Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,997
    Faleminderit
    0
    312 falenderime nė 210 postime

    Nene Tereza ne letersine e sotme shqiptare

    NĖNA TEREZE NĖ LETĖRSINĖ E SOTME SHQIPE
    Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se personaliteti i Gonxhe Bojaxhiut, gjegjėsisht i Nėnė Terezes, humanistes shqiptare mė tė njohur nė botė, u ka sherbyer shumė shkrimtarėve, poetėve dhe prozatorėve si njė model pėr prototip tė pėrsonazhit qė pėrban tiparet ekskluzive tė altruizmit dhe humanizmit. Zakonisht nė letėrsinė shqipe si tekst, si amėz tematike gjithnjė ka sherbyer monografia: NĖNA JONĖ TEREZE e Dr. Lush Gjergjit si dhe veprat e tjera tė po kėtij autori, qė i pėrkushtohen Nėnė Terezes. Kjo shenjtėreshė, jo vetėm e kombit tonė, ka qenė dhe mbetet gurrė frymėzimi dhe trajtimi artistik edhe nė letėrsinė e sotme shqipe, veēanėrisht n`atė tė Kosovės qė nga vitet e 80-ta e kėtej, ndėrsa pas viteve tė 90-ta edhe nė poezinė shqipe tė autorėve nga Shqipėria. Pėr mė tepėr, kjo figurė engjėllore, si pėrsėdytje e Krishtit mbi tokė (V. Zhiti), gjeti njė trajtim tė denjė artistik edhe nė shkrimet shqipe, e sidomos te njė pjesė e prozės tė autorėve si Martin Camaj, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Nebil Duraku, Zejnullah Halili etj. Natyrisht, kėtu, pa harruar edhe prozėn antologjike: Hyjneshė e rranjės sonė tė Pal Duka Gjinit alias Daniel Gjeēajt, Legjionet e tė sėmurėve tė Beqir Musliut, romanin: Qerrja e dritės tė Ibrahim Kadriut, unė do t`i veēoja, megjithėatė, monografitė: NĖNA JONĖ TEREZE (1980) (e ribotuar disa herė) dhe atė: NĖNA E DASHURISĖ (2000) tė Dr. Dom Lush Gjergjit, qė pėrndryshe ėshtė njė personalitet i fuqishėm krijues, tashmė i njohur jo vetėm nė hapėsirėn kulturore mbarėshqiptare, por edhe mė gjėrė.

    Pėrveē nė prozėn artistike dhe atė dokumentare (tė letrarizuar), figura e Nėnė Terezes ka gjetur trajtim tė veēantė nė poezinė e sotme shqipe. C`ėshtė e vėrteta, poezia e sotme shqipe e Kosovės kushtuar Nėnė Terezes, edhe ajo qė ėshtė prezantuar nė librin antologjik: LULE PĖR NĖNĖN (1985) tė Dr. Dom Lush Gjergjit, pėrkthyer dhe botuar edhe nė gjuhėn italiane nga poetja arbėreshe Kate Cukaro, por edhe poezia e botuar nė dhjetėvjetėshin e fundit, nėpėr libra, gazeta dhe revista nė gjuhėn shqipe, tė kujtojn zemrėn e madhe tė nėnės shqiptare, rėnkimin e saj asket, zhuritjen e zjarrit qė shuhet madhėrisht, njėherit tė pėrkujton besimin e madh tė Nėnė Terezes nė Hyun, dashurinė pėr Tė dhe nevojėn qė kjo dashuri tė zbatohet e tė mbretėroj midis njerėzve. Kjo poezi kėshtu na del edhe si shqiptim e dėshmi e besėlidhjes shpirtėrore artistike e poetėve tanė dhe e Nėnė Terezes veēmas, me dritėn dhe dashurinė e hirit tė Zotit, besėlidhje me frymėzimin hyjnor dhe me tė vėrtetėn hyjnore, qė kanė njė kuptimėsi dhe njė rėndėsi tė pazėvendėsueshme pėr jetėn e njeriut. Sė kėndejmi, nėpėrmjet trajtimit nė poezi tė figutės sė NĖNĖ TEREZES, tė sė vėrtetės e tė dashurisė sė Hyut dhe tė vetė Nėnė Terezes, nė tė vėrtetė shprehet qenėsia e jetės ungjillore, e besimit, gjakohet dhe njėherit pėrligjė nė artin e fjalės shqipe e madhėrishmja dhe bukuria shpirtėrore-metafizike (e Nėnė Terezes).

    NĖNA TEREZE E SHQIPĖRISĖ, e nominuar kėshtu nė njė botim tė veēantė poetik tė Kadri Manit (1998), do tė kėndohet me njė frymėzim dhe pėrkushtim tė madh nga poetėt tanė tė njohur si: Azem Shkreli, Ali podrimja, Enver Gjergjeku, Mark Krasniqi, Din Mehmeti, Qerim Ujkani, Mirko Gashi, Abdylaziz Islami, Musa Ramadani, Jakup Qeraja, Basri Qapriqi, Hasan Hasani, Ramadan Musliu, Sarė Gjergji, etj. Pėr mė tepėr kjo NĖNA E JONĖ DHE NĖNA E BOTĖS, nė vargjet poetike shqipe me tė drejtė do tė nominohet: Lule e trollit tonė (Mark Krasniqi), Qerre e diellit (Din Mehmeti), Zemėr Nositi (Qibrije Demiri), Shpirt i gjallė (Ramadan Musliu), Zemra mė e madhe e kėtij rruzullimi (Musa Ramadani), Fishekzare e mirėsie (Agim Deva), Det mirėsie (Resmije Kryeziu), Mirėsi (Ibrahim Kadriu), Dritė e Zjarrit tonė (Isak Ahmeti), Nėna e moteve (Sarė Gjergji) etj.

    C`ėshtė e vėrteta kėta poetė, me vargjet e tyre kushtuar NĖNĖS TONĖ DHE NĖNĖS TĖ BOTĖS kanė vėnė njė gur tė ēmueshėm nė themelet e kulturės shirtėrore tė popullit shqiptar, qė nė kėtė moment dhe nė kėtė mėnyrė lidhet pėr emrin e Nėnė Terezes, ashtu siē lidhet, pėr dhembull, njė pjesė e mirė e poezisė dhe prozės sonė pėr emrin e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut - dy figurat mė tė mėdha qė populli i ynė i ka dhėnė njerzimit.

  2. #2
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,117
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Disa thenie te mara nga letrat qė Nėnė Tereza u ka shkruar njerėzve tė familjes.
    “Pa vuajtje puna jonė do tė ishte njė veprimtari shoqėrore, njė veprimtari shumė e mirė dhe e dobishme, po nuk do tė ishte punė e Krishtit. Ne duhet tė shelbojmė jo vetėm varfėrinė materiale, po edhe mjerimin shpirtėror. Dhe duhet ta marrim parasysh sepse vetėm duke u bashkuar fort me tė varfėrit mund t’i shelbojmė, duke futur Zotin nė jetėn e tyre, duke i bartur e ēuar ndaj Zotit...”.

    “Dashuria ėshtė arma jonė: dashuri pėr tė gėrbulurit, pėr pleqtė, pėr ata nė prag tė vdekjes, pėr tė paralizuarit: pėr ata qė nuk kanė asgjė dhe qė nuk duhen nga asnjeri...”.

    “Krishti nuk do tė na pyesė ēfar kemi bėrė, por me sa dashuri i kemi bėrė veprimet tona...”.


    “Ka barna dhe mjekime pėr ēfarėdolloj sėmundje. Por nuk ka duar tė mira qė t’u shėrbejnė dhe zemra bujare qė tė dashurojnė dhe nuk besoj se do tė mund tė mjekohet ndonjėherė sėmundja e tmerrshme e tė mos ndjerit tė dashur nga dikush..”.


    “Sot mė duket se tė gjithė kemi rėnė pre e njė furie tė tmerrėshme, stėrmundohen pėr tė arritur synime gjithnjė e mė tė larta dhe pėr tė grumbulluar pasuri gjithnjė e mė tė mėdha dhe gjėra tė tjera. Fėmijėt kanė pak kohė t’u kushtojnė prindėrve dhe prindėrit kanė pak kohė t’i kushtojnė njeri tjetrit me pasojė qė nė familje zhduket gėzimi pėr tė jetuar...”.


    “Nė botė ka shumė urrejtje, shumė luftra. Nuk do t’ia dalim dot t’i mposhtim urrejtjen dhe luftrat me pushkė dhe as me bomba, dhe as me ndonjė tjetėr armė qė shkakton plagė: do t’ia dalim mb’anė vetėm me vepra dashurie, gėzimi, paqe vėllazėrimi”.

    Herėt e para kur mė jepnin ēmime mbeta shumė e habitur. Nuk dija t’i pranoja apo jo. Por mbrrita nė pėrfundim se duhet t’i pranoja ēmimet nė emėr tė mė tė varfėrve tė tė varfėrve si nderim ndaj tė varfėrve
    o-le-le firma

  3. #3
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nėnė Tereza - njė emėr, njė simbol pėr zemėrgjerėsinė dhe dashurinė ndaj tjetrit. Derisa ishte ende gjallė para saj u pėrkulen burrėshtetas dhe qeveritarė, artistė dhe intelektual, njerėz tė gjitha rasave e kombeve, religjionevedhe ideologjive. Ajo ishte e dashur pėr tė gjithė. Njerėzimi edhe para vdekjes sė saj fliste pėr njė “shenjtėreshė“, tė cilėn e quanin “Engjėlli i Kalkutės“. Indira Gandhi njė herė thoshte: “Pėrballė saj ne jemi tė gjithė tė vegjėl dhe turpėrohemi nga vetvetja“. Bota moderne nė anėn tjetėr pėr punėn dhe veprimtarinė e saj e shpėrbleu me mbi 130 dekorata, nė mesin e tyre nė dhjetor tė vitit 1979 edhe me ēmimin Nobel pėr Paqe. Padyshim se ishte gruaja e cila nė tėrė rruzullin tokėsorė mė sė shumti ėshtė pranuar dhe nderuar nga tė gjithė pa dallim. Por ajo kishte vendosur tė mbetej modeste, nė shėrbim tė tjetrit, tė mė tė varfėrve. Nuk e donte famėn dhe ėndėrronte qė njerėzit tė jenė tė barabartė dhe tė mos vuajnė. “Unė jam njė asgjė“, thoshte mbi vetvetėn dhe ndoshta thjeshtėsia e saj i kishte krijuar bindjen qė ndoshta mė tė vėrtet ashtu mund tė ishte. “Eja, tė jesh drita ime“, ishte thirrja qė Nėnė Tereza me 10 shtator tė vitit 1946 mori nga zėri i Jezusit, derisa udhėtonte me tren nga Kalkuta nė Darjeling. Qė nga ky moment misionarja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, atėherė Motra Tereze ndjeu frymėzimin e ri dhe vendosi tė themelojė rendin e ri, tė cilin e pagėzoi me emrin “Misionaret e Bamirėsisė“, mision ky qė sot numėron mbi 4000 shėrbėtorė nė rreth 700 bashkėsi tė shpėrndara nė 135 vende tė botės, duke pėrfshirė kėtu edhe mėmėdheun e saj, Shqipėrinė, Kosovėn dhe vendlindjen e saj, Shkupin. Ajo fliste pėr Zotin, Jezusin, fliste mbi jetėn shpirtėrore dhe punėn e saj. Fliste shqip, lutej shqip, kėndonte kėngė kishtare nė shqip. “Me gjak jam shqiptare; me nėnshtesi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkatės botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit“. Gonxhja, e bija e vogėl e Kolė dhe Drane Bojaxhiut, u lind pėr tė shkruar historinė mė tė re tė shekullit tė XX nė aspektin e vetėsakrificės dhe devotshmėrisė qė njeh njerėzimi. Ajo dėshmoi fuqinė e miqėsisė vėllazėrore, duke nxitur kėshtu zhvillimin njerėzor dhe shoqėror. Jeta e saj ishte njė kushtim ndaj tė sėmurėve dhe tė varfėrve. Ajo u bė “Nėna“ e atyre qė janė tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesuar, “Nėna“ e atyre qė janė tė shtypur e tė uritur, tė mjeruar e tė lodhur nga gjendja e rėndė sociale, pėr fėmijė tė dėbuar apo njerėz qė ishin nė buzė tė vdekjės, tė cilėt ishin gjithnjė nėn kujdesin e saj. “Pa dallim feje, gjuhe, race dhe kombi – pėr mua tė gjithė janė njė“, thoshte shėrbėtorja e Zotit. Qė nga vdekja e saj me 5 shtator 1997, varri i saj u bė cak shtegtimi e lutjeje pėr besimtarė tė religjioneve, kulturave, kombeve dhe racave tė ndryshme. Shumė nga ata kanė gjetur dashurinė e Zotit, kanė gjetur shėrim nga sėmundjet shumėvjeēare.


  4. #4
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    JETA

    Jeta ėshtė mundėsi, pėrfito nga ajo.
    Jeta ėshtė e bukur,adhuroje.
    Jeta ėshtė ėndėrr, jetoje.
    Jeta ėshtė sfide, perballu me te.
    Jeta ėshtė loje, luaje.
    Jeta ėshtė detyre, plotesoje.
    Jeta ėshtė e shtrenjte, vleresoje.
    Jeta ėshtė pasuri, ruaje.
    Jeta ėshtė dashuri, shijoje.
    Jeta ėshtė mister, zbuloje.
    Jeta ėshtė dhimbje, sfidoje.
    Jeta ėshtė kenge, kendoje.
    Jeta ėshtė tragjedi, shmangiu.
    Jeta ėshtė fat, perfito.
    Jeta ėshtė aventure, kujdes.
    Jeta ėshtė shume e ēmuar, duaje.
    Jeta ėshtė lufte, mesohu dhe me te.
    Jeta ėshtė jetė, lufto pėr tė..."

  6. #6
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Mosha
    41
    Postime
    1,082
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nene tereza eshte ajo qe na nderon neve,eshte njeriu qe ka ngrejt me lart se cdonjeri tjeter emrin e shqiptarit.ne zyren time ne usa i kam vene kete thenie te nene terezes ne kornize.
    people are often unreasonable,
    illogical and self-centered,
    forgive them anyway.

    if you are kind,people may accuse
    you of selfish,ulterior motives,
    be kind anyway.

    if you are succesfull,you will some
    false friend and some true enemies,
    succeed anyway.

    if you are honest and frank,
    people may cheat you,
    be honest and frank anyway.

    what you spend years building,
    someone could destroy overnight,
    build anyway.


    if you find serenity and happiness,
    they may be jealous,
    be happy anyway.

    the good you do today,
    people will often forget tomorrow,
    do good anyway.

    give the world the best you have,
    and it may never be enough,
    give the world the best you've got anyway.

    you see in the final analysis,
    is it between you and god,
    it was never between you and them anyway.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 14:49
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Shqipe nga Mali i Zi
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •