Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Boshnjaket e Shijakut.

    Nga revista REPORTAZH
    --------------------------------

    Boshnjakėt, mysafirėt
    100-vjeēarė tė Shijakut

    Reportazh/ Historia e fshatrave
    Koxhas dhe Borake

    Boraka, fshati i populluar vetėm nga boshnjakė
    Ata janė boshnjakė apo, siē i ka mbetur emri nga turqishtja muhaxhir (refugjatė). Jetojnė fare pranė Shijakut nė fshtrat Koxhasė e Borakė ndėrsa kanė mbėrritur nė Shqipėri mė 1878. Tashmė ka kaluar mė shumė se njė shekull nga qendrimi i tyre nė vendin tonė, por nėse takohesh me boshnjakėt, kupton se gjuha e shumė tradita tė tjera nuk janė harruar. Tė vegjėlit mėsojnė gjuhėn boshnjake (serbo-kroatisht) qė kur lindin, e po kėshtu edhe shqiptarėt qė lidhin martesa me ta. Dasmat nisin me kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, ndėrsa pėrfundojnė me vallen katėrshe boshnjake. Njeriu qė na shoqėroi nė fshatrat ku jetojnė boshnjakėt, ėshtė Lutfi Duka, i cili ka themeluar shoqatėn "Zambaku". Duka shpjegon se zambaku ėshtė simbol i boshnjakėve e, pėr kėtė qėllim edhe shoqata mori tė njėjtin emėr. Koxhasi, ėshtė fshati i parė menjėherė pas Shijakut. Rrugėt nuk janė tė shtruara, por kėto nuk ndihen shumė nga distanca e shkurtėr. Fshati Koxhas nuk ka vetėm boshnjakė por, edhe ēamė, dibranė e, tė ardhur tė tjerė nga fshatrat pėrreth.

    Endėrra pėr Bosnjen
    Lutfiu na shoqėron nė shtėpinė e Mustafa Tabakut, njė prej burrave mė tė vjetėr nė fshat. Shtėpia e tij rrethohet me njė gardh tė ulėt, ndėrsa oborri ėshtė i mbushur me aroma tė ndryshme lulesh. Mikėpritja e tyre na bėn pėrshtypje. Janė njerėz tė varfėr por nuk ngurrojnė tė na bėjnė ndonjė limonatė trėndafili, pėr tė shuar etjen nga dielli i nxehtė, qė bie pingul mbi kodrat e ulta. Mustafai ėshtė njė burrė simpatik dhe jeton nė shtėpi me vajzėn e tij. Me fjalė tė qarta, tė pėrziera rrallė me ndonjė fjalė nga gjuha e tij, 82-vjeēari rrėfen historinė e familjes. "Gjyshi mė ka ardhė 6 vjeē ktu, dhe baba na ka tregu pėr mikėpritjen qė na banė vendasit. Ne nė shpi kena fol gjithmonė gjuhėn boshnjake ndėrsa nana s'ka ditė me e fol shqipen" - tregon Mustafai. Boshnjaku edhe gruan e ka marrė nga fisi i tij, e shpjegon se nė kėtė fshat lidhjet e martesės janė bėrė gjithnjė me dashuri. "Ne i merrshim gratė me dashuri dhe kur s'na i jepshin, iknim bashkė me to, e pantish" - vijon i moshuari duke iu drejtuar Lufiut nėse e mban mend apo jo. Mustafai nuk ka mė asnjė dokument, apo, qoftė edhe pashaportėn e tij me mbiemrin Tabakoviē. Sipas tij nė 1937 u ndryshuan mbiemrat, por plaku tregon se nė kohėn e Zogut ka pas shumė begati. Pėr Mustafain vitet e diktaturės nuk kanė qenė shumė tė favorėshme pėr popullin. Fjala e parė qė pėrmend 82-vjeēari ėshtė marrja e tokave nga reforma agrare. "Kan kalu 100 e ca vjet dhe ne hala na thojnė muhaxhirė. Nė kohėn e Enverit na kan dashtė vetėm pėr angari. Para shumė vjetėsh kur ēun arsimtarėt nė Kukės, tre ishin boshnjakė" - tregon i moshuari. Pas viteve '90 boshnjakėt e Shqipėrisė nisėn tė krijonin lidhjet me tė afėrmit e tyre nė Bosnje. "Edhe unė dojsha me shku por i kushurini im mė tha se gjendja ishte e keqe gati pėr luftė, e me vertet nė '92 filloi lufta" - thotė ai. Mustafai nuk ka qenė kurrė nė Bosnje dhe, tė shohė tokėn e stėrgjyshėrve ėshtė ėndėrra e tij, ėndėr tė cilėn mund ta mbajė gjithnjė me vete.

    Boraka
    Pasi del nga Koxhasi, fshat kufitar mė tė ėshtė Boraka, njė fshat krejt ndryshe nga i pari. Grumbuj njerėzish qėndrojnė tė ulur nė pragjet e shtėpive dhe oborret e mbushura me lule. Nga diskutimet qė dėgjojmė, veshi nuk kap asnjė fjalė shqip, tė gjithė flasin gjuhėn boshnjake. Nė Borakė janė tė gjithė boshnjakė. Pas viteve '90 kur pati njė dyndje tė popullsisė nga rrethet verilindore, nė fshatin e vogėl me popullsi boshnjake nuk u pranua asnjė i huaj. Vetėm para 5-vjetėsh njė familje dibrane ėshtė bėrė pjestare e re e fshatit. Por edhe dibranėt, meqė i kanė tė gjithė komshinjtė boshnjakė, e mėsuan gjuhėn e tyre shumė shpejt. Kuriozė si nė shumė raste bėhen fėmijėt e vegjėl. Ne i bėjmė pyetje mė tė vegjėlve, tė cilėt ngrenė supet e na shpjegojnė nė gjuhėn e tyre se nuk kuptojnė. Ndėrsa fėmijėt qė kanė shkuar nė shkollė kanė nisur tė flasin shqip. Mes dy fshatrave ka vetėm njė shkollė qė ndodhet nė njė tjetėr kodėr ndėrsa shkollėn e mesme pėrgjithėsisht nxėnėsit e bėjnė nė Shijak. Lutfiu na shoqėron nė shtėpinė e njė tjetėr tė moshuari por pak mė tė veēantė, Mahmut Baēi (Baēiē).

    Martesa e parė me shqiptarėt
    Mahmuti ėshtė 82-vjeēar dhe ka lindur mė 7 qershor 1920. I moshuari ka njė histori tė veēantė nga tė tjerėt, apo tė themi qė ai ėshtė njeriu qė theu traditėn. Gjatė gjithė kohėrave, boshnjakėt e ardhur nė Shqipėri, martoheshin me gra tė gjakut tė tyre. Nė vitin 1938, Mahmut Baēi, atėherė 18-vjeēar, vendos tė martohet me njė vajzė shqipėtare dhe gruan e zgjodhi nga fshati Radė. 82-vjeēari tani tregon se martesa me shqiptaren nuk ishte problematike pasi marrėdhėniet dypalėshe ishin tė mira. "Gruaja ime se dite gjuhėn boshnjake por e msoi shum shpejt. Ktu tė gjith komshinjtė flasin kėtė gjuhė dhe kur gruaja ime shkonte me kėrku krypė ato i jepshin lugėn. Kur e pa qė s'u merrte vesh pėr tri muj e msoi gjuhėn tonė" - vijon Mahmuti duke shtuar se me gruan e tij ka kaluar njė jetė shumė tė mirė. Por ndyshe nga Mustafa Tabaku, Mahmuti nuk do tė shkojė nė Bosnje. "Edhe aroplanin me ma pru ktu, s'shkoj atje se s'jemi bo me njoni-tjetrin" - shton i moshuari.

    Mustafa Tabaku, 80-vjeēari qė dėshmon pėr Reportazh

    Lufta e Bosnjes
    Me fillimin e luftės sė Bosnjes, shumė boshnjakė u shpėrngulėn pėrkohėsisht nga vendi i tyre. Boraka dhe Koxhas hapen dyert pėr njerėzit e tyre, histori analoge kjo me luftėn nė Kosovė. Banorėt e fshatrave tregojnė se edhe 50 vetė kanė mbajtur nė njė shtėpi dhe kanė lidhur miqėsi me ta. Sipas banorėve boshnjakėt u ambjentuan shpejt nė dy fshatrat e vegjėl e kjo jo vetėm nga gjuha e pėrbashkėt por dhe nga mikėpritja e mirė e tyre. Nė dy fshatrat ka rreth 300 shtėpi boshnjake ndėrsa numri i bosnjakėve nė Shqipėri ėshtė rreth 10 mijė banorė. Marrėdhėniet e boshnjakėve me tė afėrmit e tyre nė Bosnje janė tė ndryshme. Pėr disa marrėdhėnia me to ėshtė e ftohtė sepse kanė kaluar shumė breza dhe janė kushėrinj tė largėt, ndėrsa disa tė tjerė vazhdojnė tė ruajnė marrėdhėnie tė mira me gjakun e tyre. Lutfiu shoqėruesi ynė na tha se kėtė muaj do tė martojė djalin e tij dhe pret qė nga Bosnja t'i vijnė kushėrinjtė e largėt. Banorėt e Koxhasit dhe Borakės tregojnė mes tė tjerash se u vjen keq qė nuk kanė ruajtur sende tė vjetra e pasaporta. Njė nga gjellėrat karakteristike qė pėrdoret edhe nė Bosnjėn e sotme ėshtė byreku me patate dhe qepė tė grira hollė, e kėtė gatim e has shpesh edhe nė shtėpitė e thjeshta tė dy fshatrave tė populluar nga Boshnjakė.

    Jasmina, boshnjakja qė nuk di shqip

    Shkollė boshnjake?
    Komuniteti boshnjak nė Shqipėri mes drejtuesve tė tyre, kėrkuan nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencave qė nė shkollėn 8-vjeēare tė tyre tė futej edhe mėsimi i gjuhės sė tyre. Sipas banorėve fėmijėt e tyre dinė gjuhėn e folur por nuk dinė mirė gjuhėn e shkruar. Ata thonė se pėrpjekjet qė fėmijėt e tyre tė mėsonin nė shkolla edhe serbo-kroatishten dėshtoi, pasi nė Ministri kjo nuk u pranua. Ndėrsa shumica e boshnjakėve qė kanė mbaruar arsimnin e lartė kanė mbrojtur gjuhėn e tyre nė universitetet shqiptare. Tentativat e familjeve boshnjake nė vendin tonė pėr t'u larguar drejt vendit tė tyre nuk kanė munguar. Nė vitin 1991 dhjetra familje boshnjake u nisėn drejt Malit tė Zi pėr tė kaluar kufirin. Siē tregojnė disa prej tyre, kufitarėt i ka kanė rrahur ndėrsa disa qė kaluan u zhgėnyen pėr jetėn pas kufinjėve dhe u rikthyen sėrisht nė Shqipėri. Kėto janė histori tė ndryshme nga boshnjakėt e Shqipėrisė qė edhe pse kanė kaluar mė shumė se njė shekull nė vendin e vogėl nė juglindje tė europės, nuk harrojnė zakonet dhe gjuhėn e tyre.

    Shijaku
    Boshnjakėt janė relativisht nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Ato merren me bujqėsi e blegtori, por kjo gjendje e tillė nuk ka krijuar probleme apo lindur tentativa qė shkojnė drejt sė keqes. Dikush shet qumėsht tė mirė nė Shijak, ndėrsa tė tjerė kultivojnė domaten e pataten qė sipas tyre janė karakteristikė e boshnjakėve. Shijaku.Ky ėshtė qyteti mikpritės i cili i hapi dyert shumė tė ardhurve jo vetėm brenda vendit. Me urtėsinė qė karakterizon Shqipėrinė e Mesme, qytetarėt mes Tiranės dhe Durrėsit, flasin me shumė dashamirėsi pėr boshnjakėt tė cilėve u ka mbetur emri muhaxhirė. Piktori i Merituar Agim Faja, i minimizon diferencat mes dy popujve pra atyre boshnjakė dhe shqiptarė. Nė kujtimet e tij pėr mysafirėt e lashtė tė Shijakut, piktori agim Faja, kujton fėmijėrinė e tij, boshnjakėt ku ai blinte kallama sheqeri, lojrat e ndryshme nė rrugicat e vogla, pėrmend emra tė njohur nė Shijak, tė cilėt kanė edhe njė gjuhė ndryshe, apo me pak fjalė, fėmijėria e tij ėshtė ngado e lidhur me myslimanėt sllavė. Tė gjithė banorėt e Shijakut flasin pozitivisht pėr kėta njerėz. "Janė tė qetė tė urtė e punėtorė" - thotė njėri prej shijakas, ndėrsa shton se gjatė vitit 1997 nė dy fshatrat qė popullohen nga boshnjakė muk ka pasur asnjė vrasje. Dashuria mes dy popujve ka kohė qė ka lindur dhe ecėn e qetė nė rrugėn e normalitetit.

    Historia e largimit
    tė boshnjakėve

    Lutfi Duka, ish-kryetari i shoqatės “Zambaku”

    Mė 8 korrik 1878 u mblodh kongresi i Berlinit nė tė cilėn interesat e Rusisė u tkurrėn. Kongresi, i cili kishte nė krye Bismarkun vendosi qė krahinėn e Sanxhakut ta ndante nė dy pjesė qė pėrkatėsisht i kalonin Serbisė dhe Malit tė Zi. Nė kėtė krahinė disa prej qyteteve tė njohura ishin Novi Pazar, Kolashin, Beranė, Rozhan ndėrsa pjesa me e madhe e popullsisė ishte muslimane. 1880 shėnohet shpėrngulja e parė masive e sllavėve muslimanė, tė cilėt iu drejtuan Sulltanit pėr t’i ndihmuar. Anija qė transportonte muslimanėt sllave, u nis nga Dubrovniku dhe mbėrriti nė Durrės ku zbritėn njė pjesė tė tė shpėrngulurve ndėrsa tė tjerėt u nisėn pėr nė Turqi. Pjesa mė e madhe e tyre vinin nga qytetet Mostar, Ēaplin dhe Stolac. Vendbanimet e tyre shtriheshin nė anėn e majtė tė lumit Neretva. Emigrantėt boshnjakė u vendosėn nė kodrat veriperėndimore tė qytetit tė Shijakut ndėrsa njė pjesė e vogėl nė fshatrat Arapaj e Shkallnur, Rrashbull tė rrethit tė Durrėsit. Nė vitin 1924 nė Shqipėri mbėrriti dhe njė grup tjetėr emigrantėsh boshnjakė, tė cilėt u vendosėn nė fshatrat e Fierit. Ndėr tė parėt boshnjakė qė erdhėn nė Shqipėri mund tė pėrmendim familjet e Kllariqėve, Miceviqėve, Baēiqėve, Colokoviqėve, Guzinėve....

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit Brar per kete artikull mbi emigrantet boshnjake ardhur e vendosur ne fshatrat e Shijakut e Durresit. Me pelqeu shume.

    Do shtoja dicka mbi keta boshnjake te ardhur qe me 1878 ne Shqiperi.

    Fillimisht ata mbanin emrta e familjeve te tyre origjinale, pra i kishin mbiemrat mysliman,por shtuar ne fund te tyre ate prapashtesen sllave "viē" si p.sh Hasanoviē etj.

    Kam pare disa te dhena mbi keta boshnjake te vendosur ne fshatrat e Shijakut, nga Rregjistrimi i vitit 1918 dhe aty emrat tashme nuk kishin me te ruajtur prapashtesen "viē" por ishin pershtatur gjuhes shqipe.
    Te pakta ishin rastet ku mbiemri ruhej ne origjinalin e tij sllav.
    Por kishte dhe raste ku ne listat e rregjistrimit mund te shikohej mbiemri i vjeter origjinal me ate prapashtese "viē", por poshte tij ishte dhe versioni shqip i mbiemrave. Ndoshta kjo ishte nje mase e kryer nga autoritetet qe po zhvillonin rregjistrimin e popullsise ne ate vit. Mbiemrit sllav thjesht, i qe hequr nje vize, per ta bere te pavlefshem.

    Nga ato te dhena hamendesoj se qysh me 1918 (por dhe me vone) ka filuar humbja e mbiemrave sllave tek keta boshnjake dhe kthimi i tyre ne mbiemra shqiptare.

    Tjeter e dhene interesante nga ai rregjistim i popullsise, ishte dhe vendardhja e ketyre emigranteve, ku sic lexova e artikull nder te tjera ishte dhe qyteti i Mostarit.
    Po dhe nga listat qe une kam pare, kjo gje vertetohet, madje ne to permendej e Sarajevo.

    Po ashtu martesat e ketyre banoreve boshnjake ishin jo ekzogame (pra martesa jo brenda te njejtit fis a fshat), por endogame, ku kryesisht keta boshnjake martoheshin mes vedi. Ndoshta tek kjo lloj martese ka ndikuar dhe deshira per te ruajtur origjinen e tyre boshnjake e mos perzierjen me elementin shqiptar.

    Nga shkrimi pashe se keta emigranet megjithese kane kaluar aq vite, kane ruajtur origjinalitetin e tyre, pra gjuhen, origjinen e tyre.
    Eshte disi per te ardhur keq qe nga shteti shqiptar nuk eshte bere ndonje perpjekje ne ndihme te arsimit ne gjuhen e tyre amtare serbo-kroatisht.
    Kjo mund te shpjegohet me faktin se a jane ne te vertete te ruajtura ne origjinal karakteristikat sllave tek keta njerez, dmth keta pas shuem vitesh kane te njejtat zakone, tradita, doke, si ne gjuhe e ne jeten e perditshme, pra a konsiderohen nga shteti shqiptar si pakica kombetare???
    Apo jane integruar tashme me popullsine shqiptare dhe s'kemi ne to elementet karakteristike te pakicave kombetare.

    Per kete gje duhen bere studime ne terren.

    Edhe njehere faleminderit Brar, me kenaqe me keto rradhe qe prure.

  3. #3

    Origjina e boshnjakeve

    Cila eshte origjina e boshnjakeve (jo ne lidhje me ato qe jetojne ne Shijak, por ne pergjithesi)?
    Kam lexuar se ata pretendojne origjinen ilire!

    http://en.wikipedia.org/wiki/Bosniaks

    Bosniaks belong per definition to the Slavic ethnic group, but their genetic make-up is a mixture of Slav settlers and descendants of pre-Slavic indigenous Illyrian tribes [1]. In addition, Celts and to a lesser extent Goths who spanned the Balkans for distinct periods often encountering Illyrians, may have influenced today's Bosniak population
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 26-05-2007 mė 12:08

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hamendje te Kastriot Myftarajt..

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Presidenti Topi e shpiku minoritetin boshnjak pėr hatėr tė krushkut-armik tė Berishės, Luan Malltezi, apo...?

    Nga Kastriot Myftaraj

    Nė kompetencat e Presidentit tė Republikės tė pėrcaktuara me Kushtetutė nuk ėshtė ajo pėr deklarimin e minoriteteve etnike nė Shqipėri. Nė Shqipėri ka vetėm tre minoritete tė njohur zyrtarisht, ai grek, malazez dhe maqedon. Presidenti Topi ka detyrimin qė tė lėvizė brenda kufijve tė kėtij realiteti ligjor, derisa me ligj nuk ėshtė njohur ndonjė minoritet tjetėr etnik. Parlamenti shqiptar ka bėrė mirė qė nuk ka njohur me ligj tė tjera minoritete etnike, edhe pse kėrkesa tė tilla ka pasur. Nė kėtė linjė nuk ka arsye pse tė nxitohemi, derisa vende qė pretendojnė tė jenė kampionė botėrorė nė liritė dhe tė drejtat e njeriut, si Franca, nuk njohin fare minoritete etnike, edhe pse nė Francė ka popullsi konsistente nga kombet fqinje nė krahinat kufitare, gjermanė, italianė, baskė nė Alzasė-Lorenė, Korsikė, Savojė etj. Franca sigurisht qė e ka bėrė kėtė gjė pėr tė evituar ēdo premisė destruktiviteti nė vend, se pėr hir tė sė vėrtetės minoritetet etnike veprojnė si viruse nė trupin e kombit dhe shtetit ku janė, pavarėsisht nga retorika qė bėjnė. Pėr tė njėjtėn arsye edhe Greqia ka ndjekur shembullin e Francės dhe nuk i njeh minoritetet. Shqipėria nuk ka pasur pak probleme me tre minoritetet qė njeh, sidomos me atė grek. Nė kėtė sens, duket krejt i papėrgjegjshėm veprimi i Presidentit Topit qė bėri njė vizitė nė njė zonė ku banon njė komunitet me origjinė boshnjake, pranė Shijakut, ku Presidenti i Republikės me ato qė tha, duke pasur nė sfond flamurin boshnjak e njohu praktikisht minoritetin boshnjak nė Shqipėri dhe u shpreh pėr pėrmbushjen e tė drejtave tė tij. Ēėshtja nuk ėshtė aq tek njohja e minoritetit boshnjak, por tek fakti se kėshtu hapet “Kutia e Pandorės” dhe dalin e tė tjerė qė kėrkojnė tė njihen si minoritet, duke filluar qė nga vllehėt, goranėt, gollobordasit etj. Nė Shqipėri ka shoqata vllehėsh qė pretendojnė se vllehėt e Shqipėrisė janė vllaho-helenė, si dhe shoqata goranėsh e gollobordasish qė pretendojnė se kėta janė bullgarė. Njė dreq e di se ēfarė do tė bėjnė nesėr romėt e magjypėt e vetėquajtur egjiptianė, pasi tė jetė hapur loja me minoritetet. Ata sot i josh PBDNJ pėr t’ u quajtur si “helenofonė” dhe disa prej tyre janė nė forumet e larta tė kėsaj partie.
    Sot ėshtė e qartė se ka njė agjendė tė pėrpunuar nė qendrat antishqiptare pėr ta shpėrbėrė kombin shqiptar duke e paraqitur si njė miksturė minoritetesh tė krijuara artificialisht. Njė agjendė tė tillė ndjek Fondacioni “Soros” nė Tiranė, i cili ka arritur deri atje sa tė sponsorizojė njė konferencė nga ku ka dalė njė dokument ku iu sugjerua parlamentit shqiptar qė nė kodin zgjedhor tė pėrcaktohen vende fikse nė parlament pėr minoritetet etnike si nė Kosovė. Ēėshtja ėshtė se ku duhet ta kategorizojmė shpikjen presidenciale tė minoritetit boshnjak? Boshnjakėt e Shqipėrisė kanė ardhur nė vendin tonė si refugjatė kur Bosnjė- Herzegovinėn e mori Austro-Hungaria me vendim tė Kongresit tė Berlinit nė 1878 dhe jo nė 1875 siē tha Presidenti Topi. Boshnjakėt refugjatė qėndruan nė Shqipėri me njė truk. Autoritetet osmane thanė se anija qė po i ēonte ata pėr nė Izmir ndaloi nė Durrės se u prish dhe ata zbritėn nė tokė derisa tė riparohej anija, dhe mbetėn deri mė sot. Autoritetet osmane nė Shqipėri i mirėpritėn ata se kishin luftuar me armė kundėr austro-hungarezėve. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kėta boshnjakė me kalimin e kohės u shqiptarizuan si tė thuash, dhe sot mund tė quhen shqiptarė tė mirė. Njė provė pėr kėtė gjė ėshtė fakti qė krushku i Berishės, Luan Malltezi, vjehrri i Argitės, i cili ėshtė me origjinė nga ky komunitet boshnjak i Shqipėrisė, ia ka vėnė emrin tė birit Jamarbėr dhe jo Jamboshnjak.
    Ėshtė absurde qė ata tė fitojnė tė drejtat e minoritetit, siē kėrkojnė disa prej tyre dhe siē u premtoi Presidenti Topi kur u premtoi mėsimin e gjuhės boshnjake nė baza zyrtare. Kjo ėshtė vetėm pikėnisja se pastaj ata do tė kėrkojnė qė gjuha boshnjake tė bėhet zyrtare nė komunėn dhe bashkinė ku ata pėrbėjnė 20% tė popullsisė, siē ndodh me shqiptarėt nė Maqedoni, pastaj do tė kėrkojnė qė t’ u njihet e drejta e deklarimit tė kombėsisė boshnjake nė njė regjistrim tė popullsisė, tė cilin do ta kėrkojnė bashkė me minoritetet e tjera, pastaj do tė kėrkojnė vend fiks nė parlament siē e kanė boshnjakėt nė Kosovė e kėshtu me radhė. Ēėshtja ėshtė sa tė hapet loja. Nė rast se do tė njihet minoriteti boshnjak nė Shqipėri, atėherė do tė lindė problemi se sa ėshtė numri i tij, dhe kjo do tė rihapė debatin pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike qė ėshtė kėrkesė e hershme e liderėve tė disa minoriteteve tė vetėshpikura, dhe kėshtu do tė hyhet nė disa komplikime tė padėshiruara. Presidenti Topi duhet ta mėsojė, nė rast se nuk e di, qė minoritetet etnike njihen vetėm nė mėnyrė tė ndėrsjellė mes vendeve kufitare. Bosnjė- Herzegovina nuk ėshtė vend kufitar me Shqipėrinė. Ne kemi eksperiencėn e keqe tė Kosovės, e cila e njeh minoritetin boshnjak, duke i dhėnė tė gjitha tė drejtat, duke pėrfshirė dhe atė tė vendeve fikse nė parlament, e megjithatė Bosnjė- Herzegovina nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Merret vesh, zemėrgjerėsia nė kėto ēėshtje nuk shpėrblehet. Nė tubimin e boshnjakėve nė Borakė tė Xhafzotajt Presidenti foli si nė njė muhabet paēeje tek Pata. Ende mbetet mister motive i Presidentit Topi. Mos ndoshta ai e bėri kėtė gjė pėr tė nxitur krushkun e Berishės, Luan Malltezin, i cili ėshtė i pakėnaqur qė nuk u bė deputet dhe as nuk mori post nga Berisha, prandaj gjithė ditėn nė Bibliotekėn Kombėtare shan krushkun-kryeministėr, ndėrsa shkencėtari Sherif i ēon dhe i merr librat nga sporteli si ordinance i tij intelektual? Duket se Presidenti Topi po e josh Malltezin qė tė kandidojė pėr “Polin e Lirisė” tė Shehit, Ngjelės dhe Ndokės nė Qarkun e Durrėsit, duke kėrkuar tė marrė votat e boshnjakėve. Njė tjetėr hipotezė pėr motivin e Presidentit Topi mund tė jetė ajo se Presidenti Topi, i cili edhe pse pretendon se ėshtė nga njė familje qytetare tiranase nuk po arrin tė tregojė rrėnjėt e vjetra tė saj me dokumente, nė fakt ėshtė me origjinė nga kėta boshnjakė, disa prej tė cilėve erdhėn nga Shijaku nė Tiranė kur kjo u bė kryeqytet. Kjo duket edhe mė e besueshme se vėshtirė qė Presidenti Topi do tė rrezikonte kaq shumė pėr Malltezin, edhe pse e ka mik.
    Cilatdo qė tė jenė motivet e Presidentit Topi, aventura e tij boshnjake ėshtė tejet e rrezikshme, ėshtė njė atentat ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Kushtetutės sė Shqipėrisė.

    sot

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Eshte tjeter pune nese jane minoritete te deklaruara apo jo, dhe tjeter gje qe ato eksistojne, pavarsisht se nuk jane te njohura.
    Myftaraj, nga nje ane pranon qenien e ketyre pakicave dhe nga ana tjeter thote se jane te vetshpikura lol.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Vete nuk jam specialist i kesaj fushe, por mendoj se minoritete ne numra te till nuk duen marre para sysh.Eshte tjeter gje te jesh per qindra vjet autokton, e tjeter gje te kesh ardhur si vizitor aksidental, ne Shqiperi nuk po marrim vesh se cfare po ndodh, care jan keto lloj gjerash,me duket se Shqiperia, ne brendesi te saj paska me shume armiq se sa Shqiptare te vertet.CFARE KERKOJN KETA POLTIKANET KOKBOSH NE SHQIPERI TE MARRIN CMIMIN NOBEL PER IDJOTTESI,DUKE E SHITUR KETE TRUALL PJEES PJES,TURP DHE VTEM TURP.KURE DO VIN AJO DITE QE SHQIPRIA TE PASTROHET NGA KETO PLERA ANTI KOMBTARE.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin

    Shqiperia nuk ka nevoje per nacionalist ekstremist qe nuk dine as te shkruajne ,do e nderoje me shume Shqiperin ,sikur te ishe me i ditur .
    Dhe ai Bollano qe po i shkul shkrimin shqip neper rruge dhe don qe Himare te jete toke greke eshte SULIOT jo boshnjak.
    Kėshtu ėshtė kur kakarisin pulat ! lol

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga zois1 Lexo Postimin
    Shqiperia nuk ka nevoje per nacionalist ekstremist qe nuk dine as te shkruajne ,do e nderoje me shume Shqiperin ,sikur te ishe me i ditur .
    Dhe ai Bollano qe po i shkul shkrimin shqip neper rruge dhe don qe Himare te jete toke greke eshte SULIOT jo boshnjak.
    Ore ngelet vetem duke pare shkrimet dhe drejtshkrimet ne pamundesi per te kapur thelbin e atyre gjerave qe postova me lart.Nje keshill per ty;tjetrit shikoji punen e jo gunen, mos na caj kaptinen me keto gjera qe shkruan qe behesh shume qesharak.Nga njera an me cileson si nacionalist ekstremist dhe nga ana tjeter me krahason me bollanon i cili eshte ultra antishqiptar, kaq me mjafton mua per te kuptuar se cfare mund te jesh ti,ec e grricu tani se na i nxorre dhe SULIOTET grek kure te gjith e din se qen myslimanet turkofil ata qe vran e pren vellezrit e tyre ne emer te lekut dhe te fes, mos me nxirr zorret nga barku tani.
    Shkoni e mesoni nje her histori e pastaj eja te debatojm.

  9. #9

    Po ēfare historie din ti hahahahaha,ty te ka ngel ora ne mesjete ,ishin myslimanet thote .
    Bollanoja qeka bo synet .....
    Ato burrat e vertete te menēur te kombit ,kur u bashkuan ,ishin nga te treja fete.
    Nuk je i menēur kur ben si pseudo patriot forumeve ,te kam lexuar fatkeqsisht rastesisht e di sa peshon.
    Nganjehere funksionon ,heq merzin dhe qesh me budalleqet e tua dhe ca te tjere si puna jote lol.
    Kėshtu ėshtė kur kakarisin pulat ! lol

  10. #10
    sulioti

    Qetash e lexova ate shkrimin atje nelt. Edhe u befasova se qka ke shkrujt, me vjen marre se kemi kesij lloj shqiptar si ti te cillt e perkrahin spastrimin etnik dhe neonacizmin. Nuk mund ta bejsh keto ne shekullin 21. edhe me kqyr holl-e-holl kerkush nuk e ka gjakun e paster 100% shqiptaro-ilir. A don me u bo sikur shkau, me mentalitetin e tyre per nje Serbi te paster, shiko qka arriten.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Val9 Lexo Postimin

    Ore zoteri merr vesh shqip ti apo jo, ku e kam then une se jam per spastrim etnik, ore ju me duket se nuk kuptoni dot cfare dreqin hamendoni keshtu, jeni krejt gabim.

    Une kam then se nuk duhet te njohim cdo pakic(te paperfillshme ne numer)te cilet mund te behen precedent per pushtime te mevonshme,e them kete duke marr parasysh ate qe,ne kohen e komunizmit tek tuk gjeje minoritar dhe pak e nga pak po shkonin drejt asimilimit, pa hidh nje sy sot, po asimilohet komplet jugu(nga kjo ish pakice greke).

    Hapni syt re dhe mesoni pak histori per te mesuar nga ajo,per te mesuar se si jemi asimiluar si komb ne masa 90 % a nuk ju vjen ju marre qe hidhni balt ndaj meje ne munges te dijes tuaj per te kundershtuar me fakte ato cfare une shkruaj.Ajt shnet dhe ti

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498

    E vertete Val 9 ,po citoj publicisti i njohur angles Viktor Gollanez :
    ''Nga te gjitha te keqiat qe urrej ,thote ai ,nacionalizmi eshte ai qe urrej me shume .
    Nacionalizmi dmth egoizmi nacional ,te menduarit ne termat e nje kombi ,e jo ne termat e humanizmit ,eshte i keq sepse ai perqendrohet ne gjera jothelbesore (ku jeton ai njeri ,ēfare gjuhe flet ,ciles kulture i perket ,ē'fare ''gjaku'' ka etj ,duke injoruar ate qe eshte thelbesorja ,faktin qe ai eshte njeri .
    Nacionalizmi e ben nje popull te urreje nje popull tjeter sapo ti shfaqet rasti me i vogel per te urryer ,ai te ēon ne xhelozi ,ekspasionizem ,shtypje ,grindje ,dhe deri ne lufte.

    Per temen ,komuniteti boshnjak eshte nje komunitet i urte ,punetor ,i ndershem qe kan nje shekull qe bashkejeton ne harmoni me vendasit.
    Nuk jam specialiste per minoritetet,po kete e di qe minoritet etnik nuk quhen sepse duhen te jene ne kufi ,por ēfare rendesie ka .
    E keqa Shqiptareve nuk i ka ardhur dhe as do ti vij nga ky komunitet ,nuk jane komunitet arrogant ,agresiv ,o egoist si disa e disa .....,nuk kam degjuar nje krim te bere nga ky komunitet .
    Keto gazetaruc ,qe te shitur tek politika ,bejne shkrime amorale dhe jo profesionale .
    Turp te marresh familje dhe komunitete neper goje ,duke fantazuar pa piken e turpit .
    Nuk ka asgje te keqe qe ata te ruajne gjuhen e gjysherve te tyre ,te degjojne muziken e tyre ,ta duan Bosnjen ,si arbereshet Shqiperin (jemi gjaku i shprishur thone dhe mbas 5 shekujsh).
    Boshnjaket erdhen nga luftra rastesisht te jetojne ne Shqiperi ,plot Shqiptar kam pare ne Bosnje qe dhe keto jetonin me vite e vite atje(pothuajse te gjethe tregtaret ne merkaton e vjeter te Sarajevos (ēarshia)jane me orgjine Shqiptare .
    .
    Dhe ne shtetet ku jetojne popullsi jo autoktone ,( minoritet ,e jo minoritet )duhet te mbrojne te drejtat kulturore te tyre.
    Te respektohet kultura dhe indetiteti i tyre .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 20-07-2009 mė 16:19
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  13. #13
    Une kam pare nje dokumentar ne lidhje me boshnjaket e Shijakut dhe jane njerz shume te mire. Desha te kundershtoj diēka mbi boshnjaket, ose me mire te themi mbi muslimanet e Bonies sepse ne Bosnie ka edhe raca te tjera.. Ata nuk jane asgje tjeter vetem sllave te kthyer ne musliman. Pastaj kemi ndonje nga Kosova qe ka simpati per keta sllave vetem se jane musliman eshte nje problem tjeter. Une as nuk kam simpati dhe as i urrej. Per mua jane te gjithe njerz, por e theksova per te jua kujtuar atyre qe nuk e dine..

  14. #14
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Ore zoteri merr vesh shqip ti apo jo, ku e kam then une se jam per spastrim etnik, ore ju me duket se nuk kuptoni dot cfare dreqin hamendoni keshtu, jeni krejt gabim.

    Une kam then se nuk duhet te njohim cdo pakic(te paperfillshme ne numer)te cilet mund te behen precedent per pushtime te mevonshme,e them kete duke marr parasysh ate qe,ne kohen e komunizmit tek tuk gjeje minoritar dhe pak e nga pak po shkonin drejt asimilimit, pa hidh nje sy sot, po asimilohet komplet jugu(nga kjo ish pakice greke).

    Hapni syt re dhe mesoni pak histori per te mesuar nga ajo,per te mesuar se si jemi asimiluar si komb ne masa 90 % a nuk ju vjen ju marre qe hidhni balt ndaj meje ne munges te dijes tuaj per te kundershtuar me fakte ato cfare une shkruaj.Ajt shnet dhe ti
    Ta kuptoj edhe kete mendim o vella. Po duhet me dit diqka se ne kete proces "asimilimi" jemi ne shqiptaret ma te ligsht, sepse shpejt asimilohem me dikend. Kjo esht faji yne e jo faji i ketyre pakicave, halla ju qofte ketynve minoriteteve qe sa gjat e vazhduan per ti mbajtur traditat, gjuhen dhe kulturat e tyre.

    Pra nje boshnjak kurr nuk do te flet ne shtepin e vet shqip edhe pas ketyre 121 qe jan ne trojet shqipe. E nje shqiptar i cilli jeton ne Gjermani qe 10 vite do te fillon te flet gjermanisht ne familjen e vet. Pra keto e kam pa edhe vet te axhallart e mij dhe femijet e tyre flasin mes veti 100% gjermanisht.

  15. #15
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Eshte tjeter pune nese jane minoritete te deklaruara apo jo, dhe tjeter gje qe ato eksistojne, pavarsisht se nuk jane te njohura.
    Myftaraj, nga nje ane pranon qenien e ketyre pakicave dhe nga ana tjeter thote se jane te vetshpikura lol.
    Kastrioti mund ti quaj si ti doje ,po te informohet per koleget e tij gazetare ,te vjeter dhe te rinj ,si Ibrahim Baēi ,Agim Baēi ,botuesin Fatmir Toēi (me mama boshnjake ) e shume e shume te tjere.
    A don, e s'din, a din e s'don !

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Per te gjith HUMANISTAT DHE LEPIRSAT E FORUMIT.

    Une e di mire se cfare eshte humanizmi dhe respektimi i rracave te tjera; por me sa po shoh, ju qenkeni nul fare per mos te then zero me bisht.

    1)Ne kohet e hershme u dham dije te gjith cfare kemi rrethe rrotull( gjuhe,kulture,arsim etj)shikoni se cfare na ka ngelur sot nje tufe budallenjesh qe mbas te gjitha keto vuajtje kombetare na dalin HUMANISTA.

    2)Ne me humanizmin ton ndihmuam dhe mbajtem gjall, perandori te shkallave boterore, si ajo,KALESINANDRI I MADH,RROMA,BUZANDETI,OTOMANE,etj,por asgje nuk na ngeli per ne GJITHMON FALE HUMANIZMIT TON.

    3)Ne me humanizmin ton, luftuam dhe ndertuam, turqin dhe greqin moderne, te cilat ne pejse derrmuse te popullsis se tyre kan gjak Shqiptari dhe jan me miliona, por askush nuk i njofi,jo si minoritet, qe eshte minimumi, por si shumic derrmuese qe ju takonte, dhe e gjith kjo fale HUMANIZMIT TON KAQ IDIOT SA NUK KAM FJAL PER TA PERSHKRUAR TE GJITHIN,dhe vin ca kokra boshe idiote ketu e me bejn moral per munges humanizmi.

    Ju nuk dini te mesoni o njeres ky eshte problemi,ju i hapni vete varrin vetes dhe pastaj kure bini brenda, thoni se jeni viktima e te tjereve duke harruar se jeni vete viktima e vetes tuaj.

    Fatkeqesisht ndihem kaq keq, per kete nivel te ulet njohurish qe keni per vendin qe perfaqesoni,nje SHQIPTAR ne rradhe te pare duhet te respektoj veten duke kerkuar te drejtat qe i takojn, kure ato ti njihen, ather mund te mendojm dhe per te drejtat e ca (dhjetra personave qe pretendojn nje kombesi tjeter).

  17. #17
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Presidenti Topi e shpiku minoritetin boshnjak pėr hatėr tė krushkut-armik tė Berishės, Luan Malltezi, apo...?

    Nga Kastriot Myftaraj

    Nė kompetencat e Presidentit tė Republikės tė pėrcaktuara me Kushtetutė nuk ėshtė ajo pėr deklarimin e minoriteteve etnike nė Shqipėri. Nė Shqipėri ka vetėm tre minoritete tė njohur zyrtarisht, ai grek, malazez dhe maqedon. Presidenti Topi ka detyrimin qė tė lėvizė brenda kufijve tė kėtij realiteti ligjor, derisa me ligj nuk ėshtė njohur ndonjė minoritet tjetėr etnik. Parlamenti shqiptar ka bėrė mirė qė nuk ka njohur me ligj tė tjera minoritete etnike, edhe pse kėrkesa tė tilla ka pasur. Nė kėtė linjė nuk ka arsye pse tė nxitohemi, derisa vende qė pretendojnė tė jenė kampionė botėrorė nė liritė dhe tė drejtat e njeriut, si Franca, nuk njohin fare minoritete etnike, edhe pse nė Francė ka popullsi konsistente nga kombet fqinje nė krahinat kufitare, gjermanė, italianė, baskė nė Alzasė-Lorenė, Korsikė, Savojė etj. Franca sigurisht qė e ka bėrė kėtė gjė pėr tė evituar ēdo premisė destruktiviteti nė vend, se pėr hir tė sė vėrtetės minoritetet etnike veprojnė si viruse nė trupin e kombit dhe shtetit ku janė, pavarėsisht nga retorika qė bėjnė. Pėr tė njėjtėn arsye edhe Greqia ka ndjekur shembullin e Francės dhe nuk i njeh minoritetet. Shqipėria nuk ka pasur pak probleme me tre minoritetet qė njeh, sidomos me atė grek. Nė kėtė sens, duket krejt i papėrgjegjshėm veprimi i Presidentit Topit qė bėri njė vizitė nė njė zonė ku banon njė komunitet me origjinė boshnjake, pranė Shijakut, ku Presidenti i Republikės me ato qė tha, duke pasur nė sfond flamurin boshnjak e njohu praktikisht minoritetin boshnjak nė Shqipėri dhe u shpreh pėr pėrmbushjen e tė drejtave tė tij. Ēėshtja nuk ėshtė aq tek njohja e minoritetit boshnjak, por tek fakti se kėshtu hapet “Kutia e Pandorės” dhe dalin e tė tjerė qė kėrkojnė tė njihen si minoritet, duke filluar qė nga vllehėt, goranėt, gollobordasit etj. Nė Shqipėri ka shoqata vllehėsh qė pretendojnė se vllehėt e Shqipėrisė janė vllaho-helenė, si dhe shoqata goranėsh e gollobordasish qė pretendojnė se kėta janė bullgarė. Njė dreq e di se ēfarė do tė bėjnė nesėr romėt e magjypėt e vetėquajtur egjiptianė, pasi tė jetė hapur loja me minoritetet. Ata sot i josh PBDNJ pėr t’ u quajtur si “helenofonė” dhe disa prej tyre janė nė forumet e larta tė kėsaj partie.
    Sot ėshtė e qartė se ka njė agjendė tė pėrpunuar nė qendrat antishqiptare pėr ta shpėrbėrė kombin shqiptar duke e paraqitur si njė miksturė minoritetesh tė krijuara artificialisht. Njė agjendė tė tillė ndjek Fondacioni “Soros” nė Tiranė, i cili ka arritur deri atje sa tė sponsorizojė njė konferencė nga ku ka dalė njė dokument ku iu sugjerua parlamentit shqiptar qė nė kodin zgjedhor tė pėrcaktohen vende fikse nė parlament pėr minoritetet etnike si nė Kosovė. Ēėshtja ėshtė se ku duhet ta kategorizojmė shpikjen presidenciale tė minoritetit boshnjak? Boshnjakėt e Shqipėrisė kanė ardhur nė vendin tonė si refugjatė kur Bosnjė- Herzegovinėn e mori Austro-Hungaria me vendim tė Kongresit tė Berlinit nė 1878 dhe jo nė 1875 siē tha Presidenti Topi. Boshnjakėt refugjatė qėndruan nė Shqipėri me njė truk. Autoritetet osmane thanė se anija qė po i ēonte ata pėr nė Izmir ndaloi nė Durrės se u prish dhe ata zbritėn nė tokė derisa tė riparohej anija, dhe mbetėn deri mė sot. Autoritetet osmane nė Shqipėri i mirėpritėn ata se kishin luftuar me armė kundėr austro-hungarezėve. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kėta boshnjakė me kalimin e kohės u shqiptarizuan si tė thuash, dhe sot mund tė quhen shqiptarė tė mirė. Njė provė pėr kėtė gjė ėshtė fakti qė krushku i Berishės, Luan Malltezi, vjehrri i Argitės, i cili ėshtė me origjinė nga ky komunitet boshnjak i Shqipėrisė, ia ka vėnė emrin tė birit Jamarbėr dhe jo Jamboshnjak.
    Ėshtė absurde qė ata tė fitojnė tė drejtat e minoritetit, siē kėrkojnė disa prej tyre dhe siē u premtoi Presidenti Topi kur u premtoi mėsimin e gjuhės boshnjake nė baza zyrtare. Kjo ėshtė vetėm pikėnisja se pastaj ata do tė kėrkojnė qė gjuha boshnjake tė bėhet zyrtare nė komunėn dhe bashkinė ku ata pėrbėjnė 20% tė popullsisė, siē ndodh me shqiptarėt nė Maqedoni, pastaj do tė kėrkojnė qė t’ u njihet e drejta e deklarimit tė kombėsisė boshnjake nė njė regjistrim tė popullsisė, tė cilin do ta kėrkojnė bashkė me minoritetet e tjera, pastaj do tė kėrkojnė vend fiks nė parlament siē e kanė boshnjakėt nė Kosovė e kėshtu me radhė. Ēėshtja ėshtė sa tė hapet loja. Nė rast se do tė njihet minoriteti boshnjak nė Shqipėri, atėherė do tė lindė problemi se sa ėshtė numri i tij, dhe kjo do tė rihapė debatin pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike qė ėshtė kėrkesė e hershme e liderėve tė disa minoriteteve tė vetėshpikura, dhe kėshtu do tė hyhet nė disa komplikime tė padėshiruara. Presidenti Topi duhet ta mėsojė, nė rast se nuk e di, qė minoritetet etnike njihen vetėm nė mėnyrė tė ndėrsjellė mes vendeve kufitare. Bosnjė- Herzegovina nuk ėshtė vend kufitar me Shqipėrinė. Ne kemi eksperiencėn e keqe tė Kosovės, e cila e njeh minoritetin boshnjak, duke i dhėnė tė gjitha tė drejtat, duke pėrfshirė dhe atė tė vendeve fikse nė parlament, e megjithatė Bosnjė- Herzegovina nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Merret vesh, zemėrgjerėsia nė kėto ēėshtje nuk shpėrblehet. Nė tubimin e boshnjakėve nė Borakė tė Xhafzotajt Presidenti foli si nė njė muhabet paēeje tek Pata. Ende mbetet mister motive i Presidentit Topi. Mos ndoshta ai e bėri kėtė gjė pėr tė nxitur krushkun e Berishės, Luan Malltezin, i cili ėshtė i pakėnaqur qė nuk u bė deputet dhe as nuk mori post nga Berisha, prandaj gjithė ditėn nė Bibliotekėn Kombėtare shan krushkun-kryeministėr, ndėrsa shkencėtari Sherif i ēon dhe i merr librat nga sporteli si ordinance i tij intelektual? Duket se Presidenti Topi po e josh Malltezin qė tė kandidojė pėr “Polin e Lirisė” tė Shehit, Ngjelės dhe Ndokės nė Qarkun e Durrėsit, duke kėrkuar tė marrė votat e boshnjakėve. Njė tjetėr hipotezė pėr motivin e Presidentit Topi mund tė jetė ajo se Presidenti Topi, i cili edhe pse pretendon se ėshtė nga njė familje qytetare tiranase nuk po arrin tė tregojė rrėnjėt e vjetra tė saj me dokumente, nė fakt ėshtė me origjinė nga kėta boshnjakė, disa prej tė cilėve erdhėn nga Shijaku nė Tiranė kur kjo u bė kryeqytet. Kjo duket edhe mė e besueshme se vėshtirė qė Presidenti Topi do tė rrezikonte kaq shumė pėr Malltezin, edhe pse e ka mik.
    Cilatdo qė tė jenė motivet e Presidentit Topi, aventura e tij boshnjake ėshtė tejet e rrezikshme, ėshtė njė atentat ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Kushtetutės sė Shqipėrisė.

    sot
    Ketij Kastriotit ,vetem gazetar nuk i thua .
    Luan Malltezi ,nuk eshte Boshnjak ,por Shijakas me orgjine (keshtu nje historin shqiptar,ja ven emrin djalit Jamarber).
    Familjet boshnjake te Shijakut jane Kapedanet ,Dizdaret,Baēet.Gjonku.Kadra,Zuriqi,Sukniqi ,Gallai etj ,etj.
    Keshtu here tjeter ben mire mos te shkruaj paēaure Kastrioti .
    A don, e s'din, a din e s'don !

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    saura..

    un kur hapa temen ne fjale mendova te shtoj kulturen time por dhe te te tjereve me artikullin e pare lart..
    u nisa pra thjesht per interesa etnografike kurse moderatoret kesaj teme i kan bashkangjit pa me pyetur mua nje teme tjeter te hapur nga une.. me shkrime te kastriot myftarajt..

    myftaraj ka qellime politike ne shkrimet e tij.. kurse shkrimi pare eshte ..kulture etnografike..

    une nuk kam komentuar shkrimin e myftarajt sepse.. ala nuk e kam lexuar..

    sepse..po te them nje sekret.. jo cdo shkrim qe postoj un edhe e kam lexuar..

    zakonisht postoj qe te mos humbin neper gazeta shkrime qe duken interesante..e keshtu forumi behet si nje enciklopedi qe ekemi per cdo rast ne dor ta cfletojme..

    nuk i njoh boshnjaket e shijakut..
    di vetem se jan te mencur..puntor e te degjuar si njerez te rregullt..
    sul gallaj ..ka qene si me i njohuri nder ta..
    kuader i larte i bujqesise ne ato zona..
    me shum sdi..

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ka sa te duash o Brari ,mqs e fillove nga Durresi ...dhe aktorja Aishe Stari eshte boshnjake me orgjine ,etj etj...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #20
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kėta janė njerėz tė mirė, tė urtė, nuk i sjellin ndonjė dėm Shqipėrisė. Por qė tė shpallen minoritet etnik mė duket e pakuptimtė, sepse aty dihen kur kanė ardhur, pse kanė ardhur dhe nga kanė ardh. Njėsoj sikur tė shpallet minoritet katundet dhe qytezat X nė Itali qė kanė shqiptar tė pas viteve '90. Shteti (dhe populli i thjeshtė mbi tė gjitha) ua njeh tė drejtėn pėr tė ruajtur zakonet e tyre, gjuhėn etj... Njė gjė qė mė bėn tė ndihem krenar ėshtė qė asnjėherė (kurrė) shqiptarėt si kanė ngacmuar apo prekur minoritet brenda tij. Gjė qė ka ndodhur rėndomtėme vendet fqinje.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  2. Pas reagimit ndėrkombėtar, opozita pranon humbjen nė Shijak
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-03-2007, 12:30
  3. Arkiv X
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 14:59
  4. Vdes djali i President Moisiut
    Nga BOKE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •