Sa para duhen pėr tė blerė makinė
Ja gjashtė taksat qė e dyfishojnė ēmimin real tė automjetit
Tiranė
Pėr tė blerė njė makinė jashtė shtetit nuk mjafton vetėm ēmimi qė tė ofrohet. E njėjta makinė, pasi kalon kufirin shqiptar ka njė ēmim gati sa dyfishi i atij me tė cilin ėshtė blerė jashtė vendit.
Janė 6 taksa dhe tatime qė rėndojnė mbi njė automjet tė importuar. Pjesėn mė tė madhe tė kėsaj fature e zė tarifa doganore. Pėr makinat e pėrdorura kjo tarifė shėnon 15 pėr qind tė vlerės sė deklaruar, ndėrkohė qė pėr makinat e reja kjo tarifė shkon nė 2 pėr qind tė vlerės sė deklaruar. Kjo politikė ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė vitin 2001. Me anė tė saj u kėrkua tė stimulohej blerja e makinave tė reja dhe rifreskimi i tregut aktual tė makinave, i cili deri mė sot ka njė moshė mesatare tė automjeteve prej 10 vjetėsh. Sipas njė studimi tė kryer nga shoqata e distributorėve tė makinave, nga 26640 makina tė ardhura nė vit, vetėm 800 prej tyre ishin me kilometrazh zero. Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar, planifikohet njė tjetėr politikė taksash pėr makinat e pėrdorura. Nė kėtė kuadėr ėshtė shtuar edhe taksa e ambientit ose e mbiquajtura taksa nacionale. Sot pėr njė automjet tė prodhuar pas datės 31 janar 1995 duhet tė paguash 40 mijė lekė, ndėrkohė qė pėr makinat e prodhuara para kėsaj date kjo shifėr ėshtė 65 mijė lekė. Nga kjo taksė pėrjashtohen tė gjitha makinat kilometrazhi i tė cilave shėnon zero. Tė gjitha faturat e paguara pėrllogariten duke i shtuar vlerės sė mallit 20 pėr qind TVSH (tatimi mbi vlerėn e shtuar). Nga hyrja nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė deri nė momentin e zhdoganimit njė makinė do tė paguajė njė taksė prej njė euro nė ditė. Megjithatė, nuk janė kėto tė vetmet taksa qė duhet tė paguajė njė drejtues automjeti pėr tė qarkulluar nė vendin tonė. Ai duhet tė paguajė edhe njė seri taksash vjetore, si sigurimi i automjetit, kolaudimi, regjistrimi etj. Nė tė pėrfshihet edhe taksa pėr kontrollin e makinės (e njohur si kolaudimi). Pėr tė kryer kėtė shėrbim duhet tė paguhet njė vlerė prej 9500 lekėsh tė reja. Nė rast makina e sjellė nė Shqipėri, sipas ligjit aktual, nuk ėshtė brenda parametrave teknikė tė parashikuar nė legjislacion, ajo nuk regjistrohet dhe nuk i jepet e drejta pėr regjistrimin e automjetit. Pėr kėtė shėrbim duhet tė paguhet njė shumė prej 2400 lekėsh tė reja. Me qėllim qė njė automjet tė qarkullojė ai duhet tė paguaj edhe sigurimin vjetor nė njė tarifė fikse prej 11700 lekėsh tė reja. Njė taksė tjetėr ėshtė edhe ajo pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės prej 7000 lekėsh. Ndėrtimi i kėsaj rruge, sipas deklaratės sė pak ditėve mė parė tė ministrit tė Trasportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poēi, gjatė analizės gjashtėmujore tė punės, ndėrtimi i saj pritet tė fillojė gjatė kėtij viti. Por nuk do tė jenė vetėm kėto detyrimet qė duhet tė paguajnė drejtuesit e automjeteve. Gjatė analizės 6-mujore tė punės ministri Poēi deklaroi edhe hartimin e kuadrit ligjor nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve pėr vendosjen e taksave tė reja nė pėrdorimin e autostradave ose rrugėve tė rikonstrukuara njė procedurė kjo e cila ėshtė mjaft e njohur nė shumė vende tė ndryshme tė evropiane. Sipas tij, pėr mirėmbajtjen e kėtyre rrugėve shtetit i duhet njė shumė prej rreth 40 milionė eurosh nė vit pėr 3400 km rrugė ndėrkohė qė deri mė sot mund tė shpenzohen pėr mirėmbajtje vetėm 7 - 5 milonė euro nė vit.
Taksa doganore
Makinat me kilometrazh 0 2 pėr qind
Makinat e pėrdorura 15 pėr qind
Taksa nacionale ose taksa e ambientit
Makinat me vit prodhimi pas 31 dhjetorit 1995 40 mijė lekė
Makinat me vit prodhimi para 31 dhjetorit 1995 65 mijė lekė
Pėr makinat me kilometrazh zero 0 lekė
TVSH (tatimi mbi vlerėn e shtuar) +20 pėr qind
Taksa e regjistrimit 2400 lekė
Taksa pėr kolaudimin e makinės 9500 lekė
Taksa pėr aksin e rrugės Durrės - Kukės 7000 lekė
Taksa e sigurimit tė automjetit tip autoveturė 4+1 (TPL) 11700 lekė
Zhdoganimi dhe kolaudimi i automjetit
Pėr tė zhdoganuar njė makinė nė vendin tonė sot duhet tė paguash njė tarifė doganore prej 2 pėr qind, nėse kilometrazhi i makinės tėnde do tė shėnojė zero dhe 15 pėr qind tė vlerės, nėse kjo do tė jetė njė makinė e pėrdorur. Ekspertė tė doganave e vlerėsojnė kėtė taksė nė kufijtė maksimalė tė lejuar nga Organizata Botėrore e Tregtisė (OBT), ku vendi ynė ėshtė anėtar me tė drejta dhe detyrime tė plota. Kjo politikė ėshtė vendosur tė ndiqet prej mėse 3 vjetėsh nga qeveria shqiptare pėr tė penguar fluksin e makinave tė pėrdorura nė vendin tonė. Masat u morėn duke pasur parasysh edhe tregun aktual tė makinave nė vendin tonė dhe ndotjet qė ato krijojnė, pėr shkak tė amortizimit tė tyre. Sipas njė studimi tė kryer, mosha mesatare e makinave nė vendin tonė ėshtė 10 vjet, ndėrkohė qė njė automjet ka njė koeficient amortizimi prej 20 - 25 pėr qind nė vit. Ēka do thotė qė nė njė pėrdorim normal prej 4 vjetėsh ky automjet tė jetė plotėsisht i konsumuar. Njė tjetėr hap i ndėrmarrė pėr tė kufizuar hyrjen e makinave jashtė parametrave tė lejuar ėshtė kontrolli teknik i makinės ose kolaudimi i automjetit. Pėr kėtė paguhet edhe taksa pėr kolaudim, e cila arrin vlerėn e 9500 lekėve tė reja. Nė rast se makina qėndron brenda parametrave teknikė tė parashikuar nė legjislacionin pėrkatės sė Republikes sė Shqipėrisė, asaj i jepet e drejta pėr tu regjistruar si automjet dhe pėr tė qarkulluar.
Tirana ėshtė qyteti mė i ndotur nga makinat
Tirana renditet ndėr qytetet mė tė ndotura nė Evropė. Nė orėt e pikut tymi dhe pluhuri formojnė njė smog tė trashė, ajri ėshtė i rėnduar nga plumbi dhe pjesėza tė vogla tė quajtura PM10, qė dėmtojnė mushkėritė dhe shkaktojnė kancer. Sipas statistikave zyrtare tė Institutit tė Shėndetit Publik, ēdo kryeqytetas thith ēdo vit 49 kg pluhur. Kjo vlerė ėshtė 10 herė mė e lartė se vlera normale e lejuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė. Nė tė pėrfshihen jo vetėm mbetjet e pėrftuara nga pluhurat e ndėrtimeve, por edhe ato tė pėrftuara nga shkarkimi nė atmosferė i gazrave tė automjeteve. Njė peshė tė rėndėsishme nė kėto ndotje zėnė 83 pėrqind tė makinave qė furnizohen me naftė.
Krijoni Kontakt