Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 80
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Pasojat politiko-ekonomike nga veprimtaria e krimit të organizuar

    Biznes i krimit të organizuar


    nga Eduart GJOKUTAJ



    Në fakt kur flitet për Mafien ne e kufizojme vemendjen tonë vecanerisht në ndermarrjet kriminale me etiketen e përgjithshme “MAFIE” ose “COSA NOSTRA (ÇËSHTJA JONË), të cilat janë emertime që nuk kanë lidhje direkte me vendin tonë apo dhe me vendet e Ballkanit në pergjithesi. Emertime të tilla, natyrisht janë të ngjashme me Yakuza në Japoni, me Triads në diasporen kineze, me Camorra-n në Napoli, me Kartelet e kokaines në Kolumbi apo me gangsteret hipi në Angli e Amerike.


    Vete shtetet ku janë vatrat e këtyre organizatave kriminale, pergjithesisht nuk kanë qenë në gjendje të perballen në mënyrë të sukseshme me to. Klasat drejtuese të ketyre vendeve nuk e kanë kuptuar natyren politike të tyre, jo në kuptimin e thjeshte të lidhjeve midis mafies dhe disa politikaneve, por në atë që Mafia vete si një veprimtari e organizuar perben një kercenim për Shtetin apo thënë me mirë “Mafia është armik i Shtetit”. Kuptimi klasik i mafies se organizuar mbi baza familjesh, me organizime të vogla është rinovuar në ditet tona. Organizimi kriminal, si rrjedhoje e pershtatjes me kohen është i perhapur si një oktapod gjigand me koken larg zonave të “veprimtarise” se filialeve të tyre. Qarkullimi i parave të tyre të pista tashme behet duke i menaxhuar bizneset e veta me ane të menaxhereve të zones. Në këtë aktivitet të administruar nga mafiozet, krijohet dhe sistemi i pushtetit, i cili perpiqet të konkuroje Shtetin në legjitimitetin ekskluziv, që i ka dhene vota popullore për të ushtruar forcen, taksimin dhe zbatim e ligjeve. Konkurimi që mafiozet i bejne ketyre monopoleve të shtetit jep rrjedhojat e veta në krijimin e pasigurise në vend dhe humbjen e paqes se popullit. Synimi i mafiozeve të sotem është jo vetem korruptimi i politikaneve, administratoreve publike, drejtuesve të policise apo gjykatesve për të bërë një sy qorr karshi biznesit të tyre mafioz, por gjithashtu me fitimet e paligjshme të tyre, që janë shumë me të larta se çdo biznes i ligjshem, kerkojne ta perdorin administraten publike qendrore dhe lokale, që t’i lejoje të perdorin burimet kombetare. Procesi i infiltrimit të tyre në pasurite kombetare jep efektet në dobesimin e Shtetit duke i dobesuar mundesite e mbrojtjes se vetvetes, pasi tashme i janë hequr mjetet për tu fuqizuar dhe forcuar. Keto cilesi i bejne mafiozet në simbioze me terroristet. Megjithëse, qellimet e tyre për të goditur Shtetin ndryshojne, pasi mafiozet duan të manipulojne veprimet e veta në ato të shtetit për interesat e tyre, ndersa terroristet duan ta shkaterrojne dhe zevendesojne Shtetin dhe kohet e fundit ata të kombinuar perbejne dhe një force unike kundër Shtetit, që në fund të fundit është një force jolegjitime kundër popullit dhe vendit.

    Bizneset e krimit të organizuar


    Duke u shprehur kështu është e nevojshme të thuhet, që Shteti duhet të kuptoje se krimi i organizuar në bashkepunim me çdo force tjetër kundër tij është një sfide, derisa ai ndermerr veprime kriminale apo terroriste ndaj segmenteve të tij apo njerezve që presin mbrojtje nga Shteti. Organizatat kriminale nuk janë thjesht ndermarrje ekonomike që drejtohen nga sipermarres, por janë organizata që synojne, që nëpërmjet burimeve financiare të tyre jo të ligjshme të hahen me Shtetin për kontrollin e zonave të caktuara e ndoshta, pse jo të gjithë vendit e rajonit nëse do të gjenin terren. Krimi i organizuar në vetvete është një organizim, që bazat ekonomike të tij i ka te ekonomia informale, te evazionistet fiskale, te ata që pastrojne parate e trafikut të droges dhe qenieve njerezore nëpermjet bizneseve të licensuara në mënyrë ligjore, te kontrabanda. Parate e klaneve të droges dhe trafikut njerezor krijojne të ardhura të medha, që terheqin kriminelet e organizuar dhe i mbeshtesin ata për qellimet e tyre. Parate që krijohen nga kontrabandistet, duke qenë se vijne si rrjedhoje e bizneseve jo të ligjshem, për pasurime të shpejta krijojne herepashere lidhje me kriminelet pasi dhe ky grup është në lufte të vazhdueshme me shtetin. Parate që burojne nga evazioni fiskal dhe prej atyre që punojne në tregun informal janë zona ku krimi i organizuar ndihet i qete dhe nuk shihet si një e keqe. Madje në momente të caktuara, kur Shteti ashperson luften ndaj ketyre fenomeneve, kriminelet e organizuar kunderpergjigjen me vendosje gjobash dhe goditje të biznesit të ligjshem. Vete krimi i organizuar krijon biznese që kanë për baze financimet mbi mashtrimin dhe dhunen. Kështu, skemat piramidale (apo si quhen në gjuhen ekonomike Skemat Ponzi) ishin dhe janë biznes i krimit të organizuar. Krimi i organizuar krijon aktivitete të tilla apo të ngjashme, per corientimin e Shtetit në luften kundër tij dhe krijimin e situatave kaotike jashte kontrollit të Shtetit.


    Rrjedhojat e biznesit të ngritur me parate nga burime jo të ligjshme i bejne kolonat e Shtetit të tilla, që mezi e mbajne në kembe dhe në një predikues të pabesueshem, që në fakt nuk mund të ushtroje as minimumin e funksioneve të tij, që i janë besuar nga populli. Akuzat e politikes aktuale që i drejtohen Shtetit për mbrojtjen e krimit të organizuar dhe mafiozeve prej tij duhet ta gjejne pergjigjen në atë se fenomenin e mafies nuk mund ta krijoje vete Shteti.

    Grupet kriminale nderkombetare dhe rajonale duke bashkepunuar me homologet e tyre në vend në kushtet e vendit tone ku ekonomia informale është mjaft e perhapur po minojne bazen ekonomike të Shtetit dhe aspiratat e vete popullit, që është me i humburi nga egzistenca e tyre.





    Konceptimi i krimit të organizuar (mafiozeve) dhe hartimi i luftes kundër tij nga klasat drejtuese të Shtetit deri me sot nuk është i cliruar nga ngarkesat e të kaluares politike të politikaneve. Shteti shqiptar i të kaluares ish-socialiste ishte mjaft i ashper ndaj ketyre fenomeneve (pasoje e politikes izolacioniste) duke e lënë këtë fenomen pa terren veprimi apo infiltrimi.Po ashtu dhe nga tranzicioni kaotik i zgjatur politiko-ekonomik në vitet ’90, klasat drejtuese që linden drejt demokracise, të pamesuara dhe të panjohura me eksperiencen e luftes ndaj krimit të organizuar, me shumë deklaroheshin se imediate për Shtetin ishte garantimi i të drejtave të njeriut, gje që coi në një mosvleresim të rrezikut të krijimit të krimit të organizuar vendas në bashkepuni me atë që erdhi si import. Tashme, të drejtat e njeriut shiheshin si një ombrelle mbrojtese per cdonjerin që ngrihej kundër parimeve të Shtetit dhe luftohej kush i mbronte ato. Me akuzat ndaj Shtetit dhe luftes qe bente, si mbrojtes i qetesise publike dhe sigurise kombetare ndaj fenomeneve të krimit të organizuar, klasat drejtuese e treguan veten si të papergjegjshme, primitive dhe të paarmatosura perballe armikut të tyre. Naiviteti trondites që është shprehur gjithë këto vite nga keta (jo)politikane pasqyrohet në krizat e medha sfidante që jetojne njerezit në çdo hap të tyre. Indirekt krimi i organizuar është perfaqesuar dhe mbrojtur nga keta politikane. Mosdistancimi nga aktivitete të tilla si ato me lart janë tregues se sa gabimisht qendrojne në pozicionin politik, që mbajne.

    Gjykimet e bujshme apo maksigjykimet e bizneseve të krimit të organizuar nuk kanë arritur t’a mundin dot mafien që vepron në vend. Perkundrazi, sa here që Shteti ka ndermarre iniciativa në lufte kundër saj ajo është kunderpergjigjur në mënyrë të pameshirshme me veprime terroriste duke goditur stabilitetin politiko-ekonomik të vendit tonë por dhe të vendeve fqinje. Kështu, Mafia në vetvete nuk është më një organizim që prish thjesht rendin publik, por ajo me krimin e organizuar që e ushqen është një problem politiko-ekonomik duke shfrytezuar pergjigjen jo të duhur që i ka dhene Shteti me dy “gjymtyret” e tij godites: policine dhe gjykatat. Megjithate, Shteti me iniciativat që po ndermerr po tregon se është akoma i gjalle dhe në gjendje të luaje rolin e tij thelbesor si mbrojtes i shoqerise në një demokraci. Lufta e deritanishme ndaj krimit të organizuar, do të behej e frytshme nëse perpjekjet dhe sakrificat e jetes se perditshme të shumë punonjesve të Shtetit të shiheshin si një sinjal rreziku për të ardhmen, duke e kuptuar se çdo element apo grup elementesh që kercenon Shtetin duhen trajtuar si armik i Shtetit. Pra, krimi i organizuar do të shkaterrohet, nëse klasat drejtuese të politikes shqiptare do të marrin pergjegjesine politike, për rezultatin si të veprimeve dhe të mosveprimeve të tyre. Kështu ata permbushin detyren e tyre si njerëz të të njejtit Shtet.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Lumenjte e heroines, rrjedhin

    per here te pare, policia ka arritur te bllokoje rreth 100 kg heroine e kokaine. Vec merites se saj, te dhenat flasin per nje rritje te fluksit te trafikut te drogave te renda nepermjet rrugeve ballkanike qe kalojne nga Shqiperia drejt perendimit. Jo vetem si refleks i ndryshimeve ne tregun global te narkotrafikut pas 11 shtatorit. Por, edhe se mafia shqiptare, po mundohet te rikuperoje 100 milione USD e humbura ne vit, nga bllokimi i trafikut klandestin



    Djegia demostrative e dreges se kapur gjate operacionit puna

    Ne mbremjen e 24 shtatorit te ketij viti, pasagjeret e tragetit Palladio te linjes Durres- Ankona, kane filluar te shqetesohen pasi nisja nuk po behej ne orarin e caktuar. Por, vetem pak me vone u mesua se dy autovetura me targa gjermane DO AH 3284 dhe DO BB 370, ishin penguar ne momentet e fundit nga agjentet e antidroges dhe policise se Portit Detar te Durresit, qe te hipnin ne traget. Pas kontrollit te tyre me ndihmen edhe te qenve antidroge, u arrestuan pronaret e ketyre automjeteve. Qytetareve kosovare Hafiz Kurani e Brahim Arifaj iu gjenden brenda tapicerive te makines dhe shtresave te posacme dyfishe, 28 pako te mbeshtjella brenda te cilave u zbuluan 14 kilograme e 159 grame heroine.

    Ata rane ne kurthin e policise, ndersa po udhetonin ne drejtim te Italise, me destinacion Dortmundin, ku edhe ishin emigrante rezidente. Me pas, u mesua se policia e UNMIK ne Kosove, kishte sinjalizuar ministrine tone te Rendit, pasi kishte dyshime te forta se Kurani dhe Arifaj, ishin pjestare te nje rrjeti nderkombetar te narkotrafikut, qe nepermjet Shqiperise, perfundonte ne Gjermani.

    Ky eshte njeri prej 25 operacioneve te zhvilluara gjate ketij viti nga strukturat antidroge te policise, ne statistikat e se ciles deri tani jane regjistruar 93. 518 kg heroine dhe 1.270 kg kokaine te kapura. Nje sasi kjo me e larta e dekades se fundit, qe nga koha kur ky fenomen u regjstrua per here te pare ne Shqiperi. Nga ana tjeter, kjo sasi, eshte rreth 25% me e madhe edhe se sasia prej 74 kilogram heroine e kokaine te bllokuar gjate vitit te kaluar.

    Nje boom sasior, tregues i rritjes cilesore te punes dhe profesionalizmit te strukturave te specializuara antitrafik ne Shqiperi. Por, edhe i rritjes se sasive qe kane nisur te qarkullojne nepermjet segmentit shqiptar te rruges se vjeter ballkanike te droges. Tregues i nje sere faktoresh, te cilat ekspertet antidroge dhe kriminologet, i lidhin me zhvillimet qe kane ndodhur ne tregun global te narkotikeve pas ngjarjeve te 11 shtatorit ne SHBA. Por edhe specifikave te zhvillimit te krimit ne Shqiperi, pas bllokimit thuajse plotesisht te trafikut te qenieve njerezore nga brigjet tona, drejt Italise.

    Efektet e 11 shtatorit

    Sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001, mbi dy kullat binjake te Qendres Boterore te Tregetise ne Nju Jork, sollen sulmin mbi Afganistan. I cili vecse qendra e strehimit te shtabit te Al Kaeda dhe kryeterroristit Osama Bin Laden, eshte edhe hambari i prodhimit te opiumit, e cila sherben si baze per prodhimin e heroines. Vetem pas tragjedise se Amerikes, u pa se parate e trafikut te droges, sponsorizojne ne nje mase te madhe, edhe terrorizmin.

    Ndaj bashke me rrezimin e regjimit taleban, forcat aleate ne Afganistan, kane nisur nje operacion per crrenjosjen jo vetem te trurit te Al Kaeda nga malet e Tora Boras dhe zona te tjera ne kufi me Pakistanin, por edhe te shkaterrimit te parcelave me lenden qe furnizon me se shumti, tregun boteror me heroine. Pas

    nje mbledhje per kete qellim ne Komisionin e Senatit Amerikan per Punet e Jashtme, Zeri i Amerikes raportoi kete vit se megjithe perpjekjet e kushtueshme per te frenuar kultivimin e opiumit ne Afganistan, prodhimi i tij eshte rritur. Opiumi transportohet nga Turqia, permes rrugeve Ballkanike per te arritur ne tregjet e Europes Perendimore dhe Veriore. Derisa nje pjese e tij perfundon edhe ne brigjet lindore te SHBA.

    Zyrtare te larte te ministrise shqiptare te Rendit, thone se sipas te dhenave qe ata disponojne, magazinat e heroines jane zhvendosur, ne Turqi. Ata thone se per shkak te pranise se madhe te forcave ushtarake nderkombetare, opiumi nuk mund te perpunohet ne Afganistan e vendet rrotull saj. Ndaj, pas perpunimit ne laboratore te specializuar, prej ketu, nis rrugetimin rreth 70% e sasise se pergjitheshme te heroines, qe furnizon tregun global te ketij narkotrafiku.

    Kjo ben qe krimi i organizuar shqiptar,- si dhe vendet e tjera fqinje,- per shkak te afersise terriroriale, raporteve historike dhe intensitetit gjithnje e me te shpeshtuara te biznesit me Turqine, ta shfrytezojne kete shans. E per shkak te parave qe qarkullon, ne sasi me te medha se buxheti i shtetit, krimi i organizuar shqiptar, ka nisur te rrise jo vetem aftesine blerese, por edhe transportuese dhe shitjes ne tregun e pasur te Europes Perendimore.

    Trafiqe dhe politike

    Eshte i njohur tashme fakti i bere publik nga nje konference per krimin e organizuar ne Ballkan, zhvilluar ne qendren Wilson ne SHBA. Ku sipas statistikave, vlera e trafikut te droges qe vjen nga Shqiperia ne Europe, eshte 2 miliarde USD ne vit. Disa vende europiane kane publikuar vleresime, sipas te cilave, ndermjet shifrave nga 40 deri ne 90% te trafikut te droges ne vendet e tyre, kontrollohen kryesisht nga bandat shqiptare.

    Ndersa zyrtaret me te larte te policise shqiptare, pranojne se ne territorin tone, kalojne rreth 30% e sasive te heroines me origjine nga Turqia qe qarkullojne nepermjet rrugeve ballkanike. Nga rreth 50% qe kalojne ne perendim, nepermjet territorit fqinje te Greqise. Ngandonjehere keto lloj shifrash jane te ekzagjeruara dhe tejet te veshtira per tu percaktuar me saktesi matematikore. Por qe gjithesesi, sherbejne per te krijuar nje ide rreth fuqizimit te krimit te organizuar shqiptar.

    Grant Ashley, nendrejtor i sektorit te FBI-se per hetime penale, shpjegoi para Senatit Amerikan pak muaj me pare, se krimi i organizuar ne Ballkan, sidomos ne Shqiperi, eshte nje problem i ri. Ndersa Komisioneri per Politiken e Jashtme ne Komisionin Europian, Kris Paten, eshte shprehur se nese doni te konfirmoni se sa serioz eshte gjendja e krimit te organizuar ne Shqiperi, pyesni FBI, ose cdo organizate tjeter policore ne te gjithe boten. Krimi i organizuar eshte nje problem serioz, ndaj ne kemi nevoje per bashkepunim me autoritetet shqiptare per ta perballuar ate.

    Fakt eshte se strukturat e ministrise se Rendit, SHISH dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Tatim Taksave, veren e kaluar, realizuan operacionin Puna qe coi ne bllokimin e trafikut te qenieve njerezore nga Shqiperia drejt Italise. Nje operacion qe detyroi kete jave, ministrin e Brendshem italian Martino, te deklaronte ne Bruksel, se statistikat zyrtare tregojne se fluksi i imigranteve klandestine te nisur nga brigjet shqiptare, ka shkuar ne zero.

    Nje operacion i thelle ky kunder njeres prej industrive fitimprurese pas 1990-tes te krimit te organizuar shqiptar. Bllokimi i se ciles, nuk mund te behej dot, ne mungese te vullnetit politik te qeverise shqiptare. Kreu i se ciles, Fatos Nano, e ka perdorur dhe po e perdor ate, si nje karte edhe te luftes se fundit politike per dominim brenda partise se tij. Ne keto dite te fushates per Kongresin e PS te 12 dhjetorit, ai deklaroi edhe shifren qe rridhte nga ky trafik: Plot 100 milione USD ne vit. Fitime perrallore, nje pjese e te cilave, po ti besojne plotesisht atij, kane shkuar ne xhepat e politikaneve dhe qeveritareve te larte, kundershtare te tij.


    Heroina, heroina

    Pikerisht tek ky fakt, ekspertet antidroge te policise shqiptare, shohin edhe aresyen e nje tendence ne rritje te flukseve te heroines qe qarkullojne nepermjet Shqiperise, nga Lindja drejt Perendimit. Pasi sipas tyre, mafia shqiptare po ben perpjekje per te rikuperuar humbjen prej afro 10 milione USD ne muaj, nga ndalimi i trafikut te emigranteve.

    Ne kushtet e ruajtjes se nje konstanteje ne fushat e trafikut te femrave, te miturve, armeve dhe per shkak te ndarjes me kohe te tortes se kontrollit te kontrabandes se mallrave te forta, fusha ku mund te nxirren fitime me te medha, ne nje rruge me te shpejte dhe pa shume rreziqe sa ne te parat, kriminologe shqiptare percaktojne trafikun e heroines. Per shkak edhe se, ne nje shtrat ku rrjedh nje fluks prej 2 miliarde USD ne vit, nuk eshte veshtire te qarkullosh edhe sasi qe mund te rikuperojne nje pjese te humbjeve nga nderprerja e trafikut te qenieve njerezore. Duke e shnderruar ne kete menyre trafikun e droges, po te llogarisim ketu edhe prodhimin vendas te cannabis sattiva, ne biznesin me te madh e me fitmprures ne Shqiperi.

    Rritja e sasive qe qarkullojne ne territorin shqiptar, ekspertet e lidhin edhe me faktin, se ne 10 raste, gjate ketij viti, jane kapur nga 1.5 deri ne 28 kg heroine. Qe perbejne edhe numrin me te madh te ketyre sasive, te kapura ndonjehere ne vite. Nga te cilat, rreth 60% e sasise totale te kapur, eshte bllokuar ne Portin Detar te Durresit, rruges drejt Italise. Vetem sasia prej rreth 100 kg heroine e kapur ne 2003, sipas cmimit me shumice ne treg, vlen rreth 5 milione USD.

    Shembuj keto qe i ben specialistet te besojne, se vec rritjes se forces zbuluese te strukturave antidroge, kjo lidhet edhe shtimin e sasive te droges qe kane filluar te qarkullojne dy vitet e fundit nepermjet territorit shqiptar. Ne kushtet, kur nuk ka patur ndonje hop sasior e cilesor ne investimet me mjete moderne te luftes kunder droges, struktura te reja te specializuara dhe buxhete ekstra per punen parandaluese apo infiltruese te agjentures shqiptare, ne rrjetet e narkotrafikut.

    Nje tregues i ketij fluksi ne rritje, jane edhe statistikat e ministrise se Brendshme italiane, e cila pas viti 2000, raportojne cdo vit, sasira te dyfishuara te heroines shqiptare te kapura ne brigjet e saj. Vitin e kaluar, ne Itali u sekuestrua 1.1 ton heroine. Megjithese mungojne statistikat zyrtare perfundimtare, deri ne fund te 2003, pritet qe edhe ky rekord te thyhet perseri.

    Keto zhvillime ne tregun e narkotikeve, kane ecur paralel me intensifikimin e perpjekjeve te Shqiperise per te firmosur marreveshjen e asociim stabilizimit me BE dhe integrimit ne strukturat e NATO. Sekretari i Pergjithshem i Aleances Xhorxh Robertson, paralajmeroi pak muaj me pare ne Oher, se krimi i organizuar perben nje kercenim serioz per qeverite e vendeve ballkanike.

    Sipas tij, te ardhurat e bandave kriminale, kane filluar tashme te vene ne hije ato te disa vendeve te rajonit. Duke paralajmeruar se ajo qe eshte ne rrezik, eshte se vendet e Ballkanit, ose te kene kufijte nen kontroll dhe te mundin trafikantet kriminele, ose ne fund do te jene keta qe do te marrin nen kontroll rajonin.

    Ndersa Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, thote se per integrimin ne BE kemi nje problem te madh me shqiptaret. Te themi psh kriminalitetin. Kjo lloj sjellje, nuk do te gjeje vend ne Europen e zgjeruar.

    Ne takimin e 60 ministrave te Brendshem Londer, sekretari i Jashtem britanik Xhek Strou, perpjekjet e qeverive ballkanike per te luftuar krimin e organizuar, i quajti nje pengese serioze per integrimin europian te Ballkanit. Ndersa sekretari i brendshem britanik David Blanket tha se vendet e BE po bashkepunojne me vendet e Ballkanit, si Shqiperia, Bosnja, Kroacia dhe ish Jugosllavia, ne luften kunder trafiqeve. Duke bere thirrje qe fjalet te shoqerohen me vepra, Blanket tha se ne 10 vitet e ardhshme, ne do te gjykohemi per punen dhe jo fjalet.

    Qeverite shqiptare, kane marre shume angazhime per luften kunder krimit ne pergjithesi dhe atij te organizuar ne vecanti. Por, fakt eshte se Shqiperia, si pjese e rrugeve ballkanike te trafikut te heroines, nuk po zbaton ndonje strategji konkrete, afatgjate dhe shumeplaneshe. Gje qe sipas Brukselit, ne kushtet edhe te ekzistences se nje krize te zgjatur politike, ben qe ne Shqiperi, fuqizimi i krimit te organizuar, te frenoje edhe investimet e huaja. Ne ndryshim nga lufta kunder trafikut klandestin, ai i drogave, eshte nje problem edhe me i veshtire. I cili mund te perballohet, sa me shpejt qe te frenohet, ngadalesohet e te goditet nga strukturat e specializuara. Te cilat, do te arrijne te trimfojne mbi grupet kriminale te narkotrafikut, pasi ti dobesojne ato qe sot qarkullojne dy here me shume para ne Shqiperi, sesa buxheti i shtetit.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Integrimi dhe krimi i integruar

    Fatos Çoçoli

    Disa ditë më parë, Salcman, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri, deklaroi se hapat afrues të vendit tonë me BE-në do të varen nga lufta që ne shqiptarët do t’i bëjmë krimit. Kjo është një shprehje shumë e fortë. Me fjalë të tjera, sado të reformojmë administratën tonë publike, të privatizojmë me energji të shtuara apo të pajisim ushtarët tanë me uniforma të ngjashme me ato të NATO-s, edhe sikur të mbërrijmë në kohë rekord nivelin e zhvillimit të Sllovenisë, për shembull, sërish do të jemi po aq larg Bashkimit Evropian. Metri i vetëm që na afron me BE-në është lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar. Një ditë më parë, Salcman-it, ambasadori amerikan në Tiranë dënoi fort baronët e krimit në Shqipëri. Mafiozët dhe kriminelët tanë të organizuar i cilësoi pikërisht kështu: ”Baronë”. Ose thënë ndryshe, njerëz që kanë siguruar një “pasuri” të madhe ndikimi në strukturat shtetërore, sidomos në polici dhe në institucionet tona të tjera që luftojnë krimin. Njerëz në gjendje të paralizojnë shumë energji drejtuese e zbuluese të shtetit shqiptar. Në asnjë shtet tjetër të Evropës Lindor e Qendrore, përfaqësuesit kryesorë të diplomacisë perëndimore nuk i kanë quajtur me titujt e vjetër të fisnikërisë (baronë, dukë etj.) mafiozët e këtyre vendeve, p.sh. të Bullgarisë, Rumanisë apo Polonisë. Çfarë ka të veçantë mafia, krimi i organizuar shqiptar që meriton “tituj fisnikërie” nga Perëndimi? Përgjigjja është e thjeshtë: ai është i integruar. Ai është ngulur mirë në Evropën e zhvilluar. Nuk ka nevojë për viza, apo për përafrim standardesh, që të hyjë në tregjet e drogës dhe prostitucionit të BE-së. Krimi i organizuar shqiptar ka marrë që nga viti 1991 eksperiencën “e vyer” të “Cosa Nostra” siçiliane apo “Ndrangetta” puljeze, të cilat janë organizata tipike mafioze të Italisë së Jugut. Ka përvetësuar shumë shpejt mënyrën e tyre të punes. Vitet e fundit ka marrë me forcë edhe shumë nga tregjet dhe pikat e kontaktit të këtyre organizatave në Evropën Veriore të zhvilluar (Britani e Madhe, Belgjikë, Zvicër etj.). Është bërë “i respektueshëm” (pra, që i kanë frikën) nga mafia ruse e deri ajo aziatike, në radhë të parë kineze. Në lagjen “Soho” të Londrës ka shumicën e tregut të prostitucionit. Në Zvicër, shqiptarët dhe kosovarët kontrollojnë pjesën dërrmuese të trafikut të drogës nga Turqia dhe Bullgaria, duke flakur tej nga froni mafiat “e lehta” të vendeve të tjera të Evropës Lindore. Një organizatë mafioze shqiptare është dhe më e çelniktë se simotra e vjetër italiane. Ajo nuk ka bazë kodin “siçilian” të nderit, por lidhjet familjare, të cilat në Shqipëri janë më të forta se vdekja. Sa herë mafiozët shqiptarë rrezikojne të zbulohen, ata kalojnë me lehtësi nga njëri vend perëndimor te tjetri, ose fshihen në dheun e tyre. Atje (pra këtu, në Shqipëri) pjesa më e madhe janë të sigurtë se nuk do të ngacmohen nga policia. I ndruhen vetëm ndonjë informacioni të dhënë nga Interpoli (rrjeti ndërkombëtar i informacioneve policore) për kapjen e tyre. Mafiozët shqiptarë janë gati të pamundur për t’u infiltruar, për të depërtuar informatorë të policisë në radhët e tyre. Secili prej tyre, edhe po të jetë penduar, e di mirë se i shkon jo vetëm koka e tij, po të kallëzojë, por e gjithë familja dhe farefisi. Hakmarrjet në gjirin e mafiozëve tanë janë të shpeshta dhe mbajnë gjallë unitetin mes kriminelëve, si dhe frikën më të fortë se nga vdekja, në rast se bashkëpunojnë me policinë. Nëse mafiozët italianë e kanë shumë të vështirë të pastrojnë paratë e drogës apo prostitucionit në jetën civile italiane, apo të vendeve të tjera, këtë sivëllezërit e tyre shqiptarë nuk e kanë problem fare. Motelet, restorantet dhe apartamentet e tyre luksoze lulëzojnë në qendër të Tiranës dhe të Durrësit. Me para jo shumë të madhe mund të blesh heshtjen bashkëpunëtore të policisë apo organeve fiskale. Ndërsa bëjnë një jetë gati përrallore në Shqipëri, në vendet e Evropës Perëndimore mafiozët tanë fshihen pas petkut të profesioneve më të rëndomta (teknikë të ulët ose punëtorë krahu). Jetojnë në apartamente shumë të thjeshta, për të mos rënë në sy të policisë.Tek ne, shteti rri e bën sehir, tërësisht i paaftë të godasë rrjetet e krimit të organizuar. Sa më të ndërlikuara këto rrjete bëhen, sa më shumë pleksen lidhjet e tyre me mafiozë italianë, turq, maqedonas, kosovarë e anglezë, aq më të pakapshëm bëhen ata për policinë shqiptare. Vetëm policia jonë ose Prokuroria janë tërësisht të pamundura të luftojnë mafien. Kjo gjë ndodhi në vitet ‘80-të të shekullit të kaluar edhe në Itali, megjithëse atje shteti dhe institucionet ishin me herë më të forta se shteti i sotëm i brishtë shqiptar. U desh mpleksja e punës së hetuesve kurajozë italianë (komisar Borselinos, gjeneralit Dala Kieza etj.) me hetimet për llogaritë bankare të mafiozëve, që lidhjet kryesore të mafies italiane të zbuloheshin dhe të shkatërroheshin. Në Shqipëri, në rast se nuk krijohet një grup i posaçëm me hetues dhe ekspertë financash, për të zhbiruar investimet e ligjshme dhe të paligjshme të mafiozëve shqiptarë dhe familjarëve, kushërinjve e miqve të tyre, situata e parajsës për kriminelët do të vijojë. Dhe po të vazhdojë ajo, nuk do të ketë tren evropianoperëndimor të mbetur që Shqipëria të kapë.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Prania mafioze në Shqipëri

    Autori : Fatmir Libohova

    Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri deklaroi muaj më parë se tek ne nuk ekziston mafia me një strukturë ashtu sikurse njihet në Itali dhe në vende të tjera. Megjithatë, mafiozët shqiptarë tashme janë të njohur e të rregjistruar në shumë vende të botës. Krimi i organizuar shqiptar është bërë “i respektueshëm”(pra, që i kanë frikën) nga mafia ruse e deri ajo aziatike, në rradhë të parë kineze. Në lagjen Soho të Londrës ka shumicën e tregut të prostitucionit. E njëjta gjë ndodh në Bruksel. Në Zvicër shqiptarët dhe kosovarët kontrollojnë pjesën dërrmuese të trafikut të drogës nga Turqia dhe Bullgaria, duke flakur tej nga froni mafiat “e lehta” të vendeve të tjera të Evropës Lindore. Sa herë mafiozët shqiptarë rrezikojne të zbulohen, ata kalojnë me lehtësi nga njëri vend perëndimor tek tjetri, ose fshihen në dheun e tyre. Mafiozët shqiptarë janë gati të pamundur për t’u infliltruar, për të depërtuar informatorë të policisë në rradhët e tyre. Secili prej tyre, edhe po të jetë penduar, e di mirë se i shkon jo vetëm koka e tij, po të kallzojë, por e gjithë familjes dhe farefisit. Hakmarrjet në gjirin e mafiozëve tanë janë të shpeshta dhe mbajnë gjallë unitetin mes kriminelëve, si dhe frikën më të fortë se nga vdekja, në rast se bashkëpunojnë me policinë. Nëse mafiozët italianë e kanë shumë të vështirë të pastrojnë paratë e drogës apo prostitucionit në jetën civile italiane apo të vendeve të tjera, këtë sivëllezërit e tyre shqiptare nuk e kanë problem fare. Motelet, restorantet dhe apartamentet e tyre luksoze lulëzojnë në qendër të Tiranës, Durrësit, Fierit apo Vlorës. Me para jo shumë të madhe mund të blesh heshtjen bashkëpunëtore të policisë apo organeve fiskale. Për vite të tëra, fonde dhe para të pista janë përdorur ose drejtpërdrejt nga kapot mafiozë, të cilët këtu ishin të qetë e të siguruar, ose nga kushërinjtë e miqtë e tyre. Prej këtej arësyeja e blerjeve të shtrenjta të trojeve dhe ndërtimeve akoma më të shtrenjta mbi to, e funksionimit të dyqaneve luksoze ku nuk futet këmbë njeriu e që prapë “rezistojnë” në këtë ekonomi tonën të tregut. Në rast se krimi goditet në arësyen e qënies së tij(fitimit me lehtësi të parave), atëhere ai do ta ketë shumë më të vështirë të përhapet. Shumëkush do të mendohet dy herë, përpara se të rrezikojë kokën në aventura gomonesh me qese plastike kanabisi apo si kodosh shoqërues prostitutash apo vajzash të pafajshme për shitje nëpër semaforë qytetesh të huaja. Kjo pse ai e bën këtë për të shijuar frytet e “punës” në Shqipëri, për të ndërtuar një vilë me pishinë, për të patur një lokal të vetin luksoz, si dhe, kuptohet, një makinë luksoze mbi të cilën të shëtisë me qafën e rënduar me gjerdane të trashë floriri. Në rast se më së fundi qeveritarët tanë do ta kenë me tërë mend të zbulojnë fijet dhe perandorinë ekonomike të krimit të organizuar, për kriminelët Shqipëria do të jetë një ambient aspak komod. Kete e tregoi aventura e kapjes se 30 kg droge ne Vlorë dy ditë më parë. Shqipëria do të pushojë së qëni një parajsë e investimeve të parave të drogës e aktiviteteve të tjera të paligjshme. Investimet e mafies në Shqipëri i shohin dhe i dinë shumë vetë, por ndoshta nuk janë as sa gishtat e dorës ata që mund të kenë kurajon të dëshmojnë në një seancë gjyqësore. Atëhere, përse shteti shqiptar, policia me ministrin e saj të ri energjik e të sukseshëm nuk vendosin një linje telefonike falas, ku qytetarët të denoncojnë në menyre anonime ndërtime apo investime të tjera që ata mendojnë se janë kryer me para të pista(pra, nga mafia)?. Së pari nevojitet një grumbullim të dhënash të detajuara nga ana e prokurorisë dhe strukturave të saj të specializuara. Telefonatat e qytetarëve mund të ndihmojnë për këtë. Aq më tepër që nepër kafene flitet hapur për bëmat e tregtarëve të miellit apo mishit të bardhe. Vetëm po të krijohet një hartë e mirëfilltë e investimeve mafioze, po të arrihet të zbulohet kush qëndron pas pronarëve apo menazherëve fiktivë, mund të goditet si me bisturi krimi. Rrugëdalja që u jipet dëshmitarëve për t’u siguruar jetën atyre dhe familjeve të tyre duke i dërguar si emigrantë ekonomikë jashtë shtetit është një mundësi. Një mundësi tjetër është një ligj special kundër krimit të organizuar. Edhe pse ligji në vetvete mund të mos thotë gjë. Shumica e ligjeve në vendin tonë ekzistojnë vetëm në letër. Strukturat zbatuese të tyre justifikohen pas një mijë yçklash dhe mungesash, për të mbuluar diellin me shoshë për mosveprimin e tyre. Sidoqoftë, disa gjëra të thjeshta edhe mund të nisin. Le të niset, për shembull, nga vendosja e një linje telefoni denoncimi. Njëlloj si 119 në Amerikë, kjo linjë të njihet dhe të bëhet popullore(e përdorshme) tek njerëzit.

  5. #25
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Krim i Organizuar nga Shqiptaret ???!!! ...

    Po lexoj artikujt me humoristik qe kam lexuar deri tani. Po nuk po lexoj dot emrat e familjeve mafioze shqiptare. Ky shefi i BND pse i mban vetem per vete emrat dhe nuk i ben publike t'i diskretitoje, se nqs jane familje mafioze mund te jene vetem te pushtetareve te sotshem dhe nqs nuk jane i kane lidhjet shume te forta.

    Pse nuk thote shefi i BND kush e pret kokainen ne portet e Roterdamit dhe te Amsterdamit, kush jane porositetesit e saj.

    Me vjen keq, qe disa ketu ne forum mashtrohen aq lehte nga propaganda ne disfavor te Shqiprise dhe te Shqiptarve dhe e trumbetojne me te madhe si nje fitore.

    Kush quhen mafioze, korrieret e droges qe marrin 3 Euro per gram, apo ato qe e shesin si dore e fundit. Nqs keto do te quheshin mafie, atehere mafia do te kishte ngjyra te larmishme se nuk jane vetem shqiptaret dora e fundit e droges.

    Kush quhen mafioze, shqiptaret qe kane namin si papponet e kur.vave ne rruget e Italise, apo shitesit e tyre nga vendet e Evropes Lindore qe i shesin sikur te ishin patate, nga 10 - 15 cope, apo pronaret e bordellove ne vendet e Evropes Perendimore.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E kena icik ne gjak krimin ne shqiptaret. Kot nuk i mbushnin taboret jenicere me shqiptare turqit...

  7. #27
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Hej njerez pak me te permbajtur mbi ofezat kundrejt njeri tjetrit. Nese hedhim dicka per ta diskutuar atehere te diskutojme dhe mos fyejme askend. Albo vertet shkrimi mbi shqiperine nuk te le shije te embel dhe normalisht mundohu te kuptosh nacionalizmin e cdokujt, sbesoj se as ty Albo nuk te behet qejfi qe shqiperia vihet ne shenjestren e krimit pasi te jete ndryshe atehere do mohoje vetveten. Nejse une sugjeroj qe vete ti Albo te fshish postimet e tua dhe te kontradiktorit tend pasi kjo do vinte ne vend cdo gabim te shprehur emocionalisht.

    Shpresoj ne mirekuptim.

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ju jeni shume te zgjuar per te lexuar ate me lart, prandaj edhe leshoni budalleqet e rradhes. Lajmi nuk eshte trillim, eshte fjalim i mbajtur nga kreu i sherbimit sekret Gjerman, shtetit me te madh dhe me te fuqishem ne Evrope qe eshte shtylla kryesore e Evropes se Bashkuar.

    Ajo qe le me shume per te deshiruar se vete lajmi, eshte mentaliteti i juaj i njerezve te shpellave, qe ne vend tu shqetesoje ky fakt, hidhni balte mbi ate qe e ben kete konstatim. Pastaj habiteni se perse Gjermania, Anglia, Franca apo vende te tjera ne Evrope i trajtojne kaq keq emigrantet e pafajshem shqiptare.

    Denonconi krimin dhe kriminelet shqiptare se vetem keshtu zbardhni nderin tuaj dhe te Shqiperise. Ajo qe i shokon me shume te huajt dhe ata qe e kane studiuar kete fenomen, nuk eshte vetem shkalla e perhapjes se tentakulave te krimit shqiptar, por edhe indiferentizmi qe mbreteron ne Shqiperi ne rradhet e shqiptareve si ju.

    Une e denoncoj krimin se nuk jam kriminel dhe nuk besoj ne Shqiperi kriminale.
    Albo
    Sa mire ke qef te dencocosh ti kur flasin Amerikanet apo Gjermanet. Pse nuk denoncon ti kur flet Anglia, Amerika, Gjermania, Universitetet me ne ze kendeja per krimet e kishes Serbe ndaj Shqiptareve?

    Keta nuk kane mentalitet shpellari, kane mentalitetet e tyre qe nuk eshte e thene te jene sic te te teket ty. Boll u hoqe si edukator, se edukatori ne rradhe te pare nuk flet dhe i adresohet me paedukate te tjereve, por me durim dhe me perultesi. Ne mos nese keta jane shpellar, ti je hipokrit.

    Prandaj nese ti pranon keto gjera, nese nuk je shpellar prano dhe ato gjerat e tjera qe thote Evropa per nxitjen e urrejtjes ne ballkan, ose me mire dhe ato pak llafe qe ata mezi nxjerrin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Jeni me drejtesine e ligjit, apo me krimet e krimineleve?
    Jeni per lufte krimit te organizuar, apo per mbeshtetje te krimit te organizuar?
    Jeni per nje Shqiperi qe e qeveris ligji dhe shteti demokratik, apo nje Kolumbi qe flet shqip ne mes te Evropes ku ligjin e bejne kokat e karteleve te droges?

    Zgjidhni dhe merrni njeren ane, ose tjetren, pasi rruge te mesme nuk ka.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jemi me mend ne koke ja cfare jemi. Jemi te ndergjegjshem qe shprehjet e keti Gjermanit vine pas nje sulmi te Nanos ndaj Evropes. Dhe Evropa nuk mund te kritikohet dot nga Shqiptaret.... jo. Shqiptaret duhet te permbushin standartet qe as vete Evropa nuk i ka mbushur. Ka shtete ne Evrope qe kur jane futur ne BE kane mashtruar per bilancet e tyre. Sjam duke bere emra por ti qe di mire politiken duhet ta dish se per cilin shtet e kam fjalen.
    Shqiperia eshte nje vend qe mezi po sillet ne terezi nga dalldisja qe vete Evropa kreu mbi ne duke vjedhur parate e 97. Tani Evropa kerkon standarte me njerezit qe i mbeshtet vete ne qeveri, dhe kur i flasin kundra "acarohet".

    Rruge te mesme ka, eshte ajo e nje tranzicioni sa me te shpejt mundesisht. Gjerat nuk jane te prera me thike dhe absolute. Dukesh car idesh paske, prandaj per ty cdo diskutant eshte ose "inteligjent" kur i shkon pershtat tematikes tende ose "shpellar" kur eshte kundra teje. Mos mendo me sisteme binare ne boten reale, se bota reale ka larmishmeri mendimesh mbi te gjitha qe nuk eshte e thene se duhet te te shkojne ty pershtat as mua e as ati mortadelles gjermane qe na derdellis per nje minishtet te coptuar qe zaptonka "boten".
    Kritikohet qeveria Nano, o burra kryeteme. Sjan lajme keto per kryetema, keto jane lajme diskretituese per kombin tone, jane lajme qe e fryne jashtmase realitetin. Per cdo gje ne Evrope jane fajtor Shqiptaret.

    Ne Amerike psh Bushi akuzohet se perdor "Koncepte" per te justifikuar luften ndaj cdo shteti Arab qe mund t'i teket. Psh: Koncepti "terrorizem" krijon nje panik kudo. Ku eshte ? Ku mshihet ? Kush e kultivon ? Neser pasneser psh mund te jete edhe Shqiperia(bie llafi) objekt per tu goditur sepse ka terrorrizem. Pra eshte koncepti Terrorrizem qe perdoret per te justifikuar cdo aksion. Psh edhe "droga" eshte nje koncept qe perdoret per te justifikuar cdo aksion. Kjo ka implikimin se "Droga" si dhe "terrorizmi" nuk mund te fitohen kurre, se nuk kane toke nuk kane atdhe, jane gjera shume te zbehta, pro shume te fuqishme nen publikun ama. Kjo shprehja e ketit mortadelles eshte akoma me e rende, sepse fut nje koncept te ri, "shqiperine" dhe "mafien shqiptare". Kjo eshte denigruese jashtmase per ne, dhe neser mund te perdoret ne gjith Evropen sic perdor Bushi fjalen "terrorizem" per te justifikuar luftrat e tij, e sic perdor shteti cdo mjet qe ka per te luftuar "drogen" kudo. E meriton Shqiperia kete status, ose kete podium si te thuash? Padyshim qe jo, se nuk do lejojme te na shkelin te tjeret me kembe dinjitetin e te na shesin si mafioza e kriminela.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 22-10-2004 më 03:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    mafia shqiptare ne E.U. DHE U.S.A.

    Rreth 60.000 femra shqiptare punojnë si skllevër të seksit në Evropë. Mbi
    gjysma e tyre janë vajza nën 18 vjet, të shitura në industrinë seksuale të
    mafisë shqiptare.





    Është duke u kryer një tregti e madhe në Shqipëri, dhe shumica prej tyre
    janë femijë. Disa gënjehen duke u ofruar atyre mundësi largimi nga shteti
    dhe mundësi për martesa ose vende pune në shtetet perendimore. Të tjerët
    detyrohen, kidnapohen dhe shiten si skllevër në tregun seksual Evropian.


    Këtë e dokumenton "Redd Barna" e Norvegjisë në një raport. Organizata këtë
    llojë organizimi e quan "tregtia e kohës së sotme e skllevërve".


    Nuk mund të përjashtohet mundësia se femrat dhe vajzat shqiptare të
    zhdukura mund të plasohen edhe në Skandinavi, thotë sekretaresha e "Redd
    Barna", Gro Brakken.


    Ajo e lutë qeverinë norvegjeze që të vlerson mënyra për ndihmë të këtyre
    fëmijeve të cilët i nënshtrohen këtijë organizimi mafioz.
    “1000 gangsterë shqiptarë në SHBA”
    FBI: Ata po i zënë vendin Cosa Nostra-s italiane


    “Rreth 1000 gangsterë nga Shqipëria, dhe vende të tjera të Ballkanit po ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje ata po zënë vendin e Cosa Nostra-s”, ka deklaruar dy ditë më parë në gazetën më të shitur në SHBA, “Usa Today” , njëri prej drejtorëve të sapoemëruar të FBI-së për çështjet e krimit investigativ

    .Sipas tij, mafia shqiptare po fuqizohet fuqishëm duke zëvendësuar familjet e mëdha mafioze italiane të cilat kanë qenë shumë të fuqishme në Nju-Jork vite më parë. Kujtojmë se goditjen më të madhe Cosa Nostra e mori kur prokuror i Nju-Jorkut ishte italiani Rudolf Xhuliani, i cili shkatërroi familje të mëdha mafioze duke filluar që nga Karlo Gambino e duke përfunduar tek Laki Luçiano. Por specialistët e krimit ivestigativ, thonë se mafia ka ligjin e saj. Edhe pse asaj i priten rrënjët, ripërtërihet si oktapodi. Kështu po ndodh edhe me mafian shqiptare, e cila po ripërtërihet duke i zënë vendin edhe Cosa Nostra-s. Këtë e ka pohuar në po të njëjtin artikull, edhe U. Uilliam, kreu i FBI-së për krimin e organizuar. “Kohët e fundit, tha ai, gangsterët shqiptarë kanë marrë kontrollin në territoret e disa familjeve mafioze në Nju-Jork, të cilat u dobësuan disi mbas hetimeve të FBI-së”. Sipas tij, për vite me radhë, gangsterë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria, janë përdorur nga mafia amerikane për punë të pista, të tipit vrasje apo rrëmbime. Kështu, organizatat krimininale shqiptare, të cilat operojnë kryesisht në Nju-Jork, por edhe në qytete të tjera lindore të SHBA-së paraqesin një problem serioz për agjentët federalë nga veprimet e tyre të dhunshme dhe të jashtëligjshme.Karakteristikat e mafias shqiptare“Ato janë grupe të mëdha, të cilat veprojnë në mënyrë shumë mirë të organizuar”, tha Sueker, drejtor në FBI për krimin investigativ në një prononcim në televizionin “CNN”. Ai shtoi se mijëra shqiptarë dhe të tjerë që kanë lënë Ballkanin për të arritur në SHBA në këto vitet e fundit, janë bërë faktor kryesor i çështjes së krimit të organizuar duke tentuar të zëvendësojnë kështu familjet e mëparshme mafioze italiane. Sipas ekspertëve të FBI-së, shqiptarët patën hapësirën e nevojshme për të operuar, ndërkohë që tashmë grupet e tyre janë fuqizuar së tepërmi duke u lidhur ngushtë me organizatat e fuqishme të krimit botëror. Kështu, edhe shqiptarët etnikë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të përfshirë në klane kriminale dhe kanë bërë një hyrje të fuqishme në botën e krimit të organizuar. Po sipas ekspertëve, mafia ruse, si dhe grupe të tjera kriminale në SHBA, është e mirorganizuar, por paraqet rrezikshmëri më të vogël, në krahasim me grupet shqiptare.

    Karakteristikat e mafias shqiptare në SHBA·

    1 mijë gangsterë shqiptarë kanë hyrë në SHBA

    Grupet shqiptare në krahasim me grupet e tjera janë më të dhunshme

    Ato përdoren nga mafia amerikane për vrasje dhe rrëmbime ·

    Organizatat shqiptare janë grupe të mëdha, të cilat veprojnë në një mënyrë shumë mirë të organizuar ·

    Bashkëpunojnë ngushtë me organizatat e tjera të krimit botëror ·

    Grupet shqiptare rriten shpejt dhe marrin kontrollin në territoret familjeve të tjera mafioze

    Super: Mafia shqiptare s´ka lidhje me terroristët islamikë

    Megjithëse mafia shqiptare po rritet me shpejtësi, sipas drejtorit të krimit investigativ në FBI, Kris Sueker, ende nuk janë gjetur lidhje terrorizmi midis militantëve islamikë dhe gangesterëve shqiptarë. Gjithsesi, në prononcimin e tij për stacionin televiziv “CNN”, ai tha se FBI-ja është duke hetuar për dyshimet që kanë të bëjnë me ndonjë financim të mundshëm.

    “Ju rrëfej mafian shqiptare”

    Kryeprokurori i Antimafias italiane: Ja karakteristikat


    Nxiton, flet, qesh. Në katin e dytë të hotel “Grandit” e presin me ngut për të darkuar pesë ministra. Ndërsa një duzinë badigardësh me syze dhe kostume më të zeza se nata e rrethojnë çdo çast.Por hija e rëndë e detyrës së prokurorit kombëtar të Antimafias italiane nuk përputhet kurrsesi me emrin Pier Luixhi Vinja. Rrezaton kudo thjeshtësi dhe e gjen kohën të të presë me buzë në gaz. Të të durojë madje edhe rrebeshin e pyetjeve. Të durojë njëkohësisht edhe përkujdesjen e tepruar të ca anonimëve rreth e rrotull. Dhe merreni me mend, ky njeri ka zbërthyer Cosa Nostra-n, lufton Kamorrën, Ndragetën e së fundi dhe kapot e mafias shqiptare që punojnë e jetojnë në Itali. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panoramën” ai bën radiografinë e mafias shqiptare. Përse është fuqizuar. Cilat janë karakteristikat e saj. Por edhe përpjekjet e hartimit të një ligji që për Vinjën do të thotë që shteti demokratik shqiptar të mos bjerë nën kthetrat e saj. Në krah të tij ndihmësi besnik, Françesko Mandoi, I cili nuk I ndahet për asnjë çast dhe që ndërhyn aty ku intervista kthehet në debat. Madje, të sqaron se edhe italianët vetë nuk e dinë se nga vjen fjala mafia.Kjo është e shtata herë që z. Vinja vjen në Shqipëri. Nga hera e parë që keni ardhur në Shqipëri deri në këtë vizitë, cili është ndryshimi që, sipas jush, ka pësuar drejtësia shqiptare në luftë kundër mafias?Përpara se të flisja për drejtësinë, do të flisja për përshtypjen që më ka lënë Tirana. Kur kam ardhur për herë të parë në 1997-ën, Tirana ishte e mbështjellë nga një re pluhuri dhe kishte dhjetëra e dhjetëra njerëz të ndalur në mes të rrugës pa bërë asgjë. Duhej të qarkullonim të shoqëruar nga karabinierët, dhe, para së gjithash, ka pasur një ndryshim të qytetit dhe pak a shumë të të gjithë Shqipërisë. Për sa i përket drejtësisë, ne kemi qenë shumë miq të prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi, i cili i ka dhënë një impuls të rëndësishëm këtij bashkëpunimi, mes zyrës sonë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, bashkëpunim që ka vazhduar edhe me prokurorin e tanishëm, zotin Theodhori Sollaku. Proku-rorët e përgjithshëm, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, Ardian Visha, si dhe gjyqtarët e tjerë, kanë ardhur më shumë se një herë në zyrën tonë në Romë dhe patën mundësinë të njiheshin me gjithë prokurorët e provincave italiane, e kështu edhe të lidhnin marrëdhënie të drejtpërdrejta. Një njohje e tillë e drejtpërdrejtë i lehtëson edhe ndihmat që mund të jepen në sektorin e drejtësisë. Gjyqtarët italianë erdhën në Shqipëri për të kryer hetime e për të vënë në dispozicion të prokurorisë shqiptare prova dhe akte që ata kishin kryer, dhe u pa një zhvillim goxha i madh në sektorin ligjor. Për shembull, miratimi i ligjit për bashkëpunëtorët e drejtësisë, i cili në Itali ka qënë një nga instrumentet më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, është një arritje e spikatur edhe për vendin tuaj. Dhe tani, kjo paketë reformash, që ne shpresojmë të aprovohet nga Parlamenti, mua, por dhe kolegut tim, i cili ka bashkëpunuar dhe ka dhënë sugjerime për këto dispozita, na ka bërë përshtypje shumë pozitive, veçanërisht ato norma që parashikojnë konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive që zotërohen nga persona që u përkasin grupeve kriminale. Në Shqipëri ka ndodhur ajo që ndodh në të gjitha vendet, d.m.th. kriminaliteti, pasi grumbullon kapitalet me anë të trafiqeve të paligjshme, pra, me drogë, armë e kështu me radhë, duhet t’i riinvestojë këto para në sistemin ekonomik dhe ky është rreziku më i madh që mund të ekzistojë për një shtet demokratik, sepse nëse kriminaliteti arrin të shtjerë në dorë ekonominë, do të jetë ai që do të drejtojë vendin. Pastaj ekonomia është burim korrupsioni, sepse jep disponibilitet parash dhe shërben për të kontrolluar territorin, shërben për të tërhequr persona të papunë në grupin kriminal. Pra, ky ligj është shumë pozitiv. Është pozitiv, edhe pse si ligji ynë, parashikon që pasuritë e sekuestruara më pas të destinohen për aktivitete publike dhe sociale, kështu që kjo i dëshmon popullsisë se shteti i kthen shoqërisë, atë që është mbledhur me punët e paligjshme. Pra, është një ligj që nën këtë aspekt, ka një ndikim të fortë edhe mediatik, komunikues dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ka edhe ligje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformën e Kodit Penal, si ai që parashikon shoqatat kriminale, shoqatat terroriste, financimin e terrorizmit dhe ndëshkimin e korrupsionit. Është i rëndësishëm, gjithmonë nën këndvështrimin për të cilin fola më lart, fakti që të parashikohet ndëshkimi edhe i korrupsionit privat. Pra, jo vetëm në rastin kur dikush korrupton një nëpunës publik, por edhe nëse një sipërmarrje i derdh një shumë parash një shoqërie tjetër, për të pasur p.sh. monopolin e një aktiviteti të caktuar ekonomik. Atëherë kur ka sipërmarrje kriminale, është shumë e rëndësishme të ndëshkohet edhe ky tip korrupsioni. Në këtë pikë jemi njësoj si në Itali, sepse edhe atje kemi një ligj për të ndëshkuar korrupsionin privat. Kemi pasur disa takime shumë interesante me kryeministrin Fatos Nano, me ministrin e Drejtësisë Fatmir Xhafa dhe me ministrin e Rendit Publik, Igli Toska. Natyrisht, përveç ligjeve, janë të nevojshme edhe strukturat, pra mjetet teknike, për shembull përdorimi i përgjimeve telefonike, por edhe një personel policior shumë i përgatitur, i cili duhet të jetë edhe mjaftueshmërisht i shpërblyer për punën e tij...Ky është një problem që ne e hasim në të gjitha vendet e Evropës Lindore, ku, për fat të keq, forcat e policisë nuk paguhen aq sa duhet, e kështu që mund të ndodhin fenomene devijimi. Pra, tabloja ka ndryshuar shumë, më parë ishte një tablo e zezë, tani shihet bojëqielli, shihet pak qiell, shihet pak det.Ekziston një debat në media, sipas të cilit nuk është e vërtetë që mafia shqiptare është më e fuqishme se ajo italiane, me pak fjalë, nxënësi i ka kaluar mësuesit. Unë personalisht fjalën mafia për herë të parë e kam dëgjuar në një film italian, me titull “Kush e bën ligjin”. Ndërsa tani në këtë moshë dëgjoj se mësuesit e këtyre mafiozëve që bënin ligjin janë patriotët e mi. A mendoni ju se nxënësi ka dalë mbi mësuesin?Ndërhyn Françesko Mandoi, zëvendësprokuror i Antimafias italiane(Nuk jemi në olimpiadën e mafies)Pier Luixhi VinjaMafia italiane është po aq e rrezikshme sa mafia shqiptare, ajo ruse, kineze, kolumbiane etj. Ndoshta, ajo që thoni ju mund të shpjegohet kështu: bota jonë nuk është më e mbyllur, nuk ka më një shtet të mbyllur në vetvete, globalizimi ka prekur edhe kriminalitetin. Ashtu si ne përpiqemi të ndërtojmë ligjet më të mira, ashtu edhe ata marrin teknikat më të mira kriminale. Pra, ka një përhapje metodologjie, që i dedikohet edhe marrëdhënieve që kanë grupet kriminale mes tyre. Por ne nuk jemi këtu, ashtu si tha edhe kolegu im, për të dhënë medalje. Duhet të them edhe diçka tjetër: ashtu si globalizimi i ekonomisë ka bërë që “hamburgeri” të quhet njësoj si në Itali edhe në Amerikë e Shqipëri, në të njëjtën mënyrë, një fjalë ndërkombëtare është bërë edhe fjala “mafia” që nuk ka të njëjtin kuptim në të gjitha vendet, por që përdoret për të përkufizuar një gjë të caktuar, ashtu siç përdoret edhe fjala “hamburger” për të përkufizuar “hamburgerin” i cili në Itali mund të quhet edhe “polpeta”, në Shqipëri mund të përkufizohet me një fjalë tjetër, në Kinë mund të përkufizohet me një tjetër. Mafia është një etiketë, vlera e së cilës është një fjalë tashmë e ndërkombëtarizuar, por kjo s’do të thotë aspak se ajo përfaqëson të njëjtin fenomen në Itali e në Shqipëri. Veprimet e mafias janë fenomene lokale, me karakteristika të veçanta, për të cilat është është e pamundur të thuhet që njëri ia mësoi tjetrit apo anasjelltas.Cili është pozicioni aktual i mafias shqiptare? Sa e fuqishme është ajo?Sipas meje, mafia shqiptare është e fuqishme për dy arsye: para së gjithash, sepse ka qenë e aftë të praktikojë më shumë se një formë kriminaliteti, fjala vjen armët, lëndët narkotike, qeniet njerëzore. Mafia shqiptare është tepër e dhunshme, në krahasim me grupet e tjera kriminale në Itali, aq sa në disa zona të territorit tonë shqiptarët kanë marrë pushtetin mbi grupet e tjera të huaja kriminale. Mafia shqiptare është e rrezikshme edhe sepse për disa lloje trafiqesh, p.sh. ato të lëndëve narkotike, shërben si një lloj strukture shërbimi për organizatat tona kriminale. Pra, në Itali nuk kultivohet, p.sh. papaverina, kokaina, as mariuana, atëherë janë grupet kriminale, si ato të Kolumbisë apo edhe grupet shqiptare të cilat e marrin heroinën nga Turiqia dhe Bullgaria, të cilat u shërbejnë organizatave tona kriminale si një lloj supermerakti ku oraganizatat tona kriminale furnizohen. Pastaj, shiko se as ne italianët nuk e dimë se ç’do të thotë mafia, nuk e dimë nga vjen kjo fjalë. Thonë se vjen nga arabishtja.Françesko MandoiDoja t’u shtoja diçka këtyre që tha kolegu. Atëherë nuk do të bëja pyetjen “sa e rrezikshme është mafia shqiptare”. Këtë pyetje do t’ua bëja shqiptarëve, të cilët janë në Shqipëri dhe duhet ta njohin mirë realitetin e kriminalitetit shqiptar.Por ama shqiptarët, mafian e mësuan në Itali, jo këtu dhe, pikërisht për këtë po ju pyes ju...Në të vërtetë, shqiptarët kanë mësuar dobinë e të qenit mafioz, këtu qëndron ndryshimi. Nuk kanë mësuar mafian. Ata kanë mësuar se u leverdis të jenë mafiozë e se kështu fitojnë shumë, kështu grumbullojnë pushtet, kështu drejtojnë ekonominë dhe kushtëzojnë policiët. Pra, me pak fjalë, shqiptarët nuk mësuan mafian, mësuan leverdinë e saj.Kohët e fundit është vënë re se ju keni bashkëpunuar shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe konkretisht me ministrin Fatmir Xhafa. Çfarë rezultatesh ka pasur ky bashkëpunim dhe çfarë parashikon ai në ta ardhmen?Në fakt, kjo që thoni ju është e vërtetë. Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Vlera thelbësore është që Shqipëria ka nisur udhën drejt një sistemi ligjshmërie. Kjo është vlera më e madhe. Natyrisht, më pas, për ta vënë në praktikë këtë vlerë, janë të nevojshme edhe strukturat, sepse ndryshe do të ishte shumë e thjeshtë, do të mjaftonte të nxirrnim një ligj e kaq. Atëherë, edhe në këtë rast, Italia dhe vende të tjera kanë dhënë një shembull. Para do kohe u krijuan gjykatat për krimet e rënda. Kjo është një ide e fortë, por nuk është e mundur që për të gjykuar krimet më të rënda të ketë shumë gjykata. Është i nevojshëm përqendrimi. Ka prokurorë pranë këtyre gjykatave speciale, edhe kjo është çështje strukture. Këta prokurorë, siç ndodh tek ne, duhet të kuptojnë mënyrën e veprimit të kriminalitetit. Natyrisht, janë të nevojshme edhe forcat e specializuara të policisë, janë të nevojshme burimet njerëzore e teknike. Shqipëria po lëviz edhe në këtë drejtim. Nuk është e mundur sot të bëhen hetime mbi krimin e organizuar kur mungon një sistem efikas përgjimi, pra edhe ky është një shembull. Pra edhe ky është një sektor i rëndësishëm, por, para të gjithave, ligji.

    Thëniet më të rëndësishme·
    Prokurorët italianë erdhën në Shqipëri dhe kryen hetime, por edhe sollën fakte e prova për elementët kriminalë shqiptarë ·

    Përdorimi i përgjimeve telefonike dhe shpërblimi për policinë janë të nevojshme

    · Mafia italiane është po aq e rrezikshme sa mafia shqiptare, ajo ruse, kineze, kolumbiane etj. ·
    Mafia është një etiketë vlera e së cilës është një fjalë tashmë e ndërkombëtarizuar, por kjo s’do të thotë aspak se ajo përfaqëson të njëjtin fenomen në Itali e në Shqipëri ·

    Mafia shqiptare është e fuqishme për dy arsye: para së gjithash, sepse ka qenë e aftë të praktikojë më shumë se një formë kriminaliteti dhe sepse për disa lloje trafiqesh, p.sh. ato të lëndëve narkotike, shërben si një lloj strukture shërbimi për organizatat tona kriminale ·

    Shqiptarët kanë mësuar se u leverdis të jenë mafiozë e se kështu fitojnë shumë, kështu grumbullojnë pushtet, se kështu drejtojnë ekonominë e kushtëzojnë policët Kush është pasardhësi i Falkones dhe BorselinosPier Luixhi Vinja, një luftëtar i AntimafiasKarriera e Pier Ligi Vinjës ka kaluar përmes një lufte ballë për ballë me mafian. I ardhur nga detyra e prokurorit të përgjithshëm të Firences, juristi 60-vjeçar u ul në kolltukun e kryeprokurorit kombëtar të Antimafias italiane në kohën kur kishin rënë dëshmorët më të spikatur të kësaj beteje. Xhovani Falkone dhe pasardhësi i tij, Paolo Borselino, të vrarë nga organizatat mafioze në atentate makabre, dhe Vinjës i duhej jo vetëm të përballej me ligjet e egra të mafias, por edhe me atë të zbulimit dhe arrestimit të atyre që ekzekutuan njeriun që shumë shpejt u shndërrua në një idhull të së drejtës. Që në vitin 1994, kur Vinja mori detyrën, pa dyshim që mafia italiane ka marrë goditjet më të forta. Cosa Nostra nuk është më ajo. Organizata të tjera si Ndrageta dhe Kamorra thuajse nuk ekzistojnë. Por, ama, mbështetur në ligjin se mafia i ngjan oktapodit i cili jeton përmes ligjit të ripërtëritjes, riaktivizimi i tyre bëhet evident. Piëkrisht mënjanimi i këtij rreziku është dhe ka qenë një nga objeksionet e bëra publike të këtij luftëtari të ri të mafias. Ndërkohë, marrëdhëniet e tij me Shqipërinë kanë njohur zhvillime shumë interesante. Tash duket edhe më i largët ai takim i vitit 1997, kur zyrtarët e lartë e pritën ftohë, madje në media u shkrua edhe për një skandal që lidhej me mosshoqërimin e tij me skortë. Sot ai cilësohet si një nga personalitetet më të larta që viziton vendin, falë bashkëpunimit të të cilit janë shkatërruar me dhjetëra grupe mafioze. Mandoi, njohësi super i mafias shqiptareSa herë që Pier Luixhi Vinja përgatitej të thoshte diçka për mafian shqiptare, sytë i hidhte nga Françesko Mandoi. “Ai është një njohës shumë i mirë i mafias shëiptare”, shprehet shefi i Antimafias italiane. Këtij vlerësimi pune ai i shton edhe një tjetër: ai ndihet shumë shqiptar. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Që nga koha kur Mandoi zëvendësoi Alberto Maritatin në detyrën e zëvendësprokurorit të Antimafias italiane, zbarkimet e tij në bregun këtej Adriatikut kanë qenë më shumë se të shpeshta. Ai ka marrë pjesë vetë në hetime dypalëshe e në disa raste i ka lëshuar vetë urdhërarrestet për shqiptarë të akuzuar për trafik droge e prostitucioni. Ai njihet gjithashtu si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të prokurorisë shqiptare gjatë viteve të fundit, sidomos në zbulimin dhe arrestimin e grupit të kokainës, të kapur në vitin 2001 në Tiranë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 22-10-2004 më 05:30

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Mafia shqiptare e basteve

    Një denoncim, i mbërritur në zyrat e FIFA-s, zbardh negociatat për shitjen e ndeshjes me Algjerinë

    Futboll, bastexhinjtë shqiptarë blejnë kombëtaren e Zimbabves

    Futbollistët e kombëtares së Zimbabves janë përfshirë në një skandal për shitjen e ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Botëror. Sipas gazetave vendase dhe sitt-eve të tyre të Internetit, futbollistët kanë shitur ndeshjen e luajtur më 20 qershor kundër Algjerisë. Por skandali nuk do të kishte asnjë lloj interesi për shqiptarët, nëse në këto afera nuk do të ishin përfshirë bastexhinj shqiptarë, të cilët kanë negociuar edhe shitjen e ndeshjes nga lojtarët e Zimbabves. Mësohet se bastexhinjtë shqiptarë kanë lidhje me agjenci bastesh ndërkombëtare, që kontrollojnë edhe marketingun e zi të futbollit.

    Ndërmjetës, një gazetar i njohur

    Në këtë skandal është përfshirë edhe një gazetar i njohur zimbabvian, i cili duket se ka shërbyer si ndërmjetës mes shqiptarëve dhe futbollistëve apo ekipeve të ndryshme në vendin afrikan. Gjithçka për këtë çështje ka arritur deri në zyrat e drejtuesve të FIFA-s dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit, pasi një nga marreveshjet mes palës shqiptare dhe asaj afrikane, nuk ka përfunduar ashtu siç duhet. Sipas burimeve të ndryshme, që u referohen mediat vendase, ka qenë një shqiptar, i cili ka denoncuar skandalin, pasi ndeshja e blerë nuk ka përfunduar me rezultatin e kërkuar prej tij.

    Letra e të zhgënjyerit

    Madje, në letrën e tij, dërguar strukturave të larta të futbollit, ai ka bërë të ditur edhe numrat e telefonit të disa prej lojtarëve. Futbollistët e kombëtares zimbabviane janë nën hetim, ashtu si edhe gazetari ndërmjetës, i cili është mbrojtur nën pretendimin se “po bënte një hetim për llogari të institucionit ku punon”. Gazeta ku punon ky i fundit, ka arritur të gjejë në rrugë private edhe bisedat telefonike, që gazetari afrikan ka pasur me bastexhinjtë shqiptarë, madje edhe i ka publikuar ato. Në këto biseda kuptohet fare lehtë, se nismëtari i shitjes së ndeshjes ka qenë pikërisht një shqiptar. Në to përmendet edhe emri i një futbollisti zimbabvian, i cili deri në sezonin e kaluar ka luajtur në kategorinë e parë në kampionatin shqiptar. Pas thashethemeve mbi ekipet dhe futbollistët shqiptarë, që shesin ndeshje, tashmë vijnë nga Afrika e largët lajmet se shqiptarët blejnë ndeshje, edhe në kampionate të tjera.

    Shtypi

    “Nuk do të zhgënjeheni..., ndeshja do të jetë ashtu siç e keni kërkuar”

    Kumaraku, shqiptari që denoncoi pas humbjes

    “Ishte pikërisht bastexhiu shqiptar, i njohur si një biznesmen i fuqishëm, ai që do të zgjonte kambanat e alarmit, duke denoncuar tre lojtarë të kombëtares së Zimbabves, pasi rezultati i ndeshjes shkoi kundër parashikimeve të tij. Konfederata Kombëtare e Futbollit (CAF) dhe FIFA vendase janë vënë në alarm, duke kërkuar të bëhen investigime të tjera për zbulimin e një rrjeti bastexhinjsh, që mendohet të jetë më i gjerë se ai që është zbuluar. Gazeta e përditshme e pavarur “Daily Mirror” bën të ditur se për zbulimin e një skandali të tillë, që u pikas nga sitt-et e Internetit, u përdoren përgjuesit e telefonatave. Mildon Kumaraku është emri i biznesmenit shqiptar, të përfshirë në skandal, ndërsa nga krahu tjetër i receptorit, qëndronte gazetari sportiv. Biseda midis bashkëpunëtorëve kishte lidhje me humbjen e Kupës Botërore për skuadrën zimbabviane, duke ia shitur ndeshjen Algjerisë, më 20 qershor të këtij viti. Dyshimet e gazetarëve nisën vitin e kaluar, pas ndeshjeve të kësaj skuadre me Egjiptin dhe Tunizinë, ku ndeshjet përfundonin gjithnjë me rezultatin 1-2, në dëm të ekipit të Zimbabves. Por në këtë rast, rezultati i kërkuar prej biznesmenit shqiptar nuk ka qenë ai që pritej, sipas marrëveshjes mes shqiptarëve dhe afrikanëve. Megjithatë, ndeshja e përfunduar në dëm të skuadrës vendase ka çuar në humbje kolosale për të. Që do të thotë se Zimbabves, që i duhej një ndërhyrje hyjnore për të blerë një biletë drejt Kupës Afrikane të Futbollit, që do të zhvillohet në Tunizi, tani duhet të presë ndeshjen e radhës mes Gabonit dhe Sierra Leones, që të sigurohen për të ardhmen e tyre. “Daily Mirror”, nisur nga dyshimet e saj, ka nisur bashkpunimin me një tjetër gazetë “The Chronicle”, për të investiguar edhe në sitt-et e Internetit, ku u gjetën disa e-maile korruptive, që dëshmonin qartë për bashkëpunimin e gazetarit me bastexhinjtë shqiptarë. Këta të fundit kishin krijuar, madje edhe një agjenci bastesh në Internet, duke i përdorur si lidhje. Letrat në e-mail sollën fillimin e hetimeve ndaj gazetarit, i cili u justifikua se ishte duke i përdorur këto lidhje me bastexhinjtë, për të zbuluar aferat ndërmjet tyre dhe lojtarëve. Një nga e-mailet e fundit të tij iu dërgua shqiptarit Mildon Kumaraku, ku i thuhej: “...nuk do të zhgënjeheni, zoti Kumaraku. Ndeshja do të jetë ashtu siç e keni kërkuar, me rezultatin 2-1, për skuadrën tjetër”. Por pas përfundimit me rezultat të kundërt të ndeshjes, Kumaraku ka denoncuar skandalin, duke identifikuar madje edhe agjencinë ndërkombëtare të basteve për ndeshjet e ndryshme”.

    Marre nga DITA

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Albo mbrron shtetin kriminel nazist barbar gjerman

    Albo shkruan:
    "Ju jeni shume te zgjuar per te lexuar ate me lart, prandaj edhe leshoni budalleqet e rradhes. Lajmi nuk eshte trillim, eshte fjalim i mbajtur nga kreu i sherbimit sekret Gjerman, shtetit me te madh dhe me te fuqishem ne Evrope qe eshte shtylla kryesore e Evropes se Bashkuar.

    Ajo qe le me shume per te deshiruar se vete lajmi, eshte mentaliteti i juaj i njerezve te shpellave, qe ne vend tu shqetesoje ky fakt, hidhni balte mbi ate qe e ben kete konstatim. Pastaj habiteni se perse Gjermania, Anglia, Franca apo vende te tjera ne Evrope i trajtojne kaq keq emigrantet e pafajshem shqiptare."

    Albo

    me keto fjale fyese qe shkruan ti njollos veten si kolaborator i nazizmit gjerman dhe eshte
    e afert dita kur do te japesh llogari per kete.
    Me duhet te te kujtoj mor njeri qe ke dale nga shpella se
    dergimi i hebrenjve ne kampet naziste filloi me nje parapregatitje te popullates
    me nje fushate identike ku hebrenjte u shpallen si kriminelet me te rrezikshem te Europes
    nga klasa sunduese naziste gjermane tamam sic po shpallen tashti shqiptaret.

    Vdekje presidentit te Gjermanise naziste,ketij Hitleri te ri qe do t'ja shkulim dhembet dhe
    do ta varim per gjuhe.
    Vdekje Shröderit,ketij tradhtari te kombit te vet dhe krimineli te rregjur nazist,
    do t'ja shkulim dhembet dhe do ta varim per gjuhe.
    Vdekje shtetit nazist gjerman.

    Nese ti Albo i shkruan keto gjera per te na provokuar ne shqiptareve te themi
    vdekje populit gjerman,te themi shpreson me kot.

    Till next time

    +++++++++++++++++++++++++++++

    I thane nje polici gjerman

    Cfare eshte nje gje qe ben ham ham.
    Te jete qen,tha polici nuk e besoj.Nuk e di tha.
    I thane prape policit gjermanfare eshte nje gje qe ben ham ham.
    Te jete qene tha polici.Po njehere ishte qen.Te jete edhe tashti qen.Nuk e di tha.
    Por qen eshte mor mi i bardhe i thane qen,vetem qeni ben hamham.
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 22-10-2004 më 07:48

  14. #34
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga benar
    Rreth 60.000 femra shqiptare punojnë si skllevër të seksit në Evropë. Mbi gjysma e tyre janë vajza nën 18 vjet, të shitura në industrinë seksuale të mafisë shqiptare.
    ... hej, ça ben, krijove nje qytet te tere te banuar vetem me prostituta. Thirri mendjes se nuk mashtrohen 60.000 vajza. Rreth 80% e vajzave shqiptare qe punojne si prostituta (jo e ketyre 60.000 se eshte numer i ekstra-ekzagjeruar), e dine me vetedije qe kur nisen nga Shqiperia qe çfare profesioni do te bejne. Le te themi qe 20% jane te mashtruara, mos te dalin te gjitha prostituta me vetedije ...

    Citim Postuar më parë nga benar
    “1000 gangsterë shqiptarë në SHBA”.
    ... ça thua mor vlla, 1.000 gangsterra, 1.000 çuna nga Shqiperia qe jane bere tmerri i FBI dhe i Policise Amerikane. Po ça thu mer vlla, 1.000 gangasterra nuk ka ne Shqiperi, qe te gjithe e mbajne veten per gangsterr dhe kur vje puna e gangsterrllikut dhjesin salc ...

    ... sa pasion paske me i zmadhu gjerat mor shqiptar ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kjo eshte nje forme e re e patriotizmit.

  16. #36
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Italia na rrefenka Mafien Shqiptare?
    Mafie un quj vrasje te tipi Aldo Moro, te tipit Giovanni Falcone jo keto palo artikuj qe sic thashe me siper e vejne Shqiperine ne pozicionin e konceptit te barabarte me krimin. Per cdo krim ne Evrope fajin e kane Shqiptaret tashme. Italia te shohi punet e veta se akoma vazhdon e mbush nga 3-4 faqe te NY Times perdite me mafien e ktushme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    e cfare rendesie kane shifrat , krimi eshte krim

    une nuk kam asnje lloj motivi te mbroj mafian shqiptare apo evropiane amerikane apo kineze ,njesoj jane te gjitha, kane vetem nje emer krim i organizuar, nuk me pelcet hic fare nga plehrat mafioze shqiptare, qe kane sabotuar jo vetem interesat e shqiperise por edhe interesat e atyre vete individeve qe kane bere qe keto 15 vjetet e fundit qe shqiperia te mos fitoje kohen e humbur por te vazhdoje te qendroje si vendi me i varfer ne europe dhe delja e zeze e ballkanit

    e verteta eshte e hidhur por duhet te themi te verteten, mafia shqiptare eshte shume e fuqishme dhe ka shtrire aktivitetin e vet ne te gjithe sferat e jetes ne shoqerine shqiptare, dhe jashte shqiperise ne perendim, te mbyllesh syte para nje realiteti te tille eshte krim kunder vehtes ne rradhe te pare dhe pastaj kunder gjithshkaje tjeter qe eshte shqiptare dhe qe ka lidhje te drejteperdrejta ose terthorazi me shqiperine , dhe me kombin shqiptar,

    une nuk jam patriot dhe as me pellcet fare per shqiperine sepse kam vite qe haj buken e punes qe me ka dhene italia dhe europa e bashkuar, por shpesh here ne intitucionet ketu ku jetoj me duhet te tregoj identitetin tim , dhe kur i them qe jam shqiptar shikoj nje distancim te cuditshem nga ana e te huajve , sepse ti mund te jesh shqiptari me i ndershem dhe me i mire ne bote , por opinjoni i keq i krijuar nga te huajt per shqiperine eshte si pasoje

    1. nga mafia shqiptare ne shqiperi dhe jashte shqiperise, me aktivitetin e saj kriminal, dhe antishqiptar

    2. dhe nga personat injorante dhe indiferente te cilet nuk prononcohen ne menyre korrekte per bere detyren e tyre si qytetare , por ajo qe eshte me e keqja vazhdojne te mos ndryshojne as mentalitetin ballkanas prej batakciu parazitar

    por vazhdojne te na tregojne perrallat e nacionalizmit breke grisur shqiptar , qe ka rreth 15 vjet qe jeton me ndihma dhe kredi nga jashte , dhe kryesisht nga komuniteti europian, dhe nga emigrantet e ndershem qe dergojne nje pjese te fitimeve te tyre , dhe nga puna e ndershme qe bejne ne evrope dhe amerike


    e perbuz ate person qe shkon ne nje vend tjeter dhe ne vend qe te beje nje jete te rregullt , dhe korrekte , tregohet bukepermbys , dhe mos mirenjohes ngaj ketyre shteteve qe na ndihmuan dhe na dhane pune dhe nje jete me te mire se ajo e shqiperise


    por perbuz akoma me shume ne jete personat mosmirenjohes, te cilet nuk dine dhe nganjehere nuk duan te shikojne rrealitetin rreth e qark nesh me driten e se vertetes


    eshte e kote ti bini ne qafe albos ai me temen qe hapi tregoi se ja don te miren shqiperise dhe ai qe thote te kunderten me siguri i eshte prekur interesi personal se kush e di ben ndonje pune jo te ndershme, duke demtuar jo vetem vehten e tij si person, por ajo qe eshte e pafalshme imazhin e vendit ku ka lindur dhe nga ku ka edhe origjinen kombetare edhe imazhin e shqiperise ne europe dhe ne bote

    te duash shqiperine dhe shqiptaret do te thote te prononcohesh ne menyre korrekte dhe jo te na tregoni nacionalizem pa asnje pike kuptimi kur te gjithe e dime se shqiperia po ben te pamunduren te hyje ne europen e bashkuar, ndersa keto klane mafioze po bejne te pamunduren te ta lejne shqiperine jashte europe

    ky eshte mendimi im per mafian shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 22-10-2004 më 11:10

  18. #38
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga benar
    une nuk kam asnje lloj motivi te mbroj mafian shqiptare apo evropiane amerikane apo kineze ,njesoj jane te gjitha, kane vetem nje emer krim i organizuar, nuk me pelcet hic fare nga plehrat mafioze shqiptare, qe kane sabotuar jo vetem interesat e shqiperise por edhe interesat e atyre vete individeve qe kane bere qe keto 15 vjetet e fundit qe shqiperia te mos fitoje kohen e humbur por te vazhdoje te qendroje si vendi me i varfer ne europe dhe delja e zeze e ballkanit

    e verteta eshte e hidhur por duhet te themi te verteten, mafia shqiptare eshte shume e fuqishme dhe ka shtrire aktivitetin e vet ne te gjithe sferat e jetes ne shoqerine shqiptare, dhe jashte shqiperise ne perendim, te mbyllesh syte para nje realiteti te tille eshte krim kunder vehtes ne rradhe te pare dhe pastaj kunder gjithshkaje tjeter qe eshte shqiptare dhe qe ka lidhje te drejteperdrejta ose terthorazi me shqiperine , dhe me kombin shqiptar,

    une nuk jam patriot dhe as me pellcet fare per shqiperine sepse kam vite qe haj buken e punes qe me ka dhene italia dhe europa e bashkuar, por shpesh here ne intitucionet ketu ku jetoj me duhet te tregoj identitetin tim , dhe kur i them qe jam shqiptar shikoj nje distancim te cuditshem nga ana e te huajve , sepse ti mund te jesh shqiptari me i ndershem dhe me i mire ne bote , por opinjoni i keq i krijuar nga te huajt per shqiperine eshte si pasoje

    1. nga mafia shqiptare ne shqiperi dhe jashte shqiperise, me aktivitetin e saj kriminal, dhe antishqiptar

    2. dhe nga personat injorante dhe indiferente te cilet nuk prononcohen ne menyre korrekte per bere detyren e tyre si qytetare , por ajo qe eshte me e keqja vazhdojne te mos ndryshojne as mentalitetin ballkanas prej batakciu parazitar

    por vazhdojne te na tregojne perrallat e nacionalizmit breke grisur shqiptar , qe ka rreth 15 vjet qe jeton me ndihma dhe kredi nga jashte , dhe kryesisht nga komuniteti europian, dhe nga emigrantet e ndershem qe dergojne nje pjese te fitimeve te tyre , dhe nga puna e ndershme qe bejne ne evrope dhe amerike


    e perbuz ate person qe shkon ne nje vend tjeter dhe ne vend qe te beje nje jete te rregullt , dhe korrekte , tregohet bukepermbys , dhe mos mirenjohes ngaj ketyre shteteve qe na ndihmuan dhe na dhane pune dhe nje jete me te mire se ajo e shqiperise


    por perbuz akoma me shume ne jete personat mosmirenjohes, te cilet nuk dine dhe nganjehere nuk duan te shikojne rrealitetin rreth e qark nesh me driten e se vertetes


    eshte e kote ti bini ne qafe albos ai me temen qe hapi tregoi se ja don te miren shqiperise dhe ai qe thote te kunderten me siguri i eshte prekur interesi personal se kush e di ben ndonje pune jo te ndershme, duke demtuar jo vetem vehten e tij si person, por ajo qe eshte e pafalshme imazhin e vendit ku ka lindur dhe nga ku ka edhe origjinen kombetare edhe imazhin e shqiperise ne europe dhe ne bote
    Ty qe ste pellcet per Shqiperine per cfar vjen dhe i drejtohesh te tjereve qe te bejne detyren e tyre? Shko nderro emer mos e trego veten qe je Shqiptar. Kemi nje Pirros Dimas, Manjani etj etj, sa e sa qe hajne buken e gojes dhe kane nderruar emer, beu dhe ti ndonje Antonio. Ka plot qe e kane bere per interesat e tyre behe dhe ti. Ske pse na vjen ketu dhe na ben kritike kur ty nuk te pellcet per Shqiperine. Sa per Evropen, Evropa ne nuk na ka dash ne komunizem qe nuk pipetinte miza per Shqiptaret e jo mo tani. Mos duhet te te permendim operacionet skandaloze Pelikani te italianieve, apo vjedhjen e ndihmave Amerikane ne 97, qe i zevendesonin me ushqime te skaduara Italianet.

    Kush e pret Shqiptarin ne brigjet Italiane ?
    Kush e pret Shqiptarin ne kufirin gjerman ?
    Kush e pret Shqiptarin ne kufirin Anglez ?

    Qe te jesh mafie, cilesia numer 1 eshte te kesh lidhje politike. Ka Shqiperia lidhje politike ne Evrope ? Nese ka cilat jane? Dhe per me teper kjo ka implikime qe qeverite e Evropes vete e nxisin kete gje.

    Shqiptari per nje gje len name. Le nam me ndonje lokal qe therren me thika per i femer, per ndonje qeske droge, e per ndonje mercedez. Nuk mjaftojn keto per tu quajtur "Cupola Mafiosa", sepse dihet mire kush jane mafiozet ne Bote, dhe ato e kane emrin ITALI. Shko shfleto pak gazetat Amerikane, se un nuk kam pare te thote ndonjera qe ka 1000 terrorista Shqiptar ne SHBA, por shoh dit per dit gjyqe pas gjyqeve pas gjyqeve te Italianeve te ndryshem. Komuniteti Italian eshte me bastardi ketu ne USA, por me bastard akoma jane vete Italianet e Italise qe e MOHUAN si komunitet, vetem e vetem qe mos i ngelet njolla vete aty ne Evrope. Nuk ka goje njeri te flasi per Shqiptaret me keto tone. Edhe nese nuk je patriot per cfare e ben kete kritike ? Per qellime individuale ? Sepse ty tu prish emri?

    Ka dy rruge, ose dili perballe te tjereve me argumenta, gje qe nese nuk je patriot dhe nuk ke ndjenja kombetare nuk ke si ti dalesh, ose nderro emrin dhe identitetin. I ben mire edhe vetes tende edhe komunitetit Shqiptar.


    PS: Kam jetuar 3 vjet ne Itali ne nje periudhe qe Italianet benin si "bisha te egra" kundra nesh. Gjithmone me mendimin se gjerat kane ndryshuar disi, dhe nuk jane kaq tragjike. Ti sikur me qen ne Brescia ose ne Lega Nord qe ndjen kaq presion, se un vallaj kam shetit gjithandej dhe di te them te pakten nga Firence e poshte ka ndjenja per Shqiptaret, sepse edhe Jugu i Italise eshte tejet tejet tejet i varfer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 22-10-2004 më 10:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  19. #39
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... e mbeshtes plotesisht pergjigjen dhe arsyetimin e Cyclotomic. Nuk kam ç'te shtoj tjeter ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Lum Evropa dhe Amerika qe ushqen dhe edukon te rinj shqiptare me mendjen tuaj, dhe lum une per ju, qe ju kam bashkeatdhetare!

    Ju e gjeni patriotizmin edhe ne krimin e organizuar shqiptar, aq te zgjuar jeni. Te njejten gje benin edhe prinderit tuaj, ne njerin krah draperin dhe ne tjetren pushken. Draperi ishte per "mbijetesen me forcat tona", kurse pushka ishte per imperialistet dhe revozionistet amerikane, gjermane, italiane e franceze.

    Bij te denje te mentalitetit te baballareve tuaj. Jeni viktimat me per te ardhur keq te shoqerise shqiptare, pasi ndryshe nga baballaret tuaj qe nuk njihnin me mire, ju po rriteni dhe po njiheni me me mire.

    A me mesoni edhe mua pak si te behem patriot me fjale si ju?

    Albo

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  4. Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •