Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Statutet e Drishtit

    Statutet e Drishtit Botohet i plotė dorėshkrimi i rrallė i 1468

    DR. MUSA AHMETI DR. ETLEVA LALA

    Dorėshkrimi “Statuta et ordina tiones capituli eēlesiae Cathe dralis Drivastensis” ėshtė tepėr i rrallė dhe unik, ngase pėrmban statutet e kapitullit tė kishave dhe katedrales sė Drishtit qė vlenin si statute edhe pėr vetė qytetin e Drishtit, duke qenė se tė dyja pushtetet, edhe ai fetar edhe ai shekullar ishte pėrqendruar nė duart e ipeshkvit dhe tė kapitullit tė katedrales sė Drishtit. Si i tillė, ky statut kapitulli ėshtė i vetmi nė botė dhe domosdoshmėrish edhe i vetmi qė ėshtė zbuluar deri mė sot nė qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe pėr kėtė arsye ka njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr historinė e krishterimit. Dorėshkrimi ėshtė pėrgatitur pėr botim dhe ėshtė duke u bėrė faqosja e tij nga shtėpia botuese Ombra GVG Tiranė, dhe pritet qė nė ditėt e ardhshme tė shohė dritėn e botimit. Dorėshkrimi ėshtė shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys mė 12 janar 1468. Ai nė fakt ka bėrė pėrshkrimin e variantit tė zyrtarizuar tė vitit 1464, nga libri i noterit dhe kanonikut tė Durrėsit, Gjon Mauros, qė njėkohėsisht ka qenė edhe sekretar i kryeipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit. Variantin e “Statuta et ordinationes capituli eēlesiae Cathedralis Drivastensis” tė vitit 1464 e kishin punuar kanonikėt nga Drishti, tė cilėt ishin tė ditur, tė arsimuar, dhe njihnin rrethanat, situatėn dhe gjithēka tjetėr qė kishte tė bėnte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit nė tė kaluarėn. Pėr zakonet e lashta e tė lėvduara tė kapitullit tė katedrales sė Drishtit flet vetė teksti nė mėnyrė eksplicite: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantes” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam constuetudinem imminantes” (kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) si dhe “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46). Pra, pėrveē pėrvojės, njohurive dhe njohjes sė situatės sė pėrgjithshme, kanonikėt nga Drishti, i ndiqnin dhe imitonin si shembull kėto statute tė lashta “a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas,” [f. 2v], qė datonin tė paktėn qė nga viti 1397. Sipas tė dhėnave tė tjera arkivore, mėsohet se ky statut ishte “edituar” nė vitin 1456, kur papa Kalisti III, i kishte dhėnė autorizimin ipeshkvit tė Sapės Gjergjit [ishte ipeshkv nė Sapė gjatė viteve: 1440-459] pėr njė veprim tė tillė, “ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt”. Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papės Kalisti III. Ndėrkohė, nė vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi i Sapės Gjergji, kėshtu qė papa Piu II, pas njė lutjeje me shkrim tė bėrė nga katedralja e Drishtit nė vitin 1463, emėron dy persona autoritarė pėr tė verifikuar dhe nėse ka nevojė pėr tė plotėsuar statutin ekzistues tė Katedrales sė Drishtit. Kėta ishin, kryeipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli dhe kryedhjaku i Shkodrės, emri i tė cilit nuk na bėhet e njohur nė statute, por qė sipas Hierarchia Catholica tė Eubelit (vėll. II, f. 256) ai duhet tė ketė qenė dominikani Manuel (1451-1465). Pas njė pune tė kujdesshme tė kryeipeshkvit dhe kryedhjakut, mė 21 nėntor tė vitit 1464, nė abacinė benediktine tė shėn Theodorit nė Elohiero bėhet njohja zyrtare e statuteve dhe urdhėresave tė kapitullit tė kishave dhe katedrales sė Drishtit qė zyrtarisht do tė njiheshin me emrin “Statuta et ordinationes capituli eēlesiae Cathedralis Drivastensis.” Kjo njohje u bė nė prani tė “zotit at Nikollė Lalemit, abatit tė manastirit nė fjalė dhe nė praninė e fisnikut Gjergj Topia dhe tė burrave tė nderuar, z. Pjetėr, rektorit tė Shėn Demetrij de Plumsis dhe tė z. Gjin, rektorittė Shėn Venere de Managastis dhe nė prani tė dėshmitarėve dhe tė ftuarve tė tjerė edhe tė rogatėve...”

    Dorėshkrimi i statutit tė Katedrales sė Drishtit pėr herė tė parė pėrmendet nė katalogun 438 tė antikuarit gjerman, Karl Ėilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, nė qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nėn numrin 250, i pėrshkruar nė mėnyrė shumė sipėrfaqėsore, por me titull tė plotė: “Statuta et ordinationes capituli eēlesiae Cathedralis Drivastensis”. Meqenėse dorėshkrimi nuk u shit, Hiersemann i pėrsėriti shėnimet e vitit 1915 nė katalogun 477 pėr vitin 1920, fasc. 7, nėn numrin 33, duke mos shtuar asgjė mė shumė. Nė botėn shkencore, i pari qė tėrhoqi vėmendjen pėr ekzistencėn, vlerėn dhe rėndėsinė e kėtij dorėshkrimi ėshtė albanologu kroat, Milan Shuflaj. Nė pamundėsi pėr ta blerė vetė kėtė dorėshkrim, Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, qė ta blente atė pėr Bibliotekėn Universitare tėZagrebit. Kjo gjė nuk u realizua. Shuflaj provoi pėrsėri pėrmes Thalloczy-t qė Akademia Vieneze ose ajo e Budapestit ta blinin kėtė dorėshkrim, por pa sukses. Ndėrkohė qė Shuflaj po kėmbėngulte qė dorėshkrimi tė blihej me ēdo kusht, nė vitin 1920, ai njoftohet, se njė blerės anonim e kishte blerė dorėshkrimin pėr shumėn marramendėse prej 2.000 markash, aq sa ia kishte vėnė ēmimin antikuari gjerman. Njė gjė e tillė e shqetėsoi shumė, sepse kishte shpresuar qė njė ditė ta botonte vetė kėtė “burim me vlera tė jashtėzakonshme pėr mesjetėn e qyteteve shqiptare.”

    Origjinali i dorėshkrimit sot ruhet nė Bibliotekėn Mbretėrore tė Kopenhagės nė Danimarkė (Det Kongelige Bibliotek, Håndskriftsafdelingen, Kųbenhavn. /The Royal Library, The Manuscript Department, Copenhagen/, fondi: Sektori i dorėshkrimeve, sign. Ny kgl. S. 1822), nė njė kuti kartoni ngjyrė jeshile dhe ėshtė i lidhur me kopertina kartoni tė forta, ngjyrė kafe tė errėt, ndėrsa kurrizi ėshtė prej pergameni tė bardhė. Gjashtė faqet e para dhe tė fundit janė boshe: janė faqe qė u takojnė kopertinave kur ėshtė bėrė lidhja e re nė fund tė shek. XIX. Dorėshkrimi ėshtė jes sė Engjėllorėve, e cila lexohet me vėshtirėsi sepse ėshtė shumė e zverdhur. Kopertina e fundit e pergamenit tė dorėshkrimit ėshtė mjaft e dėmtuar. Nė tė ka disa rreshta me shėnime nė fund tė faqes, por ato janė shumė tė dėmtuara nga koha dhe nuk lexohen. Dorėshkrimi ka gjithsej 922 rreshta. 32 faqe kanė nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 rreshta [f. 14v dhe 17v] dhe njė faqe 6 reshta [f. 18r], me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm. Sipas informacioneve qė morėm nė Bibliotekėn e Danimarkės, qė nga viti 1920, kur ky dorėshkrim ka arritur nė kėtė bibliotekė e deri mė sot, me kėtė dorėshkrim nuk ka punuar asnjė studiues. Duke qenė se kėto statute bazohen nė njė shkallė tė lartė tek zakonet e vjetra ekzistuese “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) duke i hedhur nė letėr ato qė tashmė ishin praktikė e pėrditshme nė shoqėrinė shqiptare, “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46), statutet fillojnė me njė normė zakonore qė duhet tė ketė qenė shumė e pėrhapur nė traditėn e lashtė shqiptare siē ėshtė ajo e respektit tė ndėrsjellė tė brezave dhe pikėrisht me “Nė ē’mėnyrė tė rinjtė duhetduhet tė respektojnė pleqtė dhe nė ē’mėnyrė pleqtė duhet t’i duan tė rinjtė...” [kap. I] duke theksuar kėshtu qė nė fillim vlerat tradicionale dhe rėndėsinė qė ata u jepnin kėtyre vlerave vendore. Nė kapitujt nė vijim pėrcaktohet mėnyra e zgjedhjes sė rektorit dhe prokuratorit [kap. II], saktėsohen detyrat dhe pėrgjegjėsitė e rektorit [kap. IV], kanonikėve [kap. VII, VIII, IX, XLIV], rregulli pėr diskutim nė kapitull dhe respekti ndaj pleqve [kap.XVII], ruajtja dhe pėrdorimi i vulės; dokumenteve dhe privilegjeve [kap. XX], gjobat pėr vjedhje dhe mashtrim [kap. XXIII], pėrfaqėsimi i kanonikėve dhe tė deleguarit e tyre nė bisedime ose marrėveshje tė ndryshme [ kap. XXIV], dėnimet pėr rrahje [kap. XXIX], shqyrtimi i ankesave tė ndryshme nga qytetarėt, por edhe nga kanonikėt [kap. XXX-XXXIII], nė rast tė mungesės sė normės statutore, tė veprohet sipas drejtėsisė dhe ndershmėrisė, duke pasur gjithmonė parasysh frikėn e Zotit [kap. XXXV]. Aty flitet gjithashtu pėr dėnimet e konkubinatit [kap. XXXVI], ndėrsa kap. XLI, flet pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e studiuesve dhe atyre qė shkojnė me studime. Kap. LI, trajton “Mosmarrėveshjet rreth respektimit tė statuteve,” etj. Statutet e qyteteve-komuna dhe tė katedraleve shqiptare janė njė dėshmi qė vėrtetojnė edhe njė herė ekzistencėn e qyteteve-komuna shqiptare, tė botės qytetare nė kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmėritė me qytetetkomunat e tjera tė Evropės si dhe zhvillimin e tė drejtės kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike sepse ruante nė vetvete rregullat zyrtare tė kishės duke i pėrshtatur ato sipas tė drejtės dhe traditės vendėse. Me kėtė rast falėnderojmė kolegėt dhe bashkėpunėtorėt: Noel Malcolm, Gerhard Jaritz, Robert Elsie, don David Gjugja, Karen Maria Jensen, Tomasso Mrkonjic, Christine Maria Grafinger, Erik Petersen, Aleksandar Stipēeviq, Ėilly Kamsi, Aleksandėr Meksi, Pėllumb Xhufi, Skėnder Blakaj, etj. pėr ndihmesėn qė ka dhėnė secili nė fushėn e tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-06-2009 mė 15:34

  2. #22
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Gabimet e Shuflajt mbi Statutet

    Albanologut kroat i njihet merita pėr njė studim me vlera tė rralla pėr “STATUTA ET ORDINATIONES CAPITULI EĒLESIAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS”. Por ai s’pati rastin kurrė ta kishte nė dorė dorėshkrimin origjinal. E pėr kėtė shkak shumė pasaktėsi e gabime dalin sot nė pėrballėjen e dorėshkrimit me studimin e albanologut...

    Njėri ndėr albanologėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, kroati Milan Šufflay, pėrveē studimeve kapitale nė fushėn e his torisė dhe albanologjisė, nė vitin 1927, bo toi sė bashku me njėrin nga paleografėt mė me famė botėrore Viktor Novakun, librin: “Aemilianus Šufflay, Victor Novak, Statuta et ordinationes capituli eēlesiae cathedralis Drivastensis”. Nė Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Istoriska Serija. Izdanje Seminara za Arbanasku Filologju Universiteta u Beogradu /Urednik, Henrik Barię/ Beograd, 1927, lib. II, fasc. 1, ff. [I-XVIII]-1-31 – [I-III]. Nė fakt ata bėnė editimin e dorėshkrimit tė kėtyre statuteve tė panjohura dhe tė pabotuara deri atėherė.

    Transkriptimin e “Statuta et ordinationes capituli eēlesiae cathedralis Drivastensis,” e shoqėroi njė studim kritik, qė pėr shumė gjėra ėshtė i patejkaluar edhe sot e kėsaj dite. Natyrisht, studimet, hulumtimet dhe botimet e reja, nė disa raste plotėsojnė dhe korrigjojnė M. Šufflay-n, qoftė pėr disa ide, qoftė pėr disa fakte historike tė cilat M. Šufflay i njihte.

    Analiza e situatės historike, paraqitja e sfondit politiko- fetaro-kulturor tregon pėr skrupulozitetin dhe gjenialitetin e M. Šufflay-t, i cili mė mirė se askush, futet thellė nėpėr labirintet e mesjetės shqiptare. Gjykimet e tij tė guximshme, nė tė shumtėn e rasteve janė tė drejta dhe tė qėndrueshme. Me seriozitet, sy tė mprehtė dhe kokė tė ftohtė, ai i qaset zgjidhjes sė rebusit mjaft enigmatik tė mesjetės shqiptare, duke vėnė nė pah mė shumė se njė herė elementet dalluese dhe karakteristike tė shqiptarėve tė cilėt janė autoktonė dhe duke dalluar elementin e ardhur, qoftė ai latin, grek apo sllav.

    Duke bėrė njė sintezė tė historisė sė qytetit-komunė tė Drishtit, M. Šufflay, arriti tė nxjerrė nė dritė zhvillimet shumė tė rėndėsishme tė trevave shqiptare, jo vetėm tė Veriut, por edhe tė Jugut dhe Shqipėrisė sė Mesme. Mundėsia pėr njohjen dhe leximin nė origjinal tė dokumenteve tė mesjetės, e favorizon nė masė tė madhe M. Šufflay-n, sepse atij nuk i mungoi sensi pėr njė ballafaqim tė burimeve, dokumenteve dhe informacioneve tė tjera me njėra-tjetrėn.

    Shumė herė i ashpėr dhe i rreptė deri nė ekstrem, M. Šufflay, nxori pėrfundime mjaft domethėnėse, por jo ēdoherė tė qėndrueshme. Ndoshta, sikurse ka vepruar mė se njėherė edhe nė studimin e Statuta et ordinationes capituli eēlesiae cathedralis Drivastensis, ku hapur pranoi gabimin nė gjykimin e tij pėr pėrmbajtjen e statuteve, duke i menduar ato si statute tė qytetit e jo tė katedrales, po tė kishte nė dorė burimet, dorėshkrimet dhe dokumentet qė ne kemi sot nė dorė, me siguri qė ai do tė mbante njė qėndrim krejt tjetėr dhe do tė bėnte njė qasje shumė mė tė kujdesshme pėr familjen e Engjėllorėve tė Drishtit: e theksojmė pėr familjen nė pėrgjithėsi, por edhe pėr pjesėtarėt e familjes, nė veēanti.

    Pjesa dėrrmuese e kėtyre burimeve tė shkruara, dorėshkrime, dokumente dhe libra pak tė njohur ose fare tė panjohur, ruhen nė shumė arkiva e biblioteka tėndryshme tė Italisė, Kroacisė, Spanjės, Austrisė, Hungarisė, Francės, Rusisė, Shkodrės, [te disa pinjollė tė kėsaj familje, si psh. Kamsi, nė Shkodėr], etj.

    Deri me sot, nuk ėshtė bėrė njė punė sistematike, hulumtuese-studiuese, identifikuese pėr gjithēka ruhet pėr kėtė familje. Ėshtė folur e shkruar shumė pėr disa nga dorėshkrimet e njohura tė familjes Engjėllore nga Drishti, tė cilat ruhen nė biblioteka shtetėrore dhe private. Njė pjesė fare e vogėl e tyre janė botuar, ndėrsa pjesa mė e madhe vetėm janė zbuluar dhe ende nuk janė botuar, presin studime dhe analiza tė gjithanshme kritike tė specialistėve nga fushat pėrkatėse pėr tė bėrė njė vlerėsim sa mė real dhe preciz si pėr tė dhėnat qė ofrojnė ato ashtu edhe pėr saktėsinė e trajtimit tė tyre, origjinalitetin, autenticitetin dhe vlefshmėrinė historike. Dorėshkrimet e pabotuara qė na janė ruajtur nga familja fisnike Engjėllori prej Drishtit, pėrveē se janė tė pabotuara, kanė si elemente tė pėrbashkėta, [katėr prej tyre, ato nga Vatikani (dy dorėshkrime), Firenca dhe Venediku] faktin se janė shkruar nga e njėjta dorė nė fund tė shekullit XV ose fillim tė shekullit XVI. Ka shumė gjėra qė duhen sqaruar, parė me sy kritik, rivlerėsuar, ballafaquar me burime dhe dokumente tė tjera, tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta, pėr tė nxjerrė pėrfundime tė sakta, tė qėndrueshme dhe tė vlershme, qoftė pėr familjen, qoftė pėr pjesėtarėt e kėsaj familje, tė cilėt kishin ndikime tė jashtėzakonshme nė shumė zhvillime tė kohės nė shekujt XVXVII. Pothuajse tė gjitha dorėshkrimet [ato qė janė mė shumė se disa faqe] tė cilat sot ruhen nė origjinal dhe janė shkruar nga pjesėtarė tė kėsaj familje tė madhe ose pėr kėtė familje, mendojmė se duhen botuar. Botimi i tyre ėshtė me shumė vlera dhe interes, sepse aty ka tė dhėna tė shumta nga fusha tė ndryshme, pėr tė cilat njohuritė tona janė tė pamjaftueshme pėr kohėn kur ato u krijuan apo pėr kohėn kur ato flasin.

    Me mjaft interes ėshtė pėrpjekja e M. Šufflay-t pėr tė zgjidhur “enigmėn” siē e quan ai tė dy “Palėve,” Dushmanit dhe Engjėllit. Por edhe kėtu, kemi pėrshtypjen, qė pėr shkak tė mosnjohjes sė burimeve tė reja dhe literaturės mė tė fundit, ai u nxitua. Me njė vėshtrim tė kujdesshėm, mund tė pohojmė se bėhet fjalė vetėm pėr njė person, dhe konkretisht pėr Pal Engjėllin, e jo pėr dy persona Pal Dushmanin e Pal Engjėllin. Dokumentet nga Padova, Trevizo, Venediku, Vatikani, Dubrovnikku, etj, nuk i japin tė drejtė M. Šufflay-t, por as studiuesve e historianėve tė tjerė, tė cilėt shkruajnė pėr “dy ipeshkvė.” Njė studim i kujdesshėm i dokumenteve origjinale qė ruhen nė ASV (Arkivin Sekret tė Vatikanit) pėr Pal Engjėllin nė tė cilat gjejmė datėn e emėrimit tė tij ipeshkėv i Drishtit, e pastaj edhe kryeipshkėv i Durrėsit, hedhin dritė tė re pėr kėtė personalitet,duke mohuar ekzistencėn e “dy ipeshkėve Pal.” Poashtu, nga kėto burime saktėsohet edhe vendi i ipeshkvisė e mė vonė edhe kryeipeshkvisė sė Krainės, e jo Krajės siē pretendonte M. Šufflay dhe shumė tė tjerė pas tij.

    Paulus Dussius ka qenė ipeshkv i Shasit mė 16. XI. 1440 – 18. VII. 1446, C. Eubel, Hierachia Catholica..., vėll. II, f. 243; D. Farlato, Illyrici Sacri..., vėll. VII. f. 292; ndėrsa B. Gams, Series episcoporum..., f. 406, shėnon si datė tė vdekjes sė Pal Dushit 22. XII. 1445, por nė mes tė emrit e mbiemrit nė kllapa shėnon “Angelus” pėrkatėsisht: Paulus (Angelus) Dusius. Ne mendojmė se Eubeli, Gamsi dhe historianė e studiues tė tjerė gabojnė kush shėnojnė se Pal Dushi dhe Pal Engjėlli, janė dy personalitete tė ndryshme. Studimet dhe kėrkimet shkencore mė tė reja, hedhin poshtė pohimet se kemi dy ipeshkv nė atė kohė; ndėrsa ishte ipeshkv i Drishtit mė 22. XII. 1445-23. IX. 1457. C. Eubel, Hierarchia Catholica..., vėll. II. f. 145; D. Farlati, Illyricum Sacrum..., vėll. VII, f. 240-243; B. Gams, Series Episcoporum..., f. 406. C. Eubel, nė f. 145, referenca nr. 1, shkruan: “Qui 11 Mart. 1454 promovetur in aepum. Craynen., ita tamen ut retineat eēl. Drivasten.” Ndėrsa D. Farlati, vėll. VII, f. 242, shkruan se Paulus Dussius ishte ipeshkv i Crainensem dicti Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke ju referuar vėllimit IV, tė “Illyricum Sacrum.” Nė kėtė vėllim, nė f. 91-183, nuk hasim asjėher emrin e Paulus Dussius, pra si duket nga kėtu vjen ngatėrresa e Pal Dushit me Pal Engjėllin. D. Farlati, Illyricum Sacrum..., vėll. IV, f. 91-183.

    Mė shumė se njė herė nė kėtė studim M. Šufflay ėshtė marrė me: “Urdhėrin e Shenjtė Kalorsiak Konstantinian tė Shėn Gjergjit” qė Engjėllorėt e mbanin qė prej shekullit XV deri nė shekullin XVII, dhe po ashtu ata mbanin edhe titullin e Mjeshtrit tė Madh tė Urdhėrit.

    Po tė mos dispononim me qindra faqe dokumente, dorėshkrime tė pabotuara, por edhe literaturė tė botuar tė kohės, edhe ne do ishim tė tė njėjtit mendim me te, por, jemi tė detyruar tė shprehim rezervat tona pėrsa i pėrket qėndrimit tė M. Šufflay-t pėr kėtė urdhėr dhe pėr drejtuesit e tij. E vėrteta ėshtė se ky urdhėr ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot e kėsaj dite, po pėr mėse 3 shekuj drejtohej nga Engjėllorėt.

    Burimet arkivore hedhin dritė duke nxjerrė nė pah edhe emra shumė tė nderuar qė ishin tė lidhur me “Urdhėrin e Shenjtė Kalorsiak Konstantinian tė Shėn Gjergjit” siē ishte Gjon Franēesk Albani (Giovanni Francesco Albani, mė vonė papa Clemente XI) qė nė vitet 1690-1700, ishte protektor i kėtij Urdhėri, pra gjatė kohės qė detyrėn e Mjeshtrit tė Madhe e ushtronte Gjon Andrea Engjėlli, i cili kėtė detyrė e dorėzoi mė 27 korrik 1697.

    Urdhėri i Shenjtė Kalorsiak Konstantinian i Shėn Gjergjit ėshtė njė Urdhėr kalorėsiak. Mendohet se ėshtė themeluar nga perandori Konstandini i Madh, pėr tė mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesė nė Betejėn e Urės sė Milvianės, nė vitin 312 pas Krishtit. Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane tė Maksentius-it ēoi nė konvertimin e Perandorisė Romake nė krishtėrim gjė qė formėsoi gjithė historinė evropiane tė mėvonshme. Sipas historianėve tė shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e njė urdhėri kalorėsish. Statutet e shekullit XVI thonė qė rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lėshuan nga perandorėt Isak Engjėlli dhe Mihal Paleologu, por variantet mė tė vjetra tė kėtyre statuteve, qė ne njohim, datojnė nga shekulli XVI.

    Karakterin fetar urdhėri e mori mė 17 korrik tė vitit 1550, kur papa Juli III [1550- 1555] e njohu Urdhėri me anė tė bulės Quod Alias, duke i siguruar Andrea dhe Jeronim Engjėlli tė Drishtit titullin e Mjeshtrit tė Madh. Me rastin e kėsaj njohjeje nga ana e papės, Kongregacioni i Koncilit do t’i siguronte njė providani tė jashtėzakonshme. Njė dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, ėshtė dėshmi e pagesave tė shumave jashtėzakonisht tė mėdha pėr Andrea Engjėllin, gjė qė dėshmon lidhjet e tij nė nivelet mė tė larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshter i Madh i urdhėrit qė drejtonte. Dokumenti ėshtė nė gjuhėn latine, dhe origjinali i tij ruhet nė Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558; pėrkthimi i tij ėshtė: “Duke u dashur qė tė kemi tė nderuarin zotin Andrea Engjėlli, dukėn dhe kontin e Drishtit sipas fuqisė sė tė sipėrpėrmendurės Motu Proprio tė Palit III, meqenėse tė dy pėrmbajnė pėr furnizimin qė ėshtė bėrė nė jetėn e tij prej 100 dukatė floriri, tė shpėrndara nė mėnyrė tė njejtė nė ēdo muaj, qė filloi me furnizimin e tė sipėrpėrmendurit zotit Lekė, vėllait tė tij, d.m.th. nga korriku i vitit 1535, me njė shumė prej 100 dukatė nė muaj, shumė kjo qė do tė vazhdojė deri nė fund tė nėntorit tė vitit 1558, qė bėjnė 23 vjet e 6 muaj, dhe qė nė dukatė floriri bėjnė 28.200 dukatė.” Nė kohėn e pontifikimit tė Gregorit XIII [1572-1585] nė vitin 1576, njohja e papės Juli III i solli Urdhėrit njė tė re shumė tė madhe: karakterin fetar qė e vendosi pėrfundimisht nėn Rregullėn e Shėn Bazilit. Bashkė me Urdhėrin e Maltės, Urdhėri Konstantinian i Shėn Gjergjit janė tė vetmit urdhėra fetaroushtarakė ndėrkombėtarė qė e kanė ruajtur kėtė status tė pandryshuar deri nė ditėt tona. Urdhėri i dedikohet propagandės sė besimit, tė mbrojtjes sė kishės dhe pėrkrahjes sė Selisė sė Shenjtė. Anėtarėt e saj zotohen pėr besnikėri ndaj papės dhe mbėshtetje tė mėsimeve dhe tė dogmės sė Kishės Katolike Romane. I pari prej Engjėllorėve tė cilit iu konfirmua titulli i Mjeshtrit tė Madh ishte Ndreu, qė mbante titullin Princ i Maqedonisė si dhe Dukė e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin e Mjeshtrit tė Madh e trashėgoi i biri Pjetri (vdiq nė vitin 1511) i cili ia la atė Ndreut II qė ėshtė edhe autor i gjenealogjisė nė fjalė, si dhe i shumė veprave tė tjera, disa nga tė cilat vihen nė dyshim si falsifikate. Titulli i Mjeshtrit tė Madh ishte dhe vazhdon tė jetė i trashėgueshėm, e si i tillė mbeti pa ndėrprerje nė duar tė Engjėllorėve deri nė vitin 1623. Nė kėtė vit Engjėllorėt e Drishtit ia lėshuan Mjeshtėrinė e Madhe, Marino Karaēiolit (Marino Caraēiolo), princit tė Avelinos, dhe mė 23 nėntor tė po atij viti papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon kėtė dinjitet atij duke theksuar origjinėn bizantine, qė ruhet edhe sot e kėsaj dite nė kryqin e Urdhėrit.

    Megjithatė princi i Avelinos vdiq nė vitin 1630, kėshtu qė titulli i Mjeshtrit tė Madh u kthye pėrsėri tek Gjon Andrea Engjėlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut tė 27 gushtit 1672, papa Klementi X [1670-1676] emėron njė prokurator gjeneral tė Urdhėrit nė Romė, dhe njė kardinal protektor, kardinalin de Massimi. Ai vendosi gjithashtu qė prokuratori gjeneral i Urdhėrit tė merrte pjesė nė kapelėn pontifikale dhe qė tė vendosej nė rang pas prokuratorit gjeneral tė Urdhėrit tė Shėrbėtorėve tė Marias.

    Me anė tė breves sė 14 qershorit tė vitit 1687 papa Inocenti XI [1676-1689] emėroi protektor tė Urdhėrit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili nė vitin 1690 pasohet nga kardinali Gjon Franēesk Albani (Giovanni Francesco Albani) qė bėhet mė vonė papa Klementi XI [1700-1721], qė e pėrkrahu Urdhėrin dhe Mjeshtrin e tij tė Madh me privilegje tė vazhdueshme gjatė gjithė pontifikatit tė tij. Nė fund tė shekullit XVII, shtėpia e Engjėllorėve tė Drishtit – dega e fundit e Komnenėve – po shuhej me Gjon Andrea Engjėllin e Drishtit qė nuk la trashėgimtarė. Kėshtu me njė akt kėrkesė tė 27 korrik 1697, u aprovua qė titulli i Mjeshtrit tė Madh tė transferohej te Duka i atėhershėm i Parmės, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe mė vonė te pasardhėsit e familjes Farnese.

    Nėse Skėnderbeu kishte ndonjė lidhje me kėtė Urdhėr, dhe se ēfarė lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as qė ėshtė hedhur si hipotezė. Megjithatė i ēuditshėm ėshtė fakti qė duka i Parmės, kur ishte Mjeshtėr i Madh i Urdhėrit, [Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumė dokumenta origjinale, [rast shumė i veēantė ky nė historinė e Arkivit Sekret tė Vatikanit] papnore drejtuar jo vetėm familjes sė Engjėllorėve tė Shqipėrisė por edhe vetė Skėnderbeut. [Christina Maria Grafinger, Die Ausleihe Vatikanischer Handschriften und Druckėerke 18. Jahrhundert, vėll. II, Cittą del Vaticano: Biblioteca Apostolica Vaticana, 2002, nr. 30, 35, 36, 37, 39].

    Portreti i M. Sufflay Portreti i albanologut kroat Milan Sufflay nė kabinetin e punės nė Zagreb, njė ditė para vrasjes, mė 17 shkurt 1931.

    Ballafaqimi i kėtyre dokumentave me burime tė tjera analoge, dokumente dhe dorėshkrime origjinale tė kohės, tė cilat do tė zgjidhin disa enigma qoftė pėr origjinėn e familjes sė Engjėllore, qoftė pėr pjesėtarėt e kėsaj familje tė cilėt vėrtet meritojnė njė vėmendje tė veēantė, por edhe kėrkime e studime tė hollėsishme.

    Nuk ndajmė mendimin me Paolo Pettėn dhe ndonjė tjetėr pėr pjesėtarėt e kėsaj familje fisnike feudale shqiptare, sepse, janė dorėshkrimet, dokumentet dhe literatura tjetėr e cila dėshmon se ka nxitim dhe njėanshmėri nė kėto studime. Familjet fisnike shqiptare nė mesjetė, ashtu si edhe familjet e tjera europiane kishin jo vetėm tituj tė lartė fisnikėrie, por gėzonin edhe privilegje tė caktuara, tė cilat herė pas here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojės me diploma pėrkatėse tė lėshuara nga autoritetet mė tė larta tė kohės siē ishin perandorėt bizantinė dhe mė vonė papati, pėrkatėsisht Selia e Shenjtė. Dėshirojmė tė theksojmė me kėtė rast, se do tė merremi me shumė seriozitet edhe me disa shkrime tė ndonjė autori shqiptar qė ka shkruar pėr Statuta et ordinationes capituli eēlesiae cathedralis Drivastensis, pa i pasur asnjėherė ato nė dorė, apo pa njohur pėrmbajtėn e tyre, por, vetėm e vetėm duke dėgjuar copėra rrėfimesh, ka guxuar tė bėjė pohime shumė tė guximshme dhe tė paqėndrueshme, si pėr vetė statutet ashtu edhe pėr rėndėsinė dhe vlerėn e tyre, apo ndonjė tjetėr duke shkruar nė ndonjė ministri si specialist “se ato (Statutet) janė burime kishtare dhe nuk kanė vlerė pėr botim,” gjė qė tė bėn tė mendosh se pėr ēfarė specialisti apo historian-medievisti ėshtė fjala, i cili bėn vlerėsime tė tilla tė ēuditshme, aq mė pak, kur dihet se ēdo burim, dorėshkrim apo dokument nga shek. XV, qė ėshtė edhe origjinal, pėrbėn njė burim tė dorės sė parė pėr historiografinė shqiptare, veēanėrisht tani, kur kjo histori ka nevojė tė rishkruhet. Duke dėshiruar qė tė japim njė kontribut pėr medievistin, albanologun dhe historianin e shquar kroat M. Šufflay, sjellim nė vijim njė biografi tė tij pėrmbledhėse dhe bibliografi tė shkurtėr. Themi tė shkurtėr, sepse M. Šufflay, ka botuar mė shumė se tre mijė zėra bibliografikė, nė gjuhė tė ndryshme, pa llogaritur kėtu dorėshkrimet origjinale qė ruhen nė Arkivin Shtetėror tė Zagrebit, nga ku nėn kujdesin tonė janė skanuar disa qindra faqe tė kėtyre dorėshkrimeve, tė ruajtura nė 13 CD, qė i janė dorėzuar AQSH, Tiranė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-06-2009 mė 23:36

  3. #23
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Pėrndjekjet e albanologut dhe vrasja me urdhėr nga Beogradi

    Milan Šufflay lindi mė 8 nėn tor 1879 nė Lepoglavė tė Kroacisė. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, ndėr sa gjimnazin klasik nė Zagreb, ku u diplomua si nxėnėsi mė i mirė i gjeneratės sė tij. Studioi shkencat shoqėrore nė Universitetin e Zagrebit dhe doktoroi nė vitin 1901. Menjėherė pas doktoraturės, Šufflay iu vu punės pėr sistematizimin, mbledhjen dhe pėrshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase pėr “Codex Diplomaticus,” (Diplomatičkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101- 1399). Kėtu lindėn kontaktet e para tė studiuesit tė ri me lėndėn e vėllimshme dhe tė pahulumtuar fare, qė i takonte Shqipėrisė. Nė vitin 1902, Šufflay mbrojti me sukses titullin “profesor” nė shkencat ndihmėse tė historisė nė Universitetin e Zagrebit me temėn: “Hrvatska i zadnja pregnuęa istočne imperije pod •ezlom triju Komnena (1075-1180)”. Nė vitet 1902, 1903 nė Vjenė nė Österreichisches Institut für Geschichtsforschung u specializua pėr paleografi latine, diplomatikė, kronologji dhe notariat, tek profesorėt e mirėnjohur O. Redlicha dhe A. Dopscha. Nė kėtė vit, ai u rregjistrua tek prof. K. Jireček pėr “Studimet albanologjike nė Kolegjin e Vjenės”, studime kėto qė nuk arriti t`i pėrfundonte. Nė vitin 1904, botoi studimin e habilitacionit me titull: “Die Dalmatinische Privaturkunde. Dr. Milan v. Šufflay. In Kommission bei Carl Gerold’s sohn/ Buchhändler der Kaiserlichen Akademie der Ėissenschaften. Sitzungsberichte der Kaiserlichen Akademie der Ėissenschaften in Ėien. Philosophisch - Historische klasse. Band CXLVII. (Vorgelegat am 20. Mai 1903.). Ėien, 1904". Nė vitet 1904- 1908, dr. Šufflay punoi si asistent nė bibliotekėn kombėtare Szeczeny tė Budapestit. Kėtu thelloi njohuritė nė fushėn e ballkanologjisė dhe sidomos tė albanologjisė. Ai arriti tė vendosė kontakte tė shum- BIOGRAFI- V Emilianus de Sufflay ta me intelektualė dhe shkencėtarė me famė botėrore, kontakte kėto qė do t’i shfrytėzonte mė vonė, gjatė gjithė punės sė tij shkencore. Nė Budapest, Šufflay arriti qė nė revista dhe gazeta tė ndryshme tė botonte njė numėr tė madh punimesh shkencore me vlera tė jashtėzakonshme. Nė revistėn Szazdok, botoi dy punime pėr mesjetėn kroate, ku me argumente shkencore tregoi se dokumentet e Rabit tė shek. XI dhe XII pėr mbretin kroat Zvonimir ishin falsifikat. Kjo gjė mė vonė do t’i kushtonte shumė, sepse do tė shpallet tradhėtar i popullit kroat, dhe studentėt e tij do t’ia bojkotonin leksionet! Nė vitin 1908, ai u emėrua profesor i rregullt pėr shkencat ndihmėse tė historisė nė Universitetin e Zagrebit. Sė bashku me Talocin dhe Jirečekun, nė vitin 1913 dhe 1918, ai botoi kryeveprėn “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vol. I-II. Nė vitin 1918, me kėrkesėn e tij doli nė pension, e pastaj botoi “Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die Orthodoxe Durchbruchszone im Katholischen Damme.” Nė: Vjesnik Kr. hrvatsko-slavonsko-dalmatinskoga zemaljskog arkiva. Urfedjuje dr. Ivan Bojničię pl. Kninski. Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske Tiskare, 1915, viti XVII, f. 1-70, qė do tė ishte pjesa e tretė e Historisė sė Shqipėrisė, tė cilėn kishte planifikuar qė sė bashku me Talocin dhe Jireēekun, ta shkruante nė pesė vėllime. Po kėtė vit, botoi edhe studimin tjetėr: “Politische Schicksale des Themas Dyrrhachion. Nė: Vjesnik Kr. hrvatsko- slavonsko-dalmatinskoga zemaljskog arkiva. Urfedjuje dr. Ivan Bojničię pl. Kninski. Zagreb: Tisak Kralj. Zemaljske Tiskare, 1915, viti XVII, f. 273-300.” Nė vitin 1920 vazhdoi botimet e tij me romanin, “Konstantin Balšię”, me temė nga mesjeta shqiptare. E firmosi me pseudonimin Alba Limi.

    Nė dhjetor tė vitit 1920, Šufflay u burgos. U dėnua me tre vjet e gjysmė burg tė cilat i kaloi nė Mitrovicėn e Sremit. Nė vitin 1924 botoi nė tė pėrditshmen zagrebase, “Obzor”, romanin fantastiko-shkencor: “Na Pacifiku 2255 - metagenetički roman u četri knjige”. Po nė kėtė vit botoi edhe: “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich ėährend des Mittelalters. Vorgelegt in der Sitzung am 24. April 1918. Akademische der Ėisenschaften in Ėien. Philosophischen- historische Klasse. Denkschriften, 63. Band, 1. Abhandlung. Ėien – Leipzig: Hölder- Pichler-Tempsky A.-G. Kommisions-Verleger der Akademie der Ėissenschaften in Ėien, 1924,” dhe “Nacionalne maglice. Sredovječna plemena Albanije i Crne Gore. Nė: Obzor. Zagreb, 20, 24-25 shkurt dhe 4 prill 1924, viti LXV, nr. 49, f. 4; nr. 53, f. 3; nr. 54, f. 3; nr. 62, f. 2,” si dhe “Sredovječni dinaste Albanije i Crne Gore. Dr•avne jezgrice, nė Obzor, Zagreb, 16- 19 prill 1924, viti. LXV, nr. 105, f. 4; nr. 106, f. 1; nr. 107, f. 4; nr. 108, f. 11.”

    Veprimtarinė botuese nė fushėn e albanologjisė e vazhdoi me botimet: “Povijest sjevernih Arbanasa (Sociološka študija) nė “Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju” /Urednik H. Barię/ [Séminar de Philologie Albanaise-Seminar za Arbanasku filologiju], Beograd, 1925, libri II (1924), f. 193- 242" dhe “Srbi i Arbanasi (Njihova simbizoa u srednjem vijeku), Sa predgovorom prof. Univ. u Beogradu, Beograd, 1925, f. III-IV 1- 142,” kurse mė 1926 botoi: “Vjerske prilike u Albaniji kroz vjekove, Katolički Sjever i pravoslavni Jug u muslimanskoj dr•avi nė Obzor, Zagreb, 11 qershor 1926, viti. LXVII, nr. 154, f. 2-3.” Nė vitin 1928, botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”. Po kėtė vit, u emėrua profesor i rregullt nė Universitetin e Budapestit, por pėr shkak se nuk i dhanė pasaportė, u detyrua ta refuzojė kėtė emėrim. Problemet me policinė ishin pjesė pėrbėrėse e jetės sė dr. Šufflay- t.

    Sipas disa tė dhėnave mė tė reja tė zbuluara nė Arkivin Shtetėror Kroat nė Zagreb, dr. Milan Šufflay ishte njėri ndėr shkencėtarėt e rrallė nė botė qė u pėrcoll hap pas hapi nga policia, e madje jo vetėm ai, por edhe personat me tė cilėt kontaktonte, duke pėrfshirė kėtu edhe anėtarėt e familjes sė tij tė ngushtė dhe tė gjerė. Njė mbikqyrje e tillė kishte filluar nė fund tė vitit 1922, gjė qė mund tė dėshmohet nga dokumentet arkivore. Fillimisht vėzhgohej vetėm ditėn, ndėrsa mė vonė 24 orė pa ndėrprerje. Pėr ēdo tė re nga mbikėqyrja i raportohej drejtpėrdrejt kryeministrit, Petar Zhivkoviē, e mė vonė pasardhėsit tė tij, Milorad Srshkiēi nė Beograd dhe vetė mbretit, nė mėnyrė qė tė kishin parasysh veprimtarinė dhe lėvizjet e shkencėtarit tė madh.

    Nė vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozoi dr. Šufflay-t qė tė vazhdonte vjeljen e lėndės arkivore pėr vazhdimin e botimit tė “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia,” vėllimet III-V. Kėtė iniciativė e pėrkrahu edhe qeveria e Mbretėrisė Shqiptare, e cila shprehu gatishmėrinė e saj pėr tė hequr shpenzimet pėr njė ndėrmarrje tė tillė kaq serioze dhe tė vlefshme. Dr. Milan Šufflay, u ftua tė vizitojė Shqipėrinė. Pas shumė peripecish rreth marrjes sė pasaportės, ai arriti nė Shqipėri mė 12 janar tė vitit 1931. Nė mbrėmjen e 18 shkurtit tė viti 1931, aty rreth orės 20.00h, nė rrugėn “Dalmatinska” nr. 6 (nė Zagreb), dr. Milan Šufflay goditet pėr vdekje nga pusia. Plagėt ishin tė rėnda dhe ai vdiq tė nesėrmen, mė 19 shkurt. Kishte vetėm njė ditė qė ishte kthyer nga Shqipėria, ku kishte qenė pėr vizitė disaditore. Vrasėsit ishin Branko Zėerger, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veēerina. Ata deklaruan qė kishin marrė urdhėr nga Beogradi pėr tė likuiduar dr. Šufflay-n. Paanshmėria, korrektėsia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afėrta me Shqipėrinė, pranimi dhe argumentimi nė mėnyrė shkencore i tezės sė prejardhjes sė drejtpėrdrejtė tė shqiptarėve nga ilirėt, si dhe autoktonia e tyre nė trojet shqiptare, ishin shkaqe qė e shtynė Beogradin drejt njė veprimi tė tillė. Menjėherė pas atentatit, policia konfiskoi tė gjitha dorėshkrimet qė ndodheshin nė apartamentin e tij.

    Njė pjesė e mirė e kėtyre dorėshkrime, mesa duket janė humbur pėrgjithmonė, sepse edhe sot e kėsaj dite nuk u ėshtė gjetur ndonjė gjurmė. Megjithatė, pavarėsisht nga ky fakt, M. Šufflay na ka lėnė shumė studime tė papėrfunduara nė dorėshkrim, njė pjesė e mirė e tė cilave ruhet nė Arkivin Shtetėror tė Kroacisė nė Zagreb. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” Romė, “Berliner Tagblat”, “Neė York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbėnia” Tiranė, “Vullneti i Popullit” Tiranė, etj. Me njė memorandum tė veēantė reaguan edhe kolosėt e shkencės e tė letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe “Ligue Internationale des Droits des L’Homme,” “Federation Universitaire Internationale.” Kėshtu, me vdekjen e Šufflay-t, albanologjia humbi njėrin nga mbėshtetėsit kryesorė qė kishte nė atė kohė, studimet e tė cilit edhe sot e kėsaj dite janė me vlera tė larta dhe pothuajse tė pazėvendėsueshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-06-2009 mė 15:32

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,445
    Postimet nė Bllog
    17
    Engjelloret e Drishtit/ Tė dhėna tė reja nga dokumentet e Arkivit Sekret tė Vatikanit

    Dr. Musa Ahmeti Dr. Etleva Lala

    Arkivi Sekret i Vatikanit ėshtė njė ndėr arkivat mė tė pasura nė botė pėr historinė mesjetare shqiptare. Studimi dhe hulumtimi shkencor aty, tė ofron mundėsi pėr tė nxjerrė nė dritė tė dhėna tė reja, me vlera tė paēmuara duke plotėsuar mozaikun e boshllėqeve pėr ngjarje, data, personalitete, vende etj.
    Kėrkimet shkencore janė shumė interesante pėr studiuesit, veēanėrisht pėr mesjetėn, sepse tė papriturat dhe sfidat janė shumė befasuese. Jo rrallė ka ndodhur qė tė shpenzohen orė, ditė e muaj tė tėrė, pa pasur ndonjė rezultat konkret, pėr njė temė a personalitet tė caktuar. Njė gjė e tillė, nuk ndodh kur fillon tė bėsh kėrkime ose hulumtime shkencore pėr disa nga familjet fisnike shqiptare, tė cilat ishin mjaft tė fuqishme dhe kishin ndikim nė zhvillimet e pėrgjithshme politike, kulturore, ekonomike, ushtarake... etj, jo vetėm nė trojet shqiptare, por edhe mė gjerė. Pėr familjen e Kastriotėve, tashmė ėshtė e njohur se ata pėrmenden pėr herė tė parė nė vitin 1368, nė njė diplomė – origjinali i sė cilės ruhet nė Dubrovnik dhe janė shkruar shumė studime, libra, artikuj, etj. Familje tjetėr me shumė interes pėr historiografinė nė pėrgjithėsi dhe mesjetėn shqiptare nė veēanti, ėshtė ajo e Engjėllorėve tė Drishtit. Burime tė shkruara, dorėshkrime, dokumente dhe libra pak tė njohur ose fare tė panjohur, ruhen nė shumė arkiva e biblioteka tė ndryshme tė Italisė, Kroacisė, Spanjės, Austrisė, Francės, Rusisė, Shkodrės, [te disa pinjollė tė kėsaj familje, si psh. Kamsi], etj. pėr kėtė familje fisnike shqiptare. Deri me sot, nuk ėshtė bėrė njė punė sistematike, hulumtuese-studiuese, identifikuese pėr gjithēka ruhet pėr kėtė familje.
    Dorėshkrimet e pabotuara qė na janė ruajtur nga familja fisnike Engjėllori prej Drishtit, kanė si elemente tė pėrbashkėta, faktin se janė shkruar nga e njėjta dorė nė fund tė shekullit XV ose fillim tė shekullit XVI. Ka shumė gjėra qė duhen sqaruar, parė me sy kritik, rivlerėsuar, ballafaquar me burime dhe dokumente tė tjera, tė drejtėpėrdrejta apo tė tėrthorta, pėr tė nxjerrė pėrfundime tė sakta, tė qėndrueshme dhe tė vlershme, qoftė pėr familjen, qoftė pėr pjesėtarėt e kėsaj familje, tė cilėt kishin ndikime tė jashtėzakonshme nė shumė zhvillime tė kohės nė shekujt XIV-XVII.
    Njėri ndėr figurat mė tė shquara tė kėsaj familje ėshtė Pal Engjėlli, kryeipeshkėv u Durrėsit dhe njeri shumė i afėrt i Gjergj Kastriotit Skėnderbeut nė njėrėn anė, ndėrsa nė anėn tjetėr, personalitet shumė i besuar i Selisė sė Shenjtė dhe Republikės sė Shėn Markut. Pėr rininė, shkollimin dhe fillimet e para tė shėrbimit, shugurimin, jetėn baritore, etj, tė Pal Engjėllit kemi shumė pak tė dhėna tė sakta. Pali ishte nga familja e famshme dhe e vjetėr e Engjėllorėve, qė sunduan pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri dhe ishin zotėrues jo vetėm tė Drishtit por edhe tė Tivarit, Ulqinit. Durrėsit dhe qyteteve tė tjera. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė shumė nga fisi i Engjėllorėve u shpėrngulėn nė vende tė ndryshme pėr tė gjetur njė jetė mė tė mirė, po kėshtu edhe Pali ynė me njė pjesė tė familjes sė tij u shpėrngulėn nė zotėrimin venedikas, nė qytetin e Trevizos. E dhėna e parė e dokumentuar vjen nga qyteti i Trevizos nė Itali, ku Pali, ishte rektor i famullisė sė Shėn Augustinit. Pas shėrbimeve disa-vjeēare nė kėtė famulli, ai emėrohet ipeshkėv i Shasit, mė 16. XI. 1440 pėr tė shėrbyer nė kėtė ipeshkėvi deri mė 18. VII. 1446.
    Duke shėrbyer me devotshmėri dhe pėrkushtim pranė popullit nga i cili kishte origjinėn, sipas dokumenteve origjinale qė ruhen nė Archivio Segreto Vaticano, papa Eugeni IV, nė vitin e pesėmbėdhjetė tė pontifikatit tė tij, ditėn e mėrkurė, me datė 22 dhjetor e konfirmoi Palin si ipeshkėv nė Drishtit, gjė qė mund tė lexohet nė tabulat e provisioneve romane, vėllimi 22, f. 13 si dhe vėll. 75, f. 12; mė 22. X. 1445 i cili shėrbeu nė kėtė ipeshkėvi, qė ishte njėherėsh edhe qyteti i lindjes sė tij deri mė 23. IX. 1457. Aty ėshtė shkruar gabimisht viti 1446, nė vend tė vitit 1445. Nė tė vėrtetė viti i pesėmbėdhjetė i potnifikatit tė Eugenit IV, fillon mė 12 mars tė vitit 1445 dhe pėrfundon nė tė njėjtėn datė tė marsit tė vitit 1446. Data 22 dhjetor 1445, ėshtė po ditė e mėrkurė, kėshtu qė periudha e ipeshkvit tė Drishtit, nė vitin e pesėmbėdhjetė tė pontifikatit tė papės Eugeni IV, ėshtė nė vitin 1445. Nė vitin pasues mė 24 gusht 1446, ai paguan detyrimin e zakonshėm, pėr taksėn e kishės sė Drishtit, Obl. Cam. Ap. vėll. 70, f. 164; [Obligationes Camere Apostolice. /Detyrimi ndaj Dhomės Apostolike/.] Obl. S. C. vėll. 71, 39. [Obligationes Sacre Congregationis. /Detyrimi ndaj Kongregatės sė Shenjtė/; C. Eubel, Hierarchia Catholica..., vėll. II. f. 145; D. Farlati. Illyricum Sacrum..., vėll. VII, f. 240-243; B. Gams. Series Episcoporum ..., f. 406, shėnon si datė tė vdekjes sė Pal Dushit 22. XII. 1455, por nė mes tė emrit e mbiemrit nė kllapa shėnon “Angelus” pėrkatėsisht: Paulus (Angelus) Dusius]; C. Eubel. Hierarchia..., f. 145, ref. nr. 1, shkruan: “Qui 11 Mart. 1454 promovetur in aepiscopatum. Craynen., ita tamen ut retineat eccl. Drivasten.” Ndėrsa D. Farlati, vėll. VII, f. 242, shkruan se Paulus Dussius ishte ipeshkv i: “Crainensem dicti Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke iu referuar vėllimit IV, tė “Illyricum Sacrum.” Nė kėtė vėllim, nė f. 91-183, nuk hasim asnjėherė emrin e Paulus Dussius. Nė fakt, kjo ngatėrresė si duket nuk ėshtė vetėm kėtu, por mund tė ketė ndodhur me rastin e shėnimit tė emrit tė Pal Engjėllit, nė Archivio Segreto Vaticano, fondin Obligationes et Solutiones, vėll. 72; f. 86r, ku ruhet njė dokument origjinal nė tė cilin shkruhet se Pali, ipeshkvi i Drishtit ėshtė emėruar ipeshkėv i Trogirit nė Kroaci, pra jo i Krajės. Nėse kjo ėshtė e saktė, atėherė ngatėrresa vjen prej kėtu. Si duket as Farlati e as Eubel, nuk e kanė pasur nė dorė kėtė dokument. Dokumenti pėr tė cilin flasim ėshtė: “Die Lune V Idus Marcii, [11 mars 1454] sanctissimus dominus noster in consistorio secreto, ad relacionem domini cardinalis Sancte Crucis, absolvit reverendum patrem Paulum, episcopum Drivastensem, a vinculo, quo ecclesie Drivastensi, cui tunc preerat, tenebatur, illumque transtulit ad ecclesiam Traguriensem, per obitum domini Sabe, ultimi Traguriensis archiepiscopi, extra Romanam curiam deffuncti, vacantem, et nichillominus ecclesiam Drivastensem predictam, ut premitttitur, vacantem, eidem domino Paulo quoad vixerit regendam et gubernandam commendavit.”
    Ne mendojmė se Eubeli, Gamsi, Farlati dhe historianė e studiues tė tjerė gabojnė kur shėnojnė se Pal Dushi dhe Pal Engjėlli, janė dy personalitete tė ndryshme. Studimet dhe kėrkimet shkencore mė tė reja, hedhin poshtė pohimet se kemi dy ipeshkėv tė ndryshėm nė tė njėjtėn kohė.

    Milosao

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Statutet... Shpirti europian i Drishtit mesjetar

    Nga Kolec Ēefa


    Njė liber i ēmueshem ėshtė njė sihariq intelektual dhe e ka kohėn e botimit kurdo, por nė kėtė vepėr ku ndiehet i gjallė e joshes shpirti europian i Drishtit tė zhvilluar si qytet mesjetar, i formimit tė tij intelektual dhe i qytetėrimit perėndimor, lexuesi mund tė thithė atė frymėmarje tė ngrohtė europiane, edhe mė shumė sot qė po perpiqemi, jo pa pengesa, tė na mbajė gjallė. Kjo vepėr me statutet e urdhėresat e Pal Engjėllit ėshtė pjesė e historisė sonė mesjetare me rrėnjė iliro-shqiptare. Kjo vepėr e historisė kishtare tregon qartė lidhjen me kulturėn e Perėndimit. Ēabej shkroi: “Dalmacia e Shqipėria, pastaj Ishujt Jonikė janė vendet qė kanė qenė tė ēelura direkt e mė tepėr ndaj influencės kulturore tė Perėndimit”. Taloci: “Franēeskanėt qenė e vetmja rezervė e Perėndimit qė qėndroi nė Shqipėri edhe atėherė kur interesa e Europės pėr kėto vise mźni krejt”.
    Nė arealin gjeografik verior, aso kohe mesjetare, lulėzonin qytete, si: Shkodra, Lezha, Drishti, Shurdhahu, Danja, Pulti, Shasi, Ulqini, Tivari e ndonjė tjetėr, tė krahasueshme, (madje pa i lėnė gjė mangut) me qytetet italiane. Pas pushtimit osman, shumė nga kėto qytete u rrenuan, u varfėruan, disa prej tyre u shndėrruan nė fshatra dhe nuk e kanė marrė ende veten, si: Drishti, Pulti, Shurdhahu, Shasi etj.
    Vepra pėr statutet e urdhėresat ndriēon jetėn shoqėrore tė Drishtit mesjetar me tė dhėna me interesė e tė vėrteta, herė drejtperdrejt, herė anėsore; herė haptazi, herė nėnkuptuarazi, por gjithmonė tė nevojshme e tė dobishme, se pasurojnė dijet tona me njohuri statutore, dokesore etj. pėr kohen e vendin e fisnikėrojnė ndjenjat tona me vlerat e tyre tė ēmueshme.
    Kjo vepėr na dėshmon, se nė ato kohėra, ne ishim nė Europė jo vetem si pozicion gjeografik, por edhe si formim kulturor e shpirtėror, me tradita tė vjetra e fisnike, me zakone tė mira e statute qytetėruese, me virtyte etnike dhe tė pasura, madje, edhe me frymė demokratike.
    Zotėrimi i disa gjuhėve tė huaja ēiftit autor Dr. Musa Ahmeti e Dr. Etleva Lala i ēili shtegun pėr tė vėzhguar panoramėn e literaturės sė gjerė, per tė njohur bibliografi tė pasur e shkencore, per tė studiuar dorėshkrime, dokumente, relacione letra, statute, kontrata, shkresa etj. (shumė prej tyre tė fotokopjuara janė nė arkivin familjar), duke na u paraqitur, kėshtu, si hulumtues i zellshėm, i thelluar e i suksesshem i arkivave mbrenda vendit dhe i arkivave tė shumė shteteve tjera.
    Duke kėrkuar me kėmbėngulje burimet historike pėr periudhėn, autorėt na dalin tė thelluar nė dokumente, dorėshkrime etj. Prandaj na pasurojnė qartė e ndjeshėm kėto tė dhėna tė ēmueshme qė tejkalojnė tė dhėnat e derisotme, pėr fisin e Engjellorėve, fis vėrtetė i madh qė i dhuroi kombit tre breza luftarėsh kundėr pushtuesit. Pėr kėtė fis kanė shkruar shumė autorė: Permendim Marin Barletin, Shuflain, Jireēekun, Nolin, Atanas Gegajn, Valentinin, P.Zef Pėllumbin, A. Harshovėn, Zamputin, por mė tė saktit e mė tė besueshmit na dalin Dr. Musa Ahmeti e Dr. Etleva Lala qė zbuluan enigmėn e dy Palajve: Dushmanit e Engjellit. Autorėt njoftojnė (f.83): “Me njė vėshtrim tė kujdesshėm mund tė pohojmė se bėhet fjalė vetėm pėr njė person dhe konkretisht pėr Pal Engjellin, mbėshtetur te A. Merkati, Dokumenti vaticani… Dhe, patjetėr, autorėt duke analizuar materialet e grumbulluara, “Do tė zgjidhin do enigma, qoftė pėr origjinėn e familjes sė Engjellorėve, qoftė pėr pjesėtarėt e kėsaj familjeje”. (f.86).
    E tėrė literatura pėr te e lavdėron me superlativa Pal Engjellin. Prandaj nuk mund tė jemi dakord me A. Harshovėn pėr disa fjalė tė shkruara nė librin e tij me vlerė “Bashkėluftėtarėt e Skėnderbeut”. Fjalėt, kur nuk mbėshtetėn nė fakte e dokumenta, mbesin fjalė e kėthehen nė llafe e thashetheme qė dėmtojnė mė shumė autorin e pėrlyejnė perkohėsisht, personazhin. Po citojmė vlerėsimin e Shuflait: “ Kryeipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjelli, ishte prelat i nivelit europian”. Jireēek e quan Pal Engjellin: “ I mrekullueshmi Angjeli, kont e dukė nga Drishti”. Ndersa Barleti shkruan: “Shok dhe bashkėpunėtor i Skėnderbeut, nė tė gjitha zhvillimet, ngjarjet, punėt dhe qellimet”. Pa u zgjatur me Valentinin e Kordinjanon. (Shih: “Saggio di un Regesto storico dell’Albania) etj.
    Shkurt, ai ėshtė autoritet fetar e qytetar e me kėtė vepėr, personalitet i mendimit juridik.
    Njė gjenealogji e shkurtėr e vitit 1515, hartuar jo pėr qellime ditunore, por pėr ēėshtje pronėsie, nuk justifikon mbiemrin familjar, prandaj studiuesi specialist Injac Zamputi detyrohet tė na sugjerojė njė Engjell imagjinar pėr tė spjeguar llagapin sipas linjes sė gjakut. Ky Engjell imagjinar nuk del nė gjenealogjinė e pėrfaqėsuesit mė tė denjė e mė tė ditur tė fisit, Pal Engjellit, hartuar mė 1468.
    Por gjenealogjia qė na paraqitet nė faqen 191 na shfaq fisin Engjelli me gjak perandorak, pra jo nga ndonjė linjė martesore, qė do me thanė se titulli fisnik u kthye nė llagap (gjė qė ka ndodhė ndėr raste tė tjera) e llagapi i vertetė u harrua. Kėshtu, mund tė ndertojmė: Pal Dush(man) Engjelli: Pal Engjelli.
    Ka tė ngjarė qė kjo familje (a fis) tė ketė zbritur nga Dushmani i aferm dhe mund tė ketė ruajtur mbiemrin familjar, per do kohė.
    Ipen ka shprehur kėtė mendim: “Njė dokument i gjetur nė arkivin e Vatikanit, sipas gjasave apokrif, bėhet shkas pėr tė hedhur njė hipotezė tė paqėndrueshme, se Drivastum ėshtė themeluar nga familja byzantine Angjelos, nga e cila vijnė perandorėt e viteve 1185-1204 dhe se kjo familje, si e pėrzunė latinėt, qe terhequr nė Drivastum dhe kishte sunduar atje. Dokumenti pretendohet tė jetė njė diplomė emėrimi e lėshuar nga perandori Mihaili VIII Paleologu (1261-1282) pėr dukėt e Drivastos Mihal Angelos dhe per tė birin Andrea Angelos. Sipas gjithė gjasave duket se kėto marrėdhėnie tė familjes Angelos me Drivastum nuk kanė ekzistuar kurrė”. (Ipen, Shqipėria e vjeter, f.184).
    Familja Engjelli gėzonte njė potencial ekonomik e njerėzor fituar me merita vetjake. Pjetri e Andrea qenė luftarė tė patrembur nė radhėt e Skėnderbeut; Pali qe kėshilltari mė i afti e besniku mė i zellshmi i Skėnderbeut. Kjo familje kishte lidhje me Kastriotėt. E, me sa di unė, edhe me Kamsejt, qė posedojnė materialin perkatės.
    Por le t’ia lėmė autorėve tė librit tė na zbulojnė nė vėllimin e dytė.
    Pak fjalė per stemen e fisit Engjelli:
    Krahas fiseve tjera fisnike shqiptare edhe Engjellorėt kishin stemen e tyre, qė na e paraqesin autorėt nė veprėn e botuar. Stema nuk ėshtė as e qytetit, as e Pal Engjellit qė, sigurisht, si klerik i lartė ka pasė edhe stemen personale, por ėshtė e fisit. Pra, nuk duhet ngatėrruar stema e Pal Engjellit si klerik, stemė me elemente fetare, me stemen e familjes a tė fisit. Studiuesi i vemendshem i Heraldikės shqiptare, Gjin Varfi shkruan: “Stema … e Pal Engjėllit ėshtė radhitur nė kapitullin e stemave tė familjeve tė shquara shqiptare, pasi simbolet e shqytit janė ato tė familjes sė tij”. Pra, stema qė botohet te vepra nė fjalė, ėshtė stema e familjes, ndersa ajo qė boton Gjin Varfi ėshtė e Pal Engjellit kryeipeshkėv. Pjesa qėndrore e stemės ėshtė njė figurė simbolike, nė formė si mburojė frėnge, trapezoide, me vizėn-brinjė bazė tė thyer me njė rrudhė. Brenda saj ėshtė vizatuar njė luan, nė qėndrim ecjeje, me kėmbėn e djathtė lart. Luani ka fytyrė krenare, gojėn pak tė hapur, tė tendosur, por jo agresive, kreshta e bukur nga pjesa e prapme e kokės bie deri nė shpatulla. Trupi i shėndetshėm e i shkathtė pėrfundon nė njė bisht tė gjatė. Luani ėshtė i stolisur me dy ornamente lart e njė poshtė. (ornamentet gjenden edhe nder stema tjera). Figura qėndrore rrethohet nga njė kordon i rrumbullakėt, ndoshta i ngjyrosur. Anash janė tė vizatuar dy krijesa mitologjike kafshėsh fantastike, dy kuaj lufte me krahė, kuaj fluturues, qė tė kujtojnė kuajt e epikės sonė popullore, por me perdorim tė ndryshem. Janė me gojė tė hapur e me dhėmbė tė dalur jashtė. Kėmbėt e parme, tė hapura, mbėshtetėn nė kordonin rrethues tė shqytit, kėmbėt e prapme, tė hapura edhe kėto, mbėshtetėn nė divizėn e stemės. Trupi i kuajve ėshtė i zgjatur, i shkathtė. Poshtė qafės gjindet rrypi rrethues nga lidhet njė zinxhir, qė pėrfundon nė strishjen ku ėshtė shkruar nė gjuhėn frėnge, me shkronja tė mėdha, diviza (moton) e stemės: La virtue est la seule noblesse, qė d.m.th.: Virtyti ėshtė e vetmja fisnikėri. Poshtė figurės qėndrore varet njė kokardė, e vogėl, e rrumbullakėt, e stolisur rretheqark, nė krye njė si kapelė (kurorė) princore. Brenda rrumbullakut ėshtė shkruar latinisht njė urim: Auspicium melioris (urim a shpresė pėr mė mirė). Ndersa sipėr figurės qėndrore ėshtė kapela-kurorė e stolisur. Dhe pėrsėri sipėr saj, e pambėshtetur, ėshtė njė figurė tjetėr, kali fluturues, vizatim jo i plotė.
    Dy divizat, kishe me thanė, janė ndikime tė Pal Engjėllit klerik, ose pėrfaqėsojnė virtyte fetare, por edhe qytetare.
    Duke lexuar Statutet e Urdhėresat e Drishtit befasohemi tek shohim traditėn e pasur e tė vjetėr tė dokeve e zakoneve kanunore tė tė parėve tanė tė pėrcjellur gojė mė gojė, tė ruajtura nga forca e traditės e nga kushtet e jetės. Herė pas here permendėn nė vepėr “zakonet e vjetra ekzistuese”, “Tė parėt tanė na kanė lanė disa kushtetuta, por qė rezultojnė ose tė paqarta, ose tė pamjaftueshme; kanė ekzistuar edhe statute e urdhėresa tjera, por qė nuk njihen, pra: ose janė zhdukur, ose ruhen ende si tė panjohura nder arkiva. Edhe Jireēeku nė “Shkodra e krahina e saj nė mesjetė” na shkruan per “ligje lokale”, tė cilat edhe Republika e Venedikut i vėrtetoi kėto “antiqua Statutua”. Kėto zakone tė vjetra njihen, respektohen, ruhen, mblidhen pėr t’u hjedhė ndėr themelet e statuteve tė reja, sepse per jetėn kishtare e shoqėrore duhet rregull e dėsiplinė, prandaj shpallen statute e urdhėresa, tė cilat pohon vepra, duhen tė jenė tė arsyeshme, tė drejta, tė ndershme. “U ngarkuam disa prej njerėzve tanė tė mblidhnin me shkrim, sipas udhėzimit qė u dhamė urdhėresat e statutet qė i konsideruam si tė domosdoshme”.
    Pra, Pal Engjelli dhe kanonikėt e tij na dalin si gjurmues, mbledhės e studiues tė dokeve, tė zakoneve, e normave juridike tė popullit tonė, paraardhės tė Gjeēovit e qė kjo veprimtari duhet tė studiohet e tė shkruhet nė historikun e jurisprudencės shqiptare. Tė bėn per vete fakti qė ligjet e reja hartohen duke u mbėshtetė nė traditen kanunore tė popullit tonė. Sot ne i perkthejmė ato dhe krijojmė ligje tė reja (edhe ligjin per geit).
    Edhe nė ato kohė tė mjegullta, popullit tonė i predikohej nderimi ndaj ligjit: “Nuk ka asgjė mė tė lartė pėr tė vdekshmit nė kėtė epokė sesa ligji i mbretit” (faqe 142)
    Nė vepėr ndiehet edhe fryma demokratike. Nė zgjedhje tė respektohen tė gjitha tė drejtat. “Nuk vlente zgjedhja, nėse ėshtė bėrė nėn presion, apo me ndėrhyrjen e ndonjė personi tė caktuar, qoftė ai edhe ndonjėri nga drejtuesit e qytetit” (f.71). (Sot zgjedhjet e, sidomos numėrimi, janė sofistikuar aq shumė, sa nuk e kupton nga tė vjen hilja). Nė vepėr caktohen edhe kriteret e zgjedhjes, edhe cilėsitė e tė zgjedhurit. Kanoniku tė mos jetė konkubinas, kumarxhi, pijanec, skandaloz, vjedhacak,… dhe tė njohė gramatikėn ose tė paktėn tė jetė lexues. Statutet etj. permbajnė edhe ndeshkimet. Ēdo faj ka njė ndeshkim, por asnjė ndeshkim me zbatim brutal e tė egėr tė ligjit (si nėn diktaturėn tonė, qė e hodhėn priftin e pafaj nė gropėn e zezė e e mbytėn duke e shtyrė me terfurk, pa kurrfarė gjyqi). Nė Statutet… ka gjithfarė dėnimesh, nga mė tė ndryshmet, por dėnime me vdekje jo!
    Kjo traditė tregon intelektin e aftė, vullnetin e mirė dhe virtytin e lartė tė popullit tonė.
    Unė mendoj: kėto gjurmė kushtetuese tė vjetra, kėto ligje tė pashkruara popullore, qė kanė ardhė deri tek ne, tė transmetuara gojė mė gojė e ruajtė si traditė, flasin per gjurmė autoktonie!
    Vepra nė fjalė ka tė dhėna edhe pėr arsimin tonė, madje, si e kemi theksuar gjetkė, tė dhėna qė nuk janė studiuar sa duhet nga specialistėt e arsimit tonė.
    Ishte e nevojshme dhe e dobishme tė paraqitej studimi i Shuflait e i Novak-ut, studiues seriozė e tė thelluar, medievistė tė njohur e objektivė, tė cilėt nė studimet per statutet tona mesjetare, shprehen: “Nė shekullin XV (1442) permendet nė Drisht… et tres scole maiores videlicet S. Crucis, S.Gjergji, S.Marie sint exempt ab onere decimarun prout fuerunt” f.55 (Tri shkolla maiores kushtue Sh’Kryqit, Sh’Gjergjit, Sh’Marisė tė perjashtuar nga pagesat…). Shoqatat fetare dhe organizimet fetare quheshin edhe shkolla, por nuk perjashtohet qe kėto shoqata tė mbanin edhe shkolla.
    Edhe kur flitet per virtytet, cilėsitė, meritat qė duhet tė ketė i perzgjedhuri kanonik, thuhet: “edhe tė njohė gramatikėn” (1367 docere Donatum et Catonem ut sciat interpretari”, “docere scientiam gramatike”.
    Pra, nė shekullin XIV e XV dokumentohet se kemi shkolla nė Drisht, Pult, Stanjo.
    Nėse shkolla e Stanjos, 1388 me mėsues Teodorin, djalin e Nikollės prej Drishtit duhet thėnė se ishte shkollė “ortografica”, ku mėsohej lexim e shkrim, duhet quajtur shkollė fillore, per shkollen e Pultit 1367 ndoshta edhe tė Drishtit 1442, ku mėsohej gramatika e perkthimi i autorėve Donati e Katoni, duhet quajtur shkolla tė mesme. Duhet kontrolluar nėse bėhet fjalė pėr shoqatė zejtare, edhe per shkollė. Sidoqoftė, gjithato njerėz tė ditur nė Drisht, na bėjnė tė mendojnė se shkollėn fillore, tė paktėn, e kanė bėrė nė vendlindje.
    Tregues zhvillimi arsimor e kulturor, padyshim, janė edhe kuadrot drishtianė qė aktivizoheshin edhe nga Papa me detyra tė rėndėsishme nėpėr Itali, (f.336), nė Verona, Trevizo, Padova…janė edhe klerikėt e lartė qė luanin rol shumė tė rėndėsishėm nė oborrin serb nė bisedimet diplomatike (f.56), pastaj mes papėve e anzhuinėve, presbitėr vendas ishin edhe tre noterėt e njohur nė periudhen kohore 1353-1443 (f.62). Kėshtu, kemi drishtianė qė sherbejnė, si: kancelarė, noterė, mėsues, prokuratorė, skriptorė, etj.
    Indikacion i rėndėsishem ėshtė edhe porosia e vazhdueshme e Imzot Pal Engjellit lidhur me regjistrimet: “tė merret nė shenim ēdo gjė qė bėhet nė kapitull, zgjedhje, emėrim, pezullim, ēkishėrim” etj. Kėshtu u krijua njė arkiv i tipit perėndimor, tė cilin e dogjėn turqit dhe diktatura komuniste. P.sh. Tė gjithė regjistrat e Pultit, si shkrime klerikale, u dogjėn nga njerėzit e diktaturės.
    Pastaj edhe skriptoret pranė monastireve, qė kopjonin dorėshkrime, shkresa, letra etj. lypė studim.
    Duke ballafaquar kėto tė dhėna me veprėn “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranė, 2003 pohojmė, se kjo vepėr, herė-herė, nuk jep information as tė plotė, as tė saktė, madje tė indoktrinuar.
    Edhe ndonjė vėrejtje:
    “Nė shekullin XV familja fisnike mė me ndikim nė Drisht ishte ajo e Spanėve… Span ėshtė fjalė ofenduese te grekėt mesjetarė dhe do tė thotė “pa mjekėr”, “qeros”. (F.47). Perkthyesi i ka ndejė besnik autorit, por unė mendoj se ėshtė dhėnė gabim. Spjegimi i parė ėshtė i paplotė, i dyti i gabuar. Shkurt, duhet perkthyer me fjalėn turke qose, qė do tė thotė “qė nuk i dalin qimet e mjekrės”. Dhe kjo lidhet nga populli me njė difekt fiziologjik, pėr tė cilin populli ynė shpreh perbuzje. Nėse duam tė ruajmė moshėn e emrit, atėherė duhet tė shkrujmė Shpanėt, si i thotė populli.
    Familja Bariloch 1382: Mbiemėr shqiptar mban edhe familja Bariloch, “presbytero Allexio de Drivasto dicto Bariloch, shqip bari dhe lak “kurtha” (f.46, 47). Mendoj se kėtu kemi tė bėjmė me emrin shqip Bardhok, nga Bardh (< i bardhė)+ok=Bardhok, sikur Palok, malok, pra, me kalimin e zakonshėm dh-ll.
    Nė faqėn 51 Jepet emri Bukosh: (pro indiviso cum Buxa Turco). Mendoj se do tė ishte mė mirė tė jepet me emrin Bush. Krahaso Bush Humoi nė mesjetė e Gjin Bushi sot. Afrojmė emrin Llesh, Allexius, pėr tė cilin Prof. Dr. Kolec Topalli shkruan: “Llesh mund tė lidhet sa me greqishtėn byzantine, aq edhe me latinishtėn” (Fonetika historike e gj.shq. T.2007, f.71).
    Jepen toponimet Corte, (terren clamato Corte) dhe Bistriolu, (merr nga qeveria venedikase fshatin Bistriolu). Kėto dy toponime duhej tė jepeshin si janė nė toponiminė e gjallė: Kurte dhe Bishti i Rrjollit, Bishtrriolli. Po kėshtu edhe Plishta jo Plista.
    Emri Zaharia mendoj se duhet dhėnė Zakaria, mbasi ėshtė banor i Veriut dhe kėshtu perdoret nė Veri. Shkurtimisht i thojnė Zaka.
    Duke lexuar emrat nė materialin nė studim, vėrejmė perdorimin perėndimor tė tyre, perdoren prej dy pjesėsh, si: Pal Engjėlli, Dhimiter Frangu (ėshtė gabim si shkruhet sot Frėngu), etj., jo si mė vonė tri pjesėsh Dedė Gjo Luli etj.
    Parashtrimi i qetė e i panerv, fjala e zgjedhur, e matur, herė e permbledhur dhe e prerė, herė vjen e zgjatet si panoramė alpine; perdorimi i njė fjalori tė urtė e tė njerėzishem, kurrė vulgar e prepotent, fryma demokratike dhe ndjenja njerėzore qė shkrihen nė vepėr, i rrisin etikėn veprės, qoftė etikės gjuhėsore, qoftė etikės sė domosdoshme shoqėrore. Nė vepėr lexojmė perdorimin e shumėsit tė respektit – pluralis majestatis: Ne, Pal Engjelli… si e lypte etika e kohės dhe e rangut. Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė etika shoqėrore.
    Meqė duhet tė nderohemi reciprokisht nė dashuri, ta duam njėri-tjetrin pa hipokrizi, dhe punojmė pėr tė mirėn e pėrbashkėt, atėherė: “pėrgjigjet pa britmė e bujė dhe pa rrėmujė tė shprehė mendimin e vet, si tė jetė mė mirė”. Pra etika nuk kėshillohet, por detyrohet, pėrndryshe vjen dėnimi. (Krahasonje me deputetėt tanė qė ngacmohen, shahen, kėrcnohen, edhe rrahen me njeri-tjetrin, paditėn edhe nė gjyq, por asnjėri nuk dėnohet e shamata e etiketueme pa etikė nė parlament vazhdon).
    Veprės i mungon njė portret i Pal Engjellit!
    Vepra Statutet etj. mendoj se duhet pėrkthye edhe nė anglisht.
    Stema e Engjellorėve duhej komentuar. Unė bėra njė pėrpjekje, por autorėt kanė mė shumė tė dhėna.
    Autorėt Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala duhen pėrgėzuar pėr botimin anastatik tė statuteve e tė urdhėresave tė kapitullit tė Drishtit, pėr pėrkthimin e studimit mjeshtėror tė Shuflait e tė Novak-ut, studim informativ edhe kritik, i nevojshėm dhe i besueshėm; pėr burimet e shumta arkivore tė shfrytėzuara e pėr pasurinė bibliografike; pėr shkrime e dorėshkrime, tė botuara e tė pabotuara; pėr konstatimet e tė dhėnat e reja qė servirin, edhe pėr kėndveshtrimin e urtė e objektiv tė paraqitjes sė materialit.
    Botimi i kandshėm e i hijshėm e bėn terheqėse veprėn, e afron lexuesin e nxitė leximin e duket sikur i jep gjallėri e shije pėrmbajtjes fisnike. Prandej i falėnderojmė botuesit e “Ombra GVG”, Z. Gėzim Tafa, duke i uruar qė edhe nė tė ardhmen tė na japin vepra plot dinjitet botues.

    Milosao

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    SHUME MIRE mirepo PERKTHIMI nga LATINISHTJA bane KONFUZION te VERTET,perkthimi SHUME I DOBET,duhet te punohet ma shume ne te,edhe ate ne perkthim,sepse emnat bahen ndryshe,vendet ndryshe dhe e pa kupetimt,sa per ata qe nuke jane te dijshem ne histori ska problem,mirepo ata qe dine ashte problem,sepse ndeshen ne diskutim,dhe aty qendrone puna,duhet perkthimi ma i KJARTE shume i MUNGON STATUTI i DRISHTIT ASHTE NJI GJA FANTASTIKE DHE HISTORI SHUM E BUKUR,po te PERKTHEHET si DUHET.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Paulus Dussius ka qenė ipeshkv i Shasit mė 16. XI. 1440 – 18. VII. 1446, C. Eubel, Hierachia Catholica..., vėll. II, f. 243; D. Farlato, Illyrici Sacri..., vėll. VII. f. 292; ndėrsa B. Gams, Series episcoporum..., f. 406, shėnon si datė tė vdekjes sė Pal Dushit 22. XII. 1445, por nė mes tė emrit e mbiemrit nė kllapa shėnon “Angelus” pėrkatėsisht: Paulus (Angelus) Dusius. Ne mendojmė se Eubeli, Gamsi dhe historianė e studiues tė tjerė gabojnė kush shėnojnė se Pal Dushi dhe Pal Engjėlli, janė dy personalitete tė ndryshme. Studimet dhe kėrkimet shkencore mė tė reja, hedhin poshtė pohimet se kemi dy ipeshkv nė atė kohė; ndėrsa ishte ipeshkv i Drishtit mė 22. XII. 1445-23. IX. 1457. C. Eubel, Hierarchia Catholica..., vėll. II. f. 145; D. Farlati, Illyricum Sacrum..., vėll. VII, f. 240-243; B. Gams, Series Episcoporum..., f. 406. C. Eubel, nė f. 145, referenca nr. 1, shkruan: “Qui 11 Mart. 1454 promovetur in aepum. Craynen., ita tamen ut retineat eēl. Drivasten.” Ndėrsa D. Farlati, vėll. VII, f. 242, shkruan se Paulus Dussius ishte ipeshkv i Crainensem dicti Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke ju referuar vėllimit IV, tė “Illyricum Sacrum.” Nė kėtė vėllim, nė f. 91-183, nuk hasim asjėher emrin e Paulus Dussius, pra si duket nga kėtu vjen ngatėrresa e Pal Dushit me Pal Engjėllin. D. Farlati, Illyricum Sacrum..., vėll. IV, f. 91-183.
    , nuk hasim asnjėherė emrin e Paulus Dussius. Nė fakt, kjo ngatėrresė si duket nuk ėshtė vetėm kėtu, por mund tė ketė ndodhur me rastin e shėnimit tė emrit tė Pal Engjėllit, nė Archivio Segreto Vaticano, fondin Obligationes et Solutiones, vėll. 72; f. 86r, ku ruhet njė dokument origjinal nė tė cilin shkruhet se Pali, ipeshkvi i Drishtit ėshtė emėruar ipeshkėv i Trogirit nė Kroaci, pra jo i Krajės. Nėse kjo ėshtė e saktė, atėherė ngatėrresa vjen prej kėtu. Si duket as Farlati e as Eubel, nuk e kanė pasur nė dorė kėtė dokument. Dokumenti pėr tė cilin flasim ėshtė: “Die Lune V Idus Marcii, [11 mars 1454] sanctissimus dominus noster in consistorio secreto, ad relacionem domini cardinalis Sancte Crucis, absolvit reverendum patrem Paulum, episcopum Drivastensem, a vinculo, quo ecclesie Drivastensi, cui tunc preerat, tenebatur, illumque transtulit ad ecclesiam Traguriensem, per obitum domini Sabe, ultimi Traguriensis archiepiscopi, extra Romanam curiam deffuncti, vacantem, et nichillominus ecclesiam Drivastensem predictam, ut premitttitur, vacantem, eidem domino Paulo quoad vixerit regendam et gubernandam commendavit.”
    “Nė shekullin XV familja fisnike mė me ndikim nė Drisht ishte ajo e Spanėve… Span ėshtė fjalė ofenduese te grekėt mesjetarė dhe do tė thotė “pa mjekėr”, “qeros”. (F.47). Perkthyesi i ka ndejė besnik autorit, por unė mendoj se ėshtė dhėnė gabim. Spjegimi i parė ėshtė i paplotė, i dyti i gabuar. Shkurt, duhet perkthyer me fjalėn turke qose, qė do tė thotė “qė nuk i dalin qimet e mjekrės”. Dhe kjo lidhet nga populli me njė difekt fiziologjik, pėr tė cilin populli ynė shpreh perbuzje. Nėse duam tė ruajmė moshėn e emrit, atėherė duhet tė shkrujmė Shpanėt, si i thotė populli.
    Familja Bariloch 1382: Mbiemėr shqiptar mban edhe familja Bariloch, “presbytero Allexio de Drivasto dicto Bariloch, shqip bari dhe lak “kurtha” (f.46, 47). Mendoj se kėtu kemi tė bėjmė me emrin shqip Bardhok, nga Bardh (< i bardhė)+ok=Bardhok, sikur Palok, malok, pra, me kalimin e zakonshėm dh-ll.
    Nė faqėn 51 Jepet emri Bukosh: (pro indiviso cum Buxa Turco). Mendoj se do tė ishte mė mirė tė jepet me emrin Bush. Krahaso Bush Humoi nė mesjetė e Gjin Bushi sot. Afrojmė emrin Llesh, Allexius, pėr tė cilin Prof. Dr. Kolec Topalli shkruan: “Llesh mund tė lidhet sa me greqishtėn byzantine, aq edhe me latinishtėn” (Fonetika historike e gj.shq. T.2007, f.71).
    Edhe etleva edheahmeti VAZHDOJNE GABIMET E MILLAN SHUFLAJT no KOMENt

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Familja Engjelli gėzonte njė potencial ekonomik e njerėzor fituar me merita vetjake. Pjetri e Andrea qenė luftarė tė patrembur nė radhėt e Skėnderbeut; Pali qe kėshilltari mė i afti e besniku mė i zellshmi i Skėnderbeut. Kjo familje kishte lidhje me Kastriotėt. E, me sa di unė, edhe me Kamsejt, qė posedojnė materialin perkatės.
    Pastaj edhe skriptoret pranė monastireve, qė kopjonin dorėshkrime, shkresa, letra etj. lypė studim,aha duhet lypur STUDIM

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Por gjenealogjia qė na paraqitet nė faqen 191 na shfaq fisin Engjelli me gjak perandorak, pra jo nga ndonjė linjė martesore, qė do me thanė se titulli fisnik u kthye nė llagap (gjė qė ka ndodhė ndėr raste tė tjera) e llagapi i vertetė u harrua. Kėshtu, mund tė ndertojmė: Pal Dush(man) Engjelli: Pal Engjelli.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Njė dokument i gjetur nė arkivin e Vatikanit, sipas gjasave apokrif, bėhet shkas pėr tė hedhur njė hipotezė tė paqėndrueshme, se Drivastum ėshtė themeluar nga familja byzantine Angjelos, nga e cila vijnė perandorėt e viteve 1185-1204 dhe se kjo familje, si e pėrzunė latinėt, qe terhequr nė Drivastum .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hoteli : 25-10-2009 mė 13:07

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Pse atehere prej kesaj ana u dha ne itali TITULLI I MJESHTRIT TE MADH,PSE.?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hoteli : 25-10-2009 mė 13:06

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė Statut I Rrallė Ligjor I Qytetit Tė Drishtit I Vitit 1468

    "Statuti i Drishtit", shfaqet me pėrmbajtjen unike tė tij, si njė monument i mirėfilltė dhe i veēantė juridiko-religjioz, qė sanksionon nė mėnyrė ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisė kristiane, nė njė njėsi administrative qytetare tė caktuar,

    NJė STATUT I RRALLė LIGJOR I QYTETIT Tė DRISHTIT I VITIT 1468

    Dr. Irakli Koēollari

    RRETHANAT E LINDJES SĖ
    "COMMUNES" DHE "REGNA-VE"


    Nė shekullin X, "Perandoria e shenjtė-kristiane" ishte tronditur rėndė prej krizave tė thella politike, qė kishin pėrfshirė Europėn, ndėrsa aty nga fundi i shekullit XII dhe fillimi i shekullit XIII, ajo jepte shenjat e fundme tė saj. Po shpėrbėhej kėshtu njė epokė disa shekullore "Christendom". E ashtuquajtura "skizma" qė kishte filluar, gjente terrenin e pėrshtatshėm pėr realizimin e saj pėrfundimtar.

    Nė terrenin politik pas kėsaj shpėrbėrjeje, pjesa dėrrmuese e Europės pėrjetonte njė realitet tė ri. Nė procesin e kėtyre ndryshimeve fondamentale, kishin filluar tė konfiguroheshin mjedise tė reja gjeografiko-demografike tė njė forme tė panjohur mė parė. Pra, kishin filluar tė formoheshin ndarjet e para politiko-administrative tė emėrtuara "status totius reggni" dhe "communis societas status", "Regnat" dhe "Communis", e thėnė ndryshe Principatat dhe Komunat. (1) (Kleinnschmidt, Herald; "The transformation of Ideas and Attitudes in Middle Ages", Boydell, New York)

    Krahas e bashkė me kėto zhvillime tė aspektit politik, ndryshime domethėnėse po shtriheshin edhe nė terrenin religjioz. "Skizma" Lindje-Perėndim dhe "skizma" brendapėrbrenda Perėndimit po ofronte kapėrcime tė rėndėsishme qė vinin ndesh me rrugėn dhe historinė tradicionale tė kristianizmit. (2)(Demetry, H. Demetry; "Catechism of the East Orthodoxy Church", Florida 2002)

    Tė gjitha kėto zhvillime tė vrullshme, ngjarje qė krijuan realitete tė reja, kėrkuan nė mėnyrė tė natyrshme krijimin e akteve tė reja ligjore qė do tė mund tė administronin dhe drejtonin kėto struktura tė reja politiko-sociale tė shfaqura nėpėr Europėn mesjetare.


    EUROPA FILLON TĖ HARTOJĖ
    LIGJE TĖ REJA


    Dhe rrethana tė tilla lindin pėrherė misionarė tė rinj tė sė drejtės, qė do t‘u jepnin zgjidhje nevojave qė kishin diktuar terrenet e panjohura. Ata do tė hartonin legjislacionin, tė cilin e priste tashmė Europa nė nevojė.
    Forteskie, Gerson, Bartoldo Baldo nė Itali, Guljelmi nga Okhami nė Britani dhe Marsilio nga Padova qenė misionarėt mė tė mėdhenj qė ofruan konceptet e reja dhe kurajoze mbi tė drejtat ligjore tė "Comunave" dhe "Regnave" - pra tė drejtat ligjore tė Mbretėrive, Qyteteve dhe qytetarėve.
    Qenė pikėrisht kėta misionarė qė formuluan parimet se:

    "Ashtu si perandori hartonte ligjin universal pėr tė gjithė ā€¦ ashtu edhe ata qė tashmė janė zotėr nė territore tė veēanta (Regna, Communes) duhet tė hartojnė statute ligjore tė veēanta pėr to".

    "Regnat dhe Commun-at, duke qenė autonomė, kanė tė drejtėn e hartimit tė njė legjislacioni sovran." (3) (da Padova, Marsilio; - "Difensor pacis")

    Kishte lindur kėshtu mundėsia e hartimit tė akteve tė reja ligjore, nėn njė koncept tė ri rreth "sė drejtės", "sovranitetit" dhe "vullnetit tė sovranit". Fillojnė tė hartohen mbi kėtė bazė "Statutet" e para ligjore tė Mbretėrive, Republikave, Civitates dhe Comunave europiane.



    LIGJET E PARA EUROPIANE
    DHE LIGJET E PARA SHQIPTARE


    Pikėrisht, nė kohėt kur fillojnė tė hartohen "Statutet" e para ligjore nėpėr Europė, nė fillimin e shekullit XIV, atė mot fillojnė tė hartohen edhe "Statutet" e qyteteve shqiptare tė Shkodrės, tė Durrėsit, Drishtit, etj. Ato "Statute", nė thelb, nuk janė gjė tjetėr veēse Kushtetutat e para tė tyre.
    Por, siē pėrmendėm, zhvillimet dhe ndryshimet nė Europėn e asaj kohe nuk qenė vetėm politike e sociale, ato qenė edhe religjioze. Pėr rrjedhim, ndryshimet ligjore filluan tė ndodhin edhe nė kėtė fushė. Nė pėrshtatje me rrethanat e reja edhe kisha katolike adoptoi e rezervuar njė numėr ndryshimesh ligjore. (4) (Piero, D‘Amico; "Storia della Filosofia del Dirito", Napoli 2001)
    Nė kuadrin e kėtij tolerimi gjejnė terren ndryshimet nė lėmenjtė e mendimit kristian edhe nė Arbėri. Intelektualė tė spikatur, njohės tė thellė tė filozofisė dhe legjislacionit kristian, nė radhėt e klerit arbėror, hartojnė me miratim Papnor njė "Statut" ligjor me karakter religjiozo-laik, tė qytetit e Drishtit.
    Gjejnė terren pėr t‘u hartuar "Statute" tė tilla edhe nė qytetet dhe territoret e Arbėrisė, pasi edhe nė kėto anė tė Ballkanit ishte krijuar njė infrastrukturė dhe urbanizim i lartė i civilizimit mesjetar, i njėjtė me nivelet e diagramės europiane. Pėr kėto arsye, nuk mund tė hartoheshin, aq mė pak, nuk mund tė zbatoheshin dot Kushtetuta me dispozita qė rregullonin dhe administronin shoqėritė e zhvilluara, moderne tė kohės, pėr shoqėri tė prapambetura, pa njė infrastrukturė tė avancuar ekonomike, politike, religjioze, intelektuale dhe qytetare.
    Dhe qytetet arbėrore i kishin kėto nivele, prandaj edhe mund tė hartonin Kushtetuta dhe organizonin jetėn e tyre mbi shtrate ligjore tė barasvlefshėm dhe bashkėkohorė me ata europianė.
    Kėshtu ishte edhe Drishti, njė qytet i lulėzuar mesjetar, me njė infrastrukturė urbane mjaft tė pėrpunuar, me katedralen e tij dhe institucione tė tjera tė zhvilluara civile dhe ligjore, me fisnikėrinė e tij tė njohur qytetare brenda dhe jashtė Arbėrisė, me magjistratėt dhe noterėt, me komunitetin e tregtarėve tė shumtė, me fuqinė ekonomike mjaft potente, gjer aty sa priten edhe monedha tė bronzta, me muret rrethues hijerėndė, me intelektualė tė shquar qė mund tė krijonin dhe hartonin ligje tė denjė pėr tė qenė rivalė me fqinjėt e tyre perėndimorė.



    "STATUTI I DRISHTIT",
    ZBULIM QĖ NDRIĒON
    PJESĖ TĖ ERRĖTA HISTORIKE


    Padyshim, gjetja nga albanologu i famshėm kroat, i shekullit tė kaluar, Milan Shuflai dhe botimi sė fundi i "Statutit tė Drishtit", nga OMBRA GVG, nėn punėn e kujdesshme dhe tė lavdėrueshme tė dr. Musa Ahmeti dhe dr. Etleva Lala i - "Statuta... Drivastensis", ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr historinė e civilizimit tė moēėm shqiptar, tė fondit tė letrave arbėrore dhe nė tėrėsi, tė pasurisė tonė etno-kulturore dhe religjioze tė sė kaluarės. Qytetari ynė, juristėt dhe gjer fondet e arkivave duhet tė njihen me kėtė monument tė rėndėsishėm historiko-juridik, si pjesė e vlerave tė rralla, tė veēanta, tė trashėgimisė, tė sė drejtės dhe jurisprudencės tonė nė veēanti. Ėshtė i tillė sepse dokumenti nė fjalė ndriēon hapėsira shekullore, pjesė tė rėndėsishme, tė errėta, tė panjohura, nė disa raste tė dyshimta, tė varfra tė historisė sonė dhe ofron e pasuron njė realitet tjetėr, krejt tė ri tė botės Arbėrore mesjetare.



    "STATUTA ET ORDINATIONES
    CAPITULI ECCLESITAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS"


    Nėn kėtė titull, "Statuti i Drishtit", shfaqet me pėrmbajtjen unike tė tij, si njė monument i mirėfilltė dhe i veēantė juridiko-religjioz, qė sanksionon nė mėnyrė ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisė kristiane, nė njė njėsi administrative qytetare tė caktuar, atė tė qytetit tė Drishtit, "civitates Drivastensis", nė territoret e Arbėrisė mesjetare. Ėshtė fjala pėr njė dokument, i cili ndoshta gjer mė tash ėshtė i vetėm nė llojin e tij, nė hapėsirat ballkanike, por edhe pėrtej tyre, nė ato europiane.
    Ėshtė i tillė, sepse ky i Drishtit, ndryshe nga Statutet e "Regnave"- "Civitat"-eve, "Communa"-ave, apo republikave tė para europiane, nė shek. XIV-XV, tė cilėt pėrmblidhnin tėrėsinė e normave tė sė drejtės administrative, tė sė drejtės civile, tė sė drejtės penale, tė sė drejtės familjare; tė drejtat, liritė dhe detyrimet e qytetarit, pra qė nė njė mėnyrė qenė Kushtetuta, ky "Statut" nuk pėrmbledh dispozita tė njė natyre tė tillė.
    Ai pėrmban njė numėr normash procedurale, tė cilat rregullojnė: a - jetėn dhe veprimtarinė e institucionit tė Kishės Katolike, b - organizimin e saj hierarkik, c - mėnyrėn e zgjedhjes sė Retorėve dhe Prokuratorėve, d - funksionet dhe detyrat e Kanonikėve, tė Kryedhjakėve, tė Kryeipeshkėve, e - ritet, rregullat, meshat, lutjet dhe liturgjitė, f - tė drejtat dhe detyrimet e kanonikėve, g - sanksionet pėr shkeljen e rregullave tė parashikuar nga ky Statut, h - normat morale tė komunitetit kristian, etj. (5)(Shih, "Stututet dhe Urdhėresat....", f.145,147,156..)
    Nė tė parashtrohen tė drejtat dhe detyrimet e besimtarėve kristianė, sanksionet konkrete pėr shkelėsit e normave tė statutit. Ai pėrcakton kompetencat e veēanta tė kishės sė Drishtit, rregullat e zgjedhjes sė Kanonikėve, mėnyrėn e hartimit tė dokumentacionit, etj.



    FJALĖT E PAL ĖNGJĖLLIT
    NĖ STATUTIN E DRISHTIT


    Qė nė faqet e para tė Statutit, tė cilat ne do t‘i quanim mė saktė prolog tė tij, promovohet i tėrė ky monument juridik pėrmes fjalėve tė njėrit prej autoriteteve dhe figurave mė dominuese tė kristianizmit arbėror tė mesjetės, Pal Engjėllit. Por, jo vetėm i kristianizmit por edhe i politikės dhe diplomacisė sė shtetit tė Skėnderbeut.
    Nė kėto tre faqe, Kryepeshkopi i Durrėsit, Shkodrės dhe Drishtit, i drejtohet me fjalėt e tij tėrė strukturave dhe individėve qė mbajnė nė kėmbė institucionet dhe shpirtin e kristianizmit tė asaj kohe "nė popullsinė Ilirike" (siē shprehet ai vetė), nė Arbėri. Ai ēon nė vėmendjen e Kryepeshkopėve, Ipeshkėve, burrave tė nderuar Abatėve, Kryepriftėrinjve, Rektorėve, Prelatėve, nė katedralet e Sapės, Shkodrės, Drishtit, Durrėsit, etj., se "pėrse ishte bėrė i nevojshėm hartimi i kėtij Statuti, Kanoniku tė riā€¦?!" (7) (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG)
    Dhe ēuditėrisht, nė fjalėn e tij sqaruese, Pal Engjėlli na bėn tė njohur njė fakt enigmatik, tepėr tė rėndėsishėm pėr fushėn e jurisprudencės shqiptare dhe tė trashėgimisė sė shkruar ligjore qė ende nuk njihet. Ja ēfarė pohon ai konkretisht:


    NJĖ THESAR JURIDIK SHQIPTAR I PANJOHUR

    "ā€¦Ne, kanonikėt dhe kapitulli i kishės sė Drishtit, ..konstatojmė se tė parėt tanė na kanė lėnė disa Kushtetuta, tė cilat nga ana tjetėr rezultojnė ose tė paqarta ose tė pamjaftueshmeā€¦."(8)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG)

    Pėrmes kėtyre fjalėve tė pakta, tė Pal Ėngjėllit dhe njė grupi burrash tė menēur, pjesėmarrės dhe hartues tė Statutit tė Drishtit, mėsojmė njė lajm tronditės dhe tė rėndėsishėm njėkohėsisht, atė qė Arbėria, pėrpara kohės sė hartimit tė kėtij Statuti (shek. XV), kishte pasur edhe Kushtetuta tė tjera ligjore, mė tė vjetra, tė cilat me kalimin e kohėve "janė bėrė tė paqarta dhe tė pamjaftueshmeā€¦." Siē shprehen ligjvėnėsit.(9) (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis, Ombra GVG)
    Pra, ėshtė ky dokument i shkruar qė na konfirmon ekzistencėn e njė tradite zakonore tė shkruar shqiptare tė lashtė. Do ta quaja njė frazė tė artė, njė ēast solemn dhe ngazėllimi pėr historinė e sė drejtės sė lashtė shqiptare!.
    Do ta thosha kėtė, sepse edhe traditat zakonore mesjetare tė popujve me tė hershėm nė kėta lėmenj, si britanikėt, dokumentin e parė ligjor, "Magna Cartan", e kanė shkruar mė 1215. Dhe ky dokument nuk ėshtė Kushtetutė, pra pėrmbledhės i njė numri dispozitash themelore, por njė fletė tė vetme! Ndėrsa siē pohojnė nė kėtė dokument kėta ligjvėnės tė hershėm shqiptarė, qyteti arbėror paska pasur edhe para kėsaj periudhe, kode tė tėra tė shkruara!!!

    Po cilat qenė ato Kushtetuta arbėrore tė vjetra?
    Sa tė tilla ka pasur?
    Nė ē‘gjuhė kanė qenė shkruar ato?
    Ē‘thoshin dispozitat e kėtyre Kushtetutave?
    Ēfarė shprehnin normat e kėsaj tė drejte tė lashtė zakonore shqiptare?
    Kush i pati shkruar ato?
    Kur qenė shkruar ato?
    Kėto dhe shumė pyetje tė tjera mbeten ende tė fshehura mbas enigmės, nė mos mbetshin tė tilla pėrjetėsisht nėse arkivat dhe fondet e tyre nėpėr botė nuk do t‘i nxjerrin nė dritė asnjėherė kėto thesarė. Sidoqoftė, le tė presim dhe shpresojmėā€¦.


    PĖRSE U BĖ I NEVOJSHĖM HARTIMI I
    "STATUTIT TĖ DRISHTIT"
    (KARAKTERI DINAMIK)


    Mbas fjalėve hyrėse, hartuesit e Kanonikut shprehin qartė arsyen dhe nevojėn e hartimit tė Statutit tė ri. "Ndodh nganjėherė qė pėr shkaqe tė reja qė dalin nė pah dhe pėr vėshtirėsi tė reja janė tė nevojshme statute dhe urdhėresa tė tjeraā€¦." (10)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG)
    Pėrmes kėtyre fjalėve ne shikojmė tė shprehur qartė njė nga parimet aristoteliane tė tipareve tė ligjit, - karakterin dinamik tė tij, ē‘ka do tė thotė ndryshimin dhe pėrmirėsimin periodik tė ligjit, nė pėrshtatje me zhvillimet e shoqėrisėā€¦dhe jetės. (11).(Aristoteli; "Etika Nikomake", Athens 1977)
    Nga ana tjetėr, hartuesit e Statutit sqarojnė se miratimi i ndryshimeve tė reja nuk mund tė bėhej rast pas rasti pėr ēdo ndryshim mė vete, pėr shkak tė pamundėsive konkrete. Prandaj ndryshimet janė bėrė tėrėsore dhe hartimi i normave ėshtė bėrė nga fillimi, nė prezantimin e njė Statuti pėrmbledhės, tėrėsisht tė ri.
    Brenda dispozitave qė formatojnė kėtė institucion tė gjerė ligjor, ka shumė ēėshtje qė lipsen tė studiohen dhe analizohen nė pikėpamje ligjore shkencėrisht dhe besojmė se kėto me siguri do tė realizohen me fondet e pasura tė kėtij Statuti. Por, do tė veēonim si fillim disa tipare thellėsisht racionale qė mbart ky Statut.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė Statut I Rrallė Ligjor I Qytetit Tė Drishtit I Vitit 1468 Kod Ligjor,

    NJė STATUT I RRALLė LIGJOR I QYTETIT Tė DRISHTIT I VITIT 1468

    KOD LIGJOR, JO VETėM RELIGJIOZ, POR EDHE LAIK


    Megjithėse, misioni dhe qėllimi i hartimit tė kėtij Statuti shprehet qartė jo vetėm nė hyrjen e tij, por nė tėrė pėrmbajtjen e dispozitave qė renditen nė tė, nė kėqyrjen, analizėn dhe interpretimin literal ligjor tė neneve gjenden mjaft elemente tė karakterit laik tė kėtij Kodi.
    Siē shprehen vetė autorėt e Statutit, nė hartimin e tij ata nuk janė mbėshtetur vetėm nė rregullat apo rregulloret kanonike biblike tė papatit, por edhe nė "kushtetuta tė vjetra tė cilat rezultojnė tė paqartaā€¦", ē‘ka do tė thotė se ata janė mbėshtetur nė burimet e traditės zakonore vendase, me origjinė popullore, pra laike. (12). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , f.142)
    Elementė laikė nė statut gjejmė edhe nė rastet e zgjedhjes sė rektorėve dhe prokuratorėve. Nė mėnyrė tė ēuditshme, hartuesit e kėtij dokumenti i kanė dhėnė tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė votim jo vetėm klerikėve, por edhe pėrfaqėsuesve nga populli, besimtarėve tė thjeshtė. "...Tre pleq dhe dy tė rinj tė cilėt tė betohen se do tė zgjedhin si rektor dhe prokurator... atė qė e njohin si mė tė dobishėm." (13). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli 2)
    Ndėrsa vazhdojmė mė tej, (neni IX i Statutit) duke iu referuar konkretisht gjendjes ekonomike tė Drishtit dhe tė banorėve tė saj, ku do tė shtrinte efektet e veta ky Statut, hartuesit e kėtij ligji mes tė tjerave, mbėshtetur nė realitetet e kohės, shprehen:
    "Meqė jemi tė varfėr dhe kemi tė ardhura tė pakta, duhet tė kėmbėngulim nė punėn e duarve..." (14)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli IX)
    Siē shihet, ky lloj formulimi nė kėtė nen, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me dispozitat e njė kanoniku religjioz. Ai i ngjan nė kėtė rast, mė shumė njė kėshille popullore qė u jepet qytetarėve tė varfėr pėr tė pėrballuar kushtet e vėshtira ekonomike, sesa njė predikimi tė mirėfilltė religjioz.

    NGRITJA E NORMAVE MORALE
    NĖ NIVELIN E NORMAVE KANONIKE


    Hartuesit e kėtij Statusi (kanoniku), duke dashur qė tė ruhen dhe tė ngjizen nė ritualet kristiane disa prej zakoneve tė mira tė edukatės dhe moralit popullor vendas, kanė pėrpiluar edhe dispozita tė reja, qė i kanė bėrė pjesė tė neneve tė kėtij Statuti, tė tilla si mė poshtė.

    Nė nenin XII, urdhėrohet:
    ".... Morėm vendim qė askush tė mos guxojė tė ndėrhyjė ose tė flasė pa leje para ... pleqve. Nė rast tė kundėrt dėnohet..." (15)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XII)
    Nėn kėtė logjikė dhe me kėtė objeksion, ne gjejmė nė kėtė Statut edhe njė numėr tjetėr dispozitash me orientim dhe bazė nga trashėgimia morale vendase, por, pa dashur tė zgjatemi nė secilin prej tyre, do tė pėrmendim edhe dy mė tipiket, atė me nr. XXXVII dhe XXXVIII, ku thuhet:
    "Asnjeri s‘duhet tė guxojė tė luajė zaresh ose ndonjė lojė tjetėr tė pandershme me tė holla (bixhoz)..."
    "Kur mblidhemi pėr drekė askush tė mos guxojė tė sjellė me vete ndonjė vajzė..." (16).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XII)
    Pra, siē shihet, bazė e predikimeve dhe mesazheve, qė pėrcjellin dispozitat e kėtij kanoniku, nuk janė vetėm e thjesht normat kristiane, por edhe ato morale popullore, tė cilat vijnė prej trashėgimisė zakonore vendase.
    Nė kėtė mėnyrė, ne shohim nė mėnyrė konkrete atė operacion ligjor qė thirret "ngritje e disa prej normave morale e zakonore vendase nė nivelin e normave kanonike".


    NJĖ INICIATIVĖ
    E DUKSHME LIGJORE


    Nė studimin e vėmendshėm tė kėtij kanoniku dallohet qartė dhe dukshėm, nė jo pak nene tė tij, iniciativa ligjore e hartuesve tė kėtij pėrmbledhėsi procedurash dhe aktesh materiale ligjore. Ėshtė pikėrisht kjo iniciativė qė e nxjerr Statutin pėrtej shabllonit tipik dhe stereotip kristian, sikurse radha e statuteve tė tjera tė pėrmendura tė natyrės sė njohur.
    Ėshtė e kuptueshme se Statuti ėshtė hartuar dhe mbėshtetur kryesisht nė normat bazike kristiane, por ai e thotė qartė se ėshtė pėrshtatur pėr qytetin e Drishtit dhe banorėt drishtianė. Orientimi dhe terreni drishtian ėshtė i pranishėm kudo nė nenet e kėtij Statuti dhe i shprehur nominalisht me emrin e kėtij qyteti arbėror, konkretisht dispozitat e tij tė shumta si, Nenet IX, X, XI, XII, XV, XXXVII, XXXVIII, XXIX, XLVII, LIV, etj. (.. e kishės sė Drishtit..., pėr kėtė arsye kanonikėt e kishės sė Drishtit,... pėrse nė kishėn e Drishtit nuk ėshtė numri i kanonikėve... prej dere tė mirė drishtiane... .unė x.. i zgjedhur kanonik i kishės sė Drishtit..., .... i kishės sė Drishtit i uron...., etj) (17).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli IX,.. XII...LIV)
    Nga ana tjetėr, nėse rregullat kristiane janė unike dhe tė unifikuara pėr tė gjithė institucionet, besimtarėt, qytetet dhe katedralet e tyre kristiane, pavarėsisht nga vendi, etnia, raca, etj., Statuti i Drishtit nėnvizon jo rrallė, brenda rreshtave tė tij, se ai ėshtė kanonik i qytetit tė Drishtit, pėr katedralen dhe besimtarėt e kėtij qyteti.
    Jo vetėm kaq, por nė njėrėn prej dispozitave me karakter procedural, kuvendi ka shpallur dhe miratuar me kurajė njė normė qė synon ta bėjė akoma mė drishtiane hierarkinė e kėtij institucioni. Kėshtu, nė nenin XLIV thuhet:
    "Prandaj, duke ndjekur kėtė zakon tė mirė, morėm vendim qė kanonikė tė zgjedhim atė ... me emėr tė mirė, ... qė ka shėrbyer nė kishėn tonė....qė nė moshė tė vogėl,.. dhe tė jetė prej dere tė mirė dhe tė vjetėr drishtiane nga tė dy prindėrit, sepse ka 40 vjet e kėtej, qė bashkėkanonikėt vijnė nga dyer tė tilla." (18).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XLIV)
    Dispozita e mėsipėrme, por edhe disa tė tjera nė kėtė Statut, shprehin qartė edhe njė prirje tjetėr juridike, tė njohur si "precedenti", praktikė kjo e "Common Law"-ut britanik.


    ELEMENTĖT SHQIPTARĖ

    Statuti ėshtė i shkruar nė latinisht. Por, kjo nuk u jep aspak terren njerėzve naivė tė ngazėllehen dhe proklamojnė se kanoniku "nuk ėshtė shqiptar!!!"
    Edhe "Magna Carta", e vitit 1215, me tė cilin mburret me tė drejtė Britania, por edhe Europa, si dokument i parė i trashėgimisė sė shkruar ligjore, ėshtė i shkruar nė latinisht. Megjithatė, ky fakt nuk e bėn aspak italian kėtė monument tė memories dhe trashėgimisė zakonore!
    Pėrkundrazi, gjithė bota e njeh dhe e respekton atė si dokumentin e papėrsėritshėm tė sė drejtės britanike!
    Nga ana tjetėr duhet tė dimė se, gjer nė agun e Rilindjes Europiane, latinishtja ishte gjuha zyrtare e tėrė "perandorisė kristiane" europiane. Por, mendoj se nuk ka arsye tė qėndrojmė mė gjatė nė kėtė ēėshtje.
    Pa dyshim, qė Statuti ka dispozita nga e drejta kanonike tradicionale kishtare kristiane. Ėshtė krejt e pritshme, normale dhe nė vlerėn e tij tė ketė kėtė orientim, sepse nė thelb ai ėshtė njė pėrmbledhės normash ligjore me orientim religjioz-kristian.
    Duke qenė i tillė, pėrmes kėtyre dispozitave, Statuti sjell dhe transmeton edhe vlera morale dhe shpirtėrore, ndėr mė tė arrirat e njė bote tė tėrė kristiane dhe qytetėrimit perėndimor, tė pėrzgjedhura dhe pėrpunuar nė shekuj. E pa dyshim, kjo ishte njė vlerė dhe nevojė pėr Arbėrinė e asaj kohe.
    Por, bashkė me to, hartuesit e kėtij Statuti kanė ofruar dhe kanė renditur si pjesė tė neneve tė tij edhe njė numėr dispozitash dhe predikimesh morale qė vijnė nga trashėgimia zakonore shqiptare.
    Ēfarė kanė bėrė dhe ēfarė bėjnė ligjvėnėsit tanė sot? Tė njėjtėn gjė qė kanė bėrė pararendėsit e hartimit tė kėtij Statuti. Kanė marrė dhe vazhdojnė tė marrin nga legjislacioni europiano-perėndimor akte ligjore, statute, kode etj., tė vlerėsuar si mė tė arrirėt dhe i pėrshtatin ata nė harmoni me kushtet e vendit tonė. Por, kjo nuk i bėn kėto ligje mė pak shqiptare, pėrkundrazi.
    Nė thelb, edhe sistemet ligjore qė ka vetė Perėndimi i sotėm nuk janė thjesht dhe vetėm trashėgimi e njė populli tė vetėm europian, por eksperiencė dhe pasuri e trashėgimisė historike tė shumė popujve dhe shumė kohėve.
    E thėnė pėrmbledhtas, Statuti i Drishtit ėshtė njė monument ligjor i njė natyre unike, pasi ėshtė njė statut arbėror, njė ligj i pėrshtatur pėr kushtet e njė komuniteti tė kohės, duke pėrmbledhur brenda tij bashkėrisht norma tė sė drejtės kanonike kristiane dhe ato zakonore vendase.


    HISTORIA E SĖ DREJTĖS NĖ SHQIPĖRI
    DUHET TĖ NDRYSHOJĖ!


    Gjetja dhe publikimi pak kohė mė parė i "Statutit tė Shkodrės" (i vitit 1346), sė fundmi i "Statutit tė Drishtit" (i vitit 1468) si dhe tė dhėnat e shumta pėr ekzistencėn e "Statutit tė Durrėsit", apo tė ndonjė qyteti tjetėr tė Arbėrisė mesjetare, e rendisin vendin tonė pa asnjė mėdyshje tanimė nė radhėn e vendeve me njė trashėgimi ligjore tė shkruar, si pak vende tė tjera nė hapėsirat gjeografike europiane.
    Ato flasin qartė se populli ynė nuk vjen nga tradita tė varfra tė shoqėrive tribale, apo komuniteteve klanore nė treva tė thella rurale, tė administruara vetėm prej traditės zakonore orale.
    Ato na thonė se shoqėria shqiptare e Mesjetės nuk ishte njė shoqėri e strukturave sociale tė pazhvilluara dhe tė administruara vetėm nga "Kanuni". Pa dyshim, edhe "Kanuni" shtrinte juridiksionin e tij dhe funksiononte, por vetėm nė zona dhe treva tė caktuara, enklava malore, ku nuk arrinin dot tė shtrinin efektet e veta, pėr shkaqe urbane e gjeografike, statutet dhe institucionet ligjore qė pėrmendim mė sipėr.
    Shoqėria e urbanizuar arbėrore mesjetare, me daljen nė dritė tė kėtyre dokumenteve tė rėndėsishme, tanimė na flet qartė dhe ndryshe, pėrmes provave historike tė njė lloji tė veēantė. Ajo na flet pėrmes gjuhės sė pėrpunuar dhe tė shkruar tė ligjeve, siē janė statutet.
    Vjetėrsia e kėtyre dokumenteve, hershmėria e fondeve tė shkruara ligjore ėshtė tregues dhe pasqyrė e padiskutueshme e vjetėrsisė sė themeleve tė civilizimit, tė shtėpisė sė njė populli. Dhe duket qė populli ynė e paska atė.
    Pėr kėto dhe arsye tė tjera, qė pėrmendim mė sipėr, "Historia e tė Drejtės" nė Shqipėri duhet tė ndryshojė, pasi prurjet e reja i japin Mesjetės tonė njė profil krejt tjetėr nga ai qė kemi njohur gjer mė tash. Organizimet dhe institucionet ligjore nė Arbėri, tė ngritura mbi prurjet mė tė arrira tė traditės europiano-perėndimore tė kohės, pleksur ato edhe me traditėn zakonore tė shkruar vendase krijojnė njė fond nderi nė historinė e jurisprudencės mesjetare shqiptare, por pa asnjė mėdyshje edhe nė atė tė ////////////////rajodhve tė artė europianė.
    Tė gjitha kėto prurje tė reja, pa asnjė mėdyshje shumė tė rėndėsishme duhet tė zėnė vendin e duhur dhe tė pasqyrohen denjėsisht nė tekstet e historisė sė tė drejtės shqiptare.

    HISTORIA DHE E DREJTA

    Me gjetjen dhe botimin e "Statutit tė Shkodrės" dhe tė "Statutit tė Drishtit", gjykojmė se historiografia e ka thėnė fjalėn e saj. Radhėn e ka jurisprudenca dhe komuniteti i juristėve shqiptarė, tė cilėt duhet tė bėjnė hulumtime, interpretime dhe analiza tė thella shkencore mbi kėto dokumente me vlerė.
    Nė tėrėsi ky dokument juridik, por edhe dispozitat e veēanta tė tij lipset t‘i nėnshtrohen vėzhgimit dhe qėmtimit tė kujdesshėm. Vlera e vėrtetė e statuteve nuk ėshtė botimi dhe njohja e tyre, kėto monumente tė pazbuluara qė na vijnė nga lashtėsia do t‘i kumtojnė ēmimet e vėrteta tė thesareve tė tyre tė papėrsėritshme vetėm kur tė interpretohen saktėsisht se ē‘janė ato, thelbi, prurjet, misionin social, mesazhet historiko-juridike, sanksionet ndėshkuese, ashpėrsia apo toleranca, tė drejtat, privilegjet dhe detyrimet, nga qytetari i thjeshtė e gjer te Monarku etj.
    Statutet janė nė thelb strukturat ashtore qė formatojnė anatominė e vėrtetė tė atij "organizmi" qė thirret shtet, pėr rrjedhim natyrėn e njė shoqėrie nė njė kohė tė caktuar. Pa praninė, studimin dhe analizėn e tyre vlerėsimi i historisė sė njė populli do tė ishte i mangėt dhe i pasaktė.

    NJĖ PORTRET I PANJOHUR
    NĖ MINIATURĖ I PAL ENGJĖLLIT


    Nuk do ta quanim normale tė ndaheshim nga rreshtat e kėtij shkrimi pėrmbledhės, kushtuar kėtij thesari historiko-juridik, tė ardhur me mundim nga Mesjeta arbėrore, nėse nuk do tė thoshim dy fjalė pėr njeriun qė drejtoi dhe miratoi hartimin e kėtij Statuti tė rrallė, - Pal Engjėllin.
    Kjo figurė ende pak e njohur e kristianizmit dhe historisė tonė kombėtare, ky aleat besnik i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, diplomat dhe ambasador brilant nė kohėt e ndezura dhe tė pėrgjakura tė vėrshimeve barbare osmane mbi trojet tona, paraqitet edhe kėtu me profilin, dinjitetin dhe rolin e njė intelektuali me dimensione tė pakrahasueshme. Tashmė si njė jurist i pjekur.
    Nė dokumentacionin arkivor latin, ai bėhet evident qė nė moshė relativisht tė re, kur shėrbente nė qendra tė vogla periferike kishtare, gjersa pėr merita tė veēanta, ngjit shkallėt e hierarkisė dhe bėhet kryepeshkop i Durrėsit, Shkodrės e Drishtit.
    Por, me rolin e tij tė veēantė, nė drejtimin e punėve pėr hartimin dhe miratimin e kėtij "monumenti tė vėrtetė ligjor", Pal Engjėlli na zbulon njė vlerė tjetėr tė panjohur, atė tė misionarit legjislator dhe themelues i traditės shqiptare tė shkruar tė sė Drejtės.
    Por, "Statuti i Drishtit" veē sa ofron vlera tė papėrsėritshme nė ato fusha, qė pėrmendim mė sipėr, thesari i tij krejt rastėsisht na ofron edhe njė vlerė tė njė fushe tjetėr!
    Ndėrsa vėshtrojmė me kėrshėri faqet e "Statutit tė Drishtit", ky dokument mahnitės na zbulon papritur njė tjetėr vlerė tė rėndėsishme! Por, ajo ėshtė e njė lloji tė veēantė dhe nuk i takon as fushės sė historisė dhe as asaj tė sė drejtės. Ajo i takon fushės sė Arteve Figurative dhe i dhuron asaj njė vlerė unike, ndoshta pėr herė tė parė krejt tė veēantė dhe tė panjohur.
    Pikėrisht, nė faqen e parė tė tij, "Statuti" fillon me fjalėt "Paulus Angelus..." ( Pal Engjėlli) . Nė germėn e parė tė fjalės "Paulus", qė ėshtė germa "P", madje brenda rrethores sė kėsaj germe gjendet portreti i njė peshkopi. Nė njėrėn dorė, tė majtėn, ai mban shkopin baritor, ndėrsa dora e djathtė ėshtė e ngritur lart, nė pozicionin e njohur tipik tė bekimit. Mbi supe ka tė hedhur njė petk ngjyrė vjollcė dhe jeshile qė arin gjer poshtė gjunjėve. Shtati i Kryeipeshkvit rrethohet nga njė sfond blu-vjollcė i errėt, ēka e bėn mė evident portretin.
    Ėshtė portreti nė miniaturė i vetė Pal Engjėllit.
    Me gjetjen dhe botimin e kėtij "Statuti", fondit tė arteve tona figurative i shtohet njė tablo e rrallė, kjo miniaturė koloristike, njė ndėr tė parat dhe tė rrallat e kėsaj gjinie tė artit tonė figurativ, e punuar nga njėri prej dy shkruesve shqiptarė tė kėtij "Statuti"...
    Pra, bashkė me Statutin, ne kemi tanimė edhe njė piktor shqiptar tė hershėm qė vjen nga viti 1468, bashkėkohės me epokėn e madhe tė Rilindjes Europiane.
    Veē kėsaj pikture nė miniaturė, edhe njė numėr ilustrimesh me stilizime koloristike nė ēdo kapitull dhe germat e para tė neneve tė kėtij "Statuti" e bėjnė estetikisht mjaft tė kėndshėm kėtė dokument. Tė gjitha kėto ilustrime, qė jo rrallė ngjajnė si motivet popullore tė veshjeve tona tradicionale, lipset tė qėmtohen dhe studiohen me kujdesin e nevojshėm shkencor.
    Si ēdo akt themelor ligjor, apo Kushtetutė e kohės, qė nė hyrjen e vet shpallte "moton" mishėruese, apo mesazhin unik tė saj, edhe ky "Statut" ka tė stampuar nė faqen e parė logon e vet tė shkruar, qė ėshtė: "La vertue est la seule noblesse", si dhe njė stemė qė ndoshta ėshtė ajo e qytetit tė Drishtit.
    Le tė shpresojmė qė tė rejat dhe vlerat e mėdha historike, juridike, por edhe ato artistike qė na sjell ky monument arbėror drishtian do tė pasohen nga studime tė tjera qė do tė ndriēonin edhe mė tej vlerat e thella qė mbart nė thellėsitė e tij ky thesar.

    Dr. Irakli Koēollari

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,445
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Statuti i Shkodres

    Sfondi historiko-social i hartimit tė Statutit tė Drishtit

    Statutet e Shkodrės dhe tė Drishtit tė botuar rishtazi para 4 dhe 6 vjetėsh nė shqip u japin njė mundėsi tjetėr historianėve tė sė drejtės pėr tė studiuar, shqyrtuar dhe arritur nė konkluzione tė pjesėmarrjes sė popullsisė arbre nė procesin e njohur tė themelimit tė komunave si qendra qytetare tė administruara me ligjet e veta nė Mesjetė

    Emri:  Statutet-e-Drishtit-1.jpg

Shikime: 1676

Madhėsia:  113.5 KB

    Arbėria Mesjetare ishte njė koncept qė nė rrafshin kulturor pėrfshinte tre shtresėzime tė ndryshme kulturore tė ndėrthurura me njėra-tjetrėn. Sė pari, ishte kultura arbre, njė pėrzierje e traditave mė tė mira vendase me kulturėn e huaj qė ishte imponuar nga lart-poshtė nė formėn e pushtimeve tė drejtė pėr sė drejta qofshin kėto latine, bizantine apo sllave, por edhe njė shtresė tjetėr arbėrore-romane dhe arbėrore-bizantine-romane-sllave tė krijuara prej njė bashkėjetese tė gjatė me kufij etnikė tė papėrcaktuar qartė. Kjo ndėrthurje kulturash nė njė territor tė ngushtė tė pėrbėrė nga bregdeti, fusha, moēale, por edhe gryka e qafash malesh, pėrfaqėsonte mė sė miri atė qė albanalogu i njohur, Shuflai, e quante si “monada e Ballkanit”. Territori arbėr me tė vėrtetė qė pėrbėnte njė pėrjashtim krahasuar me territoret e tjera rreth e qark, pasi brenda kėsaj hapėsire tė vogėl ishin pėrplasur dhe konvenuar influencat kulturore tė Bizantit, tė ortodoksisė, tė Venedikut, tė katolicizmit, tė perandorėve serbė e bullgarė dhe tė sllavizmit si nė asnjė territor tjetėr. Nė vetvete, Shqipėria ėshtė monada e Ballkanit, nė tė cilėn pasqyrohet krejt kozmosi ballkanik me gjithė ngjyresat e veta latine, greke, romane, bizantine, italiane dhe sllave, ku ende sot vezullojnė kristale tė shumta tė gjendjes zanafillore, ku ende duken ato shtresa themelore etnike tė gadishullit Ballkanik, ngulmimi dhe qėndresa e tė cilave u dha gjuhėve ballkanike vulėn e njė fizionomie tė pėrbashkėt e ndihmoi edhe nė krijimin e njė karakteri tė pėrbashkėt tė kulturės mesjetare ballkanike. Pjesė tė rėndėsishme tė kėsaj kulture mesjetare ishte sigurisht edhe kultura e ligjeve, juridiksionit dhe rregullimit tė marrėdhėnieve me tė tretėt si brenda njė territori, por dhe nė marrėdhėnie me entitete tė tjera shtetėrore fqinje. Veēoria e territorit arbėr dhe zhvillimet historike dhe kulturore qė kishin marrė udhė aty bėnte tė mundur njė larshmėri zhvillimi pėr sa i pėrket kėtij aspekti. Arbėria Mesjetare ashtu si pasqyronte njė larshmėri influencash politikash dhe kulturore dhe nė legjislacion kishte zhvilluar njė traditė qė shtrihej qė nga e Drejta Romake e pėrfaqėsuar dhe me influencė nė Arbėrinė Jugore dhe me njė shtrirje deri nė Durrės dhe nė Krujė ku shkonte dhe influenca e Bizantit, me njė tė drejtė zakonore tė quajtur mė vonė Kanun dhe tė identifikuar kryesisht nė jetesėn e fiseve malore dhe shtegtare, por edhe me ekzistencėn e njė tė drejte qytetare nė formėn e statuteve, tė ngjashme me qytetet e tjera tė bregut Adriatiko-Dalmat. Ky aspekt i fundit, i pėrmendur shkarazi qė herėt nė tekstet e Historisė sė Shqipėrisė, por jo i analizuar tėrėsisht nga historianėt e sė drejtės nė Shqipėri, ndoshta edhe pėr njė mungesė tė gjatė tė pasjes nė duar tė botimeve origjinale tė statuteve pėr njė kohė tė gjatė, ka njė rėndėsi tė veēantė, pasi nė vetvete rrėzon njė mit tė vjetėr historiografik tė ngritur mbi zhvillimin politik, administrativ e kulturor tė shqiptarėve, qė i ka parė kėta tė fundit kryesisht si fise malore dhe me ekskluzivitet tė veēantė hartimin dhe funksionimin e jetės sė tyre civile e shoqėrore vetėm pėrmes Kanunit, ligjit tė maleve qė ka ardhur nė forma tė ndryshme deri nė fillim tė shekullit tė XX. Nė historinė e kohėve mė tė fundit qė ka sjellė nė skenė, madje nė mėnyrė dramatike, Ballkanin dhe Shqipėrinė, kjo mangėsi ėshtė ndier me peshėn e saj: cilido qė do tė dėshironte t’i pėrqasej historisė sė shoqėrisė shqiptare nė shekuj pėr t’u njohur me strukturat e saj, kishte nė dispozicion pothuaj vetėm njė material qė u referohej kanuneve tė ndryshme. Sigurisht qė ky perceptim ka krijuar dhe stereotipat e njohur rreth sė kaluarės administrative dhe shtetformuese tė shqiptarėve, shpeshherė njė imazh stereotip si vetėm “vend i shqiponjave”, vend pra i maleve dhe e bėjnė, madje, njė pikė tė pashmangshme krahasimi e mundėsish tė mėtejshme njohjeje me realitete tė tjera qytetare tė Adriatikut tė sipėrm, duke krijuar nė fakt njė hierarki vlerash dhe qeverisje ku shqiptarėve pėr fat tė keq u ėshtė rezervuar vendi i fundit krahasuar me popullsitė e tjera nė Ballkan.

    Emri:  Statutet-e-Drishtit-3.jpg

Shikime: 1110

Madhėsia:  89.7 KB

    Nė kėtė kontekst statutet e Shkodrės dhe tė Drishtit tė botuar rishtazi para 4 dhe 6 vjetėsh nė shqip u japin njė mundėsi tjetėr historianėve tė sė drejtės pėr tė studiuar, shqyrtuar dhe arritur nė konkluzione tė pjesėmarrjes sė popullsisė arbre nė procesin e njohur tė themelimit tė komunave si qendra qytetare tė administruara me ligjet e veta nė Mesjetė. Njė interes mė tė madh nė kėtė drejtim fiton studimi i Statutit tė Drishtit, njė qendre qytetare tashmė tė zhdukur, por dikur shumė tė rėndėsishme tė qytetėrimit tonė mesjetar. Ky interes pėrfiton njė rėndėsi studimore, pasi nėse pėr Shkodrėn ėshtė e kuptueshme rėndėsia si qytet, nė fakt zinxhiri i patjetėrsueshėm i njė sėrė qytetesh nė bregdetin dalmat me njė origjinė shumė tė lashtė qė nga antikiteti dhe si njė pikėnisje e qendėr e rėndėsishme e krahinės sė Zetės pėr tė pasur e zhvilluar njė Statut tė vetin, pėr Drishtin e vendosur 10 km nė verilindje tė Shkodrės, nė breg tė lumit Kir ku nė lindje fillonte prapatoka arbre e malėsisė, pasja dhe hartimi i njė statuti tė tillė mund tė jetė nga rastet e radha dhe dėshmi tė njė shtrirje kulturore latine drejt njė hiterlandi qė kish kaluar nė procese tė tjera ngjizjeje tė popullsisė pas dyndjeve barbare nė shekullin e VII. Kur pėrmendim termin latin, ky term ka mė shumė lidhje kulturore me tipin e komunave dhe administrimit tė tyre, model qė lindi pėr herė tė parė nė Itali dhe sesa i referohet popullsisė etnike tė qytetit. Edhe pse me tė drejtė sipas Shmid nuk kanė ekzistuar nė Mesjetė vija tė qarta ndarėse gjeografike ose shoqėrore. Pėrzierja e grupeve dhe popullatave nė gjuhė tė ndryshme nė njė hapėsirė tė ngushtė nxiste shumėgjuhėsi, simbiozėn kulturore, qė do tė thotė se termat qė pėrdoreshin pėr popullsinė e qyteteve reflektonin ndarjen e vjetėr qė nga antikiteti i qytetarisė romane dhe banorėve tė rinj rrethinave iu referoheshin me emrat etnikė si sllavė apo arbanas. Pėr herė tė parė ky vendbanim pėrmendet nė katalogėt bizantinė tė shekullit IX si seli ipeshkvnore nėn pushtetin e mitropolitit tė Durrėsit. Vendbanimi sipas tė gjitha gjasave daton qė nga koha e ilirėve tė lashtė. Pėr kėtė na dėshmon prapashtesa shumė e lashtė-sht e cila ka ndikuar nė formimin e kėtij toponimi. Sigurisht qė qyteti kishte shėrbyer edhe si njė vendstrehimi pėr popullsinė latine tė bregdetit shqiptar, pasi sė bashku me kėshtjellėn e lashtė bizantine Antipargai, mė vonė Tivarin, dhe koloninė romake Shkodrėn, edhe Drishti zgjatet si ushunjėzat duke thithur gjakun e shpėrndarė romak nėpėr varroshet e Dioklesė dhe Epikarisė, si dhe tė disa vendbanimeve tė tjera pjellore tė Valbonės, rrėnojat e tė cilave edhe sot e kėsaj dite mbajnė emrin shqiptar kjutet( nga latinishtja civitatem). Kjo vetėdije e lashtė dhe traditė qytetare ku shpeshherė Drishti shikohej si njė zgjatim i Shkodrės bėri tė mundur qė qyteti tė pėrfshihej nė procesin e hartimit tė commune (comunitas; universitas; universus populus) sipas shėmbėlltyrės italianoveriore. Pozita juridike e komunave ngulitej mė sė shumti nėpėrmjet privilegjeve tė sundimtarėve tė ndryshėm; juridiksioni nė qytete zbatohej nga gjykatės tė vetėt sipas sė drejtės zakonore lokale. Prej fillimit tė shekullit XIII u pėrcaktuan nė shkrim me statute sipas shembullit italian dhe nėn ndikimin e noterėve italianė parimet themelore juridike tė trashėguara gojarisht, si dhe tė drejtat dhe detyrat e komunave qytetare kundrejt shtetit territorial.

    Emri:  Statutet-e-Drishtit-3.jpg

Shikime: 1110

Madhėsia:  89.7 KB

    Duhet theksuar qė nė krye tė herės qė zhvillimet kulturore dhe politike nė Arbėrinė e veriut ishin tė influencuara nga modelet e Italisė sė Veriut, bregdetit dalmat dhe katolicizmit, ndėrsa nė Arbėrinė e Jugut kemi ndikimet e modelit tė qytetit bizantin. Ekzistenca e njė treve me njė besim tė vetėm edhe njė vend si Shqipėria mesjetare ku ka munguar gjithmonė bashkimi shtetėror, njė besim ky qė nuk mund tė mos ketė ushtruar njė ndikim koncentrues edhe nė legjislacion. Njė nga kėto treva ka qenė dhe Shqipėria katolike, e cila deri tre shekuj mė parė shtrihej edhe mė nė veri (Kuēi), kurse nga Jugu arrinte deri nė Shkumbin. Nė kėtė zonė tė hapėt, kjo njėsi fetare e pandėrprerė prej shekujsh tė tėrė, duhet tė ketė qenė ajo qė ndihmoi nė njė shkallė mė tė gjerė formimin dhe zhvillimin e njė kulture tė qėndrueshme administrative. E pėrmendim kėtė fakt pasi Statuti i Drishtit ashtu si pothuajse nė tė gjitha statutet e njohura deri mė sot, vėrehet roli dhe ndikimi i madh i kishės gjatė mesjetės, sepse pa pėrjashtim normat e para tė statuteve fillojnė me rregullat e kishės, obligimet, rolin dhe vendin qė ka kisha nė shoqėrinė komunė-qytet. Ky veprim ėshtė i pranishėm edhe pėr faktin se kisha ishte promotore e pothuajse tė gjitha segmenteve tė jetės, qofshin ato laike apo kishtare, si nė aspektin ekonomik, tregtar, politik, diplomatik, social, shėndetėsor, kulturor etj., pra ishte boshti i zhvillimit dhe marrėdhėnieve tė njeriut nė shoqėrinė mesjetare, qoftė me individin qoftė me pushtetin. Pėr mė tepėr, pėrpjekjet e para pėr t’u kodifikuar janė mė tė hershme sesa 12 janari i vitit 1468, sepse sipas tė dhėnave arkivore mėsohet se ky statut ishte “edituar” nė vitin 1456, kur Papa Kalisti III, i kishte dhėnė autorizimin ipeshkvit tė Sapės, Gjergjit pėr njė veprim tė tillė. Shkaku qė ky editim nuk u njoh zyrtarisht ishte vdekja e Papės Kalisti III , por mė e rėndėsishme nė kėtė histori sesa njohja apo e kėtij editimi ėshtė momenti kur u zgjodh tė kryhej ky editim. Papa Kalisti III (1455-1458) ishte ideatori i ndėrmarrjes sė njė kryqėzate, e cila u quajt “Liber Brevium Callisti III” dhe synonte dėbimin e otomanėve nga Ballkani. Ē’rol do tė kishte qyteti i Drishtit nė kėtė ndėrmarrje dhe pse po editohej tashmė nė kulm tė pėrpjekjeve pėr Kryqėzatė? Gjasat janė se nė territoret qė do ēliroheshin, ndoshta Statuti i Drishtit, si statut kanonik kishtar i Katedrales sė Drishtit dhe si qytet i brendėsisė sė territorit mund tė shėrbente si model pėr kushtetutat e qyteteve tė tjera qė do tė ēliroheshin nga osmanėt. A kishte luajtur njė rol nė kėtė ndėrmarrje njė personazh shumė i rėndėsishėm i mesjetės shqiptare, Pal Engjėll-Dushi qė rridhte nga njė familje fisnike nga Drishti? Pikėrisht nė kėtė kohė nė 1456 Ipeshkėvi i Krajės Pal Engjėll-Dushi u caktua si nunc pėr kryqėzatėn, i cili do tė vepronte nė bashkėpunim me Skėnderbeun jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Dalmaci dhe nė Serbi. Familja e Engjėllorėve do tė luante njė rol kryesor edhe nė vitin 1463, ku Papa Piu II emėroi dy persona pėr ta ndėrmarrė kėtė editim pas kėrkesės sė Katedrales sė Drishtit. Njėri nga ta do tė ishte Kryeipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, sėrish njė pinjoll i familjes fisnike nga Drishti dhe njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Skėnderbeut dhe hartuesit e formulės sė Pagėzimit nė shqip. Elementi shqiptar nuk do tė mbetet vetėm personat e autorizuar pėr tė bėrė editimin, por edhe nė elementė tė rėndėsishėm tė sė drejtės tė mbledhur nė Statut. Nė hyrjen e tij Pal Engjėlli deklaron se ne, kanonikėt dhe kapitulli i kishės sė Drishtit, …konstatojmė se tė parėt tanė na kanė lėnė disa Kushtetuta, tė cilat nga ana tjetėr rezultojnė ose tė paqarta ose tė pamjaftueshme, ēka dėshmon pėr njė traditė shumė mė tė hershme administrimi nė qytet. Njė nga kapitujt e parė i dedikohet respektit tė ndėrsjellė midis pleqve dhe tė rinjve kur shkruhet nė ē’mėnyrė tė rinjtė duhet tė respektojnė pleqtė dhe nė ē’mėnyrė pleqtė duhet tė duan tė rinjtė. Kjo pėrmendje e pleqėsisė qė nė kapitullin e parė tė kujton njė tipar dallues tė shoqėrive shqiptare qė ashtu si nė Greqinė e Lashtė ku “jerusia” apo senati nė Romė luanin njė rol tė madh nė administrimin e vendit, edhe nė viset arbre ky tipar ishte i pėrcaktuar mirė, madje nė Kanun nė ligjin e maleve, kėshilli i pleqėsisė zė njė vend tė veēantė. Vetėdija institucionale do tė sillte se edhe nė projektet e para pėr njė shtet shqiptar si ėshtė vepra e Sami Frashėrit, “Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet “apo dhe organizimet e para tė shtetit shqiptar si ishte Qeveria e Vlorės kur organe tė tilla janė pėrmendur apo dhe ngritur, studiuesit mos t’i shikonin si organe tė kopjuara nga fqinjėt, por edhe si njė pjesė organike e njė kujtese kolektive institucionale tė largėt. Norma tė tjera zakonore duhen gjurmuar nė Statutin e Drishtit pėr tė bėrė tė mundur qė nėpėrmjet tyre tė ndėrtohet njė histori e munguar e sė drejtės shqiptare me zanafillat e veta qė nė Mesjetė. Statutet e qyteteve komuna dhe tė katedraleve shqiptare janė njė dėshmi qė vėrtetojnė dhe njėherė ekzistencėn e qyteteve komuna shqiptare, tė botės qytetare nė kompleksin mesdhetar, zhvillimin dhe ngjashmėritė me qytetet komunat e tjera tė Europės, si dhe zhvillimin e sė drejtės kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike, sepse ruante nė vetvete rregullat zyrtare tė kishės duke i pėrshtatur ato sipas tė drejtės dhe traditės vendase. Pikėrisht gjurmimi dhe nxjerrja nė pah tė kėsaj tradite vendase do tė bėj tė mundur qė konstatimi se nuk kemi si paradigmė nga e kaluara vetėm Kanunin e maleve, por edhe njė traditė sė Shqipėrisė Adriatike, aq tė afėrt me bregun perėndimor tė Adriatikut dhe qė u ndėrpre dhunshėm me pushtimin dhe shkatėrrimin e Drishtit nė 1478. Kodifikimi i fundit i tij, mė 12 janar 1468, pesė ditė para se tė vdiste Gjergj Kastrioti, ideatori i njė Arbėrie qendrestare dhe tė lidhur me qytet-shtetet italiane duket sikur ishte njė rastėsi fatlume pėr tė pasur pas pesė shekujsh njė dėshmi sesi ishte Arbėria Juridike e munguar mes nesh.

    Dorian Koēi, Qendra e Studimeve Albanologjike

    Shqip

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •