė shkruar mė 1823, ndėrsa muzika e tij u kompozua pas afro 20 vjetėsh nga Nikolaes Manxaras. Mund tė pėrmendim shumė himne kombėtare tė kompozuar nga autorė tė huaj, pėr shembull himni zyrtar i Spanjės, i cili u zėvendėsua pas vitit 1931, ka qenė kompozuar nga njė autor anonim gjerman, ndėrsa himnin e SHBA e ka kompozuar njė autor anglez. Pėrveē kėtyre mund tė pėrmendim himnin e Bolivisė, kompozuar mė 1845 nga italiani Bente Vincenti. Dikur Egjipti pat pėrshtatur si himn njė marsh instrumental tė kompozuar mė 1871.

    Ndėr shembuj tė njohur mund tė pėrmendin rastin e himnit kombėtar hungarez, i cili dikur zėvendėsoi marshin e Rakocit, pas njė konkursi tė shpallur mė 1842 e tė fituar nga kompozimi i Franc Erkilit (1810-1893). Theksojmė se edhe ky kompozim ka qenė zėvendėsuar fill pas dy vjetėsh nga njė tjetėr himn i zgjedhur nėpėrmjet njė konkursi zyrtar. Disa himne kundruar nga pikėpamja e hijėshisq sė tyre nuk paraqesin vlera tė mėdha artistike, madje mund tė mos kenė shumė vlera as si krijimtari origjinale. I tillė ėshtė rasti i himnit polak kompozuar nga Kuprinski, duke shkėmbyer njė nga ariet e operas frenge "Le secret" tė Y.P.Solie (1796). I tillė ėshtė gjithashtu rasti i himnit kombėtar portugez kompozuar mė 1822 nga Don Pedro I. Theksojmė se ngrehina e kėtij himni shtjellohet porsi ariet e vjetra italiane ku pėr mė tepėr dallohet njė frazė e tėrė (Viva, viva, viva e Rey) krejt e njėjtė me atė tė himnit kombėtar grek.

    Nė miratimin dhe nė vlerėsimin e disa himneve, kanė ndėrhyrė edhe faktorė subjektivė, madje nganjėherė nė mėnyrė vendimtare. Rėndom vetė efekti i tyre emocionues kushtėzohet mė fort nga rrethanat se sa nga cilėsitė pėrkatėse. Sidoqoftė dihet se shumė himne kombėtare kanė ushtruar ndikime tė rėndėsishme si nė kohė paqeje ashtu edhe nė kohė lufte. Bukur e pat thėnė Viktor Hygo se, "gjysma e fitoreve franceze i detyrohet Marsejezės". Me tė drejtė mallėngjehen veteranėt, luftėtarėt e njė ideali kur dėgjojnė kėngėt qė dikur kėndoheshin nė rrethana pėrpjekjesh historike, sepse ato kėngė u kujtojnė ditėt e betejave e tė flijimeve pėr liri, u kujtojnė ēastet e gėzueshme tė fitoreve, sepse nė ato kėngė gjejnė vetveten dhe shokėt e luftės. Edhe tek ne, ėshtė e kuptueshme lidhja e disa veteranėve me Himin e Flamurit qė i bashkonte "me njė dėshirė, me njė qėllim". Ky himn qė lidhet me rrethana historike aq tė rėndėsishme pėr vendin tonė, ashtu si sa e sa kėngė patriotike tė huazuara pa qenė si njė armė e fortė politike.

    Sosėm, pothuajse nė mbarim tė "ekskursionit" rreth historikut tė himnit tonė tė flamurit, meqenėse ky historik vijon ende. Prej vitit 1956 e kėtej, tri herė ėshtė shpallur konkurs pėr njė himn tė ri, meqė vetė sedra kombėtare kėrkon qė mospėrfaqėsohemi me njė krijim tė huazuar. Mjerisht nuk u zgjodh asnjėri nga konkuruesit e shumtė, sepse kėrkohej e pritej diēka mė e goditur. Nė kėtė dėshtim ndikuan padyshim edhe ngatėrresat e prapaskenat partiake tė zgjedhės komuniste. Sidoqoftė, nėse ndėrkohė shpata e Liktorit dhe ylli pesėcepėsh u hoqėn nga flamuri ynė si simbole tė huazuara, vallė a duhet tė pranojmė njė himn kombėtar tėrėsisht tė huazuar? Urojmė qė botimi i kėtij shkrimi tė shėrbejė si nxitje pėr njė himn tė ri tė kalitur nė kullėn e zjarrit tė pėrvojės sonė. Qė tė jetė zėri kushtrimor i zemrės sė popullit tonė e qė tė pėrshkohet nga afshi i kėsaj zemre tė madhe. Shkurt, tė jetė i gatuar me intonacione kombėtare qė tė prekė ndjenjat e dėgjuesve shqiptarė.

    Edhe gjashtė vjet na ndajnė nga 100-vjetori i Shpalljes sė Pavarėsisė. Do kisha shumė dėshirė dhe uroj qė nė kėtė pėrvjetor tė 100, kombi ynė tė ketė himnin e tij me poezi dhe muzikė shqiptare.


    RD

  12. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    FLAMURIT TONĖ!


    Nėpėr shekuj s“u pėrkule,
    O, Flamuri ynė kombėtar,
    Ngjyra jote na ka frymėzuar,
    Mbi armiq dhe mbi tradhtarė!

    Tash, gjarpėrinjtė po zvarrojnė,
    Freskinė tėnde ta infektojnė,
    Me njė flamur, „multietnik“
    Padrejtėsisht, tė injorojnė!

    Ēohu Shqiponjė e hapi kthetrat,
    Shumė gjarpėrinj ke tek lisi,
    Mos lejo t“i copėtojnė flatrat,
    Errėsisht, po tė zvetėnohet fisi!

    Sulmo, rrufeshėm si kapedane,
    Siē bėre shekujve prore!
    Mos lejo tė ta shkelin nderin,
    Na jep vrulle pėr fitore!

    Ah! Si ndryshohet simboli i gjakut,
    Pse injorohet simboli i qėndresės,
    Po a ndryshohet simboli i nderit,
    Pse fyhet simboli i besės?!

    Po t“i hiqet koka Shqiponjės,
    Pėr t“ju mohuar pamja Flamurit,
    Fėmijėt e djepit do tė zgjohen,
    Do t“ merr flakė stralli prej gurit!

    Zvicėr, 1 Maj 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  13. #13
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    FAN STILIAN NOLI :

    Anės Lumenjve

    Arratisur, syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
    Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
    Ku e lam' e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anės detit i palarė,
    Anės dritės i paparė,
    Pranė sofrės i pangrėnė,
    Pranė dijes i panxėnė,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.

    Se ē'e shempnė derbederėt,
    Mercenarėt dhe bejlerėt,
    Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
    Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
    Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
    Ē'e shkretuan anembanė,
    Nėnė thundrėn e pėrdhunės
    Anės Vjosės, anės Bunės.

    Ēirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, ēarmatosur,
    As i gjall', as i varrosur,
    Pres njė shenj' e pres njė dritė,
    Pres me vjet' e pres me ditė,
    Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
    Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
    Lark prej vatrės dhe prej punės,
    Anės Rinit, anės Tunės.
    Ēakėrdisur, batėrdisur,
    Pėrpėlitur dhe zalisur,
    ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
    Anės Elbė-s, anės Spree-sė.

    Dhe njė zė vengon nga lumi,
    Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pėlcet, kėrcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjėmon trumbeta.
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar' e punėtorė,
    Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!

    Ky ilaē e ky kushtrim
    mė bėn djal' e mė bėn trim,
    mė jep forc' e mė jep shpresė,
    anės Elbė-s, anės Spree-sė.
    Se pas dimrit vjen njė verė,
    qė do kthehemi njėherė,
    pranė vatrės, pranė punės,
    Anės Vjosės, anės Bunės.

    Arratisur, syrgjynosur,
    Raskapitur e katosur,
    brohoras me bes' e shpresė,
    anės Elbė-s, anės Spree-sė.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  14. #14
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe Lexo Postimin
    Hymni kombetar mbaroka me fjalen "shenjtor". Nuk e di nese ne raste zyrtare kendohet deri ne fund ky hymni shqiptar, apo preferohet te lihet andej nga mesi.
    N♪7 gjithe himnet kombetare dy strofat e para lexohen ska nevoj te vij deri ne fund.
    " not yet "

  15. #15
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553

    Himni i Flamurit...

    Mora shkas te hap kte teme sepse po lexoja ne rubriken "Urime dhe pershendetje" ne temen e hapur me rastin e festes se Flamurit, nder shkrime lexova edhe Himnin tone te cituar.

    Mirpo mbaj mend qe gjate shkolles 8-vjecare rreth viteve 95/96 deri ne fillim te studimeve te mesme kur kendohej Himni cdo te Hene para shkolles, sec ju shtuan nja dy strofa Himnit tone, (turp te thuash) por e kam disi te paqarte Himnin zyratar te Shqiperise.

    Himni qe te gjithe dime eshte si ne vijim:

    Rreth flamurit tė pėrbashkuar
    Me njė dėshir' e njė qėllim,
    Tė gjith' atje duke u betuar
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
    Prej lufte veē ai largohet
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk frikėsohet,
    Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
    Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
    Tė mbrojmė atdheun nė ēdo kėnd,
    Tė drejtat tona ne s'i ndajmė;
    Kėtu armiqtė s'kanė vėnd!
    Se Zoti vetė e tha me gojė
    Qė kombe shuhen pėrmbi dhé,
    Po Shqipėria do tė rrojė;
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

    Pastaj strofat e "shtuara" jan kto ne vijim:

    O Flamur Flamur shenje e shenjte
    tek ti ne mblidhemi ketu
    per Shqiperine Atdheun e shtrenjte
    per nder edhe lavdite e tua

    Trim burre quhet e nderohet
    Atdheut kush i'u be therror
    per jete ai do te kujtohet
    mbi dhe nen dhe si nje deshmor...

    Egzistojne kto dy sofra "shtese" apo jo? I keni degjuar ndonje-here apo ka qen e vecante kjo shkolla ime?

    Me Respekt

    LZ

  17. #17
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Snako me sa di une, deri tek vargu " po vdes, po vdes si nje deshmor " e kendojme ne.

    Himni i plote eshte ai qe ke publikuar ti i shkruar nga Asdreni ne 1908. Keshtu me dijen time ato nuk jane pjese te shtuara. Por une s'jam eksperte, ndaj le te te jape pergjigje adekuate ai qe eshte
    Elegance is an attitude.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    kreks..

    hil Mosi (shkodrani i mirnjohur) eshte ne fakt.. Ai qe e solli Hymnin e Flamurit..
    Sipas kujtimeve te atdhetareve Hila ishte mik me Adrenin dhe vepronte ne ate kohe dhe ne Bukuresht.
    Hymnin, tekstin pra , e shkroi Asdreni e muziken e beri miku i shqiptareve dhe i asdrenit Muzikanti rumun ..qe e thon ktu dikush emrin e tije .. i cili mendohet se pershtati nje kenge kishtare rumune ..nje psalm pra te kenduar ne rumani.. dhe keshtu kenga u kendua nga atdhetaret tan ne Bukuresht.. kryesisht Korcare etj..
    E Hila pastaj udhtoj ne atdhe e pikerisht ne Korce ai e kendon per muzikantet Korcare te Grupit te famshem.. te athershem.. Pra ajo Banda qe kish ardhur nga Amerika etjetj..
    E keshtu u njoh kjo kenge atdhetare e pastaj u popullarizua si kenga e Flamurit.etjetj..
    http://video.google.fr/videoplay?doc...18996311123623
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 28-11-2008 mė 02:26
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A flamur kemi ne kosovaret se,jau kemi ftof juve te shqiperis.
    Ky flamuri i Hashim Thaqit eshte shume identik me flamurin e bosnes dhe eshte interesant se kurfar ndjenje nuk ka zgjua kjo leck qe ne pa deshiren ton jemi te detyruar ta pranojm si flamur.
    Edhe himni eshte shume qesharak qe askush nuk arriti te na e spjegoj sa do pak domethenjen e tij.
    Une e kuptoi qe ne eshte dashte ta kemi nje flamur pak me ndryshe se sa i shqiperis por qe te mos ket far te bej me popullin qe jeton en kosove kjo nuk me hyn ne kok.
    I ndjeri rugova pat filluar ta perdor flamurin dardan bile ne nje fest nendori qen vendos neper institucione,por dikujt i pengoj sepse deshironte te na e sjell nje flamur qe sot e kemi,dhe pa fije turpi ju versulen shtyllave ku ishin vendos flamujt e dardanis i grumbulluan dhe para kamerave ua dhan flaken sepse ishine flamur shqipetar kurse per marre te zotit e pranuan ket leck qe kemi sot dhe askush nuk e perdor dhe nuk do ta perdor ndonje her perveq atyre qe e dzajnuan e qe sot i kemi ne pushtet.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2009
    Postime
    17
    o Llapi ku je mori shoki jem, a ti kytohet kur kena pi piva te ramizi more, e kur te ka ardhe sevda e mahales e kur ta boni o ti zhugan a guxon mema prek posht se e kam shum te nxehte.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i krijimit tė himnit tonė kombėtar
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 14:05
  2. Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 00:32
  3. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  4. Diskutime mbi individe me pushtet
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •