Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 114

Tema: Arkiv X

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pija

    nga gazeta shqiptare
    -------
    PROCESI/Ismet Daja pranon krimin, pėrdhunoi nusen e shokut tė tij

    Akuza kėrkon 7,5 vjet burg pėr pėrdhunuesin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Suela Gera

    TIRANE

    Prokuroria kėrkon 7 vjet e gjysėm burg pėr "pėrdhunuesin" e 17-vjeēares. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore, pėrfaqėsuesi i akuzės, Kol Hyseni, lexoi konkluzionet pėrfundimtare nė tė cilat i kėrkoi gjykatės tė deklarojė fajtor Ismet Dajėn pėr "marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitura nga mosha 14-18 vjeē".

    Vetė i pandehuri ka pranuar akuzėn si dhe tė gjitha provat qė janė administruar gjatė procesit dhe i ka kėrkuar gjykatės gjykim tė shkurtuar, e cila ėshtė pranuar. Viktima e 40-vjeēarit nga Lezha kishte qenė adoleshentja 17-vjeēare, nusja e shokut tė tij kosovar. Ēifti i ri kishte vėtėm dy javė qė ishte martuar dhe kėrkonin tė gjenin njė shtėpi nė Tiranė pėr tė jetuar me qira. Sipas burimeve nga Prokuroria, Ismet Daja, i kishte premtuar se do t'i ndihmonte. Pasi e kishte shėtitur ēiftin e lumtur pėr tė parė disa shtėpi nė Tiranė e kishte ftuar pėr drekė nė shtėpinė e tij. Aty kishte dehur bashkėshortin kosovar dhe e kishte mashtruar 17-vjeēaren tė shkonte pas tij, duke i thėnė se gjoja do tė shkonin pėr tė parė njė shtėpi tjetėr qė ishte pranė. Vajza i ėshtė bindur, por shumė shpejt ėshtė gjendur pėrballė "maniakut", i cili duke pėrfituar dhe nga gjendja e dehur e mikut tė tij, ka kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė me nusen e re. Pasi kosovari ka dalė nga gjendja e tė dehurit, 17-vjeēarja i ka rrėfyer historinė e saj qė mė pas ėshtė shoqėruar edhe me denoncimin e Ismet Dajės nė komisariatin e policisė. Dy ditė pas ngjarjes ėshtė bėrė dhe arrestimi i tij, nė tetor tė 2001. Gjykimi i 40-vjeēarit nga Lezha, akuzuar pėr "marrėdhėnie seksuale me dhunė" me tė mitur nga mosha 14-18 vjeē, ėshtė zhvilluar me dyer tė mbyllura. Kjo kėrkesė u bė nga prokurori i ēėshtjes, Kol Hyseni, nė seancėn e parė gjyqėsore, mė 8 maj tė kėtij viti, dhe u pranua nga trupi gjykues i kryesuar nga Artur Gaxhi. Seancėn e ardhshme pritet qė avokati mbrojtės tė lexojė konkluzionet e tij pėrfundimtare, tė cilat do tė shoqėrohen nga vendimi i gjykatės.

    --------------------
    hajde familje hajde..
    A martohet vajza 17 vjece.. A smundet te presi sa te mbaroj gjimnazin.. Baba legen .. per ca marka te "kosovarit" te panjohur leshon vajzen rrugve. "burri" cop Kaqoli ose ndoj qen bir qeni pi dhe e le vajzen e re vetem me banditin..
    kafshe..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    nga Shekulli

    Nėna e viktimės akuzoi dje ballė pėr ballė vajzėn e madhe Marselėn dhe dhėndrin Sajmir Krosi
    Dėshmitarja: Dhėndri mė vrau vajzėn

    Myrije, Guma rrėfen para gjykatės pėr vdekjen e Arlindės 15 -vjeēare

    Alma Ēuka
    TIRANĖ - Pėrballė gjykatės vihen nėnė e bijė. Qė nga data 19 gusht e vitit tė kaluar, Marsela Krosi nuk ėshtė takuar me prindėrit e saj. Ata e kanė braktisur pasi e cilėsojnė fajtore nė vdekjen e motrės sė vogėl, Arlindės. Prindėrit e Marselės akuzojnė atė dhe burrin e saj, Sajmir Krosin, pėr vdekjen e parakohshme tė vajzės, madje ata shkojnė mė tej, e akuzojnė edhe pėr faktin se e pėrdornin si prostitutė pėr tė nxjerrė fitime, pasi ishin tė papunė. Nėna e viktimės dhe vajzės sė pandehur dhe njė dėshmi tronditėse para gjykatės.
    Dėshmia
    "Sajmiri e torturonte Marselėn, madje e detyronte edhe tė ushtronte prostitutėn vetėm e vetėm qė tė fitonte lekė. Jo vetėm Marselėn, por ai mė dėrgoi nė botėn e pėrtejme edhe vajzėn tjetėr Arlindėn 15- vjeēe, tė cilėn pasi e pėrdori si prostitutė nė rrugėt e Tiranės, e rrahu nė mėnyrė shtazarake duke i shkaktuar mė pas vdekjen". Kėto fjalė tronditėse dolėn dje nga goja e Myrije Gumės nga Kavaja, nėnė e dy vajzave Marselės tė martuar me tė pandehurin Sajmir Krosi dhe Arlindės e cila vdiq nė spitalin ushtarak, pas rrahjes qė iu bė mė datė 19 gusht tė vitit tė kaluar. Me duart qė i dridheshin dhe me dhimbjen nė shpirt Myrije Guma mallkonte para trupit gjykues dhėndrin e saj dhe vajzėn Marselėn. Njė ditar i gjetur nė shtėpinė e tė pandehurit Krosi ditėn e ngjarjes i thelloi dyshimet tek prindėrit e Marselės dhe Arlindės se vėrtet Sajmiri ka ushtruar dhunė ndaj tyre.
    Ditari
    Nėna e dy vajzave tregon me lot nė sy se ka lexuar ditarin e vajzės sė saj, Marselės, e cila hidhte ēdo ditė nė tė, tė gjitha tė zezat qė i bėnte Sajmiri. Madje nė ditar, sipas nėnės sė vajzės, shkruhej se Sajmiri e detyronte Marselėn nė disa raste tė bėnte edhe prostitutėn nė qoftė se mbeteshin pa para. Ditari tani ndodhet nė duart e prokurorėve. Sipas dėshmisė sė bėrė dje para gjykatės, ditarin me provat konkrete e mori nga shtėpia shefi i komisariatit numėr njė dhe ia ka dorėzuar prokurorisė. Myrije Guma tregoi se nė 19 gusht Sajmiri e ka marrė nė telefon dhe i ka thėnė pėr Arlindėn qė ishte nė gjendje koma nė spitalin ushtarak. Nė spital prindėrit e shohin vajzėn e tyre me sy tė enjtur nga rrahjet, me kokė tė ēarė nė pjesėn e trurit si dhe anash. Prindėrit nuk arritėn t'i merrnin asnjė fjalė vajzės sė tyre. Vetėm nga mjekėt ata mėsuan se vazja nuk mund tė jetonte pasi ishte rrahur nė mėnyrė barbare dhe kishte dėmtime nė tru. Kėtu filloi edhe dyshimi pėr dhėndrin dhe vajzėn. Myrija tha dje se i ėshtė drejtuar Marselės me pyetjen "pėrse e vratė Arlindėn" dhe Marsela i ėshtė pėrgjigjur "nuk e vrava unė por Sajmiri e rrahu dhe ajo u pėrplas keq me kokė".
    Vajzat
    Tashmė Myrija i ka humbur tė dyja vajzat. Marselėn e akuzon se nuk qe e zonja tė mbronte motrėn e saj, por ndihmoi burrin pėr ta pėrdorur si prostitutė, dhe nga ana tjetėr, mban nė shpirt humbjen e Arlindės 15- vjeēe. Para gjykatės dėshmitarja Myrije Guma tha se kishte dyshuar pėr njė lidhje midis dhėndrit tė saj dhe Arlindės. Ajo shpjegoi se disa herė i kishte parė tė dy duke biseduar deri nė orėt e vona tė natės, por nuk mundi ta shkėpuste dot. "I thoshja vajzės mos rri me Sajmirin se burri i motrės nuk tė ka asgjė. I thoshja se ai ėshtė kriminel dhe mund tė tė gėnjejė e tė tė ēojė nė Itali pėr prostitutė, por ajo nuk mė dėgjonte, dhe mė thoshte se Sajmiri do ta lidhte me njė djalė nė Tiranė", -tha Myrije Guma para gjykatės. Ndėrsa Myrije Guma fliste, vajza e saj Marsela e akuzuar si bashkėpunėtore me burrin pėr vrasjen e motrės heshtte dhe mbante kokėn ulur gjatė gjithė kohės.
    Dhėndri
    Myrije Guma ishte e bindur se dhėndri i saj e pėrdorte vajzėn si prostitutė, madje kishte edhe vetė lidhje me tė. Kėtė siguri nėna e Arlindės e mbėshteste tek disa tė dhėna tė grumbulluara nga njerėz tė ndryshėm. Guma foli dje edhe pėr kėrcėnimet qė i ka bėrė herė pas herė dhėndri i saj, Sajmiri. "Sajmiri erdhi nė shtėpi dhjetė ditė para ngjarjes dhe i kėrkoi burrit makinėn. Burri nuk ia dha, por ai kėmbėngulte duke i thėnė se do tė bėhej me para brenda dhjetė ditėve. Pasi i thamė se ku do t'i gjente paratė, Sajmiri iu drejtua Marselės "do tė dilje ti prostitutė nė rast se unė do ta kėrkoja kėtė" dhe Marsela iu pėrgjigj se do ta bėnte njė gjė tė tillė", - tha Guma duke e bėrė me dije gjykatėn se kush ishte dhėndri i saj. Guma tha se do tė merrte hak pėr vazjėn e saj 15 vjeēe. Gjithashtu ajo dje para gjykatės i tha vajzės sė akuzuar Marselės se ka turpėruar familjen duke mbrojtur njė kriminel. Para gjykatės foli edhe xhaxhai i vajzės, Isuf Guma. Edhe ky e akuzoi dhėndrin Sajmir Krosi pėr vdekjen e mbesės sė tij duke treguar tė dhėna konkrete.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    te shohim sa do denohet

    ky qelbaniku...
    -------
    GAZ:SHQIP:
    ------
    E kishte marrė me armė nga "duart e prindėrve". Policia e Lezhės arreston Gjovalin Delaj

    Rrėmben e pėrdhunon tė miturėn
    14-vjeēarja nga Lezha kapet nė Lushnjė, do pėrfundonte nė Itali


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ardita Bala

    LEZHE

    Eshtė rrėmbyer me armė nė sytė e prindėrve tė saj, ėshtė ēuar deri nė Lushnjė ku ėshtė pėrdhunuar barbarisht pėr disa orė dhe fati i saj ishte paracaktuar qė tė pėrfundonte nė trotuaret e Italisė. L.L., viktima e kėsaj historie ėshtė vetėm 14 vjeēe. Megjithatė njė operacion i shpejtė i njė grupi agjentėsh kriminalė tė policisė sė Lezhės nė bashkėpunim dhe me policinė e Lushnjės, ka bėrė qė ferri i sė miturės tė marrė fund nė mė pak se 5 orė. Mbrėmė rreth orės 20.00 i ėshtė firmosur dhe urdhėr-arresti nė flagrancė autorit tė kėsaj ngjarje, shtetasit Gjovalin Delaj.

    Ngjarja
    Mbrėmjen e sė mėrkurės rreth orės 21.30 nė shtėpinė ku jetonte sė bashku me prindėrit dhe me njė vėlla tė vogėl, 14-vjeēarja L.L, nė njė fshat rreth 20 minuta larg Lezhės, ka hyrė i armatosur me njė automatik 35-vjeēari Gjovalin Delaj. Nėn presionin e armės ai ka arritur qė tė shkėpusė nga duart e familjarėve 14-vjeēaren dhe sė bashku me pengun e tij tė mitur tė fillojė "aventurėn". Pasi ka dalė nga shtėpia e vajzės ai ka lėnė armėn nė shtėpinė e tij dhe sėbashku me vajzėn mėsohet se i ka hipur njė furgoni tė rastit qė po udhėtonte nga Shkodra nė drejtim tė Tiranės. Nga Vora ai ka marrė njė makinė tjetėr me tė cilėn mė pas kanė mbėrritur deri nė Lushnjė. Atje sipas burimeve tė policisė, Gjovalini, sė bashku me pengun e tij ėshtė strehuar nė shtėpinė e njė tė afėrmi tė tij. Deri nė orėn 02.00 kur atje ia kanė "behur" policėt e Lushnjės e mitura mėsohet tė jetė pėrdhunuar barbarisht...

    Denoncimi
    Menjėherė pas gjėmės qė kishte ndodhur nė shtėpinė e tyre prindėrit e L.L. kanė shkuar nė polici ku kanė bėrė denoncimin pėr rrėmbimin me armė tė vajzės sė tyre nga Gjovalin Delaj. Ata kanė rrėfyer pėrpara bluve tė Lezhės tė gjitha detajet e ngjarjes si dhe kanė denoncuar pėr njė granatė qė sipas tyre Gjovalini ia kishte hedhur pėr presion rreth tre muaj mė parė nė oborrin e shtėpisė sė tyre. Menjėherė pas marrjes sė denoncimit, agjentėt e krimeve tė Drejtorisė sė Lezhės, kanė filluar punėn pėr zbardhjen e ngjarjes dhe pėr kthimin e tė miturės nė shtėpi. Pas vjeljes sė disa informacioneve nė rrugė operative, blutė e Lezhės, kanė kėrkuar ndihmėn e kolegėve tė tyre tė Lushnjės qė tė ndėrhynin nė kapjen sa mė tė shpejtė tė Gjovalinit dhe nė lirimin e tė miturės.

    Arrestimi
    Rreth orės 02.00 tė mėngjesit tė djeshėm, policia e Lushnjės, ka hyrė nė shtėpinė ku 35-vjeēarit Delaj, i martuar me tre fėmijė, ku strehonte tė miturėn. Fillimisht mėsohet se ai L.L. e ka prezantuar si kushėrirėn e tij, por mė pas, pasi vajza ka filluar tė flasė ai ka pranuar nė polici thjeshtė se e njihte. Rreth orės 04.00 tė mėngjesit tė djeshėm, sipas burimeve zyrtare tė policisė, mėsohet se nė Komisariatin e Lushnjės kanė mbėrritur dhe agjentėt e krimeve tė Drejtorisė sė Lezhės, tė cilėt kanė shoqėruar Gjovalin Delaj dhe 14-vjeēaren pėr nė komisariatin e tyre. Vajzės, dje i ėshtė bėrė dhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe sipas saj ka rezultuar se 14-vjeēarja ėshtė pėrdhunuar. Ndėrsa vajza mėsohet tė jetė akoma nė njė gjendje tė traumatizuar, mbrėmė rreth orės 20.00 ėshtė firmosur dhe fleta e arrestit pėr 35-vjeēarin Gjovalin Delaj. "Supet" e tij duhet tė mbajnė tė paktėn tre akuza, duke filluar me rrėmbim personi me armė, tentativė vrasjeje (pasi ka kėrcėnuar familjarėt e vajzės) dhe pėrdhunim personi (tė miture).

    ----------------------------

    Te presim se cdo beje shteti shqiptar.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    kufitaret tane "trima".

    g.sh.
    -----------
    DOSSIER

    Historia tragjike e shtatė djemve kryeqytetas qė vendosėn tė arratiseshin nga Shqipėria. Vrasja e Kujtim Xhajės me 60 plumba dhe qeni qė shqeu Ilir Serjanin

    Shtatė tiranasit qė u pėrgjakėn nė telat e kufirit nė 1989-ėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Duke e parė qė nuk kishte asnjė lloj sigurie pėr jetėn e tij dhe gjithė kohėn rrinte me gjak tė ngrirė se nga dita nė ditė mund ta arrestonin, aty nga fundi i muajit gusht tė vitit 1989, Ylli vendosi qė tė arratisej nga Shqipėria. Bashkė me tė nė grupin qė kishin vendosur tė arratiseshin, bėnin pjesė dhe i vėllai i tij mė i vogėl, Agimi dhe nipi tyre, si dhe katėr persona tė tjerė qė Ylli i kishte shokė tė ngushtė.

    Me pėrjashtim tė nipit tė Yllit, tė gjithė pjestarėt e tjerė tė grupit kishin qenė tė dėnuar politik dhe kishin vuajtur me dhjetra vjet nė burgjet e regjimit komunist. Nisja e tyre pėr nė drejtim tė Librazhdit, ku mė pas ata do tė merrnin rrugėn pėr nė drejtim tė kufirit nė fshatin Rrajcė, u bė nga shtėpia jonė nė njė mėngjez shtatori tė vitit 1989. Siē mė ka treguar Ylli, aty rreth orės tre e gjysėm tė natės ata mbėrritėn deri tek kloni dhe nė ēastin qė i prenė telat me pincat siguruese, Petro Pishtarit i preku xhaketa nė telin e korentit dhe u dha alarm. Mė pas ata u gjendėn nėn breshėritė e automatikėve tė dy postave kufitare dhe qenėve tė kufirit qė u lėshuan nė drejtim tė tyre". Njeriu qė flet dhė dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 45-vjeēarja Vjollca Sula (Giēi) e veja e Ylli Sulės, tiranasit tė tmerrshėm qė pasi kishte vuajtur plot njėmbėdhjet vjet nė burgjet e regjimit komunist, nė shtatorin e vitit 1989 sė bashku me gjashtė shokė tė tjerė, morėn rrugėn pėr t'u arratisur nga Shqipėria. Po cili ishte Ylli Sula dhe pėrse ishte dėnuar dhe ridėnuar ai nė burgjet e regjimit komunist ku dhe kishte mundur qė tė arratisej njėherė nė 1978-ėn? Pėrse vendosi ai qė tė arratisej nė shtatorin e 1989-ės dhe cilėt ishin gjashtė personat e tjerė tė grupit qė bashkė me tė morėn rrugėn pėre nė drejtim tė telave tė kufirit nė fshatrat e Librazhdit. Si u diktuan ata nė ēastin qė prenė telat e klonit dhe kush mbeti i vrarė prej tyre nga plumbat e ushtarėve e qenėve tė kufirit?

    Plani i arratisjes
    Pasi pėrfitoi nga dy amnistitė qė u dhanė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės pėr njė pjesė tė burgosurve politikė nė vitet 1982 dhe 1986, Ylli Sula u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur pėr mė shumė se njėmbėdhjetė vjet dėnimin si i burgosur politik. Pas daljes nga burgu ai mundi qė tė sistemohej nė punė nė fonderinė e Uzinės sė Autotraktorve "Enver Hoxha" nė Tiranė, ku zakonisht dėrgoheshin pėr "edukim" personat qė konsideroheshin reaksionarė dhe kishin dalė nga burgjet. Lidhur me kėtė, e veja e Ylli Sulės, Vjollca, dėshmon: "Koha e lirimit tė Yllit nga burgu nė vitin 1986, shėnon dhe me njohjen e martesėn tonė. Qė nė takimet e para, Ylli mė tregonte pėr jetėn e tij tė vėshtirė dhe plot peripecira qė kishte kaluar nėpėr burgje. Unė i thosha qė ta harronte atė kohė, por ai nuk e kishte tė lehtė pėr arsye se atė vazhdonte ta ndiqte dhe ta survejonte Sigurimi i Shtetit edhe pas lirimit nga burgu. Nė atė kohė kudo qė shkonim ne tė dy, e kishim ndonjė njeri tė Sigurimit qė na ndiqte nga pas nė ēdo hap qė hidhnim. Sapo uleshim nė ndonjė stol nė lulishtet e Lushnjes ku banoja unė, apo nė Tiranė kur vija pėr tė takuar si tė fejuar qė ishim, ai mė thoshte tė ktheja kokėn prapa dhe mė tregonte njeriun qė na ndiqte. Ylli nervozohej shumė nga ajo gjė dhe herė-herė fliste me zė tė lartė qė ta dėgjonin njerzit e Sigurimit, duke sharė mbarė e mbrapsht. Duke mos pasur asnjė lloj sigurie pėr jetėn dhe duke qenė nė ankth se mos nga ēasti nė ēast do tė arrestohej nga Sigurimi i Shtetit, aty nga fundi i muajit gusht tė vitit 1989, Ylli vendosi qė tė arratisej nga Shqipėria. Planin pėr arratisje ai e kishte bėrė me njė shokun e tij tė ngushtė qė quhej Kujtim Xhaja, i cili vinte shpesh nė shtėpinė tonė dhe bisedonin gjatė me Yllin nėn hijen e ullinjve nė oborr. Bashke me Yllin e Kujtimin, nė grupin qė do tė arratisej bėnin pjesė dhe katėr persona tė tjerė tė cilėt ishin: Agim Sula, (vėllai i vogėl i Yllit) Bani, nipi i tyre (djali i vėllait tė Yllit, Metit) Petro Pishtari, Ilir Serjani (student) dhe njė person tjetėr nga lagjia e jonė qė fatkeqėsisht nuk ja mbaj mėnd emrin. Nga i gjithė grupi prej shtatė vetash, pėrveē nipit tė Yllit, Banit, tė gjithė tė tjerėt kishin vuajtur nėpėr burgjet e regjimit komunist si tė dėnuar politik. Agimi kishte bėrė gjashtė vjet burg dhe punonte nė Kombinatin e Mishit, Kujtimi nėntė vjet, Petro kishte bėrė burg e internim dhe sapo ishte liruar, ndėrsa tė tjerėt kishin bėrė mė pak vite burg. Plani i Yllit pėr t'u arratisur nė atė kohė, u bė pėr arsyen se ne kishim djalin tė shtruar nė spital dhe Ylli mendonte se Sigurimit tė Shtetit nuk do t'i shkonte mėndja se ai do tė arratisej nė atė kohė qė kishte djalin e sėmurė", kujton Vjollca Sula (Giēi) lidhur me planin e arratisjes tė ish-bashkėshortit tė saj Ylli Sula dhe gjashtė tiranasve tė tjerė qė bėnin pjesė nė grupin e tij, tė cilėt ashtu si dhe Ylli, kishin vujatur nėpėr burgje si tė dėnuar politik.

    Zbulimi i grupit nė klon
    Po cili ishte plani i arratisjes sė grupit tė kryesuar nga Ylli Sula dhe si u realizua ai? Lidhur me kėtė, Vjollca Sula dėshmon: "Nė atė kohė qė Ylli me gjashtė pjestarėt e tjerė tė grupit vendosėn pėrfundimisht tė arratiseshin dhe caktuan edhe datėn kur do niseshin nė drejtim tė kufirit, ata u betuan se pėr planin e tyre nuk do t'i tregonin as dhe njrezve mė tė afėrt tė familjeve. Por Ylli ishte i vetmi qė mė tregoi mua, duke mė dhėnė dhe porositė se si duhej tė veproja nė rast se atyre do t'u dėshtonte plani i arratisjes. Takimi i fundit dhe nisja pėr nė drejtim tė Librazhdit, u bė nga shtėpia jonė nė njė mėgjez shtatori tė vitit 1989. Njoftimi pėr ditėn e nisjes u bė vetėm njė natė pėrpara, nė mėnyrė qė tė eleminohej ēdo dyshim pėr secilin nga pjestarėt e grupit. Ata u nisėn me tren dhe siē mė ka treguar Ylli, kur zbritėn nė Librazhd, u ndanė nė dy grupe dhe lanė vėndin e takimit nė fshatin Rrajcė qė ndodhet vetėm pak km. nė lindje tė qytetit tė Prrenjasit. Ylli me shokėt e tij kishin vendosur pėr t'u arratisur ditėn e dielė, pėr arsye se ushtarėt e kufirit ishin mė tė shkujdesur. Pas takimit nė fshatin Rrajcė, ata u nisėn nė drejtim tė kufirit shtetėror qė ndodhet mė sipėr atij fshati, nė sektorin e quajtur Skėnderbe. Nė atė sektor qė ndodhet fare afėr kufirit, ata mbėrritėn rreth orės tre e gjysėm tė natės. Pasi arritėn aty, Ylli nxorri pincat qė kishte marrė me vete pėr tė prerė telat e klonit dhe nė momentin qė i kishin prerė ato, Petro Pishtarit i ngeci mėnga e xhaketės nė telin e korentit qė ishte dhe teli sinjalizues i klonit qė jepte sinjalin nė postėn mė tė afėrt pėr shkelje kufiri. Menjėherė pas dhėnies sė sinjalit, u bė alarm dhe nga dy postat kufitare tė Rrajcė-Sutaj dhe Rrajcė-Skėndėrbe, u nisėn rreth gjashtėdhjetė ushtarė tė ndarė nė dy grupe. Ata kryen rrethimin e plotė tė tyre dhe pėr rreth dy orė pa pushim qėlluan me automatikė pa e ndaluar pėr asnjė ēast zjarrin", kujton Vjollca Sula lidhur me zbulimin e grupit tė kryesuar prej bashkėshortit tė saj, aty nė telat e klonit nė sektorin Skėnderbe tė fshatit Rrajcė tė Librazhdit.

    Vrasja e Kujtimit, Ilirjanin e shqyen qeni
    Po ē'ngjau mė pas me grupin e shtatė tiranasve aty nė telat mė gjėmba tė klonit nė kufirin shtetėror, ku ata vetėm disa hapa i ndanin nga bota e lirė qė kishin ėndėrruar prej vitesh? Lidhur me kėtė Vjollca Sula rrėfen gjithė ngjarjen qė ia ka treguar ish-bashkėshorti i saj Ylli. "Pėrreth dy orė qė ata ishin nėn zjarrin e automatikėve tė ushtarėve tė kufirit, asnjė prej tyre nuk lėvizi nga vėndi, por tė gjithė shtėrngoheshin sa mė fort pas gurėve e shkėmbinjve. Nė njė moment aty rreth orės pesė e gjysėm ku po zbardhte dita, Ilirjan Serjani u ēua nė kėmbė pėr tė kaluar klonin, por ai u kap i gjallė nga rojet kufitare. Njėri nga ushtarėt e lidhi me tela dhe njė tjetėr i vuri grykėn e nxehtė tė automatikut nė gojė dhe i tha: "A do tė vdesėsh nga ky, apo nga qeni i kufirit?". Ilirjani krejt i tmerruar iu pėrgjigj: "Nga qeni". Pas asaj kufitarėt i ndėrsyen qenin e madh tė kufirit i cili iu hodh pėrsipėr dhe pasi e shtriu pėr tokė, filloi ta shqyente. Nė atė kohė, Ylli qė ishte disa hapa mė larg, mbuloi sytė me duar ngaqė nuk e shikonte dot shokun e tij qė klithte nga hungėrimat e qenit qė e kafshonte pa pushim. Teksa Ylli shikonte Ilirjanin me copra mishi dhe rrobash tė pėrziera, kafshoi fort buzėn e tij sa i plasi gjaku. Nė atė kohė nga alarmi qė ishte dhėnė, aty ishte grumbulluar pothuaj i gjithė fshati Rrajcė duke u orientuar nga ulurimat e qenit. Duke parė Ilirjanin nėn dhėmbėt e qenit, vėllai i Yllit, Agimi, sė bashku me Kujtim Xhajėn, u ngritėn dhe vendosėn tė dorzoheshin. Por nė ato momente nė drejtim tė tyre u derdhėn dy karikatore automatiku dhe Kujtimi mbeti i vrarė nė vėnd me rreth gjashtėdhjetė plumba nė trup e gjaku i rridhte rrėke. Nė pak minuta, trupi i vdekur i Kujtimit u bė i verdhė, i bardhė, e mė pas ngjyrė mavi. Nė atė ēast qė u vra Kujtimi, Ylli u ngrit nė kėmbė dhe me njė thikė tė vogėl nė dorė u afrua tė godiste qenin qė nuk e lėshonte Ilirjanin, por nė atė moment disa ushtarė iu hodhėn pėrsipėr dhe e lidhėn me tel me gjėmba duke e goditur me dru ku tė mundnin. Pas Yllit u kapėn dhe tė tjerėt, e ashtu tė lidhur me tela me gjėmba kėmbė e duar, ata i hipėn nė njė makinė ushtarake qė kishte ardhur me ushtarė tė tjerė pėr pėrforcim tė kufirit. Pasi i sistemuan tė gjithė nė karrocerinė e makinės, bashkė me Ilirjanin qė nuk kuptohej nė ishte i gjallė apo kishte vdekur, kufomėn e Kujtim Xhajės, ushtarėt e lidhėn me tel pas makinės dhe e tėrhoqėn zvarrė nė njė pjesė tė madhe tė rrugės nėn vėshtrimin e fshatravėve. Mė pas kufomėn e tij e hipėn nė makinė dhe u vunė tek kėmbėt e shokėve tė tij qė ashtu tė lidhur i mbanin tė shtrirė nė karroceri. Mė pas ata i ēuan nė postėn e Degės sė Brendshme tė Librazhdit, ku pėr mė shumė se njė muaj ata u torturuan mizorisht. Pas njė muaji ata i nxorrėn nė gjyq dhe i dėnuan pėr "Tradhėti tė lartė", me dėnime nga pesė vjet e poshtė", e pėrfundon dėshminė e saj rrėnqethėse, Vjollca Sula, lidhur me ngjarjen tragjike tė ndodhur nė shtatorin e vitit 1989, kur shtatė djem tiranas qė kishin vuajtur mė parė nė burgjet e regjimit komunist, morėn rrugėn pėr nė drejtim tė klonit ku u pėrgjakėn nga plumbat e ushtarėve dhe qentė e kufirit, qė ruanin tė paprekur parajsėn e socializmit tė Enver Hoxhės.
    -----------

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    dashuri beratase

    GAZ-Shqiptare
    ------
    BERAT/ Gruaja mbėrrin nė spital nė koma. Kirurgėt i heqin shpretkėn

    Nė koma, rrihet nga i shoqi
    "E bėra pėr xhelozi, sepse e dua shumė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ka pėrfunduar nė spitalin rajonal tė Beratit nė gjendje kome dhe i kanė hequr shpretkėn, nėnės sė 2 fėmijėve, Mirela Mara, e cila u rrah barbarisht nga i shoqi.

    Bashkėshorti, i cili ėshtė arrestuar pasi ka pranuar fajin, ėshtė shprehur nė polici: "E rraha gruan pėr xhelozi, sepse e dua shumė". Ngjarja ka ndodhur tė enjten nė orėt e vona tė mbrėmjes nė fshatin Pobrat tė komunės Kutalli tė Beratit. Pėrparim Mara, i shoqi i Mirelės, pasi ėshtė kthyer nga toka ku kanė punuar sė bashku me gruan, ka ndaluar nė klubin e fshatit dhe ka pirė disa gota raki, tė cilat e kanė bėrė tė humbė logjikėn. Por e shoqja nuk e ka pritur me tė njėjtėn dashamirėsi, pasi ka ndjerė erėn e alkoolit. Pėrparimi, pasi ka hasur pak rezistencė nga e shoqja, i stimuluar edhe nga rakia e ka akuzuar atė se e tradhėtonte dhe se pėr kėtė arsye nuk "i hynte mė nė sy" i shoqi. Kaq ėshtė dashur qė Mirela, pėr tė mbrojtur dinjitetin e saj tė nisė grindjen. I shoqi nuk i ėshtė pėrgjigjur me fjalė, por me grushta e shqelma, ndėrkohė qė nga skena tmerroheshin edhe fėmijėt. Ka qenė ora 21.00 e natės kur vajza e madhe e tyre ka dalė duke lebetitur nga shtėpia dhe i ka kėrkuar ndihmė gjyshit tė saj Aqif Mara, tė atit tė Mirelės, i cili e ka shtėpinė pranė. Nė kėto momente Pėrparimi ėshtė bėrė mė agresiv ndaj tė shoqes e pasi ka rrėmbyer kopanin qė shtypnin ullinjtė e ka qėlluar disa herė nė kurriz. Nėna e dy fėmijėve ka rėnė pa ndjenja pak mė parė se t'i vinin nė ndihmė i ati dhe komshinjtė. Nė momentin kur ka mbėrritur vjehėrri, Pėrparimi, ėshtė larguar, ndėrsa i ati i Mirelės nuk ka pasur kohė tė sqaronte situatėn. Madje ai ka sqaruar pėr "Gazetėn": "Po mė vdiste vajza e pafajėshme dhe nuk kisha kohė pėr sqarime. Ato le t'i bėjė drejtėsia".Nė fakt Aqifi ka paditur dhėndrin nė polici. Ndėrsa gruaja e dėmtuar rėndė dhe nė gjendje kome ka shkuar rreth orės 22.00 nė spitalin e Beratit ku me urgjencė e ka ekzaminuar njė grup kirurgėsh. Ata e kanė futur menjėherė nė sallėn e operacionit dhe pasi i kanė hequr shpretkėn e dėmtuar rėndė i kanė mjekuar plagėt e tjera nė trup.
    -----------

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ARSEN LUPENI nga Patosi

    ZP
    ---
    Fier-Eshtė arrestuar mbrėmė nė orėt e vona tė darkės, shtetasi Alban Muēa, 26 vjeē, lindur nė qytetin e Patosit dhe banues aktualisht nė Tiranė. Njė arsenal i tėrė dokumentash shtetėrore tė fallsifikuara, ėshtė gjetur nė banesėn e tij, gjatė kontrollit tė ushtruar nga policia, si dhe mjete tė ndryshme ndėrlidhėse, pas gjetjes sė tyre, ai ėshtė konsideruar njė tjetėr sozi e mashtruesit Klejdi Kote, arrestuar kohė mė parė. Burime nga policia bėjnė tė ditur se atij i janė gjendur 2 radio ndėrlidhėse policie, me kanale tė komisariateve tė poicisė, 2 fenelina makinash plicie, 2 dokumenta identiteti me fotografi etj. por me emrin Ernest Muēa, nėpėrmjet tė cilave vėrtetohej se ishte prokuror nė prokurorinė e Pėrgjithshme. Tė gjitha kėto janė gjetur nė banesėn e tij nė Patos. Ndėrsa gjatė njė kontrolli tjetėr tė ushtruar nga policia e Tiranės nė banesėn aktuale tė tij nė fshatin Allias Tiranė, iu gjetėn dokumenta identiteti pėr nėnoficer nė Ministrinė e Drejtėsisė 7 copė, 5 kėrkesa pėr punė me emra tė ndryshėm, 2 ēertifikata tė ndryshme, 1 kompjuter, 1 karikues pėr radio "motorola" tė policisė, 2 disketa dhe 1 kasetė vidio si dhe 1 vulė me mbishkrimin "colop". Sipas burimeve policore arsanal i dokumentave tė gjetura vėrteton mė sė miri faktin se shtetasi Alban Muēa ėshtė njė prej falsifikatorėve profesionist tė dokumentave tė rėndėsishėm shtetėror, profesion qė e ka pėrsosur5 nga koha nė kohė. Po ky shtetas ka qenė person nė kėrkim pėr veprėn penale tė pėrvetėsimit tė detyrės shtetėrore dhe fallsifikimit tė dokumentave shtetėrore. Ai ėshtė dėnuar nga gjykata e shkallės sė parė Fier, pėr kėtė vepėr e 5 muaj burg, nė shkurt tė vitit 2002. Por vetėm sot ka pėrfunduar nė pranga.

    Mbrėmė, nė orėt e vona, ai ka qenė me njė prej viktimave tė tij tė mashtrimit dhe i ėshtė afruar ndėrmarrjes sė nxjerrjes sė naftės Albetrol, ku ėshtė interesuar tė dijė numrin e telefonit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm. Kėtė ai ia ka kėrkuar rojes me autoritetin e prokurorit. Dyshimi e ka detyruar kėtė tė fundit tė vetė nė dijeni policinė dhe vetėm pak minuta mė vonė ai ėshtė vėnė nė pranga.

    Alban Muēo, mashtronte qytetar tė ndryshėm kundrejt shumace marramendėse monetare. /A.Hyso

  7. #27
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187

    Thumbs down realiteti te dhemb

    Tirane - Nje nente vjecar mbytet ne rezervuar duke u lare me shoket. Lulezim Frangu, 9 vjec, banues i fshatit Surrel te Tiranes, eshte mbytyr aksidentalisht dje ne nje rezervuar rreth ores 17.00 te pasdites. Ne vendngjarje kane shkuar uniformat blu te komisariatit nr. 4 dhe nje grup hetimor. Minoreni, se bashku me disa shoke bashkefshatare te tij diten e djeshme kane shkuar prane rezervuarit per te shuar vapen e madhe. Ata jane lare per disa ore, por ne nje moment 9 vjecari, ndikuar dhe nga mosha e vogel e thellesia e madhe e rezervuarit, eshte fundosur. Megjithese shoket jane perpjekur t'i vijne ne dnihme, kjo ka qene e pamundur. Ata kane vene hne dijeni banoret dhe familjaret e Lulezimit, pasi trupi i tij ka qene fundosur ne ujrat e ftohta. Per te nxjerre trupin nga thellesia, kane ardhur ne ndihme dhe polumbaret e forcave Renea te Ministrise se Rendit, qe kane arritur ta deportojne ne breg kufomen e femijes 9 vjecar. Grupi hetimor nga veprimet e bere ka konkluduar se djali i klases se trete eshte mbytur aksidentalisht, ndersa trupi i tij eshte derguar drejt morgut te kryeqytetit per ekspertizen mjeko-ligjore. Uniformat blu e kane konsideruar ngjarjen aksidentale, pasi kane mbledhur dhe deshmite e shokeve te 9 vjecarit Frangu.
    * x 0 and case closed!

  8. #28
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187

    Unhappy cfare na degjojne veshet

    o zot na ruaj
    Kerkon femijet merr plumba
    Shkoder - Shkon te marre femijet tek ish gruaja dhe merr plumba nga i vellai i saj. Arben Fierza, 32 vjec, lindur ne Shkoder dhe banues ne Lac te Kurbinit, eshte plagosur rende nga ish-kunati ne oret e mesdites te se shtunes. Autori i ngjarjes ka arritur te largohet ndersa eshte shoqeruar ne Komisariat Angjelina Lorja ish gruaja e e te plagosurit si e pranishme ne momentet e plagosjes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13 e 50 ne afersi te Stacionit te Trenit ne Shkoder. Burimet policore kane bere te ditur se kane identifikuar tashme autorin e krimit. Behet fjale per te vellane e Angjelines ish gruas te Arben Fierzes, Paulin Lorja. Dy ish kuneterit jane grindur njeri me tjetrin per femijet per te cilet i ati i kerkonte ti takonte, ndersa ish-kunati nuk e lejonte. Fierza eshte debuar dhe kercenuar nga Paulin Lorja dhe pas disa fjaleve ky ifundit ka dale ne prag te deres me nje kallashnikov dhe ka qelluar ne drejtim te tij duke e plagosur ate ne kembe. Pas kesaj Lorja eshte larguar nga vendngjarja. Ndersa i plagosuri pasi ka marre ndihmen e pare mjeksore, eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Burimet policore kane bere te ditur se po punohet per dokumentimin e plote te ngjarjes duke perfshire edhe arsyet pse femijet nuk jane lejuar te shihnin babain e tyre sipas marreveshjes te bere.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cristal : 23-06-2002 mė 20:20
    * x 0 and case closed!

  9. #29
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187

    Thumbs down pupupu

    Adoleshenti perdhunon 46 vjecaren
    Korce - Nje adoleshent korcar ka perfunduar ne qeli pasi i deshtoi tentativa per te kryer marredhenie seksuale me dhune me nje grua. Ne gjendje te dehur, 18 vjecari Romeo Troka banues ne lgjen 10-te ne Korce, u kthye ne agresor seksual per nje grua 46 vjecare, por pa e kthyer dote ate ne viktime. Ngjarja sipas policise, ka ndodhur mesnaten e se enjtes, ne fushen sportive te shkolles se mesme "Raqi Qirinxhi" ku 18 vjecari Troka deshi te kryente marredhenie seksuale me 46 vjecaren me inicialet V.G. Policia nuk e sqaron se ne cfare rrethanash gruaja ka dale rreth ores 24.00 nga shtepia e saj, por beri te ditur se ajo ka rene pre e dhunes me synime seksuale te 18 vjecarit. I stimuluar nga efektet e alkolit, adoleshenti tentoi te kryente marredhenie seksuale, por gjendja e rende e dehjes beri qe te mos realizonte qellimin keqberes. Disa ore me pas, autori i ngjarjes u identifikua dhe te premten pasdite u arrestua ne flagrance.
    * x 0 and case closed!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    GRAMSHI

    Gramshi, qyteti i industrise ushtarake dikure, ka bere perparime gjate ketyre viteve "demo-socialiste".
    Qyteti eshte integruar mire me rrjedhat euro-atlantike.
    Ja c'thote gazeta shqyptare..
    -------
    Shfrytėzonte prej vitesh vajza nė Itali

    Gramsh, dėshmon 22-vjeēarja, nė pranga "shefi" i prostitutave


    --------------------------------------------------------------------------------

    GRAMSH

    Nė pranga shefi i prostitutave. Tė dielėn paradite, forcat e Komisariatit tė Gramshit, kanė arritur tė arrestojnė B.D. 26 vjeē, i cili akuzohet pėr favorizimin dhe trafikun e qenieve njerėzore. Organet e rendit, kanė mundur tė vėnė prangat mbi 26-vjeēarin, pas grumbullumit tė saktė tė dokumentacionit nė lidhje me veprimtarinė e tij kriminale. Baza e kėtij dokumentacioni ėshtė dėshmia e njė 22-vjeēareje nga qyteti i Gramshit, e cila ėshtė mashtruar dhe mė pas detyruar tė punojė si prostitutė nė trotuaret italiane nga rrjeti qė drejtonte B.D. Policia ėshtė shprehur mjaft entuziaste pėr kapjen e personit qė ka degdisur shumė vajza matanė Adriatikut, por njėkohėsisht dhe e frikėsuar, pasi vajzat qė punojnė pėr B.D. janė kėrcėnuar me vdekjen, nėse do tė dėshmojnė kundėr tij gjatė proēesit gjyqėsor. Gramshi njihet si prej qyteteve mė tė prekur nga trafikantėt e mishit tė bardhė.
    --------------

    Gramshi, pllemb e shpi oficeri ose kapterri spaska 30 burra trima e te ndershem tja kepusin koken ketyre bajgave por si muta durojn tju perdhunohen gjith vajzat e qytetit me kaq tradita te lasha bolshevike -blegtorale.jazek.pis milet.
    --------------------


    Ja dhe lojtari i Lezhes, qytetit te beslidhjes se Skenderbeut shenon autogol ne koken e vajzes. sa mire nuk qelloi ne koken e tije "padashje" ky morracak qe i vjen era derr 400 metra larg.
    --------

    Plumb nė kokė tė dashurės: "Qėllova pa dashje, po luanim"


    -------------Gazeta shqiptare -------------------------

    Ardita Bala

    LEZHE

    Njė plumb nė kokė i nisur pas njė loje me njė pistoletė me tė dashurin e saj, apo pas njė konflikti tė ēastit me tė i ka marrė jetėn 23-vjeēares, Rozalba Sako. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 18.45 nė ishull Shėngjin tė Lezhės.

    Plumbi, i cili ka pėrshkuar kokėn e bukur tė Albės i ka marrė jetėn menjėherė. Sipas burimeve tė policisė autori i vrasjes (aksidentale apo jo) ėshtė Leonard Gjoka, 22 vjeē, djali me tė cilin ajo kishte vendosur qė pas dy javėsh tė fejohej...

    Ngjarja
    Kanė kaluar gjithė ditėn sė bashku. Nardi dhe Alba kishin tė paktėn dy ditėt e fundit qė nuk ndaheshin. 23-vjeēarja nga Tirana kishte shkuar nė shtėpinė e tė dashurit tė saj nė ishull- Shėngjin pėr tė kaluar fundjavėn. Ditėn e fundit ata e kanė kaluar nė breg tė detit, kanė ngrėnė drekėn sė bashku dhe mė pas kanė shkuar nė njė pyll jo shumė larg plazhit, pėr tė filluar njė "lojė burrash", qitje me pistoletė. Pasi kanė qėlluar disa herė ka ndodhur dhe gjėma. Njė plumb i dalė nga pistoleta pa leje e Leonard Gjokės i ka marrė jetėn menjėherė Rozalbės.

    Shoqėrimi
    Ka qenė i ati i Leonardit, Kol Gjoka, ai qė ka "guxuar" dhe ka denoncuar krimin e tė birit. Njė telefonatė nė Komisariatin e Lezhės dhe menjėherė forca tė shumta tė bluve tė Lezhės kanė mbėrritur nė vendngjarje. Aty ata kanė gjetur vetėm trupin pa jetė tė Rozalbės me "trutė e nxjerra pėrjashta", ndėrsa i dashuri i saj ishte larguar "pėr nė drejtim tė paditur". Ata kanė bėrė kqyrjen e vendit tė ngjarjes dhe kanė arritur tė marrin dėshmitė e pakta dhe tė "vakta" tė dėshmitarėve nė ngjarje. Pėr mė shumė se dy orė agjentėt e krimeve tė Komisariatit tė Lezhės kanė kėrkuar nė zonėn pėrreth Leonard Gjokėn. Rreth orės 21.00 ai ka dalė nga njė pyll nė bregun e detit tė fshatit Kune, ku ishte fshehur dheė ėshtė vetėdorėzuar. Menjėherė ai ėshtė shoqėruar pėr nė ambientet e Komisariatit tė Lezhės, ku ėshtė marrė dhe nė pyetje. Dje sipas burimeve zyrtare tė policisė, ėshtė prerė dhe fleta e arrestit pėr vrasje me paramendim pėr Leonard Gjokėn.

    Motivet?
    "E kam vrarė aksidentalisht". Ajo donte qė tė mė merrte pistoletėn dhe tė qėllonte edhe njė herė, por unė kundėrshtova. Nė njė moment, kur mė shumė se grindje, nisi njė lojė duarsh, arma u shkreh". Me kėto fjalė mėsohet se ka treguar historinė e asaj dite dhe ėshtė munduar qė tė mbrohet Leonard Gjoka. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Lezhės, sipas variantit qė tregon 22-vjeēari nė lidhje me ngjarjen, ēdo gjė ka ndodhur nė mėnyrė aksidentale. Megjithatė varianti i Leonardit duket se nuk i ka "ngrohur" shumė blutė e Lezhės. Dyshimi se vrasja mund tė ketė ndodhur pas njė konflikti mes dy tė rinjve dhe se nuk mund tė ketė qenė dhe aq "aksidentale", ka bėrė qė pėr Leonard Gjokėn tė pritet njė fletė-arresti pėr vrasje me dashje.

    Kliko per te printuar artikullin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-06-2002 mė 12:18

  11. #31
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187

    Unhappy shqiperia

    Rozalba vritet nga i dashuri

    Leonard Gjoka 21-vjeē qėlloi me pistoletė nė kokė, tė dashurėn

    Aleksandra Bogdani
    LEZHĖ- Rozalba Sako sapo kishte mbushur 23 vjeē. Por mbrėmjen e sė dielės, Alba ka mbėrritur nė banesėn e saj, brenda njė arkivoli. 23- vjeēarja kryeqytetase ėshtė ekzekutuar me njė plumb nė kokė, nga i dashuri i saj. Ngjarja tragjike qė ka prerė nė mes jetėn e Rozalba Sakos ka ndodhur rreth orės 18 e 35 minuta, nė qendėr tė fshatit Ishull-Shėngjin, tė Lezhės. Policia ka ndaluar si autor tė kėsaj vrasjeje, 21 vjeēarin Leonard Gjoka, lindur dhe banues nė fshatin Ishull-Shėngjin. Ndėrsa hetimet e policisė shtrihen mes dy versionesh, vrasje me dashje apo vrasje aksidentale. Burime nė Drejtorinė e Policisė sė Lezhės bėjnė tė ditur se tashmė ėshtė prerė fletė-arresti ndaj autorit tė kėsaj vrasjeje, Leonard Gjokės. Ndėrsa dėshmia e tij nė polici pritet tė zbardhė mė tej misterin e ekzekutimit me njė plumb nė kokė tė Rozalba Sakos.
    Ngjarja
    Rozalba dhe Leonardi prej tre ditėsh ndodheshin nė fshatin e lindjes sė 21 vjeēarit, nė Ishull-Shėngjin. Ata ishin nisur drejt Lezhės ditėn e premte, pėr tė kaluar sė bashku fundjavėn. Tė njėjtat burime policore bėjnė tė ditur se mesditėn e sė dielės, dy tė dashuruarit kishin konsumuar shumė pije alkoolike. Ndėrsa mbasdite ata ishin ulur nė njė lokal, nė qendėr tė Ishull-Shėngjinit. Sipas rrėfimeve tė dėshmitarėve okularė nė polici, mėsohet se dy tė rinjtė janė grindur me njėri-tjetrin, nė mjediset e lokalit. Por rreth orės 18.00 ata kanė vendosur tė dalin nga lokali, pasi janė "pajtuar" me njėri-tjetrin, Alba dhe Leonardi kanė dalė nė kėmbė, nė qendėr tė fshatit. Pikėrisht nė kėtė ēast, Leonardi ka nxjerrė pistoletėn dhe ka filluar tė luajė me tė. Por loja e rrezikshme apo sipas dyshimeve tė policisė edhe e qėllimshme i ka kushtuar jetėn bukuroshes 23-vjeēare. Pistoleta ėshtė shkrehur drejt e nė kokėn e Rozalbės, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjėhershme. Ndėrsa pėr pak minuta kanė mbėrritur nė vendgjarje forca tė shumta policore, tė cilėt kanė shoqėruar nė komisariatin e policisė sė Lezhės, autorin e kėsaj ngjarjeje, Leonard Gjokėn.
    Dyshimet
    Sipas burimeve policore mėsohet se Leonard Gjoka ėshtė shoqėruar nė polici, rreth katėr orė pas ekzekutimit. 21- vjeēari ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes, duke lėnė mes njė pellgu gjaku tė dashurėn e tij. Ndėrsa ndalimi i tij ėshtė bėrė nė njė pyll, pranė fshatit Ishull-Shėngjin. Pasi ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit me pranga nė duar, ku ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e policisė kriminale. "E kam vrarė aksidentalisht" ,-mėsohet tė ketė thėnė para uniformave blu tė Lezhės, Leonard Gjoka. Mė pas, 21- vjeēari ka treguar versionin e tij tė vrasjes aksidentale, ku pasi kanė dalė nga lokali, dy tė rinjtė kanė filluar tė bėjnė qitje. Nė njėrėn prej gjuajtjeve me pistoletė, Leonardi ka qėlluar me njė plumb aksidental nė kokė, tė dashurėn e tij, Rozalbėn. Por dėshmia e Gjokės, nė dhomat e paraburgimit tė komisariatit tė policisė sė Lezhės, nuk i ka bindur shumė agjentėt e policisė kriminale. Ata kanė filluar tė hetojnė versionin e njė vrasjeje me dashje, paralelisht me atė aksidentale. Dyshimet e ngritura nga agjentėt e policisė kriminale bazohen nė arratisjen e Gjokės nga vendi i ngjarjes si dhe nga kėqyrja e trupit tė viktimės, e cila ka marrė njė plumb vdekjeprurės nė kokė. Megjithatė, tė gjitha dyshimet dhe enigmat pėr vrasjen e 23- vjeēares Sako po hetohen dhe pritet tė vėrtetohen gjatė dėshmive tė mėtejshme tė Leonard Gjokės.
    Lidhja
    Leonard Gjoka ėshtė njohur me bukuroshen Rozalba rreth tre muaj mė parė, nė Tiranė. Nė kėtė kohė, Gjoka ėshtė larguar nga fshati i tij i lindjes dhe ėshtė strehuar nė banesėn e tė afėrmėve tė tij, nė Tiranė. Ndėrsa gjatė kėsaj kohe ai ka punuar si menaxher i njė firme private nė kryeqytet. Gjatė kėsaj periudhe mėsohet se dy tė rinjtė shkonin shpesh nė Lezhė, sė bashku, edhe pse familja e 23- vjeēares nuk dinte asgjė pėr lidhjen e sė bijės me 21- vjeēarin Gjoka. Madje, burime nga policia lokale bėjnė tė ditur se edhe nė udhėtimin e saj tė fundit, Rozalba nuk kishte vėnė nė dijeni babanė si dhe dy vėllezėrit e saj, me tė cilėt jetonte. Ndėrsa kėta tė fundit janė lajmėruar pėr ngjarjen e hidhur, nga drejtuesit e policisė sė Lezhės, mbrėmjen e sė dielės.

    CEREMONIA

    Albės i vdiq nėna njė vit mė parė

    TIRANĖ- Vajza 23- vjeēare, e vrarė me njė plumb nė kokė nga njeriu tė cilin dashuronte ėshtė dėrguar mbrėmė, nė banesėn e saj, nė rrugėn "Bardhok Biba". Rozalba Sako ėshtė rikthyer nė shtėpi nga babai i saj si dhe dy vėllezėrit, pasi nėna e saj ka vdekur rreth 1 vit mė parė. Kėta tė fundit, me tė marrė lajmin e tmerrshėm, janė nisur drejt Lezhės, ku kanė kėrkuar tė marrin trupin e vajzės sė tyre. E ndėrsa policia ka mbaruar me kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, trupi i Rozalbės ėshtė lejuar tė niset drejt Tiranės. Trupi i vajzės jetime ka mbėrritur nė shtėpinė e saj, nė katin e katėrt tė 1 pallati nė rrugėn "B.Biba", nė orėt e vona tė mbrėmjes sė diel. Ndėrsa ajo, vajza e vetme e familjes Sako ėshtė pėrcjellė ditėn e djeshme drejt banesės sė fundit. Ndėrkohė, pritet zbardhja e plotė e vrasjes sė Rozalba Sakos. Tė gjitha materialet e kėsaj ēėshtjeje i kanė kaluar Prokurorisė sė Lezhės, pėr hetime tė mėtejshme tė kėsaj ēėshtjeje. Dėshmitė e tjera tė Leonard Gjokės pritet tė hedhin plotėsisht dritė mbi vrasjen me njė plumb nė kokė tė Rozalba Sakos.
    A.B



    nga gazeta shekulli
    * x 0 and case closed!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujdes nga Mashtruesit !!!!

    "Kush nuk degjon nanen del ne rrug e thyen kamben"..
    thote proverbi.
    Rasti i Kesaj Albes eshte tipik.. kur nji vajze perbuz familjen qe e rriti per hir te nje zagari. Gjithmone keto vajza e pesojne rende.
    E tmershme..

    Ja dhe pirati i Peshkopise mashtruesi i ndyre Musa Qelbaniku..

    KJ
    ------
    Kapet "Don Zhuani" me gazete
    Tirane - Arrestohet "Don Zhuani" i rreme i gazetes Intervista". Musa Cerpja, 38 vjec, eshte ndaluar paraditen e se henes ne bulevardin kryesor, teksa kishte grabitur prane kodres mbi Mak Albania nje varese dhe nje celular "Siesmens" shtetases E.D. Burime zyrtare te policise bene te ditur se Cerpja eshte banues i qytetit te Dibres dhe ka qene nje here denuar per vepren penale te plagosjes se rende. Pasi e kane marre ne pyetje agjentet e policise, mbeshtetur dhe ne deponimin e te demtuares kane zbuluar historite mashtruese te 38 vjecarit, me te cilat arrinte te kryente grabitje spektakolare ndaj seksit te dobet. Po sipas burimeve te policise Cerpja rrinte ne kryeqytet. Ai ishte lexues i rregullt i gazetes "Intervista" sic ka pohuar edhe vete. Pasi lexonte kendin e djemve qe kerkojne vajza dhe vajzave qe kerkojne djem, ai linte takime me to ne vende te ndryshme, ku nuk binte dhe ne sy per veprimet qe kryente. Keshtu kishte vepruar edhe me E.D, me te cilen eshte takuar prane Mak Albania. Ne vend te takimit per biseda ndjenjash dhe per lidhje serioze, ai hidhej ne sulm fizik ndaj tyre dhe me ane te kercenimeve u merrte po forcerisht vareset e floririt, unazat, celularet dhe gjithefarelloj argjendarish, pa harruar tu bente kontroll edhe cantave per leke. Ne kete menyre 38 vjecari kishte arritur te grabiste disa vajza te moshave te ndryshme, te cilave nuk u kishte mbetur tjeter gje pervecse te ktheheshin ne shtepi pa bere denoncime. Vetem paraditen e se henes uniformat blu te komisariatit nr. 1 gjate nje kontrolli te zones kane hasur veprimin e dibranit dhe protesten e te demtuares. Ata i kane vene prangat 38 vjecarit, duke shenuar keshtu dhe rastin me te rralle te historive te grabitjeve e stilit te realizimit. Keto 38 vjecari Musa Cerpja i ka deshmuar edhe vete para agjenteve, qe kane skeduar dhe rastet e tjera te zhvatjeve qe ai kryente ndaj femrave.

    A.Q.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Te Ndryshme..

    Gaz.Shqip.
    ---------------
    Ikja, 140 letra Presidentit: "Mė bėni shenjtore"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga e dėrguara jonė nė Varizė tė Fierit, Irena Shabani


    ĒUDITE E SHENJTORES

    - Nė qershorin e 1997 Mithati shkon ta marrė rreth orės 20.00 nė Vakėf. Pak metra para se tė mbėrrinin nė shtėpi buzė njė are me grurė, njė grup me maska zbrazin karikatorėt mbi tė dy. Edhe pse vetėm njė metėr larg grykave tė automatikėve, burri plagoset lehtė. 12 plumbat qė i hyjnė nė trup nuk i prekin asnjė kockė. Ike Kuka nuk plagoset asgjėkundi. Breshėria e plumbave bie mbi njė ēarēaf tė bardhė dhe njė peshqir. Qė prej asaj dite ajo nuk i vendos mė ato nė Vakėf i ruan si simbol tė njė mrekullie. U'a tregon tė gjithėve qė e vizitojnė. Ndėrsa i shoqi shpėton paq. E ēuditshme sipas rrėfimit tė tė dyve ėshtė njė plumb qė i ka hyrė nė shpatull. Mjekėt kanė konstatuar se plumbi ka bėrė vetėm folenė e hyrjes, ndėrsa nuk ka asnjė tė tillė nga duhet tė kishte dalė.
    - Njė incident me policinė greke iu ka kthyer tė birin disa kohė mė parė nė shtėpi. Pavarėsisht dokumentave tė rregullta ai rrezikonte tė digjte vizėn. Kishte vetėm 3 ditė kohė pėr t'u kthyer nė Greqi. E ėma i jep me vete njė duva. Nė radhėn e gjatė tė njerėzve qė prisnin pėr tė kaluar matanė ai ishte i fundit. Policėt grekė teksa e shohin aq tė qetė e thėrrasin tė dalė nga radha, jo pėr ta kontrolluar, por thjeshtė pėr ta kaluar matanė, pėr shkak tė sjelljes. Djali i falė tė atit xhupin e lėkurės, ndėrsa ky i fundit i jep me vete duvanė e sė shoqes.
    - Edhe pse Ike Kuka pretendon se Vakėfin e ka ngritur sipas porosisė nė rrugė hyjnore tė Baba Alushit, tashmė ai ndodhet nė tokė tė huaj. Gjatė udhėtimit nga shtėpia e Ikes deri nė Vakėf, burri i saj, Mithati, tregon edhe problemet qė i kanė dalė me pronarin e ri tė tokės. Siē thotė ai, pasi Baba Alushi, i kishte dhėnė porosi Ikes pėr ta ndėrtuar aty Vakėfin, unė i kėrkova tė zotit tė tokės tė bleja sipėrfaqen prej 100 metrash katrorė. "Por, ai ma fali atė sipėrfaqe. Mė vonė vdiq, ndėrsa tė bijtė ia shitėn atė njė personi tjetėr. Janė rreth 5 dynymė, brenda tė cilave ėshtė pėrfshirė edhe sipėrfaqja qė ka zėnė Vakėfi", thotė Mithati. Sipas tij, pronari i ri i tokės i ka thėnė atij qė ta blinte sipėrfaqen e tokės sė zėnė, pasi tashmė ajo ishte e tija. "Ende nuk e kam zgjidhur kėtė problem. Pronari i ri nuk ma shet me ēmimin qė e ka blerė, por kėrkon mė shumė. Unė i ofrova 100 mijė lekė pėr 100 metra, por ai nuk pranon. Nuk e di si do tė shkojė kjo punė".
    - Gjatė vizitės sonė nė Vakėf, nė momentin kur do tė ktheheshim, makina bie nė njė kanal. E vėshtirė pėr tė dalė prej andej, ndaj tė gjithė u detyruam ta shtynim. Nė momentin qė ajo po dilte gruaja thėrret o Zot! Pasi makina del, gruaja thotė se ishte Zoti qė e nxori, ndėrsa i shoqi ia kthen, "Ēfarė o Zot, o Zot, ishim ne qė po e shtynim jo ai!".


    Ka qenė qershori i 1998 kur e kam parė Zotin pėr herė tė parė. Ishte mesditė dhe unė punoja nė arė, diku andej nga Bregu i Bardhė, kur ai erdhi hipur nė njė biēikletė dhe mė pyeti, 'Nėnė a mund tė kaloj kėndej'? Unė ju pėrgjigja se ai e dinte nga ishte rruga. "Mė fal gabova mė tha dhe iku".

    Rrėfimi i Ike Kukės nė momentin e parė na bėn tė besojmė se na humbi elementi ėndėrr. Kur e ripyesim nėse kėtė ndodhi ajo e ka parė nė ėndėrr, gruaja 53-vjeēare na pėrgjigjet, se ky ėshtė vetėm realiteti. Njė jetė e gjatė e mbushur me rastėsira tė ēuditshme, sėmundje pa shkaqe, halle familjare, dhe sė fundi me urdhėrat hyjnor qė i kanė ndryshuar totalisht jetėn, e ka bėrė tė besojė se ajo ėshtė njė shenjtore. Po kush ėshtė nė tė vėrtetė gruaja 53-vjeēare, jeta e saj prej familjareje dhe ajo prej shenjtoreje. Sa vite ka qė ka ndryshuar rrjedhėn normale pėr t'iu pėrkushtuar Zotit?

    Banimi
    Vetėm pak kilometra pasi lė pas qytetin e Fierit dhe nisesh drejt Vlorės, ndodhet njė fshat i vogėl i quajtur Varizė. Aty jeton Ike Kuka dhe nuk janė tė paktė njerėzit qė e vizitojnė duke kėrkuar ndihmė tek ajo. Kur makina e redaksisė sė "Gazeta SHqiptare", mbėrrin para njė porte tė vogėl ngjyrė bizele, ne jemi nė gjendje tė dallojmė njė fytyrė gruaje qė na ndjek me sy nga brenda oborrit. Makina ndalon dhe gruaja e ndjen se vizitorėt do tė trokasin nė portėn e saj. Na pret tek dera dhe vetėm pasi mėson se kush jemi dhe nga vijmė, na hap derėn dhe duke na pėrqafuar na fut nė oborr. Eshtė njė shtėpi e thjeshtė fshati e mbushur me pemė dhe trėndafila, ndėrsa e zonja e shtėpisė ėshtė veshur me njė fustan tė stiluar me duart e saj dhe mban nė kokė njė shami tė bardhė. Pasi i rrėfejmė qėllimin e vizitės sonė, gruaja nuk ngurron tė flasė. E bindur verbėrisht se ėshtė njė shenjtore, ajo rrėfen se nėpėrmjet rrugės hyjnore, Nėnė Tereza, i ka dorėzuar porositė e Zotit. Qė prej vdekjes sė Gonxhe Bojaxhiut, ajo ka pėr detyrė tė vazhdojė misionin e saj.

    Zanafilla
    "Rrjedh nga njė familje e varfėr, qė kur isha fėmijė shihja nė ėndėrr sikur fluturoja. Kjo ndodhte kur nė Shqipėri punėt shkonin mirė. Sa herė i tregoja nėnės sime se, pasi fluturoja unė ulesha nėn njė dardhė (dardha ndodhet nė tokėn e njė komshiu nė fshatin ku Ike ka lindur), ajo mė qėllonte me tė prapmen e dorės mbi gojė dhe mė thoshte qė tė mos tregoja", tregon Ike Kuka. Ajo ka vazhduar ta shihte ėndrrėn me flatra edhe pėr shumė vite tė tjera deri nė njė moment kur Shqipėria nuk i kishte mirė punėt. Ka qenė viti 1989 kur iu shfaq pėr herė tė parė. Edhe pse gjithė rrėfimi i saj bie ndesh me parimet fetare, pasi ne njerėzit pėr shkak tė mėkateve tona nuk jemi nė gjendje tė pėrballlojmė mirėsinė e Zotit, dhe nėse vėrtet e shohim nė atė moment do tė vdesim, ajo kėmbėngul se qė prej asaj dite ajo e sheh gjithmonė dhe bisedon gjatė me tė. Pasi ka parė zotin pėr herė tė parė, ajo ka filluar tė lexojė pambarimisht Biblėn dhe Kuranin. Ngrihet nga tryeza dhe sjell njė "Bibėl", njė "Kuran" dhe njė tog me fletore tė mbushura me shkrimet qė ajo i quan tė shenjta. Kėmbėngul se edhe "Kuranin" dhe "Biblėn" i ka shtėnė nė dorė qė prej atij viti. (Nė fakt "Bibla" qė ajo lexon ėshtė njė botim i vonshėm diku rreth viteve 1994-1995). IKe Kuka ėshtė martuar me Mithat Kukėn nė vitin 1967, i shoqi rrjedh nga njė familje hoxhallarėsh, gjyshi i tij ka pasur mė parė njė teqe tė quajtur Teqeja e Baba Alushit. Pavarėsisht nga besimi qė familja e ka nė traditė, i shoqi dhe dy djemtė e Ikes, tė martuar dhe me banim nė Greqi, nuk besojnė fare nė punėt e shenjta tė nėnės sė tyre. Por nga njė mirėkuptim paqėsor ata e kanė lėnė tė qetė gruan 53-vjeēare qė tė merret me punėt e saj tė Zotit. Pavarėsisht se rrėfimi i saj ėshtė i thjeshtė ka diēka qė as ajo vetė nuk e shpjegon dot sepse ka qenė e zgjedhura e Zotit.

    Sėmundja
    Ndėrkohė qė gruaja tregon jetėn e saj, ne i drejtohemi tė shoqit 59-vjeēarit Mithat Kuka, me profesionin e ndihmėsmjekut. Duke dashur tė zbulojmė sa mė shumė nga gjendja e gruas qė nė ēdo moment duket si e hipnotizuar, e pyesim nėse ajo ka kaluar ndonjėherė ndonjė sėmundje. Pėrgjigjia ėshtė e sinqertė, po!

    Kishte vetėm dy vjet e martuar, kur njė sėmundje e ēuditshme ra mbi Ike Kukėn. Djali i madh kishte vetėm njė vit qė kishte lindur kur gruaja e re, ngrihej natėn nė mes tė gjumit dhe ikte nga shtėpia. "E shikoja qė ngrihej, arrija ta dalloja deri tek porta, sa e kalonte atė mė humbte nga sytė. E kėrkonim pėr gjithė natėn dhe e gjenim larg shtėpisė me kilometra. Nė duar dhe nė fyt kishte shenja gishtėrinjsh", rrefen ai. Mjekėt qė e vizituan nė atė kohė nuk zbuluan dot asnjė lloj sėmundjeje tė ēuditshme. Nė atė kohė i shoqi i kėrkoi ndihmė njė plaku. I vjetri, pasi erdhi nė shtėpi bisedoi gjatė me Iken, duke e pyetur gjerė e gjatė se si e kishte emrin personi qė e torturonte. Gruaja nė atė kohė vetėm 21 vjeēe qante dhe i thoshte se nuk e dinte emrin, ishte e pamundur, pasi ajo nuk e pyeste dot sepse ishte nė gjumė. Plaku kėmbėnguli se ajo duhet ta pyeste pėr emrin dhe pas kėsaj duhet qė t'ia thoshte atij. "Isha nė gjumė kur ndjeva qė ime shoqe u zgjua, u ngrita pas saj. Kėsaj radhe nuk iku. E pyeta ēfarė kishte dhe mė tha se erdhi tek porta personi qė e pėrndiqte, ajo e pyeti pėr emrin ndėrsa ai iku", shpjegon i shoqi. Qė prej asaj dite "persekutori" nuk u kthye mė, ndėrsa gruaja nuk doli mė kurrė nė mes tė natės nga shtėpia. Sėmundja nuk iu pėrsėrit.

    Porositė e Zotit
    "Zoti mė zgjodhi mua, unė zbatoj vetėm porositė e tij", thotė Ikja. Pa dashur tė ndėrhyjmė nė raportet e mirėbesimt mes saj dhe Zotit, duhet tė pranojmė se ajo me natyrėn e saj tė qetė ka tėrhequr shumė njerėz. Pas "insistimit" tė Zotit qė ajo tė ndėrtonte njė vakėf, kur mė 1996 i doli nė ėndėrr dhe Baba Alushi, ajo i kėrkoi tė shoqit qė ta ndihmonte pėr ndėrtimin e Vakėfit. "Unė ngurroja, mė vinte edhe turp nga njerėzit, por, pasi u aksidentova me motorr, e mora kėtė si njė mesazh tė heshtur zemėrimi dhe vendosa ta ndėrroj", shpjegon ai. Vakėfi i Baba Alushit ndodhet nė njė kodėr mbi fshatin Varizė, jo mė atje ku ka qenė Vakėfi i vjetėr. Baba Alushi ishte i mėrzitur nga zhurmat dhe e zgjodhi Vakėfin larg njerėzve, shpjegon Ike. I ndėrtuar me 250 blloqe betoni, nė murin e tij ndodhet edhe njė gur nga ai i teqesė sė vjetėr me mbishkrimin e emrit tė Feēorr Kukės, gjyshit tė Mitatit. Brenda tij ka njė pirg dheu tė mbuluar me ēarēaf tė bardhė dhe nė tė dy anėt dy koka prej druri, qė pėrngjasojnė me dy pllakate varri. Nė kėnd ka filxhanė me vaj ulliri tė nxirė nga tymi dhe shumė qirinj. Njerėzit hyjnė dhe lėnė lekė tė holla edhe gjatė ditėve kur ajo nuk ėshtė aty. Ditėt e faljes janė e enjtja mbasdite dhe e premtja. Njerėz nga fshatrat pėrreth, madje edhe nga Vlora dhe rrethe tė tjera shkojnė nė ditė tė caktuara dhe bėjnė kurbane. "Lekėt dhe pėrfitimet qė marr janė pėr vaj ulliri dhe qirinj, kuptohet Zoti mė lejon qė edhe ndonjė gjė ta mbaj pėr vete se nuk ėshtė e lehtė qė unė nė kėtė moshė tė pėrkushtohem atij", tregon 53-vjeēarja.

    Besimtarėt
    Janė tė tė gjitha moshave njerėzit qė kėrkojnė shėrim apo ndihmė tek gruaja qė nuk ngurron tė vetėshpallet shenjotore. Ajo rrėfen se ėshtė nė gjendje, madje edhe t'i shėrojė tė sėmurėt, kjo duke pėrdorur trupin e saj pėr tė kaluar sėmundjen e tjetrit. Njė gjė e tillė do tė thotė pėr tė sfilitje, ndaj ajo nuk i merr pėrsipėr sėmundjet, por i adreson tek mjeku, pėrderisa ilaēe ka plot. Njerėzit shkojnė atje edhe kur kanė halle tė tjera, madje edhe kur janė nė hasmėri gruaja fillon tė lutet edhe ju jep me vete njė duva, qė do t'u shėrbejė tė rrezikuarve si masa mė e mirė mbrojtėse. "Njerėzit kthehen tek unė madje edhe kur shkojnė tek mjeku, vijnė sa herė qė ilaēet nuk iu kanė bėrė efekt. Unė ju jap si recetė qė tė pėrdorin kura me mjaltė dhe qumėsht", tregon "shenjtorja".

    Shkrimet e shenjta
    Nė fillim edhe i shoqi besonte se gruaja ishte ēmendur, por me kalimin e kohės e la tė qetė. Tashmė ajo kalon dhjetėra orė nė javė, duke shkruar porosi tė shenjta, mesazhe hyjnore dhe sidomos letra pėr probleme tė ndryshme drejtuar Presidentit. Qė prej 3 vjetėsh e gjysmė ajo ka postuar drejt presidentit Meidani mė shumė se 140 letra. "I kam dėrguar gjithsej 28 mijė fletė tė shkruara ku edhe i kam kėrkuar qė tė mė shpallė shenjtore si edhe tė mė ndihmojė tė ngre njė shtėpi afėr Vakėfit, pasi jam shumė larg dhe atje hyjnė njerėz qė e prishin", thotė ajo teksa na tregon njė pirg tė madh me mandat pagesat e kėtyre letrave. Letra qė ajo dy ditė mė parė ishte ende duke shkruar i drejtohej presidentit tė deridjeshėm Rexhep Meidani, nė tė cilėn thuhej se ai ishte i vetmi President adapt pėr kėtė punė, madje edhe pėr faktin se Presidenti shqiptar me domosdo duhet tė jetė bektashi. Besonte se parashikimi i saj do tė ishte i saktė, por zgjedhjet presidenciale padashur hedhin ca hije dyshimi mbi aftėsitė parashikuese tė "Shenjtores" sė vetshpallur?! Ajo shkruan nė njė dhomė ku rri vetėm, ndėrsa i shoqi fle i qetė nė dhomėn matanė. Njė pjesė e shkrimeve qė ajo i quan tė shenjta janė nė formė bejtesh. Niveli i atyre qė shkruan lė shumė pėr tė dėshiruar, por "Shenjtores" nuk i interesojnė mendimet e tė tjerėve.

    Paktet
    I shoqi aktualisht punon si ndihmėsmjek me ekipin e futbollit tė qytetit tė Fierit. Burrė i qetė edhe i matur ai ndėrhyn rrallė kur e shoqja kalon nga njė temė nė tjetrėn pa mundur ta shpjerė deri nė fund atė qė ka nisur tė rrėfejė. Me njė zė autoritar ajo i kėrkon qė ai tė mos ndėrhyjė nė punėt e saj, pasi nė tė gjitha rastet ai vetėm i ngatėrron mė keq ato. Po kėshtu edhe fėmijėt nuk e bezdisin mė nė kėtė lloj raporti. Ata nuk duan tė dinė pothuajse asgjė pėr komunikimet hyjnore mes saj dhe Zotit dhe aq mė pak pėr faktin se 53-vjeēarja tashmė vazhdon nė rrugėn e nisur nga Nėnė Tereza. Tė gjitha dorėzimet qė Nėnė Tereza i ka bėrė gruas, kanė ndodhur nė orėt e vona tė gjumit. Kur ne i themi se gjithēka mund tė jetė vetėm njė fryt i ėndrrave dhe fantazive tė saj, gruaja tund kokėn nė shenjė mohimi. Jo, thotė - kėto janė mesazhe hyjnore! Ajo qė na ēudit mė shumė ėshtė edhe njė fakt tjetėr, sipas saj Gonxhe Bojaxhi nuk ka qenė as femėr as mashkull, por i thoshin nėnė, pasi nuk kishte qime dhe anonte nga femrat. Pas njė bisede tė gjatė, ku megjithė dyshimet tona shumė tė mėdha pėr faktin nėse ajo ėshtė vėrtetė njė mėkėmbėse e Zotit nė fshatin e vogėl tė quajtur Varizė, dalim tė qetė prej andej. Nė fund tė fundit tashmė kemi edhe ne njė parafytyrim tė Zotit, qė ajo na e tregoi. Mbi njė fletore ishte pamja e njė mashkulli turk me mustaqe, Zoti i ngjan atij, por ėshtė 100 fish mė i bukur!!!
    ---------------

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    cigaret fiken ne mish..


    IRENA


    E c'eshte Kozeta e Hygoit para ketyre qyqareve myzeqare..te lindura ne kohen kur Shqiperia ishte Kala e Kuqe...U rriten ne kohen e Shqiperise se RAMIZ-ADIL-Nexhmije-fatos-Berish-Meks-Dokle-gjinushit..e sot nen hunden e TONI BLAIRIT e te Elton Xhonsit han dajak si Skklavet e shekullit 12-te..

    --------
    balkan vebi.
    ------
    TIRANE (27 Qershor) - Me njė shkop nė dorė (faktikisht ėshtė bishti i njė ēadre plazhi) 42-vjeēarja, Shahe Shehu, prej katėr ditėsh "bredh" nėpėr Tiranė nė kėrkim tė vajzės sė saj, Irena. E kėrkon te prokurori i Pėrgjithshėm, Dhori Sollaku, te gjenerali i policisė, Bilbil Mema...nėpėr gazeta e televizione.
    Ka mbėrritur nė kryeqytet nga fshati Sumzotaj i Lushnjės sė bashku me 2 fėmijėt e saj, Shazen (11 vjeēe) dhe Aldin (9 vjeē), duke qarė dhe denoncuar pėrdhunimin e rrėmbimin e vajzės sė saj 17-vjeēare, qė kishte vetėm 2 muaj e martuar. Gjithmonė duke qarė dhe kėrkuar ndihmė ajo tregon historinė tragjike tė Irenės dhe familjes Shehu te gjithkush qė takon. Tė akuzuarit kanė emra konkretė. Janė policė, prokurorė, dhe "kriminelė" nga fshati i saj dhe Peqini. Irena ėshtė rrėmbyer 3 muaj mė parė nė "pazarin" e Divjakės. Sipas "historive" qė ajo vetė i tregon ditė pėr ditė nėnės sė saj nė telefon, aktualisht, ka pėrfunduar nė Angli nėpėr rrugėt e Londrės. Janė shumė vajza shqiptare qė punojnė natėn dhe flenė gjithė ditėn me Irenėn. Sa herė qė kundėrshtojnė torturohen. Irena i lutet nėnės qė tė mos e kėrkojė mė sepse "jeta e saj ka mbaruar". Nė bisedat qė e rrėmbyera pėr prostituim ka bėrė me nėnėn Shahe Shehu, denoncon edhe njerėzit qė e kanė pėrdhunuar dhe mė pas e kanė futur "nė punė"... .

    Pėrdhunimi
    Ishte vetėm 15 vjeēe, trup vogėl, por shumė e bukur. Pikėrisht atėherė kur kishte nisur "tė binte nė sy" nė fshat si njė vajzė e rritur tashmė, Dalip Kasmi, shofer (sipas rrėfimit tė vajzės), e ka pėrdhunuar pėr herė tė parė nė shtėpinė e saj. Rrėfehet mė pas te familjarėt, por askush nuk mund ta ndihomte atė shtėpi me 5 fėmijė tė vegjėl dhe njė kryefamiljar (Rexhep Shehu 55 vjeē) tė paralizuar. Shahe Shehu rrėfen pėr Gazetėn se i njėjti person e pėrdhunon pėrsėri duke prashitur domatet. Pėr tė gjitha kėto ėshtė lajmėruar sistematikisht policia, por siē deklaron ajo vetė, inspektori i zonės Artur Xhaja, ishte i lidhur me ata qė donin t'ia ēonin vajzėn prostitutė. Nė muajin janar tė kėtij viti familja e marton me Selim Murrizin. "Nuk donim sepse ai ishte pak i mangėt, por vajza ishte e pėrdhunuar dhe askush nė fshat nuk e merrte pėr grua", vazhdon rrėfimin me lot nė sy nėna e Irenės, Shahja. "Njė ditė, i dhanė aq shumė alkool dhėndrit sa qė e pinė dhe e bėnė pėr vehte. Pastaj, e rrihnin dhe e kėrcėnonin sistematikisht derisa e ēmendėn pėrfundimisht. Tani ėshtė nė Elbasan... Ndėrsa vajzėn e ndiqnin e ngacmonin, e rrihnin...policia i di tė gjitha kėto".
    Akuzoj...
    "Tre muaj mė parė, unė kisha shkuar nė pazarin e Divjakės sė bashku me Irenėn. Ndaloi njė makinė pėrpara kėmbėve nė njė vend ku nuk kishte shumė njerėz, dhe me forcė ma morėn vajzėn. Mė hodhėn te kėmbėt njė celular (e tregon). Eshtė ky qė kam me vehte ku mė telefonon Irena, por edhe ata qė e rrėmbyen dhe bashkėpuntorėt e tyre qė mė kėrcėnojnė sistematikisht, duke pėrdorur fjalė tė pista. Mė thonė se nuk e ēajnė k... dhe se do tė mė zhdukin me gjithė familje". Irena, ditėt e fundit flet ashtu fshehurazi me nėnėn, dhe duke qarė i tregon "hallet" e njė prostitute. Duke folur me Shahe Shehun rastis qė ajo telefonon. "Po kur tė vij nė Shqipėri do t'jua tregojė tė gjitha. Ata qė mė bėnė kėtė kanė pėr t'u pėrgjigjur. Ai Dalipi dhe shokėt e tij. Edhe polici i fshatit tonė Arturi dhe ata tė tjerėt qė i lėshuan ata tė tre (prokurorėt) qė i kapėn dhe i lėshuan mė pas. Ti mbylle kėtė muhabet sepse do tė tė vrasin. Ndoshta edhe mua sepse mė torturojnė ēdo ditė...
    Ja kė akuzoj
    Anton Martini (prokuror nė Lushnjė)
    Dritan...(nuk mė kujtohet mbiemri, prokuror)
    Artur Xhaja (polic)
    Dalip Kasmin (nga Sumzataj)
    Veli Kasmin (Sumzataj)
    Bujar Murrizi
    Fiqirete Shehu
    Mil Elezi (Peqin)
    Gert Rexha (Peqin)
    Nuri Brisku (Peqin)
    Genc Liēi (Peqin)
    Kadri Gjata (Peqin)
    Veri Gjata (Peqin)
    dxh/an (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    -------

    gaz-shqiptare-
    ---------------------
    Jemi 20 vajza tė moshave tė ndryshme. Na pėrdhunojnė ēdo natė... Kėshtu ka vazhduar gjatė njė jave. Pastaj na ēonin me makina me perde, natėn nėpėr bunkerė, ku na prezantonin me meshkuj...

    Rrefimi/ Flet Irena Shehu: Gjithēka qė mė ndodhi nga Peqini nė rrugėt e Londrės

    Vajza e rrėmbyer: Na veshėn si djem pėr tė shmangur policinė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Poli Hoxha

    TIRANE

    Mama, mė kanė mbyllur nė njė dhomė... jemi 20 vajza... na pėrdhunojnė dhe na ēojnė nėpėr bunkerė e hotele..." Janė pasazhe denoncuese tė rrėfyera nė telefon nėnės sė saj nga Irena Shehu.

    Ēėshtja "Irena", edhe pse pėr tė gjithė krerėt e Policisė Shqiptare ngjason me njė "histori tė zakonshme" tė njė prostitute shqiptare, ka mbėrritur deri nė strukturat mė tė larta tė shtetit shqiptar. Pas "bujės" sė bėrė pėr kėtė ngjarje nė shtyp kėto ditė, tė interesuar pėr fatin e vajzės 17-vjeēare dhe grupit qė e rrėmbeu dhe tashmė "e punon" nė rrugėt e Londrės apo Romės, janė prokurori i pėrgjithshėm i vendit, ministri i Rendit Publik, kryeministri, strukturat qė hetojnė kėto trafiqe, mediat dhe gjithė opinioni shqiptar. Sot, nėpėrmjet nėnės sė saj, Shahe Shehu, 17-vjeēarja nga Sumzataj i Lushnjės, rrėfen tė gjithė historinė e rrėmbimit tė saj dhe "pėrpunimit disamujor" nga njė grup trafikantėsh, qė i kanė bėrė asaj nė njė fshat tė Peqinit sė bashku me 20 vajza tė tjera. Nė celular Irena (sa herė qė mundet) i tregon nėnės pėr ditėt "e stėrvitjes" sė saj si prostitutė e ardhshme, menjėherė pas rrėmbimit. Si e pėrdhunonin sė bashku me vajzat e tjera nė tė njėjtėn dhomė. Si i mėsonin zanatin e prostitutės me klientė tė ndryshėm nėpėr bunkierė apo motele buzė detit. Me lot nė sy (shpesh ia rrėmbejnė telefonin gjatė kohės qė flet) rrėfen pėr tortura nga mė tė pabesueshmet. Cigare qė shuhen nė pjesėt mė delikate tė trupit. Kėrcėnime tė vazhdueshme pėr familjen kėtu nė Shqipėri...dhe jetėn e saj si prostitutė sė bashku me tė tjerat, aty nė rrugėt e Londrės...

    Nė Peqin
    Vetėm 2 javė pas rrėmbimit nė pazarin e Divjakės (tre muaj mė parė) tė Irena Shehut, ajo i telefonon nėnės nė celularin qė vetė rrėmbyesit "i hodhėn te kėmbėt", nė atė moment. Sipas Shahe Shehut, "vajza arrinte tė mė telefononte fshehurazi. Mė tha se dikush e ndihmonte aty te shtėpia nė Peqin, ku e kishin mbyllur". Rreth 2 muaj mė parė Irena i ka rrėfyer nėnės sė saj, se ku ndodhej dhe gjithēka tjetėr: "Mama, jam nė Peqin me shokėt e atyre qė ti i di... Mė mbajnė tė mbyllur nė njė dhomė tė njė shtėpie qė mė duket se ėshtė nė fshat. Jemi 20 vajza tė moshave tė ndryshme. Na pėrdhunojnė ēdo natė... Kėshtu ka vazhduar gjatė njė jave. Pastaj na ēonin me makina me perde, natėn nėpėr bunkerė, ku na prezantonin me meshkuj tė cilėt pasi bėnin seks me ne, paguanin 5 ose 10 mijė lekė tė vjetra (sipas bisedave qė dėgjonim). Mė pas na ēonin nėpėr motele. Unė kam pranuar tashmė ta bėj kėtė gjė, sepse nuk kam se ēfarė tė bėj. Jo vetėm kur kundėrshtojmė, por edhe kur mbushim sytė me lot, na rrahin..."

    500 mijė lekė pėr njė pasaportė
    Irena Shehu, 17-vjeēarja e rrėmbyer nga njerėz qė akuzohen publikisht nga nėna e saj dhe ajo vetė, vetėm 2 muaj pasi kishte edhe mėnyrėn sesi grupi i trafikantėve shqiptarė, arriti t'i ēojė jashtė vendit. "Pas njė muaji, tė gjitha vajzave na nxorėn nė fotografi. Ishin foto tė mėdha, si ato qė bėjnė pėr kėngėtarėt e mėdhenj. Nėnė (ajo qan sa herė qė flet dhe kėrkon tė flasė me motrėn e vogėl, Shazen), ata flasin hapur se duan tė na ēojnė jashtė shtetit. Na pyesin herė pas here nėse pranojmė tė punojmė. Dhe tė gjitha themi po...nuk kemi se ēfarė tė bėjmė. Mama, mė harro. Ki kujdes shtėpinė, se ata mund tė bėjnė gjithēka dhe janė tė lidhur me policinė. Pasi bėnė fotografitė, dėgjova se do na nxirnin tė gjithave pasaporta nė Tiranė pėr 500 mijė lekė (por ti mos i thuaj kėto gjėra, se mund tė tė vrasin ty, se mua nuk mė ka ngelur gjė...). I nxorėn edhe pasaportat, sepse 2 ditė pėrpara se tė na nxirrnin jashtė Shqipėrisė, na sollėn njė berber dhe na qethėn tė gjithave si djem. Pastaj na veshėn po si djem dhe ashtu 2 nga 2 na hipėn nėpėr makina"... (biseda ndėrpritet)... "Tani jam nė Londėr. Kėshtu mė thonė"... (bisedė e bėrė 5 ditė mė parė)... "Punojmė gjithė natėn dhe flemė gjithė ditėn. Janė shumė meshkuj qė na shoqėrojnė. Qė nga mosha 20 vjeē dhe deri nė 50 vjeē. Sa herė qė tentojmė tė ikim apo tė flasim nė telefon. na rrahin, na fusin sende tė forta nė organet gjenetale...Por tortura mė e tmerrshme ėshtė kur na shuajnė cigare nė...."
    ------------------------------------------

    Ragon prokurori..
    ----------------------------
    Flet prokurori Anton Martini

    "Tė arrestuarit i ka liruar Gjykata"


    --------------------------------------------------------------------------------

    gr.so

    LUSHNJE

    Kryeprokurori i Lushnjės sqaron pozicionin e tij nė lidhje me ēėshtjen rrėmbimit tre muaj mė parė tė Irena Shehut, nga fshati Sumzotaj i kėtij rrethi. Anton Martini, njėkohėsisht edhe prokuror i kėsaj ēėshtje, ka hedhur poshtė akuzat e bėra nga nėna e vajzės, Shahe Shehu. "Nė radhė tė parė dua tė theksoj, se jam besnik i zbatimit tė ligjit dhe nuk kam asnjė ndjenjė simpatie pėr asnjė trafikant", ka thėnė Martini. Sipas tij, pas denoncimit pėr zhdukjen e 17-vjeēares Shehu nga Sumzotaj i Lushnjės, kanė nisur menjėherė hetimet intensive. Pėr kėtė, prokurori ka nxjerrė fletė-arrestet pėr tre persona, si tė implikuar nė kėtė ngjarje. "Pas urdhėrit tim, policia ka arrestuar Dalip Kasmin, Agron Lilėn dhe Arjan Dulin. Nė seancėn e parė gjyqėsore, kam kėrkuar pėr ata 'arrest me burg', nė bazė tė provave qė kishim grumbuluar, duke u ndihmuar edhe nga dėshmitė e nėnės sė viktimės. Dhe, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė unė i kam liruar", ka theksuar kryeprokurori i Lushnjės, duke akuzuar indirekt togat e zeza tė kėtij rrethi. Martini ka bėrė tė ditur, se Gjykata e Shkallės sė Parė nė kėtė qytet, me njė trup gjykues tė kryesuar nga Dritan Hamitaj, me vendim numėr 49, datė 12.06.2002, e ka konsideruar tė paligjshėm ndalimin e tre personave dhe ka urdhėruar lirimin e tyre, me preteksin "se nuk ka prova pėr ndalimin dhe mbajtjen nė qeli tė tyre". Por, prokurori duket se nuk ka mbetur i kėnaqur nga vendimi i gjyqtarėve tė Faktit dhe e ka ēuar ēėshtjen nė Gjykatėn e Apelit tė Vlorės. "Brenda afatit ligjor, unė e kam ankimuar kėtė ēėshtje nė Apel, por ende nuk ka nisur shqyrtimi", ka thėnė Martini, duke shtuar se "tė gjitha veprimet pėr kėtė dosje ia kam dėrguar Drejtorisė sė Policisė nė Fier, me tė cilėn jam duke bashkėpunuar intensivisht. Po punojmė nė kėtė drejtim, pėr tė mėsuar se kush janė trafikantėt, arrestimi i tyre dhe cili ėshtė fati i vajzės". Prej disa kohėsh, nė Peqin ka nisur njė aksion pėr zbulimin e trafikantėve tė vajzės 17-vjeēare, por deri dje nė mbrėmje, asnjėri nuk ka qenė nė pranga. Por, sipas prokurorit, sė shpejti do tė arrihet njė rezultat pozitiv, pasi kemi prova tė pakontestueshme, "tė cilat pėr momentin i kemi sekret".
    ------------------
    Flet Jaēellari: I kėrkuam ndihmė Interpolit

    Shefi i Antitrafikut: Hetim zyrtarėve tė ēėshtjes "Irena"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kanė rifilluar hetimet pėr implikimin e punonjėsve tė policisė dhe tė Prokurorisė nė lidhje me rrėmbimin dhe trafikimin pėr qėllime prostitucioni tė 17-vjeēares Irena Shehu. Lajmi ėshtė konfirmuar mbrėmė dhe nga drejtori i Antitrafikut nė Ministrinė e Rendit Publik, koloneli Avni Jaēellari. Pėr tė gjithė personat qė janė denoncuar nga e ėma e vajzės, jo vetėm nė organet e policisė, por dhe sė fundmi nė media, ka rifilluar hetimi. Para disa ditėsh, e ėma e Irenės, Shahja, ėshtė dėgjuar edhe njė herė nga zyrtarėt e Antitrafikut nė Ministri dhe po punohet pėr zbardhjen e tė gjitha dyshimeve dhe akuzave qė hedh gruaja. Hetimet kanė pėrfshirė tė gjithė punonjės policie dhe prokurorė, apo qytetarė nė Lushnjė, Peqin dhe nė fshatin e tyre. Megjithėse nėna ishte ankuar dhe kishte bėrė denocimin dhe mė parė, pothuajse askush nuk ia kishte "vėnė veshin tė ēmendurės", derisa ajo e vetme arriti qė tė rihapeshin hetimet dhe tė viheshin nė lėvizje dhe strukturat e larta tė policisė. Sipas kolonel Jashellarit i ėshtė kėrkuar dhe INTERPOL Tiranės qė tė bėjė hetimet rreth vendndodhjes dhe fatit tė Irena Shehut.
    -----------------


    Doli Emri i nje perbindeshi...


    DALIP HAMITAJ kruetar gjyqi ne LUSHNJE..mik i trafikanteve te vajzave te vogla..

    Mos e harroni kte emer ..

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-06-2002 mė 13:24

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tringa e Malcise

    G.SH:
    --------
    Gruaja 61-vjeēare qė e liroi amnistia, tregon pėr "rrugėn pa krye" qė e pret

    "Mė mirė nė burg, nė Dukagjin ha pula gur"
    Katrina Marashi: Nuk kam me se tė jetoj, jam njeri pa njeri


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    "Mė mirė nė burg, sesa nė Dukagjin, ku pula ha gur". Kėshtu u shpreh dje 61-vjeēarja Katrina Marashi, njė ndėr dy gratė qė u liruan nga amnistia nė Burgun 325 tė kryeqytetit. Teksa kapėrcen derėn e burgut me fletėn e lirimit nė dorė, malėsorja ndihet e pasigurt pėr atė ēka e pret jashtė kėsaj porte. Njeri pa njeri ajo i lutet Zotit qė ta gjejė gjallė bashkėshortin e saj, 73-vjeēar, tė cilin para dy muajve e kishte lėnė tė paralizuar nė shtrat. Ndėrsa tė liruarit e tjerė pėrqafohen me mall me tė afėrmit, Katrinėn askush nuk e pret. Mbyllur qė prej dy muajsh nė qeli, ajo nuk di asgjė pėr burrin e saj, pėr ato 20 kokė bagėti, me tė cilat mbanin frymėn gjallė. "Nė burg isha mė mirė, sesa nė fshatin tem, Ben, tė komunės Shllak. Atje s'kemi me ēfarė tė jetojmė. A jetohet me pension kooperative", pyet si e hutuar 61-vjeēarja, duke shtuar se ka shumė frikė se "ka cofur bagėtia", pėr tė cilėn vetėm ajo pėrkujdesej. Gjithsesi, ajo tashmė ėshtė e lirė. E dėnuar me 3 vjet heqje lirie pėr plagosjen e dy fqinjėve tė saj, Katrina i thotė lamtumirė Burgut 325, dhe dy muajve shoqėri me tė dėnuarit e kėtij burgu. Ngarkuar me dy ēanta plaēkash nė dorė dhe me 15 mijė lekė tė vjetra nė xhepin e bluzės, ajo ngre zėrin duke pyetur se a ka njeri nga Shkodra. "A ka nonji nga Shkodra? Medet, un nuk di ku me shku, se policia m'pruni ktu. A thu pse nuk vin t'mė marrin ata qė mė prun nė burgun e Tiranės. Mor po jam e panjeri", thotė plaka me merak tė madh. Pa hezituar aspak, e marrim hallexhien nė makinėn me tė cilėn kemi lėvizur nėpėr burgje, pėr tė pėrjetuar pak kohė me emocionet e tyre qė amnistia u hoqi prangat. "Mos ki merak nėnė, se do tė tė ēojmė drejt e te furgonat e Shkodrės", i themi ne. "Falimners, falimners", pėrsėrit plaka nėpėr dhėmbė. Pasi hoqi merakun e nisjes, ajo tregon historinė e saj. "Shtiva n'pushk, se desh ma morėn jetėn. E kisha ble nė koh t'demokracis. Plaku, kur e mur vesh, m'vikati, por i thash se e bana pėr t'mbrojt ate dhe jetėn teme". Ndėrkohė Katrina tregon dhe pėr ditėt e saj nė burg. "U msova meiher. Zuna shoqni me shum gra ktu n'burg. Tė tana fatzeza. Tė tana kan vra. Shum prej tyne qajtėn kur m'pėrcollėn, duke m'than se kur t'dalim ne, nuk kemi pėr t'njoft as ēunat ton. Dje na erdh nji drejtor pėr me na taku, pėr me na fol pėr anmistin, por asnjena prej grave nuk dul mu taku e bisedu me te. Ishin tė mėrzituna jasht mase", thotė 61-vjeēarja. Ndėrsa afrohemi te "Zogu i Zi", ku rrinė furgonėt e Shkodrės, plaka ankohet duke thėnė se nuk i dilnin lekėt me pagu rrugėn. "15 mijė lek kam. Vetėm rruga nga Shkodra nė fshatin tem qė me makinė zgjat disa orė, ban 5 mij lek, shto dhe rrugėn e Tirans... Me nji kto lek qi kam nuk di a me hangėr bukė, a me hjek rrugėn", thotė ajo. I prekur thellė, shoferi i gazetės, Hairi, i paguan lekėt e rrugės Tiranė-Shkodėr me urimin "udhė tė mbarė".

  16. #36
    Made in Me!
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    187

    Unhappy o zoooooooooooot

    Nxėnėsja e pedagogjikes largohet nė rrethana misterioze. Nėna e priste tek dera e shkollės


    Enigma, zhduket sapo merr diplomėn


    Denoncimi i sė ėmės: "E mori njė "Benz". Policia: Mund tė jetė larguar vetė

    ELBASAN - Zhduket 19-vjeēarja, nxėnėse e shkollės sė mesme pedagogjike, vetėm pak minuta, pasi dha provimin e marrjes sė diplomės. Z.H., banuese nė njė lagje qendore nė qytetin e Gramshit, sipas burimeve tė konfirmuara tė policisė sė Elbasanit, ėshtė zhdukur mesditėn e sė shtunės, pak pasi kishte dhėnė provimin e fundit tė shkollės. Denoncimi pėr zhdukjen e vjazės ėshtė bėrė nga vetė e ėma, e cila e priste prej orėsh pranė shkollės pėr tė shkuar sė bashku nė Gramsh. Ngjarja, sipas burimeve policore, ndodhi rreth orės 13.00 nė qendėr tė qytetit tė Elbasanit, nė afėrsi tė shkollės ku studionte e reja. 19-vjeēarja Z.H. kishte shkuar nė shkollėn pedagogjike (ish- Normalja Kombėtare), pėr tė dhėnė provimin e fundit, pas tė cilit merrte diplomėn pėr mėsuese. Burimet qė citojnė edhe rrėfimin e nėnės 42- vjeēare, tregojnė se studentja ėshtė e martuar me njė djalė qė, si shumė tė tjerė, ndodhet prej pak kohėsh emigrant nė vendin fqinjė. Mėngjesin e sė shtunės, sė bashku me tė ėmėn, ajo ėshtė drejtuar nė auditorėt e shkollės pedagogjike pėr tė dhėnė provimin e fundit. Sipas specialistėve nė sektorin kundėr trafiqeve, qė citojnė rrėfimin e nėnės nė komisariatin e policisė, vajza ka mbaruar provimin dhe, pasi ka dalė nga shkolla, ėshtė nisur drejt nėnės sė saj. Por jo larg saj, nga njė rrugicė, ka dalė njė automjet nė tė cilin mendohet tė ketė qenė njė i ri. Burimet e sektorit tė antitrafikut nė Drejtorinė e Policisė pohuan ngjarjen, por u treguan shumė tė rezervuara nė dhėnien e informacioneve tė mėtejshme. Sipas tė njėjtave burime, ende nuk mund tė thuhet nėse ėshtė njė rrėmbim apo njė largim i parefuzuar i vajzės, por pranohet se e ėma ka bėrė njė denoncim ku, pasi jep detajet qė di pėr largimin misterioz tė sė bijės, ka kėrkuar ndihmė pėr gjetjen e saj. Ndėrkaq, nga burime tė tjera nė kėtė sektor, mėsohet se personi me tė cilin ėshtė larguar vajza mund tė mos jetė i panjohur pėr tė. Vetė nėna e vajzės, e shoqėruar dhe nga tė afėrm tė tjerė tė saj, ka dhėnė versionin e saj tė zhdukjes duke pohuar se njė automjet tip "Benz" me targa tė panjohura kishte marrė vajzėn e saj. Dhe, pasi ka qėndruar disa orė nė pritje tė tė rejave pėr tė bijėn, ajo (nėna) ka marrė ēantėn me disa sende tė vajzės dhe, sė bashku me tė afėrmit, ėshtė larguar drejt qytetit tė Gramshit. Tė afėrmit kanė pyetur edhe shoqet e klasės sė Z.H., por pa arritur tė marrin hollėsi pėr largimin e mistershėm. Policia tha se po grumbullon tė dhėna nga tė gjitha burimet e mundshme dhe se po punon intensivisht pėr gjetjen e vajzės. Ndėrkohė, burime tė tjera policore saktėsuan se pėrshkrimi i automjetit nė denoncimin e nėnės, u ėshtė dhėnė tė gjitha komisariateve tė Elbasanit, Korēės, Fierit, Tiranės dhe mė gjerė. S.K.


    nga gazeta "SHEKULLI"
    * x 0 and case closed!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    15 vjecare dhe e martojne

    AS ne kandahar te afganistanit nuk i martojne femijet 15 vjecare.

    Doktori shkencave te Fizikes ,presidenti Mejdani nuk do tja dije.Qerrata burre shyqyr qe po thyen qafen ai qen bir qeni..

    KJ
    -------
    Vetvritet me nje plumb ne zemer 15 vjecarja
    E gjendur vetem ne dhomen bashkeshortore, megjithese nuk kishte vene ende kurore zyrtare, nusja e re ka marre pistoleten "TT" dhe ia ka drejtuar vetes. Vdekja ka qene e menjehereshme, ndersa autoritetet policore thane se shkaku ka qene depresioni

    Shkoder- Vjehrra dhe kunata e Fabiola Hysenit e mbajne mend mire pergjigjen e 15 vjecares kur e kane ftuar per nje kafe tek nj- fqinje. "Ky film po me pelqen dhe do ta shoh deri ne fund", eshte shprehur nusja e re, por dy zonjat e shtepise nuk mund ta mendonin kurre se do ta gjenin vajzen pas pak minutash te pergjakur e pajete. E parritur ende mire, vetem 15 vjece, nje nuse e re nga Dobraci i Shkodres i ka dhene fund jetes se saj ne shtepi te burrit. Ajo eshte vetvrare ne kushtet e nje depresioni psikologjik. Fabjola Hyseni (Bajri) eshte vetevrare mbremjen vone te se shtunes ne shtepine e burrit te saj. Ngjarja qe ka bere mjaft buje ne Shkoder ka ndodhur te shtunen, rreth ores 21.30 minuta ne shtepine e Bajreve, ne fshatin Dobrac, vetem pak kilometra larg Shkodres. Nje krisme eshte degjuar ne shtepi dhe me pas ne kuzhinen e nderteses eshte gjetur e shtrire ne pellgun e gjakut te saj nusja 15 vjecare , Fabjola. Jane te paqarta shkaqet qe kane cuar Fabjolen 15 vjecare drejt nje veprimi te tille. Ne mbremjen e te shtunes ka nisur te vjerren dhe te kunaten nga shtepia dhe me pas eshte mbyllur ne kuzhine ku nje fishek pistolete ka mjaftuar per te perfunduar gjithcka 15 vjecarja Hyseni kishte menduar. Sipas burimeve policore vetvrasja e 15 vjecares eshte provuar tashme nga policia e Shkodres. "Ekspertiza ka arritur ne kete konkluzion. Fabjola Bajri eshte vetevrare me nje plumb pistolete "TT", ne oren 21 e 30 te shtunes ne shtepine e Behar Bajrit, burrit te saj", jane shprehur per "Koha Jone" burime policore nga Komisariati i Shkodres.

    Ngjarja

    Fabjola 15 vjecare, (te afermit e saj jane shprehur se se shpejti mbushte 16 vjec), njihej si nusja e Behar Bajrit. Kishte vene kembe ne ate shtepi qe prej nje viti e gjysme. Por cifti ende nuk kishte vene kurore civile. Jetonte ne shtepine e madhe te Bajreve me shume ne mungese te te shoqit. Sipas rrefimeve te njerezve te saj, nje vit e gjysem me pare vajza ishte rrembyer nga i shoqi. Por tashme te dy familjet Hyseni dhe Bajri kishin vendosur marredhenie te mira. "Nisur nga rrethanat e ngjarjes duket se kemi te bejme me nje vetevrasje te paramenduar mire dhe madje prej kohesh", thane burime te policise. 15 vjecarja me emrin Fabjole ka pergatitur mire situaten. Fillimisht ka gjetur pistoleten. Burimet policore nuk japin shume shpjegime lidhur me kete, por fjala eshte per arme pa leje. Te shtunen Fabjola ka gjetur rastin ideal. Burrat e shtepise nuk kane qene aty. Ndersa vjehrra dhe kunata kane shkuar tek fqinja. Shkaku i vizites ka qene i rendomte, per te pire nje kafe dhe nje uje te ftohte. Madje edhe ajo ka qene e ftuar per atje. "Kam qef te rri ketu ne kuzhine se dua te shoh filmin. Eshte nje film i bukur te cilin e kam me shume deshire", mesohet te kete thene ajo ndersa ka percjelle te dera te vjehrren dhe te kunaten. Nuk e ka mbyllur deren nga brenda dhe me pas ne kuzhinen e shtepise ka bere "harakiri". Vetem nje plumb ne gjoks te cilin e ka nisur nga ana e djathte dhe ka dale nga shpatulla e majte, duke pershkuar nje trajektore te lakuar, ka qene i mjaftueshem per te perfunduar gjithcka. Ajo ka rene perdhe e mbytur ne gjak. Ndersa pas krismes jane derdhur me te shpejte ne dhome vjehrra, kunata, por edhe fqinjet te cilet kane pare skenen e tmerrshme. Ne mes te kuzhines 15 vjecarja shtrihej e pajete ndersa vazhdonte te dilte gjak nga gjoksi. Sipas te njejtave buime policore vdekja ka qene e menjehershme. Plumbi ne gjoks ka demtuar zemren dhe ka hapur aorten, duke bere qe vdekja te jete e menjehershme.

    Fabiola tentoi per here te dyte

    Ne pergjithesi ata qe e kane njohur Fabjolen jane shprehur se ajo ishte natyre e qete dhe e permbajtur. Nuk fliste pothuajse fare. Per policine, por edhe per njerezit e saj kjo vetvrasje mbetet enigme e madhe. Asnje shenje te pakten kohet e fundit nuk ka dhene qe te mund te linin te kuptoje nje vetereagim te tille megjithese rrethanat kane qene te parapergatitura. Policia shprehet se nuk eshte gjetur asnje shenim qe mund te kete lene vajza. Kjo e shton edhe me shume engimen. Ne pergjithesi cifti shkonte mire megjithese shiheshin shume ralle. Nderkohe qe nje nga te afermit e saj ka pohuar per "Koha Jone" nje fakt te rendesishem. Para nje viti Fabjola ka rene nga kati i dyte i nje pallati. Atehere kjo renje u quajt aksidentale, por mund te kete qene edhe nje tentative e Fabjoles per t'u vetevrare. Ky eshte rasti i trete ne dy jave qe ne Shkoder shenohen vetevrajse, pas asaj te semures epileptike 22 vjecare nga Thethi dhe 45 vjecarit te veteshpallur hoxhe nga Kalldruni.

    Altin Urza

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ska shaka me Korentin

    Gaz.Shqip.
    --------
    Nuk kishin bėrė tokėzimet, vdes nė vend nėna e dy fėmijėve

    Korrenti nė dush i merr jetėn mėsueses 50-vjeēare


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Korrenti nė dush shkakton dhe njė tjetėr viktimė. Nėna e dy fėmijėve, 50-vjeēarja Zana Bushati, ka ngelur e vdekur ndėrsa lahej nė shtėpinė e saj. Gjithēka ka ndodhur brenda pak sekondash, gjatė paradites sė djeshme, fakt i cili ėshtė konfirmuar dhe nga burimet policore.

    Njė tjetėr tragjedi ėshtė shėnuar nga energjia elektrike. Kėtė radhė nuk bėhet fjalė pėr ndonjė shtėpi tė djegur apo fėmijė tė shkrumbuar, por pėr njė viktimė, e cila ka vdekur e elektrizuar gjatė kohės qė lahej nė dush. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, ndėrsa 50-vjeēarja Bushati, lahej nė banjon e shtėpisė sė saj, nė lagjen "Vojo Kushi". Pas ekspertizės sė bėrė nė vendngjarje, ėshtė pėrcaktuar se shkarkimi i energjisė nė ujė, ka ardhur si pasojė e mosbėrjes sė tokėzimit nė rrjetin elektrik tė shtėpisė.

    Vdekje tė tilla, nėn dush nuk janė tė padėgjuara pėr rrethin e Shkodrės. Para dy vjetėsh, njė 27-vjeēare, emigrante nė Zvicėr, ka gjetur vdekjen, ndėrsa lahej nė dushin e kabinės nė plazhin e Velipojės, ku kishte shkuar pėr tė pushuar. Tė njėjtėn verė, njė 11-vjeēare ka humbur jetėn nė tė njėjtat kushte, po nė plazhin e Velipojės. Ndėrsa vdekja mė tragjike i pėrket njė 28-vjeēari, i cili ngeli i vdekur nga shkarkesa elektrike, ditėn qė do tė vishej dhėndėr.

    ----------------

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    shkoder apo kandahar ?

    GSH
    -------------
    Gjithēka ka ndodhur nė dhomėn e ēiftit, rreth orės 11.30, nė vilėn e ndėrtuar prej pak kohėsh nė lagjen "Daniel Matlia"

    Gjithė detajet e ngjarjes sė rėndė qė tronditi qytetin verior. Bashkėshortėt ishin pėrleshur para krismave

    Xhelozia ekzekuton ēiftin Ymeri
    Shkodėr, burri qėllon gruan dhe mė pas vret veten


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Familja shqiptare shėnon dhe dy viktima tė tjera. Kėtė radhė ėshtė xhelozia, e cila ka goditur sėrish, duke marrė me vete dy bashkėshortė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur dje paradite nė familjen Ymeri, ku Kujtim Ymeri ka vrarė me njė pistoletė TT gruan e tij 19-vjeēare Frida dhe mė pas ka qėlluar dhe veten, duke vdekur nė ēast.

    Ngjarja e dhimbshme, ėshtė konfirmuar si njė ekzekutim dhe vetvrasje mė pas, nga ana e policisė, e cila nė vendngjarje ka mundur tė mbledhė vetėm dy gėzhojat dhe arma me tė cilėn ėshtė kryer krimi. Gjithēka ka ndodhur nė dhomėn e ēiftit, rreth orės 11.30, nė vilėn e ndėrtuar prej pak kohėsh nė lagjen "Daniel Matlia".

    Ngjarja
    Askush nuk ka parė dhe dėgjuar gjė. Vetėm njė hapje fatale porte nga ana e babait tė Kujtim Ymerit dhe tė shtrirė pa jetė, nė njė pellg tė madh gjak mbi dyshemenė e dhomės bashkėshortore janė gjetur ēifti Kujtim e Frida Ymeri. Pak mė tej dhe arma, njė pistoletė TT, e cila ishte pa leje. Pėr familjarėt ajo qė kishte ndodhur nuk ishte aq e vėshtirė pėr t'u kuptuar, sesa motivi qė kishte shtyrė bashkėshortėt nė njė gjė tė tillė. Eshtė dashur ardhja e policisė, e cila ka ndėrtuar dhe njė herė skenėn, ku ėshtė zhvilluar "takimi i fundit" mes dy bashkėshortėve Ymeri. Sipas burimeve nga policia, fillimisht plumbat e pistoletė kanė qėlluar mbi trupin e 19-vjeēares Frida Ymeri. Njė plumb nė kokė, shkrehur nga ana e burrit tė saj ka mjaftuar pėr t'i marrė jetėn. Kur ka parė tmerrin qė kishte bėrė, Kujtim Ymeri ka shkrehur dhe njė plumb tjetėr mbi kokėn e tij, duke i dhėnė fund jetės. Ekspertiza nuk ka mundur ta motivojė ndryshe ngjarjen, pėrveēse duke e bazuar atė nė motivet e xhelozisė. Nė tė dhėnat qė ajo ka arritur tė grumbullojė nga ana e familjarėve, mėsohet se ēifti nuk ka pasur asnjėherė probleme.

    Policia
    Duhet tė ketė pasur dhe ndonjė pėrleshje nė dhomėn ku ėshtė kryer krimi, pasi pėrtokė kishte shumė rroba tė hedhura nė dysheme, rrėmujė, sende pėrtokė, pra ishte skenė tipike e njė pėrleshje" kanė deklaruar burime nga policia, pasi kanė kryer ekspertizėn nė vendngjarje. Megjithatė njė version i tillė nuk konfirmohet pas kqyrjes qė i ėshtė bėrė viktimave, pasi nė trupat e tyre nuk kishte asnjė shenjė dhune. Pranė trupit tė Kujtim Ymerit, fare pranė dorės, ėshtė gjetur dhe arma e krimit. Kjo ka bėrė qė organet hetimore tė pėrforcojnė mendimin, se ka qenė pikėrisht Kujtimi ai qė ka kryer vrasjen. Fillimisht ka vrarė gruan dhe mė pas ka qėllua veten. "Dy trupat duhet tė kenė qėndruar pėrreth gjysėm ore tė vdekur nė dhomėn e tyre, tė pazbuluar nga askush" kanė sqaruar mė tej, hetuesit nė lidhje me tragjedinė e ndodhur nė zonėn e njohur me emrin "Qafėhardhi". "Kjo ka ardhur falė akustikės sė shtėpisė, e cila nuk lejonte qė zhurmat tė dalin jashtė. Megjithatė dhe sikur tė ishin zbuluar nė moment, nuk kishte asnjė mundėsi shpėtimi pėr jetėn e tyre, pasi plagėt qė kishin marrė ishin vdekjeprurėse" kanė pėrfunduar burimet nga komisariati i Shkodrės.
    --------------------------


    koment..

    Sipas gazetave ky cift kishte tre femije.

    Ne se koha midis lindjeve eshte normalisht 2-3 vjet i bie qe FRIDA te kete lindur femijen e pare po themi 13 vjece ose 14.
    Pra kur eshte martuar FRIDA?

    I bie te jete martua 12 vjece dhe burri 30 vjec.

    Ne Shkoder jemi apo ne Kandahar te Afganistanit..
    VRASESI I VERTETE eshte babai i FRIDES, ai taliban i poshter qe jep vajzen-femije per te pjell vica per Ymer ******.

    TURP per Shkodren, qytetin me numrin rekord te vrasesve ne BOTE.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Frida

    "SHKODER

    "Unė e njihja vėllanė tim pėr njė njeri tė arsyeshėm. Nuk e di se si mund tė ketė ndodhur qė ka kryer njė gjė kaq tė tmerrshme. Duhet tė ikur mendja". Kėshtu shprehet njė prej vėllezėrve tė Kujtim Ymerit, nė shtėpinė ku tashmė ka ndodhur tragjedia. Aty hyjnė e dalin shumė njerėz dhe pamja e shtėpisė nga njė vilė shumė e bukur tre katėshe, ka ndryshuar krejtėsisht, duke i rėnė njė hije e kobshme dhe e zezė. Vėlla i vogėl i Kujtimit, beqar, ėshtė shumė i shkokuar nga njė ngjarje e tillė, pasi nuk e mendonte kurrė se harmonia familjare mund tė pėrfundonte nė njė mėnyrė kaq makabre. Tashmė atij i duhet tė kujdeset pėr prindėrit dhe tre fėmijėt qė ka lėnė jetim vėllai i madh. Ndėrsa babai i Kujtim Ymerit, ka qenė personi i parė, qė duke i dridhur zėri ka lajmėruar policinė. "Unė kam qenė duke punuar nė oborr dhe pasi jam ngjitur nė shtėpi dhe i kam gjetur tė dy pajetė. Nuk mė ngeli gjė tjetėr veēse tė lajmėroja policinė" ėshtė shprehur ai. "
    ------------

    Tre fėmijė 9 muajsh, 3 e 5 vjeē mbesin jetimė

    Komshinjtė e viktimave: Ja si e kemi parė jetėn e ēiftit fatkeq


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Tepėr tė tronditur nga kjo ngjarje e rėndė kanė ngelur dhe komshinjtė e familjes Ymeri. Ishte mjaft e vėshtirė pėr ata qė tė besonin se njė mėnxyrė e tillė kishte ndodhur me tė vėrtetė. Tek vėrtiten tė tromaksur nė oborrin e vilės trekatėshe, komshinjtė arrijnė tė kujtojnė copėza nga jeta e shkurtėr e ēiftit Ymeri. "Kishin gati 5 vjet qė ishin martuar. Kujtimi e kishte marrė nė moshė tė vogėl nusen. Frida nuk ishte mė shumė se 14 vjeē, kur ėshtė martuar" mėsohet nga rrėfimet e komshinjve. Kėta tė fundit kanė qenė dhe dėshmitarė tė njėkohshėm tė ngjarjes tė rėndė. "Ne kemi dėgjuar grindjen e tyre dhe kemi menduar se ėshtė diēka e zakonshme, qė do tė pėrfundonte me aq. Por kur kemi dėgjuar krismat, kemi nxituar tė trembur tė shikojmė se ēfarė ka ndodhur". Ndonėse njė version i tillė bie nė kundėrshtim me deklaratat e policisė, qė krismat nuk i ka dėgjuar askush, kanė qenė komshinjtė ata qė janė gjendur nė vendngjarje mė parė se uniformat blu.

    Familja Ymeri kishte ardhur pak vite mė parė nė Shkodėr. Ata banonin nė fshatin Mjedė, disa kilometra larg Shkodrės. Nga ky fshat kanė ardhur dhe familjarėt e Fridės, tė cilėt kanė marrė trupin nė orėt e mesditės dhe e kanė dėrguar nė shtėpinė e saj, ku do tė varroset nė varrezat e fshatit. Ēifti Ymeri ka lėnė jetimė dhe tre fėmijė tė moshė, 5, 3 dhe 9 muajsh, tė cilėt sipas komshinjve ishin fryt i dashurisė dhe marrėdhineve tė shkėlqyera qė kjo familje ka pasur mė parė mes njėri-tjetrit. Sipas burimeve nga policia, fėmijėt kanė qenė nė njė dhomė tjetėr.

    -----------------------

    Cbehet more..
    BABA i YMERIT thot skam degjuar zhurma. I vellai po ashtu skam degjuar zhurma. Genjejne te dy at e Bir se komshite qe jane larg e kane degjuar grindjen. Kane bere sehir kur i biri 36 vjec ka qene duke e rrahur vajzen 19 vjece.

    19 vjece me tre femije. Ligji ndalon martesat e vajzave 13, 14, 15 vjecare sepse quhen femije.
    Po pedofili Ymer ka gjetur nji baba fukara i cili shet vajzen 13 vjece per nji cop buke te biznesmeni.
    Dhe nji dit burri pedofil e vret friden.

    Pis Milet.

    A ka shtet ne Shkoder apo shkodra eshte bere pleh.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •