Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 114

Tema: Arkiv X

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korcarja ...
    korca zonje e Korca lule ...thoshte i ngrati Naim beu i frasherit...
    Tani Korca e Deputeteve Bollshevik Agolli e Pellumbi eshte bere..mos e pyet..


    Shekulli..
    -----------

    Roland Kosova, Besnik Hoxhallari dhe Eduart Daja kanė bashkėpunuar me njėri tjetrin pėr tė shfrytėzuar si prostituta disa vajza. Sėshpejti pritet dėshmia e njė vajze nga fshati Banjė
    Korēarja: Ja si mė bėnė prostitutė

    Irena Feēani, nėnė e dy fėmijėve dėshmoi dje pėr tre tutorėt e saj

    Alma Ēuka
    TIRANĖ - "Prostituoja me dėshirė nė Greqi dhe nė Gjermani. Rolandi nuk mė ka keqtrajtuar, por unė e denoncova pasi ai mė shiti disa herė nėpėr shokėt e tij. Unė kam pranuar tė prostituoj, por vetėm me njėrin dhe jo tė shitem sa tek njėri tek tjetri". Kėshtu e ka filluar dėshminė e saj dje para gjykatės Irena Feēani, nėna e dy fėmijėve nga Luboniku i rrethit tė Korēės. Edhe pse kishte punuar si prostitutė njė muaj nė Greqi dhe disa kohė nė Gjermani, Feēani nuk e fajėsonte pėr kėtė gjė Kosovėn, madje gjatė gjithė dėshmisė sė saj vazhdimisht qeshte. Edhe kur doli nga dera e sallės sė gjyqit ajo ishte tepėr e qeshur dhe e shoqėruar nga dy djem. Pėr gati dy orė rresht e dėmtuara Irena Feēani, dėshmoi para gjykatės pėr tre tė pandehurit Besnik Hoxhallari, Eduart Daja dhe Roland Kosova. Nga tre tė pandehurit vetėm njėri ishte i pranishėm, Roland Kosova. Dy tė pandehurit e tjerė nuk dihet se ku kanė shkuar, ndonėse pėr ta ka filluar procedimi penal. Akuza pėr tė pandehurit ėshtė ajo e shfrytėzimit dhe favorizimit tė prostitucionit pėr qėllime pėrfitimi, falsifikim dokumentesh dhe rrahje me pasojė vdekjen. Akuza e fundit rėndon nė kurriz tė rė pandehurit Roland Kosova.
    Dėshmia
    Irena e filloi dėshminė e saj menjėherė pas pyetjeve tė bėra nga prokurorėt Ened Nakuēi dhe Henrik Ligori. Vajza e dėmtuar foli pa ndrojtje para trupit gjykues tė drejtuar nga gjyqtarja Manjola Bejleri dhe anėtarė, Altina Xhorxhaj e Bledar Abdullai. Vajza tha nė fillim se nė kėtė valle pa fund e kishte futur komshiu i saj i quajtur Besnik Hoxhallari. Ngjarja ka filluar nė shkurt tė kėtij viti. Nė mesin e shkurtit, Irena Feēani ftohet pėr drekė nga ēifti Hoxhallari, Besniku dhe gruaja e tij Erjola. Gjatė drekės Besniku i thotė Irenės nėse dėshironte tė punonte nė Itali me qėllim qė tė ushqente dy fėmijėt e mbetur pa baba. Vajza tha dje para gjykatės se burri i saj kishte vite qė punonte nė Greqi dhe ajo ndihej e vetmuar. Kėshtu qė ditėn e dytė tė vizitės vendosi tė pranojė ofertėn e komshiut tė saj Besnik Hoxhallari. Pas pranimit, Irena nėpėrmjet Besnikut prezantohet me tė pandehurin Roland Kosova. Ky i fundit, i premton ta nisė nė Itali pėr tė punuar si prostitutė. Besniku e ka shitur vajzėn tek Rolandi vetėm 1.5 milionė lekė tė vjetra.
    Tutorėt
    I pandehuri Roland Kosova e merr vajzėn dhe niset pėr nė Kuēovė. Pasi qėndron tre ditė nė njė hotel nė Kuēovė, i pandehuri e shet vajzėn tek i pandehuri tjetėr Eduard Daja. Vlera ishte e njėjtė. Ky ritual bėhej shpesh midis tė pandehurve. Besniku i siguronte vajzat pėr tė punuar si prostituta nė Itali, Greqi dhe Gjermani Rolandit dhe Eduartit. Eduart Daja ėshtė i pandehuri i tretė i cili ka pėrfituat mė shumė nga vajzat e shitura. Irena shpjegoi dje se sė bashku me Eduart Dajen ėshtė nisur nė Greqi dhe atje ka punuar si prostitutė pėr njė muaj rresht. Vajza tha se merrte ne ditė 500 deri nė 600 euro dhe tė gjitha fitimet ia dorėzonte tutorit tė saj. Megjithatė ajo shpjegoi se ishte tepėr e kėnaqur nga tutori pasi ai nė asnjė moment nuk e ka keqtrajtuar. Nga Greqia Eduarti sė bashku me Irenėn nisen nė Gjermani. Edhe kėtu vajza nga Luboniku i Korēės punon si prostitutė dhe fiton pothuajse njėsoj si nė Greqi. Ajo shpjegoi dje se tė gjitha paratė ia merrte Eduarti. Por nė Gjermani vajza nuk pati fatin tė punonte gjatė si prostitutė. Ajo ėshtė kapur nga policia tre muaj mė parė me dokumente falso. Sipas akuzės, Irena Feēani ka bėrė nė Gjermani edhe tre muaj burg me akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve.
    Akuza
    Ened Nakuēi i tha dje gjykatės se kundėr tė pandehurve do tė vijė pėr tė dhėnė dėshminė e saj edhe njė vajzė nga Banja e Elbasanit. Ajo ėshtė kapur sė bashku me tė pandehurin Roland Kosova javėn qė kaloi nė njė prej lagjeve tė Tiranės. Vajza nga Banja ka punuar pėr Kosovėn tre muaj nė Itali dhe i ka dhėnė atij fitime tė mėdha. Nė seancėn e djeshme prokuroria nuk arriti tė sjellė vajzėn e dytė qė shitej nga njėri tutor tek tjetri si prostitutė, por siguroi se do ta paraqesė atė nė njė nga seancat mė tė afėrta. Akuzat mė tė rėnda janė ato qė ka mbi kurriz i pandehuri Roland Kosova. Dje para gjykatės i pandehuri nuk foli asnjė fjalė, ai ia la nė dorė mbrojtjes tė kundėrshtonte akuzat. Avokatėt e tė pandehurit nuk qenė dakord qė tė bėhej sigurimi i provės. Ata thanė se marrja e provės ishte e paligjshme dhe kėshtu qė iu desh gjykatės tė ndėrhynte me vendim tė ndėrmjetėm dhe tė pranonte dėshminė e vajzės sė dėmtuar si provė. Sipas akuzės, tė pandehurit rrezikojnė dėnimin minimal me 15 vjet burg dhe atė maksimal deri nė 25 vjet burg.
    Kosova
    Roland Kosova u arrestua gati dhjetė ditė mė parė nga policia e Pogradecit dhe e Kuēovės nė njė lokal pranė liqenit tė Ohrit. Ndalimi i tij u bė pas kallėzimit tė disa vajzave tė cilat pasi punuan nėpėr semaforėt e Evropės vendosėn tė ndėshkonin tutorėt e tyre. Vajzat kanė shpjeguar se nuk janė keqtrajtuar, por ato janė shitur dorė mė dorė tek persona qė nuk i kanė njohur. Roland Kosova ka mbi kurriz edhe akuzėn e rrahjes me pasojė vdekjen e 22-vjeēarjes Erjola Hoxhallari. Erjola ėshtė gruaja e tė pandehurit Besnik Hoxhallari. Por ajo ra nė duart e Rolandit vetėm pas njė loje bixhozi dhe pas njė borxhi tė pashlyer. Disa javė mė parė Rolandi me Erjolėn banonin nė njė apartament nė Tiranė. Aty qėndronte edhe vajza nga Banja e Elbasanit qė nuk u paraqit dje nė gjykatė. Rolandi e rreh keq Erjolėn dhe pastaj detyrohet ta shtrojė nė spital. Nga plagėt e marra, vajza vdiq nė spital. Policia tashmė kėrkon burrin e Erjolės, Besnik Hoxhallarin dhe Eduart Dajėn, i cili ka detyruar Irena Feēanin tė punojė si prostitutė.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Korcari...

    shekulli
    -----------------

    Policia; Viktima e njohu pėrdhunuesin midis disa personave tė shoqėruar pėr kėtė ngjarje


    Arrestohet i akuzuar si pedofil


    Korēė, arrestohet 24- vjeēari. U denoncua si pėrdhunues i njė tė mituri

    KORĒĖ - Policia e Korēės ka arrestuar nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme njė 24- vjeēar i denoncuar pėr pėrdhunimin e njė 13- vjeēari. Burime tė policisė sė Korēės bėnė tė ditur pėr gazetėn se njė orė pas mesnatės sė tė martės ėshtė arrestuar Mikel Bostanxhi, 24-vjeē , banor i lagjes nr.8. Ai ėshtė denoncuar si pėrdhunues nga vetė viktima, 13-vjeēari E.M, nga lagjia "Radanec" e Korēės. Po sipas burimeve tė policisė, tė cilat i referohen denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orės 13:00 tė sė martės. 24- vjeēari sė bashku me disa moshatarė po shėtisnin nė periferi tė qytetit, por tek ish- uzina e mekanikės bujqėsore, ai ėshtė shkėputur dhe i ėshtė afruar njė grupi fėmijėsh, mes tė cilėve ndodhej dhe 13-vjeēari E.M. 24 vjeēari i ėshtė afruar tė miturit, edhe pse nuk e njihte, dhe me njė sjellje tė ėmbėl e ka shkėputur, duke e tėrhequr nė thellėsi tė njė objekti. Biseda me premtime se do ta kėnaqte me pije burrash ėshtė pasuar me pėrkėdhelje dhe mė pas me kėrcėnime. Sipas denoncimit 13-vjeēari ėshtė rrahur dhe tėrhequr me forcė zvarrė deri nė fund tė ndėrtesės dhe aty nė mėnyrė shatazarake ėshtė pėrdhunuar. Fėmija mendohet se ėshtė pėrmenduar pasi i dyshuari i kėsaj ngjarjeje ishte larguar. Ai ka shkuar nė shtėpi dhe u ka treguar gjithēka prindėrve. Sė bashku me prindėrit djali ka shkuar nė komisariatin e policisė, ku kanė denoncuar ngjarjen dhe kanė kėrkuar qė tė veprohet sipas ligjit. Shefi i krimeve Butrint Roshi, ka bėrė tė ditur se identifikimi i autorit tė pėrdhunimit ishte i vėshtirė, pėr faktin se djali 13-vjeēar nuk e njihte 24-vjeēarin. "U punua me profesionalizėm pėr gati 10 orė dhe nė orėn 01.00 pas mesnate djali i vogėl mes disa personave qė policia kishte ndaluar njohu pėrdhunuesin e tij"- tha shefi i krimeve. Menjėherė uniformat blu bėnė arrestimin, ndėrsa kanė filluar hetimet pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Fėmija 13-vjeēar ėshtė nėn kontrollin e mjekut neurolog.
    Jorgjeta Gjanēi

    ----------------

    i lumte policise por e nxjerr avokati pa lagur kete kriminel.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Barbaret ne Lezhe.

    shekulli
    -----------------
    Pesė persona tė tjerė, mes tė cilėve katėr fėmijė, janė plagosur rėndė nga shpėrthimi i 5 kg tritol
    Tritoli masakron 13-vjeēaren nga Lezha

    Policia po heton pistat e gjakmarrjes dhe asaj tė hakmarrjes, shoqėrohen 15 tė dyshuar nė komisariat

    Nga e dėrguara jonė nė Tale tė Lezhės
    Aleksandra Bogdani
    TIRANĖ- Shtėpia pėrdhese e Bardhok Ndoit, nė fshatin Tale tė Lezhės, ėshtė kthyer nė njė gėrmadhė tė vėrtetė, pas shpėrthimit tė 5 kilogramėve tritol nė verandėn e saj. Ndėrsa pak metra mė tej, nė njė ndėrtesė tė madhe, tė afėrmit dhe bashkėfshatarėt vajtonin mbi arkivolin e vajzės 13-vjeēare, Linda Ndoi, e cila vdiq nėn gėrmadhat e shtėpisė sė saj, nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm. Linda ėshtė futur nė arkivol pa kėmbė e duar. Gjymtyrėt e vajzės sė mitur janė mbledhur nėn gurėt e shtėpisė, tė lara nė gjak. Por morti "therte" deri nė kockė, pas lajmėve tė kėqija qė mbėrrinin nga spitali, ku vėllai 10-vjeēar i Linda Ndoit po luftonte minutė pas minute me vdekjen. Shpėrthimi i eksplozivit ku humbi jetėn njė 13-vjeēare dhe janė plagosur pesė persona tė tjerė ka ngritur nė kėmbė gjithė policinė e Lezhės, por edhe drejtuesit e Policisė sė Shtetit, nė Ministrinė e Rendit Publik. Tė vetmet shenja jete, nė grumbullin e gurėve dhe blloqeve tė betonit, janė njė divan i shtruar, mbi tė cilin vihen re disa rroba tė gjakosura fėmijėsh si dhe ca orendi tė tjera shtėpiake, tė kthyera pėrmbys. Ndėrsa fare pranė hyrjes, aty ku vetėm dy ditė mė parė ndodhej veranda e shtėpisė, vihej re njė gropė e madhe, nė tė cilėn ka qenė vendosur eksplozivi. Shpėrthimi i llahtarshėm ka shembur jo vetėm shtėpinė por edhe njė kasolle tė ndodhur mbi 20 metra larg ndėrtesės si dhe ka shkatėrruar plotėsisht furgonin jeshil tė tė zotit tė shtėpisė, tė parkuar disa metra larg oborrit.
    Shpėrthimi
    Tė afėrmit e fisit Ndoi rrėfejnė pėr "Shekullin" tmerrin e mėngjesit tė datės 1 gusht. Gjithēka ka kaluar qetė, nė shtėpinė e Ndoit, deri nė kėtė orė. Nė shtėpi ndodheshin 10 veta, tre prej tė cilėve kishin ardhur pėr miqėsi. Nusja e nipit tė Bardhok Ndoit, Gjyste Prenga sė bashku me dy fėmijėt e saj, Maurelin dhe Marselin kishin disa ditė qė qėndronin nė kėtė shtėpi, pėr tė pushuar buzė detit. Rreth orės 3.00, i zoti i shtėpisė ka dėgjuar zhurmė, nė oborrin e shtėpisė. Por Bardhok Ndoi ka kujtuar se ėshtė zgjuar ndonjėri prej familjarėve tė tij, dhe nuk ėshtė ngritur nga krevati. Vetėm pak sekonda mė vonė, tė gjithė personat qė ndodheshin nė shtėpi janė hedhur nė erė nga shpėrthimi i fuqishėm i pesė kilogramėve tritol. Bardhok Ndoi mban mend vetėm qė ka marrė nė krahė tė birin 10-vjeēar dhe ka dalė jashtė mureve tė shėmbura tė shtėpisė. Ndėrsa pjesėtarėt e tjerė tė familjes janė gjendur nė pjesėn e pasme tė shtėpisė, tė mbuluar nga gėrmadhat e tymi i eksplozivit.
    Masakra
    Dėshmitarėt e parė nė vendngjarje dridhen kur kujtojnė skenėn e tmerrit, pak minuta pas shpėrthimit tė tritolit. Gjymtyrėt e vajzės 13-vjeēare, e cila ka vdekur nė vend, janė shpėrndarė mes pluhurit tė zi tė eksplozivit. Ndėrsa djalit 10-vjeēar tė Bardhok Ndoit i janė kėputur dy kėmbėt si dhe ėshtė dėmtuar rėndė nė tru. Janė plagosur rėndė edhe vetė i zoti i shtėpisė, Ndoi si dhe mysafirėt e tij, 32- vjeēarja Gjyste Prenga, Maureli 6- vjeēar si dhe Marseli, i cili sapo ka mbushur dy vjeē. Menjėherė tė plagosurit janė nisur nė drejtim tė spitalit tė Lezhės, ku kanė marrė ndihmėn e parė mjekėsore. Ndėrsa shtėpia e rrėnuar ėshtė pėrfshirė nga frika, ankthi dhe vaji pėr vdekjen e Linda Ndoit si dhe plagosjen e pjesėtarėve tė tjerė tė familjes.
    Policia
    Uniformat blu tė Lezhės kanė mbėrritur nė fshatin Tale, i cili ndodhet rreth 20 minuta larg qytetit, nė orėt e para tė ditės sė djeshme. Fillimisht ata kanė ndihmuar familjarėt e dėmtuar dhe menjėherė pas kėsaj kanė filluar veprimet proceduriale nė vendngjarje. Burime pranė Drejtorisė sė Policisė sė Lezhės bėjnė tė ditur se nė shtėpinė e Bardhok Ndoit nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė e tritolit tė shpėrthyer nė verandėn e shtėpisė. Por sipas matjeve tė bėra nga ekspertėt e Ministrisė sė Rendit Publik, tė cilėt kanė mbėrritur nė vendngjarje tė kryesuar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bilbil Mema si dhe nga drejtori i Policisė Kriminale, Sokol Bizhga, tritoli i shpėrthyer kap peshėn e 5 kilogramėve. Megjithatė, provat materiale tė sekuestruara nė vendngjarje janė dėrguar nė Laboratorin Qėndror tė Ekspertizės, ku edhe janė kryer tė gjitha ekzaminimet e nevojshme.Ngjarja e rėndė, e ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm ėshtė klasifikuar si akt i pastėr terrorist, nga zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit Publik, dhe i ka kaluar pėr hetime tė mėtejshme zyrės sė Antiterrorit, nė Drejtorinė e Policisė sė Lezhės.
    Hetimet
    Sipas tė afėrmėve tė viktimės sė aktit mė tė fundit terrorist Bardhok Ndoit , familja e tyre nuk ka pasur ndonjė kėrcėnim apo hak pėr tė larė. Por burimet nė policinė lokale bėjnė tė ditur se vendosja e eksplozivit ka si motiv kryesor hakmarrjen. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se familja Ndoi ėshtė nė gjak prej disa vitesh me njė tjetėr familje nė njė fshat tė Lezhės. Por uniformat blu tė policisė po hetojnė tė gjitha pistat e mundshme, pėr kėtė ngjarje. Njė tjetėr pistė nė hetim ėshtė hakmarrja pėr ndonjė konflikt tė ndodhur mes fisit Ndoi dhe "armiqve" tė tyre, tė cilėt nuk janė identifikuar ende nga policia. Megjithatė, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, policia e Lezhės nuk ka pėrcaktuar ende njė pistė tė saktė si dhe nuk ka identifikuar autorėt e kėsaj vepre terroriste, qė nuk kurseu as jetėn e njė fėmije 13-vjeē si dhe plagosi tre fėmijė tė tjerė. Por, sipas njė burimi policor jozyrtar mėsohet se deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme janė shoqėruar nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės rreth 15 persona tė dyshuar. Policia shpreson tė gjejė autorėt e kėsaj vepre tė rėndė mes disave prej tyre, mbi tė cilėt kanė rėnė edhe dyshimet e para. Janė marrė nė pyetje personat qė ndodheshin nė shtėpi, gjatė ēastit tė shpėrthimit, tė cilėt kanė hedhur dritė mbi pistat e ngritura tė policisė. Policia ka pyetur tė gjithė personat e dyshuar, mbi tė cilėt ende nuk ėshtė prerė asnjė urdhėr-ndalimi deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    AS LONDRA E TONI BLERIT NUK E KA GDHENDUR ZHAPIKUN E FIERIT

    Ja c'thote gazeta Shqiptare..
    ----------
    I biri 28-vjeēar i viktimės, qė ėshtė edhe autori i vrasjes me sopatė, ende nuk ėshtė arrestuar, me gjithė kontrollet dhe postoblloqet e policisė nė fshatra e pika tė ndryshme

    FIER/ Ramiz Muka u godit nga i biri me sėpatė nė kokė. Pak njerėz nė varrim

    Vrasja e babait, motra e gruaja tėrheqin trupin nga morgu


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    Njė arkivol dhe pak njerėz kanė qarė pėr tė fundit herė dhe kanė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit 53-vjeēarin Ramiz Muka, i vrarė me sėpatė nga i biri. Ndėrsa ky i fundit vazhdon tė jetė i fshehur, larg zbulimit nga policia.

    Kjo e fundit gjatė gjithė ditės sė djeshme ka ushtruar kontroll nė banesėn e tij nė Fermė-Ēlirim, si dhe nė fshatrat pėrreth, por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, nuk ėshtė bėrė i mundur arrestimi i tij. Policia ka shpėrndarė gjithandej foton dhe tė dhėnat pėr autorin e masakrės, Gėzim Muka, 28 vjeē, por ende nuk ka ndonjė lajm pėr prangosjen.

    Viktima
    Askush nuk e ka besuar se 53-vjeēari me kokėn e ndarė nė dysh nga sėpata e tė birit do tė varrosej nga tė afėrmit. Deri nė orėt e pasdites sė djeshme, trupi i tij ka qėndruar nė morgun e spitalit tė qytetit. Ndėrsa pritej qė ta merrte Komunalja pėr ta varrosur, nė dyert e morgut janė paraqitur tre veta, dy gra dhe njė burrė. Burime nga spitali i Fierit kanė bėrė tė ditur se, trupin e 53-vjeēarit e ka marrė gruaja e tij e dytė, Drita, motra e viktimės dhe kunati i tij. Tė njėjtat burime nga spitali kanė pohuar se, trupi ėshtė marrė rreth orės 16.00, ndėrsa varrimi ėshtė kryer nė orėn 18.00. Pak njerėz e kanė pėrcjellė atė pėr nė banesėn e fundit. Lotė pafund nga gruaja e tij, motra dhe tė afėrm tė tyre. Ndėrsa fjalė pak. Me gojėn mbyllur, ata i kanė hedhur nga njė grusht me dhé, duke u ndarė pėrfundimisht nga ai. Gruaja e tij ka shkuar te tė afėrmit, ndėrsa i biri nuk dihet se ku ndodhet.

    Policia
    Qė nga mbrėmja e sė mėrkurės, kur Ramiz Muka ėshtė ekzekutuar nga i biri, Gėzimi, ky i fundit ėshtė vėnė nėn ndjekjen e policisė. Por, deri dje nė mbrėmje aksionet pėr arrestimin e tij kanė qenė tė kota. Me dhjetėra herė, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes ėshtė kontrolluar banesa e boshatisur e Mukajve nė Fermė-Ēlirim. Madje, ėshtė kontrolluar thuajse i gjithė fshati dhe tė tjerėt pėrreth, pasi mendohej se aty ishte strehuar 28-vjeēari. Pėr atė, policia ka shpėrndarė edhe fotografitė nė disa prej komisariateve fqinje dhe nė pikat e kalimit kufitar. Sidoqoftė, uniformat blu janė shprehur optimiste pėr arrestimin e tij, pasi "rrethi ka filluar tė ngushtohet".

    Tragjedia nė familjen fierake ka ndodhur ditėn e mėrkurė rreth orės 19.00. Sipas policisė, sherri ka nisur mes Gėzimit dhe njerkės sė tij, pasi i riu, i kthyer njė javė mė parė nga Anglia, nuk kishte qenė dakort me martesėn e dytė tė tė atit. Tė mėrkurėn nė mbrėmje, ai e ka rindezur sherrin me Dritėn (njerkėn). Pėr ta shuar konfliktin ka hyrė nė mes Ramizi. Nė kėtė moment, i biri ka rrėmbyer sėpatėn duke e goditur atė nė kokė. Me gjithė ndėrhyrjen e Dritės, goditja pėr tė ka qenė fatale, pasi kafka i ėshtė ndarė nė dy pjesė.

    ----------------

    Ferma "Clirimi" e Fierit ka cliruar shume ..po po..

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    lam nam

    Shekulli
    -----------------

    Disa prej vajzave ishin futur nė rrjet pas mashtrimeve se kapot e grupit do tė martoheshin me to nė Angli
    Bordello shqiptare nė qendėr tė Londrės

    Zbulohet grupi qė kishte ngritur njė "qendėr masazhesh" me 20 prostituta shqiptare

    Ened Janina
    TIRANĖ- Zbulohen edhe dy bashkėpunėtorėt e tjerė tė Petrit Colit, njeriut tė akuzuar se ka krijuar njė rrjet tė tėrė prostitucioni nė Londėr tė Anglisė. Ata janė Arben Pali dhe Marian Lukaj, tė cilėt sė bashku me Colin akuzohen nga drejtėsia pėr shfrytėzim prostitucioni. Tė tre shtetasit shqiptarė kishin ngritur njė pallat tė tėrė me prostituta nė qendėr tė Londrės. Lajmi ėshtė pohuar paraditen e djeshme nga burime tė organit qendror tė akuzės.
    Tė tre kėta shtetas kishin nė vartėsinė e tyre rreth 20 prostituta tė gjitha shqiptare. Pasi i kishin mashtruar duke i thėnė se do tė martoheshin bashkė, ata i kishin marrė vajzat dhe i kishin ēuar nė Londėr. Me anė tė forcės, ata i kishin detyruar vajzat qė tė ushtronin zanatin mė tė vjetėr nė botė, atė tė prostitutave. Pėr tė mos rėnė nė sy tė policisė vendase kishin pėrdorur njė qendėr masazhesh, nė lagjen "Luton" tė Londrės. Klientėt e kėsaj qendre pėrveē masazheve qetėsuese merrnin edhe trajnime tė tjera. Mjafton qė tė paguanin njė shumė mė tė madhe parash dhe merrnin ēfarė tė donin nga vajzat shqiptare. Klientėt e kėsaj shtėpie publike ishin tė gjithė shtetas anglezė.
    Policia vendase kishte pikasur kėtė qendėr "masazhesh" dhe kishte vėnė disa agjentė qė ta ruanin. Mė pas pėr tė pasur prova sa mė tė sigurta kishin vėnė edhe disa telekamera qė kontrollonin tė gjitha lėvizjet nė pallat. Nuk zgjati shumė kohė dhe policia arriti qė tė grumbullonte prova tė mjaftueshme pėr fajėsinė e tre shqiptarėve. Hetimet e anglezėve treguan se bashkėpunėtorė tė tre shqiptarėve ishin disa shtetas kosovarė me banim nė Angli. Ata, duke qenė se kishin kohė qė banonin atje, kishin mundur qė tė krijonin tė gjitha lidhjet me vendasit. Tashmė kjo qendėr "masazhesh" nuk ekziston mė pasi "Metropolitan Police" e Londrės e ka bllokuar atė. Tė gjitha femrat qė shfrytėzoheshin atje janė tė lira, ndėrsa hetimet po vazhdojnė pėr persona tė tjerė tė implikuar nė kėtė rrjet. Kur ka bllokuar godinėn, policia angleze ka grumbulluar edhe njė sėrė provash tė tjera shkresore. Sipas burimeve, shqiptarėt kanė qenė shumė tė rregullt nė mbajtjen e tė gjitha procesverbaleve tė secilės nga vajzat e shfrytėzuara. Nė kėto procesverbale shėnoheshin tė gjitha veprimet e tyre dhe lekėt qė kishin fituar. Mesatarisht, secila nga vajzat arrinte qė tė fitonte rreth 300 paund anglezė nė ditė.
    Tė gjitha kėto prova janė pėrdorur nga prokuroria shqiptare nė ngarkim tė Petrit Colit, gjyqi i tė cilit po zhvillohet nė gjykatėn e rrethit Shkodėr. Pėrveē prostitucionit, ai akuzohet edhe pėr vrasjen e shtetasit Pėrparim Geci, rreth njė vit mė parė nė Londėr. Hetimet treguan se motivi i kėsaj vrasjeje ėshtė konkurrenca e dy bandave rivale nė trafikun e mishit tė bardhė. Pak ditė mė parė nė gjykatėn e Magjistralit tė Lutonit, nė Londėr, u zhvilluan tre seanca pėr sigurim prove kundėr Colit. I tėrė trupi gjykues u transferua atje dhe seancat u zhvilluan me dy gjyqtarė. Gjatė kėtyre seancave u morėn nė pyetje 12 dėshmitarė dhe ekspertė, por edhe u administruan provat shkresore. Kostoja e kėtij gjyqi, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri, ka qenė mė e madhe se 60 mijė dollarė amerikanė. Pjesa mė e madhe e kėtyre lekėve ėshtė paguar nga pala angleze.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    malsoret tone trima

    GAZ shqiptare
    ----------------------

    Policia: Dy burrat bėnė presion ndaj gruas 23-vjeēare. "Nėse s'ke lidhje me tė vrite, pėrndryshe do tė vrasim bashkė me fėmijėt"

    Zbardhet vrasja e rrallė e Shkodrės. Shpallet nė kėrkim Violeta Molla

    Vrau "tė dashurin" me urdhėr tė burrit e babait


    --------------------------------------------------------------------------------

    Unė e vras pėr tė mbushur mendjen ty se nuk kam pasur tė bėj me atė burrė". Me kėto fjalė i ėshtė drejtuar Violeta Molla bashkėshortit dhe babait tė saj dhe mė pas njė breshėri automatiku ėshtė derdhur mbi kokėn e njeriut, pėr tė cilin pėrflitej se kishte marrėdhėnie intime.

    Njė ngjarje e kobshme ėshtė shėnuar nė skedarėt e policisė sė Shkodrės, e cila shumė shpejt ka arritur tė zbardhė atė. Njė njeri ėshtė vrarė pėr t'i dhėnė fund njė tufė thashemesh fshatrash dhe pėr tė vėnė nė vend nderin e njė gruaje tė marrė nėpėr gojėt nga bashkėfshatarėt e saj.

    Tė dhėnat e para qė vijnė nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės bėjnė tė ditur se tre ėshtė numri i personave tė implikuar nė vrasjen e Can Dushajt. Violeta Molla, 23 vjeēe, bashkėshorti i saj, Kol Molla banues nė Shkodėr, qė tė dy komshinj me viktimėn, banorė tė lagjes "Guerrile" dhe babai i saj Mark Zefi, tashmė janė personazhet e ngjarjes tragjike tė shėnuar nė Malėsinė e Cukalit. Ftohtėsia me tė cilėn ėshtė kryer vrasja, nuk ka lidhje me asgjė tjetėr veēse me ashpėrsinė dhe forcėn qė ushtron kulti i nderit nė zonat e thella malore tė Malėsisė sė Madhe. Njė grua nuk ka hezituar tė tėrheqė kėmbėzėn e armės ndaj komshiut tė saj, vetėm e vetėm pėr tė mbyllur gojėt e liga, si dhe pėr tė shpėtuar jetėn e saj e tė fėmijėve pas kėrcėnimeve tė tė shoqit. "Nė se ėshtė e vėrtetė se ti nuk ke shkuar me atė njeri, vrite. Ose, do tė vras unė ty bashkė me fėmijėt". Sipas policisė, ky ka qenė presioni qė Kolė Molla, bashkėshorti i gruas vrasėse, ka ushtruar nė sy tė babait tė 23-vjeēares, ide tė cilėn e ka mbėshtetur dhe ai, pėr tė mos u pėrbaltur akoma mė shumė nga fjalėt e njerėzve. Tė dielėn gjatė gjithė ditės ėshtė bėrė rrethimi i banesave. Si rezultat nė shtėpinė e Mark Zefit tė arrestuar tashmė, nė Cukal, rreth orės 02.00 tė mėngjesit tė sė hėnės, ėshtė gjetur dhe arma e krimit, njė automatik tip 56. Ai tashmė akuzohet pėr vrasje nė bashkėpunim dhe armėmbajtje pa leje. Ndėrsa tė dhėnat pėr ēiftin janė shpėrndarė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe sidomos nė pikat kufitare tė kalimit. Zbulimi i autorėve ka bėrė qė policia tė ndėrtojė tė plotė dhe skenėn e vrasjes dhe motivet. Sipas saj ekzekutorja direkte e viktimės 45-vjeēare ėshtė Violeta Molla, e cila nė kryerjen e kėtij krimi ka qenė e nxitur nga babai i saj dhe bashkėshorti. Si motiv cilėsohet ai i dobėti. Tre personat i kanė zėnė pritė Can Dushaj lindur nė Tropojė dhe banues nė lagjen "Guerrile", gjatė rrugės nė vendin e quajtur Cukal. Ai e bėnte ēdo ditė atė rrugė me mjetin e tij tip "IFA" me targė SH 5878 C, ku transportonte lėndė drusore. Rreth orės 19.30 tė sė shtunės nė njė kodėr 5 km larg rrugės, ku do tė kalonte viktima me makinėn e tij ėshtė ngritur dhe pusia. Pasi ėshtė qėlluar me automatik, 45-vjeēari ėshtė rrokullisur me makinė dhe ka rėnė disa metra poshtė rrugės. Fillimisht policia ėshtė lajmėruar pėr aksident automobilistik, por mė pas rezultoi se kemi tė bėjmė me vrasje. Hetimet kanė nisur qė nė vendngjarje, por vetėm puna operative dhe dėshimtė e njerėzve pėr pozicionin dhe lidhjet qė kishin vrasėsit me viktimėn, kanė ēuar nė zbardhjen e krimit.

    --------------------------
    Policia: Nuk ėshtė vėrtetuar lidhja intime

    Pushimet e thyera nė mes nga thashethemet e fshatit


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Kishte menduar tė kalonte pushime tė qeta pranė familjes sė saj nė Malėsinė e Cukalit, por siē thotė dhe fjala popullore "nuk tė lenė shtrigat tė bėsh dasėm". Sapo Violeta Molla, banore nė lagjen Guerrile tė Shkodrės, ka mbėrritur nė shtėpinė e babait tė saj, Mark Zefi, nė Malėsinė e Cukalit, ėshtė pėrballur me njė mori thashethemesh, ku ajo pėrflitej se kishte lidhje intime me njė shofer, komshi nė lagjen "Guerrile". Bėhet fjalė pėr Can Dushaj, i cili punonte me kamion, duke transportuar lėndė drusore nga Malėsia e Cukalit pėr nė Shkodėr. Gojėt e liga kanė nisur tė mbushin fshatin pėr lidhjet e saj me shoferin e druve, duke e bėrė tė padurueshme gjendjen. Fjalėt kanė mbėrritur dhe nė veshin e bashkėshortit tė saj, i cili bashkė me vjehrrin, Mark Zefin, kanė rėnė dakort pėr mėnyrėn me tė cilėn Violeta do tė vėrtetonte pastėrtinė e saj moral. "Asgjė nuk ėshtė e vėrtetuar deri tani", janė shprehur burimet e policisė, nė lidhje me marrėdhėniet mes dy komshinjve tė lagjes "Guerrile". "Lidhja intime mes Violetės dhe Canit, ngel gjithmonė nė kuadrin e thashethemeve dhe fjalėve tė banorėve tė malėsisė. Megjithatė, forca e tyre ka ēuar nė vrasjen e 23-vjeēares", kanė deklaruar drejtuesit e Policisė Kriminale. "Ne jemi shumė tė kėnaqur me rezultatet e punės tonė. Kemi arritur tė zbardhim ngjarjen, mjaft tė komplikuar fillimisht. Dhe kjo pikėrisht falė ambientit ku qarkullonin dhe fjalėt pėr lidhjen mes viktimės dhe vrasėses".

    ---------------------------
    Lajmi i fundit

    Tiranė, vret tė ėmėn e riatdhesuar


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Lushnja nė Tiranė pėr tė vrarė nėnėn. Shefije Dibra dje nė vend tė pėrqafimit nga djali I saj ka marrė njė breshėri plumbash kallashnikovi duke I siguruar asaj vdekjen. Ngjarja ka ndodhur mbrėmjen e djeshme nė Fushė-Prezė nė periferi tė Tiranės. Djali njė 18-vjeēar jetonte tek gjyshi I tij, nė Lushnje, pasi e ėma kishte emigruar nė Itali. Vejushė prej kohėsh ajo pas rikthimit nė atdhe ėshtė vendosur tek motra e saj nė Fushė-Prezė. Por sapo e ka marrė vesh lajmin pėr rikthimin e nėnės, djali ėshtė armatosur dhe e ka qėlluar pėr vdekje nėnėn, duke u shpallur nė kėrkim nga policia.

    --------------------
    Arrestohet Hysen Hoxha. Rrėfimi i fėmijėve

    Sherret pa fund: Rreh gruan keq dhe e lė tė vdesė nė dysheme


    --------------------------------------------------------------------------------

    au.da

    LUSHNJE

    Ka ekzekutuar gruan para njė muaji, se nuk i kishte bėrė drekėn, arrestohet nė shtėpinė e tij. Hysen Hoxha, 54 vjeē, ėshtė kapur dje nė mėngjes nė banesėn e tij, nė Allprenaj tė Lushnjės. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Fierit, kanė bėrė tė ditur se, arrestimi i tij ėshtė bėrė, pasi prej njė muaji ka qenė person nė kėrkim, pėr vrasjen me mjete tė forta tė bashkėshortes sė tij, Hatixhe Hoxha. Kjo e fundit ka vdekur dhe Hyseni ėshtė larguar, fėmijėt janė marrė nga prindėrit e viktimės, ndėrsa autori kishte "marrė malin", deri dje nė mėngjes, kur ishte futur fshehurazi nė shtėpi.

    Ka qenė mesdita e para njė muaji, kur Hyseni ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij nė fshatin Allprenaj. Sipas policisė, ai ka filluar tė zihet me gruan e tij dhe menjėherė e ka goditur atė me grushta e mjete tė forta, nė tė gjithė trupin. Pasi e ka gjakosur atė dhe e ka shtrirė pėrtokė, nė vend qė t'i japė ndihmėn e parė, ėshtė larguar. Dy fėmijėt e tyre, e kanė nisur tė ėmėn pėr nė spital dhe me gjithė ndėrhyrjen e mjekėve, ajo ka vdekur pas disa ditėsh. Kjo, si pasojė e plagėve qė kishte marrė nė trup e kokė.

    Pas ngjarjes, policia i ka pyetur dy fėmijėt e ēiftit, tė cilėt kanė treguar edhe ngjarjen. "Babi erdhi nga puna dhe nuk e gjeti drekėn gati. Mami nuk pati mundėsi t'ia bante se ishte e sėmurė. Ai nuk e la tė fliste, por e qėlloi menjėherė me njė dru, e ēfarė gjeti pėrpara. U largua dhe nėna mbeti e shtrirė. Kujtuam se vdiq, por e vumė re se merrte frymė dhe e ēuam nė spital", kanė thėnė fėmijėt.

    Pasi ėshtė shpallur person nė kėrkim, policia ka filluar edhe ndjekjet pėr tė. Pėr disa ditė atė nuk e ka gjetur, megjithėse siē ėshtė mėsuar dje, ai kishte qenė i strehuar te disa tė afėrm, nė tė njėjtin fshat. Dhe, tė dielėn nė mbrėmje, ai ėshtė kthyer nė shtėpi. Megjithėse nuk i ka ndezur dritat, ėshtė diktuar nga agjentėt e Antikrimit, tė cilėt kanė lajmėruar Komisariatin e Lushnjės. Dhe, nė mėngjesin e djeshėm ėshtė bėrė i mundur arrestimi i tij. Siē ėshtė mėsuar nga policėt e kėtij komisariati, ai ka thėnė dje se "e kishte rrahur, mbytur, pasi prej kohėsh ajo ishte bashkuar me fėmijėt dhe silleshin mjaft keq me tė". "Mė trajtonin si njė tė huaj. Vija nga puna dhe nuk gjeja gjė pėr tė ngrėnė. Jo njė ditė, por shumė herė. Nuk mė fliste njeri dhe askush nuk e ēante kokėn pėr mua", ka thėnė dje nė polici Hasan Hoxha. Tashmė shtėpia e tij ėshtė e mbyllur, pasi vetė ndodhet nė qeli, gruaja, Hatixhja nė varr, ndėrsa dy fėmijėt te dajet e tyre.

    -------------------
    KORĒE/ Grindeshin pėr tė prishur martesėn

    Qėllon burrin me levė nė kokė


    --------------------------------------------------------------------------------

    KORĒE

    Ka pėrfunduar nė prangat e policisė, njė 27-vjeēare nga qyteti i Korēės, e cila ka goditur me njė levė nė kokė bashkėshortin e saj. Tashmė mbi Viletra Cenollin, do tė rėndojė akuza e "vrasjes sė ngelur nė tentativė". Sipas burimeve nga policia, incidenti familjar ka ndodhur nė banesėn e ēiftit Cenolli, pas njė grindjeje tė zakonshme qė kishin ato mes tyre. Gjatė zėnkės, Violeta, ka goditur me njė tub metalik nė kokė, bashkėshortin e saj, Arbenin, i cili ka pėrfunduar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e qytetit. Duke u nisur dhe nga plaga e rėndė e tij, organi i hetimit, ka formuluar dhe akuzėn ndaj Violetės. Sipas hetimeve tė para, rezulton se grindjet e ēiftit kishin si motiv vazhdimin apo jo tė martesės sė tyre. Vajza 27-vjeēare, ėshtė ndaluar pa rezistencė nga ana e policisė.

    ---------------------
    Ekzekutim nė qendėr tė Kuēovės. Kunati i divorcoi motrėn. Dyshimi: Kishte lidhje me vėllane e viktimės

    Thashethemet vrasin 20-vjeēarin
    Mersim Kallmi arrestohet nga policia: Ja pse qėllova


    --------------------------------------------------------------------------------

    Zylyftar Plaku

    Vendimin pėr tė vrarė "dhunuesin" e nderit tė familjes e ka marrė qė nė Greqi. Mė pas, Mersin Kallmi, 30-vjeēari qė kėrkonte tė bėhej i famshėm (tė paktėn brenda fshatit Tapi ku ai jeton), ka udhėtuar mijėra e mijėra kilometra pėr tė ekzekutuar bashkėfshatarin, (pinjoll i familjes Pirja), i cili sipas thashethemeve tė fshatit kishte marrėdhėnie me motrėn e tij.

    Dhe kur nuk e ka gjetur atė Kallmi (ai nuk do tė lejonte tė dėshtonte nė vendimin e tij), ka qėlluar mbi vėllain e tij. Njė histori dashurie e ngritur mbi thashetheme, por qė dje i ka prerė jetėn njė 20-vjeēari, vetėm e vetėm pse ai ishte vėllai i njė djali qė dashuronte.

    Motivet
    Mersin Kallmi, 30 vjeē, ėshtė nga fshati Tapi i Kuēovės. Kishte vite qė punonte nė Greqi. Para njė jave ėshtė kthyer nė fshat, vetėm pėr tė bėrė gjak. Arsyeja sipas tij, ėshtė ndarja e motrės P.K. nga burri. Shkaku i ndarjes sė tyre kanė qenė thashethemet se ajo kishte marrėdhėnie intime me njė nga djemtė e Isa Pires. Kaq ėshtė dashur qė Mersini tė marrė vendimin pėr t'u hakmarrė ndaj shkaktarit tė divorcit tė motrės.

    Madje, 30-vjeēari, Kallmi, kishte vendosur qė tragjedinė ta bėnte ditėn kur familja e Isa Pires martonte vajzėn. Tė dielėn, por nuk ka mundur, pasi "preha" e tij, djali i Isa Pires nuk kishte mundur tė vinte nga Italia nė dasmėn e sė motrės. Dje, tė hėnėn, Kallmi, ka dalė herėt nga shtėpia me tė njėjtin qėllim pėr tė vrarė tė parin e Pirajve qė do tė takonte. Dhe tė parin ka takuar xhaxhain e viktimės M. Pire. Kėtė tė fundit e ka provokuar pėr sherr, por nuk ka arritur ta qėllojė me pistoletė, sepse Pire ka ikur me vrap duke shpėtuar nga vdekja e sigurt. Nuk ka zgjatur shumė dhe nė qendėr tė fshatit ka mbėrritur i nipi, Taulant Pire. Ky i fundit ka qenė viktima e pafajshme e njė krimi tė paramenduar.

    Ngjarja
    Edhe Taulant Pire ishte kthyer vetėm para 3 ditėsh nga Greqia pėr tė marrė pjesė nė dasmėn e motrės dhe dje punonte me furgonin e tij nė linjėn Kuēovė - Tapi. Ka qenė ora tetė e mėngjesit tė djeshėm kur Taulanti ka mbėrritur nė qendėr tė fshatit. Vrasėsi Kallmi ka pritur sa kanė zbritur tė gjithė pasagjerėt nga furgoni, ėshtė afruar dhe ka qėlluar me pistoletėn TT dy herė. Mė pas e ka tėrhequr duke e nxjerrė nga furgoni dhe e qėllon edhe tre herė tė tjera. Tantativave pėr ndihmė ndaj viktimės nga ana e bashkėfshatarėve qė ndodheshin aty, Kallmi, u ėshtė pėrgjigjur me kėrcėnim pėr vrasje. Ndihma 20-vjeēarit i ėshtė dhėnė vetėm pasi ėshtė larguar vrasėsi, por pėrpjekjet pėr ta ndihmuar kanė qenė pa rezultat. Menjėherė nė vendngjarje ka shkuar grupi i ekspertėve tė Policisė Kriminale dhe tė Prokurorisė, ndėrsa policia ėshtė vėnė nė ndjekje tė vrasėsit.

    Vetėdija
    Pasi ka bėrė vrasjen, Mersin Kallmi, ėshtė larguar me qėllim arratisjen, duke dashur tė pėrdorte dokumentat e rregullta qė kishte pėr nė Greqi. Nuk ka mundur tė kalojė pikėn e takimit mes lumenjve tė Osumit e Devollit. Eshtė zbuluar nga policia. Sepse ai para se tė largohej ėshtė kthyer nė shtėpi pėr tė takuar nėnėn dhe babanė. E bėra atė qė desha dhe tani e di ēfarė dėnimi mė pret, mėsohet t'u ketė thėnė Kallmi prindėrve, tė cilėt nuk e kanė ditur mė parė vendimin qė kishte marrė i biri. Rreth orės 11.30 policia e ka ndaluar Mersin Kallmin pa rezistencė nė shtėpinė e tij. Sipas njė punonjėsi tė policisė, i cili ka qenė nė momentin e arrestimit, Kallmi, ėshtė shprehur: "E bėra atė qė desha dhe u takova me shtėpinė, tani mė bėni ē'tė doni".

    -----------------

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    monstra

    GAZ shqip
    ------------------
    Nė qelitė e mbipopulluara tė paraburgimit, mungojnė femrat

    Nė qeli pėrditė me tė njėjtėn supė
    Policia: Kishim fonde vetėm pėr t'i dezinfektuar


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Njė numėr i pafund dyersh tė hekurta, drynė tė rėndė qė hapen njė pas njė, mė pas njė korridor i ngushtė dhe i gjatė, era e mykut, njė dritė e zbehtė qė hyn nga dritaret e vogla.

    Kjo ėshtė panorama e parė me tė cilėn duhet tė pėrballesh nė dhomat e paraburgimit nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės. Ato ndodhen nė katin e parė tė godinės sė Drejtorisė sė Policisė, nė krahun e majtė tė saj. Gjėja e parė qė do ta mėsosh nga tė gjithė ėshtė mbipopullimi i kėtyre qelive. E megjithatė nė korridore nuk dėgjohej as zhurma mė e vogėl. Qetėsia absolute tė shoqėron ngado. Afėrsisht aty qėndrojnė tė burgosur nė numėr sa dyfishi i kapacitetit normal. Mbipopullimi, sėmundja e njohur e burgjeve shqiptare, ka bėrė qė nė qelitė e paraburgimit tė mos ketė asnjė femėr. Arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė. Dy gratė e vetme qė janė nė paraburgim duhej tė qėndronin nė qeli mė vetė, kusht qė nuk mund tė plotėsohej nė qelitė e Shkodrės. Kėshtu motrat qė vranė pėr tė marrė gjak tashmė ndodhen nė Tiranė.

    Nė listat e qelive tė paraburgimit nuk mungojnė dhe minorenėt si dhe ata qė vuajnė tashmė dėnimin e formės sė prerė. Sipas statistikave kėto kategori zėnė 10 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė tė burgosurve nė kėto dhoma. Brenda mundėsive tė burgosurit adoleshentė janė vendosur bashkė me qėllim qė tė qėndrojnė larg ndikimit qė mund tė kenė nga mė tė mėdhenjtė. Sigurisht qė personazhi mė i njohur dhe i mistershėm nėpėr qeli vazhdon tė ngelet Sadik Kuniqi, autori i katėr vrasjeve makabėr nė qytetin e Shkodrės kėtė vit. I parė si monstėr nė fillim nga tė dėnuarit e tjerė tani duket se gjėrat kanė nisur tė funksionojnė normalisht.

    Problemi i sigurisė nė Drejtorinė e Policisė sė Shkodrės ėshtė zgjidhur me njė efektiv tė specializuar, i cili kontrollonte me imtėsi ēdo gjė. Nė pikėn mė tė lartė tė mureve rreth tre metra tė larta vinin dritaret e ngushta nga ku hynte drita. "Banorėt" e kėtyre qelive janė mėsuar tashmė me oraret e vendbanimit tė tyre tė ri. Pa pasur nevojė pėr orėn ata e dinin shumė mirė se kur ishte koha pėr tė ngrėnė apo pėr tė dalė nė dhomat e ajrimit. Po kėshtu e dinin pėrmendėsh dhe menynė, e cila ėshtė e njėjtė thuajse ēdo ditė dhe sigurisht qė i linte tė pakėnaqur gjithnjė.

    Kushtet aktuale nė qelitė e paraburgimit kanė bėrė qė Drejtoria e Policisė tė kėrkojė njė fond shtesė pėr riparime. Ėshtė rreth 2 milionė lekė fondi i kėrkuar, i cili mendohet tė shpenzohet pėr dyshemenė, krijimin e dhomės sė mjekut, riparime tė dhomave. Ndėrkohė me fondet e saj Drejtoria e Policisė kishte bėrė dizinfektimin e qelive dhe lyrjet e tyre.

    -----------------
    SADIKU shkodres.

    ---------
    EKSKLUZIVE/ Flet 53 vjeēari Sadik Kuniqi. Mė kanė shkatėrruar kujtesėn, janė pėrpjekur tė mė vrasin

    Monstra Kuniqi: Viktimat e mia janė fajtore para meje


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    I cilėsuar si monstra vrasėse Sadik Kuniqi, 53 vjeē, i kalon i qetė ditėt e tij tė paraburgimit nė qelitė e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės.

    Ai ėshtė nė tė njėjtėn qeli dhe me pesė persona tė tjerė. Fillimisht ai ka qenė tmerri i tė burgosurve. Shokėt e qelisė deri vonė flinin mė rrallė. Gjithmonė njėri prej tyre rrinte zgjuar pėr tė ruajtur se mos Sadiku do tė vriste ndonjėrin prej tyre. Sidoqoftė tani situata duket se ėshtė mė e qetė. Me njė ton tė qetė dhe me fjalė tė matura, Sadik Kuniqi, tregon pėr jetėn nė qeli dhe gjithēka tjetėr, madje dhe pėr familjen, e cila nuk ka ardhur asnjėherė qė ta takojė dhe nuk ka pranuar qė t'i sjellė as orėn e dorės.

    A je penduar pėr atė ēfarė ke bėrė?
    "Po. Jam penduar".

    Si e ndjeni veten pas kaq kohėsh nė qeli?
    "Nė pėrgjithėsi mirė".

    Ju kanė ngacmuar tė burgosurit e tjerė?
    "Nė fillim shumė. Mė torturonin. Ishin tre persona, tė burgosur dhe ata qė mė rrihnin. Tani jo, nuk mė ngacmon kush".

    A ke ndonjė shok kėtu?
    "Rrimė bashke me 5 vetė tė tjerė nė dhomė. Shok nuk kam asnjė".

    A kanė ardhur njerėzit e familjes pėr tė tė takuar?
    "Jo nuk ka ardhur asnjeri qė tė mė takojė. Pėr fėmijėt mė ka marrė malli mė shumė".

    Do tė kishe dėshirė t'u thoje ndonjė gjė katėr fėmijėve tuaj?
    "Jo nuk dua t'i them asgjė. Unė kam jetuar i ndarė prej tyre".

    A mendon pėr dėnimin tėnd, shpreson se do tė dalėsh njė ditė?
    "Unė nuk kam avokat dhe as nuk dua tė kem. Nuk rri tė mendoj pėr dėnimin qė kanė pėr tė mė dhėnė. Unė shpresoj tė dal, pasi e ndiej veten tė pafajshėm pėrballė viktimave tė mia. Ata janė fajtorė para meje. Kam besim tek drejtėsia. Nuk duhet tė gjykohet pasoja, por shkaku qė mė ka ēuar mua nė kėtė veprim. Jam plotėsisht i pafajshmė. Deri nė momentin qė kam shkaktuar viktimat nuk i kam ba asgjė tė keqe askujt dhe as qė kam pasė nė mend tė bėj njė gjė tė tillė. Armiqtė e mi ma kanė shkatėrruar jetėn duke bėrė veprime nė kundėrshtim me veten time".

    Po tani a tė ngacmon kush?
    "Deri tani jo. Pėr vonė nuk di gjė".

    A ke pasė frikė nga shteti, policia?
    "Mua ma kanė shkatėrru kujtesėn. Nuk e di, por vetėm pas 2 minutash mbasi bėja vrasjet, kthehesha nė vete dhe mund tė rikujtoja ato ēfarė kisha bėrė".

    Ēfarė tė kanė bėrė viktimat tuaja. A ka momente qė i kujton ato?
    "Janė munduar tė mė vrisnin. Po i kujtoj. Por vetėm nė momentet kur ata kanė dashur tė mė vrisnin mua. Nuk kujtoj momentin e ekzekutimit".
    ------------------------

    hmmm... Vrasesit jane jo vetem psikopate por dhe aktor te mrekullueshem. Vrasesi i foshnjeve pretendon pafajsi..kulmi.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-08-2002 mė 20:02

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Haliti: Policia s'mė ndihmoi

    Dėshmon kosovari "Si mė morėn peng nė Durrės"


    --------------------------------------------------------------------------------

    DURRES

    Ishte nisur pėr punėt e tij nė Durrės, por ka pėrfunduar peng nė njė rulet, kushedi se ku. Kėshtu i ka ndodhur Rifat Halitit, nga Prishtina, i cili, siē pretendon vetė, ėshtė rrėmbyer nė qendėr tė Durrėsit nga njė furgon i zi, nė tė cilin ndodheshin tre meshkuj dhe njė femėr. "Qėndrova disa orė nė lokalin "Skėnderbej", pranė stacionit tė trenit. Dhe rreth orės 20.30, dola nga aty pėr tė blerė cigare nė njė dyqan pėrballė. Sapo dola, njė furgon i zi, m'u afrua dhe nga aty dolėn tre djem e njė vajzė, mė futėn menjėherė brenda. Mė lidhėn sytė e mė ēuan nė njė vend tė panjohur. Pasi mė morėn pasaportėn, dokumentin e lėshuar nga UNMIK-u, 220 euro dhe 30 mijė lekė, mė mbajtėn peng. Mė thonin qė tė lidhesha me familjen dhe ata tė paguanin 5 mijė euro pėr mua. Formoja numra telefoni tė paqenė. Ndėrsa tė shtunėn mė ēuan pranė Portit dhe mė kėrcėnuan nėse do tregoja", ka thėnė pėr Gazetėn Shqiptare, Haliti. Siē ka treguar ai, ka bėrė denoncim nė policinė e Durrėsit, por njerėz tė kėsaj tė fundit, pas tri ditėsh, i kanė thėnė se "duhej t'i gjente vetė njerėzit qė e kanė rrėmbyer".

    -----------
    Dje nė Gjykatė, Mark Zefi merr burg pa afat pėr vrasje me paramendim

    Vrasėsen e "tė dashurit" e torturuan pėr dy javė


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHKODER

    Violeta Molla, gruaja e cila akuzohet si vrasėsja e Can Dushajt nė Cukal pėr tė mbrojtur dinjitetin e saj, ėshtė rrahur sistematikisht dhe ėshtė torturuar pėr dy javė nė malėsi". Kjo ėshtė e reja e fundit, qė ka dalė nga hetimet e prokurorisė.

    Megjithėse ėshtė troturuar, ajo nuk ka pranuar se ka pasur marrėdhėnie intime me viktimėn. Pėr tė vrarė kėtė tė fundit, ajo ėshtė detyruar nga bashkėshorti i vet dhe mendohet se edhe babai i saj e ka nxitur. Ndėrkohė ende nuk ėshtė provuar nėse mes viktimės dhe vrasėses ka pasur ndonjė marrėdhėnie intime.

    Dje nė Gjykatėn e Faktit tė Shkodrės ėshtė vlerėsuar dhe masa e sigurisė pėr Mark Zefin, tė ndaluarin e vetėm nga tre tė akuzuarit. "Isha nė lokal, kur kam dėgjuar krismat. Tė gjithė menduam se mos ka ra ujku nė bagėti". Kjo ka qenė shprehja me tė cilėn Mark Zefi, 66 vjeē, nga Cukali, njė ndėr tė akzuarit pėr vrasjen e Can Dushajt, 45 vjeē, e ka pėrdorur si alibi gjatė seancės gjyqėsore, pėr vlerėsimin e masės sė arrestit. Megjithėse policia e ka cilėsuar si pjesėmarrės nė vrasje, vetė Mark Zefi nuk pranon qė tė ketė gisht nė kėtė ngjarje. Megjithatė gjatė seancės gjyqėsore trupi gjykues, i kryesuar nga Izabela Radovani, ka lėnė nė fuqi kėrkesėn e prokurorisė me burg pa afat pėr akuzėn e vrasjes me paramendimim dhe armėmbajtje pa leje. Nga ana e saj, avokatja mbrojtėse, Neta Kola, ka sqaruar: "Eshtė pranuar pjesėrisht akuza. Vetėm armbėmbajtja pa leje, ndėrsa vrasja absolutisht nuk pranohet. Nė dosje nuk ka prova qė tė vėrtetohet njė akuzė e tillė". Ndėrsa pėr armėn e gjetur nė banesėn e tij, Mark Zefi ka pohuar se e kishte pėr vetėmbrojtje. "Jemi ngjitur lart me bagėti pėr tė veruar. Armėn e kam marrė pėr t'u mbrojtur prej kafshėve tė egra. Ato shpesh na dėmtojnė bagėtitė".

    ----------
    Pavarėsisht nga pretendimet e tė pandehurit nga Mirdita, pas ballafaqimit tė palėve (akuzės dhe mbrojtjes), togat e zeza kanė vendosur masėn e sigurisė "burg pa afat"

    Donte ta trafikonte. Gjykata e lė nė burg pa afat. Ardian Uka: Unė nuk e njoh atė vajzė

    Pėrdhunoi adoleshenten, kapet pas tetė muajsh 21-vjeēari


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    U ndalua dy ditė mė parė me akuzėn e pėrdhunimit tė njė tė miture. Dyshohet se mė pas e ka trafikuar jashtė shtetit pėr qėllime prostitucioni. Ardian Uka, ka dalė dje para togave tė zeza tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė kryeqytetit pėr tė marrė masėn e sigurisė.

    Dje pas dhėnies sė masės sė sigurisė "burg pa afat" ai ka patur edhe natėn e parė tė "buajtjes" nė burg.

    Ndalimi
    21-vjeēari Uka, ėshtė ndaluar dy ditė mė parė nga forcat e policisė sė Komisariatit nr. 2 tė Tiranės, pasi Prokuroria e rrethit kohė mė parė kishte lėshuar njė urdhėr ndalimi ndaj tij. Sipas burimeve nga organi hetimor, Ardian Uka, akuzohet se nė bashkėpunim dhe me persona tė tjerė nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, ka pėrdhunuar 17 vjeēaren O.K. nga Tirana. Pasi ėshtė pėrdhunuar 17-vjeēarja ka shkuar vetė nė polici dhe mė pas nė prokurori, ku ka rrėfyer me detaje tė gjithė ngjarjen. Atje ajo ka nxjerrė emrin e autorit tė krimit (Ukės). Pas denoncimit tė saj Prokuroria e rrethit tė Tiranės ka lėshuar njė urdhėr ndalimi, i cili u ekzekutua rreth 8 muaj pas ngjarjes. Ndėrkohė ndalimi i tė riut, Ardian Uka, ėshtė nxitur mė shumė dhe nga fakti se 17-vjeēarja O.K. nga Tirana nuk ėshtė paraqitur nė organin e akuzės pėr sigurimin e provės.

    Vajza
    Mungesa e dėshmisė sė saj pėrfundimtare, shoqėruar dhe me mungesėn e saj tė gjatė nė shtėpi, ka bėrė qė mbi 21-vjeēarin Uka tė bie dyshimi dhe mė pas akuza e trafikimit tė saj pėr qėllime prostituimi. Ardian Uka, dje nė seancėn e drejtuar nga gjyqtarja Kaēe Agolli, nuk ka pranuar asnjė nga akuzat e atashuara nga prokurori i Tiranės, Kudusi Shahu. Ai ėshtė mbrojtur duke thėnė se ai ishte i fejuar dhe se nuk e njeh dhe nuk ka asnjė lidhje me vajzėn, e cila e akuzon pėr pėrdhunim. Pavarėsisht nga pretendimet e tė pandehurit nga Mirdita, pas ballafaqimit tė palėve (akuzės dhe mbrojtjes), togat e zeza kanė vendosur masėn e sigurisė "burg pa afat".

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mezan Malaj: Zbrita me shpejtėsi nga pallati, mora Gentin dhe e ēova nė spital sė bashku me persona tė tjerė. Por gjithēka kishte mbaruar

    VLORE/ Policia: Asgjė nga hetimet. Vrasje e tipit mafioz, u qėllua nga pas

    Deputeti Malaj: Minutat e fundit me nipin e vrarė


    --------------------------------------------------------------------------------

    VLORE

    Dy ditė pas ngjarjes sė rėndė, ku humbi jetėn 24-vjeēari, Gentian Troqa, nipi i deputetit socialist, Mezan Malaj, policia ka arritur tė shprehet vetėm pėr mėnyrėn e vrasjes. "Eshtė njė ekzekutim i tipit mafioz. Mėnyra se si ėshtė kryer vrasja, duke e qėlluar nga pas, me plumb nė kokė dhe duke u zhdukur me shpejtėsi, pa u vėnė re nga askush, na e ka vėshtirėsuar sė tepėrmi punėn.

    Ndėrkohė nė shtėpinė e viktimės, vazhdojnė tė hyjnė e dalin njerėz, qė ngushėllojnė pėr gjėmėn qė i ka ndodhur kėsaj familje. Nė njėrėn prej dhomave ėshtė dhe deputeti socialist Malaj, i cili tregon minutat e fundit tė tij me nipin, ndonėse i vdekur. "Nė momentin qė persona tė panjohur qėlluan Gentin me breshėri automatiku, unė isha nė shtėpinė time pėrballė pallatit tė Gentit. Pasi dėgjova armėt dola nė ballkon dhe nė atė moment shoh njė makinė qė iku me shpejtėsi. Nė kėtė kohė del dhe motra ime, nėna e Gentit dhe mė thėrret : "Zani mė vranė Gentin". Zbres me shpejtėsi nga pallati, marr Gentin dhe e ēoj nė spital sė bashku me persona tė tjerė. Por gjithēka kishte mbaruar. Genti u qėllua pabesisht nga mbrapa, ku njė plumb e kishte zėnė nė kokė dhe tė tjerėt nė kurriz. Nuk dimė qė Genti tė ketė patur ndonjė problem. Gjithė njerėzit na flisnin pėr sjellje tė mirė tė tij, si nė shkollė, shoqėri ashtu dhe me gjitonėt. Do na lehtėsohej dhimbja nėse do mėsonim arsyen e vrasjes dhe nėse policia do kapte autorėt e krimit". Pas deputetit Malaj, gjenė forcė dhe shprehet pėr GAZETEN dhe babai i viktimės, Myfit Troqa. "Djalin e kam patur shėmbullor nė tė gjitha drejtimet, si nė shtėpi, shoqėri, shkollė dhe nė lagje. Dilte nga shtėpia shumė pak, lexonte shumė libra tė ndryshėm, nė shkollė doli shumė mirė. Dinte tė fliste dhe tė shkruante italisht, greqisht dhe anglisht, kishte qejf sportin si dhe kompiuterin. Djalin ma vranė pabesisht, duke e qėlluar nga mbrapa. Nuk e di pėrse ma vranė djalin, por nuk di t'i kishte bėrė keq ndonjė personi, apo tė kishte borxhe a ndonjė sherr me dikė. Nėse do tė dija arsyen pėrse m'u vra djali, do tė isha mė i qetė. Nė se policia nuk do tė kapė vrasėsit e djalit tim, do tė mė ngelė brengė gjithė jetėn". Nė shtėpinė e mbushur me njerėz, dje ishte pėr ngushėllimi dhe kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, si dhe disa deputetė tė tjerė tė Kuvendit.
    ---------------------

    Mjer nena e vet..ngushellime familjes se gentianit.

    Gentiani eshte nji nga viktimat e fundit por jo i fundit i Rebelizmit te Vlores.
    Armet ne dore te popullit jane fenomeni me i tmershem qe mund te ndodhe ne nji shtet.
    Gjinushi eshte strategu i revolucionit te 96-97-es.
    Ai derdh lot krokodili. Ska turp.
    ---------

    Gjendet i vrarė roja e karburantit


    --------------------------------------------------------------------------------

    HIMARE

    Njė 50-vjeēar ėshtė gjetur i vrarė me armė zjarri nė Himarė. Jaze Lila, banor i Himarės, ėshtė gjetur i vdekur nė pikėn e karburantit, ku dhe punonte. Zbulimi i kufomės, ėshtė bėrė nga njė drejtues automjeti, i cili rreth orės 07.00 tė mėngjesit tė djeshėm, kishte shkuar pėr t'u furnizuar me karburant. Nė vendngjarje ka shkuar dhe policia, e cila nuk ka gjetur nė vendngjarje, as gėzhojat e armės me tė cilėn ėshtė kryer krimi. Megjithatė ende nuk ėshtė pėrcaktuar ndonjė pistė pėrfundimtare hetimesh, pasi ka mundėsi qė Lila tė jetė vetvrarė.

    -------------
    i "vet vrari" zhduk dhe armen dhe gezhojen sipas policve te himares...hajde polici hajde. lum partia qe ju ka.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Ishte janar 1997 kur mė erdhi 3 ditė rresht Petro Koēi. Atėherė ishte shef komisariati, Mevlan Xhindole. Ditėn e tretė dėgjova qė i kishte ardhur nga Prokuroria urdhri i lirimit, por nė vend qė ta nxirrnin, mė thirrėn mua pėr t'i qethur kokėn"

    PORTRET/ Koli Kordhishti, 72-vjeēari fierak qė e kalon ditėn nė polici, azilin e pleqve e funerale

    Koli, plaku qė qeth tė burgosurit
    Nga Vilson Ahmeti, Petro Koēi e Zani Ēaushi


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    FIER

    Nga Lipe Nashi, deri tek Zani Ēaushi. Ēdo 15 ditė, "vė nė rresht" mbi 120 tė paraburgosur dhe i qeth e i rruan brenda ditės. Nuk lodhet, ka njė forcė tė admirueshme.

    Dhe kėtė punė e ka bėrė qė nė vitin 1985 e deri mė sot, pikėrisht atėherė kur puna e shtetit mori fund. Berberi "kumbarė" i Petro Koēit rrėfen jetėn e gjatė mes tė burgosurve. Koli Kordhishti, 72-vjeēar, por me njė konstrukt tė admirueshėm, shtatlartė dhe me aureolėn fisnike tė thinjave, ai pėrshkon ēdo mėngjes rrugėn mespėrmes lagjes sė tij "Kastriot" pėr tė mbėrritur pothuajse ēdo ditė nė Komisariatin e policisė sė Fierit. Ėshtė berberi i tė burgosurve, ai qė mban nė supe 17 vjetėt e punės sė tij brenda nė dhomat e paraburgimit, njeriu qė qethi e rroi qė nga Lipe Nashi, Petro Koēin, Vilson Ahmetin e deri tek Zani Ēaushi. Xha Kolin, kėshtu e thėrrasin tė gjithė me respekt, gėzon simpatinė e tė gjithėve. "Edhe pse i shėmtoj duke i qethur 'karre', thotė duke qeshur Koli, edhe mė rebelėt nga tė burgosurit, mė urojnė 'Pleqėri tė bardhė!'" Nga Lipe Nashi, deri tek Zani Ēaushi. Ēdo 15 ditė, xha Koli "vė nė rresht" mbi 120 tė paraburgosur dhe i qeth e i rruan brenda ditės. Nuk lodhet, ka njė forcė tė admirueshme. Dhe, kėtė punė e ka bėrė qė nė vitin 1985 e deri mė sot, pikėrisht atėherė kur puna e shtetit mori fund. "Kjo ėshtė puna ime, thotė me tė qeshur, tė qeth e tė rruaj, pasi kėta (tregon nga dhomat e paraburgimit), nuk shihen me sy parruar, tė kallin datėn. Po kush janė "viktimat" e xha Kolit? Pothuajse mė shumė se gjysma e burrave tė qytetit e kanė provuar dorėn e xha Kolit. Jo se ata kanė hyrė nė burg, por dhe kur punonte mė parė si berber nė shtet, nė vdekjen e ndonjė tė afėrmi etj. "Unė kam qethur Lipe Nashin dhe grupin e naftės nė 1974. Tė them tė drejtėn, ndjeja njė trysin. Mė dukeshin burra fisnikė, tė mėnēur e me shkollė. Mė dridheshin duart kur qethja. Edhe kur mė sollėn Petro Koēin e kam ndjerė kėtė. U bėra 'kumbarė' i tij, thotė me tė qeshur, dhe duket se e kisha dorėn e mbarė, se mė pas i eci nė politikė. Ishte janari i vitit 1997 ku erdhi 3 ditė rresht Petroja. Atėherė ishte shef Komisariati, Mevlan Xhindole. Paraditen e ditės sė tretė dėgjova qė i kishte ardhur nga Prokuroria urdhri i lirimit, por nė vend qė ta nxirrnin, mė thirrėn mua pėr t'i qethur kokėn. E ndjeva qė ishte punė kunje, se pas asaj e liruan. 'Pleqėri tė mbarė!' mė uroi Petroja. Kėshtu mė tha edhe Zani Ēaushi, kėshtu mė thonė tė gjithė. Por, edhe qeshin me njėri-tjetrin tė shkretėt, kur shohin se u ka dalė koka si ftua, pasi janė qethur. Mė ndodh ndonjė qė pas burgut mė jep kafe, por gjithnjė me respekt. Kjo ėshtė puna ime".

    -------
    "Kur nuk ka punė merret me lulet"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Edhe pse detyra e tij brenda rrethit tė komisariatit ėshtė vetėm tė qethė tė burgosurit, ai bėn edhe punė tė tjera. Jo se ia ngarkon njeri, por do qė ambienti ku ai punon tė duket sa mė bukur. "Nuk i rrinė duart rehat, thotė duke qeshur shefi i dhomave tė paraburgimit, Guma. Edhe kur ka ditė qė nuk ka punė pėr tė, ai do tė vijė ēdo mėngjes, njėlloj si ne dhe do tė bėjė ndonjė punė qė atij i duket e dobishme. Do mbjellė e do ujisė lulet para Komisariatit, do tė lyejė me gėlqere bordurat anės lulishtes, dhe gjithēka tjetėr qė atij i bie nė sy. Punon vetė, pa i thėnė kush dhe pa asnjė lloj interesi. Ėshtė vėrtet interesant dhe e duan tė gjithė se ėshtė gojėmjaltė".
    ----------
    Paga e palikuiduar e xha Kolit pėr 8 muaj


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Ka 8 muaj, qė nga janari i kėtij viti, qė nuk e merr pagėn dhe jo pak, por duhet tė ketė tani mbi 1 milionė e ca lekė (tė vjetra). Nuk ka fonde Komisariati". Kėshtu thotė pėr tė, shefi i dhomės sė paraburgimit Demir Guma. Por xha Koli duket sikur e anashkalon kėtė dhe kjo duket nė faktin se ai vazhdon sėrish tė punojė pa shpėrblim, por me shpresėn se dikur do tė kujtohen dhe pėr berberin plak tė burgut, qė nuk bėn vetėm punėn e tij. "Marr 200 lek (tė vjetra) pėr ēdo kokė qė qeth, thotė Koli, ndėrkohė qė tė tjerėt nuk do tė punonin as pėr 1000 lekė. S'ka fond ministria pėr mua, mė thonė, por sidoqoftė unė e kam marrė njė shpėrblim: dashurinė e njerėzve".
    ----------------------
    I dėnuari proteston

    Qethet Gaxhai: Ju po mė zhburrėroni


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    "Kjo ėshtė e padurueshme. Po mė zhburrėroni". Pavarėsisht rezistencės kėmbėngulėse tė tė fortit tė Burgut 302, makina qethėse e berberit tė kėtij burgu, ka "udhėtuar" e qetė edhe mbi kokėn e Gaxhait. Dje nė orėt e para tė mėngjesit, krerėt e rinj tė kėtij burgu, kanė vendosur tė "respektojnė pikė pėr pikė" rregulloren pėr kushtet e njė tė dėnuari nė izolim. "Pėrpara se tė futesh nė izolim duhet tė qethesh. Dje kjo nuk u bė, por sot do qethesh", i kanė thėnė oficerėt, Gazmend Brakės. Por ai nuk ka pranuar. Pėr tė mos e nisur nga ai, berberi ka "futur ndėr kėmbė" fillimisht katėr tė dėnuarit e tjerė (edhe ata tė izoluar si bashkėpunėtorė nė tentativėn e arratisjes). Kur ka parė "seriozitetin" e oficerėve tė burgut, Gaxhai, nuk e ka zgjatur shumė, por ėshtė ulur vullnetarisht nė karrigen e posaēme, duke e quajtur kėtė veprim si zhburrėrim. Komisioni disiplinor i Burgut 302, ka vendosur qė, Gaxhai, tė qėndrojė 3 muaj nė izolim, si ndėshkim pėr tentativėn e arratisjes. Si i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm ai nuk mund tė pėsojė dėnim penal. Gjatė kėsaj kohe, Gaxhai nuk pranohet tė takohet as me familjarėt e tij. Sipas ligjit njė i dėnuar pėrfiton katėr takime nė muaj. Ndėrkohė nuk pėrfiton as "ushqimet" nga jashtė, duke u detyruar qė tė hajė ushqimin e burgut. "Kėtė ushqim nuk e hanė as qentė", ka thėnė Braka gjatė njė interviste pak kohė mė parė pėr "Gazetėn". Ndėrkohė masa tė rrepta sigurie dhe kontrolli janė duke u ushtruar nė mjediset e Burgut tė Sigurisė sė Lartė 302. Pak ditė mė parė Gazmend Braka (Gaxhai) sė bashku me dy anėtarėt e bandės sė tij, Balliu e Ymeri dhe me katėr tė dėnuar tė tjerė mundėn tė hapnin dy vrima me pėrmasa 30 me 30 centimetra dhe tentuan tė arratiseshin. Plani i tyre dėshtoi vetėm nga qė u zbulua nga njė polic shėrbimi i objekteve. Pas kėtij akti, drejtori i pėrgjithshėm i Burgjeve, shkarkoi tė gjithė drejtuesit e kėtij burgu, ndėrsa u arrestuan dy oficerė dhe dy policė tė atij turni. Pėr kėtė tė fundit sot do tė vendosė gjykata pėr masėn e sigurisė.

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shikasi bashkėpunėtor nė vrasjen e Kuēovės


    --------------------------------------------------------------------------------

    KUĒOVE

    Nė vrasjen e djalit tonė kanė dorė punonjėsit e SHIK-ut", ka pohuar rreth njė javė pas vrasjes sė Taulant Pires, babai i tij, Isa Pire.

    Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Tapi tė Kuēovės, ėshtė pasuar nga akuza e rėndė, drejtuar punonjėsve tė Shėrbimit Sekret, tė cilėt, sipas familjarėve tė viktimės, kanė nxitur dhe kanė marrė pjesė nė vrasjen e Taulant Pires. Kėto deponime tė familjarėve janė kallėzuar dhe nė Prokurorinė e Rrethit, e cila tashmė ka nisur hetimet. Sipas babait tė viktimės, gjithēka ka qenė e pėrgatitur me njė skemė tė qartė. "Plani ka qenė pėr tė vrarė njė nga djemtė e mi ditėn e dasmės ose njė ditė para saj, qė tė kthehej dasma nė mort. Tė hėnėn, para se tė vinte furgoni me tė cilin udhėtonte djali, Mersinin e ka marrė nė telefon Tomor Kallmi dhe i ka thėnė: "Po vjen dhe ėshtė vetėm fare!" Tomor Kallmi ėshtė kushėri i vrasėsit tė djalit tim, por ai ėshtė edhe kunati i vėllait tim, Bujarit", thotė Isa Pire pėr tė sqaruar lidhjet miqėsore ndėrmjet fiseve Pire dhe Kallmi. Pasi e ka vrarė djalin tim, Mersini ka marrė nė telefon dhe ka thėnė: "Njėrin e vrava, po tė dytin jo!" E ka pasur fjalėn pėr Silin, vėllan tim qė iku me vrap kur e kėrcėnoi me pistoletė. Ai e qėlloi disa herė, por nuk e goditi dot. Mė tej Isa Pire tregon pėr GAZETEN, se nxitės nė kėtė krim ka qenė dhe Ilir Oboni, punonjė i SHIK-ut nė kėtė zonė. Bashkė me Tomor Kallmin ata e kanė nxitur Mersinin qė tė kryejė vrasjen. Gjatė kohės qė ėshtė kthyer nga Greqia, Mersini ka qarkulluar me makinėn e Ilirit dhe me Tomorin. Ata, pėrveēese kanė lidhje me ne, kanė njė lidhje mė tė afėrt midis tyre. Mersini kishte motrėn te kunati i Ilir Obonit, tek Putua", tregon Isai pėr vajzėn qė u pėrfol pėr marrėdhėnie me djalin e tij, Vladimirin. Pistoletėn Mersinit ia kanė dhėnė ata tė dy. Po ata kanė marrė fėmijėt e Mersinit dhe i kanė larguar nga shtėpia, pasi ka ndodhur krimi. Nė telefon Mersini u ka thėnė qė tė ndihmojnė pėr t'u larguar edhe Gramozin nipin e tij, se mos mernim ne hak", pėrfundon Isa Pire.
    ----------
    Ēfarė ndodhi njė vit mė pare


    --------------------------------------------------------------------------------

    Baba i viktimės, Isa Pire, tregon dhe pėr njė sherr tė madh qė ka ndodhur nė fshatin e tyre, rreth njė vit mė parė, i cili e ka shtyrė Ilir Obonin qė tė nxisė Mersinin nė vrasjen e djalit tė tij. "Njė vit mė parė ka ndodhur njė zėnkė e madhe kėtu nė fshat. Kunati i Ilir Obonit me ēifte ka ndjekur dhe ka qėlluar djalin tim, Vladimirin, te fusha e sportit pėr ta vrarė. Nuk e vrau dot. Ciften e kishte pa leje. Theu xhamin e makinės me ēifte kur qėlloi. Erdhe policia dhe e mori. Sekuestroi edhe ēiften pa leje, por e lėshuan. Ka ndihmuar Ramiz Oboni, qė ėshtė kryetar komune dhe Iliri qė ėshtė i SHIK-ut. Mė bėnė presion edhe mua me djalin pėr ta falur. I mbyllėn gjėrat dhe na u premtua se nuk kishte gjė, pasi u sqaruan. Ne s'kishim pse ruheshim. Por ja ēfarė na ndodhi".

    -----------
    SHKURT


    --------------------------------------------------------------------------------

    Falsifikatori ishte vrasės

    Falsifikatori i pasaportave kėrkohej edhe pėr vrasje. Ardian Ilia Gjeēka, i kapur nga sektori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar nė Drejtorinė e Tiranės me dhjetė pasaporta ndėrkombėtare tė falsfikuara, kishte mashtruar nė identitetet e tij. Pas verifikimit tė bėrė, ka rezultuar se ai ishte Genti Muharrem Aliaj, i vitlindjes 1969. Lindur nė Oēisht tė Korēės dhe banues nė Devoll. Ai ishte i dėnuar me 12 vjet pėr akuzėn e vrasjes dhe ishte arratisur nga Burgu i Burrelit nė mars tė vitit 1997.


    I rrėshket kėmba, mbytet nė pus

    SHKODER - Njė tjetėr aksident shėnohet nė qytetin e Shkodrės. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni hekurudhor i mallrave nė lagjen "Skėnderbeg". Bėhet fjalė pėr shtetasin Vuksan Hila, lindur nė Dukagjin dhe banues nė Shkodėr. 53-vjeēari ka qenė duke pastruar pusin nė oborrin e shtėpisė, kur i ka rrėshqitur kėmba e ka rėnė brenda duke gjetur vdekjen. Sipas policisė aksidenti ėshtė favorizuar dhe nga shiu i madh qė kishte rėnė.


    Vdes nga energjia elektrike

    SHKODER - Pasditen e dy ditėve mė parė shtetasi Ndrec Ndreca ka gjetur vdekjen nga energjia elektrike. Aksidenti ka ndodhur nė shtėpinė e viktimės. Duke dashur tė rregullonte furnizimin me energji elektrike, 38-vjeēari, me njė shkop ka tentuar tė ndajė dy tela pėrcjellės, por ka gjetur vdekjen, pasi telat i kanė rėnė pėrsipėr trupit.


    LIBRAZHD/ Vdes aksidentalisht 7-vjeēari

    Njė 7-vjeēar ka humbur jetėn dje nė mėngjes, ndėrsa ende tė paqarta janė shkaqet. Sipas policisė, Oltion Rizvani ėshtė gjetur i vdekur nga punonjėsit e Komunales nė vendin ku shkarkohen plehrat. Po sipas bluve, mendohet se ai ka rėnė nga njė lartėsi prej disa metrash e pėrplasur nė njė gur. Ndėrsa burime tė tjera jozyrtare, kanė pohuar, se ai ėshtė gjetur nė njė kosh plehrash. Oltioni ishte fėmijė i vetėm, babain e kishte nė Greqi, ndėrsa nėnėn tė papunė nė shtėpi.


    GAZETA SHQIPTARE

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jepi Korca!


    shekulli
    ------------
    Kishte njė muaj qė abuzonte me tė miturėn, pėrkundrejt njė pagese prej 300 lekėsh


    Akuza, pranga 67- vjeēarit pedofil


    Policia: i akuzuari, sė bashku me vajzėn 11- vjeēare u gjetėn nudo nė dyqan

    KORĒĖ - Njė 67- vjeēar u arrestua dje pasdite pasi akuzohet si pedofil. Burime tė policisė sė Korēės thanė pėr gazetėn se 67- vjeēari, Sotiraq K., banor nė lagjen nr.7 tė qytetit u arrestua nė kushtet e flagrancės. Po sipas kėtij burimi, ai ishte duke abuzuar me njė vajzė 11 vjeēe, nė dyqanin pronė e tij, kur uniformat blu kanė shpėrthyer derėn e dyqanit dhe e kanė kapur nė flagrancė. Shefi i krimeve pranė komisariatit tė policisė nė Korēė, Butrint Roshi, tha pėr gazetėn "Shekulli", se 67- vjeēari ėshtė nėn mbikėqyrjen e organeve kompetente, nėn akuzėn abuzime me tė miturit.

    Ngjarja
    Sipas policisė, 67- vjeēari ishte pronar i njė dyqani, nė lagjen nr.,7 nė afėrsi tė ish-hotel turizmit. Dje pasdite ai ka futur nė dyqanin e tij njė vajzė 11- vjeēare, identiteti i sė cilės nuk bėhet i ditur dhe pasi ka mbyllur grilat dhe derėn ka filluar tė kryejė me tė vepra tė turpshme. Sipas burimeve tė policisė ai bashkė me vogėlushen janė gjetur nudo. Vajza ėshtė trembur nga ndėrhyrja e befasishme e policisė, ndėrsa i moshuari nuk ėshtė pėrpjekur tė justifikojė veprimet flagrante, sqaruan pėr gazetėn burimet e policisė. Nė moment uniformat blu kanė prangosur 67- vjeēarin Sotiraq K. dhe e kanė shoqėruar atė nė dhomat e paraburgimit. Policia tha se ai kishte kohė qė abuzonte me vajza tė mitura dhe ishte nėn mbikėqyrjen e organeve tė rendit. "Edhe me vajzėn 11- vjeēare ai kishte njė muaj qė kryente vepra tė turpshme, kundrejt njė pagese prej 300 lekė (tė reja)",- thanė pėr gazetėn burimet. Po dje nė mbrėmje e mitura nė prani tė nėnės sė saj ka denoncuar 67 -vjeēarin si pedofil dhe ka ndihmuar grupin e hetimit pėr tė akuzuarin. I pranishėm nė kėtė fazė hetimi ka qenė edhe prokurori i gatshėm. Fill pas denoncimit ėshtė vendosur arrestimi nė flagrancė i 67- vjeēarit. Gjatė tre muajve tė fundit nė rrethin e Korēės janė arrestuar pėr vepra tė turpshme me minorenė 5 persona, prej tė cilėve dy nė qytetin e Maliqit dhe tre tė tjerė nė Korēė. Rasti i fundit ishte ndalimi i njė 22- vjeēari, i akuzuar pėr pėrdhunimin e njė djali 6- vjeēar, ngjarje kjo e ndodhur nė mjediset e braktisura tė ish- uzinės mekanike bujqėsore.
    Jorgjeta Gjanēi

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nji histori e dhimbshme.

    ja cthote gazeta Shqiptare
    --------------------------------------
    REPORTAZH/ Si reaguan familjarėt dhe banorėt e fshatit. Dėshmitė e njerėzve qė jetuan me tė

    "E kishim xhaxha, i flisnim hallė"
    Flet nipi: Vetėm nė spital e besova qė ishte burrė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga e derguara jone ne Skrofine

    Ajo ėshtė kujdesur shumė pėr kėtė shtėpi, ne do t'ia kemi borxh gjithė jetėn", shprehet djali i vėllait tė Vangjelit-(sė), Arbeni. Edhe pse ka mbi njė vit e gjysėm qė nipi i Vangjelit-(sė) e ka mėsuar tė vėrtetėn e kulluar, jo mė nėpėrmjet thashethemeve apo gojėdhėnave, ai vazhdon ta thėrrasė xhaxhain e tij tė vdekur tre ditė mė parė njėsoj si e ka thirrur gjithė jetėn, hallė.

    Familjarėt
    Familjarėt e kanė ruajtur mrekullisht sekretin e burrit qė pėr 50 vjet ėshtė veshur si grua, ka jetuar si grua, ka dashuruar si grua... Madje shumė prej tyre nuk e kanė ditur kurrė tė vėrtetėn e saktė. Thashethemet e fshatit Skrofotinė me kalimin e dekadave janė zbehur, transformuar dhe aktualisht shumica e banorėve kanė ditur njė variant tjetėr. Vangjeli(a) ka pasur dy lloj organesh gjenitale. "Jo kjo s'ėshtė e vėrtetė, ishte vetėm mashkull", shprehet Arbeni. Ai nuk e harron dot pėrvojėn e tij tė parė me kėtė lloj tė vėrtetė. Ka qenė viti 2000, kur problemet e shėndetit tė Vangjelit(sė) u shtuan. Nė atė kohė nipi, Arbeni, e ka dėrguar pėr herė tė parė nė spital. Gjatė zhveshjes dhe serumeve ai ka parė se gruaja 65-vjeēare, nuk ishte e tillė. Si tė gjithė nipėrit dhe mbesat e Vangjelit(sė) edhe ai ėshtė befasuar nga e vėrteta. Pavarėsisht nga kjo nuk e ka dhėnė veten nė sytė e hallės (xhaxhait) deri ditėn qė ajo (ai) vdiq. Askush prej pjesėtarėve tė familjes nuk e ka marrė guximin ta pyes, ndėrsa gruaja-burrė ka qenė nė paqe gjithmonė me ta, si e vetmja formė falenderimi. "Po, ka shumė qė nė fshat e dinė tė vėrtetėn, kur ka qenė fėmijė edhe ajo ka luajtur cingli apo lojėra tė tjera me ta", thotė Arbeni. Dhe nė fakt kjo ėshtė e dukshme. Qė nė hyrje tė fshatit tė tregojnė ku ndodhet shtėpia e tė vdekurit(ės). "Ku ėshtė shtėpia e atij burrit Vangjelisė", pyetėm kur hymė nė rrugėn e fshatit. Megjithėse e drejtuar gabim, adresa na u dha e saktė dhe pa asnjė lloj habie nga banorėt.

    Banorėt
    Vangjelia nuk e ka dashur kurrė fshatin ku vdiq. Ajo (ai) ka ardhur aty fėmijė, aty ka jetuar deri nė moshėn 18 vjeē, kur njė ditė u shfaq para banorėve dhe bashkėmoshatarėve tė tyre e veshur me fustan. Pas kėsaj u largua pėr disa kohė nė fermė. Kryesisht ashtu i ka shkuar jeta. Endej sa nga njė fshat nė tjetrin nė kėmbim tė qetėsisė shpirtėrore dhe sekretit tė madh tė jetės sė saj. Por megjithėse banorėt e vjetėr tė fshatit e kujtojnė mjaft mirė historinė, askush nuk i ka rėnė nė sy. Ata qė e ngacmonin mė shumė ishin tė ardhurit nga vende tė tjera. Gjatė jetės sė saj (tij) ka shėrbyer si vajtocė nėpėr vdekjet e banorėve tė fshatit. Sipas bashkėfshatarėve ka qenė e dukshme ndjenja e tij (saj) kundrejt burrave tė bukur. "Mjafton tė shikonte njė burrė tė bukur dhe dallohej qartė ndriēimi i syve tek ai (ajo), shprehet njėri prej banorėve mė tė vjetėr.

    ------------
    Punonte ēorape pėr familjarėt


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė shtėpi ka ende punė dore tė Vangjeli-(sė). Bluza leshi, ēorape leshi dhe mjaft gjėra tė tjera. Familjarėt tregojnė se asnjėherė nuk i hoqi punėt e dorės nga vetja. Shkonte me lopė dhe nė duar mbante shtizat. Ja aty nė sirtarin e divanit ka ēorape tė bėra nga ajo, tregon Lida. Janė ēorpae tė gjata qė ajo i ekspozon, duke shtuar se kishte edhe njė karakteristikė tė saj nė kėto punė. Ēorapet nuk i punonte si tė gjitha gratė duke nisur nga gishtat pėr tė pėrfunduar nė pjesėn e pulpės, pėrkundrazi i niste nga fundi. Ndėrkohė qė njė pjesė e mirė e gjėrave qė ajo ka pėrdorur do tė hidhen, pasi pėr familjarėt janė tė pėrdorura, ēorapet do tė vishen nga familjarėt edhe kėtė dimėr...

    -----------
    Gjithė jetėn punoi si rritėse lopėsh

    Familjarėt shprehen se profesioni i Vangjelit-(sė) ishte tė merrej me rritjen e lopėve. Nė shtėpinė e tij (saj) vazhdon tė ketė njė lopė dhe njė viē. Gruaja-burrė e mbante kėtė tė fundit qė ta therte nė dasmėn e nipit tė vogėl. Ajo vdiq para se tė plotėsonte amanetin e tė vėllait pėr tė martuar tė nipin. Familjarėt shprehen se bagėtitė i ruante vetė dhe qumėshtin e shpėrndante nėpėr familjet e nipėrve qė ndodhen nė fshat. Nė kuzhinėn ku gatuante ndodhen ende tenxheret e qumėshtit. Mbi oxhakun e vjetėr gjendet njė shishe vaji e pėrgjysmuar. Gjithēka ka pamje tė pastėr dhe tė kujdesshme, shenjė e njė dore qė kurrė se ka braktisur punėn.


    Humbi medalionin qė do ta bėnte burrė

    Vangjeli-(a) ka patur njė xhaxha qė njerėzit e thėrrisnin Dhaskal. Ai sipas familjarėve ka qenė njeri me shkollė dhe e ka shėruar njėherė burrin nga mania e tė qėnit grua. "Pasi foli me tė ai i bėri njė medalion prej floriri dhe ia dha ta mbante me vete nė qafė. Kur mori medalionin ajo u kthye pėrsėri nė burrė dhe u vesh si burrė, por medalionin ia vodhėn", tregon Arbeni. Familjarėt janė bestyt kundrejt kėtij fakti dhe besojnė se nėse medalioni nuk do kishte humbur Vangjeli-(a) nuk do tė "detyrohej" tė jetonte 50 vjet si grua.


    Pyetja e vetme pėr sekretin

    Vetėm njė herė njė grua mori guximin pėr ta pyetur Vangjelin-(ė) pėr tė fshehtėn e madhe. Ishte njė bisedė mes grash kur Vangjeli-(a) hidhet e thotė po lėri kėto muhabete. Milica, infermierja e fshatit i drejtohet duke i thėnė, "po ti ēfarė je nė tė vėrtetė pse nuk na e thua?". "E pamė qė u trondit shumė nga kjo pyetje. U zverdh filluan t'i dridheshin gishtat dhe nuk foli fare", tregon e zonja e shtėpisė Lida. Pas kėsaj pyetjeje mėse tė guximshme, askush nuk tentoi mė tė zbulonte tė vėrtetėn e vjetėr. Vazhduan tė pėrflisnin se ishte njė burrė, ndonėse nė grykė nuk i dukej ajo qė tė gjithė e njohin si molla e Adamit.
    --------------
    Gjithēka dyshohet tė ketė nisur pas dėshtimit tė njė historie dashurie. Nipi:"Nuk donte tė shkonte ushtar, askush nuk e di pse. Babai thoshte se ashtu iu fiksua"
    Vangjel(ia) ishte njė mashkull shumė i bukur me fytyrė tė bardhė, sy tė kaltėr, dhe kaēurrela tė gjata e tė zeza

    E fshehta e zbuluar nė morgun e spitalit tė Vlorės trondit fshatin. Si u shndėrrua nė femėr 50 vjet mė parė

    Sekretet e burrit qė jetoi si grua
    Historia e rrallė e 65-vjeēares Vangjel(i) Llambro


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga e derguara jone ne Skrofine
    Irena Shabani

    Tre ditė mė parė, rreth mesditės njė makinė "fluturonte" drejt Vlorės. Nipi i Vangjeli Llambros, e dėrgonte hallėn e sėmurė nė spital. Megjithė pėrpjekjet gruaja vdiq. Nipi i ēakorduar nga vdekja e saj, e la pėr disa orė nė morgun e spitalit dhe shkoi tė lajmėronte tė afėrmit e tjerė.

    Ky ishte gabimi i Arben Llambros. Dikush zbuloi se gruaja e vdekur nė tė vėrtetė ishte njė burrė. Kishte organe gjenitale mashkullore, ishte e mbuluar me qime nė kraharor. Vetėm fytyra ishte e pastruar mirė prej tyre dhe pjesa e poshtme e kėmbėve, e cila dukej prej fustanit. Dhe lajmi mori dhenė. Pėr familjarėt tashmė kjo nuk ishte mė njė gjė e re. Ata e dinin sekretin e hallės (xhaxhait) tė tyre, ndonėse askush prej tyre nuk di tė thotė me saktėsi shkakun e kėtij ēakordimi.

    50 vjet mė parė
    "Nuk donte tė shkonte ushtar, askush nuk e di pse. Babai thoshte se ashtu iu fiksua. Pasi u kontrollua nga mjeku, ata e lejuan tė mos shkonte nė ushtri", tregon Arbeni. Nga tė vjetrit e shtėpisė vėllezėr dhe motra tė Vangjelit-(sė) janė edhe dy gjallė. Por nė varrimin e saj motra e madhe ju ka thėnė nipėrve se nuk e ka ditur kurrė qė ajo ishte burrė. Po kėshtu edhe xhaxhai. Megjithėse familjarėt e kujtojnė mirė atė histori, pasi Vangjeli-(a) ishte mė e vogla, ata kanė vendosur tė marrin me vete nė varr tė vėrtetėn. Ishte xhelozia ajo qė e sėmuri, sipas familjarėve. "Nuk duronte dot kur flitej mirė pėr njė femėr tė bukur, bėhej xheloze dhe ndihej keq", kėshtu tregojnė tė afėrmit. Sipas historive tė familjarėve mė tė vjetėr thuhet se Vangjeli-(a) ishte njė mashkull shumė i bukur me fytyrė tė bardhė, sy tė kaltėr, dhe kaēurrela tė gjata e tė zeza. Vishej me kominoshe tė modės pėr atė kohė, pastaj pas "rebelimit" anti-ushtri dhe vizitės tek mjeku u vesh me fustan. Edhe vetė vėllezėrit dhe motrat u mėsuan me "ngulimin" e tij pėr tė qenė njė grua, ndėrkohė qė tė gjithė vetė i drejtoheshin nė formėn mashkullore. Pas kthimit tė "identitetit" ajo nuk rrinte dot mė nė fshatin ku ishte e zbuluar kundrejt thashethemeve. Iku. Nė Mifol ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė "Tij" prej gruaje. "Punonte nė fermė, pasi ishte shumė mė e fuqishme se njė femėr, merrte edhe mė shumė para", tregon Arbeni. Kur ferma u shkatėrrua ajo u rikthye pėrsėri nė fshatin Skrofotinė. Familjarėt u kujdesėn qė t'i krijonin njė ndarje dhome tė veēantė qė tė ishte sa mė qetė.

    Kurioziteti
    Vjehrri im thoshte gjithmonė se po na linte mbrapa njė barrė tė rėndė. Nė fillim mė thoshte qė tė mos e mbaja shumė afėr, pasi ajo ishte e sėmurė dhe kur tė lindja fėmijė mund t'u bėnte njė gjė tė keqe, po asgjė e tillė nuk ndodhi", tregon Lida. Kurioziteti pėr tė vėrtetėn e "gruas" qė dinte tė gatuante, tė bėnte punėt e shtėpisė mė mirė se kushdo tjetėr dhe maniakėria e saj pėr tė pastruar me imtėsi gjithēka e ka shoqėruar gjithmonė edhe nuse e shtėpisė. Mėdyshja mes thashethemeve tė ndryshme ka marrė fund njė vit e gjysėm mė parė kur ajo u sėmur. I nipi Arbeni u kujdes pėr tė dhe pas njė kurimi nė spital, Vangjeli-(a) u rikthye nė shtėpi. E vėrteta ishte zbuluar. Jo vetėm pėr mjekėt dhe infermierėt, por edhe pėr njerėzit e shtėpisė. Vangjeli-(a) u kthye nė shtėpi me mjekėr, me qime tė gjata nė kėmbė. "U mbyll nė dhomė dhe filloi nga pastrimi i fytyrės dhe i trupit. Desh zoti vdiq lehtėsisht dhe nuk u pėrpėlit nga sėmundjet se tė gjithė do ta kishin parė mjekrėn prej burri", thotė Lida. Tendencat e tij (saj) homoseksuale pėr familjarėt kanė qenė tė dallueshme. Edhe nė telenovelat ai (ajo) ishte e dashuruar pas meshkujve. Megjithatė askush prej tyre nuk di tė thotė nėse ai (ajo) ka pasur ndonjė raport dashurie me meshkuj tė fshatit apo tė tjerė. Njė gjė e dinė tė sigurt, ishte xhelozia pėr njė dashuri tė pamundur ajo qė ērregulloi hormonet mashkullore tek Vangjeli-(a).

    --------
    Askush s'e di tė vėrtetėn e bisedės me mjekun

    E vizituan te njė mjek rus dhe tė nesėrmen u "bė" grua


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Unė nuk shkoj nė ushtri dhe pikė!" Kjo fjali e thėnė me vendosmėri nga Vangjeli 18-vjeēar i detyroi familjarėt ta vizitonin tek njė mjek specialist. Vėllai mė i madh e mori me vete dhe shkoi nė Vlorė. Njė mjek rus, ishte njeriu qė vulosi pėrfundimisht qė Vangjeli tė mos shkonte nė ushtri. Nuk ėshtė i aftė. Eshtė i sėmurė. Lėreni ta zgjedhė vetė jetėn e tij, por kujdesuni. Ka nevojė pėr ngrohtėsi, qetėsi dhe ambient tė veēantė", kėshtu iu drejtua mjeku tė vėllait tė Vangjelisė, babait tė Arbenit. Dhe porositė e mjekut rus u plotėsuan tė gjitha. Askush nuk e di ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė nė dhomėn e vogėl tė vizitave, ēfarė i tha Vangjeli mjekut dhe e kundėrta. Njė gjė dihet me saktėsi, njė ditė pas kėsaj vizite Vangjeli-(a) u gdhi me fustan, me shami nė kokė dhe gjithēka femėrore. Familjarėt i krijuan fillimisht njė dhomė tė vogėl mė vete gjithė familjes. Por gruaja (burrė) nuk pati kurrsesi sjellje agresive dhe familjarėt e pranuan lehtėsisht brenda dhomave tė shtėpisė. Kurioziteti pėr ta parė si ishte nė tė vėrtetė mbaroi tre ditė mė parė. Njė baluke qė ajo e nxirrte prej shamisė pėr tė krijuar idenė e flokėve ishte e vetmja cullufe qė i kishte mbetur nė kokė. Flokėt i kishin rėnė tė gjithė pėr shkak tė shamisė. Kur gratė e lanė pėr ta futur nė arkivol u kujtuan se disa vjet mė parė kishin larė edhe njė njeri tjetėr qė i ngjante tmerrėsisht nė trup dhe pamje, tė vėllain e tij (saj), babain e Arbenit.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GAZ-SHQIP
    -------------------
    Punonte nė zonėn e Kombinatit nė Tiranė. U nis me klientė pėr nė Kavajė. Kishte ardhur nė kryeqytet pas emigrimit nė Greqi

    Memisha Saka, quhej 40 vjeēari qė u gjet i vrarė nė njė kanal. Mister autorėt e krimit tė dy ditėve mė parė

    Masakrohet taksisti pėr njė benz
    Punonte natėn qė tė nxirrte mė shumė para pėr familjen


    --------------------------------------------------------------------------------

    Irena Shabani

    Mbėrriti nė kryeqytet njė vit mė parė me shpresėn pėr tė rifilluar njė jetė mė tė mirė, por u largua i vdekur. Memisha Saka 40 vjeēari i gjendur i shpėrfytyruar nė njė kanal pranė fshatit Gosė tė Kavajės ėshtė pėrcjellė nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm drejt Tepelenės. Pas disa vjet emigrimi nė Greqi Memisha Saka ka marrė njė shtėpi mre qera nė zonėn e Kombinatit.

    Arsyeja e kėtij vendimi kanė qėnė tre fėmijėt, edukimi dhe shkollim i tyre.

    Tirana
    Me ca para tė vėna mėnjanė nė rrugėt e Greqisė, ka blerė rreth njė vit mė parė njė benz qė e ka pėrdorur si taksi. Nuk ka pasur kurrė njė liēensė taksie, kjo pėr faktin se gjendja ekonomike nuk i ka lejuar njė "luks" tė tillė. Sipas komshinjve punonte si taksixhi ditėn, duke dalė nė vendqėndrimin e taksive, por rrallė i binte tė nxirte para. Kishte raste qė vetėm me njė shėrbim e mbyllte ditėn. Ishte kjo arsyeja qė e detyroi dy javė mė parė tė ndryshonte orarin e shėrbimit. Filloi tė punonte natėn si taksi. Udhėtimet e natės ishin mė tė shumta dhe fitimi mė i mirė. Bėnte edhe rrugė tė largėta si nė Kosovė apo shėrbime jashtė rretheve. Nė fundjavė punonte si taksi pranė "Sillo club". Nevoja ekonomike e kishte detyruar tė merrte rrezikun nė sy, por fatkeqsia ndodhi.

    Ngjarja
    Tė hėnėn mbasdite rreth orės 18 ka dalė prej shtėpisė pėr t'u akredituar nė vendqėndrimin e taksive. Atė natė nuk ėshtė kthyer nė shtėpi as nė orėt e para tė mėngjesit si ndodhte zakonisht. Familjarėt janė shqetėsuar mė shumė kur kanė parė qė nuk ka ardhur nė shtėpi as paradite dhe as mė vonė. Kanė komunikuar me njėrit-tjetrin dhe me komshinjtė pėr tė pyetur se mos rastėsisht kishte telefonuar, por pėrgjigjja ka qėnė negative. Njė shpresė e vetme ka qėnė fakti se mos ėshtė larguar me shėrbim pėr Kosovė, por kur kanė parė se pasaporta ndodhej nė shtėpi janė shqetėsuar. Lajmėrimi i bėrė policisė nuk ka nxjerrė gjė nė dritė. Trupi i taksistit ėshtė gjetur rreth orės 8 tė mėngjesit tė sė martės dhe ėshtė mbajtur pėr 24 orė nė morgun e qytetit tė Kavajės. Kur kufoma ka mbėrritur nė morgun e Tiranės gruaja ka shkuar pėr identifikim. E ka njohur menjėherė tė shoqin edhe pse kufoma ka qėnė e shpėrfytyruar. Ka pasur goditje me mjete tė forta nė fytyrė dhe nė pjesėn e mbrapme tė kokės. Shumė njerėz e kanė mėsuar historinė nėpėrmjet tė qarave tė tė shoqes. Shkak i masakrimit ka qėnė vjedhja e taksisė me targė TR 44-59 E. Memisha Saka ishte nga fshati Qesarat i Tepeleneės. Ka qenė dėshira e familjarėve ta varrosnin nė vendin e lindjes. Vargu i gjatė i makinave ka lėvizur drejt jugut nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė enjte, ndėrsa arkivoli me kufomėn e 40 vjeēarit ėshtė nxjerrė direkt nga morgu i qytetit tė Tiranės. Memisha Saka kishte vetėm tre ditė qė kishte hyrė nė shtėpinė e re me qera. Ai dhe familja e tij ishin detyruar tė gjenin njė shtėpi mė tė vogėl me qera, kjo pėr tė ulur sa mė shumė shpenzimet. Natėn qė 40 vjeēari ka dalė pėr nė punė, askush nuk di tė thotė se kur i kanė ardhur klientėt vrasės. Njė gjė dihet me siguri, ai ka dalė nga shtėpia pa ngrėnė darkė me shpresė se do tė kthehej para mesnatės aty.
    ------------------------------

    rrac e poshter..
    E hoqen denimin me vdekje.
    bejn qejf banditet.

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ
    -------
    "Nusja nga Dukati vdiq nga dhuna"
    Zenepe Luka Vlore - Alketa Jazaj nuk ka pire helm. Vdekja e saj ka ardhur si pasoje e dhunes se ushtruar. Kjo ka qene deklarata bombe e bere dje nga kreu i Mjekesise Ligjore, Sokrat Meksi, mbeshtetur ne rezultatin e analizave lidhur me vdekjen misterioze te nuses nga Dukati qe vdiq pak jave ne pare. Menjehere pas ketij rezultati, prokuroria e Vlores ka urdheruar arrestimin e bashkeshortit te saj Arben Jazaj, te cilin gjykata e kishte siguruar me arrest shtepie. Nderkohe hetimet kane nisur edhe ndaj grupit te mjekeve ligjore te Vlores.

    Pergjigjja qe vertetoi dyshimin e prinderve dhe vellezerve te Alketes

    "Vajza dhe motra jone eshte vrare nga te tjere. Nuk eshte e vertete qe eshte vetehelmuar, kerkojme te behen hetime dhe te gjenden autoret!" Kjo ka qene kerkesa e vazhdueshme e te afermve te vajzes nga fshati Aliban, te bindur se Alketa kurre nuk mund te vetehelmohej, pasi e kishte foshnjen ne gji. Ky dyshim beri qe familjaret te marrin kufomen dhe ta varrosin ne fshatin e lindjes Aliban. Prokuroria e Vlores hapi dosjen penale ne ngarkim te bashkeshortit te saj Arben Jazaj, madje e arrestoi ate, por gjyqtarja Klodiana Gjyzarii hoqi prangat ne salle, duke e lene ne arrest shtepie. Vellezerit e Alketes trokiten deri ne zyren e kryeprokurorit te Republikes Theodhori Sollaku, i cili u kerkoi vartesve te tij qe te hetohej ceshtja e te zbatohej ligji. Ai i kishte qetesuar familjaret se vetem pergjigjja e analizave do te vertetonte ose jo dyshimet qe ata kishin. Qysh nga 15 korriku, naten kur Alketa u gjet e vdekur ne shtepine e saj ne Dukat, vellezerit dhe te afermit e saj kane qene ne pritje te analizave. Dhe pikerisht te merkuren, ne oren 10.00, Sokrat Meksi, ka dhene pergjigjen: Familjaret kane te drejte, Alketa nuk ka pire helm.

    Pranga Arbenit, nuk ishte ne arrest shtepie



    Kryeprokurori Petrit Cano, ne emer te ligjes, ka kontrolluar mbremjen e te martes ne fshatin Dukat, nese Arbeni qendronte arrest shtepie, sipas vendimit te gjykates, sidoqe organi i akuzes kishte kerkuar arrest ne burg. Ai eshte gjendur jashte fshatit, duke drejtuar mjetin e tij, kesisoj prokurori ka kerkuar riarrestimin e tij. Duket se perfundimi i analizave, perjashtimi i vetehelmimit te saj, eshte bere shkak per te ndryshuar akuzen, duke e ngarkuar si autor te vdekjes se bashkeshortes. Nderkohe behet e ditur se mengjesin e te merkures, ne organin e Prokurorise kane reaguar familjaret e Arbenit, madje kane lene ne nje nga zyrat e ketij organi edhe vajzen 1-vjecare Sara.

    Ceshtje penale edhe per mjeko-ligjorin

    Burime nga prokuroria kane thene per "KJ" se ardhja e pergjigjes se analizave nga Laboratori Qendror Mjeko-Ligjor, do te coje ne procedimin penal edhe ndaj mjeko-ligjorit te Vlores Gezim Numani. Ai ka shperdoruar detyren, pasi ka nxjerre perfundimet dhe shkaqet e vdekjes se Alketes qe jane vendosur edhe ne kartele, pa i bere autopsine kufomes, pa bere analizen e gjakut. Ne kartele eshte shkruar se shkaku i vdekjes se Alketa Jazaj, eshte pirja e helmit qe dezinfekton portokallet. Ka qene nje urdher i Prokurorise qe ka pezulluar varrimin e kufomes dhe pas 38 oresh, eshte bere autopsia e marrja e analizave. Deri ne momentin qe nuk kishin ardhur pergjigjet, kjo u konsiderua nje pakujdesi e mjeko-ligjoreve, ndersa pas dites se merkure, ka ndryshuar pista e hetimeve, duke synuar ne identifikimin e autorit. Ne keto rrethana te reja, rendohet edhe pozita e mjeko-ligjorit. Per momentin mendohet te merret per shperdorim detyre, por hetimet do te tregojne nese ka dicka te qellimshme, te paragjykuar nga mjeko-ligjoret, ka thene burimi. Per te sqaruar me tej rreth ketij bumi qe sollen pergjigjet e analizave te viktimes, nuses se Dukatit, Alketa Jazaj, kontaktuam edhe me shefin e Mjekesise Ligjore Prof. Dr. Sokrat Meksi. Ai deklaroi per "KJ" se ne perfundim te analizave ne laboratorin qendror te Alketa Jazaj, rezulton se nuk ka asnje perqindje helmi ne gjak dhe se pasojat e vdekjes se saj duhet te shihen diku tjeter. Kjo pergjigje i eshte derguar zyrtarisht organit te Prokurorise, qe po heton ceshtjen.

  16. #76
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Te vertetat sheshit .............
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nji POLIC idiot.

    -----------

    shekulli
    -------------
    Drita Isai, 34 vjeēe, u vra me njė plumb pistolete nė gjoks nga bashkėshorti 42-vjeēar Jonuz Isai
    Polici vret gruan nė sytė e djalit 8-vjeēar

    SHKODĖR- Krimi brenda familjes ka goditur pėrsėri nė Shkodėr. Jonuz Haziz Isai 42 vjeē, banues nė Dobrat pranė qytetit tė Shkodrės, ka vrarė bashkėshorten e tij Drita Isai, 34 vjeē. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 16.30 nė banesėn e tyre, brenda nė kuzhinė. Ēifti Isai kishte 3 fėmijė, dy djem dhe njė vajzė, respektivisht nė moshėn 8 vjeē e 6 vjeē si dhe vajzėn 4 vjeēe. Jonuz Isai ishte efektiv i policisė nė postėn kufirit nė fshatin Zogaj. Ai ėshtė grindur me bashkėshorten pėr motive ende tė pazbardhura. Nė grindje e sipėr ai ka nxjerrė pistoletėn e punės dhe pasi e ka mbushur ia ka mbėshtetur nė gjoks bashkėshortes pėr t'i bėrė asaj presion. Ajo ka pasur nė dorė njė thikė me tė cilėn po qėronte patate. Pas veprimit tė bashkėshortit tė saj, ajo ka reaguar menjėherė dhe gjatė pėrleshjes pistoleta ėshtė shkrehur. Njė plumb e ka goditur 34- vjeēaren nė gjoks, nė anėn e majtė pranė zemrės duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjėhershme. Bashkėshorti vrasės nuk ėshtė larguar por ka qėndruar pranė viktimės pėr t'u kapur pak minuta mė pas nga policia. Si provė materiale ėshtė sekuestruar arma, pistoletė tip TT me leje e policit Isai, gėzhoja dhe thika qė ka patur nė dorė viktima. Polici Isai ka pranuar gjithēka duke thėnė se nuk ka dashur ta vriste, por vetėm ta kėrcėnonte tė shoqen dhe arma i ėshtė shkrehur pa dashje. Sipas policisė ai ėshtė tepėr i dėshpėruar dhe mė pas ėshtė shoqėruar nė komisariat ku do tė pyetet nga organet pėrkatėse. Ēifti Isai jetonte nė njė shtėpi me 2 dhoma dhe kishin pak vite qė ishin vendosur aty. Sipas disa fqinjėve, ata kishin probleme ekonomike dhe pėr kėtė ziheshin shpesh mes tyre. Burime policore bėjnė tė ditur se i pranishėm nė kuzhinėn ku ndodhi tragjedia ishte dhe djali i madh i ēiftit Isai. Sipas kėtij burimi thuhet se grindja ka filluar pasi Jonuzi ka goditur me pėllėmbė tė birin dhe e shoqja ka ndėrhyrė duke u fjalosur me bashkėshortin, madje e ka gjuajtur atė me njė objekt qė e ka patur nė dorė. Mė pas polici ka marrė pistoletėn dhe i ėshtė drejtuar gruas duke i thėnė "unė tė vras". Pas kėtij momenti ai i ka mbėshtetur nė gjoks pistoletėn qė sapo e kishte mbushur me fishekė. Djali 8- vjeēar, sipas policisė ka ndėrhyrė pėr t'ia larguar armėn nga dora babait dhe nė atė moment ajo ėshtė shkrehur duke vrarė gruan me njė plumb nė zemėr. Fqinjėt kanė vrapuar drejt banesės sė ēiftit Isai, sapo kanė dėgjuar tė shtėnėn. Ata pohuan se pas vrasjes polici bėrtiste duke thėnė "nuk doja ta vrisja". Sipas fqinjėve ēifti Isai ka patur grindje tė vazhdueshme. Burime tė policisė pohuan se pas ngjarjes Jonuz Isai tentoi madje dhe tė vriste veten. Pėr policinė ēelėsi i zbardhjes sė kėsaj ngjarjeje mbetet djali i madh i ēiftit Isai, i vetmi dėshmitar okular nė krim qė ka parė gjithēka me sytė e tij. Ky ėshtė krimi i dytė i rėndė brenda familjes qė ndodhi kėtė vit nė Shkodėr. Mė 4 korrik ishte Kujtim Ymeraj qė vrau bashkėshorten e tij Frida Topalli dhe mė pas vrau veten.
    Anila Dushi
    --------------------

    Cjan keta bandita te veshur Polica..le po bejne dhe femije keta krokodila.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga GAZeta shqiptare
    ------------------------------

    Shpėtim Brahilika marshon nga Kamza nė Tiranė dhe takon Mbretin

    Njė njeri mbi kalė ēuditi dje kryeqytetin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ka udhėtuar nė majė tė kalit tė tij nga Kamza deri nė vilėn numėr katėr i veshur me kostum kombėtar, ndėrsa kalin e kishte mbuluar me njė atllas bezhė, pasi donte tė takonte mbretin.

    Shpėtim Brahilika, quhet 60-vjeēari qė ēuditi dje gjithė kalimtarėt qė u ndeshėn nė rrugė rastėsisht me tė, po aq u ēuditėn edhe shoferėt e automjeteve qė udhėtonin pėrkrah njė kalorėsi tė dyshimtė nė kohėt moderne. 60-vjeēari, ka shpjeguar pėr gazetarėt se ai ėshtė njė stėrnip i heroit tonė kombėtar Gjegj Kastriotit. Po kėshtu ka ngulmuar se arsyeja e takimit tė tij me Leka Zogun ėshtė mė e thellė sesa njė bindje politike. Sipas tij (historianėt deri mė sot nuk e kanė thėnė) ekziston njė lidhje e vjetėr gjaku mes Kastriotėve dhe familjes sė Ahmet Zogut. Familja e Shpėtim Brahilikės ka 150 persona, prej tė cilėve 60 janė burra. Sipas Brahilikės ata janė tė dhėnė me mish dhe me shpirt pas familjes mbretėrore. Kjo ka qenė edhe arsyeja pse Shpėtim Brahilika ka udhėtuar prej Kamzės deri nė vilėn ku ėshtė vendosur familja mbretėrore. Kur ka mėsuar se nė atė orė rreth 11.00 tė paradites, ai ka shkuar me kalin e tij drejt pallatit pranė TVSH-sė, nė katin e dytė tė sė cilės ndodhen zyrat e oborrit mbretėror. Nė takim Brahilika ka hyrė sė bashku me disa persona tė tjerė. Kjo pėr arsyen se tė premten nė orėn 11 e 30, mbreti ka takim me popullin. Ai i ka shpjeguar mbretit se veshja e tij tradicionale ėshtė njė nderim si pėr mbretin, por edhe familjen e Kastriotėve, prej sė cilės rridhte fisi i tij i madh. Brahilika ka shpjeguar pėr gazetarėt se uniforma e tij popullore shoqėruar me xhamadanin tradicional tė krahinės matjane, ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė sėndukun e vjetėr tė shtėpisė. Po kėshtu, Brahilika, ka blerė dy ditė mė parė njė shtizė ku ka vendosur flamurin e kuq, tė cilin e mbante nė dorė. Atllasi bezhė me tė cilin kishte mbuluar kalin e mbulonte tė gjithin. Brahilika ėshtė shprehur se nė zonėn e Kamzės po qe se mbreti do tė vėrė kandidaturėn, patjetėr qė do tė fitojė.

  19. #79
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Brari na hape barkun yack sa peshtire ...... kto jane pasoja vetem te injorances .................

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush ta hapi barkun?

    Ata qindra fakte qe kam sjelle ketu per ata meshkujt shqiptar 20-30 vjecar ne kulmin e burrerrise e forces fizike qe ne vend se te punojne si muratore ose blegtore ose tornitore diku ne Tirane, Milano ose Larisa per te fituar me djerse LEKET qe duhen per buke e veshmbathje shkojne e rrembejne vajza te vogla ose nena me femije e i perdhunojne e i shesin e i therrin e i hedhin ne kazane plehrash ??

    Apo e ke me kte fshatarin Shqiptar qe adhuron flamurin, Atdheun, Skenderbeun, Kombin e i hypen Kalit e shkon te ai qe adhuron, te Leka Zogu?

    Nuk te kuptova o TIP I THJESHTE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-08-2002 mė 04:45

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •