Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 80
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    BE: Krimi ballkanik, rrezik për Evropën

    Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman August Hanning flet në një simpozium për globalizimin dhe krimin e organizuar

    “Krimi shqiptar kërcënon Evropën”


    Shekulli

    TIRANE- Shërbimi Sekret Gjerman mendon se kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve përbën sot kërcënimin më të madh për Evropën. Radio “Dojçe Vele” deklaroi dje se presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman (BND) August Hanning sqaroi gjatë një simpoziumi për globalizimin e terrorizmit dhe të kriminalitetit të organizuar në Berlin, se ende nuk është arritur që të fitohen “zemrat dhe mendjet” e banorëve të atyre zonave të Evropës dhe të botës që janë të përfshira në krizë. Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, August Hanning tërhoqi që në fillim të fjalës së tij vëmendjen se gjatë viteve të kaluara është vënë re një shtim i ndjeshëm i kriminalitetit të organizuar dhe një përzierje e kriminalitetit të organizuar dhe e terrorizmit. Si ndër rreziqet më të mëdha për Evropën, presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, August Hanning përmendi kriminalitetin e organizuar në radhët e shqiptarëve për vetë shtrirjet e tij tentakulare jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA apo Australi.
    “Në fushën e kriminalitetit të organizuar na duhet të konstatojmë, se gjatë viteve të kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshëm fushën e tij të veprimit dhe të ndikimit. Tepër i suksesshëm ka qenë kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve. Në tërësinë e tij, kriminaliteti i organizuar shqiptar përbën sot kërcënimin më të madh të Evropës, me një rrjet që shtrihet deri në SHBA dhe në Australi. Kriminaliteti i organizuar po ndërkombëtarizohet dhe sot ekziston një ndarje ndërnacionale e veprimtarive kriminale, sidomos në fushën e trafikimeve. Por sikur të mos mjaftonte kjo, vihet re edhe një përzierje e kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit”, - tha Hanning.
    Më tej presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman tërhoqi vëmendjen se në vendet myslimane po shtohet numri i predikuesve të urrejtjes. Megjithë vrasjen e disa prej terroristëve të rëndësishëm dhe shkatërrimin e disa strukturave terroriste, nuk është arritur që terrorizmit t’i vihet pre.
    “Në vendet myslimane unë vërej një rritje të përgjithshme të ndjenjave antiperëndimore. Ideja e kultivuar prej Bin Ladenit se islamizmi është i kërcënuar prej përpjekjeve hegjemoniste dhe imperialiste të kryqëzatave të Perëndimit, vazhdon të mbetet tërheqëse për shumë myslimanë të deziluzionuar”, - tha Hanning.
    Opinionet e kreut të Shërbimit Gjerman duket se i referohen të dhënave për elementët kriminalë shqiptare qe sipas tij veprojnë jo vetëm në Evropë por edhe të shtrirë në SHBA e Australi. Por, në shumë konferenca rajonale dhe evropiane jo vetem nga zyrtarët shqiptarë por edhe të huaj është theksuar fakti se elementët kriminalë shqiptarë veprojnë në bashkëpunim me ata vendas. Vetëm para një jave ambasadori ynë në OSBE Zef Mazi ndërsa i bënte oponencën raportit të Liponen dhe, duke ju referuar edhe situatës së kriminalitetit në vend të ekspozuar nga ish-kreu i OSBE-së në Tiranë tha se “Pse ne qenkemi qendra e gjithë të këqijave, e krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës dhe korrupsionit? Le të ndalemi në veçanti tek trafiku i qënieve njerëzore. Shohim një mospërputhje mes paraqitjes që bën BE dhe diskutimit të ministrave të Rendit Publik në Bruksel, ku ministri thotë se trafikimi i qenieve njerëzore ka zbritur në nivelin zero. Si është e mundur që një vend i vogël si Shqipëria të konkurrojë në trafikimin e njerëzve dhe prostitucionin, nëpër Evropë, dhe të ketë një numër të madh grupesh kriminale ngado. Prej mediave, ku mungojnë “dylbitë” e OSBE-së ne mësojmë për kolapse bankare, veprimtari mashtruese me pasoja të rënda, korrupsion, e të tjera si këto, megjithatë, pak dëgjojmë për këto këtu. Këto veprimtari janë absolutisht të dënueshme, pse ne i harrojmë këta lloj kriminelësh që veprojnë në apo prej Shqipërisë, të cilët mund të kenë homologët e tyre në vende të tjera të Evropës”
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    15 familjet mafioze shqiptare

    Ne nje raport zyrtar per mafian nderkombetare, ne pjesen per Shqiperine dhe shqiptaret, konfirmohet per here te pare, ekzistenca dhe kristalizimi i familjeve mafioze. Nje strukture kjo, e ngjashme me ato te krimit te organizuar tradicional italian dhe qe zoterojne miliarda dollare pasuri, nga trafiku i drogave, armeve dhe i qenieve njerezore. Me i spikaturi mes ketyre figurave te krimit shqiptar, konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski, i arrestuar pak vjet me pare ne Durres

    Ekzistojne dhe jane identifikuar 15 familjet mafioze shqiptare. Per to kemi informacione te plota, por lufta kunder tyre eshte e veshtire, pasi nje pjese e tyre ka lidhje shume te afreta me politiken. Ka qene ky thelbi i nje bisede mes zyrtareve te Byrose Federale te Hetimit Amerikan, (FBI) dhe njerit prej zyrtareve me te larte te Policise se Shtetit, ne ministrine e Rendit Publik e zhvilluar disa muaj me pare ne Tirane, ne kuader te bashkepunimit ne luften antikrim, mes dy vendeve tona. Nje alarm qe javet e fundit eshte shtuar, pas publikimit te disa raporteve nga zyrtare te FBI amerikane qe kane dhene alarmin se "Mafia e re" e SHBA mban emrin e shqiptareve, te cilet mund te zevendesojne familjet e vjetra mafioze italiane te "La Cosa Nostra". Nje raport tjeter i FBI i botuar nga "Korrieri" shkonte me tej, kur konkludonte se grupet e krimit te organizuar shqiptar, kane ne perberje te tyre edhe grupe paraushtarake. Ndersa dje, "Korrieri" botoi nje interviste me shefin e sherbimit sekret gjerman, i cili jepte alarmin se "krimi i organizuar shqiptar, perben sot kercenimin me te madh per Europen". Sipas tij, tentakulat e saj jane shtrire jo vetem ne kontinentin tone, por edhe ne SHBA e deri ne Australi. Pak dite me pare, Parlamenti shqiptar miratoi paketen ligjore antimafia, nje dokument shume i rendesishem per luften kunder krimit te organizuar. Por, te cilit i mungon objekti dhe mbi te gjitha subjekti qe te jete i zbatueshem. Pasi mungon "Harta e Krimit Shqiptar", nje dokument qe duhet perpiluar ne rruge operative nga policia kriminale dhe sherbimi sekret, per te qene nje detyre e strukturave te specializuara qe te grumbullojne provat juridike ndaj strukturave mafioze, per ti vene ato perpara bankos se te akuzuarve.

    Per te kuptuar trafikun nderkombetar te heroines eshte e rendesishme te kuptohet krimi i organizuar shqiptar. Kjo pasi shqiptaret jane ndermjetesit mes mbjellesve afgane dhe pakistaneze te heroines, prodhuesve turq dhe tregut boteror te heroines. Ne boten e krimit, shqiptaret jane personat qe kane lidhjet me te mira per perhapjen dhe tregtine e droges.

    Per te perhapur tregtine e tyre kriminaliteti shqiptar ben marreveshje me "N'Drageten" italiane, "Kamorren", "Stiden" dhe Mafian si dhe me keqberesit rus "Solentskai", krimin e organizuar ne Poloni, si dhe me organizata kriminale ne Nigeri, Kolumbi, Meksike, Serbi, Britani, Irlande, Hollande dhe organizatat kriminale kurde. Ne fakt kriminaliteti shqiptar punon me cdo lloj grupi kriminal ne te gjithe boten. Por lidhjet e tyre me shqetesuese jane me grupe kriminale nga Serbia dhe Afganistani.

    Retrospketive

    Lidhjet mes politikes qe ndjekin grupet terroriste dhe bandat kriminale te perfshira ne trafikun e droges dhe heroines, ne skllaverimin e personave, grabitje dhe shfrytezim njerezish u kthye ne nje nder problemet kryesore te botes ne 1990. Organizatat kriminale dhe organizatat terroriste filluan te bashkepunonin me njeri tjetrin kur vune re se ata mund te fitonin shume para bashke. Ne fakt te gjithe grupet terroriste kane nevoje per para te cilat i perfitojne nga aktivitete kriminale. Duke punuar ne nje kohe te shkurter (part time) si terroriste dhe mekohe te plote (full time) si kriminele. Kriminaliteti shqiptar me shume se shume grupe te tjera kriminale u kthyen ne grupe me te varura ne lidhjet e tyre me grupe terroriste dhe ne drejtimin e qeverisjes se lidhjeve mes grupeve terroriste.

    Pas gjithe shperndarjes se heroines ne bote ishin talebanet, dhe me pas kontrollin e moren Afganet e Veriut te cilet kane lidhje me shqiptaret. Organizatat kriminale Shqiptare jane organizata hibride. Keto grupe jane te perfshira si ne krim ashtu dhe ne politike. Ndryshe nga grupet e tjera te organizuara kriminale shume prej drejtuesve shqiptare kane nje ideologji politike me te cilen drejtojne veprimet e tyre.

    Ne 1986 prishja e "Pizza Conection" beri te mundur qe grupe te tjera kriminale te vendosen ne territorin italian dhe ne territorinm e familjeve kriminale italo- amerikane. Kjo ne menyre te vecante ishte e lehte per grupet kriminale shqiptare pasi ata kishin punuar shume afer me mafian siciliane dhe grupe kriminale amerikane homologe gjer te pakten ne vitet 1970.

    Gjate nje zhvillimi te koshiences etnike- e nxitur dhe nga nje politike serbe antishqiptare- ne 1980 dhe 1990 shqiptaret dhe ne menyre te vencate kosovaret filluan te zhvillonin sensin e identitetit kolektiv i cili i parapriu perfshirjes se tyre ne organizata kriminale te cilat perseri ishin bazuar ne nje klan besueshmerie dhe lidhjesh familjare. Pikerisht ky element bashkoi klanet per te zhvilluar biznesin ne fushen e krimit.Grupet kriminale shqiptare mes grupeve kriminale karakterizoheshin nga besimi ne dhenien e fjales dhe nje sens per te vepruar ne menyre te kundra ligjshme. Ky ishte pikerisht dhe kushti qe transformoi dhe mafian italiane gjate shekullit XIX.

    Lordet shqiptare te krimit u perhapen ne gjithe Europen dhe me pas erdhen dhe rrjetet e tyre. Pas mbarimit te konfliktit ne Kosove lordet shqiptare ne fushen e krimit u kthyen si lojtaret me te medhenj ne trafikun nderkombetar te droges.

    Kur lufta mbaroi, i gjithe Ballkani u perfshi nga nje lum ndihmash humanitare. Mijera kosovare u kthyen ne shtepite e tyre nga kampet e refugjateve dhe vune re se

    komshinjte tashme ishin bere me benza, visheshin me kostume dhe ishin kthyer ne njerezit me te forte te lagjeve.

    15 familjet mafioze

    Elementi kryesor i cili u shfaq ne kete kohe u njoh si 15 familjet. Keto 15 familje kryesisht ishin marre me kontrabande kohe me pare dhe duke perfituar nga lufta ne Kosove arriten te vinin pasuri shume te medha, per shkak te trafikut te armeve, trafikut te heroines e cila u lehtesua ne ndonje rast dhe nga zyrtare te korruptuar te ish- UCK-se. I tere rajoni vuante nga mos ekzistenca e ligjit dhe e rendit. Shqiperia u kthye ne nje shtet anarkik dhe 15 familjet u kthyen nder vendet me te fuqishme ne ate zone. Secila prej ketyre familjeve kishin planet e veta kriminale dhe ushtrine e vet.

    15 familjet vazhdonin te pasuroheshin duke fituar 2 bilione dollare nga trafiku i heroines vetem per vitin 2000. Ata vazhduan te rriten dhe te behen aq te fuqishem sa sot 80 % e trafikut te heroines kalon permes Shqiperise. Pjesa me e madhe e trafikanteve te heroines ne Europe i referohen heroines shqiptare si "Albanka" apo "Albanian lady".

    Heroina vjen ekskluzivisht nga Azia Perendimore. Shqiptaret marrin prodhimin nga prodhuesit afgane. Me pas opiumi afgan udheton nga Irani per ne Turqi. Ne Turqi opiumi kthehet ne heroine dhe me pas shitet te shqiptaret per tu tregtuar ne Europe.

    Ate cfare kartelet meksikane jane per trafikun e kokaines ne Ameriken Veriore, karteli shqiptar eshte per trafikun e heroines ne Europe. Ata jane UPS e droges ne boten e krimit.

    Me pas lufta ne Bosnje perhapi shqiptaret neper Europe, sebashku me to ne Europe u perhapen dhe shume kriminele te cilet rane ne kontakt me elemente te krimit te organizuar ne Europe. Kjo rriti shume fuqine dhe perfitimet e tyre.

    Si Mafia tradicionale europiane ashtu dhe Mafia ruse u lidhen me shqiptaret per te shperndare trafikun e heroines. Me fondet e tyre ata arriten te blenin banka. Kontrabandistet shqiptare arriten te mblidhnin shume leke kesh ne dore nga trafiku i armeve, droges, njerezve dhe prodhimeve te duhanit dhe shume shpejt kuptuan se kishin nevoje per pastrim parash. Duke qene Kosova nje shtet anarkik, kriminelet paten pak probleme per tu perfshire ne sistemin bankar. Keto u kthyen ne komisionere te botes se krimit. Ata mund te pastronin te ardhurat e fituara nga Mafia ruse dhe Italiane kundrejt nje cmimi.

    Bosi me i madh i 15 familjeve mafioze shqiptare konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski (i arrestuar disa vjet me pare ne Shqiperi, ne qytetin e Durresit dhe u akuzua nga media e Tiranes per lidhje te aferta me disa familje politikanesh shqiptare shume te njohur, apo me femijet e tyre. shen. i red.). Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te medhenj ne Europe. Kadriovski ishte arrestuar ne vitin 1985 ne Gjermani. Autoritet konfiskuan ne ate kohe disa vila, jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronesi te bosit te trafikut.

    Ai u arrestua dhe te gjithe besonin se kishin degjuar per fundin e Daut Kadriovskit, por ai arriti te arratiset nga burgu dhe te strehohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Besohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia. Ai eshte i njohur i familjeve te "Cosa Nostra". Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te njohur dhe organizata e tij besohet se eshte nje nga burimet kryesore te heroines afgane ne Ameriken e Veriut.

    Trafikantet kosovare kane konsoliduar fuqine e tyre dhe jane kthyer ne shperndaresit me te mire te droges ne rrjetin kolumbian, dhe jane me te rinjte ne kete biznes. Shqiptaret kane lidhje me rrjetin e kolumbianeve duke u kthyer ne burimin kryesor te kokaines ne Europe qe i lejon ata te kene ne dore para ne kesh, me te cilat me pas ato bejne pastrim ne sistemet e tyre bankare. Keshtu trafikantet shqiptare u kthyen ne trafikantet me te qendrueshem ne Europe, si dhe trafikante te kokaines.

    Ato kane ne shtepite e tyre sisteme te pastrimit te parave dhe lidhje politike qe shumica e trafikanteve e enderrojne ta kene. Ato jane gjithashtu nje nder kryesoret e botes se krimit dhe pjesa me e madhe e bashkepunetoreve vazhdon te mbetet e panjohur per forcat e rendit. Te 15 familjet shqiptare mafioze, dalengdadale po kthehen ne organizata kriminale te fuqishme aq sa nuk i keni degjuar ndonjehere.

    * Marre nga Raporti: Mafia nderkombetare.

    * Adresa me pagese ne internet:

    http://glasgowcrew.tripod.com/albanian.html

    Korrieri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Droga ne Shqiperi vjen me parashute apo me avjon nga Turqia?, apo kalon qete e qete brigjet greke, nen (sh)kujdesin e satelitave boteror dhe monitorimeve te tjera detare qe vjen tek ne? Se un nuk di te jemi drejtperdrejt te lidhur me Turqine ne vije tokesore... vetem nese na ka dhene Evropa kufijte e hershem atehere po jam dakort.


    E para punes Evropa perpara se te flasi me ne duhet te rregulloj punet e veta. Tani sa per informacion, per ata qe bredhin me kembe ne ajer kur shofin pseudolajme te tilla, Evropa ka 3 Zona pastrimi parashe dhe keto jane 1) Kufiri ose Zona Gjermano-Polake-Ceke, me rreth 20 bilion pare tranzit qe jane pare te zeza. 2) Zona Slloveni-Zvicer-Itali me rreth 9 Bilion dollare para te tilla, dhe se fundi 3) Shqiperia qe thuhet se ka 2-4 Bilion dollare.

    Dhe eshte mese e llogjikshme qe Zona Gjermani lindore, poloni perendimore dhe ceki veriore te jene zonat ku ka me teper mafie, te influencuara kjo dhe nga mafia legjendare Ruse, qe ato paraushtaraket shqiptare qe kan dal ne pension i spastron brenda 24 oresh. Dihet qe te gjitha makinat e vjedhura vine andeja, transaksione te ndryshme, droga etj etj. Gjithashtu sasia me e madhe e ekstazes deri para disa vitesh ishte Izraeli, por ky shefi Gjerman smbaj mend te kete thene llafe ndonjehere, jo vetem ky por asnje tjeter.

    Si perfundim, qe te zevendesosh nje Mafie duhet te kesh njerez ne PUSHTET, sepse perndryshe jeten nuk e ke te gjate. Nese shqiptaret kan kap mafien Italiane ne Itali, kane njerez ne pushtet aty(dhe un nuk di te kete Shqiptaro-Italian funksionar te larte te qeverise Italiane), nese jane kapur ne Amerike, duhet te kene njerez ne pushtet gjithashtu qe te bejne dicka(ne Amerike Shqiptaret jane njerezit me te c'organizuar si diaspore), e keshtu me rradhe.

    Evropa ben mire mos japi deklarata te tilla filmash hollivudjan te vitit 2015.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Po me po e paskan fajin shqiptaret 3 miljon. 150 milion rus qe kane pushtu gjith evropen qenkan burra te mire. Po ca lesh mafjozesh jan shqiptaret, ne jena bishti kavallit, korriere dhe hamej te thjeshte qe mbledhim lemoshet qe lene bosat e medhenj. Familjet e konsoliduara mafjoze ne evrope ekzistojne prej dekadash, ato i kane dhe infrstukturat e sofistikuara, edhe lidhjet e forta politike bankare-financiare qe nga politikanet deri ne burse. Normalisht qe edhe fitimin ata e marrin, por pa u ekspozuar. Ne shqiptaret pas renies se komunizmit si brekegrisur qe ishim, ishim gati te merrnin persiper cdo lloj rreziku per ti shpetuar varferise se skajshme. Ky guxim idiot na nxorri edhe namin si mafioze, si njerez qe sju hyn drite ne sy dhe qe teheqin qafe per 20 gram heroine. Ne vetem sa kryejme krimet dhe mbledhim therrimet, rrenjet e krimit jane thelle ne evropen qe na jep mend. Neve vetem sa na del nami i keq se fitimet i ndajne familjet e hershme evropiane, krupet, morrillonet, bongiovannet etj etj,.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sipas mendimit te Sherbimit Sekret Gjerman: Kriminaliteti i organizuar i shqiptareve, kercenimi me te madh per Evropen


    "Ne fushen e kriminalitetit te organizuar na duhet te konstatojme, se gjate viteve te kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshem fushen e tij te veprimit dhe te ndikimit. Teper i suksesshem ka qene kriminaliteti i organizuar i shqiptareve. Ne teresine e tij, krimialiteti i organizuar shqiptar perben sot kercenimin me te madh te Evropes, me nje rrjet qe shtrihet deri ne SHBA dhe ne Australi. Kriminaliteti i organizuar po nderkombetarizohet dhe sot egziston nje ndarje ndernacionale e veprimtarive kriminale, sidomos ne fushen e trafkimeve. Por sikur te mos mjaftonte kjo, vihet re edhe nje perzierje e kriminalitetit te organizuar dhe terrorizimit." - tha Hanning

    Sipas mendimit te Sherbimit Sekret Gjerman kriminaliteti i organizuar i shqiptareve perben sot kercenimin me te madh per Evropen. Presidenti i Sherbimit Sekret Gjerman (BND) August Hanning sqaroi gjate nje simpoziumi per globalizimin e terrorizmit dhe te kriminalitetit te te organizuar ne Berlin, se ende nuk eshte arritur qe te fitohen "zemrat dhe mendjet" e banoreve te atyre zonave te Evropes dhe te Botes qe jane te perfshira ne krize.
    Presidenti i Sherbimit Sekret Gjerman, August Hanning terhoqi qe ne fillim te fjales se tij vemendjen se gjate viteve te kaluara eshte vene nje shtim i ndjeshem i kriminalitetit te organizuar dhe nje perzierje e kriminalitetit te organizuar dhe e terrorizimit. Si nder rreziqet me te medha per Evropen, Presidenti i Sherbimit Sekret Gjerman, August Hanning permendi kriminalitetin e organizuar ne radhet e shqiptareve per vete shtrirjet e tij tentakulare jo vetem ne Evrope por edhe ne SHBA apo Australi.
    "Ne fushen e kriminalitetit te organizuar na duhet te konstatojme, se gjate viteve te kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshem fushen e tij te veprimit dhe te ndikimit. Teper i suksesshem ka qene kriminaliteti i organizuar i shqiptareve. Ne teresine e tij, krimialiteti i organizuar shqiptar perben sot kercenimin me te madh te Evropes, me nje rrjet qe shtrihet deri ne SHBA dhe ne Australi. Kriminaliteti i organizuar po nderkombetarizohet dhe sot egziston nje ndarje ndernacionale e veprimtarive kriminale, sidomos ne fushen e trafkimeve. Por sikur te mos mjaftonte kjo, vihet re edhe nje perzierje e kriminalitetit te organizuar dhe terrorizimit." - tha Hanning.
    Me tej presidenti i Sherbimit Sekret Gjerman terhoqi vemendjen se ne vendet muslimane po shtohet numri i predikuesve te urrejtjes. Megjithe vrasjen e disa prej terroristeve te rendesishem dhe shkaterrimin e disa strukturave terroriste, nuk eshte arritur qe terrorizmit t'i vihet pre.
    "Ne vendet muslimane une verej nje rritje te pergjithshme te ndjenjave antiperendimore. Ideja e kultivuar prej Bin Ladenit se islamizmi eshte i kercenuar prej perpjekjeve hegjemoniste dhe imperialiste te kryqezatave te Perendimit, vazhdon te mbetet terheqese per shume muslimane te dezilizionuar." - tha Hanning.

    Nga:
    DW
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Krimineli shan kriminelet

    Sherbimi i fshehte gjerman eshte vet nje organizate kriminelesh,
    vete shteti gjerman eshte nje mbjelles i urrejtjes,organet e drejtesise ne Gjermani jane ne duart e krimineleve naziste,
    prandaj ta mbyllin gojen keta kriminele e te na lene rehat se boll i kemi degjuar.
    Neqoftese se eshte e vertete qe ne Shqiperi ka kartel mafioz jam optimist se do ti gjendet ilaci,por kurre nuk ka per ti ardhur shpetimi Shqiperise nga kriminel te tille si ata te sherbimit te fshehte gjerman apo te tjere funksionar gjerman.

    Vdekje nazizmit,ketij kanceri gjerman qe ndihet ne cdo qelize te jetes gjermane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 18-10-2004 më 11:18

  7. #7
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55
    Keto jane vetem "b-u-ll sh-i-t" shtypi "cheap' propagande e maskarenjeve te Gjermanise,atyre aparatcikeve te majmur te cilet nga frika e ndonje reforme ne administrate kerkojne qiqra ne hell dhe duan te gjejne nje preteks per te zgjatur qendrimin e tyre ne pune apo ndonje "overtime" te mundshem me pretekstin se jemi te kercenuar nga shqiptaret!
    Na e marrshin te keqen se ne shqiptaret kurre nuk kemi bere gjenocid,nuk kemi kerkuar te shfarosim ndonje komb tjeter si bene gjermanet me hebrejte,nese ka kriminele shqiptare keta jane kriminele si ne tere boten dhe nuk eshte se ka ndonje platforme qe i pergatit,thjesht ata jane si kriminelet anembane Evropes me nje ndryshim se shqiptaret edhe e kane njefare justifikimi per kushtet e tyre ndersa kriminelet e Evropes vrasin nga gjaku e gjenet!
    Fajin e ka klika e Tiranes e cila duhet t'ua tregoje vendin ketyre thashethemeve te shtypit nazist,por kuptohet klika e Tiranes eshte vete e ndertuar nga kriminele dhe nese do thuhej se ka krim ne Shqiperi ai gjendet ne pushtet!!!...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendentje!

    Po ju kerkoj ndjese qe ne fillim; lajmet e mesiperme spata durim ti lexoj deri ne fund.
    Jane po ato idiotlliqe qe po thuhen prej kohesh, jo vetem nga BND, por edhe nga shtypi idiot gjermam (Bild Zeitung etj).
    Per cudi lajme te tilla amplifikohen edhe nga shtypi (idiot) shqiptar e me gjere, pasardhes te denje te atyre qe se fusnin dhendrin ne shtepi po te mos vidhte dicka.
    Vetem se:
    Kur shqiptaret ne Gjermani e kishin mendjen me vjedh nonje pale xhinsa, ruset u kapen me Uranium ne Mynich.
    Kur shqiptaret shitshin ndonje gramm droge, turqit nga parate e droges kishin ble vilen e dyte apo te trete ne bregdetin turk apo kishin hap ndonje "Donner"
    Kur ne Shqiperi hynte nonje makine e vjedhur e ne na dukej kushedi se cfare ne Poloni (tani anetare e BE) mund te porosisje cdo gje te vjedhur nga tregu gjerman. Duke filluar nga veturat e deri te betonieret apo makineri te renda ndertimi.
    Lista e krahasimeve mund te vazhdoje me armet qe shiten ne europe, e qe vijne kryesisht nga Cekia, me kurvat moldave e ruse qe kane pushtu europen, me Amsterdamin ku hyjne e dalin qindra tone droge ne vit etj etj etj.
    Persa i perket familieve mafiose me lidhje neper te gjitha kontinentet me verte qe me vjen te qesh. por edhe sikur te ishin te verteta BND me mire te shikoje familjet (apo kompanite serioze gjermane) qe i shesin nendetese te afta per leshime armesh berthamere Israelit, apo pjese ultracentrifuge (pjese e rendesishme per krijimin e bomes berthamore) Iranit.
    Nejse ata barkmedhejte fashiste ne Pullah pasi e luftuan me sukses terrorizmin po kerkojne te hapin fronte te reja lufte. Pfff
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dikush këtu e ka bërë edhe kryetemë, mendon se është gjë për tu lëvduar.

    Në Amerikë këtu, ka shumë komunitete lloj-lloj, por asnjëherë nuk akuzojnë asnjë komunitet në lidhje me çështje të tilla, pa patur fakte të verifikuara mirë shkencërisht dhe që mund të verifikohen nga seicili.
    Psh. para disa ditëve kishim një raport kështu:
    Zezakët e Amerikës apo Afro-Amerikanët janë 13 përqind e popullsisë kurse 50 përqind e totalit të të burgosurve. Këto fakte mund ti gjesh dhe verifikosh edhe në departamenin policor dhe të burgjeve e në census në lidhje me këtë çështje.

    Kurse kyfarë qelbësirë del e akuzon komunitetin shqiptar të Gjermanisë me ëndrra të tij. Ai duhet shkarkuar menjëherë nga zyrtarët e Gjermanisë.
    Poashtu edhe shqiptarët duhet të reagojnë fuqishëm për akuza të tilla të padrejta që fëlliqësira të tilla mund të na bëjnë. Deri tani vetëm Genc Pollo reagoi e me siguri edhe ndonjë intelektual shqiptar me banim në Gjermani. Duhet reagime të të gjithëve në raste të tilla.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Shteti kriminel gjerman leshon faj kolektiv kunder shqipove

    Dodoni shkruan
    " k urse kyfarë qelbësirë del e akuzon komunitetin shqiptar të Gjermanisë me ëndrra të tij. Ai duhet shkarkuar menjëherë nga zyrtarët e Gjermanisë. "

    Dodon sa naiv qe je kur thua ai duhet shkarkuar nga detyra.Iken ai vjen nje tjeter si ai.
    Ate kriminel dhe shume te tjere si ai do ti varrim per gjuhe menjeherre pas kapitullimit pa kushte te shtetit kriminel gjerman.(Po e arriti ate dite se me sa ma thote mendja e kane fute ne listen e
    funksionarve gjerman te denuar me vdekje dhe zbesoj ta arrije ate dite)

    Kapitullim pa kushte Gjermanise naziste
    Vdekje funksionarve naziste gjermane.
    Vdekje nazizmit ,ketij kanceri qe ndihet ne cdo por te jetes gjermane.

    A me kuptoooove?

  11. #11
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Eshte e turpshme te profilizosh nje komb si rrezik europian, Vertet kriminaliteti shqiptar eshte shqetesues pasi vete injoranca e atij blloku njerzish qe merren me krimin shkaktojne probleme te dukshme nga te gjithe. plus jane mjaft barbare. Por kjo sdo te thote te identifikosh nje komb si kriminele, mjaft mire zoteria te thoshte qe qeveria shqiptare eshte totalisht e pa-afte te menaxhoje kte problem ose eshte vete deri ne fyt e zhytur ne kte problem. Gjithsesi une besoj qe kjo shtrese njerzish nje dite do gjejne vendin qe u takon.

  12. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    JA KRIMINELET E VERTETE

    Një shtetas austriak arrestohet për trafik makinash

    20/10/2004 - Një shtetas austriak është arrestuar nga policia shqiptare në pikën doganore të Kapshticës. Bëhet e ditur nga burime të policisë se shtetasi Peter Pinov u arrestua me akuzën për trafik makinash dhe ne momentin e ndalimit po udhëtonte me një makinë tip "BMW" që rezultoi e vjedhur. Peter Pinov ka hyrë edhe herë të tjera në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe është mbajtur nën vëzhgim nga ana e policisë. Sipas të dhënave paraprake rezultoi se austriaku i sillte makinat nga Gjermania, por ende nuk dihet numri i makinave të sjella prej tij ne Shqipëri.

    ------------------

    E sa e sa kemi kapur Italian e Arab e , Ukrainas e , lloj lloj kombesishe duke bere dallavere ne Shqiperi, ky kokelopa gjermane na nxirrka rreziku numer 1 ne Bote.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E ca lesh austriaku eshte ky, ky duket 300 meter larg qe eshte ndonje bullgar me pasaporte austriake.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Ju jeni shume te zgjuar per te lexuar ate me lart, prandaj edhe leshoni budalleqet e rradhes. Lajmi nuk eshte trillim, eshte fjalim i mbajtur nga kreu i sherbimit sekret Gjerman, shtetit me te madh dhe me te fuqishem ne Evrope qe eshte shtylla kryesore e Evropes se Bashkuar.

    Ajo qe le me shume per te deshiruar se vete lajmi, eshte mentaliteti i juaj i njerezve te shpellave, qe ne vend tu shqetesoje ky fakt, hidhni balte mbi ate qe e ben kete konstatim. Pastaj habiteni se perse Gjermania, Anglia, Franca apo vende te tjera ne Evrope i trajtojne kaq keq emigrantet e pafajshem shqiptare.

    Denonconi krimin dhe kriminelet shqiptare se vetem keshtu zbardhni nderin tuaj dhe te Shqiperise. Ajo qe i shokon me shume te huajt dhe ata qe e kane studiuar kete fenomen, nuk eshte vetem shkalla e perhapjes se tentakulave te krimit shqiptar, por edhe indiferentizmi qe mbreteron ne Shqiperi ne rradhet e shqiptareve si ju.

    Une e denoncoj krimin se nuk jam kriminel dhe nuk besoj ne Shqiperi kriminale.

    Albo

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    eshte mentaliteti i juaj i njerezve te shpellave
    avash mor ti....pse je administrator s'ke te drejte te ofendosh njeri...

    edhe une jam dakord me ate qe eshte thene me lart se nje pergjithsim i tille eshte gabim...
    shqiptaret nuk jane rrezik per Evropen.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    avash mor ti....pse je administrator s'ke te drejte te ofendosh njeri...

    edhe une jam dakord me ate qe eshte thene me lart se nje pergjithsim i tille eshte gabim...
    shqiptaret nuk jane rrezik per Evropen.
    Shiko shiko. U preke ne seder se te quajta "mentalitet njeriu te shpellave" dhe nuk u preke aspak ne seder se shteti me i fuqishem i Evropes ka arritur ne konkluzionin se eksporti me i madh i Shqiperise ne bote eshte krimi i organizuar?

    Ky eshte kontrasti me mentalitetin e njeriut te shpellave, qe kujton se bota eshte vetem ajo shpella ku ai jeton dhe veprimet e sjelljet e tij nuk cenojne aspak jeten e fqinjeve. Dhe jo per gje, por na pelqen qe ta bejme "Shqiperine Evrope".

    Albo

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Eshte e drejta jote te jesh i paedukate. Sidomos kur shkrimet nuk t'i fshin dot njeri.

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga sh.hasanaj
    Eshte e drejta jote te jesh i paedukate. Sidomos kur shkrimet nuk t'i fshin dot njeri.
    100 here me mire te jem i paedukate, se sa te jem kriminel, apo te justifikoj krimin e krimineleve me kombesi shqiptare, ashtu sic beni ju me lart, qe as e pranoni implikimin e shqiptareve ne krimin e organizuar, e jo me ta denonconi ate.

    Degjoheni ne shqip kesaj here, se mbase "gjermani" nuk ua mbushte mendjen.

    Albo

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    jam plotesisht dakort me albon,krimi i organizuar shqiptar eshte shume i larte

    Mafia e bashkuar ballkanike

    Mbase është i saktë vlerësimi se shtetet e reja të pavarura ballkanike do t'i kenë përfunduar më luftrat e tyre. Mirëpo është e padyshimtë ajo se shumica prej tyre, nëqoftë se jo të gjitha shtetet postsocialiste të rajonit, janë të prangosura në kthetrat e krimit të organizuar dhe të korruptimit, i cili gjithnjë më shumë manifestohet si shkatërrues për demokracitë vendase të brishta, krim i cili është bërë aq i fuqishëm sa të vërë nën kontroll sferat kyçe të shoqërisë. Kjo mbase është diçka e pritur për shoqëritë ku politika është kuptuar si biznes më produktiv, i cili mundëson pasurimin brenda natës dhe privilegje të shumta. Dhe krahas kësaj, për këtë nuk pason kurrfarë përgjegjësie.

    Nga këto disa tekste për gjashtë shtetet ballkanike do të bindeni se në këto vende të gjithë gojarisht përpiqen për luftën kundër korruptimit dhe krimit të organizuar. Mirëpo, çdo ditë që vjen këto dukuri bëhen më të dukshme dhe më të fuqishme dhe me ndikesë në jetën e përditshme të njeriut të rëndomtë.Nga leximi i këtyre teksteve do të kuptoni ngjashmërinë e rrëfimeve për krimin e organizuar dhe korruptimin si edhe për lidhjet rajonale të atyreve që merren me punë të ndaluara, gjegjësisht rrëfimin për gjuhën e shprazët të parrullave politike me anë të të cilave zhvillohet beteja kundër të keqes së tillë. Kuptohet pra se mafia ballkanike dhe kriminelet vendorë para kohe kanë realizuar atë për të cilën angazhohen të gjitha proektet për ardhmërinë e Ballkanit - multietnicitetin e rrjetave të veta dhe relativizimin e kufinjve shtetrorë. Dhe pikërisht për këtë shkak cinikët thonë: "Mbi Ballkanin sundon mafia multietnike të cilën e ndihmojnë elitat politike nacionaliste . Mund të vërtetohet edhe e kundërta. Sepse, ka bukur kohë që askush nuk mund të caktojë kufirin i cili ndan apo veçon disa politikanë nga kriminelët. Ende më qartë, shpesh nuk dihet se cili është ai që thërret: kapeni hajdutin! Kjo thirrje bëhet me qëllim që të shkaktohet tollovi më e madhe, që të mos dihet se kush cilin e ndjek. Lidhur me këtë lind dyshimi: vallë a formojnë këto shtete mekanizma me anë të të cilave të mbrojnë qytetarët e ndershëm nga destrukcioni ose, bëjnë të kundërtën, formojnë institucione të cilat do të mbrojnë kriminelët nga forca e ligjit.

    Mendimi i njohur se të gjitha shtetet kanë kriminelët e tyre kurse vetëm në Ballkan kriminelët kanë shtetet e veta mund të plotësohet dhe forcohet edhe me konstatimin se në të gjitha shtetet mund të ballafaqoheni me ligjin për shkak të fajit që keni bërë, por që vetëm në disa shtete të këtushme mund ta pësoni për shkak se nuk jeni fajtor. Sepse në vendet e ashtuquajtura "shtete në tranzicion" para shumë kohe janë barazuar politika-biznesi-krimi- dhe drejtësia dhe prandaj keni mundësi që ta pësoni nëqoftëse në mënyrë naďve besoni se ato janë profesione të veçanta. Ky është i njëjti lumë, por i emruar ndryshe, vetëm me qëllim që të shastisen të pasherrët, lumi në të cilin mbyten të pambrojtur ata të paaftit që të ndërmarrin diçka- vdektarët e rëndomtë.

    Vendet evropiane i frikësohen importimit të krimit

    Zyrtarët më të lartë evropianë për çështjet e sigurisë kanë tërhequr vëmendjen se Ballkani është kthyer në një nga portat e krimit në Evropë.

    Në një konferencë organizuar nga qeveria britanike me pjesëmarrjen e rreth 60 delegacioneve, ministra të brendshëm dhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga Bashkimi Evropian dhe Evropa juglindore, u vu në dukje se krimi është kthyer në një biznes mjaft fitimprurës për tregtinë e drogës, armëve e cigareve, trafikun e emigrantëve të paligjshëm si dhe prostitucionit.

    Krimi i organizuar është një përçudnim i drejtësisë, një pengesë për progresin e vendeve të rajonit dhe një rrezik për sigurinë e të gjithëve ne këtu, thjeshtë, ai duhet të ndalohet.





    Qëllimi i konferencës, sipas organizatorëve, është galvanizimi i përkrahjes politike të qeverive të ballkanike për të luftuar krimin e organizuar të cilin sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw e quajti "një pengesë serioze për integrimin evropian të Ballkanit".

    Ai tha se në konferencë do të hulumtohen me imtësi shkaqet dhe problemet e krimit të organizuar dhe diskutohet për mënyrat e reja të luftimit të këtij fenomeni.

    Por zoti Straw shtoi: "Fakti që kjo konferencë përqëndrohet në Evropën Juglindore nuk do të thotë se krimi i organizuar është problem vetëm në këtë rajon."

    Jo fjalë, por vepra

    Sekretari i brendshëm britanik, David Blunkett, tha se Britania dhe vendet të tjera të BE-së po bashkëpunojnë me vendet Ballkanike si Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Jugosllavia në luftën kundër trafikut të emigratëve ilegalë, trafiku të armëve dhe të prostitucionit.



    Zoti Blunkett bëri thirrje që "fjalët të shoqërohen me vepra".

    "Në dhjetë vitet e ardhshme ne do të gjykohemi për punën dhe jo fjalët," tha ai.

    Përfaqësuesi i BE-së për politikat e sigurisë, Havier Solana, u tha se zyrtarëve të lartë nga Evropa juglindore që të mos lejojnë që krimi i organizuar "të rrezikojë të ardhmen e integrimit tuaj në Evropë."

    "Dua të them se Ballkani është Evropë dhe ne kemi një të ardhme të përbashkët," tha zoti Solana në konferencë.

    "Por edhe për ne vendet e BE-së është e padurueshme që krimi i organizuar të pengojë vendosjen e shtetit ligjor në rajonin pranë nesh.

    "Ky është mesazhi i qartë që japim ne sot," tha zoti Solana.

    Komisioneri i Jashtëm Evropian Chris Patten tha se nuk është e mjaftueshme që vetëm të miratohen ligje.

    "Një nga dobësitë e vendeve Ballkanike është mungesa e normave dytësore, ligjet duhet të zbatohen," tha zoti Patten.

    "Aprovimi i ligjeve dhe konventave ndërkombëtare nuk ka dobi nëse ato nuk zbatohen në terren," tha ai.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 21-10-2004 më 11:24

  20. #20
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    nuk kam shume durim ta lexoj ate shkrimin tani ,kshuqe edhe pse kam lexuar me qindra te tille spo jap ndonje konkluzion te nxituar e te nxitur nga krenaria kombetare.vetem qe desha te them qe me vjen vertet keq kur bota na e plas ne fytyre cdo gje dhe na ngjit pashkitshmerisht etiketen"kriminele" kur jan se pari kriminelet,mafia e tyre shum me e sofistikuar qe inis kto veprime..ne kemi qene te izoluar dhe do ishte marrzi te mendoje per rrenje te thella mafjeje e krim te organizuar ne Shqip.
    po ato "te fortet" evendeve te tyre perfituan nga padituria,prapambetja,deshira e ca njerzve per tu pasuruar menjher e ne rruge te paligjshme pa punuar,per te hapur eshtuar pistat e tyre.

    pavarsisht nga kjo un i vlersoj te gjithe ato pushtetare e politikane qe duke menduar te miren e Shqiperise perpiqen te na ndihmojn e vene pikat mbi i..po sme pelqen kur te tilla fakte duke bere pergjithsime i perdorin per te prishur imazhin e nje kombi te tere!(se kisha thjesht per rastin konkret)
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  4. Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •