Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 80
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Gjermania te shohi mutrat e vet

    Njoftohet se shteti brazilian arrestoi nje bande trafikantesh gjerman pedofile qe importonin
    mish njerrezor per perverset e Europes.
    Keta te shohe shefi i kunderzbulimit gjerman edhe mos guxoje me te fajesoje kolektivisht
    shqiptaret (si Hitleri dikur cifutet).
    Se po qe per faj kolektiv ki kujdes Gjermani se mos marresh nje faje kolektiv te tille ne krahasim me te cilin ajo puna e atyre cifuteve do te te duket loder kalamajsh.

    Till next time

    +++++++++++++++++++++++++++

    From things unpublished

    " And God saw that many of the Germans were stubborn people,and God said I have to do
    something against it.And God decided to punish the stubborn part of the Germans.
    So a terrible wind starting blowing all over Germany.The wind threw the Germans fond of the brown color far away in the land of the black color.And God said: Here shall you stay till
    your skin gets black like the skin of these savages here that your offsprings may become
    free of the color prejudice.
    And then another wind started blowing over Germany .It moved all the criminals who had misused the green color and threw them away into the desert.
    And God said:" Because you have mocked at the color of vegetation through your mischievous crimes you will be thrown into a desert where you will never be able to see green color again for the rest of your life."
    So half of the Germans were deported away from their Fatherland by means of the wind .And God said " Now that only half of the Germans have remained here I have to bring people from other nations to mix them with the Germans for the sake of mankind.
    And thus Germany was saved from the spell of prejudice which had ruined so many lives.
    And God said now that I have done this I have to deal with other nations."

    Messenger Wittstar
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 27-10-2004 më 11:18

  2. #62
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Para disa vitesh, nuk jam i sigurte nese eshte koha e Sales apo jo, ka ardhur nje here shefi gjerman i policise se Bavarise per pune stervitje te policise sone. Ai ka pasur nje shprehje shume interesante qe vallaj edhe mund te bej per te qeshur jo ne kuptimin gallate por ne kuptimin qe te te vi menjehre keq mbasi e degjon. Ne nje konference ai tha "Shqiptaret me shume bejne dem, se sa vjedhin". Edhe filloi e fliste per ndonje vetrine te thyer per me marre ca rroba bie fjala(ne fakt me shum kushton xhami i thyer se sa cfaredolloj rrobe eshte marr, ndonje qeske me droge qe me shum e fut ne kasavet shqiptarin se sa ja ndricon jeten sic jane bosat e vertete te mafies boterore. Pra shqiptari eshte nje njeri qe ben dem, ska aftesi mafioze. Sot perseri New York Post(gazete qe here pas here ja fillon me Britney Spears ne faqe te pare), pati nja dy rreshta per "Mafien Shqiptare" me ate Italiane etj etj. Me rane ne sy ama qe rreth 90 % e emrave mbaronin me VIC. Thash me vete car dreq Shqiptaresh jane me VIC? Edhe ata qe jane nuk jane dhe aq shume. Atehere keta jane malazez kryesisht dhe smund te quhen Shqiptar, jane gjysemserb, apo serb por jo Shqiptar. Kishte dhe ca mbiemra kosovar por kryesisht sic thashe 90 % mbaronin me VIC. Fakti eshte qe ne NY, shqiptaret kane filluar te zaptojne Real Estaten, nje privilegj qe i takonte vetem cifuteve. Ne Bronx ka shume shkodran kryesisht qe kane ardhur vite me pare(30-40) te arratisur shumica prej malit te zi e tutje, dhe jane bere pronar, po ashtu dhe shume te tjere qe erdhen ne kohen e Sales me pare nga piramidad etj etj. Fakti eshte qe Shqiptaret jane futur fuqishem ne tregun e Real Estate te NY, dhe ne e dime mire qe pikerisht ky treg vuri sot cifutet si sunduesit e botes, ngaqe kane gjysmen ne mos trecerekun e Manhattanit, Silverstein, Goldstein etj etj.

    Qe te jesh mafie ne NY duhet te kesh 1) Policine(qe historikisht ka qene ne duar te Italianeve dhe Irlandezve) 2) Firefighters (edhe kjo e rendesishme per pune licensash, dhe eshte kryesisht ne dore te Irlandezave), 3) LAW, GJYKATES, kryesorja, kryesisht ne duar te Italianve. Emrat me ne ze si Catanzaro etj etj, qe kane nxjerrur nga gjyqi emra te njohur ne fushen e biznesit new yorkez mafioz si familja Tomasetti etj etj. Pra Shqiptaret edhe ne ket mes me dur ne xhepa mbeten, megjithate jane perhapur me ate kapital qe kane neper real estate, neper shtepi, sepse ndryshe nga Evropa, Amerika e sponsorizon ate qe hidhet i pari ne lum, sepse gjysma e tyre iken per lesh dhe i humbet paret e kapitalit fillestar dhe ja merr banka leket e shpine e pallatin car te jete. Shqiptari nuk i ben syri terrc, pa buke rri e merr benzin, pa buke rri e mer shpine, edhe kshu kan filluar duke bere edhe ketu dhe po ja dalin avash avash, mirepo po i shkelin ne kallo te tjereve ama. Duhet te kemi parasysh se te pakten ne Amerike, shqiptaret merren me evadime fiskale, pune ne te zeze etj etj, ashtu sic merren dhe Ruset, dhe pastaj fundia fundit ata qe i japin keto pune jane 1) Italian, 2) Jewish 3) Grek kryesisht, pra i ngelet ati ne dore, dhe shteti i mbeshtet deri diu edhe kete pune te zeze qe nuk deklarohet, sepse e di qe ka njerez qe kane nevoje, sepse perndryshe keta njerez do beheshin kriminela.

    Me droge merren sic merren te gjithe, megjithate tregu i droges ne NY eshte i zaptuar plotesisht nga Italianet dhe shqiptari eshte thjesht nje korrier i saj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #63

    "si 90% Shqiptar"

    "profesioni që e kena traditë
    qe 10,000 vjet
    me lyp më të mirë
    te na veç në rrugë jet

    teknika jonë osht më e mirë se e Japanit
    ata e marojnë
    na ja vjedhim
    e ja shesim Gjermanit"

    prej Këngës "Si 90% Shqiptar" - Tingulli 3


    E kam të lehtë unë e disa tjerë me shkru se qysh se kam shkel në tokë të huaj e kam pas të drejten e punës, e gati çdo të drejtë tjetër. Një e drejtë që e kam të mohuar, e mund të më shtohet së shpejti është se nuk mund të jem kryetar i këtij vendi.

    Mbasi shkrimi i parë në këtë temë kishte të bëjë me Gjermani atëher po e mar Gjermaninë si shembull. Poashtu, mbasi bëhet fjalë për Shqiptarë po shkruaj prej çka më kanë treguar prej përvojës së tyre të afërm të mi që janë me qëndrim në Gjermani. Shqiptarët atje nuk e kanë brengën se a munden me u zgjedh kryetar të Gjermanisë, por qëndrimin e kanë të cenuar, e nuk kanë të drejtë të punës.

    Si shembull le të jetë "Filon Fisteku" (FF) në shkrimin tim. FF menxi shpëton prej shkive, e vendos me e lënë vendlindjen. Për me "arritë" këtë FF është dashtë me e gjet një agjencion turistik që me një grumbull markash Gjermane (mbi 20,000DM, vlerë në rreth $11,000 të atëhershit) atë me familje të ngushtë të tij e ka dërgu në Gjermani. FF hyn në borxh deri në fyt.

    Agjencioni nuk ka pas mundësi me e bë atë shërbim pa pas lidhje me shkije se është dashtë me e kalu kufirin e shkive. Shkitë kanë fitu duke e nda fitimin me agjencion, dhe duke zvogëlu numrin e Shqiptarëve që më lehtë me e jetësu ëndrrën e tyre për me e kolonizu vendlindjen time. Shkitë nuk kanë qenë të vetmit që kanë përfitu. Të themi se FF ka trupu nëpër Hungari, e Austri, atëher edhe hungarezët e austriakët kanë hëngër pak prej të hollave të FF që ja ka dhënë agjencionit.

    FF mbërrin në Gjermani. Sa është e saktë nuk e di, por kam dëgju se çdo vend mer të holla prej Kombeve të Bashkuara për çdo njeri që e strehon. Në Gjermani FF dhe familjen e tij e vendosin në një ndertesë me njerëz të vendeve të ndryshme ku kushtet për jetesë janë të mjerueshme. Nëse është e saktë se Gjermanët kanë marë të holla prej Kombeve të Bashkuara për me e mbajtë FF dhe familjen e tij, atëher Gjermanët kanë përfituar duke i shpenzu një shumë të vogël të atyre të hollave e duke e mbajtë pjesën tjetër për vete, duke e lënë kështu FF në gjendje të mjerueshme.

    FF nuk i është dhënë e drejta për punë e disi i është dashur me fitu për me e kthy borxhin, e për me ju dërgu të holla të afërmive që as bukë nuk kanë pasur në vendlindje.

    Disa prej atyre që i përshkrova si FF ju kanë hy rrugëve të krimit edhe se ka qenë e vetmja mënyrë për me punu. Të tjerët ndoshta edhe sot presin me marë leje të punës.

    Në këtë shkrim përmenda shkije, Hungarez, Austriak, Gjerman, e nëpër të gjitha këto vende janë Shqiptarët ata që i përcjellin këto krime. Mundem me thënë se janë udhëheqës, e se në punë të tyre sipas nevoje i kanë futë shkitë, Hungarezët, Austriakët, Gjermanët, e të tjerët kudo që janë. Kjo do të thotë se Shqiptarët kanë krim të organizuar.

    A është ajo rrugë krimi në të cilën janë disa Shqiptarë pasojë, e shkakun duhet me e kërku diku tjetër veçse jo te Shqiptarët?

    Sa i përket shembullit që e mora në Evropë po e zë se nuk kanë pas tjetër rrugë, e (pa)mundësia me punu legalisht po e zë se ka qenë shkasë që disa Shqiptarë meren me krim. E çka të shkruaj për Amerikë ku veçse kush nuk don se mundet me punu, e qe se edhe këtu disa Shqiptarë meren me krime.

    Për atë mendojë se shkaku është edhe te Shqiptarët. Rrënjësisht duhet me e ndërru bindjen që e kemi për kriminelët. Ai që shkon në burg në vend ku ka drejtësi nuk është "burrë." Sa herë ju ka ra me dëgju për ndonjë "burrë të fortë" se i ka kalu nja shtatë vjet në burg në Amerikë? Këtu burgjet janë për njerëz të ligë. Si Shqiptar këtu duhet me e dënu kriminelin se jam i bindur se nuk e bënë krimin për Shqiptari, por për xhep të vet. Nuk janë të pakta rastet kur kriminel Shqiptarë e shkije bashkëpunojnë.

    Pak më habisin shkrimet që i bëjnë Shqiptarët për krimin Shqiptar. Më shtyen të mendojë se kanë qenë në gjumë deri tash, ose nuk kanë jetu afër Shqiptarëve asnjëher. Shkrimi si ky
    http://cnnstudentnews.cnn.com/2004/L...nians.charged/
    mundet me qenë lajm për të tjerët, por jo për Shqiptarë. Është turp se prindërit Shqiptarë i ngrisin ata njerëz deri në shembuj se si duhet me jetu kur flasin për ta para fëmijëve të tyre.

    Kriminelët në sy të mi nuk kanë kombësi. Ashtu është edhe me ligj. Për atë, sa herë që dallohen kriminelët si Shqiptarë në fjalime si ky i udhëheqësit të shërbimit të fshehtë Gjerman, e në shkrime të ndryshme e di se bëhet me prapavijë. Këtë lojë e luajnë ata se si thotë populli "s'kanë çka mi bo t'fortit e i mshojnë t'butit." Është lehtë me e luftu krimin Shqiptarë, e nuk guxojnë as me e përmend krimin rusë.

    Ky dallim i Shqiptarëve si kriminel qon ujë në mulli të shkive. Sa herë lexojë shkrime të tilla më përngjajnë në shkrime të shkive të qysh para luftës së fundit në vendlindje. Në shkrime të tilla shkijet mundohen me tregu edhe se si Shqiptarët shesin drogë e blejnë armë për me i luftu shkijet. Mbasi shkrimet ju shkojnë aq për shtati shkive disa prej tyre besoj se janë të paguara prej shkive e tjerëve që nuk ua dojnë të miren Shqiptarëve.

    Si Shqiptarë duhet me ua bë me dije të gjithëve se kriminelët nuk kanë kombësi, e mos me i bë të mëdha këto shkrime për "mafi" Shqiptare. Kur dikush më flet për mafi Shqiptare unë ju tregoj se nuk është punë mafie por pasuria e Shqiptarëve vjen prej punës 12-13 orë në ditë, në gjashtë ditë të javës (shkruaj prej përvojës të të afërmive që i kam në New York).

    Çdo të mirë,

    Shqiptari.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nosselgae : 28-10-2004 më 01:57
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  4. #64
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Para disa vitesh, nuk jam i sigurte nese eshte koha e Sales apo jo, ka ardhur nje here shefi gjerman i policise se Bavarise per pune stervitje te policise sone. Ai ka pasur nje shprehje shume interesante qe vallaj edhe mund te bej per te qeshur jo ne kuptimin gallate por ne kuptimin qe te te vi menjehre keq mbasi e degjon. Ne nje konference ai tha "Shqiptaret me shume bejne dem, se sa vjedhin". Edhe filloi e fliste per ndonje vetrine te thyer per me marre ca rroba bie fjala(ne fakt me shum kushton xhami i thyer se sa cfaredolloj rrobe eshte marr, ndonje qeske me droge qe me shum e fut ne kasavet shqiptarin se sa ja ndricon jeten sic jane bosat e vertete te mafies boterore. Pra shqiptari eshte nje njeri qe ben dem, ska aftesi mafioze. Sot perseri New York Post(gazete qe here pas here ja fillon me Britney Spears ne faqe te pare), pati nja dy rreshta per "Mafien Shqiptare" me ate Italiane etj etj. Me rane ne sy ama qe rreth 90 % e emrave mbaronin me VIC. Thash me vete car dreq Shqiptaresh jane me VIC? Edhe ata qe jane nuk jane dhe aq shume. Atehere keta jane malazez kryesisht dhe smund te quhen Shqiptar, jane gjysemserb, apo serb por jo Shqiptar. Kishte dhe ca mbiemra kosovar por kryesisht sic thashe 90 % mbaronin me VIC. Fakti eshte qe ne NY, shqiptaret kane filluar te zaptojne Real Estaten, nje privilegj qe i takonte vetem cifuteve. Ne Bronx ka shume shkodran kryesisht qe kane ardhur vite me pare(30-40) te arratisur shumica prej malit te zi e tutje, dhe jane bere pronar, po ashtu dhe shume te tjere qe erdhen ne kohen e Sales me pare nga piramidad etj etj. Fakti eshte qe Shqiptaret jane futur fuqishem ne tregun e Real Estate te NY, dhe ne e dime mire qe pikerisht ky treg vuri sot cifutet si sunduesit e botes, ngaqe kane gjysmen ne mos trecerekun e Manhattanit, Silverstein, Goldstein etj etj.

    Qe te jesh mafie ne NY duhet te kesh 1) Policine(qe historikisht ka qene ne duar te Italianeve dhe Irlandezve) 2) Firefighters (edhe kjo e rendesishme per pune licensash, dhe eshte kryesisht ne dore te Irlandezave), 3) LAW, GJYKATES, kryesorja, kryesisht ne duar te Italianve. Emrat me ne ze si Catanzaro etj etj, qe kane nxjerrur nga gjyqi emra te njohur ne fushen e biznesit new yorkez mafioz si familja Tomasetti etj etj. Pra Shqiptaret edhe ne ket mes me dur ne xhepa mbeten, megjithate jane perhapur me ate kapital qe kane neper real estate, neper shtepi, sepse ndryshe nga Evropa, Amerika e sponsorizon ate qe hidhet i pari ne lum, sepse gjysma e tyre iken per lesh dhe i humbet paret e kapitalit fillestar dhe ja merr banka leket e shpine e pallatin car te jete. Shqiptari nuk i ben syri terrc, pa buke rri e merr benzin, pa buke rri e mer shpine, edhe kshu kan filluar duke bere edhe ketu dhe po ja dalin avash avash, mirepo po i shkelin ne kallo te tjereve ama. Duhet te kemi parasysh se te pakten ne Amerike, shqiptaret merren me evadime fiskale, pune ne te zeze etj etj, ashtu sic merren dhe Ruset, dhe pastaj fundia fundit ata qe i japin keto pune jane 1) Italian, 2) Jewish 3) Grek kryesisht, pra i ngelet ati ne dore, dhe shteti i mbeshtet deri diku edhe kete pune te zeze qe nuk deklarohet, sepse e di qe ka njerez qe kane nevoje, sepse perndryshe keta njerez do beheshin kriminela.

    Me droge merren sic merren te gjithe, megjithate tregu i droges ne NY eshte i zaptuar plotesisht nga Italianet dhe shqiptari eshte thjesht nje korrier i saj.
    ... ec e mbushi mendjen "Albo Mendjendriturit e Co.", qe i duket vetja sikur jane regjizore filmash me mafioze dhe Don Corleone, i duket sikur eshte shqiptar emigrant i viteve '90 te shekulli XX ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #65
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk ka e nuk mund te kete asnje lloj justifikimi per keta kriminele e mafjoze! Per kete jam potesisht dakord me Albon (edhe mrekullite ndodhin!) ne kete pike! 1.7 kg kokaine nuk jane si nje apo 10 kg hashash! Kush shkon ne vend te huaj per mendimin tim duhet te respektoje ligjin e vendit te pakten 2 here me mire se vendasi! Nuk kuptoj kete wistlerin qe ulerin me nje urrejtje te vecante per Gjermanine (nga Gjermania) sikur Gjermania i ka ndonje borxh te vjeter! Shumekush do bente mire te ulte koken e te punonte me ndershmeri aty ku ka shkuar (me apo pa dokumenta) se Europa ka boll problemet dhe kriminelet e saj e nuk ka nevoje edhe per krimin e vogel apo te madh shqiptar!
    E cfare rendesie ka se sa do merrte nje trafikant 5000 apo 5 000 000? E rendesishme eshte lloji i aktivitetit qe kryhet! Po te vrasesh nje kambist nuk sherben si mbrojtje ne gjyq fakti qe kambisti i pafat pati vetem 1000 leke te vjetra ne xhep!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman August Hanning flet në një simpozium për globalizimin dhe krimin e organizuar

    “Krimi shqiptar kërcënon Evropën”


    Shekulli

    TIRANE- Shërbimi Sekret Gjerman mendon se kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve përbën sot kërcënimin më të madh për Evropën. Radio “Dojçe Vele” deklaroi dje se presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman (BND) August Hanning sqaroi gjatë një simpoziumi për globalizimin e terrorizmit dhe të kriminalitetit të organizuar në Berlin, se ende nuk është arritur që të fitohen “zemrat dhe mendjet” e banorëve të atyre zonave të Evropës dhe të botës që janë të përfshira në krizë. Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, August Hanning tërhoqi që në fillim të fjalës së tij vëmendjen se gjatë viteve të kaluara është vënë re një shtim i ndjeshëm i kriminalitetit të organizuar dhe një përzierje e kriminalitetit të organizuar dhe e terrorizmit. Si ndër rreziqet më të mëdha për Evropën, presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, August Hanning përmendi kriminalitetin e organizuar në radhët e shqiptarëve për vetë shtrirjet e tij tentakulare jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA apo Australi.
    “Në fushën e kriminalitetit të organizuar na duhet të konstatojmë, se gjatë viteve të kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshëm fushën e tij të veprimit dhe të ndikimit. Tepër i suksesshëm ka qenë kriminaliteti i organizuar i shqiptarëve. Në tërësinë e tij, kriminaliteti i organizuar shqiptar përbën sot kërcënimin më të madh të Evropës, me një rrjet që shtrihet deri në SHBA dhe në Australi. Kriminaliteti i organizuar po ndërkombëtarizohet dhe sot ekziston një ndarje ndërnacionale e veprimtarive kriminale, sidomos në fushën e trafikimeve. Por sikur të mos mjaftonte kjo, vihet re edhe një përzierje e kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit”, - tha Hanning.

    Keni lexuar apo ndëgjuar për ndonjë kundërpërgjigje në të njëjtin medium (radio Dojçe Velle) nga homologu shqiptar për këto "akuza" nga Hanning,apo nga ambasadorë apo atashe shqiptar që prezentojnë këta shtetas të tyre në shtetet e Evropës apo SHBA-së.
    Keni lexuar-ndëgjuar se përfaqësuesit e Instituconeve shqiptare,kërkuan nga Hanning të dhëna konkrete se në cilat fusha të kriminalitetit dominon mafia shqiptare,apo se cilat fusha të kriminalitetit i kontrollonë mafia shqiptare.
    A janë ato:
    Sindikatat në shtetet të BE-SHBA-së?
    Industrinë e duhanit?
    Industrinë e alkoholit?
    Industrinë e filmit (pornografinë)
    Industrinë e diamantëve?
    Kazinot?
    Sportin dhe organizimet e saja?
    Tregun e armëve të të gjitha llojeve?
    Sistemet bankare për pastrimin e parave dhe cilat?
    Kontrollojnë komplekse të hoteleve dhe shtëpive publike dhe ku?
    Dhe plot fusha të tjera që nuk po i përmendi këtu (por që nuk i ka përmend as Hanning),ku mafia është pjesëmarrëse qoftë drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte.
    APO,HESHTJA DUHET TË KUPTOHET SI MIRATIM NGA INSTITUCIONET SHQIPTARE!

    Nuk i përmenda trafikun e drogës dhe prostitucionit.Pse?
    Sepse që të dyja nuk kanë qenë të panjohura si për Evropën si për SHBA-të edhe para se të migronin shqiptarët në këto vende,por kjo nuk do të thotë se i arsyetoj.Përkundrazi.
    Trafikantët e llojit të tillë (sodomos shqiptarët) janë të rrezikshëm edhe për fëmijët e mi,prandaj para syve të mi janë kriminelë!




    ...Por, në shumë konferenca rajonale dhe evropiane jo vetem nga zyrtarët shqiptarë por edhe të huaj është theksuar fakti se elementët kriminalë shqiptarë veprojnë në bashkëpunim me ata vendas. Vetëm para një jave ambasadori ynë në OSBE Zef Mazi ndërsa i bënte oponencën raportit të Liponen dhe, duke ju referuar edhe situatës së kriminalitetit në vend të ekspozuar nga ish-kreu i OSBE-së në Tiranë tha se “Pse ne qenkemi qendra e gjithë të këqijave, e krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës dhe korrupsionit? Le të ndalemi në veçanti tek trafiku i qënieve njerëzore. Shohim një mospërputhje mes paraqitjes që bën BE dhe diskutimit të ministrave të Rendit Publik në Bruksel, ku ministri thotë se trafikimi i qenieve njerëzore ka zbritur në nivelin zero. Si është e mundur që një vend i vogël si Shqipëria të konkurrojë në trafikimin e njerëzve dhe prostitucionin, nëpër Evropë, dhe të ketë një numër të madh grupesh kriminale ngado. Prej mediave, ku mungojnë “dylbitë” e OSBE-së ne mësojmë për kolapse bankare, veprimtari mashtruese me pasoja të rënda, korrupsion, e të tjera si këto, megjithatë, pak dëgjojmë për këto këtu. Këto veprimtari janë absolutisht të dënueshme, pse ne i harrojmë këta lloj kriminelësh që veprojnë në apo prej Shqipërisë, të cilët mund të kenë homologët e tyre në vende të tjera të Evropës”
    Ndoshta tingëllon pakë ironike,por do them se zyrtarët shqiptar,shumë më efekt do të kishin sikur të publikonin faktet e tyre në disa gazeta me renome në Evropë e SHBA,sikur edhe të paguanin gazetarët apo redaktorët e atyre gazetave!se sa të u spjegojnë një grupi diplomatësh të mbledhur në OSBE!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #67
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Policia italiane shkaterron nje bande droge shqiptaro-maqedonase

    Gjate operacionit jane arrestuar 7 persona, ndersa jane sekuestruar edhe 40 kilograme heroine

    Tirane, 18 nentor- Policia italiane ka shkaterruar nje organizate droge shqiptaro-maqedonase qe vepronte ne zonen e Emilja Romanes dhe ne Veneto. Gjate operacionit jane arrestuar 7 persona, ndersa jane sekuestruar edhe 40 kilograme heroine. Organizata perbehej kryesisht nga shqiptare dhe maqedonas, te cilet merreshin me shperndarjen e heroines ne zonen verilindore te Italise. Hetimet per organizaten e droges kishin filluar disa muaj me pare. Policia italiane nuk ka bere te ditur emrat e personave te arrestuar.


    Marre nga Flaka
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Po e percjell edhe ketu lajmin e fundit qe e dha mbreme
    kanali televiziv ZDF

    ****

    Shërbimi i fshehtë gjerman ishte i informuar për trazirat e marsit në Kosovë

    Mainc, 19 nëntor - Shërbimi i fshehtë gjerman (BND) ka qenë i informuar për planet kryengritëse para trazirave të marsit në Kosovë, njoftoi kanali i dytë televiziv gjerman ZDF. Shërbimi i fshehtë gjerman ka përgjuar bisedat telefonike në të cilat i njohuri si islamist Samedin Xhezairi alias Hoxha planifikonte sulme të dhunshme ndaj pakicës serbe në Kosovë, njofton ZDF. Xhezairi thuhet të ketë patur lidhje edhe me rrjetin terrorist të El Kaidës dhe njëkohësisht është paguar si informator i shërbimit të fshehtë gjerman. Shërbimi i fshehtë BND deri tani nuk ka komentuar njoftimet e televizionit gjerman.
    ZDF gjithahstu pohon se gazetarët e saj kanë biseduar me informatorin shqiptar i cili u ka thënë: "Trazirat e tilla mund të shpërthejnë përsëri në cilindo moment qoftë. Jemi në gjendje që të mbledhim 3O mijë luftëtarë për aksion".




    Pajtohem me Harudin kur thot se:
    HESHTJA DUHET TË KUPTOHET SI MIRATIM NGA INSTITUCIONET SHQIPTARE!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    Me duket se diskutimi ka dale nga tema.
    Tema eshte per "Krimin shqiptar qe po kercenon Europen"
    Sigurisht qe askush nuk e justifikon krimin dhe ne kete pike besoj se te gjithe jane dakort.
    Diskutimet ndahen kur vjen puna te specifikimi qe i behet krimit shqiptar nga ana e BND dhe per me teper si krim qe po kercenon edhe Europen.
    Fare thjesht filloj e bej ca matematike:
    Shqiptaret jane gjithsej 3.5 milion. Nga keta mundesine potenciale per tu bere kriminele e kane 1 milione (heqim pleqte e plakat, grate, femijet etj)
    Sikur ketyre 1 milioneve ti heqim te pakten 500 mije (sepse ka edhe shqiptare qe punojne e shkojne ne shkolle) atehere ngelin 500 mije.
    Le ta zbrasim Shqiperine dhe ti marim tere keta 500 mije te mbetur (kriminele) shqiptare dhe ti shperndajme neper Europe. A do perbenin rezik? JO.
    Sepse ose do ishin ne burg qe muajin e pare ose te detyruar nga ambienti do kthenin rruge.
    Keshtu qe mua me duket se deklarata e atij zoterise se BND eshte boshe dhe behet per qellime konjukturale, politike apo te tjera qe ai i di.
    Ajo eshte deshmi e mentalitatit nacionalist (per te cilat Gjermania ka tradita) si edhe nje deshmi e nje politike te deshtuar ndaj emigranteve.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  10. #70
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post Raporti i OKB: Shqiperia zemra e trafikut te droges

    ---------------------------------------------------
    E Shtune, 20 Nentor 2004
    TIRANE - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, ka hedhur poshte dje raportin e publikuar dy dite me pare nga OKB-se, sipas te cilit Tirana dhe Stambolli, ish dy prej qendrave kryesore te trafikut te droges. Ibraj tha dje gjate takimit te organizuar mes drejtoreve te Policise se se vendeve te rajonit ne hotel "Sheraton" se Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend tranzit, per trafikun e drogave te forta te cilat kane si destinacion Perendimin. "Dihet qe trafiku i drogave, krimi i organizuar dhe te gjitha trafiqet, nuk mund te kene nje kufi te vetem nje shtet, por e sigurte eshte qe vendet tona, nuk jane vende burimi te trafikut te drogave te forta." Me tej ai shtoi se vendet e rajonit, ishin vende vende tranziti te ketij lloj trafiku. "Sic dihet tashme, drogat vijne nga shtete te tjera qe kalojne ne territoret e Turqise, Bullgarise, natyrisht kalojne edhe ne territorin e Shqiperise, kosove maqedoni Mal te Zi etj dhe destinacioni i tyre eshte per ne vendet Perendimore". Ne kuadrin e bashkepunimit konkret rajonal, ne lufte kunder terrorizimit, krimit te organizuar dhe menaxhimit te integruar te kufijve, jane takuar ne Tirane dhe kane nenshkruar nje deklarate te perbashket, drejtoret e Policise se malit te Zi, Bosnje Hercegovines, Shqiperise, Serbise, Maqedonise dhe perfaqesues nga UNMIK-u.

    ===============================
    Ibraj: Duam te ndalim prodhimin e droges
    Ibraj: Duam te ndalim prodhimin e droges
    ===============================
    E Shtune, 20 Nentor 2004
    ---------------------------------
    Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Bajram Ibraj, deklaroi dje se strukturat qe drejton, po punojne per te nisur se afermi, "nje strategji per dhenien fund te prodhimit te lendeve te ndryshme narkotike ne vend". Publikohen te dhenat e "Rrjetes se Hekurt". Jane sekuestruar mese 13 milione USD, por shume te dyshuar, rimoren lirine

    TIRANE - "Policia Shqiptare, po harton nje strategji te Luftes kunder trafikut dhe prodhimit te drogave". Keshtu pohoi drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, dje ne ambientet e hotel "Sheraton", gjate nje konference te zhvilluar me teme "Bashkepunimi konkret rajonal ne lufte kunder Terrorizmit, Krimit te Organizuar dhe Menaxhimi i Integruar i Kufijve". Ne linjen e luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe trafiqeve te ndryshme Ibraj permendi, edhe sekuestrimin e 13 milione USD, gjate operacionit "Rrjeta e Hekurt", e organizuar ne fillim te ketij viti ne vendin tone, fill pas tragjedise se 9 janarit, ne Vlore. Pas vleresimit te tyre nga gjykata dhe nga prokuroria pjesa me e madhe e objekteve te sekuestruara iu hoq serish dylli bllokues, per te rinisur punen ne llojin e aktivitetit qe zhvillonin. Ne te merrnin pjese drejtoret e Policise se Rajonit, si Bosnje Hercegovines, Malit te Zi, Serbise Maqedonise, Shqiperise, UNMIK-ut, etj. Sipas Ibrajt ne prioritetet e qeverise shqiptare, eshte llogaritur si nje ndere perparesite kryesore shtimi i veprimtarise operacionale per goditjen e grupeve te ndryshme kriminale. Ne menyre te vecante, goditja do te perqendrohej ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore, trafikut te droges, armeve. Po keshtu lufta kunder elementeve apo grupimeve me tendenca terroriste ishte nje nga drejtimet ne te cilat do te ishte e perqendruar puna e Policie se Shtetit. Gjate fjales se tij, Ibraj tha se ne funksion te kesaj lufte ishte hartuar edhe legjislacioni perkates. Ne pohimin e tij, per strategjine e luftes kunder trafikut te droges, Ibraj la te hapur diskutimin per mundesine e prodhimit te drogave te forta ne vend, pa llogaritur aktualisht qe Shqiperia eshte nje vend i prodhimit te bimes se Kanabis Satives. Takimi i meparshem i policive te vendeve te rajonit, ishte zhvilluar ne kryeqytetin e Malit te Zi ne Podgorice, nje muaj me pare. Dashamir Bicaku


    p.s: marre nga Korrieri

    {^_^}
    Ndryshuar për herë të fundit nga mad : 20-11-2004 më 06:35
    ::|maDes!gn © 2009|::

  11. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Patrioti, po aplikon "aritmetiken e Nikollaqit" ne krimin e organizuar? Edhe Sicilia nje bisht vend eshte dhe nje grusht njerez ka, por ka nxjerre njerezit me kriminele si ne Itali edhe ne Amerike ku emigruan. Per faj te atij "grushti njerezish" u hapet nami i keq atyre miliona te tjereve.

    Krimi nuk matet me "numra mafiozesh", por matet me akte dhe produkte kriminale.

    Sa droge u eshte kapur ne zoterim?
    Kush eshte ne krye te rrjetit?
    Kush ben transportin nga prodhuesi tek konsumatori?
    Si kalon malli dore me dore?
    Sa te ardhura sigurohen?
    Cfare akte kryhen ne proces?
    Kush jane prodhuesit dhe kush jane bleresit?

    Ju kerkoni te hidhni poshte pretendimin e Gjermanise, por harroni qe faktet me te medha te ketij rrjeti kriminal gjithmone e ne rritje i gjeni ne Shqiperi, Greqi, Itali, Belgjike, Hollande, Amerike ku po kapen shqiptare me tonelata hashash, kile te tera heroine e kokaine.

    Kur i lexoni keto akte neper gazeta dhe shikoni neper televizione, heshtni sikur nuk ka ndodhur asgje. Kur nje burokrat gjerman shpreh te dukshmen, hidheni perpjete si gjela "per te ruajtur nderin". Me i rrezikshem se kriminelet dhe mafiozet kokat e te cileve do te priten me kohen, eshte ky mentalitet tolerant ndaj krimit qe ju manifestoni ne kete forum. Ky mentalitet nuk ndryshohet as me gjyqe, as me burgim e as me vrasje.

    Albo

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Albo ! Mos ia fut si kau peles.
    Po e perseris edhe nje here: Askush nuk e justifikon krimin. Ndaj dhe mos na dil si parimor i madh kur flet per "mentalitet tolerant"
    Pyetja shtrohet: Ky krim shqiptar me lidhje kudo ne bote sa kercenues eshte per Europen?
    Lexo pergjigjen e Harudit dhene me siper, pse kufizohesh vetem te droga dhe le menjane aktivitetet e tjera te paligjshme: Armet, Pastrim Parash, Kopjim dhe tregtim i paligjshem i produkteve te ndryshme (vecoj ketu software dhe pjese kembimi per makina), vjedhje me porosi makinash te cfaredo tipi dhe madhesije etj etj etj. Por edhe drogen do e permend duke sjelle disa shembuj:
    Nen presionin e Europes (kryesisht Gjermanise) qeveria Hollandeze ne 2001 bleu dhe montoi ne Roterdam nje pajisje te re per skanim containeresh per droge. Qe ne muajin e pare u zbuluan reth kater ton kokaine. E pra as anija, as personeli i anijes dhe i portit nuk ishin shqiptare, gje qe tregon se ka te tjere peshq me te medhenj qe merren me kete pune.
    Shembull tjeter eshte ai i Zvicres: nga vitet 1994- 1999 sngeli shijakas, berats pa e provu njehere "shancin" ne Zvicer dhe vertet qe me kalimin e kohes kjo dukuri u be shqetesuese vecanerisht ne Zurich, Berne. Kur qeveria zviceriane iu kthye problemit arriti ta zgjidhe ate ne pak kohe brenda ne Zvicer por edhe te ndjeke dhe procedoje shqiptare te caktuar ne Shqiperi. Me kete dua te them qe kur shteti do probleme te kesaj natyre i zgjidh tak fak, pa deklarata te bujshme, per me teper ne Europe.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  13. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Patrioti, ti akoma nuk e ke idene se per cfare akuzohet Shqiperia. Shqiperia nuk akuzohet me si nje "vend tranzit droge", akuzohet per NDERJMETESIMIN E TRAFIKUT TE DROGES NGA PRODHUESI NE TREGUN EVROPIAN, nga Afganistani e Turqia ne mes te Evropes (heroina), nga Kolumbia ne rruget e Evropes (kokaina) nga fushat e Shqiperise ne rruget e Evropes (hashashi). Sado qe te luftoje Gjermani apo Zviceriani apo Italiani ata qe tregtojne droge ne rruget e vendeve te tyre, problemi do te ekzistoje pasi nuk po goditet furnizuesi apo prodhuesi, po goditet marketuesi.

    Leri trafiqet e tjera, pasi asnje prej tyre nuk ndikon shoqerite evropiane dhe mbare boten sic e ndikon droga. Akuzat e perendimoreve ngrihen per shtetin shqiptar, por kur shteti shqiptar eshte vete i implikuar ne trafik dhe ben veshin e shurdhet, shqiptaret duhet te ngrejne zerin e tyre me force, pasi nese shqiptaret heshtin, atehere ne damkosim veten si shoqeri kriminale, jo vetem si qeveri kriminale.

    Dhe Shqiperia eshte duke degjeneruar ne nje shoqeri kriminale, packa se shume nga ju nuk e shihni.

    Albo

  14. #74
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk mund ti shtoj dot nje presje atyre qe thote Albo ketu! Dhe po ti shtohet kesaj dhe tafiku i foshnjave per organe.......
    Fatkeqesia eshte se keshtu damkosen edhe ata shqiptare (qe jane shumica) qe jetojne me djersen e ballit neper bote, paralelizmi me Siciline eshte teresisht i goditur, kur nje amerikan sheh nje italian ideja e pare qe i vete ne koke eshte Familja Korleone, mos u cuditni, shumica e njerezve bashkeveprojne me boten dhe njerzit nepermjet filmave te Hollivudit. Dhe te mendosh se Italianet jane nga njerzit me puntore dhe korrekte (shumica) ne Amerike e Kanada!
    Kur pasardhesve te Romes e te Rilindjes, ketij kombi qe i ka dhene botes kaq shume i erzervohet je trajtim qeni, mendoni njecike se cfare behet per ne....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2004
    Postime
    8
    [...] kur nje amerikan sheh nje italian ideja e pare qe i vete ne koke eshte Familja Korleone, mos u cuditni, shumica e njerezve bashkeveprojne me boten dhe njerzit nepermjet filmave te Hollivudit. Dhe te mendosh se Italianet jane nga njerzit me puntore dhe korrekte (shumica) ne Amerike e Kanada!
    E vertete qe shumica e Italianeve jane regular types, po desha me pyet, c'e keqe e madhe e gjeti Ameriken sikur ata te jene vertet si Korleone; ku ka sa e sa kriminele te vetet, edhe ca te huaj perpos s'behet qahmeti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga eycy : 02-12-2004 më 22:40

  16. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së BE kërkojnë marrjen e masave dhe bashkëpunim nga vendet ballkanike

    BE: Krimi ballkanik, rrezik për Evropën

    “Krimi i organizuar dhe korrupsioni, mbeten pengesat për stabilitetin, zbatimin e ligjeve dhe zhvillimin ekonomik”

    N.Perndoj, A.Rama

    TIRANE- Krimi i organizuar dhe korrupsioni, mbeten pengesat për stabilitetin dhe institucionet demokratike, zbatimin e ligjeve dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Krimi i organizuar me origjinë nga Ballkani Perëndimor, gjithashtu përbën një kërcënim për sigurinë e Bashkimit Evropian siç është vënë re nga strategjia për sigurinë europiane dhe të evidentuara në raportin vjetor të krimit të organizuar të hartuar nga Europoli. Kjo është një nga pjesët kryesore të deklaratës së mbajtur në takimin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian me homologët e tyre të Ballkanit dje në Bruksel, në forumin e Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës së Presidencës holandeze të Bashkimit Evropian, Presidenca mirëpriti progresin e arritur gjatë një viti në luftën kundër krimit të organizuar dhe në menaxhimin e kufijve nga këto vende. Megjithatë, vijon deklarata u vu re se për një numër çështjesh kryesore nuk janë bërë përpjekje për të arritur aty ku duhej, si dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të nevojshme dhe për të siguruar një bashkëpunim efektiv. “Progresi në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, është arritur, përmes përkushtimit të lartë për të punuar së bashku në zhvillimin e instrumentave me perspektivën e arritjeve konkrete. Sipas ministrave të BE-së, çdo vend duhet të mbështesë përpjekjet për të arritur zbatimin e plotë në aksionet specifike të orientuara në luftën kundër krimit të organizuar. Në të njëjtën kohë ata theksuan se bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar ka nevojë për një zhvillim të shpejtë. Lufta rajonale kundër krimit të organizuar kërkon një zhvillim të shpejtë informacioni kombëtar dhe sistemin e inteligjencës. Ndërkaq një kërkesë tjetër nga ana e tyre ishte zbatimi i strategjisë antikorrupsion. Ata shtuan si pikë tjetër se në këtë aspekt mbetet e rëndësishme edhe zhvillimi i shpejtë i platformave kombëtare për bashkëpunim ndërkombëtar, i bazuar në modelin e Europolit. Gjithashtu kërkohet thellimi i bashkëpunimit rajonal në nivel prokurorie. Përsa i përket menaxhimit të kufijve kërkohen kapacitete menaxheriale dhe strategji ku përfshihet cmilitarizimi i plotë i kufijve. Kapacitetet operacionale, është pika tjetër, që përfshjinë zhvillimin dhe adoptimin e masave konkrete për trajnimin e resurseve njerëzore, bashkëpunimin operacional midis policive kriminale, aq sa bashkëpunimi në nivel doganor. Përkushtimi i bërë për progresin e shpejtë nga të dyja, pra nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndiqet dhe rishihet përgjatë vitit 2005.

  17. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Paten: Krimi në Shqipëri, përmasa të tmerrshme

    A.Rama

    TIRANE- Bashkimi Europian i konsideron të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet. Në seancën e zhvilluar dje në Bruksel me ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm të BE-së dhe ministrat e Drejtësisë dhe Rendit të vendeve të Ballkanit, është ritheksuar me forcë se krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë në administratën shtetërore vazhdojnë të jetë shqetësues për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Madje ish -kryekomisioneri për Politikën e Jashtme të PE-së Kris Patten, është shprehur me tone tepër të ashpra për këtë çështje, duke e konsideruar Shqipërinë si një nga vendet më problematike në botë për nivelin e kriminalitetit në raport me shtrirjen gjeografike dhe nga numri i popullsisë. “Për një sipërfaqe dhe një vend të vogël siç është Shqipëria, përmasat e krimit të organizuar janë të tmerrshme. Shqipëria është kthyer në prodhues dhe tranzitor të krimit të organizuar dhe të gjithë liderët e BE-së janë të shqetësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë problem, kur është në diskutim Shqipëria. Pyesni kë të doni se kush e bën krimin e organizuar në shtetet anëtare të BE-së dhe në Ballkan dhe do t’ju thonë shqiptarët”, -ka deklaruar Patten. Vendet anëtare kanë pohuar se masat e marra nga strukturat qeveritare për të luftuar krimin e organizuar nuk janë të mjaftueshme. Përfaqësuesit e vendeve të BE-së kanë ritheksuar sërish dje se krimi i organizuar tashmë ka depërtuar në strukturat shtetërore të Shqipërisë, ashtu si edhe në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. “Krimi i organizuar ka depërtuar në strukturat shtetërore të Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit. Ky fenomen dominon në mënyrë serioze stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik, ashtu si dominon të gjitha përpjekjet për investime në Shqipëri, pasi ky vend mbetet rruga kryesore e drogës. Sasi të konsiderueshme heroine, kokaine, kanabis sativa dhe amfitamine kalojnë nga Shqipëria”, -vijuan dje me qëndrimin e fundit ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të KE-së. Ndërkaq përsa i përket luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore, dje është vlerësuar progresi i bërë në këtë drejtim nga Shqipëria. Por BE-ja ka vënë në dukje se mbytja e 21 shqiptarëve gjatë janarit të shkuar, tregoi se kjo çështje vazhdon të mbetet shqetësuese. Sipas ministrave edhe përsa i përket sistemit gjyqësor, ai funksionon keq, pasi kapaciteti profesional i gjykatësve dhe prokurorëve është i kufizuar dhe pajisjet me të cilat operojnë janë të papërshtatshme. Edhe pse është e përfshirë në strategjinë kundër korrupsionit për vitet 2003-2004, hapat e bërë janë po ashtu të kufizuara dhe korrupsioni i përgjithshëm në vend, konsiderohet nga ministrat si një problem shumë urgjent. Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe trafiqeve, pasi janë bërë shumë pak hapa në këtë drejtim dhe këto fenomene vazhdojnë të dominojnë shtetin ligjor. Shtetet e BE-së, kanë kërkuar hartimin e një platforme për të shkëmbyer të dhënat lidhur me krimin e organizuar në Ballkan, dhe më konkretisht krijimin e oficerëve në Shqipëri dhe në vendet të tjera ballkanike që do të jenë përgjegjës për shfrytëzimin e informacionit për krimin e organizuar dhe do t’ia përcjellin BE-së.

  18. #78
    Himarioti
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Zvicër
    Postime
    5

    Kush mbron jetën dhe interesat e njerëzve të thjeshtë. Nga Agron Gurabardhi Jurist

    Kush garanton jetën dhe interesat e njerëzve të thjeshtë

    Agron Gurabardhi
    Jurist

    Në kohën e diktaturës njerëzit kishin frikë, pasi ishte plotësisht e mundur që të arrestoheshin për një gjë që ato vetë nuk ishin të ndërgjegjshëm nëse kishin bërë ndonjë gabim. Pra shoqëria shqiptare ishte përballë një Kodi Penal fiktiv, pa të drejtë penale reale, për mbrojtjen e individit e të sigurisë juridike.
    Sot kur Kodi penal dhe e Drejta penale ekzistojnë për mbrojtjen e rendit publik e gjithashtu për jetën dhe pronën e personave privatë, përsëri shoqëria shqiptare ka frikë dhe ndjehet e pasigurtë, e pambrojtur dhe shpesh e terrorizuar nga strukturat shtetërore. Ajo pret që ligji të veprojë njësoj mbi të gjithë njerëzit, zyrtarë apo politikanë qofshin, që i kundërvihen apo veprojnë kundër kësaj të drejte penale e që në fund të fundit çon në një formë tjetër të sundimit të ngjashme, përsa i përket pasojave ndaj njerëzve të thjeshtë, me atë të diktaturës.
    Sot njerëzit hezitojnë dhe kanë frikë të merren me një aktivitet në ekonominë e tregut të ndershëm dhe sidomos nuk e fshehin frikën e të paturit sukses në të, pasi nëqoftëse në periudhën e diktaturës njerëzit me prirje demokratike kishin frikën e burgut, sot njerëzit e ndershëm me prirje në ekonominë e tregut kanë frikë nga konkurenca e pandershme e nga ekzekutimet mafioze.
    Të shumta dhe të përditëshme janë rastet që trondisin gjithë vendin, ku mënjanohen apo ekzekutohen njerëzit e thjeshtë të biznesit vetëm për faktin, se ata kanë punuar në mënyrë të ndershme, me aftësitë, djersën e tyre e mundin e të afërmve. Sapo kanë bëre pak vënd apo emër të mirë në një drejtim të ekonomisë së tregut, si dhe duke mos qënë të lidhur apo pjesë "taksapaguese" e hallkave apo klaneve kriminale, ata mënjanohen, zhyten apo eleminohen me forma të tipit mafioz.
    Kjo argumentohet me faktin se deri më sot kurrë s'kemi dëgjuar që t'u hyjë gjëmb në këmbë drejtuesve të bisnezit të madh, importues të kafes apo cigares, naftës apo elektronikës, sheqerit apo orizit, të bananeve apo vezëve, të farmaceutikë- kozmetikës apo letrës.
    Cilët janë këta ?
    A mendoni ju se mund të bëjë importimin e dhjetra mauneve me cigare apo kafe, ajo klasë e shoqërisë tonë, konsumatore e përditëshme, që paguhet nga 10.000-15.000 lekë në muaj, të cilët janë mësues e nëpunës shteti, inxhinierë e ushtarakë?!
    A mund të importojë naftë apo pajisje elektronike ajo klasë e shoqërisë, që njihet me emrin të papunë e pensionistë, me asistencë e rrogë 3.000-7.000 lek në muaj?!
    A mund të bëjnë importimin e vaporëve me banane apo vezë njerëz, të cilët qëndrojnë në sheshin para Ushtarit të panjohur, të cilët me sakrificat e tyre sigurojnë edhe jo 5.00 lekë në ditë?!
    A mund të importojnë letër dhe ilaçe dhjetra gazetarë apo mjekë, farmacistë të punësuar, të cilët me profesionin e tyre shpesh nuk janë garant për ushqimin e familjeve të tyre?!
    Padyshim që jo. Atëhere cilët janë këta?
    Nuk e di përse për dreq më kujtohet "Apologjia e vërtetë e Sokratit"(Kostas Varnalis) në këto momente: "Kusarët- thoshte i famshmi Sokrat- janë ata që na kanë mbledhur e na thonë: "Ju do të punoni për ne dhe ne do t' ju qeverisim. Kush nuk dëshiron të bëjë si themi ne ai . . .
    Kërcënohet ose ekzekutohet sot te ne, në jo pak raste, bisnezmeni i ndershëm, nëqoftëse ai ka vënë me djersën e tij një emër në fushë të biznesit të hekurit, le të themi, apo të mishit, kë të doni, nëse ai nuk është "taksapagues" i importuesve të lartpërmendur. Këta të fundit pa dyshimin më të vogël janë njerëzit e klaneve kriminale brënda ose të lidhur ngushtë me politikën.
    Kemi dëgjuar shpesh nga këto akuza pa emra konkret!
    A nuk kërkojnë pikërisht këto organet e drejtësisë shqiptare, emrat?
    A nuk ishte kryeministri aktual, ish disa herë kryeministër i vendit i cili i dha emrat publikisht në K.P.D.-në e Partisë më të vjetër në vend?
    A ju kujtohen deklaratat publike të profesor Mejdanit, ish- president, mbi korrupsionin dhe inkriminimin e klasës politike shqiptare?
    Kujt i ka humbur kujtesa le t'i kujtoimë letrën e kryetarit aktual të partisë me inicialet L.S.I., ish kryeministër i Shqipërisë, drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit Popullor, Prokurorisë, Trupit Dipllomatik të akredituar te ne si dhe gjithë organizmave ndërkombëtare, mbi kërcënimet serioze për eleminimin e tij fizik. Aty janë përmendur edhe emra.
    A nuk ishte deputeti Dritan Prifti, ish kryetari i Korporatës energjitike, i cili akuzoi me emra?
    A nuk akuzoi ish- ambasadori amerikan Xhejms Xhefri, për baronët e krimit?
    Të vimë më pranë në kohë.
    E freskët deklarata e presidentit aktual Moisiu, ish- zëvëndës ministër i epokave, për veshjen e krimit me imunitet politik.
    Apo deklarata e prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, ish- këshilltar juridik, i emëruar i presidentëve Berisha e Meidani, që në Shqipëri prodhohet droga.
    Po kështu deklarata e ministrit të Rendit Toska, ish- gjyqtar, i cili konstaton se krimi është futur në politikë dhe media.
    A nuk ishte deputeti "socialist" Lesi i emruar si i tillë nga gjykata, kryetar aktual i PDK, ish gazetar, në krah dhe opozitar i opozitës së sotme, i cili deklaron në parlament fakte tronditëse mbi trafikantët në Shqipëri, apo për krim dhe fshehje të tij, mbi ngjarjen e Shkallnorit?
    Nuk dua të përmend këtu emrat që opozita shpall në mënyrë periodike në konferencat e saj.
    E së fundi komuniteti ndërkombëtar deklaron Shqipërinë si vënd i trafikimit të qënieve njerëzore, të drogës dhe të prostitucionit. Citojmë këtu raportin mbi kushtet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të Telefonit jeshil prezantuar me datë 19 Nëntor 2004 në Romë, sipas së cilit 2000 fëmijë janë zhdukur duke u trafikuar ilegalisht në Greqi dhe Itali për t'iu nënshtruar transplacioneve. Fakte rrënqethëse tregojnë se një djalë i porsalindur tregëtohet për 50.000 euron ndërsa një vajzë 30.000 euro, 10.000 euro kushton një mëlci, dhe 25.000 euro një veshkë. Xhiroja e trafikut ilegal të fëmijëve mund të arrijë deri në 1.2 miliard dollarë në vit. E këtu duhet t'i bëj të qartë lexuesit të thjeshtë se kur na akuzon Evropa si vënd i trafikimit të qënieve njerëzore nuk bëhet fjalë për një e dy raste, por për mijra. Kur akuzon Evropa për trafik droge nuk bëhet fajl për një e pesë kile, por për toneleta të tëra e po kështu kur akuzohesh për prostitucion rastet shkojnë gjithashtu në mijëra. Ky trafik fitimprurës në përmasa marramendëse, i drejtuar nga klanet kriminale nuk mund t'u kalojë nën hundë qeveritarëve dhe politikanëve tanë, të cilët po mundohen me të gjitha format dhe mënyrat për ta "penguar" dhe "luftuar" këtë fenomen e me lloj- lloj masash duke projektuar programe "lufte" me "aleatët" e tyre ndërkombëtarë andej dhe këtej detit e duke ndërruar kryedoganierë, kryepolicë e ambasadorë.
    Ky trafik nuk mund të bëhet nga ajo klasë e shoqërisë buxhetore shqiptare që përmënda më lart dhe njëkohësisht as pa djeninë e ndihmën e drejtuesve të strukturave të shtetit. Siç shikohet akuzat dhe kundërakuzat, emrat dhe mbiemrat deklarohen nga njerëz të cilët kanë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë. Janë pikërisht këta njerëz, siç thoshte i ndieri Alqi Boshnjaku, që në një periudhë kohe fare të shkurtër u bënë me foristrada dhe celularë në vesh nga mëngjezi e deri në mëngjez, por do t'i shtojë fjalës së ish-mikut tim, edhe me vila e pallate, me toka në bregdet e me fshatra turistike, me disko e pabe, me shoqëri sigurimesh e me banka, me pulari e fabrika pijesh, me anije e helikopterë, me karburante e hotele luksoze dhe kjo në kurriz të një populli të tëre të varfër e të vuajtur, të njerëzve të thjeshtë e të pastër e duke eleminuar konkurencën e ndershme.
    A do të mundnin këta që të eleminonin veten e tyre nga pjesëmarrja dhe fitimi nëper tendera të organizuar nga vetë ato?
    A mendoni ju se këta njerëz do të mund të çdoganonin dot veten e tyre? Padyshim që jo.
    E nëse duhen fakte, do të mjaftonte për të verifikuar këtë, vetëm sikur të ndërmerrej nga organet kompetente një kontroll i magazinave dhe i depove të këtyre njerëzve që bëjnë këto lloj importesh e biznesesh e do shohim që nga mijra tonë që konsumon vetëm Tirana me cigare, apo kafe dhe që gjënden në magazinat e tyre, do rezultojë se vetëm një pjesë e vogël do gjenden të çdoganuara.
    Po kështu fakte vijnë edhe nëse do të survejoheshin nga organet kompetente, sa here organizohen tendera rrugësh, ndërtimesh, apo blerjesh të paisjeve shtetërore. Fitues dalin të njëjtat fytyra, me të njëjtat metoda të tipit mafioz, duke detyruar shmangien e të autorizuarve të firmave të ndershme me kërcënim për jetën apo duke afruar një shumë të hollash të tipit "lëmoshë" duke i nxjerrë jashtë gare për të bëre një konkurim tashmë të pandershëm.
    U lodhëm së dëgjuari në intervista apo konferenca shtypi njoftime për masa të reja kundër korrupsionit. Është koha për aksione konkrete e për veprim të menjëhershëm. Faktet nuk mungojnë. Vetëm paaftësia ose mosdashja e kryerjes së detyrës nga organet kompetente munden të frenojnë zbardhjen e tyre, paçka se ligji jua detyron këtë. funksion. E nëse është dëshira e mirë për të zbatuar ligjin e për të luftuar korrupsionin apo thjesht që organet përkatëse të kryejnë vetëm detyrën dhe të tregojnë pavarësinë, zbatimi i ligjit mbi sekuestrimin e pasurive të vëna nga veprimtari të jashtëligjëshme dhe arrestimi i të inkriminuarve kushdoqofshin, tashmë nuk kishin përse të prisnin më gjatë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Himarioti : 09-12-2004 më 13:29

  19. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    SHBA, qender operative kunder trafiqeve ilegale

    E Diele, 12 Dhjetor 2004

    TIRANE - Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA), kane vendosur te intensifikojne perpjekjet per zbulimin e trafiqeve te paligjshme ne Shqiperi dhe rajon. Per kete, keto dite nisi ne Tirane, funksionimi i nje qendre nderkombetare informativo-operative per luften kunder droges, terrorizmit dhe emigracionit klandestin. Ngritja ne Shqiperi e kesaj qendre informativo-operative, eshte marre nga Komiteti i bashkepunimit midis policise dhe drejtesise se Italise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Mesohet se qendra e cila zyrtarisht do te nise muajin e ardhshem, eshte instaluar prane Zyres italiane te Nderlidhjes, Interforce. Ajo, ka si objekt kryesor, mbledhjen dhe dergimin e e shpejte te informacionit per trafiqet e paligjshme te droges apo klandestineve, si dhe te akteve terroriste. Por mbi te gjitha, synohet parandalimi i ketyre krimeve. Kjo qender financohet dhe drejtohet nga nje staf italo-amerikan. Megjithate, objektivi i punes se saj perkon edhe me angazhimet kryesore te policise dhe drejtesise shqiptare.

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Qfar rreziki Shqiptaret?
    Kur spo kan buk me ngrene e po eshte rrezik per Europen hahahah shum qudi ,
    Ai Gjermani i keq eshte vet qe organizon e mundohet Shqiptarve hm,..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Nacionalizmi ballkanik si pre e miteve
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 09:21
  4. Emigrantet, rrezik per sigurine kombetare
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •